Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Trupi - Shëndeti - Mjeksia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Ushqim i shëndetshëm
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
::bud::
Wed May 20 2009, 06:16pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533


Fruta, perime, por dhe karbohidrate. Për të ruajtur linjat dhe për t'u ndier mirë



Dieta që kujdeset për shëndetin



Kujtimi i verës së shkuar? Disa kile më shumë dhe vendimi për të riparuar “dëmin”. Por pa hequr dorë nga ushqimi: kjo është e dëmshme për shëndetin dhe jo e shëndetshme për linjat.




Një ekuilibër i rëndësishëm

Disa dieta “të modës” japin si alternativë rritjen e konsumit të proteinave dhe reduktimi e ndieshëm të karbohidrateve. Por këto janë skema të paekuilibruara që, po u përdorën për një kohë të gjatë, nuk dihet se ç’efekte mund të kenë mbi shëndetin. Dhe një studim i publikuar kohët e fundit në Journal of The American College of Nutrition, aplikuar te 10 mijë njerëz gjatë 3 vjetëve, arriti në përfundimin se kush mbante dieta në të cilat karbohidratet përbënin të paktën 55% të kalorive të përditshme, kishte më pak mundësi për të qenë obez (mbi peshë). Sepse, në të vërtetë, harxhonte më pak kalori dhe ushqehej në mënyrë të shëndetshme (me më shumë ushqime me përmbajtje të ulët yndyrnash, më shumë drithra dhe fruta). Pra, ja një shembull për t’u ndjekur.
Kaloritë? Nuk janë gjithçka

Gabimi që bëjnë shumë njerëz kur fillojnë një dietë është se i kushtojnë rëndësi vetëm vlerës energjitike të ushqimeve. Për shembull, ata mendojnë se për mëngjes, një briosh shoqëruar me një kapuçino me një lugë sheqer kundrejt një filxhani me qumësht të holluar me 40 gr drithra dhe një kivi, është e njëjta gjë, meqë në të dy rastet kaloritë janë afërsisht 300. Kjo nuk është e vërtetë. Sipas një studimi të botuar në Europian Journal of Clinical Nutrition, megjithëse me kalori të njëjta, fruta del se ka treguesin më të lartë të ngopjes, ashtu si ushqimet që kanë proteina, fibra dhe ujë dhe pak yndyrna (rasti i mëngjesit me qumësht e drithra dhe kivi); më pak të kënaqshëm janë pikërisht ushqimet e furrës (brioshët, biskotat, tortat…) dhe ata me përmbajtje të lartë yndyrnash. Përveç të tjerash, ngopja varet shumë edhe nga pesha e ushqimit: është logjike që dy feta kivi të të ngopin më shumë se 20 gr briosh (thuajse gjysma), megjithëse të dyja përmbajnë njësoj kalori: 90.



Kujdes nga pijet alkoolike sepse, perveçse japin shumë kalori (mesatarisht, një gotë verë jep 100 kalori), mund të nxisin edhe oreksin. Kjo, kur dëshiron që të biesh ndonjë kile në peshë, nuk të shërben dhe aq shumë.



____________________

marrë nga revista spekter
Back to top
**Rusjane**
Thu Jan 21 2010, 06:20pm
" It is not Life that is wrongly made, it is humans that don't live right ! "

Registered Member #404
Joined: Wed Jan 24 2007, 01:33am

Posts: 1615
Ohhhh mos I love wine lol


Back to top
Mrikalem
Mon Nov 29 2010, 02:34am
mreeya

Registered Member #4269
Joined: Thu Nov 25 2010, 12:30am

Posts: 295
Rusjane a glass of wine per day is actually healthy! Pikpamjet e shkenctarve rreth vlerave antioksidante t'vens nuk jane unanime por shume mendoj se favorizojne sistemin kardiovaskular! Jane disa antioksidante qe quhen flavinoide poli-fenolike t'cilat gjenden n'rrush, ma imtsisht n'lekuren e rrushit, t'cilat kan perqendrim t'nalt n'venen e kuqe! Kshtuqe pi vene t'kuqe sa te duash mama!!! lol

See my lips tremble, and my eye-balls roll; Suck my last breath, and catch my flying soul! -A.Pope

Back to top
SuperGirl
Thu May 10 2012, 10:16am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
::bud:: ka shkruar:



Fruta, perime, por dhe karbohidrate. Për të ruajtur linjat dhe për t'u ndier mirë



Dieta që kujdeset për shëndetin



Kujtimi i verës së shkuar? Disa kile më shumë dhe vendimi për të riparuar “dëmin”. Por pa hequr dorë nga ushqimi: kjo është e dëmshme për shëndetin dhe jo e shëndetshme për linjat.




Një ekuilibër i rëndësishëm

Disa dieta “të modës” japin si alternativë rritjen e konsumit të proteinave dhe reduktimi e ndieshëm të karbohidrateve. Por këto janë skema të paekuilibruara që, po u përdorën për një kohë të gjatë, nuk dihet se ç’efekte mund të kenë mbi shëndetin. Dhe një studim i publikuar kohët e fundit në Journal of The American College of Nutrition, aplikuar te 10 mijë njerëz gjatë 3 vjetëve, arriti në përfundimin se kush mbante dieta në të cilat karbohidratet përbënin të paktën 55% të kalorive të përditshme, kishte më pak mundësi për të qenë obez (mbi peshë). Sepse, në të vërtetë, harxhonte më pak kalori dhe ushqehej në mënyrë të shëndetshme (me më shumë ushqime me përmbajtje të ulët yndyrnash, më shumë drithra dhe fruta). Pra, ja një shembull për t’u ndjekur.
Kaloritë? Nuk janë gjithçka

Gabimi që bëjnë shumë njerëz kur fillojnë një dietë është se i kushtojnë rëndësi vetëm vlerës energjitike të ushqimeve. Për shembull, ata mendojnë se për mëngjes, një briosh shoqëruar me një kapuçino me një lugë sheqer kundrejt një filxhani me qumësht të holluar me 40 gr drithra dhe një kivi, është e njëjta gjë, meqë në të dy rastet kaloritë janë afërsisht 300. Kjo nuk është e vërtetë. Sipas një studimi të botuar në Europian Journal of Clinical Nutrition, megjithëse me kalori të njëjta, fruta del se ka treguesin më të lartë të ngopjes, ashtu si ushqimet që kanë proteina, fibra dhe ujë dhe pak yndyrna (rasti i mëngjesit me qumësht e drithra dhe kivi); më pak të kënaqshëm janë pikërisht ushqimet e furrës (brioshët, biskotat, tortat…) dhe ata me përmbajtje të lartë yndyrnash. Përveç të tjerash, ngopja varet shumë edhe nga pesha e ushqimit: është logjike që dy feta kivi të të ngopin më shumë se 20 gr briosh (thuajse gjysma), megjithëse të dyja përmbajnë njësoj kalori: 90.



Kujdes nga pijet alkoolike sepse, perveçse japin shumë kalori (mesatarisht, një gotë verë jep 100 kalori), mund të nxisin edhe oreksin. Kjo, kur dëshiron që të biesh ndonjë kile në peshë, nuk të shërben dhe aq shumë.



____________________

marrë nga revista spekter



po fiks, ishtu them edhe un, me hanger sa ma shum gjana te shendetshme edhe mas me pi fort alkol. ha darke krejt pak, vec ia fus mrapa 5-6 birra. jete a je ma



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2272 sec, 0.0699 of that for queries. DB queries: 39. Memory Usage: 2,591kB