Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkollat - Arsimi - Edukimi |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
ANALFABETIZMI NE RRITJE |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
belgium |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1142 Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19amPosts: 12123 | Kete vit ne Shqiperi numerohen 7 000 femije te cilet braktisin shkollen qysh ne 9-vjecare. Jane te shumte femijet qe per arsye ekonomike dhe mosinteresimi per arsimin ben qe ti shohim keta femije duke punuar. Nje pune qe me se shumti i sheh te bejne eshte ajo e shitesit ambulant.Me nje kuti ne duar ata i ndesh kudo ne rruge duke te ofruar paketa cigaresh, cakmak, cumcakiza, kapese rrobash.Madje disa bejne dhe lustraxhiun e kepuceve.nuk shihet asnje shenje keqardhjeje ne fytyrat e tyre kur shikojne bashkemoshataret e tyre kur i shohin te vrapojne per ne shkolle. keta femije dine shume mire te bejne llogarite me konsumatorin, por veshtire mund te shkruajne emrin e tyre. Ndihen ne siklet nese ju jepet nje cope letre dhe nje stilolaps qe te shkruajne emrin. Disa shkronjen e pare ose dhe te dyten arrijne ta shkruajne por hasin veshtiresi per me tej. Me nje indiference justifikohen duke thene: nuk di aq mire , me duhet te iki tani te shes dicka. Arsimi 9-vjecar eshte i detyrueshem ne Shqiperi, por keta femije askush nuk i detyron ta vazhdojne. Ata qe tani jane bere zot te vetes. Po neser kur kerkesa per jeten te jet me e larte sa do ju vlej eksperienca e pare si shites ambulant? | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | Shumm keq asht..... e ardhmja e tyre do te jete fundi i fundit. Po shume vende ne shqipri nuk kan as shkolla ne fshatra, edhe ana ekonomike ban te veten si the vete. Sot asht ekonomi tregu, a je i zoti me shite mall e jo me ble mend ![]() Dollar dollar - jo dije ![]() [ Edited Sun May 03 2009, 07:30pm ] | ||
Back to top | | ||
lissandro |
| ||
The pursuit of Happyness![]() ![]() Registered Member #1963 Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pmPosts: 4764 | Ketu me shum se shtetit se besoj se do te fajsohet kush tjeter per ket gje dhe gjynah ata ne afrik edhe pa mundohen organizata ndimse te ndryshme qe te bejn te mundur femit qe te shkojn ne shkolla E jo ma ne shqiperi qe gjoja ky shtet pret te bahet antare e bashkimit evropjan me e lan nga neglizhenca shkollimin e femive . Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend ![]() | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | ![]() Fatkeqsisht femijet behen rralle subjekt i bisedave dhe debateve shoqerore. Kur vjen te femijet kontrasti midis Shqiperise dhe vendeve te zhvulluara behet me i dukshem. Femijet shqiptare vuajne mungesen e kushteve per nje femijri normale. Katrahura urbane i ka zhdukur pa nam e nishan kendet e lojrave dhe ne parqet e gjebert kane mbire fara hekurit e betonit. Por mungesa e lojrave eshte me e pakta. Femijet shqiptare te zonave te thella malore ne shume raste kane mbetur pa mundesi per tu shkolluar. Analfabetizmi gjithnje ne rritje nuk e tregon te plote problemin. Shume femije mund te dijne te lexojne dhe te shkruajne por e braktisin shkollen pa mbaruar ende filloren. Skamja i detyron shume prinder ne fshat t’i nxjerrin femijet me lopet ne vend qe te shkojne ne shkolle, duke u garantuar keshtu nje te ardhme “me lopen”. Shqiptari nga natyra ben cdo sakrifice per pjellen e vet, por ndoshta ky tranzicion permanent na ka çorientuar, e ndoshta kemi harruar se femijet e lene kaq jashte vemendjes kolektivisht, jane ne fakt qendra e botes se cdo prindi. Prandaj marrim rastin kete 1 qershor t’ju urojme te gjithe femijet, dhe te gjithe prindrit. Gezuar festen! Blendi Salaj peshkupauje Foto Drini Sema Ne fakt shihet nje polarizim dhe ne kete shtrese te brishte, nga njera ane shihen femije me te gjitha kushtet , deri ne kompiuter, dhe nga ana tjeter shihen femije qe as lodra nuk kane dhe punojne qysh ne te vogel. Ky eshte turp i qeverise dhe shtetit shqiptar. Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
belgium |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1142 Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19amPosts: 12123 | Dallohet boll mire sot se femije te dikurshem u rriten menje shkollim te detyruar edhe pse shqipetaret ishin te varfer,sepse ligji ndaj mbrojtjes se cdo femije exsistonte, dhe pse kishim diktature.te lejme nje femije analfabet sot neser kombi shqiptar do ta paguaj shume me shtrenjete ket demokraci fallco , ku pervec te mirave materiale asgje ska me shume.nje shtet qe pretendon veten te tille vertet demokratik nuk duhejt qe fillonte dhe nje her kangrena e analfabetizmit ne shqiperi se nuk duhet kurre harruar se sa mund dhe djers u dha per zhdukjen e kesaj plage ne shoqerin ton shqiptare per afro 50vjet...vertet rezuam diktaturen dhe regjimin me te eger ne europe por kurre shkolla shqipe sduhej te prekej se ne asnje vend te botes shkolla nuk cenohet sic u cenua tek ne. deri dje luftonim nje okupator ku nuk te linte per shkollim ne gjuhen amtare, dhe prap se prap rilindasit benin dicka per keto femije , e sot nuk ka kush me kohe as intelektualet e as politikanet shqipetar qe ti grupojn keto femij ne rritje n numer e tju japin diturin eduhun se keto femij neser do e paguajne me shume shtrenjete jeten etyre ku prinderit e tyre jan kangrena kryesore e me pas vjen shteti i sotem ku barren me te rende duhet ta pranoje.. shqiperia po integrohet , modernizohet, e perparon cdo dite thote sali berisha, por luli i vocerr exsiston si papritmas sot...... [ Edited Fri May 08 2009, 10:39am ] | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | 11% e fëmijëve nuk shkojnë në shkollë UNICEF përgatit raportin "Anketimi Kombëtar Rinor": 8 për qind e fëmijëve të pashkolluar punojnë Lorina Mixha Më shumë se 10 për qind e fëmijëve në Shqipëri, ekzaktësisht 11 për qind e tyre nuk shkojnë në shkollë. Por jo vetëm kaq. Rreth 8 për qind e të pashkolluarve punojnë për të ndihmuar familjet e tyre, duke siguruar të ardhura dhe duke shfrytëzuar kohën për të ndjekur mësimet me orë pune. Të dhënat janë rezultat i një studimi të kryer nga UNICEF në vendin tonë. Konkretisht, janë marrë në studim 100 shkolla në qytetin e Tiranës, Vlorës, Fierit, Shkodrës, Kavajës, Korçës. Janë anketuar 2200 nxënës në të 100 shkollat të moshave nga 9-13, 14-17 vjeç. Të anketuarit janë pyetur kryesisht për mbarëvajtjen e mësimit dhe sa të lirshëm janë ato në orën e mësimit, me mësuesit, sa të aftë janë të bëjnë pyetje dhe të kërkojnë një cilësi më të mirë mësimi në rast se nuk e kanë. Një pjesë e mirë e nxënësve edhe pse në vitin 2009 kanë probleme për të ngritur zërin, kanë frikë ta japin mendimin e tyre hapur. Studimi Raporti i UNICEF i dhënë në një botim sqaron se janë rreth 11 për qind të fëmijëve, të cilët nuk ndjekin arsimin e detyruar dhe 8 për qind prej tyre punojnë, gjithashtu vëren se probleme të tjera ka sot në shkolla. Konkretisht, sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Arsimit janë 0.8 për qind e fëmijët të cilët nuk ndjekin shkollën dhe nuk janë të regjistruar në institucione arsimore. Sipas kësaj përqindjeje rezulton që mesatarisht në të gjithë vendin të jenë nga 3 deri në 4 mijë fëmijë të cilët nuk shkojnë në shkolla. Sakaq, të tjera shifra jep Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve. Sipas CRCA-së, niveli i analfabetizmit është diku mbi 10 për qind. Sakaq, edhe pse bordet e shkollave dhe sugjerimet e viteve të fundit janë për të vendosur nxënësin në qendër të vëmendjes, ku ai të jetë përpunuesi kryesor i mësimeve dhe të japë alternativat për zgjidhjet alternative për ta bërë sa më efektive orën mësimore, sipas studimit të UNICEF nxënësit edhe sot kanë frikë të shprehen lirshëm. Konkretisht, sipas raportit rreth 15 për qind e nxënësve në shkolla kanë frikë të shprehin lirshëm mendimet, apo të thonë me lehtësi kërkesat e tyre. Sipas studimit, problemi kryesor i këtij kufizimi është frika se mos ndëshkohen më pas. Analfabetizmi Është term i cili përdoret për të treguar paaftësinë e leximit dhe shkrimit në ndonjë gjuhë, zakonisht amtare të personave mbi 6 vjet. Analfabetizmi i një popullsie matet nga numri i personave nga 6 vjet e sipër që nuk mund të lexojnë ose të shkruajnë. Kjo zakonisht shprehet në shkallën e analfabetizmit. Shkalla e analfabetizmit është shpesh e lidhur me raportin e regjistrimit në shkollë dhe përqindjen e popullsisë që arrin vlerësimin me 5 në shkollën fillore; të dy këta faktorë ndikojnë përqindjen e popullsisë që është analfabete. © Gazeta Shqip - 2006-2008 [ Edited Sun Oct 04 2009, 12:01pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System