Forums
Go to page  1 2 3 4
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Holly
Tue Nov 13 2007, 08:17pm
E forte

Registered Member #552
Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pm

Posts: 9819
Te lumte goja shkodran_NYC se njashtu si thu ti asht, kush e ka per marre me kene shqiptar, nuk ia meson femijes se vet. se kush asht krenar per dica(ne kete rast gjuha dhe kombesia shqipe) mundohet me ia fut sa ma shume ne gjak femijes.

E ma mire se i ka kendu Gjergj Fishta gjuhes shqipe ska kush me i kendu.

Gjuha shqipe

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli fllad i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjáma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu á' gjuha e jonë shqyptare.

Ah! po; á' e ambël fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.

Në gjuhë shqype nanat tona
shi prej djepit na kanë thánun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhánun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn k'ta djalë mbas djali.

Shqyp na vete, po pik' má para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp má s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë k'ta për dhé t'Parvet.

Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xúni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kenë ndera e trimnive.

Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për té gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
N'per gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.

Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!


te lumte dora qe e shkrove kete vjershe te Gjergj fishtes, na perlote ....

[ Edited Sat Sep 13 2008, 04:54pm ]

* Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress *
Back to top
L - N
Fri Nov 16 2007, 11:54am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kam shume simpati per shume nga ju qi jeni te dhanun mas partiotizmit dhe qi rrespektoni gjuhen Shqipe si thelb i tij dhe si pjese e formimit personal Shqiptar, por une menoj se duhet me pas parasysh se sot jetojm ne nji bote ku pothujse 1/3 e popullsis Shqiptare ka emigru prej Shqipniet dhe ku ma shum se gjysa e Shqiptarve jetojn jashte shtetit shqiptar(Shqipnis) dhe se bota asht ba ven i vogel dhe qi pothujse bazohet komplet ne materializem personal si pjes e zhvillimit te saj, tash menoj une megjithse nuk me pelqen noshta, asht e logjikshme qi gjithkush din punen e vet dhe venose vete per vetin dhe familjen e vet, pra ka ardh koha me pranu nryshimin midis nesh sado i madh kjofte ky, dhe ju lutem mos harroni se Shoqnia Shqiptare vjen nga nji krize e thedhe kulturore 2000 vjecare pa fute komunizmin qi na ka la kryte me paranoj per gjithca, qe nuk jash dhan munsia me pranu nryshim sepse ka ken ne luft me gjithken me mijetu dhe me rujt nryshimin-gjithca ca ka ken e jona si per shemudh gjuhen dhe zakonet qi na kane majt nrysh prej tjerve. Besoj se ka ardh koha qi asht marre, ose marrja asht akt si krimi dhe poshtersia por jo menimi dhe binjet e nryshme sado te nryshme kjoshin ato.
Sot nryshojn nacionalitetin, gjuhen, fene, politiken, menimet etj Shqiptart por prap jane tonte sido qoshin pamvarsia menore dhe zgjidhja e nryshme qi bajn kta Shqiptar duhet mu pranu dhe rrespektu si menim individual, sepse per nryshe nuk ka kuptim (imponimi nacionalistik apo inteligjent sepse masanej kalojm ne inteligjenc totalitarizem). spo e zgjas ma me pak fjale kjo bote asht mene mene dhe si e tidhe duhet mu pranu dhe rrespektu
Falemners
Lec Neli
Vetem njohuria, eksperienca dhe hapsina s'kane kufi, dhe vetem ura e njohuris dhe eksperiences te con te inteligjenca dhe menquria e karakterit


[ Edited Wed Nov 21 2007, 11:21am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
::bud::
Fri Nov 16 2007, 09:58pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
dakort me ty Lec.
asht nji thanje ketu qe thote: - "Home is where you make it"
pra vendi yt asht aty ku e ban ti.
Qdo njeji prej nesh ka lirine e te folunit. (shyqyr mas shum vjetsh) pra nuk mund te kapena dhe te ergumentojm rreth kesaj teme sepse nuk mund te gjeneralizohet.
Psa nuk flas shqip un nuk don me thane se po mohoj vendit tem e prejardhjen teme.

Un kisha kshillu me fole sa ma shum ne gjuhen e atij vendi qe ta mesoni sa ma mire ne menyre qe edhe jeta juaj te jete me e lehte
Back to top
BRUNJA_USA
Sat Nov 17 2007, 02:00am
MRS.

Registered Member #1062
Joined: Sat Aug 11 2007, 02:54am

Posts: 1395
bud 100% with u bro

when ur in love u cant fall asleep cause reality is better than ur dreams !!!!!!!!!
Back to top
::bud::
Sun Dec 02 2007, 09:52pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
falemnders BRUNJA_USA,
Nuk asht e nvojshme me i braktise te ghitha vetem per faktin se nuk jena ne vend tonin. Ne jemi ne vend te huaj dashje/padhashje dhe sa te jemi aty duhet te japim forca sha ma shum per integrim.
Back to top
belgium
Sun Dec 02 2007, 11:22pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
mendoj se nuk duhej te titullohej,keshtu kjo teme e nje forme disi akuzuese,pse jo pikelluese:

gjuha e nanes,kurre nuk harrohet por ndodh fatkeqesisht,te mos ushtrohet ne rrethana,nga me te ndryeshmet,si:emigrim ne moshe te re,i pa shoqeruar me pjestare te familjes shkollim,jo shqip,nje shoqeri ndryshe nga ajo e djeshmja,ku mendoj me gjithe sakrificat,zemer vrare te burrerohet pse jo natyralisht,duke shfaqur egzistencen e tij,te zhytur ne nje oqean gjuhesh,kulturash,popujsh,influencave qe mundet ti kene arritur....ta llogjikojme pak,fenomenin e detyrimit qe disa shtete,i kane lodhur,detyruar,nderruar identitetin,zevendesimin e emrave nga shqiptar ne GREK-ITALIAN.ku me e theksuar dhe problematike,eshte ne greqi.nga ahmet,ne jorgo.dhe me tragjikja,duke i pagezuar,ku vetem me vetem te cnjerezoje kete njeri te mire,ku zoti doemos e fale.kam jetuar ne greqi dhe punuar,realitetin e kam pare me syte e mi,kur te gjithe shqipetaret na dolen,joanis,petros,sotirica etj........perse?sepse kishin nevoje per strehim,ushqim,te clodheshin nga rruga e gjate neper malet,e veriut te greqise me debore,ku une kam arritur te shikoj varreza,te rrethuara me gure,e jan quajtur varret e refugjatit,pa emer.....atje duhen te ngrihen,memorialet siq jane neper qytete,(ushtari pa emer).sepse nuk luftoi,me arme por me mbijetese,ne dimera acar.dhe eshte kollaj te flasim,sot ulur para ordinatorit,ku ne nje imazhe te kundert,exziston acoma emigrimi me i dhimshem,ai drejt greqise bushter(me falni per shprehjen).ketu ne kete forum,nuk duhet ti vendosni,njerezit ne nje kallep.pse cfare turpit,e fajit u dashka une,ta pranoj sepse ngaterohem pak ne te folur?por per te shkruar,di sepse nuk jam analfabet.........preferoj te komentoj dhe mbroj,vetveten nga akuzime pa vend sepse ne radhe te pare,preferoj te kem ne nivelin me te larte,NDERGJEGJEN.kjo eshte me e rendesishme per mua,sepse gjuha rifreskohet nuk vdes......................sepse nuk jane,te gjithe intelektuale,si ju........edhe ketu po shikoj cdo dite,njerez me kulture ne te tijen,dallohen me kilometra larg,ne menyren e voneses se integrimit.ku nuk po arrine te flasin,frengjishten,hollandishten, ketu ne belgjike ku minimumi i kane 5vjet.....lobi shqiptar ne belgjike,dallohet nga dialogimet vetem ne shqip,dhe perkundrazi shume vajza,vendase flasin pak sqip dhe kjo me ben krenar...nuk patme nje pastrim,etnik ne shqiperi ne por shqiperia nuk ishte e zonja,te na mbante ne krahet e saja.me hapjen e vizionit 2000,per nje jete si gjithe europa.......jemi shume te forte ne shqipetaret,edhe ordinatoret i kalojme me lloj,lloj gjuhesh qe perballemi cdo dite,ketu ne europe....ju ne amerike,e keni fare thjeshte,english-jo britanike europiane,dhe shqip....ne amerike ka shume shanse,te mos harrohet gjuha shqipe,sepse nuk ballafaqoheni me situata, siq jemi ballafaquar ne ketu ne europe.................respekte.......faleminderit,hvala,merci,danky ,efkaristo,gracias,--------ALBANIA.
Back to top
shkodra
Sat Dec 15 2007, 06:40pm

Registered Member #237
Joined: Mon Dec 18 2006, 05:05pm

Posts: 13849
visho vetem shkrimin tan lexova dhe per mu e ke shum gabim...ne rralle te pare amendoj se femijet duhen te integrohen ne shoqeri shkolle apo kopsht... e dyta asht muges edukate me fol shqip nepranin e te hujve...se jemi ne qe jetojme ne emigrim spo emigrojne ato tek ne.......

no comment......
Back to top
visho
Sat Dec 15 2007, 06:45pm

Registered Member #1144
Joined: Fri Aug 24 2007, 09:47pm

Posts: 2064
nigja ktu ma shkodra nuk e di a e keni kuptu por un e kam me ata qi nuk i msojn fmit me fol shqip e ky rast qi thash asht i till qi personit nuk i flasin fmija asnji fjal shqip e per kyt person e shum si ky un ju tham prap a ju vjen marre



Back to top
ShKoDrAn_NyC
Mon Dec 17 2007, 08:49pm
>>>>ALBO 4 EVER<<<<

Registered Member #956
Joined: Thu Jul 26 2007, 05:15pm

Posts: 4917
fmis duhet me i fol shqip qe mos me harru prej ka vjen... kurse ne ambjente qe je i rrethum me persona qe nuk flasin shqip asht mase normale me fol ne gjuhen e vendit qe te tan me ken pjese e bashkbisedimit... por kur je vetem me fmin tand atehere foli shqip e mos ia prito hiç...

Light travels faster than sound. That is why some people appear BRIGHT until you hear them SPEAK

Back to top
whatishappiness
Sun Jun 08 2008, 01:37am

Registered Member #1947
Joined: Tue Jun 03 2008, 06:44pm

Posts: 339
Krejt pata harru se ti shkodran nyc je ai!
: ))

happiness

Back to top
amelsina
Tue Jul 08 2008, 06:52pm
Registered Member #2016
Joined: Sun Jun 22 2008, 05:05pm

Posts: 46
Une per vedi mundohem edhe pse vetem une flas me ta po tash vajza ka shume deshire e shkon ne internet e meson me nji program dhe me dhin gazit kur vjen me shprehje te ndryshme.
----------------------------------------------------------
a-cat ,do tju isha mirnjohese nese do te me tregonit se ne cilen adrese int,hyn vajza juaj per te mesuar sado pak shqip,
pervec praktikimit ne shtepi,pasi lete jemi reale femijt duan dhe shtytje.Ketu ne angli ,bbc ka program int te mrekullushme per disa grup-mosha.Dhe nese ministria e arsimit e kultures,apo ndonje stacion tv ,ka nxjerre ndonje program ,apo faqe int per mesimin e gjuhes shqipe(per shqiptaret ne mergim)do te ishte shum domethense per mua ,sikurse dhe per shum emigrant te tjere qe kan femije.
Pasi ndoshta shum prej nesh s`kan mundesin te kalojne shum kohe me femijet,si pasoje e orarit te punes apo dhe te vet femijeve (vajza ime kalon 8-ore ne kopesht para shkollor)kur ajo vjen un iki n`pune turi dyt,nuk e di nese me kupton drejt ate qe dua te them,dhe me te vertet sa te hapin bbc apo noi disney ,do ishte shum ndihmese te hapte faqe ,ne shqip te moshes se saj
respekte Ani


pasi dhe un kam nje vajze qe eshte rreth te pestave,e kupton shqipen por me pergjigjet ne anglisht.dhe ne te pakten e rasteve e shpreh fjalin gjysem al e gjysmen ang
dhe ne qeshim me t`madhe ,s po thujajse i thote nder dhembe ,sa dhe emrin e saj e shpreh me theks glez.

dhelpra ashet dinake,por... ai qe ze ate eshte me dinak
Back to top
theatron
Tue Sep 09 2008, 09:10pm

Registered Member #1278
Joined: Wed Sep 26 2007, 02:27pm

Posts: 15
Une per vete kam ken me traget simjet ne shqipni dhe si tu shku si tu ardh puthujse 90% e pasagjerve ishin shqiptar dhe 90% e kti 90%-shit qe ishin 20 e poshte si kam njigji nje here tu fol shqip por italisht kshtuqe ska pse ti vije keq kerkuj:)
Back to top
zjermi
Wed Sep 10 2008, 04:48am

Registered Member #1293
Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38am

Posts: 2976
realitet i dhimbshem

ti o pellum simbol i paqes,
nder shekuj popujt t'kane rrespektu
ndalo pak ti n'shkodren teme
nje mesazhe urim prej meje me ju dergu.
dje prej jush une jam nda
ne vend t'huej per me lulzu
nje premtim prindve ju kam ba
sa te jem gjalle me i nderu!
(marre nga ZEST)

Back to top
Juventini
Wed Sep 10 2008, 07:18am

Registered Member #2241
Joined: Wed Aug 20 2008, 06:20pm

Posts: 640
meqe hina te kjo tem po shprehi edhe un menimin tem... na shqiptar e kena ne gjak per me u hap pranaj flasim gjuh te huja e nuk flasim shqip... un lexova ate qe kishte shkru shkodra qe duhet me u intregru , normal shkodra jam shum dakort me ty qe duhet me u intregru... por gjuha e huj duhet me u fol kur ke te bash me njerez te huj... un ktu jetoj kam kojshi nje familje nga lezha si mor sdin fmija me fol nje fjal shqip!!! mu per kete gje me vjen shum marre .. harrone gjuhen e huj se gjuha e huj asht per te huj nuk asht per ne .....
Back to top
lissandro
Mon Sep 15 2008, 04:27pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
ate vjen marre:
kjo tem ka te baj shum ne jeten e perditshme te gjdo njeriu . dhe jo vetem tek gjuhet e huaja ,por edhe ne sjelljet e perditshme si ne familje dhe shoqeri apo ne vende pune.shkurtimisht un thom se mjer ai person qi nuk i vjen marre ku duhet me pas, dhe mjer ai person qe ka marre ku nuk duhet me pas .flm liss


Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
star
Wed Nov 19 2008, 09:25pm

Registered Member #2287
Joined: Fri Sep 05 2008, 08:27pm

Posts: 5088
varet per ca.
Back to top
☆_CorOnA_☆
Fri Nov 21 2008, 12:59pm
♠ •° ∂ι gισяиσ тι ρєиѕσ ∂ι иσттє тι ѕσgиσ •°♠

Registered Member #2419
Joined: Fri Oct 31 2008, 01:26pm

Posts: 1274
Ke shum te drejt Visho






████─████─████─████─█──███──█─ ────█
█────█──█─█────█──█─█─█───█─█─ ────█
████─████─████─█────█─█████─█─ ────█
───█─█────█────█──█─█─█───█─█
████─█────████─████─█─█───█─██ ██──█-

Back to top
Spy Spam
Sat Jan 03 2009, 03:48pm
spy spam

Registered Member #1778
Joined: Fri Apr 04 2008, 07:56am

Posts: 79
jo hic...!!!

Spy Spam world

Back to top
matura2000
Sat Jan 03 2009, 03:53pm

Registered Member #2355
Joined: Wed Oct 01 2008, 03:35am

Posts: 2346
m' varet se per qa.


CHI LO FA' , SE LO ASPETTI................

Back to top
Edmond-Cela
Sat Jan 03 2009, 04:20pm
Rrushi


Registered Member #977
Joined: Mon Jul 30 2007, 10:12am

Posts: 3038
muam me ka qelluar me fol para mija njerzve dhe kam than ta po me qeshin njerzit se kam marr por kur je aty ndien nje gja krejt tjetur dhe shprehesh krejt lirshem. gjaja ma e mire qe perjeton njeriu asht kur te duartrukarin njerzit

Pa Buk e Pa uje Rri, por Pa Bukuroshet e ShkodraOnline nuk Mund te Rri!!


Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Sat Jan 03 2009, 11:16pm


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24799
Edmond-Cela ka shkruar:

muam me ka qelluar me fol para mija njerzve dhe kam than ta po me qeshin njerzit se kam marr por kur je aty ndien nje gja krejt tjetur dhe shprehesh krejt lirshem. gjaja ma e mire qe perjeton njeriu asht kur te duartrukarin njerzit




a i paraftyrove ne mathje hahaha apo lakuriq krejt spektatoret hahaha?

I care and I wish well!

Back to top
Loris
Sat Jan 03 2009, 11:22pm
Veni-vidi-vici !!

Registered Member #2417
Joined: Thu Oct 30 2008, 12:28pm

Posts: 2261
shpesh po

Ne nuk jemi ajo qe themi, ne jemi ajo qe bejme!
Back to top
lissandro
Mon Jan 05 2009, 09:54am
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
hhahah ku te shkon menja edhe ty a-cat

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
guest
Thu Jan 08 2009, 08:09pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
kajher rrall


Back to top
babo
Thu Jan 08 2009, 08:39pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
me raste

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
Go to page  1 2 3 4  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3580 sec, 0.0951 of that for queries. DB queries: 79. Memory Usage: 3,279kB