Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Kinematografia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Kinematografia ne Shqiperi !
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
::albweb::
Sun Jul 05 2009, 06:13pm


Registered Member #2264
Joined: Thu Aug 28 2008, 09:05am

Posts: 3321
Kinematografia ne Shqiperi u zhvillua mbas vitit '45, nderkohe qe si shfaqje e pare filmike njihet ajo e piktorit Kol Idromenos ne vitin 1912. Filmi me i vjeter me teme shqiptare i xhiruar nga te huajt, eshte "Albania ribelle", xhiruar nga shoqeria italiane "Cines" e Torinos, ne vitin 1909. Ne vitin 1946 u ngrit ndermarrja e pare kinematografike shqiptare. Gjate viteve '70- '80-'90 prodhimi kinematografik shqiptar numuronte ne vit, 14 filma artistike, 40 dokumentare dhe kronikale, 16 filma vizatimore te teknikave te ndryshme. Pas viteve '90, prodhimi i filmit shqiptar ka shenuar renie te ndjeshme.

"Tana", eshte film i pare artistik shqiptar me metrazh te gjate. Prodhim i Kinostudios "Shqiperia e re", realizuar ne vitin '1958. Subjekti i filmit, me teme nga jeta shoqerore e fshatit dhe eshte me skenar te Fatmir Gjates, mbeshtetur ne novelen e tij me te njejtin titull. Regjisor eshte Kristaq Dhamo.

"Qeshim se nuk qajme dot" eshte filmi i pare artistik me metrazh te shkurter, me regjisor, Viktor Stratoberdha, me skenar te Dionis Bubanit. U shfaq per here te pare pas 43 vjetesh, ne vitin 1999, per shkak se regjisori Stratoberdha u denua nga regjimi komunist. Viktor Stratoberdha u lind ne qytetin e Korces ne vitin 1925."Beni ecen vete". Film artistik per femije me regjisore Xhanfise Keko (Artiste e Popullit), prodhim i vitit 1975. Ka fituar cmimin e posacem ne festivalin per femije te Salernos ne Itali ne vitin 1979.

"Zana dhe Miri", eshte filmi i pare vizatimor i prodhuar ne vitin 1975. Me pas filloi prodhimi i filmave me tekniken e vizatimit dhe me vone i filmave me tekniken e kombinuar me sende reale.



Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1194 sec, 0.0287 of that for queries. DB queries: 34. Memory Usage: 2,466kB