Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Turizmi në Shkodër
 
<< Previous thread | Next thread >>
TURIZMI NE SHKODER
Go to page  1 2 3 4
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Al Bundy
Mon Jul 20 2009, 06:53pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Z.Lec po m'vjen keq mi dhane lajme te tilla atyne qe po shkojne ne Velipoje,po u bame dy tu konfirmu te njejten gja.

Sidoqofte njaty jena 'te denum' ne nje fare menyret me kalu pushimet.Kena apo s'kena qejf.



Back to top
L - N
Wed Jul 22 2009, 10:52am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kuptohet pa u mshtet ne termin e ankimit per gjithca po tu ju referu shkrimit te masiperm qe asht botu te Gazeta Sekulli Online SHKODRA TURISTIKE.

Dershta me shtu se dihet qe Shkodra i ka tana munsit dhe vendet Turistike si Alpe & Bregdet por Shkodra nuk ka gjan ma te ransishme me i shfrytzu kto vende Turistike. Shkodra sot per sot nuk ka asnji rruge me shfrytzu kyt potencial qe do te kishte ndihmu jo vetem Shkodren por komplet veriun e tejet te varfen t'Shqypnise mu zhvillu me te ardhunat e saj.

Shkodra s'ka asnji rruge qe nuk asht e rrezikshme, pra asht rrezik me shfrytzu turizmin Shkodrane te Alpeve dhe Velipojs, tetana rrugt qe lidhin Shkodren dhe Turistat e huj apo venas me Alpet dhe Velipojen jane shum te gjata dhe te ngushta, rrugt per ne Alpe jane te papershkrushme sepse jane rrug te antikitetit qe jane ba per qerre e karroca me kuaj ne koht e Iliris, ja per makina e trafik makinash, plus jane shum te gjata e s'ja vlen me rreziku me hum kohen e jeten neper ta, po ashtu rruga e Velipojs asht ba sakat shum e ngusht, shum zigzake dhe ne sezonin e turismit nuk munet me perballu trafikun dhe kthehet ne tmerr per tan ata qe e perdorin.

Pa fut masanej infrastrukturen dhe kushtet per turizem ne pikat turistike qe nuk asht egzistuse por edhe kur asht egzistuse si ne Velipoje asht pengese sepse asht kaos infrastrukturet qe ma shum e ka kthy kyt zone ne nji stil turizmit Afriko-Afganistanas te shkunun krejt, qe asht zor me ja gjet shoqen per prapametje ne tana aspektet si urbanistike-arkitekture e sherbim.

Nejse nji gja nuk permenet shum kur bahet fjale per turizmin mrena qytetit te shkodres asht mungesa e Muzeumeve qe Shkodres gjithmone simas trashigimise kulturore i takon me pase ma shum Muzeume se cdo qytet tjeter ne Shqypni e noshta edhe ne Ballkan, tuj fillu me antikitetin e tu ardh ne mesjete, e rilinjen, gjithmone pa ja ba qefin vedit

Si dhe nuk shifet kund organizimi i udhzimeve dhe turizmit te organizum


[ Edited Wed Jul 22 2009, 11:36am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
SuperGirl
Thu Jul 23 2009, 12:38pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Miri74 ka shkruar:

Meqe jena te kjo teme.

Per Velipojen,me sa me thojne njerez te mij qe jane atje,per fat te keq me ndonje perjashtim te vogel,gati asgja nuk ka ndryshu prej vjet.Flas per infrastrukturen e vendit.

Ndryshimin kryesor e vejne re te dhomat e hoteleve ku tashma duket se i kane permirsu mjaft kushtet e banimit,si me ajer te kondiciunum qe asht kryesori plus sherbime te tjera te vogla qe ti bajne pushimet ma te kandsheme.

Per pasterti duket diçka ma mire se vitet e kalume.





Velipoja pertoke...
Asht me te ardh keq qe jena ne 2009 dhe hala nuk kane ba qendren, qe nuk besoj se ka ma shum se 1 jave pune. Jena nje popull qe jena tu marr ate qe meritojme...kaq di me than...


Persa i perket turizmit malor..jane tu u frekuentu hanet e hapuna ne pika te ndryshme te Alpeve. personalisht nuk kam shku, por besoj se asht nje investim mjaft i mire.
Keto jave kam ne plan te bej udhetimin Kosove-Shqiperi nga Tropoja, dhe do i ve fotot, me kane than qe asht udhetim mahnites.

Ne fundjave isha ne Bjeshket e namuna, nje mrekulli ne vedi, do i ve disa foto..





Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Al Bundy
Thu Jul 23 2009, 07:25pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Velipoja shyqyp qe asht pertoke! Ma tane ata probleme qe ka ,mangut edhe me ken ne qiell:D

Sot po m'thoshin prap,ne shtese te asaj qe ka shkru SuperG,se ka shume kosovare qe jane aty dhe mesa duket e vleresojne mjaft si plazh.Shume kontradiktore m'duket e s'di si me shpjegu...



Back to top
L - N
Mon Sep 14 2009, 07:04am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Natyra ka privilegjuar Shkodrën...

09/09/2009 Një studim i REC ka nxjerrë në pah se kjo zonë ka mundësi pa fund për turizmin



E rrethuar nga lumenj e liqene, bjeshkë e alpe të mrekullueshme dhe diversiteti i bimëve e kafshëve

SHKODER- Rajoni i Shkodrës njihet nga ekspertët, si një nga zonat me vlerat më të pasura natyrore dhe mjedisore, që po të ruhen dhe shfrytëzohen siç duhet do të ndikojnë dukshëm në zhvillimin ekonomiko –social, jo vetëm të kësaj zone, por edhe të zonave përreth saj. Privilegjet

Qendra rajonale e Mjedisit (REC), për Evropën Qendrore dhe Lindore, ka kryer një studim të hollësishëm të kësaj zone, duke nxjerrë si konkluzion se, në sajë të pozicionit gjeografik të përshtatshëm që ka kjo zonë, resurset e shumëllojshme të trashëguara, ndërthuren në mënyrë perfekte, duke shpalosur vlerat e një mjedisi tërheqës që krijon mundësi të mëdha për investime në fushën mjaft fitimprurëse të turizmit. Natyra, e thënë me plot gojën, i ka privilegjuar banorët e zonës së Shkodrës me mjediset e pasura me vlera natyrore plotësisht origjinale, ku më kryesoret janë: Liqeni i Shkodrës, lumi Drin, kaskadat e Drinit (liqenet e Vaut të Dejës dhe Komanit), lumi Buna,
plazhi i Velipojës, rezervati i Velipojës. Laguna e Vilunit, zona e Kelmendit, Bjeshkët e Namuna dhe Parku i mrekullueshëm Kombëtar i Thethit.

Më saktësisht, për të dhënë vlerat e detajuara të kësaj zone, drejtuesit e REC, i referohen ekosistemit më të pasur në Ballkan, që përfaqësohet nga liqeni i Shkodrës dhe lumi Buna, që buron nga ky liqen. Studimet kanë nxjerrë se ekosistemi paraqitet me një biodiversitet të admirueshëm. Kështu liqeni i Shkodrës me një sipërfaqe prej 368 km 2, nga të cilat brenda kufijve shqiptarë ndodhen 156km2, sepse pjesa tjetër ka mbetur brenda kufijve të Malit të Zi, numëron një pasuri të rrallë brenda tij. Studimet e biodiversitetit kanë nxjerrë: 281 lloje shpendësh, 61 lloje peshqish,17 amfibësh,33 reptilësh, 37 gjitarësh, 39 molusqesh dhe 122 lloje bimësh, shifra këto që dëshmojnë për vlerat e padiskutueshme të këtij liqeni. Vlerat mjedisore të kësaj zone shtohen dukshëm, po të kihet parasysh fakti se ka një lidhje të njëpasnjëshme të liqenit të Shkodrës, lumit Buna dhe detit Adriatik, lidhje në të cilën vihen re ligatina të shumta dhe mjedise të mrekullueshme për zhvillimin e turizmit. Por jo vetëm kjo pjesë të ofron pasuri dhe mundësi të zhvillimit të kësaj fushe, sepse më në veri të kësaj zone ndodhen alpet të pasura me një mjedis interesant dhe tërheqës në shumë aspekte.

Alpet dhe bjeshkët





Shkodra mes bukurisë dhe shkatërrimit

Alpet madhështore ofrojnë bukuri dhe peizazhe të rralla, ndër të cilat më të rëndësishmet janë: zona e Kelmendit, Bjeshkët e Namuna, rrafshi i Dukagjinit, ndër të cilat shfaqen luginat e lumenjve alpin siç janë ai i Cemit dhe i Vermoshit, me ujëra të pastra qelibar, me ujëvara të mahnitshme dhe liqene të tipit alpin. Por kur studiohen vlerat e zonës së Shkodrës, nuk mund të anashkalohet prania e sistemit malor alpin që ndodhet në majat e larta mbi 2000m, ku spikat malësia e Bjeshkëve të Namuna me peizazhet e veçanta që ofrojnë cirqet, luginat akullnajore të Jezercës, Sefercës,Vermoshit dhe Lepushës. Por vlerat natyrore të alpeve nuk mund të kuptohen pa biodiversitetin e rrallë të bimësisë, florës dhe faunës, ku livadhet janë etiketuar si “qilima me lule shumëngjyrëshe”, ndërsa pyjet madhështore si “mushkëritë” e kësaj zone, epitete këto të njëllojta edhe për Parkun e Thethit. Por, përveç vlerave natyrore, specialistët e mjedisit në Shkodër kanë studiuar edhe nivelin e dëmtimeve të këtyre vlerave në zonën e Shkodrës. Kështu studimet kanë nxjerrë që gjatë 15 viteve të fundit ka pasur mjaft dëmtime në pyje, në zonën e Cukalit, Vilëzës, Shoshit, Mnelës dhe veçanërisht në atë të Vermoshit. Dëmtime kanë rezultuar edhe tek biodiversiteti i liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna, të cilat janë shkaktuar nga gjuetia pa kriter, peshkimi me mjete shfarosëse dhe në periudha të ndaluara, është dëmtuar vegjetacioni i brigjeve i liqenit dhe lumit, ku janë hedhur mbeturina dhe janë bërë ndërtime. Shqetësuese paraqitet edhe gjendja e sipërfaqeve të gjelbra në hyrje të Shkodrës, pranë lumit Buna, ose më saktë lulishtja e Pazarit, që përfshinte 81700 m2 gjelbërim, por që nuk i ka shpëtuar dëmtimeve të mëdha, si nga sëpata, ashtu dhe nga ndërtimet. Po kështu dëmtime ka pasur edhe në kurorën rrethuese të qytetit në një rreze prej 1 deri në 3 km.

“Shpëtimi”

Ende në kohë...


Edhe erozioni mbetet problematik, sidomos në fshatrat Dajç dhe Shirq pranë bregut të lumit Buna, ku zona të tëra janë të papyllëzuara dhe të dëmtuara nga fenomeni erozion. Ekosistemi u dëmtua pas viteve 90-të dhe nga hedhja e mbeturinave në shtratin e lumit Kir që derdhet në lumin Drin e më pas në lumin Bunë. Duke parë të gjitha këto fenomene negative që kanë dëmtuar zonën e pasur natyrore të Shkodrës, specialistët e mjedisit shprehen se instancat përkatëse, duhet të vijojnë punën me strategjitë efikase në mënyrë që të ruhen dhe ripërtërihen të gjitha vlerat e padiskutueshme mjedisore dhe natyrore të zonës së Shkodrës, si dhe të merren masa të menjëhershme për ruajtjen nga dëmtimi i mëtejshëm i këtyre vlerave.



Sipas specialistëve, ruajtja dhe ripërtëritja e këtyre zonave arrihet, duke u marrë të gjitha masat për mbrojtjen e vlerave ekologjike të zonave të dëmtuara nëpërmjet projekteve dhe programeve të veçanta nga institucionet që merren me ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit, duke monitoruar dhe ruajtur terrenet e pasura, duke ndaluar ndërhyrjet abuzive, duke eliminuar faktorët shkatërrues të mjedisit, duke krijuar një harmoni ndërmjet zhvillimit ekonomik dhe atij ambiental ,duke ruajtur impaktin ambiental dhe ngritur struktura administrative dhe ligjore që do të merren me këto pasuri të mrekullueshme. Marrja e gjithë këtyre masave do të bëjë që të gjitha vlerat mjedisore dhe natyrore të zonës së Shkodrës të futen në rrjedhën e shfrytëzimit nga fusha e turizmit, që do ti japë një zhvillim të shpejtë kësaj zone, e cila tani për tani njihet ende si një zonat më të varfra ekonomikisht, pavarësisht nga vlerat e mëdha mjedisore dhe natyrore që mbart në vetvete.

© 2004 METROPOL GROUP


Te njajten pergjigje qi kam dhan ne faqe te pare du me dhan edhe ktu.

Jam dakord qe natyra e ka priviligju Shkodren me tana bashk me njerz te mrekullushem qe sja u gjen sojin per te mire kund, por gjithsesi pa dasht me mrojt pesimizmin si ide pergjithsuse, si duket Shkodra gjithmone asht tu ken e pazoja me zgjell njerzt e nevojshem me mirmajt ate, si duket tendon me zgjell njerz te papergjeshem me mirmajt dhe permirsu ate, pa fut ktu tan ata qe sja kan idene se ca don me thane Shkoder sidomos klasen politike, bashkiake e qeveritare. Me falni se noshta e ktheva ne paknaqsi politike pergjigjen teme por kajhere menoj se kam te drejt me shpreh paknaqsit e mija per tan ata qe jan tu pengu at qe krahasoj cdo gja te mire ne jete me te "SHKODREN"



[ Edited Wed Apr 21 2010, 09:15am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Apr 15 2010, 07:44am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shkodra pret turistët e parë



Pika e re kufitare doganore e Muriqanit ka lehtësuar në maksimum procedurat e regjistrimit të turistëve

Numri i turistëve të huaj këtë viti në Shkodër pritet të dyfishohet. Shenjat pozitive janë dhënë që në muajt shkurt dhe mars, kur në Shkodër janë parë grupet e para turistike, ndërsa prilli ka filluar me një ritëm krejt tjetër. Sokol Hoxha, drejtues i Agjencisë Turistike "Shkodra Travel" thotë për ATSH-në se, pak ditë më parë ka trajtuar disa grupe turistike, kryesisht franceze, me rreth 200 vetë. Ndërkohë, këtë javë ai pret edhe një grup tjetër me mbi 100 vetë, po nga Franca, me të cilët është nënshkruar marrëveshja e guidës turistike në pikat më interesante të Shkodrës dhe të Qarkut në përgjithësi.

"Grupi që presim këto ditë ka preferenca për fushën e arkeologjisë, ndaj edhe kemi marrë masat tona që t'i ofrojmë mundësitë sa më të shumta në këtë drejtim", thotë Hoxha.

Sipas tij, agjencia gjatë vitit të kaluar ka trajtuar mbi 20 mijë turistë të huaj nga vende të ndryshme të Europës, si francezë, gjermanë, italianë, anglezë, etj. Ndërkohë që vazhdon të jetë në po ato nivele pozitive bashkëpunimi me Rusinë, Poloninë, Rumaninë, Ukrainën, Çekinë, Kroacinë, Bosnjën, Slloveninë dhe Malin e Zi, që përbëjnë edhe numrin më të madh, përfshirë edhe Serbinë, që në ndryshim nga vitet e mëparshme, numri i tyre në dy vitet e fundit ka shënuar një rritje të ndjeshme. "Edhe pse sezoni turistik në të vërtetë nuk është çelur në Shkodër, ne kemi sjellë turistë të huaj edhe në muajt shkurt dhe mars, kryesisht nga vendet afër rajonit si Bosnja, Kroacia e ndonjë tjetër", thotë Hoxha.

Sipas tij, fluksi i vërtetë i ardhjes së turistëve fillon tani, pas Festës së Pashkëve, pasi edhe në vendet e tjera, si në Kroaci, Mali i Zi, etj., që janë vende të zhvilluara në këtë fushë, një periudhë e tillë përkon me hapjen e sezonit turistik.

Drejtuesi i agjencisë "Shkodra Travel" thotë se, turistët në Shkodër trajtohen në guida 1 ditore, 2-3 ditore, 1 javore dhe 10 ditore. 60 përqind e tyre preferojnë giudat një ditore, duke e pasur Shkodrën në një paketë me disa qytete të tjera të Shqipërisë. Kalaja "Rozafat", Ura e Mesit, Muzeu Historik i Shkodrës, Fototeka Marubi, pedonalja e pjacës në rrugën "Kolë Idromeno", Liqeni i Shkodrës, ku kalojnë drekën në lokalet në breg të ujit, janë disa nga pikat turistike që vizitohen më tepër. Kërkesa të shumta ka dhe për turizmin malor në Alpe, vendet më të vizituara janë kryesisht Boga dhe Thethi.

"Shkodra Travel" gjatë sezonit turistik, punëson mbi 30 persona. Sipas drejtuesit të saj, shifra prej 20 mijë turistë të huaj që ka trajtuar një vit më parë, këtë vit pritet të rritet me rreth 50 përqind. Një ndikim shumë pozitiv, thotë Hoxha, ka dhënë edhe pika e re kufitare doganore e Muriqanit, e cila ka lehtësuar në maksimum procedurat e regjistrimit të turistëve.

G. Marku

Marguccio: Shkodra ka ndryshuar, investimet italiane janë në rritje


Shkodra ka ndryshuar tre vitet e fundit, u shpreh i kënaqur konsulli italian në këtë qytet, në prag të largimit të tij nga kjo detyrë. "Kanë qenë tre vite e gjysëm të bukura dhe kam patur fatin të shoh një qytet në ndryshim, gjë që më ka dhënë kënaqësi të madhe", tha konsulli Stefano Marguccio, në një prononcim për mediat. "Ndryshimet në këtë zonë ku unë kam punuar si konsull kanë qenë të dukshme dhe pse mbase janë sipërfaqësore, mendoj se kanë ndikuar në ndryshimin e mentalitetit, por dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve shkodranë", theksoi konsulli Marguccio. "Qeveria italiane ka patur një hapje më të dukshme në marrëdhëniet ndërqeveritare, por dhe në dhënien e vizave për shtetasit shqiptare. Tani jemi drejt një agimi të liberalizimit të vizave për Shqipërinë, dhe kjo sjell një situatë tërësisht të re për Shqipërinë në krahasim me tre vite më parë, do të thoja si nata me diten", u shpreh Marguccio. "Liberalizimi (i vizave) besoj se tashmë është në prag", tha ai.



Këshilli Bashkiak i qytetit të Shkodrës i ka akorduar konsullit italian në Shkodër, Stefano Marguccio, titullin e lartë "Qytetar Nderi" i Shkodrës, ndërkohë që një titull të tillë e ka akorduar në adresë të tij, edhe Komuna e Kastratit e rrethit Malësi e Madhe.



Investimet italiane në Veri, "dy kanë qenë objektivat kryesore të mia në këtë aktivitet trevjeçar: rritja e investimeve italiane në rajonin e veriut dhe padyshim shtimi i nivelit të dhënies së vizave nga Konsullata italiane për qytetaret shqiptare", tha konsulli Marguccio.

"Jam i kënaqur që kohët e fundit ka një interesim të dukshëm për të investuar në Veri, veçanërisht në Lezhë", tha ai. "Nuk bëhet fjalë për investime nga sipërmarrje të vogla, por projekte të rëndësishme prej disa milion eurosh nga investitorë të mëdhenj", shtoi Marguccio.

G. Marku

© Copyright 2005 Rilindja Demokratike
trokit ketu


[ Edited Wed Apr 21 2010, 09:24am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Al Bundy
Sat May 29 2010, 10:05am
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Po shikoja jo rastesisht disa hotele dhe kushtet e akomodimit ne Shkoder dhe Velipoje dhe i krahasova me disa te tjere ne Durres,Tirane dhe jug te Shqiperise trokit ketu . Ndryshimi asht skandaloz. Kur sheh fotot e dhomave ne te hoteleve ne Velipoje te kap depresioni. Si nuk e sheh nji kornize ne mur sa me dhane hijeshi atyre? Po ata shtreten me korniza te erreta (tane hotelet duhet te jene furnizu nga e njejta dore ne Mal te Zi) qe jane me te shti te zezen. Hidhni nji sy dhomave ne hotelet e tjera bregdetare neper Shqiperi. Per te njejtin çmim ndryshimi eshte nata me diten. Atje po qe duken te standarteve evopiane.



Back to top
Ultra-Shkodrane
Sat May 29 2010, 04:00pm
Registered Member #3169
Joined: Sat Jul 18 2009, 05:40pm

Posts: 106
Miri74 ka shkruar:

Po shikoja jo rastesisht disa hotele dhe kushtet e akomodimit ne Shkoder dhe Velipoje dhe i krahasova me disa te tjere ne Durres,Tirane dhe jug te Shqiperise trokit ketu . Ndryshimi asht skandaloz. Kur sheh fotot e dhomave ne te hoteleve ne Velipoje te kap depresioni. Si nuk e sheh nji kornize ne mur sa me dhane hijeshi atyre? Po ata shtreten me korniza te erreta (tane hotelet duhet te jene furnizu nga e njejta dore ne Mal te Zi) qe jane me te shti te zezen. Hidhni nji sy dhomave ne hotelet e tjera bregdetare neper Shqiperi. Per te njejtin çmim ndryshimi eshte nata me diten. Atje po qe duken te standarteve evopiane.




Lene mar Miri se nuk ka kund si ne shpi tande, po ca dreqin pa ju qan ne Jug, ma mire buk e krype ne shpi tande se mirodina ne vend te huej, mandej na ne shkoder per dite e ma shum msojm, dhe ju emigrantat hajdeni e na diftoni ca nuk ju pelqen e ca ju pelqen par lekun hajdeni e harxhojeni ne Shkoder ne qoft se doni qi shkodra me nryshu najhere, se pa lekt e emigrantave dhe turistave standartet s'kane me nryshu kurr ne shkoder.

Ka vende sa te dushe me kushte edhe ne Shkoder a perpara interresujuni.

[ Edited Sat May 29 2010, 04:01pm ]
Back to top
Al Bundy
Sat May 29 2010, 10:51pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Moj po edhe une qe kam per tu shkapete ne Shkoder se lun as topi po me vjen inat qe jena mbrapa me gjithçka ne krahasim me pjesen tjeter te vendit.



Back to top
Marini83
Mon Jun 21 2010, 12:47am

Registered Member #2796
Joined: Fri Mar 20 2009, 05:27pm

Posts: 19
Shkodra ka shume vlera turistike, kshuqe ja vlen per te gjith boten ta vizitoj kyt qytet te kulturum.
Back to top
belgium
Wed Jul 07 2010, 09:51am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Sot ne shkoder cdo dite vijn turiste,amerikan, polak, finlandez,serbe,kroat,cek,sllovak,malazes me shumic e ma teper cdo dite prej pikes kufitare Hani Hotit hyjne rreth 4-5 autobus prej agjencive ma prestigjioze kroate dhe ato malazeze me turist nga evropa te cilet jan te akomodum ne bregdetitn kroa e malazez dhe gjat diteve te exkursioneve ne programin e tyne ju asht bashkangjit dhe nje dite e dark ne qytetin e shkodres dhe atij berat...ndihem optimist sot ne shkoder me tan ket flux vizitoresh ...shikjon e ndeshesh me targa nga beogradi, zagrebi, warsovie,chweiss,austriake e kjo asht dicka shum me domethanje per ne sot .

trokit ketu

trokit ketu


trokit ketu

trokit ketu

trokit ketu

[ Edited Wed Jul 07 2010, 10:13am ]
Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Wed Jul 07 2010, 10:00am


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24799
Interresante ca ke shkru Belgium dhe uroj te hapet ky fenomen se s'ka biznes ma te suksesshem per nje vend se turizmi. Shkodra i ka te tana dhe pse jo mos me kene pike turistike per te tane Europen. I uroj perparim dhe mireqenje tane atij vendi e banoreve te saj
P.s. falemners per kete kendveshtrim pozitiv

I care and I wish well!

Back to top
belgium
Wed Jul 07 2010, 10:14am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
a-cat ka shkruar:

Interresante ca ke shkru Belgium dhe uroj te hapet ky fenomen se s'ka biznes ma te suksesshem per nje vend se turizmi. Shkodra i ka te tana dhe pse jo mos me kene pike turistike per te tane Europen. I uroj perparim dhe mireqenje tane atij vendi e banoreve te saj
P.s. falemners per kete kendveshtrim pozitiv


t lutem naqe une per vedi po knaqem shum ne shkoder,sa qe as nuk ekam ner mend me u largu ma prej ktu..
shkodra asht shum e qete e shum tuj u perparu perdit.
Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Wed Jul 07 2010, 10:17am


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24799
O zot sa gezohem ne shpirt Belgium dhe ti mos pac nevoje me u largu e jeto edhe per ne qe e kena anderr e ndoshta jo fatin, me jetu atje. Rrespekt naqe e kshtu fjalesh na mbushin me optimizem

I care and I wish well!

Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Wed Jul 07 2010, 10:19am


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24799
Sa bukur ajo fotoja e Thethit Lec "Maja e harapit" shume vera i kam kalu aty :x

I care and I wish well!

Back to top
L - N
Mon Jul 12 2010, 09:36am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Thethi braktiset edhe nga turistët



12/07/2010 Ardi Hoti

Vetëm 20 veta kanë vizituar sivjet parkun kombëtar që nuk ofron asgjë pos natyrës

Thethi është një ndër zonat malore turistike më të bukura në Shqipëri, por në vend që të joshë sa më shumë turistë aktualisht po vuan mungesën e vizitorëve. Gjatë vizitës së presidentit të republikës Bamir Topi tre ditë më parë, banorët e zonës u shprehën se vitin e kaluar kishin pasur 7 mijë turistë. Por realiteti këtë sezon turistik fliste krejt ndryshe. Në Theth, sot që është dhe piku i sezonit, nuk numëroheshin më shumë se 20 turistë. Në bisedat me banorët ky ishte dhe shqetësimi kryesor i tyre.

Mangësitë e zonës



Pavarësisht bukurisë së “lindur” të Thethit, kjo zonë ka shumë probleme që pengojën afrimin e turistëve. Mungesa e një rruge normale bën që zona të braktiset. Thethi është një zonë e largët rreth 80 km nga Shkodra dhe pothuajse gjatë gjithë rrugës të shoqërojnë humnera të thella, që kthehen në një makth të vërtetë për udhëtarët. Udhëtimi nga Shkodra zgjat 4 orë dhe për të shkuar deri atje duhen makina të larta, pasi veturat e kanë thuajse të pamundur të kalojnë shkëmbinjtë në rrugën malore. Fakti që rruga e Thethit është rruga më e lartë nacionale automobilistike që ka Shqipëria, 1777 metra mbi nivelin e detit, e bën këtë rrugë tepër të frikshme për më tepër kur kalimi është vetëm me një sens dhe nuk ka asnjë element sigurie. Duke qenë në një lartësi tepër të madhe mbi nivelin e detit në këtë rrugë dëbora gjatë mujave të dimrit arrin deri në 5 metra, duke e bërë të pakalueshme nga muaji nëntor deri në qershor. Madje sapo kalon Qafën e Thorës që arrin pikën më të lartë të rrugës gjenden ende orteqe dëbore të pashkrira.

Mungesa e shërbimit shëndetësorë

Një mangësi tjetër e kësaj zone është fakti se jo vetëm që nuk ka mjek apo ambulancë, por nuk ka asnjë farmaci për të blerë të paktën një aspirinë për dhimbje koke. Për të mos folur pastaj nëse pickohesh nga akrepët që gjenden me shumicë në këtë zonë.

Problem për zonën është dhe mungesa e një poste policie apo e shërbimeve të policisë, që duhet të shërbejnë si garanci për rendin dhe qetësinë publike.

Në zonën e Thethit ajo që bie në sy është fakti se mungojnë plotësisht lokalet apo vendet e argëtimit.


Veçoritë e zonës

Thethi ka një bukuri të rrallë natyrore që nuk është meritë as e banorëve të zonës as e ndonjë qeverie, por një dhuratë e natyrës.

Malet e larta që të rrethojnë në çdo anë, me majat ende të mbulura nga dëbora, lëndinat e shumta, lumi i Shalës që përshkon mes për mes fshatin, pemët e larta dhe të shumllojta, ajri i pastër... të gjitha këto i kanë dhënë zonës një pejzazh mahnitës. Nëse ndodhesh në mes të një lëndine në zonën turistike të Thethit të duket vetja sikur je brenda një pikture, ku çdo element i natyrës është në balancë dhe kontrast.

©2010 Gazeta SHQIP


[ Edited Mon Jul 12 2010, 09:37am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Aug 22 2010, 01:09pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Potencialin e shef gjithkun rreth e rrotull, gjithsesi ne t'verteten s'pava e s'mujta me vu re kund turizem ne Shkoder, perkunrazi si asnji rradh tjeter kyt radhe pashe ma shume pengesa per turizem se ndoj here ma pare, pamvarsisht prapametjes te athershme, ndoshta si thote qeveria se kthimi i rrefugjatve Shqiptare prej trojeve Shqiptare asht turizmi i vetem Shqiptarve sot.

[ Edited Sun Aug 22 2010, 01:14pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
visi09
Tue May 10 2011, 07:03am
!!!!!!!!!!!!

Registered Member #2829
Joined: Sat Mar 28 2009, 03:58pm

Posts: 1086
per sa i perket shkodres ndodhet ne nje hart gjografike shum te mir dhe me shum prespektiv,
1 alpet
2 deti
3 liqeni
4 lumi
5 klima
6 kufizimi me pikat doganore e shum e shum tjera.per sa i perket infrastuktures ekemi shum shum te dobet dhe pa kushte,skemi shetitore ne breg te detit skemi nje shetitore ne shirok skemi kushte per ne alpe se shum mir mund te besh ski dhe mund te jet nder fitim prurset me te mllaja per sa i perket stines se dimrit.shkurt e sakt shkodra asht nje grop e malle e cila do shum per tu mbushur,.




Nese do te jesh i mencur mesohu te pyesesh me mend, te degjosh me vemendje, te pergjigjesh i qete dhe te pushosh se foluri kur nuk ke cfare thua...

Back to top
::bud::
Tue May 10 2011, 09:14am



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
visi09 ke te drejt per gropen.
Po zor me u mush najher, Pozita gjeografike asht e mrekullushme po qa duhet pozita kur njeri nuk krijon? Politika nuk vepron?
Back to top
visi09
Tue May 10 2011, 10:19am
!!!!!!!!!!!!

Registered Member #2829
Joined: Sat Mar 28 2009, 03:58pm

Posts: 1086
per sa i perket politikes per mu asht 0 as voten sja kam dhan kuj,se nuk e meritojn se tan jan me mush gjepat e tyne,nuk po e coj larg kemi rrugen prej te ish 5 herojt e deri ne rus asht per face te zez dhe pa ndamje ose naj ishull trafikut,e ato dalin me ba fushat per vota,ska ambjente dhe lulishta te mjaftushme per fmit.jena shum shum mrapa spo them spo ju qoj lar ne mal te zi me dal merr frym njeriu ndryshe se nuk jena larg vetem 50 kilometra.

Nese do te jesh i mencur mesohu te pyesesh me mend, te degjosh me vemendje, te pergjigjesh i qete dhe te pushosh se foluri kur nuk ke cfare thua...

Back to top
Al Bundy
Tue May 10 2011, 08:21pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
visi09 ka shkruar:

per sa i perket politikes per mu asht 0 as voten sja kam dhan kuj,se nuk e meritojn se tan jan me mush gjepat e tyne,nuk po e coj larg kemi rrugen prej te ish 5 herojt e deri ne rus asht per face te zez dhe pa ndamje ose naj ishull trafikut,e ato dalin me ba fushat per vota,ska ambjente dhe lulishta te mjaftushme per fmit.jena shum shum mrapa spo them spo ju qoj lar ne mal te zi me dal merr frym njeriu ndryshe se nuk jena larg vetem 50 kilometra.



Visi me vjen keq. Asht ndofta per faqe te zeze per ty,mu e ndonje tjeter po ama per ata qe votojne kandidatet per kryetar bashkie te PD-se tesh 20 vjet nuk mundesh me ja imponu sistemimin e Shkodres me zori. OK?



Back to top
::bud::
Tue May 10 2011, 08:48pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
kush tha se nuk asht godit rruga ma?

Back to top
Al Bundy
Tue May 10 2011, 08:53pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Ku asht ajo ndamja e pa bukur ne mes te rruges? Mos asht video e vjeter se edhe ajo godina te Radio Shkodra ishte hala me strukture lakuriqe.




Back to top
OLIVE OYL
Tue May 10 2011, 09:04pm
Qukulina


Registered Member #4115
Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pm

Posts: 17082
::bud:: ka shkruar:

kush tha se nuk asht godit rruga ma?




e para kja video a e vjeter
e dyta ma tund kryt si aj qeni qe e ka qafen me sust e qe vehet ner makina



***

I once had a thousand desires,
But in my one desire to know you
all else melted away.


trokit ketu

Back to top
LUPEN
Tue May 10 2011, 10:14pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
visi09 ka shkruar:

per sa i perket shkodres ndodhet ne nje hart gjografike shum te mir dhe me shum prespektiv,
1 alpet
2 deti
3 liqeni
4 lumi
5 klima
6 kufizimi me pikat doganore e shum e shum tjera.per sa i perket infrastuktures ekemi shum shum te dobet dhe pa kushte,skemi shetitore ne breg te detit skemi nje shetitore ne shirok skemi kushte per ne alpe se shum mir mund te besh ski dhe mund te jet nder fitim prurset me te mllaja per sa i perket stines se dimrit.shkurt e sakt shkodra asht nje grop e malle e cila do shum per tu mbushur,.





Pash zoten hala nuk e kan ba nji rruge qe te qon deri te bregu me makine???
Jam tu u habit!!!Hiq mos ja jepni voten per iket gja.


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
Go to page  1 2 3 4  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3583 sec, 0.0882 of that for queries. DB queries: 67. Memory Usage: 3,227kB