Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Histori
 
<< Previous thread | Next thread >>
HISTORIA E SHQIPERISE NGA VITI 1912-1992
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Miri74, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
U-N-I-K
Fri May 15 2009, 05:37PM
STUDENT

Registered Member #2521
Joined: Sat Dec 27 2008, 09:32AM

Posts: 129
PRAKTIKISHT JANE VITET NDER TE CILAT SHENOHEN SHUM DATA MJAFT TE RENDESISHME TE HISTORISE SE POPULLIT SHQIPTARE,NGA PAVARESIA,ALEANCA TE NDRYSHME ME VENDE TE NDRYSHME,NDRRIME PUSHTETESH,SHKEPUTJE MARDHENIESH ETJ DERI TEK CLIRIMI TOTAL NGA NGA REGJIMI I TMERRSHEM KOMUNIST NE VITIN 1992. KUSH KA INFORMACIONE RRETH KETYRE DATAVE DHE VITEVE SHUM TE RENDSISHME HISTORIKE TE SHQIPERISE ESHTE I MIRPRITUN TE DUSKUTOJME SE BASHKU.





FIDARSI VA BENE,MA NON FIDARSI A VOLTE VA ANCORA MEGLIO
Back to top
belgium
Fri May 15 2009, 05:51PM

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 06:19AM

Posts: 12123
U-N-I-K ka shkruar:

PRAKTIKISHT JANE VITET NDER TE CILAT SHENOHEN SHUM DATA MJAFT TE RENDESISHME TE HISTORISE SE POPULLIT SHQIPTARE,NGA PAVARESIA,ALEANCA TE NDRYSHME ME VENDE TE NDRYSHME,NDRRIME PUSHTETESH,SHKEPUTJE MARDHENIESH ETJ DERI TEK CLIRIMI TOTAL NGA NGA REGJIMI I TMERRSHEM KOMUNIST NE VITIN 1992. KUSH KA INFORMACIONE RRETH KETYRE DATAVE DHE VITEVE SHUM TE RENDSISHME HISTORIKE TE SHQIPERISE ESHTE I MIRPRITUN TE DUSKUTOJME SE BASHKU.






1. PËRGATITJA E KRYENGRITJES

Acarimi i gjendjes politike.
Mbledhja e Taksimit (janar 1912)
Edhe pas marrëveshjeve që përfundoi me udhëheqësit e kryengritësve në vitin 1911, Porta e Lartë nuk ndërmori asnjë masë që do ta përmirësonte gjendjen ekonomike e arsimore të vilajeteve shqiptare, që vinte duke u rënduar. Ndihej mungesa e ushqimeve. Çmimi i drithit ishte 2-3-fishuar. Edhe artikujt e tjerë të konsumit të gjerë qenë shtrenjtuar. Shtimi i taksave e mbledhja me dhunë e detyrimeve shtetërore e përkeqësuan edhe më tej gjendjen. Nga ana tjetër, shqiptarët i shqetësonte edhe përgatitja për krijimin e aleancës ballkanike, konturet e së cilës po ravijëzoheshin në horizontin ballkanik.
Në këto rrethana qarqet e gjera atdhetare brenda dhe jashtë vendit filluan të mendonin për organizimin e një kryengritjeje të re, që duhej të fillonte në pranverën e ardhshme. Fillimi i luftës italo-turke (shtator 1911) që do të angazhonte një pjesë të madhe të forcave turke, krijonte kushte të favorshme për një kryengritje të përgjithshme shqiptare. Përveç kësaj, po bëhej gjithnjë e më e qartë se lufta italo-turke do të pasohej nga një luftë ballkanike, e cila do të çonte në shembjen e Perandorisë Osmane dhe do ta vinte Shqipërinë para rrezikut të copëtimit. “Aneksimi italian i Tripolit, - theksonte Ismail Qemali, - tregoi se parimi i tërësisë tokësore të Perandorisë Osmane nuk respektohej më. Tani ishte për t’u dyshuar nëse shtetet ballkanike do të qëndronin të qeta”.
Gjatë një udhëtimi që ndërmori në Evropë, në tetor të vitit 1911, Ismail Qemali, në takimet që pati në kancelaritë diplomatike të Francës, të Anglisë e sidomos të Austro-Hungarisë, u përpoq t’i bindte ato që të rishikonin politikën e ruajtjes së status quo-së në Ballkan, t’u provonte se ishte në interesin e tyre të ndiqnin një politike të re ballkanike, pjesë përbërëse e së cilës duhej të ishte edhe autonomia ose edhe pavarësia e Shqipërisë. Gjatë takimit me ambasadorin austro-hungarez në Paris, Ismail Qemali i foli për rrezikun që i kërcënohej Shqipërisë nga monarkitë fqinje. Shembja e sundimit osman në Ballkan, kur shqiptarët ende nuk njiheshin si komb më vete, i linte ata të pambrojtur përballë agresorëve të rinj. Një fat i tillë i shqiptarëve, theksoi ai, nuk ishte as në interesin e Vjenës. Ismail Qemali i propozoi Ballplacit të ndërhynte pranë Portës së Lartë dhe të kërkonte prej saj që ta njihte popullin shqiptar si “entitet etnik”. Ambasadori austro-hungarez në Paris, Sheçen, iu përgjigj Ismail Qemalit se Vjena “i jepte rëndësi të madhe ruajtjes së status quo-së territoriale në Ballkan dhe se nuk ndërhynte në punët e brendshme të Turqisë”.
Ndërkohë gjendja politike në Shqipëri vinte duke u acaruar. Gjatë vjeshtës u dendësuan kontaktet ndërmjet përfaqësuesve të viseve të ndryshme, që kishin si objekt diskutimi organizimin e kryengritjes, për sendërtimin e programit politik të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, të autonomisë së vendit.
Në dhjetor të vitit 1911 deputetët shqiptarë, midis të cilëve u dalluan Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina?, duke përfituar nga kriza që kishte mbërthyer Perandorinë Osmane dhe qeverisjen e xhonturqve, kërkuan edhe njëherë zbatimin e reformave politike, ekonomike e kulturore në Shqipëri, të cilat kishin si qëllim të fundit ta shtynin Portën e Lartë të njihte kombësinë shqiptare dhe të drejtën e saj për t’u vetëqeverisur.
Në muajin janar të vitit 1912 Hasan Prishtina u përpoq të bindte Asim Beun, ministrin e Jashtëm të Perandorisë Osmane, se ishte në interesin e shtetit osman që qeveria të deklaronte zyrtarisht kufijtë e Shqipërisë. Por xhonturqit, duke menduar se kjo kërkesë do të çonte në shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria, e hodhën poshtë atë.
Përballë këtij qëndrimi të qeverisë xhonturke, deputeti i Kosovës, Hasan Prishtina, më 11 janar 1912 shpalosi dhe njëherë në parlament kërkesat kombëtare të shqiptarëve. Pasi foli për mohimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, shkeljen e të drejtave kushtetuese dhe për terrorin e pashembullt të ushtruar mbi popullsinë shqiptare, ai dënoi ashpër politikën e egër shoviniste që po ndiqte qeveria në trevat shqiptare. Hasan Prishtina e kërcënoi qeverinë me një kryengritje të re nëse nuk plotësoheshin kërkesat kombëtare të shqiptarëve.
Fjalimi i guximshëm i Hasan Prishtinës e detyroi vezirin e madh që të replikonte ashpër me të, duke e akuzuar si rebel që kërkonte t’i vinte zjarrin Perandorisë.
Në rrethet më të përparuara patriotike shqiptare po përforcohej gjithnjë e më shumë bindja se të drejtat kombëtare dhe përparimi ekonomik e kulturor i popullit shqiptar nuk mund të siguroheshin tashmë me anën e luftës parlamentare.
Përvoja e luftës trivjeçare (1909-1911) e shqiptarëve kundër regjimit xhonturk kishte provuar domosdoshmërinë e krijimit të një qendre të vetme drejtuese dhe udhëheqëse të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Përpjekja e parë për bashkërendimin e luftës së të gjitha trevave shqiptare kundër zgjedhës xhonturke u bë në Stamboll.
Pas këshillimeve, që u zhvilluan ndërmjet Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinës më 12 janar 1912, u vendos të mbahej një takim i një grupi personalitetesh të jetës politike shqiptare. Takimi u bë në mesin e muajit janar, nën kryesinë e Ismail Qemalit, në shtëpinë e Syrja Vlorës, në lagjen Taksim të Stambollit. Në të morën pjesë, përveç Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës e Syrja Vlorës, edhe Myfid Libohova, Esat Toptani, Aziz Vrioni, Bedri Pejani, Mustafa Kruja e të tjerë.
Mbledhja e Taksimit ripohoi përfundimin se shqiptarëve, për të siguruar të drejtat kombëtare e politike, nuk u kishte mbetur rrugë tjetër përveç organizimit të një kryengritjeje të përgjithshme. Aty u diskutua gjithashtu për aspektet organizative të lëvizjes së armatosur në Shqipëri. Rol i veçantë, sidomos në fillim të veprimeve luftarake që do të ndërmerreshin në pranverën e ardhshme, iu caktua Kosovës. Kryengritja do të shtrihej edhe në viset e tjera të vendit, megjithatë, do të ishte Kosova ajo që do të mbante peshën kryesore në rrafsh ushtarak. Organizimin e forcave kryengritëse në verilindje të Shqipërisë e mori përsipër Hasan Prishtina. Esat Toptani premtoi të merrej me organizimin e kryengritjes në Shqipërinë e Mesme dhe në Mirditë. Myfit Libohova, Aziz Vrioni e Syrja Vlora u zotuan të ngrinin në luftë çetat e Jugut.
Ismail Qemali mori përsipër të siguronte, me ndihmën materiale të kolonive shqiptare të mërgimit, armë dhe të holla (15 mijë pushkë të tipit të ri mauzer dhe 10 mijë napolona ar). Ai do të vijonte njëkohësisht përpjekjet për të siguruar mbështetjen e diplomacisë evropiane dhe të opinionit publik të jashtëm.
Nga të gjithë pjesëmarrësit e mbledhjes së Taksimit vetëm Ismail Qemali, Hasan Prishtina e ndonjë tjetër u përpoqën të përmbushnin detyrimet e tyre.

Përpjekjet për sigurimin e aleatëve
Një nga detyrat parësore të kryengritjes së armatosur që po përgatitej mbetej sigurimi i aleatëve ose të paktën sigurimi i krahëve të forcave kryengritëse gjatë ndeshjes me forcat ushtarake osmane
Hasan Prishtina, pas shpërndarjes së parlamentit, hyri në bisedime me deputetë arabë e kurdë dhe u bëri thirrje atyre që t’i kundërviheshin me kryengritjen e armatosur politikës nacionaliste dhe asimiluese të xhonturqve.
Ndërkohë, Ismail Qemali vazhdoi përçapjet diplomatike pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha në disa prej kryeqyteteve evropiane. Duke njohur qëndrimin e shteteve fqinje ndaj çështjes shqiptare, ai iu shmang vizitës në kryeqytetet ballkanike.
Edhe Hasan Prishtina, me t’u kthyer nga Stambolli në Kosovë, u përpoq të siguronte bashkëpunimin me lëvizjen bullgaro-maqedone në Shqipërinë Lindore. Për këtë qëllim pati një takim me ish-deputetin e Shkupit në parlamentin osman, Pavllov, të cilit i kumtoi se për të shpëtuar nga politika panturke e xhonturqve, që po u sillte pasoja shumë të rënda si shqiptarëve, ashtu edhe maqedonëve, ishte e domosdoshme të organizohej një kryengritje e përbashkët, për të arritur krijimin e një shteti autonom shqiptaro-maqedon. I sigurt në fitoren e forcave kryengritëse shqiptare, Hasan Prishtina nuk kërkoi angazhimin e menjëhershëm të palës maqedone. Ajo mund të bashkohej me kryengritjen pasi të shihte frytet e para të luftës së shqiptarëve. Por Pavllovi, pasi u këshillua me qendrën e lëvizjes bullgaro-maqedone (me verhovistët) në Sofje, u përgjigj se “bullgarët nuk mundeshin kurrsesi të merrnin pjesë në kryengritje”. Kjo përgjigje diktohej nga angazhimi i Sofjes në aleancën ballkanike që po përgatitej, me të cilën Bullgaria shpresonte të përmbushte planet e saj aneksioniste ndaj trojeve shqiptare.
Beogradi mbajti qëndrim të ndryshëm nga ai i Sofjes. Duke parashikuar shpërthimin e afërt të një lufte ballkanike kundër Perandorisë Osmane, kur edhe aleanca ballkanike ishte duke përfunduar, Serbia mendonte se ishte në interesin e saj që shqiptarët të hidheshin sërish në luftë kundër sundimit osman. Beogradi parashikonte që gjatë konfrontimit shqiptaro-turk do të dobësoheshin të dyja palët dhe kështu do t’i lehtësohej atij realizimi i planeve aneksioniste ndaj trevave shqiptare. Por Beogradi donte që kryengritja në Shqipëri të shpërthente kur Serbia ta ndjente veten të gatshme për t’u ndeshur me Turqinë. Serbia u lidh me krerë të lëvizjes shqiptare në Kosovë dhe u premtoi atyre t’i furnizonte me armë, por me kusht që të mos nguteshin për të filluar kryengritjen dhe të mos kërkonin autonominë e Shqipërisë.
Rëndësi të posaçme për fatin e kryengritjes do të kishte qëndrimi që do të mbanin ndaj saj Fuqitë e Mëdha të Evropës dhe në radhë të parë ato të Adriatikut. Duke shpresuar të gjente mbështetje në Londër, Hasan Prishtina iu drejtua së pari konsullit britanik në Shkup. Hasan Prishtina i deklaroi atij se shqiptarët kishin zgjedhur tani si mjet për të shpëtuar nga dhuna xhonturke dhe nga ndjekjet që i bëheshin kulturës së tyre kombëtare luftën e armatosur, se kishin vendosur “me ba nji lëvizje t’armatosun kundra sundimit turk”. Për këtë kërkonin përkrahjen e Anglisë. Konsulli u shpreh i gatshëm t’ia përcillte menjëherë këtë kërkesë Londrës. Pas disa ditësh ai i njoftoi Hasan Prishtinës se vendi i tij nuk kishte interesa në Ballkan, prandaj as nuk do ta kundërshtonte dhe as nuk do ta përkrahte kryengritjen kundërosmane të shqiptarëve.
Kujdes të veçantë udhëheqësit e kryengritjes i kushtuan qëndrimit të Perandorisë Dualiste. Hasan Prishtina hyri në lidhje edhe me kryekonsullin austro-hungarez në Selanik, Kral. Edhe Vjena nuk premtoi ta ndihmonte kryengritjen shqiptare. Me këtë rast, Krali kërkoi që Lëvizja Kombëtare Shqiptare të mbetej në kuadër të një lëvizjeje paqësore e kufizuar me kërkesa kulturore, arsimore dhe ekonomike. Ai u mundua t’i mbushte mendjen Hasan Prishtinës se “mirëqenia e shqiptarëve nuk realizohej me revolucion, por me evolucion”. Edhe përfaqësuesit konsullorë të Vjenës në Shkodër, në Manastir e në Prizren u bënë të ditur krerëve shqiptarë dhe komiteteve të fshehta se qeveria e tyre ishte e interesuar për ruajtjen e gjendjes ekzistuese në Ballkan dhe të tërësisë territoriale të Perandorisë Osmane. Si rrjedhim, në rast se do të shpërthente kryengritja në Shqipëri, ata nuk do ta ndihmonin. Përveç kësaj, kryengritësit do të quheshin nga Fuqitë e Mëdha fajtorë për prishjen e paqes.
Në këto rrethana atdhetarët, deri në prag të kryengritjes, nuk arritën të siguronin në Evropë armët e nevojshme. Kjo i detyroi krerët e lëvizjes në Kosovë që t’i drejtonin sytë nga vendet fqinje. Mali i Zi, ndryshe nga viti i kaluar, duke qenë edhe nën trysninë e Austro-Hungarisë, mbajti një qëndrim të rezervuar ndaj përpjekjeve të shqiptarëve për organizimin e kryengritjes. Cetina u deklaroi krerëve të Gjakovës dhe të Pejës, që u orvatën të hynin në lidhje me të, se nuk do të pranonte të zhvillonte bisedime me ta.
Ndryshe nga Mali i Zi, Serbia u tregua e gatshme që t’i furnizonte shqiptarët me armë. Qysh në vitin 1911 dhe sidomos në fillim të vitit 1912 autoritetet serbe hynë në lidhje me krerë të Kosovës, me Hasan Hysen Budakovën, Iljaz Agushin, Mahmut Zajmin, Bajram Daklanin, Sadik Ramën e Gjurgjevikut dhe me Ramadan Shabanin e më pas edhe me Isa Boletinin. Disa shkuan deri në Beograd, ku u takuan me funksionarë të ministrisë së Jashtme dhe me Nikolla Pashiqin. Beogradi vuri përsëri si kusht të parë, për të siguruar ndihmën e Serbisë, dorëheqjen nga çdo synim për të fituar autonominë administrative të Shqipërisë. Edhe koha kur do të fillonte kryengritja, sipas Serbisë duhej përcaktuar në marrëveshje me autoritetet serbe. Prandaj edhe sasia e armëve të siguruara në Serbi ishte tejet e kufizuar. Megjithatë, Beogradi nuk nxori pengesa për kalimin e armëve në Shqipëri përmes kontrabandës, e cila, në pragun e shpërthimit të kryengritjes mori përmasa të mëdha.
Përballë këtyre rrethanave udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare bënë të gjitha përpjekjet që kryengritja të fillonte sa më parë, duke pasur si kërkesë kryesore formimin e një shteti autonom shqiptar.
Përgatitjet për kryengritjen e përgjithshme përkuan me zgjedhjet parlamentare. Më 18 janar 1912 xhonturqit shpallën shpërndarjen e parlamentit. Sipas kushtetutës, zgjedhjet e reja duhej të bëheshin në vjeshtë, por, për të mos i dhënë kohë opozitës të shtonte ndikimin në provinca, xhonturqit vendosën që ato të zhvilloheshin menjëherë, që në muajin shkurt. Ata synonin të fitonin shumicën absolute në parlamentin e ri. Ligji i zgjedhjeve, veç të tjerave, i kufizonte shumë të drejtat e kombësive joturke të Perandorisë dhe lejonte hapësira të gjera për manipulimin e listave të zgjedhësve nga autoritetet qeveritare.
Shtypi patriotik dhe në mënyrë të veçantë gazeta “Liri e Shqipërisë”, si edhe shoqëritë e komitetet atdhetare brenda e jashtë vendit, duke u përfshirë në fushatën elektorale, i bënin thirrje popullit që të mos votonte për ata kandidatë që kishin braktisur interesat e atdheut dhe që ishin propozuar nga xhonturqit, por të zgjidhnin deputetë atdhetarë të sprovuar, si Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Bajram Topulli, Ismail Haki Strazimiri, Ibrahim Temo, Aqif pashë Elbasani, dr. Haki Mborja etj. Xhonturqit, nga ana e vet, mobilizuan njerëzit e tyre për të penguar zgjedhjen e atdhetarëve shqiptarë në parlament. Organet e xhandarmërisë bënin presion mbi zgjedhësit e dytë për t’i detyruar që të miratonin kandidatët e Komitetit “Bashkim e Përparim”.
Malësorët e Mbishkodrës, të zhgënjyer nga premtimet e xhonturqve, që nuk zbatuan marrëveshjen e gushtit të vitit 1911, nuk morën pjesë në votime.
Shpërdorimet e qeverisë xhonturke gjatë fushatës së zgjedhjeve e acaruan edhe më shumë situatën në vend. Ministri i Jashtëm turk, Asim Beu, pranoi para ambasadorit austro-hungarez në Stamboll se “shkaku i kryengritjes në Shqipëri janë gabimet e bëra në zgjedhjet”.


Back to top
belgium
Fri May 15 2009, 05:55PM

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 06:19AM

Posts: 12123
2. SHPËRTHIMI I KRYENGRITJES DHE VEPRIMET
E PARA TË ARMATOSURA
(MARS - MAJ 1912)

Dështimi i misionit të Komisionit të reformave
Gjendja e vështirë e krijuar në Shqipëri i shtyu autoritetet xhonturke të dërgonin në Shqipëri një komision qeveritar të kryesuar nga ministri i Brendshëm Haxhi Adil beu. Me pretekstin se do të hetonte në vend nevojat e administratës dhe të popullsisë, kinse për të përgatitur reforma administrative, Komisioni u përpoq të forconte pushtetin e tronditur të xhonturqve, posaçërisht aparatin administrativ, ushtarak e gjyqësor. Por detyra e tij kryesore ishte t’i largonte shqiptarët nga lëvizja kryengritëse. Jo rastësisht ai e filloi veprimtarinë e tij në vilajetin e Kosovës e më pas në atë të Shkodrës, të cilat kishin qenë vatrat e kryengritjeve të mëdha kundërosmane.
Shqiptarët, duke njohur qëllimet e vërteta të Komisionit, i bënë atij kudo një pritje të ftohtë, madje edhe armiqësore. Në Prishtinë ai u bojkotua nga banorët e qytetit dhe të rrethinave.
Komisioni vizitoi qytetet kryesore të Shqipërisë i shoqëruar nga forca ushtarake. Ai u prit me pushkë në Kosovë, ku u detyrua të çante rrugën me anën e artilerisë. Më 7 mars, kur ministri turk po kalonte nga Peja në Gjakovë, i shoqëruar nga dy batalione, u sulmua nga forcat kryengritëse të komanduara nga Mahmut Zajmi në rrugën Pejë-Gjakovë, në afërsi të fshatit Strellc. Këtu u zhvilluan luftime të ashpra që zgjatën disa orë. Komisioni mundi të hynte në Gjakovë vetëm pasi siguroi besën e bajraktarëve të atjeshëm, ndërsa eskorta që e shoqëronte ndeshi përsëri në pritën e shqiptarëve, në rrugën e kthimit për në Pejë, afër fshatit Strellc ku, sipas burimeve konsullore austro-hungareze, la 30 të vrarë dhe 50 të plagosur.
Edhe forcat që u dërguan në drejtim të Prizrenit për t’i hapur rrugën Komisionit u sulmuan nga kryengritësit më 11 mars midis fshatrave Racë e Moglicë. Pas tri ditë luftimesh ushtritë turke i sprapsën kryengritësit vetëm pasi përdorën forcat e artilerisë. Një sulm tjetër po aq i fuqishëm u ndërmor nga forcat kryengritëse, të komanduara nga Ramadan Zaskoci, kundër Komisionit dhe trupave që e shoqëronin në bregun e djathtë të Drinit, gjatë udhëtimit të tyre nga Prizreni në Shkodër.
Përpjekjet më të ashpra gjatë kohës që ministri i Brendshëm qëndroi në Kosovë u bënë në Krumë të Hasit. Më 21 mars 1912, 800 ushtarë dhe 60 xhandarë të pajisur me topa u drejtuan kundër 200 kryengritësve, të prirë nga Mahmut Zajmi, që kishin mbështetjen e popullsisë së Gjakovës dhe të rrethinave të saj. Sipas udhëzimeve të autoriteteve xhonturke, shkoi në Has pranë kryengritësve katolikë, fandë e mirditas imzot Ndre Mjeda për t’i bindur që të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Por ata i thanë se të gjithë shqiptarët ishin vëllezër, myslimanë e të krishterë, prandaj nuk do të veçoheshin si katolikë, por të gjithë së bashku, pa dallim feje, do të kërkonin zbatimin e 12 pikave që iu dhanë malësorëve disa muaj më parë, si dhe shpalljen e një faljeje të përgjithshme.
Në fillim të prillit kryengritësit e Pejës i dërguan një ultimatum qeverisë, në të cilin kërkonin si masa më të para hapjen e shkollave shqipe në Shqipëri me shkronjat kombëtare, caktimin e nëpunësve shqiptarë dhe kryerjen e shërbimit ushtarak brenda kufijve të Shqipërisë. Këto kërkesa nuk përfshinin ende idenë e një autonomie të plotë të Shqipërisë. Megjithatë, kryengritësit e Kosovës, siç shkruante shtypi, duke u bërë jehonë ngjarjeve në këtë trevë, ishin të gatshëm të paraqisnin kërkesa më të përparuara politike, të kërkonin “autonomi të plotë ose vetëqeverisje”.
Sulmet e forcave kryengritëse kundër ushtrisë osmane, vazhduan edhe gjatë udhëtimit të ministrit të Brendshëm, Haxhi Adil beu, në Shqipërinë e Mesme e të Jugut, deri në Manastir e në Janinë.
Kudo që shkoi komisioni i reformave, i kryesuar nga Haxhi Adil beu, ndërhyri në fushatën elektorale për të përkrahur kandidatët e Komitetit “Bashkim e Përparim”. Për këtë Adil Beu përdori gjithfarë formash, duke filluar nga ndërrimi arbitrar i vendvotimeve, rryshfetet, kërcënimet e shantazhet e ndryshme, burgosjen e ithtarëve të opozitës dhe deri te mjetet e dhunës e forca e armëve. Vetëm në këtë mënyrë xhonturqit arritën të siguronin shumicën absolute në parlament.
Të gjitha masat që ndërmori Komisioni, si shtimi i xhandarmërisë, ngritja e burgjeve, forcimi i aparatit burokratik-administrativ osman, hapja e rrugëve të reja për lehtësimin e lëvizshmërisë së forcave ushtarake osmane, në vend që ta qetësonin gjendjen, i ashpërsuan më tej kontradiktat ndërmjet popullit shqiptar dhe sundimtarëve osmanë. Prandaj Luigj Gurakuqi i quajti këto reforma “shtypje dhe shtrëngime të reja që ndezën një zjarr të ri”. Pra, misioni i Haxhi Adil beut nuk bëri gjë tjetër veçse përshpejtoi shpërthimin në mbarë Shqipërinë të kryengritjes së përgjithshme, që ishte duke u përgatitur prej kohësh.

Shpërthimi i kryengritjes
Pas përgatitjeve të para për kryengritjen e përgjithshme u shtuan veprimet e armatosura dhe u kalua në krijimin e çetave, të cilat vepronin veçanërisht në Kosovë, ku u ndërmorën, siç u pa, edhe sulme kundër Komisionit të reformave. Moszbatimi i marrëveshjeve të gushtit të vitit 1911, vënia e taksave të reja dhe keqësimi i gjendjes ekonomike në vend e shtuan pakënaqësinë e popullit në fillim të vitit 1912. Gjendja u acarua më tej për shkak të përpjekjeve të autoriteteve xhonturke për manipulimin e zgjedhjeve, për të penguar çeljen e shkollave shqipe, si dhe për të imponuar alfabetin arab në shkolla.
Veprimtarët më të përkushtuar të komiteteve të fshehta e të shoqërive atdhetare të mërgimit iu vunë organizimit të kryengritjes dhe furnizimit të luftëtarëve me armë e me municione. Brenda vendit, përveç komiteteve që vepronin në Kosovë, me organizimin e çetave merreshin edhe komitetet e Manastirit, të Korçës, të Çamërisë, të Vlorës, të Elbasanit, të Dibrës etj., ndërsa jashtë vijonte veprimtarinë e tij Komiteti italo-shqiptar me Nikollë Ivanajn në krye. Në muajin prill Ismail Qemali rikrijoi në Korfuz një komitet të ri. Në dyjavorin e dytë të muajit prill ai, së bashku me Luigj Gurakuqin, u hodhën në Shqipëri për të organizuar kryengritjen, ku qëndruan afro tri javë, i pari në Shqipërinë e Jugut dhe i dyti në atë të Veriut.
Një kontribut të veçantë për blerjen e armëve dhe futjen e tyre në Shqipëri dhanë mërgimtarët e Rumanisë. Për përgatitjen e kryengritjes ndihmuan gjithashtu kolonitë shqiptare në ShBA, sidomos Federata “Vatra” dhe gazeta e saj “Dielli”. Një propagandë të gjerë për kryengritjen bëri shtypi i kolonive dhe veçanërisht gazeta “Liri e Shqipërisë” (Sofje), e drejtuar nga Kristo Luarasi.
Qendër e gjithë kësaj veprimtarie organizative e politike vijoi të ishte vilajeti i Kosovës. Me organizimin e forcave të kryengritjes së përgjithshme merreshin Hasan Prishtina dhe komandantët e çetave, si Mahmut Zajmi, Zefi i Vogël e të tjerë. Për shkak të rolit të veçantë që luante në përgatitjen e kryengritjes shqiptare, xhonturqit u orvatën ta zhduknin Hasan Prishtinën me anën e një atentati, i cili mbeti një tentativë e dështuar.
Ndërkaq u shtuan aksionet e armatosura të shqiptarëve kundër autoriteteve turke. Në mesin e muajit prill në Prizren u vra kryetari i komitetit xhonturk, u sulmua burgu dhe u liruan të gjithë të burgosurit.
Autoritetet vendore të Gjakovës bënë një përpjekje për ta shtypur këtë revoltë para se ajo të merrte përpjesëtime të gjera. Në mesin e muajit prill dy batalione qeveritare sulmuan kryengritësit e përqendruar në Has, por u thyen keq dhe u tërhoqën në Gjakovë.
Për të vendosur një bashkërendim të veprimeve të forcave kryengritëse në rrafsh krahinor, më 21 prill 1912 u mblodhën në Krasniqe në “Kuvendin e katër bajraqeve” krerët e Malësisë së Gjakovës, të Krasniqes, të Hasit, të Gashit e të Rekës, të cilët i parashtruan një varg kërkesash valiut të Shkupit. Duke e ndier veten të pafuqishëm përballë kryengritësve, kajmekami (nënprefekti) i Gjakovës për të fituar kohë, u premtoi atyre se brenda 15 ditëve do të vinte një përgjigje pozitive nga qendra e vilajetit për kërkesat e tyre. Ndërkaq, në drejtim të Gjakovës u dërguan nga Korpusi i 7-të i Shkupit dy batalione ushtarësh.
Kryengritësit mbajtën në afërsi të Gjakovës së rrethuar një miting të jashtëzakonshëm, nga i cili iu dërgua një ultimatum nënprefektit të Gjakovës dhe komandantit të ushtrisë, Xhavit Pashës, ku u parashtruan edhe njëherë kërkesat e tyre: kthimi i armëve, hapja e shkollave shqipe, kryerja e shërbimit ushtarak brenda vilajeteve shqiptare, zgjedhja e mydyrëve (e krahinarëve) nga paria e vendit, caktimi i nëpunësve shqiptarë, ulja e taksës së bagëtisë, ndreqja e rrugëve etj. Në të njëjtën kohë kryengritësit vendosën të hynin në qytet dhe të shtinin në dorë depon e armatimit e të municionit.
Pas vendimit që komandantët e forcave kryengritëse morën në Rekë, nisi sulmi mbi Gjakovë. Forcat e Rekës dhe të Krasniqes, të prirë nga Bajram Daklani, Zefi i Vogël, Ali Binaku, Qerim Binaku, Bajram Mani dhe Zog Abdyli, përparuan në drejtim të Çabratit. Forcat e Hasit, nën komandën e Miftar Sylës, sulmuan nga ana e Urës së Tabakëve. Sulmi mbi qytet filloi në mëngjesin e 11 majit. U zhvilluan luftime të përgjakshme që zgjatën tri ditë. Edhe pse u vunë nën zjarrin e dendur të mitralozave dhe të artilerisë, kryengritësit luftuan me vendosmëri. Por për mungesë të municioneve, u detyruan të pranonin një armëpushim dhjetëditor që u arrit me ndërmjetësinë e Riza bej Kryeziut. Megjithatë sulmi mbi Gjakovë pati jehonë në trevat e tjera dhe përshpejtoi përfshirjen e popullsisë së tyre në luftën e armatosur.
Udhëheqësit shqiptarë vijuan punën për zgjerimin e kryengritjes. Më 5 maj 1912 mbërriti nga Shkupi në Drenicë Hasan Prishtina, që iu kushtua bashkimit e organizimit të forcave shqiptare. Ai u mbështet tek Ahmet Delia në Prekaz dhe Sadik Ramë Gjurgjeviku në rrethinat e Pejës.
Më 6 maj u mbajt nën kryesinë e Nexhip Dragës mbledhja e Shalës, në të cilën u vendos që edhe kjo krahinë të bashkohej me kryengritjen.
Ndërkohë, forcat kryengritëse shtuan goditjet kundër trupave armike në rrethinat e Pejës, afër Istogut. Popullsia e Pejës, më 6 maj 1912, ngriti krye. Komanda osmane nisi me shpejtësi në drejtim të Pejës dy batalione. Por çetat e Mahmut Zajmit, me të cilin tani qe bashkuar atdhetari dibran Hasan Ballanca, dhe ato të Zefit të Vogël, të mbështetura edhe nga 500 kryengritës të Prekorupës, i goditën këto batalione gjatë rrugës dhe i shpartalluan. Luftimet vijuan gjatë 11-14 majit edhe pasi Istogu qe rrafshuar nga artileria osmane.
Sulmet e kryengritësve kundër ushtrive osmane vijuan në Pejë edhe dhjetë ditë të tjera. Gjatë këtyre luftimeve u vranë 400 ushtarë osmanë. Më 20 maj repartet ushtarake ndihmëse të nisura nga Mitrovica hynë në Pejën e rrethuar, ku u bashkuan me garnizonin e ngujuar atje. Edhe këtu, ashtu si në Gjakovë, u vendos një armëpushim ndërmjet kryengritësve dhe autoriteteve të Pejës. Vetë valiu që ndodhej atëherë në Pejë pranoi një pjesë të kërkesave të kryengritësve dhe pikërisht që forcat osmane të nënprefekturës të ndryheshin në qytet dhe që kadiu e komandanti i xhandarmërisë të largoheshin nga postet e tyre zyrtare, por nuk pranoi kërkesën për largimin e mytesarifit të Pejës. Autoritetet lokale premtuan gjithashtu se do të kërkonin nga Porta e Lartë që t’u jepte përgjigje pozitive të gjitha kërkesave të parashtruara nga kryengritësit.
Lëvizja kryengritëse u shtri edhe në sanxhakun e Prishtinës. Më 9 maj 1912 një çetë shqiptare u përlesh me repartin e xhandarmërisë në Llap e në Koshutovë dhe u ndërmor një sulm mbi depon e armëve e mbi postën e xhandarmërisë në Vuçiternë. Prefekti i Prishtinës kërkoi të shpallej gjendja e jashtëzakonshme, por popullsia e këtij qyteti, ajo e Prizrenit, e Vuçiternës, e Mitrovicës, e Gjilanit dhe e Gjakovës i bënë të ditur valiut se, po të merrej kjo masë, ata të gjithë do të dilnin në mal. Kjo i detyroi autoritetet ta pezullonin vendimin për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Ndërkaq krerët e lëvizjes në Prishtinë kërkuan nga valiu anulimin e zgjedhjeve parlamentare të manipuluara nga qeveritarët xhonturq, mbylljen e shkollave turke dhe kthimin e armëve të grumbulluara një vit më parë.
Porta e Lartë vazhdonte të përqendronte në Kosovë forca të reja ushtarake që dërgoheshin nga provincat e tjera të Perandorisë. Më 23 maj arriti në Ferizaj divizioni i nizamëve nga Stambolli, i specializuar për kryerjen e detyrave të veçanta dhe i pajisur me armatime e mjete moderne luftarake. Në fundin e majit 1912 ishin angazhuar drejtpërsëdrejti në luftime 19 mijë ushtarë, të pajisur me mitroloza e topa dhe 700 kalorës, që drejtoheshin nga komandanti i Korpusit të 7-të të Shkupit, gjeneral Ismail Fadil pasha, ndërsa forcat osmane të përqendruara në Kosovë ishin shumë më të mëdha.
Me gjithë mungesat në të holla, në armatime e në materiale luftarake, numri i kryengritësve rritej çdo ditë. Sipas shtypit të kohës ai kishte arritur në maj 1912 në 15 mijë veta.

Kuvendi i Junikut (21-25 maj 1912)
Zgjerimi i veprimeve luftarake të kryengritësve shtroi si një detyrë të ngutshme bashkërendimin dhe organizimin e kryengritjes në shkallë kombëtare. Të parët që e ndjenë këtë nevojë të organizimit ishin udhëheqësit e forcave kryengritëse të Kosovës. Në thirrjen drejtuar popullit shqiptar në fillim të muajit maj nga Malësia e Gjakovës shtrohej kërkesa e bashkimit të kryengritësve nën drejtimin e një komiteti të vetëm kombëtar, i cili, duke pasur edhe një organ shtypi në gjuhë të huaj, të propagandonte programin e luftës së armatosur të popullit shqiptar: “Lirinë administratore të Shqypëniës”. Thirrja ishte nënshkruar nga Mahmut Zajmi, Bajram Daklani, Zefi i Vogël, Pjetër Çeli, Halil Mehmeti, Idriz Jaha, Hasan Ballanca dhe nga Sali Hoxhë Elbasani, si sekretar i përgjithshëm.
Përmasat që po merrte lëvizja kryengritëse në trevat verilindore të vendit bënë të mundur organizimin e shtrirjen e kryengritjes në të gjithë Shqipërinë dhe bashkimin e të gjitha forcave rreth një programi politik kombëtar. Për këto qëllime u vendos të thirrej në Junik një kuvend shqiptar.
Sulmi i kryengritësve mbi Gjakovë krijoi kushte të volitshme për mbajtjen e kuvendit, sepse forcat e Korparmatës së 7-të osmane (me qendër në Ferizaj) u detyruan të përqendroheshin atje. Ministri i Brendshëm turk deklaroi atëherë në parlament se “kryengritësit shqiptarë po u krijonin udhëheqësve të tyre mundësitë për të mbajtur lirisht kuvendin në Junik”.
Kuvendi u mblodh në Junik më 21-25 maj 1912, me nismën e Hasan Prishtinës. Në të morën pjesë 250 delegatë nga vilajeti i Kosovës, si dhe nga sanxhakët e Dibrës, të Shkodrës dhe të Elbasanit; ishin gjithashtu disa përfaqësues nga krahinat e Jugut.
Me përpjekjet e Hasan Prishtinës, që u mbështet nga Bajram Curri?, Isa Boletini e të tjerë, Kuvendi arriti të paralizonte qëndrimet e elementëve turkomanë, të cilët kishin depërtuar në radhët e pjesëmarrësve, dhe të neutralizonte lëkundjet e krahut të moderuar. Me vendimet e Junikut do të bashkohej edhe Riza bej Kryeziu. Misioni “i paqes” i dërguar në Junik nga mytesarifi i Pejës nuk arriti t’i bindte pjesëmarrësit e Kuvendit të hiqnin dorë nga kryengritja e armatosur. Madje, anëtarët e tij u mbajtën peng në Junik për disa ditë. Shumica e pjesëmarrësve të Kuvendit u treguan të vendosur për vazhdimin e kryengritjes. Në Kuvend u lidh besa dhe u vendos të ndërmerrej një kryengritje e përgjithshme kundër sundimit të huaj. Krerët autonomistë, në kundërshtim me parinë turkomane të Kuvendit, shpallën këtu programin politik të kryengritjes, i cili u miratua nga Kuvendi dhe iu dorëzua qeverisë së Stambollit. Programi përmbante këto kërkesa: njohjen e autonomisë së Shqipërisë, vendosjen e administratës shqiptare, caktimin e gjuhës shqipe me alfabetin kombëtar si gjuhë zyrtare, ngritjen e flamurit shqiptar në të gjithë vendin, emërimin e një stërnipi të familjeve “princore” shqiptare si guvernator të përgjithshëm dhe garancinë e Fuqive të Mëdha për plotësimin e këtyre kërkesave.
Vendimet e Kuvendit të Junikut i dhanë një shtytje të mëtejshme kryengritjes së përgjithshme shqiptare. Ato u përkrahën edhe nga kuvendet dhe komitetet e viseve të tjera të Shqipërisë.
Pas këtij Kuvendi qeveria turke mori masa të reja ushtarake për të penguar shtrirjen e mëtejshme të kryengritjes. Krahas saj, xhonturqit, duke u mbështetur edhe në parinë turkomane, ndërmorën një fushatë shpifjesh kundër vendimeve të Junikut, kundër kryengritësve dhe udhëheqësve të tyre, të cilët i quajtën vegla të të huajve. Xhonturqit për t’iu kundërvënë këtyre vendimeve u përpoqën të organizonin edhe tubime të veçanta, por këto tubime u bojkotuan nga shqiptarët. Menjëherë pas Kuvendit u trilluan telegrame drejtuar qeverisë, si ai i bërë gjoja në emër të popullsisë së Prizrenit, në të cilin dënoheshin “kryengritësit dhe ngatërrestarët” e rrethinave të Gjakovës e të Pejës, shprehej besnikëria e parisë turkomane ndaj sunduesve osmanë, si edhe kundërshtimi i tyre ndaj alfabetit latin. Xhonturqit nxitën gjithashtu parinë turkomane të Tetovës të ngrihej kundër disa “rebelëve qëllimkëqinj të rajoneve të Pejës e të Gjakovës, (të cilët) në kuvendet e mbledhur në emër të Shqipërisë, kanë shfaqur haptazi kërkesa të jashtëligjshme”. Me protesta të tilla të sajuara u bashkuan edhe përfaqësues të parisë së Prishtinës. Në telegramet e elementëve turkomanë të Tiranës e të Durrësit vendimet e Junikut paraqiteshin si kërkesa të individëve a të një pakice njerëzish. Telegrame me përmbajtje të njëjtë iu dërguan Stambollit edhe nga paria turkomane e Dibrës, e Shkodrës dhe e Shkupit.
Hasan Prishtina dhe atdhetarë të tjerë iu vunë punës për të vënë në jetë vendimet e Kuvendit të Junikut. Ai lëshoi një shpallje në gjuhën turke dhe në gjuhë të tjera, drejtuar “Shqiptarëve liridashës dhe botës së qytetëruar”, në të cilën theksonte se “pas përpjekjesh të pafrytshme për sigurimin e të drejtave kombëtare me mjete ligjore, përmes zbatimit të kushtetutës, shqiptarëve nuk u mbeti rrugë tjetër veç asaj të rrëmbimit të armëve. Është momenti kur vendoset fati i Shqipërisë: vdekja ose liria e saj”, përfundonte thirrja e Hasan Prishtinës.
Pasi kaloi afati i armëpushimit me autoritetet turke, kryengritësit vijuan luftën për të vënë në jetë vendimet e Kuvendit të Junikut.

3. DREJT KRYENGRITJES SË PËRGJITHSHME
(31 MAJ - QERSHOR 1912)

Zgjerimi i veprimeve luftarake në viset e tjera të Kosovës
Përballë një kryengritjeje të re shqiptare të fuqishme dhe të organizuar, me një program politik që u shpall botërisht në Kuvendin e Junikut, xhonturqit përqendruan forca të shumta ushtarake në Kosovë. Në Ferizaj u sollën tri regjimente të Divizionit I të Stambollit. Në Mitrovicë ishin përqendruar një regjiment i plotë, një batalion pushkatarësh dhe dy bateri artilerie; në Prishtinë një regjiment kalorësie dhe një bateri artilerie; në Prizren një regjiment kalorësie dhe në Pejë një regjiment tjetër këmbësorie. Në Gjakovë ndodheshin në gatishmëri një regjiment këmbësorie, një regjiment artilerie fushore dhe një batalion pushkatarësh. Në Pazar të Ri, në Senicë, në Beranë e në Guci kishte nga dy batalione dhe në Plavë një regjiment nizamësh e një kompani mitralozash.
Përballë tyre qëndronin forcat e kryengritësve, që ishin gjysmë të armatosur, por të vendosur për të luftuar për çlirimin e vendit. Në fundin e majit kryengritësit filluan veprimet e organizuara luftarake kundër trupave turke. Të parët u hodhën në luftë, pas Kuvendit të Junikut, kryengritësit që vepronin në Rrafshin e Dukagjinit dhe që udhëhiqeshin nga Hasan Prishtina e nga Bajram Curri.
Një pjesë e këtyre forcave, rreth 2 000 veta, të përqendruara në fshatin Strellc, nën drejtimin e Isa Boletinit, të Bajram Daklanit, të Sadik Ramës, të Mahmut Zajmit, të Zefit të Vogël etj., filluan më 31 maj sulmin mbi Pejë, ku asgjësuan pozicionet ushtarake dhe postat e xhandarmërisë të rrethinave të saj. Luftimet ishin të rrepta dhe zgjatën disa ditë. Garnizoni i qytetit ishte në prag të kapitullimit. Por në ndihmë të tij erdhën forca të reja ushtarake. Divizioni XIX i nizamëve, që mbërriti nga Mitrovica, pas përleshjes me forcat kryengritëse në fshatin Strellc (Klinë) arriti të futet në qytet. Kryengritësve shqiptarë iu desh të përballonin për dy ditë e dy netë kundërsulmin e këtyre formacioneve të mëdha ushtarake, të pajisura me teknikën luftarake të kohës. Më 6 qershor 1912, për mungesë armësh e municionesh, kryengritësit u detyruan të tërhiqeshin në drejtim të Gucisë dhe të Beranës. Grupi i parë sulmoi në Guci kazermat e ushtrisë dhe pastaj vijoi rrugën për t’u bashkuar në Krasniqe me grupin tjetër, që kishte marrë drejtimin e Beranës. Autoritetet malazeze kishin marrë masa të mos u lejonin kryengritësve të kalonin kufirin dhe të hynin në Mal të Zi. Përgjithësisht, gjendja e kryengritësve në këtë zonë ishte mjaft e vështirë.
Megjithatë kryengritësit vazhduan të vepronin me sukses në drejtime të tjera. 2 000 kryengritës sulmuan më 9-10 qershor kazermat ushtarake të Gucisë, shtinë në dorë një sasi të madhe armësh e municionesh. Prej andej iu drejtuan Krasniqes për t’u bashkuar me forcat e atjeshme shqiptare. Një grup tjetër, i përbërë nga 2 300 kryengritës, qe tërhequr në anët e Rugovës. Këto veprime luftarake, që u zhvilluan në pjesën perëndimore të vilajetit të Kosovës, shënuan një kthesë të rëndësishme në ecurinë e mëtejshme të kryengritjes.
Kryengritës të tjerë të viseve të Hasit, të Gashit dhe të Bytyçit, nën drejtimin e Bajram Currit, goditën katër batalione të përqendruara në Qafën e Prushit. Forcat qeveritare u thyen keq, duke lënë në duart e shqiptarëve municione, armë, mitraloza e topa, që u përdorën për armatosjen e kryengritësve. Ata lanë gjatë këtij luftimi 300 të vrarë, të plagosur e robër lufte.
Suksesi i kryengritësve në Qafë të Prushit ushtroi ndikim në popull dhe, siç theksonte Hasan Prishtina, i dha një shtytje të fuqishme lëvizjes së armatosur edhe në viset e tjera. Kjo fitore bëri të aktivizoheshin edhe elementët opozitarë në radhët e oficerëve të garnizoneve ushtarake në viset verilindore e lindore të Shqipërisë.
Ndërkohë, 4 000 ushtarë osmanë rrethuan më 30 qershor 1912 Boletinin, ku gjendeshin 1 500 kryengritës nën komandën e Isa Boletinit. Këtu u zhvilluan luftime të rrepta, gjatë të cilave turqit lanë rreth 100 ushtarë të vrarë. Artileria turke hodhi mbi fshatin Boletin më shumë se 1 200 predha. Pas dy javë luftimesh, kryengritësit u detyruan të tërhiqeshin nga Boletini në drejtim të Pazarit të Ri.
Përkundrejt goditjeve që kryengritësit u dhanë forcave qeveritare në Rrafshin e Dukagjinit, xhonturqit ushtruan një terror të pashembullt mbi popullsinë shqiptare. Valiu i Kosovës, Masar Beu, njoftonte më 30 qershor telegrafisht Adil Beun, ministrin e Punëve të Brendshme, se “burgosja dhe internimi i familjeve të kryengritësve nuk i tremb shqiptarët, por i ka nxitur edhe më shumë; në çdo çast pritej që ata të sulmonin nga të gjitha anët”.
Kryengritja shqiptare po merrte përpjesëtime gjithnjë e më të mëdha dhe po shndërrohej gradualisht në një kryengritje të përgjithshme, në të cilën merrnin pjesë shtresa të ndryshme shoqërore, fshatarë, qytetarë, oficerë dhe ushtarë shqiptarë, që kishin dezertuar nga ushtria osmane. Si rrjedhim, kryengritja mori karakter të gjerë popullor.
Kryengritja shqiptare shpërtheu në kushtet e thellimit të krizës së Perandorisë Osmane dhe të acarimit të gjendjes ndërkombëtare në Ballkan, kur shtetet ballkanike po bënin përpjekje për një aleancë ndërmjet tyre. Më 13 mars 1912 u nënshkrua Traktati i miqësisë dhe i aleancës ndërmjet Serbisë e Bullgarisë. Në “Aneksin e fshehtë” të tij bëhej fjalë edhe për ndarjen e tokave shqiptare midis aleatëve. Më 29 maj u nënshkrua Traktati greko-bullgar dhe në korrik Mali i Zi e Bullgaria përfunduan një marrëveshje verbale.
Të gjitha këto zhvillime politike e diplomatike në Gadishullin Ballkanik nuk mund të mos ndikonin në veprimet dhe në taktikën e udhëheqjes së kryengritjes shqiptare.

Revolta antiqeveritare në ushtri
Në kushtet kur përpjekjet e qarqeve patriotike shqiptare për të siguruar aleatë në grupin e shteteve evropiane dhe të atyre ballkanike nuk dhanë fryt, kur edhe përçapjet për një aleancë me lëvizjen bullgaro-maqedone (verhoviste) nuk gjetën mbështetje në Sofje, udhëheqësit e kryengritjes u përpoqën të shfrytëzonin, jo pa sukses, luftën politike për pushtet ndërmjet xhonturqve e kundërshtarëve të tyre politikë. Kjo nuk ishte e lehtë të arrihej dhe përbënte një çështje mjaft delikate, sepse mbartte pasoja komprometuese, të rrezikshme për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.
Komitetet shqiptare zhvilluan midis ushtarëve dhe sidomos midis oficerëve të trupave osmane një agjitacion të dendur kundër Komitetit “Bashkim e Përparim”. Në këto kushte nisi bashkëpunimi me shoqëritë e fshehta, që vepronin në radhët e ushtrisë osmane dhe që drejtoheshin nga “Grupi i oficerëve shpëtimtarë” (“Halasqar zabitan gurubu”), si dhe me partinë opozitare “Hyrriet ve Ittilaf” (“Liri dhe marrëveshje”). Në Rumeli pothuajse të gjithë oficerët shqiptarë ishin pjesëtarë ose simpatizantë të “Grupit të oficerëve shpëtimtarë”.
Kryengritja shqiptare ndikoi, nga ana e saj, në çorientimin e paralizimin e ushtrisë, që u shoqërua me dezertimin e ushtarëve dhe të oficerëve, madje edhe me revoltat e tyre kundër qeverisë xhonturke.
Më 21 qershor të vitit 1912 një grup oficerësh e ushtarësh (8 oficerë dhe 140 ushtarë) të batalionit të parë të regjimentit të 49-të të këmbësorisë, të udhëhequr nga oficeri shqiptar Tajar Tetova, i njohur për ndihmesën e madhe që kishte dhënë në fitoren e Revolucionit xhonturk (1908), lanë kampin pranë Manastirit dhe dolën në mal. Së bashku me Tajar Tetovën dolën në mal edhe oficerë të tjerë shqiptarë, si Xhelal Preveza, Kasem Kolonja, Melek Kolonja (Frashëri), Ahmet Bejtaga (Kavaja) e të tjerë. Më pas me kryengritjen u bashkuan reparte të tëra, si batalioni që komandohej nga major Xhenabi Adili nga Gjakova.
Në Dibër pati gjithashtu ushtarakë që u bashkuan me kryengritjen. Në këtë ndikoi shtrirja e kryengritjes në këtë sanxhak. Komiteti i fshehtë i klubit të Dibrës, sipas udhëzimeve që pati marrë nga Klubi qendror i Manastirit, vendosi të hidhej në kryengritje, jo vetëm “për me kërkue lirinë e mësimit të gjuhës sonë, por, - siç shprehej Ismail Haki Peqini që ishte atje me shërbim, - për me ngritë flamurin kuq e zi”. Rreth 50 veta nga qyteti e rrethinat, nën komandën e Dan Camit, u tubuan tek Ura e Spilës. Me ta u bashkuan edhe oficerët Ismail Haki Deveja, Ismail Haki Libohova dhe Ibrahim Gjakova.
Të arratisurit, që i takonin Korpusit të 7-të, ishin, sipas burimeve diplomatike e konsullore të kohës, “të gjithë shqiptarë”. Lëvizja kundërqeveritare përfshiu edhe forcat e xhandarmërisë. Kështu nisi në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane ai që u quajt “revolucioni ushtarak”.
Shtabi i Korparmatës së Manastirit formoi reparte të veçanta për ndjekjen e të arratisurve. Ndërkaq autoritetet e vilajetit u detyruan të kërkonin zëvendësimin e oficerëve dhe sjelljen e forcave të reja ushtarake nga Anadolli. Më 1 korrik arriti në Manastir nga Dardanelet Divizoni IV i nizamëve.
Në shpalljen që oficerët e arratisur publikuan më 21-22 qershor, demaskonin regjimin antikushtetues e çnjerëzor të xhonturqve që po shkatërronte Perandorinë, si dhe “zullumin”, politikën e padrejtësive dhe të terrorit, që ata po ushtronin prej vitesh në Shqipëri. Këto ishin arsyet që ushtarakët e arratisur u solidarizuan me bashkatdhetarët shqiptarë, “të cilët, - siç thuhej në shpallje, - kanë ngritur krye për të treguar atdhetarizmin e tyre dhe vetëmohimin patriotik kundër të gjithë atyre që i kanë sjellë vendit gjithë ato të këqija”. Ushtarakët kërkonin dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë, shpërndarjen e parlamentit dhe dekretimin e zgjedhjeve të reja, dërgimin në gjyq të personaliteteve më të larta qeveritare, ushtarake e politike xhonturke, si Ibrahim Hakiu, Mahmut Shefqeti, Said e Rifat Pasha, Talat e Xhavit Beu, si edhe shefi i shtabit të përgjithshëm. Ata deklaruan se pa u plotësuar këto kërkesa nuk do t’i lëshonin armët.
Këto kërkesa të ushtarakëve të arratisur ishin larg programit të kryengritjes shqiptare. Ndryshe nga oficerët e arratisur, kryengritësit shqiptarë, siç kishin vendosur në Kuvendin e Junikut, nuk luftonin si opozita itilafiste për rrëzimin e një “kabineti të keq” dhe për zëvendësimin e tij me një “kabinet të mirë”. Por edhe disa oficerë, pjesëmarrës të lëvizjes opozitare në radhët e ushtrisë, kishin pranuar të përfshihej në programin e tyre edhe një nen i veçantë në të mirë të shqiptarëve, që të parashikonte të paktën njohjen e disa privilegjeve për ta. Mbi këtë bazë në radhët e tyre u bë një debat i ashpër rreth një programi të përbashkët ndërmjet shqiptarëve dhe opozitës ushtarake (ku kishte edhe elementë nacionalistë ekstremë), në të cilin të përfshiheshin edhe kërkesa të tilla si zbatimi i decentralizimit administrativ dhe njohja e autonomisë për shqiptarët. Por drejtuesit e lëvizjes opozitare ushtarake nuk i pranuan kërkesat kombëtare të shqiptarëve.
Ndryshe nga këta ushtarakët shqiptarë ndiqnin “qëllime thjeshtësisht nacionaliste”, shqiptare, dhe ishin në lidhje të ngushtë me krerët e kryengritjes në Shqipërinë e Veriut, si dhe me lëvizjen në krahinat e Toskërisë. Ndërkaq, opozita, megjithëse synonte ta shpëtonte vendin nga sundimi i Komitetit Xhonturk, kërkonte të mbante në këmbë Perandorinë Osmane dhe në kuadër të saj edhe panturkizmin e osmanizmin. Megjithatë, qarqet politike e ushtarake opozitare kërkonin të përfitonin nga kryengritja shqiptare për të rrëzuar nga pushteti xhonturqit.
Edhe qëndrimi i udhëheqjes së kryengritjes shqiptare kundrejt opozitës itilafiste e sidomos ndaj asaj ushtarake ishte nën ndikimin e fuqishëm të dy faktorëve: të gjendjes së keqe materialo-ushtarake e financiare të kryengritësve dhe të zhvillimit të ecurisë së bisedimeve ndërmjet shteteve ballkanike për vendosjen e një aleance politiko-ushtarake që rrezikonte tërësinë e trojeve shqiptare. Në këto kushte edhe kuadrot ushtarakë shqiptarë, nismëtarë të revoltës në radhët e ushtrisë, u detyruan të bashkëpunonin me kundërshtarët e tjerë politikë të xhonturqve, sipas një platforme të kufizuar. Kështu u pranuan vetëm disa lëshime për shqiptarët, siç ishin: të ktheheshin armët e mbledhura; të shpallej amnisti e përgjithshme, e cila do të përfshinte të gjithë të dënuarit politikë e ordinerë të rajoneve të tyre; të mos dërgoheshin shqiptarët në vende të tjera për kryerjen e shërbimit ushtarak; të paguheshin paratë për rregullimin e shtëpive të shkatërruara gjatë operacioneve ushtarake të tanishme dhe të mëparshme; të merreshin anëtarë të komisioneve të pajtimit të gjaqeve edhe vendas; të hapeshin nëpër vende të ndryshme rrugë dhe të ngriheshin shkolla etj.
Rrethet atdhetare shqiptare brenda e jashtë vendit mbajtën një qëndrim kritik kundrejt kësaj marrëveshjeje. Gjithësesi, pika e marrëveshjes për zbatimin e politikës së decentralizimit administrativ të Perandorisë Osmane, e pranuar edhe nga opozita ushtarake turke, kuptohej nga rrethet atdhetare shqiptare si një hap përpara drejt realizimit të autonomisë shqiptare.
Komitetet e fshehta shqiptare punuan për të bindur oficerët turq që të fusnin në programin e tyre edhe kërkesën e autonomisë së Shqipërisë, ose, të paktën, njohjen e privilegjeve të tyre të kahershme. Këto kërkesa nuk u pranuan nga opozita që vijoi përpjekjet për t’i dhënë fund krizës politike në vend nëpërmjet programit të saj të moderuar. Edhe pas kësaj komitetet shqiptare hynë në bisedime me opozitën ushtarake për të vendosur një program të përbashkët. Por edhe opozita ushtarake, ashtu si lëvizja opozitare, e kryesuar nga itilafistët, ishte kundër autonomisë së Shqipërisë.
Përballë zgjerimit të lëvizjes opozitare në radhët e ushtrisë osmane udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Kosovë dhe në vise të tjera nuk e patën të lehtë që në këto bashkëbisedime të arrinin në pranimin e programit të tyre kombëtar të miratuar në Kuvendin e Junikut.
Ndërkohë, qeveria vazhdoi të merrte masa për të shtypur kryengritjen shqiptare dhe revoltën e ushtarakëve. Emërimi i Xhavit Pashës si komandant i përkohshëm i Korparmatës së 6-të, dëshmonte për vazhdimin nga qeveria të një politike të ashpër.
Të ndodhur përpara një ushtrie osmane prej më shumë se 60 mijë vetash dhe përballë qëndrimesh intransigjente të opozitës, krerët e kryengritjes shqiptare, për të arritur bashkëpunimin e të gjitha forcave kundër qeverisë xhonturke, u tërhoqën përkohësisht nga platforma e miratuar në Junik. Në fund të qershorit ata botuan në gazetën “Ikdam” një deklaratë të nënshkruar ndërmjet të tjerëve edhe nga Riza Gjakova, Hasan Prishtina, Jahja Prizreni, Isa Boletini e të tjerë, e cila ishte hartuar në frymën e kërkesave të opozitës. Pasi theksonin lidhjet e tyre me Perandorinë Osmane dhe me Kalifatin, ata shpallnin se ishin ngritur për të mbrojtur “konstitucionin e vërtetë”, që ishte qëllimi i përbashkët i të gjitha forcave opozitare në Perandorinë Osmane. Në deklaratën e krerëve të kryengritjes së Kosovës thuhej gjithashtu se shqiptarët qenë të detyruar t’u drejtoheshin armëve për shkak të nevojës që kishte vendi për disa ligje, në përputhje me kushtet e veçanta. Me këto ligje nënkuptohej edhe plotësimi i të drejtave kombëtare të shqiptarëve kryengritës. Megjithatë, as ato dhe as kërkesa e autonomisë së Shqipërisë nuk përmendeshin në këtë deklaratë.
Qëndrime të tilla, edhe pse të detyruara nga rrethana e synime të caktuara, mbartnin me vete rrezikun e identifikimit si të lëvizjes opozitare të ushtarakëve shqiptarë, ashtu edhe të kryengritjes së armatosur të shqiptarëve me lëvizjen e përgjithshme opozitare itilafiste.
Komitetet e atdhetarët shqiptarë me të drejtë shprehën shqetësimin se bashkëpunimi sipas kësaj platforme do të bënte që programi itilafist të mbulonte ose të errësonte programin kombëtar të kryengritësve shqiptarë. Për këtë shqetësim bënte fjalë edhe Luigj Gurakuqi, kur shkruante në gazetën “Liri e Shqipërisë” më 10 korrik 1912, se “Mund ta ndihmojmë, në qoftë se na duket mirë, lëvizjen ushtarake që të rrëzojmë armikun e përbashkët..., por duke vënë në krye ... Shqipërinë tonë të fortë e të lirë, me kufi të shquar e me gjuhë e me zakone të njohura e të nderuara”.
Pas deklaratës së udhëheqësve të kryengritjes në Kosovë opozita ushtarake vendosi t’i përkrahte ata dhe të ndikonte mbi repartet ushtarake turke që edhe këto të bashkoheshin me kryengritësit. Por xhonturqit kishin ende forca ushtarake besnike, që u bënë qëndresë të ashpër kryengritësve shqiptarë.

4. SHTRIRJA E KRYENGRITJES NË VILAJETET E TJERA

Zgjerimi i veprimeve luftarake në viset e tjera
Sukseset e kryengritësve në Kosovë i dhanë një shtytje të mëtejshme lëvizjes kombëtare në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut, forcuan gatishmërinë e popullsisë së tyre për t’u hedhur në kryengritjen e armatosur.
Një nga vatrat e luftës së armatosur të shqiptarëve kundër regjimit xhonturk u bënë krahinat e Mirditës e të Lezhës. Në Mirditë që në fund të muajit prill kishin filluar sulmet kundër postave të xhandarmërisë. Në fillim të muajit maj zadrimorët dhe mirditasit u ndeshën me forcat osmane, numri i të cilave arrinte në 2 500 veta, që ishin dërguar për zbatimin e reformës në armën e xhandarmërisë në zonën e Mirditës. Luftimet zgjatën pesë ditë dhe u zhvilluan në vijën Vjerdhë-Gomsiqe-Naraç. Ato nuk arritën t’i thyenin kryengritësit, midis të cilëve qe radhitur edhe at Shtjefën Gjeçovi, dhe u detyruan të sprapsen, duke lënë dhjetëra të vrarë e të plagosur.
Shtimi i radhëve të kryengritësve në këto treva krijoi kushtet për të ndërmarrë veprime luftarake të përmasave më të mëdha. Më 11 maj 1912, në mbledhjen e organizuar në fshatin Zejmen, 30 përfaqësues të Bregut të Matit, të Kthellës, të Malësisë së Lezhës e të Mirditës lidhën “Besën Shqiptare” dhe vendosën të sulmonin Lezhën. Por përfaqësuesi konsullor austro-hungarez në Shkodër, Fon Zambaur, i këshilloi kryengritësit (me anën e sekretarit të peshkopit të Shkodrës) që të hiqnin dorë nga sulmi i planifikuar mbi qendrën e krahinës. Ndërkohë, autoritetet osmane dërguan përforcime nga Shkodra, çka e bëri më të vështirë çlirimin e qytetit.
Më 15 qershor, në vendin e quajtur Qafa e Trapit, të besëlidhurit e kësaj treve u përleshën me forca të mëdha osmane, të mbështetura edhe nga artileria. Kryengritësit lanë tetë të vrarë, midis të cilëve edhe dy gra. Forcat armike u tërhoqën me humbje të mëdha në Lezhë, ndërsa kryengritësit u përqendruan në Pëdhanë.
Më 21-22 qershor malësorët e Bregut të Matës u zunë pritë forcave osmane që po shkonin prej Lezhës në Tiranë dhe pas një përpjekjeje që zgjati tri orë i thyen ato. Turqit lanë dhjetëra ushtarë e xhandarë të vrarë e të plagosur, midis tyre edhe katër oficerë. Por edhe nga kryengritësit pati të vrarë e të plagosur.
Pas sukseseve të para kryengritja në këto anë u zgjerua më shumë. Në krye të saj u vu Gjeto Coku e të tjerë, që tani luftonin në një zonë të gjerë nga Kepi i Muzhlit e deri në Shëngjin. Kryengritësit vendosën kontrollin mbi rrugën Tiranë-Shkodër, ndërprenë linjat telegrafike, duke rrezikuar kështu sigurinë e forcave osmane në veri të Shqipërisë.
Ndërkohë u përfshi në kryengritje, në shkallë më të gjerë, grupi i kryengritësve në Shqipërinë e Mesme, i udhëhequr nga Abdi Toptani, që zhvilloi luftime me njësitë turke në Tiranë, në Shijak e në Krujë.
Po në qershor lëvizja e armatosur nisi të shtrihej në zonën e Dibrës, ku nën udhëheqjen e Ismail Strazimirit u ngritën fshatarët e Çidhnës, të Arrasit e të Muhurit. Malësorët e Nëntë Maleve të Dibrës së Epërme dhe të Poshtme thirrën “Kuvendin e Dheut”, te vendi i quajtur Gropa e Ujkut, ku u kërkua largimi i forcave ushtarake dhe i postave të xhandarmërisë, hapja e shkollave shqipe, anulimi i detyrimeve të vergjisë dhe kryerja e shërbimit ushtarak në vend. Ndërkohë, rreth 300 ushtarë osmanë, që ndërmorën një sulm kundër kryengritësve në zonën e Gjurasit, të Homeshit, të Dardhës e të Reçit, u thyen nga fshatarët e këtyre anëve dhe të shpartalluar u detyruan të ktheheshin në Dibër prej nga nuk guxuan të dilnin më.
Dalja në mal e Tajar Tetovës dhe e ushtarakëve të tjerë të bashkuar me të, ndikoi në zgjerimin e lëvizjes kryengritëse në zonën e Dibrës, sidomos në atë të Korçës e të Kolonjës. U vendos një bashkëpunim i grupit të Tajar Tetovës me çetat e Sali Butkës e të Izet Zavalanit dhe u bashkuan me kryengritësit mjaft krerë të tjerë të Jugut.
Ndërkaq kishte filluar riorganizimi i çetave kryengritëse, si dhe krijimi i çetave të reja në jug të vendit, ku vepronin Themistokli Gërmenji?, Sali Butka, Spiro Bellkameni, Memduh Zavalani etj. Ato u përleshën me forcat turke në zonën e Frashërit e të Kolonjës. Çetat merreshin edhe me asgjësimin e elementëve tradhtarë, vegla të xhonturqve. Por në këto treva nuk qenë mënjanuar ende luhatjet e elementëve të moderuar, ku bënte pjesë edhe Myfit Libohova. Këta ngurronin të fillonin luftën e armatosur në shkallë të gjerë. Sali Nivica u bënte thirrje shqiptarëve të Jugut që të kapërcenin qëndrimet pritëse, të bashkoheshin me kryengritjen duke vendosur lidhje me Hasan Prishtinën.

[ Edited Fri May 15 2009, 05:57PM ]
Back to top
U-N-I-K
Fri May 15 2009, 06:26PM
STUDENT

Registered Member #2521
Joined: Sat Dec 27 2008, 09:32AM

Posts: 129
belgium ti ja kalon edhe profesorit....te lumt, me bane me e perfeksionu edhe i fije ma teper ate cka disha mbi historine e vendit tone,rrespekte

FIDARSI VA BENE,MA NON FIDARSI A VOLTE VA ANCORA MEGLIO
Back to top
belgium
Fri May 15 2009, 06:28PM

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 06:19AM

Posts: 12123
U-N-I-K ka shkruar:

belgium ti ja kalon edhe profesorit....te lumt, me bane me e perfeksionu edhe i fije ma teper ate cka disha mbi historine e vendit tone,rrespekte


rroft interneti naqe hahahhaahahahhaahahah rrespekt gjithashtu por me sonte po elem me kaq se ka prap faqe tjera ...........
Back to top
U-N-I-K
Fri May 15 2009, 07:19PM
STUDENT

Registered Member #2521
Joined: Sat Dec 27 2008, 09:32AM

Posts: 129
je shum i nderum....masandej sa per punen e internetit kja dihet,COPY$PASTE,randsi ka qe ne vija te pergjithshme me i dit permendsh,mandej ne detaje "rrofte interneti" se me hi me shkru tan njat shkrim nji muj rrezik nuk mjafton lol....

[ Edited Fri May 15 2009, 07:21PM ]

FIDARSI VA BENE,MA NON FIDARSI A VOLTE VA ANCORA MEGLIO
Back to top
L - N
Mon May 18 2009, 02:35AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
KONFERENCA E AMBASADORËVË NË LONDËR DHE NDARJA SHQIPËRISË VERILINDORE

ROMEO GURAKUQI
01/12/2008 (PJESË NGA DITARI DIPLOMATIK I NDARJES SË SHQIPËRISË MË 1912-1913)

Nw 96 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, është vendi të nderojmë dhe respektojmë përveçse kontributin e bashkëthemeluesve të shtetit shqiptar, edhe kontributin e dhënë nga Perandoria Austro-Hungareze, lidershipi i saj, një radhë e tërë diplomatësh të shquar të këtij shteti të madh mik të shqiptarëve, të cilët më shumë se të nisur nga konsiderata strategjike, bënë të mundur themelimin e shtetit shqiptar, njohjen e tij ndërkombëtare dhe mbrojten deri në limitin e konfliktit të armatosur, të Shqipërisë dhe Kosovës. Themelimi i shtetit Shqiptar ishte arritja e fundit e rëndësishme e Perandorisë Habsburge në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe një nga më konstruktivet në historinë e saj të gjatë.

Jam i detyruar ta vendos në hyrje të këtij punimi këtë theks, sepse me keqardhje konstatoj që ky kontribut i pazëvendësueshem i diplomatëve dhe studiuesve austriakë dhe hungarezë në mbrojtje të Shqipërisë në ditët më të vështira të Rilindjes, ende nuk është i nderuar në përmasen e meritimit që kanë. Për të argumentuar sa më sipër, do të përpiqem të sjell në linjë kronologjike ditarin e përpjekjeve diplomatike që çuan në krijimin e asaj Shqipërie që kemi sot, dhe asaj Kosove që deri në pranverën e vitit 1999 i mbeti Serbisë:

Në verën e vitit 1912 aleatët ballkanikë, Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Mali i Zi, menduan të përfitonin nga avantazhet e pozicionit mjaft të dobësuar të Perandorisë Osmanë pas Luftës Italo-Turke. Ata njëkohësisht shihnin me mjaft shqetësim fitoren e mundshme shqiptare, si rezultat i së cilës Shqipëria ishte duke u përvijuar si një shtet autonom i përbërë nga katër vilajete, i Shkodrës, Janinës, Manastirit dhe Kosovës. Në qoftë se kjo aspirate e shqiptarëve do të realizohej, shkruan Ferdinand Schevill, secili nga katër aleatët do të gjentë derën e mbyllur në një distrikt të cilin ai veçanërisht e dëshironte për vehte. Kjo bëri që ata të alarmohen dhe të nxitohen të ngarkojnë ministrat e jashtëm respektiveë, të marrin vendimin për fillimin e luftës në vjeshtën vijuese

Më 12 tetor 1912 shpertheu Lufta Ballkanike. Brenda një periudhe të shkurtër, shtetet e reja të Ballkanit e dërrmuan Perandorinë Osmane. Lufta Ballkanike e vitit 1912 e kapi në befasi të plotë botën, e cila nuk ishte përgatitur për një fitore të shpejtë dhe të bujshme prej katër aleatëve të vegjël. Mirëpo kjo fitore ishte krejt e natyrshme duke pasur parasysh përparimin e shpejtë moral, ekonomik dhe ushtarak të bërë nga këto shtete të krishtera pas pavarësimit të tyre. Thanun ndryshe, me një punë të kujdesshmë shtetformuese sidomos Greqia, Bullgaria dhe Serbia, ia arritën të implementojnë pjesë të rëndësishme të mentalitetit dhe institucioneve perëndimore evropiane dhe pajisën shtetet e tyre, me pjesën bazike të qendrueshmërisë shtëtërore, dhe u bashkëngjitën në një luftë kundër një fuqie aziatike, e cila i kishte rezistuar në mënyrë të qendrueshmë procesit europianizues, duke e shkatërruar shumë shpejt efektivitetin e sistemit të saj të trashëguar. Kur u ballafaqua me këtë humbje të gjithanshme, Porta e Lartë bëri kërkesë pranë fuqive të mëdha për ndërmjetësim. Fuqitë ia arritën që me 3 dhjetor të ndërmjetësojnë një ndërprerje të armiqësive. Në këto rrethana u mblodh Konferenca e Ambasadorëve e Fuqive të Mëdha në Londër më 17 dhjetor 1912, për të zgjidhur problemet e lindura nga lufta në mes Aleatëve Ballkanikë dhe Turqisë. Në ditën kur u hap konferenca, turqit zotëronin në Evropë, Konstandinipojën dhe tri qytete të fortifikuara: Adrianopojën, Janinën dhe Shkodrën dhe pothuajse asnjë meter tokë jashtë këtyre qendrave. Konferenca e Ambasadorëve u zhvillua prej shqetësimeve që ndjenë Fuqitë e Mëdha se Lufta Ballkanike mund të përshkallëzohej drejt një konflikti më të gjërë që do të përfshinte shtete të tjera. Masat ushtarake të marra nga Austro-Hungaria në nëntor 1912 në Galici dhe Bosnjë-Herzegovinë, për shkak të lëvizjes serbe drejt tokave shqiptare dhe të drejtuara jo vetëm kundër Serbisë, por edhe kundër Rusisë, e acaruan shumë situatën. Në këtë moment u duk krejt qartë se kjo çështje ballkanike mund të përshkallëzohej tashmë me të vërtetë drejt një luftë evropiane dhe në këtë mënyrë Fuqitë e Mëdha kërkuan ta parandalonin një gjë të tillë. Sekretari i Jashtem Britanik, Sir Edward Grey, propozoi që konferenca për zgjidhjen diplomatike të kësaj krize duhej të mbahej në Londër, ndërsa fuqitë e tjera menjëherë e pranuan këtë propozim, sepse donin të shmangnin më të keqen.

Më 17 dhjetor 1912 ambasadorët e Fuqive të Mëdha të akredituar në Britaninë e Madhe u takuan nën kryesinë e Sir Edward Grey-t, për të mbikëqyrur procesin e paqes në Ballkan dhe për të mbrojtur interesat e Fuqive të Mëdha në rajon. Kjo Konferencë u mblodhë me cilësinë e “Mbledhjes së Ambasadorëve të Gjashtë Fuqive të Mëdha nënshkruese të Trataktit të Berlinit”. Duhet të kihet parasysh se Konferenca e Ambasadorëve synonte gjithashtu të zgjidhte kundërshtitë në mes Fuqive të Mëdha, në mënyrë të veçantë, ato në mes tre prej tyre, më drejtëpërdrejtë të interesuara në Gadishullin Ballkanik: Austro-Hungaria, Italia dhe Rusia. Në këtë mënyrë, rendi gjeopolitik i vendosur në Kongresin e Berlinit më 1878, në Londër do të zëvëndësohej me një marrëveshje të re. Shikuar në një kontenkst historik më të gjërë, Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 1912-1913 ishte etapa e fundit e sistemit të kongreseve, të vënë në jetë ma së pari nga Kongresi i Vjenës 1814-1815.

Në ditët e para të kësaj mbledhjeje u zhvilluan bisedime dhe shkëmbime mendimesh mes përfaqësuesve të Fuqive Europiane. Në këtë konferencë, përveç çështjes shqiptare, u bisedua për një paqë të përgjithshme midis Fuqive Europiane, u diskutua problemi i daljes së Serbisë në Adriatik dhe çështja e ishujve të bregdetit Jonian, kufirit në Bullgarisë më Perandorisë Osmane në Traki. Për fat të keq, çështja e Shqipërisë u zgjidh pa respektin më të vogël ndaj shqiptarëve, dhe kufiri i shtetit të ri shqiptar u përcaktua vetem nën prizmin e shmangies së një ballafaqimi në mes Austro- Hungarisë dhe Rusisë, për të cilin shqiptarët nuk ishin fajtorë dhe me të cilin ato nuk kishin të bënin fare.

Më 28 nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i mbledhur në Vlorë e shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe krijoi një qeveri të përkohshme të kryesuar nga Ismail Qemali. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë u bë në një kohë kur fuqitë ballkanike po përparonin në tokat shqiptare. Në mes të muajit dhjetor grekët po rrethonin Janinën, malazezët Shkodrën dhe zonën rreth e qark saj, serbët kishin hyrë në Kosovë dhe në fund të muajit nëntor 1912 ata pushtuan portin më të rëndësishëm shqiptar, atë të Durrësit, duke dalë kështu Serbia në Detin Adriatik, aq të endërruar për atë. Përveç shqiptarëve, dalja e Serbisë në bregdet ngjalli reagimet e kundërshtitë e italianëve, të cilët praninë e Serbisë në Kanalin e Otrantos e shikonte si një sfidë ndaj kontrollit të saj në grykën e Adriatikut. Por dalja e Serbisë në Adriatik në mënyrë të veçantë ngjalli kundërshtimin e austriakëve, të cilët me gjatë shikonin praninë e Rusisë, në analizë të fundit, në pjesën perëndimore të Ballkanit. Në konferencë, çështja shqiptare, pavarësisht invazionit serbo-malazias anëkend vendit, nuk u shoqërua me ndonjë pengësë për zgjidhjen e saj në parim. Në deklarimet paraprake, Fuqitë kërkuan që Shqipëria e ardhshme duhej të ishte një shtet i lirë, me një princ të zgjedhur prej Fuqive, që do të gëzonte ndihmen e një komisioni ndërkombëtar të kontrollit dhe se do të përfitonte kufij të arsyeshëm të që do të përcaktoheshin nga një komision special i hetimit. Në këtë Konferencë u ra dakord që Serbia nuk duhej të shtrihej drejt bregut të Adriatikut dhe se duhej të krijohej një Shqipëri autonome. Konferenca që kryesohej prej Sekretarit të Jashtëm Britanik Edward Grey debatoi rreth tre problemeve kryesore: a- statusit ndërkombëtar të Shqipërisë; b-Organizimit të shtetit të ri; c- Vendosjes së kufijve të pranueshëm ndërkombëtarisht.

Përfaqësues të Austro-Hungarisë në këtë konferëncë kanë qenë ambasadori i perandorisë dualiste në Londër konti Mensdorff Pouilly, ish-ambasadori i perandorisë në Cetinë von Giesl dhe këshilltar i grupit austriak ka qenë shefi i seksionit të Ministrisë së Jashtme Theodor Ippen.

Austro- Hungaria e gjendur përballë faktit të kryer të ndryshimit të status quo-së ballkanike në disfavorin e saj dhe në të mirë të shteteve sllavo-orthodokse, pra në analizë të fundit të Rusisë, u përpoq ta balanconte këtë me krijimin e një shteti shqiptar sa “më të madh që të ishte e mundur” , duke pasur parasysh këtu trojet etnike shqiptare. Në mënyrë të veçantë austriakët dëshironin të përfshinin në shtetin e ri shqiptar Shkodrën, Prizrenin dhe Gjakovën. Të tre këto qytet ishin objektiva kryesore strategjike të Serbisë dhe Malit të Zi. Për austro-hungarezët, një Shqipëri e madhe dhe e fortë përbënte një mjet të përshtatshëm për të garantuar kontrollin e Adriatikut. Por sa kanë qenë të interesuar për ruajtjen e tërësisë territoriale shqiptare në Veri të vendit, nuk mund të thuhet se austriaket kanë qenë të interesuar njëlloj edhe për jugun. Duke qenë se ato nuk kishin ndonjë konflikt me Greqinë, ato nuk ka qenë edhe aq këmbëngulës në përcaktimet proshqiptare të kufitrit Shqipëri -Greqi. I vetmi rast kur austriakët dhe italianët kanë ndërhyrë në këtë cështje, ka qenë përpjekja e tyre e përbashkët për të ndalur pushtimin grek të qytetit të Vlorën, pas bombardimit të këtij qyteti nga flota greke më 2 dhjetor 1912. Flota greke vendosi bllokadë brigjeve shqiptare, duke e izoluar plotësisht qeverinë shqipatare të Vlorës. Duhet të nënvizojmë se pjesa tjetër e kufirit jugor të Shqipërisë, ka mbetur për një kohë e pazgjidhur pikërisht për shkak të mungesës së interesit të drejtëpërdrejtë të Fuqive të Mëdha dhe për shkak të faktit se përbënte një problem të ndërlikuar .

Përpjekjet e Austro-Hungarisë u kundërshtua me forcë nga Franca e sidomos nga Rusia dhe aleatët ballkanikë, por nuk u përkrah as edhe nga aleatët e saj strategjikë, Gjermania dhe Italia. Nikola Pashiq, kryeministër i Serbisë, insistoi se Serbia nuk do të hiqte dorë nga hapësira në mes Dibrës dhe Gjakovës. Pashiq gjithashtu këmbënguli që Serbia duhej të kishte daljen e saj në një port të Detit Adriatik nga Durrësi në Lezhë, dhe një korridor të gjërë për ta lidhur këtë pjesë me Kosovën. Mirëpo pikërisht në këtë pikë të fundit Serbia nuk pati ndihmën e Rusisë dhe më datë 20 dhjetor ambasadorët e fuqive të mëdha njohën pavarësinë e Shqipërisë dhe shumë shpejt ranë në një mendjeje që shteti i ri shqiptar duhej të përfshinte edhe Durrësin. Gjatë gjithë përiudhës së dimrit 1912-1913 dhe pranverës në vijim, ambasadorët e fuqive të Mëdha, shqyrtuan me mundim kufijtë e shtetit të ri shqiptar. Fokusi i përpjekjeve të Austro-Hungarisë u bë qyteti i Shkodrës, i cili mbahej i rrethuar nga trupat malazeze e serbe, dhe pjesa e perëndimore e Kosovës së sotme. Mbreti Nikolla i Malit të Zi u përpoq me të gjitha mjetet deri në fund për ta pushtuar dhe për ta mbajtur Shkodrën duke e konsideruar atë si jetësore për shtetin e vogël malazez. Përparimi i shteteve aleate në territorin shqiptar dhe humbjet e njëpasnjishme turke në të gjitha frontet e luftës ecën paralelisht me formimin e një bindjeje gjithnjë e më shumë të artikuluar tek shqiptarët se shkëputja e Shqipërisë si entitet etno-historik dhe pavarësia nga Perandoria Osmane, përbënte të vetmen rrugë të shpëtimit të Shqipërisë.

I gjithë diskutimi i problemit të Shkodrës në Konferencë u zhvillua në rrethanat kur ky qytet mbahej i rrethuar në një darë të hekurt nga trupa malazeze dhe serbe.

Problemet e debatueshme rreth Shkodrës në Konferencën e Ambasadorëve në Londër kishin të bënin së pari më atë që, a duhej Shkodra të mbetej në shtetin e ri shqiptar apo duhet t’i kalonte Malit të Zi? Së dyti, në qoftë Shkodra do të duhej t’i mbetej Shqipërisë, duhej shmangur apo jo dëshira e Austrisë që ky qytet të bëhej kryeqendra e shtetit të ri? Së treti, në qoftë se ky qytet do t’i kalonte Malit të Zi, a do të mundej ky shtet i vogël të menaxhonte një qytet kaq të madh dhe me përbërje etnike të pastër shqiptare të dy besimeve kryesore fetare të ndryshme nga malazezët? Së katërti, në rastin e një kompromisi të veçuar mbi Shkodrën, çfarë lidhshmërie do të ekzistonte në mes qytetit në vetvete, Ultësirës Shkodrane, Malësisë, Taraboshit dhe sistemit hidrologjik Liqen rrjedhje e Bunës dhe e Drinit?

Sidomos me rifillimin e bisedimeve gjatë muajve të parë të vitit 1913, problemi i Shkodrës në Konferencën e Ambasadorëve u lidh ngushtësisht në trajtimin e kufirit lindor të Shqipërisë. Për muaj të tërë deri në zgjidhjen përfundimtare do të zhvillohet një luftë e vërtetë diplomatike që kishte si protagonistë kryesore Austro-Hungarinë dhe Rusinë; gjyqtarë të gatshëm të bënin çdo kompromis: Anglinë dhe Gjermaninë; dhe lojtarë rezervë të Rusisë në presionin e saj të gjithanshëm, Francën dhe Italinë. Problemi i Shkodrës ka qenë ndër çështjet më të ndërlikuara ku u shfaqen do të thoja, dy fenomene brenda aleancave politiko-ushtarake para Luftës së Parë Botërore: Së pari, në Aleancën Trepalëshe Italia përbënte një partner jo përherë të sigurtë për boshtin themelor austro-gjerman; dhe së dyti, brenda Antantës ekzistonte një fuqi e cila ndonëse e lidhur me detyrime politike ushtarake, nuk do të udhëhiqej përherë nga ato, por do të mbante parasysh edhe kriteret dhe normat demokratike të të drejtave historiko-kulturore të popujve në diskutim. Ky shtet ishte Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe.

Trajtimi i problemit u orientua sipas një skemë mjaft të ngurtë, duke pasë parasysh se argumentimet nuk mbështeteshin kryesisht në konsiderata entografike, gjeografike dhe ekonomike, por thjesht në ruajtjen me çdo kusht të “koncertit europian”, apo në rastin e Rusisë në “ndjeshmërinë e madhe të opinionit publik rus për interesat e Serbisë dhe Malit të Zi”, kurse në rastin e Italise bazohej në nevojën e mbështetjes së dinastisë malazeze që kryesohej nga vjehrri i mbretit italian. Që në fillim kemi një vendosje të palëkundur të Austrisë për të mbrojtur Shkodrën fillimisht e së bashku me të, Pejën, Prizrenin, Gjakovën e Dibrën për Shqipërinë; nga ana tjetër qëndronte tërësisht stoike Rusia, e cila mbronte sipas radhës dhënien e të gjitha qyteteve verilindore të Shqipërisë, Serbisë, (pra Pejë, Prizren fillimisht e më pas gjatë 1913 Gjakovë e Dibër) dhe Shkodrën, Malit të Zi. Duke qenë se këto pozicione të përkundërta nuk premtonin një zgjidhje të konfliktit në rrugë diplomatike, dhe për këtë të dyja palët ishin të ndërgjegjshme, ata u përgatitën të bënin lëshime të kushtëzuara: kështu Rusia linte të nënkuptonte në kanalet diplomatike se mund të jepte rrugë në lidhje me Shkodrën në qoftë se Austria do të lëshonte të gjitha qytetet lindore: pra Dibrën, Gjakovën, Prizrenin dhe Pejën. Austro-Hungaria nga ana tjetër linte të kuptonte se mund të lëshonte Dibrën me kusht që Shkodra dhe Gjakova t’i mbetnin shtetit të ri shqiptar. E gjendur e vetme e papërkrahur seriozisht mund të themi as nga Gjermania, aleatja e saj më e ngushtë, nën presionin e të gjitha shteteve, Austro-Hungaria do të detyrohet të lëshojë për Serbinë me radhë, për llogari të mbajtjes së Shkodrës në Shqipëri, të gjithë kufirin lindor. E gjithë kjo histori e dhimshme lëshimesh të tokave dhe qyteteve të mirëfillta shqiptare bëhej në llogari të shmangies së një konflikti botëror. Këtë rrezik ne mund ta ilustrojmë me arsyetimin e sekretarit britanik Edward Grey i cili shprehej se, “në qoftë se Austro-Hungaria marshon kundër Mali të Zi, Rusia do të sulmojë atëherë Austro-Hungarinë; Gjermania do të sulmojë Rusinë; Franca do të sulmojë Gjermaninë: e gjitha kjo për llogari të Shkodrës. Një gjë e tillë nuk mund të tolerohet... Shkodra është një bombë e cila mund ta vendosë të gjithë Europën në flakë prandaj ne duhet ta parandalojmë atë nga shpërthimi”

Si paraqiteshin më në hollësi në lidhje me çështjen e Shkodrës qëndrimet e pjesëtarëve që po luanin dramën e madhe shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve:

Për Austro-Hungarinë pikësëpari ekzistonin arsye (nacionale) racore dhe fetare për të mos ia dorëzuar Shkodrën Malit të Zi. Këto arsye Austria e lidhte edhe me aktet ndërkombëtare që i kishin përcaktuar asaj të drejten e protektoratit të kultit mbi katolikët shqiptarë. “Ndjenjat austriake- shprehej ambasadori austriak në Londër Mensdorf- do të ofendoheshin për vdekje në qoftë se kjo popullsi do të shkrihej brenda një shteti të vogël me të cilin nuk kishte afinitet race dhe religjioni” Austriakët përpiqeshin në këtë mënyrë të argumentonin se kërkesa e tyre në lidhje në Shkodrën nuk kishte të bënte me ndonjë prirje për mbizotërim apo ndikim, por thjesht ishte një çështje sentimentesh, për të cilën ajo nuk mund të hapte rrugë. Gjithashtu, në konceptin austriak, në qoftë se Shkodra i dorëzohej Malit të Zi, ajo mund të bëhej një qëndër e një pakënaqësie kundër sundimtarëve të rinj, gjë që mund t’u shkaktonte shumë shqetësime Fuqive që do të garantonin asnjëanësinë e Shqipërisë. Ministri i Jashtëm austro-hungarez Count Berchtold mendonte se Mali i Zi mund të kënaqej duke i dhënë toka që do të fitoheshin nga kullimi i kënetave përgjatë rrjedhës së Bunës dhe disa territoreve fushore drejt Pejës. Duhet të theksohet se qëndrimi i Austro-Hungarisë ishte i patundur jo vetëm për Shkodrën si qytet, por për tërë distriktin që përfshinte ai. Në projektin austriak, Shkodra duhej të bëhej kryeqyteti i shtetit të ri shqiptar.

Qëndrimi rus në çështjet ballkanike mbështetej vërtetë në një instinkt thjesht racial dhe religjioz që koinsistonte në një përkrahje të paprinciptë ndaj shteteve sllavo-orthodokse ballkanike. Sikurse edhe në çështjet e tjera, edhe në çështjen e Shkodrës “Rusia-shprehej ministri i punëve të jashtme i kësaj perandorie- duhej si përherë të mbështeste Malin e Zi dhe Serbinë, meqenëse në këtë çështje ajo nuk ishte drejtërpërdrejt e interesuar” . Ky qëndrimi i Rusisë ndaj çështjes në fjalë u shpreh qartë në notën e Ambasadës perandorake ruse në Londër më 28 dhjetor 1912 drejtuar Konferencës ku kërkohej në parim njohja e aneksimit të Shkodrës Malit të Zi dhe kufiri midis Malit të Zi dhe Shqipërisë të kalonte në jug gjatë rrjedhës së Drinit. Vështirësitë që lidheshin me përkatësinë katolike të një pjesë të popullsisë së rajonit, Rusia mundohej t’i kalonte duke e argumentuar me atë që Mali i Zi ishte i vetmi vend ortodoks që kishte një konkordat me Papën dhe kishte një ipeshkëv katolik. Siç del në dokumentet e mëvonshme ky qëndrim i saj do të kishte prirje të ndryshonte dhe Rusia në të gjitha bisedimet e mëvonshme gjatë muajve të parë të vitit 1913, do ta përdorë çështjen e Shkodrës si një mjet presioni mbi Austro-Hungarinë për të bërë lëshim të plotë në kufirin lindor për Serbinë, gjegjësisht të lëshimit të të gjithë Kosovës në duart e Mbretërisë së Serbisë. Ambasadori rus në Londër Benckendorff do të shprehej se Rusia e ka të qartë se Shkodra është një qytet i pastër shqiptar por ajo “nuk do të hapte rrugë për Shkodrën pa plotësimin e dëshirës së Serbisë për hinterlandin lindor të Shqipërisë”

Mbretëria e Italisë mbajti një qëndrim jo luajal ndaj çështjes shqiptare në përgjithësi dhe ndaj Shkodrës në veçanti. Ajo nga njëra anë ishte e lidhur me anë të marrëveshjeve të vitit 1897 dhe 1900 me Austro-Hungarinë, nga ana tjetër ekzistonte lidhja dinastike me kurorën mbretërore malazeze dhe nevoja e domosdoshme për ruajtjen e marrëveshjes midis Fuqive. Megjithëse e kishte krejtësisht të qartë se Shkodra ishte një qytet krejtësisht shqiptar, Italia me anë të ministrit të saj të jashtëm fillimisht ushtroi presion mbi Austro-Hungarinë që ajo të tërhiqej nga kundërshtimi që Shkodra të përfshihej nën sovranitetin malazias, në emër të “interesit të përgjithshëm”. Megjithatë, marrëveshja që ajo kishte me Austro-Hungarinë e ndalonte atë nga vazhdimi i rezistencës së mëtejshme ndaj kundërshtimit austriak për dorëzimin e Shkodrës Kur një gjë e tillë u pa se ishte e pamundur për të, ajo duke e konsideruar marrëveshjen me Austro-Hungarine si një urë lidhëse esenciale për të dyja palët dhe njëkohësisht pa i vënë në diskutim interesat dhe planet e saj strategjike për një shtrirje të sundimit të saj edhe në bregun lindor të Adriatikut, u mundua të gjente dhe rrugë kompromisi duke propozuar madje edhe ndarjen e tokave dhe hinterlandit shkodran. Italia dhe Rusia zhvilluan bisedime të fshehta në St. Petersburgh. Këto dy vende duke e konsideruar Shkodrën si një qendër tradicionale të propagandës austriake, mendonin që duke e përfshirë këtë qytet nën Malin e Zi, apo duke vendosur Elbasanin si kryeqytet të ardhshëm të Shqipërisë, të mund ta ulnin në mos ta zhduknin fare influencen austriake në këtë pjesë të Ballkanit. Kjo influencë mund të eleminohej duke e privuar atë nga baza e saj shqiptare, Shkodra.

Problemi i Shkodrës u shtrua sërish për diskutim në Konferencën e Ambasadorëve ditën e mërkurë 22 janar 1913. Mbledhja nuk solli ndonjë zhvillim të ri për fatin e qytetit. Rusia vazhdoi t’i përmbahej qëndrimit të saj intrasigjent në përkrahje në Malit të Zi duke kërkuar përsëri si kufi lumin Drin. Austro-Hungaria nga ana e saj e kundërshtoi këtë kërkesë duke e argumentuar me vështirësinë e ndarjes së qytetit të Shkodrës nga territoret që e rrethonin.

Për të dalë nga kjo pikë e vdekur e cila mund të çonte në një dështim të plotë të Konferencës, filluan konsultimet diplomatike të cilat ecën mjaft ngadalë per muaj të tërë. Austro-Hungaria e gjykoi të domosdoshme, që për të dalë nga pozicioni i saj thuajse i vetmuar, duhej të siguronte të paktën mbështetjen ose moskundërvënien nga ana e aleates së saj brënda Trepalëshit, Italisë. Siç duket, në fund të muajit janar 1913 ajo arriti të binte praktikisht në një ujdi me Italinë për një qëndrim të përcaktuar për problemin e Shkodrës. Berchtold mendonte se tokat përtej Malit të Taraboshit dhe Bunës mund t’i jepeshin Malit të Zi së bashku me kompensime të përshtatshme në drejtim të Pejës. Më këtë moment të parë ajo do të ishte e gatshme siç duke t’i jepte rrugë Prizrenit për Serbinë. Më këtë Austro-Hungaria kërkonte të shmangte me çdo kusht ndarjen e Shkodrës nga Malësia, që me të drejtë e konsideronte pjesë integrale të saj. Fundi i muajit janar shënon një pikë kthese në qëndrimin e Rusisë në lidhje me Shkodrën. Ajo la të kuptohet se mund të hiqte dorë nga qyteti me kusht që të merrte kompensime të përshtatshme si në rajonin përqark Shkodrës (pjesën më të madhe të liqenit të Shkodrës rrjedhën e plotë të Bunës në jug të qytetit si dhe territorin lindor të Liqenit përfshirë një pjesë të madhe të Lumit të Kirit) , ashtu dhe në pjesen lindore për Serbinë.

Në këtë moment do të hyjë gjërësisht në lojë edhe qeveria perandorake gjermane, e cila me notën e datës 19 janar 1913, të komunikuar ambasadorit britanik në Berlin Goschen, do të shprehë gadishmërinë për të ushtruar influencen e saj në Vjenë në favor të një mirëkuptimi të domosdoshëm për të parandaluar dështimin e Konferencës. Kjo qeveri i kërkoi Sir Edward Grey-t të bëjë të njëjtën gjë edhe në St. Petersburgh, duke propozuar në këtë mënyrë një bashkëpunim anglo-gjerman që do të shpinte në një zgjidhje paqësore të problemit. Diplomacia gjermane filloi më së pari t’i bëjë ashpërsisht presion Austro-Hungarisë për lëshimin e territorit të Kastratit Malit të Zi , e më pas, në mbledhjen e datës 6 shkurt, Prince Lichnowsky, ambasadori gjerman në Londër, do të bëjë propozimin e më poshtëm: “kufiri të nisej nga Adriatiku dhe të ndiqte rrjedhën e Bunës deri në pikën që ndodhet midis Rrushkullit dhe Samrishtit, pastaj do të drejtohej drejt Liqenit të Shkodrës duke e lënë Taraboshin në Shqipëri, do të përshkonte liqenin deri të gjiri i Liqenit të Hotit dhe do t’i linte Malit të Zi Hotin dhe Gruden, kurse Shqipërisë do t’i mbeteshin Kastrati, Kelmendi dhe Shkreli...” Në këtë propozim, Plava, Gucia, Peja me Manastirin e Visokivetchem-it dhe Prizreni i mbeteshin Serbisë. Ky propozim, që u pranua siç duket nga Austro-Hungaria, u bë nën presionin e gjithanshëm të ushtruar nga qeveria gjermane, dhe nuk u konsiderua i mjaftueshëm nga Rusia për të lënë Shkodrën.

Momenti në fjalë ka një tregues të qartë të një rreshtimi të ndryshëm të Fuqive: Trepalëshi duket tanimë më kompakt, kurse nga qëndrimi i Antantës ka një farë shkëputje të Anglisë, e cila nuk mund të pranojë mungesën e plotë të arsyes në trajtimin e problemit shqiptar. I gjendur para fakteve të pakundërshtueshme etnografike (Grey kishte informacione të besueshme se Shkodra dhe Gjakova ishin qytete të pastra shqiptare) që atij i vinin edhe nga kanalet jo zyrtare, Grey do të fillojë të hedhë mendimin e ngritjes së një komisioni ndërkombëtar që do të shqyrtonte faktet për të dhënë një vendim të caktuar mbi problemet. Siç duket në këtë qëndrim të matur të Grey ka ndikuar edhe faktori shqiptar. Këtu kemi parasysh rezistencën e përgjithshme të popullsisë shkodrane në mbrojtje të qytetit tyre, kundërvënien tanimë të plotë edhe të malësorëve kundër malazezëve dhe qëndrimin e artikuluar të Arqipeshkvit të Shkodrës, i cili kishte bërë të qartë nëpërmjet kanaleve diplomatike se populli i Shkodrës do t’i kundërvihej ashpër zëvëndësimit të pushtimit turk me atë malazias dhe se shkodranët dëshironin autonomi. Për Grey-n tashmë ishte e qartë se konflikti ishte shndërruar nga një konflikt sllavo turk në një konflikt sllavo-shqiptar dhe se problemi i eleminimit të Perandorisë anakronike Osmane kishte kapërcyer në një etje të shfrenuar për ndarjen e tokave të një populli të pambrojtur.

Më datë 20 shkurt, pas presionit gjerman dhe italian, Austro-Hungaria do të heqë dorë edhe nga Dibra dhe lugina e Rekës me shpresën se Rusia tanimë do të pranonte një zgjidhje përfundimtare të kufirit verior të Shqipërisë. Me anën e një memorandumi të komunikuar nga Count Mensdorff-i me 26 shkurt 1913, Austria njoftonte se ajo nuk mund të bënte lëshime më për Gjakovën dhe në këtë kuadër ajo nuk ishte në favor as të ngritjes së një Komisioni Ndërkombëtar, as dhe formimit të një distrikti autonom në Gjakovë.

Në këtë moment të vështirë për ecurinë e punimeve të Konferencës, Serbia vendosi të hidhte një peshë më të madhe në balancën e luftimeve në Shkodër, duke dërguar atje me rrugë detare rreth 20000 trupa të reja të pajisura mirë. (Sipas të dhënave të Edith Durham-it malazezët kishin humbur rreth 6000 ushtarë në betejën për Shkodrën). Një veprim i tillë do të duhej të shërbente si presion i fuqishëm mbi Austro- Hungarinë për të bërë lëshimin final, Gjakovën.

Në ditët e para të marsit 1913 Rusia lajmëroi në Cetinë dhe Beograd se këto dy vende nuk duhej të llogarisnin në ndonjë lloj ndihme tjetër nga Rusia përveç asaj diplomatike. Në mbledhjen e datës 6 mars u arrit në një rezolutë në të cilën cilësohej se “për kufirin shqiptar e vetmja çështje e diskutueshme mbetej ajo e Gjakovës”.

Frika se rënia e Shkodrës do të shkaktonte një aksion të veçuar ushtarak nga ana e Austro-Hungarisë, që do të kishte më pas pasoja të paparashikuara, e detyroi Grey-n të marrë masa për një vendim sa më të shpejtë rreth problemit. Kështu, në mbledhjen e datës 11 mars, Grey u vuri në dukje delegatëve malazias se fati i Shkodrës do të vendosej nga Fuqitë dhe jo nga operacionet ushtarake të Malit të Zi.

Ditët që vijojnë janë ditë lëshimesh të njëpasnjëshme të vogla por të pashmangshme të Austro-Hungarisë në lidhje me Gjakovën, lëshime të cilat bëhëshin në llogari të Shkodrës dhe pozitave austriake në këtë pjesë të Shqipërisë. Ishte e domosdoshme që fati i Shkodrës të përcaktohej para një pushtimi të mundshëm nga ana e Malit të Zi. Fillimisht u pranua idea e një komisioni lokal verifikimi për Gjakovën , më pas ajo u zevendësua me atë të një Komisionit Ndërkombëtar , për të ardhur tek komunikimi i bërë me datën 22 mars, kur u njoftua vendimi i Count Berchtold-it për heqjen dorë nga pretendimi që qyteti i Gjakovës t’i mbetej Shqipërisë, bazuar ky lëshim në arsye humanitare të gjendjes së brëndshme katastrofike. Po këtë ditë Fuqitë ranë dakord për një përçapje të përbashkët në Cetinë dhe Beograd për tërheqjen e trupave nga të gjitha viset që i ishin lënë Shqipërisë , gjë që do të realizohej me 28 mars nga përfaqësuesit e Fuqive në Cetinë

Kjo ndërhyrje nuk do të ndryshojë asgjë pothuajse në qëndrimin e Malit të Zi dhe të gjitha përpjekjet e Fuqive përfshirë edhe Rusinë tanimë do të përqendrohen në dy drejtime: së pari për të ndaluar Malin e Zi dhe Serbinë për të ndërmarrë hapin vendimtar atë të pushtimit të qytetit dhe së dyti për të frenuar Austro-Hungarinë nga ndërmarrja e një aksioni të veçuar ushtarak kundër Malit të Zi. Në qoftë se Fuqitë ia arritën të bindnin Serbinë të kryejë tërheqjen me 14 deri me 20 prill (urdhëri trupave serbe u është dërguar që me 11 mars ) dhe do të përvijojnë masat për dërgimin e një flote të përbashkët në bregdetin malazez, ato do të jenë të paaftë për të ndaluar menjëherë Malin e Zi nga ndërmarrja e veprimit të pushtimit, i cili nuk do të jetë rezultat i përdorimit të forcës (në momentin e dorëzimit të Shkodrës edhe trupat më të përgatitura serbe ishin tërhequr), por rezultat i një marrëveshje në mes Shefit të komandës malazeze Princit trashëgimtar Danilo dhe komandantit të trupave të armatosura të Shkodrës, Gjeneral Essad Pashës. Që më 10 prill diplomacia britanike informohet se Essad Pasha i cila kishte vrarë kolegun e tij komandantin turk Hasan Riza u kishte kërkuar qeverisë malazeze një shumë prej 80000 lirash turke për shitjen e qytetit të Shkodrës. Vrasja e Hasan Riza Pashës, sipas burimeve diplomatike ishte kryer nga Esat Pasha për të qenë i lirë në veprimet e tija që synonin drejt vendosjes në fronin e ri të princit të Shqipërisë. Shkodra u dorëzua në orën 3°° të mëngjezit të ditës së mërkurë 23 prill 1913.

Marrja e Shkodrës mund të konsiderohet se ishte vetëm një përpjekje e vonuar dhe e dështuar e Malit të Zi, pasi në vijim Fuqitë do ta dëtyrojnë atë të tërhiqet dhe ta lëshojë Shkodrën në duar të Komisionit Ndërkombëtar të Admiralëve.

Por në Shkodër dhe për Shkodrën nuk vegjetuan vetëm soje të kallëpit të Esad Pashës. Arkivi londinez na ka krijuar mundësi të hedhim dritë edhe mbi përpjekje deri tani të panjohura të atdhetarëve shqiptarë, të cilët kudo që u ndodhën u përpoqën për Shkodrën dhe Shqipërinë.

Në një telegram të datës 19 dhjetor 1912 në emër të të gjithë shqiptarëve refugjatë në Bari, i kërkohej Sir Edward Grey-t vlerësimi i të drejtave kombëtare shqiptare, integriteti i trojeve shqiptare, ndërhyrje për të shpëtuar popullin e Shkodrës. Personat janë sipas radhës: Loro Ashiku, Gjon Daragjati, Filip Kraja, Ahmet Geulli prej Shkodre, Qerim Begolli nga Peja, Menib Derhatha nga Tetova, Ernest Kolindy nga Janina, Filip Guraziu dhe Tom Stamolla nga Shkodra.

Më 27 dhjetor 1912 një telegram nga Vlora i firmosur prej Jahja Hasanaga nga Kosova, Pashko Muzhani Shkodër, Mustafa Reshidi nga Monastiri dhe Ibrahim Hakiu nga Janina, i kërkon Sir Edward Grey-t integritetin territorial të Shqipërisë dhe largimin e trupave aleate nga vendi.

Më 2 janar 1913 në emër të patriotëve shkodranë i është dërguar një apel prej Trieste Sir Edward Grey-t për shpëtimin e kufinjve etnikë shqiptarë nga këto firmatarë: Filip Pema, Ferid Beu, Stefan Ashiku, Jak Koçi, Mark Kakarriqi, Nikolla Serreqi, Hilë Mosi, Hysein Draçini, Anton Dema, Milton Balamace Gurra etj

Për të ardhur më në fund të pjesëmarrja e pandërprerë e Filip Nogës, Rasih Dinos dhe Mehmet Konicës në delegacionin e qeverisë së Vlorës që mbrojti interesat e Shqipnisë etnike në Londër. Më lejoni të kujtoj se Shqipëria demokratike e ka për detyrë t’i bëjë një monument madhështorë nderimi Mehmet Konicës, për një fakt të pamohueshëm: vëllai i Faik Konicës është i vetmi personalitet shqiptar që ka punuar gati në mënyrë të pandërprerë për çështjen shqiptare në Londër. Arkivi i Foreign Office dokumenton se Mehmet Konica ka mbrojtur Shqipërinë dhe çështjen shqiptare gati në mënyrë të përditshme në Foreign Office, nga vitit 1912 deri më 1944. Vëllimi i memorandumeve të tij në këtë arkiv është aq i madh, sa nuk do të mjaftonin mijëra faqe dokumenta. E pabesueshme ndoshta për ndonjërin që e dëgjon për herë të parë, por krejtësisht të vertetë për cilindo që e ka ndjekur atë në vijimësi në punën arkivore londineze.

Më 16 prill 1913, midis Turkisë dhe Aleatëve Ballkanikë u përfundua një armëpushim. Edhe gjatë kësaj faze të dytë të zhvillimit të ngjarjeve të Luftës Ballkanike, dy kanë qenë shqetësimet kryesore mbi të cilat u përqëndruan Fuqitë e Mëdha: së pari vendosmëria e Rusisë për ta kufizuar Turqinë rreth Kostandinopojës, dhe së dyti insistimi i Austrisë për krijimin e një Shqipërie të pavarur e dhënia ndaj këtij shteti të sa më shumë territoreve që të ishte e mundur. Ky entitet i ri në këndvështrimin e diplomacisë austriake duhej të shërbente si kundërpeshë ndaj Serbisë dhe shteteve të tjera sllave duke bllokuar daljen e Serbisë në Adriatik. Në këtë insistim të saj Austria pati përkrahjen edhe të Italisë. Pikërisht problemi i dytë, d.m.th ai i përcaktimit të kufijve të shtetit të ri, u shkaktoi Fuqive të Mëdha më tepër trazime dhe në këtë drejtim çështja më kritike me të cilën Konferenca e Londrës u përballua ishte ajo e Shkodrës. Rënia e Shkodrës më 23 prill 1913 e vuri në pikëpyetje edhe vetë ekzistencen e Konferencës së Ambasadorëve dhe lufta nuk do të ishte shmangur sikur Ministri i Jashtëm Britanik Edward Grey të mos kishte propozuar një skemë për një bllokadë të përbashkët detare të brigjeve malazeze, dhe së fundi pushtimin e qytetit të Shkodrës prej marinarëve të të gjitha flotave nën komandën e Admiralit britanik Cecil Burney . Për tratativat diplomatike që u zhvilluan mes Fuqive per dorëzimin e Shkodrës nga Mali i Zi ne kemi trajtuar gjërësisht në shkrimet e mëparshme, këtu do të vendosim në dukje një element të ri po aq të rëndësishëm në bindjen e Mbretit Nikolla në dorëzimin e Shkodrës: bëhet fjalë për dhënien e një shumë të rëndësishme të hollash nga ana e Fuqive - Malit të Zi. Studiues të ndryshëm mendojnë se ultimatumi austriak vërtet pati shumë efekt, por sipas të gjitha gjasave jo aq sa shuma që iu pagua Mbretit Nikolla , e cila, në bazë të dokumenteve arkivore britanike na rezulton të ketë qenë 6 milion franga.

Periudha e shqyrtimit nga ana jonë është e një rëndësie të veçantë edhe sepse, pikërisht në këtë kohë konfigurohet në përmasa të qarta ndryshimi i vendimit të Fuqive në lidhje me statusin e Shqipërisë së re. Siç dihet, përfaqësuesit e Fuqive patën vendosur fillimisht që Shqipëria do të organizohej si një njësi autonome nën sundimin Otoman, por nën mbrojtjen e gjashtë Fuqive të Mëdha. Në pranverën e vitit 1913, kur tashmë u bë e qartë se Perandoria Osmane do të humbiste të gjithë Maqedoninë, dhe në këtë mënyrë edhe lidhjen territoriale më Shqipërinë, ky vendim paraprak i Fuqive ndryshoi. Më 30 maj 1913, Fuqitë e Mëdha i imponuan palëve ndërluftuese ballkanike, Traktatin e Londrës, i cili shënoi edhe përfundimin e Luftës së Parë Ballkanike. Turqia në bazë të këtij traktati lëshoi të gjithë territorin në perëndim të vijës Enes-Midia. Statusi i Shqipërisë dhe ai i ishujve të Detit Egje, u la në duar të Fuqive të Mëdha. Ky moment përbën hapin e dytë në harkun e pavarësimit diplomatik të Shqipërisë. Traktati i Londrës i 30 majit 1913 ishte një zgjidhje e imponuar prej prestigjit personal të Edward Grey-t, i cili fliste në emër të një vendi që qëndronte në gjysmë të rrugës mes dy kampeve kundërshtare. Hapin e tretë Fuqitë do ta ndërmarrin më 29 korrik 1913. Konferenca erdhi në përfundimin se pavarësia ishte e nevojshme. Shqipëria do të ishte tashmë një principatë asnjanëse dhe sovrane nën një monarki të trashëgueshme e nën garantimin e Fuqive të Mëdha. Forma e saj e qeverisjes do të ishte monarkia konstitucionale. Në këtë mënyrë, hapi jo i lehtë i parë i ndërmarrë në Vlorë nga vetë shqiptarët u shndërrua gradualisht në një njohje zyrtare në skenën ndërkombëtare. Detyra e ardhshme e Fuqive ishte fillimi i organizimit të shtetit të ri. Në realizimin e këtij misioni u caktua një komision prej shtatë anëtarësh, i përbërë nga gjashtë përfaqësues të Fuqive të Mëdha plus një delegat shqiptar. Ky Komision Ndërkombëtar i Kontrollit, do të kishte si detyrë më të parë shfuqizimin e të gjitha autoriteteve ekzistuese, mes të cilave edhe qeverinë e Vlorës, përgatitjen e një Statuti Organik për shtetin e ri dhe ndërtimin e një force të ruajtjes së paqes.


Marre prej Gazets Metropol Online



Konferenca e Paqes 1919, Kur Papa Benedikti XV mbrojti Korçën e Gjirokastrën nga grekët

» Dërguar më: 17/05/2009 - 15:32

ÁT VITOR DEMAJ

Po i paraqesim lexuesit një dokument historik që paraqet fakte që sot shumë pak dihen ose anashkalohen, rreth asaj se çfarë ndodhi në Konferencën e Parisit në vitit 1919 në lidhje me kufijtë e Shqipërisë. Kjo është një leter e Emzot Luigj Bumçit aso kohe ipeshkëv i Lezhës që ja dërgon redaksisë së revistës “Hylli i Dritës” në vitin 1934 për botim. Kjo letër hedh dritë mbi ndërhyrjen që bëri Papa Benedikti XV pranë ambasadorve të Anglisë e të Amerikës, duke i shpëtuar nga aneksimi që deshi t’u bëj Greqia dy krahinave shqiptare: Korçës dhe Gjirokastrës.
Në konferencën e Parisit kishin shkuar shume delegacione shqiptare si përfaqësues të Shqipërisë. Këto delegacione nuk arritën të bashkohen për të pasur një delegacion të vetëm, pse ishin të gjithë të përçarë sepse i përkisnin rrymave të ndryshme politike që në atë kohë kishin dëshirë dhe ambicje të merrnin drejtimin e vendit. Atëherë u vendos që si përfaqësues i të gjithë shqiptarve të ishte Emzot. Luigj Bumçi me delegacionin e tij që përfshinte të gjithë shqiparët e të gjitha krahinave. Si sekretar u vendos Át Gjergj Fishta që me këtë rast pat pergatitë edhe fjalimin e famshëm “Të drejtat e Shqipnisë dhe kufijtë e saj”.

Kjo dëshmi e Ipeshkvit Luigj Bumçit që u botua në të perkohshmen françeskane nuk u kundërshtua nga ata pjestar që kishin marrë pjesë në delegacionin për në Konferencën e Parisit, ku disa prej tyre ishin ende gjallë kur u bë publike kjo dëshmi historike. Kjo gjë e përforcon edhe më, dhe e verteton si një fakt historik të ndodhur ashtu siç na e difton Emz. Luigj Bumçi, protagonisti kryesor i atyre ngjarjeve jetike për vendin tonë.
Sigurisht mund të themi se ndërhyrja e Benediktit XV për të mbrojtur Korçën dhe Gjirokastrën nga rreziku grek nuk u bë për arsye fetare, pse sikurse dihet këto dy krahina ishin me shumicë myslimane, por nga drejta natyrore që çdo kombë ka për kufijtë e vet.

Selia e Shenjtë dhe “çeshtja shqiptare”

Përpara se të kalojmë të ekspozimi i letrës – dokument, duam t’i hedhim një veshtrim sintetik historisë së Shqipërisë në marrëdhënie me Selinë e Shenjtë, ku vërejmë se kjo nuk është hera e parë e as e vetme që një Papë ndërhyn në mbrojtje të çeshtjes shqiptare. Kjo mbështjetje e Selisë së Shenjtë vinte edhe nga fakti se Shqipëria ishte një vend me fe katolike dhe që kishte pësuar një kalvar të dhimbëshem për këtë identitet, jo vetëm për këtë, por kjo ndihmesë morale, politike e kulurore donte të tregonte se çdo popull dhe kombë ka të drejtë të vetëqeveriset dhe të jetoj i lirë në trojet e veta, të këtë gjuhën, zakonet dhe historinë e tij.

Papët në mbrotje të pamvarësisë territoriale

Po lëmë jashtë vështrimit kohën e lavdishme të fatosit kombëtar Gjergj Kastriotit ku pati mbështjetjen e disa Papëve përkatësisht katër Papëve. Mbas pushtimit turk Shqipëria u fut në një labirint vuajtje, persekutimi fetar dhe mjerimi më shumë se sa popujt e tjerë të Ballkanit. Por as në këto kohë të zymta nuk u harrua nga Selia e Shenjtë, dhe gjatë kësaj periudhe ne konstatojmë se mbështjetja e Papëve nuk i mungoi dheut të arbënit, pra është e lidhur ngushtë me pavarësinë tonë kombëtare.

Po e rreshtojmë këtu sa më shkurtë disa fakte konkrete në lidhje me këtë çeshtje.

Papa Pio V në vitin 1571 mendon të emëroi një kardinal për Shqipërinë, dhe i jep si mbrojtës kardinalin Santoro që të merret me çeshtjen shqiptare. Pas këtij emërimi kemi emërimet e disa kardinalëve tjerë që të merren më problemin e Shqipërisë pra për lirimin e saj nga pushtuesi anadollak. Gregari XIII viti 1584 mendon për lirimin e Shqipërisë nga zgjedha azijatike, ndersa Papa Klementi VIII në vitin 1593 merr parasysh lutjen që i bëjnë krenët e Shqipërisë për liri dhe në vitin 1595 jep një shumë të hollash për realizimin e këtij qellimi. Po ashtu në vitin 1597 anijet e Papës me ato të Venedikut mundohet të lirojnë Vlorën nga kthetrat osmane. Ndërsa Papa Pali V në vitin 1603 ia rekomandon mbretit të Spanjës Filipit III çeshtjen e lirisë tonë si dhe i porositë dy të dërguar nga Shqipëria që kishin shkuar për këtë çeshtje. Urbani VIII në vitin 1624 grish Patriarkun e Ohrit që të bashkohet me të në luftë kundra Turkut. Gjithashtu në vitin 1684 Papa sëbashku me anijet e Venedikut mundohen me i ardhë në ndihmë Shqipërisë e lirojnë Prevezen. Papa me gjak shqiptar në vitin 1711 ndërmjetson pranë Republikës Veneciane për me i ardhë në ndihmë malsorve të Kelmendit që po luftojshin për liri. (Shih revisten Leka 1937, 457 – 460). Edhe mbas këtyre viteve deri në 1912 nëse konsultojmë analtet e Urdhërit Françeskan si dhe ato të Selisë së Shenjtë, kronikat e ndryshme, ditarët e disa misonarve, hasim në shumë raste të tjera ku Papët intersohen për çeshtjen shqiptare, për gjendjen e saj shoqërore, kulturore e territoriale.

Ndihmesa e Papëve në përhapjen e kulturës shqiptare

Në këtë paragraf të shkurtër duam të sjellim në kujtesën tonë ndihmesën e vyer që dha Selia e Shenjtë për perhapjen e Kolegjeve, shkollave shqipe si dhe botimin e librave po në këtë gjuhë përgjatë shekujve jashtë kufijve të tokës arbnore. Për punën e madhe që bënë kleriket e Kishës Katolike e në veçanti misonarët françeskan për perhapjen e kultures dhe të shkollave shqipe në Shqipëri gjatë pushtimit osman, meriton një studim të gjatë e një trajtim në vete. Një herë tjetër do të merremi me këtë.

Në vitin 1577 kemi Kolegjën e ritit grek themeluar në Romë edhe për shqiptarët arbëreshë prej papës Gega XIII. Po në vitin 1584 – 85 ky Papë mendon edhe per një Seminar shqiptar në Bari e Leçe ku gjendeshin shumë shqiptar të shpërngulur nga dheu i tyre. Mbas kemi themelimin e Kolegjës Ilirike të Loretit, e rithemeluar nga Urbani VIII në vitin 1627 edhe për shqiptar. Po ashtu i njëjti Papë me datë 17 dhjetor të vitin 1631 me një breve të posaçme mkambi rishtas Kolegjën Baziliane në Romë. (Shih: Hylli Dritës, 1921, n. 4, fq. 163) po ashtu kemi edhe themelimin e Kolegjës Ilirike e Fermos nga Aleksandri VII në vitin 1631.

Ndërsa në Himarë çilen dy shkolla njera nga Klementi IX 1670 e tjetra prej Klementit X. Papa Klementi XI me origjinë shqiptare jep një shumë të hollash për shqiptarët në Kolegjën e Propagandës. Në Romë në kuvendin Françeskan San Pietro in Montorio me 20 prill 1711 u vendos me urdhër të Papes Klementit XI të jepej si gjuhë mësimi edhe gjuha shqipe per misionarët qe do te vinin në Shqipëri. Si fryt i kësaj iniciative u shkrua Gramatika e parë shqip në vitin 1716 nga P. Françesko Maria Da Leçe. (Shih: Hylli i Dritës, vitit 1931, n. 4, fq. 217 – 218; Hylli i Dritës, 1933, n. 5-6, fq. 239). Në Palermo ku janë të vendosur shumë arbërsh u themelua Kolegja në vitin 1730. Kemi edhe Kolegjën e Ulanos të hapur në vitin 1732 prej Klementit XII, italo-shqiptar nga nëna. Në vitin 1740 Klementi XII duke çuar në vend dëshirën e Klementit XI themeloj kolegjën italo-shqiptare di San Adriano në S. Demetrio Corone. (Hylli i Dritës, 1921, n. 4, fq. 163). Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe Kolegjën e Grottaferratës në Romë, ku në bibliotekën e saj ruhen edhe dorëshkrime në gjuhën shqipe, etj.

Jo vetëm në hapjen e shkollave, seminareve për shqiptarët, por Selia e Shenjtë dha një ndihmesë të çmuar edhe në botimin e librave shqip në atë kohë kur Shqipëria lëngonte e robëruar nën Turqi. Propaganda Fide (Propaganda e Fesë) e themeluar në Romë në vitin 1622 dha një ndihmesë të madhe dhe deçizive për botimin e librave në gjuhën shqipe, kjo ndihmesë vashdoi për gati pesë shekuj. Për botimin e librave në gjuhën shqipe mund të themi shkurtazi se kemi më shumë se 31 libra të botuar me anë të shtypshkronjës së Propagandës në Romë, duke filluar që nga viti 1618 me Budin, Mons. Fr. Bardhin, me Fra Françesko Maria Da Leçe, etj. Të gjithë këto libra kanë një rëndësi të madhe për ruajtjen e identitetit gjuhësor e kombëtar të Arbnorve. (Shih revisten Leka 1937, 460 – 461).
Në shikim të parë mund të duken shumë pak 31 libra të botuar në atë periudhë për kohën që jetojmë sot, por për atë kohë për çdo botim në gjuhën shqipe ose edhe nëse të gjenin libra në gjuhën shqipe rrezikoje jetën dhe përsekutime nga më të ndryshme. Kjo që thamë më lartë është thjeshtë një penelatë nga ajo që mund të shkruhet mbi ndihmesën dhe kontributin që Papët dhe Selia e Shenjtë i dhanë popullit shqiptar nëpër rrjedhat e historisë së tij.

Nji fletë e ré në historín kombtare

Ndolljen me tana rrethanat, si tregon shkresa, të cilen, fjalë për fjalë ktû po e botojm, patem rasë me ndie mâ se nji herë prej sa misvet të dergatës shqyptare në Paris. Kshtu flitte i ndyeri Luigj Gurakuqi, kshtu na e verteton Drejtori i jonë Á. Gjergj Fishta, at herë sekretár i Dergatës, e kshtu, pat mirsín, si mbas kerkesës s’onë, me na e vertetue edhe me shkrim i Përndritshmi Emz. Luigj Bumçi, at herë kryetár i dërgatës shqyptare në Konferencën e Parisit. Per randsí qi ká ky dokument në historín e ndertimit t’onë porsì shtet e per skjarim të sa paragjykimevet të tashme e t’ardhshme mbi kontributin e klerit katolik per çashtjen kombtare, teksualish i a njohtojm publikut shkresat e çmueshme qi kemi në dorë. Ky dokument ka randsí nji herë mâ të madhe, kurse Korçë e Gjinokaster nuk janë vise të banueme prej katolikve. Sh. R.

Fort i Nderti Át

Ma falni, Ju lutem, pse vonova me i pergjegjë letres s’Uej, me të cillen më lypshi si pat rrjedhë puna se pështoj Korça e Gjinokastra nga akordi Tittoni-Venizelos – akord i cilli ja lëshonte Greqís te dyja provinçet shqyptare të siperpermendme.

Qe si ndolli puna:

Qyshë në Qershuer të vjetës 1919 kjeçë zgiedhë Kryetár i Dergatës s’Onë në Paris.
Me 9 Tetuer t’asajë vjete fletorja “il Giornale d’Italia” lajmon çiltas se “mas akordit Tittoni – Venizelos dy Provinçiet Shqyptare, Korça e Gjinokastra do t’i epen Greqís”. Dergata e jonë at herë me të shpejtë i paraqiti Konferencës së Pagjës nji protestë kundra ktí akordi.

Me 9 Nanduer 1919 po ajo Gazetë boton prep ato fjalë, d.m.th. mas akordit Tittoni-Venizelos Korça e Gjinokastra do t’i dorxohen Greqís.

At kohë Dergata e jonë më ngarkoj me u pa me Z. Tittoni-n qi ndollej në Paris mas hikjes së Z. Orlando-s e Sonnimo-s, qi ishte Kryetár i Dergatës italiane. Edhè une u takova me tê, por gjâ konkrete prej bisedimit nuk mujta me xjerrë.
Në mbledhje qi Dergata mbajti n’e nesre, ja diftova gjith misvet bisedimin me Z. Tittoni-n.
Prep me 9 Dhetuer 1919 fletorja “il Giornale d’Italia” e persritë po ato fjalë mbi Korçen e Gjinokastren. N’at kohë Z. Tittoni nuk gjindej në Parisë, e vendin e tí e kishte xânë Z. Scialoja.
Shkova edhè te ky, por pa kurrfarë rezultati.

Ishte, per sá mbajë mênd, 21-22 Dhetuer 1919 kurse në mbledhje qi patme, të gjith misat e Dergatës, e nder ta ma i nxeti e ma i pari, e ndieri Z. Myfid Libohova, m’u lutne t’a bâjshe nji sakrific per atdhen t’onë e t’u nisëshe për Rome, ku të bâjshe çë mos per me pase audjencë prej Shêjtnís së tij Papës Benedikt XV. Atí të Ja parashtrojshe gjendjen e rrezikshme të dy provinçeve t’ona, Atí t’i lypshe ndimë qi Shêjtnija e Tí t’i pështonte.
Ju pergjegja shokve n’at mbledhje se lutja n’at punë nuk kishte vênd, se çashtja e Shqypënís ishte çashtja e të gjithve bashkë e e secillit nder né: prá kjè se Dergata e shef të nevojshme qi une si Kryetari i sajë t’a bâj udhtimin per Romë, ket udhtim e kam me detyrë. Kështu u vêndue qi unë bashkë me Z. Mehdi Frasherin t’u nisëshim per Romë.

Me 26 të Dhetorit u nisme e me 28 mërrime në kryeqytetin e Italís.
S’kaluen trí kater dit xora audjencën e u gjeta perpara Shêjtnís së Tij Papës Benedikti i XV.
Bisedimi nuk kjè i gjatë, kjè i shkurtë mjeft, por edhè pse i shkurtë kje i mjeftueshem per qellimin t’onë.
Si ja diftova pse kishe marrë udhtimin per Romë, e pse u gjindëshe perpara Shêjtnís së Tij, kuvêndin e mbylla me kto fjalë: “tesh pra, Shêjtní, të gjith misat e Dergatës shqyptare qi janë në Paris e qi shumica âsht mysliman, më kan çue ktu perpara Shêjtnís s’Uej e të gjith per nji gojë U luten qi me fuqn t’Uej morale e me influencen e madhe qi keni në boten marë, të na epni ndihmen t’Uej të vlefshme si e ku dini Ju Vetë, qi të na pështojnë dy provinçet shqyptare Korça e Gjinokastra, të cillat janë në rrezik prej akordit Tittoni-Venizelos”.
Mbasi marova fjalët e mija, Papa Shêjt, si pat ndêjë nji grimë herë pa bâ zâ, u suell e me tha: Po shka të bâj per Ju? Me Italí s’kam shka me bâ, e din gjith bota si jena: me Francë marrëdhanjet janë këput – shka të bâj?
Mora guxim e i pergjegja: A m’epni lejen me folë, Shêjtní? Fol, fol me tha, shka të kesh me thanë thueje. Un kishe me thanë, Shêjtní, se bota s’ká metë vetun në Italí e në Francë; - ká në botë edhe Anglí Shtete te Bashkueme t’Amerikës. Bani buzën në gaz, e me i’herë më pergjegji: ké të drejtë. E pra neser do të piqemi me Ambasadorin e Anglís, masnesri me atê të Shteteve të Bashkueme; e po t’ap fjalen se me te dy kam me folë e me ja porositë dy provinçet qi kenkan në rrezik e kam me bâ shka të mundem per me Ju ndihmue. Zoti ká m’e bâ mirë se prei Konferencet të Paris-it mos pritni punë të mira pse Zotin e kan qitë jashtë, e atý kû s’asht Zoti drejtsija s’mundet me kênë.
Une at herë qi kishe bâ gati nji memorandum per me ja lânë, tuj e nxjerrë prei xhepit e tuj e mbajtë në dorë: Shêjtnija e Juej i thaçë, ká punët e botës marë, e prandej a kam lêjen me Ju lanë ket memorandum qi mos t’a harroni çashtjen t’onë? Po, po, lêne ktu pse nuk kam m’e harrue. U çova e i rashë ne të dy giûjt. Ju fala nderës sá mujta, e si mora bekimin, at herë dola krejt i kënaqun e shkova tuj mêndue me vedi: A thue po na shkon kot ky udhtim qi prej Paris-it bâme deri ktu? Gjith kjo shpresë qi fjalët e Shêjtnís së Tij më njallne në zemër, a mundet me më rrêjtë? Jo, jo s’mundet me kênë kurr. Sa dola prej Vatikanit u poqa me Z. Mehdi Frasherin të cillit ja diftova fjalët qi më tha Benedikti XV, edhè ky Zotní met faret i kënaqun tuj shpresue se me nderhymje të Papës Korça e Gjinokastra kishin pështue.

Me gjith kto shpresa të mira në zemër, kthyeme në Paris ku me padurim po na pritëshin shokët.
Kur u mblodhme ne zyren e Dergatës, i parashtrova shkurtazi nji ekspozé të misjonit t’onë në Romë, e kur në fund u diftova bisedimin e Shêjtnís së Tij, e si na dha fjalen se do t’u mundote per çashtjen t’onë, per të cillen kishte çfaqë qyshë në fillim nji interesim të madh, fjalët e mbrame të Shêjtit Át Papë i priten në kambë me brohorí të madhe e me duertrokitje britne të gjith nji zâni: Rroftë Papa! Korça e Gjirokastra kan pështue: e pështuene pernjimend.
Kjo âsht rrjedhja e vertetë. Kjo âsht nji faqe e historís s’onë.
Kallmet 30 Mars 1934

† LUIGJ BUMÇI
IPESHKVI I LEZHËS

(Marrë nga revista françeskane: Hylli i Dritës, 1934 vj.X – Mâj - nr. 5, fq. 219-222).
Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


[ Edited Tue Jan 12 2010, 03:06AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Engel
Thu May 21 2009, 04:00AM

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 02:09AM

Posts: 2846


Zbulohet per here te pare per vizitoret ne Gjirokaster vendstrehimi i fshehte i diktatorit Enver Hoxha dhe drejtuesve te tjere te asaj kohe. Tuneli me afro 100 dhoma shtrihet ne zonen historike, poshte qafes se pazarit. Ai u ndertua 37 vjet me pare dhe per te ruajtur udheheqjen komuniste ne rast te ndonje sulmi nga superfuqite e kohes. Vendimi per ta kthyer muze eshte marre pas kerkesave te shumta te turisteve te huaj. Teksa ecen neper korridoret e tunelit, neper dyert e zyrave mund te shuash ende emertesat se kujt i perkisnin ato. Dhomat jane kryesisht te permasave 4 me 6 metra. Shume prej te tyre te pajisura me dushe dhe komoditete per ish-zyrtaret. Ne pak kohe pritet te perfundoje lyerja e tunelit dhe restaurimi i rrjetit elektrik. Vendstrehimi, per te cilin dijne shume pak edhe vete gjirokastritet, ka kater dalje, njeren prej te cilave nen kala.



[ Edited Thu May 21 2009, 04:34AM ]

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
::bud::
Thu May 21 2009, 08:15AM



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 08:46AM

Posts: 10533
Interesante shum kjo Engel.
Back to top
L - N
Mon May 25 2009, 07:33AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Zbulohet dokumenti sekret, Enver Hoxha shpalli “Hero i Kombit” dy gjeneralë të Titos

» Vendosur: 25/05/2009 - 07:32 •

AFRIM IMAJ

Yjet e para “Heroi i Kombit” për gjeneralët e Titos! Fill pas luftës Enver Hoxha dekoron emisarët e Beogradit. Madje me urdhrin më të lartë të kohës.Në një dokument të panjohur të vitit 1945 zbulohet lista me emrat e 22 ushtarakëve dhe politikanëve të lartë të Jugosllavisë të dekoruar nga lidershipi komunist i Tiranës. Vendimi i ideuar nga “Kryeministri dhe komandanti i Përgjithshëm gjeneral kolonel Enver Hoxha”, bën të ditur nderimet e larta për “personalitete të huaj dhe të vendeve aleate” në emër “të mirënjohjes së qeverisë dhe popullit shqiptar për kontributin në luftën antifashiste nacionalçlirimtare”. I shpallur me bujë dhe solemnitet në periudhën e dashurisë me Beogradin, akti i dekorimit, u harrua e burgos në kasafortat sekrete menjëherë pas divorcit me Titon. Madje, në vitin ‘49 dikush në kupolën e lartë u kujtua për ta shfuqizuar ligjërisht me vendim zyrtar. Po në ç’rrethana u dekoruan gjeneralët e Jugosllavisë, cili ishte kontributi real i tyre, kush e krijoi listën me emrat përkatës dhe pse u futën në të disa nga atdhetarët shqiptarë. Studiuesi Filip Rrumbullaku, ish-sekretari i përgjithshëm i Presidencës, autor i monografis për historikun e dekorimeve të shtetit shqiptar, argumenton për gazetën “Panorama” të vërtetat e këtij gjesti nënshtrimi dhe servilizmi, të cilin e ndoqi fati i një metamorfoze…
Zoti Filip! Kemi mësuar se jeni duke përfunduar një studim mbi historinë e dekorimeve në Shqipëri, që është i pari i këtij lloji. Gazeta ka zbuluar një dokument, sipas të cilit, në shkurt të vitit 1945 me dekret të veçantë janë dekoruar rreth 20 gjeneralë jugosllavë. Cila është e vërteta dhe në çfarë rrethanash Tirana u ka dhënë yjet e heroit të kombit zyrtarëve të Titos?
Së pari, më lejoni të bëj disa saktësime të vogla. Informacioni të cilit ju i referoheni, nuk ka të bëjë me një dekret, por me një vendim të kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar, i cili kishte atribute legjislative deri në krijimin e kuvendit pas zgjedhjeve të para në fund të dhjetorit 1945. Ky vendim nuk është marrë në shkurt, por në shtator të atij viti. Ai ka numrin 117, është i datës 5 shtator 1945 dhe është botuar në fletoren zyrtare me datë 20 shtator 1945.

Pra, bëhet fjalë për dekoratat pas çlirimit…
Kriteret dhe procedurat e reja për dekorimet janë ndër vendimet e para të organeve më të larta të shtetit shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore. Kuptohet që shteti i ri nuk mund të operonte me dekoratat e mëparshme, me urdhrat kalorësiakë të mbretërisë shqiptare. Në kushtet e reja diktohej institucionalizimi i dekoratave të reja, tashmë jo si urdhra kalorësiakë, por si urdhra merite. Sipas dokumenteve të kohës vendimet për dekoratat e reja janë marrë në muajin korrik të vitit 1945. Me anën e tyre u krijuan katër urdhra dhe një medalje: urdhri i Heroit Kombëtar, i Flamurit, i Yllit Partizan, i Trimërisë dhe medalja e Kujtimit. Dy prej këtyre urdhrave, i Yllit Partizan dhe i Skënderbeut ishin me tre klasë, kurse urdhri i Trimërisë shoqërohej edhe nga medalja me të njëjtin emër. Urdhrat dhe medaljet e tjera u krijuan më vonë.

Ju keni studiuar të gjithë dokumentacionin zyrtar të dekorimeve. A mund të na thoni kush ishin të dekoruarit e parë të shtetit komunist shqiptar?
Vendimi i parë i Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar është nënshkruar në gusht të vitit ‘45. Në të zyrtarizohet dekorimi i Kryeministrit dhe Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral, kolonel Enver Hoxhës me tre dekorata të larta: urdhrin “Ylli Partizan” i klasit të parë, Urdhri i Flamurit dhe Medalja e Kujtimit. Kjo e fundit ka qenë një medalje shumë e rëndësishme me anën e të cilës vërtetohet pjesëmarrja dhe kontributi në luftën Antifashiste NÇl. Në të njëjtin dokument janë dhe dy vendimet e tjera, që përmbajnë listën e dekorimit të rreth 200 personaliteteve të luftës me Urdhrin e Flamurit dhe Medaljen e Kujtimit…

A janë në këtë listë emrat e gjeneralëve të Titos?
Dokumenti të cilit i referoheni ju, ka të bëjë me një vendim tjetër, që mund quhet edhe vendimi i katërt në serinë e vendimeve për dekorime. Ai siç e sqarova më lart, i përket shtatorit të vitit 1945.
Pra ka pasur një vendim të veçantë për dekorimin e zyrtarëve jugosllavë…
Për hir të së vërtetës duhet thënë se në këtë vendim nuk përfshihet vetëm dekorimi i figurave të njohura jugosllave, por edhe i disa personaliteteve të tjera. Kjo duket nga motivacioni, sipas të cilit, kryesia e këshillit të përgjithshëm antifashist nacionalçlirimtar vendosi të dekorojë “shumë personalitete të huaja të vendeve aleate”, të cilat gjatë LANÇ-it të popullit tonë “kanë kontribuar dhe ndihmuar me të gjitha mjetet në luftën e popullit shqiptar - qoftë brenda në Shqipëri krah për krah me ushtrinë tonë, qoftë jashtë Shqipërisë - për të shfaqur mirënjohjen dhe për ta shpërblyer e nderuar veprimtarinë e tyre në dobi të atdheut e të popullit shqiptar”. Pra, në motivacionin e vendimit bëhet fjalë për dekorimin e “Shumë personaliteteve të huaja të vendeve aleate”, çka duket qartë edhe nga lista emërore ku bëjnë pjesë 55 persona. Analiza e kësaj liste emërore lejon mundësi për interpretim. Këtu ju kini të drejtë.

Sidoqoftë, “bashin” e vendit të kësaj liste e zënë emisarët e Beogradit…
Sikurse shihet nga lista dhe këtu e kam fjalën sidomos për ata që e njohin sadopak historinë e luftës dhe të marrëdhënieve të ngushta shqiptaro-jugosllave të asaj kohe, me anën e këtij vendimi është dekoruar thuajse e tërë udhëheqja jugosllave, ose, ajo pjesë e saj, e cila mbante lidhje të ngushta me udhëheqjen komuniste shqiptare. Eduard Kardel, Aleksandër Rankoviç, Milovan Gjilas, Vukmanoviç Tempo, pa folur për Miladin Popoviçin, Dushan Mugoshën, Velimir Stoiniçin, Njazi Dizdareviçin etj., bënin pjesë në rrethin më të ngushtë të udhëheqësit jugosllav Tito jo vetëm në vitet e Luftës së Dytë Botërore, por edhe për shumë vjet të tjera më pas. Në listën me 55 persona janë 22 emra të zyrtarëve jugosllavë, apo rreth 40 për qind e tërë të dekoruarve; 16 emra ose 30 për qind e listës u përkasin oficerëve të misioneve angleze dhe amerikane, fare pak janë rusë. Pra, nga mënyra e listimit dhe e vendit që zënë emrat në këtë listë mund të nxjerrim edhe përfundimin se deri në mesin e vitit 1945, vendi i parë aleat ishte Jugosllavia, pastaj vinin Anglia, SHBA e më pas Rusia. Por, është disi e pashpjegueshme, e papritur, dhe nuk mund të mos na bëjë përshtypje fakti që bashkë me personalitetet e huaja jugosllave, angleze, amerikane dhe ruse të renditen edhe 16 emra të personaliteteve kosovare të atyre viteve. Çuditërisht midis tyre ndodhet edhe emri i Bije Vokshit, e cila jetonte në mes të qytetit të Tiranës..
Të ndalojmë pak te ky moment: A mendoni se një fakt i tillë është shprehje e nënshtrimit politik, apo…

Shqyrtimi i këtij argumenti është shumë kompleks. Mendoj se ka nevojë të shihen dokumentet edhe më tej, duke filluar që nga ideja fillestare për këto dekorime, koha kur është bërë ky propozim nga Enver Hoxha, “rekomandimet” apo “sugjerimet” që mund të ketë pasur nga ambasadori “mik”, nga kush e si është hartuar motivacioni dhe lista e të dekoruarve, ç’dekoratë do t’i jepet njërit apo tjetrit, etj. Sepse nuk mund të mos pyesësh: përse janë dekoruar me urdhrin e Heroit Kombëtar dy gjeneralë jugosllavë? Kanë pasur kontribute apo dekoratat janë dhënë vetëm për hir të miqësisë midis dy vendeve? A duhet të kesh merita të veçanta në shërbim të popullit për të merituar këto dekorata apo ato mund të jepen edhe për të nderuar një mik? Mund të shtrohen edhe pyetje të tjera. Megjithatë, tani për tani një gjë mund të thuhet jo pa siguri: ne nuk tregohemi rigorozë në respektimin e procedurave, nxitohemi, e kam fjalën jo vetëm për atë kohë, por edhe sot dhe ky nxitim, ky mosrespektim procedurash, krijon hapësira për ndikime politike, klanore, qëndrime subjektive e interesa personale. Dhe, nëse kthehemi te vendimi dhe lista e mësipërme, mund të thuhet se vendosja në të njëjtën listë me personalitetet e huaja edhe e emrave të personaliteteve shqiptare nga Kosova është një absurditet i madh.

Meqë është rasti, a ka pasur absurditete të tilla në të kaluarën në dekorimet ndaj të huajve?

Ka ndodhur jo rrallë që dekoratat e akorduara figurave zyrtare për shkak të miqësisë politike mes dy vendeve të jenë hequr kur janë prishur këto marrëdhënie e kjo miqësi; por nuk ka ndodhur ndonjëherë anulimi i dekorimeve të personaliteteve intelektuale kur ato janë bërë për merita e vlera në fusha të caktuara. Përkundrazi, ka ndodhur që një personalitetet i shquar të kthejë dekoratën, që i është akorduar nga një kryetar shteti. Përmend këtu Edit Durhamin, e cila i ktheu dekoratën mbretit të Malit të Zi shumë shpejt pasi e kishte marrë atë, me arsyetimin se, “unë vetë isha habitur shpesh me ata persona që kishin pranuar dekorata nga Abdyl Hamiti dhe, tani që unë mësova se ai ishte më mizor se Sulltani turk, unë nuk mund të mbaja më medaljen e tij”.
Dhe, për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, mund të thuhet se, ka pasur edhe absurditete nga më të ndryshmet. P.sh., në fund të vitit 1930, sikurse del nga libri “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, është dekoruar një mashtrues i njohur ndërkombëtar me kombësi amerikane, njëfarë John Dekay, i cili hiqej si filantropist i madh. Ai mbërriti në Tiranë me një rekomandim të konsullit shqiptar Saraçi, i shoqëruar prej një sekretari privat dhe e paraqiti veten si një përfaqësues të një sindikate të fuqishme, që i kishte ngarkuar atij si mision të bisedonte me qeverinë shqiptare për marrjen e koncesioneve në fushën e ndërtimeve publike. Ai fitoi shumë shpejt simpatinë e shqiptarëve, duke i dhënë Kryqit të Kuq shqiptar një çek prej katër mijë sterlinash e duke deklaruar njëkohësisht se ishte i gatshëm t’i çlironte shqiptarët prej detyrimeve financiare ndaj Italisë.

Sipas studiuesit Bernd Fisher, me gjithë paralajmërimet e shumta të ministrit fuqiplotë amerikan në Tiranë, Dekay u hyri në zemër shqiptarëve, veçanërisht Mehdi Bej Frashërit, ministrit të Punëve Botërore, i cili ra krejtësisht nën magjepsjen e tij. Dekay u prit madje edhe nga mbreti Zog, i cili e dekoroi atë me Urdhrin e Skënderbeut. Pas disa ditësh qëndrimi në Tiranë, ai u nis për në Durrës, pasi kishte futur në xhep një marrëveshje për kryerjen e një liste të gjatë ndërtimesh publike në Shqipëri. Largimi i tij nga Shqipëria, pas një dehjeje të fortë gjatë një orgjie në një restorant të Durrësit, koincidoi me marrjen e informacionit prej qeverisë shqiptare se John Dekay ishte kokë e këmbë një mashtrues. Nëse heqim paralele mes këtij fakti të tetëdhjetë viteve më parë me kohën tonë, se si priten nga shteti shqiptar disa të huaj që medemek paraqiten se do të bëjnë investime të mëdha në Shqipëri dhe nuk bëjnë asgjë, atëherë mund të thuhet se “saga” John Dekay vazhdon. Por ka edhe absurde të tjera.

Meqë përmendët punimin që kini në dorë, edhe një pyetje: Kur kanë filluar dekorimet e para nga shteti shqiptar pas luftës?

Më sipër kemi përmendur dekretin e muajit shtator 1945 për dekorimin e disa zyrtarëve të lartë politikë e ushtarakë jugosllavë. Një vit më pas, maj e korrik 1946, me propozimin e kryetarit të qeverisë, d.m.th., të Enver Hoxhës, presidiumi i Kuvendit popullor nxjerr dy dekrete, me nr. 58 e 93. Me dekretin e parë dekorohen 10 ushtarakë jugosllavë me Urdhrin Ylli Partizan të klasit të parë, të dytë e të tretë; me dekretin tjetër të muajit korrik 1946, dekorohen rreth 60 funksionarë më të lartë ushtarakë e politikë jugosllavë me urdhrat e Lirisë, të Yllit Partizan, të Flamurit dhe të Trimërisë. Midis tyre janë mbi 12 gjeneralë si Svetkozar Vukmanoviç, Ivan Gosnjak, Vllado Rukovina, Danilo Lekiç, Hamoviç, Juriç, Rade Zhigiç, Mihal Kupreshan, Boshko Ligeguviç, Velko Kovaçeviç, Gjeorgjie Jovanoviç, Save Oroviç, Vuko Lepetiç, Koça Popoviç etj.
Gjeneralët e dekoruar me dekretin e vitit ‘46, janë dekoruar edhe me vendimin e Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të shtatorit ‘45.

Cila është domethënia e një veprimi të tillë?
Është e vërtetë që një pjesë e madhe e gjeneralëve dhe udhëheqësve jugosllave, të cilët u dekoruan me dekretin e presidiumit të Kuvendit Popullor të korrikut ‘46, ishin dekoruar edhe në shtator 1945 me vendim të veçantë të kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar. Paradoksale, por gjithsesi vërtetë. Cila ishte domethënia e një marrëzie të tillë. Servilizmi politik dhe asgjë tjetër. Politika shqiptare e atyre momenteve nuk mund të shikonte përtej syzeve të Titos. Kjo deri sa të mbaronte periudha e mjaltit. Do të vinte më tej divorci dhe çdo gjë do të rrokullisej në kahun tjetër…

Si u operua me gjeneralët e dekoruar pas prishjes së marrëdhënieve me Titon dhe Jugosllavinë?
Në dokumentet e kohës dëshmohet se të gjitha dekoratat e përmendura në vendimin e mësipërm për zyrtarët dhe autoritetet jugosllave, janë hequr me një vendim tjetër të presidiumit të Kuvendit popullor në vitin 1949. Nga ky moment nuk bëhej më fjalë për Heronj të Kombit, por për tradhtarë e agjentë, për kriminelë dhe genocidistë etj. E njëjta histori ndodhi edhe aleatët sovjetikë e më vonë edhe me ata kinezë. Në një farë kuptimi linja e dekorimit zbulon fizionominë dhe fytyrën e shtetit…

Lista e dekorimeve

VENDIM

Nr. 117, datë 5-9-1945
Mbi dhënie dekoratash
DEKORATA PËR PERSONALITETE TË HUAJA
Në bazë të propozimit të kryetarit të Qeverisë Demokratike dhe komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kombëtare.
Duke marrë parasysh se shumë personalitete të huaja të vendeve aleate, gjatë Luftës NÇl të popullit tonë kanë kontribuar dhe ndihmuar me të gjitha mjetet dhe për të shfaqur mirënjohjen e për ta shpërblyer e nderuar veprimtarinë e tyre në dobi të atdheut e të popullit shqiptar,
Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar

Vendosi:

Të dekorohen me dekoratat, personat që përmenden në listën që vijon:
1. Gjeneral Ivan Milutinoviç, me Urdhrin “Hero Kombëtar”
2. “Lolo Ribar, me Urdhrin “Hero Kombëtar”
3. “Ramiz Sadiku, me Urdhrin”Hero Kombëtar”
4. “Ivan Ribar, me Urdhrin e “Flamurit”
5. “Eduard Kardjel, me Urdhrin e “Flamurit”
6. Bllazho Jovanoviç, me Urdhrin e “Flamurit”
7. Radovan Zogoviç, me Urdhrin e “Flamurit”
8. Dëshmori Miladin Popoviç, me Urdhrin e “Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit”
9. Dushan Mugosha, me Urdhrin e “Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit”
10. Gjen. Lt. Arso Jovanoviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I.
11. Aleksandër Rankoviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I.
12. Milovan Gjilas, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
13.Gjen. Lt. Peko Dapçeviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
14. Brigadier E. F. Davies, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
15. “T. Churchill, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
16.Kolonel Velimir Stoiniç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
17.Lt. Kolonel C. A. S. Palmer, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
18.Major Ivanov Konstantin, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
19.Kapiten Thomas Stefan, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I
20. Gjen.maj. Svetkozar Vukmanoviç, urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II dhe Medaljen e “Kujtimit”
21.Gjen. Terziç Velimir, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
22. Kolonel Vojo Todoroviç me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, me urdhrin e “Trimërisë” dhe “Medaljen e Kujtimit”
23. Fadil Hoxha, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, dhe Med. e “Kujtimit”
24. Kiler Peter, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
25. Obrat Cicmil, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
26. N/kol. Mijat Vuletiç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
27. Major Savo Stonoju, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
28. “H. W. Tilman, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II
29. G. W. Seymour, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
30. “Ë. V. G. Smith, me urdhrin “Ylli Parti.”,kl. II
31. “J. K. H. Shaw, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
32. “M. J. Thornton, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
33. “V. Robinson, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
34. “E. Nordthrop, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
35. Kapiten J. M. Lyon, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
36. Toger Tjurin Vladimir, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
37. “John O’Keefe, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,
38. Major Tomishek Teodor, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,
39. “Viktor Kobol, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,
40. Kapiten Niazi Dizdareviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,
41. Toger Nick Cooky, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,
42. Kaporal George Routsis, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,
43. Kapiten G. S. Duffy, me urdhrin e “Trimërisë”.
44. Bije Vokshi, me urdhrin e “Trimërisë”
45. Hajdar Dusha, me urdhrin e “Trimërisë”
46. Emin Duraku, me urdhrin e “Trimërisë”
47. Xhevdet Doda, me urdhrin e “Trimërisë”
48. Vaso Strugari, me urdhrin e “Trimërisë”
49. Michel Popoviç, me urdhrin e “Trimërisë”
50. Xhafer Vokshi, me Medaljen e “Kujtimit”
51. Elhami Numani, me Medaljen e “Kujtimit”
52. Xhavid Numani, me Medaljen e “Kujtimit”
53. Safete Numani, me Medaljen e “Kujtimit”
54. Ymer Pula, me Medaljen e “Kujtimit”
55. Mehmet Hoxha, me Medaljen e “Kujtimit”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Për Kryesinë e Këshillit Antifashist N. Çl
SEKRETARI: KRYETARI:
Koço Tashko d.v. Dr. Omer Nishani d.v

Tiranë, më 5-9-1945.


[ Edited Wed Sep 09 2009, 03:58AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
belgium
Mon May 25 2009, 07:46AM

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 06:19AM

Posts: 12123
normale cdo gja me kohen ..ashtu si sot ku bashkit krejt pa merita po dekorojn njerez pa asnji vler e merita..0 si persh ibrahim rugova u dekuru nga bashkia shkoder...qa bani ai per shkodren?? eato te pakten at koh kan dhan mund edjers pe rndertime evepra te kohes ku shqipnia ka ken e varfer..
Back to top
L - N
Wed Sep 09 2009, 04:02AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Sot, 63-vjetori i kryengritjes antikomuniste të Postribës, datë e veçantë në historinë tonë kombëtare

Kryengritja e parë e armatosur kundër komunizmit

9 shtatori për Postribën nuk është një datë si gjithë datat e tjera. Sipas viteve, 9 shtatori mund të jetë e hënë, e martë, mund të jetë një nga shtatë ditët e javës, por nëntë shtatori i çdo viti është përvjetor, siç është këtë vit 63-vjetori i kryengritjes antikomuniste të Postribës. Kjo date nuk është e veçantë vetëm për Postribën e postribasit. E veçantë është dhe duhet të jetë për gjithë Shkodrën, por edhe për të gjithë Shqipërinë.

Kryengritja e Postribës e 9 shtatorit 1946 nuk është vetëm kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri e Ballkan, por edhe më gjerë, në të gjithë Europën. Në këtë kryengritje nuk morën pjesë vetëm një "grusht" njerëzish, nuk morën pjesë vetëm ato që u prekën nga reformat komuniste, në kryengritjen e armatosur populli i Postribës mori pjesë në mënyrë masive. Është e vështirë të gjej që në një familje apo fis të asaj kohe të mos ketë patur pjesëmarrës në kryengritje.

Kryengritja e Postribës nuk ishte spontane, nuk ishte e pamotivuar dhe e paorganizuar. "Postribasit: As u rrejtën / As i rrejtën!/ Për të ardhmen /Per fe, pronë e Atdhe/ U gjakosën, u burgosën / Por në baltë i lanë…/ Thanë: Për grabitje shkuan,/ Por për vete harruan / Të lajnë dëmin që shkaktuan…". Me këto vargje autori e fillon romanin "Postribi", i cili materialin e ndërtimit artistik e merr nga kryengritja e Postribës e 9 shtatorit 1946. Që në fillim, postribasit ishin të vetëdijshëm se e ardhmja e tyre dhe e kombit nuk ishte komunizmi. Ato e dinin se prona nuk do të ishte më e tyre, ato gjithashtu e dinin se komunistët nuk e pranonin besimin fetar, gjë që u vërtetua më vonë, prandaj dhe sakrifikuan me jetën e tyre. Terrori komunist la nënat e baballarët pa bijtë e tyre, motrat pa vëllezër, fëmijët pa baballarë, vëllezërit pa vëllezër. Për postribasit pasojat e kryengritjes ishin fatale edhe më shumë në vitet në vazhdim deri në përmbysjen e pushtetit të komunistëve. Një zonë e tërë e persekutuar! Baba, axha, daja, vëllai, djali, kushëriri, pjesëmarës në kryengritje, të pushkatuar apo të burgosur. Halla, tezja, motra, të martuara në familje të "deklasuara", si rrjedhojë edhe bijtë e bijat, nipërit e mbesat dhe kushërinjtë e persekutuar. A e ndiejnë sot nëntëmbëdhjetë vjeçarët se ç'do të thoshte të ishe i persekutuar? Ç'do të thotë të ishe i mënjanuar nga shoqëria? Si ndiheshin të rinjtë e të rejat kur për arsye biografie u mbylleshin dyert e shkollave? Ç'do të thotë të mos keshë mundësi të marrësh pjesë në gëzime e hidhërime të të afërmve tuaj?

Gjyshërit e xhaxhallarët e të rinjve të sotëm dhanë jeten dhe u burgosën që të mos ndodhnin fenomene të tilla, që fëmijët, nipërit e mbesat të gëzonin pronat e tyre, që feja të ishte e lirë, që fjala të ishte e lirë. Prandaj, ngjarja madhore, kryengritja e 9 shtatorit 1946, kremtimi i saj duhet të ngjallë emocione sidomos tek të rinjtë e të rejat e sotëm, por edhe tek brezat e ardhshëm.

Nëse kjo ngjarje madhore nëpërmjet aktiviteteve masive, nëpërmjet shkrimeve artistike e dokumenteve historike, nëpërmjet ngritjes e shfrytëzimit të muzeve historike e etnografike nuk ngjall emocione, atëherë në të ardhen jo shumë të largët do të kujtohet thjeshtë si një datë historike pa mbresa të thella.

Theksova se pjesëmarrja në kryengritje ka qenë masive, por theksoj se edhe kremtimi i kësaj date historike duhet të jetë me një pjesëmarrje masive, gjë që varet nga mënyra e organizimit. Çdo 9 shtator i çdo viti duhet të kthehet në një festë popullore në natyrë me pjesëmarrjen e të rinjve e të rejave, të fëmijëve, të burrave e grave, të moshuarve e të moshuarave, pavarësisht nga ngjyrat politike.

Në tribunë le të jenë ato që ishin në ballë të kryengritjes, më të afërtit e tyre, kjo është e drejta e tyre, por kurrsesi kremtimi nuk duhet kufizuar në një rreth të ngushtë, kjo pa dashje do ta dëmtonte imazhin e kësaj ngjarjeje madhore.

Pa u ndalur në format e mënyrat e organizimit të festës, theksoi se eksperienca nuk mungon, por kjo duhet shfrytëzuar në dobi të bërjes jehonë të pjekurisë politike, të guximit, trimërisë e sakrificës, të rasteve të vetmohimit të burrave të Postribës, atdhetarë, liridashës e demokratë.

Arritja e këtij qëllimi, në rradhë të parë është në dorë të vetë postribasve, por që duhet inicuar dhe nga forcat politike e pushtetit në rreth e pushtetit në qendër.

Dhënia e titullit "NDERI I KOMBIT", është një vlerësim i madh që i është bërë popullit të Postribës, por kjo duhet shoqëruar me një punë konkrete nga ana e vetë popullit të Postribës, jo vetëm në fushën ekonomike por edhe në ruajtjen e kultivimin e traditave patriotike, të ruajtjes e kultivimit të zakoneve në fushën e kulturës materiale e shpirtërore të popullit të zonës. Për arritjen e këtyre synimeve, nuk ka dhe nuk mund të ketë investim më të madh se arsimimi masiv i djemve dhe vajzave të Postribës. Arsimimi është kontribut për fëmijën tënd, është kontribut për vetë prindin, është kontribut për gjithë familjen, për të afërmit, për gjithë shoqërinë.

Sa më shumë të arsimuar aq më shumë rriten vlerat e zonës, aq më gjerë e më bukur do të kremtohen përvjetorët e kryengritjes që tronditi themelet e komunizmit dhe si e tillë ajo nuk duhet dhe nuk do të kremtohet vetëm nga Postriba, por edhe nga e gjithë Shkodra, nga qyteti e fshatrat përreth si dhe nga Malësia. Për nga vepra, për nga sakrifica, për nga meritat, kjo ngjarje madhore i takon Postribës, por nga vlerat ka pjesë e gjithë Shqipëria.

Postriba është krahinë e Shkodrës, postriba është krahinë e gjithë Shqipërisë. Është një shans i humbur nëse 9 shtatori nuk kthehet një festë e të gjithë shqiptarëve. Kremtimi i përvjetorëve të kryengritjes së parë antikomuniste në Europë nuk duhet dhe nuk mund të mbetet në përmasat e një feste lokale! Ajo është festë e gjithë shqiptarëve. Kjo rrit vlerat e gjithë shqiptarëve, për më tepër edhe të postribasve. Jehona e kremtimit të përvjetorit të kryengritjes së Postribës duhet dhe do të arrijë tek të gjithë shqiptarët kudo ku janë.

ELJAZ BUSHAJ

Romani "Postribi", harmonizim i historisë me letërsinë

Romani i Eljaz Bushajt, me një titull mjaft sinjifikativ "Postribi", është një krijim sa i guximshëm aq dhe novator, sa origjinal aq dhe i veçantë. Vepra e merr materialin e ndërtimit artistik nga një realitet mjaft i njohur në historinë moderne shqiptare, kryengritja e Postribës në vitin 1946, dhe përmes një abstragimi evolues dhe personazhesh konkret ndërton një roman artistik, duke proceduar thjesht, përmes një rrëfimi të sinqertë dhe dinamik të protagonistit me emrin mjaft shprehës dhe domethënës Postribi. Romani përshkohet nga skena të realizuara, me sfond të theksuar historik të Malësisë së Veriut e në mënyrë të veçantë të zonës së Postribës, e njohur si e vetmja zonë që guxoi të ngrihet me armë kundër instalimit monstruoz të diktaturës komuniste më të egër të Evropës. Ndryshe nga sa është proceduar gjer më sot në prozën e gjatë, ku shtrirja lineare e subjektit bëhet përmes një digresioni klasik, shkrimtari Bushaj procedon në një formë krejt të veçantë dhe individuale, rrëfimi digresiv realizohet përmes Postribit, këtij protagonisti interesant dhe unikal, pa zbukurime dhe manira letrareske, por natyrshëm, qartë dhe bukur. Romani është shkruar me një stil të thjeshtë, por tepër dinamik, të kuptueshëm dhe me ngjyrime mjaft mbresëlënëse artistike. Romani krijon një atmosferë mahnitëse të zonës së Veriut të vendit dhe veçanërisht të Malësisë së Postribës. Skenat e romanit janë mahnitëse, plot dinamizëm dhe dritë, plot vlera artistike dhe historike me gërshetime të rralla të artit me historinë tonë kombëtare. Autori ka bërë një kujdes të lavdërueshëm për të paraqitur koloritin e veshjeve të mrekullueshme dhe të rralla, që nuk mund t'i gjesh në asnjë vend të botës. Mjaft dinamike dhe interesante janë skenat madhështore të dasmës veriore të zonës së Postribës. Këto skena unë do t'i krahasoja me skenat e bukura të folklorit madhështor të Eposit të Kreshnikëve. Aty ka mjaft informacion për anën etnografike dhe folklorike, vargjet e bukura të këngëve të dasmës së Postribës, si një burim i kthjellët gurgullues me zëra brilant të malësorëve fisnikë. Autori ka ditur të gërshetojë me mjeshtëri artistike gjithë vlerat e folklorit të Veriut me letërsinë artistike, duke krijuar në vepër një atmosferë plotë dritë dhe jetë, plotë ndjenjë dhe dashuri njerëzore. Eliaz Bushaj është mësues, një nga qindra mijëra edukatorët fisnikë e të ndershëm, të palodhur dhe të përkushtuar për dritën e diturisë së brezave. Duke qenë i tillë ai di mjaft mirë se çfarë roli luan mësuesi në shoqëri dhe këtë, mbase edhe si një përvojë personale, shkrimtari e jep mjaft bukur në roman, duke i mëshiruar gjithë cilësitë e shkëlqyera të mësuesit tek personazhi brilant i Postribit.

Vasil TABAKU

© Copyright 2005 Rilindja Demokratike


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Oct 10 2009, 08:14AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
"REPUBLIKE ME ENVERIN!"...

Daut Gumeni

Ky ishte një titull i madh i gazetës "Bashkimi", në prag të zgjedhjeve të para të organizuara partizançe në vitin e largët 1945. Siç rrodhën ngjarjet më pas, doli se ato zgjedhje partizançe qenë jo vetëm të parat, por dhe të fundit në të cilat pushteti i ri do të lejonte nga e keqja edhe njëfarë opozite... Dihet tashmë nga të gjithë sesi përfundoi ajo opozitë, si përfunduan të gjithë ata që kujtonin se kishin luftuar për zgjedhje të lira, si përfunduan të gjithë shqiptarët që patën guximin qytetar të ngrinin zërin kundër diktaturës e si përfunduan dhe shumë prej atyre që i gëzonte aq tepër parulla e zjarrtë partizane e gazetës "Bashkimi" të atyre ditëve: "Republikë me Enverin".
Ato zgjedhje të pasluftës u shprehën me ca kokrra të zeza sere, por e zeza e madhe e këtij vendi erdhi më pas. Dhe ajo gjëmë që pllakosi vendin për gjysmëshekulli, nuk erdhi vetëm nga ithtarët e diktaturës. Jo! Në ardhjen e asaj gjëme dhanë ndihmën e tyre edhe ata që i gëzoheshin parullës: "Republikë me Enverin", madje edhe ata që qeshnin me atë parullë të fantaksur... Dhe sikur ajo histori e dhimbshme të bënte pjesë në ato që hidhen pas krahëve si "të shkuara e të harruara", shqetësimi i tepërt do ta kishte vendin në arkivin e Bibliotekës Kombëtare tok me gazetën "Bashkimi" të dhjetorit të vitit 1945 e tok me thirrjen e saj patetike: "Republikë me Enverin"...
Besoj se do të dëshironim të gjithë tok që ajo thirrje e vjetër e gazetës "Bashkimi" të mbetej vërtet mes gjërave "të shkuara e të harruara". Sikurse do të dëshironim që pas dy dekadash në sistemin e demokracisë liberale e jo më në atë të "demokracisë popullore", të ishte zgjidhur problemi i pronës - pra të ishte hapur për së mbari tregu i lirë me rregulla të barabarta konkurrimi dhe jo të mohohej dhe e drejta e pronës për të kthyer në pronarë trashëgimtarët e diktaturës së proletariatit.
Do të dëshironim të ishte pranuar që në krye të herës opozita, si thelbi i demokracisë liberale dhe jo të shpallej opozita përsëri "armike e popullit" dhe të ktheheshin kundër të drejtave të saj edhe vetë institucionet e shtetit. Të gjithë do të dëshironim që të ishin garantuar jo vetëm në letër të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, sipas konventave përkatëse ndërkombëtare e jo sipas humorit të brigadierëve tanë të pushtetit. Do të dëshironim të gjithë të mos sulmoheshin gazeta e televizione, vetëm sepse kritikojnë pushtetin, por të kritikonin të metat edhe vetë mediat proqeveritare dhe mundësisht të shpallej çmimi vjetor qeveritar i medias më kritike ndaj qeverisë. Atëherë mund të kishim vërtet një media të shkruar e vizive të lirë e të pavarur për të ushtruar misionin e saj profesional si opozitë me zullumet e pushtetit e jo si armë në duart e pronarëve, që duke i bërë fresk pushtetit duan të kthehen në pushtetarë, as si armë e pushtetarëve për t‘u bërë pronarë më pronat e pronarëve të ligjshëm dhe me pronën publike. Do të kishim një media vërtet të lirë e të pavarur, që ka për mision të saj informimin dhe jo dizinformimin e publikut, një media si pushtet të katërt që niset nga e vërteta për të ndihmuar progresin e vendit dhe jo më media mercenare të kthyer në lavatriçe të zullumeve të pushtetit për të penguar daljen e të vërtetës në dritë. Një media që ka një masë e një peshë për të gjithë e për të gjitha gjërat e jo një media që edhe në konferencat e shtypit pozitën e mbulon me buzëqeshje, paçka se i merr përgjigjet ‘Roma për Toma‘, kurse opozitës i turret si prokurorët e dikurshëm, duke i marrë vetë media përsipër si pyetjet dhe përgjigjet... Ja pse do të dëshironim besoj të gjithë të kishim dhe ne një media vërtet të lirë e të pavarur, që krenohet ta ketë profesion opozitarizmin me cenet e pushtetit dhe jo një media shërbëtore shpinëthyer të pushtetit, që shpërfytyrohet derisa të kthehet edhe në opozitë të opozitës.
Do të dëshironim të gjithë të kishim më në fund dhe ne një pozitë që nuk kërkon me çdo mjet të mohojë të drejtët e opozitës deri në atë shkallë, sa të përpiqet të caktojë dhe kryetarin e opozitës, por një pozitë që të qeveriste taksat e qytetarëve me dorë të mbledhur, të garantonte sigurinë e jetës së qytetarëve me zemër në dorë dhe jo të na shpikte shpërthime "bërthamore" me kontrabandën e armëve e të municioneve, pronë edhe e atyre qytetarëve që humbën jetën ditën për diell në periferi të kryeqytetit vetëm për të pasuruar ca zyrtarë të paskrupullt, që ia dalin edhe të na mburren se u kujdesën për varrimin e viktimave të tyre të pafajshme. Do të dëshironim një pozitë që vihet në dispozicion të drejtësisë sa herë që këtë e kërkon ligji e jo ta kthejnë dhe drejtësinë në pastruese të ngutur të gjurmëve që lë pushteti duke shkelur ligjin e ta përdorin dhe vetë ligjin si erashkë mbretërore, kur mbreti vetë është lakuriq...
Do të dëshironim të kishim një pozitë që të punonte pa u lodhur për fuqizimin e sundimit të ligjit duke gjetur kurajë qytetare për të fuqizuar shtetin e të drejtës në dëm të pushtetit vetjak e jo të gërmonte natë e ditë themelet e institucioneve të shtetit për të fuqizuar pushtetin - aq më keq të pushtetit personal. Do të dëshironim të gjithë një pozitë që të bëhej copa për të rritur mirëqenien dhe liritë e qytetarëve të vet përditë e më shumë e jo për t‘u pasuruar për vete me çdo mjet në kurriz të qytetarëve. Do të dëshironim të gjithë të kishim një pozitë, që të mos ia vishte opozitës edhe rrëzimin e Kullave Binjake të Nju Jorkut, edhe luftën në Irak e në Afganistan, edhe thatësirën që nuk lejon mbushjen e hidrocentraleve tona, edhe cunamin në Azinë Juglindore e madje dhe vetë vrimën e ozonit përmbi Polin e Jugut...
Besoj se do të dëshironim të kishim më në fund dhe ne shtetarët tanë të demokracisë liberale dhe jo pashtëtarë aq diletantë dhe në demagogji, sa të na citojnë keq Linkolnin e të zbatojnë me zell Stalinin. Të kishim dhe ne deputetë që nuk na vjedhin votat me premtime boshe dhe pastaj vetëtrafikohen për të mbushur trastat e tyre duke ndërruar krah e parti sipas motivit politik. Të kishim më në fund dhe ne deputetë dinjitozë, që edhe kur u kthehet truri mbrapsht e duan të ndërrojnë partinë apo krahun politik, të kenë aq guxim qytetar sa të shkojnë në zonën e tyre elektorale dhe të kërkojnë votëbesimin e popullit para se të kapërcejnë ylberin...Atëherë po që do të kishim dhe ne një Parlament me përfaqësues të popullit dhe jo një pallavrament me ushtarë të Partisë të kthyer në ithtarë të parasë. Atëherë po që mund të kishim dhe ne ministra që mbajnë përgjegjësi politike, morale dhe juridike për çdo veprim e mosveprim të tyre që përbën shkelje të politikës, të moralit e të ligjit dhe jo shëmbëlltyra ministrash që e mbajnë veten të pafajshëm edhe kur zihen me presh në dorë dhe e mbajnë frymën nga njëra qeveri në tjetrën vetëm për të mbushur trastat me paratë e qytetarëve e për t‘u pasuruar me pronat publike dhe i përdorin ministritë si kopshte për të rritur numrin e anëtarëve të partiçkave të tyre personale.
Do të dëshironim më në fund të kishim dhe ne një opozitë dinjitoze, që vigjëlon në çdo hap lajthitjet e qeverisë dhe që përplasjet e saj të brendshme i kthen në energji pozitive për të shpejtuar zhvillimin e demokracisë dhe jo një opozitë që zhvillimin e lirisë së brendshme të partisë e kthen në kacafytje gjelash. Do të dëshironim një opozitë që të mos i falë me aq mendjelehtësi dhe krimet shtetërore të pjesëtarëve të pozitës, një opozitë që të mos e bëjë çarçaf dhe vetë Kushtetutën duke pasur si synim ardhjen me çdo kusht në pushtet, por një opozitë që mendon më shumë për shtetin e të drejtës e për begatimin e vendit edhe kur nuk është vetë në pushtet. Do të dëshironim një opozitë që të udhëhiqet nga interesat kombëtarë e jo të heshtë edhe kur pushteti projekton marrëveshje që cenojnë integritetin territorial të vendit. Do të dëshironim një opozitë që nuk hesht edhe kur qeveria, vetëm për hir të mbajtjes së pushtetit dhe ca kohë më shumë, mohon dhe probleme kombëtare ende të pazgjidhura. Do të dëshironim të gjithë një opozitë, krerët e të cilës nuk kacafyten me njëri-tjetrin për të përfunduar si çirakë të pozitës së radhës, por që konkurrojnë hapët e sipas rregullave të qarta brenda partisë së tyre për të bërë pastaj po të njëjtën gjë edhe në përballjet zgjedhore me kundërshtarët e tyre politikë. Dëshirojmë një opozitë që ka mbi interesat e saj interesat kombëtarë dhe jo një opozitë sali rexhepësh, që pas çdo kacafytje gjelash pjell nga një "lëvizje" për t‘ia shitur dhe shpirtin djallit vetëm për një përqindje pushteti...
Më në fund do të dëshironim të gjithë të kemi dhe ne një pozitë dhe një opozitë parimesh dhe përfaqësuese të interesave të zgjedhësve të tyre e jo një pozitë dhe një opozitë që e kthejnë luftën politike të natyrshme të pluralizmit herë në jehonë të luftës së klasave e herë në lojë luftash, herë në luftë komandosh e herë në luftë fanellash të dy ekipeve më të njëjtin pronar. Dëshirojmë dhe ne më në fund një pozitë dhe një opozitë që nuk janë çështje emrash e personash, por çështje konceptesh të politikës moderne.
publike dhe sundim i qytetarëve të mashtruar e të nënshtruar.
Po të arrijmë të kemi dhe ne këtë lloj pozite dhe opozite normale, atëherë do ta kapërcejmë realisht këtë tranzicion të tejzgjatur, duke e nisur me gurin e themelit të demokracisë liberale - zgjedhjet e lira e të ndershme. Dhe kjo nuk bëhet duke fshehur kutitë e votave nga kontrolli i opozitës, por duke i hapur ato dreqo kuti për të hapur dhe ne më në fund rrugën e demokracisë së vërtetë. Të demokracisë si sistemi qeverisës që pozitën dhe opozitën i ka gjymtyrët e veta të gjalla e jo paterica të drunjta pushteti. Vetëm atëherë nuk do të lodhet më askush për të vjedhur votat e për të shtrembëruar vullnetin e zgjedhësve, duke përmirësuar teknologjinë e manipulimit. Sepse me rritjen e teknologjisë së manipulimit të votave, nuk e hedhim dot pas krahëve si "të shkuar e të harruar" atë thirrjen patetike të gazetës "Bashkimi" në prag të zgjedhjeve partizançe të vitit të largët 1945. Me rritjen e teknologjisë së manipulimit të zgjedhjeve, mund të gënjejmë edhe ndoca miq europianë të lodhur me hilet e pushtetarëve tanë bolshevikë, edhe pse tashmë të veshur jo më me kostumet e gjëra sovjetike, por me "Armani" e "Valentino". Sepse duke rritur teknologjinë e manipulimit të zgjedhjeve, nuk dëmtojmë as rajonin, as Europën e as Amerikën, por shtrojmë me duart tona në këtë vend qilimin e kuq të një diktature të re me rekuizitë demokratikase dhe largojmë gjithnjë e më tutje ditën kur dhe vendi ynë të qeveriset nga sistemi që, për ta thënë me Din Açesonin, e ka fuqinë në ndjeshmërinë e qeverisë ndaj një publiku të mirë-informuar dhe të aftë për të gjykuar.

© Gazeta Shqip - 2006-2008


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
dj-bledi
Sat Oct 31 2009, 01:25PM

Registered Member #1907
Joined: Sat May 24 2008, 07:20PM

Posts: 1701
Diçka me teper nepermjet nje dokumentarit por ne gjuhen italiane.



tek 3 min videoja e meposhtme ka nje pamje te kalase

Back to top
L - N
Tue Jan 12 2010, 03:14AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Dosjet e Diktaturës, zbulohen dokumentet e torturave çnjerëzore

Dërguar më: 09/02/2010 - 12:14

Admirina Peçi

Fati i tyre ishte i vendosur. Rruga drejt vdekjes ishte e projektuar tashmë për të gjithë ata, qindra e qindra klerikë, intelektualë, dhe gjithkush tjetër që u cilësua “Armik i pushtetit popullor”. Por, deri në momentin që dhanë shpirt, shumë prej tyre provuan torturat më të tmerrshme.
Prej 20 vitesh pëshpëriten nën zë ngjarje makabre, dalin dëshmi rrëqethëse, e megjithëkëtë, ende sot, gjysmë shekulli më vonë, ende nuk kemi zbuluar as majën e ajsbergut. Përmasat e asaj që ka ndodhur janë përtej çdo caku të imagjinueshëm.

Viti 2009. Muaji nëntor. Në veri të kryeqytetit, në rrëzë të malit të Dajtit zbulohet një varr masiv, ku “preheshin” eshtrat e 19 personave të panjohur. Dyshohet të jenë 19 viktima të diktaturës. Historinë e tyre ende nuk e dimë. Ç’vuajtje hoqën? A i kishin torturuar? Cilat ishin fjalët e fundit që thanë? Kush ishte ekzekutori? Kush e urdhëroi këtë ekzekutim…?

Dhe kjo është vetëm një ngjarje, një prej shumë e shumë të tjerave, ngjethëse, të paperceptueshme.

Përtej kësaj ngjarje, që na shërben si një shtysë, një personazh mund të na zbulojë pak më tepër se maja e ajsbergut, në gjithë këtë histori makabre, që ende rri pezull, e fshehur, ndër gropa e varre masive e ndër dosje të errëta të ish-Sigurimit të Shtetit. Ky personazh është Dr.Pjetër Pepa. Sapo ka botuar librin e tij “Dosja e diktaturës”, ku shumë dëshmi e dokumente arkivore të panjohura, janë përfshirë në të. Ai e sheh këtë libër si një përpjekje për të zbuluar këtë histori të errët dhe e thekson që në krye “…ia kushtoj dhimbjes shqiptare”.

“Një libër-dëshmi aq shumë llahtarisës, përvojë e zezë, absurde, tragjike, që të bën të ulërish: “O Zot, ku jetuam ashtu! Në ç’sistem? Si duruam?...” Kështu shkruan Visar Zhiti, ndërsa thekson se Pjetër Pepa “s’bën asgjë më tepër, veçse nxjerr nga thellësitë e ferrit një pjesë fare të vogël të viktimave të diktaturës komuniste shqiptare, nxjerr skelete e kafka të grumbulluara në një ajsberg makabër mbi oqeanin e gjakut dhe të lotëve. Ishin shumë, ishin tmerrësisht shumë të vrarët, edhe më shumë ishin ata që interesoheshin të zhuritur për ta. Kërkonin vendet e pushkatimit, kërkonin eshtrat baltërave, hendeqeve, humnerave të harrimit, kërkonin klithmat, amanetet, kërkonin nderin e shpuar me plumb…”

Në një pjesëz rrëfimi në vetën e parë, Pjetër Pepa shkruan: “Tani jam futur në atë godinën m’u në qendër të Tiranës, pozante në të parë, por e sikletshme kur hyn brenda... Është ajo... Ministria e Punëve të Brendshme, ministria e zbulimit të krimit, por që mjerisht, për një gjysmë shekulli u kthye në ministri të sajimit të tij... Aty u projektuan tmerret e vrasjet, aty filloi çdo gjë që shpiku e zbatoi diktatura e zezë... E jam në atë zyrë ... para meje qëndron një njeri si gjithë të tjerët, që puna i kërkonte qetësi e gjakftohtësi e ai përpiqej ta gjente sido që jeta i kishte ngarkuar dhe halle të tjera... e ndërsa flisja me të, ose më saktë ai fliste me mua, mendja më kishte fluturuar në ato 50 vitet e kalvarit të popullit tim, në ato sa e sa jetë të këputura në mes... e të gjitha këto nga kjo shtëpi e bukur, nga kjo zyrë, nga kjo Ministri! E destinuar për 50 vjet të luftojë krimin, ajo s’bëri tjetër veçse e sajoi atë... Gllabëroi qindra, mijëra njerëz të pafajshëm dhe hëngri edhe kokën e vet, aq sa nuk mund të gjendet ndërtesë apo institucion tjetër në botë që gjatë 50 viteve të ketë ngrënë në këtë mënyrë kokat e titullarëve të vet... Koçi Xoxe, Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Mehmet Shehu... të gjithë të pushkatuar, të vrarë, ose të vetëvrarë për po ato faje që ata kishin sajuar për të tjerët... Pikërisht në atë godinë ka marrë rrugën për të zbardhur shumë të vërteta të dhimbshme, ka mbërritur tek shumë dosje, brenda të cilave fshiheshin ngjarje të tmerrshme.

Ky libër zbulon shumë histori të fshehura, makabre, thuajse në çdo faqe të tij. Por, në këtë prezantim vlen të veçojmë disa faqe ku zbardhen dokumente arkivore rreth gjyqit të Koçi Xoxes, ku dëshmitarët, ish-shërbyes të zellshëm të tij, në momentin kur Xoxe është në bankën e të akuzuarve, nuk hezitojnë të rrëfejnë edhe detajet më të imëta e thellësisht tronditëse nga torturat që aplikonin me të burgosurit e të gjithë ata që i vranë pa gjyq. Ata dëshmojnë, duke synuar t’i çjerrin maskën mizorit Xoxe, me një ndjenjë neveritëse sinqeriteti, për torturat më çnjerëzore, që kanë aplikuar ndaj të burgosurve dhe të gjithë atyre klerikëve dhe intelektualëve, fatin e të cilëve e kishin vendosur ata vetë, pa gjyq.

*
DEKLARATA MBI SHKELJEN E LIGJEVE NË FLAGRANCË: NGA ZOI THEMELI

1. “Mbas ngjarjeve të 9 shtatorit në Shkodër, 4-5 ditë, s’më kujtohet mirë, më thirrën nga DSSH në Tiranë. Këtu, mbasi u takova me Nestin K. (Kerenxhin) arthi edhe Koçi Xoxe. Ky mbasi më pyeti për ngjarjen që ndodhi dhe pse ndodhi, më tha se duhej patjetër të bënim çarmatimin rrënjësor në popull. Në këtë rast unë i thashë se nuk ishte e lehtë dhe se populli nuk i dorëzonte armët kollaj, ai është i lidhur ngushtë me armën dhe ishte e zorshme që të bëhej çarmatimi. Por Koçi me nervozitet më thotë se duhej bërë patjetër çarmatimi, situata s’ishte e qartë dhe s’duhet të kishte armë në popull. Pastaj shtoi se duhej kapur patjetër Jup Kazazi dhe duhej bërë çarmatimi, të pushkatonim njerëz me influencë dhe patjetër duhej t’ia arrinim atij qëllimi. Me kaq edhe u largue. Më vonë, pas 3-4 ditësh, kur vajta në Shkodër, mësova se këtë urdhër ua u kishin dhënë edhe organeve të tjera si policisë, këtë e mora vesh pasi në këtë kohë organet e policisë filluan nga veprimi pa asnjë marrëveshje me organet e sigurimit. Kjo shkaktoi që ne ta shtrojmë në komitet dhe t’i koordinojmë veprimet sido që u vranë pa gjyq më se 6-7 vetë. Këtu vlen për t’u shënuar se në këtë kohë nuk u bë vetëm në Shkodër çarmatimi por në gjithë Shqipërinë. Dhe i njëjti urdhër i është dhënë të gjithëve, ku janë përdorur torturat në masë dhe janë pushkatuar njerëz pa gjyqe, duke shkelur në flagrancë ligjet e shtetit. Me sa kam dëgjuar, në këtë kohë ky veprim është bërë pa dallim, si në krahinat që kishin luftuar kundër okupatorit, edhe në njerëz që kishin marrë pjesë në rreshtat partizane, ku edhe shumë nga këta janë torturuar poshtërsisht. Për të gjitha këto veprime dhe për shkeljen e ligjeve në flagrance, siç u theksua edhe më sipër, ka urdhëruar personalisht vetë Koçi dhe ky është përgjegjës në radhë të pare”.

2. “Në fillim të vitit 1945, pas lëvizjes së Llesh Marashit, Preng Calit e të tjerëve, në qarkun e Shkodrës, Koçi Xoxe i dërgon një letër Vaskë Kolecit, të cilin e kishte dërguar në Shkodër në atë kohë, ku e udhëzonte që të bëheshin vrasje të fshehta në njerëz të dyshimtë dhe tek paria e vendit, vrasje të cilat të justifikoheshin në popull se gjoja ikën etj. Për këtë gjë Vaskë Koleci më urdhëron mua në emër të Koçit duke thënë se për këtë veprim kishte vënë në dijeni edhe gjeneral Mehmetin, që kishte ardhur në atë kohë për të drejtuar operacionin. Letrën unë vetë s’e këndova, mbasi Vaska nuk ma dha por e pashë kur e mori dhe, mbasi e këndoi, më tha se si duhej të vepronim, sipas urdhrit të Koçit, i cili fliste se këto veprime ishin në interes të Partisë. Për këtë çështje dhe sipas udhëzimeve, unë shkova në shtabet e brigadave dhe bisedova që të bëhen vrasje të fshehta, se ashtu urdhëronte Koçi. Ky urdhër është dhënë dhe në operacionin e Kelmendit ku u bënë vrasje të tilla. Në kohën e operacionit (fillim i 1945-ës) në Shkodër u bënë arrestime në masë dhe për këto veprime Koçi Xoxe kishte dërguar Vaskë Kolecin. Arrestimet u bënë duke përpiluar lista me emrat e atyre që dyshoheshin por që në realitet për pjesën më të madhe s’kishte fakte për t’ia paraqitur gjyqit. Për këtë të fundit i kemi thënë shpeshherë Vaskë Kolecit, por ky thoshte se “tani do t’i arrestojmë dhe mbasi t’i procedojmë, atë që s’ka faj e lirojmë”. Mirëpo kjo ishte demagogji dhe mbasi u arrestuan u shqyrtuan edhe ata që s’kishin faj, të cilët jo vetëm nuk u liruan sipas udhëzimeve të para dhe propozimeve tona, por na kërkohej edhe llogari që pse ishin arrestuar, duke na thënë se tani duhej të procedonim etj. Nga kjo mënyrë veprimi s’kishte se si të mos ndodhte që të mos bëheshin sugjerime për të proceduar atë që s’kishin fakte fajësie”.

3. “Po kështu ka ndodhur edhe mbas lëvizjes së 9 shtatorit 1945, kur u dërgua në Shkodër Nesti Kerenxhi, i cili dha udhëzime për arrestimet e të dyshuarve edhe sikur këta të mos kishin fakte fajësie, mjafton që të ishin të dyshimtë. Për ata që s’kanë faj u tha që “do t’i lirojmë më vonë”, por edhe këtë radhë ndodhi si në veprimet e para. Kështu që s’është e vështirë të kuptohet veprimtaria e udhëheqjes së sigurimit e cila ishte krejt trockiste dhe bashibozuke; këta vetë urdhëronin dhe pastaj kërkonin gjoja edhe llogari se si ishin bërë arrestimet”.

4. “Për sa i përket legalizimit të atyne që burgoseshin, në qarkun e Shkodrës ka patur një numër nga këta që nuk legalizoheshin brenda kohës që caktonte ligji, ka ndodhur që disa të rrinin me muaj të tëra gjersa t’i paraqiteshin gjyqit për t’i gjykuar, kjo ka ndodhur më 1945-1946 dhe jo vetëm që nuk legalizoheshin, por as që kishin të drejtë prokurorët të kontrollonin të burgosurit se udhëzimet nga lart ishin që derisa organet e sigurimit t’i paraqisnin proceset gjyqit, asnjëri s’kishte punë me të burgosurit”.

5. “Nga mesi i viteve 1947, me urdhrin e Koçi Xoxes është varur toger Hodo Habibi, unë nuk di që të ketë një ligj ku të përmbajë dënimin me litar për ushtarakët. Megjithëse kjo gjë iu kujtua nga mua Koçit, (nëpërmjet Nesti Kerenxhit), ai (Koçi) pa marrë parasysh asgjë urdhëroi ekzekutimin”.

DEKLARATA NGA NAUM BEZHANI

1. …Prej kohësh qysh në çlirim ka qenë në burgun e armiqve të popullit trockisti Aristidh Qendro. Ky më 1946 është hequr nga divizioni i mbrojtjes së popullit gjoja për t’u përcjellë në burgun e Burrelit dhe është ekzekutuar nga kapiten Kapo Kapaj.

2. ... Eshtë ekzekutuar pa gjyq nga kapiten Kapo Kapaj (i divizionit të mbrojtjes) Jak Kodheli që I mbaronte dënimi si armik i popullit. Kjo ka ndodhur në mars-prill 1947. Ky ishte mbuluar pak dhe i kishin dalë këmbët jashtë.

DEKLARATA NGA KAPITENI I LEFTER LAKRORI


...Në këtë kohë është zhvilluar gjyqi i deputetëve dhe si u dha vendimi për të gjithë ata që u dënuan me vdekje jemi ngarkuar t’i torturojmë për të nxjerrë ç’ka kishin, Naum Bezhani, Siri Çarçani dhe unë. Shoku Nesti shkoi me Komandantin në Jug. Në vend të tij ishte Zihni Muçua. Gjithë materialin që nxuarëm nga ata e mbajta unë derisa ardhi Nesti dhe si ardhi Nesti për gjithë elementin që implikohej janë zhvilluar hetime, aty ka pasur dhe AP që implikoheshin ku dhe dhe janë survejuar. Më kujtohet Mark Ndoja, Shefqet Musaraj etj.

METODA PËR FSHEHJE GJURMESH TË KRIMEVE
DEKLARATA NGA KOPI NIKO


“Unë i nënshkruari major Kopi Niko, i biri i Sotirit dhe i Ksanthipit, lindur në Pogradec dhe tash banues në Gjirokastër deklaroj sa më poshtë: Gjatë kohës që kam punuar në organet e Sigurimit të Shtetit me urdhër ose me dijeninë e eprorëve (emrat e të cilëve do t’i theksoj në rastet konkrete) kam kryer këto vepra të poshtra trockiste, antipopullore dhe antimarksiste: Kur kam qenë në seksionin e Korçës druri dhe tortura kanë qenë mjete pune për ne. Unë këtu do të përmend vetëm një rast, i cili karakterizon me të vërtetë metodën e punës dhe deri ku mbërriti poshtërsia e saj. Aty nga fillimi i vitit 1946, nga torturat tona të vazhdueshme ka vdekur në seksionin e Korçës një person nga katundet e Ersekës (emri i të cilit nuk më kujtohet) por më vonë mund ta gjej, di se kishte qenë xhandar). Për ta maskuar vdekjen e tij para opinionit, kemi vepruar në këtë mënyrë: Kemi therur një qengj dhe gjakun e tij e kemi futur në një shishe, mbas kësaj e kemi marrë kufomën dhe e kemi vënë në një makinë xhips dhe jemi larguar nja 15-20 km larg Korçës në drejtim të Ersekës, ku kemi qëndruar në afërsi të një katundi (shtoj se ka qenë natë). Mbasi ndaluam, e zbritëm kufomën nga maqina, e vumë poshtë xhadesë në një arë dhe e qëlluam dy herë me revole në kokë dhe mbas kësaj i derdhëm në vrimat ku kishte përshkuar revolveri gjakun e qengjit që kishim marrë me vete për t’u treguar se ishte vrarë gjoja në ikje e sipër...

DEKLARATA MBI METODAT DHE LLOJET E TORTURAVE:

Metodat e torturave.

1- Rrahje me dru deri sa të bëhen plagë dhe të bjerë mishi.
2- Kruarje e plagëve të qelbëzuara me dru.
3- Çpuarje e mishit me tel të djegur.
4. Elektrik në veshë.
5. Futje e kripës në mish të djegur.
6. Lagia me ujë të ftohtë
7. Lënia pa bukë deri në vdekje.
8. Lënia pa bukë për disa kohë.
9. Lënia zhveshur në të ftohtë.
10. Jeleku
11. Dinamiti nën vehte
12. Shtrëngim i gishtërinjve me
pinca
13. Të pëgërët (fekale) në gojë
14. Varje me kokë poshtë
15. Lidhje për liri (për peme)
16. Lënie në diell
17. Maçoku në tumane
18. Përgatitje varri, pushkë në gojë
19. Tentativë për çnderim të vajzës.
Llojet e torturave


DEKLARATË

Unë i nënshkruari Naum Bezhani, deklaroj sa më poshtë: Po rrjeshtoj më poshtë tortura të ndryshme që u janë bërë të burgosurve sidomos gjatë viteve 1947-1948. Për të gjitha këto Koçi Xoxe, Vaskë Koleci dhe të tjerët kanë pasur dijeni dhe s’kanë marrë asnjëherë ndonjë masë kundra atyre që i bënin, bile këto vetë na ispironin dhe na mësonin kështu megjithëse në dukje tregoheshin disa herë kundra (nja dy telegrame që kishin bërë se ndalohesh druri) Janë përdorur këto forma torturash:

1. Jeleku (tortura më e tmerrshme)
2. Kamxhiku dhe druri.
3. Të lënët pa bukë, pa ujë, pa gjumë dhe më këmbë me ditë të tëra.
4. Korenti elektrik sa i binte tjetrit të fikët.
5. Hedhja në qafë e zinxhirëve me peshë të rëndë.
6. Lidhja me duar nga pas në dritare ose në ndonjë dru, varur gjersa t’i preknin majat e gishtërinjve.
7. Thyerja e kockave dhe ndukja e mishit me darë (kjo u përdor sidomos pas dënimit me vdekje të Shefqet Bejës dhe kundër tyre).
8. Kripë në gojë
9. Shpiheshin gjoja sikur do të ekzekutoheshin, ose do të vareshin dhe shtihej në ajër ose shpiheshin afër litarit.
10. Tortura morale në lidhje me familjen: “Do të ta burgosim, do të t’i vrasim”, bile në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra, ata bënë gjoja sikur ato ishin vajzat e tij dhe i kishin prurë aty t’i çnderonin.
11. Futja kokëposhtë në vozën plot me ujë.
12. Një herë Myftar Tarja i futi një prej Toptanasve nevojë në gojë dhe çorape të palara.
13. Djegie e mishit me cigare...



DEKLARATË

- Janë vënë në korent dhe telefoni qëndronte gjithnjë në dhomën ku pyeteshin të burgosurit.
- Janë rrahur me kamxhik, dru, shpulla e grushte sa u është bërë kurrizi plagë.
- Në sigurimin e ushtrisë janë djegur në pulpën e këmbës me thupër pushke të nxehtë.
- Janë vënë në jelek dhe me një dru në mes të duarve e të këmbës varesh në frona, gjë që i bënin njerëzit si breshkë dhe u shkaktonte dhimbje të mëdha. Kjo u përdor në fillim nga seksioni i sigurimit të ushtrisë.
- U janë djegur organet seksuale me benzinë si Alfred Ashikut nga Gole Beshiri.
- Vërtiteshin njerëzit në një metër vend me kokë nga drita elektrike në tavan me orë të tëra deri sa binin përtokë.
- Në dimrin e ftohtë u hidhej ujë, kur të burgosurit ishin lakuriq e pa rroba dhe liheshin ashtu për shumë kohë.
- Disa të burgosur detyroheshin natën të këndonin si Hoxhë, gjë që e bënte qesharake punën e hetuesisë. Kjo përdorej nga Stavri Xhara.
- Futnin nëpër biruca të errëta një njeri dhe në mesin e natës një tjetër, i cili ishte porositur të bënte si qen, të ulërinte dhe të kafshonte të burgosurin tjetër. Përdorur nga Tomas Beqari.
- Janë lyer me marmalatë në sy, në veshë e hundë dhe kanë marrë një tjetër për t’i lëpirë. Edhe kjo është përdorur nga Tomas Beqari
- Janë marrë në mesin e natës, janë qitur përjashta dhe janë kërcënuar për pushkatim.
- Natën në dhomat e burgut u thuhej disave se do të pushkatoheshin prandaj t’i shkruanin familjeve fjalët e fundit.
- U premtohej se do t’i lironin në rast se kallëzonin dhe për këtë me vulën e intendencës, gjoja të drejtorisë, përgatisnin deklaratën për ta liruar. Metodë e përdorur nga Raqi Zaralani.
- U viheshin në hundë çorape të qelbura që t’i mbanin erë (përdorur nga Avram Koja).
- Janë rrahur me vizore duarve, sa këto u bëheshin plagë.
- Detyroheshin njerëzit të këndonin si këndezë dhe të kakarisnin si pula (kështu ia ka bërë Islam Radovickës, sigurimi i ushtrisë).
- Janë lejuar ushtarët roje të burgut që t’u hipnin të burgosurve në kurriz dhe të shëtisnin nëpër korridor njëlloj sikur të ishin kuaj.
Vaskë Koleci nuk thoshte përdorni dru por bëni presion dhe botëkuptimi i presionit ishte: me i lënë njerëzit pa bukë për ditë të tëra, me i varur për muri me zinxhirë që vinin 100 kg, me i hedhë ujë të ftohtë në dimrin e akullt, me i lënë të vërtiteshin rreth një pike të caktuar për orë të tëra derisa t’u binte të fikët.


Copyright 2007 Gazeta Shqiptare
trokit ketu


Pse kishte frikë Luigji nga diktatura parlamentare?

KLEANTHI ZOTO

06/01/2010 Se ushtron dhunë, që gjeneron neodiktaturë?
Kur dhe pse?
Parlamenti është vendi i forcës së arsyes apo i arsyes së forcës?
Pse e shtron ish-parlamentari Luigj Gurakuqi këtë problem?
Gjeneron krizë politike e më tej deliri i një lideri?
Nxit kjo dhunë kompleksin “diellor” e atë të inferioritetit te qytetarë-militantë të verbuar të një partie, të vënë në rresht nga një lider i dashuruar me vetveten e nga një grusht njerëzish rreth tij kur ka britma “Rroftë lideri!” e “Pas meje vjen historia…”?
Ka demokraci kur në kongrese partie kryetarin e “votojnë” mbi 90 për qind? Gjeneron dhunë verbale e fizike kjo shumicë kur priret të pushtojë hapësirat e pushteteve e të institucioneve relativisht të pavarura?
Dhe pyetje të kësaj natyre të vijnë në vetëdije edhe pa ftuar, por me të drejtën e arsyes shtrojmë pyetjen: pse kishte frikë Luigji nga një parlament i tillë?
Ka ende hapësirë kjo ndjesi në një vend demokratik në këtë dhjetëvjeçar të shekullit XXI, kur kanë kaluar mbi tre çerekë shekulli që nga viti 1922?

Mendoj se edhe “po”-ja, edhe “jo”-ja kanë hapësirë debati qytetar.

Luigj Gurakuqi, një nga personalitet e shquara, që së bashku me Ismail Qemalin e me patriotë të tjerë ngritën flamurin kombëtar e hapën themelet e shtetit shqiptar në 1912 në Vlorë dhe në vitet 1920-1924 ish-deputet i opozitës së majtë socialdemokrate në parlamentin e atëhershëm të Shqipërisë, sheh rrezikun e një diktature parlamentare. Pse? Ka disa arsye me karakter objektiv e subjektiv. Politikanët së bashku me patriotët e ndershëm e me intelektualët e asaj kohe sapo ngrinin godinën e shtetit, por asaj godine jo vetëm donin t’i hapnin themele të forta për të mos u rrëzuar, por donin ta ndërtonin edhe të bukur e të hijshme për të qenë si motrat e saj në Evropë e në botën e qytetëruar demokratike. Kjo edhe për faktin se një pjesë syresh jo vetëm kishin marrë kulturë e dije në universitete e në shkolla të larta me emër në vende të qytetëruara, por edhe për probleme që kishin lindur në parlamentin e asaj kohe e në disa vende evropiane .Të mos harrojmë për asnjë çast se në Itali, Gjermani e gjetkë ishin dukur “re të zeza” të fashizmit e nazizmit, që u dendësuan në vitet e krizës së gjithanshme në fund të viteve ’20 e në fillimet e viteve ’30, gjë që e ndien edhe politikanët tanë, sidomos Fan Noli, Ali Këlcyra, Stavro Vinjau, Luigj Gurakuqi, Bari Omari, Hasan Prishtina, Sulejman Delvina etj. Është fakt se në parlamentin e atëhershëm të Shqipërisë është kritikuar Musolini, herë si tiran e herë si populist, që nuk merrte mendimin e deputetëve në vendimmarrje të rëndësishme.
Është edhe kjo një nga arsyet që ata gjykonin e vepronin drejt kur gjithë veprimtarinë e tyre e vunë në ngritjen një shteti demokratik, hapësirën e të cilit ta zinin natyrshëm të katër pushtetet, relativisht të pavarura nga njëri-tjetri, si dhe institucionet që ngriheshin e ngrihen mbi bazën e tyre.
Ndaj politikanët e asaj kohe e përqendruan vëmendjen te themelet e forta të këtyre pushteteve, së pari të atij ligjvënës, nga burojnë edhe pushtetet e tjera. Ata e kuptonin se demokracia reale kërkonte një parlament me pozitë dhe opozitë ndërtuese, ku kryesore të ishte debati për alternativën më të mirë, vendimmarrja, konsensusi, por jo grindjet pa bukë, sherret e konfliktet.
Ndaj bënë përpjekje ta fokusonin debatet e tyre në selinë e foltores, por edhe të faltores, ta kthenin fytyrën plotësisht nga qytetari, që ishte dhe është edhe zoti i fjalës edhe i faljes. Është kjo një nga arsyet që hapësirën e parlamentit të atyre viteve (1920-1924), të një pozite dhe opozite të shëndetshme, ta pushtonte debati alternativ, së pari në këtë institucion; që politika të prirej nga koncepti i mirënjohur i të madhit Kant në gojën e filozofit modern Sartre: “Morali kantian mëson: mos e trajtoni kurrë tjetrin si mjet, por si qëllim” (J.P.Sartre, “Eksistencialismi”, fq. 31); që mbi kokën e kujtdo, qoftë ky lider i një partie parlamentare, kryeministër, president, deputet, ministër etj. të qëndronte dhe të qëndrojë si shpata e Damokleut ligji dhe vetëm ligji; që kushdo qoftë, nga maja e piramidës deri në bazë, të kishte e të ketë frikë nga ligji; që qytetari i çdo niveli të udhëhiqej nga parimi demokratik: në pasuri i pabarabartë, ndërsa përpara normave morale, ligjit e Kushtetutës i barabartë. Duke ndier dizeikulibrat në këto marrëdhënie, sidomos kundërshtitë që shfaqeshin hera-herës në segmente të veçanta të ekonomisë e të politikës, si: konfliktuale, Luigji i trembej dhunës, qoftë edhe asaj verbale, kur pohonte: “Thashë se nuk kam frikë prej diktaturës personale, por trembem fort nga diktatura parlamentare dhe besoj se kam arsye. Diktatura e shumicave parlamentare është tepër e rrezikshme, sepse shtyp popullin në emër të nomit. Me këtë nuk dua të them se të gjitha shumicat parlamentare formojnë diktaturë; diktaturat janë ato shumica që marrin nëpër këmbë për qëllime partie të drejtat e pakicës pa vënë re nom e rregull” (Filip Rrumbullaku, “Opozita dhe mbreti i ardhshëm i Shqipërisë”, fq.13-14). Pa mundur në këto radhë të ribëj historinë, po kur prishen ekuilibrat mes pozitës e opozitës, siç ndodhi pas viteve ’25 e më pas, sidomos në periudhën e partisë-shtet, shpejt a vonë vendin e demokracisë e zë autokracia e diktatura; nevojën e domosdoshme për debat në arritjen e një konsensusi politik e zënë mëritë, konfliktet, urrejtja, dhuna verbale, dasia e deri lufta e klasave, që përbalt e merr jetë njerëzish.

Në vitet ’20-’24 të shekullit që lamë pas, po të studiojmë me vëmendje arkivi e asaj kohe, që për mendimin tim nuk është e lëvruar sa e si duhet. Ajo që të bie në sy është niveli kulturor dhe empacipues i klasës politike, i pozitës e opozitës, gjuha: pa thyerje eshtrash dhe e ekuilibruar, me kulturë qytetare dhe komunikuese, probleme që nga zgjidhja e tyre merrte udhë progresi pozitiv i Shqipërisë. Të bën përshtypje debati qytetar e me kulturë në parlamentin shqiptar në shtatorin e vitit 1922, kur votëbesohej qeveria “Ypi” midis Ahmet Zogut, Xhafer Ypit, Fan Nolit, Luigj Gurakuqit, Kol Thaçit, Stavro Vinjaut, Sulejman Delvinës Hasan Prishtinës, Koço Tasit, Bahri Omarit etj. Xhafer Ypi, që votëbesohej kryeministër, pohonte mes të tjerash: “…do jem shumë i kënaqur t’i marr vesh gabimet që kemi bërë… Kur kemi inate me shoqi-shoqin, të mos poshtërojmë njëri-tjetrin...” (Ypi. fq16, 76). Kemi 800 mësues, por nga këta 50-60 meritojnë emrin e një më mësuesi…Mirë u morën masat, po mbasi ngjau katastrofa…” (Noli. fq.11, 52); “Është shumë e rëndë të kritikoj kabinetin, ministrat e të cilit i kam edhe miq, por si deputet jam i detyruar të kryej detyrën time, se si thotë një fjalë: “E kam mik Platonin, por të vërtetën ca më shumë…” (Bari Omari. fq. 12) “Shqipëria u njoh de fakto e de jure… nga të gjitha qeverritë e huaja… Këto nuk mund të quhen si pemë të veprave të tij, por si një rezultat natyror i kohërave të shkuara”. (Stavro Vinjau, fq. 42); “Qeverria nuk ka vlerë, kur ka anarki midis pushteteve…” (Koço Tasi, fq.58). “Ahmed bej, diktatorllëk në Parlament nuk bëhet…” (Sulejman Delvina, fq.71); “Oficerët më tepër ishin pa punë se me punë. Përziheshin me politikë e kjo qeveverri i ndaloi ata të merren me politikë dhe i detyroi të merren vetëm e vetëm me rregulloren dhe disiplinën ushtarake…” (Sejfi Vllamasi, fq. 96); “Kur në Francë, që është një mbretëri kaq e madhe, përballë shtetit tonë të vogël nuk topiten me paraqit një krizë si thashë sypri, e çka do të them unë për krizën e shtetit tone? (Kol Thaçi, ish-ministër i Financave, fq. 86); “Sa për atentatin që thotë Emzot Noli, që ka ngjarë në Korçë, nuk kam haber se nuk jam ndodhur këtu, dhe për këtë punë mund të përgjigjet Kryeministri…” (Ahmet Zogu, ish-ministër i Brendshëm, fq.12…)

Citimet janë marrë nga libri i Filip Rrumbullakut “Opozita dhe mbreti i ardhshëm i Shqipërisë”.

Nuk synoj në këto radhë të merrem me analizën e marrëdhënieve mes pozitës e opozitës, por desha të theksoj se politikanët e atyre viteve mbi të gjitha ishin qytetarë të ndershëm e idealistë me bindje, që e deshën Shqipërinë një vend të qytetëruar evropian, një vend që të siguronte kamje, dituri e siguri për të sotmen e të nesërme për të gjithë shqiptarët. Kultura dhe gjuha qytetare që buronte nga goja e tyre, sidomos në debate parlamentare, të ndillte respekt e mirësi për të përjetuar një jetë qytetare e të gjallonte shpresën për një të ardhme më të mirë e më të sigurt. Zinin pak hapësirë, madje qenë të “strukura” në qoshe përbaltja, marrjet me jetën private të njëri-tjetrit, dhuna verbale, zënkat, dufet instiktive pa kontroll, iracionaliteti, ashpërsia, unicentrizmi… Kritika e rreptë, por jo banale në Parlament e në medie drejtohej kundër prirjeve të një pushteti për të kapur hapësirat e një pushteti tjetër, sidomos turrjen hera-herës të ekzekutivit ndaj gjyqësorit. Këtu, për mendimin tim, veç të tjerash qëndron merita e politikanëve të asaj kohe, të pozitës e opozitës, të Luigjit, që kishte frikën nga shumica parlamentare, për të respektuar e mbrojtur pavarësinë e pushteteve, në përbërje të shtetit, të institucioneve e natyrshmërinë funksionale të tyre.

Frika e Luigjit ishte reale dhe e natyrshme se pas viteve ’25 të shekullit që lamë pas, sidomos pas 1945-s e deri më 1990-n, pushoi së vepruari demokracia e pluralizmi real. Hapësirën e pushteteve e institucioneve relativisht të pavarura e pushtoi partia-shtet, lirinë individuale e zaptoi tirania, vendin e progresit pozitiv pothuaj e zuri progresi negative; shoqëria u mbars e polli komplekse të rrezikshme si ata të “diellorit” e të inferioritetit. Partia-shtet mbolli ndarjen, mërinë, ngriti mure armiqësie, grindje e konflikte mes njerëzve; hapësirën e debatit ndërtues e pushtoi uni egocentrik, që e kërcënoi dhe e zboi me dhunë atë që përbënte rrezik për të. Hapësirën e partisë-shtet e sundoi një ideologji e vetme, që, siç pohon Karl Poperi: “Atyre u shkonte mendja vërtet se ishin ata që zbuluan problemin e ndryshimit - njërin prej problemeve më të lashta të metafizikës spekulative. Duke i vënë mendimit të tyre ‘dinamik’ mendimit ‘statik’ të të gjithë brezave të mëparshëm, ata besojnë se përparimi i tyre u bë i mundur prej faktit se tani jemi përpara një revolucioni, i cili ka përparuar kaq shumë zhvillimin tonë, saqë ndryshimi shoqëror mund përshpejtohet brenda kohëzgjatjes së një jete. Natyrisht, kjo përrallë është mitologji e kulluar..” (Karl Poper, “Mjerimi i historicizmit”, fq.148-149). Kjo ideologji, që u bë e vetme, gjeneroi regres në të gjitha fushat: në ekonomi papunësi “e fshehtë” e varfëri “dinjitoze”, siç pohonin ato ditë mediet evropiane (kur vdiq diktatori); në politikën e një partie të vetme e në nenin famëkeq 55, që të dënonte, po të hapje gojën kundër politikës së partisë-shtet, madje edhe për racionimin e mollëve, të kafesë, të mishit, qumështit… Partia-shtet gjeneroi dhunë: marrje jete, burgun fizik e internime për ata që kishin bindje të thella perëndimore, për më të guximshmit e atë të vënies kyç të gojës, censurën e autocensurën për gjithë të tjerët.

Sot asnjë politikan te ne nuk e mohon pluralizmin, asnjë nuk pohon, të paktën teorikisht, se mund të ketë një vend demokratik pa pozitë e opozitë, gjë që nuk kanë guxim ta pohojnë as politikanë në vende të tilla, si Tunizia, Irani, Afganistani. Kjo se në vendet me një autokraci të theksuar politikanët që në praktikë njësojnë pushtetin me shtetin, me konceptin e pluralizmit synojnë të mbulojnë e ta bëjnë të paqenë diktatin e unit e diktaturën e shumicës parlamentare ndaj pakicës, shkeljen e ligjit e ligjshmërisë në emër të ligjit, dhunën ndaj qytetarëve. Ndërsa vendet me demokraci reale luftojnë kundër shfaqjeve që vihen re në segmente të veçanta të jetës ekonomike, politike e sociale. Njerëzit me kulturë e dije, që e duan demokracinë, nuk pajtohen me gjuhën e ashpër të ndonjë politikani a të një lideri, që dhe pa vetëdijen e tij ajo gjeneron dhunë e konflikte. Politikanë të verbuar nga froni-pushtetmbajtës nuk arrijnë dot të kuptojnë se pasojat e atyre sherreve që bëjnë me njëri- tjetrin rëndojnë e varfërojnë qytetarin. Ndaj qytetari, që në përmbajtje është pluralist, nuk pajtohet me ata politikanë që mendojnë ndryshe, i nominojnë si mafiozë, mashtrues, gënjeshtarë Pinokë banditit, tregtarë femrash e vajzash të mitura, vjedhës e hajdutë pronash publike pa u shpallur si të tillë nga organet gjyqësore. Politikanë të këtij kallëpi, të flamosur nga një lloj mikrobi i militantizmit ekstrem, synojnë të marrin pushtetin në tavolinë e të krijojnë hendekë të panevojshëm mes politikanëve të një force tjetër politike me qytetarët dhe elektoratin që kanë besim e votojnë për ta.

Në fund të këtyre radhëve desha të nënvizoj idenë se parullën që e bënë moto demokratët e fillimit të viteve ’90: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, siç e deshën edhe demokratët e viteve ’20 e më pas (Zogu, Noli, Konica, Gurakuqi, Malëshova (Sejfullai); Evropën ta “biem” në Shqipëri. Dhe e biem në Shqipëri kur të arrijmë te mentaliteti i qytetarëve të thjeshtë se “në Shqipëri mund të jetohet e punohet ashtu si në vendet e tjera të qytetëruara”, kur të krijojmë një ekonomi të shëndetshme me një eksport e import të balancuar, kur të lëvizim lirisht në botën e qytetëruar (jo thjesht në kërkim të një vendi pune), kur të jemi të barabartë me vendet e tjera në BE.

© 2004 METROPOL GROUP

trokit ketu


[ Edited Tue Feb 09 2010, 12:21PM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Mar 28 2010, 06:31AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
I. PRINCIPATA SHQIPTARE DHE MBRETËRIA E GREQISË NË KONTEKSTIN E
MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBETARE 1913-1914


PROF. DR. ROMEO GURAKUQI
01/03/2010 1. Hyrje në trajtimin e problemit

Trajtesa e mëposhtme është pjesë e një monografie kërkimore në dorëshkrim, në pritje të botimit, që synon të ndriçojë mbi një bazë dokumentare arkivore një problem të diskutuar në mënyrë përgjithësisht fragmentare, së fundmi në shtypin shqiptar, gjegjësisht problemin e vendosjes së vijës kufitare në mes shtetit helen dhe shtetit shqiptar më 1913-1914. Punimi është një përpjekje për të shqyrtuar një pjesë të historisë së vendosjes së një vije ndarjeje politike në mes shtetit të fundit ballkanik të lindur nga shpërbërja e Turqisë evropiane, Principatës Shqiptare, me Mbretërinë e Greqisë. Punimi nuk merr përsipër në këtë fazë të shqyrtojë rrjedhën e ballafaqimeve mes Fuqive të Mëdha në Konferencën e Ambasadorëve, (trajtuar me një kujdes të veçantë në veprën e prof. Arben Putos) , dhe rrugën që ka ndjekur diskutimi i ndërlikuar i përcaktimit definitiv të parimeve dhe pikave orientuese të kufirit të Shqipërisë së Jugut dhe Juglindjes, por përqendrohet në periudhën vijuese që pason vendimin e datës 11 gusht 1913 të Konferencës së Ambasadorëve. Ky përkufizim politik është një nga pjesëzat e historisë së dhimbshme të krizave ballkanike 1912-1914, kriza të cilësuara si kriza rritjeje dhe të përparimit të pjekurisë së shteteve të Ballkanit bashkëkohor . Në këndvështrimin tonë, mund të themi se kriza greko-shqiptare 1912-1914 ka qenë edhe një krizë e shkaktuar nga tejkalimi i pamotivuar i procesit natyral rritës të Mbretërisë së Greqisë, në dëm të një kombi me rilindje të vështirë e të ndërlikuar.

Trajtesa merret me shqyrtimin e një pjesëze të caktuar të problemit të trashëgimisë otomane në sferën politike, në segmentin më të epërm të periudhës së dezintegrimit dhe largimit të kësaj perandorie nga Evropa Juglindore. Kjo, sepse problemi i Shqipërisë së Jugut dhe caktimi i kufijve mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë probleme të mirëfillta të fushës së politikës së jashtme, që kanë implikuar jo vetëm palët e interesuara, por para së gjithash Fuqitë e Mëdha në tërësi.

Periudha që ndjek punimi ynë është e fokusuar në procesin e implementimit në terren të vendimeve të Fuqive të Mëdha mbi vijën kufitare në mes Shqipërisë dhe Greqisë, me procesin e vështirë dhe të ndërlikuar të zbrazjes së padëshiruar të Shqipërisë së Jugut nga trupat pushtuese greke, që asnjëherë nuk u plotësua konform vendimit të Fuqive të Mëdha, me lindjen e një lëvizjeje autonomiste e separatiste, të dirigjuar nga Athina në këtë pjesë të vendit, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe mjaft të rënda për kujtesën shqiptare dhe greke, dhe në fund fare, me misionin e pamundur të shtetit shqiptar dhe të Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit për ta shtrirë integritetin shtetëror në të gjithë hapësirën e njohur ndërkombëtarisht. Punimi ka si datë përmbyllëse rivendosjen e pushtimit grek mbi Shqipërinë e Jugut, më 31 tetor 1914, në rrethanat e precipitimit të Luftës së Parë Botërore dhe dezintegrimit të autoritetit shtetëror të Principatës Shqiptare, justifikuar ky ripushtim me nevojën e vendosjes së një autoriteti publik mbi këtë krahinë.

Siç mund të kuptohet, bëhet fjalë për segmentin fillestar të një marrëdhënieje të ndërlikuar në mes dy shteteve, marrëdhënie që do të riciklohet në forma të ndryshme, por gjithnjë me nota kontrastuese, edhe në vitet që pasojnë Luftën e Parë Botërore.

Kjo marrëdhënie do të jetë e përshkuar:

1. Nga një orientim konstant i Greqisë, për të pasur një kufi tokësor dhe detar sa më të përshtatshëm dhe më të kontrollueshëm në pikëpamje strategjike, pa marrë parasysh vlerësimin real të së drejtës, bazuar mbi kritere etnografike, gjeografike, ekonomike dhe strategjike.

2. Nga ngjizja gradualisht e një lëvizjeje artificiale irredentiste të emërtuar vorio-epirote, që herë-herë ka marrë pamjen e një lëvizjeje për më shumë të drejta administrative dhe në raste të veçanta ka kulmuar deri në thirrje për autonomi politike e separatiste. Çuditërisht, më e theksuar prirja e fundit ka qenë në një krahinë dhe në një popullsi me sfond të mirënjohur historik iliro-arbëror, siç është Himara. Kjo ndoshta për shkak të dy shkaqeve thelbësore: presionit me sfond osman që bejlerët e pashallarët shqiptarë në shërbim të Turqisë ushtruan mbi këtë rajon në 100-vjetshin e fundit para pavarësisë dhe për shkak të një ere lirie dhe helenizmi që u vinte atyre nga ishujt jonianë, mu përballë bregdetit himarjot.

3. Nga një politikë pothuajse e pandjeshme e Greqisë zyrtare ndaj interesave nacionale e demokratizuese të shqiptarëve dhe rreshtim pothuajse konstant përkrah Serbisë dhe kundër Shqipërisë edhe në çështje në të cilat Greqia kishte interes krejtësisht të largët. Në këtë qëndrim të saj Greqia zyrtare (përjashto mbretin Gjergji III) nuk është kujdesur aspak ta përdorë sjelljen e mundshme luajale ndaj shqiptarëve si një shprehje të vullnetit të mirë dhe mirëbesimit reciprok mes fqinjëve, duke ushqyer për rrjedhojë vazhdimisht një lloj opinioni të brendshëm mosbesues ndaj këtij vendi në Shqipëri.

4. Një pamundësi konstante e shtetit shqiptar për të ndërtuar përfaqësime institucionale politike, që do të lehtësonin ushtrimin e mirëfilltë të integritetit territorial shtetëror dhe mundësonin gëzimin e lirisë për regjionet (në Jug, por edhe në Veri), me specifika etnike dhe religjioze. Mbi të gjitha shteti shqiptar do të dështojë në njohjen në vijimësi të përfaqësimeve të efektshme dhe të përshtatshme në të gjithë piramidën e nënpiramidën shtetërore të veçantive të popullsisë mbi të cilën ushtron de jure sovranitetin. (Më vonë kemi rastin e Mirditës, të ndarë në pesë rrethe administrative, dhe shkatërrimi nëpër zona të ndryshme elektorale i bashkësive me interesa përfaqësimi të njëjta).

5. Një dëshirë e paartikuluar mirë nga pala shqiptare për të përfshirë në shtetin kombëtar së bashku me të gjitha pjesët e banuara nga shqiptarët edhe ndonjë territor ku popullsia për rrethana të kuptueshme historike ishte tërësisht e përzierë dhe e ngatërruar në një mënyrë të pazgjidhshme.

6. Pamundësia e përhershme për të ndërtuar një linjë të qëndrueshme të politikës se jashtme dhe një bashkëngjitje në një aleancë strategjike ndërkombëtare, që ia mundësonte forcimin e pozitave vendit në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor, ka qenë një prej sjelljeve të munguara të klasave politike shqiptare.

Periudha e vendosur në fokusin e punimit, më shumë sesa një periudhë ballafaquese në mes shtetit të porsaformuar shqiptar dhe Mbretërisë së Greqisë, është një periudhë kur kjo e fundit, për shkak të objektivave të saj dhe Fuqive që e përkrahnin (Franca para së gjithash, dhe Rusia pas saj), u ballafaqua me dy Fuqitë më të interesuara për Adriatikun Lindor: Perandorinë Austro-Hungareze dhe Mbretërinë e Italisë. Perandoria Austro-Hungareze, e vetmja Fuqi e Madhe që ka operuar në mbrojtjen e mirëfilltë dhe të qëndrueshme të të drejtave nacionale të popullit shqiptar, që ka punuar për një periudhë të gjatë në pikasjen e tërësisë të popullsisë ilirike të rënduar mjaft nga pesha e turqizimit dhe helenizimit disashekullor, dhe në ringjizjen e një identiteti komunitar nacional shumë të vështirë për t’u formësuar, ka qenë pengesa më e madhe për shtetet e reja ballkanike që po përpiqeshin në mënyrë të pandalshme të copëtonin dhe asgjësonin një krijesë të re shtetërore në rajon. Megjithëse në çështjen e caktimit të kufirit jugor të Shqipërisë, Perandoria Dualiste ia la pozicionin e parë Mbretërisë së Italisë, për arsye të interesave më të drejtpërdrejta strategjike të aleates së saj në Kanalin e Otrantos dhe Arkipelagun e ishujve Jonianë, mund të themi që Vjena asnjëherë nuk u tërhoq mirëfilli në një plan të dytë dhe nuk hoqi dorë nga parimet thelbësore të politikës së saj të jashtme në mbrojtje të riformimit të shtetit ilirik në Ballkan dhe të barazisë së interesave e vendimmarrjes me Italinë në çështjet shqiptare. Madje, sa herë që Italia ka ngurruar në ndjekjen me seriozitet dhe vendosmëri të objektivave strategjike të Aleancës Trepalëshe, Austria ka marrë rolin parësor. Megjithëse Italia e mori me shumë ngurrim misionin e mbrojtjes së një kufiri sa më realist mes Shqipërisë dhe Greqisë, ajo fuqi ka operuar në rastin e Shqipërisë së Jugut me një vendosmëri dhe qëndrueshmëri krejtësisht të dallueshme nga ajo që tregoi në rastin e Shqipërisë së Veriut, ku tradhtoi pa ngurrim interesat e Shqipërisë katolike, duke toleruar deri edhe ndarjen e kësaj pjese vitale të nuklit ilirik nga trungu mëmë dhe duke dobësuar në këtë mënyrë orientimin evropian të shtetit të sapolindur shqiptar në të gjitha periudhat vijuese të historisë bashkëkohore. Sipas të gjitha gjasave, vendosmëria italiane në rastin e Shqipërisë së Jugut ka qenë e lidhur para së gjithave me interesat e saj strategjike në anën lindore të Kanalit të Otrantos dhe Kanalit të Korfuzit, të cilën ajo dëshironte ta kontrollonte me çdo kusht.

Pozicioni i Greqisë në këtë krahinë të Ballkanit, në periudhën e marrë në studim, ka qenë plotësisht i pacenuar nga faktori shqiptar, për shkak se ky faktor ka qenë ende në një situatë të paformësuar, qoftë në aspektin shtetformues, qoftë në aspektin identitar nacional. Pengesën më të madhe ndaj ambicieve greke në Shqipërinë e Jugut e kanë përbërë faktet e pamohueshme etnografike mbi të cilat u mbështetën Austro-Hungaria dhe Italia, dhe një grupim i vogël i forcave patriotike shqiptare, të cilat kanë ditur të thonë fjalën e vet, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha.

2. Luftërat Ballkanike dhe Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Më 12 tetor 1912 shpërtheu Lufta Ballkanike. Brenda një periudhe të shkurtër, shtetet e reja të Ballkanit e dërrmuan Perandorinë Osmane. Fillimi i Luftës Ballkanike më 1912 i kapi në befasi përgjithësisht Fuqitë e Mëdha, të cilat nuk ishin të përgatitura për një fitore kaq të shpejtë dhe të bujshme të aleatëve ballkanikë. Po aq në befasi u kapën edhe shqiptarët dhe veprimtarët e shqiptarizmës nga përparimi i shpejtë i ushtrive aleate ballkanike, edhe pse mundësia e plasjes së një lufte në këtë rajon nuk ishte një gjë e re. Pavarësisht nga kjo, duhet të nënvizojmë se në qoftë se analizohen me kujdes zhvillimet respektive në vendet ballkanike dhe në Turqi, nuk kishte asgjë befasuese, dhe kjo prej faktit që vendet e reja të krishtera ballkanike që prej pavarësisë së tyre kishin bërë një përparim të rëndësishëm ekonomik dhe ushtarak. Me një punë të kujdesshme europianizuese, këto vende kishin arritur të implementojnë në jetën e tyre të përditshme mjaft nga mentaliteti dhe institucionet evropiane dhe në këtë mënyrë ato arritën të jenë të pajisura në mënyrë të atillë, sa të përfshiheshin në një betejë me një vend dhe popull aziatik, i cili i kishte rezistuar në mënyrë të qëndrueshme procesit europianizues. Historianët e shpjegojnë rastin e ngritjes së shteteve kombëtare në Ballkan me suksesin e nacionalizmit të krishterë, nacionalizëm i bazuar mbi frymën e tregtarëve ballkanikë të diasporave dhe me impaktin që pati mbi ata ideologjia perëndimore . Përndryshe ata do të operonin në territoret shqiptare nën Perandorinë Osmane, gati të papenguara nga një faktor shqiptar i paorganizuar në pikëpamje ushtarake dhe politike. Shpallja e pavarësisë dhe formimi i qeverisë së drejtuar nga Ismail Qemali përbënte vetëm embrionin e shtetit, por në asnjë mënyrë një entitet politik në gjendje t’u rezistonte ushtrive të shteteve më të organizuara fqinje. Vetë kancelaritë e Evropës e bënë veshin shurdh dhe vendimet e Vlorës mbetën në letër të papërfillura. Autoriteti i qeverisë së Vlorës u kufizua në trekëndëshin Vlorë-Berat-Lushnjë, ndërsa në pjesën tjetër, “bejlerë kryetarë fisesh nuk i përfillnin këta persona të veshur sipas modës europiane”. Nga ana tjetër mbi Shqipërinë dhe shqiptarët do të peshonte rëndë për kohën, por edhe për të ardhmen, çështja e lidhjes së ngushtë me shoqërinë otomane. Kjo gjë edhe në kuptimin se tokat shqiptare nuk do të dalloheshin lehtësisht nga trashëgimia otomane dhe aleatët ballkanikë do ta përdornin këtë si pretekst për realizmin e objektivave të veta pushtuese.

Me fillimin e Luftës Ballkanike, trupat greke të përqendruara në Thesali arritën të thyejnë rezistencën otomane në pjesën perëndimore të Maqedonisë. Fillimisht u pushtuan Follorina e Kosturi dhe më pas, forcat ushtarake të komanduara nga gjenerali Damianos, arritën që në fillim (6) të dhjetorit 1912 të pushtonin Korçën dhe njëkohësisht filluan të mbysnin forcat nacionaliste shqiptare duke burgosur pjesën më të madhe të tyre në pjesën e Shqipërisë së Jugut. Në këtë mënyrë Mbretëria e Greqisë arriti të plotësojë synimet e veta më parësore. Kjo, sepse me marrjen e Janinës (ndërkohë Greqia kishte pushtuar edhe Selanikun), Greqia tashmë u bashkua me territorin që grekët e quanin Epir dhe që në fakt ishte segmenti më jugor i Toskërisë shqiptare, ku bashkësitë shqiptare kompakte jetonin përkrah vertikalisht, grekëve, hebrenjve dhe turqve.

Në këto zhvillime e sipër në terrenin e luftërave ballkanike u mblodh Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër, më 17 dhjetor 1912, për të zgjidhur problemet e lindura nga lufta në mes Aleatëve Ballkanikë dhe Turqisë. Më 17 dhjetor 1912, ambasadorët e Fuqive të Mëdha të akredituar në Britaninë e Madhe u takuan nën kryesinë e Sir Edward Greyt, për të mbikëqyrur procesin e paqes në Ballkan dhe për të mbrojtur interesat e Fuqive të Mëdha në rajon. Kjo konferencë u mblodh me cilësinë e “Mbledhjes së Ambasadorëve të Gjashtë Fuqive të Mëdha nënshkruese të Traktatit të Berlinit”. Duhet të kihet parasysh se Konferenca e Ambasadorëve synonte gjithashtu të zgjidhte kundërshtitë në mes Fuqive të Mëdha, në mënyrë të veçantë ato në mes tri prej tyre, më drejtpërdrejtë të interesuara në Gadishullin Ballkanik: Austro-Hungaria, Italia dhe Rusia. Në këtë mënyrë, rendi gjeopolitik i vendosur në Konferencën e Berlinit, në Londër do të zëvendësohej me një marrëveshje të re. Shikuar në një kontekst historik më të gjerë, Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 1912-1913, ishte etapa e fundit e sistemit të kongreseve të vënë në jetë më së pari nga Kongresi i Vjenës, 1814-1815.

Rusia e shikonte rënien e Perandorisë Otomane si një rast të përshtatshëm për të theksuar rolin e saj si mbrojtëse e sllavëve të Ballkanit, me synimin për të siguruar më shumë ndikim mbi Detin e Zi dhe Konstandinopojën, ndërsa Austro-Hungaria frikësohej se si pasojë e rënies së Perandorisë Otomane dhe shtrirjes së ndikimit serb, perandoria e saj shumëetnike do të dezintegrohej. Nga ana e tyre, shtetarët gjermanë nuk mund ta lejonin humbjen e aleatit të saj kryesor, prandaj problemi i Austrisë në Ballkan do të bëhej edhe një problem i Gjermanisë. Po ashtu në mënyrë të ngjashme, duke qenë se për Francën aleanca me Rusinë ishte themeltare për sigurinë e saj, edhe Franca nuk kishte zgjidhje tjetër, veçse të përkrahte ngushtësisht Rusinë . Në këtë kontekst interesash do të zhvilloheshin punimet e Konferencës së Ambasadorëve, që nuk është gjë tjetër veçse një prej shfaqjeve më të fundit të “diplomacisë së armatosur të Fuqive të Mëdha”, gjithnjë e më shumë e destabilizuar para Luftës së Parë Botërore, pavarësisht se në Londër Koncerti i Fuqive të Mëdha funksionoi edhe një herë, ndoshta për të fundit herë, në mënyrë të suksesshme. Fuqitë arritën se paku ta përmbanin Luftën Ballkanike që të mos shndërrohej në një krizë të përgjithshme të sistemit të shteteve. Pas këtij momenti parë nga Berlini dhe Vjena, e ardhmja nuk premtonte më bashkëpunim dhe moderacion, por izolim të mëtejshëm dhe inferioritet. Në vend që të punohej për garantimin e sigurisë dhe pavarësisë së të gjitha Fuqive të Mëdha, që kishte qenë një prej parimeve mbi bazën e të cilave kishte funksionuar koncerti i Fuqive të Mëdha gjatë shekullit XIX për të garantuar stabilitetin ndërkombëtar, sistemi tani shfaqej si rrezikues i mbijetesës së Fuqive Qendrore. Balanca e fuqive në këtë rast përjetohej si e prishur në qendrën e Evropës.

Mirëpo për shkak të kontradiktave të thella në mes Fuqive të Mëdha, para së gjithash, mes Austro-Hungarisë dhe Rusisë, Shqipëria më këtë konferencë, për të mbajtur më këmbë koncertin e Fuqive, u copëtua. Trungut kombëtar shqiptar iu ndërprenë arteriet themelore që e bëjnë të funksionueshëm një komb, lidhshmëria politike, ajo ekonomike, komunikimi i brendshëm njerëzor. Pasojë e drejtpërdrejtë e saj, natyrisht se nuk do të ishte tjetër veçse, varfërimi i mëtejshëm ekonomik i rajoneve të tëra malore shqiptare si rezultat i ndërprerjeve të marrëdhënieve tradicionale, ndërprerja e disa rrugëve tradicionale të komunikimit në Jug, fillimi i një periudhe të gjatë çrrënjosjeje ndaj pjesëve të mirëfillta shqiptare, gjë që çoi në një heshtje të përjetshme të tyre në shtetin helen, ruajtja e konservatorizmit gjysmëmesjetar edhe me tej në epokën moderne, mbajtja konstante e pasigurisë së brendshme politike në shtetin e ri shqiptar, dobësim i mëtejshëm i nukleve kulturore evropiane brenda kombit shqiptar, në Veri dhe në Jug, një Ballkan perëndimor krejtësisht të destabilizuar për një kohë të gjatë.

Trajtimi i problemit të kufirit të shtetit të ri shqiptar nuk u mbështet në konsiderata etnografike, historike, ekonomike etj., por u bë nga Fuqitë nën prizmin e mosprishjes së “koncertit evropian”, gjë e cila, në këndvështrimin e kësaj diplomacie, do të mund të çonte më pas në një luftë evropiane.

Në Konferencën e Ambasadorëve, interesat e Shqipërisë u ndëshkuan veçanërisht nga qëndrimi i Rusisë dhe Francës. Rusia, më 1913, u përpoq me të gjitha mënyrat dhe ia arriti që të krijonte një Shqipëri sa më të vogël që të ishte e mundur, duke u bërë presion Fuqive të tjera që t’u lëshonin Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi rajone të banuara ekskluzivisht nga shqiptarë. Madje, Rusia dhe Franca arritën deri atje sa të parashtronin edhe objeksione ndaj marrjes në shqyrtim të konsideratave etnografike nga Komisioni Ndërkombëtar i Caktimit të Kufirit Jugor të Shqipërisë, që do të krijohej për të zgjidhur çështjet në kundërshti.

Në këtë qëndrim të saj antishqiptar në Konferencën e Ambasadorëve, Rusia u lehtësua nga qëndrimi i pavendosur i Italisë sidomos në trajtimin e kufirit verior. Në trajtimin e kufirit të Shqipërisë së Jugut Italia ka mbajtur një qëndrim të ndryshëm, shumë më të përcaktuar dhe luftarak në mbrojtje të çështjes shqiptare dhe të një kufiri sa më jugor në pjesën bregdetare. Gjithsesi, mungesa e luajalitetit të qëndrueshëm, përkujdesi maksimal për interesat e saj ekonomike momental, dhe nxjerrja në plan të dytë e parimeve kryesore që udhëheqin drejt një politikë konsekuente, kanë qenë tiparet themelore që kanë drejtuar klasën politike italiane në raport me çështjen kombëtare shqiptare. Ky qëndrim i saj, i rakorduar me pozicionin e hekurt politik të Gjermanisë në mbrojtje të një ekuilibri strikt mes Fuqive dhe pro interesave të kurorës mbretërore greke (kunati i Kajzerit të Gjermanisë ishte mbret i Greqisë), dhe politikën konstante prosllave të Francës së atëhershme, ishin shtyllat themelore mbi të cilat u mbështet mekanizmi i institucionit ndërkombëtar që sanksionoi aneksimin nga ana e Serbisë të Kosovës, Malit të Zi mbi Malësinë, apo e Greqisë mbi Çamërinë, Sulin dhe Konicën.

Për të përmbledhur rolin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, duhet të themi se kjo konferencë si në fillesën e vet, ashtu edhe në metodat e mëvonshme të veprimit, nxori në pah disa prej tipareve më të rrezikshme që mbartte situata ndërkombëtare, si dhe polarizimin ekstrem të dy kampeve të armatosura ushtarake, në ballë të të cilave qëndronin Austro-Hungaria dhe Rusia, e pas kësaj të fundit gati të gjitha shtetet sllave dhe ortodokse ballkanike. Mbi të gjitha, pasoja më afatgjatë e këtij polarizimi, që u shfaq si në Vjenë, ashtu edhe në Shën Petersburg, ishte një erozion i besueshmërisë brenda koncertit të Fuqive. Mirëpo besueshmëria reciproke kishte qenë deri në atë kohë, së paku në linjat kryesore, si një mënyrë për shpëtimin e interesave jetësore të sistemit të Fuqive të Mëdha. Megjithatë, në muajt vijues pas konferencës, ndonëse të mbartur me zhvillime mjaft të rrezikshme, këto fuqi arritën disa përparime në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për të ruajtur se paku shëmbëllimin e një lloj uniteti dhe implementimin e disa ndryshimeve në hartën politike të Evropës, që ishin më të mëdhatë që nga koha e Kongresit të Berlinit më 1878. Një prej këtyre arritjeve në caktimet e hartës evropiane është Shqipëria, dhe brenda Shqipërisë, caktimi i kufirit mes këtij shtetit të ri ballkanik dhe Greqisë.

Duke qenë se fokusi i këtij punimi është Shqipëria e Jugut, në pjesën vijuese të trajtesës do të përqendrohemi kryesisht në qëndrimin e Greqisë. Pasi forcat ushtarake qeveritare greke pushtuan pjesën më të madhe të vendit, më 13 janar 1913, kryeministri grek Venizelos i drejtoi një memorandum Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në të cilën ai u kërkoi ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, të drejtën e Greqisë për të aneksuar të gjitha territoret e pushtuara prej ushtrive të saj, d.m.th. tokat e ish-vilajetit të Janinës dhe krahinat e Gjirokastrës dhe Korçës. Duke abuzuar me ngatërrimin e besimit fetar ortodoks me nacionalitetin, ai përdori në mënyrë të qëllimtë statistikat e regjistrimit turk të Shqipërisë së vitit 1908, të përgatitura nën drejtimin e Vezirit të Madh Hilmi Pasha, sipas të cilave shumica e popullsisë së këtyre hapësirave ishte e krishterë ortodokse, e për rrjedhojë të konceptimit të tij, greke. Mirëpo pushtuesit otomanë nuk kishin bërë asnjëherë dallim në mes gjuhës dhe nacionalitetit për nënshtetasit otomanë dhe ndarjet brenda këtij shteti bazoheshin në besimin fetar, ku në rastin tonë më të diskriminuarit dhe më të “padallueshmit” kanë qenë shqiptarët e besimit ortodoks, të cilët klasifikoheshin në këtë mënyrë vetëm si grekë.

Më 17 mars 1913, qyteti i Gjirokastrës pa luftë u dorëzua në duart e ushtrisë greke dhe me dorëzimin e trupave turke në të gjithë Toskërinë shqiptare, ose siç dëshirojnë në mënyrë të pajustifikuar shkencërisht Epirin e Veriut, e gjithë kjo krahinë iu nënshtrua pushtimit grek. Të gjitha përpjekjet e autoriteteve greke pas këtij momenti janë përqendruar për të mposhtur dhe shkurajuar çdo orvatje për të mbajtur gjallë patriotizmin e nacionalizmin shqiptar në këto anë dhe për ta ekspozuar këtë krahinë si një territor i banuar etnikisht nga popullsi e nacionalitetit helen.

Gjendja e krijuar në Shqipërinë jugore, pushtimi grek i ishullit të Sazanit dhe kërcënimi me bllokadë nga ana e flotës greke i portit të Durrësit, vuri në alarm shumë shpejt dy fuqitë më të interesuara të Adriatikut, Austro-Hungarinë dhe Italinë, të cilat nënshkruan me 8 maj 1913, në Romë, një marrëveshje të fshehtë, sipas së cilës të dyja fuqitë angazhoheshin për ta pushtuar dhe ndarë bashkërisht Shqipërinë. Italia veçanërisht dëshironte që Greqia duhej të largohej sa më parë nga territoret e pushtuara në bregun lindor të Adriatikut dhe veçanërisht nga Saranda dhe Gjirokastra. Qeveria italiane e informoi qeverinë greke se pushtimi i të dyja brigjeve të Ngushticës së Korfuzit vinte në rrezik komunikimin në një kanal që konsiderohej jetësor për Italinë. Ndaj, ky vend ishte i përgatitur të shkonte edhe në luftë për të parandaluar një zhvillim të tillë. Madje, Italia filloi të mobilizonte edhe trupat për të zbarkuar në Vlorë. Trupat italiane filluan të përqendrohen në Brindisi, ndërsa Austria filloi të përqendronte trupat në kufirin verior me Malin e Zi. Objektivat italiane të ekspeditës ushtarake ishin Vlora, Saranda dhe Shqipëria jugore deri në lumin Shkumbin, përndryshe objektivat austro-hungareze do të ishin Shëngjini, Shkodra dhe Shqipëria veriore. Objektivi zyrtar i dy Fuqive me këtë projekt sipërmarrjeje do të ishte angazhimi për të imponuar respektimin e vendimeve të Fuqive të Mëdha dhe për të vendosur pak rend të Shqipërinë e trazuar nga milicitë e rregullta turke, nga qeveritë e përkohshme që kishin lindur dhe lindnin ngado nëpër këtë vend, nga duart e grekëve që kërcënonin edhe Vlorën dhe serbëve që ende nuk e kishin lëshuar vendin.

Më 30 maj 1913 u nënshkrua Traktati i Londrës në mes Turqisë dhe aleatëve ballkanikë, në bazë të të cilit turqit u detyruan të dorëhiqeshin nga pjesa më e madhe e tokave ballkanike, të cilat u kalonin fuqive ballkanike, me përjashtim të pjesës që do t’i përkiste Shqipërisë, territori i së cilës do të duhej të përcaktohej nga Fuqitë e Mëdha në kufijtë veriorë dhe jugorë. Konferenca e Ambasadorëve në Londër konfirmoi njohjen e shtetit shqiptar, dhe Turqisë e fuqive aleate ballkanike iu imponua me pahir që t’ia linin gjashtë Fuqive të Mëdha detyrën e përcaktimit të kufijve të këtij shteti dhe zgjidhjes së problemeve të tjera që lidheshin me shtetformimin (nenet 2 dhe 3). Nëpërmjet formulimit të këtyre dy neneve, Fuqitë ia arritën ta përjashtonin çështjen shqiptare nga rrethi i kompetencave të Konferencës paralele të palëve ndërluftuese , gjë që në të kundërtën do të kishte qenë fatal për të ardhmen e këtij vendi. Në këtë mënyrë, çdo diskutim i çështjes shqiptare pas këtij vendimi doli jashtë çdo kompetence të aleatëve ballkanikë dhe do të diskutohej në nivelin e diplomacisë më të lartë.

Qeveria e Vlorës dhe forcat patriotike shqiptare iu përveshën punës për neutralizimin e veprimtarisë antikombëtare të Esad Pashë Toptanit, duke ia minimizuar mbështetjen e tij dhe duke bërë ç’ishte e mundur në planin diplomatik që territori nga Korça dhe Konica deri në gjirin e Ftelias t’i mbetej Shqipërisë. Për këtë na dëshmon një letër e Luigj Gurakuqit dërguar nga Roma më 18 maj 1913, Lef Nosit. Ndër të tjera ai shkruan: “Për kufinin e poshtëm të Shqipëniës po mundohena si në Londre, si këtu, me gjithë fuqië: po na shigurojnë se Korça e Konitza do jenë t’onat e nga ana e detit nukë do t’i japin Greqiës ma tepër se gjer në gji të Ftelies. D. Beratin e dërgova në Bukuresht të bajnë edhe një meeting për Korçën” .

Më 29 korrik 1913, Fuqitë e Mëdha vendosën formimin e “një principate sovrane të trashëgueshme dhe neutrale, nën garancinë e Fuqive”. Në këtë mënyrë, pas lindjes së vështirë të Vlorës, ky ishte pagëzimi zyrtar i njohur ndërkombëtarisht i shtetit shqiptar.

Pas diskutimesh të gjata, Fuqitë e Mëdha ranë dakord mes vetes të pranonin ndërtimin e një komisioni për përcaktimin e kufirit jugor të Shqipërisë. Ka qenë ministri i Jashtëm francez Stephen Pichon, që i propozoi ministrit të Jashtëm italian Tommaso Tittoni që dy fuqitë e Adriatikut, Italia dhe Austro-Hungaria, duhej ta pranonin komisionin e mësipërm, duke lënë brenda Shqipërisë Gjirokastrën dhe Korçën. Pas vendimit historik të 29 korrikut 1913, të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, mbi bazën e të cilit u konsistua formimi i shtetit të ri shqiptar si një principatë e pavarur sovrane dhe trashëgimtare në linjën e djalit të parë, nën garancinë e gjashtë Fuqive të Mëdha, vendimi më i rëndësishëm për objektin e temës sonë, të fokusuar në Shqipërinë e Jugut, ka qenë vendimi i datës 11 gusht 1913.

Gjatë zhvillimit të Luftës së Dytë Ballkanike, Fuqitë e Mëdha arritën sheshonin një pjesë të kontradiktave dhe gjithashtu qëndrimi intransigjent i Francës në mbrojtjen e paprinciptë të interesave shoviniste greke pësoi një zbutje. Në fillim të muajit gusht 1913, pas propozimit të ministrit të Jashtëm britanik Grey, drafti i kufirit jugor të Shqipërisë përcaktoi përfundimisht dy pika kryesore: 1. vija e kufirit do të shkonte nga Korça në Kepin Stillos, duke ia lënë të dyja këto pika dhe ishullin e Sazanit, Shqipërisë; 2) definitivisht u ra dakord për një komision teknik që do të vendoste pikat në terren për të gjitha krahinat e brendshme, me kushtin që të gjithë ishujt e Egjeut (të cilat deri tani Italia i kishte mbajtur si kundërpeshë ndaj Greqisë për kufirin jugor shqiptar), t’i kalonin Greqisë. Popullsia e Korçës e priti me gëzim të madh lajmin e mbetjes së qytetit të tyre në Shqipëri. Aleksandër Stavri Drenova shkruante nga Bukureshti se “këto ditë muarme edhe lajmin e bukur se Korça mbeti në Shqipëri pas vendimit të Konferencës ambasadorve të London”

Kështu, pas një periudhe të gjatë mosmarrëveshjesh në mes Fuqive të Mëdha, në këtë datë u arrit një marrëveshje për sa i përket vijës ndarëse të kufirit jugor të Shqipërisë. Konferenca e Ambasadorëve vendosi që kufiri në mes Shqipërisë dhe Greqisë duhej që të kalonte nga liqeni i Ohrit në kufirin më lindor të ish-kazasë turke të Korçës dhe do të shtrihej drejt në bregdet deri në Gjirin e Ftelias, në një pikë në jug të Kepit Stillos (përkundrejt Korfuzit). Kjo shtrirje do të përfshinte brenda Shqipërisë qytetet e Korçës, Tepelenës, Gjirokastrës dhe Delvinës, Manastirin e Shën Naumit dhe ishullin e Sazanit. Gjithashtu, që në këtë marrëveshje u caktua që krahina e Çamërisë duhej t’i kalonte Greqisë, pavarësisht se ajo krahinë ishte e populluar me popullsi shqiptare myslimane (50000) dhe ortodokse (suljote) 14000 dhe të asnjë banori me origjinë helene . Në shtesë të këtij vendimi u vendos që Kanali i Korfuzit duhej të asnjanësohej. Shtrirja e tokës së brendshme në hapësirën në kontestim në mes Shqipërisë së sapoformuar dhe Mbretërisë së Greqisë, në bazë të këtij vendimi do të duhej të përkufizohej brenda katër muajsh, prej një Komisioni Ndërkombëtar të Kufirit, të përbërë nga gjashtë ekspertë të caktuar prej gjashtë Fuqive të Mëdha. Linja do të duhej të caktohej në terren prej komisionit dhe do të duhej të ishte një kompromis në mes kufirit të pretenduar nga Greqia (në anën të së cilës qëndronte e patundur Franca) dhe atij të mbrojtur prej Italisë dhe Austro-Hungarisë. Komisionerët në përcaktimin e kufirit do të duhej të bazoheshin në karakteristikat etnografike të hapësirave të kontestuara mbi bazën e ndjenjave të banorëve dhe gjuhës së folur të popullsisë. Gjuha amtare duhej të përcaktohej e sqarohej mirë nga gjuha e folur në rrethet familjare. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, në fund fare u vendos që komisioni nuk duhej të merrte në llogarimbajtje çdo përpjekje për referendum apo për manifestime të tjera të karakterit politik. Në qoftë se lajmi i mbetjes së Korçës dhe Gjirokastrës në Shqipëri i gëzoi pa masë patriotët shqiptarë anekënd trevave etnike, vendimi për një komision që do të caktonte në vend pikat e kufirit, i “dëshproi fort gjithë shqiptarëtë të cilëtë i dinin intrigate që do përdoriji Greqia për të fituarë vendin tonë”. Për këtë arsye në Vlorë u bë një mbledhje, e cila zgjodhi një komision që do të nisej për në Romë dhe Vjenë për të mbrojtur “të drejtatë kombiare atje tek të jetë nevoja”. Në përbërje të këtij komisioni u zgjodhën: Eqrem bej Vlora, Ajaz bej Libohova, Rauf Fico, Thoma Papapano. Llambi Petri (pseudonimi i Gjergj Qiriazit), ndërsa rrugës komisionit iu bashkëngjit edhe Mufit bej Libohova dhe Pjetër Poga. Në Romë delegacioni shqiptar nuk arriti të takonte San Xhulianon, por u takua me zëvendësin e tij, i cili i premtoi se Italia do përpiqej sa të mundte për të mbrojtur territoret e caktuara Shqipërisë.

Dhe ashtu siç e parashikonin patriotët shqiptarë, qeveria mbretërore greke do të mbetej e pakënaqur nga ky vendim. Ajo vërtet kishte arritur objektivin e parë, atë të përfshirjes së Janinës në Greqi, por kishte aspiruar dhe aspironte edhe Korçën dhe Gjirokastrën. Ky vend, pas këtij momenti, i drejtuar për fatin e vet të mirë nga një prej diplomatëve dhe shtetarëve më të aftë të kësaj kohe në Ballkan, Elefterios Venizellos, dhe me një përkrahje të fuqishme prej së paku dy prej Fuqive të Antantës (Francë, Rusi), nëpërmjet një punë këmbëngulëse arriti të ndryshojë taktikën për realizmin e objektivave të veta, dhe vendosi në veprim bandat e armatosura të vetëquajtura epirote, që ishin në më të shumtën e rasteve të përbëra nga pjesëtarë të ushtrisë së rregullt mbretërore. Nëpërmjet aktivitetit edhe kriminal të këtyre bandave, Venizellos synonte t’u bënte presion Fuqive për ndryshimin e vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve mbi vijën kufitare, duke i vendosur Fuqitë para fakteve të kryera. Mund të themi se kjo taktikë politike dhe ushtarake e autoriteteve zyrtare helene të asaj kohe nuk mbeti pa dhënë rezultatet e veta në ndryshimet edhe të vogla të linjave themelore të brendshme të vendosura në terren në kufirin shqiptaro-grek. Suksesi i tyre është i lidhur para së gjithash me faktin që Fuqitë në këtë periudhë u detyruan të përballoheshin me probleme shumë më kërcënuese dhe kjo u dha mundësinë shteteve ballkanike, përfshirë edhe Greqisë, të arrijnë të dalin nga tutela, duke hyrë gradualisht, por gjithnjë e më shumë, në lojën politike të Evropës së mbërthyer nga kontradikta serioze dhe nën një garë të shfrenuar armatimesh, si forca politike të pavarura dhe të lira me të cilat do të duhej të bëhej llogari. Një diplomat francez i kohës do të vinte në dukje se pikërisht në fillimet e dekadës së dytë të shekullit XX, “për herë të parë në historinë e Çështjes Lindore, shtetet e vogla (ballkanike - shënim imi R.G.) kishin fituar një pozicion të një pavarësie të tillë nga Fuqitë e Mëdha, sa ata ndjeheshin të afta të vepronin plotësisht pa Fuqitë dhe madje për t’i marrë ata në rimorkoi”.

Shkodër- Tiranë, shkurt 2010

PROF. DR. ROMEO GURAKUQI

UNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANËS

Veprimi grek në Shqipërinë e Jugut u....

Vijon nesër

Marre prej Gazeta Metropol Online
trokit ketu


[ Edited Sun Mar 28 2010, 06:49AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Mar 28 2010, 06:37AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
II. PRINCIPATA SHQIPTARE DHE MBRETËRIA E GREQISË NË KONTEKSTIN E
MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBETARE 1913-1914


PROF. DR. ROMEO GURAKUQI
01/03/2010 1. Hyrje në trajtimin e problemit

Vijon prej faqes t'masiperme

kaqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqq

lehtësua nga gjendja e mjeruar në të cilën ndodhej shteti i porsakrijuar shqiptar, parë edhe si krijesë shqiptare, ose edhe si proces asistence i Fuqive të Mëdha më vonë, permes Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Themi gjendje e mjeruar sepse pavarësisht një udhëheqësie shumë të ngushtë të kombit ende në ngjizje e sipër, pjesa më e madhe e Shqipërisë ‘flinte’ ende nën gjumin e rëndë të goditjes pesë shekullore otomane. Në fillimet e shekullit XX pushtimi e shtypja e egër, e hapur apo e kamufluar, kishte si rezultante një kompleks krahinash, ku vërtet origjina ilirike ishte ende e dallueshme, por intensiteti i ngjyrimit ilirik dhe ndjesia europiano-adriatikase, ndryshonte nga një vend të tjetrin dhe nga njëri segment i popullsisë në tjetrin. Pesha e rëndë e pushtimit otoman kishte rënduar ndërgjegjen etnike paraotomane, sidomos në krahinat e fushore dhe kodrinore të Shqipërisë Qendrore, ku përzjerja etnike me kolonët e ardhur nga Azia kishte qenë më e madhe dhe ku identifikimi fetar i shumicës së shqiptarëve me otomanët e bënte të vështirë pranimin e dallimit midis shqiptarëve europianë/të qytetëruar/të shtypur dhe turqëve aziatikë/ barbarë/ shtypës . Megjithëse në kohë ka ekzistuar një dëshirë e madhe për vetqeverisje dhe një rezistencë e fuqishme ndaj sistemit të taksave të vendosura nga ana e Portës së Lartë, një pjesë e popullsisë ka qenë në të mirë të qendrimit nën ombrellen e Perandorisë Otomane, për sa kohë që të drejtat dhe privilegjet tradicionale do të ruheshin. Kauza e përbashkët me pushtuesit otomanë e bejlerëve shqiptarë, nga ana tjetër, kishte ndikuar në një identifikim jo pozitiv të tyre brenda Shqipërisë, sidomos në përjetimin e popullsisë shqiptare të krishterë (rasti i Sulit që pas shtypjes brutale prej Ali Pashë Tepelenës u orientua drejt asocimit me kauzen hellenike ), por jo vetëm. Faktet historike të njohura por edhe të pathëna, që vijuan menjëherë pasi pjesa e ndriçuar e këtij kombi ende nën formim nën drejtimin e Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit shpalli pavarësinë, e vertetojnë në një farë mënyrë mungesen e formësimit adekuat të ndërgjegjës kombëtare në disa segmente të popullsisë së Shqipërisë. Qeveria kombëtare e Vlorës, u vendos menjëhërë nën sulmet nga më të ashprat të kundërshtarëve politikë, që më së shumti ishin bejlerë që aspironin të merrnin vetë secili situatën në dorë në vendin e zbrazur nga autoriteti otoman. Më së shumti mbi kauzën indipendenstiste laike dhe proadriatikase shqiptare të përfaqësuar nga Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Abdi Toptani, Mustafa Kruja, Aqif Pashë Elbasani etj., ka peshuar faktori: Esad Pashë Toptani. Më shumë se sa një përsonazh i vetmuar, ai ka qenë përfaqësuesi tipik i një Shqipërie ndryshe, që mbartej në mendjet kastës së bejlerëve protomanë dhe të pasuesve të tyre të paditur: një Shqipëri e vogël e ”qethur” nga kristanizmat antike iliriko-arbnore, e drejtuar nga një princ otoman, me lidhje të fuqishme me perandorinë aziatike dhe puthadorase me fuqitë ballkanike, të cilave në këmbim do u jepte çdo gjë nga Shqipëria e krishterë; një Shqipëri para së gjithash anti-austriake dhe për rrjedhojë jo më kurrë adriatikase.

E njejta linjë, madje me një ashpërsi edhe më të madhe vijoi edhe në periudhën gjashtë mujore të mbretërimit të Princ Vidit, kur kundër shtetit shqiptar u ngritën shqiptarë të paftilluar, të “përgjumur” e të manipuluar, aq sa shkatërruan çdo gjë që elita e brishtë drejtuese kishte krijue. Siç shkruan Misha Glenny, trimërinë e shqiptarëve “e dobësonte paaftësia për t’iu bindur një autoriteti qendror”. “Përpjekjet e krerëve nacionalistë shqiptarë si Ismail Qemal beu për të përhapur idenë e autonomisë dështuan në gjendjen e copëtuar fisnore të shoqërisë shqiptare”

Pas shfaqjes radikale të nacionalizmit shqiptar të përfaqësuar nga nuklet e sipërpërmenduar patriotike në fund të dekadës së parë të shekullit XX dhe në fillim të dekadës së dytë, politikanët e Serbisë dhe Greqisë e kuptuan se një Shqipëri e pavarur mund të ndryshonte thellësisht balancën e Fuqive në Ballkan. Lindja e nacionalizmit të organizuar dhe militant laik dhe iluminist në trevat e caktuara në Shqipëri i vuri në alarm intensiv Serbinë dhe Greqinë, mbasi secila pretendonin territore të cilat ishin në substancë shqipfolëse përsa i perket popullsisë. Nga ana tjetër, kjo shfaqje inkurajoi Austrinë dhe Italinë të endërrojnë një pikëmbështetje të re në Europën Juglindore, gjë që i alarmoi edhe më shumë shtetet ballkanike. Dhe këtë situatë e perspektivë të re në Shqipëri, politikanët e Serbisë dhe Greqisë janë përpjekur ta paraprijnë për ta kanalizuar sa më shpejt në rrjedhat destabilizuese. Në këtë paraprirje ata janë drejtuar nga një filozofi e sëndertuar me shumë kujdes. Faktet janë nga më të shumtat por unë dua të sjell për të ilustruar, ligjerimin e ish presidentit të Këshillit Serb, Vladan Gjorgeviq, i cili në pranveren e vitit 1913, botoi një libër të tërë, për të provuar se “shqiptarët nuk janë një komb”, por vetëm “një kompleks fisesh”, “pa një tip etnik” të përbashkët”, “pa një gjuhë të njësuar”, “pa një histori te vetën”, “pa një territor nacional”. Në fund fare ai arrinte në përfundimin se “tek shqiptarët nuk është zgjuar ndërgjegja kombëtare”, “as edhe nuk është shfaqur nevoja për themelimin e një shteti të pavarur”, duke arritur në këtë mënyrë në të njejtin përfundim që kishte arritur kryeministri Pashiq, sipas të cilit, “krijimi i shtetit shqiptar, përveç që do të ishte një gjë e pamundur, do të ishte edhe i rrezikshëm për qetësinë e Ballkanit dhe Europës”.

Pra strukturat drejtuese shoviniste ballkanike synuan t’ua mohojnë shqiptarëve atë çfarë ata kishin mbrojtur për vehtën. Ata goditën pikërisht filizat përbashkues të popullit me vektorë më të ç’orientuar, që po lindte nga shpërbërja e Perandorisë Osmane. Ata bënë ç’mos të ndalonin këtë proces të formimit të kombit dhe të shtetit në Shqipëri, nëpërmjet të cilit rreth një shekull më përpara ata vetë kishin kaluar. Kombi, nuk është një qënie primordiale, por është rezultat i një procesi të gjatë dhe të dhimbshëm historik. Asnjë popull, përfshirë edhe serbët dhe grekët, nuk kanë arritur të konstituohen në përiudhën moderne si shtete dhe kombe, ashtu vetvetiu, por permes një procesi shumë të gjatë dhe të vështirë ndriçimi të mendjes dhe luftrave mëvetësuese. Shqiptarët po e kryenin në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit XX këtë proces mëvetësues dhe kombkrijues, që fqinjët e tyre e kishin kryer së paku 90 vite më parë.

Bazuar mbi opinionet e mësipërme, Fuqitë Ballkanike, Mbretëria e Serbisë dhe Mbretëria e Greqisë punuan me shumë etje, sidomos pas 28 nentorit 1912. Ata jo vetëm sulmuan dhe pushtuan pjesën më të madhe të vendit, por u përqendruan duke punuar më së shumti në ato segmente të popullsisë dhe individëve lehtësisht të manipulueshëm, duke krijuar vatra afatgjata destabiliteti për shtetin e ri shqiptar, i cili nuk do t’u rezistonte dot. Një prej këtyre vatrave do të ishte Shqipëria e Jugut. Në fakt, ekziston një dallim thelbësor midis krizës së Shqipërisë së Mesme dhe krizës në Shqipërinë e Jugut më 1914, nisur nga fakti që në qendër kemi një manipulim tërësor të popullsisë, ndërsa në jug është një pushtim i mirëfilltë i jashtëm, por i kamufluar, që operoi mbi bazën e frikësimeve dhe shkalla e manipulimit ka qenë shumë e reduktuar brenda popullsisë së krishterë rajonale. Por sidoqoftë, autoriteti i shtetit shqiptar në këtë krahinë nuk arriti asnjëherë të vendosej në periudhë në studim, ndaj dhe rezultantja ka qenë e njëjtë sikurse edhe në pjesë të tjera të Shqipërisë.

Mbretëria e Greqisë në fakt nuk veproi në të njëjtën mënyrë sikurse veproi Mbretëria e Serbisë në territoret e pushtuara rishtas gjatë zhvillimeve të luftrave ballkanike. Ajo nuk shpalli ligje të jashtëzakonshme dhe të ashpra, për ta vendosur popullsinë e vendeve të pushtuara në Shqipërinë e Jugut, në një situatë përjashtimore, dhe këtë e ka bërë për të mos pranuar zyrtarisht se popullsia e Kosturit, Follorinës, Çamërisë, Sulit, Gjirokastrës, Korçës (nuk po llogarisim në këtë qasje popullsitë e perzjera të Janinës, Prevezës dhe Selanikut) etj., nuk ishte popullsi jo greke. Por ushtria greke dhe autoritetet zyrtare që e ndoqën pas, operuan edhe në Epir me të njejtat metoda shkombëtarizuese që operuan serbët në Shqipërinë Verilindore dhe Lindore. Unë dua të sjell në vemëndje dëshminë e bamirëses angleze Miss Edith Durham, e cila në një letër të dates 10 korrik 1914, dëshmon ndër të tjera masakrën e vendit të quajtur Kodra, ku mbi 200 persona të të dyja gjinive ishin copëtuar në pjesë në një kishë. Madje Durham protestonte duke iu shprehur mikut të saj Nevinson se, “pavarësisht kësaj dhe një numri rastesh të tjera plotësisht të provuara të shtazarisë së pashpjegueshme dot, Europa pa protestuar, lejoi grekët të përparojnë ripushtojnë Korçën.

Në lidhje me Shqipërinë e Jugut është vendi të shtrohet edhe një pyetje: a ka pasur në këtë rajon një sentiment të përkatësisë greke? Duhet të saktësohet se pjesa më madhe e popullsisë orthodokse të Shqipërisë së Jugut, përjashtim fshatrat e Dropullit dhe një pjese e Vurgut, është e nacionalitetit shqiptar dhe shumë pak vllah. Mirëpo propaganda greke përmes kishës orthodokse greke dhe shkollave greke, në kushtet kur turqit këmbëngulnin që të gjithë orthodoksët duhej t’i frekuentonin këto institucione, kishte bërë që pjesë të paformuara mirë të kësaj bashkësie ta konsideronin vehten edhe greke. Si qeveria otomane ashtu edhe Patriarkati Grek kanë qenë të vetëdijshëm për rrezikun që gjuha e bazuar në etno-nacionalizmin përbënte ndaj vazhdimësisë së autoritetit të tyre mbi shqiptarët, ndaj këto dy autoritete bënë gjithshka në dorë të tyre për t’i penguar shqiptarët nga mësimi i gjuhës së shkruar shqipe. Otomanët kishin urdhëruar gjuhën turke si gjuhë e arsimimit në shkollat e tyre shtetërore në Shqipëri dhe kishin ndaluar botimin e veprave në gjuhën shqipe, ndërsa Patriarkati përdori shkollat e veta për të ushqyer ndjenjat progreke në mes studentëve shqiptare Nga ana tjetër, popullsia e krishterë e Shqipërisë së Jugut, sistematikisht është ushqyer me shumë kujdes prej shtypit grek me frikën e masakrave të shqiptarëve. Shtypi grek vazhdonte të propogandonte në këtë kohë se bandat shqiptare ishin duke pritur momentin e tërheqjes së trupave greke për të plaçkitur fshatrat e Shqipërisë së Jugut. Realisht kjo propagandë kishte bërë efektet e veta. Por rastet episodike nuk shprehnin gjendjen e vertetë të vendit, e sidomos të qendrave kryesore urbane të Shqipërisë së Jugut. Për ta ilustruar gjendjen reale etnike në Shqipërinë e Jugut me duhet të citoj hollësisht një raport të një udhëtari britanik të quajtur Mr. Lister, i cili ndodhej në Korçë me 19 qershor 1914 në shoqërinë e Reverend Kristo Dako, një shqiptar i mirënjohur i këtij qyteti, protestant në religjion, i lidhur me një mision fetar amerikan dhe njëkohësisht bashkëshorti i Miss Qiriazit, e edukuar në Robert College, dhe themeluese e të parës shkollë shqipe. Lister shkruan: “Korça, nacionalistët shprehen së është një qytet i pastër shqiptar. Njerëzit të cilët nuk e njohin vendin mendojnë se është një qytet grek, sepse pjesa më e madhe e popullsisë i përket Kishës Orthodokse Greke dhe sikurse të gjithë të krishterët orthodoksë shqiptarë janë shkolluar në shkollat greke. Megjithatë, në kontrast me Korçën, duhet të pranohet se grekët, nepërmjet propagandës së tyre, që është e një date të hershme, kanë nxitur një numër më pak të arsimuarish të të krishterëvë orthodoksë në zonat fshatare, të flasin greqisht dhe ta konsiderojnë vehten grekë prej races dhe kanë ushqyer ndjenjat pro greke. Mr. Kousnetzis, Kryetar i Gjykatës së Apelit në Korçë, i cili është një himariot, pranoi se më shumë se gjysma e banorëve të fshatrave orthodokse ishin nxitur kështu të hiqnin dorë nga kombësia shqiptare dhe ta thërrisnin vehtën epirotë. Ky pranim, megjithatë, nuk i vendos ndonjë bazë pretendimeve greke në të tilla krahinat, sepse të krishterët, si grekë apo shqiptarë në simpatitë e tyre, janë gjithandej territoreve të diskutueshme, në një minoritet ndaj popullsisë së besimit islam. Deri edhe Himara, një krahinë e cituar përherë si tipike greke, katër nga shtatë fshatrat e krahinës janë musulmane” .

Për të qenë të saktë duhet të pranohet se pjesa më e madhe e popullsisë të Shqipërisë së Jugut aso kohe, por jo të gjithë, flisnin gjuhën shqipe si gjuhë të parë në shtëpitë e tyre dhe ky ka qenë faktori kryesor që do të ndikonte edhe në vendimet e Komisionit të Caktimit të Kufirit të Shqipërisë së Jugut. Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e banorëve ishin anëtarë të Kishës Orthodokse të dirigjuar nga Patriarkana greke dhe ky institucion mbështetur edhe nga një linjë politike e caktuar brenda Mbretërisë së Greqisë, ka bërë shumë që identiteti iliriko-epirot të shkrihej gradualisht në një identitet epiroto-hellen. Në këtë përpjekje të tyre ata janë ndihmuar fuqimisht nga mentaliteti turkoman i drejtuesve rajonalë shqiptarë dhe gjendja anarkike në pikpamje politike që kishte rrjedhur për shkak të luftës për pushtet që këto zhvillonin brenda Shqipërisë së sapoformuar. Pushtimi otoman pesëshekullor kishte konservuar barbarisht konservatorizmin mesjetar, ruralizimin e shoqërisë shqiptare, mbajtjen e sforcuar të çdo prirjeje për ringritje kulturore dhe civilizuese të shoqërisë në tërësi. Fuqitë e Mëdha në këtë mënyrë, në vend që t’i hapnin poret jetësore një kombi në rrugën e tij për ripërtëritje qytetare, në pamundësi për t’u marrë vesht mes vehtës, në pamundësi për të zgjidhur problemet e tyre të brendshme, e cunguan atë territorialisht, i këputën arteriet jetësore dhe ushqyen faktorët që bëjnë lehtësisht të manipulueshëm dhe të kontrollueshëm një popull të penguar historikisht në rrugën e tij të zhvillimit.

Por qendrimi i Fuqive të Mëdha duhet parë në një plan shumë më kompleks. Për dekada me radhë Fuqitë e Mëdha të rreshtuara në kampet kundërshtare ishin përfshirë në një garë të shfrenuar armatimi. Paqa e armatosur e mbajtur në një rivalitet të ashpër mes tyre për dhjetëvjeçarë, në momentin e krizës ballkanike u gjend në një moment kthese shumë të rëndësishëm. Fuqitë në momentin kur ballkanikët u përfshinë në luftë, shfaqen qartësisht se nuk kishin deshirë të bënin luftë mes tyre. Secila prej tyre, e kishte të qartë se edhe vendi më i pasur në një luftë mund të humbiste më shumë, ndaj secila prej tyre bënë të gjitha përpjekjet për ta izoluar Ballkanin. Kështu në dy Luftërat Ballkanike shkruan Glenny, ndodhi një çudi tjetër: “mirëkuptimi aktiv dhe i hapur i Fuqive të Mëdha, që, duke ndërruar taktikë, bënë çmos që të lokalizonin konfliktin dhe dolën në Ballkan si mbrojtës të asaj paqeje, që ata vetë e paten kërcënuar tridhjetë e pesë vjet më parë në Kongresin e Berlinit”

Krijimi i shtetit shqiptar dhe marrëveshja mes Fuqive të Mëdha në këtë pikë, ka qenë pjesë shumë e rëndësishme e mirëkuptimit në mes Fuqive të Mëdha. Austriakët, me mbështetjen e fuqishme të gjermanëve, arritën të impononin mes Fuqive marrëveshjen për ta detyruar Serbinë të largohej në tetor 1913 nga territori verior i shtetit të porsakrijuar shqiptar. Ndryshe nga suksesi që austriakët korrën me Serbinë, me Greqinë situata për Austrinë ndryshonte. Me 30 tetor 1913, katër ditë pasi Serbisë i ishte dorëzuar ultimatumi austriak për Shqipërinë e Veriut, austriakët në bashkëpunim me italianët, i drejtuan Greqisë një ultimatum të ngjashëm. Mirëpo Greqia ishte në një pozicion shumë më të favorshëm gjeografik dhe diplomatik se sa Serbia, po të kemi parasysh ndarjen nga Austria prej një tërësie territoriale krejtësisht malore nepër Shqipëri dhe faktin që Greqia miklohej njëkohësisht prej Gjermanisë dhe prej Fuqive të Antantës. Ndaj Austria ka vepruar me shumë kujdes në rastin e Greqisë, duke pasur parasysh raportet krejt speciale në mes perandorit Gjerman dhe mbretit të Greqisë. Duhet të kemi parasysh se në përgjithësi, në krizen e viteve 1912-1913 në Ballkan, Berlini u përmbajt nga mbështetja e vet për Austrinë dhe e ka këshilluar atë të ketë kujdes. Për të gjitha këto arsye, grekët qenë të gjendje të zgjasnin, duke rënë dakord më në fund për një marrëveshje kompromisi që u linte atyre pjesën e luanit të territoreve të diskutuar në Shqipërinë e Jugut. Madje edhe në pjesën prej nga ata u larguan, forcat e parregullta greke vazhduan të ndihmojnë qeverinë progreke, e cila më vonë do të deklaronte një lëvizje separatiste brenda Shqipërisë. Nga ana tjetër, miklimi që Gjermania i bëri Greqisë arriti pak më shumë sa fitimi i një pozicioni të shkëlqyeshëm ujdie për grekët, jo vetëm në rastin e Shqipërisë së Jugut, por edhe në pjesët e tjera të diskutueshmë në ishujt e Egjeut.

Madje në pranverën e vitit 1914, kemi një zhvendosje shumë të qartë të pozicionit të Gjermanisë drejt asnjanësisë së mirëfilltë. Kjo zhvendosje i detyrohej jo vetëm shqetësimit të shkaktuar nga grindja midis aleatëve austro-hungarezë dhe italianë, por edhe synimit gjerman për të ruajtur asnjanësinë e Greqisë në krizën e ardhshme të mundshme në Europë. Në këtë pozicion asnjanës në çështjet shqiptare Gjermania është shoqëruar edhe nga Britania e Madhe, pavarësisht se secila prej tyre ishte e lidhur me bashkësi të ndryshme interesash strategjike me aleatët përkatës dhe pavarësisht nevojës reciproke për ta mbajtur të lidhur Greqinë në krahët e vet. Në këtë mënyrë Greqia u gjend në një pozicion mjaft të privilegjuar dhe e mikluar nga të dyja krahët, e për rrjedhojë në komoditet dhe qetësi për të ndjekur me shumë këmbëngulje politiken e saj mbi Shqipërinë e Jugut.

Italia në konkurrencë dhe rivalitet të përhershëm me Austro-Hungarinë në çështjen shqiptare u mundua me të gjitha mjetet që ta kompensonte ndikimin e stabilizuar të perandorisë dualiste mbi rrethet më të përparuara të Shqipërisë kryesisht në Veri, por jo edhe aq pak në jug, me mbështetjen dhënë Esad Pashës, të cilin ajo e përzgjodhi si instrument të politikës së vet në Shqipëri, duke ia kundërvënë madje edhe princ Wied-it.

Pa ngurrim mund të mendojmë se tek pavendosmëria dhe divergjencat mes Fuqive të Mëdha duhen gjetur shkaqet e moszgjidhjes së situatës kaotike në Shqipërinë e Jugut 1913-1914, por edhe të rënies së shtetit shqiptar në rrjedhen e vitit 1914.

3. Përfundime

Përfshirja e pjesës veriore të Shqipërisë së Jugut në principaten shqiptare më 1913-1914, ka qenë një pjesë e procesit shumë të ndërlikuar të përkufizimit politik të Shqipërisë, proces që është kushtëzuar nga ndërveprimi i një sërë faktorëvë që shtrihen në historinë pararëndese dhe nga zhvillimet dramatike të krizës ballkanike 1912-1914. Këto faktorë janë shumë kompleksë dhe si në planin ndërkombëtar e ballkanik, ashtu edhe në planin e brendshëm shqiptar, kanë vepruar në kahe të përkundërta, aq sa e kanë ndërlikuar gjetjen e vijës ndarëse në mes së drejtës dhe të padrejtës, midis të drejtave të Shqipërisë dhe të drejtave të Greqisë, midis botës iliro-epirote dhe asaj heleno-epirote. Thënë ndryshe, në planin e brendshëm ballkanik, gjetja e një vije ndarëse është ndërlikuar nga strategjia politike greke në rajon, strategji e ndërtuar jo mbi realitetin faktik etnik, religjioz, por mbi një mit të sendertuar mbi teza të pavertetuara të historisë antike, të përforcuara në shekujt otomanë në kahun prohelen, por që ndodheshin jashtë konteksteve e realiteteve historike dhe etnike bashkëkohore. Miti i Epirit Hellen u imponua mbi kanceleritë e punëve të jashtme të Fuqive të Mëdha me anën e një propagandë të shfrenuar mbi tryezat diplomatike të diskutimeve nga ana e makinës së diplomacisë hellene, aq sa ky mit filloi të shndërrohej gradualisht, për shkak të mosnjohjes historike, në një entitet të dallueshëm etniko-religjioz për këtë diplomaci, të cilit, kryesisht Fuqitë e Antantës, filluan t’i referohen gradualisht si ndaj një të drejte aksiomatike të Greqisë. Nga Fuqitë e Antantës, sidomos Franca dhe Rusia e “huazuan” dhe e përdorën këtë mit për ta shndërruar në një entitet me përmbajtje etnike dhe religjioze të veçantë dhe për ta përdorur si argument kundërpeshe në ballafaqimin me Perandorinë Austro-Hungareze dhe Mbretërinë e Italisë në këtë pjesë të Europës Juglindore, në një moment shumë delikat të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare të kohës, kur dy blloqet zhvillonin një diplomaci mjaft konfrontuese. Nga ana tjetër, “operacioni” diplomatiko-ushtarak i Greqisë për aneksimin e Shqipërisë së Jugut, ose një pjese të Epirit të Jugut dhe gjithë Epirit të Veriut, është lehtësuar nga situata e mjeruar kulturore, ekonomike dhe identitare në të cilen ndodhej Shqipëria. Ky vend më shumë se sa një entitet politik i bashkuar, ishte një atdhe i një populli që ndodhej vetëm në mendjet e njerëzve të edukuar të tij, tek të cilët nuk ishte shterrur asnjëherë, brez pas brezi, gjurma para otomane iliro-epiroto-arbnore, dhe që me veprimtarinë e tyre të pashembullt, nuk ngurruan ta gjejnë këtë gjurmë nga thellësitë e Alpeve deri në brendësi të Maleve të Sulit, për ta përdorur si argument të së drejtës së një populli për vetëpërcaktim dhe vetëngritje identitare politike në Ballkan. Përndryshe, në segmente të popullsisë së entitetit shqiptar, ndergjegja arbnore kishte pësuar një deformim të cilësueshëm, aq sa segmente të caktuara të kësaj popullsie, sidomos në Shqipërinë qendrore (kam parasysh kryengritjen fshhatare të Shqipërisë se Mesme), vepruan me po aq forcë kundra zemrës së shtetit të tyre, sa vepruan edhe pushtuesit serbë, grekë dhe malazezë në periferitë e tij. Faktori i mentalitetit pro-otoman ka vepruar me një forcë të madhe kundër identitetit europian të Shqipërisë së re, sepse ky mentalitet do të godiste para së gjithash prirjet për një shtet të së drejtës, një shtet që mbron dhe respekton lirinë për të gjithë dhe do të godiste që në gjenezë krijimin e Shqipërie me një identitet të mirëfilltë europian, të bashkuar nga një princ europian (siç ishte bërë zakon në emërimet e Fuqive të Mëdha për shtetet ballkanike në fillimet e lirisë së tyre), nga një prej dinastive të famshme europiane, siç ishte dinastia e Hohenzolernëve. Në këto rrethana, lëvizja otomaniste në Shqipërinë Qendrore, ekzistenca e një segmenti pro-otomanist brenda klasës politike shqiptare në shtetin shqiptar të sapoformuar (komploti i Beqir Grebenesë), jo vetëm kanë përbërë një pengesë shumë të madhe në ngjizjen e brendshme të Shqipërisë së re në kahun e lirisë për të gjithë, por ka shërbyer edhe si një argument (alibi) shumë i fortë për lëvizjen manipuluese autonomiste vorioepirote në arritjen e objektivave të saj për copëtimin e Shqipërisë së Jugut (Korça u ripushtua nga forcat e vetëquajtura vorioepriote më 1914 pikërisht kur kryengritësit otomanistë po hynin atje). Kjo sepse pavarësisht se frymëzimi dhe drejtimi i lëvizjes autonomiste dhe separatiste vorioepirote vinte nga qarqe jo zyrtare apo edhe zyrtare të Athinës, e drejta e popullsisë së krishterë për pjesmarrje të barabartë në përcaktimin e klasës politike përfaqësuese, për vendimarrje të barabartë politike në shtetin e ri, ishte dhe është një e drejtë elementare dhe themeltare e një komuniteti në një vend të lirë, mu në zemër të Europës. Kjo jo në kuptimin se këto të drejta teorike nuk ekzistonin në bazamentin konstitucional të shtetit (Statuti Organik), por e keqja është se ato nuk ekzistonin në mendjen, zemren dhe vullnetin e pjesës më të fuqishme të klasës drejtuese të vendit që vepronte në hije të qeverisë legjitime. Elementë të veçantë të kësaj klase, të formuar me një mentalitet tipik otoman, nuk jepnin në fakt asnjë garanci për implementim të njimendtë të të drejtave konstitucionale të shtetasve. E keqja qendronte në fakt se pas klasës drejtuese të bejlerëve shqiptarë, qendronin pasues verbërisht besnikë, që u shkonin pas në mënyrë të pavetëdijshme.

Me një fjalë, formimi i shtetit shqiptar, konsideruar ky formim nga Kuvendi i Vlorës i nëntorit 1912 dhe më pas me mbretërimin e princ Wied-it, edhe pse kontribuoi në drejtim të një dinamike të re kombëtare dhe i dha një impuls procesit të ndërtimit të identitetit kombëtar dhe shtetëror shqiptar, nuk arriti të zhvillohej përtej një embrioni fillestar dhe preku jo tërësisht ndjesinë e masave të gjëra të popullsisë sidomos në pjesët pro-otomaniste të saj e për rrjedhojë nuk ka përbërë një pengesë serioze në drejtim të pengimit të ambicieve të pamotivuara greke në Shqipëri.

Por në qoftë se ka një vend që populli dhe shteti shqiptar duhet t’i jetë mirënjohës për ndihmë të pakursyer, të sinqertë në formimin politik nacional, në ringjalljen e formimin e një identiteti kulturor, gjuhësor dhe letrar dhe në mbrojtjen deri në pamundësi të tërësisë territoriale shtetërore në kufijt etnikë, ky vend është Austria Habsburge dhe populli austriak e ai hungarez. I një mendimi të tillë është edhe studiuesja Nathalie Clayer, pavarësisht se ajo e bashkëngjit në këtë pozicion edhe Italinë, gjë për të cilen unë nuk jam tërësisht në një mendje dhe çuditërisht edhe vendet ballkanike, për të cilen unë mendoj se është e pasaktë. Ajo shkruan se “zhvillimi i një identiteti kombëtar shqiptar i detyrohet shumë politikës së Austro-Hungarisë dhe Italisë, madje edhe asaj të vendeve ballkanike”. Ndërsa më pas ajo saktëson me të drejtë se “përfaqësuesit e Monarkisë së Dyfishtë kanë qenë motorët e vërtetë të përhapjes së shqiptarizimit...” , gjë që bie tërësisht kontradiktë me fragmentin e parë.

Studiuesja e mirënjohur bullgaro-amerikane, Maria Todorova e sheh rastin shqiptar si pjesë e përpjekjeve të Austro-Hungarisë për të gjetur një pararojë strategjike në Ballkan. “Shqipëria, sipas saj, nuk përbënte një rast të pastër secesionist sikurse të gjitha kombet e tjera Ballkanike. Arsyeja për këtë ishte statusi i veçantë i shqiptarëve në Perandorinë otomane dhe përpjekjet e tyre krahasimisht të vona për të fituar autonomine kulturore. Prej dhjetëveçarit të parë të shekullit XX, kur lëvizja e shqiptarëve për emancipim pati fituar një momentum të konsiderueshëm, ata u benë objekt i synimeve ekspansioniste prej anës së fqinjëve të tyre tashmë të pavarur. Kështu, ndersa kronologjikisht rilindja shqiptare rastisi me periudhën e largimit të Perandorisë Otomane, lufta e Shqipërisë për mbijetesë dhe levizja e saj irredentiste u zhvillua përkundrejt kombeve të tjera ballkanike, në mënyrë të veçantë, Serbisë dhe Greqisë. Megjithatë, ka qenë së pari dhe më i shquari presioni i Austro-Hungarisë dhe Italisë që garantoi ekzistencën e pavarësisë së Shqipërisë”

Është pretenduar shpesh herë që Austro-Hungaria mbrojti vetëm Shqipërinë katolike. Por faktet e sotme të nxjerra nga burimet arkivore, ridimensionojnë tërësisht në një pozicion plotësisht gjithpërfshirës politikën austro-hungareze ndaj Shqipërisë. Në qoftë se kufiri i Shqipërisë së Jugut është ai që njohim ne aktualisht, ai kufi, ndonëse la jashtë malësitë e Çamërisë dhe Sulit dhe Konicen, përfshiu brenda shtetit shqiptar pjesën më të madhe të territoreve shqipfolëse në Jug. Ndryshe nga ajo çfarë ndodhi në Shqipërinë Verilindore dhe atë Veriperendimore, kufiri i këmbëngulur para së gjithash nga perandoria dualiste, i caktuar më 1913, do të shërbente si një linjë shumë e rëndësishme reference dhe precedence për kufirin e Shqipërisë së pas Luftës së Parë Botërore, kohë kur kjo perandori ishte dezintegruar plotësisht, por piketat që ajo kishte vënë kufirin e Principatës Shqiptare, nuk mund të fshiheshin më lehtësisht. A ka qenë politika pro shqiptare e Austrisë edhe pjesë e politikës së saj për të kundërbalancuar Rusinë në Ballkan? Normalisht që po. Shqipëria ka qenë një pjesë e rëndësishme e politikës perandorake të ekspansionit drejt Lindjes, Juglindjes (Östpolitik). Një Shqipëri sa më e madhe e mundshme do të përbënte një zvogëlim të fitoreve ruse në Ballkan dhe një pengesë shumë të rëndësishme ndaj ambicjeve të Serbisë dhe Greqisë. Por në ndërtimin e kësaj politike proshqiptare ka ndikuar veçanërisht Kisha Katolike, mbështetëse e fuqishme e së cilës ka qenë perandoria dualiste, kanë ndikuar edhe një numër shumë influent shkencëtarësh humanistë të këtij vendi të madh, të cilët me kohë kishin hedhur bazat e shkencave albanologjike dhe kishin zbërthyer në detaje rrënjet dhe piketat e përhapjes së popullsisë iliro-arbnore. Mund të themi që ministria e punëve të jashtme e perandorisë dualiste ka qenë e mbështetur më së miri në mbrojtje të çështjes shqiptare, nga një ekspertizë me argumenta shkencore të suportuar nga një numër albanologësh të klasit të parë, gjë të cilen kanceleritë e Fuqive të tjera nuk e kanë pasur në dispozicion. Austria ka mbështetur që herët financiarisht lëvizjen kombëtare shqiptare, klerin katolik si frymëzues i orientimit proeuropian brenda kësaj lëvizjeje, intelektualë të veçantë të orientimit laik shqiptar. Studiues të caktuar në Shqipëri dikur, e kanë komentuar këtë mbështetje financiare si pjesë e një suporti agjenturor austriak. Për mendimin tim kjo përbën një vlerësim tërësisht të pabazuar dhe të mbarsur me paragjykime ideologjike. Ata studiues nuk duhet të harrojnë se falë kësaj mbështetjeje mori udhë lëvizja laike për një Shqipëri të lirë, konstitucionale dhe të shkëputur plotësisht nga Perandoria Otomane, një Shqipërie laike dhe albanianiste, me një sistem arsimor kombëtar, mbështetur mbi një alfabet dhe gjuhë të përbashkët. Mjafton të vlerësohet zhvillimi reformave administrative dhe arsimore të Shqipërisë së viteve 1916-1918, në pjesën nën zotërimin austriak, për të kuptuar rolin e kësaj perandorie në formimin e identitetit shqiptar, formimin e klasës politike që drejtoi qeveritë por edhe bëri opozitë pas Luftës së Parë Botërore dhe vendosjen e shtyllave bazë të shtetformimit në Shqipëri në periudhen e Republikës Shqiptare dhe Mbretnisë Shqiptare.

Pushtimi nga ana e Greqisë i trevave jugore të Shqipërisë Natyrale dhe më pas vendosja nën zotërim të një pjesë të rëndësishme të këtij territori për shkak të një vendimi të Fuqive të Mëdha, ka qenë pjesë e një strategjie të përcaktuar qartë, që synonte përfshirjen brenda mbretërisë helene të të gjitha tokave të banuara nga grekët. Mund të themi se zgjerimi i vitit 1913 përbënte fazen e dytë të konfigurimit gjeopolitik të shtetit helen, një synim krejtësisht i drejtë përderi sa ai nuk cenonte të drejtat e popujve të tjerë. Megjithatë, kjo përpjekje humbiste çdo justifikim me të drejtën kur shkelte të drejtat jetësore të popujve të tjerë, kur injoronte realitetet etnike dhe demografike të Ballkanit të fillim shekullit XX, dhe mbi të gjitha kur abuzonte me nocione gjeografike të antikitetit klasik dhe hellenistik. Këto nocione antike, por jo të vlefshme në bashkëkohesi, kanë shërbyer si argumente për të justifikuar gjithë politiken e Mbretërisë së Greqisë në këtë fazë të dytë të rikompozimit gjeopolitik të shtetit helen. Ato nocione antike të ofruara në tavolinë nga propaganda e qarqeve të caktuara, nga ana tjetër, kanë dezikuilibruar Fuqitë e Mëdha në vendimarrje mbi vijat ndarese të të drejtave kombëtare (në rastin kur ka munguar ekspertiza e mirëfilltë në zyrat diplomatike të fuqive); në rastin e fuqive që mbeshtesnin pa kushte Greqinë, këto nocione kanë shërbyer si “argumente” për të përhapur në errësirë “të drejtën”, për të justifikuar qendrimet e paprincipta prohelene dhe qendrimet e padrejta e jomiqësore ndaj shqiptarëve e maqedonasve sllavë. Të mendoje se pas njëzet shekujsh të trazuar në Ballkan, situacionet etnike dhe demografike të Ilirisë, Epirit, Maqedonisë, Greqisë dhe Trakisë, kishin (kanë) mbetur të palëvizshme, përbënte (përbën) një abuzim të dëmshëm me historinë e realitetin, që do të peshonte (peshon) rëndë mbi të drejtën, mbi paqen dhe mbi harmoninë mes popujve të kësaj anë të Europës për shumë kohë edhe pas viteve 1913 e 1914.

Mbretëria e Greqisë më 1913-1914 ka ndjekur me një vendosmëri të qendrueshme ndaj Shqipërisë Natyrale të Jugut, një politikë intensive aneksioniste, duke mos marrë aspak parasysh realitetin e të drejtës nacionale në këtë rajon, ku blloku kompakt entik shqiptar dhe blloku kompakt entik helen takoheshin paqësisht si dikur në antikitet. Për realizimin e synimeve janë përdorur të gjitha mjetet e mundshme: duke filluar nga ekspozimi diplomatik deri edhe tek agresionet e hapura dhe të fshehta. Shfaqja më e pajustifikuar e kësaj politike ka qenë nxitja e lëvizjes autonomiste vorio-epirote të drejtuar nga Zografos dhe Karapanos, dhe brenda saj komponenti më i rëndë ka qenë veprimi i armatosur dhe kriminal i krahut radikal vorio-epirotist, i drejtuar nga Spiro Spiromilo dhe koloneli Doulis. Pavarësisht frazeologjisë paqësore dhe gjuhës diplomatike të përdorur ndaj Shqipërisë nga autoritet zyrtare greke, në veprimin praktik në terren, në formë direkte ose indirekte, është operuar përkundrejt interesave të kompozimit të Principatës shqiptare dhe vendimit të Fuqive të Mëdha për sa i përket këtij entiteti të ri ballkanik (Perjashto qendrimin e mbretit Gjergj). Nën peshen e një politike diskriminuese dhe presuese nacionale u synua të fshihej identiteti i popullsisë shqiptare orthodokse, pjesë e një kompromisi të kahershem me autoritetet otomane të pushtimit, u orientua në kah të kundërt ndjesia nacionale e popullsisë së krahinës së Sulit dhe u stimuluan ndjenjat ekzistuese helenofile në segmente të caktuara të krahinës së Himarës. Pjesa më e stërholluar e kësaj politike, në të cilën bashkëpunimi me Mbretërinë e Serbisë ishte evident, ka qenë përkrahja e kryengritësve otomanistë të Shqipërisë së Mesme, zhvillimi i suksesshëm i së cilës iu bashkëngjit në mënyrë të përshtatshme komplotit aleat ballkanik të shkatërrimit të shtetit shqiptar dhe shkatërrimit të politikës austriake në Ballkan.

Por nga ana tjetër e gjithë kjo histori e dhimbshme, ka ngritur për herë të parë edhe një nevojë të brendshme politike në Shqipëri, nevojë që për fat të keq qendron ende për t’u zgjidhur njimendësisht: atë të themelimit të një shteti serioz, të shkëputur nga mendësia otomane, një vendi që kishte si nevojë urgjente modernizimin e përshpejtuar, europianizimin institucional dhe krijimin e bazave për ç’rrenjosjen e prapambetjes së thellë në të cilën e kishte lënë vendin pushtimi turk. Një shteti që do të dinte të formësonte strukturat e brendshme organizative në mënyrë të njimendtë, një shteti që do të respektonte aktet konstitucionale, liritë për të gjithë dhe veçantitë e të gjitha segmenteve përbërëse, një vend me institucione vetvepruese në të mirë të lirisë për të gjithë, një vend që nuk ngurron të respektojë veçantitë e komponentëve përbërës të saj religjiozë me vepra të lira përfaqësuese. Shumë pak herë në historinë e pas vitit 1913 kjo nevojë e brendshme është marrë me seriozitetin që do të duhej të trajtohej. Ai problem ka mbetur peng i trajtimeve diletante, ose është groposur nën frikën e forcës së autoritarizmave.

Krijimi i shteteve autonome dhe të pavarura në Ballkan, ka qenë jo vetëm një thyerje me të kaluarën otomane, por një hedhje poshtë e plotë e trashëgimisë politike të kësaj të kaluare. Një përpjekje e tillë ka qenë evidente dhe është karakterizuar nga përpjekjet për zëvëndësimin institucioneve të shtetit otoman me institucione europiane. Krejt evidente një gjë e tillë, kuptohet jo në mënyrë të menjëhershme, ka qenë në Greqi, Serbi, Rumani etj. Ndryshe kanë qenë rrjedhat e Shqipërisë. Shkëputja e këtij vendi me të kaluarën ka qenë shumë e vështirë, për shkak se forcat politike shkëputëse dhe europianizuese kanë qenë në minorancë dhe klasa politike lokale otomane arriti të mbijetonte fuqimisht në principaten e re. Elementët pro-perendimore arritën të impononin me vështirësi vetëm nevojen e shkëputjes nga Turqia, por dështuan në një masë të caktuar, të realizonin fazën e domosdoshme europianizuese të sistemit drejtues politik në tërësi, për një seri rrethanash të brendshme, por edhe të jashtme.

Studiuesi Jason Tomes, në librin e tij “King Zog self made monark of Albania”, e përshkruan në këtë mënyrë sa më sipër: “Bejlerët e turqizuar, në sipërfaqe më të qytetëruar, patën përpunuar nje sistem ku zyrtarët blinin postet e tyre dhe nxirrnin nga këto poste më pas aq para sa ata mundnin, ku çdonjëri me pushtet të mjaftueshem mund të bëhej vetë gjykatës dhe vetë polic. Në vendet e tjera ballkanike, kur të krishterët fituan pavarësinë, bejlerët më të keqinj u larguan së bashku me ushtrinë turke, por në Shqipëri ato mbetën në vend. Pavarësia kombëtare nënkuptonte për ata shfuqizimin e çdo privilegj të autoritetit mbi ata vetë”.

Europianizimi, si kusht paraprak për procesin e stabilitetit të një vendi të kësaj hemisfere, i shtruar për herë të parë në muajt e vitin e parë të jetës së shtetit shqiptar më 1913, është mbajtur si proces vetëm në planin sipërfaqësor dhe propagandistik. Pamundësia që të jep një vend me formime të ndryshme kulturore dhe interesat dhe përkushtimet e aktorëve më të fuqishëm të politikës të përiudhave të ndryshme, kanë penguar trajtimin dhe zbatimin e njimendtë të këtij procesi.

Në procesin europianizues të Shqipërisë nuk mjaftuan vetëm institucionet e modeluara sipas standarteve europiane (statuti organik i vitit 1914 ka qenë i formëzuar mbi standarde krejtësisht bashkëkohore për dekaden e dytë të shekullit XX), as edhe disa individë të formëzuara sipas të njëjtave parametra. Mbi këtë proces ndikuan egërsisht idetë dhe sfondet kulturore dhe ideore, shkollimet e (pa)përshtatshme dhe identitetet e aktorëve me fuqi paramilitare të politikës shqiptare, të cilët për fat të keq u përkisnin formimeve (dhe të paformimeve) nga më të skajshme. Për këtë mjafton të shqyrtojmë se si kanë qënë të formëzuar sistemet e tyre të arsimimit, prejardhjet e tyre sociale dhe vendet e emigracionit, motivimet dhe vlerat e tyre për të kuptuar se si ata kanë ndikuar apo se si ata kanë përthithur kontekstin e brendshëm institucional të ofruar nga Fuqitë e Mëdha (sot vendet demokratike perëndimore) mbi këtë vend.

Ndoshta sot, kur kufiri i Europës së Bashkuar po vjen e afrohet gjithnjë e më shumë drejt kufirit tonë verior, ka ardhë koha që importimi i procesit europianizues të merret seriozisht, dhe të behet gjithëpërfshirës në jetën politike dhe institucionale shqiptare.

Shkodër- Tiranë, shkurt 2010

PROF. DR. ROMEO GURAKUQI

UNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANËS

Marre prej Gazeta Metropol Online
trokit ketu


[ Edited Sun Mar 28 2010, 06:50AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Mar 28 2010, 06:45AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
III. PRINCIPATA SHQIPTARE DHE MBRETËRIA E GREQISË NË KONTEKSTIN E MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBETARE 1913-1914 (pjesa II)

PROF. DR. ROMEO GURAKUQI

02/03/2010 1. Hyrje në trajtimin e problemit

Trajtesa e mëposhtme është pjesë e një monografie kërkimore në dorëshkrim, në pritje të botimit, që synon të ndriçojë mbi një bazë dokumentare arkivore një problem të diskutuar në mënyrë përgjithësisht fragmentare, së fundmi në shtypin shqiptar, gjegjësisht problemin e vendosjes së vijës kufitare në mes shtetit helen dhe shtetit shqiptar më 1913-1914. Punimi është një përpjekje për të shqyrtuar një pjesë të historisë së vendosjes së një vije ndarjeje politike në mes shtetit të fundit ballkanik të lindur nga shpërbërja e Turqisë evropiane, Principatës Shqiptare, me Mbretërinë e Greqisë. Punimi nuk merr përsipër në këtë fazë të shqyrtojë rrjedhën e ballafaqimeve mes Fuqive të Mëdha në Konferencën e Ambasadorëve, (trajtuar me një kujdes të veçantë në veprën e prof. Arben Putos) , dhe rrugën që ka ndjekur diskutimi i ndërlikuar i përcaktimit definitiv të parimeve dhe pikave orientuese të kufirit të Shqipërisë së Jugut dhe Juglindjes, por përqendrohet në periudhën vijuese që pason vendimin e datës 11 gusht 1913 të Konferencës së Ambasadorëve. Ky përkufizim politik është një nga pjesëzat e historisë së dhimbshme të krizave ballkanike 1912-1914, kriza të cilësuara si kriza rritjeje dhe të përparimit të pjekurisë së shteteve të Ballkanit bashkëkohor . Në këndvështrimin tonë, mund të themi se kriza greko-shqiptare 1912-1914 ka qenë edhe një krizë e shkaktuar nga tejkalimi i pamotivuar i procesit natyral rritës të Mbretërisë së Greqisë, në dëm të një kombi me rilindje të vështirë e të ndërlikuar.

Trajtesa merret me shqyrtimin e një pjesëze të caktuar të problemit të trashëgimisë otomane në sferën politike, në segmentin më të epërm të periudhës së dezintegrimit dhe largimit të kësaj perandorie nga Evropa Juglindore. Kjo, sepse problemi i Shqipërisë së Jugut dhe caktimi i kufijve mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë probleme të mirëfillta të fushës së politikës së jashtme, që kanë implikuar jo vetëm palët e interesuara, por para së gjithash Fuqitë e Mëdha në tërësi.

Periudha që ndjek punimi ynë është e fokusuar në procesin e implementimit në terren të vendimeve të Fuqive të Mëdha mbi vijën kufitare në mes Shqipërisë dhe Greqisë, me procesin e vështirë dhe të ndërlikuar të zbrazjes së padëshiruar të Shqipërisë së Jugut nga trupat pushtuese greke, që asnjëherë nuk u plotësua konform vendimit të Fuqive të Mëdha, me lindjen e një lëvizjeje autonomiste e separatiste, të dirigjuar nga Athina në këtë pjesë të vendit, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe mjaft të rënda për kujtesën shqiptare dhe greke, dhe në fund fare, me misionin e pamundur të shtetit shqiptar dhe të Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit për ta shtrirë integritetin shtetëror në të gjithë hapësirën e njohur ndërkombëtarisht. Punimi ka si datë përmbyllëse rivendosjen e pushtimit grek mbi Shqipërinë e Jugut, më 31 tetor 1914, në rrethanat e precipitimit të Luftës së Parë Botërore dhe dezintegrimit të autoritetit shtetëror të Principatës Shqiptare, justifikuar ky ripushtim me nevojën e vendosjes së një autoriteti publik mbi këtë krahinë.

Siç mund të kuptohet, bëhet fjalë për segmentin fillestar të një marrëdhënieje të ndërlikuar në mes dy shteteve, marrëdhënie që do të riciklohet në forma të ndryshme, por gjithnjë me nota kontrastuese, edhe në vitet që pasojnë Luftën e Parë Botërore.

Kjo marrëdhënie do të jetë e përshkuar:

1. Nga një orientim konstant i Greqisë, për të pasur një kufi tokësor dhe detar sa më të përshtatshëm dhe më të kontrollueshëm në pikëpamje strategjike, pa marrë parasysh vlerësimin real të së drejtës, bazuar mbi kritere etnografike, gjeografike, ekonomike dhe strategjike.

2. Nga ngjizja gradualisht e një lëvizjeje artificiale irredentiste të emërtuar vorio-epirote, që herë-herë ka marrë pamjen e një lëvizjeje për më shumë të drejta administrative dhe në raste të veçanta ka kulmuar deri në thirrje për autonomi politike e separatiste. Çuditërisht, më e theksuar prirja e fundit ka qenë në një krahinë dhe në një popullsi me sfond të mirënjohur historik iliro-arbëror, siç është Himara. Kjo ndoshta për shkak të dy shkaqeve thelbësore: presionit me sfond osman që bejlerët e pashallarët shqiptarë në shërbim të Turqisë ushtruan mbi këtë rajon në 100-vjetshin e fundit para pavarësisë dhe për shkak të një ere lirie dhe helenizmi që u vinte atyre nga ishujt jonianë, mu përballë bregdetit himarjot.

3. Nga një politikë pothuajse e pandjeshme e Greqisë zyrtare ndaj interesave nacionale e demokratizuese të shqiptarëve dhe rreshtim pothuajse konstant përkrah Serbisë dhe kundër Shqipërisë edhe në çështje në të cilat Greqia kishte interes krejtësisht të largët. Në këtë qëndrim të saj Greqia zyrtare (përjashto mbretin Gjergji III) nuk është kujdesur aspak ta përdorë sjelljen e mundshme luajale ndaj shqiptarëve si një shprehje të vullnetit të mirë dhe mirëbesimit reciprok mes fqinjëve, duke ushqyer për rrjedhojë vazhdimisht një lloj opinioni të brendshëm mosbesues ndaj këtij vendi në Shqipëri.

4. Një pamundësi konstante e shtetit shqiptar për të ndërtuar përfaqësime institucionale politike, që do të lehtësonin ushtrimin e mirëfilltë të integritetit territorial shtetëror dhe mundësonin gëzimin e lirisë për regjionet (në Jug, por edhe në Veri), me specifika etnike dhe religjioze. Mbi të gjitha shteti shqiptar do të dështojë në njohjen në vijimësi të përfaqësimeve të efektshme dhe të përshtatshme në të gjithë piramidën e nënpiramidën shtetërore të veçantive të popullsisë mbi të cilën ushtron de jure sovranitetin. (Më vonë kemi rastin e Mirditës, të ndarë në pesë rrethe administrative, dhe shkatërrimi nëpër zona të ndryshme elektorale i bashkësive me interesa përfaqësimi të njëjta).

5. Një dëshirë e paartikuluar mirë nga pala shqiptare për të përfshirë në shtetin kombëtar së bashku me të gjitha pjesët e banuara nga shqiptarët edhe ndonjë territor ku popullsia për rrethana të kuptueshme historike ishte tërësisht e përzierë dhe e ngatërruar në një mënyrë të pazgjidhshme.

6. Pamundësia e përhershme për të ndërtuar një linjë të qëndrueshme të politikës se jashtme dhe një bashkëngjitje në një aleancë strategjike ndërkombëtare, që ia mundësonte forcimin e pozitave vendit në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor, ka qenë një prej sjelljeve të munguara të klasave politike shqiptare.

Periudha e vendosur në fokusin e punimit, më shumë sesa një periudhë ballafaquese në mes shtetit të porsaformuar shqiptar dhe Mbretërisë së Greqisë, është një periudhë kur kjo e fundit, për shkak të objektivave të saj dhe Fuqive që e përkrahnin (Franca para së gjithash, dhe Rusia pas saj), u ballafaqua me dy Fuqitë më të interesuara për Adriatikun Lindor: Perandorinë Austro-Hungareze dhe Mbretërinë e Italisë. Perandoria Austro-Hungareze, e vetmja Fuqi e Madhe që ka operuar në mbrojtjen e mirëfilltë dhe të qëndrueshme të të drejtave nacionale të popullit shqiptar, që ka punuar për një periudhë të gjatë në pikasjen e tërësisë të popullsisë ilirike të rënduar mjaft nga pesha e turqizimit dhe helenizimit disashekullor, dhe në ringjizjen e një identiteti komunitar nacional shumë të vështirë për t’u formësuar, ka qenë pengesa më e madhe për shtetet e reja ballkanike që po përpiqeshin në mënyrë të pandalshme të copëtonin dhe asgjësonin një krijesë të re shtetërore në rajon. Megjithëse në çështjen e caktimit të kufirit jugor të Shqipërisë, Perandoria Dualiste ia la pozicionin e parë Mbretërisë së Italisë, për arsye të interesave më të drejtpërdrejta strategjike të aleates së saj në Kanalin e Otrantos dhe Arkipelagun e ishujve Jonianë, mund të themi që Vjena asnjëherë nuk u tërhoq mirëfilli në një plan të dytë dhe nuk hoqi dorë nga parimet thelbësore të politikës së saj të jashtme në mbrojtje të riformimit të shtetit ilirik në Ballkan dhe të barazisë së interesave e vendimmarrjes me Italinë në çështjet shqiptare. Madje, sa herë që Italia ka ngurruar në ndjekjen me seriozitet dhe vendosmëri të objektivave strategjike të Aleancës Trepalëshe, Austria ka marrë rolin parësor. Megjithëse Italia e mori me shumë ngurrim misionin e mbrojtjes së një kufiri sa më realist mes Shqipërisë dhe Greqisë, ajo fuqi ka operuar në rastin e Shqipërisë së Jugut me një vendosmëri dhe qëndrueshmëri krejtësisht të dallueshme nga ajo që tregoi në rastin e Shqipërisë së Veriut, ku tradhtoi pa ngurrim interesat e Shqipërisë katolike, duke toleruar deri edhe ndarjen e kësaj pjese vitale të nuklit ilirik nga trungu mëmë dhe duke dobësuar në këtë mënyrë orientimin evropian të shtetit të sapolindur shqiptar në të gjitha periudhat vijuese të historisë bashkëkohore. Sipas të gjitha gjasave, vendosmëria italiane në rastin e Shqipërisë së Jugut ka qenë e lidhur para së gjithave me interesat e saj strategjike në anën lindore të Kanalit të Otrantos dhe Kanalit të Korfuzit, të cilën ajo dëshironte ta kontrollonte me çdo kusht.

Pozicioni i Greqisë në këtë krahinë të Ballkanit, në periudhën e marrë në studim, ka qenë plotësisht i pacenuar nga faktori shqiptar, për shkak se ky faktor ka qenë ende në një situatë të paformësuar, qoftë në aspektin shtetformues, qoftë në aspektin identitar nacional. Pengesën më të madhe ndaj ambicieve greke në Shqipërinë e Jugut e kanë përbërë faktet e pamohueshme etnografike mbi të cilat u mbështetën Austro-Hungaria dhe Italia, dhe një grupim i vogël i forcave patriotike shqiptare, të cilat kanë ditur të thonë fjalën e vet, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha.

2. Luftërat Ballkanike dhe Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Më 12 tetor 1912 shpërtheu Lufta Ballkanike. Brenda një periudhe të shkurtër, shtetet e reja të Ballkanit e dërrmuan Perandorinë Osmane. Fillimi i Luftës Ballkanike më 1912 i kapi në befasi përgjithësisht Fuqitë e Mëdha, të cilat nuk ishin të përgatitura për një fitore kaq të shpejtë dhe të bujshme të aleatëve ballkanikë. Po aq në befasi u kapën edhe shqiptarët dhe veprimtarët e shqiptarizmës nga përparimi i shpejtë i ushtrive aleate ballkanike, edhe pse mundësia e plasjes së një lufte në këtë rajon nuk ishte një gjë e re. Pavarësisht nga kjo, duhet të nënvizojmë se në qoftë se analizohen me kujdes zhvillimet respektive në vendet ballkanike dhe në Turqi, nuk kishte asgjë befasuese, dhe kjo prej faktit që vendet e reja të krishtera ballkanike që prej pavarësisë së tyre kishin bërë një përparim të rëndësishëm ekonomik dhe ushtarak. Me një punë të kujdesshme europianizuese, këto vende kishin arritur të implementojnë në jetën e tyre të përditshme mjaft nga mentaliteti dhe institucionet evropiane dhe në këtë mënyrë ato arritën të jenë të pajisura në mënyrë të atillë, sa të përfshiheshin në një betejë me një vend dhe popull aziatik, i cili i kishte rezistuar në mënyrë të qëndrueshme procesit europianizues. Historianët e shpjegojnë rastin e ngritjes së shteteve kombëtare në Ballkan me suksesin e nacionalizmit të krishterë, nacionalizëm i bazuar mbi frymën e tregtarëve ballkanikë të diasporave dhe me impaktin që pati mbi ata ideologjia perëndimore . Përndryshe ata do të operonin në territoret shqiptare nën Perandorinë Osmane, gati të papenguara nga një faktor shqiptar i paorganizuar në pikëpamje ushtarake dhe politike. Shpallja e pavarësisë dhe formimi i qeverisë së drejtuar nga Ismail Qemali përbënte vetëm embrionin e shtetit, por në asnjë mënyrë një entitet politik në gjendje t’u rezistonte ushtrive të shteteve më të organizuara fqinje. Vetë kancelaritë e Evropës e bënë veshin shurdh dhe vendimet e Vlorës mbetën në letër të papërfillura. Autoriteti i qeverisë së Vlorës u kufizua në trekëndëshin Vlorë-Berat-Lushnjë, ndërsa në pjesën tjetër, “bejlerë kryetarë fisesh nuk i përfillnin këta persona të veshur sipas modës europiane”. Nga ana tjetër mbi Shqipërinë dhe shqiptarët do të peshonte rëndë për kohën, por edhe për të ardhmen, çështja e lidhjes së ngushtë me shoqërinë otomane. Kjo gjë edhe në kuptimin se tokat shqiptare nuk do të dalloheshin lehtësisht nga trashëgimia otomane dhe aleatët ballkanikë do ta përdornin këtë si pretekst për realizmin e objektivave të veta pushtuese.

Me fillimin e Luftës Ballkanike, trupat greke të përqendruara në Thesali arritën të thyejnë rezistencën otomane në pjesën perëndimore të Maqedonisë. Fillimisht u pushtuan Follorina e Kosturi dhe më pas, forcat ushtarake të komanduara nga gjenerali Damianos, arritën që në fillim (6) të dhjetorit 1912 të pushtonin Korçën dhe njëkohësisht filluan të mbysnin forcat nacionaliste shqiptare duke burgosur pjesën më të madhe të tyre në pjesën e Shqipërisë së Jugut. Në këtë mënyrë Mbretëria e Greqisë arriti të plotësojë synimet e veta më parësore. Kjo, sepse me marrjen e Janinës (ndërkohë Greqia kishte pushtuar edhe Selanikun), Greqia tashmë u bashkua me territorin që grekët e quanin Epir dhe që në fakt ishte segmenti më jugor i Toskërisë shqiptare, ku bashkësitë shqiptare kompakte jetonin përkrah vertikalisht, grekëve, hebrenjve dhe turqve.

Në këto zhvillime e sipër në terrenin e luftërave ballkanike u mblodh Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër, më 17 dhjetor 1912, për të zgjidhur problemet e lindura nga lufta në mes Aleatëve Ballkanikë dhe Turqisë. Më 17 dhjetor 1912, ambasadorët e Fuqive të Mëdha të akredituar në Britaninë e Madhe u takuan nën kryesinë e Sir Edward Greyt, për të mbikëqyrur procesin e paqes në Ballkan dhe për të mbrojtur interesat e Fuqive të Mëdha në rajon. Kjo konferencë u mblodh me cilësinë e “Mbledhjes së Ambasadorëve të Gjashtë Fuqive të Mëdha nënshkruese të Traktatit të Berlinit”. Duhet të kihet parasysh se Konferenca e Ambasadorëve synonte gjithashtu të zgjidhte kundërshtitë në mes Fuqive të Mëdha, në mënyrë të veçantë ato në mes tri prej tyre, më drejtpërdrejtë të interesuara në Gadishullin Ballkanik: Austro-Hungaria, Italia dhe Rusia. Në këtë mënyrë, rendi gjeopolitik i vendosur në Konferencën e Berlinit, në Londër do të zëvendësohej me një marrëveshje të re. Shikuar në një kontekst historik më të gjerë, Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 1912-1913, ishte etapa e fundit e sistemit të kongreseve të vënë në jetë më së pari nga Kongresi i Vjenës, 1814-1815.

Rusia e shikonte rënien e Perandorisë Otomane si një rast të përshtatshëm për të theksuar rolin e saj si mbrojtëse e sllavëve të Ballkanit, me synimin për të siguruar më shumë ndikim mbi Detin e Zi dhe Konstandinopojën, ndërsa Austro-Hungaria frikësohej se si pasojë e rënies së Perandorisë Otomane dhe shtrirjes së ndikimit serb, perandoria e saj shumëetnike do të dezintegrohej. Nga ana e tyre, shtetarët gjermanë nuk mund ta lejonin humbjen e aleatit të saj kryesor, prandaj problemi i Austrisë në Ballkan do të bëhej edhe një problem i Gjermanisë. Po ashtu në mënyrë të ngjashme, duke qenë se për Francën aleanca me Rusinë ishte themeltare për sigurinë e saj, edhe Franca nuk kishte zgjidhje tjetër, veçse të përkrahte ngushtësisht Rusinë . Në këtë kontekst interesash do të zhvilloheshin punimet e Konferencës së Ambasadorëve, që nuk është gjë tjetër veçse një prej shfaqjeve më të fundit të “diplomacisë së armatosur të Fuqive të Mëdha”, gjithnjë e më shumë e destabilizuar para Luftës së Parë Botërore, pavarësisht se në Londër Koncerti i Fuqive të Mëdha funksionoi edhe një herë, ndoshta për të fundit herë, në mënyrë të suksesshme. Fuqitë arritën se paku ta përmbanin Luftën Ballkanike që të mos shndërrohej në një krizë të përgjithshme të sistemit të shteteve. Pas këtij momenti parë nga Berlini dhe Vjena, e ardhmja nuk premtonte më bashkëpunim dhe moderacion, por izolim të mëtejshëm dhe inferioritet. Në vend që të punohej për garantimin e sigurisë dhe pavarësisë së të gjitha Fuqive të Mëdha, që kishte qenë një prej parimeve mbi bazën e të cilave kishte funksionuar koncerti i Fuqive të Mëdha gjatë shekullit XIX për të garantuar stabilitetin ndërkombëtar, sistemi tani shfaqej si rrezikues i mbijetesës së Fuqive Qendrore. Balanca e fuqive në këtë rast përjetohej si e prishur në qendrën e Evropës.

Mirëpo për shkak të kontradiktave të thella në mes Fuqive të Mëdha, para së gjithash, mes Austro-Hungarisë dhe Rusisë, Shqipëria më këtë konferencë, për të mbajtur më këmbë koncertin e Fuqive, u copëtua. Trungut kombëtar shqiptar iu ndërprenë arteriet themelore që e bëjnë të funksionueshëm një komb, lidhshmëria politike, ajo ekonomike, komunikimi i brendshëm njerëzor. Pasojë e drejtpërdrejtë e saj, natyrisht se nuk do të ishte tjetër veçse, varfërimi i mëtejshëm ekonomik i rajoneve të tëra malore shqiptare si rezultat i ndërprerjeve të marrëdhënieve tradicionale, ndërprerja e disa rrugëve tradicionale të komunikimit në Jug, fillimi i një periudhe të gjatë çrrënjosjeje ndaj pjesëve të mirëfillta shqiptare, gjë që çoi në një heshtje të përjetshme të tyre në shtetin helen, ruajtja e konservatorizmit gjysmëmesjetar edhe me tej në epokën moderne, mbajtja konstante e pasigurisë së brendshme politike në shtetin e ri shqiptar, dobësim i mëtejshëm i nukleve kulturore evropiane brenda kombit shqiptar, në Veri dhe në Jug, një Ballkan perëndimor krejtësisht të destabilizuar për një kohë të gjatë.

Trajtimi i problemit të kufirit të shtetit të ri shqiptar nuk u mbështet në konsiderata etnografike, historike, ekonomike etj., por u bë nga Fuqitë nën prizmin e mosprishjes së “koncertit evropian”, gjë e cila, në këndvështrimin e kësaj diplomacie, do të mund të çonte më pas në një luftë evropiane.

Në Konferencën e Ambasadorëve, interesat e Shqipërisë u ndëshkuan veçanërisht nga qëndrimi i Rusisë dhe Francës. Rusia, më 1913, u përpoq me të gjitha mënyrat dhe ia arriti që të krijonte një Shqipëri sa më të vogël që të ishte e mundur, duke u bërë presion Fuqive të tjera që t’u lëshonin Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi rajone të banuara ekskluzivisht nga shqiptarë. Madje, Rusia dhe Franca arritën deri atje sa të parashtronin edhe objeksione ndaj marrjes në shqyrtim të konsideratave etnografike nga Komisioni Ndërkombëtar i Caktimit të Kufirit Jugor të Shqipërisë, që do të krijohej për të zgjidhur çështjet në kundërshti.

Në këtë qëndrim të saj antishqiptar në Konferencën e Ambasadorëve, Rusia u lehtësua nga qëndrimi i pavendosur i Italisë sidomos në trajtimin e kufirit verior. Në trajtimin e kufirit të Shqipërisë së Jugut Italia ka mbajtur një qëndrim të ndryshëm, shumë më të përcaktuar dhe luftarak në mbrojtje të çështjes shqiptare dhe të një kufiri sa më jugor në pjesën bregdetare. Gjithsesi, mungesa e luajalitetit të qëndrueshëm, përkujdesi maksimal për interesat e saj ekonomike momental, dhe nxjerrja në plan të dytë e parimeve kryesore që udhëheqin drejt një politikë konsekuente, kanë qenë tiparet themelore që kanë drejtuar klasën politike italiane në raport me çështjen kombëtare shqiptare. Ky qëndrim i saj, i rakorduar me pozicionin e hekurt politik të Gjermanisë në mbrojtje të një ekuilibri strikt mes Fuqive dhe pro interesave të kurorës mbretërore greke (kunati i Kajzerit të Gjermanisë ishte mbret i Greqisë), dhe politikën konstante prosllave të Francës së atëhershme, ishin shtyllat themelore mbi të cilat u mbështet mekanizmi i institucionit ndërkombëtar që sanksionoi aneksimin nga ana e Serbisë të Kosovës, Malit të Zi mbi Malësinë, apo e Greqisë mbi Çamërinë, Sulin dhe Konicën.

Për të përmbledhur rolin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, duhet të themi se kjo konferencë si në fillesën e vet, ashtu edhe në metodat e mëvonshme të veprimit, nxori në pah disa prej tipareve më të rrezikshme që mbartte situata ndërkombëtare, si dhe polarizimin ekstrem të dy kampeve të armatosura ushtarake, në ballë të të cilave qëndronin Austro-Hungaria dhe Rusia, e pas kësaj të fundit gati të gjitha shtetet sllave dhe ortodokse ballkanike. Mbi të gjitha, pasoja më afatgjatë e këtij polarizimi, që u shfaq si në Vjenë, ashtu edhe në Shën Petersburg, ishte një erozion i besueshmërisë brenda koncertit të Fuqive. Mirëpo besueshmëria reciproke kishte qenë deri në atë kohë, së paku në linjat kryesore, si një mënyrë për shpëtimin e interesave jetësore të sistemit të Fuqive të Mëdha. Megjithatë, në muajt vijues pas konferencës, ndonëse të mbartur me zhvillime mjaft të rrezikshme, këto fuqi arritën disa përparime në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për të ruajtur se paku shëmbëllimin e një lloj uniteti dhe implementimin e disa ndryshimeve në hartën politike të Evropës, që ishin më të mëdhatë që nga koha e Kongresit të Berlinit më 1878. Një prej këtyre arritjeve në caktimet e hartës evropiane është Shqipëria, dhe brenda Shqipërisë, caktimi i kufirit mes këtij shtetit të ri ballkanik dhe Greqisë.

Duke qenë se fokusi i këtij punimi është Shqipëria e Jugut, në pjesën vijuese të trajtesës do të përqendrohemi kryesisht në qëndrimin e Greqisë. Pasi forcat ushtarake qeveritare greke pushtuan pjesën më të madhe të vendit, më 13 janar 1913, kryeministri grek Venizelos i drejtoi një memorandum Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në të cilën ai u kërkoi ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, të drejtën e Greqisë për të aneksuar të gjitha territoret e pushtuara prej ushtrive të saj, d.m.th. tokat e ish-vilajetit të Janinës dhe krahinat e Gjirokastrës dhe Korçës. Duke abuzuar me ngatërrimin e besimit fetar ortodoks me nacionalitetin, ai përdori në mënyrë të qëllimtë statistikat e regjistrimit turk të Shqipërisë së vitit 1908, të përgatitura nën drejtimin e Vezirit të Madh Hilmi Pasha, sipas të cilave shumica e popullsisë së këtyre hapësirave ishte e krishterë ortodokse, e për rrjedhojë të konceptimit të tij, greke. Mirëpo pushtuesit otomanë nuk kishin bërë asnjëherë dallim në mes gjuhës dhe nacionalitetit për nënshtetasit otomanë dhe ndarjet brenda këtij shteti bazoheshin në besimin fetar, ku në rastin tonë më të diskriminuarit dhe më të “padallueshmit” kanë qenë shqiptarët e besimit ortodoks, të cilët klasifikoheshin në këtë mënyrë vetëm si grekë.

Më 17 mars 1913, qyteti i Gjirokastrës pa luftë u dorëzua në duart e ushtrisë greke dhe me dorëzimin e trupave turke në të gjithë Toskërinë shqiptare, ose siç dëshirojnë në mënyrë të pajustifikuar shkencërisht Epirin e Veriut, e gjithë kjo krahinë iu nënshtrua pushtimit grek. Të gjitha përpjekjet e autoriteteve greke pas këtij momenti janë përqendruar për të mposhtur dhe shkurajuar çdo orvatje për të mbajtur gjallë patriotizmin e nacionalizmin shqiptar në këto anë dhe për ta ekspozuar këtë krahinë si një territor i banuar etnikisht nga popullsi e nacionalitetit helen.

Gjendja e krijuar në Shqipërinë jugore, pushtimi grek i ishullit të Sazanit dhe kërcënimi me bllokadë nga ana e flotës greke i portit të Durrësit, vuri në alarm shumë shpejt dy fuqitë më të interesuara të Adriatikut, Austro-Hungarinë dhe Italinë, të cilat nënshkruan me 8 maj 1913, në Romë, një marrëveshje të fshehtë, sipas së cilës të dyja fuqitë angazhoheshin për ta pushtuar dhe ndarë bashkërisht Shqipërinë. Italia veçanërisht dëshironte që Greqia duhej të largohej sa më parë nga territoret e pushtuara në bregun lindor të Adriatikut dhe veçanërisht nga Saranda dhe Gjirokastra. Qeveria italiane e informoi qeverinë greke se pushtimi i të dyja brigjeve të Ngushticës së Korfuzit vinte në rrezik komunikimin në një kanal që konsiderohej jetësor për Italinë. Ndaj, ky vend ishte i përgatitur të shkonte edhe në luftë për të parandaluar një zhvillim të tillë. Madje, Italia filloi të mobilizonte edhe trupat për të zbarkuar në Vlorë. Trupat italiane filluan të përqendrohen në Brindisi, ndërsa Austria filloi të përqendronte trupat në kufirin verior me Malin e Zi. Objektivat italiane të ekspeditës ushtarake ishin Vlora, Saranda dhe Shqipëria jugore deri në lumin Shkumbin, përndryshe objektivat austro-hungareze do të ishin Shëngjini, Shkodra dhe Shqipëria veriore. Objektivi zyrtar i dy Fuqive me këtë projekt sipërmarrjeje do të ishte angazhimi për të imponuar respektimin e vendimeve të Fuqive të Mëdha dhe për të vendosur pak rend të Shqipërinë e trazuar nga milicitë e rregullta turke, nga qeveritë e përkohshme që kishin lindur dhe lindnin ngado nëpër këtë vend, nga duart e grekëve që kërcënonin edhe Vlorën dhe serbëve që ende nuk e kishin lëshuar vendin.

Më 30 maj 1913 u nënshkrua Traktati i Londrës në mes Turqisë dhe aleatëve ballkanikë, në bazë të të cilit turqit u detyruan të dorëhiqeshin nga pjesa më e madhe e tokave ballkanike, të cilat u kalonin fuqive ballkanike, me përjashtim të pjesës që do t’i përkiste Shqipërisë, territori i së cilës do të duhej të përcaktohej nga Fuqitë e Mëdha në kufijtë veriorë dhe jugorë. Konferenca e Ambasadorëve në Londër konfirmoi njohjen e shtetit shqiptar, dhe Turqisë e fuqive aleate ballkanike iu imponua me pahir që t’ia linin gjashtë Fuqive të Mëdha detyrën e përcaktimit të kufijve të këtij shteti dhe zgjidhjes së problemeve të tjera që lidheshin me shtetformimin (nenet 2 dhe 3). Nëpërmjet formulimit të këtyre dy neneve, Fuqitë ia arritën ta përjashtonin çështjen shqiptare nga rrethi i kompetencave të Konferencës paralele të palëve ndërluftuese , gjë që në të kundërtën do të kishte qenë fatal për të ardhmen e këtij vendi. Në këtë mënyrë, çdo diskutim i çështjes shqiptare pas këtij vendimi doli jashtë çdo kompetence të aleatëve ballkanikë dhe do të diskutohej në nivelin e diplomacisë më të lartë.

Qeveria e Vlorës dhe forcat patriotike shqiptare iu përveshën punës për neutralizimin e veprimtarisë antikombëtare të Esad Pashë Toptanit, duke ia minimizuar mbështetjen e tij dhe duke bërë ç’ishte e mundur në planin diplomatik që territori nga Korça dhe Konica deri në gjirin e Ftelias t’i mbetej Shqipërisë. Për këtë na dëshmon një letër e Luigj Gurakuqit dërguar nga Roma më 18 maj 1913, Lef Nosit. Ndër të tjera ai shkruan: “Për kufinin e poshtëm të Shqipëniës po mundohena si në Londre, si këtu, me gjithë fuqië: po na shigurojnë se Korça e Konitza do jenë t’onat e nga ana e detit nukë do t’i japin Greqiës ma tepër se gjer në gji të Ftelies. D. Beratin e dërgova në Bukuresht të bajnë edhe një meeting për Korçën” .

Më 29 korrik 1913, Fuqitë e Mëdha vendosën formimin e “një principate sovrane të trashëgueshme dhe neutrale, nën garancinë e Fuqive”. Në këtë mënyrë, pas lindjes së vështirë të Vlorës, ky ishte pagëzimi zyrtar i njohur ndërkombëtarisht i shtetit shqiptar.

Pas diskutimesh të gjata, Fuqitë e Mëdha ranë dakord mes vetes të pranonin ndërtimin e një komisioni për përcaktimin e kufirit jugor të Shqipërisë. Ka qenë ministri i Jashtëm francez Stephen Pichon, që i propozoi ministrit të Jashtëm italian Tommaso Tittoni që dy fuqitë e Adriatikut, Italia dhe Austro-Hungaria, duhej ta pranonin komisionin e mësipërm, duke lënë brenda Shqipërisë Gjirokastrën dhe Korçën. Pas vendimit historik të 29 korrikut 1913, të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, mbi bazën e të cilit u konsistua formimi i shtetit të ri shqiptar si një principatë e pavarur sovrane dhe trashëgimtare në linjën e djalit të parë, nën garancinë e gjashtë Fuqive të Mëdha, vendimi më i rëndësishëm për objektin e temës sonë, të fokusuar në Shqipërinë e Jugut, ka qenë vendimi i datës 11 gusht 1913.

Gjatë zhvillimit të Luftës së Dytë Ballkanike, Fuqitë e Mëdha arritën sheshonin një pjesë të kontradiktave dhe gjithashtu qëndrimi intransigjent i Francës në mbrojtjen e paprinciptë të interesave shoviniste greke pësoi një zbutje. Në fillim të muajit gusht 1913, pas propozimit të ministrit të Jashtëm britanik Grey, drafti i kufirit jugor të Shqipërisë përcaktoi përfundimisht dy pika kryesore: 1. vija e kufirit do të shkonte nga Korça në Kepin Stillos, duke ia lënë të dyja këto pika dhe ishullin e Sazanit, Shqipërisë; 2) definitivisht u ra dakord për një komision teknik që do të vendoste pikat në terren për të gjitha krahinat e brendshme, me kushtin që të gjithë ishujt e Egjeut (të cilat deri tani Italia i kishte mbajtur si kundërpeshë ndaj Greqisë për kufirin jugor shqiptar), t’i kalonin Greqisë. Popullsia e Korçës e priti me gëzim të madh lajmin e mbetjes së qytetit të tyre në Shqipëri. Aleksandër Stavri Drenova shkruante nga Bukureshti se “këto ditë muarme edhe lajmin e bukur se Korça mbeti në Shqipëri pas vendimit të Konferencës ambasadorve të London”

Kështu, pas një periudhe të gjatë mosmarrëveshjesh në mes Fuqive të Mëdha, në këtë datë u arrit një marrëveshje për sa i përket vijës ndarëse të kufirit jugor të Shqipërisë. Konferenca e Ambasadorëve vendosi që kufiri në mes Shqipërisë dhe Greqisë duhej që të kalonte nga liqeni i Ohrit në kufirin më lindor të ish-kazasë turke të Korçës dhe do të shtrihej drejt në bregdet deri në Gjirin e Ftelias, në një pikë në jug të Kepit Stillos (përkundrejt Korfuzit). Kjo shtrirje do të përfshinte brenda Shqipërisë qytetet e Korçës, Tepelenës, Gjirokastrës dhe Delvinës, Manastirin e Shën Naumit dhe ishullin e Sazanit. Gjithashtu, që në këtë marrëveshje u caktua që krahina e Çamërisë duhej t’i kalonte Greqisë, pavarësisht se ajo krahinë ishte e populluar me popullsi shqiptare myslimane (50000) dhe ortodokse (suljote) 14000 dhe të asnjë banori me origjinë helene . Në shtesë të këtij vendimi u vendos që Kanali i Korfuzit duhej të asnjanësohej. Shtrirja e tokës së brendshme në hapësirën në kontestim në mes Shqipërisë së sapoformuar dhe Mbretërisë së Greqisë, në bazë të këtij vendimi do të duhej të përkufizohej brenda katër muajsh, prej një Komisioni Ndërkombëtar të Kufirit, të përbërë nga gjashtë ekspertë të caktuar prej gjashtë Fuqive të Mëdha. Linja do të duhej të caktohej në terren prej komisionit dhe do të duhej të ishte një kompromis në mes kufirit të pretenduar nga Greqia (në anën të së cilës qëndronte e patundur Franca) dhe atij të mbrojtur prej Italisë dhe Austro-Hungarisë. Komisionerët në përcaktimin e kufirit do të duhej të bazoheshin në karakteristikat etnografike të hapësirave të kontestuara mbi bazën e ndjenjave të banorëve dhe gjuhës së folur të popullsisë. Gjuha amtare duhej të përcaktohej e sqarohej mirë nga gjuha e folur në rrethet familjare. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, në fund fare u vendos që komisioni nuk duhej të merrte në llogarimbajtje çdo përpjekje për referendum apo për manifestime të tjera të karakterit politik. Në qoftë se lajmi i mbetjes së Korçës dhe Gjirokastrës në Shqipëri i gëzoi pa masë patriotët shqiptarë anekënd trevave etnike, vendimi për një komision që do të caktonte në vend pikat e kufirit, i “dëshproi fort gjithë shqiptarëtë të cilëtë i dinin intrigate që do përdoriji Greqia për të fituarë vendin tonë”. Për këtë arsye në Vlorë u bë një mbledhje, e cila zgjodhi një komision që do të nisej për në Romë dhe Vjenë për të mbrojtur “të drejtatë kombiare atje tek të jetë nevoja”. Në përbërje të këtij komisioni u zgjodhën: Eqrem bej Vlora, Ajaz bej Libohova, Rauf Fico, Thoma Papapano. Llambi Petri (pseudonimi i Gjergj Qiriazit), ndërsa rrugës komisionit iu bashkëngjit edhe Mufit bej Libohova dhe Pjetër Poga. Në Romë delegacioni shqiptar nuk arriti të takonte San Xhulianon, por u takua me zëvendësin e tij, i cili i premtoi se Italia do përpiqej sa të mundte për të mbrojtur territoret e caktuara Shqipërisë.

Dhe ashtu siç e parashikonin patriotët shqiptarë, qeveria mbretërore greke do të mbetej e pakënaqur nga ky vendim. Ajo vërtet kishte arritur objektivin e parë, atë të përfshirjes së Janinës në Greqi, por kishte aspiruar dhe aspironte edhe Korçën dhe Gjirokastrën. Ky vend, pas këtij momenti, i drejtuar për fatin e vet të mirë nga një prej diplomatëve dhe shtetarëve më të aftë të kësaj kohe në Ballkan, Elefterios Venizellos, dhe me një përkrahje të fuqishme prej së paku dy prej Fuqive të Antantës (Francë, Rusi), nëpërmjet një punë këmbëngulëse arriti të ndryshojë taktikën për realizmin e objektivave të veta, dhe vendosi në veprim bandat e armatosura të vetëquajtura epirote, që ishin në më të shumtën e rasteve të përbëra nga pjesëtarë të ushtrisë së rregullt mbretërore. Nëpërmjet aktivitetit edhe kriminal të këtyre bandave, Venizellos synonte t’u bënte presion Fuqive për ndryshimin e vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve mbi vijën kufitare, duke i vendosur Fuqitë para fakteve të kryera. Mund të themi se kjo taktikë politike dhe ushtarake e autoriteteve zyrtare helene të asaj kohe nuk mbeti pa dhënë rezultatet e veta në ndryshimet edhe të vogla të linjave themelore të brendshme të vendosura në terren në kufirin shqiptaro-grek. Suksesi i tyre është i lidhur para së gjithash me faktin që Fuqitë në këtë periudhë u detyruan të përballoheshin me probleme shumë më kërcënuese dhe kjo u dha mundësinë shteteve ballkanike, përfshirë edhe Greqisë, të arrijnë të dalin nga tutela, duke hyrë gradualisht, por gjithnjë e më shumë, në lojën politike të Evropës së mbërthyer nga kontradikta serioze dhe nën një garë të shfrenuar armatimesh, si forca politike të pavarura dhe të lira me të cilat do të duhej të bëhej llogari. Një diplomat francez i kohës do të vinte në dukje se pikërisht në fillimet e dekadës së dytë të shekullit XX, “për herë të parë në historinë e Çështjes Lindore, shtetet e vogla (ballkanike - shënim imi R.G.) kishin fituar një pozicion të një pavarësie të tillë nga Fuqitë e Mëdha, sa ata ndjeheshin të afta të vepronin plotësisht pa Fuqitë dhe madje për t’i marrë ata në rimorkoi”.

Veprimi grek në Shqipërinë e Jugut u....

Vijon nesër


Shkodër- Tiranë, shkurt 2010

PROF. DR. ROMEO GURAKUQI

UNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANËS

Marre prej Gazeta Metropol Online
trokit ketu


[ Edited Sun Mar 28 2010, 06:51AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Mar 28 2010, 06:48AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
IV. PRINCIPATA SHQIPTARE DHE MBRETËRIA E GREQISË NË KONTEKSTIN E MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBETARE 1913-1914 (pjesa II)

PROF. DR. ROMEO GURAKUQI
02/03/2010 1. Hyrje në trajtimin e problemit

Vijon prej shkrimit te masiperm

kaqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqqq

lehtësua nga gjendja e mjeruar në të cilën ndodhej shteti i porsakrijuar shqiptar, parë edhe si krijesë shqiptare, ose edhe si proces asistence i Fuqive të Mëdha më vonë, përmes Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Themi gjendje e mjeruar, sepse pavarësisht një udhëheqësie shumë të ngushtë të kombit ende në ngjizje e sipër, pjesa më e madhe e Shqipërisë ‘flinte’ ende nën gjumin e rëndë të goditjes pesëshekullore otomane. Në fillimet e shekullit XX pushtimi e shtypja e egër, e hapur apo e kamufluar, kishte si rezultante një kompleks krahinash, ku vërtet origjina ilirike ishte ende e dallueshme, por intensiteti i ngjyrimit ilirik dhe ndjesia europiano-adriatikase ndryshonte nga një vend në tjetrin dhe nga njëri segment i popullsisë në tjetrin. Pesha e rëndë e pushtimit otoman kishte rënduar ndërgjegjen etnike paraotomane, sidomos në krahinat fushore dhe kodrinore të Shqipërisë qendrore, ku përzierja etnike me kolonët e ardhur nga Azia kishte qenë më e madhe dhe ku identifikimi fetar i shumicës së shqiptarëve me otomanët e bënte të vështirë pranimin e dallimit midis shqiptarëve evropianë/të qytetëruar/të shtypur dhe turqve aziatikë/barbarë/ shtypës . Megjithëse në kohë ka ekzistuar një dëshirë e madhe për vetëqeverisje dhe një rezistencë e fuqishme ndaj sistemit të taksave të vendosura nga ana e Portës së Lartë, një pjesë e popullsisë ka qenë në të mirë të qëndrimit nën ombrellën e Perandorisë Otomane, për sa kohë që të drejtat dhe privilegjet tradicionale do të ruheshin. Kauza e përbashkët me pushtuesit otomanë e bejlerëve shqiptarë, nga ana tjetër, kishte ndikuar në një identifikim jopozitiv të tyre brenda Shqipërisë, sidomos në përjetimin e popullsisë shqiptare të krishterë (rasti i Sulit që pas shtypjes brutale prej Ali Pashë Tepelenës u orientua drejt asocimit me kauzën helenike ), por jo vetëm. Faktet historike të njohura, por edhe të pathëna, që vijuan menjëherë pasi pjesa e ndriçuar e këtij kombi ende nën formim nën drejtimin e Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit shpalli pavarësinë, e vërtetojnë në një farë mënyrë mungesën e formësimit adekuat të ndërgjegjes kombëtare në disa segmente të popullsisë së Shqipërisë. Qeveria kombëtare e Vlorës u vendos menjëherë nën sulmet nga më të ashprat të kundërshtarëve politikë, që më së shumti ishin bejlerë që aspironin të merrnin vetë secili situatën në dorë në vendin e zbrazur nga autoriteti otoman. Më së shumti mbi kauzën indipendentiste laike dhe proadriatikase shqiptare të përfaqësuar nga Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Abdi Toptani, Mustafa Kruja, Aqif Pashë Elbasani etj., ka peshuar faktori Esad Pashë Toptani. Më shumë se sa një personazh i vetmuar, ai ka qenë përfaqësuesi tipik i një Shqipërie ndryshe, që mbartej në mendjet kastës së bejlerëve prootomanë dhe të pasuesve të tyre të paditur: një Shqipëri e vogël e “qethur” nga kristanizmat antike iliriko-arbnore, e drejtuar nga një princ otoman, me lidhje të fuqishme me perandorinë aziatike dhe puthadorase me fuqitë ballkanike, të cilave në këmbim do t’u jepte çdo gjë nga Shqipëria e krishterë; një Shqipëri para së gjithash antiaustriake dhe për rrjedhojë jo më kurrë adriatikase.

E njëjta linjë, madje me një ashpërsi edhe më të madhe, vijoi edhe në periudhën gjashtëmujore të mbretërimit të Princ Vidit, kur kundër shtetit shqiptar u ngritën shqiptarë të paftilluar, të “përgjumur” e të manipuluar, aq sa shkatërruan çdo gjë që elita e brishtë drejtuese kishte krijuar. Siç shkruan Misha Glenny, trimërinë e shqiptarëve “e dobësonte paaftësia për t’iu bindur një autoriteti qendror”. “Përpjekjet e krerëve nacionalistë shqiptarë si Ismail Qemal beu për të përhapur idenë e autonomisë dështuan në gjendjen e copëtuar fisnore të shoqërisë shqiptare”

Pas shfaqjes radikale të nacionalizmit shqiptar të përfaqësuar nga nuklet e sipërpërmendura patriotike në fund të dekadës së parë të shekullit XX dhe në fillim të dekadës së dytë, politikanët e Serbisë dhe Greqisë e kuptuan se një Shqipëri e pavarur mund të ndryshonte thellësisht balancën e Fuqive në Ballkan. Lindja e nacionalizmit të organizuar dhe militant laik dhe iluminist në trevat e caktuara në Shqipëri i vuri në alarm intensiv Serbinë dhe Greqinë, mbasi secila pretendonin territore, të cilat ishin në substancë shqipfolëse për sa i përket popullsisë. Nga ana tjetër, kjo shfaqje inkurajoi Austrinë dhe Italinë të ëndërrojnë një pikëmbështetje të re në Evropën Juglindore, gjë që i alarmoi edhe më shumë shtetet ballkanike. Dhe këtë situatë e perspektivë të re në Shqipëri, politikanët e Serbisë dhe Greqisë janë përpjekur ta paraprijnë për ta kanalizuar sa më shpejt në rrjedhat destabilizuese. Në këtë paraprirje ata janë drejtuar nga një filozofi e sendërtuar me shumë kujdes. Faktet janë nga më të shumtat, por unë dua të sjell për të ilustruar ligjërimin e ish-presidentit të Këshillit serb, Vladan Gjorgeviq, i cili në pranverën e vitit 1913, botoi një libër të tërë për të provuar se “shqiptarët nuk janë një komb”, por vetëm “një kompleks fisesh”, “pa një tip etnik” të përbashkët”, “pa një gjuhë të njësuar”, “pa një histori të vetën”, “pa një territor nacional”. Në fund fare ai arrinte në përfundimin se “te shqiptarët nuk është zgjuar ndërgjegjja kombëtare”, “as edhe nuk është shfaqur nevoja për themelimin e një shteti të pavarur”, duke arritur në këtë mënyrë në të njëjtin përfundim që kishte arritur kryeministri Pashiq, sipas të cilit, “krijimi i shtetit shqiptar, përveç që do të ishte një gjë e pamundur, do të ishte edhe i rrezikshëm për qetësinë e Ballkanit dhe Evropës”.

Pra, strukturat drejtuese shoviniste ballkanike synuan t’ua mohojnë shqiptarëve atë çfarë ata kishin mbrojtur për veten. Ata goditën pikërisht filizat përbashkues të popullit me vektorë më të çorientuar, që po lindte nga shpërbërja e Perandorisë Osmane. Ata bënë çmos të ndalonin këtë proces të formimit të kombit dhe të shtetit në Shqipëri, nëpërmjet të cilit rreth një shekull më përpara ata vetë kishin kaluar. Kombi nuk është një qenie primordiale, por është rezultat i një procesi të gjatë dhe të dhimbshëm historik. Asnjë popull, përfshirë edhe serbët dhe grekët, nuk kanë arritur të konstituohen në periudhën moderne si shtete dhe kombe ashtu vetvetiu, por përmes një procesi shumë të gjatë dhe të vështirë ndriçimi të mendjes dhe luftërave mëvetësuese. Shqiptarët po e kryenin në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit XX këtë proces mëvetësues dhe kombkrijues, që fqinjët e tyre e kishin kryer së paku 90 vjet më parë.

Bazuar mbi opinionet e mësipërme, Fuqitë Ballkanike, Mbretëria e Serbisë dhe Mbretëria e Greqisë punuan me shumë etje, sidomos pas 28 nëntorit 1912. Ata jo vetëm sulmuan dhe pushtuan pjesën më të madhe të vendit, por u përqendruan duke punuar më së shumti në ato segmente të popullsisë dhe individëve lehtësisht të manipulueshëm, duke krijuar vatra afatgjata destabiliteti për shtetin e ri shqiptar, i cili nuk do t’u rezistonte dot. Një prej këtyre vatrave do të ishte Shqipëria e Jugut. Në fakt, ekziston një dallim thelbësor midis krizës së Shqipërisë së Mesme dhe krizës në Shqipërinë e Jugut më 1914, nisur nga fakti që në qendër kemi një manipulim tërësor të popullsisë, ndërsa në jug është një pushtim i mirëfilltë i jashtëm, por i kamufluar, që operoi mbi bazën e frikësimeve, dhe shkalla e manipulimit ka qenë shumë e reduktuar brenda popullsisë së krishterë rajonale. Por sidoqoftë, autoriteti i shtetit shqiptar në këtë krahinë nuk arriti asnjëherë të vendosej në periudhë në studim, ndaj dhe rezultantja ka qenë e njëjtë sikurse edhe në pjesë të tjera të Shqipërisë.

Mbretëria e Greqisë në fakt nuk veproi në të njëjtën mënyrë, sikurse veproi Mbretëria e Serbisë në territoret e pushtuara rishtas gjatë zhvillimeve të luftërave ballkanike. Ajo nuk shpalli ligje të jashtëzakonshme dhe të ashpra, për ta vendosur popullsinë e vendeve të pushtuara në Shqipërinë e Jugut në një situatë përjashtimore, dhe këtë e ka bërë për të mos pranuar zyrtarisht se popullsia e Kosturit, Follorinës, Çamërisë, Sulit, Gjirokastrës, Korçës (nuk po llogarisim në këtë qasje popullsitë e përziera të Janinës, Prevezës dhe Selanikut) etj., nuk ishte popullsi jogreke. Por ushtria greke dhe autoritetet zyrtare që e ndoqën pas operuan edhe në Epir me të njëjtat metoda shkombëtarizuese që operuan serbët në Shqipërinë Verilindore dhe Lindore. Unë dua të sjell në vëmendje dëshminë e bamirëses angleze zonjës Edith Durham, e cila në një letër të datës 10 korrik 1914, dëshmon ndër të tjera masakrën e vendit të quajtur Kodra, ku mbi 200 persona të të dyja gjinive ishin copëtuar në pjesë në një kishë. Madje, Durhami protestonte duke iu shprehur mikut të saj Nevinson se “pavarësisht kësaj dhe një numri rastesh të tjera plotësisht të provuara të shtazërisë së pashpjegueshme dot, Evropa pa protestuar lejoi grekët të përparojnë e ripushtojnë Korçën.

Në lidhje me Shqipërinë e Jugut është vendi të shtrohet edhe një pyetje: a ka pasur në këtë rajon një sentiment të përkatësisë greke? Duhet të saktësohet se pjesa më madhe e popullsisë ortodokse të Shqipërisë së Jugut, përjashto fshatrat e Dropullit dhe një pjesë të Vurgut, është e nacionalitetit shqiptar dhe shumë pak vllah. Mirëpo propaganda greke përmes Kishës Ortodokse greke dhe shkollave greke, në kushtet kur turqit këmbëngulnin që të gjithë ortodoksët duhej t’i frekuentonin këto institucione, kishte bërë që pjesë të paformuara mirë të kësaj bashkësie ta konsideronin veten edhe grekë. Si qeveria otomane, ashtu edhe Patriarkati grek kanë qenë të vetëdijshëm për rrezikun që gjuha e bazuar në etnonacionalizmin përbënte ndaj vazhdimësisë së autoritetit të tyre mbi shqiptarët, ndaj këto dy autoritete bënë gjithçka në dorë të tyre për t’i penguar shqiptarët nga mësimi i gjuhës së shkruar shqipe. Otomanët kishin urdhëruar gjuhën turke si gjuhë e arsimimit në shkollat e tyre shtetërore në Shqipëri dhe kishin ndaluar botimin e veprave në gjuhën shqipe, ndërsa Patriarkati përdori shkollat e veta për të ushqyer ndjenjat progreke në mes studentëve shqiptarë. Nga ana tjetër, popullsia e krishterë e Shqipërisë së Jugut, sistematikisht është ushqyer me shumë kujdes prej shtypit grek me frikën e masakrave të shqiptarëve. Shtypi grek vazhdonte të propagandonte në këtë kohë se bandat shqiptare ishin duke pritur momentin e tërheqjes së trupave greke për të plaçkitur fshatrat e Shqipërisë së Jugut. Realisht kjo propagandë kishte bërë efektet e veta. Por rastet episodike nuk shprehnin gjendjen e vërtetë të vendit, e sidomos të qendrave kryesore urbane të Shqipërisë së Jugut. Për ta ilustruar gjendjen reale etnike në Shqipërinë e Jugut, më duhet të citoj hollësisht një raport të një udhëtari britanik të quajtur Mr. Lister, i cili ndodhej në Korçë më 19 qershor 1914 në shoqërinë e Reverend Kristo Dakos, një shqiptar i mirënjohur i këtij qyteti, protestant në religjion, i lidhur me një mision fetar amerikan dhe njëkohësisht bashkëshorti i zonjës Qiriazi, e edukuar në “Robert College”, dhe themeluese e të parës shkollë shqipe. Lister shkruan: “Korça, nacionalistët shprehen se është një qytet i pastër shqiptar. Njerëzit të cilët nuk e njohin vendin mendojnë se është një qytet grek, sepse pjesa më e madhe e popullsisë i përket Kishës Ortodokse Greke dhe sikurse të gjithë të krishterët ortodoksë shqiptarë janë shkolluar në shkollat greke. Megjithatë, në kontrast me Korçën, duhet të pranohet se grekët, nëpërmjet propagandës së tyre, që është e një date të hershme, kanë nxitur një numër më pak të arsimuarish të të krishterëve ortodoksë në zonat fshatare, të flasin greqisht dhe ta konsiderojnë veten grekë prej racës dhe kanë ushqyer ndjenjat progreke. Mr. Kousnetzis, Kryetar i Gjykatës së Apelit në Korçë, i cili është një himarjot, pranoi se më shumë se gjysma e banorëve të fshatrave ortodokse ishin nxitur kështu të hiqnin dorë nga kombësia shqiptare dhe ta thërrisnin veten epirotë. Ky pranim, megjithatë, nuk i vendos ndonjë bazë pretendimeve greke në të tilla krahina, sepse të krishterët, si grekë apo shqiptarë në simpatitë e tyre, janë gjithandej territoreve të diskutueshme, në një minoritet ndaj popullsisë së besimit islam. Deri edhe Himara, një krahinë e cituar përherë si tipike greke, katër nga shtatë fshatrat e krahinës janë myslimane” .

Për të qenë të saktë, duhet të pranohet se pjesa më e madhe e popullsisë të Shqipërisë së Jugut aso kohe, por jo të gjithë, flisnin gjuhën shqipe si gjuhë të parë në shtëpitë e tyre dhe ky ka qenë faktori kryesor që do të ndikonte edhe në vendimet e Komisionit të Caktimit të Kufirit të Shqipërisë së Jugut. Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e banorëve ishin anëtarë të Kishës Ortodokse të dirigjuar nga Patriarkana greke dhe ky institucion mbështetur edhe nga një linjë politike e caktuar brenda Mbretërisë së Greqisë, ka bërë shumë që identiteti iliriko-epirot të shkrihej gradualisht në një identitet epiroto-helen. Në këtë përpjekje të tyre ata janë ndihmuar fuqimisht nga mentaliteti turkoman i drejtuesve rajonalë shqiptarë dhe gjendja anarkike në pikëpamje politike që kishte rrjedhur për shkak të luftës për pushtet që këta zhvillonin brenda Shqipërisë së sapoformuar. Pushtimi otoman pesëshekullor kishte konservuar barbarisht konservatorizmin mesjetar, ruralizimin e shoqërisë shqiptare, mbajtjen e sforcuar të çdo prirjeje për ringritje kulturore dhe civilizuese të shoqërisë në tërësi. Fuqitë e Mëdha në këtë mënyrë, në vend që t’i hapnin poret jetësore një kombi në rrugën e tij për ripërtëritje qytetare, në pamundësi për t’u marrë vesh mes vetes, në pamundësi për të zgjidhur problemet e tyre të brendshme, e cunguan atë territorialisht, i këputën arteriet jetësore dhe ushqyen faktorët që bëjnë lehtësisht të manipulueshëm dhe të kontrollueshëm një popull të penguar historikisht në rrugën e tij të zhvillimit.

Por qëndrimi i Fuqive të Mëdha duhet parë në një plan shumë më kompleks. Për dekada me radhë Fuqitë e Mëdha të rreshtuara në kampet kundërshtare ishin përfshirë në një garë të shfrenuar armatimi. Paqja e armatosur, e mbajtur në një rivalitet të ashpër mes tyre për dhjetëvjeçarë, në momentin e krizës ballkanike u gjend në një moment kthese shumë të rëndësishëm. Fuqitë në momentin kur ballkanikët u përfshinë në luftë, shfaqën qartësisht se nuk kishin dëshirë të bënin luftë mes tyre. Secila prej tyre e kishte të qartë se edhe vendi më i pasur në një luftë mund të humbiste më shumë, ndaj secila prej tyre bëri të gjitha përpjekjet për ta izoluar Ballkanin. “Kështu, në dy Luftërat Ballkanike, shkruan Glenny, ndodhi një çudi tjetër: mirëkuptimi aktiv dhe i hapur i Fuqive të Mëdha, që duke ndërruar taktikë, bënë çmos që të lokalizonin konfliktin dhe dolën në Ballkan si mbrojtës të asaj paqeje, që ata vetë e patën kërcënuar tridhjetë e pesë vjet më parë në Kongresin e Berlinit”

Krijimi i shtetit shqiptar dhe marrëveshja mes Fuqive të Mëdha në këtë pikë ka qenë pjesë shumë e rëndësishme e mirëkuptimit në mes Fuqive të Mëdha. Austriakët, me mbështetjen e fuqishme të gjermanëve, arritën të impononin mes Fuqive marrëveshjen për ta detyruar Serbinë të largohej në tetor 1913 nga territori verior i shtetit të porsakrijuar shqiptar. Ndryshe nga suksesi që austriakët korrën me Serbinë, me Greqinë situata për Austrinë ndryshonte. Më 30 tetor 1913, katër ditë pasi Serbisë i ishte dorëzuar ultimatumi austriak për Shqipërinë e Veriut, austriakët në bashkëpunim me italianët, i drejtuan Greqisë një ultimatum të ngjashëm. Mirëpo Greqia ishte në një pozicion shumë më të favorshëm gjeografik dhe diplomatik se sa Serbia, po të kemi parasysh ndarjen nga Austria prej një tërësie territoriale krejtësisht malore nëpër Shqipëri dhe faktin që Greqia miklohej njëkohësisht prej Gjermanisë dhe prej Fuqive të Antantës. Ndaj Austria ka vepruar me shumë kujdes në rastin e Greqisë, duke pasur parasysh raportet krejt speciale në mes perandorit gjerman dhe mbretit të Greqisë. Duhet të kemi parasysh se në përgjithësi, në krizën e viteve 1912-1913 në Ballkan, Berlini u përmbajt nga mbështetja e vet për Austrinë dhe e ka këshilluar atë të ketë kujdes. Për të gjitha këto arsye, grekët qenë të gjendje të zgjasnin, duke rënë dakord më në fund për një marrëveshje kompromisi që u linte atyre pjesën e luanit të territoreve të diskutuara në Shqipërinë e Jugut. Madje edhe në pjesën prej nga ata u larguan, forcat e parregullta greke vazhduan të ndihmojnë qeverinë progreke, e cila më vonë do të deklaronte një lëvizje separatiste brenda Shqipërisë. Nga ana tjetër, miklimi që Gjermania i bëri Greqisë arriti pak më shumë sa fitimi i një pozicioni të shkëlqyeshëm ujdie për grekët, jo vetëm në rastin e Shqipërisë së Jugut, por edhe në pjesët e tjera të diskutueshme në ishujt e Egjeut.

Madje në pranverën e vitit 1914, kemi një zhvendosje shumë të qartë të pozicionit të Gjermanisë drejt asnjanësisë së mirëfilltë. Kjo zhvendosje i detyrohej jo vetëm shqetësimit të shkaktuar nga grindja midis aleatëve austro-hungarezë dhe italianë, por edhe synimit gjerman për të ruajtur asnjanësinë e Greqisë në krizën e ardhshme të mundshme në Evropë. Në këtë pozicion asnjanës në çështjet shqiptare Gjermania është shoqëruar edhe nga Britania e Madhe, pavarësisht se secila prej tyre ishte e lidhur me bashkësi të ndryshme interesash strategjike me aleatët përkatës dhe pavarësisht nevojës reciproke për ta mbajtur të lidhur Greqinë në krahët e vet. Në këtë mënyrë Greqia u gjend në një pozicion mjaft të privilegjuar dhe e mikluar nga të dyja krahët, e për rrjedhojë në komoditet dhe qetësi për të ndjekur me shumë këmbëngulje politiken e saj mbi Shqipërinë e Jugut.

Italia, në konkurrencë dhe rivalitet të përhershëm me Austro-Hungarinë në çështjen shqiptare, u mundua me të gjitha mjetet që ta kompensonte ndikimin e stabilizuar të perandorisë dualiste mbi rrethet më të përparuara të Shqipërisë kryesisht në Veri, por jo edhe aq pak në jug, me mbështetjen dhënë Esad Pashës, të cilin ajo e përzgjodhi si instrument të politikës së vet në Shqipëri, duke ia kundërvënë madje edhe Princ Vidit.

Pa ngurrim mund të mendojmë se te pavendosmëria dhe divergjencat mes Fuqive të Mëdha duhen gjetur shkaqet e moszgjidhjes së situatës kaotike në Shqipërinë e Jugut 1913-1914, por edhe të rënies së shtetit shqiptar në rrjedhën e vitit 1914.

3. Përfundime

Përfshirja e pjesës veriore të Shqipërisë së Jugut në principatën shqiptare më 1913-1914, ka qenë një pjesë e procesit shumë të ndërlikuar të përkufizimit politik të Shqipërisë, proces që është kushtëzuar nga ndërveprimi i një sërë faktorëve që shtrihen në historinë pararendëse dhe nga zhvillimet dramatike të krizës ballkanike 1912-1914. Këta faktorë janë shumë kompleksë dhe si në planin ndërkombëtar e ballkanik, ashtu edhe në planin e brendshëm shqiptar, kanë vepruar në kahe të përkundërta, aq sa e kanë ndërlikuar gjetjen e vijës ndarëse në mes së drejtës dhe të padrejtës, midis të drejtave të Shqipërisë dhe të drejtave të Greqisë, midis botës iliro-epirote dhe asaj heleno-epirote. Thënë ndryshe, në planin e brendshëm ballkanik, gjetja e një vije ndarëse është ndërlikuar nga strategjia politike greke në rajon, strategji e ndërtuar jo mbi realitetin faktik etnik, religjioz, por mbi një mit të sendërtuar mbi teza të pavërtetuara të historisë antike, të përforcuara në shekujt otomanë në kahun prohelen, por që ndodheshin jashtë konteksteve e realiteteve historike dhe etnike bashkëkohore. Miti i Epirit helen u imponua mbi kancelaritë e punëve të jashtme të Fuqive të Mëdha me anën e një propagandë të shfrenuar mbi tryezat diplomatike të diskutimeve nga ana e makinës së diplomacisë helene, aq sa ky mit filloi të shndërrohej gradualisht, për shkak të mosnjohjes historike, në një entitet të dallueshëm etniko-religjioz për këtë diplomaci, të cilit, kryesisht Fuqitë e Antantës, filluan t’i referohen gradualisht si ndaj një të drejte aksiomatike të Greqisë. Nga Fuqitë e Antantës, sidomos Franca dhe Rusia e “huazuan” dhe e përdorën këtë mit për ta shndërruar në një entitet me përmbajtje etnike dhe religjioze të veçantë dhe për ta përdorur si argument kundërpeshe në ballafaqimin me Perandorinë Austro-Hungareze dhe Mbretërinë e Italisë në këtë pjesë të Evropës Juglindore, në një moment shumë delikat të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare të kohës, kur dy blloqet zhvillonin një diplomaci mjaft konfrontuese. Nga ana tjetër, “operacioni” diplomatiko-ushtarak i Greqisë për aneksimin e Shqipërisë së Jugut, ose një pjese të Epirit të Jugut dhe gjithë Epirit të Veriut, është lehtësuar nga situata e mjeruar kulturore, ekonomike dhe identitare në të cilën ndodhej Shqipëria. Ky vend, më shumë se sa një entitet politik i bashkuar, ishte një atdhe i një populli që ndodhej vetëm në mendjet e njerëzve të edukuar të tij, tek të cilët nuk ishte shterur asnjëherë, brez pas brezi, gjurma paraotomane iliro-epiroto-arbërore, dhe që me veprimtarinë e tyre të pashembullt nuk ngurruan ta gjejnë këtë gjurmë nga thellësitë e Alpeve deri në brendësi të maleve të Sulit, për ta përdorur si argument të së drejtës së një populli për vetëpërcaktim dhe vetëngritje identitare politike në Ballkan. Përndryshe, në segmente të popullsisë së entitetit shqiptar, ndërgjegjja arbërore kishte pësuar një deformim të cilësueshëm, aq sa segmente të caktuara të kësaj popullsie, sidomos në Shqipërinë Qendrore (kam parasysh kryengritjen fshatare të Shqipërisë se Mesme), vepruan me po aq forcë kundër zemrës së shtetit të tyre, sa vepruan edhe pushtuesit serbë, grekë dhe malazezë në periferitë e tij. Faktori i mentalitetit prootoman ka vepruar me një forcë të madhe kundër identitetit evropian të Shqipërisë së re, sepse ky mentalitet do të godiste para së gjithash prirjet për një shtet të së drejtës, një shtet që mbron dhe respekton lirinë për të gjithë dhe do të godiste që në gjenezë krijimin e Shqipërie me një identitet të mirëfilltë evropian, të bashkuar nga një princ evropian (siç ishte bërë zakon në emërimet e Fuqive të Mëdha për shtetet ballkanike në fillimet e lirisë së tyre), nga një prej dinastive të famshme evropiane, siç ishte dinastia e Hohenzolernëve. Në këto rrethana, lëvizja otomaniste në Shqipërinë Qendrore, ekzistenca e një segmenti prootomanist brenda klasës politike shqiptare në shtetin shqiptar të sapoformuar (komploti i Beqir Grebenesë), jo vetëm kanë përbërë një pengesë shumë të madhe në ngjizjen e brendshme të Shqipërisë së re në kahun e lirisë për të gjithë, por ka shërbyer edhe si një argument (alibi) shumë i fortë për lëvizjen manipuluese autonomiste vorioepirote në arritjen e objektivave të saj për copëtimin e Shqipërisë së Jugut (Korça u ripushtua nga forcat e vetëquajtura vorioepirote më 1914, pikërisht kur kryengritësit otomanistë po hynin atje). Kjo, sepse pavarësisht se frymëzimi dhe drejtimi i lëvizjes autonomiste dhe separatiste vorioepirote vinte nga qarqe jozyrtare apo edhe zyrtare të Athinës, e drejta e popullsisë së krishterë për pjesëmarrje të barabartë në përcaktimin e klasës politike përfaqësuese, për vendimmarrje të barabartë politike në shtetin e ri, ishte dhe është një e drejtë elementare dhe themeltare e një komuniteti në një vend të lirë, m’u në zemër të Evropës. Kjo jo në kuptimin se këto të drejta teorike nuk ekzistonin në bazamentin konstitucional të shtetit (Statuti Organik), por e keqja është se ato nuk ekzistonin në mendjen, zemrën dhe vullnetin e pjesës më të fuqishme të klasës drejtuese të vendit që vepronte në hije të qeverisë legjitime. Elementë të veçantë të kësaj klase, të formuar me një mentalitet tipik otoman, nuk jepnin në fakt asnjë garanci për implementim të njëmendtë të të drejtave konstitucionale të shtetasve. E keqja qëndronte, në fakt, se pas klasës drejtuese të bejlerëve shqiptarë qëndronin pasues verbërisht besnikë, që u shkonin pas në mënyrë të pavetëdijshme.

Me një fjalë, formimi i shtetit shqiptar, konsideruar ky formim nga Kuvendi i Vlorës i nëntorit 1912 dhe më pas me mbretërimin e Princ Vidit, edhe pse kontribuoi në drejtim të një dinamike të re kombëtare dhe i dha një impuls procesit të ndërtimit të identitetit kombëtar dhe shtetëror shqiptar, nuk arriti të zhvillohej përtej një embrioni fillestar dhe preku jo tërësisht ndjesinë e masave të gjëra të popullsisë, sidomos në pjesët prootomaniste të saj,e për rrjedhojë nuk ka përbërë një pengesë serioze në drejtim të pengimit të ambicieve të pamotivuara greke në Shqipëri.

Por në qoftë se ka një vend që populli dhe shteti shqiptar duhet t’i jetë mirënjohës për ndihmë të pakursyer, të sinqertë në formimin politik nacional, në ringjalljen e formimin e një identiteti kulturor, gjuhësor dhe letrar dhe në mbrojtjen deri në pamundësi të tërësisë territoriale shtetërore në kufijtë etnikë, ky vend është Austria Habsburge dhe populli austriak e ai hungarez. I një mendimi të tillë është edhe studiuesja Nathalie Clayer, pavarësisht se ajo e bashkëngjit në këtë pozicion edhe Italinë, gjë për të cilën unë nuk jam tërësisht në një mendje dhe çuditërisht edhe vendet ballkanike, për të cilën unë mendoj se është e pasaktë. Ajo shkruan se “zhvillimi i një identiteti kombëtar shqiptar i detyrohet shumë politikës së Austro-Hungarisë dhe Italisë, madje edhe asaj të vendeve ballkanike”. Ndërsa më pas ajo saktëson me të drejtë se “përfaqësuesit e Monarkisë së Dyfishtë kanë qenë motorët e vërtetë të përhapjes së shqiptarizimit..” , gjë që bie tërësisht në kontradiktë me fragmentin e parë.

Studiuesja e mirënjohur bullgaro-amerikane, Maria Todorova, e sheh rastin shqiptar si pjesë e përpjekjeve të Austro-Hungarisë për të gjetur një pararojë strategjike në Ballkan. “Shqipëria, sipas saj, nuk përbënte një rast të pastër secesionist sikurse të gjitha kombet e tjera Ballkanike. Arsyeja për këtë ishte statusi i veçantë i shqiptarëve në Perandorinë Otomane dhe përpjekjet e tyre krahasimisht të vona për të fituar autonominë kulturore. Prej dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XX, kur lëvizja e shqiptarëve për emancipim pati fituar një momentum të konsiderueshëm, ata u bënë objekt i synimeve ekspansioniste prej anës së fqinjëve të tyre tashmë të pavarur. Kështu, ndërsa kronologjikisht Rilindja shqiptare rastisi me periudhën e largimit të Perandorisë Otomane, lufta e Shqipërisë për mbijetesë dhe lëvizja e saj irredentiste u zhvillua përkundrejt kombeve të tjera ballkanike, në mënyrë të veçantë, Serbisë dhe Greqisë. Megjithatë, ka qenë së pari dhe më i shquari presioni i Austro-Hungarisë dhe Italisë që garantoi ekzistencën e pavarësisë së Shqipërisë.”

Është pretenduar shpesh herë që Austro-Hungaria mbrojti vetëm Shqipërinë katolike. Por faktet e sotme të nxjerra nga burimet arkivore ridimensionojnë tërësisht në një pozicion plotësisht gjithëpërfshirës politikën austro-hungareze ndaj Shqipërisë. Në qoftë se kufiri i Shqipërisë së Jugut është ai që njohim ne aktualisht, ai kufi, ndonëse la jashtë malësitë e Çamërisë dhe Sulit dhe Konicën, përfshiu brenda shtetit shqiptar pjesën më të madhe të territoreve shqipfolëse në Jug. Ndryshe nga ajo çfarë ndodhi në Shqipërinë Verilindore dhe atë Veriperëndimore, kufiri i këmbëngulur para së gjithash nga perandoria dualiste, i caktuar më 1913, do të shërbente si një linjë shumë e rëndësishme reference dhe precedence për kufirin e Shqipërisë së pas Luftës së Parë Botërore, kohë kur kjo perandori ishte dezintegruar plotësisht, por piketat që ajo kishte vënë kufirin e Principatës Shqiptare, nuk mund të fshiheshin më lehtësisht. A ka qenë politika proshqiptare e Austrisë edhe pjesë e politikës së saj për të kundërbalancuar Rusinë në Ballkan? Normalisht që po. Shqipëria ka qenë një pjesë e rëndësishme e politikës perandorake të ekspansionit drejt Lindjes, Juglindjes (Östpolitik). Një Shqipëri sa më e madhe e mundshme do të përbënte një zvogëlim të fitoreve ruse në Ballkan dhe një pengesë shumë të rëndësishme ndaj ambicieve të Serbisë dhe Greqisë. Por në ndërtimin e kësaj politike proshqiptare ka ndikuar veçanërisht Kisha Katolike, mbështetëse e fuqishme e së cilës ka qenë perandoria dualiste, kanë ndikuar edhe një numër shumë influent shkencëtarësh humanistë të këtij vendi të madh, të cilët me kohë kishin hedhur bazat e shkencave albanologjike dhe kishin zbërthyer në detaje rrënjët dhe piketat e përhapjes së popullsisë iliro-arbërore. Mund të themi që Ministria e Punëve të Jashtme e perandorisë dualiste ka qenë e mbështetur më së miri në mbrojtje të çështjes shqiptare, nga një ekspertizë me argumente shkencore të suportuar nga një numër albanologësh të klasit të parë, gjë të cilën kancelaritë e Fuqive të tjera nuk e kanë pasur në dispozicion. Austria ka mbështetur që herët financiarisht lëvizjen kombëtare shqiptare, klerin katolik si frymëzues i orientimit proeuropian brenda kësaj lëvizjeje, intelektualë të veçantë të orientimit laik shqiptar. Studiues të caktuar në Shqipëri dikur, e kanë komentuar këtë mbështetje financiare si pjesë e një suporti agjenturor austriak. Për mendimin tim, kjo përbën një vlerësim tërësisht të pabazuar dhe të mbarsur me paragjykime ideologjike. Ata studiues nuk duhet të harrojnë se falë kësaj mbështetjeje mori udhë lëvizja laike për një Shqipëri të lirë, konstitucionale dhe të shkëputur plotësisht nga Perandoria Otomane, një Shqipërie laike dhe albanianiste, me një sistem arsimor kombëtar, mbështetur mbi një alfabet dhe gjuhë të përbashkët. Mjafton të vlerësohet zhvillimi i reformave administrative dhe arsimore të Shqipërisë së viteve 1916-1918, në pjesën nën zotërimin austriak, për të kuptuar rolin e kësaj perandorie në formimin e identitetit shqiptar, formimin e klasës politike që drejtoi qeveritë, por edhe bëri opozitë pas Luftës së Parë Botërore dhe vendosjen e shtyllave bazë të shtetformimit në Shqipëri në periudhën e Republikës Shqiptare dhe Mbretërisë Shqiptare.

Pushtimi nga ana e Greqisë i trevave jugore të Shqipërisë natyrale dhe më pas vendosja nën zotërim të një pjesë të rëndësishme të këtij territori, për shkak të një vendimi të Fuqive të Mëdha, ka qenë pjesë e një strategjie të përcaktuar qartë, që synonte përfshirjen brenda mbretërisë helene të të gjitha tokave të banuara nga grekët. Mund të themi se zgjerimi i vitit 1913 përbënte fazën e dytë të konfigurimit gjeopolitik të shtetit helen, një synim krejtësisht i drejtë, përderisa ai nuk cenonte të drejtat e popujve të tjerë. Megjithatë, kjo përpjekje humbiste çdo justifikim me të drejtën kur shkelte të drejtat jetësore të popujve të tjerë, kur injoronte realitetet etnike dhe demografike të Ballkanit të fillim shekullit XX, dhe mbi të gjitha kur abuzonte me nocione gjeografike të antikitetit klasik dhe helenistik. Këto nocione antike, por jo të vlefshme në bashkëkohësi, kanë shërbyer si argumente për të justifikuar gjithë politikën e Mbretërisë së Greqisë në këtë fazë të dytë të rikompozimit gjeopolitik të shtetit helen. Ato nocione antike të ofruara në tavolinë nga propaganda e qarqeve të caktuara, nga ana tjetër, kanë dezikuilibruar Fuqitë e Mëdha në vendimmarrje mbi vijat ndarëse të të drejtave kombëtare (në rastin kur ka munguar ekspertiza e mirëfilltë në zyrat diplomatike të fuqive), në rastin e fuqive që mbështesnin pa kushte Greqinë, këto nocione kanë shërbyer si “argumente” për të përhapur në errësirë “të drejtën” për të justifikuar qëndrimet e paprincipta prohelene dhe qëndrimet e padrejta e jomiqësore ndaj shqiptarëve e maqedonasve sllavë. Të mendoje se pas njëzet shekujsh të trazuar në Ballkan, situacionet etnike dhe demografike të Ilirisë, Epirit, Maqedonisë, Greqisë dhe Trakisë, kishin (kanë) mbetur të palëvizshme, përbënte (përbën) një abuzim të dëmshëm me historinë e realitetin, që do të peshonte (peshon) rëndë mbi të drejtën, mbi paqen dhe mbi harmoninë mes popujve të kësaj anë të Evropës për shumë kohë edhe pas viteve 1913 e 1914.

Mbretëria e Greqisë më 1913-1914 ka ndjekur me një vendosmëri të qëndrueshme ndaj Shqipërisë natyrale të Jugut një politikë intensive aneksioniste, duke mos marrë aspak parasysh realitetin e të drejtës nacionale në këtë rajon, ku blloku kompakt entik shqiptar dhe blloku kompakt entik helen takoheshin paqësisht si dikur në antikitet. Për realizimin e synimeve janë përdorur të gjitha mjetet e mundshme, duke filluar nga ekspozimi diplomatik, deri edhe tek agresionet e hapura dhe të fshehta. Shfaqja më e pajustifikuar e kësaj politike ka qenë nxitja e lëvizjes autonomiste vorioepirote të drejtuar nga Zografos dhe Karapanos, dhe brenda saj komponenti më i rëndë ka qenë veprimi i armatosur dhe kriminal i krahut radikal vorioepirotist, i drejtuar nga Spiro Spiromilo dhe koloneli Doulis. Pavarësisht frazeologjisë paqësore dhe gjuhës diplomatike të përdorur ndaj Shqipërisë nga autoritet zyrtare greke, në veprimin praktik në terren, në formë direkte ose indirekte, është operuar përkundrejt interesave të kompozimit të Principatës Shqiptare dhe vendimit të Fuqive të Mëdha për sa i përket këtij entiteti të ri ballkanik (përjashto qëndrimin e mbretit Gjergj). Nën peshën e një politike diskriminuese dhe presuese nacionale u synua të fshihej identiteti i popullsisë shqiptare ortodokse, pjesë e një kompromisi të kahershëm me autoritetet otomane të pushtimit, u orientua në kah të kundërt ndjesia nacionale e popullsisë së krahinës së Sulit dhe u stimuluan ndjenjat ekzistuese helenofile në segmente të caktuara të krahinës së Himarës. Pjesa më e stërholluar e kësaj politike, në të cilën bashkëpunimi me Mbretërinë e Serbisë ishte evident, ka qenë përkrahja e kryengritësve otomanistë të Shqipërisë së Mesme, zhvillimi i suksesshëm i së cilës iu bashkëngjit në mënyrë të përshtatshme komplotit aleat ballkanik të shkatërrimit të shtetit shqiptar dhe shkatërrimit të politikës austriake në Ballkan.

Por nga ana tjetër e gjithë kjo histori e dhimbshme, ka ngritur për herë të parë edhe një nevojë të brendshme politike në Shqipëri, nevojë që për fat të keq qëndron ende për t’u zgjidhur njëmendësisht: atë të themelimit të një shteti serioz, të shkëputur nga mendësia otomane, një vendi që kishte si nevojë urgjente modernizimin e përshpejtuar, evropianizimin institucional dhe krijimin e bazave për çrrënjosjen e prapambetjes së thellë në të cilën e kishte lënë vendin pushtimi turk. Një shteti që do të dinte të formësonte strukturat e brendshme organizative në mënyrë të njëmendtë, një shteti që do të respektonte aktet konstitucionale, liritë për të gjithë dhe veçantitë e të gjitha segmenteve përbërëse, një vend me institucione vetëvepruese në të mirë të lirisë për të gjithë, një vend që nuk ngurron të respektojë veçantitë e komponentëve përbërës të saj religjiozë me vepra të lira përfaqësuese. Shumë pak herë në historinë e pas vitit 1913 kjo nevojë e brendshme është marrë me seriozitetin që do të duhej të trajtohej. Ai problem ka mbetur peng i trajtimeve diletante ose është groposur nën frikën e forcës së autoritarizmave.

Krijimi i shteteve autonome dhe të pavarura në Ballkan ka qenë jo vetëm një thyerje me të kaluarën otomane, por një hedhje poshtë e plotë e trashëgimisë politike të kësaj të kaluare. Një përpjekje e tillë ka qenë evidente dhe është karakterizuar nga përpjekjet për zëvendësimin institucioneve të shtetit otoman me institucione evropiane. Krejt evidente një gjë e tillë, kuptohet jo në mënyrë të menjëhershme, ka qenë në Greqi, Serbi, Rumani etj. Ndryshe kanë qenë rrjedhat e Shqipërisë. Shkëputja e këtij vendi me të kaluarën ka qenë shumë e vështirë, për shkak se forcat politike shkëputëse dhe evropianizuese kanë qenë në minorancë dhe klasa politike lokale otomane arriti të mbijetonte fuqimisht në principatën e re. Elementët properëndimorë arritën të impononin me vështirësi vetëm nevojën e shkëputjes nga Turqia, por dështuan në një masë të caktuar, të realizonin fazën e domosdoshme evropianizuese të sistemit drejtues politik në tërësi, për një seri rrethanash të brendshme, por edhe të jashtme.

Studiuesi Jason Tomes, në librin e tij “King Zog self made monark of Albania”, e përshkruan në këtë mënyrë sa më sipër: “Bejlerët e turqizuar, në sipërfaqe më të qytetëruar, patën përpunuar një sistem ku zyrtarët blinin postet e tyre dhe nxirrnin nga këto poste më pas aq para sa ata mundnin, ku çdonjëri me pushtet të mjaftueshëm mund të bëhej vetë gjykatës dhe vetë polic. Në vendet e tjera ballkanike, kur të krishterët fituan pavarësinë, bejlerët më të kë[shhttt] u larguan së bashku me ushtrinë turke, por në Shqipëri ata mbetën në vend. Pavarësia kombëtare nënkuptonte për ata shfuqizimin e çdo privilegji të autoritetit mbi ata vetë”.

Evropianizimi, si kusht paraprak për procesin e stabilitetit të një vendi të kësaj hemisfere, i shtruar për herë të parë në muajt e vitin e parë të jetës së shtetit shqiptar më 1913, është mbajtur si proces vetëm në planin sipërfaqësor dhe propagandistik. Pamundësia që të jep një vend me formime të ndryshme kulturore dhe interesat dhe përkushtimet e aktorëve më të fuqishëm të politikës të periudhave të ndryshme, kanë penguar trajtimin dhe zbatimin e njëmendtë të këtij procesi.

Në procesin evropianizues të Shqipërisë nuk mjaftuan vetëm institucionet e modeluara sipas standardeve evropiane (statuti organik i vitit 1914 ka qenë i formësuar mbi standarde krejtësisht bashkëkohore për dekadën e dytë të shekullit XX), as edhe disa individë të formësuar sipas të njëjtave parametra. Mbi këtë proces ndikuan egërsisht idetë dhe sfondet kulturore dhe ideore, shkollimet e (pa)përshtatshme dhe identitetet e aktorëve me fuqi paramilitare të politikës shqiptare, të cilët, për fat të keq, u përkisnin formimeve (dhe të paformimeve) nga më të skajshme. Për këtë mjafton të shqyrtojmë se si kanë qenë të formësuar sistemet e tyre të arsimimit, prejardhjet e tyre sociale dhe vendet e emigracionit, motivimet dhe vlerat e tyre, për të kuptuar se si ata kanë ndikuar apo se si ata kanë përthithur kontekstin e brendshëm institucional të ofruar nga Fuqitë e Mëdha (sot vendet demokratike perëndimore) mbi këtë vend.

Ndoshta sot, kur kufiri i Evropës së Bashkuar po vjen e afrohet gjithnjë e më shumë drejt kufirit tonë verior; ka ardhur koha që importimi i procesit evropianizues të merret seriozisht dhe të bëhet gjithëpërfshirës në jetën politike dhe institucionale shqiptare.


Shkodër- Tiranë, shkurt 2010

PROF. DR. ROMEO GURAKUQI

UNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANËS

Marre prej Gazeta Metropol Online
trokit ketu


[ Edited Sun Mar 28 2010, 06:51AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
SuperGirl
Mon Jul 23 2012, 07:04AM
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 05:58AM

Posts: 36070
Spo disha ku me e vu iket shkrim, m'u duk interesant


Karl Marks, me 1878, i shkruen Kongresit të Berlinit, si vijon:
“Arnautët (Shqiptarët) janë pjesërisht të krishtënë të ritit orthodoks-grek dhe, pjesërisht muslimanë, ku tue gjykue përsa i njohim, janë pak të përgatitun për t’u qytetnue. Primja e tyne grabitqare duhet ta detyrojë çdo qeveri fqinje t’i mbajë ata nën trysni të rreptë ushtarake, përderisa përparimi industrial në vendet fqinjë të mos u sigurojë punë atyne, si p.sh. druvarë dhe ujë-mbartës.” Kurse gadishullin e quejti “Turqi Europiane”. “Asht pasuni natyrore e trashigueme nga stërgjyshnit e rracës sllave të Jugut. Rivalë të sllavëve janë vetëm barbarët arnautë dhe turqit, të cilët prej kohësh quheshin dendun si kundërshtarët ma të egër të qytetnimit e përparimit; përkundrazi, sllavët janë të vetmit bartës të qytetnimit”.

(Kongresi i Berlinit, 1878, botim i plotë, Curcio, 1934, vëllimi VII)


Marre nga faqja 'Gegnishtja' ne facebook.



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Miri74
Mon Jul 23 2012, 07:20AM
star19man


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 06:08PM

Posts: 25129
That motherf@!§'r!!!



Back to top
SuperGirl
Mon Jul 23 2012, 07:24AM
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 05:58AM

Posts: 36070
T'pakten na ka pa pak te pergatitun me u qytetnue



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Miri74
Mon Jul 23 2012, 07:27AM
star19man


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 06:08PM

Posts: 25129
Ku asht Ceni se per nji lek kam mi ba me m'fol ma per komunista



Back to top
SuperGirl
Mon Jul 23 2012, 07:39AM
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 05:58AM

Posts: 36070
Lene se ca din Ceni se kush asht Marksi



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Miri74
Mon Jul 23 2012, 07:51AM
star19man


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 06:08PM

Posts: 25129
Kur te thojne 'Kojshia'



Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System


Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Eurodita Live - Trokit




Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube

Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 1.0253 sec, 0.0402 of that for queries. DB queries: 67. Memory Usage: 4,204kB