Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Turizmi në Shkodër
 
<< Previous thread | Next thread >>
TURIZMI NE SHKODER
Go to page  1 2 3 4
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
::bud::
Tue Sep 18 2007, 09:02pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Nqse nji i huej ju thote se do shkoj n'Shkoder per visit.
Si do t'ishte rreagimi juej dhe cka do di rrekomendoshit? B)
Back to top
SuperGirl
Tue Sep 18 2007, 09:23pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Ehhhhh.......pyetje e bukur !mistrust
Gjaja e pare qe do i rekomandosha, so ishte me gjet nje njeri persmari qe te jete orientues e te dije me e cu ne vendet qe ia vlen me pa.
Kam dyshimet e mia nese do i rekomandoja Velipojen (kete vere me qelloi te coj nje italiane, dhe u skandalizu nga lopet e derrat ) kjo sepse ne jemi mesu, po te huajt e kane veshtire te pershtaten
Kalaja eshte vend terheqes, fshatrat turistike, shiroke-zogej, Razma, Thethi (edhe kjo me dyshim pasi rruga shume e keqe)...hmmmmmm pastaj shtepite muze qe ekzistojne ne Shkoder (e Oso Kukes psh)
Keto vende po me kujtohen per mom...por me keqardhje mund te themi se ne shkoder investohet shume pak per turizmin (per te mos thene aspak)...ai mund te jete nje biznes shume fitimprures, por me fitimprures duket te jete futja e lekeve ne xhepat e pushtetareve
Sot po degjoja ne lajme, se Liqeni i Shkodres, liqeni me i madh ne Ballkan, po kthehet ne kenete jane ba aq shume projekte, per ta ba park kombetar, por plehrat vazhdojne te dominojne...deri nje dite qe do bahet vertete kenete, e te mos kemi ma as ate me u krenu



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Thu Sep 20 2007, 07:54am


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24799
Une do i kisha keshillu me vizitu Thethin se asht park kombetar dhe nji thesar i vertete i natyres tone. Kisha sugjeru qe me investu aty sidomos per turizem dimeror. Sa per Shkodren, kam shume kohe qe jam largu dhe nuk di po kalaja ka nje histori interresante dhe nuk do kisha lane pa permende guzhinen tone tradicionale. Ne fakt po e permendi ne fund po e para kishte kene mikpritja dhe njerezit si ne Shkoder, nuk i gjen ne tane Boten. Uroj qe kjo tradite te mesin sepse asht me te vertete me u krenu me te. Kiss e sa per mu njaty ne ballkonin e shpise teme tu pi nji kafe me familjen teme. !heart

I care and I wish well!

Back to top
ShKoDrAn_NyC
Thu Sep 20 2007, 05:07pm
>>>>ALBO 4 EVER<<<<

Registered Member #956
Joined: Thu Jul 26 2007, 05:15pm

Posts: 4917
une i kisha than a te ka lan truni me shku ne shkoder aa? hahahahahhahahahahaha... tallem... po gjaja e pare i kisha than me shku me dike qe flet shqip e qe me i tregu tana vendet ma te bukra ne shkoder... se kur shkon njeriu ne shkoder pa fol i fjale shqip e pa dite se ka me shku ka me lan shuem vende pa pa.

Light travels faster than sound. That is why some people appear BRIGHT until you hear them SPEAK

Back to top
menelau
Tue Oct 02 2007, 01:28pm
Registered Member #976
Joined: Mon Jul 30 2007, 09:29am

Posts: 59
Ne se nje i huaj do te propozonte per te shkuar per vizite ne Shkoder, do te thoja qe do ishte nje mendim mjaft i mire. Megjithese qyteti duket pak i drobitur dhe plus kesaj ai ballafaqohet me rrezikun urban. Gje e cila do te thote ngritje e ndertesave te reja 'steritope" , te cilat kotrastojne me urbanistiken e Shkodres, perseri Shkodra mbeter interesant dhe intriguese. Qytetin nuk duhet me e pa ne sierfaqe por ne thellesi. Une mendoj se ambienti Shkodran do te ishte terheqes per cilindo te huaj. Objektet kryesore do te ishin Rozafa, Shiroka dhe Zogaj, Dugajet e Reja, Gjuhadoli, Muzeu Historik, varreza e vjeter e Rrmajit ( ne legjen Skenderbej) , restoant " Tradita" etj .Te mos harrojme se Shkodra sherben si baze majt e mire per te eksploruar nje pjese te apleve si Razmen ,Bogen , Thethin , Vermoshin ,Lepushen e Sselcen. Velipoja nga ana tjeter eshte vetem 22 km larg. kjo e fundit megjithese ka demtime urbane ,persri ne thelb eshte e paster dhe mund te permiresohet. prane saj ka eko -sisteme mjaft te mira si laguna e Viluni dhe derdhje e Bunes me Franc Jozefin.
Back to top
BRUNJA_USA
Wed Oct 03 2007, 01:22am
MRS.

Registered Member #1062
Joined: Sat Aug 11 2007, 02:54am

Posts: 1395
UNE ISHA NE SHKODER ME NJE SHOQE AMERIKANE DHE PO JU THEM PERSHTYPJET E SAJ DHE GJANAT QE I PELQYEN MA SHUME NE SHKODER KALAJA DHE VELIPOJA DHE SIDOMOS VILUNI DHE RESTORANTI RAZAFA NE VILU QE ISHTE BA SI NJE MREKULLI .....

when ur in love u cant fall asleep cause reality is better than ur dreams !!!!!!!!!
Back to top
::bud::
Thu Oct 04 2007, 09:05pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Ku moj Brrunja_USA si skekena taku? sot i vjet shendosh...

Qfar i ka ba ma teper pershtypje nga ana negative flas?
Qfar mendonte per njrezit, frutat (organike) lopet ne mes te rruges kur kthehesh nga velipoja etj... /:)

[ Edited Tue Jan 15 2008, 08:10pm ]
Back to top
::bud::
Tue Jan 15 2008, 08:08pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
... sa per komente dhe kurjozitet!

Si te Ringjallet Turizmi ne Shkoder nepermjet Dezinjimit

SI TE RINGJALLIM TURIZMIN QYTETAR NE SHKODER NËPËRMJET DEZINJIMIT?

Të ringjallësh një qytet pas një periudhe të gjatë degradimi nuk është një detyrë e lehtë. Ky proçes nuk kryhet as brenda një viti dhe as prej një grupi të caktuar njerezish, sepse Shkodra ka humbur një pjesë të konsiderueshme të karakterit të saj të veçantë. Energjitë që duhen shpenzuar për të kthyer në „jetë“ këtë qytet janë të një sasie që shqiptarët nuk janë mësuar të dëgjojnë për to. Si mundet Shkodra të përshtasë dhe të kurajojë zhvillimin pa humbur karakterin e saj?


Pyete vetveten: kur një shok vjen në Shkodër për të të bërë një vizitë, ku do ta çosh për të parë diçka të veçantë? Çfarë vendesh do të shmangësh për të mos u kapur nga syri kritik i shokut tënd? Çfarë vendesh të ngjallin kujtime të veçanta? Mënyra se si u përgjigjesh këtyre pyetjeve do të tregojë saktësisht çfarë duhet të bësh.
Një njeri i zakonshëm ka një farë ideje rreth asaj se si duhet të jetë qyteti: një vend me rrugë që kufizohen nga trotuare me pemë në vijë të drejtë, shtëpi dhe ndërtesa të mirëmbajtura (përjashta të paktën), trafik të ngadaltë, si dhe një shesh ku banorët e qytetit të mblidhen e shoqërohen me njeri-tjetrin. Ky imazh të lë të kuptosh se në këtë qytet ekziston rregulli, pastërtia dhe siguria. Qyteti i planifikuar mirë funksionon si një vend, qoftë për të jetuar, ashtu edhe për të bërë një jetesë të mirë. Ai të përcjellë domethënien e identitetit, historisë dhe karakterit të tij të veçantë.
Shkodra nuk bën përjashtim nga ligjet që kanë prekur edhe qytete të tjera më të medhenj e më me emër se ajo. Sapo një komunitet rritet dhe ndryshon, gjithashtu edhe karakteri i tij ndryshon. Vetëm shiko në ndërtimët e reja që kanë mbirë kudo nëpër qytet. Mbrojtja dhe vazhdimësia e karakterit dhe pamjes së qytetit përfshijnë më shumë se sa mirëmbajtjen e rrugëve me pemë apo e rregullimit të fasadave të dyqaneve në rrugët kryesore. Cilësia vizuale e qytetit jo vetëm përcakton karakterin e tij, por gjithashtu tregon gjallërinë ekonomike të tij, cilësinë e jetës dhe sa kujdesen banorët e qytetit për bashkësinë e tyre. Sa për ta sqaruar me një shembull: merr Dubrovnikun apo Budvën. Të dy janë qytete ballkanike, më të vegjël në përmasa se Shkodra. Por ama ato janë qytete që vlojnë nga turistët. Ruatja e karakterit të tyre shekullor I bën ata tërheqës dhe të dëshiruar për t’u vizituar përherë. Turistët duan të shohin diçka të veçantë, në mënyrë që të derdhin sasi të konsiderueshme vlere monetare në qytetin tënd.
Dezinjimi I mirë I qytetit fillon me vendet që njerëzit I njohin dhe I konsiderojnë si të tyret. Pamjet e këtyre ndërtesave dhe hapësirave publike janë shpesh zemra dhe shpirti I bashkësisë dhe banorët e qytetit duhet të kenë ndjenjën e humbjes nëse ato zhduken apo pësojnë ndryshime të mëdha. Hapi I parë në këtë drejtim është hartimi I një inventari I vlerave fizike të qytetit dhe paraqitja e tyre në hartë. Është shumë e rëndesishme të përfshihet komuniteti kur bëhet vlerësimi I karakterit të objekteve. Grupe të caktuara mund të bëjnë një “shëtitje” nëpër lagjet e qytetit për të identifikuar vendet që kanë domethënie të veçantë. Ose anëtarët e këtyre grupeve mund të pajisen me aparate fotografike dhe kamera e të filmojnë gjërat që pëlqejnë apo nuk pëlqejnë në qytet. Dihet që ekziston një numër I shtëpive muze në qytetin e Shkodrës, por qëllimi im nuk është të bëj vlerësimin e tyre. Qëllimi im është të zbulohen të gjitha vlerat arkitektonike të qytetit të Shkodrës, sepse ato nuk jane të kufizuara vetëm në një numër të caktuar shtëpishë muze.
Të gjitha këto aktivitete mund të jenë fokusi I një mbledhje pune për dezinjimin e qytetit. Duke punuar me profesionistë të dezinjimit dhe arkitekturës, banorët e qytetit mund të përdorin vizatime të thjeshtë për të sjellë në jetë vlerat e humbura të lagjeve shkodrane.
Edhe pse ndryshon destinacioni I këtyre objekteve dhe ndërtesa të reja dalin në pah, karakteri I qytetit nuk duhet të sakrifikohet. Se si një ndërtesë e re përshtatet me ndërtesat dhe hapësirat e tjera varet nga fasada, përmasat, stili arkitekturor, ngjyra dhe materiali I ndërtesës. Përpara se të krijohen rregulla për të rregulluar dezinjimin e ndërtesave të reja dhe rinovimin e atyre të vjetrave, banorët e qytetit duhet të kuptojnë se si përdorimi i parimeve të dezinjimit të mirë mund të ndikojnë në karakterin e qytetit të tyre:
• Krijimi i vende për njerëzit dhe aktivitetet e tyre.
• Ndërtimi sipas modelit ekzistues
• Bërja e njohur e identitetit lokal dhe karakterstikave të veçanta të tij
• Krijimi I lidhjeve mes të resë dhe të vjetrës
• Krijimi i lagjeve që kanë tre elemente: zona banimi, tregëtimi dhe kulture.
• Ruajtja e elasticitetit dhe paraprija ndryshimit
• Bëjrja e lidhjes mes veçorive fizike dhe karakteristikave të qytetit.
Ndërtesat dhe hapësirat publike, së bashku me destinacionet e tyre (banimi, tregëtimi, kulture), I japin qytetit strukturën, karakterin, dendësinë dhe bukurine e tij. Në shumë qytete, qendra e qytetit varet nga një mjedis tërheqës për këmbësorët, si dhe nga mundësia e mirë që kanë këmbësorët, automjetet dhe çiklistët për të qarkullkuar. Qyteti gjithashtu e merr karakterin e tij edhe nga tabelat e reklamave, stolat, dritat e rrugëve si dhe poçat e luleve. Këto detaje shpesh lihen pas dore në proçesin e dezinjimit të qytetit, por ato mund të kenë një ndikim të madh në pamjen e komunitetit, veçanërisht kur rruga i përshtatet këmbësorëve të qytetit.
Matrica e dezinjimit të qytetit të Shkodrës mund të shërbejë si një udhëzim për të krijuar një rregullore për rishikimin e dezinjimit si dhe për të ndihmuar pronarët e godinave, firmat e ndërtimit, si dhe komisionin e urbanistikës së qytetit në marrjen e vendimeve të duhura rreth projekteve të ndërtimeve të reja dhe ndryshimet në ndërtesat ekzistuese.
Një paraqitje cilësore e qytetit të Shkodrës është jo vetëm një vlerë ekonomike por edhe burim i krenarisë së banorëve të saj. Turistët kënaqen duke vizituar vende me pamje estetike. Po ashtu bizneset zakonisht tërhiqen nga komunitetet e rregullta dhe të organizuara. Mbi të gjitha një qytet tërheqës tregon që banorët e qytetit kujdesen dhe merakosen per vendin ku jetojnë dhe se kanë dëshirë të investojnë në të.
Back to top
zjermi
Thu Jan 17 2008, 04:58am

Registered Member #1293
Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38am

Posts: 2976
kam mbaru studimet e mija per turizem, dhe ne kena perdore termin planifikim, besoj se ne kete rast kjo fjale zevendesohet me fjalen dizenjim kete nxora nga leximi i shkrimit. planifikimi ose dizenjimi asht baza e zhvillimit te turizmit. me gjithe respektin per autorin e shkrimit, nuk e pashe se ku ishte zgjidhja dhe cfare alternativash dha. teorine e tij mundesh ta degjosh cdo dite nga pedagoget e ekonomikut ne universitetin e shkodres.
Shkodra sot vuan pikerisht per faktin se gjithkush jep mendime, ide dhe fjale te bukura per shkodren. kur do te vije dita qe dikush te thote: ne baze te kesaj teorie... une ose ne do te bejme kete gje per shkodren.
Shkodra ma shume se kurre ka sot nevoje per njerez praktike qe flasin me ane te veprave, jo per teori te thana e te sterthana. iku koha per fjale+fjale+fjale 17vjet vec fjale, ka ardh koha per pune+pune+pune+ shume pune


ti o pellum simbol i paqes,
nder shekuj popujt t'kane rrespektu
ndalo pak ti n'shkodren teme
nje mesazhe urim prej meje me ju dergu.
dje prej jush une jam nda
ne vend t'huej per me lulzu
nje premtim prindve ju kam ba
sa te jem gjalle me i nderu!
(marre nga ZEST)

Back to top
zjermi
Thu Jan 17 2008, 05:00am

Registered Member #1293
Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38am

Posts: 2976
Si te Ringjallet Turizmi ne Shkoder nepermjet Dezinjimit
SI TE RINGJALLIM TURIZMIN QYTETAR NE SHKODER NËPËRMJET DEZINJIMIT

kam mbaru studimet e mija per turizem, dhe ne kena perdore termin planifikim, besoj se ne kete rast kjo fjale zevendesohet me fjalen dizenjim kete nxora nga leximi i shkrimit. planifikimi ose dizenjimi asht baza e zhvillimit te turizmit. me gjithe respektin per autorin e shkrimit, nuk e pashe se ku ishte zgjidhja dhe cfare alternativash dha. teorine e tij mundesh ta degjosh cdo dite nga pedagoget e ekonomikut ne universitetin e shkodres.
Shkodra sot vuan pikerisht per faktin se gjithkush jep mendime, ide dhe fjale te bukura per shkodren. kur do te vije dita qe dikush te thote: ne baze te kesaj teorie... une ose ne do te bejme kete gje per shkodren.
Shkodra ma shume se kurre ka sot nevoje per njerez praktike qe flasin me ane te veprave, jo per teori te thana e te sterthana. iku koha per fjale+fjale+fjale 17vjet vec fjale, ka ardh koha per pune+pune+pune+ shume pune


ti o pellum simbol i paqes,
nder shekuj popujt t'kane rrespektu
ndalo pak ti n'shkodren teme
nje mesazhe urim prej meje me ju dergu.
dje prej jush une jam nda
ne vend t'huej per me lulzu
nje premtim prindve ju kam ba
sa te jem gjalle me i nderu!
(marre nga ZEST)

Back to top
SYZEZA
Thu Jan 17 2008, 08:11am

Registered Member #828
Joined: Tue May 15 2007, 09:55am

Posts: 291
VJET KA ARDH NE SHKODER NJI SHOK I JEMI GJERMAN. ME THAN TE DREJTEN NUK KISHIM BA AS EDHE NJI PLAN KU ME SHKU SE KA VENDOS ME ARDH NE MOMENTIN E FUNDIT. UN, I FEJUMI JEM E AI GJERMANI, KENA HYP NE MAKIN E PERDITE KENA SHKU NE DREJTIME TE NDRYSHME. DI ME THAN VETEM SE KENA SHKU ANDEJ PER NGA KOMANI, E ME PA SA PAMJE E BUKUR ISHTE, E MREKULLUSHME. OSE KENA SHKU ANDEJ NGA BREGU I RANS,KISHTE KOHE QE NUK KISHA SHKU E ISHTE BA SHUM BUKUR. FILLOVA TU QESH ME VEDI SE THASH, U DESHT ME ARDH KY QE UN ME I PA NJIKTA VENDE TE BUKRA. MASANDEJ NORMALISHT N'KALA, ZOGE E SHIROK, VELIPOJ ETJ. DI ME THAN VETEM QE I KA PELQY SHUM, SIDOMOS USHQIMET QE KA SHTU NJA 5 KILE NE 1 JAVE QE KA NDEJT. BILES NA THOTE "NUK E KUPTOJ PSE KENI SHKU N'ITALI, KTU ASHT SHUM MIRE".
TASH E DI SE SHKODRA KA SHUM NEVOJE PER PERMIRESIM, PO NQS NJI I HUJ DON ME ARDH KA BOLL QA ME PA E ME U KENAQ.
Back to top
L - N
Thu Jan 17 2008, 09:58am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623



Razma



Alpet



Alpet



Vermoshi




[ Edited Wed Apr 21 2010, 08:09am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
::bud::
Thu Jan 17 2008, 02:06pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Shkodra tham se e kuptoj pak mburrjen tande rreth kesaj teme dhe nuk te ve faj sepse e di qe ka shum kohe qe po flasim dhe shum pak po bahet.
Lec edhe me mendim tand mbeshtetem plotesisht.
Siq thu edhe ti Z.Lec nuk ka praktike pa teori pra nuk mund te ndertohet nji turizem ne shkoder nese ne nuk ja kena idene ne vetvedi.
Pra mentaliteti jone duhet nderruar dhe kjo asht arsyeja qe e kam hape kete teme.
Puna pastaj vjen masi pjesa ma e madhe e shkodranve e ka fitu kete vet-ndergjegje kundrejt turizmit.
Na vujm shum per teori qe asht basa e praktikes dhe jam i qezuar qe ke maru per kyt fushe dhe ke ba shum mire se do ja shifsh hajrin sepse kjo asht e ardhmja e shkodres.
Sejcili prej nesh (jo vetem ato ne detyre) duhet te ndryshoj mentalite dhe te shikoj pak jashta qardhit te stepise se tyre dhe te rrespektoj ambjentin dhe qytetin e tyre per ti hapur rruge edhe turizmit.
Shpresoj te mirkuptohena.
Back to top
zjermi
Thu Jan 17 2008, 06:50pm

Registered Member #1293
Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38am

Posts: 2976
Lec Neli, nuk e kam pase fjalen per diskutimet qe kane ba forumistat, sepse me bahet qefi kur shoh ne forumin tone tuj u fol per turizmin ne shkoder.
ate shkrimin: Si te Ringjallet Turizmi ne Shkoder nepermjet Dezinjimit, SI TE RINGJALLIM TURIZMIN QYTETAR NE SHKODER NËPËRMJET DEZINJIMIT, e kishte shkru njefare Ilir Luigji, qe ishte kanditat per master ne nje universitet ne New York. keshtu qe pergjigjia jeme erdhi karshi ketij personi, qe mendon (ndoshta) se po na thote dicka te re, per sa i perket Zhvillimit te turizmit ne shkoder. Nderkohe qe kjo teori jepet cdo dite ne auditoret e Universitetit tone ne Shkoder. Vjet jena diplomu rreth 100 ne turizem dhe ta siguroj qe te gjithe e dine, ne teori permbajtjen e atij shkrimi. pra revolta ime ishte karshi Ilir Luigjit, qe ndoshta nuk e din gjendjen reale te turizmit ne shkoder sot.
kurse sa per shkrimet e anetarve ne forum, i deshiroj sa me te shumta cdo dite, mundesisht sa ma shume per turizmin.
Rrespekte Lec dhe rrespekte tanve qa japin mendime per turizmin

ti o pellum simbol i paqes,
nder shekuj popujt t'kane rrespektu
ndalo pak ti n'shkodren teme
nje mesazhe urim prej meje me ju dergu.
dje prej jush une jam nda
ne vend t'huej per me lulzu
nje premtim prindve ju kam ba
sa te jem gjalle me i nderu!
(marre nga ZEST)

Back to top
zjermi
Sun Jan 20 2008, 04:50am

Registered Member #1293
Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38am

Posts: 2976
Jo mor Lec, une e kuptova, se qa kishe nenkuptu ti. mandej bashke me ty dhe disa te tjere kam kenaqesi me shkemby idena sepse gjithmone, kam mesu te reja dhe jam kuptu shume bukur

ti o pellum simbol i paqes,
nder shekuj popujt t'kane rrespektu
ndalo pak ti n'shkodren teme
nje mesazhe urim prej meje me ju dergu.
dje prej jush une jam nda
ne vend t'huej per me lulzu
nje premtim prindve ju kam ba
sa te jem gjalle me i nderu!
(marre nga ZEST)

Back to top
L - N
Sun Jul 13 2008, 10:40am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Pango si kryebashkiak i Shkodrës



Kemi diskutuar për një teleferik që përfundon në rrëzë të kalasë dhe jo mbi kala, por nuk kemi marrë asnjë vendim. Është një projekt ide dhe nuk mund të vendosim vetëm ne.

Elsa Demo
Thu, 10 Jul 2008 08:07:00

Pango hiqet mënjanë për teleferikun: “Shkodranët do të vendosin”



“Kemi diskutuar për një teleferik që përfundon në rrëzë të kalasë dhe jo mbi kala, por nuk kemi marrë asnjë vendim. Është një projekt ide dhe nuk mund të vendosim vetëm ne. Është në dorën e qytetarëve të Shkodrës dhe të vetë bashkisë së Shkodrës e cila nuk e ka mbështetur propozimin”. Në konferencën për nder të hyrjes së Beratit në Unesco si “trashëgimi botërore në seri”, ministri Ylli Pango u pyet nga “Shekulli” për një problem të trashëgimisë: si qëndron e vërteta për ngritjen e një teleferiku që përfundon në kalanë e Shkodrës? A ka shqyrtuar një projekt konkret Këshilli Kombëtar i Restaurimit në mbledhjen e fundit të tij dhe çfarë vendimi ka marrë?

Ministri tha se bëhet fjalë për një projekt-ide e propozuar nga një subjekt privat nga qyteti i Shkodrës por që ka hasur pengesa në radhë të parë nga vetë bashkia e Shkodrës. “Ne e kemi disktuar në parim këtë projekt, por nuk do të vendoset asgjë pa vullnetin e qytetarëve dhe të bashkisë së Shkodrës” tha dje ministri sikur të ishte kryetar i bashkisë së Shkodrës dhe jo si njeriu që ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për një zonë që është park arkeologjik dhe ku çdo ndërhyrje bëhet me vendim të Këshillit Kombëtar të Restaurimit ku ministri bën pjesë.

Mësohet se Pango dhe kryetari i bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, kanë pasur debat të ashpër gjatë diskutimit të projekt idesë. Luka ka kundërshtuar idenë e një teleferiku nga Taraboshi në Kala dhe që kalon mbi rrugën me 4 korsi dhe veç kësaj përfundon drejt e në objektin monumental.

Ministri i Kulturës hiqet mënjanë kur e di mirë se Shkodra dhe shkodranët kanë për detyrë ta ruajnë objektin por jo të vendosin me referendum duhet apo jo teleferiku.

Për specialistin e monumenteve, Emin Riza, njeriu që përgatiti dosjen e Beratit për UNESCO-n dhe njëherësh anëtar “teleferiku në kalanë e Rozafës” është një pseudoproblem. “Kjo s’ka për të ndodhur kurrë” tha Riza. “Ideja është diskutuar

Në Këshillin Kombëtar të Restaurimit si shumë projekt ide që vijnë deri në atë tryezë, por është kundërshtuar.”


POSTO NE:Merturi USA: - 07-10-08
Vorfenia e groposi Shkodren.

Duke u nisur nga fukaralleku qe ka pleksur gjithe Shqiperine e sidomos Shkodren,Teleferiku eshte nji miradi.Po qe ne prespektive nji teleferik nga Taraboshi e ne zemren e Kalas do te sjellte te ardhura nga turizimi qofte vendas po sidomos nga ai i huaj.Qe shkodranshe do, ja vlente barra qiran per ta ndertuar sa ma pare.Kuptohet se mbi Tarabosh ne zonen qe ekziston njefare pylli do ndertoheshin hotele ,lokale social kulturore pse jo dhe pishina pa e cenuar pyllin mbasi aty ekziston nji ajer i fresket sa te duket vetja se je ne Razem.Vorfenia e groposi Shkodren.Perspektiven e ka per tia patur lakmi e gjithe vendi.Me nji dete jo me larg se 20-25 minuta,qe gezon nji plazh te virgjer.Drejt Shengjinit mund te qfrytezohet me teleferik nji klime malore ne breg te detit.Me nji liqe nga ma te medhejt e Ballkanit.Ne Viri (Fireshegan)ku biznesmenet pa frige do te rritshin te ardhurat.Tue u ulur me poshte do te frekuentoheshin plazhet e ujit te amel me rane te paster(Bishtiqindi)etj,etj, aq te kerkueshme per te huaj si dhe vendas.Qofte edhe per amatoret e peshkut.Me tre lumenj njeri me i bukur se tjetri,te paster si dhe per gjueti peshku per amator.O popull i Shkodres mos shikoni se kush eshte ne pushtet por cfrytezoni cdo projekt cilido pushtet eshte ne krye te vendit.Ashtu si parimi i Zef Dedes:Hiqja qimen thiut.
Marre prej gazets Shekullionline


[ Edited Wed Apr 21 2010, 08:13am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
zjermi
Mon Jul 14 2008, 03:30am

Registered Member #1293
Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38am

Posts: 2976
komunistat, i bajne te tana. minister, kryebashkiak, arkitekt, historian etj...

ti o pellum simbol i paqes,
nder shekuj popujt t'kane rrespektu
ndalo pak ti n'shkodren teme
nje mesazhe urim prej meje me ju dergu.
dje prej jush une jam nda
ne vend t'huej per me lulzu
nje premtim prindve ju kam ba
sa te jem gjalle me i nderu!
(marre nga ZEST)

Back to top
L - N
Mon Jul 14 2008, 08:33am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Pushusit vllazen Shqiptare prej Kosovet dhe Manastirit dynen në Morinë e jo si e ka shkru ballkanwebi ma poshte se me duket se me qellim do gazeta Shqiptare munohen me i ba rrac e komb tjeter vllaznit shqiptare te Kosovs e Manastirit



Turizmi, pushuesit Shqiptare te kosovas dynden në Morinë

(Dërguar më: 14/07/08) Burime nga Dogana e Morinës në Kukës, dje kanë bërë me dije se gjatë fundjavës kanë hyrë në pikat e kalimit kufitar të këtij qarku rreth 7 mijë vetë te cilet kane destinacion bregdetin shqiptar

KUKËS - Rritet fluksi i pushuesve shqiptare te kosovs qi preferojnë që këto ditë të nxehta vere t'i kalojnë përgjatë bregdetit e shqipnise. Burime nga Dogana e Morinës në Kukës, dje kanë bërë me dije se gjatë fundjavës kanë hyrë në pikat e kalimit kufitar të këtij qarku rreth 7 mijë vetë, të cilëve u janë krijuar lehtësira në doganat pritëse. "Nuk kemi pasur asnjë problem apo vonesa në doganën e Morinës. Jemi të kënaqur nga shërbimet e kontrollit", - është shprehur dje për Gazetën pushuesi Shqiptare i Kosovs, Shefki Gashi. Ai do kalojë së bashku me familjen e tij disa ditë pushimi në plazhin e Durrësit. Edhe pse rruga nga Morina deri në Kalimash është në ndërtim e sipër (segment i autostradës Durrës-Kukës) dhe paraqet mjaft vështirësi në udhëtim, pushuesit nga Kosova nuk hezitojnë të udhëtojnë për në bregdetin e shqipnise. "Gjithë opinioni në Kosovë vlerëson shumë ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës, ndaj nuk duam t'ia dimë për pluhurin në disa segmente të shkurtra që kalojmë. Është më mirë për ne që të pushojmë në Shqipëri dhe të kontribuojmë për realizimin e këtij projekti kaq të madh që bashkon shqiptarët, pohojnë disa pushues nga Prizreni. (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Shumica e vllazenve Shqiptar te Kosovs e Manastirit s'kan ku me shku pa u zhgenjy me plazhet e me sherbimin mesjetar e te pa edukat qe ju afrohet ne plazhed e Velipojs e Shnjinit pa fut ktu kushtet kaotike e papastertine qe i ka zaptu kto plazhe.


[ Edited Wed Apr 21 2010, 08:20am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
scutari82
Mon Jul 14 2008, 04:00pm

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
edhe prape se prape aty vijne edhe masanej na dalin da tipa qe thojn qe kosovart nuk jan shqiptar ata jan ma shqiptar se ne
Back to top
L - N
Mon Jul 14 2008, 04:07pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
scutari82 ka shkruar:

edhe prape se prape aty vijne edhe masanej na dalin da tipa qe thojn qe kosovart nuk jan shqiptar ata jan ma shqiptar se ne



Shum e vertet ajo qe thu ti scutary82 se Shqiptart e Dardanis (Kosovs) jane puro Shqiptar, po ata qe thojn qe Shqiptart e Dardanis nuk jane Shqiptar jan vetem injoranta ose nuj jan shqiptar per vedi ose jan tradhtar

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Al Bundy
Tue Jul 14 2009, 06:05pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Nji lajm i mire per tourizmin ne Velipoje(e patjeter jo vetem per shqiptaret por edhe per te hujt) kyt vit asht se ka ndryshu mentaliteti komunist i pushimeve dy-javore me detyrim.
Do njerez te afert prenotun dje per 10 dite ne nje hotel.Me thane bile qe japin edhe ditore.Nice!

Ma ne fund nji ndryshim pozitiv.Tesh mbesin edhe nja 1OOO ndryshime te tjere...Inxhe per inxhe maj sulltane.Na duhet kohe mi ndyshu do gjana.

[ Edited Tue Jul 14 2009, 06:05pm ]



Back to top
L - N
Mon Jul 20 2009, 03:30pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shkodra turistike, ofertat për këtë verë

Anila Dushi | 20/07/2009

GUIDË TURISTIKE

Shkodra, qendra e veriut, ofron si çdo vit gjithë resurset e veta. I vetmi qytet në Shqipëri që përmbledh detin, liqenin, lumin, natyrën e egër, turizmin bregdetar, liqenor, historik e kulturor.





Mund të gjesh gjithçka në këtë vend, që pa u futur në të në plazhin e Velipojës, veriu i detit Adriatik, në liqenin e Shkodrës, lumin e Bunës, kalanë e famshme të Rozafës, Thethin - perlë e Alpeve shqiptare dhe shumë vende të tjera. Në këtë verë Shkodra ofron çdo gjë.

Plazhi i Velipojës



Është padyshim plazhi më i preferuar i veriut, jo vetëm për banorët e Shkodrës, por dhe të shumë qyteteve të tjera, si dhe e pushuesve të huaj. Plazhi ndodhet 30 km larg qytetit të Shkodrës rruga është e rikonstruktuar. Aktualisht në Velipojë numërohen rreth 1300 ndërtime ku rreth 600 ndërtime private funksionojnë si hotele dhe apartamente të dhëna me qira për pushuesit.

Në pikun e sezonit, në periudhën 15 korrik - 15 gusht, numri i pushuesve i kalon 100 000, ndërsa në dyjavorët e tjerë ky numër është rreth 50 000. Që nga qendra e komunës e deri në plazh janë rreth 100 lokale. Ka energji elektrike 24 orë. Uji i pijshëm mungon, pasi nuk ka ujësjellës dhe uji për t'u pirë blihet, ndërsa për nevoja të tjera ai sigurohet përmes shpimeve në tokë dhe vendosjes së elektropompave.

Në plazh ka rrjet tregtar të bollshëm, si dhe shërbim mjekësor dhe telefoni me kartofon. Ka internet, ndonëse jo në disa pika, dhe janë asfaltuar disa nga rrugët e brendshme të tij. Shëtitorja kryesore në qendër të plazhit është rikonstruktuar pjesërisht.

Ka siguri dhe shërbimet e policisë janë të pranishme 24 orë, pasi në plazh ka një postë policie. Mungojnë rojet bregdetare, një problem ky shqetësues që është ngritur disa herë.

Plazhi është i pastër dhe gjatë sezonit veror komuna Velipojë angazhon një numër të madh personash e mjetesh për pastrimin e plazhit. Lokalet e shumta pranë rërës afrojnë argëtim edhe gjatë natës. Këto janë lokale që funksionojnë vetëm në sezonin veror. Në skajet e plazhit, në drejtim të Vilunit dhe të Adës ka lokale mjaft cilësore dhe plazhe private.

Kryesisht rezervimet në apartamente janë dyjavore dhe çmimi i tyre shkon nga 20 000-65 000 lekë në këto dy javë. Kjo varet nga largësia nga deti. Apartamenti afron dhomë, aneks, krevatë, banak, frigorifer, sobë me gaz, banjë me dush. Kur apartamenti ka dy dhoma plus aneksin dhe banjën, çmimi është 65 000 lekë, ku këtu ka dhe kondicioner.

Personat që shkojnë në apartamente gatuajnë vetë. Në hotele ka dhoma ditore që afrojnë çmime që variojnë nga 10 euro në natë për person në muajin qershor deri 40 euro për dhomë dyshe në korrik e gusht. Dhomat kanë kondicioner dhe banjë. Ka hotele që vënë në dispozicion dhoma suite që janë 17 euro për person në një natë dhe 51 euro për dhomë, në disa raste përfshihet ushqimi në një ose dy vakte. Hotelet kryesore ofrojnë parking, kënd lojërash, pishinë, dhe kushte të përshtatshme brenda si kondicioner, TV etj.

Për pushues ditorë ka mjaft hotele ku çmimet janë nga 5 euro deri 20 euro. Shumë kabina dhe dhoma hotelesh në formë apartamenti jepen me çmime që në korrik e gusht shkojnë 30 000 - 40 000 lekë të reja për dy javë, ndërsa në periudhat e tjera 15 000-25 000 lekë të reja. Plazhi ka mjaft hapësira për të shëtitur e luajtur, argëtuar dhe lokale nate.

Nga qyteti i Shkodrës ka dy pika furgonësh-taksi që shkojnë në plazh nga ora 06 deri 21, tarifa është 200 lekë për person. Ndërsa me taksi tarifa shkon 1500-2000 lekë në varësi të largësisë së vendit në plazh ku do shkohet (p.sh tek plazhi privat Ada apo në Vilun). Brenda plazhit nuk ka taksi, sepse nuk lejohet dhe lëvizja e autoveturave është e kufizuar. Gjatë verës lokalet e ndryshme ofrojnë muzikë me këngëtarë vendas e të huaj.

Liqeni i Shkodrës:



Vetëm 12 km larg qendrës së qytetit të Shkodrës, Zogaj ka një plazh të mrekullueshëm që laget nga uji i liqenit të Shkodrës. Relievi i ulët kodrinor, prania e mjaft gjireve të vegjël shkëmborë, plazhet me zhavor e gjelbërim, klima shumë e shëndetshme e ndikuar nga prania e liqenit dhe malit, e bëjnë Zogajn një plazh të pëlqyeshëm. Plazhi i Zogajt ka filluar të frekuentohet pas viteve '90, pasi më përpara aty ishte zonë kufitare dhe ishte e ndaluar.

Bashkë me Shirokën, 3 km larg qytetit, e cila ndodhet përpara se të shkohet në Zogaj, ato përfshihen në qytetin e Shkodrës si lagje periferike të tij, edhe pse më parë njiheshin si fshatra.

Plazhi i Shirokës është shfrytëzuar mjaft para viteve '90, ku qytetarët shkodranë dyndeshin aty çdo ditë, duke përfituar nga të qenët fare pranë qytetit. Aktualisht Shiroka shfrytëzohet pak si plazh dhe këtu ka ndikuar dhe ndotja e ujit të liqenit në këtë zone.

Aty ka pak pushues, një hotel dhe vitet e fundit janë ndërtuar dhe disa kabina private që jepen me qira për 10 000 lekë të reja në 15 ditë. Kohët e fundit vërehet një shtim i numrit të ndërtimeve private nga ana e qytetarëve shkodranë në Shirokë. Në Shirokë ka mjaft lokale luksoze dhe cilësore, pasi kjo pikë pranë liqenit frekuentohet gjatë gjithë vitit nga turistë ditorë vendas dhe të huaj.

Plazhi i Zogajt, duke qenë më pak i shfrytëzuar, afron mjedise deri diku të virgjëra dhe të pëlqyeshme. Në dispozicion të pushuesve janë shtëpitë e banorëve, që janë banesa tipike me shkallë të gurta, oborr të rrethuar dhe kryesisht me dy kate. Banorët e zonës kanë profesion kryesor peshkimin dhe këtë ua ofrojnë dhe pushuesve që kanë dëshirë të zënë peshk.

Gratë janë të njohura jo vetëm në Shqipëri për punimin e qilimave. Pushuesve u ofrohen edhe shumëllojshmëri perimesh e frutash të freskëta të zonës si dhe nënprodukte të tyre si reçelërat e ndryshëm, thanaku, pistili, pekmezi etj, që janë tradicionale dhe origjinale.

Për pushuesit banorët ofrojnë dhe shëtitje me varka, shëtitje në mal etj. Gatimi karakteristik i zonës është tava e krapit e cila pëlqehet mjaft, sidomos nga të huajt. Numri i pushuesve në Zogaj shkon 300-500 vetë, që pushojnë në periudha dy javore, ndërsa ka dhe mjaft pushues ditorë.

Çmimet e dhomave në banesat private shkojnë deri 15 000 lekë për dy javë, ndërsa në hotelin e vetëm që ndodhet këtu, çmimet janë 18 000- 23 000 lekë në dy javë dhe dhomat i kanë pajisjet e kushtet e nevojshme . Tre vitet e fundit, vërehet një tendecë për të bërë ndërtime të vogla private këtu, kryesisht familjare. Lokalet e shumta janë të pranishme në këtë zone.

Nga ura e Bunës e deri në Shirokë e Zogaj ka mbi 50 lokale, një pjesë e të cilave, ato që ndodhen në krah të liqenit, kanë shkallë që zbresin nga rruga në plazh, dhe kanë bërë zgjerime të pjesshme dhe vende parkimi për automjetet. Ka ujë dhe energji elektrike 24 orë.

Me taksi në Shirokë nga qyteti i Shkodrës tarifa është 500 lekë të reja, në Zogaj 700 lekë. Ka shërbim urban por ai është vetëm tre herë në ditë, dhe jo i rregullt. Në Shirokë shkohet dhe me biçikletë. Lokalet rrinë hapur deri në orën 24. Në Zogaj e Shirokë shkohet në çdo orë.

Thethi



Është quajtur me të drejtë perla e Alpeve shqiptare. Në Alpet shqiptare, 70 km nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet Radohimë, Shenik, Paplukë, me lartësi mbi 2500 m, shtrihet lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre Alpeve, 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh.



Malet madhështore, pyjet e ahut, livadhet, burimet e ftohta, si dhe potencialet e veçanta që ka Thethi si zonë malore turistike dhe klimaterike të vlerësuara për bukuritë natyrore, ofrojnë mundësi të mëdha për ushtrimin e turizmit në të gjitha stinët e vitit. Befasia dhe bukuria që të ofron kjo zonë, fillon që me praninë e pyjeve të dendura.

Që nga viti 1968 e në vazhdim ai funksionon si qendër turistike dhe do të ndërtoheshin godina, hotele e shumë objekte të tjera që do të prisnin vizitorë të shumtë nga e gjithë Shqipëria dhe Evropa Lindore për rreth 35 vjet rresht. Pas ndryshimeve të '90 hoteli funksionoi pjesërisht me një kapacitet prej 30 shtretërish dhe është privatizuar.

Deri në vitin 1997 hoteli ka pritur e përcjellë shumë pushues vendas e të huaj, por me trazirat që përfshinë gjithë vendin, u prish edhe rregulli i frekuentimit të zonës turistike të Thethit.

Prej tre vitesh në Theth kanë investuar banorë vendas të ndihmuar nga donatorë të huaj që ofrojnë banesat e tyre për pushues, duke krijuar kështu shërbim hotelerie. Këto shtëpi hotele ofrojnë kushte të përshtashme akomodimi, dhoma të pajisura me mobilie bashkëkohore, ujë, ushqim dhe kuzhinë tradicionale. Tarifa e tyre shkon nga 10 deri 30 euro për person.

Në një sezon veror janë rreth 6500 pushues ditorë e rezidencialë që shkojnë në Theth. Problem mbetet rruga ku drejtimi nga Boga, që preferohet më shumë nga turistët për shkak të bukurive natyrore që paraqet, nga Qafa e Thores e deri në Theth është problematike dhe e rrezikshme.

Drejtimi tjetër nga Kiri është më i gjatë si distancë rruge, por dhe rruga është e vështirë dhe me shumë rrezik. Në Theth shkohet vetëm me fuoristradë ose furgon. Nuk ka shërbim taksi, ndërsa furgoni merr 500 lekë. Nuk ka lokale dhe as jetë nate. Në Theth shkohet nga ora 08 deri 16, pastaj nuk është e mundur pasi rruga shkon rreth 4 orë.

Razma





Në një largësi 41 km nga Shkodra dhe 900 metra mbi nivelin e detit rrëzë malit të Veleçikut ndodhet pika turistike e Razmës. Rreth viteve '20 të shekullit të kaluar kjo zonë u shfrytëzua nga barinjtë për stane verore dhe më pas me rritjen e standardit të jetesës, tregtarët shkodranë ndërtuan shtëpitë e tyre verore për familjarët.

Në mes të pishave, lëndinave, kullotave alpine e peisazheve malore ka mjaft banesa të tipit alpin. Vizitorët e shumtë argëtohen me ekskursione alpinistike, ndeshje sportive, gjueti etj. Razma, ndryshe nga zonat e tjera turistike alpine, frekuentohet dendur në të gjitha stinët e vitit, veçanërisht në dimër.



Dëbora që mbulon lëndinat është mjaft joshëse për rrëshqitjet me ski. Në Razmë, deri në fillim të viteve '90 ka pasur kamp pushuesish, si dhe hotel i cili funksionon ende. Razma është një pikë turistike me vlera kurative për sëmundje të ndryshme. Hotelet janë shtuar dhe kanë nga 4 deri 12 dhoma dhe çmim 1500 lekë të reja nata. Ato ofrojnë dhe restorante.

Në Razëm ka dhe disa restorante të tjera të vogla, por pushuesit familjarë që frekuentojnë rreth 50 shtëpitë alpine tip vile, më së shumti preferojnë të gatuajnë vetë. Në Razëm ka dyqane, ndërsa tregtarë ambulantë shesin çdo ditë, kryesisht mish të freskët që pritet aty. Rruga 41 km e gjatë është rehabilituar plotësisht. Në Razëm ka rreth 250 pushues në dyjavor.

Ka ujë dhe furnizim me energji elektrike. Për të shkuar në Razëm duhet shkuar më parë në qytetin e Koplikut dhe atje janë furgonët për Razëm me tarifë 500 lekë për person. Deri në Koplik furgoni është 150 lekë për person. Taksia nga Shkodra kushton 3000 lekë. Në Razëm, kur nuk ke mjet privat shkohet nga ora 08 deri në 18.

Boga dhe Vermoshi



Shtrihen në veri në rrethin e Malësisë së Madhe. Boga ka qenë e njohur që në lashtësi dhe deri në vitet '60 të shekullit të kaluar ka qenë pikë turistike malore e organizuar me shtëpi pushimi dhe ambiente në shërbim të pushuesve. Aktualisht Boga ka të asfaltuar rrugën e cila është në parametra bashkëkohorë, ka ujë dhe banorët vënë në dispozicion shtëpitë e tyre për pushuesit.

Por këta më së shumti janë ditorë që ndalen në Bogë për të vazhduar më tej rrugën drejt Thethit. Tarifat në këto dy vende janë 1000 lekë dhoma për fjetje, ushqimi sipas dëshirës në lokale. Shkohet vetëm me fuoristradë dhe furgon, ku furgoni merr deri 7 000 lekë në total e cila ndahet në varësi të numrit të vendeve që ka.



Vermoshi është një tjetër mrekulli natyrore që tërheq vizitorë të huaj. Ndodhet mbi 100 km larg Shkodrës dhe ka probleme me rrugën nga Tamara në Vermosh 30 km. Qafa e Predelecit, Lëpusha e Vermoshi janë dhe disa nga vendet më të bukura të kësaj zone. Në Vermosh ka banorë që kanë përshtatur banesat e tyre për pushues në stinën e verës.





Ushqimi që ofrohet është tradicional dhe me prodhime bio të cilat bëhen vetë nga fermerët. Uji i lumit Cem të ofron mundësi argëtimi, troftën e veçantë e mjaft të shijshme, po kështu malet, shpellat. Në Vermosh ka energji elektrike pa ndërprerje dhe sinjal telefonik të lëvizshëm, ndërsa problem mbetet rruga. Shkohet me taksi deri në Tamarë, tarifa 5 000 lekë, pastaj me furgon në Vermosh tarifa 300 lekë për person. Këtu nuk ka lokale me jetë nate.

Turizmi kulturor e historik

Shkodra paraqet vlera të jashtëzakonshme edhe në drejtim të turizmit kulturor e historik. Vizitorët që vijnë në këtë qytet priten në hyrje nga Kalaja Rozafa, me madhështinë e saj të njohur. Këtu ka muzeum, lokal dhe parking.

Ka probleme me rrugën deri ku fillon ngjitja për në kështjellë. Kalaja ka tre oborre dhe ofron mundësi të shumta dëfrimi e relaksi. Shkohet me urban 20 lekë, tarifa e hyrjes në objekt është për të huajt 7 euro, për vendasit 500 lekë, për fëmijët 100 lekë. Ka ciceron dhe hyrja në muze është 100 lekë ose 2 euro për të huajt.

Muzeu historik në qytetin e Shkodrës dhe zona muzeale ose rruga "Kol Idromeno" janë një tjetër resurs kulturor që tërheq vizitorë të huaj e vendas. E rikonstruktuar para pak muajsh dhe e kthyer në rrugë pedonale, qendra muzeale e qytetit ofron ndërtime arkitektonike unikale, vepra të arkitektit Kolë Idromeno, fasadat e të cilave janë rikonstruktuar.

Ka mjaft shërbime dhe njësi që tregtojnë prodhime artizanale, piktura, qëndistari, prodhime druri, lule, librari etj. Në fund të rrugës është rivendosur Truma e Dugajve të Reja, një objekt ky i hequr në vitet '50 të shekullit të kaluar, dhe i njohur për vlerat e tij. Në qytetin e Shkodrës ka dhe objekte të tjera monumente kulture, disa prej të cilave janë rikonstruktuar dhe që dëshmojnë për vlerat e këtij qytetit të lashtë.

Në muzeun e qytetit tarifa është 200 lekë për person ose 2 euro për të huajt dhe ka ciceron. Këto vizitohen në këmbë pasi janë afër. Vetëm 8 km larg qytetit të Shkodrës ndodhet një tjetër objekt me shumë vlera, Ura e Mesit.

Ajo është një nga monumentet e kulturës më me vlera në rrethin e Shkodrës dhe së bashku me Kalanë Rozafa janë simbolet e tij. E ndodhur vetëm 8 km larg qytetit të Shkodrës ajo paraqet vlera të mëdha dhe është një objekt simbol i qytetërimit të lashtë.

Me gjatësi 108 m, gjerësi 3,40 m dhe me 13 harqe josimetrike, për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri, ku çdo një metër ngrihen 5 cm rreshta tërthorë që i japin kurrizit trajtën e shkallarës.

Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër. Të gjitha këto kanë bërë që Ura e Mesit të jetë ndër monumentet e kulturës më të njohura e më të vizitueshme në Shkodër.

Ka përfunduar një projekt për rikonstruksionin e ambienteve rreth e rrotull urës pa e prekur objektin, i cili pritet të nisë konkretizimin shumë shpejt. Tek ura e Mesit shkohet me taksi për 300 lekë ose furgon me 30 lekë, në çdo orë të ditës deri në 20 të mbrëmjes.

Kalaja e Rozafës

Hyrja kushton
500 lekë për të rriturit,
100 lekë për fëmijët,
7 euro për të huajt
Hyrja në muzeun e kalasë kushton
100 lekë ose 2 euro për të huajt: një ciceron ju rrëfen

Thethi

Shtëpitë-hotele shkojnë nga 10-30 euro/person
Shkohet vetëm me fuoristradë
Nuk ka shërbim-taksi
Furgoni kushton 500 lekë,
lëviz nga ora 08-16
Udhëtimi zgjat rreth 4 orë

Tarifat e qëndrimit në Velipojë

Hotelet nga 10 - 40 euro për person (plus ushqim në një ose dy vakte)
Apartamentet për 2 javë - 20 000 - 65 000 (varion nga largësia nga deti)
Kabinat për 2 javë - 15 000 - 40 000 (varion nga muaji)
Lëvizja e automjeteve Shkodër-Velipojë
Orari i lëvizjes 06:00-21:00, çmimi i furgonit-taksi 200 lekë/person
Çmimi i taksisë 1500-2000 lekë (në varësi të largësisë)

Tarifat në Shirokë e Zogaj

Kabinat me qira për dy javë 10 000 lekë
Dhomat në banesat private për dy javë 15 000 lekë
Dhomat në hotel për dy javë 18 000 - 23 000 lekë
Taksia Shkodër-Shirokë kushton 500 lekë
Taksia Shkodër-Zogaj kushton 700 lekë

Razma

Dhomat në hotele kushtojnë 1500 lekë/nata
Ka rreth 50 shtëpi alpine tip vile
Rruga është e shtruar plotësisht
Rruga Shkodër-Koplik-Razëm (tarifa 150+500 lekë/person)
Taksia Shkodër-Razëm kushton 3000 lekë
Furgonët lëvizin nga ora 08:00-18:00

Boga e Vermoshi
Dhomat kushtojë 1000 lekë
Shkohet vetëm me fuoristradë ose furgon

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Wed Apr 21 2010, 09:07am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Al Bundy
Mon Jul 20 2009, 03:40pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Z.Lec na ke pru nji informacion shume interesant dhe te dobishem.

Personalisht,te pa çmimet krejt te uleta te dhomave dhe te hoteleve ne male,isha organizu per me kalu nji jave ne Velipoje e nji jave ne Razem ose Theth.

Si s'na prunu dikush do fotografija te bukura te ktyne vendeve?:-(




Back to top
Al Bundy
Mon Jul 20 2009, 03:47pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Meqe jena te kjo teme.

Per Velipojen,me sa me thojne njerez te mij qe jane atje,per fat te keq me ndonje perjashtim te vogel,gati asgja nuk ka ndryshu prej vjet.Flas per infrastrukturen e vendit.

Ndryshimin kryesor e vejne re te dhomat e hoteleve ku tashma duket se i kane permirsu mjaft kushtet e banimit,si me ajer te kondiciunum qe asht kryesori plus sherbime te tjera te vogla qe ti bajne pushimet ma te kandsheme.

Per pasterti duket diçka ma mire se vitet e kalume.





Back to top
L - N
Mon Jul 20 2009, 04:21pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Zotni Miri74 Mos rrejt un ala si kam eksploru Alpet ne pergjithsi, kam pa kene ne Razem njihere ne shkoll te mesme, nejse ishalla jetoj deri sa ti arrij do gjana e sa ta rregulloj njifare bazet ne Shqypni qi me nise kto eksplorime. Nejse diku neper Gazeta shqyptare kam lexu se shum projekte private por domethanse si rinertim kullash e grup kullash ka nise neper alpe ne pergjithsi prej Shqyptarve emigranta, kyt e kam me te lexume se ala snjof kend qe ka ken per pushime ne alpe deri tash. Gjithsesi problemi krysor qe asnjihere nuk asht zgjell e nuk e ka nermen me pa ja ma me zgjell asht se ka Vermoshi-Thethi-Razma-Puka apo Valbona s'ka rruge dhe rrugt jane aq te gjata e aq te rrezikshme sa kushdo qe e merr guximin me shku per pushime ne alpe asht tu marr nji hap vetvras prej ka krahu i shkodres. Pra me pak fjale s'ja vlen barra qirane sot per sot, mu me duket se kush i merr kta rruge i ka than menes ik pjerdhu.

Kurse sa per Velipojen un kam nise grun me fmite qysh me 2 korrik dhe me ca kam nigju asgja nuk ka nryshu qysh vjet, perkunrazi djali jem i vogel qi asht 2.5 vjec ka qefe mu nale me pa lopt tuj hanger meturinat neper kazana se si ka kurr perpara deri sa ka shku ne Velipoje, kjo ishte per pastertine e mjedisit, kurse per sa i perket infrastrukturs pamvarsisht se VELIPOJA SI ZONE ASHT MREKULLI NATYRORE, asht si ka ken katastrof urbanistike dhe apsylytisht asgja nuk ka nryshu pamvarsisht premtime te pafunme se do ti pastrojn tana nertimet paleje e katastrofen qe asht kriju tash 19 vjet..


[ Edited Mon Jul 20 2009, 04:46pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3 4  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3115 sec, 0.0311 of that for queries. DB queries: 67. Memory Usage: 3,273kB