Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Vargjet qe ju prekin me shum ???? |
Go to page 1 2 3 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
scutari82 |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1503 Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pmPosts: 2737 | kush munet me mi gjet ata vargjet e migjenit qe e kena ba ne lexim ne klase te 5 ose 6 nen dua buke - nena psheretin ................... | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | nuk asht poezi ajo scutari, po sa te kem kohe do ulem e ta shkruj ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
scutari82 |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1503 Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pmPosts: 2737 | SuperGirl ka shkruar: nuk asht poezi ajo scutari, po sa te kem kohe do ulem e ta shkruj ![]() thanx | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Scutari edhe un kam mendu se kjo asht e Migjenit, por ne fakt e ka shkru Nonda Bulka. shum e dhimbshme ![]() Mëmë e bir - Nëno! - Bir! - Dua bukë! Mëma hesht. - Nëno! - Bir! - Mardha, ngriva! Mëma psherëtin. - Nëno! - Bir! - Më dhëmb koka! Mëma s’përgjigjet S’ka bukë, s’ka zjarr, s’ka të holla për doktor. Dhe djali psherëtin. Mëma s’përgjigjet. Psherëtin dhe ajo me ngadalë, me ngadalë. Djali nuk I dëgjon psherëtimat e nënës. Mëma dëgjon tik-taket e zemrës së të birit. Një grua plakë, e rreckosur, me fytyrën rrudha rrudha, rri mbi kokën e një djali dhe e vështron me sy të zgurdulluar. S’guxon të qajë, ka frikë se mos zgjojë djalin që porsa filloi të flejë. Rri dhe e vështron! Dy lotë helmi shkasin prej syve të venitur. Me ngadalë, pa zhurmë, mbështet dorën e vet mbi ballin e djalit dhe djali zgjohet përsëri. - Nëno! - Bir i nënos! - Dua bukë! Nëna hesht. - Nëno! - Xhani i nënos! - Më ngrinë këmbët! Nëna psherëtin. Dhe djali fle përsëri, dhe nëna rri dhe e vështron, dhe ngadalë qan dhe psherëtin. Në heshtjen tragjike të një nate dimri, në odën pa dritë, luhet një nga mijëra tragjeditë e jetës njerëzore. Dhe cdo tragjedi është një poemë e gjallë! Poema e shekullit të njëzetë! Një mëmë; pranë saj një djalë, përkarshi, mbi një dhogë kora e Shën Mërisë: nëna e vështron kokën e shenjtë, i afrohet; e puth dhe kthehet pranë djalit. Një shkëndijë shprese shkëlqen në sytë e saj. Shën Mëria hesht. Që nga larg zhurma e muzikës së radios tingëllon në veshët e mëmës. Dhe djali fle, pa bukë, pa zjarr, pa dritë. - Nëno! - Bir! - S’jam mirë! - T’u bëftë nëna, fli! Dhe djali fle përsëri. Dhe mëma qëndron si shtatore! Hedh sytë tej përtej, vështron korën, vështron djalin dhe psherëtin thellë. Dhe djali fle! Mëma i vë dorën në ballë! Balli është i ftohtë! Mëma i trazon dorën. Dora i ka ngrirë. Mëma e puth në buzë. Buzët janë mbyllur përjetë. Mëma qan me zë, po djali s’zgjohet. Dhe zërit të mëmës i përgjigjet heshtja e natës. Kora përkarshi vështron dhe hesht. Një trup i ngrirë! Një mëmë me sy pa lot. Një natë dimri vdiq i biri i një lypseje. S’u prish bota; as fukarallëku s’mori fund. Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
scutari82 |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1503 Joined: Tue Dec 18 2007, 07:58pmPosts: 2737 | super je fantastike a te besohet qe sapo e lexove edhe jan tu me shku lot sepse ke akoma shume familje ne shqiperi qe mund te jen ne te njejten situate | ||
Back to top | | ||
Guest2983928 |
| ||
![]() Registered Member #953 Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47amPosts: 3836 | Sa tregim i dhimbshem metaman ![]() Super meqe jena te leximi...a mund ta baj edhe un nje kerkese? Asht nje shkrim...te leximi i klases 7 ne mos gabohem...historia asht pak a shum kshu: nje cift me foshnjen e tyne duher me shku diku por asht shum ftofte e bore dhe nalen rruges a si perfundim desin tan...mduket se titullohet "Monument i dashurise". | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | o dushe po ku me e gjet leximin e klases se 7 ![]() megjithese nga pershkrimi mos asht "Bukuria qe vret" e Migjenit? edhe ajo asht nje histori pak a shum e tille... nese nuk asht kjo, tesh po gjej naj fmi ne legje qe asht ne klase te 7 ![]() Kurse kjo "nene e bir" asht vertete e dhimbshme....sidomos fjalia e fundit: "Një natë dimri vdiq i biri i një lypseje. S’u prish bota; as fukarallëku s’mori fund." ...ironia e fatit ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Per dushen ![]() Monument i bardhë i dashurisë (Dhimiter Xhuvani) -Une, edhe sot e kësaj dite, nuk e besoj atë që më ndodhi në dimrin e idhët të atij viti. -E ke histori të dëgjuar apo të ka ngjarë ty? – e ndërpreva rrëfyesin. -Më ka ndodhur, - tha Toma dhe zgjati para nesh duart e tij si putra ariu, - ja, me këto duar gjysëm të ngrira, unë e Zefi i zbuluam nga dëbora. Duart e Tomës u drodhën dhe ai, për të mos humbur burrërinë, i fshehu poshtë tryezës. Duart i fshehu, por prej syve s’qe i zoti t’i shmangte lotët. Dhe ashtu, i tronditur nga ç’i shikoni sytë e mendjes, nisi të flaës si i përhumbur. -Unë e Zefi u nisëm pas gjurmëve të lëna mbi dëborë. Gjurmët na humbën në hyrje të fshatit, tek ura e madhe ku bëjmë sot gërmime arkeologjike. Që këtej me telegraf çuam haber se ata, burrë e grua, s’kishin mbërritur. Edhe ata andej kishin dalë edhe ne këtej. Mjafton t’i gjenim gjallë. Nusja, Havaja, ishte nga fshati ynë, e bija e Remzi Zakës, dhëndrri, Alikoja qe nga fshati tjetër. Njiheshim, se të dy fshatrat tona ishin si dy lagje. Ne kishim nxjerrë tre barinjtë e stanit dhe te gjithë ishim e mendje të ngritur e me frikë. Të gërmosh nën dëborë nuk është siç gërmojmë në ekspeditë, kur na bërtet zotrote. Me kujdes çuna! Dëbora është e frikshme, të ngjeth mishtë kur e di që nën të flenë të vdekur njerëzit e tu. Një minutë vonesë e të duket se i ke vrarë ti, me dorën tënde. Bëhesh fajtor për hiçgjë e të rëndon në shpirt tërë jetën. Nejse, shyqyr që njeriu është i fortë dhe i cuditshëm, se, për besë, kjo që po rrëfej unë tashti, s’është histori për t’u rrëfyer e për të kaluar kohën, - tha Toma dhe heshti. Ishim bërë kureshtarë, por ama, as nuk mund ta nxitnim Tomën të fliste. Tomën e kishim punëtor të specializuar mirë për gërmimet arkeologjike dhe ia njihja mirë dorën e papërtuar e të kujdesshme, kur binte me reliket, ia njihja dhe shpirtin e tij të çuditshëm, aty të qetë, aty të trazuar, aty gur aop mermer, aty shtuf, që të shkërmoqet në dorë, aty të ndjeshëm e të prekshëm me një sedër gati fëminore. Heshtja jonë, ose më mirë të themi, pritja jonë e gjatë, sikur ia përkëdheli sedrën dhe ai vazhdoi si me përtesë. -Zefi tha të ktheheshim kur mbërritëm tek arat, që atë vit qenë mbjellë me grurë. Arat ishin të fshatit matanë, pra, ne si të huaj, kishim dalë tej zonës sonë. Po të ktheheshim, s’do më thoshte gjë kush, po s’di pse nuk e dëgjova Zefin i cili me siguri do të qe trembur për vete dhe për mua. Se për t’u trembur qenë ato ditë. Syri s’të shihte as tokë, as gur, as qiell. Le yje e hënë ose diell. Jo, jo! Gjithçka e bardhë si të ishte mbledhur bota me qefin. Era e rrëmbente borën e butë dhe ia përplaste në pemë, kallkan e bënte. Pështyma binte përdhe si saçmë. Ç’të them unë i ziu se ç’dimër qe. Pleqtë nuk e mbanin mend, as me të dëgjuar, një dimër të tillë. Jo vetëm në udhë, por në përgjithësi e mira është që në ditë të tilla të mos kesh shok si Zefin. Jo se është i lig, po s’ka shumë besim dhe sikur i trembet këmba kur nuk e di se ku e vë. Zefi më shumë do veten, pastaj të tjerët. Tashti, edhe unë nuk jam kush e di çfarë. As trim, as frikacak, port ë them të drejtën, s’ma donte zemra të ktheheshim te Zefi. Do të vinte behari, do të zbuloheshin ata nga bora e shkrirë e trupi do të më mbetej mua, Zefit dhe fshatit tonë. S’do të kishim më sy e daqe; fjala vjen, edhe juve do t’ju vinte zor të më merrnit në punë kur të fillonte ekspedita, ë? Nuk do të më shikonit si vrasës? Le që as unë s’do të kasha sy e faqe të vija te ju, të nisja nga gërmimet e të nxirrja statujat. Ndërgjegjia qenka punë e ngatërruar. Vetëm kur shtrihesh në shtrat, kur e vë kokën në jastek, njeriu bëhet gjykatës i vetes. Ndërgjegjia më vret edhe për Zefin dhe s’bëj mirë që e shaj. Njeriun duhet ta gjykosh edhe nga rrethanat. Nejse se u zgjata ca. Vazhduam të ecnim. Unë para e Zefi pas, i gatshëm që të kthehej se, si të thuash ecnim nëpër errësirën e bardhë, për të gjetur një burrë e një grua, por ama ecnim edhe drejt vdekjes sonë. Dhe njeriu, sado i fortë që të jetë, me vdekjen e ka zor të matet. Vdekja ngaherë është tinzare, sidomos vdekja e dëborës, që të mbyll sytë, të jep gjumë, të ndjell, të josh, të palos. Kishim filluar të ecnim afër njëri-tjetrit. Frikën që shikoja te Zefi fillova të ndjeja dhe unë. Sytë na qenë skuqur nga suferina, nga era me borë. Vetullat na qenë trashur e na ishin bërë si mustaqe të ngrira. Avulli që na dilte nga goja, aty për aty kthehej në flokë bore e na ngjishej në fytyrë e mezi e hiqnim me dorën e future në dorashka. Çdo gjë ishte e kallkanosur, gjithë rrobat e trupit dukeshin sikur ishin endur, prerë e qepur me fije akulli. Zefi u pengua e ran ë një pirg bore mes arës së mbjellë me grurë, që s’di si na doli përpara. Zgjata duart, mezi e ngrita Zefin dhe shtanga. Nën dëborën që kishte hapur Zefi kur qe rrëzuar, sytë më panë një këmbë të ngrirë kallkan. Në fillim u hutova e thash mos qe këmba e Zefit, mos qe një ëndërr gjumi e borës, por jo, Zefi i kishte të dyja këmbët. U afrohemi dhe vumë re se ishte tamam një këmbë, veçse lakuriq, si ajo e statujave. U ula në gjunj dhe nisa të zbuloja më tej këmbën. Duart nisën të më dridheshin e në cdo lëvizje zbulonim atë që zor do të ma besoni. Po të mos ishte Zefi, unë do të kisha luajtur nga mendtë. Zefi e mblodhi I pari veten dhe u ul pranë meje e filloi të hiqte borë me të dyja duart. Meqë ishim dy vetë, sikur morëm zemër nga njëri tjetri. Syve s’doja t’u besoja, por duarve s’kisha se si të mos u zija besë. Ato zbuluan dy trupa krejt të zhveshur, si të ishin dy trupa të mermertë, po me ngjyrë të errët, mavi. Të dy ishin kruspullosur me njëri tjetrin, sikur donin të mbronin njëri tjetrin nga të ftohtët ose nga ndonjë rrezik I pashpjegueshëm. Mezi e mbajta veten kur ua hoqa borën nga fytyra. Ishin Alikoja dhe Havaja, e bija e Remzi Zekës. Trupat e tyre ishin të plotë, nuk u mungonte asgjë vecse ishin të ngrirë kallkan, të dy të vdekur dhe të dy lakuriq. Unë pashë Zefin, Zefi më pa mua. Dhe mes nesh, aty ku ishin ngrirë burrë e grua, ngriu dhe vështrim iynë. S’na bënin duart t’i clironim nga ai pushtim. Le që ishte e pamundur të lëvizte dorën e njërit ose të tjetrit. S’ka sculptor që t’I bëjë ato dy statuja me atë përqafim ose shtëngim aq të vecantë, sikur donin që ndërmjet tyre të krijonin një fole të ngrohtë ose të mbronin nga acari dy zemrat e tyre që të mos ngrinin. Po pse ishin zhveshur? Kush mund t’i zhvishte ata të dy mes asaj bardhësie të pashkelur nga asnjë gjurmë? Zefi rënkoi. Atëherë unë e mblodha veten, por u tremba. U tremba ngaqë kishim një copë herë që rrinim të shtangur, pa lëvizur para atij monumenti të bardhë të dashurisë së pashpjegueshme, të asaj çudie që po më shikonin sytë. -O Zef, ç’është kjo kështu, o Zef? – I fola dhe do të clirohesha nga shtangja vetëm pot ë dëgjoja zërin e Zefit. Po ai s’lëvizte as qepallat. Në vend të tyre Zefi kishte dy sacme të akullta. Zgjata duart dhe shkunda Zefin, e përmenda dhe I fola prapë: -Zef, ti kap Havanë, unë Alikon dhe t’I ndajmë. Mbase I cojmë deri në fshat. Zefi u bind. Bëmë cmos t’I ndanim, por qe e pamundur. Ata ishin ngurtësuar. -Ja ku qenkan rrobat, -thirri Zefi. Ai kish parë midis trupave të ngrirë e pa jetë pirgun e rrobave të tyre të mbledhura si lëmsh midis gjokseve të tyre. Mezi e nxorëm atë lëmsh rrobash. Këmisha e bardhë e Havasë, këmisha e trupit të saj ishin ngrirë dhe mezi zbuluam këmishën e dytë të Alikos, e nën të, një nga një hiqnim me zor rrobat e tjera të ngrira, derisa ramë në shtresën e tretë, të katërt, tek tricot, te bluzat, ku të ftohtët, akulli, s’kish mundur të hynte dot. Ato I shpështollëm shpejt e shpejt e mes tyre, mbuluar me pelenta, gjetëm një lëmsh të dytë me rroba që ruanin ende ngrohtësi. I hapëm dhe ato dhe c’të shihnim? Fëmija I tyre flinte I qetë. Lëkura e tij, buzët e tij ishin të qeta, si sy fëmije që fle në gji të nënës. E mblodha me të shpejtë. Zefi më bëri shenjë të zbërtheja gunën. -Të gjitha zbërtheji! –thirri Zefi. Dhe unë i hapa të gjitha rrobat e trupit. Zefi ngjeshi në trupin tim fëmijën dhe m’i mbërtheu rrobat e gunën. -Eshtë i gjallë, është i gjallë, shpejt të kthehemi! – tha Zefi e u nis nëpër shtegun që kishim lënë në të ardhur. Unë ktheva kokën dhe pashë se si bora kishte zbardhur sërish dy trupat, të të atit dhe nënës, ashtu të përqafuar, sic i kishim zbuluar më parë. *** shume e dhimbshme.......ca mund te bajne prinderit per femijen... ![]() ![]() ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
Guest2983928 |
| ||
![]() Registered Member #953 Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47amPosts: 3836 | ![]() Je e mrekullushme...thnx :-* | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | PER NANEN Ashte pake kange pa fund me kendue, Ahte pake vargje pa fund me shkrue, Ashte pake me i thur hymne pa ja nda, Ashte pake me ja fal zemren qe ajo ta ka ba. Prej krahnorit te saj vjen ne jete, Ne dashnin e saj shpresen e mbshtet, Ne momentin ma te veshtir "thrret o Nane", E bekimi i saj te mbulon ne cdo ane. Se ashte krijesa ma e madhe e dashnis, Se ashte shpirti ma i madh i ngrohtesise, Edhe kur te mbaroje drita e diellit e hannes S'ka per te mbarue madhshtija e Nanes. [ Edited Thu Mar 26 2009, 08:49am ] Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
West**** |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2098 Joined: Mon Jul 14 2008, 12:46amPosts: 1827 | kanget e Kurbetit trokit ketu | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | Dedikim cdo anti-shqiptari, por ne vecanti shqiptarve qe jan ne emigrim. Qe nga jugu ne veri, qe nga qendra ne periferi. Cdo i huj gjuhen ton ka dash me na e mohu, por te paret tan e kan mrojt e per te kan luftu, I jam kushtu gjuhes shqipe e me deshir e kam msu, sepse gjuhen e nenes time as1 her skam me e harru, ska nder me te madh se me qen shqiptar, koka kemi pre per te qen te pa ndare. Ne jemi Ilir e te lire per jete do te mbesim, kemi lindur si shqiptar e si shqiptar do te vdesim, figuren e Skenderbeut gjithmon do ta nderojm, gjakun qe esht derdhur per trojet tona kurr sdo ta harrojm, shum kan dash qe tna pushtojn,shum kan dash qe tna dhunojn...por gabojn... Shum kan dash ymrin me ta shu, po shqiptari si ka leju, historia jon me gjak esht shkrue,lira jon me gjak esht pague... O mik, ti me gjak do e shkrush, me gjak do ta pagush nese na urren... O armik Edhe ne lashtesi shqiptarit per njeri nk ja ka ni, barbari romakri, apo heleni, pra shqiptarin ne zinxhir se ve dot njeri, sepse gjithmon ka luftu per liri. Iliri e Dardani jane vec nji, dikur ska pas Serbi ka qen e tana Shqipri, sepse shqiptaret kan udheheq ushtri permbi Turqi, e do e kishin bo shkrum e hi po mos kish tradhti. Shqiponjen dy krenare gjithmon ne zemer un e kam, dhe mburrem me te gjith qe shqiptar un jam, zakonet traditen e ktij populli un kam, me kombsin me te vjeter ne ballkan un jam... Flamur i kuq flamur i zi flamur qe valvitet i lire ne Shqiperi, flamur qe do te jetoj ne perjetesi simbol madheshtor i te madhes Shqiperi... - Serbe na verbe,per ty shqipe un bej be... -Gjuha jon sa e mir sa e bukur sa e dlir, na e lan trashgimi te paret tan Ilir. -O SHQIPERI TE QOFSHA FAL, SESA TE DUA NUK GJEJ DOT FJAL... [ Edited Thu Mar 26 2009, 08:41am ] Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | itu e ke z.lec Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Engel ka shkruar: Dedikim cdo anti-shqiptari, por ne vecanti shqiptarve qe jan ne emigrim. Qe nga jugu ne veri, qe nga qendra ne periferi. Cdo i huj gjuhen ton ka dash me na e mohu, por te paret tan e kan mrojt e per te kan luftu, I jam kushtu gjuhes shqipe e me deshir e kam msu, sepse gjuhen e nenes time as1 her skam me e harru, ska nder me te madh se me qen shqiptar, koka kemi pre per te qen te pa ndare. Ne jemi Ilir e te lire per jete do te mbesim, kemi lindur si shqiptar e si shqiptar do te vdesim, figuren e Skenderbeut gjithmon do ta nderojm, gjakun qe esht derdhur per trojet tona kurr sdo ta harrojm, shum kan dash qe tna pushtojn,shum kan dash qe tna dhunojn...por gabojn... Shum kan dash ymrin me ta shu, po shqiptari si ka leju, historia jon me gjak esht shkrue,lira jon me gjak esht pague... O mik, ti me gjak do e shkrush, me gjak do ta pagush nese na urren... O armik Edhe ne lashtesi shqiptarit per njeri nk ja ka ni, barbari romakri, apo heleni, pra shqiptarin ne zinxhir se ve dot njeri, sepse gjithmon ka luftu per liri. Iliri e Dardani jane vec nji, dikur ska pas Serbi ka qen e tana Shqipri, sepse shqiptaret kan udheheq ushtri permbi Turqi, e do e kishin bo shkrum e hi po mos kish tradhti. Shqiponjen dy krenare gjithmon ne zemer un e kam, dhe mburrem me te gjith qe shqiptar un jam, zakonet traditen e ktij populli un kam, me kombsin me te vjeter ne ballkan un jam... Flamur i kuq flamur i zi flamur qe valvitet i lire ne Shqiperi, flamur qe do te jetoj ne perjetesi simbol madheshtor i te madhes Shqiperi... - Serbe na verbe,per ty shqipe un bej be... -Gjuha jon sa e mir sa e bukur sa e dlir, na e lan trashgimi te paret tan Ilir. -O SHQIPERI TE QOFSHA FAL, SESA TE DUA NUK GJEJ DOT FJAL... Wowwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwwww e mrekullushmeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee [ Edited Wed May 02 2012, 03:11pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Engel ka shkruar: PER NANEN Ashte pake kange pa fund me kendue, Ahte pake vargje pa fund me shkrue, Ashte pake me i thur hymne pa ja nda, Ashte pake me ja fal zemren qe ajo ta ka ba. Prej krahnorit te saj vjen ne jete, Ne dashnin e saj shpresen e mbshtet, Ne momentin ma te veshtir "thrret o Nane", E bekimi i saj te mbulon ne cdo ane. Se ashte krijesa ma e madhe e dashnis, Se ashte shpirti ma i madh i ngrohtesise, Edhe kur te mbaroje drita e diellit e hannes S'ka per te mbarue madhshtija e Nanes. Edhe kta rreshta t'lekan pa fjale Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | Lec Neli ka shkruar: Engel ka shkruar: PER NANEN Ashte pake kange pa fund me kendue, Ahte pake vargje pa fund me shkrue, Ashte pake me i thur hymne pa ja nda, Ashte pake me ja fal zemren qe ajo ta ka ba. Prej krahnorit te saj vjen ne jete, Ne dashnin e saj shpresen e mbshtet, Ne momentin ma te veshtir "thrret o Nane", E bekimi i saj te mbulon ne cdo ane. Se ashte krijesa ma e madhe e dashnis, Se ashte shpirti ma i madh i ngrohtesise, Edhe kur te mbaroje drita e diellit e hannes S'ka per te mbarue madhshtija e Nanes. Edhe kta rreshta t'lekan pa fjale autori i kesa poezie eshte:Gjeto Turmalaj. Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
WORLD |
| ||
Just, SMILE![]() ![]() Registered Member #699 Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pmPosts: 3824 | Mos u merzit .Ti ne krahun tim Une, sekret e mbaje dhe, s'ta them Kjo ere e cmendur, me s'ka kthim Por dhe ne kthefte, me s'do kete vlere ... Nga Leom Kolmnela - Kam menduar MIND-OF-THE-WONDERFUL "Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri Cel: +355 67 30 17 299; email: -email- | ||
Back to top | | ||
babo |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #587 Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pmPosts: 11127 | Nje dite une do e marr vajzen time perdore...Dhe do i tregoj se kur te rritet do kete shoqe e shoke me te cilet do beje plane per udhetime rreth botes, por nje dite ato do largohen duke i harruar premtimet por ajo nuk duhet te qaje. Sepse Miqte e vertet nuk largohen kurre.... Do e nxjerr para pasqyres do i them se ajo èshte princesha me e bukur e botes dhe duhet te kujdeset te beje te lumtur veten e saj te mos gaboj duke bere te lumtur vetem te tjeret. Do i tregoj se gjerat jane kalimtare se nuk duhet te vrapoje pas askujt se ata qe do e duan vertet do ecin me te perdore, do ti mesoj te marri nga jeta ate qe meriton jo ate qe ndjen sepse ajo qe meriton eshte me e madhe. Do i mesoj se koha me e rendesishme eshte e tashmja dhe njerezit me te rendesishem jane ata qe te qendrojne prane dhe mbi te gjitha do ti mesoj se mireberja eshte qellimi kryesor i krijimit te njeriut Ja! Nje kitarre degjohet, e tingujt ndan si fllad, ngadale kjo vasha zgjohet t'degjoje at' serenate, e Shkodra ra n' pushim c'ka bahet rrugeve s'din trokit ketu | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | babo ka shkruar: Nje dite une do e marr vajzen time perdore...Dhe do i tregoj se kur te rritet do kete shoqe e shoke me te cilet do beje plane per udhetime rreth botes, por nje dite ato do largohen duke i harruar premtimet por ajo nuk duhet te qaje. Sepse Miqte e vertet nuk largohen kurre.... Do e nxjerr para pasqyres do i them se ajo èshte princesha me e bukur e botes dhe duhet te kujdeset te beje te lumtur veten e saj te mos gaboj duke bere te lumtur vetem te tjeret. Do i tregoj se gjerat jane kalimtare se nuk duhet te vrapoje pas askujt se ata qe do e duan vertet do ecin me te perdore, do ti mesoj te marri nga jeta ate qe meriton jo ate qe ndjen sepse ajo qe meriton eshte me e madhe. Do i mesoj se koha me e rendesishme eshte e tashmja dhe njerezit me te rendesishem jane ata qe te qendrojne prane dhe mbi te gjitha do ti mesoj se mireberja eshte qellimi kryesor i krijimit te njeriut Ahh babo ![]() Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
babo |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #587 Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pmPosts: 11127 | SuperGirl ka shkruar: babo ka shkruar: Nje dite une do e marr vajzen time perdore...Dhe do i tregoj se kur te rritet do kete shoqe e shoke me te cilet do beje plane per udhetime rreth botes, por nje dite ato do largohen duke i harruar premtimet por ajo nuk duhet te qaje. Sepse Miqte e vertet nuk largohen kurre.... Do e nxjerr para pasqyres do i them se ajo èshte princesha me e bukur e botes dhe duhet te kujdeset te beje te lumtur veten e saj te mos gaboj duke bere te lumtur vetem te tjeret. Do i tregoj se gjerat jane kalimtare se nuk duhet te vrapoje pas askujt se ata qe do e duan vertet do ecin me te perdore, do ti mesoj te marri nga jeta ate qe meriton jo ate qe ndjen sepse ajo qe meriton eshte me e madhe. Do i mesoj se koha me e rendesishme eshte e tashmja dhe njerezit me te rendesishem jane ata qe te qendrojne prane dhe mbi te gjitha do ti mesoj se mireberja eshte qellimi kryesor i krijimit te njeriut Ahh babo ![]() e di Ja! Nje kitarre degjohet, e tingujt ndan si fllad, ngadale kjo vasha zgjohet t'degjoje at' serenate, e Shkodra ra n' pushim c'ka bahet rrugeve s'din trokit ketu | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Nothing Is Lost It is not possible to return to childhood and youth, I cannot resurrect my father or my brother, nor can I go back to a country that does not exist, and not even entirely to that in which I still live. And yet, it all exists, because it is a part of my present identity, composed of strata of the past and the present, of diverse countries and languages, friends and experiences. Like filo sheets in an apple strudel, like layers of crème in a torte. I feel this as the multiplicity of my identity, in which nothing is lost, nothing fades, one thing does not exclude another, they fit on top of each other, or alongside each other. Pain too is part of this, and the no-man’s-land. Slipping away from the mother tongue sometimes does hurt, but entry into something else—into a new language, another milieu—is a gain. The hole gets filled up, the pain is assuaged, there is wholeness after all. I am here and there, included, present, counted in at least twice.I thought about that last year when I was standing on the dais and speaking my text in my mother tongue. And today, standing at the corner of the Ku’damm and Uhlanstrasse, while the snow is falling, I am thinking about slippers and cakes. Slavenka Drakulić “Language, Shoes and Cakes,” Volume No.13, 2006 [ Edited Wed May 02 2012, 03:10pm ] Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
- Stella - |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3337 Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pmPosts: 5501 | M'prekun ita vargje per Shkodren se vetvetiut m'vijn n'mend shum kujtime,imazhe qe kam kalu. * N'shpirtin tim rreh malli i Shkodres. Tash qe jam n'mergim, kam et netesh shqiptare. Pse me perkujtohen mbramjet magjistare ku çdo jeh ne muzg vdes ashtu mejhere ne t'amblen heshti? Ndjiej frushullim gjethesh kah perkdhel pema pemen me butsi. Por, kur mbas mali zb'lon ballin e gjane hana fytyrbardhe, zana shperthejne. Tash s'ndjej land't tue peshperite, pse hana qiejt nga gjumi trazon e njimij' goje lehin ashtu paprite. E vashat ledhatare qeshin kah ngrehina shtregullat mijvjeçare. Gasper Pali - Vegime Mergimesh© [ Edited Thu Sep 20 2012, 01:00pm ] Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle ♥ | ||
Back to top | | ||
- Stella - |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3337 Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pmPosts: 5501 | Kendojn' sbashku n'mengjes pes' kumbonare, kendojn'n'ajri mbi Shkoder ende fjete: mbi Maranaj qet vetllen kureshtare agimi e hjedh n'liqe synin e qete. Perhap' lajmin e zgjimit rrezja e pare e t'parat pershendetje dridhen n'hesht t'leht, e shpejt n'at lavdi dielli, qi e vesh' fare, Shkodra kumbon me zane, zhurme e jete. E ai diell prendvere i ri shprazet n'shtepija, udha e lulishta, tue ngjall ngjyra e shkndija, tue mbshtjell' gjithshka si nji tis ari, i holle: skaj ne skaj si lume gzimi tue rreshqite n'syt e vashave qeshe, e mbushe me drite kaçurrelat e tyne kur shkojn' nshkolle. Ernest Koliqi - Shkodra n'mengjez© Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle ♥ | ||
Back to top | | ||
- Stella - |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3337 Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pmPosts: 5501 | Rastisi te shoh oren,cuditerisht gjumi s'me ze. Akrepat shenojne minuten e 25-te pas mesnate. Ne mendje me vijne mijera kujtime,para syve me kalojne imazhe plot jete. Sa e rende kjo peshe malli,,,, Sa e zjarrte kjo deshire e rikthimit ne kohe, e rijetimit te atyre diteve me po te njejtet persona por me intensitet me te larte, te zhurmonim perseri rrugeve te atij qyteti, te vraponim,,, te qeshnim,,, dhe mbremja te vinte perseri me heshtje magjike. E nesermja duhej te ishte patjeter me energji pozitive, dhe kjo fillonte qe ne oret e para te agimit, teksa kembanat e 'Kishes se Madhe' ,,njoftonin zgjimin.! E keshtu,me miqte e koheve qe lene gjurme, ndaheshim ne drejtime te ndryshme ,por me deshiren perseri per tu ritakuar, per tu pershendetur , per tu perqafuar... Franceska Pjetri - Mall© Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle ♥ | ||
Back to top | | ||
666 |
| ||
![]() ![]() Registered Member #5114 Joined: Sun Jul 08 2012, 09:45pmPosts: 1026 | Poema e Mjerimit Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta që t'shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tan jetën e vet derisa të vdesin. E mbi ta n'ajri, si në qesendi, therin qiellën kryqat e minaret e ngurta, profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti. Mjerimi ka vulën e vet t'shëmtueme, asht e neveritshme, e keqe, e turpshme, balli që e ka, syt që e shprehin, buzët që më kot mundohen ta mshefin - janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes, t'mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës mbi t'cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm. Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele, zhele fund e majë, flamujt e një shprese t'shkyem dhe të coptuem me t'dalun bese. Mjerimi tërbohet n'dashuni epshore. Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica, mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta lakuriqen mishnat, si zhangë; t'verdhë e pisa, kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore, kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta edhe shuhet uja, dhe fashitet etja n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja. Dhe aty zajnë fillin t'marrët, shërbtorët dhe lypsat që nesër do linden me na i mbushë rrugat. Mjerimi në dritzën e synit t'kërthinit dridhet posi flaka e mekun e qirit nën tavan t'tymuem dhe plot merimanga, ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga, ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq tu' ndukë gjitë e shterruna t'zezës amë, e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq, mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë. Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon, e ama s'e don, por vetëm mallkon. Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit ku foshnjën përkundin lot edhe të fshamit! Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis, ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis. Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet, don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet, atij grusht që n'gjumë e shtërngon për fytit kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes, një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes. Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon qashtu edhe fëmia n'bark t'dheut mbaron. Mjerimi punon, punon dit e natë tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë, tue u zhigatun deri n'gjujë, n'baltë e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë. Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!". Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme, buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme, trupin përmendore e një tregtis s'ndytë, që asht i gjikuem të bijë në shtrat vet i dytë, dhe për at shërbim ka për të marrë do franga ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga. Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim -jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme, por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbë, mund që t'len kujtim ditën e dikurshme kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit, kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit, ish zan' i njeriut që vdiste nën tra. Kështu nën kambët'randë t'zotit t'egërsuem - thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem. Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash mbushet got' e helmit në trashigim brezninash. Mjerimi ka motër ngushulluese gotën. Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën n'fyt për me harrue nandhetenand' halle. E gota e turbull, gota satanike tu' e ledhatue e pickon si gjarpni- dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni, nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike. Tê gjitha hallet skami n'gotë i mbyt kur njiqind i derdh një nga një në fyt. Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima. Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba, dhimba paduruese qe t'bajnë t'çmendesh, që t'ap in litarin të shkojsh fill' e t'varesh ose bahe fli e mjerë e paragrafesh. Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt! Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë, t'cilt n'mnyrë pompoze posi farisejt i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' n'shplakë. Mjerimi asht një njollë e pashlyeme n'ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj. Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj. Touch screen phones piss me off | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 3 | |
Powered by e107 Forum System