Forums
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
belgium
Fri Jun 05 2009, 05:53pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Arkeologjia (nga greq. αρχαίος, arheos = i lashte dhe λόγος, logos = fjale, ose mesim) eshte shkenca qe studion qyteterimet dhe kulturat njerzore te se kaluares, dhe lidhjet e tyre me mjedisin rrethues, nepermjet mbledhjes, dokumentimit dhe shqyrtimit te gjurmeve lendore qe kane mbetur (arkitektures, dore-punimeve, mbetjeve biologjike dhe njerzore).

Arkeologjia ndahet zakonisht ne dege sipas periudhes ose kultures se objektit te studiuar (p.sh. arkeologjia klasike,arkeologjia industriale, dhe paleontologjia) ose sipas veeantive teknike te studimit (p.sh. arkeologjia nenujore dhe arkeologjia eksperimentale), ose sipas cilesive problematike (arkeologjia urbane) ose edhe mbi bazen e llojit te lendes se hulumtuar (p.sh. numismatika ose epigrafia).

Metodat
Per analizimin arkeologjike perdoren disa metoda nder te cilat jane te njohura Arkeobotanika, Dendrokronologjia, Arkeometalurgjia,[1] etj.

Arkeobotanika merret me analizimin e prezences se njerezve ne nje hapesire duke hulumtuar menyren e sigurimit dhe perdorimit te ushqimit. Per te hulumtuar kete perdoren gjera te karbonizuara apo lloje tjera te konservimit. kjo metode hyne ne programin standard te arkeologjise.
Dendrokronologjia kjo metode perdore rrathet ne trungun e pemeve. Varesisht nga numri i rratheve dhe vetit e pemes arrihen konkludime arkeologjike mbi studimin e bere. Zakonisht kjo metode sherben per te hulumtuar vegjetacionit te nje hapesire.
Arkeometalurgjia si objekt studimi ka materialet e ndryshme te perpunuara nga dora e njeriut. Me baze te dhenave per gjendjen e objekteve te ndryshme me teknika arkeologjike vije deri tek konkludime te ndryshme mbi rrethanat shoqerore dhe zhvillimin teknologjik apo ekonomik te asaj hapesire
Back to top
belgium
Fri Jun 05 2009, 05:54pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Zbulohet skulptura e gruas 35 mijë vjecare

--------------------------------------------------------------------------------

Arti i skulpturës është shumë i lashtë, më i lashtë sesa është deklaruar në librat e artit. Tabloidi “The Sun” ka publikuar sot foto të një statuje që presupozohet të paraqesë fizikun e femrës që datojnë 35 mijë vite më parë. Figurat që paraqesin një trup dhe me gjoks sipas arkeologëve i përkasin figurës së femrës duke e quajtur Venus. Një ekip i universitetit gjeti Venusin 60 cm te varrosur në një shpelle afer Ulm, Gjermani
Sipas profesorit Paul Mellars tha se është mëse e kuptueshme që statuja I përket një femre dhe që kjo ka një domethenië të madhe për artin në tërësi.



"Një ekip i universitetit gjeti Venusin 60 cm te varrosur në një shpelle afer Ulm, Gjermani"

Pra kjo statuje ishte fshehur apo e varrosur ne dhe ne nje thellesi afer 60 cm...se e kuptuam qe statueta eshet e vogel sa nje pllembe dore. 7 apo 8 cm...
Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2392 sec, 0.0783 of that for queries. DB queries: 34. Memory Usage: 2,484kB