Forums
Go to page  1 2 3 ... 26 27 28
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
OLIVE OYL
Wed Mar 22 2017, 03:47pm
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
Të dedikohem !

Athue ka shpirt me u vesh
ma ambël se nana,
s'e di.
Rrudhat e ngrysuna
kur mban mëri.
Qukitjet e mollëzave
kur m'qesh përsëri.

Parajsa s'asht
n'lumtuni me u shtri...
Për mue janë
ditët kur kam etje për
çajin e saj me lemon e dashni.
E me u shlue në krahet e saj
me fjete n'qetesi.

Athue yjet ndrisin ma shumë
se nana ndrit shpirtin tem .
Athue lulet çilin ma freskët
sesa nana mbjell tek unë
cdo ditë nji gem .

Se ne tana ditët qe unë
prapë nadje zgjohem,
ndodhet nji prandverë e qendisun
me fjale që ne asht rrënjohen.

E ne netët që me zotin
për gjithçka falenderohem,
tane çka jam e sa frymë marr
ty nanë
te dedikohem!

Megi Bashi



***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
OLIVE OYL
Wed Mar 22 2017, 03:49pm
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
Mjerim nuk asht
mos me e pas kafshaten.
Mjerim asht
kafshaten mos me mujt me kalù.

I vorfni nuk pasunohet
me buken qe i zgjaten.
Vec pasunon t'pasunin
me shpirt t'u e urù.
Vdekje nuk asht
trimit n'shpind me ia shtì shpaten.
Por fjalë e thanë
për me t'idhnù.
Oda nuk shembet
kur tullave kambët si mbahen
po kur shembja tullen e ka ngulmu.
Pengu nuk i fshihet
as atyne që shpirt dhanen,
nëse vërtet s'ishin pendù.

Athu zot,
i fal ti ato qe falen,
kur lutjet pre mëkateve
kërkojne me i shpëtu.

Mars 2016.
Megi Bashi



***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
OLIVE OYL
Wed Mar 22 2017, 04:03pm
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
Dashnitë s'të kanë faj
se njerëzit me vete morën jetë
e s'u kthyen halà.

Në qoshen e buzës
nga hera fundit,
lashë nji copë frymë
për me e marrë huà.

MEGI BASHI



***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
OLIVE OYL
Wed Mar 22 2017, 04:05pm
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
Vegim ...

Dje te pashë .
Kishte kalu kohë
e syte s'shndritën kur më panë.
Ndonëse u ngutëm kur u lamë
natën për hanë.
Të pritshim nji ditë mà shumë,
ndoshta më shifshe mà gjatë.

Nuk binte shi
po lekura ne klithma ankthi
piklonte n'dashni.
As nji fryme nuk prita
e me tanë forcën e botës
drejt teje me u dàsht ...
Me krahë të hapun
pa iu rresht vrapit me ardh,
se shpirtit i paskësh vu nji màll
pa màse.

Mjegulla se msheu mungesën kyt herë.
Veç dy portrete
të rrokun mbas tij...
E kambet e mia qe dridhen
të ndaluna afër tyne,
përbrì.

...vegim...
S'paskesh kenë ti.
Edhe e disha
se me frymën qe t'fala
edhe copa akullit,
veç buzë tjera s'mund me shkri.

MEGI BASHI



***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
OLIVE OYL
Wed Mar 22 2017, 04:11pm
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
A ka disi mà ambël,
përveç sëpatës
që druni me u bà ashkël.

Përveç flakës
a digjet diçka ma ftohtë disi .
E ngadalë mu bà hì.


Dimër 2015 ...
MEGI BASHI



***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
OLIVE OYL
Wed Mar 22 2017, 04:13pm
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
<3 THIS! <3
Une s'thashë
me kenë qelq,
po edhe zemren
mos me gjujt me gùr.

S'ke pa?
Se edhe mali çahet
dikùr.



***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
Mbreteresha
Wed Mar 22 2017, 06:56pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
OLIVE OYL ka shkruar:

A ka disi mà ambël,
përveç sëpatës
që druni me u bà ashkël.

Përveç flakës
a digjet diçka ma ftohtë disi .
E ngadalë mu bà hì.


Dimër 2015 ...
MEGI BASHI


Sa e thelle kjo 😍


Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
OLIVE OYL
Fri Apr 14 2017, 07:51am
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
Gjurma e hanë

Ylli i prendverës
langun e amël
thith prej pemëve t'njoma.
Mbramja e blerë stolistet n'atë pasqyrë,
tashmà qyteti ka reklama gjigande.
O qiej kopshtijesh,
dilni edhe 'j herë prej vedit:
ajo që ishte vogëlushe dhe motër
prej shtëpisë së vet
kupton e sheh
cikmën e lashtë të maleve,
zemra shtrëngohet për krahnuer
e hajthme si drandofille.
Prej portikëve, tregishtet
përhapin pse janë tejmbushë
të korrunat e plangut të tyne,
gjurma plot ankth festet
prehen ndër qoshkat e pjacave.
Ndër kopshtijet e serat ma lerg
shfletohen e tresin
ujnat e nanës hanë.
Ecin banorët
verbue prej gjumit.

Andrea Zanzotto (Poesie, Oscar Mondadori, 1980)



***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
Mbreteresha
Fri Apr 14 2017, 10:11pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
OLIVE OYL ka shkruar:

Mjerim nuk asht
mos me e pas kafshaten.
Mjerim asht
kafshaten mos me mujt me kalù.

I vorfni nuk pasunohet
me buken qe i zgjaten.
Vec pasunon t'pasunin
me shpirt t'u e urù.
Vdekje nuk asht
trimit n'shpind me ia shtì shpaten.
Por fjalë e thanë
për me t'idhnù.
Oda nuk shembet
kur tullave kambët si mbahen
po kur shembja tullen e ka ngulmu.
Pengu nuk i fshihet
as atyne që shpirt dhanen,
nëse vërtet s'ishin pendù.

Athu zot,
i fal ti ato qe falen,
kur lutjet pre mëkateve
kërkojne me i shpëtu.

Mars 2016.
Megi Bashi


Mrekullisht e bukur 😍😍😍😍


Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
Mbreteresha
Fri Apr 14 2017, 10:12pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
OLIVE OYL ka shkruar:

Të dedikohem !

Athue ka shpirt me u vesh
ma ambël se nana,
s'e di.
Rrudhat e ngrysuna
kur mban mëri.
Qukitjet e mollëzave
kur m'qesh përsëri.

Parajsa s'asht
n'lumtuni me u shtri...
Për mue janë
ditët kur kam etje për
çajin e saj me lemon e dashni.
E me u shlue në krahet e saj
me fjete n'qetesi.

Athue yjet ndrisin ma shumë
se nana ndrit shpirtin tem .
Athue lulet çilin ma freskët
sesa nana mbjell tek unë
cdo ditë nji gem .

Se ne tana ditët qe unë
prapë nadje zgjohem,
ndodhet nji prandverë e qendisun
me fjale që ne asht rrënjohen.

E ne netët që me zotin
për gjithçka falenderohem,
tane çka jam e sa frymë marr
ty nanë
te dedikohem!

Megi Bashi


Tvleresoj per zgjedhjet shoqe..i spikat 😍


Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
Mbreteresha
Sat Jan 20 2018, 10:26pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
Poezi nga Elhaid Cufi




Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
OLIVE OYL
Tue Oct 23 2018, 10:46am
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
- Stella - ka shkruar:


- Dust if you must - Rose Milligan






ERDHA PER ME GJET DO CAPTIONS PER FOTOT E INSTAGRAMIT SE KAJHER KAM SHUM FRYMZIM KAJHER SKAM HIC; NEJSE GJETA SHUM GJANA TE BUKURA SHUL KUJTIME E NER KTO EDHE KYT SIPER; THANX STELA E FALEMINDERIT TAN ATYNE QE NE MENYRA E TEMA TE NDRYSHME KAN KONTRIBU NE KET FORUM? INDIREKT KA INFLUENCU NE AT CA JAM UN SOT



***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
Go to page  1 2 3 ... 26 27 28  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3174 sec, 0.0931 of that for queries. DB queries: 45. Memory Usage: 2,763kB