Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Historia e Shkodrës
 
<< Previous thread | Next thread >>
Fakte historike per dhe rreth (Scoder-Scodra-Scodrin-Scutary-Shkoder)
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Fri May 01 2009, 09:10am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Dokumenti i rrallë 1468



Ky statut kapitulli është i vetmi në botë dhe domosdoshmërish edhe i vetmi që është zbuluar deri më sot në qytetet e bregdetit Adriatik e hinterlandin e tij, dhe për këtë arsye ka një vlerë të jashtëzakonshme për historinë e krishterimit.Dorëshkrimi është shkruar nga kanoniku dhe noteri i Tivarit, Simon Dromasys më 12 janar 1468. Origjinali i dorëshkrimit sot ruhet në Bibliotekën Mbretërore të Kopenhagës në Danimarkë. Cila është historia e udhëtimit të tij në kohë, dhe si përfundoi ai në Bibliotekën e Kopenhagenit, çfarë përmbajnë këto statute dhe çfarë vlerë kanë sot ato për qytetërimin shqiptar të mesjetës?...



Dorëshkrimi “Statuta et ordina tiones capituli eçlesiae Cathe dralis Drivastensis” është tepër i rrallë dhe unik, ngase përmban statutet e kapitullit të kishave dhe katedrales së Drishtit që vlenin si statute
edhe për vetë qytetin e Drishtit, duke qenë se të dyja pushtetet, edhe ai fetar edhe ai shekullar ishte përqendruar në duart e ipeshkvit dhe të kapitullit të katedrales së Drishtit. Si i tillë, ky statut kapitulli është i vetmi në botë dhe domosdoshmërish edhe i vetmi që është zbuluar deri më sot në qytetet e bregdetit Adriatik e hinterlandin e tij, dhe për këtë arsye ka një vlerë të jashtëzakonshme për historinë e krishterimit.

Dorëshkrimi është përgatitur për botim dhe është duke u bërë faqosja
e tij nga shtëpia botuese Ombra GVG Tiranë, dhe pritet që në ditët e ardhshme të shohë dritën e botimit. Dorëshkrimi është shkruar nga kanoniku dhe noteri i Tivarit, Simon Dromasys më 12 janar 1468. Ai në fakt
ka bërë përshkrimin e variantit të zyrtarizuar të vitit 1464, nga libri i noterit dhe kanonikut të Durrësit, Gjon Mauros, që njëkohësisht ka qenë edhe sekretar i kryeipeshkvit të Durrësit, Pal Engjëllit. Variantin
e “Statuta et ordinationes capituli eçlesiae Cathedralis Drivastensis” të vitit 1464 e kishin punuar kanonikët nga Drishti, të cilët ishin të ditur, të arsimuar, dhe njihnin rrethanat, situatën dhe gjithçka tjetër që kishte të bënte me katedralen dhe me zakonet e Drishtit në të kaluarën. Për zakonet e lashta e të lëvduara të kapitullit të katedrales së Drishtit flet vetë teksti në mënyrë eksplicite: “laudabilem consuetudinem antiquorum nostrorum immitantes” (kap. 2); pastaj: “antiquissimam constuetudinem imminantes” (kap. 39) dhe “antiquissima et observata consuetudine” (kap. 44) si dhe “secundum
morem et consuetudinem antiquorum” (kap. 46). Pra, përveç përvojës, njohurive dhe njohjes së situatës së përgjithshme, kanonikët nga Drishti, i ndiqnin dhe imitonin si shembull këto statute të lashta “a maioribus nostris quasdam constitutiones traditas,” [f. 2v], që datonin të paktën që nga viti 1397. Sipas të dhënave të tjera arkivore, mësohet se ky
statut ishte “edituar” në vitin 1456, kur papa Kalisti III, i kishte dhënë autorizimin ipeshkvit të Sapës Gjergjit [ishte ipeshkv në Sapë
gjatë viteve: 1440-459] për një veprim të tillë, “ipsique capitulum et canonici nonnulla statuta ediderunt”. Shkaku se pse ky editim nuk
u njoh zyrtarisht, ishte vdekja e papës Kalisti III. Ndërkohë, në vitin 1459, vdiq edhe ipeshkvi i Sapës Gjergji, kështu që papa Piu II,
pas një lutjeje me shkrim të bërë nga katedralja e Drishtit në vitin 1463, emëron dy persona autoritarë për të verifikuar dhe nëse ka
nevojë për të plotësuar statutin ekzistues të Katedrales së Drishtit. Këta ishin, kryeipeshkvi i Durrësit Pal Engjëlli dhe kryedhjaku i
Shkodrës, emri i të cilit nuk na bëhet e njohur në statute, por që sipas Hierarchia Catholica të Eubelit (vëll. II, f. 256) ai duhet të ketë qenë dominikani Manuel (1451-1465). Pas një pune të kujdesshme të kryeipeshkvit dhe kryedhjakut, më 21 nëntor të vitit 1464, në abacinë benediktine të shën Theodorit në Elohiero bëhet njohja zyrtare e statuteve dhe urdhëresave të kapitullit të kishave dhe katedrales së Drishtit që zyrtarisht do të njiheshin me emrin “Statuta et ordinationes
capituli eçlesiae Cathedralis Drivastensis.” Kjo njohje u bë në prani të “zotit at Nikollë Lalemit, abatit të manastirit në fjalë dhe në
praninë e fisnikut Gjergj Topia dhe të burrave të nderuar, z. Pjetër, rektorit të Shën Demetrij de Plumsis dhe të z. Gjin, rektorit të Shën Venere de Managastis dhe në prani të dëshmitarëve dhe të ftuarve të tjerë edhe të rogatëve...” Dorëshkrimi i statutit të Katedrales së Drishtit për herë të parë përmendet në katalogun 438 të antikuarit gjerman, Karl Ëilhelm Hiersemann nga Lajpcigu, në qershorin e vitit 1915, fasc. 43, nën numrin 250, i përshkruar në mënyrë shumë sipërfaqësore, por me titull
të plotë: “Statuta et ordinationes capituli eçlesiae Cathedralis Drivastensis”. Meqenëse dorëshkrimi nuk u shit, Hiersemann i përsëriti
shënimet e vitit 1915 në katalogun 477 për vitin 1920, fasc. 7, nën numrin 33, duke mos shtuar asgjë më shumë. Në botën shkencore, i
pari që tërhoqi vëmendjen për ekzistencën, vlerën dhe rëndësinë e këtij dorëshkrimi është albanologu kroat, Milan Shuflaj. Në pamundësi
për ta blerë vetë këtë dorëshkrim, Shuflaj i drejtohet banit kroat, Rauhit, që ta blente atë për Bibliotekën Universitare të Zagrebit. Kjo gjë nuk u realizua. Shuflaj provoi përsëri përmes Thalloczy-t që Akademia
Vieneze ose ajo e Budapestit ta blinin këtë dorëshkrim, por pa sukses. Ndërkohë që Shuflaj po këmbëngulte që dorëshkrimi të blihej me çdo kusht, në vitin 1920, ai njoftohet, se një blerës anonim e kishte blerë dorëshkrimin për shumën marramendëse prej 2.000 markash, aq sa ia kishte vënë çmimin antikuari gjerman. Një gjë e tillë e shqetësoi shumë, sepse kishte shpresuar që një ditë ta botonte vetë këtë “burim me vlera të jashtëzakonshme për mesjetën e qyteteve shqiptare.” Origjinali i dorëshkrimit sot ruhet në Bibliotekën Mbretërore të Kopenhagës në Danimarkë (Det Kongelige Bibliotek, Håndskriftsafdelingen, København. /The Royal Library, The Manuscript Department, Copenhagen/,
fondi: Sektori i dorëshkrimeve, sign. Ny kgl. S. 1822), në një kuti kartoni ngjyrë jeshile dhe është i lidhur me kopertina kartoni të forta,
ngjyrë kafe të errët, ndërsa kurrizi është prej pergameni të bardhë. Gjashtë faqet e para dhe të fundit janë boshe: janë faqe që u takojnë kopertinave kur është bërë lidhja e re në fund të shek. XIX. Dorëshkrimi është në pergamen të butë e fin. Kopertina është paksa më e trashë se faqet e tjera. I tërë dorëshkrimi është i shkruar me ngjyrë kafe nga një dorë e vetme. Ka dy lloj paginimesh: njërin lart në të djathtë, që fillon nga nr. 1r dhe vazhdon deri në nr. 18v dhe tjetrin, poshtë në të djathtë, që fillon nga nr. 9r dhe përfundon në nr. 26v. Të dyja këto faqosje janë të kohës së dorëshkrimit. Mesa duket nga ekzistenca e dy faqosjeve, ky dorëshkrim ka qenë pjesë e një apo më shumë dorëshkrimeve të tjera të lidhura së bashku. Në të gjitha faqet e dorëshkrimit ka iniciale të dekoruara. I tërë dorëshkrimi ka 66 iniciale. Zakonisht në iniciale
janë përdorur tre ngjyra: e kuqja, kafeja dhe bluja e mbyllur! Në f. 4r-v; 5r-v; 6v; 7v; 8r-v; 9v; ka shënime në margjina, menjëherë në
vazhdim të tekstit me ngjyrë të kuqe. Shënimet në margjina shkojnë gjithmonë në drejtim të fundit të faqes. Në faqen e fundit të dorëshkrimit është një gjenealogji e famil- jes së Engjëllorëve, e cila lexohet me vështirësi sepse është shumë e zverdhur. Kopertina
e fundit e pergamenit të dorëshkrimit është mjaft e dëmtuar. Në të ka disa rreshta me shënime në fund të faqes, por ato janë shumë të dëmtuara nga koha dhe nuk lexohen. Dorëshkrimi ka gjithsej 922 rreshta. 32
faqe kanë nga 27 rreshta, dy faqe nga 26 rreshta [f. 14v dhe 17v] dhe një faqe 6 reshta [f. 18r], me 53 kapituj dhe dimensione: 17.5 x 25.7 cm.
Sipas informacioneve që morëm në Bibliotekën e Danimarkës, që nga viti 1920, kur ky dorëshkrim ka arritur në këtë bibliotekë e deri më sot, me këtë dorëshkrim nuk ka punuar asnjë studiues. Duke qenë se këto
statute bazohen në një shkallë të lartë tek zakonet e vjetra kzistuese “antiquissima et observata consuetudine” (kap. 44) duke i
hedhur në letër ato që tashmë ishin praktikë e përditshme në shoqërinë shqiptare, “secundum morem et consuetudinem antiquorum” (kap. 46), statutet fillojnë me një normë zakonore që duhet të ketë qenë shumë e
përhapur në traditën e lashtë shqiptare siç është ajo e respektit të ndërsjellë të brezave dhe pikërisht me “Në ç’mënyrë të rinjtë duhet
të respektojnë pleqtë dhe në ç’mënyrë pleqtë duhet t’i duan të rinjtë...” [kap. I] duke theksuar kështu që në fillim vlerat tradicionale dhe
rëndësinë që ata u jepnin këtyre vlerave vendore. Në kapitujt në vijim përcaktohet mënyra e zgjedhjes së rektorit dhe prokuratorit [kap.
II], saktësohen detyrat dhe përgjegjësitë e rektorit [kap. IV], kanonikëve [kap. VII, VIII, IX, XLIV], rregulli për diskutim në kapitull dhe respekti ndaj pleqve [kap.XVII], ruajtja dhe përdorimi i vulës;
dokumenteve dhe privilegjeve [kap. XX], gjobat për vjedhje dhe mashtrim [kap. XXIII], përfaqësimi i kanonikëve dhe të d e l e - guarit e tyre në
b i s e d - ime ose m a r - rëveshje të ndrysh m e[ k a p .
XXIV], dënimet për rrahje [kap. XXIX], shqyrtimi i ankesave tëndryshme nga qytetarët, por edhe nga kanonikët [kap. XXX-XXXIII], në rast të mungesës së normës statutore, të veprohet sipas drejtësisë dhe ndershmërisë, duke pasur gjithmonë parasysh frikën e Zotit [kap. XXXV]. Aty flitet gjithashtu për dënimet e konkubinatit [kap. XXXVI], ndërsa kap. XLI, flet për ndihmën dhe mbështetjen e studiuesve dhe atyre që shkojnë me studime. Kap. LI, trajton “Mosmarrëveshjet rreth respektimit të statuteve,” etj. Statutet e qyteteve-komuna dhe të katedraleve shqiptare janë një dëshmi që vërtetojnë edhe një herë ekzistencën e
qyteteve-komuna shqiptare, të botës qytetare në kompleksin mesdhetar, zhvillimin e tyre dhe ngjashmëritë me qytetetkomunat e tjera të Evropës si dhe zhvillimin e të drejtës kanonike kishtare, e cila ishte mjaft
specifike sepse ruante në vetvete rregullat zyrtare të kishës duke i përshtatur ato sipas të drejtës dhe traditës vendëse. Me këtë rast falënderojmë kolegët dhe bashkëpunëtorët: Noel Malcolm, Gerhard Jaritz, Robert Elsie, don David Gjugja, Karen Maria Jensen, Tomasso Mrkonjic,
Christine Maria Grafinger, Erik Petersen, Aleksandar Stipçeviq, Ëilly Kamsi, Aleksandër Meksi, Pëllumb Xhufi, Skënder Blakaj, etj. për
ndihmesën që ka dhënë secili në fushën e tij.


INICIALI-PAL ENGJELLI
Në f. 1r (olim 9r) brenda inicalit “P” të iluminuar në flori, me dekorime shumë
të bukura për rreth, është një portret i kryeipeshkvit Pal Engjëlli me shkopin
baritor në dorë, me mitër në kokë i veshur me rroba të kryeipeshkvit.
[Mitra e bardhë, e ndarë me një vijë të kuqe nga balli i lartë, ka një lakim të
vogël, majtas. Në ballë është një hark i vogël që shërben si bazament për
fillimin e vijës. Jakat e veladonit janë jeshile. Menjëherë poshtë jakave është
petku kryeipeshkvnor i hedhur mbi supe, i cili ka ngjyrë vjollce. Nga gryka
deri në fund të kraharorit, petku ka formën e shkronjës “V.” Petku është i
hedhur edhe mbi supe dhe duar. Brendia e petkut është jeshile. Veladoni
poshtë petkut është blu dhe zbret deri te gjunjët. Poshtë veladonit, nga
gjunjët deri te këpucët është një petk i bardhë. Në dorën e djathtë,
kryeipeshkvi mban shkopin baritor, i cili është i bardhë dhe ka kokë të
rrumbullakët, ngjyrë gri. Dora e majtë është ngritur në pozicion lart, ashtu siç
ngrihet kur bëhet bekimi. Sfondi gjithandej është blu i errët. Ndërsa portreti
rrethohet nga një rreth vezor ngjyrë vjollce


[ Edited Sun Sep 12 2010, 04:04pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri May 01 2009, 10:01am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Gabimete Shuflajt mbi Statutet



DR. MUSA AHMETI
DR. ETLEVA LALA

Albanologut kroat i njihet merita për një studim me vlera të rralla për “STATUTA ET ORDINATIONES CAPITULI EÇLESIAE CATHEDRALIS DRIVASTENSIS”. Por ai s’pati rastin kurrë ta kishte në dorë dorëshkrimin origjinal. E për këtë shkak shumë pasaktësi e gabime dalin sot në përballëjen e dorëshkrimit me studimin e albanologut...

Njëri ndër albanologët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, kroati Milan Šufflay, përveç studimeve kapitale në fushën e his torisë dhe albanologjisë, në vitin 1927, bo toi së bashku me njërin nga paleografët më me famë botërore Viktor Novakun, librin: “Aemilianus Šufflay, Victor Novak, Statuta et ordinationes capituli eçlesiae cathedralis rivastensis”. Në Biblioteka Arhiva za Arbanasku starinu, jezik i etnologiju. Istoriska Serija. Izdanje Seminara za Arbanasku Filologju Universiteta u Beogradu /Urednik, Henrik Bariæ/ Beograd, 1927, lib. II, fasc. 1, ff.


[i]-1-31 – [i]



Në fakt ata bënë editimin e dorëshkrimit të këtyre statuteve të panjohura dhe të pabotuara deri atëherë. Transkriptimin e “Statuta et ordinationes capituli eçlesiae cathedralis Drivastensis,” e shoqëroi një studim kritik, që për shumë gjëra është i patejkaluar edhe sot e kësaj dite. Natyrisht, studimet, hulumtimet dhe botimet e reja, në disa raste plotësojnë dhe korrigjojnë
M. Šufflay-n, qoftë për disa ide, qoftë për disa fakte historike
të cilat M. Šufflay i njihte. Analiza e situatës historike, paraqitja e sfondit politiko- fetaro-kulturor tregon për skrupulozitetin dhe gjenialitetin e M. Šufflay-t, i cili më mirë se askush, futet thellë nëpër labirintet e mesjetës shqiptare. Gjykimet e tij të guximshme, në të shumtën e rasteve janë të drejta dhe të qëndrueshme. Me seriozitet, sy të mprehtë dhe kokë të ftohtë, ai i qaset zgjidhjes së rebusit mjaft enigmatik të mesjetës shqiptare, duke vënë në pah më shumë se një herë elementet dalluese dhe karakteristike të shqiptarëve të cilët janë autoktonë dhe duke dalluar elementin e ardhur, qoftë ai latin, grek apo sllav. Duke bërë një sintezë të historisë së qytetit-komunë të Drishtit, M. Šufflay, arriti të nxjerrë në dritë zhvillimet shumë të rëndësishme të trevave shqiptare, jo vetëm të Veriut, por edhe të Jugut dhe Shqipërisë së
Mesme. Mundësia për njohjen dhe leximin në origjinal të dokumenteve të mesjetës, e favorizon në masë të madhe M. Šufflay-n, sepse atij nuk i mungoi sensi për një ballafaqim të burimeve, dokumenteve dhe informacioneve të tjera me njëra-tjetrën. Shumë herë i ashpër dhe i rreptë deri në ekstrem, M. Šufflay, nxori përfundime mjaft domethënëse, por jo çdoherë të qëndrueshme. Ndoshta, sikurse ka vepruar më se njëherë edhe në studimin e Statuta et ordinationes capituli eçlesiae cathedralis Drivastensis, ku hapur pranoi gabimin në gjykimin e tij për përmbajtjen e statuteve, duke i menduar ato si statute të qytetit e jo të katedrales, po të kishte në dorë burimet, dorëshkrimet dhe dokumentet që ne kemi sot në dorë, me siguri që ai do të mbante një qëndrim krejt tjetër dhe do të bënte një qasje shumë më të kujdesshme për familjen e Engjëllorëve
të Drishtit: e theksojmë për familjen në përgjithësi, por edhe për pjesëtarët e familjes, në veçanti. Pjesa dërrmuese e këtyre burimeve të shkruara, dorëshkrime, dokumente dhe libra pak të njohur ose fare të panjohur, ruhen në shumë arkiva e biblioteka të ndryshme të Italisë, Kroacisë, Spanjës, Austrisë, Hungarisë, Francës, Rusisë, Shkodrës, te disa pinjollë të kësaj familje, si psh. Kamsi, në Shkodër], etj.
Deri me sot, nuk është bërë një punë sistematike, hulumtuese-studiuese, identifikuese për gjithçka ruhet për këtë familje. Është folur e shkruar shumë për disa nga dorëshkrimet e njohura të familjes Engjëllore nga Drishti, të cilat ruhen në biblioteka shtetërore dhe private. Një pjesë fare e vogël e tyre janë botuar, ndërsa pjesa më e madhe vetëm janë zbuluar dhe ende nuk janë botuar, presin studime dhe analiza të gjithanshme kritike të specialistëve nga fushat përkatëse për të bërë një vlerësim sa më real dhe preciz si për të dhënat që ofrojnë ato ashtu edhe për saktësinë e trajtimit të tyre, origjinalitetin, autenticitetin
dhe vlefshmërinë historike. Dorëshkrimet e pabotuara që na janë ruajtur nga familja fisnike Engjëllori prej Drishtit, përveç se janë të pabotuara,
kanë si elemente të përbashkëta, [katër prej tyre, ato nga Vatikani (dy dorëshkrime), Firenca dhe Venediku] faktin se janë shkruar nga e njëjta dorë në fund të shekullit XV ose fillim të shekullit XVI. Ka shumë gjëra që duhen sqaruar, parë me sy kritik, rivlerësuar, ballafaquar me burime dhe dokumente të tjera, të drejtpërdrejta apo të tërthorta, për të nxjerrë përfundime të sakta, të qëndrueshme dhe të vlershme, qoftë për familjen, qoftë për pjesëtarët e kësaj familje, të cilët kishin ndikime të jashtëzakonshme në shumë zhvillime të kohës në shekujt XVXVII.
Pothuajse të gjitha dorëshkrimet [ato që janë më shumë se disa faqe] të cilat sot ruhen në origjinal dhe janë shkruar nga pjesëtarë të kësaj familje të madhe ose për këtë familje, mendojmë se duhen botuar. Botimi i tyre është me shumë vlera dhe interes, sepse aty ka të dhëna të shumta nga fusha të ndryshme, për të cilat njohuritë tona janë të pamjaftueshme
për kohën kur ato u krijuan apo për kohën kur ato flasin. Me mjaft interes është përpjekja e M. Šufflay-t për të zgjidhur “enigmën” siç e quan ai të dy “Palëve,” Dushmanit dhe Engjëllit. Por edhe këtu, kemi përshtypjen, që për shkak të mosnjohjes së burimeve të reja dhe literaturës më të fundit, ai u nxitua. Me një vështrim të kujdesshëm, mund të pohojmë se bëhet fjalë vetëm për një person, dhe konkretisht
për Pal Engjëllin, e jo për dy persona Pal Dushmanin e Pal Engjëllin. Dokumentet nga Padova, Trevizo, Venediku, Vatikani, Dubrovnikku, etj, nuk i japin të drejtë M. Šufflay-t, por as studiuesve e historianëve
të tjerë, të cilët shkruajnë për “dy ipeshkvë.” Një studim i kujdesshëm i dokumenteve origjinale që ruhen në ASV (Arkivin Sekret të Vatikanit) për
Pal Engjëllin në të cilat gjejmë datën e emërimit të tij ipeshkëv i Drishtit, e pastaj edhe kryeipshkëv i Durrësit, hedhin dritë të re për këtë personalitet, duke mohuar ekzistencën e “dy ipeshkëve Pal.” Poashtu, nga këto burime saktësohet edhe vendi i ipeshkvisë e më vonë edhe kryeipeshkvisë së Krainës, e jo Krajës siç pretendonte M. Šufflay dhe shumë të tjerë pas tij. Paulus Dussius ka qenë ipeshkv i Shasit më 16. XI. 1440 – 18. VII. 1446, C. Eubel, Hierachia Catholica..., vëll. II, f. 243; D. Farlato, Illyrici Sacri..., vëll. VII. f. 292; ndërsa B. Gams, Series episcoporum..., f. 406, shënon si datë të vdekjes së Pal Dushit 22. XII. 1445, por në mes të emrit e mbiemrit në kllapa shënon “Angelus” përkatësisht: Paulus (Angelus) Dusius. Ne mendojmë se Eubeli, Gamsi dhe historianë e studiues të tjerë gabojnë kush shënojnë se Pal Dushi dhe Pal Engjëlli, janë dy personalitete të ndryshme. Studimet dhe kërkimet shkencore më të reja, hedhin poshtë pohimet se kemi dy ipeshkv në atë kohë; ndërsa ishte ipeshkv i Drishtit më 22. XII. 1445-23. IX. 1457. C. Eubel, Hierarchia Catholica..., vëll. II. f. 145; D. Farlati, Illyricum Sacrum..., vëll. VII, f. 240-243; B. Gams, Series Episcoporum..., f. 406. C. Eubel, në f. 145, referenca nr. 1, Shkruan: “Qui 11 Mart. 1454 promovetur in aepum. Craynen., ita tamen ut retineat eçl. Drivasten.” Ndërsa D. Farlati, vëll. VII, f. 242, shkruan se Paulus Dussius ishte ipeshkv i Crainensem dicti Episcopi Dumnenses et Macarenses” duke ju referuar vëllimit IV, të “Illyricum Sacrum.” Në këtë vëllim, në f. 91-183, nuk hasim asjëher emrin e Paulus Dussius, pra si duket nga këtu vjen ngatërresa e Pal Dushit me Pal Engjëllin. D. Farlati, Illyricum Sacrum..., vëll. IV, f. 91-183. Më shumë se një herë në këtë studim M. Šufflay është marrë me: “Urdhërin e Shenjtë Kalorsiak Konstantinian të Shën Gjergjit” që Engjëllorët e mbanin që prej shekullit XV deri në shekullin XVII, dhe po ashtu ata mbanin edhe titullin e Mjeshtrit të Madh të Urdhërit. Po të mos dispononim me qindra faqe dokumente, dorëshkrime të pabotuara, por edhe literaturë të botuar të kohës, edhe ne do ishim të të njëjtit mendim me te, por, jemi të detyruar të shprehim rezervat tona përsa i përket qëndrimit të M. Šufflay-t për këtë urdhër dhe për drejtuesit e tij. E vërteta është se ky urdhër ka ekzistuar dhe ekziston edhe sot e kësaj dite, po për mëse 3 shekuj drejtohej nga Engjëllorët. Burimet arkivore hedhin dritë duke nxjerrë në pah edhe emra shumë të nderuar që ishin të lidhur me “Urdhërin e Shenjtë Kalorsiak Konstantinian të Shën Gjergjit” siç ishte Gjon Françesk Albani (Giovanni Francesco Albani, më vonë papa Clemente XI) që në vitet 1690-1700, ishte protektor i këtij Urdhëri, pra gjatë kohës që detyrën e Mjeshtrit të Madhe e ushtronte Gjon Andrea Engjëlli, i cili këtë detyrë e dorëzoi më 27 korrik 1697. Urdhëri i Shenjtë Kalorsiak Konstantinian i Shën Gjergjit është një Urdhër kalorësiak. Mendohet se është themeluar nga perandori Konstandini i Madh, për të mbrojtur Labarin, i cili me trupat e tij mori pjesë në Betejën e Urës së Milvianës, në vitin 312 pas Krishtit.




Kjo fitore e madhe mbi forcat pagane të Maksentius-it çoi në konvertimin e Perandorisë Romake në krishtërim gjë që formësoi gjithë historinë evropiane të mëvonshme. Sipas historianëve të shekullit XVI dhe XVII, kjo ngjarje e madhe u festua me themelimin e një urdhëri kalorësish. Statutet e shekullit XVI thonë që rregullat origjinale u konfirmuan dhe u lëshuan nga perandorët Isak Engjëlli dhe Mihal Paleologu, por variantet më të vjetra të këtyre statuteve, që ne njohim, datojnë nga shekulli
XVI. Karakterin fetar urdhëri e mori më 17 korrik të vitit 1550, kur papa Juli III [1550-1555] e njohu Urdhëri me anë të bulës Quod Alias, duke i siguruar Andrea dhe Jeronim Engjëlli të Drishtit titullin e Mjeshtrit të
Madh. Me rastin e kësaj njohjeje nga ana e papës, Kongregacioni i koncilit do t’i siguronte një providani të jashtëzakonshme. Një dokument nga Camera Apostolice e Vatikanit, e vitit 1558, është dëshmi e pagesave të shumave jashtëzakonisht të mëdha për Andrea Engjëllin, gjë që dëshmon lidhjet e tij në nivelet më të larta si fisnik shqiptar, por edhe si Mjeshter i Madh i urdhërit që drejtonte. Dokumenti është në gjuhën latine, dhe origjinali i tij ruhet në Instrumenta Miscellanea 6673, anno 1558; përkthimi i tij është: “Duke u dashur që të kemi të nderuarin zotin
Andrea Engjëlli, dukën dhe kontin e Drishtit sipas fuqisë së të sipërpërmendurës Motu Proprio të Palit III, meqenëse të dy përmbajnë për furnizimin që është bërë në jetën e tij prej 100 dukatë floriri, të shpërndara ë mënyrë të njejtë në çdo muaj, që filloi me furnizimin e të sipërpërmendurit zotit Lekë, vëllait të tij, d.m.th. nga korriku i vitit
1535, me një shumë prej 100 dukatë në muaj, shumë kjo që do të vazhdojë deri në fund të nëntorit të vitit 1558, që bëjnë 23 vjet e 6 muaj,
dhe që në dukatë floriri bëjnë 28.200 dukatë.” Në kohën e pontifikimit të Gregorit XIII [1572-1585] në vitin 1576, njohja e papës Juli III i solli Urdhërit një të re shumë të madhe: karakterin fetar që e vendosi përfundimisht nën Rregullën e Shën Bazilit. Bashkë me Urdhërin e Maltës, Urdhëri Konstantinian i Shën Gjergjit janë të vetmit urdhëra etaroushtarakë ndërkombëtarë që e kanë ruajtur këtë status të pandryshuar deri në ditët tona. Urdhëri i dedikohet propagandës së besimit, të mbrojtjes së kishës dhe përkrahjes së Selisë së Shenjtë. Anëtarët e saj zotohen për besnikëri ndaj papës dhe mbështetje të mësimeve dhe të dogmës së Kishës Katolike Romane. I pari prej Engjëllorëve të cilit iu konfirmua
titulli i Mjeshtrit të Madh ishte Ndreu, që mbante titullin Princ i Maqedonisë si dhe Dukë e Kont i Drishtit (1398-1479). Pas tij titullin
e Mjeshtrit të Madh e trashëgoi i biri Pjetri (vdiq në vitin 1511) i cili ia la atë Ndreut II që është edhe autor i gjenealogjisë në fjalë, si dhe i shumë veprave të tjera, disa nga të cilat vihen në dyshim si falsifikate. Titulli i Mjeshtrit të Madh ishte dhe vazhdon të jetë i trashëgueshëm, e si i tillë mbeti pa ndërprerje në duar të Engjëllorëve deri në vitin 1623. Në këtë vit Engjëllorët e Drishtit ia lëshuan Mjeshtërinë e Madhe, Marino Karaçiolit (Marino Caraçiolo), princit të
Avelinos, dhe më 23 nëntor të po atij viti papa Urbani VIII [1623-1644] ia konfirmon këtë dinjitet atij duke theksuar origjinën bizan bizantine,
që ruhet edhe sot e kësaj dite në kryqin e Urdhërit. Megjithatë princi i Avelinos vdiq në vitin 1630, kështu që titulli i Mjeshtrit të Madh u
kthye përsëri tek Gjon Andrea Engjëlli i Drishtit. Me breven Cum Sicut të 27 gushtit 1672, papa Klementi X [1670-1676] emëron një prokurator gjeneral të Urdhërit në Romë, dhe një kardinal protektor, kardinalin de
Massimi. Ai vendosi gjithashtu që prokuratori gjeneral i Urdhërit të merrte pjesë në kapelën pontifikale dhe që të vendosej në rang pas prokuratorit gjeneral të Urdhërit të Shërbëtorëve të Marias. Me anë të breves së 14 qershorit të vitit 1687 papa Inocenti XI [1676-1689] emëroi protektor të Urdhërit kardinalin Gaspero Kavaliero (Gaspero Cavaliero), i cili në vitin 1690 pasohet nga kardinali Gjon Françesk Albani
(Giovanni Francesco Albani) që bëhet më vonë papa Klementi XI [1700-1721], që e përkrahu Urdhërin dhe Mjeshtrin e tij të Madh me privilegje të vazhdueshme gjatë gjithë pontifikatit të tij. Në fund të shekullit
XVII, shtëpia e Engjëllorëve të Drishtit – dega e fundit e Komnenëve – po shuhej me Gjon Andrea Engjëllin e Drishtit që nuk la trashëgimtarë. Kështu me një akt kërkesë të 27 korrik 1697, u aprovua që titulli i Mjeshtrit të Madh të transferohej te Duka i atëhershëm i Parmës, Piacenza Francesco I Farnese (1697-1727) dhe më vonë te pasardhësit e familjes Farnese. Nëse Skënderbeu kishte ndonjë lidhje me këtë Urdhër, dhe se çfarë lidhje ishte kjo, nuk dihet akoma dhe madje as që është hedhur
si hipotezë. Megjithatë i çuditshëm është fakti që duka i Parmës, kur ishte Mjeshtër i Madh i Urdhërit, [Piacenza Francesco I Farnese
(1697-1727)] huazoi nga Arkivi Sekret i Vatikanit shumë dokumenta origjinale, [rast shumë i veçantë ky në historinë e Arkivit
Sekret të Vatikanit] papnore drejtuar jo vetëm familjes së Engjëllorëve të Shqipërisë por edhe vetë Skënderbeut. [Christina Maria Grafinger, Die Ausleihe Vatikanischer Handschriften und Druckëerke 18. Jahrhundert,
vëll. II, Città del Vaticano: Biblioteca Apostolica Vaticana, 2002, nr. 30, 35, 36, 37, 39]. Ballafaqimi i këtyre dokumentave me burime të tjera analoge, dokumente dhe dorëshkrime origjinale të kohës, të cilat do
të zgjidhin disa enigma qoftë për origjinën e familjes së Engjëllore, qoftë për pjesëtarët e kësaj familje të cilët vërtet meritojnë një
vëmendje të veçantë, por edhe kërkime e studime të hollësishme.
Nuk ndajmë mendimin me Paolo Pettën dhe ndonjë tjetër për pjesëtarët e kësaj familje fisnike feudale shqiptare, sepse, janë dorëshkrimet, dokumentet dhe literatura tjetër e cila dëshmon se ka nxitim dhe njëanshmëri në këto studime. Familjet fisnike shqiptare në mesjetë, ashtu
si edhe familjet e tjera europiane kishin jo vetëm tituj të lartë
fisnikërie, por gëzonin edhe privilegje të caktuara, të cilat herë pas
here i konfirmonin dhe i rikonfirmonin sipas nevojës me diploma
përkatëse të lëshuara nga autoritetet më të larta të kohës siç ishin perandorët bizantinë dhe më vonë papati, përkatësisht Selia e Shenjtë.
Dëshirojmë të theksojmë me këtë rast, se do të merremi me shumë seriozitet
edhe me disa shkrime të ndonjë autori shqiptar që ka shkruar për Statuta et ordinationes capituli eçlesiae cathedralis Drivastensis,
pa i pasur asnjëherë ato në dorë, apo pa njohur përmbajtën e tyre, por,
vetëm e vetëm duke dëgjuar copëra rrëfimesh, ka guxuar të bëjë pohime
shumë të guximshme dhe të paqëndrueshme, si për vetë statutet ashtu
edhe për rëndësinë dhe vlerën e tyre, apo ndonjë tjetër duke shkruar në ndonjë ministri si specialist “se ato (Statutet) janë burime kishtare dhe nuk kanë vlerë për botim,” gjë që të bën të mendosh se për çfarë
specialisti apo historian-medievisti është fjala, i cili bën vlerësime të tilla të çuditshme, aq më pak, kur dihet se çdo burim, dorëshkrim
apo dokument nga shek. XV, që është edhe origjinal, përbën një burim të dorës së parë për historiografinë shqiptare, veçanërisht tani, kur kjo histori ka nevojë të rishkruhet. Duke dëshiruar që të japim një kontribut
për medievistin, albanologun dhe historianin e shquar kroat M. Šufflay, sjellim në vijim një biografi të tij përmbledhëse dhe bibliografi
të shkurtër. Themi të shkurtër, sepse M. Šufflay, ka botuar më shumë se tre mijë zëra bibliografikë, në gjuhë të ndryshme, pa llogaritur
këtu dorëshkrimet origjinale që ruhen në Arkivin Shtetëror të Zagrebit, nga ku nën kujdesin tonë janë skanuar disa qindra faqe të këtyre dorëshkrimeve, të ruajtura në 13 CD, që i janë dorëzuar AQSH, Tiranë


[ Edited Mon Sep 06 2010, 03:42pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
belgium
Mon May 25 2009, 12:55pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
SAPA





Gasper Gurakuqi, meshtár





Nder sá dioçeze katolike të Shqypnís, kena edhe dioçezin e Zadrimës, qi pershîn Zadrimen e Pukën me selì ipeshkëvnore në Nenshat. Permî ipeshkvín e soçme naltohet nji mal, ku, gadi në skape, âsht nji fushë e vogel, e aty gjinden rrenimet e nji Kishës së herëshme: Kisha e Shë Mhillit, prej të cillës mêrr emnin mali: Mali i Shë Mhillit. Brî këtì malit âsht kenë dikur Shati prej kah emnohet katundi: Nen-Shati. Këtu pari âsht kenë edhe ipeshkëvija e Sapës a e Sapatës, prej së cillës thirret tanë marë dioçezi.

Ky dioçez, qi njeh sot nen vedi ma se 2000 shpì, u themelue e pat ipeshkev në vjetë 1291, pernjiherë me Dêjë, Ballezë etj, e kje i dàm prej dioçezit të Sardës (Shurdhah), me të cillin u bashkue mbas vjetit 1490 tui u thirrë dioçezi i Sapës e i Sardës. Emni i Sardës mâ vonë u zhduk, e dioçezi kështu i bashkuem, mbet m’u thirrë veç me emen të Sapës.

Shum kush nder né ká mendue deri më sot se fjala Sapë këtu nuk âsht tjetër veç fjala Shat e nderlikueme prej të huejve me fjalën Shàt, e e perkthyeme në italishten Zappa. Por ky perkthim nuk ka giasë, per kundra, se Sapa âsht emen i moçëm fort, qi mund i apin ndoshta dritë historisë s’onë.

Nuk mund të thohet se Shat âsht perkthye në Zappa, perse, posë giasës s’emnit s’emnit Shat me Shàt e Sapa me Zappa, kurrnji provë tjetër nuk mundet me u qitë, as nuk mund i epet farë arsyeje këtì perkthim. Na shofim, per kundra, se emnat e vendeve, gadi kurr nuk janë kenë perkthye prej të huejve, por, no janë kenë njitë emna të rì, no janë kenë prishë të vjetrit në shqyptim e në shkrim. Shkodres, bie fjala, t’i kèn thânë Shkoder, Skadar, a Skutar, shifet gjith-herë, se fjala âsht nji sado qi e prishun, por jo e perkthyeme. Ashtu Lissus, Lesh, Alessio, etj.

Mandej, Sapa nuk kje thirrë veç Sapë, por edhe Sapatë. Kështu Koya Zaccaris qi sundoj nder këto vende në fillim të shekullit XV e mbrapa, nenshkruhej “dominus Sabatensis et Dagnensis” sikursè edhe Ipeshkëvit e kësaj selì n’ato kohna: “episcopus sappatensis”. N’u perkthye, prà, Shati në Zappa, Sapata pse u tha?

Njimend sot populli e thrret dioçezin: Dioçezi i Zadrimës e jo i Sapës, por me pvetë banorët e Nenshatit: shka âsht Sapa, të gjith mbas gojdhanet na diftojn se në Shkrep të Nenshatit âsht kenë dikuer kalà, e i kanë thanë Kalaja e Capës. Në maje të këtì shkrepit gjindet ç’me kohë Kisha Kathedrale, e para sot 50 a 60 vjetëve, këtu gjindej edhe Ipeshkëvija, e cilla, mbas nji termeku qi e rrenoj, kje ngrehë ku âsht tesh brî malit të Shë Mhillit, e kisha kje pertrî ku â sot.

A shenjuene Shat e Sapë dy sende dàmas a po nji send të vetun, na s’po dona këtu m’e rëmue, si edhe nuk po i a hîm me kerkue vendin e caktuem ku kje. Në paten shenjue nji send të vetun, duhet me thanë se Shat âsht kenë dikur emen i pergjithtë kà mujtë me diftue nji herit edhe qytetin rreth këshqelit, sikuer thona sot f’shat a p’shat; Sapë mandej, âsht kenë emen i veçantë i atì shatit e qytetit. Në paçin shenjue dy sende damas, bje fjala, Shati këshqelin e Sapa qytetin, atëherë merret vesht edhè mâ udob se Sapa nuk âsht nji perkthim i Shatit në Zappa: “Mandej, shkruen Thalloczy,[1] n’e shmajten e lumit (Drin) ndjek ana e Zadrimës mbas Drin. Këjo u emnote atëherë edhe fusha e Shatit, Pian del Sati (1459 Ljubič 10, -138) me këshqel Sati (Castrum Satti, Sattum, Sat, castello di Satti) nën Monte di Satti. Këshqelat: i Dèjës, i Satit, i Sapatës, e krahinat e Rogamanies e të Zadrimës, i perkitëshin aso kohet gjinís së Zaccarìs, mâ vonë Dukagjinit. Edh sot gjindet këtu nji katund Nden Sat a se Nenshat (Hahn, Reise usw.328). vendi kryeparë veç kje Sapa a Sapata, selì qi i perkitte argjipeshkëvís së Tivarit: “episcopus Sappatensis”.

Kundra gojdhanës mund të qesin kush, si vertè ka qitë, se emnin Sapë e kan ndie të parët e Nenshatit, prej ndonji Ipeshkëvit të huej, e se prandej gojdhana nuk ka vlerë. Por kjo fjalë âsht e kotë; persè mâ parë do të mendohet qi i hueji kà xânë prej vendasit emnin e vendit, se i vendasi prej të huejit emnin e vendit të vet. Don dijt mandej se Sapa âsht kenë qytet i hershëm me ket emen, edhe perpara se t’u themelote këtu Ipeshkëvija. Nuk u bâ Sapa qytet pse u themelue Ipeshkëvija, por pse Sapa kje qytet u themelue në tê Ipeshkëvija. “Në vjetë 1291 e pertrine vendasit të rrenuemin qytetin e Savës e lypëne nji ipeshkëv, qi Papa i ua dha mbas lutjet t’argjipeshkëvit të Tivarit e të regjineshës Elenë”, (Theiner, Mon. Slav, 1, 111)

Së mbrami don vûe oroe se Sapë e Sapatë nuk gjindet veç këtu, por edhe njeti. Nji herë kena nji lumë në Berishë qi i thonë Sapaç; në Bosnie ndeshena në lumin Sapna qi derdhet n’Drî t’atyshem; në Bullgarie nji vend quhet Saparevo, nji tjetër në Serbi Sabats, e kush di kû njeti. Deri nder bjeshka të Karnies emnohet nji vend Sapata, andej kah Regolato.

Shum mâ lerg, prà, se në nji perkthim të Shatit n’italishten Zappa, do t’i kerkohet fillja Sapës s’onë. E mbassi ky emën u gjetka në shumë vende, duhet thanë se nji popull a fis i herëshm fort e kà njitë gjithkund ku ka banue.

Cilli ka muejt me kenë ky popull?

Mbas këtì të pvetun n’a dalin para dy popjt mâ jetikët e këtyne anave, due me thanë Illyrt e Thrakët.

“Populli i Illyrve, shkruen Mommsen,[2] shtrihej n’e parë nder brigje të detit Adriatik, ç’prej grykës së lumit Po per të giatë t’Istries, Dalmatjes e Epirit deri kah Akarnania e Etolia, mandej, per mrenda, në Makedonie të syper, si edhe në Serbì të soçme, në Bosnie e në tokë hungare bregut të djathtë të Danubit; kështu qi kah të lèmit kufizote me popuj të Thrakëve, kah prendimi me të Keltëve, prej të cillve të mramëve Taçiti çiltas e dàn.”

Thrakët, prep Mommsen[3], e kishin ndejen dikuer kah të lemit e tyne (Illyrve), ç’prej dedit Aegeus deri në grykë të Danubit, e, jo mâ pak, në njenen anë, bregut të shmâjt të këtì lumit, në Transilvanie të soçme, në tjetrën anë, andej Bosphorin, nemose në Bitinie deri kah Frigia; këtej me arsye Herodoti i thrret Thrakët mâ i perhapuni nder popuj qi aj njifte mbas Hinve”.

Prandej në Bieshka të Karnies (Alpi Carniche) kû gjindet Sapata[4] kjene illyrt, si edhe në Serbije, ku gjindet Sabats, në Bosnie ku âsht Sapna, e në Shqypnì ku gjindet Sapa e jonë. Në Bullgarie, per kundra, kû gjindet Saparevo, banuene Thrakët.

A kje Thrakësh a Illyrsh, prà, ky emen?

Mund kje i të dy palëve, perse si thotë Thallóczy[5]: “Gjûha e Illyrve e e Thrakëve kà rriedhë prej nji rrajet, e dialektat e veçantë ishin me shoqi-shojn nji gjinijet mâ t’afershme”. Por tuj u caktue tesh në Sapen t’onë, thona se, kà shum mâ gjasë me kenë Thrakësh.

T’a làm shka mendoi ndoj dijetar, sikuer Weigand[6] e Hirt, të cillët per me zhvillue të kundershtisunt qi gjûha shqype ka me rumenishten, n’a rrodhen krejt prej Thrakëve e jo prej illyrve, persè ky mendim qitet poshtë prej të shumve me arsyena tepër të forta; por nuk don kujtue se edhe illyrt e Thrakët kjene aq të dàm me kufî, sà mos me kenë, vênde, vênde, edhè të përziem me shoqi-shojn: “Së duhet lanë pà vue oroe, thotë Thalloczy[7], se në ket vend të hapët të kishin xanë veç Illyrt; bashkë me ta çfaqen edhe fise Thrakësh, keltsh, e deri asish, amet semitike, t’ardhun në ket krahinë illyre; në Thrake, per kundra, banojshin aso fisesh illyre, qi mâ vonë çfaqen në vise të Makedonìes. Këndej rriedh qi në nord e në sud ndeshena në fise nji emnit.”

Në n’a pvetët tesh kush, per ç’arsye e mbajmë Sapen t’onë emën thrakësh e të themelueme prej Thrakëve, po pergjegjim se arsyeja mâ e forta âsht se në Thrake gjindej nji popull i madh, qi pershîte gjysen e Thrakes, shì me ket emen Sapaj. “Sapaei=popull në Thrake, n’anë të poshtme të Nestus. Sapajk=krahina e Sapajve. — Në Tolomèn.”[8] Ndonji lagje e këtì popullit qi vite drejt krahas me Shqypnì të soçme, per të gjatë të lumit Shtrumës (Strimon), do të kèn xanë nder vende t’ona, e Sapës do t’i kèn njitë emnin e fisit a të krahinës së vet. Kështu kan bâ gjith-herë të dyndunt, edhe nder kohëna të vona. Në fushë të Zadrimës, b.f. sà emna mahallësh i kan njitë fiset e ràme prej maleve: Kabashi i Hajmelit prej Kabashit të Pukës; Bicajt e Nenshatit prej Bicajsh të Toplanës; Lëmezht e Blinishtit, të Troshanit, të Kallmetit prej Lëmezhit të Selitës, etj.

Per zhvillim të këtì mendimit po na kandet me qitë nji tekst të Pouquevillë-it[9] permî Trake e Sapaj: “Thrakja, mbas të moçëmve, shtrîhej prej prendimit kah të lèmit — ç’prej të lemit Strimonit e deri në Euxinus, — prej verit kah jugu — ç’prej malit Haemus e deri në dedë Aegeues; e ishte e dame n’Odrisia a piesë malore, e në piesë bregore a Sapea.” E mâ poshtë: “Ana e Sapajve kish mbetë e lìr, kuer Seuti II u duel zot tagreve të veta mbretnore n’ato vise. Mbassi u çpalli luftë Sapjave, rà më nji gjêje të ngushtë.

Amadoku ndoq Medokun kah vjeti 390 p.K., e kà gjasë se e mbajti fronin deri në 380, persè Koti I qi hypi në 356, mretnoj 24 vjet.

Mbas Seutit II e xûe fronin e Thrakes Koti II, nji farë i mârrit i kunoruem, qi u dha, si patem thânë, mbas dashtunís së Minervës...”

Në ket tekst, posë se n’a paraqiten Sapajt si popull, n’a del edhe emni Kotë të cillin na e kena në popull t’onë. Ky emen, mandej, nuk dàn se âsht tjetër veç emni Kotys, qi e paten 30 mreten trakë[10]. Edhe ket na e kena , persè n’a e ka ruejt gojdhana e Malcìs më nji kangë të hershme lahutet, e cilla fillon:



“Kuer u bâ Kotuzi ndand vjeç

Aj ndand vetë në mejdan i kà pritë,

Aj ndand drume kà zaptue,

Aj ndand shehre tuj urdhnue, etj.”



Një Kotys, mret thrakësh, këndon, pra kanga popullore shqyptare; se këndon nji Kotys, e kà emnin në tê; se këndon nji mret, udob merret vesht, kah thotë: “urdhnon shehre”; se ky Kotys kje mret thrakësh, del në shesh, persè vetun në Thrake gjêjm mreten me ket emen. Si ka hî, mandej, kjo kangë në popull t’onë, nuk mund të zhvillohet ndryshe, veç tuj thanë se kush e këndon, e pat trashigim prej të parëve, të cillët kënduene kreshnìt e mretit të vet.

Prej kah shifet tesh të përpjekunt e madh qi paten Thrakët nder vende t’ona, e prandej, jo veç nuk â seri, por kà giasë të fort se edhe Sapajt nji popull, prej nji të parit qi i thane Sap do të kèn marrë emnin, sikurse Thrakët prej Thiras, Moabit prej Moab, Judejt prej Judet, etj[11]. Se shka don me thanë Sap mâ mirë se në gjuhë t’onë, qi rrjedh prej Illyrishtes, e cilla kje nji rrajet e nji gjinijet me thraken, nërnji tjetër nuk mund të zhvillohet. E në gjuhë shqype fjalen Cap na e kena, qi gjithkush e din se dona methanë Skjap[12]. Kësaj t’i shtojm se, kreshnikët t’onë mâ në zâ, si Skanderbegu, Burri e, me shumë giasë edhe Leka i Madh, paten kryet e capit në përkrenare[13]. Lekën, mandej Danieli profetë e thirri në profeci të vet “hircus caprorum=capi i dhive” ndersa Qyrin e thirri “Aires=dash”[14].

Pse emni Cap Lekës së Madh? Pse ky krye Capit në perkrenare?

Në mujtë kush me i dhanë zhvillim mâ të qindrueshëm këtyne punëve, sherbim të bukur ka me i bâ historìs së Shqypnìs. Na në ket hypothezë, i zhvillojmë tuj thanë se Leka i Madh do të jèt kenë i fisit të Sapaj, se trashigim Sapajsh kje aj krye capit në perkrenaren e mretenve t’onë, e se prandej edhe qyteti i Sapës prej Sapajsh do t’jetë emnue.

N’i a pasët kuej anda m’u argtue edhe në ket hypothezë të shkojn në Krye në X të Genesit, kû Mojsehi, nji mî e pesëqind vjet p. Kr., rreshtoi të parët e fiseve të botës, e ka me gjetë tre Saba e nji Sabatha. Aty ka m’u ndeshë edhe në sa emna tjerë qi mundet me i zbatue nder vende të Shqypnìs, si bien fjala Madaj=Mati, prej kah Makedonija dikuer kje thirrë Aemathia[15]: Kethim, vendi i të cillit kje në Makedonie, si e dishmon Libri I i Makabejve[16], shkrue njiqind e sa vjet p. Kr.; Dodanim=Dodona[17], etj.

Na po mbyllim me fjalë të parë se, nuk ka giasë me kenë emni i qytetit të Sapës nji perkthim i Shatit në Zappa, por ka gjasë, per kundra, se do t’jet nji emën i hershëm tejet.









Hylli i Dritës, Ndanduer 1922, Num. XI, ff. 519-527.









--------------------------------------------------------------------------------

[1] Thalloczy: Illyr-Alb. Forsch, vll I faqe 121, 121-122.

[2] Mommsen: Provincet romane: Kreu VI, Popujt Illyr

[3] Mommsen: Provincet romane: Kreu VI, Fisi i Thrakëve

[4] Aty pari gjindet Malborgetto qi Thallóczy e zhvillon Mal-boret. Gjithkund ku kan banue Illyrt e thrakët gjinden emna vendesh e ujnash qi merren vesht në gjûhë t’onë. Tui e çue lexuesin, per tjerë, në vepër të qitun të Thallóczyt vll I, f.10 këtu po permendim veç disà; do nder ta në Thallóczyn nuk jânë: Kulina, lumë në Serbije, Glina në Kosovë, Glina në Zadrimë, qi rrjedhin prej fjalet “me kullue”, prej së cilës na kemi edhe fjalen kllinë/-a; Unna (=ujna) lumë në Bosnie, uj Uj-Sopol, në kufî të Serbìs e Ungerìs; Ujno, vend në Bullgarie në breg të lumit Dragovizçica; Lim, Za-lomka (=lum) në Bosnie, dy lumna tjerë Lom në Bullgarie. Kater lumna Drin, Nji në Bosnie, nji në Serbì, dy në Shqypnì; Rriolli në Shqypnì lumë, âshtû Rila lumë në Bullgarie (shqyp: rredhë-a prej fjalës me rrjedhë;) etj.

[5] Thallóczy vll I, fq 7, oroe 2. Këtu qet disa emna thrakë, bjen fjala: aizi=dhì, pathiso=baticë, pori=burri, scuta=shita, krisio= Kryzì, etj.

[6] P.E Guarnerio: Le origini neolatine f.87, oroe 1.

[7] Thallóczy vll I fq.11.

[8] L. Hugues: Dizionario di Geografia Antica. Torino, Ermanno Loescher, 1897.

[9] M. Pouqueville. La Grecia, Vol. Unico Venezia 1836. fort, e qe se Senofonti i cilli kthehej me grek prej Persijet, pat ligshtìn me i dhanë ndîmë, e fatin e zi me iu bâ shkak fitimit. Historija s’na thotë tjetër për këtë mret.

[10] Kotysi i Thrakes i çoj ndihmë Pompeut në luftë tundra Cezarit, i cilli në De Bello Civili lib. III c. IV shkruen: “ad eumdem numerum Cotys ex Thracia dederat, et Sadalam filium miserat.” Edhe Mommsen: Provinçet romane, kreu VI: Princnija thrake: permendë dy mreten Kotysa, i dyti nder ta jo veç jo kje këndue prej poetëve grekë e latin të kohës së vet, por edhe aj vetë kje poetë.

[11] Nuk â m’u habitë se u emnue nieri prej Capit, kuer na kena edhe sot emnat : pllum, zog, uk, etj., e kuer nana shqyptare tuj u kënaqë me foshnje të vet, e thrret në dashtnì: Capi i nanës

[12] Cap (shq)= skajp; Zappa 8it.) Sapë (freng)=shat; Sapa (në Plinin)= musht i zi e i trashuem qi vìn si perciedhës haejet; Sapere (lat)= me shijue; Sapa=bretk (në ket veshtrim kjo fjalë gjindet n’Italì të syper e të mesme, në Francë t’jugut e në Spanjë verjake P. E. Guarnerio: Le origini neolatine p. 255)

[13] Hylli i Dritës 1914 n.7, f. 218.

[14] Dan. VII 5 et seq. « et ego intelligebam : ecce autem hircus caprarum veniebat ab oriente… ; porro hircus habebat cornu insigne inter oculos ejus. » E kuer Gabrieli ia zhvillon vegimin i thotë : (vjersh 21)=Porro hircus caprarum, rex Graecorum est ; et cornu grande, quod erat inter oculos ejus, ipse est rex primus » Se kryet e Hircus caprarum e kryet e Capit në perkrenare të Skanderbegut kan të perpjekun shifet çiltas, mbasi, sikuer aj nuk kà veç nji «cornu insigne» cornu grande, inter oculos, ashtu në ket, veç nji brìn e madhe ngrehet ndermjet dy sŷve. (Kqyr perkrenaren e Skanderbegut në Kalendàr të Vepërs Pijore të Vjetit 1917, f. 49.)

[15] Aemathia=ae’Mathia; ei hebraisht=ishull; këndej thonë se Aemathia=ishulli i Madaj.

[16] I Mach. I, “et factum est, postquam percussit Alexander Philippi, macero, qui primis regnavit in Graecia, egresus de terra Cethim, Darium, regem Persarum et Medorum…” E në krye të VIII, 5: “et Philipum et Persen, Cetheorum regem… »

[17] Këndej shifet se prej Mat e Keth u perbâ Ma(t)ket’onia=Makedonia, qi ne n’a ka mbetë edhe sot Mat e Qidhna.


SAPA





Gasper Gurakuqi, meshtár





Nder sá dioçeze katolike të Shqypnís, kena edhe dioçezin e Zadrimës, qi pershîn Zadrimen e Pukën me selì ipeshkëvnore në Nenshat. Permî ipeshkvín e soçme naltohet nji mal, ku, gadi në skape, âsht nji fushë e vogel, e aty gjinden rrenimet e nji Kishës së herëshme: Kisha e Shë Mhillit, prej të cillës mêrr emnin mali: Mali i Shë Mhillit. Brî këtì malit âsht kenë dikur Shati prej kah emnohet katundi: Nen-Shati. Këtu pari âsht kenë edhe ipeshkëvija e Sapës a e Sapatës, prej së cillës thirret tanë marë dioçezi.

Ky dioçez, qi njeh sot nen vedi ma se 2000 shpì, u themelue e pat ipeshkev në vjetë 1291, pernjiherë me Dêjë, Ballezë etj, e kje i dàm prej dioçezit të Sardës (Shurdhah), me të cillin u bashkue mbas vjetit 1490 tui u thirrë dioçezi i Sapës e i Sardës. Emni i Sardës mâ vonë u zhduk, e dioçezi kështu i bashkuem, mbet m’u thirrë veç me emen të Sapës.

Shum kush nder né ká mendue deri më sot se fjala Sapë këtu nuk âsht tjetër veç fjala Shat e nderlikueme prej të huejve me fjalën Shàt, e e perkthyeme në italishten Zappa. Por ky perkthim nuk ka giasë, per kundra, se Sapa âsht emen i moçëm fort, qi mund i apin ndoshta dritë historisë s’onë.

Nuk mund të thohet se Shat âsht perkthye në Zappa, perse, posë giasës s’emnit s’emnit Shat me Shàt e Sapa me Zappa, kurrnji provë tjetër nuk mundet me u qitë, as nuk mund i epet farë arsyeje këtì perkthim. Na shofim, per kundra, se emnat e vendeve, gadi kurr nuk janë kenë perkthye prej të huejve, por, no janë kenë njitë emna të rì, no janë kenë prishë të vjetrit në shqyptim e në shkrim. Shkodres, bie fjala, t’i kèn thânë Shkoder, Skadar, a Skutar, shifet gjith-herë, se fjala âsht nji sado qi e prishun, por jo e perkthyeme. Ashtu Lissus, Lesh, Alessio, etj.

Mandej, Sapa nuk kje thirrë veç Sapë, por edhe Sapatë. Kështu Koya Zaccaris qi sundoj nder këto vende në fillim të shekullit XV e mbrapa, nenshkruhej “dominus Sabatensis et Dagnensis” sikursè edhe Ipeshkëvit e kësaj selì n’ato kohna: “episcopus sappatensis”. N’u perkthye, prà, Shati në Zappa, Sapata pse u tha?

Njimend sot populli e thrret dioçezin: Dioçezi i Zadrimës e jo i Sapës, por me pvetë banorët e Nenshatit: shka âsht Sapa, të gjith mbas gojdhanet na diftojn se në Shkrep të Nenshatit âsht kenë dikuer kalà, e i kanë thanë Kalaja e Capës. Në maje të këtì shkrepit gjindet ç’me kohë Kisha Kathedrale, e para sot 50 a 60 vjetëve, këtu gjindej edhe Ipeshkëvija, e cilla, mbas nji termeku qi e rrenoj, kje ngrehë ku âsht tesh brî malit të Shë Mhillit, e kisha kje pertrî ku â sot.

A shenjuene Shat e Sapë dy sende dàmas a po nji send të vetun, na s’po dona këtu m’e rëmue, si edhe nuk po i a hîm me kerkue vendin e caktuem ku kje. Në paten shenjue nji send të vetun, duhet me thanë se Shat âsht kenë dikur emen i pergjithtë kà mujtë me diftue nji herit edhe qytetin rreth këshqelit, sikuer thona sot f’shat a p’shat; Sapë mandej, âsht kenë emen i veçantë i atì shatit e qytetit. Në paçin shenjue dy sende damas, bje fjala, Shati këshqelin e Sapa qytetin, atëherë merret vesht edhè mâ udob se Sapa nuk âsht nji perkthim i Shatit në Zappa: “Mandej, shkruen Thalloczy,[1] n’e shmajten e lumit (Drin) ndjek ana e Zadrimës mbas Drin. Këjo u emnote atëherë edhe fusha e Shatit, Pian del Sati (1459 Ljubič 10, -138) me këshqel Sati (Castrum Satti, Sattum, Sat, castello di Satti) nën Monte di Satti. Këshqelat: i Dèjës, i Satit, i Sapatës, e krahinat e Rogamanies e të Zadrimës, i perkitëshin aso kohet gjinís së Zaccarìs, mâ vonë Dukagjinit. Edh sot gjindet këtu nji katund Nden Sat a se Nenshat (Hahn, Reise usw.328). vendi kryeparë veç kje Sapa a Sapata, selì qi i perkitte argjipeshkëvís së Tivarit: “episcopus Sappatensis”.

Kundra gojdhanës mund të qesin kush, si vertè ka qitë, se emnin Sapë e kan ndie të parët e Nenshatit, prej ndonji Ipeshkëvit të huej, e se prandej gojdhana nuk ka vlerë. Por kjo fjalë âsht e kotë; persè mâ parë do të mendohet qi i hueji kà xânë prej vendasit emnin e vendit, se i vendasi prej të huejit emnin e vendit të vet. Don dijt mandej se Sapa âsht kenë qytet i hershëm me ket emen, edhe perpara se t’u themelote këtu Ipeshkëvija. Nuk u bâ Sapa qytet pse u themelue Ipeshkëvija, por pse Sapa kje qytet u themelue në tê Ipeshkëvija. “Në vjetë 1291 e pertrine vendasit të rrenuemin qytetin e Savës e lypëne nji ipeshkëv, qi Papa i ua dha mbas lutjet t’argjipeshkëvit të Tivarit e të regjineshës Elenë”, (Theiner, Mon. Slav, 1, 111)

Së mbrami don vûe oroe se Sapë e Sapatë nuk gjindet veç këtu, por edhe njeti. Nji herë kena nji lumë në Berishë qi i thonë Sapaç; në Bosnie ndeshena në lumin Sapna qi derdhet n’Drî t’atyshem; në Bullgarie nji vend quhet Saparevo, nji tjetër në Serbi Sabats, e kush di kû njeti. Deri nder bjeshka të Karnies emnohet nji vend Sapata, andej kah Regolato.

Shum mâ lerg, prà, se në nji perkthim të Shatit n’italishten Zappa, do t’i kerkohet fillja Sapës s’onë. E mbassi ky emën u gjetka në shumë vende, duhet thanë se nji popull a fis i herëshm fort e kà njitë gjithkund ku ka banue.

Cilli ka muejt me kenë ky popull?

Mbas këtì të pvetun n’a dalin para dy popjt mâ jetikët e këtyne anave, due me thanë Illyrt e Thrakët.

“Populli i Illyrve, shkruen Mommsen,[2] shtrihej n’e parë nder brigje të detit Adriatik, ç’prej grykës së lumit Po per të giatë t’Istries, Dalmatjes e Epirit deri kah Akarnania e Etolia, mandej, per mrenda, në Makedonie të syper, si edhe në Serbì të soçme, në Bosnie e në tokë hungare bregut të djathtë të Danubit; kështu qi kah të lèmit kufizote me popuj të Thrakëve, kah prendimi me të Keltëve, prej të cillve të mramëve Taçiti çiltas e dàn.”

Thrakët, prep Mommsen[3], e kishin ndejen dikuer kah të lemit e tyne (Illyrve), ç’prej dedit Aegeus deri në grykë të Danubit, e, jo mâ pak, në njenen anë, bregut të shmâjt të këtì lumit, në Transilvanie të soçme, në tjetrën anë, andej Bosphorin, nemose në Bitinie deri kah Frigia; këtej me arsye Herodoti i thrret Thrakët mâ i perhapuni nder popuj qi aj njifte mbas Hinve”.

Prandej në Bieshka të Karnies (Alpi Carniche) kû gjindet Sapata[4] kjene illyrt, si edhe në Serbije, ku gjindet Sabats, në Bosnie ku âsht Sapna, e në Shqypnì ku gjindet Sapa e jonë. Në Bullgarie, per kundra, kû gjindet Saparevo, banuene Thrakët.

A kje Thrakësh a Illyrsh, prà, ky emen?

Mund kje i të dy palëve, perse si thotë Thallóczy[5]: “Gjûha e Illyrve e e Thrakëve kà rriedhë prej nji rrajet, e dialektat e veçantë ishin me shoqi-shojn nji gjinijet mâ t’afershme”. Por tuj u caktue tesh në Sapen t’onë, thona se, kà shum mâ gjasë me kenë Thrakësh.

T’a làm shka mendoi ndoj dijetar, sikuer Weigand[6] e Hirt, të cillët per me zhvillue të kundershtisunt qi gjûha shqype ka me rumenishten, n’a rrodhen krejt prej Thrakëve e jo prej illyrve, persè ky mendim qitet poshtë prej të shumve me arsyena tepër të forta; por nuk don kujtue se edhe illyrt e Thrakët kjene aq të dàm me kufî, sà mos me kenë, vênde, vênde, edhè të përziem me shoqi-shojn: “Së duhet lanë pà vue oroe, thotë Thalloczy[7], se në ket vend të hapët të kishin xanë veç Illyrt; bashkë me ta çfaqen edhe fise Thrakësh, keltsh, e deri asish, amet semitike, t’ardhun në ket krahinë illyre; në Thrake, per kundra, banojshin aso fisesh illyre, qi mâ vonë çfaqen në vise të Makedonìes. Këndej rriedh qi në nord e në sud ndeshena në fise nji emnit.”

Në n’a pvetët tesh kush, per ç’arsye e mbajmë Sapen t’onë emën thrakësh e të themelueme prej Thrakëve, po pergjegjim se arsyeja mâ e forta âsht se në Thrake gjindej nji popull i madh, qi pershîte gjysen e Thrakes, shì me ket emen Sapaj. “Sapaei=popull në Thrake, n’anë të poshtme të Nestus. Sapajk=krahina e Sapajve. — Në Tolomèn.”[8] Ndonji lagje e këtì popullit qi vite drejt krahas me Shqypnì të soçme, per të gjatë të lumit Shtrumës (Strimon), do të kèn xanë nder vende t’ona, e Sapës do t’i kèn njitë emnin e fisit a të krahinës së vet. Kështu kan bâ gjith-herë të dyndunt, edhe nder kohëna të vona. Në fushë të Zadrimës, b.f. sà emna mahallësh i kan njitë fiset e ràme prej maleve: Kabashi i Hajmelit prej Kabashit të Pukës; Bicajt e Nenshatit prej Bicajsh të Toplanës; Lëmezht e Blinishtit, të Troshanit, të Kallmetit prej Lëmezhit të Selitës, etj.

Per zhvillim të këtì mendimit po na kandet me qitë nji tekst të Pouquevillë-it[9] permî Trake e Sapaj: “Thrakja, mbas të moçëmve, shtrîhej prej prendimit kah të lèmit — ç’prej të lemit Strimonit e deri në Euxinus, — prej verit kah jugu — ç’prej malit Haemus e deri në dedë Aegeues; e ishte e dame n’Odrisia a piesë malore, e në piesë bregore a Sapea.” E mâ poshtë: “Ana e Sapajve kish mbetë e lìr, kuer Seuti II u duel zot tagreve të veta mbretnore n’ato vise. Mbassi u çpalli luftë Sapjave, rà më nji gjêje të ngushtë.

Amadoku ndoq Medokun kah vjeti 390 p.K., e kà gjasë se e mbajti fronin deri në 380, persè Koti I qi hypi në 356, mretnoj 24 vjet.

Mbas Seutit II e xûe fronin e Thrakes Koti II, nji farë i mârrit i kunoruem, qi u dha, si patem thânë, mbas dashtunís së Minervës...”

Në ket tekst, posë se n’a paraqiten Sapajt si popull, n’a del edhe emni Kotë të cillin na e kena në popull t’onë. Ky emen, mandej, nuk dàn se âsht tjetër veç emni Kotys, qi e paten 30 mreten trakë[10]. Edhe ket na e kena , persè n’a e ka ruejt gojdhana e Malcìs më nji kangë të hershme lahutet, e cilla fillon:



“Kuer u bâ Kotuzi ndand vjeç

Aj ndand vetë në mejdan i kà pritë,

Aj ndand drume kà zaptue,

Aj ndand shehre tuj urdhnue, etj.”



Një Kotys, mret thrakësh, këndon, pra kanga popullore shqyptare; se këndon nji Kotys, e kà emnin në tê; se këndon nji mret, udob merret vesht, kah thotë: “urdhnon shehre”; se ky Kotys kje mret thrakësh, del në shesh, persè vetun në Thrake gjêjm mreten me ket emen. Si ka hî, mandej, kjo kangë në popull t’onë, nuk mund të zhvillohet ndryshe, veç tuj thanë se kush e këndon, e pat trashigim prej të parëve, të cillët kënduene kreshnìt e mretit të vet.

Prej kah shifet tesh të përpjekunt e madh qi paten Thrakët nder vende t’ona, e prandej, jo veç nuk â seri, por kà giasë të fort se edhe Sapajt nji popull, prej nji të parit qi i thane Sap do të kèn marrë emnin, sikurse Thrakët prej Thiras, Moabit prej Moab, Judejt prej Judet, etj[11]. Se shka don me thanë Sap mâ mirë se në gjuhë t’onë, qi rrjedh prej Illyrishtes, e cilla kje nji rrajet e nji gjinijet me thraken, nërnji tjetër nuk mund të zhvillohet. E në gjuhë shqype fjalen Cap na e kena, qi gjithkush e din se dona methanë Skjap[12]. Kësaj t’i shtojm se, kreshnikët t’onë mâ në zâ, si Skanderbegu, Burri e, me shumë giasë edhe Leka i Madh, paten kryet e capit në përkrenare[13]. Lekën, mandej Danieli profetë e thirri në profeci të vet “hircus caprorum=capi i dhive” ndersa Qyrin e thirri “Aires=dash”[14].

Pse emni Cap Lekës së Madh? Pse ky krye Capit në perkrenare?

Në mujtë kush me i dhanë zhvillim mâ të qindrueshëm këtyne punëve, sherbim të bukur ka me i bâ historìs së Shqypnìs. Na në ket hypothezë, i zhvillojmë tuj thanë se Leka i Madh do të jèt kenë i fisit të Sapaj, se trashigim Sapajsh kje aj krye capit në perkrenaren e mretenve t’onë, e se prandej edhe qyteti i Sapës prej Sapajsh do t’jetë emnue.

N’i a pasët kuej anda m’u argtue edhe në ket hypothezë të shkojn në Krye në X të Genesit, kû Mojsehi, nji mî e pesëqind vjet p. Kr., rreshtoi të parët e fiseve të botës, e ka me gjetë tre Saba e nji Sabatha. Aty ka m’u ndeshë edhe në sa emna tjerë qi mundet me i zbatue nder vende të Shqypnìs, si bien fjala Madaj=Mati, prej kah Makedonija dikuer kje thirrë Aemathia[15]: Kethim, vendi i të cillit kje në Makedonie, si e dishmon Libri I i Makabejve[16], shkrue njiqind e sa vjet p. Kr.; Dodanim=Dodona[17], etj.

Na po mbyllim me fjalë të parë se, nuk ka giasë me kenë emni i qytetit të Sapës nji perkthim i Shatit në Zappa, por ka gjasë, per kundra, se do t’jet nji emën i hershëm tejet.









Hylli i Dritës, Ndanduer 1922, Num. XI, ff. 519-527.









--------------------------------------------------------------------------------

[1] Thalloczy: Illyr-Alb. Forsch, vll I faqe 121, 121-122.

[2] Mommsen: Provincet romane: Kreu VI, Popujt Illyr

[3] Mommsen: Provincet romane: Kreu VI, Fisi i Thrakëve

[4] Aty pari gjindet Malborgetto qi Thallóczy e zhvillon Mal-boret. Gjithkund ku kan banue Illyrt e thrakët gjinden emna vendesh e ujnash qi merren vesht në gjûhë t’onë. Tui e çue lexuesin, per tjerë, në vepër të qitun të Thallóczyt vll I, f.10 këtu po permendim veç disà; do nder ta në Thallóczyn nuk jânë: Kulina, lumë në Serbije, Glina në Kosovë, Glina në Zadrimë, qi rrjedhin prej fjalet “me kullue”, prej së cilës na kemi edhe fjalen kllinë/-a; Unna (=ujna) lumë në Bosnie, uj Uj-Sopol, në kufî të Serbìs e Ungerìs; Ujno, vend në Bullgarie në breg të lumit Dragovizçica; Lim, Za-lomka (=lum) në Bosnie, dy lumna tjerë Lom në Bullgarie. Kater lumna Drin, Nji në Bosnie, nji në Serbì, dy në Shqypnì; Rriolli në Shqypnì lumë, âshtû Rila lumë në Bullgarie (shqyp: rredhë-a prej fjalës me rrjedhë;) etj.

[5] Thallóczy vll I, fq 7, oroe 2. Këtu qet disa emna thrakë, bjen fjala: aizi=dhì, pathiso=baticë, pori=burri, scuta=shita, krisio= Kryzì, etj.

[6] P.E Guarnerio: Le origini neolatine f.87, oroe 1.

[7] Thallóczy vll I fq.11.

[8] L. Hugues: Dizionario di Geografia Antica. Torino, Ermanno Loescher, 1897.

[9] M. Pouqueville. La Grecia, Vol. Unico Venezia 1836. fort, e qe se Senofonti i cilli kthehej me grek prej Persijet, pat ligshtìn me i dhanë ndîmë, e fatin e zi me iu bâ shkak fitimit. Historija s’na thotë tjetër për këtë mret.

[10] Kotysi i Thrakes i çoj ndihmë Pompeut në luftë tundra Cezarit, i cilli në De Bello Civili lib. III c. IV shkruen: “ad eumdem numerum Cotys ex Thracia dederat, et Sadalam filium miserat.” Edhe Mommsen: Provinçet romane, kreu VI: Princnija thrake: permendë dy mreten Kotysa, i dyti nder ta jo veç jo kje këndue prej poetëve grekë e latin të kohës së vet, por edhe aj vetë kje poetë.

[11] Nuk â m’u habitë se u emnue nieri prej Capit, kuer na kena edhe sot emnat : pllum, zog, uk, etj., e kuer nana shqyptare tuj u kënaqë me foshnje të vet, e thrret në dashtnì: Capi i nanës

[12] Cap (shq)= skajp; Zappa 8it.) Sapë (freng)=shat; Sapa (në Plinin)= musht i zi e i trashuem qi vìn si perciedhës haejet; Sapere (lat)= me shijue; Sapa=bretk (në ket veshtrim kjo fjalë gjindet n’Italì të syper e të mesme, në Francë t’jugut e në Spanjë verjake P. E. Guarnerio: Le origini neolatine p. 255)

[13] Hylli i Dritës 1914 n.7, f. 218.

[14] Dan. VII 5 et seq. « et ego intelligebam : ecce autem hircus caprarum veniebat ab oriente… ; porro hircus habebat cornu insigne inter oculos ejus. » E kuer Gabrieli ia zhvillon vegimin i thotë : (vjersh 21)=Porro hircus caprarum, rex Graecorum est ; et cornu grande, quod erat inter oculos ejus, ipse est rex primus » Se kryet e Hircus caprarum e kryet e Capit në perkrenare të Skanderbegut kan të perpjekun shifet çiltas, mbasi, sikuer aj nuk kà veç nji «cornu insigne» cornu grande, inter oculos, ashtu në ket, veç nji brìn e madhe ngrehet ndermjet dy sŷve. (Kqyr perkrenaren e Skanderbegut në Kalendàr të Vepërs Pijore të Vjetit 1917, f. 49.)

[15] Aemathia=ae’Mathia; ei hebraisht=ishull; këndej thonë se Aemathia=ishulli i Madaj.

[16] I Mach. I, “et factum est, postquam percussit Alexander Philippi, macero, qui primis regnavit in Graecia, egresus de terra Cethim, Darium, regem Persarum et Medorum…” E në krye të VIII, 5: “et Philipum et Persen, Cetheorum regem… »

[17] Këndej shifet se prej Mat e Keth u perbâ Ma(t)ket’onia=Makedonia, qi ne n’a ka mbetë edhe sot Mat e Qidhna.








Back to top
L - N
Sun Jun 07 2009, 01:18pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Engjelloret e Drishtit/ Të dhëna të reja nga dokumentet e Arkivit Sekret të Vatikanit



» Dërguar më: 07/06/2009 - 11:51

Dr. Musa Ahmeti Dr. Etleva Lala

Arkivi Sekret i Vatikanit është një ndër arkivat më të pasura në botë për historinë mesjetare shqiptare. Studimi dhe hu
lumtimi shkencor aty, të ofron mundësi për të nxjerrë në dritë të dhëna të reja, me vlera të paçmuara duke plotësuar mozaikun e boshllëqeve për ngjarje, data, personalitete, vende etj.
Kërkimet shkencore janë shumë interesante për studiuesit, veçanërisht për mesjetën, sepse të papriturat dhe sfidat janë shumë befasuese. Jo rrallë ka ndodhur që të shpenzohen orë, ditë e muaj të tërë, pa pasur ndonjë rezultat konkret, për një temë a personalitet të caktuar. Një gjë e tillë, nuk ndodh kur fillon të bësh kërkime ose hulumtime shkencore për disa nga familjet fisnike shqiptare, të cilat ishin mjaft të fuqishme dhe kishin ndikim në zhvillimet e përgjithshme politike, kulturore, ekonomike, ushtarake... etj, jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë. Për familjen e Kastriotëve, tashmë është e njohur se ata përmenden për herë të parë në vitin 1368, në një diplomë – origjinali i së cilës ruhet në Dubrovnik dhe janë shkruar shumë studime, libra, artikuj, etj. Familje tjetër me shumë interes për historiografinë në përgjithësi dhe mesjetën shqiptare në veçanti, është ajo e Engjëllorëve të Drishtit. Burime të shkruara, dorëshkrime, dokumente dhe libra pak të njohur ose fare të panjohur, ruhen në shumë arkiva e biblioteka të ndryshme të Italisë, Kroacisë, Spanjës, Austrisë, Francës, Rusisë, Shkodrës, [te disa pinjollë të kësaj familje, si psh. Kamsi], etj. për këtë familje fisnike shqiptare. Deri me sot, nuk është bërë një punë sistematike, hulumtuese-studiuese, identifikuese për gjithçka ruhet për këtë familje.
Dorëshkrimet e pabotuara që na janë ruajtur nga familja fisnike Engjëllori prej Drishtit, kanë si elemente të përbashkëta, faktin se janë shkruar nga e njëjta dorë në fund të shekullit XV ose fillim të shekullit XVI. Ka shumë gjëra që duhen sqaruar, parë me sy kritik, rivlerësuar, ballafaquar me burime dhe dokumente të tjera, të drejtëpërdrejta apo të tërthorta, për të nxjerrë përfundime të sakta, të qëndrueshme dhe të vlershme, qoftë për familjen, qoftë për pjesëtarët e kësaj familje, të cilët kishin ndikime të jashtëzakonshme në shumë zhvillime të kohës në shekujt XIV-XVII.
Njëri ndër figurat më të shquara të kësaj familje është Pal Engjëlli, kryeipeshkëv u Durrësit dhe njeri shumë i afërt i Gjergj Kastriotit Skënderbeut në njërën anë, ndërsa në anën tjetër, personalitet shumë i besuar i Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shën Markut. Për rininë, shkollimin dhe fillimet e para të shërbimit, shugurimin, jetën baritore, etj, të Pal Engjëllit kemi shumë pak të dhëna të sakta. Pali ishte nga familja e famshme dhe e vjetër e Engjëllorëve, që sunduan për një kohë të gjatë në Shqipëri dhe ishin zotërues jo vetëm të Drishtit por edhe të Tivarit, Ulqinit. Durrësit dhe qyteteve të tjera. Nuk është për t’u çuditur që shumë nga fisi i Engjëllorëve u shpërngulën në vende të ndryshme për të gjetur një jetë më të mirë, po kështu edhe Pali ynë me një pjesë të familjes së tij u shpërngulën në zotërimin venedikas, në qytetin e Trevizos. E dhëna e parë e dokumentuar vjen nga qyteti i Trevizos në Itali, ku Pali, ishte rektor i famullisë së Shën Augustinit. Pas shërbimeve disa-vjeçare në këtë famulli, ai emërohet ipeshkëv i Shasit, më 16. XI. 1440 për të shërbyer në këtë ipeshkëvi deri më 18. VII. 1446.
Duke shërbyer me devotshmëri dhe përkushtim pranë popullit nga i cili kishte origjinën, sipas dokumenteve origjinale që ruhen në Archivio Segreto Vaticano, papa Eugeni IV, në vitin e pesëmbëdhjetë të pontifikatit të tij, ditën e mërkurë, me datë 22 dhjetor e konfirmoi Palin si ipeshkëv në Drishtit, gjë që mund të lexohet në tabulat e provisioneve romane, vëllimi 22, f. 13 si dhe vëll. 75, f. 12; më 22. X. 1445 i cili shërbeu në këtë ipeshkëvi, që ishte njëherësh edhe qyteti i lindjes së tij deri më 23. IX. 1457. Aty është shkruar gabimisht viti 1446, në vend të vitit 1445. Në të vërtetë viti i pesëmbëdhjetë i potnifikatit të Eugenit IV, fillon më 12 mars të vitit 1445 dhe përfundon në të njëjtën datë të marsit të vitit 1446. Data 22 dhjetor 1445, është po ditë e mërkurë, kështu që periudha e ipeshkvit të Drishtit, në vitin e pesëmbëdhjetë të pontifikatit të papës Eugeni IV, është në vitin 1445. Në vitin pasues më 24 gusht 1446, ai paguan detyrimin e zakonshëm, për taksën e kishës së Drishtit, Obl. Cam. Ap. vëll. 70, f. 164; [Obligationes Camere Apostolice. /Detyrimi ndaj Dhomës Apostolike/.] Obl. S. C. vëll. 71, 39. [Obligationes Sacre Congregationis. /Detyrimi ndaj Kongregatës së Shenjtë/; C. Eubel, Hierarchia Catholica..., vëll. II. f. 145; D. Farlati. Illyricum Sacrum..., vëll. VII, f. 240-243; B. Gams. Series Episcoporum ..., f. 406, shënon si datë të vdekjes së Pal Dushit 22. XII. 1455, por në mes të emrit e mbiemrit në kllapa shënon “Angelus” përkatësisht: Paulus (Angelus) Dusius]; C. Eubel. Hierarchia..., f. 145, ref. nr. 1, shkruan: “Qui 11 Mart. 1454 promovetur in aepiscopatum. Craynen., ita tamen ut retineat eccl. Drivasten.” Ndërsa D. Farlati, vëll. VII, f. 242, shkruan se Paulus Dussius ishte ipeshkv i: “Crainensem dicti Episcopi Dumnenses et Macarenses” duke iu referuar vëllimit IV, të “Illyricum Sacrum.” Në këtë vëllim, në f. 91-183, nuk hasim asnjëherë emrin e Paulus Dussius. Në fakt, kjo ngatërresë si duket nuk është vetëm këtu, por mund të ketë ndodhur me rastin e shënimit të emrit të Pal Engjëllit, në Archivio Segreto Vaticano, fondin Obligationes et Solutiones, vëll. 72; f. 86r, ku ruhet një dokument origjinal në të cilin shkruhet se Pali, ipeshkvi i Drishtit është emëruar ipeshkëv i Trogirit në Kroaci, pra jo i Krajës. Nëse kjo është e saktë, atëherë ngatërresa vjen prej këtu. Si duket as Farlati e as Eubel, nuk e kanë pasur në dorë këtë dokument. Dokumenti për të cilin flasim është: “Die Lune V Idus Marcii, [11 mars 1454] sanctissimus dominus noster in consistorio secreto, ad relacionem domini cardinalis Sancte Crucis, absolvit reverendum patrem Paulum, episcopum Drivastensem, a vinculo, quo ecclesie Drivastensi, cui tunc preerat, tenebatur, illumque transtulit ad ecclesiam Traguriensem, per obitum domini Sabe, ultimi Traguriensis archiepiscopi, extra Romanam curiam deffuncti, vacantem, et nichillominus ecclesiam Drivastensem predictam, ut premitttitur, vacantem, eidem domino Paulo quoad vixerit regendam et gubernandam commendavit.”
Ne mendojmë se Eubeli, Gamsi, Farlati dhe historianë e studiues të tjerë gabojnë kur shënojnë se Pal Dushi dhe Pal Engjëlli, janë dy personalitete të ndryshme. Studimet dhe kërkimet shkencore më të reja, hedhin poshtë pohimet se kemi dy ipeshkëv të ndryshëm në të njëjtën kohë.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


[ Edited Mon Sep 06 2010, 03:34pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jul 09 2009, 09:30am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Fotot e rralla, qitësit jezuitë që stërvitnin shkodranët


Mark Brunga | 06/07/2009

Nisma e kolegjit saverian një shekull më parë, që u rimor edhe nga ushtria e regjimit komunist



Në vitin 1967 në shkollën 8-vjeçare "Kushtrimi i Lirisë" në qytetin e Durrësit, vjen në një klasë të kësaj shkolle një oficer marine i shoqëruar nga një skuadër ushtarësh që sollën me vete edhe një sasi pushkësh dhe automatikësh të përdorimit të reparteve ushtarake të vendit. Ekipi ushtarak vinte nga dragamina e Flotes-Luftarako Detare që komandohej nga "Heroi i Popullit", Spiro Kote, per të cilin kinostudio "Shqiperia e Re" kishte xhiruar edhe një film "Dueli i Heshtur".
Armët qenë karabina vetëmbushëse "Simonova"dhe automatikët "Kallashnikov" te cilat u vendosen mbi banka dhe filloi trainimi i mënyres së përdorimit të tyre nga nxënësit e klasave.



Më pas u zhvilluan konkurse per zbërthimin dhe mbërthimin e këtyre armëve me sy mbyllur si dhe qitje luftarake në të cilat nxënësit e kësaj shkolle duke qënë se patën nje trainim të mirëfillte ushtarak zunë vende nderi në garat e asaj periudhe. Në këtë mënyre filloi dhe instalimi i zbatimit të trekëndëshit revolucionar te edukimit të rinisë "Mësim-Punë-Kalitje". Shume vite më pas, pikërisht një nxënës i kësaj shkolle i cili vinte nga zona të veriut dhe kishte pasur dajën e vet prift, ruante nëe biblotekën e trashëguar një libër interesant mbi historikun e Shkollës Saveriane në Shkodër, libër i cili kishte historikun e shkruar ne prag të 50- vjetorit të themelimit të saj. Libri është një galeri historike pak e njohur për shume vite. Mes shume aspekteve të jetesës së përshkruar të tërheqin vëmëndjen disa fotografi te rralla.




FOTOGRAFITE ME QITES


Dy fotografi të rralla të botuara në një libër që doli ne qarkullim në vitin 1928 me rastin e 50- vjetorit të themelimit të shkollës Saveriane, na sjellin të freskët një episod pak të njohur të stërvitjes ushtarake në një kolegj fetar të shkolles jezuite të Shkodrës. Që na bën me dije edhe per kontributin që përpiqej që të ngjallte ne masat e popullsisë kjo shkollë nepërmjet elitës shoqërore që përgatitej në bankat e saj, për revoltën e përgjithëshme që do të përshkonte Shqipërinë në vitet e kryengritjeve të medha të viteve 1911- 1912 që çuan në shpalljen e Pavarësisë së vendit, një nga promotorët e të cilës qe edhe Luigj Gurakuqi, ish-nxënës i kësaj shkolle.



Në fotografitë e rralla që ne po sjellim në faqet e " SHEKULLIT " janë paraqitur një skuadër gjuajtësish, djem të rinj, nxënës të kësaj shkolle që zhvillojnë një garë qitjeje në mjediset e shkollës Saveriane. Nga lista me emra të botuara si diciture poshtë fotove të botuara merret vesh se kjo skuadër që zhvillon garë qitjeje është e përberë nga 7 të rinj shkodranë emrat e të cilëve janë: Gjon Kiri, Gac Leci, Rozario Dodmasej, Karlo Simini, Ndoc Kujaxhija, Kin Shestani, Gjuljo Koliqi.



Fotografia është fiksuar me sa duket në një nga ceremonitë festive të kësaj shkolle për shkak edhe të pjesëmarrësve VIP të asaj kohe në këtë ceremoni. Nga materialet e paraqitura mësohet se stërvitja me armë zjarri ishte bërë për të marrë pjesë në një ceremoni të rëndësishme ku kanë marrë pjesë sipas shënimeve Shkëlqesia e tij Emzot Shllaku e persona më me rëndësi të qytetit. Aty merr pjesë edhe Konsulli i Përgjithshëm i Mbretërisë Austro - Hungareze, si dhe shumë përfaqësues të tjerë nga Gjermania.



Hartuesit e tekstit të librit kanë theksuar se në ceremoninë e përmendur kanë qënë shume pjesëmarrës dhe se nxënësit e shkollës Saveriane kanë qënë mjaft të pregatitur fizikisht pas një stërvitjeje të gjatë në shkollë. Kjo pasi pas stërvitjes me armë për qitje reale ka patur edhe lodra të tjera gjimnastikore të arteve marciale. Këtë e përforcon një gëzim i rezervuar se gjatë lojës me shkopinj, ata janë gëzuar që s'ka ndodhur ndonjë incident, pasi forca rrotulluese e shkopinjve siç shkruhet, "mund të merrte kokën e ndonjërit (mund ta godiste).
Në këtë festival lojërash të tilla që zhvilloheshin për herë të parë në qytetin e Shkodrës, janë zhvilluar, edhe ushtrime dyluftimi.



Megjithatë lista emërore e 7 nxënësve të kësaj shkolle mund të hyjë në listën e të parëve nxënes të stërvitjes moderne ushtarake në shkollat mbareshqiptare. Dhe pasardhësit e tyre të krenohen me të drejtë për ketë. Ashtu sic edhe krenohet personeli mësimor i shkollës i cili në ceremonite e 50 -vjetorit të themelimit ka shpalosur edhe listën e personelit ushtarak të Shqipërisë që kanë dalë nga bankat e saj. Dhe ështe nje numër jo i paktë pasi ky bilanc behet ne vitin 1928 kur shkolla që është themeluar në vitin 1877, festonte 50 vite të ekzistencës së saj dhe numri i ushtarakëve ish- nxënës që kishin shkëlqyer në të gjitha rangjet e karrierës ushtarake në Shqiperi është rreth 47 vetë.




HISTORIKU


Kolegji saverian, pionierja e shkollimit të studentëve shkodranë



Si themelues i kolegjit Saverian njihet Luigj Maza. Ai u krijua nga nevoja e domosdoshme për arsimimin e rinisë shkodrane si dhe asaj të vendit i cili në ato vite lëngonte nen thundrën e sundimit ottoman. Në atë kohë siç edhe nënvizonte historiku i kësaj shkolle, "deri në vitin 1878 Shkodra nuk ka pasur shkollë që t'iu jepte djemve të saj nji shtritim e nji edukatë ma të naltë se ate te shkollës fillore.


Hera e pare që është hapur ajo qe nje shkolle e vogël me pak nxënës e një mësues me emrin A. Casati. Ndërtesa e saj qe një anë, aneks, në shtepi të familjes së Gjo Gugës e nxënësit ishin 6 nga familjet Çoba, Parruca, e Pema. Një ndihmë të madhe në konsolidimin e mëvonshëm të saj dha edhe personaliteti i shquar i asaj kohe në Shkodër , Rektori Katolik Anton Zamponi. Ai nëpërmjet kongreganistëve të "Zonjë Nunciate" , sipas historikut të botuar ne vitin 1928, mblodhi në qytet një shumë të madhe të hollash dhe arriti që ta zgjerojë atë.

Megjithë kontributin e madh që ka dhënë kjo shkollë e shkëlqyer në konsolidimin e gjuhes shqipe, mesimi i te ciles bëhej që në vitet 78 te shekullit të XIX-të, si dhe formimin e elitës së shtetit të ri shqiptar që lindi vetëm 35 vite pas krijimit të shkollës, kjo histori u anashkalua nga shteti komunist dhe madje u injorua në heshtje. Por i u mor pa asnjë koment dhe u bë pjesë organike e shkollave stërvitja ushtarake në bazë të sistemit trekëndor mësim punë kalitje që qe propoganduar si një gjetje e re...por që nuk ishte e re... sipas fotove që po paraqesim.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Mar 23 2010, 11:21am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Familja Çeka tregtarët shkodranë, të nderuar nga Francezët.

Anila Dushi | 22/03/2010 | Shoqeri

Familja e njohur tregtare e Shkodrës është ndër familjet më të vjetra shkodrane që figurojnë të shënuara që në vitin 1736 në regjistrin e pagëzimeve që ka mbajtur famullitari i Tophanes, Dom Pal Kamsi.

Trashëgimtarë të kësaj familjeje shpërndahen, vajzat martohen me familje të tjera të njohura në Shkodër, djemtë disa shkojnë në Francë e Spanjë, të tjerë jetojnë në Shkodër

SHKODËR - Një nga nga familjet më të vjetra të qytetit të Shkodrës, ku të parët e saj kanë qenë pronarë të mëdhenj tokash dhe më pas janë marrë me tregti, ekonomi e politikë, është dhe familja Çeka (Suma). Engjëll Çeka, një nga bijtë e kësaj familjeje, tregon historinë e saj të rrëfyer nga të parët e tij, por dhe të plotësuar me studime e dëshmi të bëra për këtë familje nga studiues të ndryshëm.

Me modesti, por dhe respekt për vlerat e të parëve të tij, Engjëll Çeka që jeton në një banesë monument kulture të trashëguar nga të parët, ruan dhe pasuron gjithçka që lidhet me familjen e tij.

Në një nga dhomat e banesës karakteristike shkodrane, e cila ndodhet në qendër të qytetit në lagjen "Ndoc Mazi", Ëngjëlli dhe familja e tij kanë ekspozuar figurat kryesore të familjes, dokumentet e fotot kryesore të figurave të saj.

Sipas rrëfimit që bën për gazetën "Shekulli" Ëngjëll Çeka, fillimet e familjes që njihet me dy mbiemra (fakt ky që ka një histori shpjeguese), zënë që para shumë vitesh në lagjen "Bojej" të fshatit Sumë, që përfshihet në komunën e Postribës në Shkodër.

Dy vëllezërit Pjetrin dhe Sokol (Kolë) Suma rridhnin prej një familjeje bajraktarësh dhe veziri i Shkodrës u dërgoi fjalë që të shkonin për ta takuar në Shkodër, në sarajet e tij.

Fjalës së vezirit, që ishte dhe sundimtari i Shkodrës, iu përgjigj vetëm një nga vëllezërit, Sokoli, kurse Pjetri nuk pranoi dhe për t'i shpëtuar ndonjë hakmarrjeje të mundshme të vezirit, u largua nga fshati dhe për dhjetë vjet me radhë qëndroi i fshehur ndër miqtë e tij dhe nëpër male.

Pjetri vendosi dhe zbriti në Shkodër e shkoi drejt e në shtëpinë e Haxhi Çekës, për të cilin kishte dijeni se nga katolik ishte kthyer në mysliman, kishte bërë haxhillëk në Mekë dhe kishte mbështetjen e vezirit.

Ky e mori në besë Pjetrin dhe e mbajti në shtëpinë e tij, duke i thënë se nuk e detyronte njeri për të ndërruar fenë. Kështu, Pjetër Suma qëndroi për afro tre vjet në shtëpinë e Haxhi Çekës dhe mbas tre vjetëve Haxhiu i dha para për të ndërtuar shtëpinë e tij.

Pjetri e ndërtoi shtëpinë e tij ngjitur me atë të Haxhiut, por, kur e morën vesh turqit dhe shkuan për t'ia shembur, Haxhi Çeka u doli përpara dhe u tha se ajo ishte shtëpia e tij. Turqit ikën duke thënë se ajo është shtëpia e Çekës dhe që nga ajo kohë Pjetër Sumës i mbeti mbiemri Çeka dhe në të gjithë Shkodrën ai filloi të thirrej Pjetër Çeka. Kurse jashtë qytetit e nëpër fshatra dhe jashtë Shqipërisë ku ai shkonte për tregti, njihej dhe thërritej Pjetër Suma. Prandaj, që nga ajo kohë, edhe sot ajo familje njihet me dy mbiemrat, Suma dhe Çekaj.

Pjetër Çeka u martua dhe i lindën pesë djem: Preçi, Hila, Ejlli, Kola dhe Simoni. Dy djemve të mëdhenj, Preçit dhe Hilës, Pjetri u dha zanatin e rrobaqepësit, kurse djalin e tretë, Ejllin, e dërgoi në Romë, ku pasi u shkollua për xhakua (prift) shërbeu në Shkodër dhe më vonë në fshatin Shirq, ku edhe vdiq e u varros në kishën e Shirqit. Djali i dytë, Hila, u mor me tregti lëkurësh, ku pasi mblodhi një sasi shumë të madhe, shkoi dhe i shiti në Venedik.

Me paratë që fitoi nga shitja e lëkurëve, Hila bleu shumë mall, të cilin erdhi dhe e shiti në Shkodër në gjashtë dyqanet që i bleu së bashku me vëllezërit e tij. Nga paratë që fitonte prej shitjes së lëkurëve në Itali, Hila blinte mall manifakture dhe vinte e shiste në Shkodër.

Pasi u fuqizua shumë ekonomikisht, përveç Shkodrës, Hila filloi t'i shiste mallrat që sillte nga Italia dhe në Gjakovë, Prizren, Shkup, Tetovë etj., ku hapi agjencitë e veta, që njiheshin me firmën "Suma" (Çeka) dhe punësoi njerëz të besuar nga Shkodra.

Pasi fituan shumë nga kjo lloj tregtie, vëllezërit Çeka u martuan sipas radhës dhe blenë dyqane, vreshta e toka, të cilat shtriheshin në Bushat, Vrakë, Bardhej, Lezhë e deri në Zejmen, ku ata kishin 200 dynym. Hila ndërtoi një shtëpi të madhe me gjashtë dhoma në qytetin e Shkodrës, në atë vend ku sot njihet me emrin Arra e Madhe.

Familja e njohur tregtare e Shkodrës është ndër familjet më të vjetra shkodrane që figurojnë të shënuara që në vitin 1736 në regjistrin e pagëzimeve që ka mbajtur famullitari i Tophanes, Dom Pal Kamsi. Trashëgimtarë të kësaj familjeje shpërndahen, vajzat martohen me familje të tjera të njohura në Shkodër, djemtë disa shkojnë në Francë e Spanjë, të tjerë jetojnë në Shkodër.

Dekorimi nga presidenti francez

Ëngjëll Çekaj tregon se gjyshi i tij Mikel Çeka (Suma) ka shërbyer për gati 40 vjet në konsullatën franceze në Shkodër si ndihmës dhe përkthyes i konsullit francez në këtë qytet. Për këtë Presidenti i Francës, Feliks Fore, më 23 prill të vitit 1895 e dekoron Mikel Çekën (Sumën) me medalje ari dhe origjinali i diplomës që shoqëronte medaljen gjendet në Arkivin Qendror të Shtetit.

"Medalja nuk e di ku ka humbur, por dokumentin që e vërteton këtë e kam marrë duke fotokopjuar origjinalin që ndodhet në AQSH, - thotë Ëngjëlli. - Medalja i është dorëzuar gjyshit tim Mikel Çeka nga konsulli francez në Shkodër Hekard, i cili i kishte propozuar Ministrisë së Jashtme të shtetit të tij dhënien e kësaj medaljeje.

Ndërsa vëllai i gjyshit ose xhaxhai i babait, Filip Çeka, është një ndër drejtuesit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Shkodër".
Filipi, organizatori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Filip Çeka është i përfshirë në mjaft botime e studime historike, në enciklopedi dhe tekstet e historisë së Shqipërisë. Siç del dhe nga këto studime, Filip Çeka ishte një ndër drejtuesit e organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Shkodër së bashku me Daut Boriçin etj. Ai mori pjesë aktivisht me trupat vullnetare shkodrane në luftën e Plavës e Gucisë përkrah Jusuf Sokolit.

Filip Çeka ka qenë një ndër nënshkruesit e telegramit dërguar Kongresit të Berlinit. Po kështu, Filip Çeka figuron edhe si pjesëmarrës në luftën për mbrojtjen e Ulqinit nga malazezët në vitin 1879, ku shkodranët në shenjë solidariteti dërguan dy formacione me vullnetarë.

Në njërin prej tyre ishte Filipi 60-vjeçar, i cili së bashku me Jusuf Sokolin kishin nën komandë 40 vullnetarë shkodranë. Ai ka marrë pjesë dhe në bisedën telefonike me ministrin e Luftës së asaj kohe në Stamboll, më 27 gusht 1879, për mbrojtjen e Ulqinit.

"Filipi vdiq në Shkodër në vitin 1895 dhe për meritat e tij, në vitin 1978, ai është dekoruar me urdhrin "Për veprimtari patriotike", ndërsa tek banesa e tij ku sot jetoj unë dhe vëllai im, Mikeli, është e vendosur pllaka përkatëse që tregon se ka qenë shtëpia ku ka jetuar patrioti Filip Çeka", tregon Ëngjëll Çeka.

Emrin e Filip Çekës i cili nuk la fëmijë, e ka trashëguar nipi i tij, babai i Ëngjëllit, sipas traditës së familjeve katolike të veriut.

Koha e Zogut dhe përndjekja

"Babai im, Filip Çeka, u lind në vitin 1898 në këtë shtëpi dhe gjatë pagëzimit që iu bë në kishë, si kumbarë kanë qenë çifti francez Giorgjio De Grand dhe Marie Berta De Grand, të cilët në atë kohë punonin në Konsullatën Franceze në Shkodër.

Babai kishte edhe një motër, Gjystinën, e cila u dorëzua murgeshë dhe një vëlla, Angjelinin, ndërsa nëna ishte nga fisi tjetër i vjetër shkodran, Shiroka, kushërirë dhe me poetin Filip Shiroka. Babai u shkollua në Shkollën Tregtare të Shkodrës, të cilën e mbaroi në vitin 1920, nga ku u emërua si nëpunës finance në Bashkinë e Shkodrës.

Më pas, ai punoi si drejtori i Financave në Krujë, Lezhë, Pukë dhe Durrës. Duke qenë se ishte një ndër njerëzit e besuar të Mbretit Zog, në vitin 1934 Filipi kaloi si punonjës i Ministrisë së Brendshme dhe u emërua si nënprefekt në Delvinë, Ersekë dhe Konispol. Pasi punoi disa kohë si kryesekretar i Prefekturës së Vlorës, me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, babai im Filipi u pushua nga puna.

Me ardhjen e gjermanëve, më 1943-shin, ai u emërua nënprefekt i Lushnjës, ku punoi vetëm tri javë dhe u largua që andej pasi e shpëtoi qytetin nga djegia e gjermanëve.

Gjatë viteve të regjimit komunist deri më 1960-n, kur doli në pension punoi si llogaritar në Korçë, Fushë-Arës e Bushat, gjithmonë i vëzhguar nga Sigurimi, si ish-funksionar i lartë i Monarkisë së Zogut.

Në fakt, babai, menjëherë sapo u çlirua Shqipëria, duke nuhatur klimën politike dhe ndëshkimin që do të binte mbi intelektualët, u largua nga Shkodra dhe u vendos në Korçë tek njerëzit e gruas së tij, nënës sime.

Atje kemi qëndruar familjarisht deri në vitin 1957. Babait nuk iu njoh asnjëherë si vjetërsi pune koha që kishte punuar në shtet para 1944-s. Në Korçë nuk e njihnin si në Shkodër, ndonëse dhe atje ishte i survejuar dhe kjo rezulton dhe nga një dëshmi e dhënë në hetuesi nga i arrestuari prej komunistëve, prifti korçar Papa Josif Mihali, i arrestuar nga komunistët më 31 tetor 1946, i cili pohonte se "Filip Çekën e kam njohur për të parën herë në vitin 1938 në Korçë, por me të vetëm çështje fetare kemi biseduar e asnjëherë politikë", thotë Ëngjëll Çeka.

Historia e familjes në arkiv

Për familjen Çeka ka mbi 200 dokumente që flasin dhe shumica e tyre ndodhen në AQSH. Dy pjesëtarë të tjerë të këtij fisi kanë qenë dhe Gaspër e Ejll Çeka, të cilët ishin të njohur si orkestrantë e kompozitorë të këngës shkodrane, pjesëtarë të grupeve muzikore të kohës, që luanin në violinë e klarinetë.


Madje, siç tregon Ëngjëll Çeka, Ejlli është kompozitor i këngës popullore "Sa shpejt ma vure këmbën", e njohur dhe e interpretuar edhe në ditët e sotme.

Banesa 250-vjeçare e familjes Çeka

Një vlerë të veçantë ka dhe banesa mbi 250-vjeçare ku aktualisht vazhdojnë të jetojnë Ëngjëlli dhe vëllai i tij Mikeli me familjet e tyre. Një banesë karakteristike shkodrane, me stil oriental, e cila që nga viti 1963 gëzon statusin e monumentit të kulturës së kategorisë së parë.

E ndodhur përballë konviktit të shkollës së gjuhëve të huaja, shtëpia e madhe dykatëshe e Çekajve duket si në ndonjë muze etnografik apo kështjellë e vjetër mesjetare, të cilat i ndesh rrallë.

Muret e larta rrethuese nuk lejojnë që ajo të vërehet nga jashtë, por hapësirat e bollshme, gdhendjet me dru janë dëshmi e vlerave të saj kulturore. Origjinalitetin e saj, aktualisht vazhdon ta ruajë një nga dhomat e katit të dytë, të cilën Ëngjëll Çeka e ruan me shumë kujdes e përkushtim dhe e ka kthyer në një minimuze të familjes së tij.

Dhoma ka tavan me gdhendje, oxhak të madh të stolisur me ornamente, sënduk pajë, mobilje e relike të vjetra të ruajtura me shumë kujdes. Edhe pse me profesion ekonomist, Ëngjëll Çeka ka një pasion prej historiani dhe prej vitesh ka kërkuar ndër arkiva, biblioteka dhe në shtypin e kohës, duke nxjerrë dhe skeduar pothuajse të gjitha ato çka janë shkruar dhe thënë rreth trungut të familjes së tij, të cilat së bashku me dokumentet e tjera dhe reliket e rralla që zotëron, përbëjnë një pjesë të historisë jo vetëm të Çekajve, por dhe të qytetit të Shkodrës.

Engjëll Çeka tregon se kanë tre dhoma me oxhaqe të punuara me mjeshtri e të gdhendura me ornamente, por aktualisht vetëm njëra e ka sot një të tillë. Për rikonstruksionin e saj ka ndërhyrë disa herë Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe e fundit ndërhyrje është bërë një vit më parë ku u riparua një ballkon në katin e dytë.

Nga dokumentet që disponohen, të shkruara, rezulton se kjo shtëpi në shekullin XVII kishte altar, gjë e cila i takonte shtëpive me tradita dhe të pasura. Kjo vërtetohet nga një dëshmi e Marjan Prelajt e cila ruhet në AQSH dosja 133, ku thuhet se "....misionarët françeskanë kur ndaleshin në Shkodër për nevojat e veta, deri në vitin 1861 vinin në shtëpitë e më të parëve pasanikë shkodranë ku disa familje me leje mbanin altar në dhomat e vogla të familjeve. Në shekullin XVII ishin shtëpitë e Çobës, Çekës etj", tregon Engjëll Çeka.

Një rrugicë afër kishës së Arrës së Madhe mban emrin rruga e Çekajve. Krenar për të kaluarën e trungut të tij familjar, Engjëll Çeka kujdeset që trashëgiminë historike të familjes së tij ta ruajë dhe t'ua përcjellë brezave.


Nderimet e familjes

Në një prej mureve janë vendosur fotografitë e vjetra të pjesëtarëve të kësaj familjeje, dy dokumente të vjetra të shkruara në frëngjisht, ai i 6 shkurt të vitit 1854 dhe është Patenta e Mbrojtjes, me të cilën konsullata franceze e Shkodrës ka pajisur vëllanë e gjyshit të Ëngjëllit, patriotin Filip Çeka.


Në atë dokument të titulluar "Patentë Mbrojtje", shkruhet: "Ne, Konsullata Franceze në Shkodër, vërtetojmë se zoti Filippo Summa, shtetas otoman, lindur dhe banues në Shkodër, është i regjistruar me numër 2 në regjistrin e veçantë për të huajt e mbrojtur nga kjo konsullatë, në bazë të dispozitave të marrëveshjeve të përmbajtura në traktatet e lidhura ndërmjet Francës dhe Portës së Lartë Otomane. Me besën e fjalës së dhënë, ne i japim atij këtë dhuratë për t'i shërbyer aty ku ja jep e drejta",


Shkodër më 8 shkurt 1854. Nga konsulli Hecquard.


Këtë dokument, Konsullata Franceze e Shkodrës ia ka akorduar Filip Sumës (Çekës) për shërbimet që ai i kishte bërë asaj në atë kohë, kur nuk ishte më shumë se 30 vjeç. Kurse dokumenti tjetër, i cili i përket vitit 1895, është një medalje ari, e cila i është dhënë gjyshit të Ëngjëllit, Mikel Çekës (Suma), ku shkruhet: "Ministria e Punëve të Jashtme.


Presidenti i Republikës Franceze, mbi propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Dekreton: Një Medalje Nderi prej Ari që i është lëshuar z. Summa, përkthyes ndihmës i konsullit të Francës në Shkodër të Shqipërisë, për shërbimet e bëra për interesat franceze, nga 1856-a më 1895-n".
Shefi i shërbimit të protokollit Sh. Croziej.
Lëshuar në Paris, më 23 prill 1895.


Presidenti i Francës Feliks More, Y. Hanoto.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
trokit ketu


[ Edited Tue Mar 23 2010, 11:21am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Sep 06 2010, 03:28pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Auguste Degrand, një konsull në Shqipërinë e Epërme




Dërguar më: 05/09/2010 - 13:52

Luan Rama

Shfaqja e një konsulli të huaj në Shqipërinë e Epërme në dhjetvjeçarin e fundit të shekullit XIX, në thepisjet e atyre majëmaleve dhe kullave hijerënda të veriut shqiptar, ku këmbë të huaji nuk kishin shkelur më parë, ka qënë padyshim një ngjarje e jashtëzakonshme për banorët e atyre anëve. Por askush nga shqiptarët e atëhershëm nuk e shkroi këtë apo atë histori, as “drogmanët” që i shoqëronin këta të huaj.

Historitë e udhëtimeve të këtyre konsujve mbetej kështu si një lloj gojëdhëne, që sa më shumë kalonin vitet, aq më shumë ajo merrte tisin e legjendës. Por lumturisht, konsujt e huaj Auguste Degrand, ashtu si dhe Hyacinthe Hecquart e të tjerë më pas, e kanë shkruar këtë lloj kronike, madje shumë më tepër se një kronikë udhëtimesh: ata shkruajtën histori njerëzore, ku ngjizen fate, ngjarje, luftra, këngë e vdekje heronjsh, tradita e supersticione. Por ndryshe nga Hecquart, Degrand ka fiksuar dhe imazhe e portrete që sot përbëjnë një pasuri të jashtëzakonëshme, imazhe që na sjellin një kohë që nuk ekziston më.

Ato gra e vajza, ata malësorë të fiksuar në objektivin e aparatit fotografik, dëshmojnë për një tipologji të cakuar njerëzore, fytyra që i përkasin një kombi të caktuar, një drame dhe historie, ku qytetërimi perëndimor ende nuk ka zbritur e ku ligji është ende i pashkruar.

E megjithatë, në ato portrete të fiksuara nga konsulli francez, ka një humanizëm të veçantë. Janë sy dhe shpirtra që flasin. Dhe ajo çka është më interesante, është se këto fotografi nuk janë shkrepje të çastit, të papritura dhe fiksime fshehtazi të një realiteti siç ndodh në kohrat moderne. Jo! Ata burra, gra dhe vajza, pozojnë para aparatit, të paqtë, të çiltërt dhe me zemër të hapur, siç ishte vetë mikpritja e tyre për të huajin, çka në ato male ishte e shenjtë: “Shtëpia e malësorit ishte e Zotit dhe e mikut!...”

Për gjashtë vjet me rradhë, nga vitit 1893 deri më 1899, Auguste Degrand kishte qënë konsulli francez në Shkodër dhe nëpër vite, në udhëtimet e tij në veriun shqiptar, ai kishte shënuar ngjarje, fakte, biseda e ndodhi të çuditshme, që më pas do t’i botonte në librin e tij Souvenirs de la Haute Albanie, tek botuesi parizian H. Welter më 1901, duke i shoqëruar me një seri të jashtëzakonëshme fotografish të jetës së këtyre maleve. Duke lexuar atë libër kupton pasionin e këtij konsulli për të deshifruar jetën dhe historinë shqiptare.
Ai shënon gjithçka që i sheh syri dhe e dëgjon në bisedat me malësorët, përshkruan vëndet ku shkel, kishat e rrënuara mesjetare, qytezat e dikurshme të bratisura tashmë nga njerëzit, mbishkrime në gurë apo stela funerare që flasin për një histori të madhe dhe të lashtë.

Kur shkon në Sardën mesjetare, Degrand gjen veçse rrënoja. Eshtë Sarda antike që siç shkruan ai në librin e tij, përmëndet nga historiani i lashtë Etienne i Bazancit dhe gjeografë të tjerë të kohës antike. Ptolemeo shkruan për banorët “Sardiotae”, Straboni grek për “Sardiaci”, Plini romak për “Sardiatoc”… Degrand habitet që në këtë anë nuk jetojnë më njerëz, në një qytezë kaq me emër që dikur kishte katedrale e peshkopë.

Mbi rrënojat dhe me gurët e dikurshëm të katedrales, banorët kishin ngritur një kishë, që siç shkruante Daniele Farlati ishte Kisha e Lindjes së Virgjëreshës, me një pllakë që datonte e vitit 1410. “Në dysheme ka shumë varre, - shkruan Degrand, - madje dhe të reja. Vdekja sikur e ka pushtuar këtë kishë. Mbi secilin varr janë degët e pemëve që kanë mbajtur të vdekurin dhe në kokë të varrit duken kryqet e drurit, që me krahët e tyre u japin atyre pamje të qënieve fantastike, sikur ato qënie të ngrihen nga toka duke mbajtur me ato duar të përdredhura kokat e tyre… Mbi kokë, dhe në çdonjërin sup qëndron një zog i gdhëndur në dru, çka i bën ato si qënie që jetojnë në hapësirë”… Dhe konsulli lë pas këtë “bodrum të vdekurish” siç e quan ai kishën, për të ndjekur rrugën drejt kishave të tjera mesjetare.

Një inventar padyshim historik, pasi rreth e rrotull kështjellës së Rozafës, ai do të pikëtakonte tetë kisha të hershme, mes të cilave, siç shkruan ai, Kishën e Shenjtëve të Pafajshëm dhe atë të Shën Pjetrit.

Që në fillim të librit të tij, Degrand bën pyetjen: ”Vallë vërtet shqiptarët janë pellazgë, nga ajo racë që Homeri e cilëson hyjnore, pra të jenë pellazgë të mbetur të pastërt dhe të papërzier deri në ditët tona, duke ruajtur gjuhën dhe shumë nga zakonet e tyre, siç afirmojnë dhe disa shkrimtarë modernë që e kanë studjuar këtë çështje?...” Edhe pse nuk e ndërmerr vërtetimin e kësaj hipoteze të komplikuar, Degrand thekson lashtësinë e shqiptarëve në këto troje, duke iu referuar autorëve antikë e bizantinë, mes të cilëve dhe Constantin Porthyrogènète, i cili në librin e tij Notitix Imperii Byzantini shkruan për “Albanites”, pra për shqiptarët.

Degrand udhëtonte me kalë dhe i shoqëruar nga drogmanë, pra përkthyes, çka në atë kohë, në perandorinë otomane ishte kthyer në një profesion të vërtetë. Fillimthi, ai ka udhëtuar nga Ulqini për të ardhur drejt Shkodrës, ku i duhet të kapërcejë Bunën me trap.

Kur hyn në Shkodër ai habitet me gjelbërimin e madh përgjatë rrugës, ku udhëtari pikëtakon shkurret dhe pemët e shegëve, manave, fiqve, luleshelgët në ngjyrë rozë. Portat e mëdha të shtëpive, shkruan ai, janë të mbërthyera me gozhdë të mëdha, disa syresh kanë frëngji. Rrugët kanë trotuare të lartë e me kalldrëm. Ai fotografon shtëpitë, çardakët, diku një oxhak të mrekullueshëm shtëpie që është një vepër më vete arti e që të kujton Perëndimin. Për kështjellën e Shkodrës, ai na kujton një tablo të Paolo Veronese-s, e cila zbukuron sallën e Këshillit të Madh të Venedikut dhe që i kushtohet mbrojtjes së Shkodrës nga Antonio Loredano dhe ku shkruhet “Scodra, bellico anni apparatu din vehementerque a Turco appugnata, açerima propugnatione retinetur”.

Padyshim që Degrand e ka njohur mirë qytetin e Shkodrës ku kishte dhe selinë e konsullatës së tij. Ai jetoi atje në një kohë kur edhe pse ende nën pushtimin otoman, shqiptarët mendonin tashmë për pavarësinë e tyre, ashtu si dhe serbët e malazezët.

Nuk dimë nëse Degrand, si një apasionues i fotografisë, ka shkruar për Marubin, i cili në atë kohë ishte referencë e fotografisë me “Dritëshkronjën” e tij. Sidoqoftë, në librin e tij, i vetmi dokument që ka lënë nga misioni i tij në Shqipëri, ne mësojmë se ai ndjente një dashuri të vërtetë për shqiptarët, çka e tregon dhe në historinë se si një shkodran, i cili ishte bërë me djalë, i kërkoi të bëhej nuni i tij.

Cili ishte ky fëmijë që Degrand kishte shkuar në shtëpinë e tij për t’i prerë flokët dhe që e kishte mbushur me dhurata?

Konsulli francez tregon një interesim të veçantë për tipologjinë e gruas shkodrane, të cilat i ka fotografuar nga afër. Ato janë muslimane, të krishtera… ai tregon për veshjet e tyre, për martesat dhe ritin e dasmave, madje dhe për detaje që tregojnë jetën e vërtetë të një qytetit, siç ndodh kur tregon për “prostitutat muslimane” në rrugë, apo për ndasitë fetare, kur një grua kristiane që shiste fruta në rrugë, kur i shkoi një musliman t’i blinte, ajo i tha se nuk i shiste dhe se menjëherë kur kaloi një nga shoqëruesit e mij, ajo ia afroi atij pa pagesë. “Kur një grua është e bukur, - shkruan Degrand, - ato gra që e pikëtakojnë në rrugë, i thonë: “Vdeksh menjëherë” (Të martë mortja !), - duke shtuar se, - më mirë të vdiste shpejt, pa përjetuar humbjen e bukurisë dhe plakjen.” Dhe ai bêhet kureshtar kur ndesh nê rrugê ato gra muslimane apo katolike me kokë të mbuluar. “Ja një shqiptare muslimane me një hir poetik, e veshur bukur me një dolloma ngjyrë blu. Kjo figurë, kjo enigmë tërheqëse rrëshqet pranë jush me ato tipare që spikasin fare pak, me lëkurë në të bardhë, në të cilën shquhen dy sy orientalë, dy sy të thellë e tronditës si të sfinksit, duke ju vështruar drejtë e me një pamje hijerëndë”. Konsulli francez nuk harron të shkruajë dhe për zakonet shqiptare, supersticionet, etj.

“Në Shkodër, - shkruan ai, - kur vdes një grua e martuar, ndonjë nënë që ka një vajzë të pa martuar, kur shkon për të ngushëlluar tek e vdekura, nëse ia arrin, fshehurazi i tërheq asaj këmbën, pasi kjo i sjell shans që burri i ve të martohet me vajzën e saj”. Po kështu, në një familje katolike “kur ka dy vdekje rradhazi, pranë njëra tjetrës, që të mos vijë vdekja sërish, menjëherë i presin kokën një gjeli. Kur do ta çojnë të vdekurin për në varreza, pragu i portës goditet me qivur tri herë, që të shmanget kështu kthimi i të vdekurit ose i vetë vdekjes”. Dhe më tutje, ai shton: “Në fshatrat katolike, të vdekurit nuk i nxjerrin nga i njëjti vënd nga ka dalë një i vdekur tjetër më parë. Meqë i pari kishte dalë nga dera, i dyti duhej të dilte nga dritarja, i treti nga dritarja tjetër e kështu me rradhë…” Degrand kujton dhe një ngjarje interesante kur udhëtonte në fshatrat jo shumë larg Shkodrës.

I lodhur nga udhëtimi, ai kishte rënë të flinte në një nga dhomat e malësorit, kur ndërkohë dëgjoi një klithmë të çuditshme: Gjok! Gjok!...Ai u habit dhe pyeti drogmanin se ç’ishte kjo klithje që vinte nga qielli. Ishte një shpend që kishte zbritur në çati. “E shkreta vajzë!” - psherëtiu burri i shtëpisë! - “Unë u bëra kureshtar, - vazhdon Degrand, - dhe ai më tregoi se ishte legjenda e një vajze që dikur jetonte vetëm me të vëllanë Gjok. Ditën ai zbriste në qytet të Shkodrës për të fituar bukën e gojës dhe në mbrëmje kthehej në fshat, ku e motra nuk dilte nga shtëpia. Por një natë ai nuk erdhi. Madje as natën e dytë. Atëherë ajo iu lut Virgjëreshës që ta kthente në zog, në mënyrë që të mos njihej dhe të shkonte të gjente. Dhe lutja e saj u plotësua…” Për një kohë të gjatë, konsulli francez dëgjonte nëpër natë atë thirrje të çuditshme: “Gjok!Gjok!...”

Gjatë qëndrimit të tij në Shkodër, pasioni më i madh i Degrand-it ishin kishat dhe qytezat mesjetare, të cilat askush nuk i kishte shëtitur më parë. “Tri orë larg nga Shkodra, - shkruan ai, - udhëtari që shkon me këmbë për në Tivar, shikon në të majtë një kodrinë shkëmbore me një gri të trishtë. Në majë shihen ca rrënoja që duken sikur përpiqen të ngrihen lart mbi shegët e egra. Eshtë Kisha e Madonës së Shasit.” Në çdo ndalesë, në çdo fshat apo kishë, Degrand fotografon, shkruan, vëzhgon mbishkrimet e vjetra nëpër gurët e kishave, apo pjesët e mbetura të afreskave kishtare. Për këtë kishë, ai shkruan se pikërisht këtu kishte jetuar peshkopi i emëruar nga Papa Clement VII më 1530, por që Farlati nuk na e shkruan emrin e tij. Më pas, Degrand shkon në Gajtan, i cili është një orë larg Shkodrës dhe ku ai gjen fibula të lashta bronxi, copëza amforash e monedha shumë të vjetra të flasin për nje qytetërim të lashtë, madje dhe një monedhë argjendi të Apollonisë së Ilirisë, si dhe 20 monedha bronxi të prodhuara në qytetin e Shkodrës, njëra prej të cilave me kokën e Jupiterit. Më tutje, në Mazrek, në një abaci të rrënuar benediktinësh, ai vëzhgon një mori fragmentesh skulpturash, ku në krah, ngrihet rrënoja e ndërtesës së lartë me një pamje të çuditshme. Danja ndodhet dy orë me kalë. Duhet të ndjekësh kodrinat përgjatë lumit Drin, por gjithçka që sheh, flet veç për braktisjen e këtyre vendeve historike. Ai ndalon të fotografojë Shapelën e Madonës, (Chapelle de la Madonne), dhe rrënojat e kishës së vogël të ngritur nga Skënderbeu e ndërtuar me gurë të bardhë e të kuq, plot dekorime e një vitrazh, ngritur “pas një fitoreje mbi ushtrinë veneciane” siç shkruan ai. “Nga një Shën Gjergj që lufton mbi kalë në sulm e sipër, ka mbetur vetëm trupi i tij i mbërthyer në hekura… një harresë e pafund dhe absolute që ndjell veç dhimbje”. “Peshkopi i fundit këtu, - shton ai, - ka qënë Guillaume Agieton-i, i urdhërit të Benediktinëve, i vdekur në vitin 1520, i cili, para se të vinte në Danja, kishte qenë peshkop në Angli”.


Mbresa të veçanta i kanë lënë udhëtimet e tij në Drisht e Koman. Degrand ishte erudit dhe një studiues që kërkonte të rrëmonte në kulturën e vjetër shqiptare, madje dhe atë antike.

Një pikëtakim i befasishëm i tij është me kështjellën e Drishtit, që siç thotë ai, është i ndërtuar nga Helena franceze, mbretëreshë serbe dhe bijë e Badouin II, perandorit të fundit latin të Konstantinopojës, e cila kishte ndërtuar njëkohësisht dhe kështjellën e Shirgjit. HELENE. REGINE. EDIFICAVIT. HAC. EÇ. IN. ONORE. STORM.SGH. ET. BACHI…
Kjo princeshë, para se të bëhej mbretëreshë e Serbisë, shkruan ai, “ishte e famshme për veprat e bamirësisë që bënte. Ishte ajo që e rindërtoi këtë kishë, e cila më parë ishte ngritur me urdhër të Justinianus I, siç shkruan Théophylatos”. Atij i vjen keq që gurët e muret e kësaj kishe të Saint Serge et Bachus, siç e shkruan ai, 30 metra e gjatë dhe 10 metra e gjerë, me një lartësi prej 15 metrash dhe me 6 dritare, të treten me kalimin e kohës. “Fshatarët e kishin bërë zakon të varrosnin të vdekurit në navatë (nef). Ata më thanë se duke gërmuar për një varr, kishin rënë në një bazament të gurtë me ngjyra. Mbase do të jetë një mozaik dhe do të kishte interes të dihej se çfarë konkretisht…” Por Degrand s’ka kohë të bëjë studime e kërkime.

Ai vëzhgon atë çka i shfaqet, për të hulumtuar më pas në librat e historisë dhe në autorët antikë, apo më mirë në Iliricum Sacrum të Farlatit, i cili përmban një dokumentacion mjaft të pasur të historisë së Kishës Shqiptare në Mesjetë.

Në kishën e Troshanit, ai gjen një fragment bazorelievi që i përkiste kishës së Shirgjit, si dhe një shqiponjë të gurtë, e cila po ngrihet në qiell të hapët.

Njohës i arkeologjisë dhe i kulturës së vjetër ballkanike dhe i antikitetit greko-romak, kur kishte ardhur në Shqipëri, ai kishte dëgjuar për fortesën e Dalmacies dhe Malin e Varrezave të Komanit, që gjendej në një të ngritur shkëmbore dhe në një qafë të rrezikshme të Drinit në lartësinë e 500 metrave. Të shkonte deri atje ishte një aventurë e rrezikshme, por kureshtja e madhe e shtyu që të shkonte, duke kapërcyer Drinin e rrëmbyeshëm me barkat e vogla të malsorëve. Ky udhëtim padyshim që e ka mrekulluar, siç e shkruan dhe në librin e tij. Zbulimi i këtyre varreve të vjetra është i papritur dhe i jashtëzakonshëm. Asnjë arkeolog nuk i ka zbuluar para tij.

Bëhet fjalë për një nekropol tepër të lashtë. “Të gjitha varret janë të mëdha, - shkruan Degrand. - Në shumë prej tyre ka dy, tre madje dhe pesë skelete. Të vdekurit duhet të jenë varrosur bashkë me veshjet e tyre, pasi aty unë gjeta copa cohe, përmes të cilave shkonte gjilpëra e një fibule.

Çdo varr kishte vathë, varëse dhe byzylykë… objekte bronxi, unaza, perla”. Një plakë që i ngjan një shtrige afrohet dhe i qorton fshatarët që po prekin varret e tyre, duke u kërkuar që t’i lënë ata në paqe. Fshatarët që ishin paguar mirë, kishin marrë një dele dhe po e piqnin në hell dhe ishin indiferentë nga mallkimet e plakës. Por pastaj ata iu kthyen: “Edhe ty plakë, ndonjë ditë, do të ç’varrosim si këta…” Por meqë nuk dua ta bëj armike ndaj meje dhe të vuaj, i çova një prift.” Ndërkohë, një grua tjetër, prej disa kohësh i vështronte me ankth, ndërkohë që burrat gërmonin sërrish. Ishte gruaja e njërit prej tyre që na solli fiq dhe rrush. Ka të drejtë të shqetësohet, pasi prifti më tregoi historinë e saj, një histori e trishtë e zakoneve të këtyre anëve. Ati i saj ishte vrarë e më pas dhe i fejuari i saj. E martuar tri herë rradhazi, burrat e saj ishin vrarë të gjithë në histori gjakmarrjeje dhe ky që ka tani është po ashtu në “gjak”.

“Inventari i gjetjeve të Komanit është i pasur, - shkruan Degrand: - 400 perla prej xhami me ngjyra, 14 qafore të mëdha prej bronxi, 27 zbukurime bronxi, 38 vathë dhe unaza prej bronxi e argjendi, 16 thika me maja, 8 byzylykë prej bronxi, etj. Kush ishin këta banorë që kujdeseshin për jetën e përtejme të tyre, duke i varrosur megjithë objektet e zbukurimit dhe që i transportonin deri në këtë vënd kaq të lartë, të vështirë për t’u ngjitur? Vallë isha në varret e një emigracioni pellazgjik? Megjithë mungesën e mbishkrimeve, monedhat dukej se tregonin se të tilla varre ngjanin me ato që kisha hapur në Samothrakë, por në ishullin e madh, pllakat e mëdha prej balte të pjekur zëvendësonin këtu pllakat e mëdha shkëmbore. Edhe atje, varret ishin në një kodrinë të ngritur. Pak nga pak, të larguar nga Greqia, këta pellazgë misteriozë, ndoshta të parët e shqiptarëve, ashtu si të mundurit, ishin strukur nëpër male.”

Një nga udhëtimet interesante të konsullit francez ishte dhe ai në drejtim të Mirditës, Oroshit, vënde që më parë i kishin shkelur disa udhëtarë të tjerë francezë, njëri prej të cilëve etnografi Guillaume Lejean, meqë sipas një traktati me Francën, katolikët e Mirditës prej shumë kohësh kishin mbrojtjen e mbretit të Francës. Udhëtimi nëpër Mirditë është i vështirë. Së pari katër orë nëpër lumë me një barkë të një modeli të vjetër, madje katër shekullor, siç thotë ai, barka të gjata e të holla që ai i ka parë madje dhe në monedhat e vjetra bizantine. Me vete ka një drogman si dhe një mirditor të quajtur Zef, nga Mnella. Në Mnellë ata ndalojnë të shlodhen dhe takohen me priftin e njohur Don Domenico. “Miku është i shenjtë, - shkruan Degrand. - Eshtë i dërguari i Zotit ! Sado të varfër të jenë, malësorët janë krenarë të presin miq!” Më pas, të shoqëruar dhe nga Don Domenico, ata u ngjitën gërxheve malore, ngjisin atë që quhet Shkalla e Malit, kalojnë urën e Fanit dhe marrin drejt Malit të Shenjtë, Shën Gjergjit, ku pas një udhe prej 12 orësh mbi kuaj, ata i pret Don Antonio Maggiore. Në Orosh është qendra e Mirditës. Prenk Bib Doda, biri i vetëm i prijësit të fundit, ka ikur në mërgim diku nga Azia, i përndjekur nga turqit dhe kulla e tij ishte djegur me urdhër të guvernatorit të Shkodrës. Pikërisht në Orosh, Degrand njihet me Monsignor Primo Doçi, një prift shqiptar. Bashkë vizitojnë Kishën e Aleksandrit, ku Degrand gjen një kryq me një mbishkrim interesant: “Këtë kryq argjendi e ka bërë Pal Dukagjini në vitin 1447”, kryq që u dëmtua nga zjarri që kishte rënë në kishë më 1896. Pikërisht në Mirditë, Degrand njihet më hollësisht me ligjet e Kanunit dhe të Gjakmarrjes. Kanuni i Lek Dukagjinit thoshte se “2 plagë, vlejnë një gjak… se “gjaku nuk humbet”. “Kur ai rrjedh, ai duhet rimarrë”. “Nëse anëtari i një familje ku duhet marrë gjaku është prift, - shkruan Degrand, - ai nuk ngacmohet. Kur një njeri vdes nga vrasja, atë nuk e lajnë… Gratë janë jashtë gjakmarrjes, si të thuash ato janë të paprekshme, të shenjta. Kur një grua vritet, burri duhet të marrë gjakun e saj. Nëse ai nuk e bën, familja e gruas ka të drejtë ta vrasë burrin e ve... Kur meshkujt e një familje janë vrarë, është gruaja që duhet të marrë gjakun e tyre... Ka ca kohë që një fëmijë 11 vjeçar u vra nga një e shtënë pushke. Një ditë, para shtëpisë së saj kaluan dy burrat e kushërinjve që i kishin vrarë djalin dhe burrin. Ajo i ftoi në shtëpi, madje u tha të flinin, por ata ikën në një kullë tjetër. Ajo e mori vesh vëndin ku kishin shkuar, shkoi natën dhe i vrau që të dy. Por meqë vrasja u bë nga një nënë, ajo nuk u ndëshkua nga kanuni.” “Kam takuar një grua që kishte mbetur vetëm dhe që i kishte hequr rrobat e vajzërisë dhe ishte veshur si malsor. Gjithnjë e armatosur, ajo merr pjesë në kuvendet e burrave... Ndodh që dy gjaksa, të ndodhen në të njëjtën shtëpi të një miku. Por ata hanë bashkë dhe bisedojnë. Armiku që shoqërohet nga nga një mik a një i huaj, nuk vritet, pasi turpëron gjithë tribunë... Për sa kohë që dikush nuk e ka marrë gjakun, gotën e rakisë ia ofrojnë nën këmbë dhe lugën në sofër ia vendosin në të kundërt.”

Një ditë, në hyrje të katedrales së Shkodrës ai kishte parë një ngjarje që do t’i mbetej gjatë në kujtesë. Ishte dita e festës së patrones së Shqipërisë, Zonjës së Këshillës së Mirë (Notre-Dame de Bon Conseil). Për të marrë pjesë në atë festë, njerëzit kaptonin tri-katër male që të vinin aty. “Në prag të festës, një malësor nga Planti, dalloi mes turmës një nga të tribusë së Shkrelit, të cilët i kishin vrarë atin e tij. Ai i ndoqi ata, u afrua në oborrin e katedrales, por nuk i vrau atje. Priti në rrugë. Kur njerëzit dolën nga kisha, ai e qëlloi atë me revolver në kokë dhe thirri: “E mora gjakun që më detyrohej!” - dhe iku me vrap. Mbërrita në atë moment dhe pashë në tokë kufomën që dergjej. Njerëzit rrotull e njohën nga rrobat dhe thirrën: “Shkoni në katedrale të shihni se kush është nga Shkreli”. Nje vajzë malësore që erdhi nga grupi i grave e njohur kushëririn e saj. Ajo qëndroi pranë tij duke qarë në heshtje. Në atë çast, një prift çau mes turmës dhe iu afrua të plagosurit që po vdiste...” “Burri këtu duhet të vdesë gjatë një luftimi. - shkruan Degrand në faqet e atij libri. - Ai që vritet duke luftuar apo nga gjakmarrja është i sigurt se do të ngjitet në qiell”. Dhe më tutje ai shton: Shprehja “ti do të vdesësh pa zbrazur koburet e tua, është një fyerje e madhe për një malsor”.

Qyteti i Shkodrës është ai që e tërheq më shumë: hanet janë plot zhurmë dhe argjendarët duket se janë krenaria e këtij pazari. “Pas pazarit të Stambollit ia vlen t’a vizitosh pazarin e Shkodrës, - shkruan ai për atë pazar që shtrihej e zgjatej buzë rrugës mbi dy kilometra. Një përshtypje akoma më të madhe i bëjnë mjediset e brëndëshme të shtëpive shkodrane, me orendi të rënda dhe jastekë të ardhur nga Gjenova e Venediku. “Larmia e pafund e kostumeve, sidomos e grave, është këtu e jashtëzakonshme; gra mirditore nga Shkreli e Shllaku, veshur me xhubletat e rënda prej leshi kuq e zi, me bluzat e me pala e të zbukuruara nga supore me thekë të kuq leshi, të shtrënguara me rrip të gozhduar e kallajisur, me kësulën e zezë mbi kokë e zbukuruar me argjend; gra mirditore, sllave nga Vraka me gërshetat e zeza të vajisura me kujdes e zbukuruar me guaska të bardha, me rripa të gjerë prej bakri, me rroba të fryra e të rënda zbukuruar me pllaka të prera bakri; gra nga Shala, të njohura për bukurinë e tyre, malësore të veshura me rrobat e tyre të festës, plot stoli të mëdha prej argjendi… kalojnë para jush plot elegancë e me pushtet.” Vështrimi i tij është aq i mprehtë, sa ai nuk harron të shkruajë përsëri për bestytnitë e malsorëve të veriut, besimin tek xhindet, tek shpirti i së keqes, syrit të keq, etj.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Degrand vizitoi dhe Shqipërinë e Mesme. Duke zbritur drejt jugut, ai tregon për vizitën në kështjellën e Lezhës, ku pamja që i ofrohet para syve e impresionon me imazhet e Krujës, bregut shqiptar të Adriatikut dhe tutje siluetat e Durrachiumit të lashtë. “Pikërisht këtu ka vdekur Konstandin Duka duke luftuar me trupat e Robert Guiscard”- shkruan ai, pa harruar të përmëndë tërmetet e mëdha që shembën tempujt e hatashëm të tij, apo historinë e Hygut të Madh (kryqtar i famshëm frank) anijet e të cilit u mbytën në brigjet e këtij qyteti. “Për tetë orë, një kalë i mirë ju çon nga Durrësi në Tiranë… Shumë bejlerë të Tiranës vishen në mënyrë evropiane, flasin e shkruajnë shumë bukur frëngjishten. Madje ketej kam dëgjuar dikë të këndojë një këngë të ngjashme me “Marsejezën”. Kjo kishte ndodhur në shtëpinë e Fuat Beut, i cili e kishte pritur baronin francez i veshur në mënyrë evropiane dhe ku fëmijët e tij studionin në Paris.

Pas kthimit në Paris, gjetjet e tij në varrezat e Komanit, baron Degrand i dorëzoi në Muzeun e Antikiteteve Kombëtare në Saint-Germain-en-Lay, pranë Parisit dhe dikur seli e mbretërve të Francës, një muze ky i krijuar nga Louis XIV. Edhe sot, gjetjet e Komanit, janë të ekspozuara në Sallën e “Arkeologjisë së Krahasuar”, ku një kënd mban mbishkrimin “Albanie”, për të dëshmuar kështu për qytetërimet e hershme evropiane në Ballkan. Por shpejt, ai do t’i rikthehej përsëri Ballkanit, kësaj rradhe si konsull në Mostar, ku do të ulej të shkruante librin e tij aq të njohur dhe referencë për studjuesit „Souvenirs de la Haute Albanie” (Kujtime nga Shqipëria e Epërme)…


Copyright 2007 Gazeta Shqiptare
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Sep 12 2010, 04:01pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shqiponja e zezë, luani i bardhë dhe skjapi i simbolikave pellazgjike/ iliro-epirote në heraldikën mesjetare në Shkodër




Nga Agron Luka

(PRIVILEGIUM ALEXANDRI MAGNI MACEDONIS EX GRECO ORIGINALI TRADUCTUM)

Unë Aleksandri, bir i Filipit mbretit të Maqedonasve, mishërim i Monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, bir i Zeusit të madh,bashkëbisedues i Brahmanëve dhe i Pemëve, i Diellit dhe i Hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zot i Botës prej ku lind dhe deri ku perëndon dielli, nga veriu në jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë, Liburnisë, dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mia dhe të të gjithë atyre që do të më ndjekin në sundimin e botës. Duke qenë se ju gjithmonë më jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap e u dorëzoj juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën prej Akuilonit e deri në skaj të Italisë së jugut. Askush tjetër veç jush, të mos guxojë të vendoset e të qëndrojë në ato vende, dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.
U shkrua në kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të Nilit, në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitarë të këtij akti janë Atleti, logotheti im, dhe njëmbëdhjetë princë të tjerë, të cilët unë po i emëroj si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës.
Aleksandri i Madh i Maqedonisë, në vitin 325 para lindjes së Krishtit, ose siç njihet ndryshe, viti 4874.
(“Statuti di Scutari, della prima metà del secolo XIV con le addizioni fino al 1469”, a cura di Lucia Nadin, giugno 2002, Roma.)



Për këtë temë kam shkruar disa herë dhe këtu po mundohem të jem sa më i sintetizuar. Qysh nga viti 1997, kur studiuesja italiane prof. L. Nadin, solli informatat e para, për Statutet e Shkodrës, për Privilegjet dhe Testamentin e Aleksandrit të Madh, akorduar ilirëve dhe për Stemën Heraldike të qytetit Komuna e Shkodrës dhe më pas nga viti 2002, kur ajo studiuese botoi edhe librin e plotë (të cilin ma ka dhuruar me një autograf dhe shënim të veçantë), unë plotësova disa rrjedhime nga shkrimet e mija më të hershme. Unë interpretova një kronologji relativisht të hershme të tekstit të Privilegjeve dhe Testamentit të Aleksandrit të Madh, edhe sikur ky të merrej si një lloj apokrifi (Interpretim i dr. M. Zeqos) a falsifikimi dhe e lidha edhe me disa objekte arkeologjike artefakte, veçanërisht për shqiponjën e zezë, skjapin/edhin dhe luanin, duke pretenduar një ripërtëritje vazhdimësi mesjetare të ish objekteve antike. Vetë statutet mesjetare zanafillonin herët, më e pakta para Zakonikut të Stefan Dushanit, dhe zbrisnin akoma më poshtë ndoshta deri te shek XI, kur qytetarët në Shkodër mbasi e kishin përzënë Jovan/Gjon Vladimirin, kishin vendosur “një farë qeverimi popullor”. (M. Barleti, Rr.Sh., ribotimi i 1981, f 38)
Më në fund Satutet, përmendnin dhe një të drejtë juridike antike të traditës gojore etj. Privilegjet e Aleksandrit të Madh akorduar ilirëve, ishin përdorur te këto Statute si një lloj Preambule hapëse dhe mbrojtëse, me qëllim që mbretërit e perandorët okupatorë, siç edhe sundimtarët vendas t’ia rikonfirmonin në një fare mënyre një autonomi relative qytetit të Shkodrës etj.
Simbas interpretimit tim, “Privilegjet dhe Testamenti” gjenin një farë pike bazimi edhe në literaturën e autorëve antikë, në Biblën e Vjetër edhe në Kuran. (Diodori i Siçilisë, “Bibliotheca Historica”, Lib. XVIII, 113, 1, 2: BV, “Libri i parë i Makabejve”, kapitulli, “Aleksandri i Madh dhe ndarja e Perandorisë”, 1, 1-9, f 1311; “Profecia e Danielit”, f 1217-1221 etj, bot. 1994; “Kurani”, Suria El Kehf, Dhulkarnejni, Ajetet 83-99 etj)
Stema e zbuluar në Muzeun Correr nga prof. Nadin, shënohet e qartë si stemë heraldike e qytetit komunë të Shkodrës dhe pa asnjë dyshim nga ajo dhe heraldistët italianë është trajtuar e përfunduar si e tillë pa asnjë diskutim. Por ka ndonjë cen, për mendimin tim, sepse në stemat heraldike nuk fut kush ironira si “qenushi që lëpihet me kockë në gojë, si dhuratë/peshqesh për okupatorët turko-osmanë”, mbas pushtimit më 1479! Kontestimi duhet të bëhet me studime e argumente e jo me hipoteza e me fjalë gojore! Për mua ky qenush është një luan i bardhë me çelësin e qytetit në gojë.
E kemi lexuar te Barleti, te “Rrethimi i Shkodrës” shprehje deklaratën e Mehmetit II i mrekulluar para kështjellës Rozafate: “Oh, se ç’vend të shkëlqyer dhe të lartë paska zgjedhur shqiponja për vehten e vet dhe për folenë e zogjve të vet”. ( Rr. Sh., f 56) Këtë thënie e përjetësoi më 1503, V. Karpaci në bazorelievin e famshëm në “Shkollën e Albanëve”, në Venedik, bazoreliev që ekziston edhe sot e kësaj dite. Shqiponjë, Mehmeti II quante Aleksandrin e Madh/Iskender Z?lkarneyn-Dhulkarnejn dhe foleja e shqiponjë ishte populli alban-epirot, si trashigimtari i Aleksandrit, ndërsa Shkodrën turqit e kishin quajtur Iskenderie qysh nga koha e Balshajve në fundin e shek XIV. Turqit e kishin futur herët Gj. S. Balshën në një formë vasaliteti haraçpagues e harem furnizues. Në Kadastrën venedikase të v. 1417, kemi edhe një “Rruga e Kan[d]aros , matanë Bunës etj. (Shih, S. Pulaha, “Lufta shqiptaro-turke në shek XV. Burime Osmane, bot. 1968, Idriz Bitlisi, f 132, “Sundimtari i Iskenderies”; f 163, “Iskenderia themeluar për herë të parë nga Aleksandri i Madh/Iskender Z?l-karneyn etj; “Bur. Të Zgj. për Hist. Shqip”,1962, vell II, Dok. Nr. 147, f 228 etj)
Tashti del më se e qartë se këtë Iskenderie, nuk e shpikën turqit, por e gjetën në traditën vendase. Te bazorelievi i Karpaçit, krahas Sulltan Mehmetit II, është edhe veziri shkodran-shqiptar Daut Pash Ganjolla, i cili simbas dokumenteve merr edhe çelësat e kalave etj. (Nuk po ndalem në hollësira këtu)
Helmeta me kokë luani, te Aleksandri i Madh gjendet edhe në sarkofakun e mermertë të Aleksandrit në Muzeun e Stambollit dhe ky simbol trashëgohej nga i pari i fisit të Aleksandrit, nga Herakliu pellazg. Luani i bardhë lidhet edhe me luanët e bardhë të Nënës së Madhe imitonte edhe luanët e lashtë asiro-babilonas etj. Unë besoj se Aleksandri i Madh, nën ndikimin e fuqishëm të Olimpisë ishte i prirur që të gjitha mitologjitë me metamorfizime me lidhje me simbolet e kafshëve t’i imitonte e përshtaste. Përveç kultit të gjarpërit orë-bollë, si legjenda e Zeusit të shndërruar në bollë që e la shtatzënë Olimpinë, Aleksandri mori edhe kultin e dhisë/sqapit, dragoit etj.
Aleksandri i Madh vendosi kultin e njeriut, si i biri i perëndisë diell Zeus, Amon dhe të një zoti Hermes- diell afganistanas (tre zota në një zot), në të katër koordinatat e tokës, siç del fare e qartë nga dokumenti Preambul i Shkodrës.
Idenë për diskutimin dhe zëvendësimin e stemës aktuale, unë e hodha në një simpozium, ku asistonte edhe vetë prof. Nadin, studiuesi autoritar Ë. Kamsi etj dhe në parim ajo u miratua. Po kjo ide ishte diskutuar e miratuar edhe në zyrën e prof. dr. Moikom Zeqo, ish drejtor i Muzeut Kombëtar etj.
Ish kryetari i Bashkisë Shkodër, aso kohe, z. Ormir Rusi, më kërkoi t’i paraqisja një Kërkesë, ku të kishte edhe disa firma nga tre a katër autoritete intelektuale të qytetit tonë, duke më premtuar ta hapte një diskutim në Këshillin Bashkiak etj. Sigurisht ia plotësova dhe ia dërgova simbas rregullave protokollare. Nuk e di sepse u zvarris, ndoshta se qe koha e shkurtë që z. Ormir e dorëzoi detyrën. Kjo Kërkesë u ripërsërit edhe më vonë.
Z. B. Lohja, aktualisht kryetar i Këshillit Bashkiak, më kërkoi vjet t’i paraqisja disa materiale si fotokopje etj. Ky, meqenëse dikujt i ishte dukur “luani si qenush me një kockë në gojë”, me pak humor shkodran më deklaroi se “edhe shqiponja e zezë mbase shkonte si një sorrë e zezë”…
Realisht, siç do e shikoni edhe nga fotoskanimi, riprodhimi në akuarel si kopje nga origjinali (sepse origjinali nuk është gjetur akoma në arkivat italiane) është bërë nga një piktor jo specialist, nga një shkrues shkodran, i cili kopjon e përkthen edhe Statutet, me qëllimin e lartë fisnik “për të mos humbur”. Kjo besoj se është arësyea që në këtë pikturë shqiponja dhe luani qëndrojnë artistikisht shumë më poshtë se rafigurimet e monedhave antike!
Dikujt andej nga vijnë urdhërat, dmth nga qendra Tirana, mbase nuk i erdhi e këndshme apo si e papërshtatshme. Ky paska thënë: “More, po çfarë don këtu firma e dr. Ferit Hotit, te propozimet e Agron Lukës”? Ja kështu “u fik si qiriu kjo histori”…
Unë sigurisht mundem ta përsëris Kërkesën, por duhet edhe dikush ta dëgjojë paraprakisht nga Bashkia. Këtu nuk ka asgjë konspiracioniste e të frikshme. Kërkohet një diskutim, le të paraqiten të gjitha mendimet, diskutimet e argumentet pro e kundra. Unë marr përsipër të paraqes edhe disa objekte artefakte etj. Nuk ka asnjë lloj diskutimi se stema aktuale e adoptuar është nxjerrë nga një ish monedhë mesjetare e kohës së sundimtarit Gj. Strazimir Balshiç, madje edhe kjo është modifikuar paksa…
Po të ishte se stemat u dashka të nxirren nga monedhat, atëhere çdo qytetar shkodran, e njeh monedhën e Genthit me anijen ilire labiatane dhe me gjarpërin ujor. Ja, le të diskutohet edhe kjo si një kandidate. Mund të ketë edhe ndonjë kompozim me dy tre kombinime, duke i hequr elementet e huaja, pse jo, sepse këtu po flitet për një stemë aktuale e jo për sa simbole-monedha dhe për sa stema kanë pasur sunduesit feudalë, okupatorët e aleatët vendas në Shkodra.
Shkodra, ka një histori të lashtë po aq sa Troja, është e lidhur me liqenin, me tre lumej, me detin, me kodrat, me kodërshkambin e saj të shenjtë si një trung- piramidë natyrale, që kullon qumësht të shêinjt. Eshtë një nga qytetet më të vjetra europiane me kontuinitet banimi. Ohu sa duhet me folë e me shkrue për Shkodër locen.
Uroj që diçka të lëvizë për mirë edhe andej nga kahu nga zanafillon identiteti historik i Shkodrës dhe të hapet një dritë jeshile për një diskutim fillimisht.
Shkodra, minimumi e meriton shqiponjën e zezë dhe anijen e Genthit me atë gjarpërin që ushqehet me peshk liqeni, që i ka trashëgime autoktone e origjinale ndër të parat qytete në Europë… Po e mbylli me kaq. Nuk ka asnjë lloj dilentantizmi këtu.

Libri me Stemën heraldike të qytetit Komuna e Shkodrës, një kopje jo profesionale në akuarel nga ish origjinali i cili është në proces kërkimi në arkivat italiane.

Fotoskanim i Kërkesës, ku spikasin firmat intelektuale, prof. Ë. Kamsi, dr. prof Mikel Prendushi, dr. Ferit Hoti, prof. dr. Ahmet Osja, prof. dr. David Luka, etj, vazhdon lista e gjatë me firmat.

Bishti dhe një këmbë e luanit, relikte në Portën hyrëse të Kështjellës së Shkodrës

Monedhë argjendi e Aleksandrit të Madh, me helmetë me kokë luani e gjetur në Shkodër.

Mozaik i shek III p.e.r. Aleksandri i Madh lufton kundra luanit të bardhë, si një kopje e mitologjisë ku zanafilluesi i fisit të tij, Herakliu ka mundur luanin e Nemesë etj.

Pjesë nga sarkofagu i Aleksandrit të Madh me helmetën me luan. Ndodhet në muzeun e Stambollit.

Monedhë argjendi e gjetur në Shkodër e përdorur si varëse qafe. Nga njëra faqe ka figurimin në profil të perëndeshës Athina që ka në përkrenare një qenie mitologjike detare, dragua me kokë shqiponje dhe me krahë fluturues. Ana tjetër paraqet një luan dhe shkrimin gr. YE?????. Kjo monedhë sipas katalogut është me prejardhje nga Epiri, nga prerjet e Pirros në Lukania të Italisë.

Medalion i Aleksandrit të Madh gjetur në Tarso, Itali. Vini re krahasimin e grafisë me medalionin e gjetur nga ne në Shkodra/Iskenderie.

Monedhë argjendi e Aleksandrit të Madh me brirët e dashit Amonit e gjetur në Shkodër.

Medalion bronzi gjetur në Shkodër. Paraqet në profil Aleksandrin e Madh me përkrenare, ku në anësore ka një sqap me bri si Zeusi dhe lart një kokë luani me krifë. Ky episod del edhe në Biblën e Vjetër…

Shkrime piktografike kuneiforme në pllaka balte, 5500 vjeçare p.e.r., gjetur në Tartaria në krahinën Alba Iulia. Vini re sqapin. Shikoni edhe “Pemën e Jetës”...

Herakliu/????????, me helmetë me kokë luani, pasi ka vrarë qenin Ortro duke luftuar me “Gerionin e Trefishtë”, i cili në mburoje/shqyt ka shqiponjën e zezë murroshe të Epirit. Amforë e shek VI p.e.r.

Helmeta me kokë luani e Herakliut

Motivi i mësipërm, nxjerrë nga një reliev i një mburoje të shek VI p.e.r. Vini re shqiponjën e Gerionit që ka kaluar në një paraqitje heraldike statike. Këtu Gerioni paraqitet ndryshe edhe në trefishin e tij.

Monedhë argjendi e Basileusit Ptolemeu I i Egjiptit, njëri nga gjeneralët e Aleksandrit. Shqiponja e Aleksandrit të Madh, që ka vënë nën kthetra krokodilin, simbolin e Egjiptit. Gjetur në Shkodër.

Kupë nga Atika e shek VII p.e.r. Shikoni Herakliun dhe Prometeun e rracës albane-evropoide me veshjet tipike të malësorëve shqiptarë! Herakliu, reformator dhe eksplorator i lashtë, pararendësi i fis-rracës së Aleksandrit të Madh. Herakliu, duke ndjekur udhën e patës së egër është ngjitur në majën e Shqiponjës në Kaukaz, duke thyer edhe “urdhërin e Zeusit”, po çliron Prometeun, duke e gjuajtur edhe shkaponjën/shqiponjën e Skitisë/Shkithisë me shigjeta. Kjo shqiponjë i hante mëlçinë Prometheut titan, biri i Euromedontit barbar dhe vëllai i Atlantit. Prometheu, ky hero i stërlashtë i mbërthyer për mal, i vodhi zjarrin Perëndive duke ia dhuruar njerëzimit. Vini re edhe botën glob edhe interpretimin e yje-diejve..

© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
OLIVE OYL
Tue Mar 19 2013, 11:50am
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082




***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
Vaskja
Wed Feb 19 2014, 09:59pm
Why drink and drive When you can smoke and fly,,,XD

Registered Member #1500
Joined: Mon Dec 17 2007, 10:29pm

Posts: 3617
interesante kam gjet do e-bookse falas qe flasin per shkodren
kjo ktu asht enciklopedi eklazietike qe flet per shkodren deri nga shen pjetri deri ne fillim te viteve 1900 pervec hierarkive dhe organizimit te institucionit te kishes rreth shkodret permenden edhe jeta e shkodranve te aso kohe gjithashtu ka edhe emra personalitetesh te njoftun edhe jo...
trokit ketu

ky e-booksi tjeter tregon mardheaniet tregtare mes venezies e shkodres te rregjistrume nga dhoma e tregtis se venecias fillim viteve 1800...edhe ktu na tregohet saktesisht ca shkembimesh bashim edhe kush ishin kta tregtar pijonert e par ndoshta shkodran e mbare shqiptar me perendimin per tu vu re italianizimi i emrave shqiptar:
trokit ketu


Back to top
LUPEN
Tue Mar 14 2017, 03:22pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Ky postim është i ngjashëm me postimit e Lecit (Mon Sep 06 2010, 04:28PM) por me disa ndryshime të vogla (psh, emri i autorit) dhe përmban disa informacione tjera.

Diplomati dhe shkrimtari francez, baroni Zhyl Aleksandrë Teodor Dëgran (Jules Alexandre Théodore Degrand, 1844-1911) lindi në Paris dhe punoi për shërbimin e jashtëm francez. Në vitin 1874 ishte kancelar i konsullatës franceze në Galati të Rumanisë. Atje bashkëpunoi në vitin tjetër me konsullin dhe arkeologun amator, Sharl Shampuazo (Charles Champoiseau, 1830-1909) i cili, dhjetë vjet më parë kishte zbuluar statujën e "Fitores Fluturake të Samotraqisë" e cila ndodhet në muzeun e Luvrit.

Më 20 mars 1880, Dëgrani u transferua në legatën franceze të Bukureshtit dhe në vitin 1882 ishte zëvendëskonsull në Konstancë.

Në vitet 1893-1899, baroni Dëgran ishte konsulli francez i Shkodrës. Ai ishte tepër i interesuar për historinë e rajonit, në veçanti për parahistorinë dhe kohën antike dhe vizitoi kalatë, kishat mesjetare dhe gërmime, duke shënuar çfarë pa dhe mësoi nga njerëzit që takoi. Dy vjet pas largimit të tij nga Shqipëria, botoi librin Souvenirs de la Haute-Albanie (Kujtime nga Shqipëria e Epërmë), Paris 1901, një udhëpërshkrim i mirëdokumentuar i Veriut të Shqipërisë, me shumë fotografi të jashtëzakonshme. Objektet që gjeti në nekropolin e kalasë së Dalmacës dhe në varret ilire të Komanit ndodhen sot në Muzeun Kombëtar të Antikiteteve në San Zherman an Le (Saint Germain en Laye) pranë Parisit. Baroni Aleksandrë Dëgran u varros në Karkason (Carcassonnne).

Kopje e librit "Souvenirs de la Haute-Albanie", botuar në vitin 1901, mund të konsultohet/shkarkohet në këtë lidhje archive.org trokit ketu

PS: Për fat të keq ne këtu nuk kemi njeri që flet frëngjisht që të na përkthejë ndonjë faqe nga ky libër





ALEXANDRE DEGRAND: NJË LIBËR REFERENCË PËR LEXUESIT FRANKOFONË
- nga Luan Rama

Libri i konsullit francez Alexandre Degrand Souvenirs de la Haute Albanie (apo Kujtime nga Shqipëria e Epërme, në shqip) është një libër i rrallë dhe shumë pak ekzemplarë mund të gjesh në Bibliotekën Kombëtare apo atë të Institutit të Historisë e të Akademisë së Shkencave. Degrand ishte konsull në Shkodër në vitet 1893-1899 dhe kujtimet e studimet e tij shqiptare i botoi në Paris në vitin 1901. Një libër që mbeti referencë për historinë shqiptare, si dhe për kërkimet që ky konsull bëri i pari në varrezat mesjetare të Komanit, duke u hapur kështu rrugën studimeve të mëvonshme austriake, italiane apo shqiptare. Meqë ky libër nuk është botuar më në Francë, Luan Rama e botoi po në frëngjisht në "Les Livres Rama" meqë lexuesit e gjuhës frënge janë ende të shumtë në Shqipëri. Në parathënien e tij të gjatë për konsullin francez, në hyrje të këtij libri, ai hedh dritë jo vetëm rreth studimeve dhe kontributit të këtij libri, por edhe nga jeta e këtij konsulli për të cilin nuk dihej pothuaj asgjë rreth jetës dhe veprës së mëtejshme të tij.

Shfaqja e një konsulli të huaj në Shqipërinë e Epërme në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit XIX, në thepisjet e atyre majëmaleve dhe kullave hijerënda të veriut shqiptar, ku këmbë të huaji rrallë kishin shkelur, për banorët e atyre anëve ka qenë padyshim një ngjarje e jashtëzakonshme. Por askush nga shqiptarët e atëhershëm nuk shkroi për udhëtimin e këtij konsulli apo atyre pak konsujve e udhëtarëve të huaj, historianë e gjeografë që kishin përshkuar viset shqiptare gjatë atij shekulli. As "drogmanët" shqiptarë që i shoqëronin nuk na kanë lënë ngjarje e mbresa rreth këtyre njerëzve që gjithë kurajë tentonin të deshifronin misteret e atyre njerëzve dhe maleve që i strehonin që nga mugëtirat e kohërave. Historitë e udhëtimeve të këtyre konsujve mbeteshin kështu si një lloj gojëdhëne, që sa më shumë kalonin vitet, aq më shumë ajo përhumbej dhe merrte tisin e legjendës. Dhe njerëzit më vonë pëshpëritnin: "Thonë se dikur, këtej ka kaluar një konsull francez...". Por lumturisht, konsujt e huaj Alexandre Jules Théodore Degrand, ashtu si dhe Hyacinthe Hecquard, Gabriel Aubert, Emile de Wiett e të tjerë, e kanë shkruar këtë lloj kronike, madje shumë më tepër se një kronikë udhëtimesh: ata shkruan libra plot dëshmi e histori njerëzore, ku ngjizen fate, ngjarje, luftëra, këngë e vdekje heronjsh, tradita e supersticione. Ndryshe nga konsulli Hecquard i mesit të shekullit XIX, duke ndjekur traditën e austriakut Josef Sekel, i cili na la fotografi të mrekullueshme të Shkodrës dhe luginës së Drinit, Degrand ka fiksuar dhe imazhe e portrete që sot përbëjnë një pasuri të jashtëzakonshme fotografike, imazhe që na sjellin atë kohë që nuk ekziston më. Ato gra e vajza, ata malësorë të fiksuar në objektivin e aparatit fotografik mbi pllaka xhami, në oborre shtëpish apo monopate malore, dëshmojnë për një tipologji të caktuar njerëzore, fytyra që i përkasin një kombi të caktuar, një drame dhe historie, ku qytetërimi perëndimor ende nuk kishte zbritur e ku ligjet ishin ende të pashkruara. E megjithatë, në ato portrete të fiksuara nga konsulli francez, ka një humanizëm të veçantë. Janë sy dhe shpirtra që flasin. Dhe ajo çka është më interesante, është se këto fotografi nuk janë shkrepje të çastit, të papritura dhe fiksime fshehtazi të një realiteti siç ndodh në kohërat moderne. Jo! Ata burra, gra dhe vajza, pozojnë para aparatit, të paqtë, të çiltër dhe me zemër të hapur, siç ishte vetë mikpritja e tyre për të huajin, çka në ato male ishte e shenjtë: "Shtëpia e malësorit është e Zotit dhe e mikut!..." – thuhej në një nga kodet e Kanunit të Vjetër shqiptar. Si shumë diplomatë të tjerë të Francës së kësaj kohe, Degrand ishte një poliglot i talentuar, siç shkruan dhe në një shkresë të Quai d'Orsay-it më 1905, se ai "di anglisht, spanjisht, portugalisht, italisht, rumanisht dhe pak rusisht". Ai kishte lindur në Carcassone, nën një familje fisnike, ku një ndër të parët e tij N. Degrand ishte fisnikëruar nga mbreti më 1600. Fillimisht Degrand kishte filluar të punonte për shërbimet konsullore në Buenos-Aires më 1868 dhe më pas, më 1883 e gjejmë si zëvendëskonsull në Roustchouk (Kustendje) të Rumanisë. Ai ishte gjithashtu "chancelier" dhe në Galatz, ku u angazhua si bashkëpunëtor i arkeologut Charles Champoiseau, zbuluesit të mëvonshëm të skulpturës së famshme Fitorja e Samothrakës, (1879), të cilën ai e solli në Louvre, ku është edhe sot. Më 1890 dekorohet me medaljen e "Chevalier de la Légion d'Honneur" dhe një vit më vonë ai caktohet në Adrianopol, por klima atje dhe sëmundja e vajzës, e detyrojnë të largohet shpejt. Kështu më 1893 ai mbërrin në Shkodër. Siç kujton në shënimet e tij Jean-Claude Faveyrial, "Franca kishte pasur prej kohësh konsuj në Durrës dhe në Shqipërinë e poshtme, në Epir, por jo në Shkodër". Përfaqësuesi i saj i parë, thotë Faveyrial, [1] u vendos në Shkodër në vitin 1853. Nëse u referohemi arkivave franceze, në fakt, pas konsujve Hecquard e De Wiet, më vonë kanë qenë dhe konsujt Collona Ceccaldi apo Le Rée. Në fillimin e vitit 1893, një konsull i ri u shfaq në Shkodër: Alexandre Degrand.

Konsull në Scutari

Pas një udhëtimi me tren nga Parisi drejt Triestes dhe më pas me avulloren austriake "Lloyd" që bënte udhëtimet përgjatë bregut Adriatik, bashkë me familjen e tij Degrand mbërriti në Ulqin, ku kalaja e famshme e Ulqinit i lë mbresa të veçanta, për çka dhe shkruan në librin e tij me kujtimet shqiptare. Nga Ulqini, ashtu si dhe shumë konsuj të tjerë, i shoqëruar nga drogmani i konsullatës i quajtur Zef, pra përkthyesi i tij, dhe njerëz që i njihnin mirë krahinat, ai kapërceu përmes maleve duke iu drejtuar Hotit për të dalë në Leqet e Hotit dhe zbritur që andej drejt Shkodrës. Kur hyri në Shkodër ai u habit me gjelbërimin e madh përgjatë rrugës, ku udhëtari pikëtakohej me shkurret dhe pemët e shegëve, të manave, fiqve apo luleshelgët në ngjyrë rozë. "Portat e mëdha të shtëpive, – do të shkruante më vonë ai, – janë të mbërthyera me gozhdë të mëdha e disa syresh kanë frëngji. Rrugët kanë trotuare të lartë e me kalldrëm". Ato ditë ai fotografoi pazarin, shtëpitë, çardakët, diku një oxhak të mrekullueshëm shtëpie që është një vepër më vete arti e që të kujtonte Perëndimin. Fotografoi tipat e grave katolike e myslimane, të qyteteve dhe fshatrave përreth, apo dhe në malësi e Mirditë, profile të burrave, hanet, njerëzit që takonte, etj. Për kështjellën e Shkodrës, ai na kujton një tablo të Paolo Veronese-s, e cila, siç thotë ai, zbukuron sallën e Këshillit të Madh të Venedikut dhe që i kushtohet mbrojtjes së Shkodrës nga Antonio Loredano [2] dhe ku shkruhej "Scodra, bellico anni apparatu din vehementerque a Turco appugnata, accerima propugnatione retinetur".

Për gjashtë vjet me radhë, nga viti 1893 deri në vitin 1899, Alexandre Degrand do të ishte konsulli francez në Shkodër dhe nëpër vite, në udhëtimet e tij në veriun shqiptar, ai do të përjetonte dhe shkruante për shumë ngjarje, fakte, biseda e ndodhi të çuditshme, që më pas do t'i botonte në librin e tij Souvenirs de la Haute Albanie, (Kujtime nga Shqipëria e Epërme), te botuesi parisian H. Welter, më 1901, duke i shoqëruar këto shënime me serinë e jashtëzakonshme të fotografive mbi jetën e këtyre maleve. Duke lexuar librin Kujtime nga Shqipëria e Epërme, e kupton menjëherë pasionin e këtij konsulli për të deshifruar jetën dhe historinë shqiptare. Ai shënon gjithçka që i sheh syri dhe që dëgjon në bisedat me malësorët, përshkruan vendet ku shkel, kishat e rrënuara mesjetare në Drisht apo Drivasto, siç e shkruan ai, në Shurdhah (Sarda), Danja (Dagnum), etj., vend-ndodhjet dhe pozicionet gjeografike, qytezat e dikurshme të braktisura nga njerëzit, mbishkrime në gur apo stela funerale që flasin për një histori të madhe dhe të lashtë. E padyshim, ajo që e befasoi konsullin francez sapo bëri udhëtimin e parë jashtë Shkodrës, ishin malet, malet e veriut shqiptar, aq hijerënda e të mistershme. Me të drejtë udhëtari dhe shkrimtari francez, Auguste Meylan, i cili i kishte shkelur këto vende që më 1878, pra thuajse njëzet vjet më parë, kujtonte një legjendë të vjetra që qarkullonte në gojëdhënën popullore. "Dialli, thotë një legjendë e vjetër malazeze e shqiptare, – shkruante ai në librin e tij Përmes Shqipërisë, [3] – po kalonte nëpër botë me detyrën për të shpërndarë malet mbi këtë tokë. Duke kaluar nga Mali i Zi, thesi me gurë që mbante mbi shpinë u ça dhe gjithë ai vend u mbush me gurë... Dhe Shqipëria pati pjesën e vet. Ky vend është një nga vendet më të thepisura të botës: male thikë që ndjekin njëri-tjetrin dhe njëri më i ashpër se tjetri. Në thellësi të luginave rrjedhin lumenj të cilët aty-këtu krijojnë liqene të vegjël e të mëdhenj..."

Kur shkoi në Sardën mesjetare, Degrand gjeti veçse rrënoja. Është Sarda antike, Shurdhahu i sotëm, që siç shkruan ai në librin e tij, përmendej nga historiani i lashtë, Etienne i Bizancit dhe gjeografë të tjerë të kohës antike. Ptolemeo shkruante për ata banorë duke i cilësuar "Sardiotae", Straboni grek shkruante për "Sardiaci", ndërsa Plini romak i cilësonte "Sardiatoe"... Degrand habitej që në këto anë, në një qytezë kaq me emër, që dikur kishte katedrale e peshkopë, nuk jetonin më njerëz. Mbi ato rrënoja dhe me gurët e dikurshëm të katedrales, banorët kishin ngritur një kishë, që siç shkruante historiani Daniele Farlati, autori i Illiricum sacrum, ishte Kisha e Lindjes së Virgjëreshës, me një pllakë që datonte e vitit 1410. "Në dysheme ka shumë varre, – shkruante Degrand në librin e tij, – madje dhe të reja. Vdekja sikur e ka pushtuar këtë kishë. Mbi secilin varr janë degët e pemëve që kanë mbajtur të vdekurin dhe në kokë të varrit duken kryqet e drurit, që me krahët e tyre u japin atyre pamje të qenieve fantastike, sikur ata qenie të ngrihen nga toka, duke mbajtur me ato duar të përdredhura kokat e tyre... Mbi kokë, dhe në çdonjërin sup, qëndron një zog i gdhendur në dru, çka i bën ato si qenie që jetojnë në hapësirë"... Dhe duke lënë pas këtë "bodrum të vdekurish" siç e quante ai kishën, konsulli ndoqi rrugën drejt kishave të tjera mesjetare. Një inventar padyshim historik, pasi rreth e rrotull kështjellës së Rozafës, ai do të pikaste tetë kisha të hershme, mes të cilave, Kishën e Shenjtëve të Pafajshëm dhe atë të Shën Pjetrit.

Që në fillim të librit të tij, Degrand bënte pyetjen: "Vallë vërtet shqiptarët janë pellazgë, nga ajo racë që Homeri e cilëson hyjnore, pra të jenë pellazgë të mbetur të pastër dhe të papërzier deri në ditët tona, duke ruajtur gjuhën dhe shumë nga zakonet e tyre, siç afirmojnë dhe disa shkrimtarë modernë që e kanë studiuar këtë çështje?..." Edhe pse nuk e ndërmerr vërtetimin e kësaj hipoteze të komplikuar, Degrand theksonte lashtësinë e shqiptarëve në këto troje, duke iu referuar autorëve antikë e bizantinë, mes të cilëve dhe Constantin Porthyrogènète, i cili në librin e tij Notitix Imperii Byzantini shkruante për "Albanites", pra për shqiptarët. Në fakt, në atë kohë, në Francë e Gjermani ishte hapur një debat i gjatë rreth pellazgëve, shqiptarëve, ilirëve, grekëve, ku shquhen mes të tjerash dhe Benloew, Schneider, Fallmayer et shumë të tjerë...

Padyshim që Degrand e ka njohur mirë qytetin e Shkodrës ku kishte dhe selinë e konsullatës së tij. Një qytet ku ende rezistonte feja kristiane. Madje, ai na bën dhe një panoramë të misioneve fetare që janë në Shkodër në këtë periudhë, duke nënvizuar faktin se "emri i peshkopatës së Shkodrës, për herë të parë përmendet në letrën e Papës Shën Sirce që më 387, kur ai u adresonte një letër peshkopëve të Ilirisë". Ai citon emrat e martirëve të Kishës që ishin varur e martirizuar nga pashai i Shkodrës gjatë shekujve XVIII-XIX, duke shkruar për benediktinët, domenikanët, jezuitët e françeskanët. Ai shkruan për 18 urdhra fetare vetëm në Shkodër siç ishin "Shën Mëria e Këshillit të Mirë", "Corpus Domini", "Pashkës", "Shën Pjetrit e Shën Palit", i "Ascension", i "Trinitetit të Shenjtë", i "Kryqit të Shenjtë", i "Shën Filipit e Jakut", i "Shën Jozefit", i "Shën Lorenzos", i "Shën Markut e Shën Stefanit", i "Shën Baptistit", i "Shën Antonios së Padovës", i "Shën Nikollës", i "Shën Maria Madalena", i "Shën Mikeles" dhe "Shën Rokut"... Ai jetoi atje në një kohë kur edhe pse ende nën pushtimin osman, shqiptarët mendonin tashmë për pavarësinë e tyre, ashtu siç kishin menduar më parë dhe serbët e malazezët. Nuk dimë nëse Degrand, si një pasionues i fotografisë, ka shkruar për Marubin, i cili në atë kohë ishte referencë e fotografisë me "Dritëshkronjën" e tij në Shkodër, por ai ndalet rreth figurës së Kolë Idromenos, apo siç shkruan ai Nicolas Hydromenos, duke shtuar se ai nuk ishte katolik, por një ortodoks i ritit latin, i ardhur në Shkodër. Ai e cilëson atë si një artist "primitiv" për mënyrën e pikturimit, duke vlerësuar tablotë tij si Gjykimi i fundit, me figurën e Krishtit, apo Rrugët e jetës, ku në tablonë e madhe duket një portë ku kalon moria e njerëzve për të shkuar në qiell si, françeskanë, jezuitë, stigmatitë, "motrat" e Mëshirës etj., apo tabloja Betimi i rrejshëm, (Faux serment). Cilësimi si artist "primitiv" ishte padyshim i saktë pasi siç duket, Degrand shikonte te ky artist influencën e piktorëve të mëdhenj të "trecento"-s apo "quatrocento"-s, pra të para-Rilindjes italiane, në veprat e Giotto-s, Cimabue-s etj., të cilët Idromeno i kishte parë gjatë kohës kur studionte artin e pikturës në Venecie. Duket që Degrand ka marrë aparatin e tij fotografik dhe ka shkuar në atelierin e artistit, ku i ka fotografuar tablotë një e nga një. Më e habitshmja është tabloja Le ménage irregulier, (Lidhja e parregullt). Në këtë kompozim shquhet figura e një burri dhe e një gruaje mes djajve. Artisti trajton kështu një nga zakonet jo të mira të malësisë, ku burri mund të martohej me të venë e të vëllait të sapovdekur. Dhe ai parasheh një ndëshkim për ata që e bëjnë këtë. Kolë Idromeno jep po aty imazhin e burrit që piqet për tu ngrënë nga "shpirtrat e errësirës" në një skenë danteske. Degrand ndalet në veprën e Idromenos, pasi e shikon atë si një artist që ngre probleme të mëdha sociale me dëshirën për të emancipuar e qytetëruar shoqërinë e kohës.

Konsulli që u bë nun

Sidoqoftë, në librin e tij, (i vetmi botim që ka lënë nga misioni i tij në Shqipëri), ne mësojmë se ai ndiente një dashuri të vërtetë për shqiptarët, çka e tregon dhe në historinë se si një fshatari shkodran, i cili ishte bërë me djalë, i kërkoi të bëhej nuni i tij, ashtu si njëzet vjet më parë, princi i Oroshit, Bib Doda, i kishte kërkuar konsullit francez po në Shkodër, Gabriel Aubert, i cili ishte bërë nun i princit të vogël të Mirditës Bib Doda. Cili ishte ky fëmijë që Degrand kishte pritur në konsullatën e tij për t'i prerë flokët dhe që e kishte mbushur me dhurata? "Rasti e solli, – shkruan ai, – që gjatë një gjuetie të shkoja në fshatin mysliman të Drishtit, ku u prita nga një familje shqiptare në një mënyrë të jashtëzakonshme, siç të presin kudo në Shqipëri, ku gjithçka që kanë ata ia ofrojnë mikut që u vjen. Burri i asaj shtëpie që më priti aq mirë, pak kohë më vonë erdhi dhe më takoi në Shkodër, duke më thënë se gruaja e tij do të ishte shumë krenare nëse do t'i prisja flokët fëmijës së lindur dhe do të isha nuni i tij. Isha i lumtur t‘ua plotësoja këtë dëshirë. Ditën e caktuar ai erdhi në konsullatë me një pjatë me mjaltë me hoje në ngjyrë të artë. Pas tij vinte i vëllai që tërhiqte një dash dhe pastaj gruaja që mbante në kurriz një djep të rëndë druri, ku flinte "filioli" im, Ramazani. Ata kishin bërë tri orë rrugë dhe më sillnin dhuratat e tyre. E ëma e nxori fëmijën nga djepi dhe më zgjati gërshërët e vendosura mbi një pjatë, gërshërë me të cilën i preva fëmijës tri cullufe të vogla. Duke lënë gërshërët dhe dhuratën time mbi pjatë, krenar i dhashë asaj cullufet e flokëve, çka krijonte kështu një lidhje të fortë mes nesh..."

Dhe Degrand nuk harroi ta fotografonte gruan e malësorit bashkë me fëmijën e saj duke i dhënë gji, atje para djepit, ulur në gjunjë, me një shikim të lumtur dhe e veshur me një kostum të bardhë. Vite të shumta rrodhën dhe ai fëmijë u bë burrë, gjysh, stërgjysh dhe pas vdekjes së tij pinjollë të tjerë vazhduan jetën pa e ditur se një nga të parët e tyre kishte pasur si nun apo kumbar një konsull francez. Degrand tregoi një interesim të veçantë për tipologjinë e gruas shkodrane, të cilat i ka fotografuar nga afër, çka nuk ka qenë e lehtë për të, por për një konsull, për më tepër francez, dyert e shtëpive ishin gjithnjë të hapura. Ato janë myslimane, të krishtera, vajza e gra të Shkodrës, në oborret dhe verandat e tyre plot lule, gra të Hotit, Shalës e Mirditës; ai shkruante për veshjet e tyre dhe detaje që tregojnë jetën e vërtetë të një qyteti, siç ndodh kur tregon për "prostitutat myslimane" në rrugë, apo për ndasitë fetare, siç i kishte ndodhur në një rast kur një gruaje kristiane që shiste fruta në rrugë, kur i shkoi një mysliman t'i blinte, ajo i tha se nuk i shiste. Por menjëherë, kur kaloi një nga shoqëruesit e tij, ajo ia afroi atij pa pagesë. "Kur një grua është e bukur, – shkruante Degrand në Souvenirs de la Haute-Albanie, – ato gra që e pikëtakojnë në rrugë, i thonë: "Vdeksh menjëherë", (Të martë mortja!), – duke shtuar se duhej – më mirë të vdiste shpejt, pa përjetuar humbjen e bukurisë dhe plakjen." Dhe ai bëhet kureshtar kur ndesh në rrugë ato gra myslimane apo katolike me kokë të mbuluar. "Ja një shqiptare myslimane me një hir poetik, e veshur bukur me një dolloma ngjyrë blu. Kjo figurë, kjo enigmë tërheqëse rrëshqet pranë jush me ato tipare që spikasin fare pak, me një lëkurë të bardhë, në të cilën shquhen dy sy orientalë, dy sy të thellë e tronditës si të sfinksit, duke ju vështruar drejtë e me një pamje hijerëndë". Këto rreshta të kujtojnë mbresat e Pierre Loti-t në pazarin e Selanikut; veshur me kostumin e tij shqiptar, në romanin e tij Azyadé, apo përshkrimet e udhëtimeve të tij në Stamboll apo nëpër Adriatik.

Degrand nuk harroi të shkruante dhe për zakonet shqiptare, ritet e dasmës ose të vdekjes. Ai përshkroi ceremoninë e dasmës, përgatitjen e nuses, ardhjen e krushqve, apo marrjen e nuses. Te katolikët, pohonte ai, dasma bëhet të hënën, ndërsa te myslimanët të enjten. Plakat u lyejnë flokët dhe vetullat me bojë të zezë, u heqin qimet me brisk apo me topa rrëshire, çka është e dhembshme për to. Madje ai i shoqëronin këto përshkrime dhe me fotografitë e dasmorëve apo ceremonive, ku pikas në mënyrë të veçantë një dasmë myslimane, ku hipja e nuses në shkallët e shtëpisë bëhet e mbuluar nga një çarçaf i madh, i bardhë. Por supersticionet ishin akoma më interesante për të. "Në Shkodër, – shkruante ai, – kur vdes një grua e martuar, ndonjë nënë që ka një vajzë të pamartuar, kur shkon për të ngushëlluar te shtëpia e të vdekurës, nëse ia arrin, fshehurazi i tërheq asaj këmbën, pasi kjo i sjell shans që burri i ve të martohet me vajzën e saj". Po kështu, në një familje katolike "kur ka dy vdekje radhazi, pranë njëra-tjetrës, që të mos vijë vdekja sërish, menjëherë i presin kokën një gjeli. Kur do ta çojnë të vdekurin për në varreza, pragu i portës goditet me qivur tri herë, që të shmanget kështu kthimi i të vdekurit ose i vetë vdekjes". Dhe më tutje, ai shtonte: "Në fshatrat katolike, të vdekurit nuk i nxjerrin nga i njëjti vend nga ka dalë një i vdekur tjetër më parë. Meqë i pari kishte dalë nga dera, i dyti duhej të dilte nga dritarja, i treti nga dritarja tjetër e kështu me radhë..." Ç'funeral?! Spektakle më vete të kthyera kështu nga supersticionet që zhvilloheshin e trashëgoheshin nëpër shekuj, si shkak i kërcënimit të Zotit apo fatit. Kjo na kujton njëkohësisht shënimet e historianit dhe sllavistit Cyprien Robert nëpër Shqipëri, apo të studiuesit të famshëm i Shkollës Franceze të Romës, Albert Dumont, të cilët i studiuan në veçanti supersticionet shqiptare, si dhe ato ballkanike. Degrand kujtonte dhe një ngjarje interesante kur udhëtonte në fshatrat jo shumë larg Shkodrës. I lodhur nga udhëtimi, ai kishte rënë të flinte në një nga dhomat e malësorit, kur ndërkohë dëgjoi një klithmë të çuditshme: "Gjok! Gjok!..." Ai u habit shumë dhe pyeti drogmanin se ç'ishte kjo klithje që vinte nga qielli. I thanë se ishte një shpend që kishte zbritur në çati. "E shkreta vajzë!" – psherëtiu burri i shtëpisë! – "Unë u bëra kureshtar, – vazhdon Degrand, – dhe ai më tregoi se ishte legjenda e një vajze që dikur jetonte vetëm me të vëllanë i quajtur Gjok. Ditën ai zbriste në qytet të Shkodrës për të fituar bukën e gojës dhe në mbrëmje kthehej në fshat, ku e motra nuk dilte nga shtëpia. Por një natë ai nuk erdhi. Madje as natën e dytë. Atëherë ajo iu lut Virgjëreshës që ta kthente në zog, në mënyrë që të mos njihej dhe të shkonte të gjente. Dhe lutja e saj u plotësua..." Atë natë, për një kohë të gjatë, konsulli francez dëgjonte nëpër errësirë atë thirrje të çuditshme: "Gjok! Gjok!..."

Zgjimi i varreve

Njohës i arkeologjisë dhe i kulturës së vjetër ballkanike, si dhe i antikitetit greko-romak, kur kishte ardhur në Shqipëri, ai kishte dëgjuar për fortesën e Dalmacies dhe Malin e Varrezave të Komanit, që gjendej në një të ngritur shkëmbore dhe në një qafë të rrezikshme të Drinit në lartësinë e 500 metrave. Të shkonte deri atje ishte një aventurë e rrezikshme, por kureshtja e madhe e shtyu që të shkonte, duke kapërcyer Drinin e rrëmbyeshëm me barkat e vogla të malësorëve. Ky udhëtim padyshim që e ka mrekulluar, siç e shkruante dhe në librin e tij. Zbulimi i këtyre varreve të vjetra ishte i papritur dhe i jashtëzakonshëm. Asnjë arkeolog nuk i kishte zbuluar para tij. Bëhej fjalë për një nekropol tepër të lashtë. "Të gjitha varret janë të mëdha, – shkruante Degrand. – Në shumë prej tyre ka dy, tre madje dhe pesë skelete. Të vdekurit duhet të jenë varrosur bashkë me veshjet e tyre, pasi aty unë gjeta copa cohe, përmes të cilave shkonte gjilpëra e një fibule. Çdo varr kishte vathë, varëse dhe byzylykë... objekte bronzi, unaza, perla. Një plakë që i ngjan një shtrige afrohet dhe i qorton fshatarët që po prekin varret e tyre, duke u kërkuar që t'i lënë ata në paqe. Fshatarët që ishin paguar mirë, kishin marrë një dele që po e piqnin në hell dhe ishin indiferentë nga mallkimet e plakës. Por pastaj ata iu kthyen: "Edhe ty plakë, ndonjë ditë, do të ç'varrosim si këta..." Por meqë nuk dua ta bëj armike ndaj meje dhe të vuaj, i çova një prift. Ndërkohë, një grua tjetër, prej disa kohësh i vështronte ata me ankth, ndërkohë që burrat gërmonin sërish. Ishte gruaja e njërit prej tyre që na solli fiq dhe rrush. Ka të drejtë të shqetësohet, pasi prifti më tregoi historinë e saj, një histori e trishtë e zakoneve të këtyre anëve. Ati i saj ishte vrarë e më pas dhe i fejuari i saj. E martuar tri herë radhazi, burrat e saj ishin vrarë të gjithë në histori gjakmarrjeje dhe ky që ka tani është po ashtu në "gjak". Pikëtakimi me Komanin ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të Degrand-it, si konsull në Shkodër. Askush para tij, asnjë udhëtar i huaj, gjeograf apo historian e arkeolog, nuk ishte ngjitur në ato shkrepa, ku banorët thoshin se kishte veç disa varre të vjetra dhe asgjë tjetër. Madje varre dhe fantazma të vdekurish. Por Komani në fakt fshihte në gjirin e tij, jo shumë thellë nën tokë, dëshmi të një kulture arkaike, të vjetër dhe që tregonte për një vazhdimësi kulture nga ilirët te shqiptarët e fundit të shekullit XIX, dhe kjo përmes zbukurimeve, figurinave, gjetjeve të ndryshme që nuk ndryshonin nga ato që mund të pikaste një sy i sprovuar historiani apo arkeologu.

"Inventari i gjetjeve të Komanit është i pasur, – shkruante Degrand. – Vallë isha në varret e një emigracioni pellazgjik? Me gjithë mungesën e mbishkrimeve, monedhat dukej se tregonin se të tilla varre ngjanin me ato që kisha hapur në Samothrakë, por në ishullin e madh, pllakat e mëdha prej balte të pjekur zëvendësonin këtu pllakat e mëdha shkëmbore. Edhe atje, varret ishin në një kodrinë të ngritur. Pak nga pak, të larguar nga Greqia, këta pellazgë misteriozë, ndoshta të parët e shqiptarëve, ashtu si të mundurit, ishin strukur nëpër male".

Kohë të mbrapshta

Në vitet 1895-1897, jeta e konsullit në Shkodër u bë gjithnjë e më e vështirë dhe kjo për arsye se malaria kërcënonte atë vend ku ethet e saj bëjnë kërdinë, veçanërisht në njerëzit e varfër apo malësorët, por pa kursyer dhe njerëzit që ishin disi në gjendje. Meqë gruaja e tij Marie-Berthe dhe një nga vajzat u sëmurën, ai i kërkoi ministrisë së Jashtme franceze që t'i akordonte tre muaj leje për të çuar familjen në Francë që të mund të kuroheshin dhe të pushonin. Kështu, në fillim të verës ai u nis drejt Saint-Medoa (Shëngjinit, siç quhej nga të huajt në atë kohë) për të marrë anijen me avull që kalonte andej, e cila ndalej për të marrë pasagjerët që shkonin drejt Tivarit, Triestes, etj. Rruga për në Shëngjin, siç shkruan Degrand në raportet drejtuar Quai d'Orsay-it, u bë me 20 kuaj, për transportimin e tij, të gruas dhe katër fëmijëve, si dhe bagazheve dhe eskortës me drogmanin e tij. Por qëndrimi në Francë ishte dëshpërues. Gruaja vuante ende dhe atij i duhej të kërkonte dhe një muaj tjetër që të qëndronte në Francë, në shtëpinë e tyre në Carcassone. Në një raport drejtuar Quai d'Orsay-it rreth udhëtimit të tij drejt Shqipërisë, më 8 nëntor 1895, ai përshkruan kthimin e tij me tren nga Parisi në Trieste, dhe pastaj udhëtimin me anije drejt Shëngjinit, ku përsëri 20 kuajt e prisnin bashkë me drogmanin dhe eskortën, për ta shoqëruar atë drejt Shkodrës. Por në fillimin e vitit 1896, siç kuptojmë nga një letër e një mikut të tij, senatorit dhe prefektit të Aisne, departament i Francës, drejtuar ministrit të Jashtëm, mësojmë se ai ka humbur njërën nga vajzat. Prefekti shkruan se "humbja e së bijës e ka dëshpëruar atë tmerrësisht dhe se ai qytet i kujton tashmë fatkeqësinë e madhe, nga e cila s'po e ngre dot kokën. Do të bënit një vepër të madhe, si dhe për hir të shërbimeve të tij, që të mund të lëvizet në një post tjetër..."[4] Të tjera letra kanë adresuar dhe deputetë e senatorë të tjerë, në përkrahje të Degrand. Ndërkohë, më vonë, Degrand i shkruan ministrit të tij Gabriel Hanotaux se "në një kohë që malësorët e Shkodrës janë ngritur në luftë, gruaja ime është mjaft e tronditur dhe prandaj ju kërkoj që të largoj që këndej njerëzit e mi më të shtrenjtë..." Megjithatë, atij i duhet të presë ende Ndërkohë që është kthyer për pak kohë në Paris, në dhjetor të vitit 1897, ai njoftohet nga njerëzit e konsullatës se ndërtesa e konsullatës në Shkodër është djegur, shkatërruar e plaçkitur. Në një letër që i dërgon drejtuesve të tij në Paris ai përshkruan dëmet e shkaktuara nga kjo djegie më 25 dhjetor 1897 dhe në listën e përpiluar ai përmend gjithashtu për djegien e aparatit të tij fotografik, shkatërrimin e qindra pllakave të xhamit të markës "Lumière", për djegien e koleksioneve të librave të rrallë, të koleksioneve dhjetëvjeçarë të revistës Illustration, etj, si dhe dëmtimin e një pianoje "Pleyel" e cila duhej riparuar. Ai thekson që meqë ishte përgatitur për një lëvizje të afërt, shumë objekte i kishte vendosur në arka, çka bëri të mundur shpëtimin e tyre. Në kthim, nga Shkodra, ai i shkruan Quai d'Orsay-it se është vendosur në një shtëpi me qira, ndërkohë që do riparohet konsullata. Më së fundi ai rikthehet. Por një trishtim i madh e ndjek nga pas. Vetëm studimet dhe udhëtimet mund të bënin që ai të harrohej e të largohej për pak çaste nga ajo vuajtje e madhe. Duhej udhëtuar...

Duke dëgjuar "Marsejezën"

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Degrand vizitoi dhe Shqipërinë e Mesme. Duke zbritur drejt jugut, ai tregon për vizitën në kështjellën e Lezhës, ku pamja që iu ofrua para syve i la mbresa të mëdha. Më larg ishin imazhet e Krujës, bregut shqiptar të Adriatikut dhe tutje siluetat e Dyrrachium-it të lashtë. "Pikërisht këtu ka vdekur Konstandin Duka duke luftuar me trupat e Robert Guiscard", – shkruan ai rreth Durrësit, pa harruar të përmendë tërmetet e mëdha që shembën tempujt e hatashëm të tij, apo historinë e Hygut të Madh, (Hugues de Vermondois, kryqtar i famshëm frank, vëllai i mbretit Philippe I të Francës), anijet e të cilit u mbytën në brigjet e këtij qyteti. "Për tetë orë, – shkruante Degrand, – një kalë i mirë ju çon nga Durrësi në Tiranë... Shumë bejlerë të Tiranës vishen në mënyrë evropiane, flasin e shkruajnë shumë bukur frëngjishten. Madje këtej kam dëgjuar dikë të këndojë një këngë të ngjashme me "Marsejezën", të kompozuar nga vetë ai. Duke folur për fshatarët, ai më tha: "A nuk janë ata vëllezërit e mi?... Janë shqiptarë entuziastë që ëndërrojnë se Shqipëria një ditë do të jetë e lirë". Kjo kishte ndodhur në shtëpinë e Fuat Beut, i cili e kishte pritur baronin francez i veshur në mënyrë europiane. Fëmijët e tij studionin në Paris. "Kalova orë të këndshme në kopshtin e tij të mbjellur me portokalle, duke biseduar me vajzën dhe mbesën e mikut tim. Ç'suprizë kur ai më njohu me këta fëmijë apo pothuaj vajza të reja, krehur e veshur me modën e fundit të Parisit dhe që flisnin me aq hije gjuhën italiane."

Tirana e asaj kohe ishte një vend me shumë gjelbërim, pemë dhe ujëra që rridhnin nga mali i Dajtit. Por ajo që i interesonte atij më shumë ishte jeta e njerëzve dhe historia e qytetit. Madje, ai ishte habitur kur kishte mësuar se dikur, kur kokat e luftëtarëve priteshin, ishte bërë diçka e natyrshme që në popull të përhapej moda e tatuazhit. Fëmijëve të vegjël u bënin tatuazh që më pas të mund t'i njihnin. Kjo gjë, kaq barbare dhe realiste njëkohësisht, është pak e njohur në historinë shqiptare: koha kur priteshin kokat për të treguar forcë e fuqi, kur luftëtarët paguheshin për çdo kokë, (pra dhe pasuri), i kishte detyruar shqiptarët që kokat t'i rruanin e tu bënin tatuazhe, me ndjesinë se koka e tyre një ditë do të pritej, por të paktën ajo do të identifikohej si e tij. Por historia e themelimit të Tiranës është kthyer në një kapitull më vete në librin e tij. Pas kthimit në Paris, gjetjet e tij në varrezat e Komanit, baroni Degrand i dorëzoi në Muzeun e Antikiteteve Kombëtare në Saint-Germain-en-Lay, pranë Parisit që dikur kishte qenë seli e mbretërve të Francës, i shndërruar më vonë në një muze nga Louis XIV. Edhe sot, gjetjet e Komanit, janë të ekspozuara në Sallën e "Arkeologjisë së Krahasuar", ku një kënd mban mbishkrimin "Albanie", për të dëshmuar kështu për qytetërimet e hershme europiane në Ballkan. Alexandre Degrand nuk do të qëndronte shumë në Paris. Shpejt, ai do t'i rikthehej përsëri Ballkanit. Qëndrimi i Degrand në Shqipëri dhe libri i tij me kujtime lanë gjurmë në popullin e Shkodrës, Mirditës dhe të veriut shqiptar, si dhe në intelektualët shqiptarë të asaj kohe. Më vonë, shumë autorë jo vetëm të huaj, por edhe shqiptarë, i janë referuar librit të tij, veçanërisht zbulimeve rreth kulturës së Komanit. Pas njoftimeve të tij rreth Komanit, të tjerë arkeologë e studiues nxituan drejt kalasë së Dalmacies. Pas Luftës së Dytë Botërore, arkeologët shqiptarë filluan menjëherë kërkimet në zonën e Komanit, në këtë vend strategjik të pikëtakimeve të kulturave autoktone, ilire, bizantine e më vonë sllave, vend ku dhe sot vazhdojnë kërkimet akoma më të thelluara nga arkeologia shqiptaro-franceze, Etleva Nallbani. Në familjen Çeka-Suma në Shkodër edhe sot ruhen fotografitë e drogmanit Suma me konsullin francez apo diplomat që Degrand ka dorëzuar për drogmanin shqiptar, Filip Çeka, i cili i kishte shërbyer aq shumë pararendësit të tij Hyacinth Hecquard. Engjëll Çeka (Suma) pinjoll i kësaj familjeje të madhe, më tregonte një ditë se në shtëpi, gjyshi i tij kishte lënë dikur një shënim të shkruar në italisht, i cili në atë kohë shkruante: "Nuni i babës tim ka qenë Degrand dhe Maria Berta Degrand e shoqja e tij". Gjyshi i Engjëllit kishte lindur më 1898, pra një vit para se Degrand të largohej nga Shqipëria.

Pas largimit nga Shqipëria, Degrand do të vazhdonte studimet e tij historike dhe në mënyrë të veçantë të ushtronte profesionin e tij të dashur, atë të arkeologut. Me caktimin e tij si konsull në Philipoppolis, apo qytetin me emrin e babait të Aleksandërit të Madh, (Plovdiv) ai filloi njëkohësisht edhe kërkimet arkeologjike, i lidhur me Akademinë e Mbishkrimeve dhe të Letrave". Vazhdoi kështu në gjurmët e kërkimeve të tij në Durrës, në Koman apo Ulqin, ku siç shkruan ai për Ulqinin, ai kishte parë disa kisha të vjetra në këtë qytet të lashtë, emblema mesjetare, ku mes tyre kishte gjetur dhe një emblemë me një shqiponjë me dy koka të vitit 1563. Ishin të njëjtat emocione siç kishte provuar kur kishte hipur në kullën e sahatit të kështjellës së Krujës për të gjetur ndonjë mbishkrim dhe ku lart, papritur kishte gjetur një kambanë të vjetër me datën MCCCCLXII, ku siç shkruan ai, "pesë vjet para vdekjes së Skënderbeut, kësaj kambane i është dashur të lajmërojë shumë herë Te Deum-in në kohën e heroit, duke tingëlluar me një kushtrim alarmi!..." Degrand vdiq më 30 maj të vitit 1911 dhe u varros në Carcassone, në jug të Francës, ku dhe kishte shtëpinë e familjen e tij. Por vepra e tij ishte padyshim një shërbim i madh historik mbi shqiptarët dhe Shqipërinë.

____________

[1] Në fakt, në vitin 1806, krahas Pouqueville në Janinë, ishte caktuar në Scutari dhe Charles Bryère-Desrivaux.

[2] Komandanti i famshëm venedikas, i cili mbrojti kështjellën e Shkodrës nga rrethuesit osmanë, pas vdekjes së Skënderbeut.

[3] A travers l'Albanie, Auguste Meylan.

[4] Nga informacioni i mësipërm vdekja e së bijës ka ndodhur më 20 tetor 1898.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.4106 sec, 0.0343 of that for queries. DB queries: 48. Memory Usage: 3,443kB