Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Njerz te Artit dhe Kultures Shkodrane |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Historiku i Fotografise Shqiptare-Dinastia Marubi |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | ![]() "Ah, sikur te kish qene gjalle njeri nga Marubet". Keshtu thuhet te kete thene ne fillimin e viteve '90 shkodrani hipur maje bustit te Stalinit, teksa lidhte nyjen e kavos ne qafen e tij. Fatkeqesisht, ne ato momente e gjithe dinastia e Marubeve dergjej nen dhe, por ata kishin lene nje gjurme te madhe prej 150 mije negativesh çka perbejne fondin me te arte te historise se fotografise shqiptare. Te gjitha momentet e historise qe nga 1858, kur Pjeter Marubi shkrepi per te paren here ne Shqiperi aparatin e tij e deri 1944. Figurat madhore shqiptare te gjitha kostumet shqiptare dhe peizazhet e natyres, jane ulur kembekryq ne ate qe quhet kryeveper fotografike e dinastise Marubi. Ky art ne Shqiperi e jo vetem ketu por pergjithesisht ne Ballkan nxori me pas mjeshtrat e medhenj, por fillimin e pare pikerisht tek Marubet, te cilet paten meriten e veçante te fiksojne ne celuloid e te vleresojne figurat e shqiptareve dhe historine e tyre. Ne fotoenciklopedine e vertete te botes shqiptare, ne harkun kohor te nje shekulli, ata diten se ç'te vendosin. Mbase kjo pikerisht ngjan te jete misioni i vertete historik i 150 mije negativeve te tre brezave te Marubeve qe ruhen me fanatizem ne fototeken Marubi. E ne tere kete enciklopedi mund te hasesh natyrshem diversitetin e universit shqiptar. Evenimente historike, etnologjike, folklor, arkitekture, urbanistike pa lene menjane nje galeri te tere kostumografie. Dinastia Nuk eshte nje apo dy, por jane plot 4, ata qe formuan mbase te paren dinasti artistike shqiptare te fotografeve. Tre breza, nje shekull. Pjetri, Matia, Keli, e deri tek me i fundit Gega. Te gjithe paten vetem nje synim: te fotografonin e te fotografonin artistikisht çdo gje qe kishin perpara. Historia nis me Pjetron. Sipas nje studimi te Ismail Kadarese, i cili i referohet fakteve historike, Pietro Marubi i lindur ne Piaçenza te Italise me 1934, per arsye politike iu desh te ikte nga vendlindja. Idete politike, aktiviteti garibaldist dhe pjesemarrja ne luften kunder pushtuesit austro-hungarez te kohes kane qene, sipas Kadarese, shkaqet kryesore qe kane shtyre Pietro Marubin te ike nga vendlindja e tij. Veç kesaj, aty rreth vitit 1850 ai ka kerkuar te vendoset pikerisht ne Shkoder, duke u perpjekur te siguroje azil politik prane qeverise osmane te kohes. Arkitekt, skulptor, piktor, Pietro e pat fillimisht artin e fotografise nje hobi, e me pas kjo do te behej profesioni i tij duke hapur keshtu te paren studio fotografike ne Shqiperi dhe ne Ballkan ne vitin 1858. "Qyteti i preferuar i tij do ta miresevije krahehapur magjistarin e kohes, i cili ndizte flake ca pluhura dhe lengje dhe me pas te jepte ne dore nje cope leter te trashe ku ishe pikerisht ti". Pak a shume keshtu thuhej ne kronikat e kohes. Nuk dihet per ç'arsye i pari i Marubeve zgjodhi pikerisht Shkodren. Nga njera ane, qyteti qe pjese e pandare e perandorise osmane e per rrjedhoje sipas ideve te fese zyrtare te kohes, konfigurimi i qenieve njerezore qe rreptesisht tabu. Por, nga ana tjeter qyteti shqiptar ne veri te vendit, prane maleve te larta qe nje krahine se pari epike, ku kendoheshin epet dhe kenget e kreshnikeve legjendare. Ne nje mjedis te tille, Pietro Marubi pas disa vitesh qendrimi ne Shkoder, vetequhet Pjeter Marubi, shkodran mes shkodraneve. Keshtu ai nxjerr fotografine e pare. Ende nuk dihet data preçize. Merret vesh vetem viti. 1858, pak a shume 24 vjeçar, Pjetri vendos aparatin magjik para luftetarit shkodran 79 vjeçar Hamza Kazazi. Ky i fundit pozon i veshur me nje kostum feste me fustanelle dhe nje shpate te gjate dhe dy pistoleta jatagan varur ne ije. Ky mesohet te jete kontakti i pare i fotografit mjeshter Marubi me boten shqiptare dhe qe me pas do te pasohet nga disa te tjere. Fjala merr dhene. Nje italian ka ardhur ne Shkoder dhe ben mrekullira dhe magjira. Njerezit fillimisht e shikonin me frike e me pas çdo gje vjen natyrshem. Krijohet keshtu pra e para atelje, te cilen vete Marubi e quajti Driteshkronja. Sipas te dhenave dhe deshmive te kohes, mesohet qe ateljeja te jete diçka mes realitetit dhe mitikes, te pakten keshtu konsiderohej asokohe. Nje dhome e madhe me siperfaqe 35 metra katrore, gjysme prej muri, gjysme prej xhami. Ana e djathte e mureve e edhe çatia ishin te tera prej xhami, me qellim qe drita te hynte edhe te depertonte natyrshem. Klishete e para bardh e zi qene te formateve 21x27, 26x31 dhe 30x40. Me pas vijne e ndryshohen dhe fotografi arrin te beje klishe thuajse te te gjitha formateve te kohes. Te mos harrojme se jemi ne nje kohe kur Evropa veçse pak vite me pare kish njohur artin mrekulli te fotografise. Ndersa per Marubet, reputacioni ne pak vite vjen duke u rritur. Jo vetem reputacioni, por edhe nami. Organet e ndryshme boterore, revistat dhe gazetat lidhin kontrata. Keshtu nuk eshte e rastit qe fotografite e kohes te Pietro Marubit, gjenden ne shume gazeta italiane dhe franceze te kohes. Pietro Marubi duke pasur gjithe kete pune merr te parin ndihmes. Nje djalosh nga malet diku rrotull Shkodres, te birin e kopshtarit te shtepise se tij, Mati Kodhelin. I lindur me 1862, Matia eshte i mrekulluar nga puna e mjeshtrit Marubi, e keshtu ne kete drejtim, ai kerkon te punesohet prane mjeshtrit. Ky e dergon per nje kohe specializim ne Trieste. Me pas kthehet ne Shkoder te punoje prane Pjeter Marubit, por fatkeqesisht jeta per Mati Kodhelin eshte shume e kursyer. Vetem 21 vjeçar, Mati Kodheli mbyll syte me 1881, por gjithsesi duke lene nje emer jo te pakte ne ate qe do te quhet dinasti e Marubeve. Vendi i tij nuk lihet bosh. Pasioni nuk del jashte familjes Kodheli. Zevendes i tij behet Kel Kodheli njeri nga vellezerit e Matise dhe ky pasi specializohet per disa kohe ne Trieste, punon prane mjeshtrit Marubi. Eshte pikerisht ne kete kohe, qe Pjetri modernizon sipas standardeve evropiane studion e tij. Keshtu, studioja do te kete e me pas dy emra Pjeter Marubin dhe Kel Kodhelin, i cili punon me te njejtin pasion si edhe mjeshtri i tij. Punet e Kel Kodhelit nisin te kene te njejtin sukses. Keshtu, Pjetri pregatit testamentin. Per Kel Kodhelin studion e edhe mbiemrin. Pas vdekjes se Pjeter Marubit, dinastia do te kete trashegimtare te tjere te mbiemrit Marubi. Tashme, emri i pervetshem eshte Kel Marubi. Per kete puna eshte ne veçanti nje art dhe fotografimi merr nje drejtim tjeter. Çdo shtrese shoqerore ka te drejten te jete e fotografuar. Kjo do te jete motoja e punes se Kel Marubit. Te pakten keshtu del nga ajo pjese e fototekes qe mban vulen e Kel Marubit. Njerezit e rendomte te popullit, te gjithe krahas shtresave te larta. Kasollet krahas salloneve, kleriket krahas katundareve, histori, peizazhe, kostume mbeten serish te fotografuara. Fama e tij shume shpejt kalon kufijte shqiptare. Ne Mal te Zi e therrasin here pas here dhe Kel Marubi eshte nder te paret fotografe qe fotografon dhe armikun e shqiptareve Kral Nikollen. Pasioni i tij do te transmetohet edhe tek i biri. Gega do te jete keshtu i fundit te dinastise njeshekullore, brezi i trete i saj. Ne vitet 20 te shekullit te 20-të, ai ndjek ne Paris dhe Lion nje kurs profesional prane vellezerve La Lemier per fotografi dhe per kinema. I pari bie ne Ballkan, ne qender te Shkodres, kinemane. I pari projekton filmin qe u quajt ne nje salle te Shkodres kinemaja e saj, aty rreth vitit 1914. Kete shkodranet me shaka, ironi apo frike, nisin ta quajne 'endrra ne beze'. Ne vitet 20-30 krahas fotografise, kinemaja behet pasioni i dyte i Geges dhe Shkodra do te jete qyteti i filmit dhe i kinemave. (Nje paradoks kohor ne mijevjeçarin e ri. Shkodra nuk ka asnje kinema!). Ne vitet 1970-të, Gega do t'i jepte i pari fotografise shqiptare ngjyrat. Sipas asaj qe tregon Tereza Marubi, vajza e Geges, me 1972 me nje leter personale te Sekretarit te Pare te Komitetit Qendror Enver Hoxha, Gega ia dorezon shtetit arkiven e gjithe Marubeve. "Ishte diçka qe im at e beri me dhimbje", thote Tereza. Mundi dhe djersa e te pareve te tij, prone private, nderron pronar. Kalon ne duart e shtetit, prone e gjithkujt dhe e askujt. Keshtu, 150 mije negativet qe formojne enciklopedine fotografike, marrin per nder te tij emrin e asaj qe u quajt Fototeka Marubi. Lastrat prej bromuri argjendi te kesaj fototeke kane fiksuar pamje dhe fytyra te ndryshme qe nga mbreterit deri tek njerezit e thjeshte, nga heronjte legjendare dhe heronjte e librave, e deri tek nepunesit e thjeshte te postave apo vilajeteve. Fshatare qe presin ne rradhe mjekun per t'u vizituar, artizane qe punojne ne pazarin e vjeter te qytetit. Njeri pas tjetrit te gjithe vijne e rrijne te qete perpara aparateve fotografike te dinastise Marubi. E dinastia e Marubeve i jep keshtu jete dinastise se arteve te fotografise. Art vlerash apo antivlerash I vleresuar dhe i pavleresuar sipas rastit, arti i Marubeve eshte dhe mbetet unik ne Shqiperi. Objekt ilustrimesh per historianet, folkloristet, etnografet, arkitektet dhe urbanistet, ai merr me teper levdata nga te huajt se sa nga shqiptaret, megjithese arti dhe objekti i fotografive eshte thellesisht shqiptar. Nje album ne France, nje ne Itali, nje gjysme ne Shqiperi. Veç kesaj edhe nje fletepalosje e vogel qe i jepet vetem te huajve, botuar rreth 12 vjet me pare. Gjithçka do te permblidhet ketu. Shqiptaret veç faktit qe ata ishin fotografe shume pak dijne per Marubet. Te huajt mund te na sqarojne me shume. Ne Mal te Zi aktualisht po pergatitet te hapet nje fotoekspozite me punimet e Marubeve per dhe ne kete vend. Ne Cetine, fotot e tij ishin nder me shtrenjtat. Bar-Cafe-Krajln ne qender te Cetines s'kishte asnje pikture apo zbukurim ne mure, ndersa keto qene te mbushura me fotot me permasa te medha dale nga negativat e Marubit. Ne Itali ne 1998 ne Bari organizohet nje ekspozite. Ne pranveren e vitit 2000, ne Rimini hapet nje tjeter ekspozite. Sipas Terezes, vajzes se Geges "jam ndjere krenare per mbiemrin qe mbaj me shume se askund ne Bari, ne nje ekspozite hapur nga komuna e Barit ka qene i ftuar nenkryetari i Bashkise, juristi i Bashkise dhe nje pjestar i familjes Marubi. Te gjitha jane rregulluar nga komuna e Barit. Edhe shpenzimet e vizave dhe te udhetimit". "Ekspozita,- tregon Tereza,- pati sukses te plote. Vizitoret e shumte shikonin te mrekulluar fotot e shekullit te kaluar. Si sot me kujtohen fjalet e asesorit te kultures te komunes se Barit. Me nje ekzaltim qe s'mund te shprehet, ai perpiqej t'i shpjegonte njerezve. Shikoni dy planet e fotove, kombinimi i dritehijeve dhe pastertia e figurave jane ne shkallen me te larte. Ishte ndalur perpara nje fotografie te luftetareve te Ded Gjo Lulit te vitit 1909 dhe tregonte veç planit njerezor, fytyrave dhe portreteve te luftetareve edhe planin e dyte, ambientet, malet te cilat ishin realizuar dhe pasqyruar me nje force te madhe artistike". Veç te qenit fotograf, Marubet ishin edhe artiste shqiptare. Te tjeret qe i vleresojne jane serisht te huajt. Nje shoqate franceze Eredite Sans Frontiere (Trashigimi pa kufi) i rivlereson jashtezakonisht fotografite e Marubit. I vetmi aktivitet ne Shqiperi eshte organizuar pikerisht nga kjo shoqate, ndersa here pas here dikush kujtohet te organizoje nje konkurs te fotografise shqiptare. Ndersa nga ana tjeter, fototeka eshte nje institucion i lene thuajse ne harrese, nderkohe qe prej dy vitesh flitet per institucionalizimin e tij. Kjo do te thote qe fototeka te shnderrohet ne Institut Kombetar te fotografise, te varet direkt nga Ministria e Kultures pa pasur pune me organet e pushtetit lokal te Shkodres, te cilat ngrene duart lart kur vjen puna per ndonje fond. Sigurisht kjo mund t'i ndryshoje per mire gjerat. Ne fund te fundit fototeka do te kete per me mire vleresimin edhe te shqiptareve dhe nje numer te madh fondesh. Mbase kjo do te ndihmonte dhe ne ekzekutimin e se drejtes se autorit. "Prej 6 vitesh,- shpjegon Tereza Marubi - kemi bere gjyqe pas gjyqesh. Perfundimisht eshte vendosur qe te na njihet e drejta e autorit si pjestare te familjes ne vije te drejte. Deri me tash asnje derivat prej kesaj, megjithese duhet te kishim shume perfitime materiale". Shprehur ndryshe, Marubet ekzistues ata qe jetojne aktualisht ne Shkoder, nuk kane mbi fototeken, megjithese deri vone ishin pronare te vetem te saj, asnje te drejte. Muzeumi i Shkodres duhej t'i jepte familjes sipas ligjit pikerisht te drejten e autorit. Ne drejtorine e muzeumit thone se ne na duhet shkrese nga Ministria e Kultures, nderkohe qe kurre ndonjehere nuk ka mberritur nje shkrese e tille. "Tashme jam lodhur," - thote Tereza. "Do te desha te pakten te vleresohen Marubet per meritat qe kane. Asgje me teper". Sfilate kostumesh dhe personazhesh Duke qene italian, pra jo shqiptar, nder gjerat e para qe i bie ne sy te parit te Marubeve, Pietros, natyrisht jane kostumet. Kombinimi i ngjyrave, punimi mjeshteror, prerja fikse, shumellojshmeria e tyre e bejne ate qe te mrekullohej perpara njerezve qe i kane te veshura keto kostume. Nder gjerat e para edhe kur ato jane historike, te fotografuara jane pikerisht kostumet. Keshtu, veç anes mjeshterore ne kombinimin e dritehijeve, ne vendosjen dhe depertimin e menyres se drites sa dhe si duhet, ne nxjerrjen qarte te figures dhe portretit njerezor, ku mund te dallosh edhe karakteristikat e njerezve, ne realizimin artistik edhe te planit te dyte te sfondit, Marubi kerkon te nxjerre ne plan te pare edhe kostumet. Shume shpejt nis t'i dalloje ato. Meson ndarjen sipas krahinave, sekseve, grupmoshave, kategorive shoqerore dhe rasteve situacionale te veshjes se tyre. Sipas etnologut Agim Bido, Pjeter Marubi kerkoi te fiksoje polifunksionimin shoqeror dhe historik te kostumeve tradicionale ne jeten shqiptare, por sipas menyres se tij duke i dhene atyre vleren e dokumenteve historike te perkohshem te epokes me te cilen ata u prezantuan. Keshtu koinçidence, rastesi apo dashje, por fotografia e pare shqiptare qe mban vulen e Pjeter Marubit ajo qe paraqet Hamza Kazazin eshte pikerisht foto qe paraqet nga ana tjeter edhe kostumin tradicional te burrave shqiptare shkodrane ne nje dite feste. Keshtu ndodh ne me te shumten e rasteve, pjesa me e madhe e fotove paraqet kostume te llojeve nga me te ndryshmet. Ne pergjithesi personazhet apo grupet e personazheve te fotografise se Marubeve jane te veshur me kostume kombetare, paraqesin imazhet e tyre ashtu siç jane ne festa, ceremonira, ambiente familjare qofte dhe ne ushtrimin e zanateve te tyre artizanal ne pazarin e Shkodres. Nje pasion te tille e trashegon e gjithe dinastia. Matia, Keli edhe Gega. Ne menyra te ndryshme nisen te japin kostumet duke dhene keshtu edhe evoluimin kohor te kostumografise shqiptare. Pare keshtu, fototeka Marubi mund te shenderrohet shume mire ne nje muzeum etnografik. Keshtu eshte e lehte te percaktosh kohen nisur nga veshjet e personave te fotografuara. Fotografite e para kane personazhe me fustanelle, karakteristike per veshjen burrerore te mesit te shekullit te XIX. Me pas vendin e tyre do ta zene tirqet, te cilat perdoren ne fund te shekullit te XIX. E keto ne fillimin e shekullit te XX, zevendesohen me brekushet. Keshtu ndodh edhe per veshjet e grave. Xhubleta e malesoreve, veshja e princeshes mirditore, veshja e gruas katolike shkodrane, apo asaj muslimane, jane pasqyruar me se miri ne fotografi. Pas ketyre kostumeve, natyrshem shihen figurat me te medha te historise se veriut shqiptar. Patriotet ne grupe te Lezhes, Dukagjinit, Mirdites, Kosoves te gjithe te veshur me kostume. Kreret, emrat e perveçshem ne celuloidet e Marubeve, do te mbeten edhe me te njohur dhe do te shnderrohen te njohur edhe ne portrete. Ded Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Azem e Shote Galica, Esat Toptani, Filip Shiroka, Haki Stermilli, Hil Mosi, Fan Noli, te gjithe jane fotografuar veçse prej Marubeve. I fundit i Marubeve Duke jetuar deri vone 1984 kuptohet se ne Shkoder kujtimet me te gjalla dhe respektin me te madh njerezit e ruajne per Geg Marubin, te fundin e dinastise te fotografeve artiste. Zotni Gega, qe njeri i madh, thone shkodranet duke i pasatribuar atij gjithmone epitetin e zotnise edhe atehere kur duhej te ishe shok. "Prej tij kujtoj rregullin dhe disiplinen", thote keshtu Muhamet Bushati, fotografi qe punoi me te nje jete te tere. "Vinte ne pune ne 7 paçerek, bente gjithçka gati, solucione, negative, aparate, ne menyre qe ne 7 te fillonte punen. Kishte nje kaligrafi per t'u pasur zili. Gjithçka e mbante me teper rregull". "Kur isha e vogel",- kujton Tereza, "mbaj mend dhomen ne fund te korridorit ku mua me qe ndaluar rreptesisht te hyja. Shihja nga larg, ishte arkivi prej nga ku doli fototeka. Çdo gje qe ne rregull, perfekt." Veç kesaj Tereza kujton dhe rregjistrin e madh. "Ishte nje liber i madh ku qene shenuar me saktesi datat dhe njerezit apo familjet e fotografuara. Keshtu rastiste qe pas 80, 100, 50 apo 20 vitesh njerez te ndryshem kerkonin tek babai ndonje foto te tyre apo te familjes. Zotni Geg me duhet kjo foto, e Krajave apo Bushatllinjve fjala vjen. Me mjafton viti te pakten, thoshte babai dhe çdo gje gjendej ne pak sekonda. Me pas hapeshin skedat dhe menjehere gjendej negativi ne arkiv. Me pelqente pa mase te shihja babane tek punonte. E pyesja me kureshtje per dritat e kuqe, perse sherbente ky apo ai solucion, per sa kohe behet stampimi dhe ai me durim me pergjigjej per imtesite me te vogla". Epilog Thuhet se dinastia e Marubeve mbaron me Gegen. Faktikisht pas vdekjes se tij asnje nga Marubet nuk e trashegoi me profesionin, nuk pati me aparatin fotografik si treguesin e artit apo te shpirtit te tij. Nderkohe nga Marubet, nga shkolla e tyre ne Shkoder, krijohet nje brez i tere fotografesh, te cilet ne nje menyre apo tjeter krijojne dinastite e tyre. Jakovajt, Pistulloret, Nenshatet, jane gjithe ata qe nisin t'i japin emra te rinj fotografise shqiptare. Ndersa vajza e vetme e Geg Marubit, mori drejtim tjeter. Fotografia eshte vetem kenaqesi per te. E shijon duke e pare, di ta vleresoje siç mund ta beje pak kush ne Shkoder. Ndersa profesion nuk eshte per te. Por duket se geni i artistit prej fotografi eshte transmetuar ne vije te zhdrejte. "Im bir, Tani,"- thote Tereza Marubi spontanisht, "i ka te dukshme prirjet e trasheguara. E shoh kete ne menyren se si e realizon fotografine. Dritehijet jane te persosura. Fotot dalin te dukshme, te pastra dhe te realizuara ne te gjitha drejtimet". Tani ka nje profesion qe eshte shume larg asaj te te qenit fotograf. Per stomatologun Irtan Mehilli mbase do te jete e afert dita qe mund te hape ndonje ekspozite duke nisur keshtu brezin e katert te dinastise Marubi, pinjollin e peste te fotografeve. Burimi Informativ Koha Jone | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | Arti i fotografise ne Shqiperi ze fill rreth mesit te shekullit XIX. Ateljeja e pare u ngrit me 1858 , nga Pjeter Marubi ,ne Shkoder,ne ate kohe nje nga qytetet me te rendesishme te Shqiperise. Pjeter Marubi(1834-1903) ishte mjeshter i vertete i artit fotografik.Ndryshe nga shume atelje te tjera fotografike qe u ngriten me vone ne Shqiperi, ateljeja e Marubit,qysh ne hapat e para te saje,u be nje laborator krijues i fotografise artistike Fotografite me interes etnografik,historik apo gjeografik ilustruan me dhjetra vepra te autoreve te huaj per Shqiperine,ose u botuan ne trajten e kartolinave. Brezin e dyte te fotografeve ,qe punuan ne kete studio e perbene nxenesit e tij ,vellezerit Mati Kodheli dhe Kel Kodheli.Me i madhi ,Matia ,vdiq ne moshe krejt te re (1862-1881). Vellai i dyte,Keli,i cili jetoi gjate (1870-1940) e ngriti ne nje shkalle me te larte punen artistike ne studion fotografike "Marubi",duke u shquar me teper ne gjinine e portretit. Ai punoi dhe jetoi aq shume me mjeshtrin e vet ,sa ai,pas vdekjes,i dha Kelit mbiemrin.Marubi.Kel Kodheli apo Kel Marubi u lidh me levizjen perparimtare te Rilindjes Kombetare Shqiptare,qe u kurorzua me Shpalljen e Pavarsise Kombetare,me 28 Nendor 1912.Ai organizoi fototeken e studios se vet ,e cila ,e sistemuar sipas kritereve arkivore te shek.XIX ruhet edhe sot. Brezin e trete te fotografeve e perfaqeson Gege Marubi (1907-1984),biri i Kelit.Gega u pajis me nje kulture profesionale dhe artistike me te larte se paraardhesit e tij.Ai kreu ne Paris,gjate viteve '20,Shkollen e pare te Fotografise dhe te Kinematografise ne bote ,te themeluar nga vellezerit Lumiere. Zbatoi teknikat bashkekohore qe njihte arti i fotografimit,sidomos perdorimin e rrezeve infra te kuqe,te solarimit dhe te fotografimit ne reliev. Ai mori medalje ari dhe flete nderi me 1936 ne panairin e Barit (Itali)dhe,me 1938,ne ate te Selanikut(Greqi).Gega e pasuroi fototeken e studios dhe e permiresoi arkivin e saj.Me 1970 Gege Marubi ia dhuroi fototeken e studios ,me nje pasuri prej 150000 negativash,shtetit shqiptar.Sot ajo perben nje qender te rendesishme arkivore -shkencore.Fotografite e saj perbejne nje pasuri te rradhe per historianet,etnografet,arkitektet,urbanistet,artistet etj. Ky material eshte pergatitur nga Muzeumi Popullor ,Shkoder dhe nen kujdesin e z.Sokrat Bozo "Marubi" Studio - Shkodra, Albania The art of photography in Albania begins about the middle of the 19 th century,with a first studio opened in 1858 by Pjeter Marubi in Shkodra-at that time one of the most important cities of Albania. Pjeter Marubi(1834-1903)was a real master of photography.Unlike many other studios,which were set up later in Albania,Marubi's studio was a laboratory of artistic photography from its initial steps. Studio Marubi worked not only for the personal needs of the citizens and their families. From the 70' ies of the last century Marubi became photoreporter of the magazine Illustrazione Italiana,for the Shkodra vilayet.Photographies of an ethnographic,historical or geographical interest bearing the signature of Studio Marubi illustrated scores of works by foreign authors on Albania,or were published as postcards. The second generation of the Marubi photographers consist of his pupils,the brothers Mati Kodheli and Kel Kodheli,the elder brother,Mati died quite young (1862-1881). The younger brother,Kel,lived longer (1870-1940).After completing his studies,Kel was able to raise the artistic level of his studio production.He distinguished himself in portraits.He was so closely attached to his master that,after the latter's death ,he took on Marubi's surname.Kel Kodheli,or Kel Marubi,linked himself with the progressive movement of the National Renaisance which was crowned with the proclamation of National Independence on 28 November 1912. Kel Marubi organized the phototeque of his studio which is preserved until today in the form that it was arranged for archive purposes in the 19 th century.. The third generation of photographers of Studio Marubi is represented by Gege Marubi(1907-1984),Kel's son.Gege was superior to his predecessors both in professional and artistic culture.In the 20'ies he was in Paris where he finished the School of Photography and Cinematography,founded by the Lumiere brothers.He used contemporary tecniques of photography,especially,infrared rays,solarization and relief photography.At the fair of Bari(Italy),in 1936,and in that of Salonica (Greece),in 1938,he was winner,of the goldmedal and an honorary diploma.He improved on the phototeque of the Studio and his archives.In 1970 Gege Marubi donated the phototeque of his Studio-with about 150000 negatives,to the Albanian people.It is today an important archive-scientific centre.Its photographs constitute a rare wealth for the historians,ethnographers,architects,town-planners,artists and so on. STUDIO KOMBETARE SHQIPTARE - ALBANIAN NATIONAL COSTUMES - MARUBI [ Edited Thu Jul 02 2009, 11:47am ] | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | Pjetër Marubbi - Babai i Fotografisë Shqiptare Shkdruar nga Jozef Martini Tuesday, 21 October 2008 Me rastin e 105-vjetorit të vdekjes së fotografit të shquar Ardhja e italianit Pietro Marubbi (Piaçenca, 1834-Shkodër,1903) në Shqipëri në mezin e shekullit XIX, ishte ndoshta një rastësi, por për fatin e kulturës tonë rezultoi mjaft e mbarë. Ai ishte marrë në vendlindje me edhe me veprimtari patriotike kundra pushtimit austro-hungarez. Ndjekjet për këtë e shtrenguan të ikte nga Italia dhe të shkonte në fillim në Korfuz e më pas në Vlorë. Këshilla e konsullit Italian në Vlorë për të shkuar në Shkodër “se atje ka katolikë”, nuk do zinte vend nëse atje nuk do gjente edhe mjedisin kulturor europian të këtij qyteti. Në qytetin e lindjen, Pietro Marubbi kishte lëvruar pikturën, skulpturën, arkitekturën dhe…fotografinë. Me këtë të fundit italiani nga Piaçenca vendosi të merrej në vendbanimin e ri. Kështu, ai rreth vitit 1855, hap në Shkodër atelien e parë fotografike me emrin “Studio Marubbi”, më e para në vend e nga të parat në Ballkan. Filloi të fotografoje me procesin e kolodiumit të lëngët si në të gjithë Europën, kryesisht njerëz të njohur, por edhe të panjohur të qytetit. Ndër fotografitë e kësaj periudhe është dhe ajo e kaçakut të njohur të krahinës, Hamz Kazazi (1858), me të cilën ze fill fotografia shqiptare. Tri vjetë më pas (1861), realizon peizazhin e parë fotografik që paraqet Shkodrën Dalëngadalë, Pietro Marubbi nisi të përthithti mendësinë e shqiptarëve dhe në saje të mikpritjes së veçantë të shkodranëve ndaj tij. Kështu, pasi mësoi edhe shqipen, shkodranët ia shqiptarizuan emrin në Pjetër. Duke qënë nga pak edhe piktor e skulptor, ai kryen pikturat murale të Kishës Ortodokse të qytetit e po ashtu shpesh i merrej mendimi nga qytetarë të ndryshëm për aftësitë e fëmijve të tyre në artet pamore. Një nga këta ishte dhe Arsen Idromeno që me këshillën e mjeshtrit Marubi e dërgoi djalin e tij Kol të studionte pikturë në Venecie të Italisë. Ndoshta piktori i njohur Kol Idromeno është një dhuratë e madhe e Pjetër Marubit për kulturën tonë. Ndërkohë, mjeshtri filon të dali nga atelieja e të fotografoj në natyrë subjekte shoqërore, por edhe historike. Kësaj periudhe i përkasin foto të tilla si shumë e njohura “Lypës në rrethinat e Shkodrës” (1875) me forcë të madhe shprehëse, si dhe “Portret gruaje”(1878) e “Cigania e vogël”. Me vlera të mëdha është dhe fotoja e Pjetër Marubit që paraqet delegatët e Vilajetit të Shkodrës në Lidhjen Prizrenit (1878) si dhe ajo që pasqyron Kryengritjen e Mirditës (1876-1877). Me këto foto ai nis bashkëpunimin e gjatë me revista të njohura europiane si “L’Illustration”, “La Guerra d’Oriente” dhe “The Illustraed London News”, duke u bërë kësisoj fotoreporteri i parë në histori të fotografisë shqiptare. Fotot e Marubit mbi lëvizjet luftarake të shqiptarëve për liri, janë pothuaj vërsnike me ato që mbahen më të parat fotografi botërore të luftës si të anglezit Fenton dhe amerikanit Brady. Përmendim gjithashtu se ai ka realizuar fotografitë e para në Malin e Zi (1865). Fotografitë në atelie, P.Marubi i realizonte me ndriçim natyror që hynte nga një baxhë (dritare në çati), ku hapësira e futjes së dritës ishte e ndryshueshme. Si sfonde, brenda në studio, mjeshtri ashtu si gjithë kolegët e tij europianë, përdorte beze të pikturuara të përshtatëshme me ate që do fotografohej, si natyra të qeta, peizazhe të natyrës shqiptare, pamje te mjediseve familjare etj. Gjithashtu, ai vendoste shpesh brenda atelies edhe bar, degë e trungje pemësh, përherë me lidhje ideore me subjektin që do fotografonte. Në fillim , Marubi përdori procesin kolodium në përgatitjen e negativit, ndërsa rreth viteve1885-1890, e zevendësoi me pllaka të thata xhami të prodhuara në mënyrë industriale në fabrika me xhelatinë bromuri argjendi, çka lehtësonte mjaft dhe e bënte më praktik fotografimin. Pjesa më e madhe e fotove të tij, janë stampuar në bardhë e zi, por të tjera edhe në sepje. Krijimtaria fotografike e Pjeter Marubit, përfshin shumë zhanre si fotoportretin, peizazhin natyror dhe urban, etnografinë, historine, fotografinë me subjekte sociale etj. e, në një farë mënyre ajo përbën një “minierë” të vyer për studiues të fushave të ndryshme të shkencës. Aparatet e tij në fillim të veprimatrisë ishin prodhime franceze dhe gjermane me përmasa 30cm me 40 cm. Shumë foto të tij janë shtypur edhe si kartolina postare që kërkoheshin nga të huajtë për bukurinë dhe ekzotikën e tyre. Pjetër Marubi, është nderuar edhe me një medalje arit (“Premiato con Medaglia d’Oro”) për fotografi e, këtë e mësojmë nga një kartolinë, ku fatëkeqësisht, nuk përcaktohet as data e as vendi i konkursit. Rreth vitit 1885, Pjetër Marubi merr si “djalë dyqani” pesëmbëdhjetvjeçarin, Mikel Kodheli, i cili krahas punëve të përditëshme, nisi të mësonte edhe të fshehtat e procesit të fotografimit. Kjo gjë i pëlqeu dhe mjeshtrit plak që filloi ta ndihmonte pa u kursyer djaloshin që jepte shenja se mund të bëhej fotograf i zoti. Dhe nuk u gabua. Pa mbushur ende njëzet vjeç, Keli (Mikeli) i njihte pothuaj të gjitha skutat e zanatit, madje edhe me kërkesa artistike. Në vitet e fundit të jetës së tij, Pjetër Marubi, ndjente një farë qetësie shpirtërore. Ai jo vetëm që kishte “mbjellë” fotografinë në Shqipëri, por kishte krijuar edhe një vazhdues të denjë të punës së tij. E, kjo nuk ishte pak për të. Kështu, Kel Kodheli më pas me mbiemrin Marubi, pas shuarjes së Marubit-plak, e çoi më tej veprimtarinë fotografike të “Studio Marubi-Shkodër” si në pikpamje teknike, ashtu edhe artistike të filluar nga Pjetër Marubi, i cili gjithsesi e ka monumentalizuar emrin e tij si babai i fotografisë shqiptare. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Te lumt zotni ::bud:: e te pershnes me rrespekt per temen qe ka mungu ktu. Kurse sa per dinastine Marubi na ka taku me komentu disa here ne faqen e pare sepse shum negative te ksaj dinastie jane cu ne Tirane apo se jane levize tjera kun, nejse besoj se sot pasunia e ksaj dinastie nuk asht tu u shfrytzu si duhet ashtu si nuk asht tuj u pasqyru e mirmajte ashtu si duhet sepse kjo pasuni jo vetem Shkodrane por marekomtare e rajonale duhet mu rujt ne muzeum te mirfillt ne Shkoder aty ku asht kriju e ne Shkodren e dinastis Marubi, sepse cdo shtet tjeter ne bote do ta kishte deshiru nji fat te tille qe ka Shkodra e kombi me kyt dinasti kulturore. Edhe njihere te lumshin durt per temen dhe informacjonet e masiperme per dinastin Marubi Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Vërtet kemi një fotografi 151-vjeçare? ![]() Thuhet se në fi llim Marubi nisi të merrej me fotografi në në mënyrë amatore. Në të vërtetë ajo periudhë e parë e fotografisë nuk e njeh amatorizmin, në atë kuptim që kemi sot për të. Jemi ende larg revolucionit që solli viti 1880 me minaturiz-imin e apar Datimi më 1858-n i fotografisë së parë me temë shqiptare të realizuar nga Pjetër Marubi (1934-1903) është me të vërtetë një ngjarje krejt e veçantë, por që përgjithësisht është pranuar pa iu nënshtruar një lloj analize që të na bindte plotësisht për vërtetësinë e saj. Po aq me interes paraqitet edhe një vështrim më nga afër i personalitetit të autorit të saj. Dihet pak a shumë me siguri se P. Marubi lindi më 1834-n dhe si vendlindje e tij shënohet të jetë Piaçenca e Italisë. Një lokalitet fare i vogël me emrin Marubbi, rreth 40 km, në jugperëndim të këtij qyteti, nuk duket të jetë fare pa lidhje me mbiemrin e fotografit që do të bëhet aq i njohur në Shqipëri. Një përllogaritje e thjeshtë tregon se Marubi do të jetë shfaqur në Shkodër diku nga mosha tetëmbëdhjetëvjeçare. Por, sipas të dhënave të tjera, ai do ta ketë braktisur vendin e tij rreth dy vjet më parë. Fillimisht është strehuar në Korfuz, ku mendohet se e kanë informuar se një komunitet i rëndësishëm katolik, gjendet në Veri të Shqipërisë. Vendimi është me të vërtetë i guximshëm, sepse jo vetëm jashtë, por edhe brenda Perandorisë Osmane, emërtimin apo caktimi me punë në viset e Shqipërisë nuk është parë ndonjëherë si shenjë dashamirësie dhe promocioni ofiqar. Megjithatë, fenomeni i gjetjes strehim në territoret e saj duket se është gjësendi jo e panjohur për kohën. Shumë sansimonistë dhe revolucionarë europianë të rrymave të ndryshme, perandorinë turke e kishin si vend të sigurt strehimi politik. Në çaste të veçanta edhe vetë Xh. Garibaldi nuk ka munguar të kalojë kohë të qeta aty. Por vetë Shkodra duhet të ketë pasur një status të veçantë, që mbase sot nuk e njohim edhe aq mirë. Sipas disa të dhënave, që kam pasur rast të mbledh dhe botoj shumë vite më parë, disa kohë përpara P. Marubit ishte Domenik Mauro (shok rinie i De Radës), një nga nxitësit kryesorë të revoltës kundër dinastisë Burbone të dy Siçilive, që gjeti strehim pikërisht në Shkodër, pas dështimit të revolucionit të famshëm të vitit 1848. Gjithsesi, sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, të dhënat e të cilit më pas janë rimarrë nga autorë të shumtë, si shkak i largimit të Marubit nga vendlindja shihet veprimtaria e tij si garibaldist. Në të vërtetë në atë periudhë Garibaldi është i njohur, por jo me atë përmasë që do të ketë kur ndërmori ekspeditën e të njëmijtëve më 1861, pra rreth dhjetë vjet pasi djaloshi Pietro Marubi kishte vënë në jetë projektin e tij shqiptar. Afërsisht në kohën kur Marubi ka zbarkuar në Shqipëri, Garibaldi vetë punon si mekanik në një uzinë njujorkeze, pas një përpjekje të dështuar për të shkëputur Romën nga duart e papatit, që mbështetej ushtarakisht nga francezët. Në disa shënime të shkëputura, por pa referenca historike, jepet një detaj, sipas të cilit P. Marubi u detyrua të largohet për shkak të ngatërrimit të tij në vrasjen e kryebashkiakut të qytetit të vendlindjes së tij. Edhe këtu mbetet për t‘u kërkuar më tej, sepse në përgjithësi dukati i Parmës dhe Piaçencës nuk njihet si vatër përpjekjesh të dhunshme për t‘u shkëputur nga sundimi austriak, veçanërisht në fillimet e luftërave për pavarësi. Habzburgët atë e kishin lënë të qeverisej nga Mari Luiza, e cila ishte mjaft e respektuar për lidhjet e ngushta që mbante me nënshtetasit e saj dhe lehtësimin e jetës që u kishte bërë atyre nëpërmjet investimeve të jashtëzakonshme në infrastrukturë, bonifikim etj. Edhe pas vdekjes së saj nuk pati dhunë të hapur kundër austriakëve dhe Piaçenca iu bashkua shtëpisë mbretërore të Savojës, jo me luftë, por nëpërmjet një referendumi që u mbajt më 10 maj 1848. Siç shihet jemi ende në atë periudhë, që quhet lufta e parë e pavarësisë dhe pak kohë më pas, Karlo Alberti i Savojës do të pësojë një humbje të rëndë nga austriakët. Kështu ndodhi që këta të fundit do të kthehen përsëri në Piaçencë. Dhe këtu kemi një zhvillim interesant. Sipas një marrëveshjeje të mëparshme, pas vdekjes së Mari Luizës, dukati i Parmës dhe Piaçencës i kalonte Burbonëve dhe pikërisht Karlit të Dytë të Burbonëve, i cili nga ana e tij ia la trashëgim të birit, Karlit të Tretë. Për shkak të karakterit të tij të prapë dhe dhunës që ushtroi, ndodhi që midis shtresave të ndryshme të popullsisë (me pjesëmarrjen e aristokracisë dhe të vetë gruas së tij), kundër Karlit të Tretë u organizua një përbetim i fuqishëm. Për pasojë, ai do të vritet më 26 mars 1854. A mund të hamendësohet që P. Marubi është pjesë e këtij përbetimi dhe gabimisht është folur për vrasjen e një kryebashkiaku? Kjo mbetet për t‘u parë në ndonjë punim të ardhshëm. Dihet se ai do të hapë atelienë e tij të famshme në Shkodër më 1855-n, por nuk duhet harruar se nga Piaçenca është larguar rreth dy vjet më parë, gjë që na shtyn të tregohemi të kujdesshëm ndaj çdo deklarate të tepruar për zellin e tij revolucionar. Ajo që mund të thuhet me siguri është se çlirimi përfundimtar i vendlindjes së Marubit nga vullnetarët vendas dhe trupat piemontezë (këtë radhë të përkrahur edhe nga francezët) do të ndodhë më 10 qershor 1859. Por, tashmë gjithçka tregon se Marubi nuk ka marrë pjesë në to. Ai prej vitesh ndodhej në bregun tjetër të Adriatikut. Më tej, ndryshe nga sa ndodhte me revolucionarët e tjerë, që ktheheshin në Itali për të vazhduar luftën e ndërprerë, P. Marubi do të mbajë lidhje me vendlindjen, kryesisht duke blerë materiale e pajisje të ndryshme, që do t‘i shërbenin për projektet e tij të ardhshme. Atëherë kemi të bëjmë me një "luftëtar të paepur garibaldist", apo me një të ri vetmitar e me shpirt praktik? Kjo mbetet për të parë më tej. Sidoqoftë, ai do të jetë lidhur me një dashuri të veçantë me qytetin e Shkodrës për të kapërcyer vështirësitë e para që duhet të kenë qenë të shumta. Eduard Lear, pasi hyri në Shkodër (disa vjet para Marubit) thotë se sapo na shihnin kalamajtë nisnin e na gjuanin me gurë, si të huaj që ishin. Shkodranët janë të njohur për egërsinë e tyre dhe turbullirat që shkaktojnë, thotë ai, por bën një dallim midis myslimanëve dhe të krishterëve. Këta të dytët i duken më të butë. (Journals of a Landscape Painter in Albania, &c. - Eduard Lear, botim i vitit 1851, faqe 141). Gjëja e parë që tërheq vëmendjen duke shfletuar punimet me vlerë të Marubit senior, është përkujdesja për të mos dhënë me saktësi të plotë datën e realizimit të punimeve të ndryshme. Në shumë prej tyre lihet një hapësirë kohore prej dhjetë, njëzet e madje dyzetvjeçare. P.sh., duke shfletuar albumet më serioze nuk është e rrallë që në anë të fotografisë të shënohet: Çift malësorësh (midis 1860-1900). Më tej, ky problem do të dalë edhe me disa nga punimet e Kel Marubit. Në ndonjë prej tyre shënohet: midis 1890-s dhe 1915-s. Këto toleranca në vënien e datave jemi të prirur t‘i shohim si një përkujdesje profesionale për ato raste kur mungojnë elemente të sigurisë së plotë në datimin e tyre të saktë. Por, çuditërisht, ky problem nuk ngrihet për fotografinë e parë shqiptare, për atë më të hershmen. Viti i realizimit të saj shënohet me siguri të plotë: 1858. Edhe pse nuk ka gjësendi të shkruar për kriteret e datimit e arkivimit, interesimi në Shkodër, këtu e shumë vjet më parë për këtë problem, na dha të kuptojmë se datimi ishte bërë nisur nga prania e personit të fotografuar, që në të vërtetë nuk është thjesht një person, por një personalitet i njohur në Shkodër: Hamzë Kazazi. Disa nuk ngurrojnë ta paraqesin atë si luftëtar të pavarësisë, gjë që nuk është e vërtetë, sepse do të duhet edhe një gjysmë shekulli që rilindësit të përpunojnë idenë e pavarësisë kombëtare, por, nga ana tjetër, ai nuk ka qenë as edhe një kaçak i thjeshtë, siç shihet që e emërtojnë pa kursim gazetat shqiptare. Dihet se ai ka vdekur në vitin 1859. Më tej mësohet se gjatë procesit të arkivimit, për të shmangur abuzimet e mundshme, është parë e arsyeshme që fotografisë t‘i vihet viti i mëparshëm i vdekjes së tij, pra viti 1858. Kjo të lë të mësosh e kuptosh diçka mbi natyrën e kritereve të përdorura, por në vetvete ka edhe diçka ngushëlluese: fotografia mund të datohej edhe dy, tre ose pesë vjet më parë. Kjo nuk ka ndodhur, por edhe po të kishte ndodhur, cili do të ishte në gjendje ta kundërshtonte? Dihet tashmë se një regjistër për fotografitë e realizuara në studion ‘Marubi‘ ka filluar të mbahet diku nga viti 1919, ndërsa puna për arkivimin tërësor të fondit ka nisur rreth një shekull pasi qenë realizuar punimet e para. Në këto kushte është e pamundur të shmangim një sërë pyetjesh, të cilave ka ardhur koha t‘u gjendet një përgjigje. Dhe me këtë rast mund të themi se më e rëndësishmja prej tyre mund të formulohet kështu: A është vërtet Hamzë Kazazi personi i paraqitur në fotografinë e parë me subjekt shqiptar? Në seminarin e Universitetit të Çikagos në Paris mbi fotografinë shqiptare (4 shkurt 2009), njohësi i shkëlqyer dhe propagandues i suksesshëm i veprës së Marubit jashtë kufijve të Shqipërisë, Loic Chovin, shprehu mendimin se për një gjë të tillë mund të na sigurojnë krahasimi i mundshëm me portrete të H. Kazazit, realizuar para ose pas fotografisë në fjalë. Personalisht nuk njoh portrete të tilla, madje as paraqitjen e Hamzë Kazazit në grup. Fatkeqësisht ai nuk pati shansin e Ali Pashës të takonte një piktor si Louis Dupré që bëri portretin e tij të famshëm dhe që sot do të na lejonte ta krahasonim me çdo fotografi, po qe se pashai i Janinës të kishte jetuar deri në kohën e saj. As E. Lear që e vizitoi Shkodrën dhjetë vjet para vdekjes së H. Kazazit, nuk ka lënë asnjë skicë e as ndonjë shënim për të. Në fakt, përveç portretit të zonjushës Bonatti, ai flet edhe për portretin që i bëri një luftëtari vendas, gjatë atyre katër ditëve të famshme që qëndroi në Shkodër më 1848-n, por thotë se ai quhej Abdullah Bej (faqe 146 e botimit të vitit 1851, që mund të lexohet e shkarkohet te Scribd). Ndërkohë, nuk gjejmë asnjë shenjë, që në anë të pllakave të origjinalit të jetë vendosur emri i personit të fotografuar, madje një gjë e tillë nuk ekziston edhe në fotot e kryera në fillim të shekullit XX. Më tej mund të thuhet se në kohën kur z. Gegë Marubi ndërmori punën titanike të arkivimit, ishte e vështirë të gjendeshin ende bashkëkohës të gjallë të H. Kazazit, që të mund të vinin dorën në zjarr për identitetin e personit të fiksuar në foton e famshme, të datuar si e vitit 1858. Gjithsesi, edhe një analizë e sipërfaqshme e teknikës dhe materialit të përdorur shton pikëpyetjet në lidhje me vitin e realizimit të fotografisë së parë me subjekt shqiptar. Së pari vërehet se P. Marubi nuk ka punuar me teknikën e dagerrotipisë, që në pikëpamje historike do të ishte diçka me shumë vlerë, por në vështrim arkival kishte të metën e madhe, sepse fotoja prodhohej në një kopje të vetme (drejtpërdrejt mbi fletë bakri në pozitiv) gjë që normalisht i përkiste porositësit. As nuk ka shenja që ai të ketë përdorur kalotipinë e Talbotit, që hapi epokën e shumëfishimit mbi negativ. Këto dy teknika, që e nxorën fotografinë nga laboratorët e errët kërkimorë dhe e afruan me publikun, duket nuk janë njohur ose parapëlqyer nga P. Marubi. Ai ka përdorur procesin e kolodionit, që u zbulua nga Le Gray dhe u vu në jetë nga Archer-i, proces që kishte meritën historike të bashkonte imazhin e pastër të dagerrotipisë me cilësinë e tirazhit në shumë kopje të kalotipisë. Kjo teknikë, që ka në origjinë zbulimin e nitrocelulozës, në vitet e ardhshme do të zërë kryet e vendit, sepse Archer-i e la krejt të lirë nga të drejtat e autorit, por teknikat e sipërpërmendura, si dhe ato të ambrotipisë, ferrotipisë, cianotipisë etj., do të vazhdojnë të përdoren edhe për shumë vite. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në vende të tjera si Italia, Gjermania, Austria, dagerrotipia ushtrohej në mënyrë masive. Akoma më shumë kjo mund thuhet edhe për kalotipinë. Në këto kushte mbetet një enigmë e vërtetë përse Marubi që në fillim zgjodhi një teknikë të tillë, ndërkohë që pikërisht në vitin 1855, viti kur përgjithësisht mendohet se ai hapi studion e tij, do të çelet edhe Ekspozita Universale e Parisit, e cila shënon kufirin kohor të fillimit të përhapjes masive së teknikës së kolodionit të lëngët (e cila ç‘është e vërteta në formë eksperimentale është njohur shumë më parë). Enigma qëndron në faktin se në vendfurnizimin e materialeve të Marubit, në Itali, punohet intensivisht me një nga teknikat pararendëse të kolodionit, ndërkohë që mungojnë shenjat që në atë kohë ai të jetë furnizuar drejtpërdrejt nga Parisi ose Londra. Të gjitha historitë e fotografisë shpjegojnë qartë se në fillimet e veta, teknika e kolodionit të lëngët njihej vetëm nga një numër fare i kufizuar fotografësh në Paris e në Londër. Flitet për njohjen e saj jo të keqe në Vjenë e Berlin, por ka pak shenja për përdorimin e saj masiv në Romë e aq më pak në qytetet më pak të mëdha të Italisë, duke mos përmendur Jugun e vendit, ku mbreti i Napolit e ndaloi krejtësisht përdorimin e aparateve fotografikë, se i cilësonte si "sy i keq". Gjithsesi, Giacomo Caneva (1813-1865) dhe konti Flacheron (Jean-François Charles André 1813-1883), që janë regjistruar në dokumentet e Café Greco-s në Romë, punojnë me teknikën e kalotipisë së Talbotit, pra përdorin letër albuminë ose letër të përpunuar me kripëra të ndryshme. Po ashtu veprojnë edhe vëllezërit Alinari në Firence. Për shkak të kohës së gjatë të ekspozimit (të paktën një minutë), ata kanë lënë kryesisht foto të monumenteve arkitekturalë, pra objekte që nuk lëviznin. Edhe një fotograf i madh italian si A. Duroni (nga i cili kemi trashëguar portretet e Karlo Albertit, Garibaldit etj.) përdor teknikën e kalotipisë edhe në veprat të realizuara më 1859-n e më tej. Këta fotografë të mëdhenj shmangin portretet në këmbë, se nuk ka asnjë garanci për shtangësinë e personit para objektivit, ndërkohë që çuditërisht kjo nuk ndodh me Marubin. Më 1858-n ai fotografon portrete më këmbë. Vërehet po ashtu, se Marubi nuk ka përdorur as procedurën e fazës foshnjore të futjes në përdorim të pllakave të xhamit, atë të zbuluar nga Abel Nièpce de Saint-Victor (kushëri i de Nicéphore Nièpce), i cili më 1847-n i demonstroi për herë të para Akademisë franceze procesin e krijimit të negativit në pllaka xhami, duke përdorur albuminën e vezëve, në të cilën kishte tretur jodur potasi. Me gjithë finesën e imazheve që fitohej nga kjo metodë e re, ajo gjeti pak përdorim, sepse zgjaste tmerrësisht shumë kohën e ekspozimit. As që mund të përfytyrohet që Marubi të ketë realizuar portrete në këmbë me këtë metodë. Duhet pritur edhe disa vite të tëra që të bëhet i mundur zëvendësimi i albuminës me kolodionin, gjë që do të sjellë edhe një ulje të ndjeshme të kohës së ekspozimit. Thuhet se në fillim Marubi nisi të merrej me fotografinë në mënyrë amatore. Në të vërtetë ajo periudhë e parë e fotografisë nuk e njeh amatorizmin, në atë kuptim që kemi sot për të. Jemi ende larg revolucionit që solli viti 1880 me minaturizimin e aparateve fotografikë dhe uljen e kostos së tyre. Nuk jemi as në vitin 1865, kur u hodh në treg ajo që njihet si "fotografi xhepi", pra aparati Dubron, që shitej bashkë me një lloj laboratori dhe që i jepte mundësi një mase më të madhe njerëzish të ushtronte artin e fotografisë. Jemi në një kohë kur materialet kushtojnë ende shtrenjtë. Në të shumtën e rasteve atelieja e fotografit i përkiste një shoqërie aksionare dhe vetë fotografi nuk ishte veçse një i punësuar në të. Që një studio e denjë për emrin e saj të ishte funksionale kërkohej të paktën pajisje që peshonin rreth 250 kg. Fotografit vjenez, doktor Josef Székely, që shoqëronte G. Von Hahn-in, në Shqipëri më 1863-shin, iu desh jo pak herë të hiqte dorë nga lëvizjet në itinerarin e përcaktuar për të mbërritur në krahun lindor të viseve shqiptare, për shkak të peshës së rëndë të materialeve. Pra, gjithçka të lë të kuptosh se jemi ende në një kohë kur me atë art të ri merren njerëz që i kanë mundësitë financiare, njerëz që financohen nga institucione të fuqishme mbretërore (rasti i Szekely) ose ata që investojnë shuma të cilësueshme e që kanë projekte të qarta biznesi në kokë për të rentabilizuar investimin. Mendoj se Marubi bën pjesë te këta të dytët. Natyrisht atij diku i është dashur të bëjë edhe ndonjë lloj stazhi dhe investimi kohor. Asgjë nuk është e thjeshtë në botën e fotografisë së asaj kohe. Vetëm akti i thjeshtë i realizimit të negativit kërkonte rreth dhjetë operacione, siç ishin përgatitja dhe shtrirja e kolodionit (që në vetvete nuk ishte tjetër veç nitrat celuloze e tretur në një përzierje alkooli dhe eteri), futja në enë me nitrat argjendi për ta bërë të ndjeshme, ekspozimi pastaj zhvillimi dhe së fundi fiksimi i imazhit të përftuar në negativ (tiosfat sodiumi ose cianur potasiumi) dhe ky proces mbyllej me një lloj vernisazhi a fiksuesi që kishte për qëllim të mbronte shtresën e hollë të kolodionit, që dëmtohej shumë shpejt. Edhe realizimi i fotografisë në letër, nuk ishte më pak i ndërlikuar. Kërkohej përgatitja e letrës së ndjeshme, shpesh mbi një kornizë dërrase, vijonte me ekspozimin në dritën e diellit, përpunimin në solucion për të marrë nuancat e duhura, fiksimi dhe së fundi një lloj satinimi për t‘i dhënë shkëlqim fotografisë. Në shumicën e rasteve këto operacione duhet të bëheshin në vazhdimësi. Përdorimi i atij që njihet si "kolodion i lëngët" kërkonte që negativi të sensibilizohej, ekspozohej dhe zhvillohej pa humbur shumë kohë, si një proces i pandarë, zinxhir, gjë që e detyronte fotografin të kishte pranë vetes një laborator të vërtetë. Shpikja më 1855-n e procesit të njohur si kolodion i thatë, krijoi mundësi që pllakat të përgatiteshin që më përpara dhe mund të ruheshin me javë të tëra, por ai rriti në mënyrë të ndjeshme kohën e ekspozimit dhe për pasojë nuk gjeti shumë përdorim. Në pikëpamje të tjera kushtet nuk ishin të këqija për Marubin. Ai nuk kishte asnjë konkurrent në qytetin ku ishte vendosur, por kjo e bën edhe më shqetësuese ekzistencën e një numri të paktë fotografish në vitet e para. Pikëpamjet e tjera se njerëzit ishin fanatikë dhe kishin frikë nga paraqitja e imazheve njerëzore, për shkak të bindjeve fetare, nuk qëndrojnë në tërësinë e tyre. Për hir të së vërtetës duhet thënë se fobi të tilla ekzistonin në Shqipëri, por Eduard Lear ato i ka ndeshur vetëm në rrethet e dervishëve të paditur e fanatikë. Populli dukej i hapur ndaj shpikjeve të tilla të çuditshme. Natyrisht moskuptim kishte kudo në botë edhe midis mendjeve më të ndritura. Në Paris, G. Floberi nuk e fshehu zemërimin e tij kur një fotograf, M. du Camp, u nderua me Urdhrin e Legjionit të Nderit. Legjion nderi për një fotograf, ulëriu ai! Për të vështruar më me realizëm duhet thënë se është ende një kohë kur fotografi edhe në Europë shihet si një individ i dyshimtë dhe në rastin më të mirë si një artist (piktor) i dështuar, thotë historiani i fotografisë, Quentin Bajac. Më tej, portreti i Hamzë Kazazit në këmbë, është një çështje tjetër që duhet parë vërtet nga afër. Me gjithë përparimet që solli procedura e kolodionit, përsëri koha e ekspozimit mbetet midis dhjetë e tridhjetë sekonda. Për këtë arsye, në studiot më të mëdha botërore të asaj periudhe, realizohen kryesisht portrete njerëzish ndenjur ose të paktën të mbështetur diku në ndonjë tavolinë, kolonë dekorative etj. Kjo ulte ndjeshëm rrezikun e lëvizjes e për pasojë të flusë. Kryesisht fotografohen njerëz të ulur në karrige (dhe në të shumtën e rasteve, nga pas karriges ishin instaluar pajisje ku ata mbështesnin kokën, që të mos u dridhej). Të fotografoje dikë në këmbë, në studiot e mëdha nuk qe gjësendi krejt e pamundur edhe në atë kohë, por që të kthehet në një veprim të rëndomtë duhet pritur edhe ca kohë, kur u zbuluan solucione të reja, që rrisnin ndjeshmërinë e pllakave fotografike. Është e vështirë të besohet se tashmë ato i kishte në përdorim P. Marubi, kur ende nuk ka një tregtim masiv të tyre në Itali. Kjo është arsyeja që na shtyn të mendojmë se fotografitë e para në teknikën e kolodionit të lëngët nuk mund të jenë realizuar në Shqipëri aq herët sa është menduar deri tani. Përcaktimi i datës së tyre të saktë nuk është i pamundur, por nënkupton kërkime të mëtejshme arkivore dhe analizë të materialeve të përdorura. Është mjaft interesant fakti që albanologu i madh, G. Von Hahn, i cili qëndroi disa ditë në Shkodër (gusht-shtator 1863), në shoqëri të dr. Szekely, nuk ka lënë asnjë shënim për ekzistencën e një studioje fotografike në atë qytet. Dhe është fjala për dikë, i cili pasi përshkruan sipërfaqen e liqeneve e lumenjve tregon imtësisht edhe çfarë ka nën ujë, që pasi përshkruan relievin e vendit shkruan imtësisht edhe se çfarë ka në nëntokën shqiptare. Kjo duket e ka shtyrë edhe studiuesin R. Eslie të thotë se nuk ka asnjë shenjë të takimit të P. Marubit me fotografin, doktor Jozef Székely, që, siç thamë, shoqëronte G. von Hahn. Natyrisht, nuk mjafton vetëm një fakt i tillë për të datuar fotografitë e para të Marubit si të realizuara pas vitit 1863, por mbetet domethënës fakti se korpusi kryesor i punimeve të tij janë pas këtij viti, ndërkohë që një foto e vetme, ajo e Hamzë Kazazit, është e vitit 1858. Problemi i mësipërm mbase nuk do të shtrohej kurrë po qe se nuk do të na linte një ndjenjë të fortë mëdyshjeje vetë portreti i Hamzë Kazazit, mosha e tij e pandehur në çastin e fotografimit. Në të vërtetë duhet thënë që në fillim se nuk dihet me saktësi viti i tij i lindjes. Ka një dyshim, që për mendimin tim ka shtyrë historianë të ndryshëm ta lënë çështjen të hapur për të shmangur gabimin që shkon nga një deri në tre vjet. Por, gjithsesi, dihet me siguri se kur hyri në vargjet e këngës, që i bënte jehonë kryengritjes së famshme të vitit 1835, ai ishte tashmë një burrë në moshë mjaft të pjekur. Por fakti që është saktësuar viti i lindjes së Hamzë Kazazit nuk mund të shërbejë si argument për të hedhur poshtë arsyet e mjaft autorëve, që në mënyrë të përsëritur shprehen se ai ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Pra, në këtë punim të parë të fotografisë shqiptare të ruajtur deri më sot, ne kemi portretin e një 78-vjeçari. Për arsyetimin e mëposhtëm nuk ndryshon asgjë, edhe po qe se ai do të kishte ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Për të vazhduar më tej, kërkohet vetëm pak vëmendje në shqyrtimin e portretit të tij të famshëm. Nuk ka fare arsye të kesh një përgatitje prej fizionomisti për të kuptuar se personazhi që kemi përpara paraqitet me një vitalitet të pashembullt, në një kohë kur jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve nuk i kalon të 42-45 vjet. Ai ka mustaqe të plota e të shndritshme. Thinjat janë ende të pakta. Në fytyrë nuk i shihet asnjë rrudhë. Nuk ka asnjë shenjë të lëshimit të lëkurës në tërësi. Dhe bilanci është mjaft pozitiv kur hyjmë në detaje. Zhubravitja e moshës në anë të syve dhe muskujve anësorë që rrethojnë buzët është diçka e panjohur për portretin e tij. Faqet i ka të plota, madje të rrumbullakëta dhe në vijën fundore të nofullës së poshtme nuk ka asnjë shenjë lakimi a varjeje, që në mënyrë të padiskutueshme fillon te çdo person që u afrohet të pesëdhjetave. Nuk ka asnjë shenjë të hollimit të muskujve dhe të shfaqjes së pejzave të gushës, as edhe një shenjë të gropëzës së thellë që krijohet nën mollën e Adamit, në një moshë të caktuar. Me vështrimin e tij të perënduar dhe buzët e plota e të fryra, personi në këtë foto të lë përshtypjen e dikujt që gëzon shëndet të mirë dhe mbase ka edhe pak pasion për lëngun e distiluar të frutave të ndryshme, veçanërisht rrushit. Por duhet shtuar menjëherë se ai rrezaton virilitin e pashembullt të një playboy të vërtetë, ka një energji shpërthyese, që mezi e përmban. Në kurriz ai mban një qyrk vojvode, jo fort i zakonshëm, ndërsa në dorën e majtë ai nuk shtrëngon një bastun, por një lloj skeptri, shenjë e një rangu të përfillshëm shoqëror. Përfundimisht, me pak zemërgjerësi, këtë personazh mund ta vlerësojmë midis moshës 45 - 50-vjeçare, por asnjë vit më shumë. Natyrisht, për të saktësuar datën e fotografisë së parë me temë shqiptare, mbase nuk duhet ngurruar të kërkohet brenda vetë fotografive. Gjithnjë më ka intriguar një numër in verso në anë të djathtë, poshtë fotografisë së parë të Marubit. Nëse pranojmë se numri tjetër, në të majtë të fotos, është një numër i thjeshtë inventari, ai i pari mbase përfaqëson një vit, sipas kalendarit të hixhrit. Por mund të kërkohet edhe më tej për të hedhur dritë në këtë ngjarje. Në foton e famshme të Hamzë Kazazit tërheqin vëmendjen dy objekte të tjera. I pari është qilimi, që shtrihet në këmbët e tij dhe e dyta, një karrige e harruar në të majtë të fotografisë. Ekzistenca e kësaj të fundit tregon se jo vetëm që ai tashmë e zotëron mirë artin e fotografisë, por edhe se ka një prodhim seri të tyre, se "klientët" mund të zgjedhin të fotografohen qoftë në këmbë, por edhe ulur. Këtë gjë me sa duket ia mundëson edhe zhvillimi i vetë teknikës së fotografisë, pra tashmë duhet të pranojmë se nuk jemi më në fillimet e kolodionit. Se po të ishte vërtet e para fotografi historike që realizonte, a do të guxonte vërtet të rrezikonte duke vënë përpara kamerës një personalitet si Hamzë Kazazi? Mund të mendohet edhe se ai ose nuk duhet të ketë pasur ende ndihmës, ose ndihmësi nuk është kujdesur të largojë me kohë karrigen nga fusha e fotografimit. A është e njëjta karrige të cilën e shohim të shfaqet edhe në disa fotografi të viteve të mëvonshme? Për sa i përket qilimit, duhet thënë se në fotot e tij gjejmë disa lloje qilimash, por veçanërisht njëri tërheq më shumë vëmendjen, ai që shtrihet në këmbët e Hamzë Kazazit. Është një qilim me punim të ngjeshur, ku bien në sy radhët e rombeve të bardhë brenda të cilëve gjendet një lloj imazhi në trajtë të një zogu të stilizuar krahëhapur, me një lloj luleje të bardhë në anë. Duhet të jetë një qilim veçanërisht jetëgjatë, sepse përveç se te këmbët e H. Kazazit, vazhdojmë ta gjejmë te kompozimi me një rapsod në mes, te fotoja e Myrto Danit me fustanellë (1900-1919), por edhe te këmbët e Fishtës së ri, në një foto të datuar si midis viteve 1900-1915, te këmbët e princeshës së Mirditës, në një foto të Kelit, më 1917-n, për t‘u zhdukur më 1938-n nga këmbët e fotos së famshme të Poradecit, Koliqit, Fishtës e Drenovës, ku gjejmë një qilim me motive të tjera. Është intrigues fakti se ai mungon te këmbët e ‘Vajzës malësore me xhubletë‘, një fotografi e mrekullueshme, që datohet midis viteve 1865-1890. Aty duket se kemi një qilim që shfaqet vetëm një herë dhe zhduket përgjithnjë. Logjikisht, ai duhet të jetë mjaft më i hershëm dhe duhet të jetë përdorur në një fazë të parë në dhomën ku fotografonte Marubi, ndryshe do të na shfaqej edhe më pas. Për këtë arsye jemi të prirur ta shohim atë si nga më të vjetrat fotografi që kemi trashëguar. Por, natyrisht, gjithkush mund të pyesë mbi çfarë kriteri viti më i hershëm i realizimit të saj është marrë viti 1865? Nuk ka asnjë kriter. Nëse do të kishte, do ta kishim mësuar deri më sot. Duke mos përjashtuar ekzistencën e punimeve të tjera që sot janë zhdukur ose presin të zbulohen, duam të besojmë se fotografitë e para që kemi trashëguar i përkasin kufirit kohor midis vitit që pritet të saktësohet i realizimit të punimit të ‘Vajzës malësore me xhubletë‘ dhe vitit 1863, viti i vizitës së G. Von Hahn-it në Shkodër. Me këtë ritheksojmë se nuk kemi arsye t‘i kundërvihemi idesë se nuk ekziston asnjë foto më e vjetër se kjo periudhë. Më sipër vetëm se u përpoqëm të argumentojmë se nuk ka të ngjarë që një foto e tillë të jetë ajo që mendojmë, pra, portreti i pandehur i Hamzë Kazazit. D. Kokonozi © Gazeta Shqip - 2006-2008 Per mu diskutimi rreth DINASTIS MARUBI vetem rreflekton urgjencen per nji strategji qe duhet me pase qyteti i Shkodres me rujt, mrojt e me i studju, por edhe me perfitu prej ksaj trashigimie qe cilido shtet do te kishte ken krenar me pase e do te ishte munu me ja pa piken e hajrit. Besoj ashtu si kam komentu edhe ktu ne ne forum te temat rreth Shkodres perpara, por kam komentu edhe te krey, se koha ka ardh qi "Shkodra" me menu e me projektu nji MUZEUM te mirfillt per kyt DINASTI te shkelqyshme Ballkanike e Europiane te artit te fotografise. Duhet me pase parasysh se arti i fotografise sot ka nji mshtetje te madhe e per dit e ma shum rritet kjo mshtetje, trashigimia e DINASTIS MARUBI besoj se meriton nji muzeum sa asht kalaja e Shkodres (menim personal ky). Nejse tuj dit se ku asht Shkodra sot jam i nergjegjshem se jam tu kerku shum, por gjithsesi prap se prap besoj se per kyt pasuni duhet me pase objektiva per rujtje, mirmajtje e perfitim kaqi asht pjese e artit figurativ dhe trashigimtare qe cilido shtet Europian do te kishte ken krenar e do ta kishte shfrytzu si pasuni qytetare e komtare. Ne qoft se ky koment ju duket i tepert athere merreni si shprehje personale e momentit. [ Edited Tue Apr 27 2010, 10:09am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Hannibal |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3602 Joined: Wed Dec 23 2009, 12:11amPosts: 31 | Argumentimi per foton e pare, edhe se ne artikullin e mesiperm jepen detaje hetimore te bollshme ne fakt lidhet shume thjesht me arsy ma llogjike.. ne fakt me portretin e Hams Kazazit eshte dalja ne treg e negativave te xhamit te prollimit industrial, e per ket arsy nuk ishte me e nevojshme qe ato te prolloheshin ne menyr artizanale nga vet fotografi, plus kesaj duke dit qe Hamz Kazazi ishte per kohen nje figur me influenc ne Shkoder (undheheqes i kryegritjes kunder Tanzimatit) duket qe kjo ka ken arsyja qe Pjeter Marubi te ken rujt negativin e tij. Ne fakt egzistojne dokumenta te shkruar qe vertetojne qe ka pas foto me te hershme por qe jan ne pronsi te Trashigimtareve te Marubeve. Per mendimin e Muzeut te fotografis Shkodrane, Z.Lec eshte projekt qe eshte ne faz realizime, e mendimi jot nuk eshte personal ne ket rast pasi shpejt do shofim realizimin e tij, jo noshta sa Kalaja por mjaftushem qe me shpalos vlerat e jashtzakonshme qe mbart arkivi i Fototekes Kombetare "Marubi" | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Hannibal ka shkruar: Per mendimin e Muzeut te fotografis Shkodrane, Z.Lec eshte projekt qe eshte ne faz realizime, e mendimi jot nuk eshte personal ne ket rast pasi shpejt do shofim realizimin e tij, jo noshta sa Kalaja por mjaftushem qe me shpalos vlerat e jashtzakonshme qe mbart arkivi i Fototekes Kombetare "Marubi" Falemners zotni Hannibal qi me diftove, sepse boll i kam njeke ato qyqe gazetash por kurr s'kam mrri me lexu se ka projekt per me nertu nji gja te till, por ala s'kam mrri me lexu kund ne shtyp shqiptare se asht ne nertim nji fototeke/Galeri/muzeum i mirfillt moderne ne Shkoder per pasunin e dinastise Marubi. Perkunrazi zotni me ca kam lexu e me ca kam pa neper lajme me imazhe, kam pa dale krejt ne konkluzionin se fototeka komtare ne Tirane e ka te domosdoshme terhekjen e tana xhamave-negativ prej Shkodres ne Tirane. Po me gzon ky lajm jashtmaset, e shpresoj t'mos jete vetem nji premtim i radhs qe s'rrealizohet kurr, por u basha me shku vete e me cu jo vetem fmite e mi, por edhe miq e dashamiras ba me na u paraqit rasti nojhere. Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Potreti i një populli ![]() Jorida Pasku | 27/04/2010 Një muze modest etnografik i veriut shqiptar me foto të Pjetër Marubit dhe nxënësit të tij, Kolë Idromeno. Ekspozita e hapur deri më 9 maj në MHK, prezanton peizazhe të Shkodrës, Zadrimës, Dukagjinit, jetën sociale të fshatit dhe qytetit, përkatësinë fetare dhe Luftën për Pavarësi Portrete burrash dhe grash shkodrane, zadrimore, dukagjinase, peizazhe të jetës qytetare dhe fshatare të veriut të Shqipërisë, fotografi nga shpallja e Pavarësisë, të realizuara nga Pjetër Marubi dhe Kolë Idromeno nga viti 1888 deri më 1913. Në një ekspozitë të hapur deri më 9 maj në Muzeun Historik Kombëtar. E quajtur "Portreti i një populli", ajo prezanton 26 fotografi të Idromenos dhe Marubit. Fotografitë e Marubit, i pari që solli artin e fotografisë në Shqipëri, dhe nxënësi i tij Idromeno, janë marrë nga arkivi i Institutit të Kulturës Popullore Tiranë. Janë pjesë e projektit "Bujaria e Shqiponjave" të programit "Interreg III", që mori përsipër restaurimin dhe stampimin të Fotetekës "Marubi". Restaurimi i fotografive dhe shtypja janë kuruar nga fotografi Gino Bleve. Ekspozita është e ndarë në tri seksione: "Grupe dhe Familje", "Gratë" dhe "Burrat". Në të parin Marubi dhe Idromeno kanë fiksuar familje të veriut të Shqipërisë, Shalës, Mirditës, Zadrimës, Shllakut, Dukagjinit në vitet 1888-1900. Të Marubit janë "Fshatarët e Mirditës" (1888), "Dy gra me kostume të thjeshta", "Burrat e Shalës", "Malësorët e Shllakut", të gjitha të vitit 1890. Kurse Idromeno në këtë seksion prezantohet me "Fshatarët Katolikë të Zadrimës" (1890) dhe "Malësorët e Dukagjinit". Më së shumti ky seksion, duket një muze i vogël etnografik i fundit të '800-ës dhe fillimit të '900-ës në Shqipëri. Kemi këtu burra të veshur me tirqe, jelekë dhe breza të qëndisur, çallma të lidhura në kokë, gra me fustane të gjera, të mbështjella me shami, shumë bizhu rreth qafës. Te "Fshatarët katolikë të Zadrimës", burri, gruaja, dhe e reja (nusja apo bija), me qëndrimet dhe portretet, ndihmojnë për të lexuar pak nga natyra, karakteri i tyre. Burri me trupin qiri të drejtë, mustaqelli, që i ka kthyer shpinën dy grave që ka në krah, shpreh një karakter krenar. Gruaja është e mbështjellë me shami. Kurse e reja është e futur në një fustan të gjatë. Ka zbuluar flokët deri tek nofulla dhe ka zbukuruar qafën me lloj e soj arturinash, mes tyre edhe një kryq që tregon përkatësinë fetare. Në fotografinë "Malësorët e Shllakut gjatë prodhimit të rakisë" (1890), Marubi ka fotografuar një grua me tipare noprane dhe me një hije prej burri, me flokë të gjatë e të kreshpëruar dhe me vetullat e ngrysura. Seksioni i dytë, me 6 fotografi, "Pasazhe dhe skena të jetës sociale" i referohet jetës së malësorëve, punëve dhe zanateve të tyre, po aq edhe gëzimeve e tyre. I takon Idromenos të tregojë më tepër me artin e tij për Shkodrën. Liqeni, Buna, Pazari i Shkodrës, peizazhi rreth qytetit, shprehen të gjalla në fotografitë e tij. Tek "Një pasdite vere në Shkodër" e '900-ës, në rrugicat e njohura të Pazarit, të kufizuar nga të dyja anët më shtëpi të ulëta, shihen gra me çadra në duar, të veshura me çitjane dhe me shami të gjata rrotull kokës që u shkojnë deri poshtë belit. Ndërsa gratë enden në rrugët e pazarit, burrat janë arratisur larg qytetit dhe kanë hedhur rrjetat në liqen (në foton "Peshkatarët në liqen", 1890). Ai ka fotografuar edhe dy pamje nga Shkodra, Urën e Mesit, në periferi të qytetit dhe një mjedis fshati, njerëzit e shpërndarë në fusha, e të tjerë hipur në kulla me rastin e Ditës së Pavarësisë. Dy fotot janë titulluar "Ura e Mesit Shkodër-Bunë" (1900). Në seksionin e tretë, "Peizazhe dhe skena nga jeta sociale", Marubi është i pranishëm me: "Atelieja e argjendarit" (1900) dhe "Londini di Zadrima" (1890). Në fotografinë e parë shihet një argjendar para një tezge me bizhu. Kurse fshati Zadrimor, tregohet me fshatarët në ara dhe qetë që plugojnë tokën. Këndi që i është kushtuar grave dhe vajzave malësore, të mban më gjatë përpara fotografive. Nga Idromeno një fshatare në festën e luleve, një katolike duke dalë nga shtëpia, dhe një kurtizane, parë nga Marubi, përbëjnë seksionin "Gratë". "Gruaja katolike që del nga shtëpia" është e mbuluar kokë e këmbë dhe ka një shikim të ndrojtur, gati të frikësuar. Kurtizania e veshur me një fustan me krahë të gjerë dhe jelekë të qëndisur, e tëra e mbuluar me bizhu, zbukurime në flokë, rruaza në qafë, unaza në të gjithë gishtërinjtë, është e rehatuar në kolltuk dhe duket e kënaqur. Një tis lumturie ka rënë edhe mbi portretin e fshatares nga lumi i Bunës, që po shkon në festën e luleve. Në kokë ka bukën e zbukuruar me lule dhe ka veshur xhubletë. Për burrat në ekspozitë ka një vend po aq të rëndësishëm. Për ofiqarët, luftëtarët, fetarët e Shkodrës së 900-ës. Ky është seksioni i fundit i titulluar "Burrat". Në krye është fotografia e Idromenos, "Dy katolikë që tregojnë pikturën e Skënderbeut" (1910), ku shihen burra brenda një manteli të zi deri në fund të këmbëve. Po nga Idromenoja kemi edhe fotografinë e Ismail Qemalit me një ofiqar turk të veshur me uniformën zyrtare, dhe në mes tyre është një fëmijë i veshur me kostum popullor. Fotografi shkodran ka një numër fotosh, që i kushtohen Festës së Pavarësisë. Në fotografitë "Banda Ushtarake e Lirisë" (1910) dhe "Dita e Pavarësisë" (1913) duken fëmijë me uniformë që mbajnë në duar flamuj dhe vegla muzikore, klarineta, daulle, fagot. Ja një mënyrë për të treguar për gëzimet e tyre. Veshjet dhe trupat e hajthëm të fëmijëve flasin për kushte të vështira jetese. Një realizim artistik i përkryer, që të fton të rrish gjatë në këtë seksion është ai "Takim për vëllazëri", ku një grup burrash kanë zaptuar faqen e një mali. Veshjet e tyre janë gjithfarësh, që nga fustanellat deri tek pardesytë e gjata. Në këtë seksion "Marubi", është i pranishëm me foton e një fëmije me veshje popullore, "Fëmijë nga Korça me kapelën e një luftëtari, realizim i 1890-ës. Vihet re një pozim i thjeshtë dhe natyral i fëmijës së veshur me fustanellë, me një rrip të zi rreth gjurit dhe në brez dhe një kapelë luftëtari. Ekspozita e Marubit dhe Idromenos, e hapur në kuadër të aktiviteteve që Ambasada Italiane po zhvillon këto kohë në Tiranë me sloganin "Shqipëri-Itali, dy popuj, një det, një miqësi", qëndron deri më 9 maj në Muzeun Historik Kombëtar. Ndihet vetiu nevoja e një hapësire më të madhe, me më shumë fotografi që krijojnë një imazh të plotë për artin e dy fotografëve dhe mjeshtërinë e tyre. Marre prej Gazeta Shekulli Online trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | Early Photography in Albania Albania, and its culture and history, are to be discovered and appreciated not only through texts, but also through photography. For this reason we have chosen here to offer a few rare glimpses into the past of the Albanian people in collections of early photographs. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | ![]() Pjetro Marubi Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” Shkodër ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | ![]() E ëma e Pjetro Marubit Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” Shkodër ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | ![]() Kel Marubi Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” Shkodër ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | ![]() Gegë Marubi Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” Shkodër ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | ![]() Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” Shkodër ![]() Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” Shkodër ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | ![]() Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” Shkodër ![]() Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” Shkodër ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | Gegë Marubi, i mbrami i dinastisë shkodrane të fotografisë - nga Qerim Vrioni Lidhja e Gegës me fotografinë është e hershme, ajo filloi kur Rok Kodheli, i zbritur nga fshati Kodhel dhe, i vendosur në Shkodër, aty nga fund të shekullit XIX, çoi djalin e tij Mati, si çirak tek italiani Pjetër Marubi. Ky kishte hapur në qytet të parën studio fotografie në vend. Mati-a ndodhi i pafatë, sepse vdiq mjaft i ri, në moshën 19-vjeçare, nga një sëmundje e pashërueshme. Atëherë plaku nga Kodheli e zëvendësoi birin fatkeq me djalin tjetër të tij, Mikelin, atë kohë vetëm 15 vjeç. Këtë e përthithi shpejt magjija e fotografisë, por edhe mjeshtër Pjetri, i cili tanimë ishte shqiptarizuar mirë, e ndihmoi pa u kursyer që Kodheli i ri të zbulonte të fshehtat e profesionit. Kur vdiq mjeshtri, më 1903, Mikelit (Kelit), tashmë fotograf i përgatitur, i mbeti studjoja me emrin e njohur "Fotostudio Marubbi", por edhe mbiemri Marubi, të cilin e trashëguan më vonë të gjithë pasardhësit e tij. ![]() Gegë Marubi u lind në Shkodër në vitin 1907 në familjen Kodheli si njeri nga dy djemtë dhe tri vajzat e fotografit Kel, tre vjet pasi ishte shuar pioneri i fotografisë shqiptare, gjyshi Pjetër. Ky i fundit, kish ardhur nga Italia më 1856 dhe, dy vjet më vonë kishte realizuar fotografinë e parë shqiptare. Gega, me emrin e lindjes Gregor, bashkë me të vëllan dhe motrat kryenin punë të rëndomta në atelje, por dukej se mjeshtri këtij i kishte vënë syrin për t'a pasur krah në fotografi. Ndoshta zgjedhja nuk ka qënë rastësi, diçka të veçantë mund të ketë dalluar i ati tek i biri. Kështu, në moshën 17 vjeçare, Keli edhe me ndërhyrjen e vëllezërve të njohur francezë, Lymjerë, me të cilët kishte letërkëmbim, e dërgon Gegën për studime në Francë. Aty, ai regjistrohet në shkollën e parë të kinematografisë dhe fotografisë në botë, "Lumiere & Joungla" të Parisit, të hapur nga Vëllezërit Lumjere. Gega ishte studenti i parë i huaj i që kryente studimet në të. Sipas stdiuesit Pirro Naçe, aty ai u njoh edhe me fotografët e shquar parizian të kohës, Atget (1857-1927) dhe Lartigue (1894-1986). Mjeshtër Keli, me dërgimin e Gegës për shkollim professional, tregon se kuptoi shumë mirë se për të vazhdur rritjen e nivelit të punës në "Studio Marubi" lipseshin njohuri teorike dhe praktike bashkëkohore. Pasi studioi për dy vjet në Francë, më 1927, Gega kthehet në Shkodër me njohuri të plota teorike dhe praktike për fotografinë, por edhe me ëndra e projekte mbi të ardhmen e "Foto Studio Marubi". Fillon të bëj ndryshime në ndriçimin e ateliesë dhe i përkushtohet sidomos fotoportreteve brenda saj, por edhe të dali në natyrë e të fotografoj për qejf të vet. Puna në dyqan po ecte mirë, prej disa vitesh (1919) po mbahej edhe regjistri i fotove, një nga gjerat më të mençura dhe me vlera të paçmushme për fondin Marubi. Ndërkohë, materialet fotografike porositeshin tek firma e Lymjerëve, pra të cilësisë më të lartë, çka bënte që edhe fotografitë të dilinin teknikisht mjaft të pastra. Gega fillon të eksperimentojë për gjithçka kishte mësuar në shkollë. E nis me solarizimin që edhe në Francë ishte gjë e re, më pas vazhdon me fotografimet e peizazheve me filtra, ku tregohet mjeshtër i vërtetë dhe pioner në këtë lëm për fotografinë shqiptare. Natyrisht, mund të këtë pasur edhe përplasje ndërmjet të atit dhe të birit, secili me nga një armë të fortë, por të ndryshme nga e tjetrit. Plaku kishte përvojën e tij të pasur, por edhe të mjeshtër Pjetrit, ndërsa rioshi kishte shkollën e francezëve të njohur të kinematografisë. Nga këto ndeshje, më e fituar dilte "Studio Marubi", e cila përherë e më shumë po ngrinte nivelin e punimeve fotografike. Rreth vitit 1930, ai realizon për herë të parë foto me reliev dhe me rreze infra të kuqe në Tiranë e gjetiu. Ishte një sprovë e sikletëshme, por e kaluar me sukses nga Gega. Janë fotografi që kur shihen sot, të mbajnë gjatë para tyre duke menduar se si ka arritur fotografi të trajtojë objekte të ndryshme si të ishin të shkëputura nga e tëra, sikur gjysma e fotos të ishte pozitive dhe gjysma negative. Këto ishin lodrime të bukura artistike e plot fantazi të fotografit me gjuhën e fotografisë, përherë brenda natyrës së veçantë të këtij mediumi. Më 1936, në Bari të Italisë, ku si për çdo vit organizohet panairi i njohur si "Fiera del Levante", merr pjesë dhe Shqipëria me një pavion artizanati, por edhe me disa fotografi. Aty Gegë Marubi vlerësohet me "Fletë Nderi", çka natyrshëm e ngazëlleu atë, por edhe të atin, Kelin, puna është në rrugë të mbarë. Ishte diçka që plaku nuk e kishte arritur e provuar, por s'kishte shumë rëndësi, atë po e gëzonte i biri. Përveç punës së përditëshme në atelje, mjeshtri i ri vazhdon të fotografoj gjithmonë e më tepër jashtë studios, peizazhe natyrore dhe urbane, portrete, pa harruar se ajo që bënte sot duhet të ishte më e mirë se e djeshmja. Më 1937, Gega bashkë me fotografët më të mirë të kohës, si Ymer Bali, Mandi Koçi, Dedë Jakova, Kol Maca, Vasil Ristani, Ali Bakiu, Shan Pici etj, ftoen nga mbreti Zog për të përjetësuar në letrën fotografike kremtimet e mëdhaja të 25 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë në Tiranë. Po atë vit, me një farë guximi prej artisti, Gega hap në Tiranë një ekspozitë vetjake me punime fotografike në shumë zhanre, duke përdorur pllakat autokrome të Lymjerëve. Historikisht, kjo është dhe ekspozita e parë fotografike në Shqipëri. Ekspozita përbënte një ngjarje në jetën e vakët kulturore të kryeqytetit shqiptar. Në shkurt të vitit 1938 realizon foton "Katër shkrimtarët e mëdhenj", ku paraqiten Fishta, Asdreni, Koliqi dhe Poradeci, njerëz të shquar të letrave shqipe. Dy shkrimtarët e jugut, Asdreni dhe Poradeci, kishin shkuar në Shkodër me ftesë të Fishtës për kremtimin e 25 vjetorit të pavarësisë, por për shkaqe të ndryshme kishin mbritur atje tre muaj më vonë. Fotografia është realizuar në studio dhe është mjaft e studiuar, si nga vendosja simbolike e personave, ashtu dhe nga konturimi grafik dhe shpërndarja tonale e bardhë e zisë. Kështu, ajo mbetet një nga fotografitë më të goditura të Gegë Marubit. Po atë vit, ai merr pjesë me fotografi në Panairin e Selanikut (Greqi), ku dhe aty puna e tij çmohet, Gega nderohet me "Medalje Ari", vlerësim nxitës i punës së tij me pasion dhe frymëzim artisti. Ndërkohë, Gega realizon fotoportrete të figurave të njohura të jetës shpirtërore shqiptare. Veçojmë këtu portretet e Aleksandër Xhuvanit, Migjenit, Lola Aleksi, Tefta Tashko Koço, Marije Krajës, e piktorit Kol Shiroka etj. Njeri me kulturë europiane, ai, natyrisht do tërhiqej nga figura që jo vetëm e konsumonin, por edhe krijonin kulturë. Në këtë suazë, i veçantë sidomos është portreti i piktorit Kol Shiroka, ku ndonëse ai nuk paraqitet me përparsen e punës, pra nuk është në proces pikturimi, me bardhë e zinë karakteristike, jepet mirë e bukur bota e një artisti ëndërimtar e romantik. Fotoja është mbajtur pa kontraste të forta tonale, çka i shkon mjaft mirë edhe natyrës së qetë të vet piktorit. Vdekja e të atit Kelit, më 1940, e hidhëroi pa masë, sepse me të kishte lidhje të dyanëshme, si prind dhe si koleg. Vazhdon të fotografojë, por sidomos, të ruaj dhe mbaj me rreptësi regjistrin e fotgrafive. Pas 1944, vijon si fotograf privat, veprimtari që zgjati deri në vitin 1949, kur me vendim qeverie u shtetëzuan të gjitha studiot fotografike private. Këtë ngjarje të dhimbshme e pasqyron edhe një fotografi e bërë nga Angjelin Nenshati, ku me një buzëqeshje të ngrirë qëndrojnë para aparatit, Gega, Shan Pici, Pjetër Rraboshta, Dedë Jakova, të cilët bashkë me fotografuesin, përbëjnë "Pesëshen" e njohur të fotografëve shkodranë të shekullit XX. Themi të ngrirë, sepse prej atij çasti ato detyroheshin të punonin me profesione të tjera artizanale që s'kishin të bënin me artin, për më tepër nën urdhëra dhe varësi nga njerëz që s'e njihnin fare fotografinë. Më pas Gega, thuajse nuk fotografon fare, por ruan dhe mirëmban me kujdes të veçantë fondin e madh të paraardhësve, punë e vyer që në një farë mënyre, zbuste pasojat e kolektivizimit brutal dhe i jepte atij kënaqësi krijimi. Në vitin 1970, u zhvillua farsa e faljes (dorëzimit) nga Gega organeve shtetërore të Fondit Marubi prej rreth 200.000 fotografish në letër, xhama dhe negativa (celuloid). Diçka të papëlqyeshme për diktatorin mendohej se kishte brenda tij, prandaj, ndoshta, u kërkua fondi, i cili u muarr nga përfaqësuesit e shtetit pa proces-verbal dhe pa numërim. Shpejt u inskenua edhe letërkëmbimi i shtirë, i shplarë, por i detyruar i fotografit plak me diktatorin që mbushi faqet e shtypit të vetëm shtetëror. Nga fundi i jetës, në vitin 1984, Gegë Marubi e çliroi vehten nga një e fshehtë përvëluese 40-50 vjeçare. Ai i dorëzoi në mirëbesim, arkivistes së tij besnike të fototekës një zarf me dhjetë foto (negativa në celuloid) nudosh femërore të realizuara në qytetin e Shkodrës gjatë periudhës 1927-1940. Edhe ai, si gjithë fotografët e të gjithë kohrave ka lëvruar edhe zhanrin e ëmbël të nudos, megjithë gjendjen e ulët të emancipimit të femrës në vend. Madje fillënisësa në këtë lëm ishin mjeshtrat Pjetër dhe Kel, që kishin realizuar të tilla, disa dhjetvjeçarë më parë. Ai nuk donte t'i merrte me vehte në atë botë nudot e tij, por edhe ndoshta të tregonte se në fotografi, shqiptarët nuk janë shumë prapa vendeve të tjera dhe kanë lëvruar çdo zhanr të saj. Si duket e kishte bluar gjatë mendimin e dorëzimit të nudove sepse ai i krijonte një si ngërç në shpirt sa herë i kujtonte dhe priti tik-taket e fundit të jetës së tij për t'a bërë këtë veprim, ishte në një farë mënyre, katarsisi i fundit i fotografit plak... 28 maji 1984, ishte dita e fundit e jetës së Gegë Marubit, ndoshta fati e donte që ai të ndahesh nga kjo botë po atë muaj kur 77 vjet e tetë ditë më parë ishte lindur. Me shuarjen e Gegë Marubit u fik edhe zjarri i fundit i yllësisë fotografike me emër e famë botërore Marubi, por nuk u mpak vlera e fondit fotografik 120 vjeçar. Ai çdo ditë e më tepër bëhet i pranishëm dhe e dobishëm për botën kulturore dhe shkencore të shqiptarëve në të gjitha trevat ku ata banojnë. E, një pjesë e madhe e këtij fondi, është fryt i mendjes dhe dorës së Gegë Marubit. ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System