Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkodra - Tradita - Jeta sot
 
<< Previous thread | Next thread >>
Kolë Hidromeno dhe ndikimi i tij në qytetin e Skodrës
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Vargmali
Wed Jun 24 2009, 02:18pm
Vargmali
Registered Member #3093
Joined: Wed Jun 24 2009, 12:19pm

Posts: 20
marrë nga http://www.tokajone.com/
http://www.tokajone.com/?p=47
TokaJone.com është pjesa kryesore e një projekti për mbledhjen dhe shqyrtimin e shkrimeve mbi historinë shqiptare. Besojmë që historia në jetën e çdo njeriu është shumë e rëndësishme, sepse e kaluara, na tregon të ardhmen. Ky projekt zhvillohet nga Lëvizja e Rilindjes Kombëtare(LRK). Gjithashtu duhet të dime vendin dhe popullin tonë sepse atje është trupi e shpirti ynë.
Rrofte Shqiperia!

Kolë Arsen Andre Hidhromeno(ose Hidromeno) lindi më 15/08/1860 në Shkodër, e vdiq më 12/12/1939. Familja e tij, ishte një nga familjet më të njohura të Pargës në Çamëri. U vendos përfundimisht në Shkodër në 1856, ku i ati i tij Arsen u martua me Roza Saraçin. Kolë Hidhromeno ishte piktor, arkitekt, urbanist, fotograf, skenograf, siparist, muzikant, e kompozitor këngësh shkodrane. Gjithashtu ishte dhe fillimtari i shfaqjeve të para kinematografike në Shqipëri.

Mësimet të para i morri në Shkodër, të mëtejshmet për artë të bukura në Venedik. Talenti i tij, drejtoi në pranimin e tij nga komisioni i shkollës i cili fillimisht kishte vendosur mos ta pranonte sepse ishte nën moshën të duhur. Më 1878 u kthye në Shqipëri dhe mori pjesë në bandën muzikore shkodrane, të parën bandë shqiptare.

Veprimtaria pikturore:

Bardhajt
Dymbëdhjetë luftëtarë pargaritë në barkë
Dy rrugët
E vorfna
Fshatarja
Furra e bukës <<Serreqi>>
Gomari në udhë
Gjakmarrja
Harapi i beledijes
Kokë fëmije
Leka i Madh
Lugu i kusarëve
Malësori
Malësorja
Mbesa
Mësuesi
N. Xhuxha
Netë Kazanësh
Në pritë
Oborr shtëpie shkodrane
Plaku i Postribës
Portret burri
Portret gruaje
Portret fshatari
Portret muratori
Portreti i Cinës(e shoqja e tij, Gjyzepinë Gaspër Muzhani)
Rozafa
Saloni me kolona
Skënderbeu
Shkrepi i Ulqinit
Vetëportreti
Vjehrri i Palok Kurtit
Veprat e tij më të famshme janë Dasma Shkodrane dhe Motra Tone.

Dasma Shkodrane

Motra Tone

Ishte skenograf i veprës Limani i Durrësit, dhe morri pjesë në krijimin e veprës teatrale Festa e vetëqeverimit të Shqipërisë. Si arkitekt projektoi dhe drejtoi punimet e mbi 60 ndërtesave midis të cilave dhe fabrika, centrale elektrike, ndërtesën e kryqit të kuq dhe ish-gjimnazin Illyrikum.

Krijimtaria fotografike:

Burra Mirditorë
Dy vajza nga Prekali
Grua Malësore
Malësori prej Shkodre
Nëna me fëmijën e saj
Portret vajze qytetare
Zadrimore duke tjerrë lesh

Vdiq dhe u varros në Shkodër me madhështi.

[ Edited Wed Jun 24 2009, 03:01pm ]

Back to top
star
Wed Jun 24 2009, 02:24pm

Registered Member #2287
Joined: Fri Sep 05 2008, 08:27pm

Posts: 5088
ky ktu ma siper e paska ba kyt pikturen?!interesante se e kam pa sa kere kyt pikture ne shpine e nji shokut e sme ka interesu kurre me e pyt,kush e ka ba.
Back to top
Vargmali
Wed Jun 24 2009, 02:29pm
Vargmali
Registered Member #3093
Joined: Wed Jun 24 2009, 12:19pm

Posts: 20
po ky e ka ba.
po do le naj koment te faqja wwww.tokajone.com

Back to top
star
Wed Jun 24 2009, 02:36pm

Registered Member #2287
Joined: Fri Sep 05 2008, 08:27pm

Posts: 5088
asht faqe shkodrane kjo?
Back to top
L - N
Wed Jun 24 2009, 02:38pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Pervec artit te kulturse qe edhe njihet si artisti i famshem dasmes Skodrane, ky artist i nerume Shqiptare asht edhe projktusi i Pijac te Skodres dhe rrugs te Giadolit qe i kane pshtu prej shkatrrimit komunist 50 vjecare, nejse para 2 vjetve kam kene ne shpine e Ndoc Gurashit edhe ky piktor Skodrane e intelektual i nerume ku edhe kam ndi prej gojs tij se Kolë Arsen Andre Hidhromeno ose i njoftun si (KOLE IDROMENO) ka ken mike i ngusht i familjes t'Gurashve ne at kohe edhe nji ner familjet ma te pasuna ne Skoder me fame per venen e vneshtave te Rragamit. Ne kyt bisede kam nigju se Kolë Arsen Andre Hidhromeno dhe arti i Kole Idromenos ka kene frymzim per te vete Noc Gurashin qe me ju fute artit te pikturs mrapa.

Nejse padiskutim figura e Kole Idromenos edhe sot si gjithmone qysh ne kohen e tije ka kene e asht frymzim e shkendije per artin e artistat Skodrane e mare Komtare.

Aq i famshem asht ky artist Shqyptare ne Skoder sa jam i sigurte se vetem ne Skoder munen me kene te pakten mbi 3-4000 kopje te dames Shkodrane te varuna neper Shpijat e Skodranve te kopjume prej artistave te mavonshem Skodrane

[ Edited Wed Jun 24 2009, 03:36pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Vargmali
Wed Jun 24 2009, 02:42pm
Vargmali
Registered Member #3093
Joined: Wed Jun 24 2009, 12:19pm

Posts: 20
pimp ka shkruar:

asht faqe shkodrane kjo?

jo asht faqe pan-shqiptare, ka lidhje me gjithe trojet shqiptare, asht kriju nga antare te LRK(Levizja e Rilindjes Kombetare)

Back to top
L - N
Wed Jun 24 2009, 02:49pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623

Rroft e kjoft gjithmone e jets Shqypnija zotni vargmali.

Zotni i nerum vargmali mire se ke ardh e ja kalosh mire ne kyt kuvend virtual por gjithsesi isha i interresum personalisht por me del i bllokum linku qe ke vu masiper, plus ne google nuk me del hic wwww.tokajone.com

[ Edited Wed Jun 24 2009, 03:01pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Vargmali
Wed Jun 24 2009, 02:53pm
Vargmali
Registered Member #3093
Joined: Wed Jun 24 2009, 12:19pm

Posts: 20
Lec Neli ka shkruar:

Zotni i nerum vargmali mire se ke ardh e ja kalosh mire ne kyt kuvend vrtual por gjithsesi isha i interresum personalisht por me del i bllokum linku qe ke vu masiper, plus ne google nuk me del hic wwww.tokajone.com

Mire se ju gjeta
para pake ditesh u kriju si faqe, e vonon google disa dite ta fusi lart n'search lists
urdhno z. Neli
http://www.tokajone.com/

Back to top
L - N
Wed Jun 24 2009, 02:58pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vargmali ka shkruar:

Falemners zotni i nerum vargmal po u dashka me prit me shku ne shpi sepse serveri puns e paska blloku si faqe

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
HANA
Wed Jun 24 2009, 03:01pm

Registered Member #3071
Joined: Thu Jun 18 2009, 12:56pm

Posts: 195
pimp ka shkruar:

ky ktu ma siper e paska ba kyt pikturen?!interesante se e kam pa sa kere kyt pikture ne shpine e nji shokut e sme ka interesu kurre me e pyt,kush e ka ba.

po na krenohena mar me kta piktora, se jan te pavdekshme.
asht mir me pyt pimp se mson ma shum.
Back to top
Vargmali
Wed Jun 24 2009, 03:02pm
Vargmali
Registered Member #3093
Joined: Wed Jun 24 2009, 12:19pm

Posts: 20
Lec Neli ka shkruar:

Vargmali ka shkruar:

Lec Neli ka shkruar:

Zotni i nerum vargmali mire se ke ardh e ja kalosh mire ne kyt kuvend vrtual por gjithsesi isha i interresum personalisht por me del i bllokum linku qe ke vu masiper, plus ne google nuk me del hic wwww.tokajone.com

Mire se ju gjeta
para pake ditesh u kriju si faqe, e vonon google disa dite ta fusi lart n'search lists
urdhno z. Neli
http://www.tokajone.com/

Falemners zotni i nerum vargmal po u dashka me prit me shku ne shpi sepse serveri puns e paska blloku si faqe

pa problem z.Neli
rregullova dhe linkun n'post #1

Back to top
star
Wed Jun 24 2009, 03:07pm

Registered Member #2287
Joined: Fri Sep 05 2008, 08:27pm

Posts: 5088
HANA ka shkruar:

pimp ka shkruar:

ky ktu ma siper e paska ba kyt pikturen?!interesante se e kam pa sa kere kyt pikture ne shpine e nji shokut e sme ka interesu kurre me e pyt,kush e ka ba.

po na krenohena mar me kta piktora, se jan te pavdekshme.
asht mir me pyt pimp se mson ma shum.

e kam dit se asht pikture e ransishme kjo asht e sigurt,por skam pyt.qe ku me doli.
Back to top
Vargmali
Wed Jun 24 2009, 03:11pm
Vargmali
Registered Member #3093
Joined: Wed Jun 24 2009, 12:19pm

Posts: 20
Fakt interesant asht dhe SI U LARGU FAMILJA HIDHROMENO nga Parga e Camerise. Familja Hidhromeno kundershtonte grekezimin qe mundohesh t'arrinte kisha greke n'zone. Perfundimisht kisha greke e beri te pamundur jetesen e familjes atje deri sa iken ne Korfuz, dhe u vendosen perfundimisht ne Shkoder.

Back to top
L - N
Wed Jun 24 2009, 03:34pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vargmali ka shkruar:

Fakt interesant asht dhe SI U LARGU FAMILJA HIDHROMENO nga Parga e Camerise. Familja Hidhromeno kundershtonte grekezimin qe mundohesh t'arrinte kisha greke n'zone. Perfundimisht kisha greke e beri te pamundur jetesen e familjes atje deri sa iken ne Korfuz, dhe u vendosen perfundimisht ne Shkoder.

Jam i vetdishem per kyt fakt por gjithsesi asht knaqsi,arritje e fitore e madhe shum qe kjo familje Shqyptare mrriti me i pshtu asimilimit Grek nen ndikimin direkt te kishs ortodokse ne Camri e me na ardh ne Shkoder. Arti pikturs ne Shkoder njifet si shum i arritun prej ksaj figure qe si rrjelloje direkte e ktij nikimi u pasu me mjeshtra tjere si Simon Rrota etj

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Bozho
Sun Nov 29 2009, 05:08pm

Registered Member #3363
Joined: Mon Oct 05 2009, 01:52pm

Posts: 226
Me falni pak me vonese por jo Hidromeno po Idromeno
Back to top
Ultra-Shkodrane
Sun Apr 25 2010, 10:34am
Registered Member #3169
Joined: Sat Jul 18 2009, 05:40pm

Posts: 106
Pa frige Kol Idromeno ka ken gjeni, dhe shkodra sat pamvarsisht shkatrrimeve qi i ka ba kamunizmi dhe tranzicioni, ala run shum gjana te bukura prej tij, megjithse kafja madhe asht pertoke, krejt pijaca jane te trashgume prej kti gjeniu Shqiptare, gjynah qi shokt e tij pathujse nuk egzistajn ma ne shkoder sat. Sat gjynah se daminan i forti, leku e s'ka ma artista si Idromeno
Back to top
 
Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:

Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam

Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1603 sec, 0.0205 of that for queries. DB queries: 53. Memory Usage: 2,861kB