Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Vargjet qe ju prekin me shum ????
Go to page  1 2 3
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
.: Deno :.
Tue May 01 2007, 09:24pm
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
Hakërrim - Ali Asllani

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
Nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllin një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

Hani, pini e rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
Të pabrek’ ju gjeti dreka, milioner’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
Gjersa populli bujar t’ju pergjigjet: peqe, lepe!

Ai rron per zotrinë tuaj, pun’e tija, djers’ e ballit,
Ësht’ kafshit pë gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
Dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Hani, pini e rrëmbeni, është kohë e çakejvet;
Hani, pini e rrëmbeni, është bot’ e maskarenjvet;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith' aksione, monopole,
Ekselenca dhe shkëlqesa, tutti quanti come vuole!

Nënshkrim’ i zotris suaj nëpër banka vlen milon,
Ju shkëlqen në kraharuar dekorata ”Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
Gjith’me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
Dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,


Grand Cordon i zotris’ sate, që në gji të kan’ vendosur,
Ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
Dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
Ësht’ trikëmbëshi që përdita varet kombi ne litar!
Dhe zotrote kurulldise, diç u bëre e pandeh,
Kundër burrit të vertetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
Mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
Të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
Dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e perdridhet, prej gradimit katër shkallë
Nuk do mbetet gjë në dorë veçse vul’ e zez’ në ballë!

Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,
Më përpara nga të gjithë, ju i that’ armikut: “Peqe”!
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
Sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet...
Teksa fshat’ i varfër digjet... kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
Ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
Te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
Dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
Që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!

Në se kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
Dylli bënet si të duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe...
Kukuvajka gjith’ me lajka, nesër silleni bujar,
Nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
Kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera
Ja, ja, grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
Koha është e maskarenjve, por Atdheu i shqiptarëve!

Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metalikut
Fshini sofrat e kujdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri,
Mjafton bërja pasanik, pasanik dhe bej i ri,
Dhe u bëtë pasanikë, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë japin shpirtin në tortura!

Vendi qënka sofr' e qorrit, vlen për gojë e për lëfytë,
Bëni sikur veni vetull’, shoku shokut kreni sytë...
Dhe për një kërkoni pesë, po me mir' njëzet e pesë
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

Po nje dit’ që nis e vrëret do mbaroj me bubullimë,
Ky i sotmi, zër' i errët, bënet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris' dhe, kësi lloj,
Nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm nje kafshit’ për goj’!

A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
Nuk ësht’ yti, nuk ësht’imi, është i kombit arbëror,
Ësht’ i syrit në lot mekur, ësht’ i vëndit djegur, pjekur.
Ju do thoni si të doni…po e drejta dërmon hekur!

100 here e postoj kete poezi .... me prek shum... sa keq ne SHqiptaret .... nuk vdesin kurre kto vargje ...

www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
SuperGirl
Fri May 11 2007, 09:59pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
SONET I RI PER HELENEN
nga
Pablo Neruda


Kur te plakesh vogelushe, (Ronsardi ta ka thene)
vargjet qe recitoja do te kujtosh!
Do te te trishten gjinjte prej rritjes se femijeve,
ato sythe te fundit te jetes tende bosh.

Do te jem kaq larg sa duart e tua dylle e mjalte
do te plugojne vec kujtimit te rrenojave t'lakuriqta te mia.
Do te kuptosh qe bore mund te bjere pranveres,
dhe me e vrazhde bora pranveres bie.

Une do te jem kaq larg sa dhembja e dashuria
qe me pare i derdhja si amfore plote
denuar do jene te vdesin duarsh te mia...

Dhe do te jete vone se me shkoi adoleshenca
dhe vone se luleve njehere u del esenca
dhe sepse me zerin tend po t'me therrasesh
do jem kaq larg...




Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Fri May 11 2007, 10:22pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Shinat

Ndjenjat si trena te çmendur
vrapojne mbi shina paralele
perjetesisht
Afrohen, renkojne, ulurijne e ndahen
per te thyer qafen diku tjeter
perfundimisht

Shina qe zgjaten ne pafundesi
Me destinim per te mos u takuar
kurre
Njera isha unë dhe tjetra ishe Ti.

Nga Albana Lifschin



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
WORLD
Wed May 23 2007, 09:05am
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
je e dhanun mas ...."ngjyrave roze " lol

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
SuperGirl
Tue Jun 05 2007, 12:09am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Altini-C^I^A ka shkruar:

je e dhanun mas ...."ngjyrave roze " lol



Jam e dhanun mas ngjyrave.........ngjyrave te jetes, dhe sidomos pas njerezve qe me bejne t'i shikoj e t'i shijoj keto ngjyra! !heart



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
WORLD
Tue Jun 05 2007, 06:26pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824


Jam e dhanun mas ngjyrave.........ngjyrave te jetes, dhe sidomos pas njerezve qe me bejne t'i shikoj e t'i shijoj keto ngjyra! !heart
[/quote1181067968]
hmmmm ke syze vogue prandaj sheh ngjyra
me vjen mire kur thu .....


MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
SuperGirl
Tue Jun 05 2007, 09:46pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201




Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
WORLD
Tue Jun 12 2007, 09:20am
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
SuperGirl ka shkruar:




edhe per inat tan

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
SuperGirl
Sat Sep 08 2007, 12:12am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Questa notte ho fatto un sogno,
ho sognato che ho camminato sulla sabbia
accompagnato dal Signore
e sullo schermo della notte erano proiettati
tutti i giorni della mia vita.

Ho guardato indietro e ho visto che
ad ogni giorno della mia vita,
apparivano due orme sulla sabbia:
una mia e una del Signore.

Così sono andato avanti, finché
tutti i miei giorni si esaurirono.

Allora mi fermai guardando indietro,
notando che in certi punti
c'era solo un'orma...
Questi posti coincidevano con i giorni
più difficili della mia vita;
i giorni di maggior angustia,
di maggiore paura e di maggior dolore.

Ho domandato, allora:
"Signore, Tu avevi detto che saresti stato con me
in tutti i giorni della mia vita,
ed io ho accettato di vivere con te,
perché mi hai lasciato solo proprio nei momenti
più difficili?".

Ed il Signore rispose:
"Figlio mio, Io ti amo e ti dissi che sarei stato
con te e che non ti avrei lasciato solo
neppure për un attimo:

i giorni in cui tu hai visto solo un'orma
sulla sabbia,
sono stati i giorni in cui ti ho portato in braccio".


!heart !heart !heart !heart !heart

[ Edited Sat Sep 08 2007, 12:13am ]



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Tue Sep 11 2007, 12:44pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Varferi e ndershme - R.Burns

Kujt i vjen turp nga skamja e vet
dhe s'njeh as nder, as vlera
atij i them rob vertete
bir robi, e te tjera...

Kjo ngre kandar
kjo s'ngre kandar
ne s'kemi pleng ne jete;
i pasuri ka vulen ne ar,
po ar ne jemi vete.

Ne buke hame, e pime leng,
pa rroba trupi e pa pleng!
E c't'ju tregoj te tjera!
Nderkaq nje batakci tuaf
pi vere e vishet me mendafsh..
e c'tju tregoj te tjera.



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Tue Sep 11 2007, 01:50pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Pa titull - Gete

Paret ke humbur - dic ke humbur!
duhet te mendosh
te tjera te fitosh.
Nderin ke humbur - shume ke humbur!
te duhet fame me te fitosh
mendimin e te tjereve ta nderrosh.
Guximin ke humbur - gjithcka ke humbur!
te jesh i bindur
do ish me mire te mos kishe lindur!



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
babo
Mon Sep 24 2007, 01:09pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
T'mujshe dhe une me fluturue,
dojshe dhe une mu nis me ty,
dojshe n'Shkoder me kalue,
me pa prap at vend me sy,
por... ti shko atje... fluturim,
e ti qajma fatin tim

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
WORLD
Thu Oct 04 2007, 05:17pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
Dashuria nuk ka emer!
Ishte një mimozë e bukur shumë
Ajo më pa kur rashë per here te pare në dashuri
Krejt më mbuluan puthjet dhe mimozat
Sic i mbulojnë princeshat me flori
Pastaj iu sula pemëve qark t´i shkundja
Se rrinin të shushatura si hejt
Pastaj sërish u ktheva te mimoza
Që si princeshë orienti
të më mbulonte krejt
Si hëna rri mes yjesh, dhe mimoza
Verdhonte mes atij pylli të dendur
Qe dashuri e parë...sa shumë u deshëm
Sic mund ta dojë nje femije nenen
Po erdh një ditë dhe me këto dy sytë
Dashurinë time pashë duke ma vrarë
Si nuk luajta nga ment, vec unë e di
Vec shpirti im e di se sa kam qarë
Mendoja se do ngrys jetën me lotë
Se do mbetja për jetë kallogre
Kur...një tufë zogjsh një ditë krejt papritur
Me cicërima dolën nga një re
Dhe më erdhën për te dritarja ime
Kur në mendime krejt unë kisha humbur
Me pendë m´I mbuluan flokët si mimoza
Secili mbante sqepave një të puthur
Mos u mërzit, një...një është dashuria
Më cicëriti zogu më I bukur
Vec emrat s´janë të njëjtë
por një është dashuria
Ja...ciu - ciu...si kjo e puthur...


MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
WORLD
Thu Oct 04 2007, 05:18pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
Sa bukur i kaluam bashk ditët tona,
Mendonim se krejt kjo botë është e jona...
Dikur më shikoje me plot dashuri
Vall si erdhi mes nesh kjo tradhti ?
Tani kur të shoh po më digjet zemra
E ti i buzëqeshur me të tjera femra
Un vuaj, qaj, me lot në sy rri
zemrën ma shkatërove, jetën ma bëre zi
sillem afër teje, me mall të shikoj
te dashuroj akoma, këtë e pranoj
Dua të të afrohem, të të përqafoj,
kur të shoh me tjera nuk mund të duroj.
Ti kthen kokën pas, as nuk më sheh mua
i harrove kohrat kur më thoje: "Te Dua"...
Tash femrat e tjera ti i don,
fjalët e njëjta i ritransmeton ...!
Shkoj në park të ulem,
mërzia më shoqëron,
vendi ku takoheshim
"Dashurin e Laaasht" ma kujton ...
Më propozojnë të tjerë, por as nuk i shoh në sy
nuk u`a kthej përgjigjen sepse "Të dua Ty",
E ti me pa durim 1 ofert e pret,
për ti harruar të tjerat, e ke shum të leht
I falem, i falem, E lus të madhin "ZoT"
"Njerëzit si 'TI' të zhduken nga kjo bot".

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
BRUNJA_USA
Tue Oct 09 2007, 05:32am
MRS.

Registered Member #1062
Joined: Sat Aug 11 2007, 02:54am

Posts: 1395
PA TY !!!SHKRUAR NGA ISMAIL KADARE
TI IKE UDHES SE PAFUNDME
KU ZVERDHIN DRURET GJETHERENES
MBI GJOKSE PELLGJESH TANI TUNDET
I ARTI MEDALJON I HENES
LEJLEKET IKEN
FILL PAS TEJE
SI STOF I KEQ U ZBEH BLERIMI
DHE NGJAJNE TOKA,PYLLI,REJA
ME NEGATIVIN E NJE FILMI
TANI NE FUSHA SHKOJ MENDUAR
KUR NIS TE FRYJ ERE E FTOHTE,
KU CA MULLARE TE GJYSMUAR
DUKEN NGA LARG SI DON KISHOTE
CTE BEJ PO THEM ME VEHTEN TIME
NE KETE ORE TE VONE TE MUZGUT,
KU QERRJA BALTAVE BEN SHKRIME,
TE LASHTA SA TE GJON BUZUKUT?
DO TE SHKOJ TE ULEM PERBRI PELLGJET
TE PI NE GJUNJE DUKE RENE
NE GRYKE E DI QE DO TE ME NGELET
I FTOHTE MEDALION I HENES....


[ Edited Tue Oct 09 2007, 05:39am ]

when ur in love u cant fall asleep cause reality is better than ur dreams !!!!!!!!!
Back to top
.: Deno :.
Wed Nov 07 2007, 04:15pm
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
Ca pika shiu ran mbi qelq
dhe un per ty sec ndjeva mall
Jetojm te dy ne nje qytet
sa rrall shihemi , sa rrall ...

www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
SuperGirl
Thu Nov 08 2007, 12:37am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
wow sa kisha pa i degju kto vargje bossi...me preke........e pavdekshme



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Rabije
Thu Nov 08 2007, 02:49am

Registered Member #1168
Joined: Fri Aug 31 2007, 06:36pm

Posts: 1371
BOSSI ka shkruar:

Ca pika shiu ran mbi qelq
dhe un per ty sec ndjeva mall
Jetojm te dy ne nje qytet
sa rrall shihemi , sa rrall ...



Ca pika shiu ran mbi qelq
dhe un per ty sec ndjeva mall
jetojm te dy ne nje pallat
o sa lezet o sa gallat

Kush s'nigjan nanen, del n'rrug e then kamen
Back to top
Rabije
Thu Nov 08 2007, 02:52am

Registered Member #1168
Joined: Fri Aug 31 2007, 06:36pm

Posts: 1371
Super meqe ke koh pa i degju kto vargje, ma posht ke vjershen e plot.

"Mall"

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.

Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot për dreq:
"Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit janë veç".

Në ç'ënderr kemi rënë kaq keq,
Që dot s'po zgjohemi vallë?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall

Nga Ismail Kadare apostafat per Superin :-*

Kush s'nigjan nanen, del n'rrug e then kamen
Back to top
.: Deno :.
Thu Nov 08 2007, 07:53pm
Larg ...... shume ....

Registered Member #18
Joined: Mon Jul 31 2006, 03:55pm

Posts: 1550
Rabije ka shkruar:

BOSSI ka shkruar:

Ca pika shiu ran mbi qelq
dhe un per ty sec ndjeva mall
Jetojm te dy ne nje qytet
sa rrall shihemi , sa rrall ...



Ca pika shiu ran mbi qelq
dhe un per ty sec ndjeva mall
jetojm te dy ne nje pallat
o sa lezet o sa gallat



Ca plumba kallashi rane mbi dhe
dhe un per ty sec ndjeva mall
jetojm te dy ne nje qytet
mire un, po ti cne gjall ?! ( version i 97-es )


[ Edited Thu Nov 08 2007, 07:54pm ]

www.JaKuJam.com - JaKuJam.Com - Video shqip



Back to top
gilushi
Thu Nov 08 2007, 08:25pm

Registered Member #1263
Joined: Fri Sep 21 2007, 05:06pm

Posts: 859
A E DIN...
A e din sa lote,ne faqen time jane tretur,,,
A e din sa fjale,pa ti thene me kane mbetur, A e din sa lule kan cel dhe jane thare, A e din se kam jetu me ty, edhe pse ste kam PARE! JAM e ftohte si dimri qe s'mbaron ne male, SE ti zemres sime vetem dhimbje i fale, Plaga ime mbeti thell,si nje humnere, Jo ti nuk je nga ata.... qe harrohesh lehte... >:P


Back to top
Rabije
Thu Nov 08 2007, 11:16pm

Registered Member #1168
Joined: Fri Aug 31 2007, 06:36pm

Posts: 1371
BOSSI ka shkruar:

Rabije ka shkruar:

BOSSI ka shkruar:

Ca pika shiu ran mbi qelq
dhe un per ty sec ndjeva mall
Jetojm te dy ne nje qytet
sa rrall shihemi , sa rrall ...



Ca pika shiu ran mbi qelq
dhe un per ty sec ndjeva mall
jetojm te dy ne nje pallat
o sa lezet o sa gallat



Ca plumba kallashi rane mbi dhe
dhe un per ty sec ndjeva mall
jetojm te dy ne nje qytet
mire un, po ti cne gjall ?! ( version i 97-es )




Ca pika shiu rane mbi dhe
edhe dheun banen llac
tesh me ty qe jam martu
afer mejet me t'pa s'du....(versjoni jem )

Kush s'nigjan nanen, del n'rrug e then kamen
Back to top
Guest2983928
Tue Nov 13 2007, 12:55am
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
Keto jane vargje te nje kange me cifteli..e vetmja qe me pelqen.
Sa her e degjoj m'rrenqethet trupi...e tmerrshme!

Eh nuk po kam deshir me kendu
po ma shum du me u kallzu
me ju kallzu nji histori
ne tiran u vjodh nji fmi
nji vajz t'vogel 8 vjecare
e kan marr horat per dore
me shami ja kan lidh syt
o zoti i vraft e kan grabit

Eh ka fillu Vajza tuj qa
po don rrugen per me pa
aman xhaxhi ku po m'coni
t'luj me shoqet pse nuk m'lshoni
nuk din gja nana hic per mu
tash po del per mem kerku
e kerkund nuk kam me m'gjet
ou kam mem la e mem vu me fjet

Eh veturs ja shtun shpejtsin
nuk po kan dhim hic per fmin
e kalun te zin kufin
e kan shit ket vajz n'greqi
kur lekt ndor kan numru
kriminelat fort jan gezu
kthyn makinen per shqipni
o vrrit'te vajza ..n'tok met shti

Eh greku fort asht munu
ket vajz t'vogel me pajtu
moll te freskta don me i dhan
gja spo don vajza me ngran
krejt pa prit pa menu
vajza shkret n'spital asht shtru
shnosh e mir e kish bo nana
mush 8 vjet pa ba gjilpana

Eh ai doktor bre qoft mallku
si ka mujt me operu
me ja pre lekuren tn'thika
raft me flet mos e zbardht drita
mjeku vjeshken tuja hek
vajza shumte asht perpjek
bari gjumit se ka zan
vrrit'te vajza "kuku moj nane"

Eh plot 7 muj kjo vajz n'greqi
7 muj nana me lot n'sy
7 muj djelli pa ba drit
7 muj jan ankthi dit per dit
mas 7 mujsh ne der troket
hapet dera shpejt e shpejt
nana vet ku e ka pa
o fillun bashk te dyja tuj qa

Eh faqe faqe non e bi
lotet e tyre varg si shi
me fol nona nuk po mundet
zemra saj si nuk po i shkulet
afrou pak moj drita e synit
ta sho trupin rezze dillit
veshken tane si ta kan hek
o skan mem lan jo kur me vdek

Eh kjo asht kanga pra qe kendova
mezor vargjet ja kendova
lot e saj skam me i harru
sa her kongen du me e kendu


=((


[ Edited Thu Mar 26 2009, 08:54am ]
Back to top
zjermi
Tue Nov 13 2007, 04:33am

Registered Member #1293
Joined: Mon Oct 01 2007, 04:38am

Posts: 2976
Deja amara kjo keka hata krejt

ti o pellum simbol i paqes,
nder shekuj popujt t'kane rrespektu
ndalo pak ti n'shkodren teme
nje mesazhe urim prej meje me ju dergu.
dje prej jush une jam nda
ne vend t'huej per me lulzu
nje premtim prindve ju kam ba
sa te jem gjalle me i nderu!
(marre nga ZEST)

Back to top
scutari82
Mon Jan 14 2008, 07:58pm

Registered Member #1503
Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pm

Posts: 2737
aja asht fantastike ma e kam nij per here te pare ne kanada e vetmja kange me cifteli qe me pelqen

[ Edited Mon Jan 14 2008, 07:59pm ]
Back to top
Go to page  1 2 3  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2441 sec, 0.0641 of that for queries. DB queries: 66. Memory Usage: 3,164kB