Forums
Go to page  1 2 3 ... 26 27 28
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
sunríse
Wed Oct 07 2009, 09:04am

Registered Member #2659
Joined: Wed Feb 18 2009, 12:09pm

Posts: 11479
Me para mund te blesh nje shtepi,
Por jo nje familje.
Me para mund te blesh nje ore,
Por jo kohen.
Me para mund te blesh nje krevat,
Por jo gjumin.
Me para mund te blesh nje liber,
Por jo dijen.
Me para mund te blesh nje doktor,
Por jo shendetin.
Me para mund te blesh nje post,
Por jo respektin.
Me para mund te blesh gjak,
Por jo jeten.
Me para mund te blesh sex-in,
Por jo dashurine



Think happy thoughts!

Back to top
sunríse
Wed Oct 28 2009, 10:54am

Registered Member #2659
Joined: Wed Feb 18 2009, 12:09pm

Posts: 11479
Love is the greatest feeling,
Love is like a play,
Love is what I feel for you,
Each and every day,
Love is like a smile,
Love is like a song,
Love is a great emotion,
That keeps us going strong,
I love you with my heart,
My body and my soul,
I love the way I keep loving,
Like a love I can’t control,
So remember when your eyes meet mine,
I love you with all my heart,
And I have poured my entire soul into you,
Right from the very start.


Think happy thoughts!

Back to top
lissandro
Wed Oct 28 2009, 12:02pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
choco creamy ka shkruar:

Me para mund te blesh nje shtepi,
Por jo nje familje.
Me para mund te blesh nje ore,
Por jo kohen.
Me para mund te blesh nje krevat,
Por jo gjumin.
Me para mund te blesh nje liber,
Por jo dijen.
Me para mund te blesh nje doktor,
Por jo shendetin.
Me para mund te blesh nje post,
Por jo respektin.
Me para mund te blesh gjak,
Por jo jeten.
Me para mund te blesh sex-in,
Por jo dashurine





Bravo choco se poezi me vend kjo . :-*

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
Holly
Sun Nov 15 2009, 02:23pm
E forte

Registered Member #552
Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pm

Posts: 9819
Blerim Kasneci
(Lindur më 1977 në Tepelenë)

ATDHEU NË RRUDHA

Mbas shtegëtimesh të gjata,
U ktheva nga udha
Gjeta atdheun.
Të zhytur në rrudha
Zemra rrahu fort
Më hipi trishtim
Sa shumë është m'plakur
atdheu im!

Me mall në buzë,
dergjen,
plakat e urta
Me shikimin e tretur
Në udhët e gurta
Nga shpirti u del
I qarë mallkim,
Për rrugët e largëta
Që vodhën rininë.


E KALUARA JONË

E kaluara jonë një kujtim i tretur në vite
E kaluara jonë, një shtegëtim, një ikje
Gjithë mall jemi në pritje
Për dashurinë e Atdheut
të tretur në vite.

Unë jam e kaluara e trishtuar
E kaluara gjithë mundim.
Rritur në rrugë pa emër
Në dhe të huaj në mërgim

Unë jam fëmija shtegëtar
që kurrë se shijova fëmjërinë
Sa shumë jam i malluar
Për vendlindjen për shtëpin

Unë jam fëmija shtegëtar
Që u rrita në mërgim.
Sa shumë i malluar
Për vendlindjen për shtëpin.

* Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress *
Back to top
babo
Mon Jan 11 2010, 01:56pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
Vargje të Bardhyl Londos

30 vjet të kam folur me fjalë biri
dhe fjala gjithë dashurinë për ty s’e ka thënë
30 vjet zemra ime ka rrahur për ty
dhe prapë gjithë dashurinë s’e ka nxënë

30 vjet ka folur për ty gurgullima e gjakut
dhe prapë ka shumë të të thotë gjaku im i nxehtë
S’më mjaftokan, jo, 30 vjet që të jem biri yt
S’më mjaftokan bile as dy jetë

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
First Lady
Wed Jan 13 2010, 06:38pm

Registered Member #3336
Joined: Wed Sep 23 2009, 03:22pm

Posts: 41
Nje pikez shiu ne qelq ra,
si tingull melodie heshtjen ndalon,
si rrufe nje mendim ne mendje kalon,
drite e bardhe kujtimet ndricon,
nostalgjia lehtas shpirtin kaplon,
qetesia me s'ekziston,
Kete gjendje kush ma shpjegon?


Jeta me ka mesuar qe mos ti kushtoj shume vemendje FJALEVE te njerezve, por ti dalloj NJEREZIT ne baze te fjaleve qe ata thone....


Back to top
First Lady
Wed Jan 13 2010, 11:59pm

Registered Member #3336
Joined: Wed Sep 23 2009, 03:22pm

Posts: 41
O SHPIRT

O shpirt i trazuar.
C'ke keshtu ti?
Si dallget e detit
te shumekerkuaren paqe s'gjen.

I zymte je,
si ditet e gjata me shi,
askend prane s'do,
asgje boshellekun s' mbush.

As fjalet, as heshtja, as zhurmat,
as librat, as muzika, as mendimet.
O shpirt c'ke ti?
Pse pergjigje s'me jep?

Hesht dhe vetem hesht.
O shpirt fole nje fjale,
nje te vetme e thyeje heshtjen
e pastaj po deshe serish kthehu Asaj.




Jeta me ka mesuar qe mos ti kushtoj shume vemendje FJALEVE te njerezve, por ti dalloj NJEREZIT ne baze te fjaleve qe ata thone....


Back to top
babo
Sun Jan 17 2010, 05:22pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
Agim Doçi

Letrës së bardhë

Ajo që mbeti gjithë jetën e virgjër
Më ra në dorë krejt rastësisht
dhe unë rrugaçi i poezive
e zhvirgjërova.....përfundimisht

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
babo
Sun Jan 17 2010, 05:24pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
ÇMENDURI NJERZORE

Sa të çmendur janë njerzit!...
Dashurohen gjithmonë pas të pamundurës.
Dhe pastaj ankohen se janë fatkeqë.
Ndoshta do ishte më mirë të bënin zap
Çmendurinë e tyre.
Ndoshta...po paskëtaj
Çfarë mund të mbesë!?

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
babo
Sun Jan 17 2010, 05:27pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
Nuk kam kohe te merrem me ty...


Mjaft më bezdise me xhelozinë tënde!
Gjeta pak kohë të ta them ndër sy:
Bota ime është më e madhe se çdo dhëmbje
Lermë të lutem, nuk merrem dot me ty!

Unë vij të përkëdhel e ti kurr nuk ngopesh
Ankohesh, psherëtin e pastaj thua: - më ke xhan?
Vërtitesh brenda vehtes e prej saj friksohesh
Nuk kam kohë të merrem me ty taman!

E di se do trishtohesh dhe do kërkosh pardon
Por unë e ndjej nga larg, do mbetesh po ajo!
Sa më shumë të të dua, ti përsëri dyshon
Më ndjek nga pas si hije, pastaj pyet: - a më do!?

Tani fli dhe pafsh endrrat më të bukura
Unë do vij fshehurazi e të të puth në sy
Se lulet mezi presin, mbi to, të ndalet flutura…
Ika…sepse nuk kam kohë të merrem me ty!


Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
babo
Mon Mar 22 2010, 09:32am


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
Idile vere

Shegerti i pemtarit vodhi nji molle
Dhe bija e furtarit tinez 'i frangjolle.

Ne breg te detit djali kafshon ne curr
Mollen e vajza frangjollen me turr

Me kambe ne rane 'i mzat pertypet plot shkume
E deti me vala lepin bregun ne gjume.

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
sirena shkoder
Mon Mar 22 2010, 09:46am

Registered Member #3350
Joined: Sun Sep 27 2009, 08:02pm

Posts: 163
LA NOTTE NELL'ISOLA
Tutta la notte ho dormito con te
vicino al mare, nell'isola.
Eri selvaggia e dolce tra il piacere e il sonno,
tra il fuoco e l'acqua.
Forse assai tardi
i nostri sogni si unirono,
nell'alto o nel profondo,
in alto come rami che muove uno stesso vento,
in basso come rosse radici che si toccano.
Forse il tuo sogno
si separò dal mio
e per il mare oscuro
mi cercava,
come prima,
quando ancora non esistevi,
quando senza scorgerti
navigai al tuo fianco
e i tuoi occhi cercavano
ciò che ora
- pane, vino, amore e collera -
ti do a mani piene,
perché tu sei la coppa
che attendeva i doni della mia vita.
Ho dormito con te
tutta la notte, mentre
l'oscura terra gira
con vivi e con morti,
e svegliandomi d'improvviso
in mezzo all'ombra
il mio braccio circondava la tua cintura.
Né la notte né il sonno
poterono separarci.
Ho dormito con te
e svegliandomi la tua bocca
uscita dal sonno
mi diede il sapore di terra,
d'acqua marina, di alghe,
del fondo della tua vita,
e ricevetti il tuo bacio
bagnato dall'aurora,
come se mi giungesse
dal mare che ci circonda.
Back to top
Engel
Wed Apr 21 2010, 11:27pm

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
Kushtuar Shkodres... sime?

Eca kalova neper bote jetova
por askund nuk gjeta
si token ku lulezova.

Eca neper bote
Eca ane e mbane
por askund nuk gjeta
si DIALEKTIN shkodran.

Nji toke bujare
me zemer krenare
me kulture e tradite
eshte SHKODRA jone
e do t'jet pergjithmone.

Eca neper bote
Eca ane e mbane
por askund nuk gjeta
Si POPULLIN Shkodran.



Jena popull plot humor
Jena popull plot gezim
se kur qesh nji shkodran
qesh me te dhe shpirti im.



Kena ROZAFEN madheshtore
qe ne tane Shqipnin na krenon
kena male te lart trimerore
atje ku dielli perendon,
Kena dhe Drinin bashke me Bunen
qe ne shpirt na freskon.

Ja pra kjo eshte Shkoder Locja
nji qytet qe e njohin tane
dhe kudo qe te jeni o BIJT e Shkodres
mos harroni se jeni 'SHKODRAN'


Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
Engel
Wed Apr 21 2010, 11:33pm

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
Shirokes kushtuar Shkodres


Shko dallendyshe
Udha e mbarë se erdh pranvera,
shko, dallëndyshe tu fluturu,
prej Misirit n'dhena tjera,
fusha e male tue kërkue;
n'Shqipni shko, pra, fluturim,
shko në Shkodër,n'qytetin tim.

Shëndet prej meje të m'i falësh
saj shpisë vjetër ku kam le,
me ato vende rreth t'përfalesh,
ku kam shkue kohën e re;
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet qytetit tim.

Me ato male, me ato kodra,
me ato prroje rreth t'përfalesh
n'ato fusha që m'ka Shkodra
të lulzueme, aty t'ndalesh;


tue kndue me ambëlcim,
fal me shndet qytetit tim.
T'mujsha dhe un' me fluturue
dojsha dhe un' me u nisë me ty,
dojsha n'Shkodër me kalue,
m'e pa prap at'vend me sy!


Por... ti shko atje... fluturim
e ti qajma fatin tim.

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
Holly
Mon Jul 05 2010, 10:42am
E forte

Registered Member #552
Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pm

Posts: 9819
Komunikim pa bishta!

A ke mujtë me u qua?
V´llau Toskë, m´pvetë mua.
Mirë vëllamth, po ti?
Sot, si më je g´dhi?

Ah, të keqen, vëllau,
i thëm unë Gegua.
Mo bre bacë pashë Besën!
Më thot Labi, mua!

Qajmë hallet n´teh t´gotës,
të vjetrën dhe të renë,
ma pret vëllau Toskë:
- Kurrë ma mirë s´jem kenë!

E t´ja nisëm rrafsh,
kuvendimit, shtruar,
mirremi vesh bashkë,
me gjuhë të njësuar!

Ti më the asht hjeshëm,
unë të thash është bukur,
dialekt i ndjeshëm,
i lehtë porsi flutur!

Kur ja marrim shtruar,
kangës majekrahu,
Gegnishte e kulluar,
nga zani, qahet ahu!

Pastaj të dy bashkë,
Polifonisë toskërishte,
si n´kohën e lashtë,
n´vallen Pogonishte!

Kosovari Toskë,
si dhe Labi Gegë,
i bëri ballë koh´së,
ky Trung me dy Degë!

N´jug vajti Gjergj Fishta,
e n´veri Samiu,
fjalët që s´kanë bishta,
në një gjuhë i shkriu!

Fort mirë e kapë veshi,
bukur e shkruan dora,
Gegë-Toskë Dialekti,
Gjuhë plot Metafora!

E tash mbani veshtë,
shkurt e shqip bes beli,
Gjuha n´shekuj t´leshtë,
frytet mirë i vjeli!

Reformat, rishikimet,
që flitet të fillojnë,
Gjuhës, pasurimet,
veçsa do ja shtojnë!

Iliro-Pellazge,
shumë kush po e quan,
ne si Gjuhë Standarde,
t´pagëzuar e bekuam!

Mentor Thaqi 26.06.2010


* Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress *
Back to top
Holly
Mon Jul 05 2010, 10:44am
E forte

Registered Member #552
Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pm

Posts: 9819
Tonin Nikolli: SI GJETHE



Tonin Nikolli: SI GJETHE

Une jam si gjethe e brishte,
Qe dridhet shpejt nga flladi.
Jam si cirke uji,
Qe thyhet lehte tek pragu.

Jam si vaji i shpirtit,
Qe mberrin deri tek loti.
Jam si dite-netet,
Qe i rrotullon moti.

Jam gjitheçka qe thyhet,
Jam gjitheçka qe shkrihet.
Jam gjitheçka qe bie
E perseri ringrihet.

Jam si gjithe te gjallet,
Jam si gjithe te vdekurit.
Trembem le
Une jam si gjethe e brishte,
Qe dridhet shpejt nga flladi.
Jam si cirke uji,
Qe thyhet lehte tek pragu.

Jam si vaji i shpirtit,
Qe mberrin deri tek loti.
Jam si dite-netet,
Qe i rrotullon moti.

Jam gjitheçka qe thyhet,
Jam gjitheçka qe shkrihet.
Jam gjitheçka qe bie
E perseri ringrihet.

Jam si gjithe te gjallet,
Jam si gjithe te vdekurit.
Trembem lehte prej mishit,
Nuk thyhem prej hekurit.

Une jam si gjethe e brishte,
Qe dridhet shpejt nga flladi.
Si gjethe qe e merr era,
dhe e çon tek pragu...
hte prej mishit,
Nuk thyhem prej hekurit.

Une jam si gjethe e brishte,
Qe dridhet shpejt nga flladi.
Si gjethe qe e merr era,

dhe e çon tek pragu...

* Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress *
Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Mon Jul 05 2010, 10:45am


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24799
Nice Holly falemners naqe

I care and I wish well!

Back to top
Holly
Mon Jul 05 2010, 10:51am
E forte

Registered Member #552
Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pm

Posts: 9819
flm ty a-cat .XX

* Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress *
Back to top
Holly
Wed Jul 07 2010, 09:11pm
E forte

Registered Member #552
Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pm

Posts: 9819

untitled.jpg

* Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress *
Back to top
Mbreteresha
Wed Jul 07 2010, 11:13pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
Holly ka shkruar:


untitled.jpg


sa e dhimbshme =((

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
Mbreteresha
Thu Jul 08 2010, 01:51pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
Lere lotin te me pikoj qet,
mos me kerko ne ender
se smundesh me me gjet.
Mos kerko falje se nuk te fal,
se cdo gje ka mbaruar.
Tash jeto i lumtur me ate qe
je fejuar..
Nese me do,ma thuaj te verteten
kur ta fali zemren,ta fali edhe jeten.
Nese ke zemer ndaje bashke me mua
nese ke fjale me thuaj ''TE DUA''
Do te me kerkosh nje dit
un do te kem vdekur,
do te vish te vari
un do te jem tretur..
Do te kerkosh falje
po do te them IK,
se ti e vrave zemren
qe te deshti marezisht..
C'eshte jeta ime
tani me se dij
c'do gje ma more
e me le ne vetmi.
Eci me heshtjen
ball per ball
ceshtje e pavdekshme
ja un nje e vdekur
e gjalle...
Nese dashuria te duket plumb
ruaje nje per vete se te duhet per ne fund.
Nese je penduar mos mallko fatin
se zoti eshte i madh e ta fal mekatin.
Do te vij dita
kur do te me kerkosh.
Do te vij casti
kur do te lotojsh.
Do te pendohesh
per cdo gabim.
Por do te jet von
o shpirti im..
Se te dua me shtin e kaluara
te dua me thot zemra
te me duash nuk te detyroj
por me duaj aq sa e meritoj..
Ma shuajte driten
ma helmove jeten,
mi rezove endrat
mi humbe shpresat.
Me dogje si cigare
me hodhe si gur.
Ndoshta keto i bere
ngase nuk me ke
dashur kurrr..
Me mesove te te dua
me mesove te dashuroj
por kur nuk me mesove
mungesen tende si ta perballoj..
***Vuaj per ty se shum me mungon.
Vuaj me shum se kur me provokon
cmendem nga xhelozia kur dikush
te shikon..
Un te dua ty por ti sme shikon***
Ender jete drit e syve te mi
beso te verteten se te dua.
Se te dua vetem ti
me ka humbur shpresa
nuk dij si te ja bej
kot me duket jeta
pa ty kur jetoj..
..Trokita ne zemren tende
nuk mu pergjigj njeri
ate e kishte pushtuar
tjeter dashuri.
Hape te lutem
jam mikja e vjeter
nje ze me tha;
ishe por sot kam tjeter....
Nese nuk me do me thuaj te largohem
un do te kuptoj dhe kur nuk do te afrohem..
Do te kerkoj falje per kohen qe ta mora
do te kerkoj falje qe te dashurova***
Ne vendin tim te jesh
duhet zemer te kesh
un zjarin e kam prek
por nuk me ka djeg.
Ne zemren tende per mua
a ka vend.
Ndoshta duhet te pres rend.
Jeta eshte dallg qe hidhet ne breg.
Jeta eshte si loder qe gjithkush e prek.
Jeta eshte ender nje shpres e larget.
Jeta eshte dashuri nje bot e zbrazet.
A te flet dikush ma embel se une?
A te fal dikush lumturi me shume?
A te mungon sonte perqafimi im?
A mundet dikush te ze vendin tim
dy zemra qajn- nje mall e kann,
dy sy lotojn- ni gje shiqojn,
dy duar ledhatojn-nje shpirt sherojn,
dy goja flasin- nje bot e plasin
Do te fal per vuajtjet qe mi dhurove
Do te fal per lotet qe mi krijove
Pore kure sdo ta fal nese zemra jote akoma me dashuron
Ateher kure plotsisht une smund te te harroj
Qme duhen syt
kur nuk shihemi?
Qme duhen kembet
kur nuk takohemi?
Qme duhen krahet
kur nuk perqafohemi?
Qme duhet zemra kur
nuk dashurohemi ???

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
babo
Wed Jul 14 2010, 01:51pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127


Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
Mbreteresha
Thu Jul 15 2010, 12:47pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
Ku isha unë

I hodha ujë detit, aty ishte etja
I hodha lot zisë, aty ishte pikëllimi
I hodha dhe varrit, aty ishte vdekja
I hodha erë lules, aty ishte aroma
I hodha krah zogut, aty ishte udhëtimi
I hodha buzëqeshje dashurisë, aty ishte gëzimi
I hodha shpresë ëndrrës, aty ishte jeta
I hodha sy jetës, aty ishe ti
Të hodha sy ty, aty isha unë


Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
Mbreteresha
Tue Jul 20 2010, 11:12am
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
"Pertej vetes"

Askush nuk me mesoi si te marr fryme,
Por perseri mora.
Askush nuk e mesoi zemren time te rrahi,
Por ajo, e beri, dhe nuk reshti per asnjë cast...
Unë, besnike e përjetshme e vetvetes...
Unë, shoqeruesja e neteve te mia pagjume,
Unë, admiruesja e rrezeve te para te mbretit te kuq,
Gjithnjë unë, zhytesja e nenujesise...
Mikja e shume te tjereve
E dashura e askujt...


Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
sunríse
Tue Jul 20 2010, 11:50am

Registered Member #2659
Joined: Wed Feb 18 2009, 12:09pm

Posts: 11479
Kushtuar Shkodres :x

Eca Kalova
neper bote jetova
por askund nuk gjeta
si token ku lulezova.

Eca neper bote
Eca ane e mbane
por askund nuk gjeta
si DIALEKTIN shkodran.

Nji toke bujare
me zemer krenare
me kulture e tradite
eshte SHKODRA jone
e do t'jet pergjithmone.

Eca neper bote
Eca ane e mbane
por askund nuk gjeta
Si POPULLIN Shkodran.

Jena popull plot humor
Jena popull plot gezim
se kur qesh nji shkodran
qesh me te dhe shpirti im.

Kena ROZAFEN madheshtore
qe ne tane Shqipnin na krenon
kena male te lart trimerore
atje ku dielli perendon,
Kena dhe Drinin bashke me Bunen
qe ne shpirt na freskon.

Ja pra kjo eshte Shkoder Locja
nji qytet qe e njohin tane
dhe kudo qe te jeni o BIJT e Shkodres
mos harroni se jeni 'SHKODRAN'



[ Edited Tue Jul 20 2010, 11:52am ]


Think happy thoughts!

Back to top
Go to page  1 2 3 ... 26 27 28  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2727 sec, 0.0952 of that for queries. DB queries: 65. Memory Usage: 3,165kB