| Shkodra - Shkoder Lajme Forum Gazeta Chat Muzik Kulture MP3 Radio Video TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkodra dhe Politika |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
| Jozefina Topalli | ||
| Go to page 1 2 | |
|
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, Loris, babo, a-cat, Edmond-Cela, Johara, ::bud::, Lec Neli, ~*Christel*~, Miri74, :IROLF:, ::Albweb::
|
| Author | Post | ||
| Lec Neli |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AMPosts: 8370 | Konferenca e parlamentarëve të KiE, Topalli: Punojmë për integrimin ![]() NIKOZIA- Axhenda e Parlamentit është axhenda e integrimit europian”, tha sot Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në Konferencën e nivelit të lartë të Kryetarëve të parlamenteve të KiE-së, që po zhvillohet në Qipro. Mes krerëve të parlamenteve europiane në sesionin me temë “Roli dhe përgjegjësitë e opozitës në parlament”, Kryetarja e Kuvendit tha: “Shqipëria, në 20 vitet e fundit ka bërë transformime të jashtëzakonshme. Ajo është anëtare e NATO-s; ajo ka bërë kërkesë për statusin e vendit kandidat në BE dhe pak ditë më parë ne kemi dorëzuar përgjigjet e pyetësorit të sjella nga Komisioni Europian. Më 27 Maj, komisionerja Malmstrom mori vendimin për t’i propozuar Këshillit dhe PE-së heqjen e vizave për shqiptarët. Dhe kjo u ratifikua me 2 qershor në Ministerialin e Sarajevës.” Duke u ndalur në situatën politike kryeparlamentarja Topalli tha se opozitës iu krijuan të gjitha hapësirat e nevojshme për një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor, ndërkohë që kodi elektoral u votua në Kuvend si ligj konsensual. Sipas Topallit ishin standartet e realizuara nga këto zgjedhje që bënë atë që Këshilli europian të pranojë kërkesën për statusin e vendit kandidat. (m.a/News24/BalkanWeb) trokit ketu [ Edited Sun Jul 04 2010, 05:50AM ] | ||
| Back to top | | ||
| Lec Neli |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AMPosts: 8370 | Topalli: 'Axhenda e Parlamentit është axhenda e integrimit evropian' ![]() “Agjenda e Parlamentit është agjenda e integrimit europian”, tha sot Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në Konferencën e nivelit të lartë të Kryetarëve të parlamenteve të KiE-së, që po zhvillohet në Qipro, nën kujdesin e vetë Presidentit të PACE, Cavusoglu. Mes krerëve të parlamenteve europiane në sesionin me temë “Roli dhe përgjegjësitë e opozitës në parlament”, Kryetarja e Kuvendit tha: "Jam e nderuar dhe e privilegjuar që marr pjesë për herë të dytë, në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të KiE. Dua të përgëzoj Garoyian dhe Presidentin e PACE-s për pritjen e ngrohtë dhe organizimin e shkëlqyer të kësaj konference. Shqipëria është anëtare e KiE prej 15 vitesh. Ky institucion ka qenë një mbështetje për vendin tim gjatë viteve të tranzicionit. Unë dua të shpreh mirënjohjen për punën dhe mbështetjen që PACE vazhdon të japë për vendin tim. Shqipëria, vendi nga unë vij, në 20 vitet e fundit ka bërë transformime të jashtëzakonshme. Ajo është anëtare e NATO-s; ajo ka bërë kërkesë për statusin e vendit kandidat në BE dhe pak ditë më parë ne kemi dorëzuar përgjigjet e pyetësorit të sjella nga Komisioni Europian. Më 27 Maj, komisionerja Malmstrom mori vendimin për t’i propozuar Këshillit dhe PE-së heqjen e vizave për shqiptarët. Dhe kjo u ratifikua me 2 qershor në Ministerialin e Sarajevës. Për të gjitha këto është bërë punë e madhe. Parlamenti, komisionet parlamentare kanë punuar e votuar një numër të madh ligjesh të reformave të thella. Axhenda e Parlamentit është axhenda e integrimit europian. Kjo do të thotë reforma në çdo fushë; kjo kërkon guxim por edhe vendosmëri, sepse reformat nuk janë garë pa pengesa. Në këto sfida Parlamenti është kthyer në institucion lider. Më 28 qershor 2009 në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Për këto zgjedhje, Kuvendi u angazhua për të dhënë kontributin e vet për një proçes të lirë dhe të ndershëm. Kuvendi pranoi çdo propozim të opozitës për sistemin elektoral dhe bëri gjithçka për t’i dhënë siguri të plotë, opozitës. Kodi elektoral u votua në Kuvend si një ligj plotësisht konsensual, me të drejtën e vetos për çdo komisioner, çdo observues. Këto zgjedhje rezultuan unike në historinë e vendit tim. Ato u mbajtën me një teknologji totalisht të re, lista votuesish dixhitale, pasaporta biometrike dixhitale e karta identiteti. Veç kësaj, çdo votë fotografohej, filmohej dhe transmetohej online duke bërë një transparencë unike ne proçesin e numërimit të votave. Ky proçes u vëzhgua nga 518 vëzhgues të huaj. Raporti i OSCE/ODIHR vlerësoi këto zgjedhje si zgjedhje që plotësuan shumicën e standarteve të ODIHR-it, dhe ku nuk pati asnjë provë për manipulim. Kjo bëri që vetëm pas pak muajsh Këshilli Europian pranoi kërkesën tonë për statusin e vendit kandidat dhe iu drejtua Komisionit për opinion. Por, opozita megjithëse tha se pranonte rezultatin, bojkotoi Parlamentin. Unë dua të falenderoj Komitetin presidencial të PACE-s të kryesuar nga Presidenti Cavusoglu për angazhimin e tyre në kapërcimin e këtij absurdi. Dua të përsëris edhe këtu mbështetjen ndaj dokumentit të PACE-s për Shqipërinë. Shqipëria, ashtu si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor aspiron të bëhet anëtare e BE-së sa më shpejt. Kjo aspiratë e shpirtit dhe kjo axhendë e mendjes kanë bërë që Shqipëria të transformohet në mënyrë dinamike, në një kohë shumë të shkurtër. Edhe në kohën e krizës së madhe globale financiare, Shqipëria vazhdon të ketë rritje ekonomike pozitive me 3.5 për qind, rritje të eksporteve, rritje të investimeve, rritje të rrogave, inflacion 2%, borxh dhe defiçit nën kontroll. Në vendin tim ka një vullnet të hekurt për të vazhduar me axhendën e reformave. Në Parlament, 2 vite më parë, kemi arritur marrëveshje të mëdha për ndryshime kushtetuese, apo për reforma elektorale midis partisë në pushtet dhe opozitës. Por, ka raste kur persona politikë bëjnë luftë të paprinciptë, apo përpjekje për t’iu kundërvënë ligjit, kushtetutshmërisë për interesa egoiste personale. Pas zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, akti i partisë, që votuesit e kanë çuar në opozitë është të pranojë dhe të nderojë verdiktin e popullit dhe jo të bojkotojë. Roli i opozitës është i shenjtë. Ky rol duhet të jetë objektiv, konstruktiv dhe për çështje kombëtare bashkues. Detyra e opozitës nuk është të propozojë asgjë dhe të kundërshtojë çdo gjë. E aq më pak të përdorë mekanizma penguese, bllokues. Ajo duhet të guxojë, të sfidojë interesa të ngushta partiake, e jo të kthehet në funksion të interesave individuale të një personi. Sjellja dhe roli i opozitës përbën një element thelbësor për matjen e cilësisë së demokracisë. Nëse ajo merr rolin e prishësit, ajo dëmton drejtpërdrejt vendin në zhvillim. Kur partitë e opozitës, përdorin mjete ekstra parlamentare, forma të ashpra e të gjata bojkoti, apo mjete të tjera që nuk i takojnë një force politike, kjo formë e të bërit opozitë është mohimi i dialogut, i konsensusit, dhe mohim i vetë qënies opozitë parlamentare. Kryetarët e Parlamenteve kanë një mision e përgjegjësi shumë të rëndësishme. Padyshim nuk është rol i lehtë. Kolegët, Kryetarë Parlamentesh të pranishëm në këtë sallë e dinë më mirë se kushdo tjetër, me sa sfida duhet të përballemi. Detyra jonë është të respektojmë opozitën, hapësirat, rolin dhe çdo kërkesë të ligjshme të saj. Por, në të njëjtën kohë të jemi garant të respektimint të ligjit, të Kushtetutës e shtetit ligjor. Mbi ligjin, e shtetin e së drejtës nuk qëndron askush, as opozita. Kur një forcë politike zgjidhet përmes zgjedhjesh demokratike, opozita duhet të përfaqësojë kritikën konstruktive ndaj saj, dhe jo bojkotin. Përndryshe deputetët opozitarë mund të përfundojnë duke harxhuar kohë me pasoja efektesh negative, edhe për vehten e tyre. Dhe kjo e ka emrin papërgjegjshmëri. Ndodh që të përballesh edhe me këtë të fundit, ashtu siç mund të ndodhë të përballesh edhe me irracionalen, absurdin apo çudi të tjera. Është vetëm në demokraci që partitë të mësojnë rolet e tyre. Në demokraci opozita duhet të jetë një kujtesë konstante për më të mirën. Unë, në jetën time politike kam qënë 8 vjet në opozitë. Ndoshta në ato vite ne krijuam shkollën e opozitarizmit në Shqipëri. Opozita është pushtet moral. Qytetarët që e kanë votuar atë, mbështeten tek roli i saj për të realizuar pritshmëritë e tyre. Roli i opozitës duhet të jetë luajal ndaj interesave të vendit dhe qytetarëve. Unë shfrytëzoj edhe një herë këtë rast për t”Ju falenderuar Ju, zotërinj kolegë, parlamentet e vendet tuaja për besimin që i keni dhënë vendit tim në ratifikimet e MSA, në ratifikimet e Protokolleve të NATO-s. Jam e lumtur që edhe shqiptarët, një popull i izoluar për shekuj, në fund të këtij viti do të lëvizin të lirë, pa viza, si çdo qytetar i BE. Komunikimi me email, facebook, twitter, është një mrekulli komunikimi virtual. Shqiptarët në fund të vitit do të komunikojnë edhe realisht, fizikisht, jo vetëm virtualisht. Dhe ky ështe dimensioni i fuqishëm i Lirisë, për të cilën luftojmë të gjithë bashkë". Kthehu | 12.06.201 © Copyright 2007-2009 Bota Sot trokit ketu [ Edited Sun Jul 04 2010, 05:52AM ] | ||
| Back to top | | ||
| Lec Neli |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AMPosts: 8370 | Sllovenia garanton mbështetjen për Shqipërinë, në liberalizimin e vizave ![]() Takimi me Kryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, Pavel Gantar u përqendrua në heqjen e vizave. "Sllovenia, tha Kryetari i Parlamentit slloven ju ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë, në të gjitha përpjekjet e saj drejt Bashkimit Evropian. Kjo mbështetje nuk do të mungojë as në heqjen e vizave. Integrimi dhe liberalizimi i vizave shkojnë paralelisht, ndaj ne e konsiderojmë heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, si prioritet. Ne sigurisht, tha Gantar nuk do e lidhim çështjen e vizave me situatën politike në Shqipëri. Këto dy çështje, nuk mund të lidhen bashkë" . Mes takimeve të shumta Kryetarja e Kuvendit u takua e bisedoi me Kryetarin e Parlamentit të Letonisë, Daudze dhe të Bullgarisë, Tsacheva. Këto takime synuan mbështetjen për lëvizjen e lirë të shqiptarëve, përmes lobingut, me të gjitha parlamentet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Kthehu | 12.06.2 © Copyright 2007-2009 Bota Sot trokit ketu [ Edited Sat Jun 12 2010, 09:55AM ] | ||
| Back to top | | ||
| Lec Neli |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AMPosts: 8370 | Kryetarja e Kuvendit, Topalli takohet me Nënkryetarin e Parlamentit portugez, Jose Vera Jardim ![]() Gjatë punimeve të Konferencës Kryetarja Topalli zhvilloi një takim të veçantë me Nënkryetarin e Parlamentit të Portugalisë, Jose Vera Jardim, të cilit i kërkoi mbështetjen për Shqipërinë, në Parlamentin dhe Këshillin Europian për liberalizimin e vizave. Kryetarja e Kuvendit tha se " Shqipëria ka plotësuar të gjitha kriteret dhe obligimet e saj për heqjen e vizave. Komisionerja Malmstrom, më 27 maj mori vendimin pozitiv për këtë aspiratë të madhe të shqiptarëve. Tani fjalën e ka Parlamenti Europian dhe Këshilli". Kolegu portugez i premtoi zonjës Topallit se do vazhdonte të mbështeste në Parlamentin dhe Këshillin Europian, këtë pritshmëri të shqiptarëve. Nënkryetari i Parlamentit të Portugalisë Jose Vera Jardim shprehu njëherësh dhe dëshirën për të vizituar Shqipëri. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, në kuadër të Konferencës të Kryetarëve të parlamenteve të KiE-së, u takua me Kryetarin e Parlamentit të Azerbaixhanit, Oktay Asadov dhe të Armenisë, Hovik Abrahamyan. Kthehu | 12.06.2010 © Copyright 2007-2009 Bota Sot. trokit ketu [ Edited Sat Jun 12 2010, 09:54AM ] | ||
| Back to top | | ||
| Lec Neli |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AMPosts: 8370 | Kryetarja e Kuvendit takohet me Kryetarin e Parlamentit hungarez, Pal Schmitt ![]() Gjatë Konferencës së Kryetarëve të parlamenteve të PACE, Kryetarja Topalli u takua dhe me Kryetarin e sapozgjedhur të Parlamentit të Hungarisë, Pal Schmitt. Jozefina Topalli e uroi zotin Schmitt për zgjedhjen në detyrën e rëndësishme të Kryetarit të Parlamentit, si dhe për fitoren e Qendrës së Djathtë në Hungari. Në bisedë, dy kolegët u përqendruan në bashkëpunimin e Shqipërisë, jo vetëm me Parlamentin hungarez, por edhe në bashkëpunimin me europarlamentarët hungarezë në Parlamentin Europian. Hungaria është vendi që do të ketë presidencën europiane pas një viti dhe, Kryetarja e Kuvendit gjeti rastin për t’i kërkuar dhe një herë mbështetjen e vendit të tij për Shqipërinë, në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe votën në Parlament për liberalizimin e vizave. Kryetari i Parlamentit hungarez, Pal Schmitt garantoi zonjën Jozefina Topalli se vendi i tij dhe Parlamenti hungarez do vazhdojë të mbështesë përpjekjet e mëdha që qeveria dhe shqiptarët, kanë bërë gjatë kësaj periudhe. Kthehu | 12.06.2010 © Copyright 2007-2009 Bota Sot. trokit ketu [ Edited Sat Jun 12 2010, 09:58AM ] | ||
| Back to top | | ||
| Lec Neli |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AMPosts: 8370 | Topalli në Qipro, lobim për lëvizjen e lirë ![]() Tiranë - Lobimi për lëvizjen e lirë të shqiptarëve ishte qëllimi kryesor i takimeve që Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi me kryeparlamentarit e disa vendeve gjatë qëndrimit të saj në Qipro, ku mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë të kryetarëve të parlamenteve të KiE-së. ![]() Sipas njoftimit për shtyp nga Kuvendi, Topalli u takua me kryetaren e Dhomës së Lordëve, Baroneshën Helen Hayman dhe nënkryetarin e Dhomës së Ulët, Sir Alan Haselhurst. Kryetarja e Kuvendit, pasi i njohu zyrtarët britanikë për ecurinë e Shqipërisë gjatë viteve të fundit në kuadër të proceseve integruese, u ndal tek zgjedhjet e 28 qershorit, të cilat siç tha ajo "u kualifikuan nga "arbitri ndërkombëtar" si zgjedhje të standardeve të OSBE-së". "Ky ishte procesi më i mirë dhe më transparent, që shqiptarët kanë pasur në 20 vite. Për të arritur këtë transparencë numërimi i votave u bë përmes fotografimit, skanimit, filmimit dhe transmetimit online. Kjo ishte një gjë e re që ne arritëm në Shqipëri", tha Topalli. Gjatë qëndrimit në Qipro, Topalli u takua dhe me kryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, Pavel Gantar me të cilin bisedoi për heqjen e vizave. "Sllovenia do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në të gjitha përpjekjet e saj drejt BE-së dhe kjo mbështetje nuk do të mungojë as në heqjen e vizave. Integrimi dhe liberalizimi i vizave shkojnë paralelisht, ndaj ne e konsiderojmë prioritet heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Ne nuk do e lidhim këtë çështje me situatën politike në Shqipëri, pasi ato nuk mund të lidhen bashkë", u shpreh Gantar. Gjatë Konferencës së Kryetarëve të parlamenteve të PACE, kryetarja Topalli u takua dhe me Kryetarin e sapozgjedhur të Parlamentit të Hungarisë, Pal Schmitt. Hungaria është vendi që do të ketë presidencën evropiane pas një viti dhe Topalli gjeti rastin për t’i kërkuar dhe një herë mbështetjen e vendit të tij për Shqipërinë në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe votën në Parlament për liberalizimin e vizave. Kryeparlamentari hungarez e garantoi znj. Topalli se vendi i tij dhe Parlamenti hungarez do vazhdojë të mbështesë përpjekjet e mëdha që qeveria dhe shqiptarët, kanë bërë gjatë kësaj periudhe. Kryetarja e Kuvendit u takua dhe me kryetarin e Parlamentit të Letonisë, Daudze, të Bullgarisë, Tsacheva dhe me kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Fini të cilëve iu kërkoi mbështetje për lëvizjen e lirë të shqiptarëve. 2010-06-12 11:17 Copyright 2009 © GazetaStart.com - trokit ketu | ||
| Back to top | | ||
| Lec Neli |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AMPosts: 8370 | Topalli: Rezoluta e PE-së, lajm i mirë për shqiptarët ![]() Kryetarja e Kuvendit: “Rezoluta e Komisionit të jashtëm të PE në mbështetje të liberalizimit të vizave, një lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët, që vjen si shkak i reformave të guximshme, të bëra”. “Rezoluta e Komisionit të Jashtëm të PE në mbështetje të liberalizimit të vizave me Shqipërinë, është një lajm shumë i mirë për shqiptarët”- u shpreh Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në filllim të takimit me Zëvendëspresidentin e Asamblesë parlamentare të OSBE, Wolfang Gossruck, i cili erdhi sot për një vizitë zyrtare në Shqipëri. ![]() Kryetaja e Kuvendit falenderoi dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen që zoti Grossruck dhe kolegët e tij në PE dhe Parlamentin austriak, i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë, në procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimit evropian të saj. Kryetarja e Kuvendit tha se "Rezoluta e Komisionit të Jashtëm të PE e miratuar sot, është lajmi më i mirë për shqiptarët, pasi ata e meritojnë lëvizjen e lirë në Evropë, në përgjigje të reformave dhe transformimeve të thella, që shqiptarët kanë bërë në një kohë kaq të shkurtër. Po ashtu, Parlamenti Europian, i kërkoi sot opozitës të japë kontributin e saj dhe të mbështesë reformën në drejtësi. "Për shqiptarët -tha zonja Topalli, dhe për biznesin është e rëndësishme që opozita të votojë, sikurse kërkon PE sot në rezolutën e saj , edhe ligjin për Gjykatën Administrative." Nga ana e tij Gossruck dhe delegacioni që e shoqëronte atë, uroi Kryetaren e Kuvendit dhe shqiptarët për Rezolutën e Parlamentit Europian, duke theksuar se Qeveria dhe Parlamenti kanë bërë një punë shumë të madhe. Më tej biseda u përqëndrua në përpjekjet e jashtëzakonshme që Qeveria, Parlamenti dhe vetë shqiptarët po bëjnë për të përmbushur standartet evropiane, për marrjen e Statusit të Vendit Kandidat në BE, duke u ndalur veçanërisht në miratimin e muajve të fundit, të 170 ligjeve dhe marëveshjeve në Kuvendin e Shqipërisë, për zhvillimin evropian të saj. Kryetarja e Kucvendit vlerësoi se jeta parlamentare në Shqipëri ecën me një axhendë intensive dhe, opozita drejton disa komisione. Në vijm të bisedës, Gossruck bëri me dije Kryetaren e Kuvendit për nismën që Parlamenti austriak ka ndërmarrë për promovimin e Shqipërisë, ku në muajin tetor do të zhvillohet programi "Ditët e Shqipërisë.” Duke ftuar Kryetaren e Kuvendit për të nderuar me pjesëmarrjen e saj në këtë aktivitet , deputeti Gossruck, tha se deputetët dhe institucionet austriakë janë veçanërisht të interesuar, për të promovuar Shqipërinë, dhe produktet e saj në të gjitha fushat. © Copyright 2007-2009 Bota Sot. trokit ketu [ Edited Thu Jun 24 2010, 06:32AM ] | ||
| Back to top | | ||
| Lec Neli |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AMPosts: 8370 | Jozefina Topalli ![]() Albanian speaker touches down in Azerbaijan 2010-06-29 AzerTAc BAKU, June 29. (AzerTAc). Jozefina Topalli, Speaker of the Albanian Parliament arrived in Azerbaijan on Monday. At the Heydar Aliyev international airport, she was welcomed by First Deputy Chairman of the Milli Majlis, Chairman of the Parliamentary committee on security and defense Ziyafet Asgarov and other officials. Topalli told journalists that it is her first visit to Azerbaijan. She is going to meet with Azerbaijani officials to discuss Albania-Azerbaijan relations. Topalli expressed hope that the present visit would help expand interparliamentary cooperation. Source: bsanna-news. trokit ketu Albanian Parliament Chairman: Azerbaijan is one of leading countries for economy development Azerbaijan, Baku, June 29 / Trend, K. Zarbaliyeva / Azerbaijan is one of the leading countries for economic development and digital technologies, speaker of the Albanian Parliament Josefina Topalli said today during a meeting with the Milli Mejlis (Parliament of Azerbaijan) Speaker Ogtay Asadov. According to Topalli, this visit will strengthen bilateral and multilateral relations of Albania and Azerbaijan. Such visits will contribute to the development of inter-parliamentary relations of the two countries, Asadov said. Josefina Topalli's meetings with President Ilham Aliyev, Prime Minister Artur Rasizade and the country's other officials are scheduled in Baku. During the meetings it's planned to discuss prospects of bilateral cooperation, as well as expansion of inter-parliamentary ties. Topalli arrived in Azerbaijan June 28. Do you have any feedback? Contact our journalist at -email- © TREND News Agency trokit ketu | ||
| Back to top | | ||
| Lec Neli |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AMPosts: 8370 | Jozefina Topalli ![]() Azerbaijan, Albania interested in expanding ties Thu 01 July 2010 | 09:43 GMT Text size: Artur Rasizade Azerbaijan and Albania are interested in expanding ties in all spheres. ![]() Artur Rasizade Azerbaijan and Albania are interested in expanding ties in all spheres, said Josefina Topalie, chairman of the Albanian Parliamnet, visiting Baku during the meeting with Azerbaijani Premier Artur Rasizade, according to the news service for the Cabinet. Rasizade voiced hope that the visit of the Albanian parliament chairman to Azerbaijan will contribute to the development of bilateral relations. “Azerbaijan is interested in the development of bilateral relations with all countries, including Albania”, he said stressing good potential for the development of ties between the two countries. The premier also stressed the achievements in the country’s oil and nonoil sector, as well as the Armenian-Azerbaijani conflict over Nagorno Karabakh. In turn, Topalie also expressed Albania’s interest in the development of ties with Azerbaijan. She stressed prospects for cooperation between the two countries in most spheres. Azerbaijan, Syria discuss prospects of cooperation Azerbaijani Premier Artur Rasizade has met with the Syrian delegation headed by Minister of Oil and Mineral Resources, co-chairman of the Syrian-Azerbaijani nongovernmental commission Sufyan Allaw visiting Baku, official mass media report. “The cooperation with Syria has recently intensified in all spheres including in economic which is proven by the conduction of the first session of the Syrian-Azerbaijani intergovernmental commission held in Baku”, Rasizade said during the meeting. In turn, Allawstressed satisfaction with his visit to Azerbaijan. Noting the interest of his country in the development of ties with Azerbaijan, he stressed numerous intergovernmental agreements signed in July of the last year during the official visit of Syrian President Bashar al-Asad to Azerbaijan. There is also a plan to sign agreement on earlier uncovered spheres in the future. The minister stressed Damascus’ interest in transportation of Azerbaijani gas to Syria. Allau also stressed the plans to create the council of Azerbaijani and Syrian private companies to ensure bilateral investments. In the nearest future there is a plan to hold exhibition of industrial production, cooperation in education, exchange of staff between Syria and Azerbaijan. The sides exchanged views on issues of mutual interest. Novosti Azerbaijan Source: © 2009, News.Az. All rights reserved. trokit ketu | ||
| Back to top | | ||
| guest |
| ||
![]() Registered Member #1283 Joined: Thu Sep 27 2007, 08:35PMPosts: 3015 | me duket se i paska shku vizita kot jozefins. shqipnia i ka shit armatim armenve dhe kryemistri i azerbaixhanit e paska prek qeshtjen e konfliktit me arment. | ||
| Back to top | | ||
| Lec Neli |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AMPosts: 8370 | Jozefina Topalli ![]() Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli feston me maturantët më të mirë Kryetaria e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli u takua sot në Shkodër me maturantët që arritën rezultatet më të larta në përfundim të studimeve. Topalli vlerësoi punën e nxënësve dhe mësuesve të tyre si dhe shprehu mbështetje për studimet e tyre në sistemin universitar. 03.07.2010 © Copyright 2007-2009 Bota Sot trokit ketu | ||
| Back to top | | ||
| Lec Neli |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AMPosts: 8370 | Jozefina Topalli rikthehet në Zvicër, lobon për njohjen e Kosovës ![]() Bernë – Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli është rikthyer sërish në Zvicër ku ka marrë pjesë në Samitin ndërkombëtar të Grave Kryeparlamentare në Bernë, mbi luftën kundër dhunës ndaj gruas dhe fëmijëve. Zonja Topalli e ndërpreu vizitës të shtunën pas aksidentit të ndodhur në komunën Gjegjan të Pukës. Gjatë qëndrimit në Bernë, Topalli ka lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës tek kryetarët e parlamenteve të vendeve që nuk e njohur ende shtetin e ri. Gjatë qëndrimit atje, kryeparlamentarja shqiptare ka zhvilluar edhe një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon. 2010-07-19 16:28 | ||
| Back to top | | ||
| Lec Neli |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AMPosts: 8370 | Topalli në Gjenevë: Promovon Shqipërinë dhe Kosovën ![]() Gjenevë - Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e zv/presidentes së Unionit Ndërparlamentar IPU, drejtoi dje seancën e pasdites Konferencën Botërore të kryetarëve të parlamenteve, që po mbahet në pallatin e OKB-së, në Gjenevë. Topalli e cilësoi këtë konferencë një mundësi të jashtëzakonshme për të folur për progresin e Shqipërisë dhe veçanërisht për të lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës duke rritur numrin edhe me vende nga Afrika, Amerika Latine, Azia etj. Proceset integruese të Shqipërisë dhe shteti i ri i Kosovës ishin kryefjalë e takimeve të shumta që kryetarja e Kuvendit zhvilloi me homologë nga e gjithë bota. Në një prononcim për mediat, kryeparlamentarja e vlerësoi forumin si "të jashtëzakonshëm për të folur për një Shqipëri që është transformuar". "Qëllimi kryesor për të cilin unë isha këtu ishte dhe çështja e Kosovës, pavarësia e së cilës është një realitet i pakthyeshëm. Unë e konsideroj një shans të jashtëzakonshëm mundësinë për t'u takuar me një numër shumë të madh kryetarë parlamentesh nga e gjithë bota, me të cilët fola për Shqipërinë, për transformimin e jashtëzakonshëm të saj, brenda një kohe shumë të shkurtër, si dhe për paqen që ka sjellë pavarësia e Kosovës në rajonin tonë", u shpreh kryetarja e Kuvendit, Topalli. 2010-07-21 15:51 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu | ||
| Back to top | | ||
| Lec Neli |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AMPosts: 8370 | Jozefina Topalli: Vendimi i GJND-së lexohet në të gjitha gjuhët, por në shqip tingëllon më së bukuri ![]() Kuvendi i Shqipërisë, ndërpreu sot punimet e seancës plenare për të përcjellë drejtpërdrejt leximin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me pavarësinë e Kosovës. ![]() Pas përfundimit të shpalljes së opinionit të GJND-së, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në emër të Kuvendit përshëndeti këtë vendim dhe tha: “Ky vendim mund të lexohet në të gjitha gjuhët e botës, por ai tingëllon më bukur në gjuhën shqipe dhe sot është një vendim i jashtëzakonshëm. Pavarësia e Kosovës, për të cilën kemi punuar të gjithë bashkë gjatë të gjithë kësaj periudhe, është e pakthyeshme. Falënderoj të gjithë ato vende që e kanë njohur Kosovën dhe e kanë mbështetur Kosovën në këto periudha të vështira për rajonin dhe, në mënyrë të veçantë, për shqiptarët. Ky është një vit i jashtëzakonshëm për të gjithë shqiptarët, për shqiptarët në Kosovë, për shqiptarët në Shqipëri, për shqiptarët kudo që janë. Unë ju falënderoj për çdo gjë që ju keni bërë në mbrojtje të Kosovës, kudo që keni shkuar, për çdo përpjekje, për të gjitha këto ju faleminderit", tha Topalli. Kthehu | 22.07.20 © Copyright 2007-2009 Bota Sot trokit ketu Jozefina Topalli: Vendimi i GJND-së hapi një epokë të re, bëri legale atë që ishte reale Kryetarja e Kuvendit Të Shqipërisë, Jozefina Topalli priti sot në takim delegacionin e Grupit për intergim të Kuvendit të Kosovës, përbërë nga përfaqësues të komunitetit serb, boshnjak, goran etj. Duke u ndalur në vendimin e një dite për parë për Kosovën, Kryetarja e Kuvendit tha se e djeshmja ishte një ditë e mrekullueshme. “Vendimi i djeshëm i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është padyshim një vendim historik. Ai vendim bëri legale atë që ishte reale. Pavarësia e Kosovës ështe e pakthyeshme. Kjo u rikonfirmua në ndihmë të paqes dhe vullnetit të përbashkët për një jetë më të mirë të të gjithë popujve në Ballkan. Vendimi se Pavarësia e Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, është një vendim që vjen si mbështetje e gjithë sakrificës së popullit shqiptar të Kosovës për të drejtat e tij. Me këtë vendim inkurajues kjo Gjykatë sanksioni të drejtën e pavarësisë së Kosovës, duke hapur një epokë të re. Dje iu dëshmua ligjërisht të gjithë globit se pavarësia e Kosovës është jo vetëm e merituar por edhe e drejtë e patjetërsueshme. Jam e bindur se numri i vendeve që do të njohin Kosovën do të rritet tashmë shumë shpejt dhe Kosova do të bëhet anëtare e OKB-së dhe e insitucioneve të tjera ndërkombëtare”, theksoi ajo. Duke shprehur kënaqësinë për vizitën e veçantë të grupit të integrimit të Kuvendit të Kosovës, Kryetarja e Kuvendit tha se : “Fakti që jemi të gjithë këtu bashkë do të thotë që jemi të hapur e me mendësi moderne. Rajoni ynë është i orientuar nga Evropa dhe ne të gjithë jemi evropianë", tha Topalli. Më tej Topalli tha se "Ne të gjithë jemi me fat sepse kemi zgjidhjen te Evropa, aty ku qendrojnë të drejtat e njeriut, dhe ku të gjithë janë të barabartë sado të ndryshëm. Jemi me fat sepse jetojmë në kohë të jashtëzakonshme dhe jemi pjesë e procesve globale. Të gjithë bashkë përpiqemi të ndërtojmë paqe dhe mirëqenie. Reformat që Shqipëria ka bërë në këto vite kanë kërkuar kurajo. Këto reforma bënë që të antarësohemi në NATO. Këto reforma kanë bërë që të jemi shumë afër liberalizimit të vizave. Po ashtu, ne besojmë në një përshpejtim të proceseve integruese të të gjithë rajonit e sigurisht të Kosovës, që ne e kemi në zemër". Nga ana e tij, Kryetari i Grupit për integrim, Branisllav Grbiç tha se : “Ju falenderojmë për gjithçka që keni bërë për Kozovën dhe për përfaqësuesit e komunteteve të ndyshme të Kosovës, pasi krahas integrimit europian, integrimi i brendshëm është shumë i rëndësiëhm. Vizita jonë ka një efekt pozitiv. Jemi të gjithë qytetarë të Kosovës dhe që të gjithë dëshirojmë sukses në integrimin e Kosovës”, tha ai. Kryetarja e Kuvendit tha se ky është një koncept i hapur dhe civil që dëshmon për një mentalitet të ri modern në të gjithë rajonin tonë. Më tej, biseda u fokusua në bashkëpunimin konkret mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës si dhe mes komunitetevë të ndryshme për forcimin e raporteve, jo vetëm institucionale por edhe njerëzore. Kthehu | 23.07.2010 © Copyright 2007-2009 Bota Sot trokit ketu [ Edited Sat Jul 24 2010, 04:25AM ] | ||
| Back to top | | ||
| Lec Neli |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AMPosts: 8370 | Jozefina Topalli nderohet me çmim nga Forumi Mesdhetar për Paqen ![]() Sot në mesditë në Capri të Italisë, Forumi Mesdhetar për Paqen i ka akorduar Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli “Çmimin e Mesdheut” . Forumi Mesdhetar për Paqen ka përzgjedhur Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, përmes propozimit të bërë nga Senatori Sergio De Gregori, President i delegacionit parlamentar italian i Asamblesë së NATO-s. Në motivacionin e këtij çmimi theksohet se: “Mesdheu paraqitet si një zonë strategjike që lidh tregjet e Lindjes dhe ato evropiane dhe Perëndimore. Roli i tij në proceset ndërkombëtare dhe në rregullimin e marrëdhënieve politike, kulturore, ekonomike dhe tregtare, por edhe të njerëzve dhe të mallrave është gjithnjë e më thelbësor për ccdo perspektivë të së ardhmes së popujve që përfshin kjo zonë. Në zemër të Mesdheut lidhjet historike, politike dhe kulturore karakterizojnë marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë, marrëdhënie veçanërisht intensive dhe reciprokish përfituese. Sot, shumë qytetarë shqiptarë jetojnë në Itali plotësisht të integruar dhe krenarë, me të drejtën e plotë të identitetit të tyre. Shumë prej tyre janë sipërmarrës që kanë ngritur biznese të suksesshme në Itali, ashtu si shumë sipërmarrës italianë kanë bizneset e tyre në vendin e shqiponjave. Është tashmë i largët kujtimi i izolimit ndërkombëtar ku një diktaturë e gjatë kishte zhytur popullin shqiptar, para rënies së Murit të Berlinit. Sot Shqipëria drejtohet nga liderë prestigjiozë politikë, të cilëve u dedikohet rritja e shpejtë institucionale dhe ekonomike në Shqipëri, e cila pati gjithashtu suksesin e rëndësishëm të hyrjes në NATO. Marrëdhëniet parlamentare mes Italisë dhe Shqipërisë janë shumë intensive dhe të frytshme, si në nivelin dypalësh, ashtu edhe në forume ndërkombëtare shumëpalëshe; dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është protagonistja kryesore përsa i përket palës shqiptare. Ajo mishëron me historinë personale dhe karrierën e saj, një figurë politike dhe një shembull për të gjithë ne. Karriera brilliante dhe shumëdimensionale akademike dhe karriera në Parlament që nga viti 1997, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë që nga viti 2005, shumë aktive në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve, Kryetarja Topalli është angazhuar dukshëm e në mënyrë të konsiderueshme në përpjekjet që vendi ka bërë për anëtarësimin në NATO aktualisht në funksion të anëtarësimit në BE. Me këtë motivim, kam nderin dhe kënaqësinë për t’i akorduar Kryetares Jozefina Topalli, "Çmimin e Mesdheut.” Me marrjne e çmimit të Mesdheut, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli: tha se " Këto vite Shqipëria është transformuar në mënyrë të pabesueshme. Ky çmim është për vendin tim." Senatori De Gregori gjatë ceremonisë së dhënies së çmimit tha se: “ Në Kapri, ju jeni gruaja e dytë që merrni një çmim të tillë pas Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel. © Copyright 2007-2009 Bota Sot. trokit ketu [ Edited Wed Jul 28 2010, 02:20AM ] | ||
| Back to top | | ||
| Lec Neli |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AMPosts: 8370 | Jozefina Topalli MEDITERRANEO AWARD: PREMIO A PRESIDENTE PARLAMENTO ALBANIA ![]() (AGI) - Roma, 22 lug - Il “Mediterraneo Award”, prestigioso riconoscimento internazionale alla sua seconda edizione, sara’ consegnato quest’anno all’on. Jozefina Topalli, Presidente del Parlamento dell’Albania. Lo rende noto il senatore sergio De Gregorio, Presidente della delegazione italiana presso l’Assemblea Parlamentare della Nato. La cerimonia di consegna si terra’ presso la Sala Consiliare del Comune di Capri, alla presenza del sindaco Ciro Lembo e delle autorita’ locali. “Si tratta di un’occasione unica per segnalare gli straordinari rapporti tra due Paesi, l’Italia e l’Albania, strategici per la stabilita’ del Mediterraneo, un’area strategica, cerniera tra i mercati d’oriente e quelli europei ed occidentali. La sua funzione nei processi di internazionalizzazione e di regolazione delle relazioni politiche, culturali, economiche e commerciali, ma anche di mobilita’ degli uomini e delle merci, risulta essere sempre piu’ cruciale per ogni prospettiva futura dei popoli che vi si affacciano. Nel cuore del Mediterraneo - continua De Gregorio - legami storici, politici e culturali caratterizzano le relazioni fra l’Italia all’Albania. Relazioni particolarmente intense e vicendevolmente proficue. Oggi, numerosi cittadini albanesi vivono perfettamente integrati in Italia e orgogliosi, a buon diritto, della loro identita’. Molti sono gli imprenditori albanesi che hanno avviato attivita’ economiche di successo in Italia, cosi’ come numerosi imprenditori italiani operano nel Paese delle Aquile. E’ ormai lontano il ricordo dell’isolamento internazionale cui una lunga dittatura aveva costretto, prima della caduta del Muro di Berlino, il popolo albanese. Oggi l’Albania e’ guidata da prestigiosi leader politici e da una classe dirigente giovane, dinamica, preparata. E’ a questa classe dirigente che si deve la rapidissima crescita istituzionale ed economica dell’Albania, che ha anche colto l’importante successo dell’ingresso nell’Alleanza Atlantica. Le relazioni parlamentari fra Italia e Albania sono molto intense e proficue, tanto a livello bilaterale quanto nelle varie sedi multilaterali; e la Presidente Topalli ne e’ la principale protagonista per quanto concerne la parte albanese. Ella incarna con la sua storia personale e la sua carriera politica una figura ed un esempio per tutti noi. Brillante e multiforme carriera universitaria, in Parlamento dal 1997, Speaker del Parlamento albanese dal 2005, attivamente impegnata nella difesa dei diritti delle donne e dell’infanzia, la presidente Topalli si e’ impegnata in modo determinante negli sforzi che il paese ha compiuto per l’ingresso nella Nato e che sta ora compiendo in vista della membership europea”.(AGI) red/Mal © Copyright 2006 AGI spa . trokit ketu [ Edited Wed Jul 28 2010, 02:41AM ] | ||
| Back to top | | ||
| Lec Neli |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AMPosts: 8370 | Jozefina Topalli, me studentët: Jo kompromis me drejtësinë ![]() ANILA DUSHI | 30/07/2010 SHKODËR- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli gjatë vizitës së sotme në Shkodër ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Juridikut. Duke i uruar për mbylljen e studimeve, ajo i ka këshilluar ata të respektojnë ligjin dhe shtetin e së drejtës. "Besoj fort se ju do të jeni mbrojtësit më të fortë të ligjit, besoj fort se ju dhe brezi juaj nuk do të lejoni kurrë dhe nuk keni për të lejuar asnjë kompromis me të drejtën, me ligjet themelore të shtetit, do të jeni garant i fuqishëm i asaj që është baza mbi të cilën ngrihet shteti"- ka thënë Topalli. Gjatë vizitës, ajo ka qenë e pranishme edhe në ekspozitën fotografiko-historike kushtuar Nënë Terezës, ekspozitë kjo e çelur në Katedralen "Shën Shtjefni" të Shkodrës në 100 vjetorin e saj te lindjes. © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP trokit ketu | ||
| Back to top | | ||
| Lec Neli |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AMPosts: 8370 | Topalli shtron iftar me rastin e muajit të Ramazanit ![]() Tiranë - Kryetarja e Kuvendit shtroi mbrëmjen e shkuar një Iftar në emër të Kuvendit të Shqipërisë, ku ishin të ftuar Kryetari i Komitetit Mysliman Selim Muça, myftitë e të gjitha qarqeve, krerë të komuniteteve të tjerë fetarë në Shqipëri, deputetë dhe personalitete të fushave të ndryshme. Kryetarja e Kuvendit, duke i uruar mirëseardhjen të ftuarve, vlerësoi Muajin e Ramazanit si një muaj të jashtëzakonshëm për të gjthë besimtarët myslimanë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në mbarë botën. . "Ky është një muaj, ku si asnjëherë tjetër, të gjithë ne ndiejmë, sesa e madhe është forca, sesa e madhe është fuqia që besimi të jep, për të qëndruar përpara dhimbjes, për të besuar në ditë më të mira, për t'u udhëhequr nga besimi dhe morali më i mirë. Janë momente, ku të gjithë ne përjetojmë dhe kuptojmë se jemi fëmijë të Zotit; me diferencat tona, ne të gjithë jemi të barabartë. Në një muaj të tillë si ky muaj më shumë se kurrë, ne e kuptojmë sesa e rëndësishme është dhembshuria, sa e rëndësishme është të kuptojmë tjetrin kur s’ka, sa e rëndësishme është të kuptojmë tjetrin kur është në vuajtje , dhe të ndash me të aq sa mundesh , në familje dhe në shtëpitë e gjithsecilit “, tha Topalli. 2010-09-02 15:51 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu | ||
| Back to top | | ||
| Go to page 1 2 | |
Powered by e107 Forum System


![[ Veteran ne forum ]](../../e107_images/rate/lite/lev10.png)















Nëna Terezë - vl...
Tu u hedh ne liqen...
Liqeni :)
:)