Forums
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Mon Jun 15 2009, 03:04pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kush ishte dhe mbeti At Anton Harapi



Nju Jork, 3 shtator 2003 / Nga Klajd KAPINOVA

Ai lindi në Shirokë të Shkodrës, më 5 janar 1888. I biri i Loros dhe i Çiles, shtoi gëzimin e familjes që jetonte buzë valëve të Liqenit piktoresk. Babai merrej me peshkim, të cilin e kishte traditë. Në fëmijëri bashkëmoshatarët e thërrisnin Gaspër, sepse ishte i pagëzuar me këtë emër. Që në moshë të re hyri në Kolegjin e Jezuitëve dhe më pas në Kolegjin Françeskan, që ishte dhe mbeti shtylla e traditës së mirëfilltë kombëtare shqiptare, duke qenë përherë një pikë e mirëfilltë referimi për të gjithë gjeneratat e mëvonshme, që dolën nga kjo qendër e rrezatimit të fortë të gurrës së pashtershme popullore fetare e atdhetare.

Vocërraku, aty mori njohuritë elementare të teologjisë, rriti cilësinë e mendjes së vet, duke fisnikëruar zemrën me kulturë fetare, u mëkua me dashurinë e thellë për Atdheun. Si fëmijë dallohej për mirësi, butësi, përshpirtëri, duke qenë një dashamirës, me vepra të lloj-llojshme mëshire. Rezultatet e larta në shkollë i mundësuan adolishentit të mençur, të vijojë studimet e larta në disa qytete të rëndësishme të Austrisë, që njihen si metropole të rrezatimit të kulturës së lashtë e bashkëkohore botërore. Këtu rregullisht studio në Villach të Tirolit, Salezburg dhe Shvarc për degën adhuruese të tij teologji. Ai ishte një enciklopedi që ecte me dy këmbë mbasi, preferonte shumë të ishte në kontakt me bibliotekat, si një frekuentues shumë i rregullt dhe i azhurnuar me të gjithë median e huaj evropiane që vinte në këtë bibliotekë.

Pranë profesorëve të mirënjohur austriakë dhe të traditës fetare vendase, këtu studioi për degët e adhuruara teozofi e filozofi, ku menjëherë përfitoi një kulturë të shëndoshë oksidentale, dije të qëndrueshme, përpikmëri të dalluar të stilit gjerman, qendresë të shpirtit të hekurt françeskan.

Duhet vënë në dukje se pikërisht gga ky element i vlefshëm françeskan, rezulton, se françeskanët nëtë tërësi, pa kursim derdhin energjitë e tyre në kulturë, dije, përparim, cilësi me vullnet pune dhe inisiativë të lirë përsonale.

Kësisoj, mbi të gjitha në unitet dominoi bashkimi i të gjithë virtyteteve pozitive, duke plotësuar më tej shpirtin e pastër françeskan, me të cilin frati ynë ishte i edukuar qysh në fillim...

Gaspëri i ri, bëhet At Anton Harapi në Shqipëri. Dijet e thalla akademike, që ai i kishte akumuluar gjatë viteve të studimeve akademike, nuk do ta tulatshin kujtesën e tij të freskët, por do të shpërthenin valë - valë, gjithnjë në nivele të reja rritjeje, me një dinamikë për t’u pasur zili, të cilat falë aftësive përsonale, do t’i reflektonte me finesë.

Argumentet që buronin në mënyrë të natyrshme, në çdo kohë dhe rrethanë, do t’i parashtronte me një logjikë të hekurt gjermane. Kjo ishte aftësi profesionale vetëm e një gjeniu të rrallë. Dhe një njeri i tillë, dy herë nuk do të përsëritet në tokën shqiptare. Mbi freskinë dhe mendimin e gërshetuar filozofik, për stilin e matur karakteristik, të lidhur me rrjedhshmëri, Dom Kolec Prenushi, na ofron para 67 vjetëve këto rradhë vlerësimi: “...mendje dialektike, qi shkruen kryeartikuj, nder cillt disa janë kryvepra. Dija e thell, arsytimi i lidhun, analizimi i holl, stili i peshuem, dallojn gjith shkrimet e tija. Mund të jetë i thatë, i ftoht, por ai asht i drejt e i pafajshem” (Shih, “Hylli i Dritës”, 1936, fq. 583).

Për të gjithë ata që hodhën vrerë, për jetën dhe veprën e At Antonit (kujtojmë se posaçërisht për të ulur figurën e martirit shqiptar françeskan, pseudoshkrimtari Skënder Drini, për të përfituar poste dhe “merita”, zhgarravitë me urretjen e tij latente, dramën përvese “Shembja e hidhujve” me përsonazh kryesor të ashtëqujtunin “Harapi i Shkodres”, duke fyer edhe më tej me skenarin e filmit dhe libretin e drames me te njejtin titull figuren e At Anton Harapit. Me ardhjen e demokracisë ky shkrim në vend që të bënte “mia culpa” u shpërblye për bëmat e tij si Atashe Kulturor në Konsullaten e Shqipërisë në Turqi shënimi im K. Kapinova), që vraponte shpejt për të përhapur paqen, dashurinë për njeri - tjetrin, e drejtësinë midis njerëzve, do të ishte me vend, që nga thellësia e shekujve, t’u përgjigjemi me një fjalë të urtë të skalitur nga Paskal: “Ndërgjegja, është libri më i mirë moral që kemi dhe me të cilin, duhet të këshillohemi më shumë”.

Si intelektual model, sillte me vete mentalitetin e misionarëve përparimtarë europianë, që në shumicë asokohe kishin në zotërim shartet e Provincës Françeskane (shek. XII - XIII), që po hidhte shtat me palcë e fizionomi shqiptare, tërësisht me taban solid, e cila gradualisht kishte çelur gonxhe, që shpërthyen në të ardhmen lulëzimin e kulturës amtare shqiptare, ku në rezonancë dominonte fryma e ngrohtë françeskane “lutu e puno”.

Veprimtaria fetare e atdhetare

Në vitin 1910, At Antoni kthehet në Shqipëri dhe shugurohet meshtar, duke qenë deri në flijim meshtar besnik i zhgunit të Shën Françeskut e popullit që e donte dhe e respektonte me veneracion. Ai punon si mësues në Kolegjin e Fretënve, ku, kishte mësuar qysh I vogël. Si I ri, kishte ide e objektiva të veçanta, duke I kanalizuar në një shtrat të vetëm, formimin dituror të rinisë së ardhshme, me metoda të tilla, ku, dallohet universaliteti I dritës, për t’i ndriçuar të gjitha së bashku pa dallim bindjesh, përkatësish, krahinash, origjinë edukimi, lloje shkollash, duke nisur që të edukoj kësisoj njerëz me virtyte, ku mirësia, dashuria, feja, nacioni të jenë bashkëudhëtarë të pandashëm gjatë gjithë jetës tek shqiptarët.

Gjatë tetorit të vitit 1912 deri në prill 1913 (vite të trazimeve të mëdha të Luftës së Parë Botërore), I përkushtohet shërbesave fetare në kishën “Zoja Rruzare” në Arrën e Madhe në Shkodër, ku ishte edhe Kuvendi Françeskan. Në këtë lagje u njoh dhe u ballafaqua me varfërinë e tejskajshme, të cilën e përjetonte vetë, mes banorëve pa dallim feje. Viti 1916, për banorët malësorë të Dukagjinit, ishte një vit I vështirë, vit I sëmundjes epidemike të kolerës, ku, njerëzit njeri pas tjetrit vdisnin dhe askush nuk u gjendej pranë nga frika e lëngatës. Por meshtari karizmatik, me shpirt të pastër fisniku, u gjend si shërbetor pranë tyre, për t’i ngushëlluar dhe ndihmuar.

Frati 25 vjeçar, me ndjenja të holla të humanizmit, ecte në këmbë, nëpër katunde të thella e të ashpra malore, në të gjitha shtëpitë e bjeshkëve të thepisura të Dukagjinit (Malësia e Mbishkodrës), për të shpëtuar nga vdekja e sigurtë malësorët, duke I ndihmuar drejtpërdrejtë nga ana profilaksike kundër kolerës, kësaj murtaje të fillmshekullit XX, që kishte përpirë miliona jetë njerëzish nëpër botë...

Viti 1918, fratin e Urdhërit të Shën Françeskut (vendosur në Arbëri në shek. XIII), e gjeti famullitar në katundin Grudë. Binomi “Fe e Atdhe”, qe aorta e zemrës së tij, e Gruda ishte terreni, ku edhe një herë shpalosi zgjuarësinë dhe dituritë e thella enciklopedike, të cilat spikaten sipas mendimit tim, në dy rrafshe: së pari, në fushën e gjërë politike, ku, për interesat e larta të nacionit pranonte të flijohej, për të mirën e përbashkët; së dyti, spikat me sukses në lëmin e letrave shqipe, duke pasur pendë e mendim të mprehtë, të cilat admiroheshin nga qarqet preferuese të sferës së letrave albanologjike.

Për të tillë publicist, me polemikë rezultative dhe mendime të reja, pohohet me të drejtën e qytetarisë, se epoka e njerëzve të mëdhenj vulos me gjurmët e veta të pashlyeshme, ku, këtu dallohen mirë njerëzit e ndritur, që denjësisht i përfaqësojnë, në paradën e së cilës, bën pjesë edhe emri i ndritur i At Anton Harapit.

Pa hyrë në hollësira e zgjatje të tepërta, në kontekstin e këtij shkrimi modest, dua të nënvizoj idenë e ndonjë mediokri, që e trajton apo vlerëson si sakrilegj bashkëpunimin e Kishës Katolike në Shqipëri me problemet nacionale, kur dihet historikisht, se në shekuj kemi të përcaktuar parimet kryesore të këtij uniteti nga etërit dhe dijetarët e shquar të Kishës.

Në kushtet kur populli ynë jetonte errësirën më të gjatë mesjetare dhe njëkohsisht të shoqëruar me plot kalvare përsekutimi, nën pushtimin më të egër të barbarëve otomanë, në veçanti klerikët katolikë (në trojet etnike shqiptare dhe shtetin amë), kanë qenë sistematikisht gjatë shekujve vetëdija e nacionit shqiptar, duke sjellë përherë zgjimin e ndërgjegjës së mirëfilltë nacionale. Në këtë kohë, shekull pas shekulli, kultura shqiptare u ngrit në nivele të reja, brenda kishës sonë, por që gjatë përbuzjes së gjatë, zëvendësoi me dinjitet Akademinë e Parë Shqiptare brenda universit shqiptar.

Sa për ilustrim, po sjellim një shembull, të cilin esencialisht po e trajtoi më poshtë. Në veprën më të përkthyer në shumë gjuhë të botës: “Angazhimi ynë shoqëror”, në mënyrë filozofike, autori i saj, prof. Giorgio La Piera (1904-1977), nënvizon: “Nga pikëpamja katolike, politika është veprimtaria udhëheqëse e jetës njerëzore, që ushtrohet nga shteti, gjinia ose nga klasat me plotësinë e problemeve shpirtërore dhe materiale të individit dhe komunitetit”.

Këto dije të kohës, I kishte si vizione të kjarta At Anton Harapi dhe po udhëtonte në rrugë të sigurtë. Ai, përherë mendonte e vepronte nën shembullin e idealeve, që i kishte si pika referimi, se “...njerin e ban shpirti dhe ndergjegja, e paraqet sjellja, e vlerson puna; apostullin e rrit ideali, qendresa e guximit; bamirsin e krijon zemer-gjansija e vetmohimi. Para plumbit, qi e rrzoi perdhe, shqiptoi pa za: “Lumin e ep deka kunoren e ven varri”, - shkruan në parathanien e vepres “Andra e Pretashit”, studiuesi i afërt i tij Gjin Duka (alias At Daniel Gjeçaj)...

Ai njohu me të gjitha përmasat e saj zonën e Grudës së Malësisë së Madhe, koloritin e gjallë të zakoneve, vajet, dasmat, epiken, psikologjinë origjinale të trevave kreshnike të marra në studim, pra tërësinë klasike të kulturës së pasur nacionale ende të palëvruar asokohe...

Në këtë mjedis të ri dhe të përshtatshëm për mendjen dhe punën e tij me pasion lindi dhe u rrit romani “Andra e Pretashit”, që vlerësohet nga vetë biografët më të afërt të autorit, si një ndër kryeveprat e dorëshkrimeve, që i la si pasuri të paçmuar Atdheut të vet. Ai ruajti me mjeshtëri kompozimin unik të një vepre letrare.

Midis malësorëve të zonës së Vajzës së Kastratit (Malësi e Madhe), spikat njohja e hollë e psikologjisë së njerëzve, kultura e pasur dhe e gjerë fetare, si bari I popullit, duke qenë përherë në shërbim të tij, për t’i pajisur ata me nivele të reja të civilizimit përparimtar. Zelli për kulturë qytetare ishte pjesë e edukatës, falë aftësive të lindura dhe të kultivuara në fushën pedagogjike, për rininë shqiptare brenda famullisë, ku, ai posaçërisht kontribuoi çdo ditë në formimin e të krishterëve katolikë të ndërgjeshëm, tek e ktheu atë në qendër të rëndësishme të akumulimit të diturive të reja perëndimore.

Në rrafshin politik, mbeti një zbulues i gjallë i fatit të popullit shqiptar. Në kujtesën e historisë, kanë mbetur të pashlyera shumë ngjarje, që gjithsesi kanë emrin e kontributit të meshtarit të shqiptarizmës.

Në kohën e turbullirave politike, midis të cilave ishte mbërthyer kontinenti i Europës, Fuqitë e Mëdha, hartonin harta të reja, ku, pa të drejtë, Shqipërisë së vogël gjeografikisht, i cungoheshin arbitrarisht, njëra pas tjetrës disa treva të trungut amë.

A mund të heshte frati i urtë, përballë kësaj masakre, që u bëhej ditën për diell tokave shqiptare!? Normalisht, që jo.

I veshur me zhgun, me nismën e vet, organizon menjëherë tre bajrakë, si: Gruda, Hoti e Triepshi dhe përmes tyre, i dorëzon Memorandumin e përgatitur nga ai vetë në vitin 1918, komandantit francez në Shkodër (asokohe në Shkodër, kishin zyren e tyre konsullore 7 përfaqësi të huaja). Në bashkëpunim me liberatorin e madh Luigj Gurakuqin dhe “Poetin Nacional” At Gjergj Fishta OFM, harton një Peticion, të nënshkruar nga 200 përfaqësues të tre bajrakëve, drejtuar përkatësisht Konferencës së Paqes në Paris, Ministrave të Jashtëm të ShBa-së, Anglisë, Francës dhe Italisë.


Në përkrahje të negociatave diplomatike, përfaqësuesit e Grudës, Hotit e Triepshit në Shkodër, organizuan demostratën te Ura e Maxharrit, duke brohoritur:

“Hot e Grud kekan betue
Pa gjak malet mos me i l’shue...”


Frati ynë, kishte moq e dashamirë, duke bashkëpunuar ngushtë me At Marin Sirdanin, At Shtjefen Kryeziu Gjeçovin, Çerçiz Topullin, Isa Boletinin, Fan Stilian Nolin, At Gjergj Fishtën, Imzot Vinçenc Prennushin, At Donat Kurtin, Dr. At Gjon Shllakun, Dom Ndre Zadejen, Hilë Mosin, Mehmet Shpendin, etj., në Jug e Veri të Shqipërisë.

Cicëroni i oratorisë nacionale në ligjeratat fetare e nacionale

“Kjo ishte edukata harapiane. Ai ishte i kryqzuem n’Kryq per Fe e Atdhe”
At Daniel Gjeçaj (1913-2002)

Në ligjeratat e tij të famshme, të mbajtura në “Parisin e vogël”, sikurse njihej nga intelektualët asokohe qyteti kulturdashës Korça, ndër të tjera At Anton Harapi u shpreh:“Jam fetar, por kam tager dhe detyr shoqnor”. E rëndësishme për At Antonin, ishte fati i nacionit dhe i martirëve, të cilët për vemendjen që i kushtonte rëndësisë së tyre, ishin pjesë e jetës së tij.

Populli i Shkodrës, kurrë s’do ta harrojë përshëndetjen e fundit të titulluar: “Dy lotet e nji betimi”, si shembull i oratorisë klasike shqipe, në përcjelljen e eshtrave të martirëve nacionalë Mustafë Qullit dhe Çerçiz Topullit, shtrënguan duart në shenjë betimi nacional: “Për nji Shqipni të bashkueme e të lidhun me idealin e herojve”.

Ajo që i jep konture të plota portretit të tij, është se ishte dhe mbeti si teolog, konferencier me mendim të freskët e cilësi të spikatur, ku në mënyrë të dukshme shquhet në drejtime parësore fetare e nacionale. Gojëtaria e tij, ishte përherë e kjartë në mendimet e shprehura, arsyetimin e lidhur mbi bazën e një logjike të kristalizuar e të ngjeshur mirë, ku çfarëdo që të lexosh nga erudicioni solid, të bie në sy tema e kuptueshme dhe e përshtatshme e veprave që shkroi dhe kumtesave historike që ligjëroi para njerëzve me nivel përgatitjeje e dije të ndryshme kulturore.

Frati stoik, vazhdimisht ishte i pritur për një bashkëjetesë paqësore, vëllazërore në katër besimet fetare (bektashi, myslimanë, ortodoksë dhe katolikë), ashtu sikurse ka vlerësuar me të drejtë biografi i pasionuar At Daniel Gjeçaj, ku, nënvizon: “Kjo ishte edukata harapiane. Ai ishte i kryeqzuem n’Kryq për Fe e Atdhe”.

Viti 1920, mbetët për meshtarin e Shën Françeskut, kohë e ingranimit me lëvizjen atdhetare shqiptare, në kushte e rrethana të reja, falë enërgjive të pashtërshme të prelatit, mori një shtytje dhe organizim të ri. Më 1921-1924, bëhet drejtues i grupit të njohur atdhetar “Ora e Maleve”, së bashku me poetin e njohur At Gjergj Fishtën (1870-1940), demokratin liberator Luigj Gurakuqin, Dom Lazër Shantojën, duke qenë njëkohsisht themelues, drejtues e botues i aftë i fletores “Ora e Maleve”, që rregullisht filloi të nxirrte grupi në fjalë.

Për më tepër, liberatorit të madh Luigj Gurakuqit, i përkushton veprën e vet të titulluar: “Andra e Pretashit”, ku shkruhet: “Luigj Gurakuqit- burrit vërtetë burrë”.

Më 1924, u zhvilluan zgjedhjet e para në Shqipëri, ku, gjendet mes “opozitës” së kohës përkrah Gurakuqit, Fishtës, Bajram Currit, At Benardin Palaj, Nolit etj. , që ishin pararoja e kësaj lëvizjeje, duke sjellë një mendim të epërm e veprim më të përshpejtuar racional për nacionin shqiptar.

At Anton Harapi, ka meritë për organizmin politik të kristiandemokratëve shqiptarë (1920) dhe që lidhen pastaj me përpjekjet më fisnike të një partie të re Demokristiane shqiptare, më 1930, e cila shquhej me programin e saj bashkëkohorë për palcën me tipare të thella atdhetare e humanizmi, duke përuar dhe reflektuar parime të shëndosha të burime kristiane, duke mos qendruar pas nacioneve civilizuese me tradita të lashta politike, si italianët e gjermanët, në përputhje me nevojat e kohës. Me logjikë më të zhvilluar, demokristianët e parë shqiptarë në ide e shpirt, më 1946, ishin të njëkohshëm me De Gasperi-n në Itali dhe Audenhaurin në Gjermani, ku, shqiptarët kristiandemokratë, paraqiten si alternativa më shpresëdhënëse në periudha të ndezura antifashiste e antikomuniste të nacionit tonë të rrënuar nga Lufta e Dytë Botërore...

Pas rrëzimit të Qeverisë së Nolit, për shkaqe, që tashmë dihen mirë, sikurse shumë të tjerë, frati demokrat arrestohet 3 herë dhe burgoset së bashku me At Benardin Palaj e më vëllezër të tjerë në Krishtin të Urdhërit të Shën Françeskut, mbasi kishin përkrahur alternativën e demokracisë liberale të popullit, “Për një Shqipni t’Lir e t’Perparueme”.

Mbasi lirohet nga burgu, me vendosmëri dhe klajtësi ideore, vijon pa ndërprerje misionin e shenjtë, duke predikuar doktriminën e krishtërë.

Si i Derguari i Françeskanëve të Veriut, i kërkon Qeverisë së Tiranës haptazi:

“Flamurin Kuq e Zi, Gjuhën Nacionale, Lirin e Pavarsin e plot t’popullit”. Edhe pse kishte detyren e rëndësishme të Provincialit, nuk e shkëpuste për asnjë ast veprimtarinë adhuruese atdhetare.


Më 1933, ishte drejtues i Kolegjit Françeskan (Rektor), drejtor i Liceut “Illyricum” dhe pedagog në Shkollën Normale Femrore të Motrave Stigmatine në qytetin e Shkodrës (Gjuhadol).

Në harkun kohor të viteve 1930-1936, është drejtori i së përkohshmes prestigjioze revistes së mirënjohur në Ballkan “Hylli i Dritës” (Botuar për herë të parë më 1913), bashkëdrejtues i gazetës “Posta e Shqypnisë”, revistës fetaro - kulturore “Zani i Shna Ndout” etj.

Me pendën e fuqishme në fushën e letrave shqipe

Frati, krahas përkushtimit fetar dhe vlerave të çmueshme sociale të komunitetit, dallon me po atë madhështi, në filozofi, teologji, pedagogji, sociologji, publicistikë dhe letërsi artistike.

Homelitë e këndshme, që mbajnë peshën e fjalëve frymëzuese të At Antonit, si vlerë autentike zbukurojnë letërsinë e pasur fetare të traditës gegë, ku, në tërësi kulmoi erudicioni esencial plot elokuencë elegante e me një diksion të kjartë.

Në mënyrë të rregullt, ndiqte rrymat e letërsisë botërore, lexonte në origjinal autorët e famshëm të pedagogjisë moderne të kohës, si: Pestaloc, Hergert, Frobel, Herbart, Forster etj. Midis librave dhe përherë pranë librave, mendonte se mendja e tij dhe e çdo njeriu, në përgjithësi, duke lexuar bën një gjimnastikë të mirë, sepse zgjeron dritaret e diturisë njerëzore, të cilat përherë duhet të jenë të interesuara, për të lejuar depërtimin e njohurive të reja bashkëkohore.

Shpesh At Antoni porosiste: “Gjimnastika e mendjes, me ushtrimin e vullndeses, duhet të shkojë krahas me penden, si krahet e shqipes, qi ket e naltojn n’ajer dhe e mbajn n’drejtpeshim”. Si pasojë e një akumulimi të dijeve dhe të përvojës si pedagog, në vitin 1925 boton veprën e parë pedagogjike, e cila njiherazi mund të cilësohet, një përshtatje të leksioneve të pedagogut A. Hergert, një punim i mirëfilltë shkencorë, të cilin e kishte pagëzuar me emrin: “Edukata ose mirërritja e fëmijëve”.

Synimi fisnik dhe final i tij, ishte që brënda lëvizjeve të reja reformatore të krijohen hapësira për modernizimin e metodave mësimdhënëse, didaktika e shkollës së re shqiptare, dhe në veçanti këtë rrymë të kohës kërkonte ta shpërndante me pasion në veçanti midis moshës së re, duke i pajisur në këtë mënyrë, me një kujdes e maturi, me parimet progresiste të shkollës së traditës së hershme demokratike e kulturore të Evropës Perëndimore. Për çudi, sot ende studiohen në universitetet e vendlindjes autorët e pedagogjisë sovjetike (pedagogë pedantë komunistë rusë) dhe jo pedagogët e traditës shqiptare në trojet etnike shqiptare.

Siç pohojnë biografët, meshtari shkrimtar e studiues i vëmendshëm, nuk harronte të ishte i kujdeshëm, kur analizonte, se më e rëndësishme në shpirtin e shqiptarit është bindja, si akti më cilësor dhe frytdhënës, se sa dajaku e frika.

Pikërisht për këtë edukatori At Anton Harapi, duke qenë më pranë rinisë e kuptonte krejt mirë, se forca fizike e thyen shqiptarin, por nuk e lakon, porsi butësia, si një mirësi e përhershme. Duke qenë drejtues për shumë vjet me radhë i disa revistave, me dorën e vet nënshkruan mbi 50 artikuj, editoriale, që të ndara në disa tematika I përkasin disa lëmive shkencore.

Ajo që e lartëson më shumë martirin At Anton Harapin, sipas mendimit tim, është elokuenca në gojëtari dhe filozofi, aftësi të cilën, në mënyrë të merituar e shfaqi në qytetin e Korçës, ku, spikati dukshëm para intelektualëve. Me anë të 6 ligjeratave të mprehta të kohës, analizoi të gjitha dukuritë e kohës, që e shqetësojnë shqiptarin. Sot për fat të mirë, dhe falë vullnesës së Zotit, ata gjenden të ruajtura në veprën “Vlerë Shpirtnore”.

Duhet vënë në dukje, se shtysë për autorin e kësaj nisme të guximshme, ishte çasti i një krize shpirtërore në Shqipëri, dukuri kjo me rrjedhime negative dhe shkatërrimtare.

Aty autori referues, analizoi me hollësi shkaqet e kësaj krize, duke bërë gradualisht njohjen me etilogjinë dhe terapinë e kësaj sindrome kanceroze, ku, si epidemi e rrezikshme kishte nderhyrë ideologjia shterpe dhe vdekje prurëse e marksizmit (Marx-it) edhe në vendin tonë, shenjat e së cilës i importoi në Shqipëri Ali Kelmendi me kompani në vitin 1936...

Tashmë ndërgjegja shqiptare ishte paralajmëruar nga frati At Anton Harapi, që ndiqte me kujdes vërshimet marramendëse të reve të zeza komuniste, që mbillnin obskurantizëm, gjak, dhunë dhe ateizëm të shfrenuar. Me deklaratën e tij françeskani shkodran, zbuloi se: “Por u pa n’Rusi, se si parimi i komunizmit, në vend që të zhdukte të zezat, u ba burim mjerimi”.

Duke nuhatur dhe studiuar me kujdes rrezikun e shtrirjes së kësaj epidemie asfikësuese në Shqipëri, shpejt e kuptoi se Ballkani, i lodhur nga luftrat do të pushtohet, mbasi po vëzhgonte lajmet, që vinin me shpejtësi nga Evropa Perëndimore, si alarme të kobshme, se çfarë po ndodhte në stepat e Siberisë Lindore në Rusi, ku, miliona rusë të pafajshëm, atdhetarë, filozofë e kundërshtarë të regjimit të sovjetëve po rezistonin si antikomunistë, klerikë të besimeve të ndryshëm, po përsekutoheshin pa mëshirë nga gijotina e armëve të vdekjes, që ishte ateizmi dhe diktatura e proletariatit me hekur dhe litar...

At Antoni, kërkonte të ndërtonte godinën e re të mendimit më përparimtar nacional shqiptar. “Një frat i thjeshtë, renditet përkrah mendimtarëve të mëdhenj nacionesh të tjera”, vlerësin studiuesi e kritiku bashkëkohor Dr. Aurel Plasari.

Frati ynë kishte shumë pasion letërsinë e traditës dhe atë bashkëkohore të shkruar nga Fishta, Naimi, Poradeci etj. Ai shkruante në prozë të ëmbël në gjuhën e bukur dhe tingëlluese gegë, me një stil të këndshëm, të latuar e fin, ku shquhet larmia e argumenteve që parashtronte.

Kushdo sot kundron me kënaqësi thjeshtësinë e të shkruarit. Vepra e dytë “Andra e Pretashit”, si roman u botua pjesë - pjesë prej vitit 1933 - 1942, në revistën e njohur kulturore “Hylli i Dritës”, ne nëntituj:

“Urti e Burrni nder banorët e Cemit” dhe “Valë mbi valë”. Ajo u dërgua për botim në mërgim, së bashku me veprat e tjera të letërsisë së kohës, pranë Insitutit të Studimeve Shqiptare, në Shtëpinë Botuese “Valecchi” të Firencës (Itali), por shkaku i Luftës së Dytë Botërore, bëri që kjo nismë qëllimmirë të mbetet e paplotësuar.

Disa vjet më vonë, në vitin 1959, veprat në fjalë u botuan në Romë, në saj të kujdesit të drejtpërdrejtë të albanologut të shquar Prof. At Zef Valentinit dhe nga prozatori i famshëm shkrimtari i shquar i traditës ish-Ministri i Kulturës Prof. Ernest Koliqi dhe françeskani i përkushtuar kulturës shqiptare At Daniel Gjeçaj ofm.

Shqipëria dhe 72.000 izraelitët që u mbrojtën nga merita e At Anton Harapit
Shpesh servilët të ashtëquajtur as profesorë dhe as doktorë të regjimit të polpotit të Shqipërisë, i kanë ofruar dhe vërbuar sytë brezave të tërë shqiptarësh, me një foto, ku, shquhet një takim i At Antonit me gjeneralin gjerman Fitsum, si ndër “trathtitë” më të mëdha që paska bërë Kleri Katolik dhe prelati i lartë françeskan dhe prandaj të gjithë duhet të përshkohen në litar dhe të kalben nëpër burgje.

Gjatë seancave të gjyqit, pas shumë dekadave, duke biseduar me njerëz, që e kanë njohur nga afër Pader Anton Harapin ofm dëshmojnë sot, se një pjesë e “prof. dr.”, përveç se përvetësuan shumë dorëshkrime origjinale të klerikëve katolikë françeskanë në kohën e kataklizmave të tyre (morën gradat e pamerituara shkencërisht nga “veladonët e zi” siç i quanin ata), filluan në ish-kinema “Rozafat” të lëshonin britma për gjak dhe litar, me thirrje histerike: “Të gjithë në litar!”, “Plumbin ballit!”, “Hakmarrje-Hakmarrje!”.

Sot këta të “rinj” militantë komunistë, që kanë kryesuar edhe të ashtëquajturin “revolucioni kulturor kinez” në Shqipëri, shtypin komunist, si: “Ze(h)ri i popullit”, “Bashkimi”, “Puna”, “Drita”, “Hosteni” etj., dhe si kryetar komisionesh për sekuestrimin dhe “luftën kunder fesë dhe zakoneve prapanike”, janë në pension dhe gëzojnë të gjitha të drejtat dhe privilegjet, si shërbestorë besnik të regjimit, që i lindi dhe i rriti për vete...

Asnjëherë, sikurse vë në dukje publicisti z. Mërgim Korça, pseudoshkenca komuniste dje dhe sot, nuk flet dhe shkruan se çfarë i ka thënë gjeneralit gjerman At Anton Harapi, ku ai i kujtoi ushtarakut të lartë pushtues se: “Marrëveshja me Reichun, ishte që trupat gjermane do të kishin territorin shqiptar vetëm si urë kalimi për në Greqi, pa i cënuar dhe pa ndërhyrë në çështjet e brendshme shqiptare!”.

Është e drejtë të mendohet, se vetëm Shqipëria (72.000 çifytë) dhe Danimarka, janë dy shtet në botë, që nuk kanë dorëzuar asnjë çifut (izraelit) në duart e shumë kërkuesve gjermanë. Pse heshtet për ketë aspekt të rëndësishëm dhe si një meritë e Këshillit të Lartë të Regjencës Shqiptare, ku, një meritë ka edhe antari i saj At Anton Harapi!? Po jetë shqiptarësh nuk janë shpëtuar në këtë rast!? Sigurisht që shumë dhe historia herët ose vonë do ta ndriçojë këtë aspekt të rëndësishëm edhe të fratit nacionalist.

Komunistët gjithnjë dhe përherë, sipas profesionit të tyre leninist “shpif shpif se diçka do të mbijë”, përhapën një propagandë të shfrenuar vetëm në klishenë zi, për të justifikuar dashurinë, që ata kanë për simotrën e saj Jugosllavinë komuniste asokohe, e cila porosiste polpotin e kuq të Tiranës, se “nëse doni që të qeverisni gjithnjë, pa asnjë ferrë në këmbë, duhet të zhdukni me rrënjë çerdhen e saj, klerin katolik dhe besimtarët e saj besnik në Shkodër e gjetkë”.

At Anton Harapi, shprehet hapur, pse e pranoi detyrën e regjentit:

“E pranova detyrën se nuk mujshem m’e pamun Shqypninë të pushtueme prej anarkijet...nuk dojshem të krijohej nji Babiloni shqyptare me luftë vllavrase qi zhgatrronte katundet, të humbej bagtija e të zhgatrroheshin familjet...ndjeva mëshirë, si për popull e gjithashtu edhe për Shqypni...Si mund të preferojshem m’e pshtue jetën t’eme për çashtjen e perbashket? Le të ndodhë ajo qi ka me ndodh, thashë, me vedi, rrnoftë populli edhe pa mue, rrnoftë Shqypnia!...E fillueme me nji poezi e po e perfundojmë me nji tragjedi me iu dhimbtë kujdo...e vetmja gja m’u bamun asht m’e pshtuemun Shqypninë edhe popullin. Mjafton t’i paralizojmë fajtorët të mos bajnë ma dame...Nuk duhet të ekzistojnë filogjerman, anglofila apo italofila. Duhet t’jena veç shqyptarë...”.

Pra, mbi të gjitha frati i paharruar, kërkonte të shpëtonte Shqipërinë dhe në tokën tonë të mos kishte të huaj, sikurse që shihet edhe në tekst që historiografia komuniste dhe paskomuniste ka nxjerrë në tregun e rrëmujës politike, ekonomike e gjithçkaje tjetër, që çdo ditë po ndodh për fat të keq në shtetin tonë amë...

At Anton Harapi - martir i shqiptarizmës të kulluar

“Shqipnia u fitue me gjak; me gjak dhe po mbahet e robnueme. Do të vij dita e me Paqe e Drejtsi do t’fitohet”

At Anton Harapi

Martirizimin e klerikut të nderuar, veçse Shekspiri i madh do të gjente forcë për ta përshkruar në mënyrë më dramatike, si një tabllo e vërtetë e një historie të trishtuar, të shkaktuar nga komunistët, të cilët, nuk deshtën fjalën e lirë të klerikëve katolikë. Në një çast të caktuar të historisë, për ridimendionimin e lirisë dhe të drejtave të njeriut në tërësi, buri i shquar amerikan George Washington, u shpreh haptas para bashkëkombasve të vet: “Një komb, duhet të jetë i virtytshëm, po të dojë të jetë i lirë”.

Por koj fjalë “liri”, aq e shtypur dhe e nëpërkëmbur në Shqipëri, gjatë monizmit kishte njohur veçse barbari. Kësisoj, frati atdhetar e largpamës, analizonte ngjarjet e historisë sonë: “Vllavrasja, asht rrënimi ynë fizik, moral, ekonomik dhe politik...Të dhunoj shqiptari- shqiptarin nuk asht zakon...”.

E ashtëquajtuna lufta “NÇ” e internacionalistëve partizanë, në vend që të bënte çlirimin e vendit, u kthye në një luftë të kobshme vllavrasëse, ku skenaristët e tragjedisë ishin projektuesi e drejtuesi i drejtpërdrejtë Enver Hoxha me klikën e tij sadiste.

Mirëpo martiri ynë, shtronte kushtrimin, që çdo shqiptar i çdo krahine, besimi ose shkalle civilizimi, t’i thërrasin arsyes, të mos humbasim si komb e shtet, por të ndiejmë me zemër, se jemi vëllezër të një gjaku e gjuhe, miq, dashamirës, shokë. Ne duhet të na bashkojë një shpirt i vetëm, shpirti shqiptar: një vend, një zakon, një interes dhe një flamur.

Gjuetinë më të madhe kryefashisti i kuq Enver Hoxha e filloi me meshtarët katolikë e intelektualë.

Albanologu i mirënjohur italian Prof. At Zef Valentini shkruan:

“Duke kenë të kulturuem me arsim, shumë të ngritun, katolikët shqiptarë gjithmonë u patën ngjallë zili disave...

Vranësi antikatolik Hoxha e pranonte këtë, duke i ba nder katolicizmit, por katolicizmi dhe në veçanti kleri katolik, ishin pengesa ma e madhe për triumfin e komunizmit”.

Epilogu

Historia e vrasjes së At Anton Harapit është sa e dhimbshme, aq edhe e lavdishme.

Fratin e Shën Françeskut deri në flijim, e këshillojnë që të ikë nga Shqipëria, sikurse bënë shumë njerëz kundërshtarë të rregjimit të diktatorit stalinist Enver Hoxha, që dhunshëm dhe me mashtrime erdhi në pushtet.

Fakti është se Frati këtë këshillë e hodhi poshtë prerazi, duke thënë me krenari:

“Kam punue për Shqipni ballfaqas. Nuk pres shpërblim, por as denimi nuk ka pse m’pret. Bashkatdhetart e dinë fort mir se kurr nuk i trathtova. Me ta vuajta, me ta punova, me ta qindrova, me ta gzova. Me ta edhe do des. Eshtent e mi, n’token e t’parve t’jen testamendi em”.

Në muajt e fundit të jetës së tij, ai u strehua në fshatin Kir (Dukagjin-Malësia e Madhe e Mbishkodrës, shënimi im K.K.), më parë, duke u shoqëruar nga martiri i kombit Lef Nosi dhe pastaj në katundin Plan, nëpër malet e ashpra të Veriut, në mes të të cilave kishte punuar gjatë viteve kur ishte meshtar në famulli. Kështu i ndjekur nga kriminelet e kuq të veshur me ngjyrën e barit dhe një yll në ballë, frati ynë At Antoni, u strehua nëpër shpellat e maleve, për një kohë të gjatë, duke qendruar me uratë në duar dhe me një bllok shënime ditar...

Befasisht u zbulua...në një shtëpi nga pretenza e dhëmbëve... (Për këtë histori do të shkruaj në ta ardhmen, shënimi im K.K).

Ai i gjykua dhe u dënua nga Gjyqi Ushtarak në Tiranë, ku kryesonte procesin gjyqësor kryetari i saj Koli Xoxe dhe si Prokuror Gjeneral ishte Bedri Spahiu (të cilët, e pësojnë nga bisha komuniste, që hante këlyshët e vet)... Kjo u realizua në mënyrë të përpiktë, me porosi të drejtpërdrejtë të kryexhelatit antishqiptar Hoxha, që çdo ditë jetonte mes ekstanzave dhe sadizmit perves dhe kishte vënë shuma të mëdha për ta kapur të gjallë ose të vrarë pa dalur jashtë Shqipnisë...

Pretenca e gjyqit ishte kulmi i një poshtërsie dhe fabrikimi të pashoq, të një sistemi që i lindi. Por çudia nuk soset me kaq. Dosja e fratit të urtë, është e mbushur fill e mbarim me akuza shpifëse, trillimi i së cilës ishte përgatitur me kohë nga kuzhina ndërkombëtare jugosllave e shqiptare, që asnjëherë nuk deshtën nacionin dhe fytyrat e ndritshme të nacionalizmit shqiptar.

Ishte mëngjez i vranët. Binte shi. Në orët e para të datës 14 shkurt 1946, u nxor nga qelia e burgut të vogël, frati fisnik, që me duart e bashkuara në parzëm, me krye të varur dhe sytë gjysmë të mbyllura nga torturat e rënda , ndaj të cilit me intensitet të lartë ishin ushtruar pa ndërprerje nga gardianët xhelatë, qëndronte me stoicizëm, si sfidë, duke thënë Lutjet e fundit, kur e çuan në periferi të Tiranës për ta ekzekutuar...

Frati i përvujtë, por krenar hidhte hapat me kujdes, duke ngritur herë-herë kindet, për të mos u stërpikur nga balta që e rrethonte.

Një prej ekzekutorëve barbarë i tha:

“Mos ki dert, o prift reaksionar, se te balta ke me perfundue.

Në çast reagoi nga drita shpirti i tij shëmbullor: “Atje tek shkoj biri im, dua të shkoj i panjollë, siç jam kenë tanë jetën”.

I bekoi vrasësit e tij, i fali për aktin që do të kryenin nën shembullin e Jezu Krishtit. Këtë dëshmi feje të dëshmitarëve martirë, ku asnjë nuk e mohoi fenë, e pasuruan librin e “Martirologjisë Romane”, duke i shtuar një faqe të shkëlqyer fesë së Kishës së Shenjtë Katolike në Shqipni.

Ky Dishepull i përvujtun i Shën Françeskut, që i ka të tretuna eshtnat e tij, nëpër zallishtet e Tirones, i fliste shqiptarëve me këtë vepër të martirizimit për “Fe e Atdhe”: “Po të mos i zeni besë fjalve t’mia, ja tek keni vepren teme për peng sigurie”.

Marrë nga libri në dorëshkrim i autorit.

Marre prej
trokit ketu



“Pse pranova me u bâ Regjent”

Një fjalim i françeskanit të madh na zbulon gjithë idetë e tij dhe pse pranoi atë pozicion politik në kohën e Luftës, pozicion i cili në vitet e diktaturës u quajt tradhëti...

“...Nuk mujta t’a shoh Shqipnin n’anarki. Në këtë kohë dhe ndër këto rrethana, për ne Shqiptarët anarkija asht nji turp dhe nji delikt: po, turp asht të ngatërrohemi shoq me shoq dhe vetë të krijojmë Babylonin shqiptare, pa qenë të zotët t’i a gjejmë fijën lamshit; delikt asht në ketë moment kaq kritik për botën mbarë të vejmë për ideal vllavrasjën, përmbysjen e katundeve, humbjen e gjas dhe shkatërrimin e familjevet… Pra m’u dhimbt populli e m’u dhimbt Shqipnija...”

Njerëzit e mëdhenj mbeten gjith monë “dritë” që “ndriçojnë” mendjen tonë, shpirtin tonë edhe pse njerëzit e “vegjël” sulen kundër tyre nga smira e xhelozia për t’i hedhur në humnerën e harresës. Ata mbeten idealistë të vërtetë që na ftojnë të shkelim nëpër kalldrëme rrugësh për të përftuar mendimin dhe historinë e çdo populli, të çdo njërit prej nesh. Një “dritë” ishte dhe është Át Anton Harapi bashkë me brezin e tij “ndriçues” e udhëheqës nëpër rrugët e pashkelura asnjëherë.

Edhe pse ishin “dritë” dhe “ndriçues” ranë nën mëninë e “errësirës”, ata bashkë me nxënësit e tyre, sepse jetuan dhe vepruan për një Shqipëri ndryshe nga ajo që erdhi më vonë. Jeta dhe shkrimet e tyre na ndriçojnë sot si asnjëherë tjetër ne që kemi nevojë për mendimin e tyre përgjatë rrugëtimit tonë, sepse sot jetojmë simbas opinioneve e jo simbas idealeve. Ja, pse
njerëzit e mëdhenj na nevojiten për të na drejtuar përgjatë ecjes tonë, në formimin e mendësisë dhe të idealeve tona, në organizimin e jetës vetiake e shoqërore.

Mbas rënies së komunizmit në Shqipëri, filluan të rivlersohen ato personalitete që kishin bërë gjithçka, derdhur mund dhedjersë, dije dhe kulturë, jetë e sakrifica për zhvillimin mendor dhe moral të popullit shqiptar. Fatkeqësisht në Shqipërinë tonë të atyre kohëve ndodhën gjëra nga më të çuditshme e antagoniste mes tyre. Nën udhëheqjen e ideologjisë komuniste shumënga këta personalitete u gjykuan si tradhëtar, regresista dhe antishqiptarë, që kishin punuar jo për interesat e vendit të tyre por për interesa të huaja. Njëri ndër këta personalitete ishte edhe Át Anton Harapit që i ra fati i zi të shihej si i tillë, e madje e pagoi me jetën e vet.
Fati i tij qe me të vertetë tragjik, sikurse edhe koha postharapiane u bë me të vertetë tragjike dhe e pamëshirshme për dijetarin Françeskan, e hodhi pa mëshirë me atë kryeneçësinë mizore në limbin e harreses bashkë me idealet e shenjta të tij të parealizuara. I njëjti fat pothuajse po i ndodh edhe sot këtij shkrimtari, prozatori e publicisti pse duke e quajtur se “asht marrë më uratë e me ungjill” po thonë se veprat e tij nuk kanë shumë vlerë letrare, gjuhësore, etj. Prandaj është detyrë e studiuesve, letrarve të sotëm që ta paraqesin këtë ikonë të madhe të kulturës shqiptare para publikut shqiptar.
Janë botuar tani kohët e fundit veprat e tij ato më kryesoret, siç ishin “Vlera Shpirtërore”, “Andrra e Prêtashit”, “Valë mbi Valë”, proza e tij, etj. Është zgjuar një interes për shkrimet e tij por jo ashtu siç duhet. Jeta e Át Anton Harapit është e lidhur ngusht me zhvillimin dhe përparimin e popullit shqiptar, ku pati kaluar nëpër faza të ndryshme, nëpër ato më të rëndësishmet të formimit të shtetit shqiptar. Duke u nisur nga misioni i tij si Françeskan për Fe e Atdhe, ai e mishëroi këtë ideal, duke e bërë motivin kryesor të jetës së tij. Ja, ku i gjejmë edhe arsyet e kavijet e verteta për pjesëmarrjen e tij në jetën politike e shoqërore të asaj kohe. E gjithë analiza që mund ti bëjmë veprimtarisë së tij si françeskan dhe si atdhetar do të ishte shumë e gjatë për një shkrim të tillë. Ne do të përqendrohemi te pjesëmarrja e tij në jetën politike në “Këshillin e Naltë të Regjencës” ku ai ishte njëri ndër katër antarët e tij, si përfaqësues i katolikëve. Të gjitha citimet e mëposhtme do t’i marrim nga revista “Hylli i Dritës”, kallnduer 1944 vjeti XX. fq. 5-12.“Keqkuptime” mbi pjesmarrjen e Harapit në Këshillin e Regjencës Është folur, shpërfolur e prrallisur me tonet nga më të ndryshme kjo pjesëmarrje e tij në këtë qeveri të përkohshme. Është kritikuar ashpër Át Harapi, siç e quan ai vet për këtë akt sakrifice që e ka shtyrë të hyjë shnë këtë keshill si Regjent, nga rrethe të ndryshme intelektuale. Është konsideruar kjo pjesëmarrje madje si një akt tradhtie, ose një perzierje e kotë në politikë, ose më keq, si një akt i tij me ambicje dhe me një dëshirë
eskluzivisht personale. Por ka pasur edhe nga ata studiues e intelektualë të ndershëm që e kanë vlerësuar këtë pjesëmarrje të Át Antonit në politikë, bile e kanë konsideruar të nevojshme e humane.

Këtu më poshtë do të mundohemi të hedhim dritë mbi pjesëmarrjen e tij në Regjencë duke u nisur nga “Fjalimi” që vetë Át Anton Harapi mbajti si antar i Këshllit të Naltë më datë 13-01-1944 të botuar në revistën “Hylli i Dritës”, kallnduer 1944 vjeti XX. Fq. 5-12. Në këtë fjalim mund të gjejmë përgjigje për të gjithë “shpërfolsit, kritikuesit, kundërshtuesit”, e tij, pra për ata që nuk e kuptuan arsyen e vertetë që e shtyu Át Antonin të merrte pjesë në Këshillin e Naltë të Regjencës.

Ne mendojmë, pa i mbajtur anën asnjërit, se pjesëmarrja e Át Anton Harapit në Këshillin e Regjencës në atë kohë të vështirë që po kalonte Shqipëria ishte akti më sublim që një njeri mund t’i dhuronte vendit të tij. Eprorët i japin leje Në atë periudhë trazirash e pasigurish, nën trysninë e një gjendeje kaotike, gjermanët vendosën që të krijonin një Këshill
ku do të merrnin pjesë nga një përfaqësues i Feve në Shqipëri.

Në këtë këshill u zgjodhën Lef Nosi, Mit’hat Frashëri, Maliq Bushati, Át Anton Harapi. Të tre të parët e kishin pranuar detyrën, ndërsa për Át Anton Harpin duhej leja e Eprorve të tij. Si bir i Shën Françeskut i veshur me zhgun e i ngjeshur me konop ai nuk mund të pranonte këtë detyrë pa lejen e eprorëve të tij. Për këtë arsye asamblea kombëtare i bëri një telegram Selisë së Shenjtë duke i kërkuar që ti jepte leje Át Harapit që të marrë pjesë në këtë Këshill të përkohshëm. Selia e Shenjtë ia dha lejen Padër Antonit që të merrte pjesë dhe të ishte antar i Këshillit të Regjencës, si përfaqësues i katolikëve. Për dhënien e lejes ekzistojnë dokumente origjinale në Arkivin Françeskan në Shkodër, si dhe në Arkivin e Kuries Gjenerale në Romë. Në “Hyllin e Dritës” është e botuar kërkesa italisht drejtuar Selisë së Shenjtë nga Asamblea Kombëtare. Siç konstatuam nga dokumentet Át Anton Harapi nuk veproi me iniciativën e tij, ose siç mendohet në krye të vet, për te realizuar ambicjet e tij personale, ose qëllime personale.

Qëllimi i vetëm i Át Anton Harapit mbasi mori pëlqimin prej eprorëve të vet ishte zhvillimi kulturor, moral, shoqëror e politik i Shqipërisë. Më tej në këtë të përkohshme botohet fjalimi i P. Anton Harapit, O.F.M. të mbajtur pëprara Parlamentit me rastin e betimit si Regjent. Përpara se të kalojmë në analizimin e fjalimit të tij, duhet të vëmë në dijeni lexuesit se ky program që parashtron Át Anton Harapi para parlamentarëve në Tiranë ishte krejt programi i veprimtarisë së tij 30 vjeçare. Dhe këtë e vërtetojmë nëse lexojmë shkrimet e tij, dhe sidomos nëse shfletojmë revistën “Hylli i Dritës” të viteve ‘30, ku nëpër faqet e saj gjejmë shumë shkrime të Át Antonit si një bashkëpuntor i rregullt i kësaj të përkohshme, që për disa vite ishte edhe drejtues i saj. Kushtrim për me dalë nga lufta civile Në atë kohë të turbullt dhe të vështirë që po kalonte Shqipëria, vendi ishte pothuajse në një anarki të plotë.

Ja dhe kushtrimi i Át Anton Harapit për paqe, dashuri e vëllazëri mes njëri tjetrit:

“Kushtrim, djalëri; kusht- rim, burra të pjekun; qytetas e katundarë kushtrim, Shqiptarë, të çdo krahine, të çdo besimi a shkalle shoqnore! Lëshoni, armët, pash Zotin, pse mjaft gjak asht derdhun, mjaft shëmtim asht ba, mjaft futa e zezë asht vû. Ja, se mija dyerësh u mbyllën me ferrë, qinda e qinda votrash mbeten shkret e qyqja po këndon mbi trojet shqiptare.

Ndigjoni gjamët e nanavet, njehsoni lotët e bijavet shqiptare, shikoni atë hije vdekjeje qi asht shtri mbi familjet t’ona. Kundroni se si po humbasim si komb e si shtet dhe, po nuk patet mende me u kujtue, të keni së paku zemër me ndie”.


Át Harapi:

Marr pjesë në Regjencë “pse nuk mujta t’a shoh Shqipnín n’anarki”. Pikësëparit, Át Antoni për të larguar çdo hije dyshimi për zgjedhjen e tij që kishte bërë, thotë:

“Më rrenë mendja se nuk ka zog shqiptari, qi të mendojë se unë e mora këtë barrë për kolltuk, për interesë a për ndonji intrigë”, - por shton përseri - “Ja arsyeja për të cilen pranova të marr pjesë n’auktoritetin shqiptar: pse nuk mujta t’a shoh Shqipnin n’anarki.

Në këtë kohë dhe ndër këto rrethana, për ne Shqiptarët anarkija asht nji turp dhe nji delikt: po, turp asht të ngatërrohemi shoq me shoq dhe vetë të krijojmë Babylonin shqiptare, pa qenë të zotët t’i a gjejmë fijën lamshit;

delikt asht në ketë moment kaq kritik për botën mbarë të vejmë për ideal vllavrasjën, përmbysjen e katundeve, humbjen e gjas dhe shkatërrimin e familjevet… Pra m’u dhimbt populli e m’u dhimbt Shqipnija”.


Më këtë premisë që në fillim Át Anton Harapin largon çdo hije dyshimi për vendimin që kishte marrë që të bëhet Regjent, pra jo një përzierje e kotë në politikë, jo për interesa personale a për kolltuk por, si një akt fisnikerie, dashurie e sakrifice ndaj atdheut. Duke u nisur nga pohimet e tij për detyrën që kishte pranuar, si mision i kishte vënë vetës: “të përpiqemi me të gjitha fuqitë për t’a pakësue mjerimin dhe shëmtimin shqiptar”. Kjo detyrë që mori mbi veti Padër Antoni i solli jo pak vështirësi e armiq, sepse në muajt e parë të detyrës ai i shpëtoi një atentati që komunistët kishin përgatit ndaj tij. Kësaj rruge që i kishte hyrë dhe se ku do të përfundonte e dinte Padër Antoni dhe ishte i vetëdijshëm për të gjitha pasojat që do ti vinin, por deshi më shumë Shqipërinë se vetveten. Me të vërtetë Shqipëria po jetonte një kohë shumë të vështirë, dhe përveç luftës ekzistonin fraksione, ndarje e përçarje të brendshme që për hir të ideve personale shkatonin çrregullime dhe përçarje messhqiptarëve, duke shkuar deri në eliminime fizike të kundërshtarve. Kjo ishte një gjë e trishtë për atë kohë, ku vihej në dukje shpirti individual i këtyre njerëzve përpara tëmirës së përbashkët. Duke vazhduar më tej hulumtimin në fjalimin Át Anton Harapit dalin përpara edhe arsye të tjera në angazhimin e tij publik në qeverinë e përkohshme.

Duke vënë në rrezik prestigjinin personal për të mirë të atdheut, ose siç e quan ai:

“se sa me rrezikue vehten për çashtjen e përbashkët. Anishka – thashë – rroftë populli edhe pa mue, rroftë Shqipnija”.

Nga ky angazhim për të mirë të atdheut dhe për të nxjerrë Shqipërinë prej një anarkije vëllavrasëse, Át Harapi kaloi prej rrafshit idealistik në atë praktik, duke sakrifikuar ide e pikëpamje personale për të mirën e kombit. Në këtë akt të guximshëm të Át Antonit bashkohen idealet kristiane me ato njerëzore në mbrojtje të njeriut dhe të drejtave të tij.
Një fjalë edhe për komunistët Gjatë fjalimit ai u drejtohet edhe komunistëve që në atë kohë kishin fituar shumë terren nën petkun e atdhetarizmit.

Ja, se çfarë u shkruan atyre:

“Edhe komunistave due t’u a tham nji fjalë, por kjartë e shkurt. Unë jam i bindun se pak janë ata Shqiptar, të cilët vërte e kuptojnë
doktrinën komuniste, por, tashma të gjithë po e shohin dhe po e njohin organizatën dhe veprën komuniste në Shqipní.

Kjo asht vertetë, e kjo don me thanë se gadi të gjithë komunistat shqiptar veprojnë me krye në thesë pa dijtë shka bajnë dhe për shka veprojnë. Por, po thonë se e kanë për Shqipní, e vetëm për Shqipní.

Unë due t’u besoj, por ky dallim midis doktrines komuniste e vepres komuniste me formen kombëtare – sikurse i kam ndigjue unë vetë tue dishmue organizatoret komunista – mue më ban me dyshue për sinçeritetin e kësaj rryme shqiptare: pse, vallë, komunistat veshen e ngjeshen me zellin atdhetar, kurse atyne mbi të gjitha u intereson doktrina dhe jo atdheu?

Masat terroristike, mandej, vllavrasja, lidhnija e ngushtë deri në dependencë të plotë prej dorës së huej, dhe përdorimi i çdo mjeti për qellim nuk i lanë vend dyshimit.

More, me kobure në gjoks nuk bahet kush vlla, as shoq, por skllav, ja mizuer apo hypokrit.

Gjithmonë tue rrenue nuk ndertohet”.


E kjo që pat thënë Pader Anton Harapi mbi komunistat u vërtetua plotësisht: ishte një profeci.

Me ardhjen e tyre në krye të shtetit shqiptar, lëvizjen e parë që bënë sa erdhën në pushtet, ishte eliminimi i kundërshtarëve dhe sakrifikmi i Shqipërisë për doktrinën e tyre. Shqipëria nën drejtimin e organizimin e tyre po fillonte një kalavar të ri pesëdhjetëvjeçar.

Analizë e gjendjes politike e shoqërore Vazhdon përsëri Át Antoni duke ftuar pjesëmarrësit që dëgjonin fjalimin e tij, të kinin kujdes për rrezikun që mund të jetë nëse vihemi në krah të njërit apo tjetrit, sepse: “e vetmja rrugë shpëtimi asht, të ruhemi, mos të marrim ndonji shtjelëm andej a këndej, prej njenit a prej tjetrit, dhe të bahemi të paqenun; të hupim pa shenjë e pa dukë”. Pra, një bashkim i të gjithëve nën një ideal per mirëqenien e Shqipërisë. Ndërsa në lidhje me politikën e brendëshme ai veçon të metat e saj që i përmbledh në tre pika:

“1. Disorjentimi ynë;
2. Demoralizimi ynë;
3. Re a k s i o n i nacjonalist, aq për tu lëvdue në moshën e re, filloi me të
vertetë me një ideal, por mjerisht degjeneroi në pasjon”.


Janë këto tri plagëqë Át Anton Harapi i vë në pah, për të gjetur
mbasandej rrugën e daljes, zgjidhjen e problemeve e daljen prej tyre.

Thamë më lart se vendi në vitin 1944 ishte pothuajse në një anarki të plotë, kjo për dy arsye: e para se Shqipëria për gati pesë vjet ishte e pushtuar; e dyta se edhe brenda jetës politike e kulturore shqiptare egzistonin rryma të ndryshme me ide të kundërta në lidhje me formën, drejtimin, dhe si do të
qeverisej shtetit shqiptar mbas lufte. Edhe këtyre Át Antoni u drejtohet: “Rymët e soçme po bajnë nji gabim të randë: ato po ndërlikojnë rendin ndër idé dhe ndër punë”. Me çka pamë deri tani shohim se analiza që Át Harapi i bën gjendjes së Shqipërisë së asaj kohe ishte me vend dhe e drejtë. Për këtë lypej kohë dhe mund, sakrifikim idesh, mohime dhe sakrifica personale për të krijuar një jetë te re simbas idealeve ku si arritje është e mira e përbashkët e liria personale e individuale e çdo njërit. Këtë kërkonte sociologu dhe konferencieri Át Anton Harapi për të vënë vendin në binar të drejtë, në rrugën e progresit dhe të zhvillimit. Hartimi i programit politik për të ardhmen Tani të kalojmë te hartimi i programit që parashtroi Françeskani për rimkëmbjen morale, kulturore, shoqnore e ekonomike të popullit shqiptar. Ai këtë program e parashtron pak a shumë në tre rende, që kanë vlerën e tyre edhe sot e gjithë ditën.

Qe, tre pikat e programit të tij:

1. “T’a krijojmë nji fuqi morale në Shqipni… lypet t’a rindertojmë ndërgjegjen t’onë vehtjake dhe kolektive”.

2. “T’a krijojmë fuqinë shtetnore
me nji mobilizim shpirtnor dhe trupuer, me nji dishiplinë të shtërngueshme dhe me nji organizim të vërtetë”.

3. “Të gjitha këto çohen në vend dhe plotësohen me nji fjalë dhe me nji vepër të vetme: të sakrifikohemi. Mjaft kemi sakrifikue të tjerët; sot t’i a nisim nga vehtja e jonë. Ju atdhetarë, qi levdoheni se bani vdekjen për Shqipní, të jeni të zotët të sakrifikoni pikëpamjet dhe pasjonet, rrymët dhe idét, oportunitetin dhe komoditetin vehtjak, po deshët t’i shpëtojmë rrezikut që na rrin mbi krye”. Jo vetëm kaq. “Ky asht imperativi i ditës për të gjithë ata, qi ndiejnë përmbrenda si njerëz dhe si shqiptar.


Shpëtimi i çashtjes së përbashkët asht bashkimi, por nuk kemi si të bashkohemi deri sa të mbajë seicili të vetën. Ase kemi sakrifikue pikëpamjet t’ona, ase do të sakrifikojmë Shqipnín. Kjo asht sakrifica shpirtnore e vetmja për t’i a mrrijtë qellimit”.

Të ruhemi thotë ati françeskan dhe të mos kujtojë kush se “e ban Shqipín Hajmalí apo privativë të vetën”. Edhe pse kanë kaluar tashmë më shumë se gjashtëdhjetë vjet që nga ky apel i Pader Antonit, besoj se janë aktuale edhe sot e gjithë ditën keto fjalë të tij për të gjithë ata shqiptar vullnetmirë që e duan dhe dëshirojnë me të gjitha mjetet të mirën e Shqipërisë.

Me shpirt e zemër në dorë i zhveshur prej gjithçkaje nga çdo paragjykim, i frymzuar nga ideale të larta u drejtohet të gjithë shqiptarve: “Sod qi jemi më kuti të përmbysemi me t’eger e me të butë, në ketë përmbytje të fundit, për ne nuk do të ketë germanofila, anglofila, italofila: s’ka njerëz të djeshëm e të nesërm, sot do të jemi shqiptarë e vetëm shqiptarë, të zott të çveshemi e të harrojmë gjithshkafën, vetëm e vetëm për të shpëtue komb, shtet e popull. Urrah të bashkohemi, se mbaruem; të prajnë fjalët e arsyetimet.

T’a bajmë monumentin kombëtar: bashkimin e shqiptarve”. Kjo qe deshira, - testamenti i fundit nëse mund ta quajmë kështu që na la Át Anton Harapi: Bashkimi i Shqiptarëve.

Për hir të së vërtetës duhet thënë e nuk duhet heshtur se krejt krijimtaria e këtij atdhetari ka pasë si qëllim të vetëm lartësimin e formimin mendor, moral, shpirtëror, politik e shoqëror të popullit shqiptar.

Nga ky qëllim që ishte kthyer në një formë jete modus vivendi në shpirtin e mendjen e këtij françeskani, mund të kuptohet pjesëmarrja e tij në jetën politike në Shqipëri në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Fati i tij tragjik Fjalët e tij nuk mbetën thjesht ide të bukura të shkruar nëpër copa letrash dhe të shpallura para njerëzve, ose të botuara në
të përkohshme. Ai besonte në ato që shkruante, sepse kishte orientuar krejt jetën e tij në shërbim të idealeve të larta fisnikërie e atdhedashurie. Ai u kthye në Shqipëri, edhe pse ishte këshilluar nga miqtë e tij të mos kthehej se të parin që do të vrasin komunistët do të ishte ai.

Por, Át Antoni duke qenë njeri i drejtë dhe që kishte punuar gjithmonë sipas programit të Françeskanëve, që nuk e kishin braktisur kurrë vendin e tyre edhe në momentet më tragjike e të vështira, thotë:

“Unë kam punue gjithmonë për të mirën e popullit tem, i kam dhurue krejt jeten teme, edhe nëse më duhet ta jap jeten për Shqipní,unë e jap”.

Një muaj para së të përfundonte lufta ai u kthye nga Austria, e dha jetën për Fe e për Atdhe. U arrestua në Dukagjin nga komunistët bashkë me dy regjentët Lef Nosin e Maliq Bushatin që i kishte marrë me vete për t’i mbrojtur. Pushkatohet në Tiranë më datën 15 shkurt 1945 së bashku me dy pjestarët e tjerë të Regjencës.

Fatkeqësisht ende sot nuk i dihet vendi i varrimit, e si rrjedhojë nuk i janë gjetur as eshtrat për t’i bërë nderimet e duhura këtij burri të nderuar që
lindi Shkodra dhe Shqipëria. Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga
martirizimi i tij, ne sot kemi çfarë të marrim nga Frati ynë.

Zëri i tij kumbon bindshëm për të nderuar Shqipërinë.


Idetë e tij për rimkëmbjen e popullit shqiptar janë aktuale dhe të nevojshme sot e përherë, d.m.th. të sakrifikohemi për të mirën e përbashkët të pupullit shqiptar. Të krijojmë një forcë morale dhe një kulturë të fortë për zhvillimin mendor, moral e organizimin politik të shqiptarëve.

T’i lëmë menjëanë interesat vetiake dhe klanore e ta ndërtojmë ndërgjegjen dhe shpirtin e popullit shqiptar. Kësisoj jetojmë ashtu siç duhet të tashmen
e ndërtojmë në themele të sigurta të ardhmen.

Mbi komunistët shqiptarë…



Unë jam i bindun se pak janë ata Shqiptar, të cilët vërte e kuptojnë doktrinën komuniste, por, tashma të gjithë po e shohin dhe po e njohin organizatën dhe veprën komuniste në Shqipní. Kjo asht vertetë, e kjo don me thanë se gadi të gjithë komunistat shqiptar veprojnë me krye në thesë pa dijtë shka bajnë dhe për shka veprojnë. Por, po thonë se e kanë për Shqipní, e vetëm për Shqipní.

Unë due t’u besoj, por ky dallim midis doktrines komuniste e vepres komuniste me formen kombëtare – sikurse i kam ndigjue unë vetë tue dishmue organizatoret komunista – mue më ban me dyshue për sinçeritetin e kësaj rryme shqiptare: pse, vallë, komunistat veshen e ngjeshen me zellin atdhetar, kurse atyne mbi të gjitha u intereson doktrina dhe jo atdheu? Masat terroristike, mandej, vllavrasja, lidhnija e ngushtë deri në dependencë të plotë prej dorës së huej, dhe përdorimi i çdo mjeti për qellim nuk i lanë vend dyshimit. More, me kobure në gjoks nuk bahet kush vlla, as shoq, por skllav, ja mizuer apo hypokrit. Gjithmonë tue rrenue nuk ndertohet”


Copyright 2007 Gazeta Shqiptare Milosao


[ Edited Wed Aug 04 2010, 05:13pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Apr 17 2010, 10:15am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
At Anton Harapi në mes kohës së matshme dhe asaj të pamatshme



Nga:Prof. Dr. Alfred ÇAPALIKU

(Anton Gojçaj, Fakticiteti në letërsi. Proza letrare e Anton Harapit, Studim, Buzuku, Prishtinë 2007)

Fakticitetin në novelën “Valë mbi valë” dhe në romanin “Andrra e Pretashit” (si vijim nga njëra tek tjetri), studiuesi Anton Gojçaj e ka interpretuar gati gjer në ezaurim, përmes nocioneve “strukturë e brendshme” dhe “strukturë e jashtme”, që përveç terminologjisë së Franz K. Stanzel, shprehin edhe përjetimet që u ka bërë Gojçaj dy veprave.

Anton Harapi shndriti si yll me bisht mbi lëmin e kulturës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX dhe kur ishte në shajni të plotë e shuan brenda një çasti zjarrfikësit e kuq.

Me At Antonin pompistët e censurës moniste zbatuan, gjatë gjysmës tjetër të shekullit, parimin e tokës së djegur, përmes përjashtimit të tij nga letërsia shqiptare dhe përmes anatemimit të binomit të zgjedhur prej tij “Për Fe e Atdhe”.

Heshtja e gjatë ndaj Harapit, Fishtës, Konicës, Prennushit, Palajt, Koliqit, Mithat Frashërit, Rrotës, Zadejës, Shantojës, Haxhiademit, Kurtit, Cmajt, Pipës etj. formoi atë tokë të shkretë, saqë sot për të rivlerësuar artin e pamort të korifenjve nuk duhen veç artikuj shkencorë e studime kritike të pjesshme, por monografi apo libra – harta për ta. Tabela e Mendelejevit e letërsisë sonë vazhdon të mbetet e paplotësuar, pa hierarkinë e elementeve të saj.

Futja në këtë sistem e traditës së Harapit, me stigmën e fakticitetit në prozën artistike, e vendos atë në kolanën kombëtare, si gur të çmuar, të rrallë.

Anton Harapi duke qenë prizmatik: orator, publicist, filozof, drejtues (i kolegjit françeskan, i revistës “Hylli i dritës”, i shtetit shqiptar), bëhet kaleidoskopik, pambarimisht planesh, si shkrimtar i ngjarjeve të jetuara, pa e lënë bojën që të thahet mbi letër. Një strategji të tillë përdori me sukses Ndoc Nikaj, në romanin e parë shqiptar “Shkodra e rrethueme”, me 1913. Por stratagjema e Anton Harapit u shfaq origjinale, me modernitetin letrar të saj.
Fakticitetin në novelën “Valë mbi valë” dhe në romanin “Andrra e Pretashit” (si vijim nga njëra tek tjetri), studiuesi Anton Gojçaj e ka interpretuar gati gjer në ezaurim, përmes nocioneve “strukturë e brendshme” dhe “strukturë e jashtme”, që përveç terminologjisë së Franz K. Stanzel, shprehin edhe përjetimet që u ka bërë Gojçaj dy veprave.

Përjetimi i parë

Si lexues pjesëmarrës, përvetësues, duke u përpjekur t’u afrohet qëllimeve dhe ndjenjave të autorit; duke e bërë për së brendshmi rrugëtimin e Harapit.
Këtë praktikë H. Wreinrich e përcakton të “siku”-it: të bësh sikur lexuesi të ishte shkrimtari, duke rikaluar të gjitha çastet e krijimit letrar. Kjo ka qenë relativisht e lehtë për Anton Gojçajn, mbasi ai është prozator interesant, nganjëherë befasues.

Përjetimi i dytë

Si studiues, leximi i prozës letrare të Harapit i ka dhënë rastin Gojçajt për zbulimin dhe njohjen e krenarisë individuale: të lexosh kritikisht do të thotë të shquash një tjetër, duke mbetur ai që je. Përndryshe: të përcaktosh rrugëtimin e Harapit, me kërkesat e llojit akademik, si ato mbi “sensin e vërtetë të një teksti”", pa tentuar domodoshmërisht që ta pikalosh atë rrugëtim të autorit. Edhe këtu Anton Gojçaj nuk është rishtar, mbasi e ka dhënë një provë me studimin “Heroi nacional në letërsi” (Prishtinë, 2004).

Një libër – hartë

Në monografinë skrupuloze “Fakticiteti në letërsi. Proza letrare e Anton Harapit” studiuesi dhe kritiku njëherësh i ka kushtuar vëmendje të madhe kohës brenda dhe jashtë tekstit. Mjaft intriguese është e dyta, mbasi lidhet me horizontin e gjerë të pritjes së veprës artistike. Romani “Andrra e Pretashit” që u shtyp me fragmente tek “Hylli i dritës” në Shkodër, me 1933, me titull tjetër, në formë përshtypjesh udhëtimi; u botua në Romë me 1959, kur personazhet reale ishin bërë fiktive. Tepër vonë u botua po në Romë, me 1995 edhe novela “Valë mbi valë”, kur jo vetëm personazhet reale të vitit 1918, por edhe lexuesit potencialë të atëhershëm kishin ndërruar jetë. Por do të të mbijetonte proza mozaik e Harapit, mbasi ai përdori një kohë tjetër dominante, përtej asaj gramatikore.

Anton Harapi fund e krye është mes kohës së matshme dhe asaj të pamatshme, paralel me kronotopin e rrugës që të çon nga Shkodra në Tuz, ai bën udhëtimin shpirtëror që të çon përtej jetës tokësore, në eskatologji.

“Nuk mjafton me pasë mend, por duhet dijtë me i qitë në punë”. Këtë porosi të “Andrrës së Pretashit” z. Anton Gojçaj e ka vënë në jetë më së miri në librin e tij – hartë, duke zhdrivilluar një emancipues të asaj kohe dhe të kësaj kohe: Harapin e Madh!

(Autori është pedagog i letërsisë shqiptare në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.)

marre prej Lajmishqip.com
trokit ketu


[ Edited Wed Aug 04 2010, 05:13pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Apr 17 2010, 10:28am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Pader Anton HARAPI: Shka duem na katoliket !



“Për katolikun shqyptar flijet per atme, besniknija ndajë autoritetit ligjuar, guximi der në heroizëm, mundimi per plotësimin moral e kultural nuk janë mall qi qitet në treg të fitimit as tandjevet por janë detyrë ndergjegjje e virtyte të thëmelueme nder parime të paluejshme…”

Asht bukur do kohë, që se, nder rrethe të ndryshme t’inteligjencës sonë kumoi njiushtimë e re, e kushtrimi per kulturë u qit. Kjo shfaqe e re jete sa amel tinglloi në shpirtin e kohës, aq kandshem preku e zgjoi tharmin e ndiesivet t’idealistave tonë; por pse, mje më sod, kjo rrymë miroi duken ma fort se kenen, permirsim landuer para trajtimit shpirtnuer, njimend nxiti, por nuk njiti, shtoi e zmadhoi nevojët, por nuk përftoi gurra të reja energjish, kje më kuti me kalue si nji ushtimë në shkreti, pa lanë shej as gjurmë në shqirtin e shqyptarit.

E qe sod, shtypi kombtar, barometri i ndiejave të nji popullit, fuqishëm thekson nji hap të ri: kushtrimin për kulturë e nalton nder vlerë reale, në trajtim shpirtnuer, në krijesën e nierzvet të paisun me zotsi menje e me karakter vullnese, të cillat cilësi janë palci i kultures, pse madje, e la fjalë pedagogu i madh, Pestalozzi, se nuk pshtohet nji popull vetem me shtimin e pasunivet as me ndima tjera materiale, e ata në shka mun u nimojm nierzvet ma mirë asht, me i bat ë zott e vetit.

Ktu kemi dashtë të dalim me at kontributin e vogel të së përkohshmes sonë 11 vjeçare. Urojm t’ia mrrijm ditës kur, në përkim të plotë ndër pika themelore, pa ndërlikim pikëpamjesh, tue pasë të mirën e të marën e kombit, të shohim kahë të gjith idealistat shqyptarë t’ia shtrijmë doren shoqishojt me fjalën-program: Të punojm per kulturen shpirtnore të shqyptarit!

Zo’thue, se ky dishir e kjo shpres jan vetëm nji andrrim? Jemi plotësisht të bindun, as s’asht gja qi na e trandë ket persuazjon, se sado të largta e të ndryshme, po thuej në daç edhe të kundërta të jenë pamjet e planet e udhhjeksavet t’idealogjis shqiptare, jemi të sigurtë, ka Shqypnija nierz të zhveshun pasionesh, vullnetmirë der në palc, të cillët me ide të kjarta e të pasteta si rrezja e diellit, të vum në përpjekje me tanë sinqeritetin në vështrim të fjalës e të zotnuem prej atij synimit të haptë, të dejë për nji idealist, janë të zott të krijojn kulturën shpirtnore të shqyptarit. Jemi pra të zott na shqyptarët të merremi vesht e të perftojm a shka të gjithë dishrojm: harmonin e jetës nder rrethe e elementa të nryshem, neper kulturen shpirtnore të shqyptarit.

ta shka kerkote Bakoni porsi qyshk per t’ia mrrijtë me siguri së vertetës ditunore: zhdukjen e paragjykimeve, qi i thrret idola fiori, idhujt e kohes, kta kerkojm na si pikë e qyshk të parë prej idealistavet shqyptarë: të shporremi paragjykimesh ndaj tjetër, të mkamim respektin per persuazjone të shoqishojt.

Sado i dobtë të jetë nji nieria nji ent moral, ka me pasë diç të mirë shka me nderure me te, e sado i mirë a i plotsuem të jetë nji nieria nji çetë ndersh, ka me pasë gjithherë shka me u ankue me te.

Nderimi per ideologji te tjetrit nuk asht poshtnim, por asht madhni shpirtnore e themeli i perpjektjevet shoqnore per nierz e popuj të gjytetnuem.

Kta, mas menimit tonë, janë gurët e themelit per ndertesën e kultuerës sonë e njiherit permajtja e asaj carta magna, e cilla me shkrola të pashlyeshme do ta ruej të mendueshme harmonin e jetës shqiptare, me nji modus vivendi të drejtë e t’arsyeshem.

***
Tash nji fjalë e nji pyetje elitës shqiptare. Vall, pse fjala klerikal do të vrasë keq nder rrethe tona kulturave? Pse, kush vehet në përpjekje t’aferme a bashkëpunon me kler edhe në lamen letrare e kulturave, shikjohet s’dij, si personë e dyshimtë, si nieri i paaftë per mendim e veprim të vetin? E per me folë edhe ma shqyp, se nji shkrimtar, nji zyrtar, nji nieri i kohes, pa ia vu kush lakun në fyt as shqelmat në bark, dron mos të komprometohet, po foli, shkroi e punoi perkueshem me parimet tona shoqnore e kombtare? Si e pse u krijue ky mentalitet e kjo atmosferë?

Fakti si fakt nuk ka farë dyshimi, por edhe në vështrim e në frymëzim të vet sigurisht shenon përçarje e dasi, e jo bashkim as bashkëpunim në lamen kulturave e kombtare në Shqypni.

Nuk duem ta lokalizojme – si duen të kujtojn disa per ne e pergjithsisht per katolikët shqyptarë – duem të pergjithsojm; por me përjashtime elementash, vetjesh e fuqish, sigurisht nuk pergjithsojm, por lokalizojm. Kavin e parë ky fenomen e ka në kujtimin a priori – po flasim ktu per katoliçizem, se ky gjoja asht intransigjent, i kufizuem, antimodern, pse konservativ, qi vjen si me thanë i vjetruam e nuk hecë ma me kohë të sodit. Catholica non leguntur, qe nji arsye e dytë e ktij paragjykimi: ideja katolike nuk asht studjue nder ne sa duhet e si duhet, prandaj, turrë pa folë (a priori), qitet poshtë e perbuzet.

Për katolikun shqyptar flijet per atme, besniknija ndajë autoritetit ligjuar, guximi der në heroizëm, mundimi per plotësimin moral e kultural nuk janë mall qi qitet në treg të fitimit as tandjevet por janë detyrë ndergjegjje e virtyte të thëmelueme nder parime të paluejshme.

Edhe kjo asht nji nder ma të fortat arsye per të cillat katolicizmi porsi sistem jete shikjohet disi me sy të shtremtë, pse, i palakueshëm nder parime themelore, kujtohet i paperkueshem me kohë e nevojë të reja. E pra në gjithshka, edhe nder faktorët e jetës shoqnore e kombtare, ma i miri e ma i shndoshti element nuk asht gjithmonë aj qi pershtatet ma kollaj e ma fort, pse zakonisht asht edhe ma i ligshtë; mesa, marrë pergjithsisht në botë, fuqin e vetjevet e gjejm nder ata të cillët dijn shka marrin e dijn shka lanë, janë të zott të ruejn personalitetin e vet kundrejt tana shndërrimevet të jetës. Me i permendë besimin – veçanerisht katolicizmin – nji neo-shqyptarit, sjellë kryet më njenë anë, ndoshta edhe me dispjeg; e kta, jo per mni qi ka, pse idealisti i vertetë asht i zhveshun prej që do pasjonit, por per droje dasije e pengime përparimi te kujtuese, te permbajtuna ne besim, e veçanerisht në katoliçizëm…….

Pader Anton HARAPI

Marre prej kosova.albemigrant.com
trokit ketu



[ Edited Wed Aug 04 2010, 05:14pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Apr 17 2010, 10:43am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Besimi “sui generis” i Patër Harapit



E Enjte, 28 Janar 2010

Mos keni gabuar? Kini ardhur këtu të njihni A. Antonin, prej Shkodre, kini pritur të shihni kushedi se cilin dhe ja ku u del përpara një njeri, ngjeshur me litar, veshur me një rrobe të trashë, pa asnjë elegancë, që më shumë ta vret syrin sesa të pëlqen! Kini gabuar, pra?... Jo, nuk kini gabuar; ju nuk kini ardhur të shihni një njeri, ju doni të ndieni një fjalë, të hetoni një mendim. Juve u intereson të vështroni se ç’farë mejtoj dhe si mejtoj unë mbi problemat e para të jetës...

Këto fjalë At Anton Harapi ia drejtoi intelektualëve në Korçë në maj të vitit 1935, ku për herë të parë ai rrëfeu jetën e krishterë, moralin, filozofinë, idealin, pse shqiptarët nuk arrijnë vëllazërimin.

Ishin gjashtë konferenca, ku At Anton Harapi mbajti gjashtë ligjërata me synimin e pikëpjekjeve të idealeve, ndjenjave shpirtërore, ligjërata të vlerësuar nga më të rëndësishmet, të cilat më pas, bë ’36-ën, u botuan si dedikim intelektualëve korçarë, në vëllimin me titull: “Vlerë shpirtërore”, kontribut për trajtimin mendor të shqiptarëve. Në fund të vitit 2009, ky “traktat” social- kulturor, politik e mbi të gjitha fetar, rivjen për lexuesin nga Botimet Françeskane, pas gati 70 vjetësh kur At Anton Harapi ishte kujdesur vetë, drejtpërdrejt, për të botuar të gjitha ligjëratat.

Ky libër është botimi i tretë, ndërkohë që botimin e parë e njeh në vitin 1936, nën kujdesen e vetë priftit katolik. Deri në vitin 1942, kur ribotohet, mësojmë se libri hyri në histori për shitje të mëdha, duke e detyruar At Harapin të ndërmerrte nismën e dytë të ribotimit, të shoqëruar sërish më parathënien e tij pse e risillte këtë libër për lexuesin shqiptar. “Mendimin tim, që pata rast ta them në publik në konferencat, që mbajta në Korçë më 29.IV–4.V.1936, po e shkruaj dhe po e botoj për t’i shërbyer sado pak trajtimit dhe vendimit t’ideologjisë s’onë. Mendimi im ësht ky: Ideali njerëzor dhe besimi, dituria kultura, morali e atdhetarizmi, të gjithë pa përjashtim janë faktorët e jetës; ata natyrisht pajtohen njëri me tjetrin, pa ndërlikim (nakatosje), drejtohen qi të bëjnë harmoni në jetë dhe jo kontrast: ata nuk mund të çkrihen, as të përjashtohen, as të zëvendësohen, por rreshtohen si për çudi, ndihmohen së bashku dhe plotësohen”. Kjo është pjesë e parathënies vendosur e plotë në botimin e 2009-ës. Ndërsa në maj të ’42, kur vjen botimi i dytë, At Harapi shkruan vetë në parathënie: “S’kaloi shumë kohë, e këto fletë u ba qi të botoheshin për së dyti. Mrekulli! Përveç ndo’i teksti shkolluar, të rrallë janë librat shqyp, qi në pak vjet të shkojn me qindra e me mija. Gëzohem qi këto konferenca gjetën lexuesa e admiratorë, por edhe bindem, se si as në të parën, as tash në të dytën dorë këto konferenca nuk gjetën asnjë bamirësi qi të ndihmonte për botim. E po, kjo do t’ishte e treta shkallë e kulturës shqyptare, së cillës dikur do t’ia mërrijm!”. Është ky një optimizëm i natyrshëm, pasi libri i tij i parë ishte shitur në qindra mijëra kopje, por për ironi asnjë nuk kishte shkruar për të, asnjë kritik nuk kishte thënë fjalën përse shërbeu ky libër. Duke hedhur vështrim mbi ideologjinë e krishterë, At Anton Harapi i bën një autopsi gjendjes mendore të shqiptarëve, çfarë po ndodh me besimin “sui generis”? Kush do ta nxjerrë vendin nga situatë kaotike dhe ta sjellë në realitet njeriun modern? Dy janë sugjerimet e priftit; njerëzit e ditës? Që duhet të prijnë, por jo të bëjnë theror të tjerët, por të prijnë duke bërë theror veten. Intelektualët? Për të cilët At Harapi thotë se “ata më tepër duan që të ngadhënjejë fjala e mendimi i tyre, se paqja dhe kënaqësia e zemrave. Ata janë më të aftë që të mësojnë mirë sesa të bëjnë mirë”.

Edhe pse prifti na rrëfehet 70 vjet më parë, asgjë nuk ka ndryshuar në mentalitet dhe ideale për t’ju referuar si dje librit të tij, pse shqiptarëve ju duhet të bëjnë metamorfozë në jetën e tyre. “Jemi në një krizë shpirtërore. Çasti deciziv nuk ësht i largët. Vendimi i vlerave shpirtërore do të jetë humbja a po shpëtimi. Indiferentizmi dhe dyshimi në punë të domosdoshme janë dobësi për veten, çkatrrim katastrofal për jetën e përbashkët”. Arsyeja tjetër pse ky njeri i ditur i fesë shkoi në Korçë nuk ishte thjesht rrëfimi i tij prej të krishteri, por një njeri i kulturës, atdhetar e besimtar, zbritur nga Korça i thërret ndërgjegjes së shqiptarëve për t’i shkundur mbi detyrat që kanë, kundrejt njëri-tjetrit dhe atdheut për të vënë gurë themeli në kulturën kombëtare, për të bërë bashkimin e vërtetë vëllazëror të shqiptarëve.

“Ndryshimet besimtare, antagonizmat krahinore, mungesa e përpjekjeve shoqërore, mentalitetet e kundërta, orientimet politike, dhe ajo që është më e keqe, armiqësitë e përparshme dhe të tashme, t’ushqyera me antipati dhe inate personale na bëjnë të rrojmë të përçarë tamam nër ato pika e ndër ato punë ku duhet t’ishim më të bashkuar për të bërë një Shqipëri të fortë të pasur e të përmendur”

Në konferencën e parë, At Anton Harapi e hap me “Ideali i krishterë”, shkaket e plagëvet të kohës moderne; problemet e jetës, autoriteti, ndërgjegjja detyra, tagri dhe theroria etj., të cilat nuk kanë kuptim pa të vërtetën e paluajtshme, pa dashurinë e pastër. Konferenca e dytë – është një vështrim shpirtëror mbi besimin e krishterë, se Krishti Zoti i vërtetë, me nëntekstet se ky është besimi kristian, Krishti vehtje historike e dokumentuar; Krishti porsi ideal; Krishti si vehtje; pafajësia e Krishtit e shikuar në ndërgjegje të tij, virtytet e ushtruar gjer në kulm, zotërimi i tij në çdo gjë, sjellja ndër vuajtje etj. Në konferencën e tretë trajtohet filozofia e krishterë, problemi i jetës dhe kulmi i filozofisë, - vetëm me besimin në një Zot jeta fiton vlerë, dhe njeriu mund të jetë i lumtur; Vërtetimi i dhimbjes, - jeta fillon me vaje, vazhdon me mundim, mbaron me vdekje, dhembja është një nevojë, është dhe një ligj. Gëzimi ndër dhembje është mshehtësia e jetës, shkaqet e dhembjes, ku prifti deklaron se shkaktarët e parë jemi ne; pse ëndërrojmë gjëra të pamundura. Dhembja është një natyrë të njeriut, në natyrë të kafshëve; Ajo është prova e të rrëzuarit nga lumturia, ndëshkimi i një faji të trashëguar të të parëve tanë. Në konferencën e IV - kultura e krishterë, ku debaton fanatizmin fetar dhe fanatizmi antifetar. Prifti lë anën teorike për të shpjeguar se besimi dhe dituria nuk janë të kundërta, por natyrisht të papajtueshme. E thotë natyra e besimit dhe natyra e diturisë: e vërteta është e vetmja arsye, për të cilën besimi është besim, dhe dituria dituri, dhe një nga pikat është dhe trajtesa se kristianizmi ka krijuar kulturën moderne, duke u mbështetur në pionierët më në zë të kulturës kur thonë: besoj. As dituria, as kultura e sotme nuk mund të mbahen pa autoritetin kristian - Evropa kristiane, Amerika kristiane, ajka e njerëzimi kristian, duke kujtuar kontributin kristian në fushën besimtare-shoqërore, dituri, politike, në veten, në ekonomi dhe në Shqipërinë tonë.

Duke e mbyllur me konferencën V mbi moralin e krishterë, si parim dhe mësim - duke deklaruar se s’ka njeri të madh, as gjeni, që ta riprodhojë Krishtin plotësisht, shenjtorët janë morali i mishëruar; ndërsa në konferencën e gjashtë, atdhetarizmi i krishterë, ku At Anton Harapi përmbledh se nuk mund të vihet ideali kombëtar mbi idealin fetar: do të ishte kontradiksion, spekulacion, hipokrizi dhe poshtërim. “Besimi dhe vetëm, duke u mbajtur në sferën që i përket, i shërben njeriut dhe kombit. Kristiani duke vënë Perëndinë mbi kombin, as një thërrime nuk e pakëson dashurinë kundrejt atdheut, besimi i krishterë nuk i ndan as nuk i dobëson dashuritë, por i plotëson”.

marre prej:

Gazeta STANDARD
trokit ketu
trokit ketu


[ Edited Wed Aug 04 2010, 05:15pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Aug 04 2010, 05:11pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
AT ANTON HARAPI - I VRAMË TRI HERË

Më 1942 At Gjon Shllaku shkruente tek “Hylli i Dritës” një editorial kushtue Luigj Gurakuqit, Bajram Currit e dom Gjon Gàzullit të titulluem: “Të vramë dy herë: nji herë kur i mbytën e nji herë me harresë”. Tue parafrazue titullin e Shllakut, për Anton Harapi, mund të thuhet: “I vramë tri herë: Kur e vranë, me njollosje e harresë, me riharresë e veçim prej viktimash të tjera të klerit.






Daniel Gàzulli

Anton Harapi asht pa ma të voglin dyshim një ndër fytyrat ma të ndrituna të kombit tonë: atdhtar i akullt, dijetar i dorës së parë, shkrimtar i talentuem, klerik me vlera të spikatuna.

Tashma e dijnë të gjithë se ai u pushkatue pse pranoi me u flijue që të shpëtonte Shqipninë prej luftës civile. Ishte aq i madh, sa e kishte kuptue me kohë, qysh atëherë, më 1943, se Lufta Nacional Çlirimtare po kthehej në luftë civile. Për këte edhe e mbytën. Për këte edhe e damkosen me njollën e tradhëtarit. E cilin? Ma të akulltin e atdhetarëve.
Po le t’i lamë ngjarjet të rrjedhin me rend.

Fëminija e rinia

Gaspër Harapi (emni i pagëzimit) u lind në Shirokë të Shkodrës më 5 janar 1888 në një familje të thjeshtë, që jetonte me peshkim në Liqenin nën hije të Taraboshit.

Hyni në Kolegjin e Jezuitëve qysh shtatë vjeç e ma vonë në ate Françeskan, që ishte dhe mbeti shtylla e traditës së mirëfilltë kombëtare shqiptare.
Aty mori njohunitë fillestare të teologjisë dhe u mëkue me dashuninë e thellë për Atdhe. Si kreu lolegjin, tue qenë me një përgatitje aq të mirë sa asnjë nxanës tjetër që kishte dalë prej atij Kolegji, e dërguen me vijue studimet e nalta në Austri, një ndër votrat e kulturës së lashtë dhe asaj bashkëkohore. Studioi në Villach të Tirolit, Salezburg dhe Shvarc. E qysh atëherë e quejtën “enciklopedia që ec me dy kambë”.

Mbi të gjitha tek ai mbizotnoi bashkimi i të gjithë virtyteve pozitive, tue plotësue e kalitë shpirtin e tij të pastër françeskan, me të cilin frati ynë ishte i edukuem qysh në fillim...

Më 1910, kur Gaspëri i ri u kthye në Atdhe, i dhanë emnin Anton, si ishte në traditën e françeskanëve. E me të shkelë në Shkodër, ai u dallue për dijet e thella, që i kishte marrë gjatë viteve të studimeve akademike, dije që, nga ana tjetër, nuk do ta tulatnin kurrë kujtesën e tij përherë të freskët, por do të shpërthenin valë - valë, gjithnjë në nivele ma të nalta, edhe pse kishte kujdes që aftësitë t’i shfaqte me thjeshtësi e me finesë.

Argumentet që buronin në mënyrë të natyrshme, në çdo kohë dhe rrethanë, do t’i parashtronte me një logjikë të hekurt, me një shtjellim aq të qartë, çka asht karakteristikë vetëm e një gjeniu të rrallë. Nuk janë të paktë, e pikërisht prej bashkëkohësve të tij, ata që janë shprehë se një njeri i tillë, dy herë nuk do të përsëritet në tokën shqiptare. Mbi freskinë dhe qartësinë e mendimint të tij filozofik, për stilin e matun e të rrjedhshëm, qysh heret, më 1936, do të shkruente për te dom Kolec Prendushi: “...mendje dialektike, qi shkruen kryeartikuj, ndër cillt disa janë kryvepra. Dija e thellë, arsyetimi i lidhun, analizimi i hollë, stili i peshuem, dallojnë gjithë shkrimet e tija.” (Shih, “Hylli i Dritës”, 1936, fq. 583).

Si intelektual model, sillte me vete mentalitetin e misionarëve përparimtarë europianë, që në shumicë asokohe kishin në zotnim shartet e Provincës Françeskane, që po hidhte shtat me palcë e fizionomi shqiptare, tanësisht me taban kombëtar, e që dha një ndihmesë të paçmueshme në lulëzimin e kulturës amtare shqiptare, ku në rezonancë mbizotnonte fryma e ngrohtë françeskane “lutu e puno”.

Veprimtaria

Si thamë, në vitin 1910, At Antoni kthehen në Shqipni dhe shugurohet meshtar, tue qenë deri në flijim besnik i zhgunit të Shën Françeskut e i popullit që e donte dhe e respektonte. Punon në fillim mësues në Kolegjin e Fretënve. Ai solli një frymë të re, ide të reja, krejt europiane, për edukimin e rinisë. Veçanarisht ai kambënguli që në Koldegj të mund të edukoheshin të rijë me bindje e prejardhje të ndryshme, aty edhe të besimit musliman, e që nuk kishin kurrëfarë synimi me marrë rrugën e meshtarisë.

Ma vonë (tetorit 1912 - prill 1913) u përkushtohet shërbesave fetare në Kishën “Zoja Rruzare” në Arrën e Madhe, në Shkodër, ku ishte edhe Kuvendi Françeskan. Në këtë lagje u njoh dhe u ballafaqua me vorfninë e tejskajshme, që e përjetonte thellë, e përpiqej t’i ndihmonte, pa dallim feje.
Më 1916, kur Dukagjinin e preku sëmundja e frikëshme e kolerës, që mori shumë jetë njerëzish, pa u gjetë askush pranë tyne nga frika e lëngatës, shkoi atje, në mes malësorëve, dhe i ndihmoi si e sa dijti. Frati i ri nuk la bjeshkë të thepisun pa shkelë tue dhanë veçanarisht ndihmë e këshilla në lamë të profilaksisë.

Më 1918 ai shërbeu në Grudë, ku, për herë të parë, spikat talenti i tij në lamin e letrave shqipe, penda e mendimi i mprehtë, njohja e thellë e shpirtit të malësorit.

Ai njohu me të gjitha përmasat e saj zonën e Grudës e të Malësisë së Madhe mbarë, koloritin e gjallë të zakoneve, vajet, dasmat, epiken, psikologjinë origjinale të trevave kreshnike të marruna në studim, pra tanësinë klasike të kulturës së pasun kombëtare, ende të palavrueme asokohe...

Në këtë mjedis të ri dhe të përshtatshëm për mendjen dhe punën e tij pasionale, lindi dhe u rrit romani “Andra e Pretashit”, vepër me kompozim unik në llojin e vet.

Në rrafshin politik, mbeti një zbulues i gjallë i fatit të popullit shqiptar. Në kujtesën e historisë, kanë mbetë të pashlyeshme shumë ngjarje, që gjithsesi kanë emnin e kontributit të meshtarit të shqiptarizmës.
Në kohën e turbullinave politike, midis të cilave ishte mbërthye kontinenti europian, Fuqitë e Mëdha, hartonin harta të reja, ku, pa të drejtë, Shqipnisë së vogël gjeografikisht, i cungoheshin njena mbas tjetrës disa treva të trungut amë.

A mund të heshtte frati përballë kësaj masakre, që u bahej ditën për diell tokave shqiptare!? Natyrisht që jo. I veshun me zhgun, me nismën e vet, organizon menjëherë tre bajrakë, Grudë, Hot e Triepsh dhe përmes tyne, i dorëzon Memorandumin e përgatitun nga ai vetë në vitin 1918, komandantit francez në Shkodër (asokohe në Shkodër, kishin zyrat e tyne konsullore 7 përfaqësi të hueja). Në bashkëpunim me Luigj Gurakuqin dhe At Gjergj Fishta OFM, harton një Peticion, të nënshkruem nga 200 përfaqësues të tre bajrakëve, drejtue përkatësisht Konferencës së Paqes në Paris, Ministrave të Jashtëm të ShBA-së, Anglisë, Francës dhe Italisë.

Në ligjeratat e tij të famshme, të mbajtuna në “Parisin e vogël”, sikurse njihej nga intelektualët asokohe qyteti kulturdashës Korça, ndër të tjera At Anton Harapi u shpreh: “Jam fetar, por kam tager dhe detyrë shoqnore”. E randësishme për At Antonin, ishte fati i kombit dhe i martirëve, që ishin pjesë e jetës së tij.

Populli i Shkodrës kurrë s’do ta harrojë përshëndetjen e fundit të titulluem: “Dy lotë e nji betim”, si shembull i oratorisë klasike shqipe, në përcjelljen e eshtnave të martirëve Mustafë Qullit dhe Çerçiz Topullit.
Viti 1920 ingranohett me lëvizjen atdhetare shqiptare, në kushte e rrethana të reja; falë energjive të pashtërshme që zotnonte, fizikisht e moralisht, mori një shtytje dhe organizim të ri. Më 1921-1924, bahet drejtues i grupit të njohun atdhetar “Ora e Maleve”, së bashku me At Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin, Dom Lazër Shantojën, tue qenë njëkohsisht themelues, drejtues e botues i aftë i fletores “Ora e Maleve”, që filloi të nxirrte grupi në fjalë.
Më 1924, u zhvilluan zgjedhjet e para në Shqipni, ku gjendet mes “opozitës” së kohës përkrah Gurakuqit, Fishtës, Bajram Currit, At Benardin Palaj, Nolit etj. , që ishin pararoja e kësaj lëvizjeje, tue sjellë një mendim të epërm e veprim racional për kombin shqiptar.

Mbas rrëzimit të Qeverisë së Nolit, për shkaqe që tashma dihen mirë, sikurse shumë të tjerë, frati demokrat arrestohet 3 herë dhe burgoset, mbasi kishte përkrahë alternativën e demokracisë liberale të popullit, “Për nji Shqipni t’Lir e t’Perparueme”.

Më 1933, ishte drejtues i Kolegjit Françeskan (Rektor), drejtor i Liceut “Illyricum” dhe pedagog në Shkollën Normale Femnore të Motrave Stigmatine në qytetin e Shkodrës (Gjuhadol).
Në harkun kohor të viteve 1930-1936, asht drejtori i së përkohshmes zamadhe, revistes “Hylli i Dritës”, bashkëdrejtues i gazetës “Posta e Shqypnisë”, revistës fetaro - kulturore “Zani i Shna Ndout” etj.

Në fushën e letrave shqipe

Frati, krahas përkushtimit fetar dhe vlerave të çmueshme sociale, dallon me po atë madhështi, në filozofi, teologji, pedagogji, sociologji, publicistikë dhe letërsi artistike.

Në mënyrë të rregullt, ndiqte rrymat e letërsisë botërore, lexonte në origjinal autorët e famshëm të pedagogjisë moderne të kohës, si: Pestaloc, Hergert, Frobel, Herbart, Forster etj. Midis librave dhe përherë pranë librave, mendonte se mendja e tij dhe e çdo njeriu, në përgjithësi, zgjanon dritaret e ditunisë njerëzore, të cilat përherë duhet të jenë të hapuna, për të lejue depërtimin e njohunive të reja bashkëkohore.
Rezultat i akumulimit të dijeve dhe i përvojës si pedagog, asht botimi i veprës së parë pedagogjike, “Edukata ose mirërritja e fëmijëve” më 1925, që mund të cilësohet edhe një përshtatje të leksioneve të pedagogut A. Hergert, një punim i mirëfilltë shkencor.

Synimi fisnik i tij, ishte që mbrënda lëvizjeve të reja reformatore të krijoheshin hapsina për modernizimin e metodave mësimdhanëse, didaktika e shkollës së re shqiptare, dhe kërkonte në veçanti që këtë rrymë të kohës ta shpërndante me pasion në moshën e re, tue e pajisë në këte mënyrë, me kujdes e matuni, me parimet progresiste të shkollës së traditës së hershme demokratike e kulturore të Europës Perëndimore. Për çudi, ende sot studiohen në universitetet e vendlindjes autorët e pedagogjisë sovjetike (pedagogë pedantë komunistë rusë) dhe jo pedagogët e traditës shqiptare në trojet etnike shqiptare.

Një vepër e spikatun asht ajo me titull “Vlerë Shpirtnore”, ku janë përmbledhë 6 ligjëratat e mbajtuna në Korçë. Duhet vu në dukje se shtysë për autorin e kësaj nisme të guximshme, ishte çasti i një krize shpirtnore në Shqipni, dukuni kjo me rrjedhoja negative dhe shkatërrimtare. Aty autori referues analizoi me hollësi shkaqet e kësaj krize, tue shpalosë gradualisht etilogjinë dhe terapinë e kësaj sindrome kanceroze, ku, si epidemi e vërtetë, kishte nderhy në botën shqiptare ideologjia shterpe marksiste e sjellë në Shqipni prej Ali Kelmendit me shokë...

Flijimi

Sa herë “profesorët” e regjimit komunist, në veprat e tyne plot fallsifikime, u kanë paraqitë dhe vërbue sytë brezave të tanë shqiptarësh një foto, ku At Antoni Harapi duket në një takim me gjeneralin gjerman Fitsum, si dëshmi e “tradhëtisë” të prelatit françeskan. Asnjëherë, sikurse vë në dukje publicisti z. Mërgim Korça, pseudoshkenca komuniste, dje dhe sot, nuk flet dhe shkruen përse u takuen dhe çfarë i ka thanë gjeneralit gjerman At Anton Harapi: “Marrëveshja me Reichun, ishte që trupat gjermane do të kishin territorin shqiptar vetëm si urë kalimi për në Greqi, pa i cënue dhe pa ndërhy në çashtjet e mbrendshme shqiptare!”. Ata e dinin mirë pse i ishte takue Harapi me gjeneralin, pse kjo asht pasqyrue edhe në shtypin e kohës, por simbas parimit “shpif, shpif se diçka do të mbesë”, përhapën një propagandë të shfrenueme vetëm në klishenë zi, për të përligjë veprimet vëllavrasëse që ua kërkonte simotra e tyne, Jugosllavia komuniste Rankoviçiane/Titiste, e cila porosiste polpotin e kuq të Tiranës, se “nëse doni që të qeverisni përgjithnjë, duhet të zhdukni me rrajë çerdhen antikomuniste, klerin katolik dhe besimtarët e saj besnikë në Shkodër e tjetërkund”.
At Anton Harapi shprehet haptë pse e pranoi detyrën e regjentit: “E pranova detyrën se nuk mujshem m’e pamun Shqypninë të pushtueme prej anarkijet...nuk dojshem të krijohej nji Babiloni shqyptare me luftë vllavrase qi zhgatrronte katundet, të humbej bagtija e të zhgatrroheshin familjet...ndjeva mëshirë, si për popull e gjithashtu edhe për Shqypni...Si mund të preferojshem m’e pshtue jetën t’eme për çashtjen e perbashket? Le të ndodhë ajo qi ka me ndodh, thashë me vedi, rrnoftë populli edhe pa mue, rrnoftë Shqypnia!...E fillueme me nji poezi e po e perfundojmë me nji tragjedi me iu dhimbtë kujdo...e vetmja gja m’u bamun asht m’e pshtuemun Shqypninë edhe popullin. Mjafton t’i paralizojmë fajtorët të mos bajnë ma dame...Nuk duhet të ekzistojnë filogjerman, anglofila apo italofila. Duhet t’jena veç shqyptarë...”.
E këto fjalë ai i thonte me 17 Maj 1944 në Kinema “Kosova” kur Shqipnia ishte nën pushtimin gjerman!

Ai kërkonte të shpëtonte Shqipninë dhe në tokën tonë të mos kishte të huej, e jo ashtu si përshkruhet nga historiografia komuniste dhe postkomuniste.

Martir i shqiptarizmës së kullueme

“Shqipnia u fitue me gjak; me gjak dhe po mbahet e robnueme. Do të vij dita e me Paqe e Drejtsi do t’fitohet”

At Anton Harapi

Martirizimin e klerikut as Shekspiri i madh nuk do të gjente forcë me e përshkrue në mënyrë ma dramatike se sa ajo që përjetoi ai në realitet e qinda sivllazën të tij. E ashtëquajtuna luftë “NÇ”, në vend që të bante çlirimin e vendit, u kthye në një luftë të kobëshme vllavrasëse për marrjen e pushtetit me çdo kusht, por katolicizmi dhe në veçanti kleri katolik, ishin pengesa ma e madhe për triumfin e komunizmit.

Historia e vrasjes së At Anton Harapit asht sa e dhimbshme, aq edhe e lavdishme. Fratin e Shën Françeskut deri në flijim, e këshillojnë që të ikë nga Shqipnia, sikurse banë shumë njerëz kundërshtarë të rregjimit të diktatorit Enver Hoxha, që dhunshëm dhe me mashtrime erdhi në pushtet. Fakti asht se Frati këtë këshillë e hodhi poshtë premas, tue thanë me krenari: “Kam punue për Shqipni ballfaqas. Nuk pres shpërblim, por as denimi nuk ka pse m’pret. Bashkatdhetart e dinë fort mir se kurr nuk i tradhëtova. Me ta vuejta, me ta punova, me ta qindrova, me ta gzova. Me ta edhe do t’des. Eshtent e mi, n’token e t’parve t’jen testamendi em”.

Ai i gjykua dhe u dënue nga Gjyqi Ushtarak në Tiranë me kryetar Koçi Xoxe e Prokuror Bedri Spahiu...

Pretenca e prokurorit ishte kulmi i një fallsifikimi të pashoq. Dosja e fratit të urtë asht e mbushun nis e sos me shpifje e trillime të gatueme në guzhinën jugosllave, që shikonin si kundërshtar seriozë për aneksimin e Shqipnisë gjithë klerin katolik, veçan një fytyrë të ndritun si At Anton Harapi.



Ishte mëngjes i vranët. Binte shi. Në orët e para të datës 14 shkurt 1946, u nxor nga qelia, duert e kryqëzueme në parzëm, me krye të varun dhe sytë gjysë të mbyllun nga sfiltja prej torturave, dhe e çuen diku në periferi të Tiranës.
Frati i përvujtë, por krenar, hidhte hapat me kujdes, tue ngritë herë-herë kindet, për të mos u stërpikë nga balta që shkelte. Një prej egzekutorëve i tha: “Mos ki dert, o prift reaksionar, se te balta ke me perfundue”. Ai reagoi me qetësi e kthjelltësi: “Atje tek shkoj, biri im, due me shkue i panjollë, siç kam kenë tanë jetën”.
E në gjyq ai pat lanë testamentin e tij lapidar: “A e dini se çdo ndertese i vihen temelet n’dhe? Edhe pse n’varr, na hijshem duhet t’jemi gurt e temelit t’njiasaj binaje t’cillin sot e quejm Shqypni”.

I vramë për të tretën herë.

Komisioni i Rishqyrtimit të Aktit të Martirizimit të Klerikëve Katolikë në kohën e masakrave të komunizmit (sikurse në të gjithë vendet diktatoriale dhe komuniste të ish - Europës Lindore) në Vatikan, që të mund të fillojë procedorën e kanonizimit (faza e parë shqyrtimit për shejtnim), ka kërkue prej Konferencës Ipeshkvnore të Kishës Katolike Shqiptare dokumentat (të marruna nga Arkivi Qendror i Shtetit, aktet e gjyqeve), dëshmi me deklarata autentike nga përsona që dëshmojnë vërtetësinë e faktit të kërkuem, dhe jo të paragjykohet nga gjyqi i dytë shqiptar, etj., “komisioni” apo individë, kushdo qofshin ata, një martir dje e martir sot si At Anton Harapi, që asht lanë jashtë kësaj liste.

Frati i pushkatuem e i anatemuem duhet të shfaqet në historinë e popullit që e desht aq shumë vetëm në bazë të dokumentave autentike dhe jo të marruna të gatëshme nga zyrat e egzekutorëve, etënit dhe bijtë e të cilëve ende sundojnë Shqipninë. Veprimi i njëanshëm dhe me tendenca diskriminuese që kanë përdorë servilët e sistemit, qofshin këta dhe me petk meshtarak, asht një shkelje ndaj martirëve të krishtënimit që e kanë derdhë gjakun e tyne për Fe dhe Atdhe.
Zot, po a kështu do ta vrasim për të tretën herë të madhin At Anton Harapi?!

© Copyright 2009 - Rrokum TV
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
LUPEN
Tue Feb 21 2017, 11:36am

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
Atë Anton Harapi, ofm, në përvjetorin e pushkatimit nga komunistët





Atë Anton Harapi



Më 20 shkurt kujtojmë Atë Anton Harapin, misionarin e madh të fesë e të idealeve kombëtare e shpirtërnore, në përvjetorin e vrasjes së tij nga diktatura komuniste, më 20 shkurt 1946.


Atë Anton Harapi mund të themi si teolog, filozof, sociolog dhe prozator, autor i një “Lahute Malcie” në prozë, “Andrra e Pretashit”, që teksa shpalon virtytet shqiptare, i bashkëngjit dhe ato gjuhësore, që do të përthellohen te “Vlerë shpirtnore”, “Shqiptari dhe bota e tij” dhe “Valë mbi valë”.


Problemet dhe mënyra se si ky françeskan i shtron, stili i vrullshëm, etika e lartë evropiane, apeli për një rimëkëmbje të vlerave shpirtërore, kulturore, kombëtare të breznive, të kombit e të unitetit, edhe sot e kësaj dite i japin vlerë aktuale, madje do të shërbenim si një program themelor për të gjithë.


Kur Atë Anton Harapin e çonin drejt pushkatimit, nuk binte asnjë kambanë e Kishave ku ai kishte kremtuan Meshën e Shenjtë e predikuar Fjalën jetëdhënëse të Zotit, ndërsa udhës ai kujdesej që zhguni rregulltar e meshtarak që bante, të mos i bëhej me baltë, në shenjë të qëndresës së tij besnike, në mbrojtje të idealit për Fe e Atdhè, deri në fund.
- Po ti baltë do të bëhesh, – i tha oficeri komunist i pushkatimit.
- Por të shkoj te Zoti, te vdekja ime, sa më i pastër, sikur isha gjatë jetës, – u përgjigj Frati i Shenjtë. Njerëzit e mëdhenj mbeten gjithmonë “dritë” që “ndriçojnë” mendjen e shpirtin tonë.


Për një portret të këtij martiri e intelektuali të veçantë që u pushkatua në moshën 58 vjeçare nga regjimi i diktaturës komuniste të Tiranës më datën 20 shkurt të vitit 1946 na ofron një françeskan tjetër, që e kishte njohur kur qe i vogël, atë Daniel Gjeçaj në Parathanjen e librit të Pater Anton Harapit, “Andrra e Prêtashit” Roma, 1959.


Frati (Pater Anton Harapi)
nga Pal Duka (Pater Danjel Gjeçaj )


Hini i vogël në Kolegjën Françeskane mbasi shijoi atê të Jezuitvet, ku la vëllán e vet, Markun, të cilin aq fort e deshti. S’e tërhoqën nishanat, qi për zotsi mësimesh i zbukuruen jelekun nën hijen e Shën Saverit. Desht mâ fort përvujtënit e Fratit pa nám, pa zhurmë. Nuk i u dhimbtën brakeshat e bardha, mâ të bardha se shkumbët e liqenit, as caruqet e kuqe, as fesi i purpurtë me tufë qi i mbulonte shpatullat e vogla. La këto dhe veshi zhgunin e vrashtë, ngjeshi litarin, pranoi kambën zdathë. Mocatarët kolegë të ri, prituen t’a thërrasin me emën të ligjimit. S’ndigjuen t’i sjellen as me emën të dytë të fretnimit. E quejtën përherë. “Shirokë”.
Ndoq këndimet n’atdhe, nën drejtimin e Fishtës, nga i cili thithi dashtunin për Provinçë, për popull dhe Komb. Pajisi menden dhe fisnikoi zemrën me kulturën meshatarake nën udhëheqen e Fretënve Austrijakë të Tirolit, qi përherë i çmuen Shqiptarët dhe i përkrahën si vëllazën. Atje në Salzburg e Schwaz “Shiroka” muer dijen, fitoi përpikmenin gjermane, qendresën dhe shpirtin françeskan. Kthei Meshatár i shortuem me vrullin e shqiptarit dhe peshimin nordik.
Në trollin fretnuer të Shkodrës u ndeshën dy rrymë: grupi i parë me edukatë boshnjake me Fishtë, Bardh e Gjeçov; grupi i dytë me kulturë austrijake me Prenush, Harap, Rrotë e Gjokë. S’u përpin ndër vedi – si e kanë dokoe lumejt e rrëmbyeshëm – të cilvet u gjasuen në veprim U pëzien përkueshëm në tallaze të përbashkta veprimtarije si valët e këthiellta të Cemit me ujin e Moraçës në Liqenin e Shkodrës.
Vjetin 1910 Gaspri i Loros e i Çiles âsht Atë Anton, Shiroka frat, frati apostull. I lëshojnë në dorë rinín françeskane. U ep mësim fëmijëvet të qytetit të Shkodrës.
Rrethimi i Shkodrës (Tetuer, 1912 – Prill, 1913) e xên në Kuvendin e Arrës së Madhe, m’anë qytetit. Banesa fretnore kthehet në strehim qytetarësh dhe sofër nevojtarësh. Ûja ngushton banorët. Këlkazat mbarohen. Zhduket burdullaku aravet. Koret, purrijt e gjarpnit dhe tharbcat bâhen ushqim i kërkuem. Pak-kushit i del të turbullojë ujët e vluem me krunde. Në gjashtë muejë qendrese mishi i kualve, këthye në stërvina nga topat malazezë dhe heroizmi Hasan-Rizajan, kërkohet si meze.
Fretënt më ketë rasë e me ta atë Antoni, diftohen çmos kurr, Fretën.
Aleksandër Manzoni në romanin e vet “Të Fejuemët” shprehet, “ Françeskanët janë si deti qi merr ujë prej lumejvet dhe të njajtin ujë u a kthen”. Françesku i Assisi-t në vorfëní qi zgjodhi për bashkëshorte jetet, u pat premtue bijvet të vet t’ardhëshëm: “Me nji bukë, nga e cila tri hise ka për t’i hangër bota, nji hise kanë për t’a pasun ndjeksit e mij”.
Te dera e kuvendit rrâjshin përditë të vorfën. Merrshin nji kupëz çorbë nga ajo qi Fretënt pregatitshin për vedi. Kazani ishte përherë i njajtë: numri i miqvet ditë më tjetër.
Puna merr hapët dhe ndihma e Françeskajëvet gjikohet propagandë politike.
Kishim mbetë pa gjâ – rrëfen mâ vonë Harapi – dhe s’dijshim se si do t’u përgjegjëshim të vorfënvet ne e nesre. Aq mâ pak kuptojshim se shka bluejshin auktoritetet ushtarake për né Bâmë si bâmë dhe atë ditë turbulluem ujët e kazanit me nji grusht miellë dhe kështu kondenuem t’unshëmit. Ndër ta, pa dijenin tonë, paskena pa’ pasë edhe dy zyrtarë të huej, të veshun “tevdil”. Na, si gjithmonë, bashkë me gjellë dajshim ngushllimin e zemër, epshim, dér ku mujshim, qendresë e uzdajë kristjane. Në muzgun e natës na troklen dera e kuvendi. Dy të panjoftun na paraqesin papritmas nji dhantí të çuditëshme: dy thashë miell. “Jemi informue – shtojën ata – se Françeskajët s’bâjnë politikë, por e duen popullin dhe u ndihmojnë të vorfënvet. Këjo âsht vepra mâ e madhja humanitare dhe dashtunija e krishtenë”. Ishin dy të vobekët hetues të mjesditës para.
Në pranverë të vjetit 1916 malet e Veriut e sidomos Bjeshkët e Dukagjinit i shkreton kolera. Këputen halët legjendare të Kukelave vigâj. Rrëzohen fatozat e viseve mâ shqiptare. Shuhen familje dhe dalin troje nën vnerin e lëngatës përbindëshe. Armët e banorëvet malorë jesin shkret ndër kûja dhe grát fisnike në xhubleta i vjerrin, tepricën, ndër rrêma të thát të lisave mrizorë. Ûja shterrë syt e njomë të fëmijëvet dhe logjet e burravet e oborret e kullavet e mrizet e gurravet mbulohen me të dekun. Vetëm rregjistri i Kishës së Shalës shênjon nga Prilli deri në vjeshtë 575 të vdekun prej koleret.
Atë Antoni, në mâ tëmirën moshë të jetës hin vullndetisht ndër të koleruem. Harron se lëngata âsht nëgjitse dhe se këjo hapet porsi helmi i gjarpnit në trupin e njomë t’atij qi e xên. Shpërvjelë zhgunin dhe s’topitet t’u çojë të mbramin ngushllim të Fés atyne, të cilt njerzimi e deri të vetët i përbuzshin. Nuk i trembet dekës as s’e frigon flija e bashkëvëllaut t‘Urdhënit, Atë Rrok Vataj-t, qi rrëxohet, 31 vjetësh, në shërbim të koleruemëvet (Këlmend, 4 Gusht 1916).
Théth, Ndërlysaj, Kaprré, Gimaj, Lekaj e Curraj âsht lâma e veprimit veruer të Harapit. Vetëm kush i njef këto vende mund të gjikojë se sa mundëshme dhe e hapët qe fusha e apostullimit. Ai vetë kallxon:
“Çoheshim ne natë. Nga qela e Thethit ndiqshem planin e paracaktuem t’udhtimit. Trokllojshem ndër dyerë, gjysë të çeluna, të kullave e kasollave të gjâs prej kah dilte nji taft trupnesh në zhgatrrim, jetësh në rektim. Gjamët hove-hove, si t’ardhuna nga nëndheu, më grishëshin të hijshem mbrendë. Ropt e shpis, endè të paprekun nga sëmundja, përkundra, më bërtitshin: “O Zotni, për hatër të Zotit, mos e kalò prakun e derës se po përlyhësh!” S’veshtrojshem shka më thojshin ata. Zoti më kishtë tretë çdo frigë. Nji gëzim qi s’mund të shprehet, por qi në të tilla rasa provohet, më gufonte në zemër. Buzë qi nemzi luejshin, zâje qi nemzi ndigjoheshin, krahë të mbytun në prrocka vëneri, drejtoheshin kah un. “I bekue, mirë se të ka pru Zoti! Vetëm ti në tanë botën nuk na harron në ketë ças. Ku hin ti, hin Zoti. Deshirojmë të pajtohemi me Lumnin dhe të rehatojmë shpirtin”. Shpesh pak mbrapa më përhiqshin ndër duerë të lum e të qetët. Ç ngushullim!
Dy muejë shërbimi më kaluen si era, plot mundë, plot ngushllime, plot gëzim. Rrallë kthejshem të qela qendër – në Thèth – për të pushue. Trupi njimend shlodhej, por zemra më terhiqte te të sëmundët. Këjo qe koha mâ e bukra e jetës seme – përfundonte kallximin Frati”.
Vjetin 1918 Harapin e gjejmë famullitár në Grudë. Ndër banorët e Cemit, mjes urtís e burrnís, në grumbullin e virtyteve thjeshtë shqiptare, del në shesh nji fëtyrë dalluese e kombit: Frati.
Në 1924 ndërron formë qeverija (24 Dhetuer). Burgjet e qytetit të Shkdrës tërnojnë banorë. Dalin nji palë: xevendsohen me tjerë. Ndër ta s’mungon zhguni. Nën zhgun Atë Palaj, Atë Harapi e tjerë. Edhe këtu buzëqeshun e i qetët si ai “n’zemër të cilit nuk randojnë punë të liga”.
Jemi në vjeshtë të vjetit 1926. Dukagjini nisë kryengritjen. Bien postat e vendit, dorzohet nënprefektura e Kodër-Shën Gjergj. Pushkatarët dynden si lumi i Kirit mbas shinavet të stinës dhe bienë në Drishtë, pranë kalás së Lekës. Dridhen ledhet e të Dukagjinasit para bijvet të vet t’idhnuem. Ura e Mesit, me harqe venecjane të cilat nuk u dërmoi moti, luhatet shrregull. Merret komanda e Shtojt, Burrnija, qi me luftë âsht strategji e keqe, ndërron fatin e fituesavet. Malsorët thehen. Burra, grá, pleq e fëmijë shtërngohen ndër pranga nga forcat qeveritare. Shën Nëkolli e Krishtlindja i xanë zdeshë, pa votër, pa zjarm, pa berrin e qirin e festës, pa kashatën e gojës.
Atë Antoni bashkë me sivëllazënt e vet nisë fushatën e ndihmavet. Trokilon ndër dyerët bujare të Shkodrës e në dyqanet e qytetit. Gjen zemra fisnike. Të burgosunt pajisen me zjarm, me petka e deri me dyllë feste. Qiri trashigimtár u shëndritë të ngujuemvet fëtyrën e zbét dhe u ngjall shpirtin e ngushtuem. Urojnë Shêjtin e fisit, Krishtin e lém, motmotin qi ndërron dhe bekojnë Fratin e vet, qi kurr nuk i harron.
Në vjetin 1942 dy bajrakë të Veriut nxêhen keqas për punë kufinit, Shala, atje në Qafën e Tëthores, shtyn gurin shefitár të bjeshkës n’anë prej Bogës dhe ngrehë, kundra vullndesës së mbramëvet, elterin e kryqit. Fisi i Kelmendit preket dhe, në fuqi të Kanunit të Malevet, kërkon arsye. Mbëlidhen në kuvend burrat e dy´ anëvet. Përpiqen, rropaten, s’kursejnë urtí as squetsí kompromisi. Gjithshkafja kot. I Shaljani e kishte bâ menden okë t’i a fitonte fisit të vet tokën me gjak. Zhgulen gurët, piramide, shèjte Kanunit. Hiqet Kryqi natën. Zemrat pezmatohen. Rrâjnë bajraktarë në zâ për t’a ndreqë çashtjen: Kolë Ndou i Shalës e Lulash Gjeloshi i Shoshit.Ulet në pleqní Djomendi i Malevet dukagjine, Mark Sadiku i pari i Djelmënís, me kambë fisi e këshilltarë tjetë, nipa të Pál Dukagjinit. I presin në kuvend burrash Lekët e Malsis së Madhe me Bajraktarë e Vojvodë të Kelmendit kreshnik. Në kvadrin homerik mungon nji fëtyrë: Frati, lajmtár paqe e mbrojsë drejtsije. Atë Antoni vrapon nga Shkodra e atje në bjeshkët e vrashta, kufi dy´ malsish, zbutë mënin e të pezmatuemëvet, kryqzon armët e kreshnikëvet dhe u dán pleqnin. Zabiti e then kanunin me forcë, por âsht e jet mâ i vogël se ai; Frati e pezullon ligjin doketár dhe e shndërron atë përse âsht mâ i madh se vetë ligjëdhansi.
Vjetin 1937 Harapi largohet nga Shkodra. Shijon për herën e fundit jetën famullitare. Në Bajzë të Kastratit ai shprehë zellin e Meshatarit të ri, peshimin e Fratit të rrahun. Fshati ndërron faqe. Veprimtarija e tij në pak kohë dnon ndieshëm analfabetizmin, hjek vese e mëni, shtjen paqë e dashuni. Fëmija e katundit bâhen mësuesa dokesh së mira. Edhe sot Bazjanët e mbajnë mend atë kohë dhe e cilsojnë si përjudhën e artë të famullis së vet.


Pjesë nga Parathanja e librit të Pater Anton Harapit, “Andrra e Prêtashit” Roma, 1959.


sq.radiovaticana.va trokit ketu


Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2564 sec, 0.0181 of that for queries. DB queries: 39. Memory Usage: 3,038kB