Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Vargjet qe ju prekin me shum ???? |
Go to page 1 2 3 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
.: Deno :. |
| ||
Larg ...... shume ....![]() ![]() Registered Member #18 Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pmPosts: 1550 | Hakërrim - Ali Asllani Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, Nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllin një egërsirë! Pra, o burra, hani, pini, hani pini or’ e ças, Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’! Hani, pini e rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, Të pabrek’ ju gjeti dreka, milioner’ ju gjeti darka! Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe, Gjersa populli bujar t’ju pergjigjet: peqe, lepe! Ai rron per zotrinë tuaj, pun’e tija, djers’ e ballit, Ësht’ kafshit pë gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit! Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri, Dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi! Hani, pini e rrëmbeni, është kohë e çakejvet; Hani, pini e rrëmbeni, është bot’ e maskarenjvet; Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith' aksione, monopole, Ekselenca dhe shkëlqesa, tutti quanti come vuole! Nënshkrim’ i zotris suaj nëpër banka vlen milon, Ju shkëlqen në kraharuar dekorata ”Grand Cordon”! Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’ Gjith’me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’ Dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’, Grand Cordon i zotris’ sate, që në gji të kan’ vendosur, Ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur; Dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’, Ësht’ trikëmbëshi që përdita varet kombi ne litar! Dhe zotrote kurulldise, diç u bëre e pandeh, Kundër burrit të vertetë zë e vjell e zë e leh! E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde, Mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde. Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh, Të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh! Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet Dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet! Koha dridhet e perdridhet, prej gradimit katër shkallë Nuk do mbetet gjë në dorë veçse vul’ e zez’ në ballë! Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe, Më përpara nga të gjithë, ju i that’ armikut: “Peqe”! Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët, Sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët! As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet... Teksa fshat’ i varfër digjet... kryekurva nis e krihet! Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira, Ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira! Ç’na pa syri, ç’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri: Te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri! Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar, Dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’ Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi Që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi! Në se kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe, Dylli bënet si të duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe... Kukuvajka gjith’ me lajka, nesër silleni bujar, Nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar! Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera Kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera Ja, ja, grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve, Koha është e maskarenjve, por Atdheu i shqiptarëve! Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metalikut Fshini sofrat e kujdoj’, puthni këmbën e armikut! Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri, Mjafton bërja pasanik, pasanik dhe bej i ri, Dhe u bëtë pasanikë, me pallate, me vetura, kurse burrat më fisnikë japin shpirtin në tortura! Vendi qënka sofr' e qorrit, vlen për gojë e për lëfytë, Bëni sikur veni vetull’, shoku shokut kreni sytë... Dhe për një kërkoni pesë, po me mir' njëzet e pesë Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë! Po nje dit’ që nis e vrëret do mbaroj me bubullimë, Ky i sotmi, zër' i errët, bënet vetëtimë dhe i bije rrufeja pasuris' dhe, kësi lloj, Nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm nje kafshit’ për goj’! A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’ Nuk ësht’ yti, nuk ësht’imi, është i kombit arbëror, Ësht’ i syrit në lot mekur, ësht’ i vëndit djegur, pjekur. Ju do thoni si të doni…po e drejta dërmon hekur! 100 here e postoj kete poezi .... me prek shum... sa keq ne SHqiptaret .... nuk vdesin kurre kto vargje ... www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip ![]() | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | SONET I RI PER HELENEN nga Pablo Neruda Kur te plakesh vogelushe, (Ronsardi ta ka thene) vargjet qe recitoja do te kujtosh! Do te te trishten gjinjte prej rritjes se femijeve, ato sythe te fundit te jetes tende bosh. Do te jem kaq larg sa duart e tua dylle e mjalte do te plugojne vec kujtimit te rrenojave t'lakuriqta te mia. Do te kuptosh qe bore mund te bjere pranveres, dhe me e vrazhde bora pranveres bie. Une do te jem kaq larg sa dhembja e dashuria qe me pare i derdhja si amfore plote denuar do jene te vdesin duarsh te mia... Dhe do te jete vone se me shkoi adoleshenca dhe vone se luleve njehere u del esenca dhe sepse me zerin tend po t'me therrasesh do jem kaq larg... Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Shinat Ndjenjat si trena te çmendur vrapojne mbi shina paralele perjetesisht Afrohen, renkojne, ulurijne e ndahen per te thyer qafen diku tjeter perfundimisht Shina qe zgjaten ne pafundesi Me destinim per te mos u takuar kurre Njera isha unë dhe tjetra ishe Ti. Nga Albana Lifschin Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
WORLD |
| ||
Just, SMILE![]() ![]() Registered Member #699 Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pmPosts: 3824 | je e dhanun mas ...."ngjyrave roze " lol MIND-OF-THE-WONDERFUL "Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri Cel: +355 67 30 17 299; email: -email- | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Altini-C^I^A ka shkruar: je e dhanun mas ...."ngjyrave roze " lol Jam e dhanun mas ngjyrave.........ngjyrave te jetes, dhe sidomos pas njerezve qe me bejne t'i shikoj e t'i shijoj keto ngjyra! !heart Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
WORLD |
| ||
Just, SMILE![]() ![]() Registered Member #699 Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pmPosts: 3824 | Jam e dhanun mas ngjyrave.........ngjyrave te jetes, dhe sidomos pas njerezve qe me bejne t'i shikoj e t'i shijoj keto ngjyra! !heart [/quote1181067968] hmmmm ke syze vogue prandaj sheh ngjyra ![]() me vjen mire kur thu ..... ![]() MIND-OF-THE-WONDERFUL "Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri Cel: +355 67 30 17 299; email: -email- | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | ![]() ![]() ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
WORLD |
| ||
Just, SMILE![]() ![]() Registered Member #699 Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pmPosts: 3824 | SuperGirl ka shkruar: ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() MIND-OF-THE-WONDERFUL "Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri Cel: +355 67 30 17 299; email: -email- | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Questa notte ho fatto un sogno, ho sognato che ho camminato sulla sabbia accompagnato dal Signore e sullo schermo della notte erano proiettati tutti i giorni della mia vita. Ho guardato indietro e ho visto che ad ogni giorno della mia vita, apparivano due orme sulla sabbia: una mia e una del Signore. Così sono andato avanti, finché tutti i miei giorni si esaurirono. Allora mi fermai guardando indietro, notando che in certi punti c'era solo un'orma... Questi posti coincidevano con i giorni più difficili della mia vita; i giorni di maggior angustia, di maggiore paura e di maggior dolore. Ho domandato, allora: "Signore, Tu avevi detto che saresti stato con me in tutti i giorni della mia vita, ed io ho accettato di vivere con te, perché mi hai lasciato solo proprio nei momenti più difficili?". Ed il Signore rispose: "Figlio mio, Io ti amo e ti dissi che sarei stato con te e che non ti avrei lasciato solo neppure për un attimo: i giorni in cui tu hai visto solo un'orma sulla sabbia, sono stati i giorni in cui ti ho portato in braccio". !heart ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() [ Edited Sat Sep 08 2007, 12:13am ] Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Varferi e ndershme - R.Burns Kujt i vjen turp nga skamja e vet dhe s'njeh as nder, as vlera atij i them rob vertete bir robi, e te tjera... Kjo ngre kandar kjo s'ngre kandar ne s'kemi pleng ne jete; i pasuri ka vulen ne ar, po ar ne jemi vete. Ne buke hame, e pime leng, pa rroba trupi e pa pleng! E c't'ju tregoj te tjera! Nderkaq nje batakci tuaf pi vere e vishet me mendafsh.. e c'tju tregoj te tjera. Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Pa titull - Gete Paret ke humbur - dic ke humbur! duhet te mendosh te tjera te fitosh. Nderin ke humbur - shume ke humbur! te duhet fame me te fitosh mendimin e te tjereve ta nderrosh. Guximin ke humbur - gjithcka ke humbur! te jesh i bindur do ish me mire te mos kishe lindur! Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
babo |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #587 Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pmPosts: 11127 | T'mujshe dhe une me fluturue, dojshe dhe une mu nis me ty, dojshe n'Shkoder me kalue, me pa prap at vend me sy, por... ti shko atje... fluturim, e ti qajma fatin tim Ja! Nje kitarre degjohet, e tingujt ndan si fllad, ngadale kjo vasha zgjohet t'degjoje at' serenate, e Shkodra ra n' pushim c'ka bahet rrugeve s'din trokit ketu | ||
Back to top | | ||
WORLD |
| ||
Just, SMILE![]() ![]() Registered Member #699 Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pmPosts: 3824 | Dashuria nuk ka emer! Ishte një mimozë e bukur shumë Ajo më pa kur rashë per here te pare në dashuri Krejt më mbuluan puthjet dhe mimozat Sic i mbulojnë princeshat me flori Pastaj iu sula pemëve qark t´i shkundja Se rrinin të shushatura si hejt Pastaj sërish u ktheva te mimoza Që si princeshë orienti të më mbulonte krejt Si hëna rri mes yjesh, dhe mimoza Verdhonte mes atij pylli të dendur Qe dashuri e parë...sa shumë u deshëm Sic mund ta dojë nje femije nenen Po erdh një ditë dhe me këto dy sytë Dashurinë time pashë duke ma vrarë Si nuk luajta nga ment, vec unë e di Vec shpirti im e di se sa kam qarë Mendoja se do ngrys jetën me lotë Se do mbetja për jetë kallogre Kur...një tufë zogjsh një ditë krejt papritur Me cicërima dolën nga një re Dhe më erdhën për te dritarja ime Kur në mendime krejt unë kisha humbur Me pendë m´I mbuluan flokët si mimoza Secili mbante sqepave një të puthur Mos u mërzit, një...një është dashuria Më cicëriti zogu më I bukur Vec emrat s´janë të njëjtë por një është dashuria Ja...ciu - ciu...si kjo e puthur... MIND-OF-THE-WONDERFUL "Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri Cel: +355 67 30 17 299; email: -email- | ||
Back to top | | ||
WORLD |
| ||
Just, SMILE![]() ![]() Registered Member #699 Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pmPosts: 3824 | Sa bukur i kaluam bashk ditët tona, Mendonim se krejt kjo botë është e jona... Dikur më shikoje me plot dashuri Vall si erdhi mes nesh kjo tradhti ? Tani kur të shoh po më digjet zemra E ti i buzëqeshur me të tjera femra Un vuaj, qaj, me lot në sy rri zemrën ma shkatërove, jetën ma bëre zi sillem afër teje, me mall të shikoj te dashuroj akoma, këtë e pranoj Dua të të afrohem, të të përqafoj, kur të shoh me tjera nuk mund të duroj. Ti kthen kokën pas, as nuk më sheh mua i harrove kohrat kur më thoje: "Te Dua"... Tash femrat e tjera ti i don, fjalët e njëjta i ritransmeton ...! Shkoj në park të ulem, mërzia më shoqëron, vendi ku takoheshim "Dashurin e Laaasht" ma kujton ... Më propozojnë të tjerë, por as nuk i shoh në sy nuk u`a kthej përgjigjen sepse "Të dua Ty", E ti me pa durim 1 ofert e pret, për ti harruar të tjerat, e ke shum të leht I falem, i falem, E lus të madhin "ZoT" "Njerëzit si 'TI' të zhduken nga kjo bot". MIND-OF-THE-WONDERFUL "Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri Cel: +355 67 30 17 299; email: -email- | ||
Back to top | | ||
BRUNJA_USA |
| ||
MRS.![]() ![]() Registered Member #1062 Joined: Sat Aug 11 2007, 02:54amPosts: 1395 | PA TY !!!SHKRUAR NGA ISMAIL KADARE TI IKE UDHES SE PAFUNDME KU ZVERDHIN DRURET GJETHERENES MBI GJOKSE PELLGJESH TANI TUNDET I ARTI MEDALJON I HENES LEJLEKET IKEN FILL PAS TEJE SI STOF I KEQ U ZBEH BLERIMI DHE NGJAJNE TOKA,PYLLI,REJA ME NEGATIVIN E NJE FILMI TANI NE FUSHA SHKOJ MENDUAR KUR NIS TE FRYJ ERE E FTOHTE, KU CA MULLARE TE GJYSMUAR DUKEN NGA LARG SI DON KISHOTE CTE BEJ PO THEM ME VEHTEN TIME NE KETE ORE TE VONE TE MUZGUT, KU QERRJA BALTAVE BEN SHKRIME, TE LASHTA SA TE GJON BUZUKUT? DO TE SHKOJ TE ULEM PERBRI PELLGJET TE PI NE GJUNJE DUKE RENE NE GRYKE E DI QE DO TE ME NGELET I FTOHTE MEDALION I HENES.... [ Edited Tue Oct 09 2007, 05:39am ] when ur in love u cant fall asleep cause reality is better than ur dreams !!!!!!!!! | ||
Back to top | | ||
.: Deno :. |
| ||
Larg ...... shume ....![]() ![]() Registered Member #18 Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pmPosts: 1550 | Ca pika shiu ran mbi qelq dhe un per ty sec ndjeva mall Jetojm te dy ne nje qytet sa rrall shihemi , sa rrall ... ![]() www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip ![]() | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | wow sa kisha pa i degju kto vargje bossi...me preke........e pavdekshme ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
Rabije |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1168 Joined: Fri Aug 31 2007, 06:36pmPosts: 1371 | BOSSI ka shkruar: Ca pika shiu ran mbi qelq dhe un per ty sec ndjeva mall Jetojm te dy ne nje qytet sa rrall shihemi , sa rrall ... ![]() Ca pika shiu ran mbi qelq dhe un per ty sec ndjeva mall jetojm te dy ne nje pallat o sa lezet o sa gallat ![]() Kush s'nigjan nanen, del n'rrug e then kamen | ||
Back to top | | ||
Rabije |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1168 Joined: Fri Aug 31 2007, 06:36pmPosts: 1371 | Super meqe ke koh pa i degju kto vargje, ma posht ke vjershen e plot. "Mall" Ca pika shiu ranë mbi qelq. Për ty unë befas ndjeva mall. Jetojmë të dy në një qytet, Dhe rrallë shihemi sa rrallë. Edhe m'u duk pak e çuditshme Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes. Qiejt e ngrysur pa lejlekë Dhe shirat pa ylber në mes. Dhe thënia e vjetër e Heraklitit Seç m'u kujtua sot për dreq: "Të zgjuarit janë bashkë në botë, Kurse të fjeturit janë veç". Në ç'ënderr kemi rënë kaq keq, Që dot s'po zgjohemi vallë?... Ca pika shiu ranë mbi qelq Dhe unë për ty seç ndjeva mall Nga Ismail Kadare apostafat per Superin :-* Kush s'nigjan nanen, del n'rrug e then kamen | ||
Back to top | | ||
.: Deno :. |
| ||
Larg ...... shume ....![]() ![]() Registered Member #18 Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pmPosts: 1550 | Rabije ka shkruar: BOSSI ka shkruar: Ca pika shiu ran mbi qelq dhe un per ty sec ndjeva mall Jetojm te dy ne nje qytet sa rrall shihemi , sa rrall ... ![]() Ca pika shiu ran mbi qelq dhe un per ty sec ndjeva mall jetojm te dy ne nje pallat o sa lezet o sa gallat ![]() Ca plumba kallashi rane mbi dhe dhe un per ty sec ndjeva mall jetojm te dy ne nje qytet mire un, po ti cne gjall ?! ( version i 97-es ![]() [ Edited Thu Nov 08 2007, 07:54pm ] www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip ![]() | ||
Back to top | | ||
gilushi |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1263 Joined: Fri Sep 21 2007, 05:06pmPosts: 859 | A E DIN... A e din sa lote,ne faqen time jane tretur,,, A e din sa fjale,pa ti thene me kane mbetur, A e din sa lule kan cel dhe jane thare, A e din se kam jetu me ty, edhe pse ste kam PARE! JAM e ftohte si dimri qe s'mbaron ne male, SE ti zemres sime vetem dhimbje i fale, Plaga ime mbeti thell,si nje humnere, Jo ti nuk je nga ata.... qe harrohesh lehte... >:P ![]() ![]() | ||
Back to top | | ||
Rabije |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1168 Joined: Fri Aug 31 2007, 06:36pmPosts: 1371 | BOSSI ka shkruar: Rabije ka shkruar: BOSSI ka shkruar: Ca pika shiu ran mbi qelq dhe un per ty sec ndjeva mall Jetojm te dy ne nje qytet sa rrall shihemi , sa rrall ... ![]() Ca pika shiu ran mbi qelq dhe un per ty sec ndjeva mall jetojm te dy ne nje pallat o sa lezet o sa gallat ![]() Ca plumba kallashi rane mbi dhe dhe un per ty sec ndjeva mall jetojm te dy ne nje qytet mire un, po ti cne gjall ?! ( version i 97-es ![]() Ca pika shiu rane mbi dhe edhe dheun banen llac tesh me ty qe jam martu afer mejet me t'pa s'du....(versjoni jem ![]() Kush s'nigjan nanen, del n'rrug e then kamen | ||
Back to top | | ||
Guest2983928 |
| ||
![]() Registered Member #953 Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47amPosts: 3836 | Keto jane vargje te nje kange me cifteli..e vetmja qe me pelqen. Sa her e degjoj m'rrenqethet trupi...e tmerrshme! Eh nuk po kam deshir me kendu po ma shum du me u kallzu me ju kallzu nji histori ne tiran u vjodh nji fmi nji vajz t'vogel 8 vjecare e kan marr horat per dore me shami ja kan lidh syt o zoti i vraft e kan grabit Eh ka fillu Vajza tuj qa po don rrugen per me pa aman xhaxhi ku po m'coni t'luj me shoqet pse nuk m'lshoni nuk din gja nana hic per mu tash po del per mem kerku e kerkund nuk kam me m'gjet ou kam mem la e mem vu me fjet Eh veturs ja shtun shpejtsin nuk po kan dhim hic per fmin e kalun te zin kufin e kan shit ket vajz n'greqi kur lekt ndor kan numru kriminelat fort jan gezu kthyn makinen per shqipni o vrrit'te vajza ..n'tok met shti Eh greku fort asht munu ket vajz t'vogel me pajtu moll te freskta don me i dhan gja spo don vajza me ngran krejt pa prit pa menu vajza shkret n'spital asht shtru shnosh e mir e kish bo nana mush 8 vjet pa ba gjilpana Eh ai doktor bre qoft mallku si ka mujt me operu me ja pre lekuren tn'thika raft me flet mos e zbardht drita mjeku vjeshken tuja hek vajza shumte asht perpjek bari gjumit se ka zan vrrit'te vajza "kuku moj nane" Eh plot 7 muj kjo vajz n'greqi 7 muj nana me lot n'sy 7 muj djelli pa ba drit 7 muj jan ankthi dit per dit mas 7 mujsh ne der troket hapet dera shpejt e shpejt nana vet ku e ka pa o fillun bashk te dyja tuj qa Eh faqe faqe non e bi lotet e tyre varg si shi me fol nona nuk po mundet zemra saj si nuk po i shkulet afrou pak moj drita e synit ta sho trupin rezze dillit veshken tane si ta kan hek o skan mem lan jo kur me vdek Eh kjo asht kanga pra qe kendova mezor vargjet ja kendova lot e saj skam me i harru sa her kongen du me e kendu =(( [ Edited Thu Mar 26 2009, 08:54am ] | ||
Back to top | | ||
zjermi |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1293 Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38amPosts: 2976 | Deja amara kjo keka hata krejt ti o pellum simbol i paqes, nder shekuj popujt t'kane rrespektu ndalo pak ti n'shkodren teme nje mesazhe urim prej meje me ju dergu. dje prej jush une jam nda ne vend t'huej per me lulzu nje premtim prindve ju kam ba sa te jem gjalle me i nderu! (marre nga ZEST) | ||
Back to top | | ||
scutari82 |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1503 Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pmPosts: 2737 | aja asht fantastike ma e kam nij per here te pare ne kanada e vetmja kange me cifteli qe me pelqen [ Edited Mon Jan 14 2008, 07:59pm ] | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 3 | |
Powered by e107 Forum System