Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkodra dhe Politika
 
<< Previous thread | Next thread >>
Jozefina Topalli
Go to page  1 2 3
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Fri Jun 11 2010, 04:45pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Konferenca e parlamentarëve të KiE, Topalli: Punojmë për integrimin

NIKOZIA- Axhenda e Parlamentit është axhenda e integrimit europian”, tha sot Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në Konferencën e nivelit të lartë të Kryetarëve të parlamenteve të KiE-së, që po zhvillohet në Qipro.

Mes krerëve të parlamenteve europiane në sesionin me temë “Roli dhe përgjegjësitë e opozitës në parlament”, Kryetarja e Kuvendit tha:
“Shqipëria, në 20 vitet e fundit ka bërë transformime të jashtëzakonshme. Ajo është anëtare e NATO-s; ajo ka bërë kërkesë për statusin e vendit kandidat në BE dhe pak ditë më parë ne kemi dorëzuar përgjigjet e pyetësorit të sjella nga Komisioni Europian. Më 27 Maj, komisionerja Malmstrom mori vendimin për t’i propozuar Këshillit dhe PE-së heqjen e vizave për shqiptarët. Dhe kjo u ratifikua me 2 qershor në Ministerialin e Sarajevës.”

Duke u ndalur në situatën politike kryeparlamentarja Topalli tha se opozitës iu krijuan të gjitha hapësirat e nevojshme për një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor, ndërkohë që kodi elektoral u votua në Kuvend si ligj konsensual.

Sipas Topallit ishin standartet e realizuara nga këto zgjedhje që bënë atë që Këshilli europian të pranojë kërkesën për statusin e vendit kandidat.

(m.a/News24/BalkanWeb)
trokit ketu

[ Edited Sun Jul 04 2010, 09:50am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jun 12 2010, 01:43pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Topalli: 'Axhenda e Parlamentit është axhenda e integrimit evropian'

“Agjenda e Parlamentit është agjenda e integrimit europian”, tha sot Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në Konferencën e nivelit të lartë të Kryetarëve të parlamenteve të KiE-së, që po zhvillohet në Qipro, nën kujdesin e vetë Presidentit të PACE, Cavusoglu.

Mes krerëve të parlamenteve europiane në sesionin me temë “Roli dhe përgjegjësitë e opozitës në parlament”, Kryetarja e Kuvendit tha:

"Jam e nderuar dhe e privilegjuar që marr pjesë për herë të dytë, në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të KiE.

Dua të përgëzoj Garoyian dhe Presidentin e PACE-s për pritjen e ngrohtë dhe organizimin e shkëlqyer të kësaj konference.

Shqipëria është anëtare e KiE prej 15 vitesh. Ky institucion ka qenë një mbështetje për vendin tim gjatë viteve të tranzicionit.

Unë dua të shpreh mirënjohjen për punën dhe mbështetjen që PACE vazhdon të japë për vendin tim.

Shqipëria, vendi nga unë vij, në 20 vitet e fundit ka bërë transformime të jashtëzakonshme.

Ajo është anëtare e NATO-s; ajo ka bërë kërkesë për statusin e vendit kandidat në BE dhe pak ditë më parë ne kemi dorëzuar përgjigjet e pyetësorit të sjella nga Komisioni Europian.

Më 27 Maj, komisionerja Malmstrom mori vendimin për t’i propozuar Këshillit dhe PE-së heqjen e vizave për shqiptarët. Dhe kjo u ratifikua me 2 qershor në Ministerialin e Sarajevës.

Për të gjitha këto është bërë punë e madhe. Parlamenti, komisionet parlamentare kanë punuar e votuar një numër të madh ligjesh të reformave të thella. Axhenda e Parlamentit është axhenda e integrimit europian. Kjo do të thotë reforma në çdo fushë; kjo kërkon guxim por edhe vendosmëri, sepse reformat nuk janë garë pa pengesa. Në këto sfida Parlamenti është kthyer në institucion lider.

Më 28 qershor 2009 në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Për këto zgjedhje, Kuvendi u angazhua për të dhënë kontributin e vet për një proçes të lirë dhe të ndershëm.

Kuvendi pranoi çdo propozim të opozitës për sistemin elektoral dhe bëri gjithçka për t’i dhënë siguri të plotë, opozitës.

Kodi elektoral u votua në Kuvend si një ligj plotësisht konsensual, me të drejtën e vetos për çdo komisioner, çdo observues.

Këto zgjedhje rezultuan unike në historinë e vendit tim. Ato u mbajtën me një teknologji totalisht të re, lista votuesish dixhitale, pasaporta biometrike dixhitale e karta identiteti.

Veç kësaj, çdo votë fotografohej, filmohej dhe transmetohej online duke bërë një transparencë unike ne proçesin e numërimit të votave.

Ky proçes u vëzhgua nga 518 vëzhgues të huaj. Raporti i OSCE/ODIHR vlerësoi këto zgjedhje si zgjedhje që plotësuan shumicën e standarteve të ODIHR-it, dhe ku nuk pati asnjë provë për manipulim.

Kjo bëri që vetëm pas pak muajsh Këshilli Europian pranoi kërkesën tonë për statusin e vendit kandidat dhe iu drejtua Komisionit për opinion.

Por, opozita megjithëse tha se pranonte rezultatin, bojkotoi Parlamentin. Unë dua të falenderoj Komitetin presidencial të PACE-s të kryesuar nga Presidenti Cavusoglu për angazhimin e tyre në kapërcimin e këtij absurdi. Dua të përsëris edhe këtu mbështetjen ndaj dokumentit të PACE-s për Shqipërinë.

Shqipëria, ashtu si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor aspiron të bëhet anëtare e BE-së sa më shpejt. Kjo aspiratë e shpirtit dhe kjo axhendë e mendjes kanë bërë që Shqipëria të transformohet në mënyrë dinamike, në një kohë shumë të shkurtër.

Edhe në kohën e krizës së madhe globale financiare, Shqipëria vazhdon të ketë rritje ekonomike pozitive me 3.5 për qind, rritje të eksporteve, rritje të investimeve, rritje të rrogave, inflacion 2%, borxh dhe defiçit nën kontroll.

Në vendin tim ka një vullnet të hekurt për të vazhduar me axhendën e reformave.

Në Parlament, 2 vite më parë, kemi arritur marrëveshje të mëdha për ndryshime kushtetuese, apo për reforma elektorale midis partisë në pushtet dhe opozitës.

Por, ka raste kur persona politikë bëjnë luftë të paprinciptë, apo përpjekje për t’iu kundërvënë ligjit, kushtetutshmërisë për interesa egoiste personale.

Pas zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, akti i partisë, që votuesit e kanë çuar në opozitë është të pranojë dhe të nderojë verdiktin e popullit dhe jo të bojkotojë. Roli i opozitës është i shenjtë. Ky rol duhet të jetë objektiv, konstruktiv dhe për çështje kombëtare bashkues.

Detyra e opozitës nuk është të propozojë asgjë dhe të kundërshtojë çdo gjë. E aq më pak të përdorë mekanizma penguese, bllokues.

Ajo duhet të guxojë, të sfidojë interesa të ngushta partiake, e jo të kthehet në funksion të interesave individuale të një personi.

Sjellja dhe roli i opozitës përbën një element thelbësor për matjen e cilësisë së demokracisë.

Nëse ajo merr rolin e prishësit, ajo dëmton drejtpërdrejt vendin në zhvillim.

Kur partitë e opozitës, përdorin mjete ekstra parlamentare, forma të ashpra e të gjata bojkoti, apo mjete të tjera që nuk i takojnë një force politike, kjo formë e të bërit opozitë është mohimi i dialogut, i konsensusit, dhe mohim i vetë qënies opozitë parlamentare.

Kryetarët e Parlamenteve kanë një mision e përgjegjësi shumë të rëndësishme. Padyshim nuk është rol i lehtë. Kolegët, Kryetarë Parlamentesh të pranishëm në këtë sallë e dinë më mirë se kushdo tjetër, me sa sfida duhet të përballemi.

Detyra jonë është të respektojmë opozitën, hapësirat, rolin dhe çdo kërkesë të ligjshme të saj.

Por, në të njëjtën kohë të jemi garant të respektimint të ligjit, të Kushtetutës e shtetit ligjor.

Mbi ligjin, e shtetin e së drejtës nuk qëndron askush, as opozita.

Kur një forcë politike zgjidhet përmes zgjedhjesh demokratike, opozita duhet të përfaqësojë kritikën konstruktive ndaj saj, dhe jo bojkotin. Përndryshe deputetët opozitarë mund të përfundojnë duke harxhuar kohë me pasoja efektesh negative, edhe për vehten e tyre. Dhe kjo e ka emrin papërgjegjshmëri.

Ndodh që të përballesh edhe me këtë të fundit, ashtu siç mund të ndodhë të përballesh edhe me irracionalen, absurdin apo çudi të tjera.

Është vetëm në demokraci që partitë të mësojnë rolet e tyre. Në demokraci opozita duhet të jetë një kujtesë konstante për më të mirën.

Unë, në jetën time politike kam qënë 8 vjet në opozitë. Ndoshta në ato vite ne krijuam shkollën e opozitarizmit në Shqipëri. Opozita është pushtet moral. Qytetarët që e kanë votuar atë, mbështeten tek roli i saj për të realizuar pritshmëritë e tyre. Roli i opozitës duhet të jetë luajal ndaj interesave të vendit dhe qytetarëve.

Unë shfrytëzoj edhe një herë këtë rast për t”Ju falenderuar Ju, zotërinj kolegë, parlamentet e vendet tuaja për besimin që i keni dhënë vendit tim në ratifikimet e MSA, në ratifikimet e Protokolleve të NATO-s.

Jam e lumtur që edhe shqiptarët, një popull i izoluar për shekuj, në fund të këtij viti do të lëvizin të lirë, pa viza, si çdo qytetar i BE.

Komunikimi me email, facebook, twitter, është një mrekulli komunikimi virtual. Shqiptarët në fund të vitit do të komunikojnë edhe realisht, fizikisht, jo vetëm virtualisht. Dhe ky ështe dimensioni i fuqishëm i Lirisë, për të cilën luftojmë të gjithë bashkë".

Kthehu | 12.06.201
© Copyright 2007-2009 Bota Sot
trokit ketu

[ Edited Sun Jul 04 2010, 09:52am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jun 12 2010, 01:45pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Sllovenia garanton mbështetjen për Shqipërinë, në liberalizimin e vizave

Takimi me Kryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, Pavel Gantar u përqendrua në heqjen e vizave.

"Sllovenia, tha Kryetari i Parlamentit slloven ju ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë, në të gjitha përpjekjet e saj drejt Bashkimit Evropian.

Kjo mbështetje nuk do të mungojë as në heqjen e vizave. Integrimi dhe liberalizimi i vizave shkojnë paralelisht, ndaj ne e konsiderojmë heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, si prioritet. Ne sigurisht, tha Gantar nuk do e lidhim çështjen e vizave me situatën politike në Shqipëri. Këto dy çështje, nuk mund të lidhen bashkë" .

Mes takimeve të shumta Kryetarja e Kuvendit u takua e bisedoi me Kryetarin e Parlamentit të Letonisë, Daudze dhe të Bullgarisë, Tsacheva.

Këto takime synuan mbështetjen për lëvizjen e lirë të shqiptarëve, përmes lobingut, me të gjitha parlamentet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Kthehu | 12.06.2
© Copyright 2007-2009 Bota Sot
trokit ketu

[ Edited Sat Jun 12 2010, 01:55pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jun 12 2010, 01:53pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kryetarja e Kuvendit, Topalli takohet me Nënkryetarin e Parlamentit portugez, Jose Vera Jardim

Gjatë punimeve të Konferencës Kryetarja Topalli zhvilloi një takim të veçantë me Nënkryetarin e Parlamentit të Portugalisë, Jose Vera Jardim, të cilit i kërkoi mbështetjen për Shqipërinë, në Parlamentin dhe Këshillin Europian për liberalizimin e vizave.

Kryetarja e Kuvendit tha se " Shqipëria ka plotësuar të gjitha kriteret dhe obligimet e saj për heqjen e vizave. Komisionerja Malmstrom, më 27 maj mori vendimin pozitiv për këtë aspiratë të madhe të shqiptarëve. Tani fjalën e ka Parlamenti Europian dhe Këshilli".

Kolegu portugez i premtoi zonjës Topallit se do vazhdonte të mbështeste në Parlamentin dhe Këshillin Europian, këtë pritshmëri të shqiptarëve.

Nënkryetari i Parlamentit të Portugalisë Jose Vera Jardim shprehu njëherësh dhe dëshirën për të vizituar Shqipëri.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, në kuadër të Konferencës të Kryetarëve të parlamenteve të KiE-së, u takua me Kryetarin e Parlamentit të Azerbaixhanit, Oktay Asadov dhe të Armenisë, Hovik Abrahamyan.

Kthehu | 12.06.2010

© Copyright 2007-2009 Bota Sot.
trokit ketu

[ Edited Sat Jun 12 2010, 01:54pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jun 12 2010, 01:57pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kryetarja e Kuvendit takohet me Kryetarin e Parlamentit hungarez, Pal Schmitt

Gjatë Konferencës së Kryetarëve të parlamenteve të PACE, Kryetarja Topalli u takua dhe me Kryetarin e sapozgjedhur të Parlamentit të Hungarisë, Pal Schmitt.

Jozefina Topalli e uroi zotin Schmitt për zgjedhjen në detyrën e rëndësishme të Kryetarit të Parlamentit, si dhe për fitoren e Qendrës së Djathtë në Hungari.

Në bisedë, dy kolegët u përqendruan në bashkëpunimin e Shqipërisë, jo vetëm me Parlamentin hungarez, por edhe në bashkëpunimin me europarlamentarët hungarezë në Parlamentin Europian.

Hungaria është vendi që do të ketë presidencën europiane pas një viti dhe, Kryetarja e Kuvendit gjeti rastin për t’i kërkuar dhe një herë mbështetjen e vendit të tij për Shqipërinë, në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe votën në Parlament për liberalizimin e vizave.

Kryetari i Parlamentit hungarez, Pal Schmitt garantoi zonjën Jozefina Topalli se vendi i tij dhe Parlamenti hungarez do vazhdojë të mbështesë përpjekjet e mëdha që qeveria dhe shqiptarët, kanë bërë gjatë kësaj periudhe.

Kthehu | 12.06.2010

© Copyright 2007-2009 Bota Sot.
trokit ketu

[ Edited Sat Jun 12 2010, 01:58pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jun 12 2010, 02:06pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Topalli në Qipro, lobim për lëvizjen e lirë

Tiranë - Lobimi për lëvizjen e lirë të shqiptarëve ishte qëllimi kryesor i takimeve që Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi me kryeparlamentarit e disa vendeve gjatë qëndrimit të saj në Qipro, ku mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë të kryetarëve të parlamenteve të KiE-së.

Sipas njoftimit për shtyp nga Kuvendi, Topalli u takua me kryetaren e Dhomës së Lordëve, Baroneshën Helen Hayman dhe nënkryetarin e Dhomës së Ulët, Sir Alan Haselhurst.

Kryetarja e Kuvendit, pasi i njohu zyrtarët britanikë për ecurinë e Shqipërisë gjatë viteve të fundit në kuadër të proceseve integruese, u ndal tek zgjedhjet e 28 qershorit, të cilat siç tha ajo "u kualifikuan nga "arbitri ndërkombëtar" si zgjedhje të standardeve të OSBE-së".

"Ky ishte procesi më i mirë dhe më transparent, që shqiptarët kanë pasur në 20 vite. Për të arritur këtë transparencë numërimi i votave u bë përmes fotografimit, skanimit, filmimit dhe transmetimit online. Kjo ishte një gjë e re që ne arritëm në Shqipëri", tha Topalli.

Gjatë qëndrimit në Qipro, Topalli u takua dhe me kryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, Pavel Gantar me të cilin bisedoi për heqjen e vizave. "Sllovenia do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në të gjitha përpjekjet e saj drejt BE-së dhe kjo mbështetje nuk do të mungojë as në heqjen e vizave. Integrimi dhe liberalizimi i vizave shkojnë paralelisht, ndaj ne e konsiderojmë prioritet heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Ne nuk do e lidhim këtë çështje me situatën politike në Shqipëri, pasi ato nuk mund të lidhen bashkë", u shpreh Gantar.

Gjatë Konferencës së Kryetarëve të parlamenteve të PACE, kryetarja Topalli u takua dhe me Kryetarin e sapozgjedhur të Parlamentit të Hungarisë, Pal Schmitt. Hungaria është vendi që do të ketë presidencën evropiane pas një viti dhe Topalli gjeti rastin për t’i kërkuar dhe një herë mbështetjen e vendit të tij për Shqipërinë në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe votën në Parlament për liberalizimin e vizave.

Kryeparlamentari hungarez e garantoi znj. Topalli se vendi i tij dhe Parlamenti hungarez do vazhdojë të mbështesë përpjekjet e mëdha që qeveria dhe shqiptarët, kanë bërë gjatë kësaj periudhe.

Kryetarja e Kuvendit u takua dhe me kryetarin e Parlamentit të Letonisë, Daudze, të Bullgarisë, Tsacheva dhe me kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Fini të cilëve iu kërkoi mbështetje për lëvizjen e lirë të shqiptarëve.
2010-06-12 11:17

Copyright 2009 © GazetaStart.com -
trokit ketu

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jun 24 2010, 10:30am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Topalli: Rezoluta e PE-së, lajm i mirë për shqiptarët

Kryetarja e Kuvendit: “Rezoluta e Komisionit të jashtëm të PE në mbështetje të liberalizimit të vizave, një lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët, që vjen si shkak i reformave të guximshme, të bëra”.
“Rezoluta e Komisionit të Jashtëm të PE në mbështetje të liberalizimit të vizave me Shqipërinë, është një lajm shumë i mirë për shqiptarët”- u shpreh Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në filllim të takimit me Zëvendëspresidentin e Asamblesë parlamentare të OSBE, Wolfang Gossruck, i cili erdhi sot për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Kryetaja e Kuvendit falenderoi dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen që zoti Grossruck dhe kolegët e tij në PE dhe Parlamentin austriak, i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë, në procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimit evropian të saj.

Kryetarja e Kuvendit tha se "Rezoluta e Komisionit të Jashtëm të PE e miratuar sot, është lajmi më i mirë për shqiptarët, pasi ata e meritojnë lëvizjen e lirë në Evropë, në përgjigje të reformave dhe transformimeve të thella, që shqiptarët kanë bërë në një kohë kaq të shkurtër.

Po ashtu, Parlamenti Europian, i kërkoi sot opozitës të japë kontributin e saj dhe të mbështesë reformën në drejtësi.

"Për shqiptarët -tha zonja Topalli, dhe për biznesin është e rëndësishme që opozita të votojë, sikurse kërkon PE sot në rezolutën e saj , edhe ligjin për Gjykatën Administrative."

Nga ana e tij Gossruck dhe delegacioni që e shoqëronte atë, uroi Kryetaren e Kuvendit dhe shqiptarët për Rezolutën e Parlamentit Europian, duke theksuar se Qeveria dhe Parlamenti kanë bërë një punë shumë të madhe.

Më tej biseda u përqëndrua në përpjekjet e jashtëzakonshme që Qeveria, Parlamenti dhe vetë shqiptarët po bëjnë për të përmbushur standartet evropiane, për marrjen e Statusit të Vendit Kandidat në BE, duke u ndalur veçanërisht në miratimin e muajve të fundit, të 170 ligjeve dhe marëveshjeve në Kuvendin e Shqipërisë, për zhvillimin evropian të saj.

Kryetarja e Kucvendit vlerësoi se jeta parlamentare në Shqipëri ecën me një axhendë intensive dhe, opozita drejton disa komisione.

Në vijm të bisedës, Gossruck bëri me dije Kryetaren e Kuvendit për nismën që Parlamenti austriak ka ndërmarrë për promovimin e Shqipërisë, ku në muajin tetor do të zhvillohet programi "Ditët e Shqipërisë.”

Duke ftuar Kryetaren e Kuvendit për të nderuar me pjesëmarrjen e saj në këtë aktivitet , deputeti Gossruck, tha se deputetët dhe institucionet austriakë janë veçanërisht të interesuar, për të promovuar Shqipërinë, dhe produktet e saj në të gjitha fushat.

© Copyright 2007-2009 Bota Sot.
trokit ketu

[ Edited Thu Jun 24 2010, 10:32am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jun 29 2010, 11:15am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Jozefina Topalli

Albanian speaker touches down in Azerbaijan
2010-06-29 AzerTAc

BAKU, June 29. (AzerTAc). Jozefina Topalli, Speaker of the Albanian Parliament arrived in Azerbaijan on Monday.

At the Heydar Aliyev international airport, she was welcomed by First Deputy Chairman of the Milli Majlis, Chairman of the Parliamentary committee on security and defense Ziyafet Asgarov and other officials.

Topalli told journalists that it is her first visit to Azerbaijan. She is going to meet with Azerbaijani officials to discuss Albania-Azerbaijan relations. Topalli expressed hope that the present visit would help expand interparliamentary cooperation.

Source: bsanna-news.

trokit ketu

Albanian Parliament Chairman: Azerbaijan is one of leading countries for economy development

Azerbaijan, Baku, June 29 / Trend, K. Zarbaliyeva /

Azerbaijan is one of the leading countries for economic development and digital technologies, speaker of the Albanian Parliament Josefina Topalli said today during a meeting with the Milli Mejlis (Parliament of Azerbaijan) Speaker Ogtay Asadov.

According to Topalli, this visit will strengthen bilateral and multilateral relations of Albania and Azerbaijan.

Such visits will contribute to the development of inter-parliamentary relations of the two countries, Asadov said.

Josefina Topalli's meetings with President Ilham Aliyev, Prime Minister Artur Rasizade and the country's other officials are scheduled in Baku.

During the meetings it's planned to discuss prospects of bilateral cooperation, as well as expansion of inter-parliamentary ties.

Topalli arrived in Azerbaijan June 28.

Do you have any feedback? Contact our journalist at -email-

© TREND News Agency
trokit ketu

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jul 02 2010, 07:42am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Jozefina Topalli

Azerbaijan, Albania interested in expanding ties

Thu 01 July 2010 | 09:43 GMT Text size:

Artur Rasizade Azerbaijan and Albania are interested in expanding ties in all spheres.

Artur Rasizade

Azerbaijan and Albania are interested in expanding ties in all spheres, said Josefina Topalie, chairman of the Albanian Parliamnet, visiting Baku during the meeting with Azerbaijani Premier Artur Rasizade, according to the news service for the Cabinet.

Rasizade voiced hope that the visit of the Albanian parliament chairman to Azerbaijan will contribute to the development of bilateral relations. “Azerbaijan is interested in the development of bilateral relations with all countries, including Albania”, he said stressing good potential for the development of ties between the two countries. The premier also stressed the achievements in the country’s oil and nonoil sector, as well as the Armenian-Azerbaijani conflict over Nagorno Karabakh.

In turn, Topalie also expressed Albania’s interest in the development of ties with Azerbaijan. She stressed prospects for cooperation between the two countries in most spheres.

Azerbaijan, Syria discuss prospects of cooperation

Azerbaijani Premier Artur Rasizade has met with the Syrian delegation headed by Minister of Oil and Mineral Resources, co-chairman of the Syrian-Azerbaijani nongovernmental commission Sufyan Allaw visiting Baku, official mass media report.

“The cooperation with Syria has recently intensified in all spheres including in economic which is proven by the conduction of the first session of the Syrian-Azerbaijani intergovernmental commission held in Baku”, Rasizade said during the meeting.

In turn, Allawstressed satisfaction with his visit to Azerbaijan. Noting the interest of his country in the development of ties with Azerbaijan, he stressed numerous intergovernmental agreements signed in July of the last year during the official visit of Syrian President Bashar al-Asad to Azerbaijan. There is also a plan to sign agreement on earlier uncovered spheres in the future. The minister stressed Damascus’ interest in transportation of Azerbaijani gas to Syria.

Allau also stressed the plans to create the council of Azerbaijani and Syrian private companies to ensure bilateral investments. In the nearest future there is a plan to hold exhibition of industrial production, cooperation in education, exchange of staff between Syria and Azerbaijan.

The sides exchanged views on issues of mutual interest.

Novosti Azerbaijan

Source: © 2009, News.Az. All rights reserved.
trokit ketu

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
guest
Fri Jul 02 2010, 07:14pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
me duket se i paska shku vizita kot jozefins. shqipnia i ka shit armatim armenve dhe kryemistri i azerbaixhanit e paska prek qeshtjen e konfliktit me arment.

Back to top
L - N
Sun Jul 04 2010, 09:49am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Jozefina Topalli

Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli feston me maturantët më të mirë
Kryetaria e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli u takua sot në Shkodër me maturantët që arritën rezultatet më të larta në përfundim të studimeve. Topalli vlerësoi punën e nxënësve dhe mësuesve të tyre si dhe shprehu mbështetje për studimet e tyre në sistemin universitar.

03.07.2010

© Copyright 2007-2009 Bota Sot
trokit ketu

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Jul 19 2010, 05:20pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Jozefina Topalli rikthehet në Zvicër, lobon për njohjen e Kosovës

Bernë – Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli është rikthyer sërish në Zvicër ku ka marrë pjesë në Samitin ndërkombëtar të Grave Kryeparlamentare në Bernë, mbi luftën kundër dhunës ndaj gruas dhe fëmijëve.

Zonja Topalli e ndërpreu vizitës të shtunën pas aksidentit të ndodhur në komunën Gjegjan të Pukës.

Gjatë qëndrimit në Bernë, Topalli ka lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës tek kryetarët e parlamenteve të vendeve që nuk e njohur ende shtetin e ri. Gjatë qëndrimit atje, kryeparlamentarja shqiptare ka zhvilluar edhe një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon.

2010-07-19 16:28

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jul 21 2010, 05:29pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Topalli në Gjenevë: Promovon Shqipërinë dhe Kosovën

Gjenevë - Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e zv/presidentes së Unionit Ndërparlamentar IPU, drejtoi dje seancën e pasdites Konferencën Botërore të kryetarëve të parlamenteve, që po mbahet në pallatin e OKB-së, në Gjenevë.
Topalli e cilësoi këtë konferencë një mundësi të jashtëzakonshme për të folur për progresin e Shqipërisë dhe veçanërisht për të lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës duke rritur numrin edhe me vende nga Afrika, Amerika Latine, Azia etj.

Proceset integruese të Shqipërisë dhe shteti i ri i Kosovës ishin kryefjalë e takimeve të shumta që kryetarja e Kuvendit zhvilloi me homologë nga e gjithë bota. Në një prononcim për mediat, kryeparlamentarja e vlerësoi forumin si "të jashtëzakonshëm për të folur për një Shqipëri që është transformuar".

"Qëllimi kryesor për të cilin unë isha këtu ishte dhe çështja e Kosovës, pavarësia e së cilës është një realitet i pakthyeshëm. Unë e konsideroj një shans të jashtëzakonshëm mundësinë për t'u takuar me një numër shumë të madh kryetarë parlamentesh nga e gjithë bota, me të cilët fola për Shqipërinë, për transformimin e jashtëzakonshëm të saj, brenda një kohe shumë të shkurtër, si dhe për paqen që ka sjellë pavarësia e Kosovës në rajonin tonë", u shpreh kryetarja e Kuvendit, Topalli.
2010-07-21 15:51

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jul 24 2010, 08:21am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Jozefina Topalli: Vendimi i GJND-së lexohet në të gjitha gjuhët, por në shqip tingëllon më së bukuri

Kuvendi i Shqipërisë, ndërpreu sot punimet e seancës plenare për të përcjellë drejtpërdrejt leximin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

Pas përfundimit të shpalljes së opinionit të GJND-së, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në emër të Kuvendit përshëndeti këtë vendim dhe tha: “Ky vendim mund të lexohet në të gjitha gjuhët e botës, por ai tingëllon më bukur në gjuhën shqipe dhe sot është një vendim i jashtëzakonshëm.

Pavarësia e Kosovës, për të cilën kemi punuar të gjithë bashkë gjatë të gjithë kësaj periudhe, është e pakthyeshme. Falënderoj të gjithë ato vende që e kanë njohur Kosovën dhe e kanë mbështetur Kosovën në këto periudha të vështira për rajonin dhe, në mënyrë të veçantë, për shqiptarët.

Ky është një vit i jashtëzakonshëm për të gjithë shqiptarët, për shqiptarët në Kosovë, për shqiptarët në Shqipëri, për shqiptarët kudo që janë. Unë ju falënderoj për çdo gjë që ju keni bërë në mbrojtje të Kosovës, kudo që keni shkuar, për çdo përpjekje, për të gjitha këto ju faleminderit", tha Topalli.

Kthehu | 22.07.20

© Copyright 2007-2009 Bota Sot
trokit ketu

Jozefina Topalli: Vendimi i GJND-së hapi një epokë të re, bëri legale atë që ishte reale

Kryetarja e Kuvendit Të Shqipërisë, Jozefina Topalli priti sot në takim delegacionin e Grupit për intergim të Kuvendit të Kosovës, përbërë nga përfaqësues të komunitetit serb, boshnjak, goran etj.

Duke u ndalur në vendimin e një dite për parë për Kosovën, Kryetarja e Kuvendit tha se e djeshmja ishte një ditë e mrekullueshme.

“Vendimi i djeshëm i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është padyshim një vendim historik. Ai vendim bëri legale atë që ishte reale. Pavarësia e Kosovës ështe e pakthyeshme. Kjo u rikonfirmua në ndihmë të paqes dhe vullnetit të përbashkët për një jetë më të mirë të të gjithë popujve në Ballkan.

Vendimi se Pavarësia e Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, është një vendim që vjen si mbështetje e gjithë sakrificës së popullit shqiptar të Kosovës për të drejtat e tij.

Me këtë vendim inkurajues kjo Gjykatë sanksioni të drejtën e pavarësisë së Kosovës, duke hapur një epokë të re.

Dje iu dëshmua ligjërisht të gjithë globit se pavarësia e Kosovës është jo vetëm e merituar por edhe e drejtë e patjetërsueshme.

Jam e bindur se numri i vendeve që do të njohin Kosovën do të rritet tashmë shumë shpejt dhe Kosova do të bëhet anëtare e OKB-së dhe e insitucioneve të tjera ndërkombëtare”, theksoi ajo.

Duke shprehur kënaqësinë për vizitën e veçantë të grupit të integrimit të Kuvendit të Kosovës, Kryetarja e Kuvendit tha se :

“Fakti që jemi të gjithë këtu bashkë do të thotë që jemi të hapur e me mendësi moderne. Rajoni ynë është i orientuar nga Evropa dhe ne të gjithë jemi evropianë", tha Topalli.

Më tej Topalli tha se "Ne të gjithë jemi me fat sepse kemi zgjidhjen te Evropa, aty ku qendrojnë të drejtat e njeriut, dhe ku të gjithë janë të barabartë sado të ndryshëm.

Jemi me fat sepse jetojmë në kohë të jashtëzakonshme dhe jemi pjesë e procesve globale. Të gjithë bashkë përpiqemi të ndërtojmë paqe dhe mirëqenie.

Reformat që Shqipëria ka bërë në këto vite kanë kërkuar kurajo. Këto reforma bënë që të antarësohemi në NATO. Këto reforma kanë bërë që të jemi shumë afër liberalizimit të vizave. Po ashtu, ne besojmë në një përshpejtim të proceseve integruese të të gjithë rajonit e sigurisht të Kosovës, që ne e kemi në zemër".

Nga ana e tij, Kryetari i Grupit për integrim, Branisllav Grbiç tha se :

“Ju falenderojmë për gjithçka që keni bërë për Kozovën dhe për përfaqësuesit e komunteteve të ndyshme të Kosovës, pasi krahas integrimit europian, integrimi i brendshëm është shumë i rëndësiëhm.

Vizita jonë ka një efekt pozitiv. Jemi të gjithë qytetarë të Kosovës dhe që të gjithë dëshirojmë sukses në integrimin e Kosovës”, tha ai.

Kryetarja e Kuvendit tha se ky është një koncept i hapur dhe civil që dëshmon për një mentalitet të ri modern në të gjithë rajonin tonë. Më tej, biseda u fokusua në bashkëpunimin konkret mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës si dhe mes komunitetevë të ndryshme për forcimin e raporteve, jo vetëm institucionale por edhe njerëzore.

Kthehu | 23.07.2010

© Copyright 2007-2009 Bota Sot
trokit ketu

[ Edited Sat Jul 24 2010, 08:25am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jul 28 2010, 06:13am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Jozefina Topalli nderohet me çmim nga Forumi Mesdhetar për Paqen

Sot në mesditë në Capri të Italisë, Forumi Mesdhetar për Paqen i ka akorduar Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli “Çmimin e Mesdheut” .

Forumi Mesdhetar për Paqen ka përzgjedhur Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, përmes propozimit të bërë nga Senatori Sergio De Gregori, President i delegacionit parlamentar italian i Asamblesë së NATO-s.

Në motivacionin e këtij çmimi theksohet se:

“Mesdheu paraqitet si një zonë strategjike që lidh tregjet e Lindjes dhe ato evropiane dhe Perëndimore. Roli i tij në proceset ndërkombëtare dhe në rregullimin e marrëdhënieve politike, kulturore, ekonomike dhe tregtare, por edhe të njerëzve dhe të mallrave është gjithnjë e më thelbësor për ccdo perspektivë të së ardhmes së popujve që përfshin kjo zonë.

Në zemër të Mesdheut lidhjet historike, politike dhe kulturore karakterizojnë marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë, marrëdhënie veçanërisht intensive dhe reciprokish përfituese. Sot, shumë qytetarë shqiptarë jetojnë në Itali plotësisht të integruar dhe krenarë, me të drejtën e plotë të identitetit të tyre. Shumë prej tyre janë sipërmarrës që kanë ngritur biznese të suksesshme në Itali, ashtu si shumë sipërmarrës italianë kanë bizneset e tyre në vendin e shqiponjave.

Është tashmë i largët kujtimi i izolimit ndërkombëtar ku një diktaturë e gjatë kishte zhytur popullin shqiptar, para rënies së Murit të Berlinit. Sot Shqipëria drejtohet nga liderë prestigjiozë politikë, të cilëve u dedikohet rritja e shpejtë institucionale dhe ekonomike në Shqipëri, e cila pati gjithashtu suksesin e rëndësishëm të hyrjes në NATO.

Marrëdhëniet parlamentare mes Italisë dhe Shqipërisë janë shumë intensive dhe të frytshme, si në nivelin dypalësh, ashtu edhe në forume ndërkombëtare shumëpalëshe; dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është protagonistja kryesore përsa i përket palës shqiptare.

Ajo mishëron me historinë personale dhe karrierën e saj, një figurë politike dhe një shembull për të gjithë ne. Karriera brilliante dhe shumëdimensionale akademike dhe karriera në Parlament që nga viti 1997, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë që nga viti 2005, shumë aktive në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve, Kryetarja Topalli është angazhuar dukshëm e në mënyrë të konsiderueshme në përpjekjet që vendi ka bërë për anëtarësimin në NATO aktualisht në funksion të anëtarësimit në BE.

Me këtë motivim, kam nderin dhe kënaqësinë për t’i akorduar Kryetares Jozefina Topalli, "Çmimin e Mesdheut.”

Me marrjne e çmimit të Mesdheut, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli: tha se " Këto vite Shqipëria është transformuar në mënyrë të pabesueshme. Ky çmim është për vendin tim."

Senatori De Gregori gjatë ceremonisë së dhënies së çmimit tha se: “ Në Kapri, ju jeni gruaja e dytë që merrni një çmim të tillë pas Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel.

© Copyright 2007-2009 Bota Sot.
trokit ketu

[ Edited Wed Jul 28 2010, 06:20am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jul 28 2010, 06:39am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Jozefina Topalli MEDITERRANEO AWARD: PREMIO A PRESIDENTE PARLAMENTO ALBANIA

(AGI) - Roma, 22 lug - Il “Mediterraneo Award”, prestigioso riconoscimento internazionale alla sua seconda edizione, sara’ consegnato quest’anno all’on. Jozefina Topalli, Presidente del Parlamento dell’Albania. Lo rende noto il senatore sergio De Gregorio, Presidente della delegazione italiana presso l’Assemblea Parlamentare della Nato. La cerimonia di consegna si terra’ presso la Sala Consiliare del Comune di Capri, alla presenza del sindaco Ciro Lembo e delle autorita’ locali. “Si tratta di un’occasione unica per segnalare gli straordinari rapporti tra due Paesi, l’Italia e l’Albania, strategici per la stabilita’ del Mediterraneo, un’area strategica, cerniera tra i mercati d’oriente e quelli europei ed occidentali. La sua funzione nei processi di internazionalizzazione e di regolazione delle relazioni politiche, culturali, economiche e commerciali, ma anche di mobilita’ degli uomini e delle merci, risulta essere sempre piu’ cruciale per ogni prospettiva futura dei popoli che vi si affacciano. Nel cuore del Mediterraneo - continua De Gregorio - legami storici, politici e culturali caratterizzano le relazioni fra l’Italia all’Albania. Relazioni particolarmente intense e vicendevolmente proficue. Oggi, numerosi cittadini albanesi vivono perfettamente integrati in Italia e orgogliosi, a buon diritto, della loro identita’. Molti sono gli imprenditori albanesi che hanno avviato attivita’ economiche di successo in Italia, cosi’ come numerosi imprenditori italiani operano nel Paese delle Aquile. E’ ormai lontano il ricordo dell’isolamento internazionale cui una lunga dittatura aveva costretto, prima della caduta del Muro di Berlino, il popolo albanese. Oggi l’Albania e’ guidata da prestigiosi leader politici e da una classe dirigente giovane, dinamica, preparata. E’ a questa classe dirigente che si deve la rapidissima crescita istituzionale ed economica dell’Albania, che ha anche colto l’importante successo dell’ingresso nell’Alleanza Atlantica. Le relazioni parlamentari fra Italia e Albania sono molto intense e proficue, tanto a livello bilaterale quanto nelle varie sedi multilaterali; e la Presidente Topalli ne e’ la principale protagonista per quanto concerne la parte albanese. Ella incarna con la sua storia personale e la sua carriera politica una figura ed un esempio per tutti noi. Brillante e multiforme carriera universitaria, in Parlamento dal 1997, Speaker del Parlamento albanese dal 2005, attivamente impegnata nella difesa dei diritti delle donne e dell’infanzia, la presidente Topalli si e’ impegnata in modo determinante negli sforzi che il paese ha compiuto per l’ingresso nella Nato e che sta ora compiendo in vista della membership europea”.(AGI)

red/Mal

© Copyright 2006 AGI spa .
trokit ketu

[ Edited Wed Jul 28 2010, 06:41am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jul 31 2010, 09:15am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Jozefina Topalli, me studentët: Jo kompromis me drejtësinë

ANILA DUSHI | 30/07/2010
SHKODËR- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli gjatë vizitës së sotme në Shkodër ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Juridikut.

Duke i uruar për mbylljen e studimeve, ajo i ka këshilluar ata të respektojnë ligjin dhe shtetin e së drejtës.

"Besoj fort se ju do të jeni mbrojtësit më të fortë të ligjit, besoj fort se ju dhe brezi juaj nuk do të lejoni kurrë dhe nuk keni për të lejuar asnjë kompromis me të drejtën, me ligjet themelore të shtetit, do të jeni garant i fuqishëm i asaj që është baza mbi të cilën ngrihet shteti"- ka thënë Topalli.

Gjatë vizitës, ajo ka qenë e pranishme edhe në ekspozitën fotografiko-historike kushtuar Nënë Terezës, ekspozitë kjo e çelur në Katedralen "Shën Shtjefni" të Shkodrës në 100 vjetorin e saj te lindjes.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
trokit ketu

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Sep 03 2010, 06:44am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Topalli shtron iftar me rastin e muajit të Ramazanit

Tiranë - Kryetarja e Kuvendit shtroi mbrëmjen e shkuar një Iftar në emër të Kuvendit të Shqipërisë, ku ishin të ftuar Kryetari i Komitetit Mysliman Selim Muça, myftitë e të gjitha qarqeve, krerë të komuniteteve të tjerë fetarë në Shqipëri, deputetë dhe personalitete të fushave të ndryshme.
Kryetarja e Kuvendit, duke i uruar mirëseardhjen të ftuarve, vlerësoi Muajin e Ramazanit si një muaj të jashtëzakonshëm për të gjthë besimtarët myslimanë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në mbarë botën.
.
"Ky është një muaj, ku si asnjëherë tjetër, të gjithë ne ndiejmë, sesa e madhe është forca, sesa e madhe është fuqia që besimi të jep, për të qëndruar përpara dhimbjes, për të besuar në ditë më të mira, për t'u udhëhequr nga besimi dhe morali më i mirë. Janë momente, ku të gjithë ne përjetojmë dhe kuptojmë se jemi fëmijë të Zotit; me diferencat tona, ne të gjithë jemi të barabartë.

Në një muaj të tillë si ky muaj më shumë se kurrë, ne e kuptojmë sesa e rëndësishme është dhembshuria, sa e rëndësishme është të kuptojmë tjetrin kur s’ka, sa e rëndësishme është të kuptojmë tjetrin kur është në vuajtje , dhe të ndash me të aq sa mundesh , në familje dhe në shtëpitë e gjithsecilit “, tha Topalli.

2010-09-02 15:51

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
belgium
Thu Sep 30 2010, 01:45pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Me nji permledhje te shkurt se cila sht Jozefina Qoba -Topalli
Ajo asht ish dashnorja e AZEM HAJDARIT.
Ka maru shkollen 29 nandori
asht zan ne vitet 1993 ne hotel arbana ne dhomen 122 me azem hajdarin.ket e kam fakt personalisht.
ka ken laborante te insituti i misrit ne dobrac e at kohe ka ken pse jo edhe e dashtuna e ALI LACEJ at koh ka ken drejtori i institutit te misrit dhe orizit.
asht politikanja ma rraciste ne shqipni kunder muslimanve.
fakti asht sot ne shkoder ajo dominon ne bashkine shkodres kot kena kryebashkiak lorencin se ajo ju ban 8 me 2 tan pushtetarve bashkiak ne shkoder.dridhet cdo mashkull para saj.
nji shembull sot me ka rastis me nji zotni ku kishte mbaru studimet per arsim ne gjeografi dhe histori dhe me tha kam 2 vjet qe kerkoj pune por duhet me ken katolik se smundem me zan vend kund se sta japin ket te drejt se jan zan vendet, ose ndryshe me pagu 7 milion ne dore.
pra kjo ahst jozefina e shkodres armikja nr 1 e qytetit verior me origjin prej PUKET.ka burgos me 2 jav kangtarin shkodran LUIZ EJLLIN SE ai kishte kap vajzen esaj dh evajza e saj eka injoru publikisht nanen evet...
eee spo du me i hi ktyne punve ma giat se po deshet edhe ju ajap me detaje se ca ka ma shume......
prandaj ju lutem drejtusa te ktij forumi publik shkodran mos u bani servila partish ju lutem .

[ Edited Thu Sep 30 2010, 01:49pm ]
Back to top
Cen Durimadhi
Thu Sep 30 2010, 05:09pm
Marakli hesapi

Registered Member #4092
Joined: Mon Aug 02 2010, 08:37pm

Posts: 8730
belgium ka shkruar:

prandaj ju lutem drejtusa te ktij forumi publik shkodran mos u bani servila partish ju lutem .

lene mar burr se bele mas drejtohet edhe ky ven prej jozit

Po e pate baben fukara,dmth ke lind pa fat.
Po e pate vjerrin fukara,dmth qe je bedall

Back to top
belgium
Wed Oct 06 2010, 09:39pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Cen Durimadhi ka shkruar:

belgium ka shkruar:

prandaj ju lutem drejtusa te ktij forumi publik shkodran mos u bani servila partish ju lutem .

lene mar burr se bele mas drejtohet edhe ky ven prej jozit

ti tregoju ma origjinal zotni s e ne shkoder e shikjon ose ndesh cdo dit realitetin e dores se hekurt te partris demokratike ku shkodra asnjiher nuk asht ndier kaq e izolume ndonjeher me boten se sot.e kete ta faktoj une ku doganat e hani te hotit dhe ai i moricanit jan si me ken dogana n ekufinin NEPAL -KINE.
E FORUMI NUK DREJTOHE TPREJ JOZEFIN KURVES POR I KAM B AKUJTES KTYNE AUTORVE TE KSAJ TEME MA STE BAHEN SERVILA E KAQ.
Back to top
L - N
Thu Oct 07 2010, 12:55am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
belgium ka shkruar:

Me nji permledhje te shkurt se cila sht Jozefina Qoba -Topalli
Ajo asht ish dashnorja e AZEM HAJDARIT.
Ka maru shkollen 29 nandori
asht zan ne vitet 1993 ne hotel arbana ne dhomen 122 me azem hajdarin.ket e kam fakt personalisht.
ka ken laborante te insituti i misrit ne dobrac e at kohe ka ken pse jo edhe e dashtuna e ALI LACEJ at koh ka ken drejtori i institutit te misrit dhe orizit.
asht politikanja ma rraciste ne shqipni kunder muslimanve.
fakti asht sot ne shkoder ajo dominon ne bashkine shkodres kot kena kryebashkiak lorencin se ajo ju ban 8 me 2 tan pushtetarve bashkiak ne shkoder.dridhet cdo mashkull para saj.
nji shembull sot me ka rastis me nji zotni ku kishte mbaru studimet per arsim ne gjeografi dhe histori dhe me tha kam 2 vjet qe kerkoj pune por duhet me ken katolik se smundem me zan vend kund se sta japin ket te drejt se jan zan vendet, ose ndryshe me pagu 7 milion ne dore.
pra kjo ahst jozefina e shkodres armikja nr 1 e qytetit verior me origjin prej PUKET.ka burgos me 2 jav kangtarin shkodran LUIZ EJLLIN SE ai kishte kap vajzen esaj dh evajza e saj eka injoru publikisht nanen evet...
eee spo du me i hi ktyne punve ma giat se po deshet edhe ju ajap me detaje se ca ka ma shume......
prandaj ju lutem drejtusa te ktij forumi publik shkodran mos u bani servila partish ju lutem .

E lexova krejt shkrimin tand Belgium dhe per do gjana jam dakord me ty, por per do gjana tjera nuk jam hic dhe po i rreshtoj njashtu si i menoj un.

UN JAM MODERATORI QI E KAM HAPE KYT TEME, KAM TE DREJTEN TEME ME PAS NJI OPINJON TEMIN, I PELQEN APO NUK I PELQEN TJERA KUJ OPINJONI JEM, ATHERE KJO GJA NUK ASHT PROBLEM APO SHQETSIM I JEMI POR ASHT PROBLEM/SHQETSIM I ATIJ QI S'MUNET ME PRANU OPINJONIN TEM.

SA PER SQARIM:
PASH BESEN MOR BELGIUM POR PER CFAR SERVILIZMIT TE SHKON AJO MENE??
PO UN EMIGRANT QYSH NE 1993 JAM, E GADI KREJT S'ME KA MET KUSH NE SHQIPNI AS FIS E AS FAREFIS, S'KAM NDOJ HISTORI FAMILIARE/PERSONALE APO SHOQNORE ME ZOJEN TOPALLI, PRA AS NUK E KAM NJOFT, DHE AS NUK E NJOF PERSONALISHT SOT, E AS NUK E NJOF NEPERMJET TJERA KUJ JOZEFINA TOPALLIN, PLUS EDHE JAM EMIGRANT NE FUND TE DREQIT TE MALLKUEM.

TEMEN PER JOZEFINA TOPALLIN E KAM HAPE UN VETEM PREJ SIMPATISE PER JOZEFINA TOPALLIN POR EDHE NDOSHTA:

1) PREJ SIMPATISE QI KAM FITU PREJ PATRIOTIZMIT QI KJO GRU SHKODRANE SHPREH PER QESHTJEN KOMBTARE.
2) PREJ NAIVITETIT QI SE NJOF HIC PERSONALISHT APO POLITIKISHT POR SI I JASHTEM (EMIGRANT),
3) PREJ SIMPATISE QI KAM KRIJU PER JOZEFINA TOPALLIN, SI POLITIKANE E JASHTME (Ndoshta jam gabim: jozefina Topalli asht figure jasht qeverise Berisha),
4) PREJ SIMPATISE QI KAM PER TE SE ASHT SHKODRANE,
5) PREJ SE ASHT GRU DHE ASHT SHUM SHTIRE ME EGZISTU JO MA ME MIJETU ME MAFIEN POLITIKE TE TIRANS.
6) PREJ SE NDOSHTA KAM NEVOJE ME BESU NE DIKE NE POLITIKEN SHQIPTARE.

KURSE TI BELGIUM NDOSHTA KE TE DREJT SI TANA FJALT QI QARKULLOJN NEPER SHKODER PER JOZEFINA TOPALLI, SE KONTROLLON CDO QELIZE TE BASHKISE/QARKUT SHKODRANE, POR UNE NE THASHETHEME SE CA THOT KY, E CA THOT AI S'MUNEM ME BAZU BESIMIN TEM. GJITHSESI EDHE JOZEFINA TOPALLI ASHT PAK SI ZORE ME KONTROLLU NJERZIT SE CA KANE NE KRY E SE CA BAJN, MASANEJ NE SHKODER KA KEN, E ASHT E MODS MOS ME LANE KEN PA FJALE, SIDOMOS ATA QI KANE INADLLEK, XHELOZI APO QI JANE RRIVAL DHE NUK NDAJN GJANA TE PERBASHKTA ME JOZEFINA TOPALLIN.

GJITHSESI COPTIMI/VARFNIA/IZOLIMI/SHKARRIMI I SHKODRES NUK MENOJ SE ASHT VETEM FAJI I JOZEFINA TOPALLIT SOT, POR FATKEQSISHT KA GATI 92 VJET QI I KA FILLU E QI SHTOHET PER DITE E MA SHUM PREJ TANA QEVERIVE TE MAS COPTIMIT!

1) NDAMJA E SHKODRES PER GJYSE NE 1918 DHE E TERRITOREVE TJERA TE KOSOVS, SANXHAKUT E MANASTIRIT QI SHKODRA HISTORIKISHT KA LULZU PREJ TYNE NE TANA FUSHAT PREJ INFLUENS POLITIKE/EKONOMIKE/KULTURORE NUK ASHT FAJI I JOZEFINA TOPALLIT SOT.

2) ARDHJA E GJITHKUJ TJETER POLITIKISHT MAS COPTIMIT TE 1918 E MRAPA DERI NE 1945 NUK ASHT FAJI I JOZEFINA TOPALLIT.

3) ARDHMJA E TE KUQVE SLLAV TE MOSKS DHE SHKATRRIMIT TE SHKODRES ILIRIKE PER 50 VJET QI E COVI NE EPOKEN E GURIT SI VETE SHQIPNINE, PO ASHTU NUK ASHT FAJI I JOZEFINA TOPALLIT.

4) ARDHJA E RRENCAKUT/MASHTRUESIT MA TE MADH NE POLITIKEN SHQIPTARE SALI BERISHS MAS 1992 PO ASHTU NUK ASHT FAJI I JOZEFINA TOPALLIT .

5) AS KEQ-QEVERISJA E MASHTRUSAVE MAFIOZ SI SALI BERISHS - FATOS NANOS MAS 1992 NUK MUNEM ME GJET TE ARSYSHME ME FAJSU JOZEFINA TOPALLIN.

KURSE PER SA I PERKET KRAHEVE POLITIKE MU PERSONALISHT NUK ME INTERRESOJN HIC SE TE DYJA PALT NJISOJ ME DUKEN, S'SHOF NDOJ NRYSHIM.

JETA PERSONALE DHE SE ME KE KA FJETE JOZEFINA TOPALLI, E ME KE ASHT CU KUR KA KEN E RE APO SOT, PRAP SE PRAP MU NUK ME INTERRESON HIC, TE MERRET KUSH TE DOJN ME THASHETHEME E TA VLERSOJN KUSH TE DOJN SI TE DOJN MU NUK ME COJN PESHE NE VLERSIMIN TEM, SE JOZEFINA TOPALLI KA JETU E JETON JETEN E VET PER VEDI JA PER MU APO PER KEDO TJETER!

PER SA I PERKET FESE TE JOZEFINA TOPALLIT UN PER VEDI S'KAM NDOJ SIMPATI SEPSE NUK BESOJ AS NE KRISTIANIZEM E AS NE SEKTETE E SAJ (KATOLICIZEM) PER KUNRAZI PER VEDI I GJEJ TANA FET TE PAPRANUESHME PERSONALISHT, PRA NUK E SIMPATIZOJ SE PSE ASHT KATOLIKE.

KURSE DISKRIMINIMIT FETARE NE SHKODER, KUR SHKODRA E KREJT SHQIPNIJA KA SHUMICE POPULLSIET MUSLIMANE ME DUKET I PABESUESHEM.

PER SA I PERKET PUNS TE BASHKIS SHKODRANE JAM DAKORD SE EGZISTON KOT, DHE SI I JASHTEM S'SHOF HAJER E SI ME KEN TRUDEKUN I GJEJ PER VEDI.

SI PERFUNIM PAMVARSISHT SE POTHUEJSE KREJT KLASEN POLITIKE SHQIPTARE NE TIRANE QYSH SE ASHT KRIJU NE TIRANE BASHK ME VETE TIRANEN E SHOF SI FATKEQSI KOMBTARE POR KUR BAHET FJALE PER ZOJEN JOZEFINA TOPALLI PERSONALISHT VAZHDOJ ME PA ME KANVESHTRIM POZITIV ZOJEN JOZEFINA TOPALLI. MASANEJ SI E SHIFNI JU KANVESHTRIMIN TEM, APO SI DON DIKUSH ME JA VU ITIKETEN, APO EMNIN KANVESHTRIMIT TEM AJO ASHT PUN E TJERA KUJ.

[ Edited Thu Oct 07 2010, 01:05am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
belgium
Thu Oct 07 2010, 01:51am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Lec Neli ka shkruar:

mu thjesht zotni ma qoi madhin kjo tem si me pa ken te koha e xhaxhit ....kur ne i banim levdata deri at koh kur ai skishte vdek e ai vet personalisht tha at koh s esja vlente levdata e t gjallve..e ktu ju tregut nji vlersim te pa vlefshem ndaj nji femre krejt spontane qe i hyni qeverisjes me forcee vetem kaq .une thjesht e konsideroj ket femer nji kuceder te shqiptarve.....e jo si ti kujton meqe keke lerg jetes ne shqipni mendojs e duhesh me ju bind sa do pak kesaj proteste qe une mendoj se e kam me vend.
ndersa diskriminimi ne fen e tjera jo kristiane kete ta jap me fakt epo deshe hi ne mesazh privat..
edhe ma shum kam prit se noshta nji dit ketu do ishte emujtun me u ba nji komentim ma domethans e pse jo prej noj simpantizanti apo ndonji s ervili te sajin tuj i imagjinu noshta edhe ate femer vet ajo te shkrunte ketu ekjo asht krejtsisht e pamujtun prandaj tash them s e sja vlen ma me u marr me ket tem teper te vobekt pa vler kur ktu nuk ka reagim te fresket pse jo personal......
ku kam pretendu shum eshum me pa ne ket tem nga lloj lloj opinionesh gja qe te siguroj se kam mase 3vje t gjys ktu ne forumin tuj ku nuk kam arrit me has hala ne nji politikan mas llozheve te ksaj faqeje fatkeqsisht te pa vizitume nga paria e shkodres.
por une te siguroj ty se kam hap debate per ket faqe t shkodres ne online edhe ne bashki, e a e din ti pergjigjen etyne???? krejt vulgare eeeee e paramendoje ti mire se ma merr mendja se e imagjinon boll mire pergjigjen e tyne teper jo qytetare made in jozefina e mafia companyyyyy.....

[ Edited Thu Oct 07 2010, 02:03am ]
Back to top
L - N
Sun Oct 10 2010, 01:46am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Topalli, Ambasadore e Parë e UNICEF-it për të drejtat e fëmijëve

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli u shpall sot Ambasadore e Parë e UNICEF për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Në aktivitetin e organizuar me rastin e 1-vjetorit të linjës kombëtare “ALO 116” ishin të pranishëm futbollisti i mirënjohur Lorik Cana, i cili gjithashtu u shpall Ambasador i Parë i UNICEF, përfaqësuesi diplomatik i zyrës së UNICEF-it në Shqipëri, Detlef Palm, përfaqësues të shoqatave dhe institucioneve shtetërore për të drejtat e fëmijëve, prindër, fëmijë, etj.

Përfaqësuesi i UNICEF, Palm shprehu mirënjohjen e thellë për angazhimin e kahershëm që zonja Jozefina Topalli ka pasur në çështjet e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre.

Kryetarja e Kuvendit, nga ana e saj, tha se ndihej e nderuar për këtë titull, të cilin e konsideronte edhe si një përgjegjësi të madhe.

Në fjalën e saj përpara të ftuarve në këtë aktivitet zonja Jozefina Topalli tha:

“Kjo është absolutisht gjëja më e bukur që kam marrë ndonjëherë në jetën time dhe, besoj, edhe detyra më e vështirë. Është një ditëlindje e veçantë sot. Është një festë e veçantë. Por, është edhe një moment në të cilin të gjithë bashkë si jo shpesh: politika, shteti, biznesi, UNICEF, shoqatat për të drejtat e fëmijëve, shoqëria civile, përfaqësuesit më të shkëlqyer të Shqipërisë në botë si futbollisti i shkëlqyer Lorik Cana, të gjithë bashkë me mediet dhe fëmijët jemi mbledhur sot për të festuar datëlindjen, por edhe për të menduar çfarë hapash të tjerë ne duhet të ndërmarrim.

Kur më thanë se kishin menduar të më përzgjidhnin si Ambasadore e UNICEF-it për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve mendova “nuk ka gjë më të bukur, më të rëndësishme, nuk ka gjë më të veçantë”. Pse? Së pari sepse jam nënë dhe kam dy fëmijë dhe si çdo nënë tjetër në këtë botë nuk ka gjë më të çmuar, më të dashur, më të ngulitur thellë në shpirt, madje edhe më shumë se vetja, sesa fëmijët. Gjithmonë i kam thënë vetes “nëse i shoh fëmijët e tjetrit me atë dhe me atë dashuri që shoh fëmijët natyrisht diçka më e mirë do të bëhet”, ndaj edhe unë ndihem e privilegjuar, ndihem e kënaqur, ndiej që mbaj një peshë edhe më të madhe me këtë titull që ju më jepni. Është një përgjegjësi e jashtëzakonshme që ju më jepni, për të bashkëpunuar për ta bërë jetën e këtyre fëmijëve të vegjël më të bukur sesa jeta e prindërve të tyre. Është detyra e çdo shoqërie, detyra e shtetit në përgjithësi dhe politikës. Nuk ka pasuri më të madhe sesa të shohësh fëmijët që jetojnë të lumtur, që janë të qetë, që janë të respektuar dhe që jetojnë me dinjitet. Nuk ka investim më të madh sesa investimi në mirëqenien e fëmijëve të kombit tonë. Nuk ka siguri më të madhe për një komb, në mënyrë të veçantë për kombin tonë. Jemi një komb i ri, me një racë të bukur, të shëndetshme dhe duhet të përmirësojmë jetën e këtyre fëmijëve me qëllim që nesër të rriten sa më të lumtur, sa më të sigurt, sa më të mirë. Kjo do të ishte edhe siguria e të ardhmes së kombit tonë në shekuj.

Padyshim si nënë unë e kuptoj se nuk ka gjë më të rëndësishme për fëmijën sesa të rrish dhe të flasësh me të. Nuk ka gjë më të nevojshme sesa t’i kushtosh të gjithë vëmendjen, t’i dëgjosh dhe t’i përgjigjesh me respekt. Ndoshta ata nuk dinë të thonë se “ti nuk e ke vëmendjen tek unë. E ke mendjen tjetërkund”.

Nuk ka gjë më të rëndësishme për shoqërinë sesa të ndajë një kohë shumë të rëndësishme dhe të konsiderueshme me çdo fëmijë tonin.

Gjatë këtyre viteve në Kuvendin e Shqipërisë ne kemi miratuar konventa të ndryshme, kemi ratifikuar konventa për të drejtat e njeriut të ardhura nga Këshilli i Evropës apo nga institucione të tjera ndërkombëtare, sepse kjo është detyra e politikës, kjo është detyra e shtetit. Kemi kaluar ligje të ardhur nga Qeveria, dhe unë dëshiroj të falënderoj edhe dy zëvendësministret që punojnë në këtë fushë. Kemi punuar për realizimin e një baze ligjore të rëndësishme, bazale mbi të cilën do të punojnë të gjitha institucionet. Ju premtoj se në kalendarin e ardhshëm të punimeve të Kuvendit, do të jetë projektligji që është punuar. Do të kalojë në komisionet parlamentare dhe në seancë plenare ku padyshim besoj se do të votohet nga të gjithë anëtarët e Kuvendit.

Unë dëshiroj të falënderoj në mënyrë të veçantë UNICEF-in për punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjatë të gjithë kësaj periudhe me mbështetjen e dhënë edhe në pikëpamjen infrastrukturore për t’i dhënë shërbimet më të mira fëmijëve.

Falënderoj shoqatën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, CRCA dhe në mënyrë të veçantë stafin që punon 24 orë në 24 në linjën “Alo 116” për t’i dëgjuar fëmijët. Kombinimi i përpjekjeve të shoqërisë civile, të UNICEF-it, të biznesit, të politikës, të shtetit dhe shoqërisë në tërësi është vetëm detyrimi unë që kemi ndaj asaj që është më e bukur, më e shtrenjtë, më e çmuar. Këtë e them jo vetëm si nënë, por shoqëria në tërësi e ka për detyrim dhe përgjegjësi.

Unë pak muaj më parë bashkë me koleget e tjera kemi shkruar një letër, të cilën e kemi shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. Ishte një letër që në thelb kishte thirrjen “Stop dhunës”, stop dhunës në familje në përgjithësi, por në mënyrë të veçantë stop dhunës ndaj familjarëve. Videoja e shfaqur në fillim të këtij aktiviteti dhe mesazhet “nuk dua të qaj”, “nuk dua të më godasësh” “dua të jem i lumtur”, “dua të kem një familje”, “nuk dua që babai të jetë emigrant dhe familja të jetë e ndarë”, janë thirrje që vijnë nga shpirti, nga zemra. Letrat që unë kam marrë nga disa fëmijë të cilët për shkak të emigracionit kishin vite që jetonin në familje të ndara, problemet e krijuara brenda familjes për shkak të ndarjes së prindërve, pasqyronin një thirrje që vinte nga fundi i shpirtit të këtyre fëmijëve që kërkonin të kishin më shumë paqe në familje. Ndonjëherë duken gjëra të vogla dhe të parëndësishme, por ato momente të vogla, bisedat brenda familjes, midis nënës dhe fëmijës, midis babait dhe fëmijës, momentet kur familja është e qetë, e qeshur, e lumtur, janë momente që fiksohen për të gjithë jetën në mendjen dhe në shpirtin e fëmijëve, të atyre që janë qytetarët tanë.

Unë edhe njëherë ju falënderoj për nderin e jashtëzakonshëm që më keni bërë duke qenë së bashku me Lorik Canën ambasadorë të fëmijëve.

Unë jam mrekulluar nga fakti që vetëm në një vit ka pasur 140.000 telefonata. Kjo tregon se fëmijët duan të flasin. Kjo tregon se fëmijët kërkojnë që ne t’u kushtojmë më shumë kohë dhe kjo kërkon që ne të jemi seriozë në përgjigjet dhe dashurinë që ne e kemi detyrë ndaj kombit tonë, ndaj fëmijëve tanë”.

© Copyright 2007-2009 Bota Sot.
trokit ketu

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Oct 10 2010, 01:49am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Topalli: Vizat, uroi edhe pjesën tjetër të kombit në Kosovë

Pas rrëzimit të komunizmit, nuk ka moment më të bukur për të rinjtë, për të rejat, për të gjithë kombin, për shqiptarët në Shqipëri dhe uroj edhe për pjesën tjetër të kombit në Kosovë.

Në këtë aspekt, natyrisht ndihemi mirë. Kemi bërë detyrën. Kemi mbajtur premtimin.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli i është përgjigjur të shtunën, interesimit të medieve në lidhje me situatën politike në vend. Në pyetjes “Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, i ka dërguar Kryeministrit Berisha një letër ku i kërkon që të gjithë aktorët politikë të fillojnë të merren me zgjidhjen e krizës politike. A mendoni ju se ka tani një zgjidhje për këtë krizë politike, në një kohë kur opozita po bëhet gati për protesta?”. Topalli ka thënë se “Kërkesa themelore është ajo të cilës i kemi kthyer përgjigje vazhdimisht përmes një ftese, ose më mirë përmes ofertës që në asnjë vend të botës nuk është bërë e mundur në përmasa kaq të mëdha. Është një ofertë që i kërkon opozitës që të vijë të bëjë propozimet e saj, të marrë miratimin e institucioneve të specializuara si ODIHR-i apo Komisioni i Venecias për amendamentet, për rekomandimet që jep OSBE/ODIHR-i në raportin e fundit dhe pastaj mazhoranca të votojë këto propozime. Ofertë më të madhe se kjo Kryeministri Berisha dhe mazhoranca nuk mund t’i bëjnë opozitës. Nëse e keni vënë re edhe në deklaratën e djeshme për mediet të OSBE-së, ftesa për opozitën është e qartë: ejani në Parlament, bëni propozimet, marrim miratimin se janë në përputhje me standardet dhe mazhoranca vetëm do të votojë për çdo amendament të opozitës (për Kodin Zgjedhor). Ky është maksimumi që një Qeveri, një mazhorancë mund të bëjnë në të gjitha mundësitë e saj. Nuk ndodh në asnjë vend të botës, jemi i vetmi vend në botë ku Qeveria dhe mazhoranca i thotë opozitës: “ti propozo dhe unë do të votoj”. Jemi vendi unik.

Tutje në pyetjes e gazetarëve se “A ndihet e rrezikuar mazhoranca për numrat në Kuvendit për shkak të lëvizjeve të deputetëve nga njëri krah në tjetrin?”.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka thënë: “Siç e shikoni gjatë kësaj periudhe ne kemi realizuar ëndrrën më të madhe të shqiptarëve. Sot Qeveria është më e konsoliduar se asnjëherë, me një agjendë të kthjellët, agjendë integrimi, agjendë për të bërë të mundur që në mes të dhjetorit çdo qytetar, çdo i ri, çdo e re të ketë mundësinë dhe të kapin atë që deri më tani ka qenë “molla e ndaluar”, dimensionin më të madh të lirisë që është lëvizja e lirë.

Pas rrëzimit të komunizmit, nuk ka moment më të bukur për të rinjtë, për të rejat, për të gjithë kombin, për shqiptarët në Shqipëri dhe uroj edhe për pjesën tjetër të kombit në Kosovë.

Në këtë aspekt, natyrisht ndihemi mirë. Kemi bërë detyrën. Kemi mbajtur premtimin”.

Kthehu | 09.10.2010

© Copyright 2007-2009 Bota Sot
trokit ketu

[ Edited Sun Oct 10 2010, 01:51am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Go to page  1 2 3  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:

Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam

Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3288 sec, 0.0772 of that for queries. DB queries: 60. Memory Usage: 3,315kB