Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Historia e Shkodrës
 
<< Previous thread | Next thread >>
Shkodër 1990: Rikthimi i fesë 23 vjet pas ndalimit.
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Holly
Thu Jun 18 2009, 04:51pm
E forte

Registered Member #552
Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pm

Posts: 9819
[b]Shkodër 1990: Rikthimi i fesë 23 vjet pas ndalimit.

Asnjë prej rreth 50 000 vetëve që u grumbulluan atë ditë nuk ishte i sigurtë nëse do të kthehej në shtëpi. Shumë prej tyre në ditët e pastajme u rrahën, u torturuan e bënë disa muaj burg, përpara se të vinin ndryshimet e mëdha dhe të përmbysej përfundimisht regjimi.

Ai oqean njerëzish ishte i pushtuem nga dy ndjesi, ajo e jetës dhe e vdekjes. Seicili e ndjente veten më shumë se kurrë pranë atyre që pushojshin në paqe aty poshtë

Kanë kaluar 18 vite që nga ato ditë të cilat do të fundosnin përgjithmonë historinë famëkeqe 23-vjeçare të ateizmit të detyruar në Shqipëri. Pikërisht 18 vjet më parë, përkatësisht më 11 dhe 16 nëntor 1990, qyteti i Shkodrës, prijës i demokracisë, do të mposhtte frikën e rrezikun e diktaturës që, ndonëse në grahmat e fundit, vazhdonte të ishte prezente dhe do të rihapte pas 23 vjetësh objektet e kultit, duke zhvilluar dhe ritualet përkatëse.

Më 11 nëntor 1990, në kishën pranë varrezave katolike të Rrmajit, do të mbahej mesha e parë masive para një numri tepër të madh qytetarësh shkodranë, pa dallime fetare, pas ndalimit me ligj të fesë në vitin 1967.Ndërsa pak ditë më vonë, më 16 nëntor 1990, në Xhaminë e Plumbit në Shkodër do të bëhej falja e xhumasë, po për një numër të madh njerëzish, dhe këtu pa dallime fetare, të cilët mbushën sheshin e varrezave katolike të Rrmajit dhe atë para Xhamisë së Plumbit, për t’i thënë “Mjaft!” një të drejte të mohuar padrejtësisht nga diktatura: lirisë së besimit fetar dhe ushtrimit të riteve të tij.

Rihapja e Kishës tek varrezat e Rrmajit

Mesha e parë solemne për një numër të madh qytetarësh shkodranë u mbajt te kisha te Varrezat e Rrmajit, më 11 nëntor 1990. Mbajtësi i saj ishte një klerik i cili e kishte kaluar gati gjysmën e jetës në burgjet e komunizmit, Dom Simon Jubani. Duke iu përgjigjur kërkesës së disa besimtarëve shkodranë që mendonin se kishte ardhur koha të bëhej ky hap, Dom Simon Jubani pati guximin ta hidhte atë hap. Dëshmitarët e atyre ditëve tregojnë se gjithçka kishte nisur spontanisht, por që shumë shpejt ishte formëzuar dhe kthyer në një veprim të organizuar deri në detaje.

Siç kujton vetë Dom Simon Jubani, gjithçka nisi më 4 nëntor 1990. “Më 4 nëntor 1990, në orën 09:00 paradite, vjen në shtëpinë time një qytetar shkodran, Mark Murana, i cili punonte shofer autoambulance. Ai më tha se do njerëz të mbledhun tek vorret katolike, ku kanë të dashtunit e tyre, ndërsa janë duke i pastru ato, dojshin me ba meshë dhe e kishin dërgu Markun me më thirrë mue, që isha meshtari që e kishte shpinë ma afër.

Dhe unë, tue shpresue se askush nuk do të guxonte me më thanë gja, për shkak të fjalëve që ishin përhapë se komunizmi në lindje po binte shpejt, bana gati valixhen me të gjitha orenditë e meshës dhe u nisa. Ai popull i paktë që ishte mbledhë në varreza, pasi ishte muaji i të vdekurve apo i purgatorëve, sipas besimit katolik, ishte tu pastru vorret e të afërmve të tyre dhe nga frika e ndonjë pasoje as më përshëndetën, duke u dukur sikur nuk kishin punë me mua. Unë shkova drejt vendit ku dikur kishte qenë elteri, Marku erdhi me një tavolinë në dorë.

Aty mbajta meshën pas gjithë asaj kohe ndalimi, pa e pasë mendjen se çfarë mund të ndodhte, por vetëm duke u përfshi nga bërja e sakramenteve dhe entuziazmi që arrita në këtë ditë. Dalëngadalë turma drejt elterit u shtu. Mesha e parë në madhështinë e vet mbeti një fakt i izoluem, por shërbeu si fillim i atij organizimi që një javë më pas solli 11 nëntorin, meshën solemne të rikthimit të besimit”.

Nga data 5 e deri në orët e para të datës 11 nëntor, varrezat katolike të Rrmajit u kthyen në një shesh ndërtimi. Muratorë, marangozë, bojaxhinj punonin pa pushim për të kryer punën e krijuar një mjedis të përshtashëm për meshën që do të mbahej para popullit. Zef Gjoni, një nga më aktivët në këtë ngjarje, kujton se ajo nuk ishte diçka e organizuar, por gjithçka nisi spontanisht: “Ishim një grup prej 6 vetash, me pas gjithçka mori rrugën vetvetiu.

Ishte një sipërmarrje, e cila nuk njihte frikën, pavarësisht se të gjithë ne e mendonim. Të gjithë ne, ai grup njerëzish, por dhe të tjerë që na ndoqën gjatë një jave, shkonim tek kapela e kishës së Rrmajit për ta rindërtuar. Nuk kishte lider, gjithsecili mundohej të kryente atë punë që i takonte në mënyrën më të mirë të mundshme, me qëllim që me 11 nëntor gjithçka të ishte e përsosun”.

Gjatë gjithë javës organizatorët ishin në tension për sigurinë e klerikut 63-vjeçar Simon Jubani. Ai lëvizej çdo ditë në banesa të ndryshme duke shmangur ndonjë të papritur që mund të ofronte Sigurimi i Shtetit. Çdo frikë, çdo ndjenjë pasigurie ishte larguar pëfundimisht nga qytetarët, të cilët paraditen e së dielës, më 11 nëntor, u drejtuan për në varrezat katolike. Shkodranë të cilët i përkisnin tre besimeve fetare e kishin bërë zgjedhjen e tyre që më parë.

Dom Simon Jubani do të sillej në kapelën e varrezave ku dhe do të mbante meshën, i rrethuar nga shumë burra e të rinj, që kishin vendosur të jepnin gjithçka për ta mbrojtur. Ceremonia zgjati jo me shumë se 40 minuta. Dom Simoni ishte i përqendruar në dhënien e meshës, duke treguar një ftohtësi të admirueshme ndaj regjimit. Asnjë fjalë, asnjë falënderim, asnjë dëshirë për shtrirje dore.

Pas fjalëve të fundit ai u rrethua nga mbrojtësit e shumtë dhe më pas u largua përmes turmave që krijuan një korridor gjatë gjithë rrugicës së varrezave. Çdo gjë ishte mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme. Dom Simon Jubani, lidhur me këtë ditë, shprehet se “ajo ditë ishte diçka hyjnore. Ishte një ditë e papërsëritshme, kur rinia shkodrane, pa dallim feje, më thirri, më mbrojti, më barti në krahë deri tek elteri, për me kremtue meshën e parë në mjedis të terrorit komunist.

Kjo ngjarje ua heqi frikën gjithë shqiptarëve dhe hapi në vendin tonë një epokë të re, atë të lirive fetare që janë në themel të gjitha lirive të tjera. Asnjë prej rreth 50 000 vetëve që u grumbulluan atë ditë nuk ishte i sigurtë nëse do të kthehej në shtëpi. Shumë prej tyre në ditët e pastajme u rrahën, u torturuan e banë disa muaj burg, përpara se të vinin ndryshimet e mëdha dhe të përmbysej përfundimisht regjimi. Ai oqean njerëzish ishte i pushtuem nga dy ndjesi, ajo e jetës dhe e vdekjes.

Seicili e ndjente veten më shumë se kurrë pranë atyre që pushojshin në paqe aty poshtë. 11 nëntori është i papërsëritshëm përsa i përket guximit dhe masivitetit të pjesëmarrjes së besimtarëve pa dallim feje”, shprehet Dom Simon Jubani. Pas 23 viteve ndalim të lirisë së besimit dhe riteve të tij, shqiptarët kishin ndjekur për herë të parë një ceremoni fetare. Jehona u përhap me shpejtësi jo vetëm në Shqipëri. Tashmë gjithçka zhvendosej në një tjetër objekt kulti, i cili, duke qenë monument kulture, nuk ishte prishur nga komunizmi.

Xhamia e Plumbit pret besimtarët

Xhamia e Plumbit përgatitej që pas pesë ditësh, të premten e 16 nëntorit, të bënte faljen e namazit për të gjithë shkodranët. Kjo ditë nuk erdhi rastësisht. Ishin dëshirat dhe ëndrrat e një populli, të ndrydhura e të heshtura, që u përhapën me vrull. Rinia shkodrane, duke marrë bekimin e prindërve dhe të moshuarve, iu përvesh punës. Do të ishte kleriku i njohur e i nderuar mysliman, 69-vjeçari Haxhi Hafiz Sabri Koçi, i burgosur për shumë vjet nga regjimi komunist, ai që do këndonte Ezanin dhe do të falte xhumanë pas 23 vitesh heshtjeje.

Të rinjtë, për siguri nga ndonjë incident i organizuar apo dhe i rastit, e morën Hafiz Sabriun natën, pa gdhirë dhe e çuan në shtëpinë e familjes së nderuar Myftia, pranë xhamisë. Djemtë e kësaj familjeje e shumë qytetarë të tjerë e përcollën përmes popullit deri në tribunën e ngritur para Xhamisë së Plumbit.

Dëshmitarët e asaj kohe kujtojnë se si pak çaste para fillimit të ceremonisë, Hafiz Sabriu kërkoi që një djalë i ri të hapte mitingun dhe t'ia jepte fjalën atij. Rasim Sokoli ishte ai që mes njerëzve të mbledhur thirri një djalë, një Ardian Golemi, nipi i Haxhi Hafiz Abaz Golemit, dhe bashkë me të dhe Hafiz Sabrinë hipën në tribunë, ndërsa i gjithë sheshi para xhamisë ishte mbushur si asnjëherë. Atë ditë e gjithë Shkodra ishte në këmbë.

Lajmi ishte përhapur në çdo familje, në heshtje, dhe tashmë ishte fakt i kryer. Besimtarët myslimanë dhe bashkë me ta, të gjithë qytetarët shkodranë, pa dallim feje, do t’i riktheheshin riteve fetare. Hafiz Sabri Koçi në një prej intervistave të tij kur ishte gjallë, shprehet se “dita e 16 nëntorit do të mbetet e paharruar në jetën time.

E kam të freskët momentin kur u ndodha para një mitingu prej 55 mijë vetësh…” Një tjetër pjesëmarrës në këtë ngjarje, Eljaz Pateriku, kujton se si dy ditë para datës 16 nëntor, bashkë me të tjerë u morën me përgatitjen e Xhamisë së Plumbit. “Ajo ishte e mbyllur me zinxhirë, shkova në shtëpi, mora një kmesë dhe darë dhe bashkë me të tjerë pastruam nga ferrat, ambientet jashtë xhamisë dhe në mbrëmjen e 15 nëntorit thyem dryrin dhe këputëm zinxhirët.

Kështu e shpërthyem Xhaminë e Plumbit dhe të nesëmen gjithçka ishte gati që aty të bëhej falje xhumasë pas shumë vitesh ndalim të fesë”, thotë Pateriku. Ceremonia e 16 nëntorit 1990 nuk qe thjesht një ceremoni fetare. Ajo, krahas vlerës së vet të ringjalljes së fesë, mori një karakter të hapur politik. Ashtu si në meshën e parë të mbajtur në varrezat e Rrmajit, më 11 nëntor 1990, dhe në ceremoninë fetare të organizuar në Xhaminë e Plumbit më 16 nëntor merrnin pjesë besimtarë të të gjitha besimeve. Ato ishin shenjat e para se Shqipëria po hapej dhe se komunizmi po rrënohej…

TOLERANCA

Mysliman apo katolik?

Ajo çka të bën përshtypje ndërsa shkel në Shkodër në të parat herë dhe mëson lidhur me harmoninë fetare që zotëron aty, është se kjo lloj “harmonie”, ekziston edhe në strukturat shtetërore. Kështu, nëse kryetari i bashkisë së Shkodrës është katolik, atëherë prefekti i Shkodrës duhet të jetë mysliman, ose nëse kryetari i bashkisë është mysliman, prefekti duhet të jetë patjetër katolik.

Që një radhë e tillë respektohet dhe është e detyrueshme për të gjithë, kushdo qofshin ata (edhe anëtarë të Partisë Demokratike që janë gjithmonë fitimtarë të zgjedhjeve në këtë qytet), vërtetohet nga një rast i ndodhur 12 vjet më parë: kandidati demokrat Artur Luka humbi zgjedhjet si kryebashkiak në vitin 1996. Ishte e vetmja herë që Partia Demokratike humbi zgjedhjet në Shkodër.

Një fakt i tillë, nga shumë shkodranë, u shpjegua thjesht: kryetari i mëparshëm, ashtu si dhe ky kandidat, ishte i fesë katolike, në një kohë që kishte ardhur radha që kandidati të ishte mysliman. Si rrjedhojë, në vend të Partisë Demokratike, në vitin 1996, zgjedhjet i fitoi koalicioni “E djathta e bashkuar”, e cila, me shumë zgjuarsi, kishte zgjedhur si kandidat një mysliman.

Respekti për fetë në Shkodër u vërtetua edhe në vitin 2007. Si kryetar bashkie u zgjodh Lorenc Luka, i cili është katolik. Në të njëjtin moment që ndodhi një gjë e tillë, prefekti katolik Gjovalin Kolombi u shkarkua dhe u vu në atë detyrë Maxhit Cungu, mysliman. Dhe sërish pati një përputhje: njëri katolik, tjetri mysliman. Ajo çka të vë në mëdyshje në gjithë këtë rreth të respektueshëm në çdo zgjedhje është nëse respektimi i një rregull të tillë është tolerancë apo mostolerancë fetare...

Marrë nga shekulli

* Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress *
Back to top
lorik
Mon Sep 05 2011, 08:19pm
Registered Member #4602
Joined: Wed Aug 24 2011, 01:35pm

Posts: 28
Ka ken madhshtore ardhja e PAPES ne shkoder, e deri at her ka ken shum emocionale riardhja e fese ne shkoder, por me keto rreshtat e fundit lidhun me prefekta, e kryetar bashkije aty nuk ka lidhje hyq.Perkundrazi partit politike, e kan trazu si shum gjendjen aktuale ne shkoder.Lorenc Luka, as nuk do kishte pas shance ma me fitu ne postin e sotem me ato votime rekorde prej 9mije votash, ku ato vota i morri prej lagjeve baraka te rame ne shkoder.Shkodra ka ken gjithmon KLAN,popi ka pas gradu priftin, e prifti hoxhen.Per arsyt se shkodra,gjithmon ka ken nen ndikime te jashtme Vatikaniste ma shum e per njat feja fatkeqsisht u ndalu nga regjimi enverian.Shpresojm tash te jena te lire me shiju e praktiku fen ashtu si duhet e jo me politizu e perdor per qellime vetjake sic po ndoll sot te ne ne shkoder.
Back to top
::bud::
Tue Sep 06 2011, 09:53am

Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Ka ken madhshtore ardhja e PAPES ne shkoder, e deri at her ka ken shum emocionale riardhja e fese ne shkoder,

Papa ka vizitu shqiperin vetem nje here Lorik, pra informoju mire para se me hedh fjalime apo me debatu. Nuk ka kene riardhja e tij.
Ka kene shum madheshtore. Shum e vertet!. Kam pas nderin qe kam kene ne krah te tij, kur ka thane meshen ne vitin 1993.
Kam pase fat me ja puth doren si Nan Terezes, si Papa Gjon Palit II. Me vjen keq qe nuk kam kene ne kohe te Skenderbeut se nuk e kisha lane pa ja puth doren edhe atij. Edhe ishin ba 3.

Nje pytje tjeter per ty Lorik, po ku e din ti sa madheshtore ka kene kur ti ke kene vetem 10 vjeq e ndoshta as qe i ke ra atij krah? Ti nuk beson ne fe apo jo?

por me keto rreshtat e fundit lidhun me prefekta, e kryetar bashkije aty nuk ka lidhje hyq.Perkundrazi partit politike, e kan trazu si shum gjendjen aktuale ne shkoder

Aty jam dakort me ty. Politika njat pune ka. Ala se msove ti?

Lorenc Luka, as nuk do kishte pas shance ma me fitu ne postin e sotem me ato votime rekorde prej 9mije votash, ku ato vota i morri prej lagjeve baraka te rame ne shkoder.

Ketu shpreh kjart ku te dhimka plaga.

Shkodra ka ken gjithmon KLAN,popi ka pas gradu priftin, e prifti hoxhen.

Pse merresh ti kot me kta pune. Ti a je ateist sic thu, apo antifetar?

Per arsyt se shkodra,gjithmon ka ken nen ndikime te jashtme Vatikaniste ma shum e per njat feja fatkeqsisht u ndalu nga regjimi enverian.

hhahahahaaa.... edhe ikyt e lexova. Po ti je edhe mesues Lorik. Kur ka pase ndikime Vatikaniste ne kohe te enverit? Ti per cdo fjali qe thu tregon se nuk ja ke iden historise po paske vetem tendenca sulmuese. Mire e kuptoj, por ama maji me fakte mas ano gjithmon ka njena ane, por mbaju realitetit dypalesh, e mos u mundo me poshtnu vetem e vetem palen tjeter.

Shpresojm tash te jena te lire me shiju e praktiku fen ashtu si duhet e jo me politizu e perdor per qellime vetjake sic po ndoll sot te ne ne shkoder.

Te lire me shiju e praktiku fen? Po pra po e tham. ti a ke thane je atist? Apo nuk din as me rrejt. Mandej qellimet vetjake vetem prej tejet po shfaqen ketu.

__________________
Albania invites papal visit
Date: Thursday, April 27 @ 07:48:32 CDT
Topic: General News

Apr. 26 - On an official visit to Albania this week, the Vatican's Secretary for Relations with States met with both government and religious leaders, and returned to Rome carrying an invitation for Pope Benedict XVI to visit the country.

Archbishop Giovanni Lajolo was in Albania from April 22 to 25. During his stay he met with President Alfred Moisiu, prime minister Sali Berisha, and foreign minister Besnik Mustafaj, at whose invitation he had made the trip.

The archbishop met with members of Albania's Catholic community, presiding at Mass in the capital city, Tirana, and in Scutari, in the north of the country. In both cities, Archbishop Lajolo reported, the faithful "expressed several times their desire that the Pope should visit Albania," accepting the invitation proferred by the country's government.
Before leaving Albania, the Vatican's top foreign-policy official met with Muslim leaders in Tirana, and with the Orthodox Archbishop Anastoasio Yannoul.
__________
_______________

Papa Benedict XVI ka pranu ftesen e nje vizite ne Shqiperi. Tesh a ke naj ankes edhe per kreret e shtetit? Doemos qe po.
Back to top
lorik
Wed Sep 07 2011, 02:59pm
Registered Member #4602
Joined: Wed Aug 24 2011, 01:35pm

Posts: 28
::bud:: ka shkruar:

Qa keke ti njih eeeeee.Vetem ne degen e punve t mrenshme zen vend ti . ky benedikti papa asht racist nazist nuk e du hyq.MEQI KEKE KAQ I MOCEM E MAN BOLL MIRE HEKJEN E FES MA ZOTNI,FILLIMISHT PRISHI LIDHJET ME VATIKANIN APO JO ENVER HOXHA?E masanej ju a tregoj vendin klerikve.NUK ASHT ISHTU AAA?e tash shifet qart ndikimi i sotem ne shkoder.e kush te tha ty se ka ken 2her papa? lexo mir masanej ban koment, 1 her kam than e ket dytin sdu me ja pa surratin.

[ Edited Wed Sep 07 2011, 03:05pm ]
Back to top
::bud::
Wed Sep 07 2011, 03:12pm

Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Pse po ban demek se spo me njeh Belgium?
Back to top
lorik
Wed Sep 07 2011, 03:14pm
Registered Member #4602
Joined: Wed Aug 24 2011, 01:35pm

Posts: 28
::bud:: ka shkruar:

Pse po ban demek se spo me njeh Belgium?

qa po thu ma spo te kuptoj une jam ne belgjik.QA KA LIDHJE BELGJIKA ME TEMEN?
Back to top
::bud::
Wed Sep 07 2011, 03:25pm

Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Tesh prejmend don me e dite?

Ti the se je mesues i na i nep mesim nxansave gjuhen shqipe qe ala nuk e kam pa nje rresht te shrum korrekt nga ti nga ana gramatikore.
Ti na mesoke ne Gruemire po tesh keke ne belgjike.
Pse rrin e rren ma belgjium se u rexhme me kta pune tesh.

Besoj kja ska lidhje per ty se ti rren aq shum saqe nuk din as me rrejt pak me stil qe ta hahet te pakten.
Back to top
::bud::
Wed Sep 07 2011, 03:30pm

Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
lorik ka shkruar:

::bud:: ka shkruar:

Ka ken madhshtore ardhja e PAPES ne shkoder, e deri at her ka ken shum emocionale riardhja e fese ne shkoder,

Papa ka vizitu shqiperin vetem nje here Lorik, pra informoju mire para se me hedh fjalime apo me debatu. Nuk ka kene riardhja e tij.
Ka kene shum madheshtore. Shum e vertet!. Kam pas nderin qe kam kene ne krah te tij, kur ka thane meshen ne vitin 1993.
Kam pase fat me ja puth doren si Nan Terezes, si Papa Gjon Palit II. Me vjen keq qe nuk kam kene ne kohe te Skenderbeut se nuk e kisha lane pa ja puth doren edhe atij. Edhe ishin ba 3.

Nje pytje tjeter per ty Lorik, po ku e din ti sa madheshtore ka kene kur ti ke kene vetem 10 vjeq e ndoshta as qe i ke ra atij krah? Ti nuk beson ne fe apo jo?

por me keto rreshtat e fundit lidhun me prefekta, e kryetar bashkije aty nuk ka lidhje hyq.Perkundrazi partit politike, e kan trazu si shum gjendjen aktuale ne shkoder

Aty jam dakort me ty. Politika njat pune ka. Ala se msove ti?

Lorenc Luka, as nuk do kishte pas shance ma me fitu ne postin e sotem me ato votime rekorde prej 9mije votash, ku ato vota i morri prej lagjeve baraka te rame ne shkoder.

Ketu shpreh kjart ku te dhimka plaga.

Shkodra ka ken gjithmon KLAN,popi ka pas gradu priftin, e prifti hoxhen.

Pse merresh ti kot me kta pune. Ti a je ateist sic thu, apo antifetar?

Per arsyt se shkodra,gjithmon ka ken nen ndikime te jashtme Vatikaniste ma shum e per njat feja fatkeqsisht u ndalu nga regjimi enverian.

hhahahahaaa.... edhe ikyt e lexova. Po ti je edhe mesues Lorik. Kur ka pase ndikime Vatikaniste ne kohe te enverit? Ti per cdo fjali qe thu tregon se nuk ja ke iden historise po paske vetem tendenca sulmuese. Mire e kuptoj, por ama maji me fakte mas ano gjithmon ka njena ane, por mbaju realitetit dypalesh, e mos u mundo me poshtnu vetem e vetem palen tjeter.

Shpresojm tash te jena te lire me shiju e praktiku fen ashtu si duhet e jo me politizu e perdor per qellime vetjake sic po ndoll sot te ne ne shkoder.

Te lire me shiju e praktiku fen? Po pra po e tham. ti a ke thane je atist? Apo nuk din as me rrejt. Mandej qellimet vetjake vetem prej tejet po shfaqen ketu.

__________________
Albania invites papal visit
Date: Thursday, April 27 @ 07:48:32 CDT
Topic: General News

Apr. 26 - On an official visit to Albania this week, the Vatican's Secretary for Relations with States met with both government and religious leaders, and returned to Rome carrying an invitation for Pope Benedict XVI to visit the country.

Archbishop Giovanni Lajolo was in Albania from April 22 to 25. During his stay he met with President Alfred Moisiu, prime minister Sali Berisha, and foreign minister Besnik Mustafaj, at whose invitation he had made the trip.

The archbishop met with members of Albania's Catholic community, presiding at Mass in the capital city, Tirana, and in Scutari, in the north of the country. In both cities, Archbishop Lajolo reported, the faithful "expressed several times their desire that the Pope should visit Albania," accepting the invitation proferred by the country's government.
Before leaving Albania, the Vatican's top foreign-policy official met with Muslim leaders in Tirana, and with the Orthodox Archbishop Anastoasio Yannoul.
__________
_______________

Papa Benedict XVI ka pranu ftesen e nje vizite ne Shqiperi. Tesh a ke naj ankes edhe per kreret e shtetit? Doemos qe po.

Qa keke ti njih eeeeee.Vetem ne degen e punve t mrenshme zen vend ti . ky benedikti papa asht racist nazist nuk e du hyq.MEQI KEKE KAQ I MOCEM E MAN BOLL MIRE HEKJEN E FES MA ZOTNI,FILLIMISHT PRISHI LIDHJET ME VATIKANIN APO JO ENVER HOXHA?E masanej ju a tregoj vendin klerikve.NUK ASHT ISHTU AAA?e tash shifet qart ndikimi i sotem ne shkoder.e kush te tha ty se ka ken 2her papa? lexo mir masanej ban koment, 1 her kam than e ket dytin sdu me ja pa surratin.

Ti nuk the qe papa ka ardh dy here po lexoje mire qa shkrun, Ti te u Rikthye. Ne gjuhen shqipe (ti qe jep edhe mesim) kjo don me thane se asht kthy me shum se nje here.

Un jam iky qe jam e nuk ndryshoj. Po prap po ta perseris njashtu si ta kam perserite me 100-ra here.
Marre te kesh se mashkulli ishtu nuk ban. Sa here po e nderron njat lekure se merr vesht as dreqi i mallkum.

Po te lutem mas i tejkalo normat se ne fakt ti je ban ne princip.
Back to top
 
Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:

Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam

Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2433 sec, 0.0843 of that for queries. DB queries: 42. Memory Usage: 2,722kB