Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Kinematografia
 
<< Previous thread | Next thread >>
*** Kinematografia Kombtare ***
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Fri Jul 17 2009, 04:29pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shqiptar në Gjermani


Elsa Demo | 17/07/2009

Ndërsa regjisori gjerman Jonnaes Naber ndodhet në Tropojë, në vendet e xhirimit, Ani Spahivogli tregon për filmin e ardhshëm, "Shqiptari". Një i ri në Gjermani: është askush, është një njeri pa identitet

"Shqiptari" është projekti filmik shqiptaro-gjerman, që prej një muaji është miratuar me vendim të Këshillit të Projekteve në Qendrën Kombëtare Kinematografike. Është tema e shqiptarit emigrant në Gjermani, trajtuar sipas dy autorëve Ani Spahivoglit dhe Johannes Naber, regjisori gjerman, njëherazi bashkëskenarist.

E ndërsa Naber-i vazhdon kërkimin e vendeve të xhirimit në veri në vendit, konkretisht në Tropojë, Ani sqaroi për "Shekulli"-n se ç'është ky projekt dhe se si ajo, bija e vetme e regjisorit dhe aktorit të ndjerë të skenës, Kujtim Spahivogli, u gjend në këtë histori.

Ajo thotë se bëhet fjalë për një film artistik me metrazh të gjatë, në qendër të të cilit është historia e një djali të ri shqiptar, që shkon në Gjermani për të siguruar një shumë të caktuar të ardhurash.

Arben quhet i riu, sapo është kthyer nga Greqia dhe dëgjon se në Gjermani është e lehtë të gjesh një mundësi punësimi, ku fitimi është shumë më i mirë së në vendet të tjera. "Kjo është pikërisht ajo që Arbenit i duhet për momentin.

Në vendlindjen e tij, në veri të Shqipërisë, diku afër Bajram Currit, ai gjendet papritur në një situatë që nuk i lejon shumë alternativa, mundësia e vetme për të është të sigurojë paratë, gjë kjo që i jep zgjidhje problemit në të cilin është futur."

Autorja e skenarit sqaron se Gjermania imagjinare e emigrantit shqiptar nuk përkon aspak me atë që ai gjen pasi ka mbërritur në vend. "Është një tjetër realitet, i ashpër, i mbyllur, një përpjekje e vazhdueshme për të mbijetuar", - thotë Ani.

Ky i ri në Gjermani është askushi, është një njeri pa identitet. Ka hyrë ilegalisht dhe i tillë mbetet deri në fund. Nga ana tjetër, ai vjen me barrën e një identiteti, me shenjat e një tradite tjetër, i rritur sipas zakoneve të vendit. Protagonisti është dhe nuk është në Gjermani.

Shpirtërisht ai është i lidhur me vendin e tij, me historinë e tij në veri të Shqipërisë, me familjen e tij dhe kryesisht me të dashurën e tij, Etlevën. "Rrjedha e ngjarjeve e merr me vete dhe ai bëhet pjesë e një realiteti tjetër në vendin e huaj ku ka shkuar. Një realitet i pamëshirshëm dhe i egër, ai i transportit të emigrantëve ilegalë.

Dikur ai merr rrugën e kthimit për në Shqipëri, është i rraskapitur, ka parë e përjetuar shumë gjëra që më mirë do të donte t'i harronte, dhe e hapur mbetet pyetja: Çfarë fitoi ai në fund të kësaj aventure dhe çfarë humbi?" Këtu Ani e lë hapur historinë e personazhit, histori e cila shumë shpejt, pas kësaj faze përgatitore, do të kalojë në sheshin e xhirimit në veri të vendit.

Ajo pohon se idenë për këtë "shqiptar" e ka hedhur pikërisht Johannes Naber-i. Bashkëpunimi mes tyre filloi prej vitit 2008. Fillimisht Ani do të merrej me shqipërimin, por më pas u vendos që të dy të jenë bashkautorë të skenarit të filmit.

Kishte kohë që ajo vetë mendonte të hidhte në letër një skenar filmi me metrazh të shkurtër, prandaj kur pati rastin të përfshihet në një projekt të tillë si "Shqiptari", e pa si një eksperiencë me vlerë.

"Duke pasur në qendër të filmit një shqiptar, shikuesi e sheh historinë nga këndvështrimi i shqiptarit, jeton me problemet e tij dhe bëhet pjesë e një realiteti ku një pjesë e madhe e shoqërisë gjermane nuk ka akses, ose më mirë ka informacion nga mediat dhe shtypi i përditshëm, informacion ky që mbetet i sipërfaqshëm dhe i thatë.

Mendoj se për regjisorin e rëndësishme është të tregojë një histori që nuk i drejtohet vetëm një publiku, ai kërkon të tregojë një histori që prek publikun gjerman, atë shqiptar e me gjerë, publikun e shumë vendeve të tjera, më të cilët ne ndajmë një fenomen të përbashkët, atë të emigracionit."

Ky është me fjalë të tjera qëllimi i përbashkët i autorëve, të rrokin me dy anët e historisë së njeriut, dy audienca që përfaqësojnë kulturën që ai la pas dhe atë që gjeti në emigrim. Ani, e cila prej më shumë se një dekadë jeton dhe punon në Gjermani, shpreson që me një vepër të tillë do të ketë pak më tepër ndjeshmëri ndaj të huajve, sidomos atyre ilegalë, "një gjerman e sheh Shqipërinë me një tjetër sy.

Por edhe për një shqiptar, pamja e treguar e Gjermanisë shfaqet nga një tjetër perspektivë."Qëllim mbetet hapja e një dialogu mes dy vendeve, një dialog njerëzor që lë mbrapa vetes paragjykimet, qofshin këto pozitive apo negative.

"Shqiptari" është paraqitur në Qendrën Kombëtare si projekt i shtëpisë kinematografike "On Film Production" sh.p.k. dhe financohet nga kjo qendër në masën 35.950.000 lekë. Pala shqiptare përfaqësohet nga kooproducenti Dritan Huqi, dhe një autor tjetër i veprës. Sipas ligjit, duhet që në një bashkëprodhim me të huajt, të ketë shqiptarë së paku dy, nga tre autorët e veprës, dhe ky do të jetë kompozitori. Për trupën e aktorëve akoma nuk ka ndonjë të re.

Ky film shënon rastin e dytë të modelit të një filmi shqiptar në bashkëprodhim me të huaj dhe me një regjisor të huaj. Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka mbështetur pothuajse në këto vlera financiare bashkëprodhimin e parë shqiptaro-serb "Muaj mjalti", i regjisorit serb Goran Paskaljeviç, film që pritet të shfaqet premierë së paku në vjeshtë.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Wed Jan 13 2010, 02:32pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Jul 21 2009, 02:18pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
SEE CN, po "Familjes së gjaksit"

Elsa Demo | 21/07/2009

Rrjeti i Qendrave Kombëtare Kinematografike të Evropës Juglindore miraton dhe mbështet financiarisht projektin shqiptar për film të shkurtër, me regji të Neritan Mehmetajt

Në takimin e 18 korrikut të Asamblesë së "South Eastern Europe Cinema Network", një rrjet i krijuar nga Qendrat Kombëtare Kinematografike të Ballkanit, takim i mbajtur në Shkup të Maqedonisë, u miratuan edhe 7 projekte filmike për metrazh të shkurtër të paraqitura nga 7 vende anëtare.

Përfaqësuesja e Qendrës Kombëtare Kinematografike, Eriona Vyshka, specialiste prej disa vitesh e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, ka bërë paraqitjen projektit shqiptar. Është filmi "Familja e gjaksit" me skenar dhe regji të Neritan Mehmetajt dhe produksion te OnFilmProduction.

Vyshka tha për gazetën se "ky projekt u përzgjodh nga QKK duke qënë se vjen nga një shoqëri serioze produksioni dhe e besueshme për sa i përket realizimit në kohë të filmit. Gjithashtu, ky projekt është financuar nga bordi i QKK në pjesën më të madhe të buxhetit të tij dhe xhirimet e filmit do të fillojnë shumë shpejt."

Kjo përfaqësuese sqaroi se "Familja e gjaksit" u mbështet financiarisht me shumën 8 mije euro të cilat i shtohen buxhetit të filmit dhe do të ndahen në 3 faza të përcaktuara në kontratën që do të nënshkruajë në vazhdim Kompania OnfilmProduction me Komitetin Ekzekutiv të SEE CN.

Vendimet e tjera që u morën në takimin e Shkupit kanë të bëjnë bashkëpunimin në nivel rajonal në fushën e kinematografisë. Anëtarsimit të Shqipërisë në këtë rrjet të Qendrave Kombëtare të Kinematografisë të Evropës Juglindore sipas Eriona Vyshkës i është ndjerë së fundi rëndësia e vet sepse "i ka paraprirë një anëtarësimi tjetër akoma më të rëndësishëm të Shqipërisë në Eurimages.

Edhe në këtë nivel përfaqësimi Shqipëria mund të ballafaqojë sfidat e saj dhe sfidat e përbashkëta aktuale që ndan kinemanë evropiane. Kjo ka qenë një temat e takimit në Asamblenë e mbledhur në Shkup, e ndër të tjera edhe "krijimi i një kuadri të gjerë për një treg audiovizual funksional (audiovisual market) si edhe për mbrojtjen e trashëgimive kulturore të secilit komb. Në këtë kontekst por edhe për shkak të ndryshimeve

gjeopolitike që kane ndodhur në Evropën Juglindore këto dhjetëvjeçarët e fundit, u bë i nevojshëm bashkimi i institucioneve të kinematografisë në një rrjet i cili do të përballet me zhvillimet e kinematografisë nga një këndvështrim realist dhe në nivel rajonal", përfundon Vyshka.

Rrjeti në fjalë ka për qëllim të ndikojë në zhvillimin dhe promovimin e industrisë së filmit të vendeve anëtare në Rrjet; të krijojë një fond të përbashkët bashkëprodhimi dhe të bashkëpunojë me vendet anëtare të Rrjetit në fushën e produksionit, promovimit kulturor dhe financiar duke ruajtur trashëgiminë filmike dhe duke respektuar traditat e secilit vend.

Në këtë organizatë janë pjesëmarrëse 11 shtete anëtare, me anë të përfaqësuesve të tyre, por aktualisht aktive janë vetëm 7 vende; Greqia, Qipro, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Rumania dhe Bullgaria. Rrjeti është themeluar në shtator 1999, selinë e ka në Selanik të Greqisë.

Fondi i SEE CN me te cilin mbështeten projektet filmike përbëhet nga kontributet dhe taksat e vendeve pjesëmarrëse si edhe nga kontribute të jashtme.

Konkretisht Asambleja e SEE CN, me përfaqësuesit e Qendrave të Kinematografisë të çdo vendi anëtar, mblidhet 2 herë në vit, një herë për miratimin e mbështetjes financiare të projekteve për film me metrazh të gjatë dhe një herë tjetër për miratimin e mbështetjes financiare të projekteve për film me metrazh te shkurter.

SEE CN mbështet deri në 10 mijë euro për projekt. Ky rrjet ka kontribuar për disa filma shqiptarë: për filmin "Gjallë" të regjisorit Artan Minarolli (5500 euro) që sapo dha premierën botërore në seksionin e filmit të Evropës Juglindore në Karlovy Vary; dhe "East, Ëest, East" i regjisorit Gjergj Xhuvani (5500 euro) që pritet të ketë premierën vjeshtën e ardhshme. Gjithashtu është mbështetur filmi me metrazh të shkurtër "Shenjtorja" i Eno Milkanit me vlerën 10.000 euro.

Diplomohen studentët e parë të regjisë së filmit

Në teatrin veror të Akademisë së Arteve janë projektuar mbrëmë filmat e shkurtër të diplomantëve të parë të regjisë së filmit në këtë Akademi. "Mbrojtën" mbrëmë punët e tyre të rinjtë Andi Haxhihyseni me filmin "Jetë paralele", Indrit Kasmi me "I miri, i keqi dhe i shëmtuari", Xhoslin Rama me "Vdekja e gjysh Trifonit", Suela Demiri me "Dita e parë e punës", Evis Lule me "Përtej kufijve" dhe Klajd Papadhimitri me "Mysafirët".

Këto punë diplome janë produksion i shtëpisë kinematografike "On Film Production" shpk. dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e ka mbështetur këtë projekt të kryer tashmë në vlerën financiare 5 950 000 lekë. Është hera e parë që QKK ka mbërë këtë investim për studentët shqiptarë në studiojnë regji filmi.

Anjeza Shahini hedh në qarkullim "Lotë pendimi"

"Lotë pendimi" është klipi i dytë brenda një viti që Anjeza Shahini e ka prezantuar dje. Është një krijim që i përket albumit të saj të parë "Erdhi momenti" që për hir të së vërtetës ka qenë një ndër prezantimet e pakta dinjitoze të këngës shqiptare në këto vitet e fundit. Në promovimin e djeshëm në një bar në Tiranën e Re këngëtarja e talentuar e zbuluar në spektaklin "Ethet e së premtes mbrëma", ka qenë në shoqërinë e kolegëve më me përvojë në mes të cilëve ajo qëndron e sigurtë sepse ka ditur të tregojë se karriera ndërtohet me punë të mira dhe cilësi dhe jo me flakë kashte

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Tue Aug 25 2009, 01:25pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jul 23 2009, 03:08pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vals me Bashirin në Prizren

Elsa Demo/A.Peçi | 23/07/2009 | Kulture

Gati Dokufest. Ngjarja më e madhe për kinemanë në Kosovë, nis më 3 gusht në Prizren. Në program edhe "Waltz with Bashir" i Ari Folman-it

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër që mbahet çdo vit në qytetin e Prizrenit është gati të nisë më 3 gusht. E quajtura ngjarja më e madhe filmike në Kosovë, mbërrin e në edicionin e tetë me program të mirëmenduar, i ndarë në seksionet e dokumentarit të gjatë, dokumentarit të shkurtër, dokumentarit ballkanik, të filmit të shkurtër, filmit kombëtar, të filmit për fëmijë. Këto pjesë të programit kanë karakter konkurrues dhe nga secila prej tyre vlerësohet filmi më i mirë nga një juri kombëtare dhe ndërkombëtare.

Tre ditë më parë organizatorët e festivalit, dy drejtuesit kryesorë, Aliriza Arënliu, drejtor i festivalit dhe Veton Nurkollari drejtor artistik kanë bërë të ditur se DokuFest hapet më 3 gusht me projeksionin e filmit "Youssou N'Dour: I bring ëhat i love" me regji të Elisabethe Chai Vasarhelyi.

I kushtohet muzikantit të famshëm afrikan, Youssou N'Dour, autorit të albumit "Egjipt", vepër që do të ngjallte zemërim tek bashkëkombasit e tij sepse këngët e N'Dour-it flasin për Islam tolerant dhe "jo tipik" për mjedisin e artistit.

Është zgjedhur ky dokumentar për hapjen e Dokufest sepse prezanton në një tjetër fushë, si muzika, lejtmotivin e përplasjes së njerëzvë të guximshëm sidomos artistë që ngrihen kundër abuzimit në emër të një tradite dhe kulture të religjionit.

"Youssou N'Dour: I bring ëhat i love" është fitues i Çmimit Special të Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Lindjes së Mesme si dhe fitues i Çmimit të Publikut në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sao Paulo.

Ja edhe një nga pretendimet e Dokufest-it: të sjellë filma cilësia e të cilëve është e garantuar, filma pjesëmarrës në festivale të rëndësishme në botë, qëllim e zgjedhësit dhe hartuesit e programit e arrijnë duke qenë në kontakt të vazhdueshëm gjatë gjithë vitit me informacionin e produksioneve filmike.

Ndërsa pritet shpallja e gjithë programit të festivalit, organizatorët bënë të ditur se për projeksion special është bërë e mundur prurja e një tjetër vepre të rëndësishme e përfolur në periudhën 2008-2009. "Waltz with Bashir" i regjisorit Ari Folman shfaqet më 9 gusht dhe mbyll Dokufest-in.

I cilësuar si "Apocalypse Now" izraelit, ky film dokumentar i animuar "paraqet luftën e vitit 1982 në Liban dhe masakrën famëkeqe Sabra dhe Shatila, të kryer nga falangistët e krishterë mbi kampet e refugjatëve palestinezë në Bejrut.

Regjisori Folman, i përndjekur nga një kujtim i vetëm nga ajo natë kritike, një ëndërr ankthi ku ai dhe shokët e tij dalin nga deti dhe ecin nëpër plazh në Bejrut, ballafaqohet me pyetjen e vështirë se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë dhe cili ishte roli i tij aty.

Ai viziton miqtë e tij të vjetër një nga një dhe dalngadalë i kthehen kujtimet nga ajo ngjarje. Si rezultati kemi një film unik ndaj çështjeve që shpesh kanë tendencë të harrohen nga shoqëria Izraelite". Me këtë motiv e kanë argumentuar organizatorët zgjedhjen e "Vals me Bashirin".
Ky
Film do të nominiohej për çmimin Oscar më 2009 dhe të fitonte një Golden Globe si filmi më i mirë i huaj; pastaj çmimin Filmi më i mirë i Metrazhit të Gjatë nga Shoqata e Kritikëve të Filmit në Los Anxhelos; 6 çmime në Academy Awards të Izraelit; shpërblimin Filmi më i mirë në gjuhën e huaj nga Shoqata Kombëtare e Kritikëve të Filmit etj. ndërkaq ka bërë xhiron në disa festivale të rëndësishme si eko e aktualitetit të ngjarjeve të vendin e Ari Folmanit.
Dokufesti mbahet çdo gusht në qytetin më të veçantë të Kosovës, i shtrirë në katër kinema, dy verore dhe dy salla të mbyllura. Përveç filmave, festivali përfshin edhe aktivitete të tjera, ekspozita DokuPhoto, kampingu i festivalit, koncerte etj.
Organizatorët ndihen krenarë të deklarojnë se këtë vit numri i vullnetarëve të festivalit ka arritur në 110. Shenjë më shumë se e mirë.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Thu Feb 04 2010, 11:58am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Jul 25 2009, 08:47am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ora e Bush-it behet film, se shpejti ne Shqiperi

E Shtune, 25 Korrik 2009


Intervista/ Flet per "KJ" Violeta Banushi, aktorja qe interpreton rolin e nenes ne filmin qe ka marre subjektin nga ngjarja e regjistruar ne Kruje, gjate vizites ne Shqiperi te ish-presidentit amerikan, George W. Bush

Nuk e kishte menduar njeri se i ashtuquajturi incident me ish-Presidentin amerikan George W. Bush ne qershor 2007 ne qytetin e Krujes, ku u aludua se atij i vodhen oren; do te ishte subjekti i nje filmi, me regji italiane, por me aktore shqiptare. Ne fakt, filmi eshte realizuar prej kohes me nje kast aktoresh si Timo Flloko, Violeta Banushi, Rozina Kostani etj., dhe se shpejti pritet te vije edhe per publikun shqiptar. Skenari i filmit trajton jeten e thjeshte e te varfer te nje familje shqiptare qe ka vajzen te semure, te shtruar ne spital. Per sherimin e saj mjeket keshillojne qe vajza te shkoje ne Itali per kurim. Babai i vajzes, qe interpretohet nga aktori Timo Flloko, ulet per nje kafe ne nje lokal dhe sheh qe nje klient aty prane, shtetas italian, harron oren e kushtueshme ne tavoline. Menjehere ngrihet dhe i shkon nga pas, por burri mendon se ai eshte ndonje njeri i varfer qe i kerkon leke dhe e eviton. Nderkohe, lajmet japin informacionin e vjedhjes se ores se Bushit, dhe ne shtepi vajza gjen ne xhepin e xhaketes se te atit nje ore te kushtueshme, duke supozuar se bashku me te emen, se kjo eshte ora per te cilen degjuan ne lajme. Intriga vazhdon me tone tragji-komike. Aktorja Violeta Banushi, qe interpreton rolin e nenes ne kete film, rrefehet ne intervisten e meposhtme ne lidhje me kete eksperience, si dhe per aktivitetin e saj artistik.

Keni interpretuar ne filmin "The watch" te regjisorit italian Mimmo Mongelli, qe ka marre idene nga i ashtuquajturi incident me oren e presidentit amerikan George E. Bush, ne viziten e tij ne Shqiperi. Cili ishte konkretisht roli juaj, si u trajtua ky "incident" dhe a do te vije filmi ne Shqiperi?

Skenari i filmit trajton jeten e thjeshte e te varfer te nje familje ne periferi te Tiranes. Kjo familje ka vajzen e semure te shtruar ne spital. Per sherimin e saj mjeket keshillojne qe vajza te shkoje ne Itali per kurim. Babai i vajzes gjen nje ore te kushtueshme te nje shtetasi italian, ne rrethana krejt te cuditshme. Nderkohe, lajmet japin informacionin e vjedhjes se ores se Bushit, dhe familja beson se ora e gjetur nga babai eshte ora e Bushit. Kjo sjell nje konflikt te madh ne familje. Me ne fund ora e Bushit gjendet, perpjekjet e babait nuk paten sukses, ndihma e tij nuk arriti ne kohe. Megjithe tonet tragji-komike te filmit, ai ka nje thelb shume njerezor. Ne kete projekt une kam interpretuar ne rolin e nenes. Marrin pjese ne grupin e aktoreve Timo Flloko, Rozina Kostani, Petraq Xhillari etj. Filmi "The watch", me regjisorin Italian, Mimmo Mongelli eshte dhene ne korrik para nje auditori te ngushte artistesh. Ideja e regjisorit Mongelli eshte per ta riformatuar kete projekt ne nje film me metrazh te gjate. Bashkepunimi me te ishte shume i frytshem dhe shpresoj dhe besoj qe po ky grup aktoresh do te jene pjese e projektit te tij te ardhshem.

Cili eshte roli qe ju ka lene me shume mbresa?

Eshte shume e veshtire te ndash rolet, sepse cdo karakter ka specifiken dhe emocion e vet, aspak te ngjashem me te tjeret. Cdo karakter eshte nje krijim i ri, nese ju kembengulni per te vecuar nje nga rolet e mija, mund te them se eshte personazhi i gruas te "Anonimi i Venedikut", i autorit Xhuzepe Berto.

Ju jeni bashkeshortja e regjisorit dhe aktorit Alfred Trebicka. Si eshte marredhenia mes dy artistesh, a ka perplasje artistike, apo eshte marredhenie me e frytshme? A do te deshironit qe edhe vajza juaj te ecte ne gjurmet tuaja?

Nje marredhenie midis dy artistesh eshte gjithmone e frytshme, kete e shoh te familja ime, por besoj se keshtu ndodh dhe ne familje te tjera. Kjo ka te beje me menyren e te kuptuarit te ketij profesioni, duke mos e ngaterruar asnjehere me familjen. Duke qene brenda te njejtit profesion, gjithmone kemi gjetur mirekuptimin dhe gjuhen e perbashket per te kapercyer veshtiresite dhe te vecantat qe servir vazhdimisht profesioni yne. Sigurisht, asgje nuk eshte absolute, nuk ka kuptim qe cdo gje te ece vaj, sepse ndryshe asnje nga ne te dy nuk do te ishte artist. Familjen tone e zbukuron vajza jone, qe e ka emrin Kei. Ajo se afermi ben katermbedhjete vjec. Studion ne nje nga shkollat publike te Tiranes. Kuptohet qe ka marre nga prinderit, sepse qe ne moshen dy-vjecare ajo ka ndjekur rregullisht teater, por eshte e dhene pas lendeve ekzakte, keshtu qe mendoj se do te ndryshoje timonin e familjes sone.

Ne vitin 2002 ju keni filluar pune si pedagoge ne Akademine e Arteve. Si e keni perballuar sfiden me studentet, u keni dhene atyre ate qe ju keni deshiruar te merrni prej pedagogeve tuaj dikur?

Me duket pyetje e bukur, sepse shpesh me pyesin studentet: Si ka mundesi qe na kupton kaq mire, e une u pergjigjem: Kam qene edhe une studente, di se cfare doni nga pedagoget dhe di se cfare t'ju jap. Me kete dua te them qe nje komunikim i mire me studentet fillon qe nga pergatitja profesionale, kjo eshte sfida me e madhe e pedagogut, mbi kete krijohet marredhenia pedagog-student, qe ndryshon shume nga arsimi i larte ne cfaredo shkolle tjeter, per shkak te specifikes qe ka profesioni yne. Nje student i frustruar, i dhunuar psikologjikisht, asnjehere nuk mund te clirohet per te dhene me te miren ne kete profesion.

Keni qene gjithashtu pjese e serialit televiziv, "Dhimbja e dashurise" etj. Si eshte marredhenia e aktorit me interpretimin ne serial, film apo teater?

Marredhenia e aktorit me rolin ne thelb nuk ka ndryshim, ne serial, film artistik, apo teater. Ajo qe e ben te dallueshme interpretimin, eshte se ne skene kontakti me publikun eshte i gjalle, gje qe ndryshon me filmin ku nuk kemi kontakt te gjalle me spektatorin. Mund te numerojme edhe disa specifika te tjera, po ato jane te karakterit tekniko- profesional.

Sa e veshtire ka qene per nje femer te brezit tuaj te studionte per aktrim dhe mandej te behej profesioniste ne kete zhaner?

Para se t'i pergjigjesha kesaj pyetje, do te thosha qe mua me vjen keq se ende sot, nuk eshte e lehte te studiosh per aktrim, nuk ka rendesi gjinia, mashkull apo femer, sepse sot po rritet nje brez ne dukje i emancipuar, por qe brenda tyre fle nje mentalitet i vjeter.

Po, eshte e vertete qe per brezin tim ka qene shume e veshtire te filloje rrugen e artit. Duhej te luftoje per te fituar betejen brenda familjes dhe duhet te beje shume sakrifica per te fituar betejen e madhe ndaj shoqerise. Ky eshte nje moment, pastaj vjen momenti tjeter, qe ekziston edhe sot. Ti futesh per t'u bere aktore, regjisore, por cfare e ardhme te pret, aq me teper kur ne kohen time ekzistonte vetem nje teater, nuk kishte as televizione ku mund te depertoje me ndonje serial televiziv. Kjo e ben qe profesioni yne, qe duhet te jete shume i nderuar, te ngelet ne lemoshen e fatit.

Si jane relatat mes aktoreve? Ju personalisht me ke shoqeroheni me shume?

Relatat mes aktoreve, ne pergjithesi jane te siperfaqshme, per te mos thene hipokrite. Megjithese, realisht une kam pasur fatin te punoj me bashkepunetore me te cilet jam ndjere shume mire dhe kemi pasur nje respekt reciprok. Sa per shoqerimin, mund te them qe fati im eshte qe kam nje bashkeshort regjisor, aktor, pedagog (sepse ka qene ne nje fare menyre edhe pedagogu im), keshtu qe kush me duhet?! Bej shaka, une kam miqesi te forta, por jo vetem me aktore, por edhe koreografe, regjisore, pedagoge, por miqesi te forta edhe jashte ketij rrethi, ne baze te eksperiences qe kam pasur ne Departamentin e Informacionit ne Kryeministri.

Se fundmi, aktivitetit juaj artistik ne vijim cfare permban?

Jam perfshire ne nje film artistik me metrazh te shkurter, "Tersi dhe te tjere" i Akademise se Filmit dhe Multimedias "Marubi", me regjisor Gentian Koci. Filmi prek rendjen pas fitimit dhe komercit, gje qe e zhvesh qenien njerezore nga ndjesite me minimale te humanizmit. Me tej t'ia leme filmit te thote fjalen e tij.

Intervistoi: Fjoralba Shahaj

© 1991 - 2009 Koha Jone


[ Edited Tue Aug 25 2009, 01:27pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jul 29 2009, 03:40pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Guximi për të treguar

Elsa Demo | 29/07/2009

Film që hyn në histori / "Muajt e mjaltit", një realitet i cili nga dje hyn në historinë e përbashkët gjithë konflikte, si e para vepër filmike shqiptaro-serbe.

Producentët shqiptarë në Tiranë dhe regjisori Goran Paskaljevic në Beograd, deklaruan dje në të njëjtin moment, hyrjen në programet e festivaleve të Venecies dhe Torontos. Bashkëskenaristi Përmeti: Do të shikoni dy histori njerëzore dhe një film politik

"Muajt e mjaltit" është një realitet, i cili nga dje hyn në historinë e përbashkët të tërbuar nga konfliktet si e para vepër filmike shqiptaro-serbe. Producentët shqiptarë në Tiranë dhe regjisori Goran Paskaljevic në Beograd, deklaruan dje në të njëjtin moment, hyrjen në programet e festivaleve të Venecies dhe Torontos. Edhe pse jo në konkurrim, edhe pa e parë se si ka shkuar deri në fund kjo vepër, lajmi është për t'u gëzuar.

Gazetarët patën mundësi të ndiqnin 10 minuta projeksion nga filmi. Janë momente paralele të dy dasmave, njëra serbe, tjetra shqiptare, dhe shpërbërja e familjeve me ikjen e të sapomartuarve drejt Perëndimit. "Ky është Ballkani," - do thoshte Bujar Lako, një nga protagonistët e filmit në konferencën e shtypit, pastaj do linte sallën, sepse emocionet e pengonin të shihte veten.

Rroku, kështu quhet personazhi i tij, e rikthen në ekran pas pesë vitesh nga "Syri magjik" i Kujtim Çashkut dhe nga një tronditje e madhe shpirtërore që aktori provoi me humbjen e të vëllait.

Tek "Muajt e mjaltit", ai dhe gruaja e tij që interpretohet nga Yllka Mujo, janë të lidhur me një mijë fije me të kaluarën dhe jeta e fëmijëve të tyre duket është pjellë nga ky bark. E njëjta gjë edhe në krahun matanë, tek linja serbe. Se si lindi ky film, lexuesi le të lexojë shënimin e regjisorit që Shekulli po e boton të plotë.

Por është normale të gjesh në filmat e Paskaljevicit njerëz kaq shumë të varur nga e kaluara e tyre, aq të varur, sa qëllim kanë të çlirohen ose duke treguar ç'ka ndodhur, viktimat që kanë shkaktuar duke qenë edhe ata vetë viktimë, ose duke u përpjekur të ikin në një drejtim tjetër nga jeta e tyre e deriatëhershme.

Është normale të gjesh në filmat e tij - kamera lëviz gjallë dhe ngjitur me vorbullën e personazheve, me jehonat e tyre të kujtesës ose me rrethin e dhunës ku janë kapur - histori paralele. Ç'ndodh me një njeri, ndërsa një tjetër, në të njëjtin moment, njëlloj si i pari është duke jetuar historinë e vet personale? Paskaljevici, sot 62-vjeçar, bën atë që pothuaj asnjë nga artistët dhe shkrimtarët bashkëkohorë e të dy vendeve nuk e ka bërë. Në ç'drejtim i çon historia e pesëdhjetë viteve të fundit, ç'kah zgjedhin ata vetë të shkojnë? Paskaljevic i sjell, siç thotë ai, në të njëjtën hapësirë imagjinare.

"Muajt e mjaltit" në shqip, "Medeni mesec" serbisht, "Honeymoons" është një nga
18 premierat botërore që shfaqen në Festivalin e Venecias, në kategorinë më të re të festivalit 66-vjeçar.

E quajtura Venice Days prezanton brenda Lidos 12 filma artistikë dhe 6 dokumentarë nga 12 vende të botës, nga 3 deri më 12 shtator. Në këtë seksion janë "Barking Water" Sterlin Harjo, "Desert Flower" Sherry Horman, "Gordos" Daniel Sanchez-Arevalo etj. Vepra e Paskaljevicit është komentuar kështu: "Muajt e mjaltit", i pari bashkëprodhim shqiptaro-serb, por mbi çështjen e Kosovës.

Dy çifte të rinjsh që kërkojnë liri, dhe paradoksi i gjoja kufijve të hapur që në të vërtetë janë kurthe vdekjeprurëse, në Hungari apo në Bari qoftë. Regjisori ofron një portret ansambël të kohës sonë duke përfshirë historinë, kundërshtitë atavike ballkanase, Italinë dhe Evropën.

Është filmi më personal, vepra më emocionuese dhe më e fortë e një mjeshtri, i cili u beson qenieve njerëzore, jo pasaportave. Filmi është një prodhim i Nova Film-it.

Në rolet kryesore: Nebojsa Milovanovic (Marko) Jelena Trkulja (Vera) Jozef Shiroka (Niku) Mirela Naska (Majlinda) Bujar Lako (Rroku) Yllka Mujo (Vevo), Lazar Ristovski aktori i parë me shpesh në filmat e Paskaljevicit. Të tjerë aktorë shqiptarë luajnë Rozeta Feri, Kristaq Skrami, Timo Flloko, Çun Lajçi, Myzafer Zifla, Genti Kame etj.

Yllka Mujo, e pranishme në prezantimin e djeshëm në kinema Imperial, e ka quajtur me pak fjalë një "punë vërtet krijuese" atë që ka bërë me regjisorin serb. Ajo veçon nga kjo përvojë të punuarit me një regjisor të talentuar dhe njerëzor që kishte bindjen se ku do të shkonte ky film.

"Për mua modestia, kur shoqëron talentin është një kapak floriri. E falënderoj në distancë regjisorin." Mujo është shfaqur në ekran me një portret fisnik dhe një trazim të mbytur emocional. Brenda kësaj fryme lëviz edhe karakteri i lodhur, por prapë në këmbë i personazhit të Bujar Lakos, i cili tha se kjo ishte një mundësi që aktorët shqiptarë të jenë kompetitivë në raport me të tjerët. "Për mua ishte një bashkëpunim brilant.

Jam ndjerë sikur kam xhiruar edhe herë të tjera me këtë regjisor. Kam mësuar si mund të impenjohesh në punë, mbi të gjitha kam mësuar si të durosh. Kur futen gjërat në një vorbull dashurie, atëherë rezultat ka. Për ne, Paskaljevic ishte një fat..."

Për këta aktorë karriere ishte bashkëpunimi i parë me një regjisor të huaj, siç ishte edhe më të rinjtë Jozef Shiroka dhe Mirela Naska. Kjo e fundit e quajti Paskaljevicin një shkollë dhe këtë mundësi të parë sikur e kishte kapur fatin prej flokësh.

"Muajt e mjaltit" ishte fillimisht për bashkautorin e skenarit, Genc Përmeti, dy histori njerëzore, por tani "mund të them me bindje se është një film politik. Duket qartë se aspirata e të dyja palëve, shqiptarë e serbë, është Evropa. Ata kanë një mentalitet të avancuar për atë shoqëri ku synojnë të hyjnë. Por pyetja që shtrohet është: A është gati ajo shoqëri të na pranojë?"

Hyrjen në kategorinë Ditët e Venecias, Ilir Butka, një nga producentët e filmit dhe përfaqësues i kompanisë filmike "Ska-Ndal", e quan pozitive për arsye se "Venice Days" njihet tashmë si këndi independent i këtij festivali, disi larg komercialitetit, pa të cilin festivalet e konsoliduar edhe nuk mund të bëjnë. I promovuar më 2004-ën nga shoqata e regjisorëve dhe autorëve italianë, sipas modelit të Cannes Directors' Fortnight, ai u jep mundësinë filmave të shpërndahen në 30 vende.

Edhe buxheti i "Muajt e mjaltit" është larg produksioneve që çajnë tregjet. I prodhuar me mbështetjen financiare nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë (Shqipëri) Ministria e Kulturës së Serbisë (Serbi) Pulia Film Commission (Itali), buxheti kap vlerën 1 milion e 400 mijë euro.
Genc Përmetin e gëzon më shumë pjesëmarrja si një nga tetë filmat e programit "Mjeshtrat" në Festivalin Ndërkombëtar të Torontos, Kanada, 10-19 shtator, sepse aty është ngritur marketi më i madh i kinemasë.

Në vijim të kësaj logjike, në ndihmë të qarkullimit të filmit, folën edhe përfaqësuesit e kompanisë DIGITALB, të cilët kanë të drejtat për shpërndarjen e filmit në kinematë e Shqipërisë dhe Kosovës dhe më pas në TV: "Digitalb është për kinemanë e vërtetë dhe ky është një film i vërtetë. Distribuimi ka për të qenë krejt ndryshe nga çfarë ka ndodhur deri tani me filmin shqiptar."

Filmi:
Muajt e mjaltit / Medeni mesec / Honeymoons / 2009, 95 min. 35 mm, Dolby digital surround, Vendi i origjinës: Shqipëri, Serbi.
Regjia Goran Paskaljevic/ skenari Goran Paskaljevic, Genc Përmeti. Drejtor fotografie Milan Spasic

Shënim i regjisorit për filmin e parë shqiptaro-serb, "Muajt e mjaltit"

Shqiptarë e serbë teksa presin në derë të Evropës
Nga Goran Paskaljevic


Gjatë diktaturës së egër dyzetvjeçare të Enver Hoxhës, askush nga Serbia nuk u lejua të shkelte Shqipërinë fqinje, mbi tokën e së cilës "u mbollën" qindra mijëra bunkerë mbrojtës. Sot, pas konfliktit në Kosovë, vetëm një numër i vogël serbësh vendos të vizitojë Shqipërinë. Paragjykimet dhe politika e keqe kanë kontribuar në një intolerancë të fshehtë mes dy kombeve.

Para tre vitesh, Genc Përmeti, një piktor dhe shkrimtar i ri, si dhe kolegu i tij, Ilir Butka, producent filmi, në mënyrë të papritur më ftuan të shfaq tre nga filmat e mi në Tiranë; "Fuçi baruti", "Endrra e një nate dimri" dhe "Optimisti", e ashtuquajtura "Trilogjia ime serbe".

Të them të vërtetën, hezitova, por ata ishin aq këmbëngulës, sa më në fund u dorëzova dhe shkova në Tiranë. Gjatë gjithë kohës gjatë së cilës u shfaqën filmat e mi, kinemaja e vetme e Tiranës ishte mbushur plot; kishte njerëz që edhe rrinin në këmbë në korridoret e kinemasë.

Edhe sot, e kujtoj me shumë emocion duartrokitjen veçanërisht të gjatë në fund të çdo shfaqje filmi dhe pyetjet e audiencës, që për asnjë çast nuk ishin keqdashëse, por shumë të hapura, inteligjente dhe të drejta.

Ajo që më surprizoi më shumë ishte fakti që audienca shqiptare i njihte shumicën e filmave të mi të hershëm nëpërmjet kopjeve pirate, që ishte praktikisht e vetmja mënyrë për t'u njohur me filmat serbë.

Gjatë qëndrimit tim të parë në Shqipëri, në dhjetor të 2006-ës, u takova me shumë intelektualë që mendonin ashtu si unë, që qëndronin përtej çdo lloj nacionalizmi të flaktë.

Zbulova se si shqiptarët dhe serbët, edhe pse flasin dy gjuhë komplet të ndryshme, kanë shumë të përbashkëta, dhe më e dallueshmja mes këtyre të përbashkëtave është dëshira për t'u bërë pjesë integrale e Evropës.

Gjatë bisedave të gjata mbi një gotë raki, lindi ideja që ne të përpiqeshim, duke ndërthurur përpjekjet tona, të bënim një film, me regjinë time dhe një staf të përbashkët. Një javë pas largimit nga Shqipëria, shkrova sinopsin e parë.

E imagjinova filmin si një triptik. Historia shqiptare, me bashkëpunimin e Genc Përmetit, është rreth një çifti të ri që kërkon të largohet nga Shqipëria, sepse rrethanat e kanë bërë të pamundur marrëdhënien e tyre. Në vijim, historia serbe flet për një çift të ri që gjithashtu kërkon të shkojë në Evropë me shpresën se ka më shumë shanse se në Serbi.

he në fund, në pjesën e tretë ndërthuren fatet e këtyre dy çifteve. Historitë e tyre shkrihen paralelisht, po ata asnjëherë nuk takohen, siç do të kishte ndodhur në filmat standard.

Sidoqoftë, jam i bindur se në fund të filmit shikuesit do të kenë përshtypjen se këta të rinj, jetojnë në të njëjtën hapësirë imagjinare, teksa presin në derë të Evropës; shqiptarët në një port të jugut të Italisë dhe serbët në kufirin hungarez në magazinën e një stacioni të vogël treni. Megjithatë, pas zhgënjimit të parë të hidhur në këtë botë "më të mirë", lind një ditë e re për të dy çiftet.

Ngjizja e këtij prodhimi të përbashkët, i pari koproduksion shqiptaro-serb, që ne e quajtëm pa asnjë dyshim "Muajt e mjaltit", u bë i mundur pas një viti që nga lindja e idesë kur ne morëm mbështetjen financiare nga Ministria Serbe e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë, si dhe Pulia Film Commission.

Xhirimet ecën mbroth, pa vështirësi madhore, edhe pse ne komunikuam me njëri-tjetrin me një mix anglishteje, frëngjishteje dhe italishteje... Pas dy muajsh të kaluar së bashku, lamtumira mes ekipit serb dhe shqiptar të xhirimit ishte prekëse, gati melodramatike; të gjithë ishin me lot në sy.

Të gjithë donim të xhironim së bashku edhe një tjetër film...edhe një tjetër....Duhet shënuar që aktorët serbë dhe ata shqiptarë nuk u takuan kurrë me njëri-tjetrin, edhe pse kanë aktruar në të njëjtin film. Takimi i tyre i parë do të jetë në Festivalin e Venecias.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Tue Aug 25 2009, 01:28pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Aug 25 2009, 01:29pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Naber: Më duket vetja qesharak përballë njerëzve të Valbonës

Bashkim SHALA | 25/08/2009

Trupa e filmit shqiptaro-gjerman "Shqiptari", me regji të Johannes Naber, ka filluar përgatitjet për xhirime. Vendet, Lugina e Valbonës, në mes fshatit Rragam i Shalës dhe në Valbonë, në qytetin Bajram Curri, si dhe kufirin Shqipëri-Kosovë. Aktorët: Nik Xhelilaj, Yllka Mujo, Çun Lajçi

Lugina e Valbonës, Tropojë

Përgatitjet për fillimin e xhirimet të filmit "Shqiptari", projekt shqiptaro-gjerman, janë drejt përfundimit. Drejtori, regjisori dhe bashkëskenaristi i këtij filmi, gjermani Johannes Naber, bashkë me bashkëkombësin e tij që do të jetë operatori kryesor i filmit, si dhe aktori kryesor Kreshnik Xhelilaj, tashmë janë vendosur në majën më të lartë, në Luginën e Valbonës, në afërsi të fshatit Rragam i Shalës, në një kompleks turistik ku do të realizohet edhe një pjesë e xhirimeve. Me një hartë dhe kompjuter, si dhe me gotën e çajit përpara, regjisori bashkë me operatorin diskutojnë për xhirimet që do të fillojnë në shtator. "Siç e shihni, ne jemi vendosur në njërin prej vendeve ku do të realizohet një pjesë e madhe e xhirimeve, ku bashkë me operatorin dhe aktorin Kreshnik Xhelilaj, po bëjmë përgatitjet e fundit," -shprehet për gazetën regjisori. Filmi, një projekt i mbështetur nga Qendra Kombëtare Kinematografike, trajton temën e një shqiptari emigrant, një histori e shkruar nga Ani Spahivogli dhe vetë Naber. I riu emigron për të siguruar një shumë parash që të martohet me Etlevën, vajzën që do.

Tashmë e gjithë trupa thuajse është vendosur në vendin e xhirimit. Një pjesë janë në qytetin e Bajram Currit, ndërsa pjesa tjetër në pikën turistike "Fusha e Gjesë", në fshatin Rragam të Shalës. "Skena e xhirimeve do të jetë rajoni midis fshatit Rragam i Shalës dhe Valbonës, në luginën e Valbonës, qyteti i Bajram Currit dhe kufiri Shqipëri-Kosovë, në zonën midis Tropojës dhe Gjakovës. E zgjodhëm këtë vend, pasi u përgjigjej kërkesave të filmit. Kemi gjetur mënyrat më tradicionale të jetesës shqiptare," - shprehet Naber.

Ai sqaron në vazhdim se vendi ku jeton personazhi kryesor, është një vend ku njerëzit janë të varfër, por që jetojnë në harmoni me natyrën, me gjërat që i rrethojnë. "Ndryshe nga sa kishim menduar, njerëzit këtu në luginën e Valbonës janë shumë të qetë dhe mendojnë shumë gjatë kur bëjnë një punë. Nganjëherë më duket vetja shumë qesharak kur mendoj ndryshe dhe shpesh herë mendoj të veproj si ata", - thotë ai.

Ndërkohë, ai shpreh habi që njerëzit në Valbonë po i largohen tradicionales dhe po investojnë në turizëm. "Vërej se njerëzit nuk po punojnë më arat, por janë orientuar drejt turizmit. Kjo është një gjë e mirë, por ka edhe një të keqe nga mbrapa. Shpresoj që ky orientim drejt zhvillimit të turizmit të mos i bëjë ata që të harrojnë traditat dhe kulturën e tyre të vjetër duke përqafuar të renë." Duke ju rikthyer filmit, ai pohon se trupa e aktorëve përbëhet nga aktorë të njohur shqiptarë dhe të rinj të talentuar. Bëhet fjalë për Yllka Mujon bashkë me të birin, Amos Zaharia, Bruno Shllaku, si dhe aktorët nga Kosova Çun Lajçi e Luan Jaha. Ndërsa për historinë e shqiptarit, ai e ka bërë zgjedhjen prej kohësh, është aktori Kreshnik Xhelilaj

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Jan 17 2010, 10:11am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Dede Sandër Prosi në çiakun e fundit




Jorida Pasku | 16/01/2010

Ekskluzive / Botojmë për herë të parë fotot e portretit të Sandër Prosit në filmin "Pranverë e Hidhur". Sot, në 90-vjetorin e lindjes së aktorit, operatori Gavrosh Haxhihyseni kujton imazhin fisnik dhe ngjarjen tragjike të marsit të vitit 1985

Në Arkivën e Filmit Shqiptar, filmi "Pranverë e hidhur" (1985), realizim i regjisorit Muharrem Fejzo është i ndarë në dy pjesë. Dy aktet e para të filmit janë të mbyllura në dy kuti alumini.

Mbi njërën prej tyre, mbishkruhet: "Akt 1, metra 138,3". Sapo shiriti filmik rrotullohet, në maviolë sheh figurën e aktorit kryesor, Sandër Prosi. I veshur me një kostum të zi, pardesy të bardhë në bojë hiri, e hedhur sipër, dhe një shall i zi me disa vija të bardha rreth qafës. Ajo që të tërheq më tepër në portretin e burrit me mustaqe, e pak mjekër, vetulla të trasha të zeza janë gjyzlykët pa bishta dhe kapela e fisme me një shirit të zi.

Ky është të dashur lexues, imazhi i fundit në sheshin e xhirimit, që aktori i njohur i la kinemasë shqiptare, në filmin që nuk e çoi dot deri në fund, "Pranverë e hidhur", i shfaqur fare pak në kinemanë e atyre viteve.

Kujtimet e 24 marsit të 1985, i sjell sot, në 90-vjetorin e lindjes së aktorit, operatori i mirënjohur Gavrosh Haxhihyseni. Të tjera kujtime, drejtpërdrejta do të ishin ato të aktorit, Rikard Ljarja, nëse do të kish folur, ai që e zëvendësoi Prosin në këtë film. Ljarja, i kontaktuar nga "Shekulli" një ditë më përpara, refuzoi të flasë për një nga emrat kryesorë të mjeshtërisë së aktrimit në historinë e kinemasë shqiptare.

"Një natë përpara ne hëngrëm darkë bashkë. Ishte shumë mirë, i qeshur. Bisedonte për skenarin. Unë i thashë: Sandri, kam dëshirë të qeras me një ëmbëlsirë. Ai më tha: Do ta ha sonte ëmbëlsirën, por nesër mbrëma do ta jap unë".

Dhe të nesërmen: "Ne shkuam për xhirim, ai ndjeni në hotel dhe pastaj ndodhi..."
Pas këtij çasti operatori nuk mund të tregojë më. Gjuha thahet dhe në cepat e syve të tij përvijohen lot.

Këto janë kujtimet e darkës së fundit të aktorit në Hotel "Vollga", në Durrës, ku grupi i Kinostudios "Shqipëria e Re", kishte shkuar për xhirimet e filmit "Pranverë e hidhur" me skenar të Luan Ramës.

Ishte një histori për Shqipërinë e kohës së pushtimit fashist. Në qendër të filmit është figura e një fotografi që fikson ngjarjet e kohës. Ky rol i ishte besuar dhe ishte interpretuar fillimisht nga Sandër Prosi, e më pas nga Rikard Ljarja.

Personazhi fotografonte llogoret, të rinjtë, rezistencën e popullit shqiptar kundrejt fashizmit. Këto fjalë për personazhin, "burrë i moçëm, i vjetër, fotograf profesionit që jetonte i vetmuar" na i thotë operatori që ka ndenjur gjatë me të në sheshin e xhirimit.

"Nëpërmjet këtij personazhi tregohej 7 prilli", pohon Haxhihyseni. Një personazh pak ndryshe po të shtiesh ndër mend rolet e tjerë të Prosit në teatër dhe film, do thoshte operatori.

Aktori Sandër Prosi u lind më 16 janar 1920 në Tiranë. Gjatë kohës së shkollës së mesme, në Gjimnazin e Tiranës, përgatit dhe vë në skenë dramën e Shilerit, "Vilhelm Teli", shfaqje që u pengua të shfaqej nga regjimi fashist i kohës. Për herë të parë interpretoi në vitin 1948 në komedinë "Prefekti" të Besim Levonjës në rolin e Shaqir Agës. Luajti përkrah Mihal Popit, Loro Kovaçit, Marie Logorecit. Më pas vazhdoi me role të tjera nga dramaturgjia kombëtare dhe botërore.

Në teatër ka interpretuar tek: "Cuca e maleve", "Orët e Kremlinit", "Hamleti", "Fytyra e dytë", "Doktori pacient", "Otello", "Makbethi", "Epoka para gjyqit", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", "Familja e peshkatarit", "Çatia e të gjithëve", "Revizori", "Halili dhe Hajria", "Shtatë shaljanët", "Dragoi i Dragobisë", "Perkolgjinajt", "14 vjeç dhëndër", "Gratë gazmore të Uindsorit", "Rrënjët e thella", "Xhaja Vanja".

Pas vitit 1961, rolet e tjera i takojnë filmit, ku spikasin karakteret e veçanta, fisnike, që aktori i bënte të dashura për shikuesin nëpërmjet vështrimit të ngrohtë, plastikës së zërit. Ka interpretuar në rreth 30 filma artistikë.

Aktivizimi në kinema nis në vitin 1961 në filmin "Debatik" të regjisorit Hysen Hakani e vijon me: "Detyrë e posaçme" (1963), Vitet e para (1965), "Horizontet e hapura" (1968), "Guximtarët" (1970), "Gjurma" (1970), " I teti në Bronz" (1970), "Mëngjese lufte" (1971), "Yjet e netëve të gjata" (1972), "Shtigje lufte" (1973), "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" (1975), "Në fillim të verës" (1976), "Përballimi" (1976), "Fijet që priten" (1977), "Njeriu me top" (1977), "Gjeneral Gramafoni" (1978), "Udha e shkronjave" (1979), "Yje mbi Drin" (1979), "Vajzat me kordele të kuqe" (1980), "Plumba perandorit" (1980), "Plaku dhe hasmi" (1981), "Qortimet e vjeshtës" (1981), "Nëntori i dytë" (1982), "Dora e ngrohtë" (1983), "Kush vdes në këmbë" (1984) dhe "Pranverë e hidhur", filmi që la në mes.

Është vlerësuar me disa çmime si: "Çmimi i Republikës së Klasit I" në Festivalin e Parë të Filmit, për rolin e Jaho Labit në filmin "Në fillim të Verës" i regjisorit Gëzim Erebara. Ka marrë Kupën e Festivalit të Dytë të Filmit me rolin e Dhaskal Todrit tek "Udha e Shkronjave" me regji të Vladimir Priftit.

Medaljonin e Festivalit të V të Filmit me rolin e Ismail Qemalit tek "Nëntori i dytë" i Viktor Gjikës, rol që në vitin 1984 i ka dhënë edhe Çmimin e Republikës së Klasit të Parë. Në Festivalin e IV të Filmit ka marrë çmimin e parë për rolin e Profesorit në filmin "Dora e Ngrohtë".

Po njerëzit që kanë qenë me të në xhirime çfarë përshtypje kanë?

"Ishte hera e parë që xhiroja me të. Kisha bërë disa filma, por Sandri ishte për herë të parë para kamerës sime. Kur kishe përballë figura gjigande si puna e Sandri, Kadri Roshit dhe Sulejman Pitarkës, ai kuadër sikur merrte një lloj magjie vetvetiu.

Në një farë mënyrë ato sugjestiononin kuadrin, operatorin", tregon operatori, duke mos harruar të përmendë edhe karakterin e tij të qetë, fisnikërinë, jetën e thjeshtë që bënte, "tipar i njerëzve të mëdhenj, kjo".

"Sandri duhet të vlejë si shembulli i një artisti të madh dhe duhet kujtuar për atë shpirt të madh që kishte si artist që përkushtohej në maksimum, gjë që nuk e gjen sot shumë. Atëherë filmi bëhej me pasion, dhe Sandri ishte mishërimi i atij njeriu që punonte me pasion.

Por edhe grupet e filmave ishin të tillë. Kurse sot ndodh ndryshe. Kur mendoj për ato filma që kanë bërë epokë dhe vazhdojnë të shikohen edhe sot e kësaj dite, them me veten time që ai pasion i ka bërë ata filma që të shijohen edhe sot, sidomos edhe nga brezi i ri.

Gjë që nuk ndodh sot, sepse në filmat e sotëm peshon shumë interesi material", përfundon kujtimet e tij Gavrosh Haxhihysenui.

Nëse e kërkon filmin "Pranverë e hidhur" në Arkivin e Filmit, do të shohësh në fillimin e tij të interpretojë aktori Sandër Prosi.

Më pas titrat, dhe pjesa me aktorin Rikard Ljarja. Regjisori vendosi ta linte kështu filmin në kujtim të të madhit Sandër Prosi.
Arkivi i Filmit mendon të shfaqë më 24 mars, ditën e vdekjes së tij, bëhen 25 vjet, disa filma ku interpreton Prosi, ndër të cilët edhe "Pranverë e hidhur". Por ky homazh nuk është konfirmuar akoma.


© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
trokit ketu


[ Edited Thu Jan 21 2010, 12:04pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jan 21 2010, 12:06pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
“Unplay” i Alban Mujës, konkurron në “Berlinale”

21/01/2010Omer Kaleshi

Regjisori Shqiptare i Kosovs, pjesë e edicionit të 60-të të festivalit të filmit

Filmi me titullin “Unplay” i regjisorit Shqiptar te kosovs, Alban Muja, do të jetë pjesë e edicionit të 60-të të “Berlinales”, që njihet si njëri nga festivalet më të mëdha të filmit në botë. I realizuar në bashkëpunim me artisten suedeze, Joanna Rytel, ky film që është një version i ri i filmit të shkurtër “Play girl”, që deri më tani është prezantuar në shumë ekspozita dhe festivale, do të jetë në konkurrencë për filmin më të mirë të shkurtër. Versioni “Unplay”, do të shfaqet premierë në datën 13 shkurt, dy ditë pas çeljes së festivalit. “Unplay” flet për një marrëdhënie seksuale mes një vajze dhe dy djemve (shokëve), si dhe për pasojat e këtij akti. Në konkurrencë për filmin më të mirë të “Berlinale Shorts” apo në konkurrencë për “Ariun e Artë” janë zgjedhur 25 filma nga 15 vende të ndryshme. Anëtarët e Jurisë Ndërkombëtare të këtij viti të filmit të shkurtër janë drejtori i festivalit dhe producenti brazilian, Zita Carvalhosa, autori dhe kryeredaktor i Spex Max Dax dhe regjisori i njohur polak, Xawery Żuławksi. Ceremonia ‘Berlinale Shorts’ do të mbahet në CinemaxX 3 më 16 shkurt.

©2009 Gzeta SHQIP
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Feb 04 2010, 11:57am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kineastët: Administrimi i filmave nga Forumi, parandalon piraterinë

Forumi i Mbrojtjes së Autorëve Audiovizualë reagon ndaj shkeljes së të drejtave të autorit
Pronësia intelektuale dhe shkelja e të drejtave ligjore të saj shpesh herë është vënë në debat në vendin tonë. Nga ana tjetër vjedhja sa vjen e bëhet më e theksuar, sidomos në kinematografi dhe muzikë, për të mos folur për milionat që humbasin artistët dhe krijuesit shqiptarë nga mospërfillja dhe injorimi i së drejtës intelektuale, e cila u përket si pronësi. Shpesh është folur se regjisorëve shqiptarë do t’ju njihej e drejta e pronësisë intelektuale për të gjitha filmat e

prodhuara me financime shtetërore në kohën e Kinostudios “Shqipëria e Re” megjithatë, problemet duket se ende nuk kanë marrë një zgjidhje përfundimtare dhe ata janë në pritje. Shkelja e të drejtave të autorit në vendin tonë ka bërë që Forumi i Mbrojtjes së Autorëve Audiovizuale të reagojnë ndaj këtij fenomeni, që sot është i pranishëm në tregun shqiptar. Ky forum i ka kërkuar para disa ditësh komisionit të medias ndryshimin e ligjit numër 23 për Kinematografinë. Esat Musliu kryetar i bordit të këtij forumi ka kërkuar që filmat e kinematografisë shqiptare para ’90 të mos jenë në administrim të Qendrës Kombëtare Kinematografisë, por të kalojnë në administrim të tyre që ata të kenë mundësi të kontrollojnë piraterinë e filmit. Megjithëse është folur disa herë dhe janë ngritur shumë çështje në lidhje me mbrojtjen e pronësisë intelektuale akoma situata mbetet e njëjtë. Por pirateria sot ka gjetur vend dhe në shumë media private elektronike, të cilat në shumë raste, disa prej tyre nuk kryejnë detyrimet përkatëse sipas Ligjit të së Drejtës së Autorit në vendin tonë. Kjo gjë pohohet dhe nga vetë regjisori njëkohësisht dhe anëtar i Sekretariatit të Forumit të Mbrojtjes së Autorëve Audiovizualë Artan Maku, i cili denoncon sot piraterinë televizive. “Qendra Kombëtare e Kinematografisë, që sipas ligjit është pronare e filmave të prodhuar para viteve ’90 ne duhet të na shoh si partnerë. Të dy organizmat së bashku në partneritet me shtetin duhet ti çojnë gjërat përpara”, pohon regjisori dhe producenti Maku. Sipas tij institucionet shtetërore duhet të marrin masa më të rrepta ndaj këtij fenomeni, pasi në tregun shqiptar shkelen hapur të drejtat e pronësisë intelektuale, por masat që merren për të parandaluar këtë fenomen janë shumë të pakta. Regjisori Sajmir Kumbaro është shprehur se Administrimi i Filmave nga Forumi i Mbrojtjes së Autorëve Audiovizualë do t'i hapë rrugë kontrollit dhe eliminimit të piraterisë, që mbizotëron në tregun shqiptar. Për regjisorin Besim Kurti sot duhet të paguhen të drejtat e autorit e filmave që janë prodhime para viteve ’90. Regjisori pohon se rastin e shkeljes së të drejtave të autorit ai veç disa mediave private e ka parë dhe në RTSH. “Janë një numër shumë i madh filmash që janë prodhuar në Kinostudio “Shqipëria e Re” në atë kohë dhe deri në vitin ’90 ka dalë një ligj për të drejtën e autorit dhe konflikti në fillim ka qenë që RTSH meqë e quante pronë socialiste siç ishte në atë kohë, nuk pranonte të paguante të drejtën e autorit. Sigurisht që njihej financa, por krijimtaria e autorit vetë duhej paguar. Nëse RTSH ka financuar shtëpinë filmike ka të drejtë ta shfaqë filmin, në rast se ajo nuk financon duhet të paguajë. Këtu ka qenë dhe konflikti. Shikoj që RTSH nuk do të paguajë dhe ka filluar që ti shfaqë shumë rrallë filmat, gjë që influencon për mendimin tim”, pohon Kurti. Sipas tij nëse këto filma shfaqen më shumë në këtë televizion atëherë do të ketë dhe një pasurim të programit. “Sigurisht që në atë mori filmash që janë prodhuar në atë kohë ka dhe filma të politizuar, por boll të përmendësh krijimtarinë e Xhanfize Kekos, ku janë një sërë filmash për fëmijë, të cilët nuk janë të politizuar, ose filmi i Anagnostit “Lulëkuqe mbi mure” etj, pra janë këta filma të cilët mund ta pasurojnë shumë mirë programin e RTSH ashtu si ndiqen mediat e tjera private që shfaqin këto filma”, pohon regjisori Kurti. Më tej duke folur për organet shtetërore kineastët tregojnë se puna e tyre është e padukshme dhe e pamjaftueshme për të garantuar të drejtat për të cilat tregu artistik, veprat dhe autorët shqiptarë kanë aq shumë nevojë.


Nga Julia Vrapi

© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Feb 04 2010, 12:56pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Pesë filma shqiptarë shfaqen në Çeki

Nga Express më 04.02.2010 në ora 10:16

Filmit shqiptar i kushtohet një javë e posaçme në Çeki. Prej datës 27 janar, në kinemanë “Ponrepo” të Arkivit çek të Filmit po shfaqen pesë filma shqiptarë, mes të cilëve vetëm “Koncert në vitin ‘36” i regjisorit Saimir Kumbaro është prodhim i para viteve ’90. “Trishtimi i Zonjës Shnajder” i regjisorit Piro Milkani, “Parullat” i Gjergj Xhuvanit, “Mao Ce Duni” i Besnik Bishës (shfaqet nesër në mbrëmje) dhe “Gjallë” i Artan Minarollit kanë qenë filmat e tjerë të shfaqur në Çeki.

Piro Milkani, i pranishëm në këtë aktivitet, shprehet se realizimi u mundësua falë bashkëpunimit mes dy arkivave të filmit dhe ambasadës shqiptare në Çeki. Një katalog i përgatitur me këtë rast, veç sinopsit për secilin nga filmat, përmban edhe një historik të shkurtër të kinemasë shqiptare, shkruar nga Milkani. Filmat, kryesisht prodhime të pas ‘90-s, janë ndjekur nga kritikë të filmit, mes të cilëve edhe emra të njohur.

Sipas Milkanit, pas çdo shfaqje ka pasur një seancë pyetjesh, ku më së shumti kanë qenë të interesuar për mënyrën e realizimit të filmave nën komunizëm dhe gjendja sot e kinemasë shqiptare. Më parë, këto filma kanë prekur një pjesë të publikut çek, pasi janë shfaqur në festivalin e rëndësishëm “Karlovy Vary”. Me këtë rast, para shfaqjes së filmave është bërë një spot publicitar për turizmin shqiptar, me pamje të realizuara nga ajri prej Alket Islamit.

Materialet filmike janë shkëmbyer mes arkivave të dy vendeve, ndërsa Milkani shprehet se nga bashkëbisedimet gjatë aktivitetit, filmat shqiptarë do të shfaqen për një publik më të gjerë. Veç prodhimeve të sipërpërmendura, “Syri magjik” i kujtim Çashkut dhe dokumentari “Romancë joniane” i Virgjil Kulit në formatin dvd do të shfaqen në auditorët e universiteteve. Deri më tani universitetet e Pragës “Bërno”, “Ollomouc”, “Çeske Bugjejovice” i janë përgjigjur kësaj nisme. Sipas Milkanit, në të ardhmen Arkivi Qendror i Filmit mund të organizojë në kinemanë e rikonstruktuar edhe javën e filmit çek në Tiranë.

Marre prej Gazeta Express Online
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Mar 23 2010, 02:03pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Paranojat e Ekremit


Vidhet toni i filmit “Kodi i jetës”, të regjisorit Ekrem Kryeziu. Ndërsa ai dyshon se kjo nuk është një vjedhje ordinere, por një vjedhje e mundshme e realizuar nga shërbimet sekrete. Se cili shërbim është ai nuk di. Hetimet vazhdojnë...

Nga Milot Hasimja më 23.03.2010 në ora 10:18
Ditë më parë zëri i filmit “Kodi i jetës”, të regjisorit Ekrem Kryeziu, është vjedhur. “Mjeshtrit të tonit, Blerim Kromës i është vjedhur kompjuteri dhe hard disku”, shpjegon Kryeziu për Express.

Mirëpo, fati i mirë për Kryeziun ishte që zëri i filmit të tij është ruajtur edhe në dy vende tjera.

Por, regjisori Kryeziu dyshon shumë që vjedhja e zërit të filmit të tij qenka një komplot që ta pengojë xhirimet e filmit që bën fjalë për luftën në Kosovë.

Ai, thotë se vjedhës të mundshëm janë shërbimet sekrete.

Kryeziu nuk vë gisht se cili shërbim sekret është mirëpo shton se kjo vjedhje nuk është ordinere.

“Po mendoj që dreqi dhe fatkeqi sillet në Kosovë dhe është e mundur që dikujt i ka penguar dhe ka dashtë me i kushtu ky film Ekremit”, thotë ai.

Kryeziu shton se po të mos i kishte pasur dy rezerva, atëherë kjo humbje do t’i kishte kushtuar 100 mijë euro.

“Nuk dua ta trajtoj si një vjedhje të rëndomtë, ndonëse secili shërbim sekret veprimet e veta i bazon si me qenë vjedhje ordinare”, shtoi ai.

Mos është paranojë kjo e juaja?

“Është mundur të jetë paranojë, për arsye se nuk është moderne të merresh me probleme të luftës dhe çështje kombëtare dhe vetëm ata të cilët janë paranoik si qifti im ende merret dhe një paranoik i tillë është normale të mendojë që këtë e kanë bërë shërbimet sekrete që nuk ia duan të mirën Kosovës”, thotë Kryeziu.
Kryeziu mendon se pista e hetimit të kësaj vjedhje duhet të drejtohet në dyshimin e mundur se atë që e kanë vjedhur kompjuterin e tonistit të jenë shërbimet sekrete.

“Ende mendoj se duhet ta qesim edhe këtë pistë”, tha ai.

Po kush vallë e vodhi tonin e zërit të filmit që trajton çështje kombëtare? Ta ketë bërë CIA? Mosadi? KGB? Jo more, mbase UDB-ja? Se veç ata dinë të na dëmtojnë kështu! Po valla! Po nejse, se del AIK-u (SHIK-u) tash edhe ia rimerr, ia pik! Edhe kështu, duke ia shpëtuar fytyrën regjisorit paranoik, shpëtojmë edhe ne si vend.

Ky skenar, si fiksion paranoik, mund të jetë edhe më i mirë për një film të ardhshëm. Qoftë edhe në stilin ‘partizan-gjerman’: AIK-u kundër UDB-së! Futë të zezë do t’i bëjmë!

Po hipotezat nuk mbarojnë me kaq. Se kushedi, edhe nëse e kanë bërë shërbimet sekrete, mund të jetë dikush tjetër mbrapa tyre. Për shembull, xhelozia e artistëve. Kjo është diçka e njohur, tipike për natyrën e të mëdhenjve. Ndoshta ndonjë regjisor i Holliwoodit, duke iu frikësuar konkurrencës së papërballueshme të Ekremit për çmime dhe fitime, e ka paguar ndonjë shërbim për ta vjedhur Ekremin. Ose ndoshta s’kemi pse shkojmë aq larg. Se këtë kanë mundur ta bëjnë regjisorët kosovarë. Xhelozë janë këta! Inatçinj! Turlifarë të zeze bëjnë dhe e fshehin dorën!

Sidoqoftë, kaq me paranojat dhe hipotezat. Sepse filmi “Kodi Jetës” po i vazhdon xhirimet e tij, ndërsa sipas Kryeziut edhe gjatë verës do të ketë xhirime.
Premiera e filmit, sipas tij, pritet të jepet në nëntor

Marre prej Gazeta Express Online
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Mar 25 2010, 12:13pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Sandër Prosi në ditën e vdekjes

Elsa Demo | 25/03/2010 | Kulture



Në 25-vjetorin e vdekjes së aktorit Sandër Prosi Presidenti i Republikës e nderon me Urdhrin "Nderi i Kombit"

Më 25 mars 1985 Sandër Prosi ndërsa ishte me xhirimet e filmit "Pranverë e hidhur" në qytetin e Durrësit, gjeti vdekjen papritur. Një vdekje enigmë për të cilën është folur me rezervë të madhe, sikur të prekej një e vërtetë që duhej shtyrë në kohë, e për të cilën duhej folur kur të vinte momenti i duhur.

Kur do të ishte ky momenti i duhur?

Nën zë, gjithnjë është thënë se Sandër Prosi vrau veten, u hodh, se një nga tentativat e tij e çoi në fund. E kanë thënë kolegë të afërt që nuk kanë pranuar megjithatë ta pohojnë këtë gjë në publik.

Në të kaluarën vetëvrasjet nuk duheshin zënë goje, sikur të ishin shprehje e një individualiteti të pavarur, e një lirie personale, e vetvetiu të rrezikshme. Në përgjithësi nuk ka pasur koment dhe shpjegime për to, thjesht nuk ziheshin goje. Sot vetëvrasjet përbëjnë lajm, hollësirat si dhe pse janë të zakonshme për shtypin që ia fut kot, ngaqë i trajtojnë të vetëvrarët si krijesa që s'kanë më të drejta, që janë askush.

Rasti Sandër Prosi do të rrëfehet një ditë kur kultura jonë të ketë jetëshkrues profesionistë, biografë që të tregojnë pa simuluar cili ishte artisti dhe njeriu Sandër Prosi të cilin Presidenti i Republikës Bamir Topi e dekoroi dje me Urdhrin "Nderi i Kombit" (pas vdekjes).

Motivacioni ishte ky: "Si personalitet i shquar i skenës dhe i ekranit me kontribute të çmuara në krijimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të artit teatral dhe kinematografik shqiptar."

Ceremonia u organizua dje në Presidencë, një ditë para 25-vjetorit të vdekjes së artistit. Ishin të pranishëm familjarët, dy djemtë e aktorit dhe kolegë të tij me të cilët ai ndau një karrierë afro 40-vjeçare në skenë dhe ekran.

Presidenti Topi i dorëzoi Urdhrin e lartë dhe dekretin përkatës në shenjë vlerësimi, Aristidh Prosit, djalit të madh të aktorit, solist i Orkestrës Simfonike të RTSH-së. Ndërsa komentonte arsyet pse Sandër Prosit i jepej ky Urdhër, Presidenti ka bërë një retrospektivë të fillimeve të teatrit dhe kinemagrafisë shqiptare dhe ka vlerësuar kontributin plejadës së aktorëve dhe regjisorëve të vitet 40-50 të shekullit të XX-të "ku shkëlqeu me talentin e tij edhe Sandër Prosi.

Të parët, themeluesit, kanë një karakteristikë që i bën ata pjesë të asaj historie që shndërrohet në pikë referimit për brezat, ata kishin talentin e madh, talent si ai i Sandër Prosit." Kontributin e Sandër Prosit, Presidenti Topi e lidhte dje me një nxitje të madhe "për mendimin tonë, për raportin tonë me të bukurën, me artin, me vetë lirinë.

Në adoloshencën time apo vitet e shkollës, pak portrete fizike më kanë tërhequr vëmendjen, aq sa ai i Sandër Prosit. Ai ishte i saktë, i vërtetë, i mençur, shqiptar deri në palcë, në jetë dhe në art. A nuk është i tillë Otelloja, që ai interpretoi me aq mjeshtëri ku duket qartë nderimi për besën dhe përçmimi për pabesinë? Lartësia e interpretimit bashkohej me vlerat e personazhit dhe padyshim me vlerat morale të aktorit."

Në fjalën e tij Presidenti ka komentuar disa role të aktorit, si Dhaskal Todri tek "Udha e shkronjave", Gjeneralin tek "Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur", Ismail Qemalin tek "Nëntori i dytë", duke i parë këto figura si imazhe që kanë mbetur të historisë që mund të mësohet të mësohet edhe nëpërmjet artit, e kinematografisë.

Në mbyllje, përshëndeti Aristidh Prosi i cili falënderoi "për fjalët prekëse, të thella të thëna në adresë të babait tonë! Ju falënderoj shumë edhe për dekorimin që ju e bëtë sot në 25-vjetorin e vdekjes së tij! Dua të falënderoj kolegët bashkëpunëtorë të krijimtarisë artistike.

Së fundi do të falënderoja me shumë respekt dhe do të shprehja një mirënjohje të thellë për dy persona që unë mendoj se kanë një vend shumë të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm në jetën e tij qoftë private, qoftë artistike. Kam parasysh bashkëshorten e tij, zonjën Filomena dhe mikun artist të tij, operatorin, regjisorin e famshëm Viktor Gjika."

Aktori Sandër Prosi u lind më 16 janar 1920 në Tiranë. Gjatë kohës së shkollës së mesme, në Gjimnazin e Tiranës, përgatit dhe vë në skenë dramën e Shilerit, "Vilhelm Teli", shfaqje që u pengua të shfaqej nga regjimi fashist i kohës.

Për herë të parë interpretoi në vitin 1948 në komedinë "Prefekti" të Besim Levonjës në rolin e Shaqir Agës. Luajti përkrah Mihal Popit, Loro Kovaçit, Marie Logorecit. Më pas vazhdoi me role të tjera nga dramaturgjia kombëtare dhe botërore.

Në teatër ka interpretuar tek "Cuca e maleve", "Orët e Kremlinit", "Hamleti", "Fytyra e dytë", "Doktori pacient", "Otello", "Makbethi", "Epoka para gjyqit", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", "Familja e peshkatarit", "Çatia e të gjithëve", "Revizori", "14 vjeç dhëndër", "Gratë gazmore të Uindsorit", "Rrënjët e thella", "Xhaja Vanja" etj.
Pas vitit 1961, rolet e tjera i takojnë kinematografisë në filmat "Debatik", "Detyrë e posaçme" (1963), Vitet e para (1965), "Horizontet e hapura" (1968), "Guximtarët" (1970), "Gjurma" (1970), "I teti në Bronz" (1970), "Mëngjese lufte" (1971), "Yjet e netëve të gjata" (1972), "Shtigje lufte" (1973), "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" (1975), "Në fillim të verës" (1976), "Përballimi" (1976), "Fijet që priten" (1977), "Njeriu me top" (1977), "Gjeneral Gramafoni" (1978), "Udha e shkronjave" (1979), "Yje mbi Drin" (1979), "Vajzat me kordele të kuqe" (1980), "Plumba perandorit" (1980), "Plaku dhe hasmi" (1981), "Qortimet e vjeshtës" (1981), "Nëntori i dytë" (1982), "Dora e ngrohtë" (1983), "Kush vdes në këmbë" (1984) dhe "Pranverë e hidhur" filmi i regjisorit Muharrem Fejzo që ai la në mes.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Mar 25 2010, 01:22pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Një botë e tërë shqiptare në Kanë



Kjo është hera e parë që Shqipëria bën një paraqitje të këtyre përmasave në një aktivitet kaq të madh të filmit botëror si është Festivali i Kanës.
Përgjatë 10 ditëve nga 12 deri më 23 maj, në një prej aktiviteteve më të mëdha të filmit në botë, në Festivalin e Kanës, do të jetë e pranishme edhe kinemaja shqiptare me prodhimet e saj të fundit. Në mbledhjen e parë të këshillit të sapo zgjedhur, të Miratimit të Projekteve, të QKK u miratua pjesëmarrja e Shqipërisë në pavijonin e Evropës Juglindore. Sipas kryetarit të QKK-së, Artan Minarolli, prej kohësh ishte marrë ftesa nga CEE dhe pas miratimit të projektit dhe fondit në mbledhjen e bordit, u konfirmua pjesëmarrja në këtë pavijon. Për të marrë pjesë në të, QKK-së i duhet të paguajë një shumë prej 4 milionë lekësh të rinj, që sipas Minarollit është fare e vogël, krahasuar me përfitimet që kinematografia shqiptare do të ketë nga kjo pjesëmarrje. Sipas kryetarit të QKK-së, atje do të bëhet një ekspoze e prodhimtarisë së kinematografisë shqiptare prej vitit 1997, por më së shumti do t’i jepet rëndësi krijimtarisë së dy viteve të fundit, duke qenë që kjo është edhe pasqyra e asaj çka ndodh në kinematografinë shqiptare aktualisht. Në mbledhjen e radhës së bordit të QKK-së do të vendosen titujt e filmave që do të shfaqen, për një paraqitje sa më të plotë dhe dinjitoze. “Gjithçka do të jetë e organizuar më së miri. Aty do të ketë njerëz që do shërbejnë 24 orë, në mënyrë që të bëhet një promovim sa më i mirë i filmit shqiptar”, thotë Minarolli. Sipas tij, kjo pjesëmarrje është pjesë e vizionit ai ka për drejtimin e Qendrës Kombëtare Kinematografike. “Qëllimi është që filmi shqiptar të dalë jashtë rrethit lokal dhe për t’u bërë pjesë e tregut dhe e organizimeve ndërkombëtare, si në Kanë, Berlin, etj. Të mos i lihet në dorë spontanitetit e filmat tanë të mos jenë si anonimë, që nuk dihet se nga vijnë

© Copyright 2007-2009 Bota Sot
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Al Bundy
Sun Mar 28 2010, 05:49pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
LINK : Shuhet aktori i madh Agim Qirjaqi trokit ketu






Back to top
L - N
Tue Sep 28 2010, 05:00pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Franko Nero: Një film për Kosovën



Bruna Merko
Ministri Haziri takon aktorin Nero
I përket një brezi të vjetër aktorësh italianë, por në filmin “Letrat e Zhuljetës” ku interpretonte përkrah bashkëshortes së tij Vanesa Redgrave, demonstroi edhe njëherë fuqinë dhe talentin e tij të madh. Ky është Franko Nero, aktori me sytë e kaltër, i cili prej disa ditësh po qëndron edhe në vendin tonë në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të filmit “PrifilmFest”. Në një takim që ministri i Kulturës Lutfi Haziri realizoi me organizatorët e “Prifilmfest”, z.Eshref Ademi, Giancarlo Planta si dhe aktorin italian, i uroi këtij të fundit mirëseardhjen. “Aktori Franko Nero këto dhjetë vjet ka qenë afër Kosovës, afër popullit të Kosovës, si dhe ka një ide produksion që në mes Kosovës dhe Italisë, të realizohet një film të mundshëm i cili mund të bëhet bashkërisht dhe ne e falënderojmë, do t’ i afrojmë mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Qeverisë së Kosovës, që Kosova të ecë në këtë drejtim edhe me emra siç është Franko Nero”, u shpreh ministri Haziri.

Nga ana e tij, aktori i njohur e falënderoi ministrin Haziri për pritjen dhe tha se në vitin e ardhshëm mendon të bëjë një film, që do ta ndihmojë edhe Ministria e Kulturës e Italisë. Me simbolin e kryeqytetit të Kosovës, “Hyjneshën në fron” dhuruar në shenjë falënderimi aktori italian tha se “vitin e ardhshëm po mendoj që në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Kulturës të Italisë si dhe me Ministrinë e Kulturës të Kosovës të realizohet një film”, tha Nero. Aktori është një nga mbështetësit e përhershëm të shqiptarëve, duke dhënë ndihem e tij në vazhdimësi pas luftës..

Ndërkaq aktori me përmasa botërore Franko Nero miqësinë me shqiptarët e ka filluar shumë kohë më parë me një nga aktorët tanë të mirënjohur Bekim Fehmiun, si u shpreh ai vet, ka qenë miq. Aktori italian ka një karrierë të gjatë dhe shumë të pasur në kinema, që kur interpretoi për herë të parë në vitin 1962. Ndërsa po në kinema do të takonte edhe nënën e fëmijëve të tij të ardhshëm, aktoren e mirënjohur, mikeshë të shqiptarëve, Vanesa Redgrave. Në filmin “Kamelot” të vitit 1967, ku ai interpretonte Lancelotin ndërsa ajo Gjinevrën. Të dy kanë një fëmijë, Karlon, por që u ndan për t’u ribashkuar më vonë prapë dhe në vitin 2006 u martuan, pro e kanë bërë publike vetëm në vitin 2009.

Të dy aktorët që kanë prekur Hollivudin kanë vizituar brenda një viti Kosovën, duke treguar kështu mbështetjen e tyre për artin dhe kinemanë që zhvillohet në Kosovë. Një garanci dhe një urë lidhëse mes vendit tonë dhe kinemave botërore që këta dy emra i japin Kosovës.

27.09.2010

© Copyright 2007-2009 Bota Sot
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.4634 sec, 0.0838 of that for queries. DB queries: 48. Memory Usage: 3,057kB