Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Psikologji dhe Sociologji
 
<< Previous thread | Next thread >>
Fatkeqsisht kto jane lajme te ZEZA !!!
Go to page  1 2
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Sun Jul 26 2009, 05:08pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Aksident tragjik në autostradë, 5 të vdekur; Nëna me dy vajzat dhe një çift

Mark Brunga | 26/07/2009

DURRËS- Pesë persona pjestarë të dy familjeve me mbiemrat Skënderi dhe Lekdushi kanë mbetur të vdekur në një aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës qe ndodhi rreth ores 04:00. Viktimat po ktheheshin nga një dasmë kur janë përplasur me një makinë tjetër në kryqëzimin e Maminasit. Drejtuesja e automjetit tip Vosvagen ku po udhëtonin 5 dasmorët ka hyrë gabimisht në korsinë tjetër për pasojë është përplasur me makinën që po vinte përballë duke shkaktuar aksidentin fatal. Pesë vetë kanë vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur dhe janë në gjendje shumë të rëndë në spitalin Ushtarak.

Viktimat janë Haxhire Skënderi, rreth 60 vjeç, Doloreza Skënderi 27 vjeç dhe Lindita Limani 43 vjeç, përkatësisht nëna dhe dy vajzat. Po kështu viktima kanë mbetur edhe çifti Eduard Lekdushi 57 vjeç dhe Lumturie Lekdushi 50 vjeç, të cilët lanë jetim dy fëmijë.

Gazetari i Shekullit në vendngjarje thotë se aksidenti ka qenë aq i rëndë sa makina tip Volsvagen me targa të Tiranës është ndarë në mes, në trafikndarësen e rrugës si pasojë e goditjes që ka marrë nga makina tjetër që po ecte në korsinë e saj.

Pesë viktimat janë identifikuar vetëm 6 orë pas aksidentit, pasi kanë qenë totalisht të shpërfytyruar, me pjesë të trupit të shpërndarë në asfalt. Ndërsa disa pjesë të makinës janë gjendur edhe 60 metra larg vendit të aksidentit.

Nga të dhënat paraprake të policisë në vendngjarje mësojnë se drejtuese e automjetit ka qenë Doloreza Skënderi e cila në kryqëzimin e Maminasit teksa ka dashur të marrë rrugën për në Tiranë, ka drejtuar makinën gabimisht në korsinë tjetër, kur përballë i ka dalë makina që po ecte në kahun e saj por pa mundur të devijojë. Tre personat që po udhëtonin në makinën tjetër kanë marrë plagë të rënda. Ata janë Ilir Bardhi, 18 vjeç, Nuel Papuli 19 vjeç dhe Elda Mallkutaj 17 vjeç, të gjithë nga Tirana. Të plagosurit sapo kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Durrësit janë transportuar në Spitalin Ushtarak për një mjekim më të specializuar.



Aksident në Fier-Vlorë, 4 të plagosur

Shekulli Online | 26/07/2009

FIER - Një tjetër aksident automobilistik është shënuar në orët e para të mengjesit te sotem, në rrugën nacionale Fier-Vlore, ne vendin e quajtur kthesa e Koshovices. Katër persona kanë mbetur të plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Dy automjete u përfshinë në këtë aksident, një tip Golf me targa të Vlores 3494 C, dhe mjeti tjetër tip Benz me targa te Fierit 9257B. Përplasja e mjeteve, shkaktoi edhe bllokimin e rrugës mjaft të frekuentuar sidomos në stinën e plazhit. Radha e mjeteve i kaloi 3 km.




Sërish vrasje në Tiranë, një i vdekur, dy të plagosur

Shekulli Online | 26/07/2009

TIRANË (UPDATE) - Një vrasje ka ndodhur sot në mesditë në Tiranë. 22-vjeçari Artan Allushi është qëlluar me pistoletë nga persona ende të paidentifikuar në lagjen Laprakë, pranë Drejtorisë së Doganave.

Dëshmitarët panë tre persona qe shkënbenin fjalë me zë të lartë me një grup tjetër të rinjsh. Me pas kane degjuar krismat dhe rremujen. Nga kjo ngjarje një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur. Ata janë transportuar në spitalin Ushtarak, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorëve të vrasjes.

Policia bën të ditur se është identifikuar autori i ngjarjes. Ai është 40 vjeçari Bashkim Qefalia i cili ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tre personave. Mësohet se edhe të plagosurit janë nga e njëjta familjeje me viktimën, Kujtim dhe Nertil Allushi që aktualisht gjenden në spital.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit, ndërkohë që nga dëshmitë që ka mbledhur bën të ditur se tre personat me mbiemrin Allushi kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Benz, kur janë ndaluar në afërsi të rreth-rrotullimit të Doganës. Ata kanë shkëmbyer fjalë me Qefalinë dhe dy persona të tjerë që ishin me një furgon me targa të Tiranës.
Dy grupet janë rrahur dhe kane qëlluar njëri-tjetrin me mjete të forta, më pas Qefalia ka nxjerrë pistoletën ku ka lënë të vrarë një të ri, dhe plagosur rëndë dy te tjerë.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Tue Dec 01 2009, 08:42am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
SuperGirl
Tue Jul 28 2009, 02:08pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Lec a e ke vu vete te psikologjia ket teme apo asht gabim?



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
L - N
Tue Jul 28 2009, 03:25pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
SuperGirl ka shkruar:

Lec a e ke vu vete te psikologjia ket teme apo asht gabim?



E kam vu vete me qellim tu menu se shumica e ktyne lajmeve jan si pasoje e krimeve, ja aksidenteve, nejse ne qoft se te pelqen me liviz tjera kun levize se per mu s'ka problem, vetem me len me dite se ku je tu e transferu qe te bi naj shkrim tjeter

[ Edited Tue Jul 28 2009, 03:27pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
SuperGirl
Tue Jul 28 2009, 03:29pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
jo jo, nese e ke mendu kshtu, mire asht. ne fakt jam shum dakord, me pelqen ideja. madje mund te diskutojme edhe per impaktin qe japin kto lajme ne jeten tone, si ndikojne ne psikologjine e njerezve.
good job



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
L - N
Tue Jul 28 2009, 04:06pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
SuperGirl ka shkruar:

jo jo, nese e ke mendu kshtu, mire asht. ne fakt jam shum dakord, me pelqen ideja. madje mund te diskutojme edhe per impaktin qe japin kto lajme ne jeten tone, si ndikojne ne psikologjine e njerezve.
good job



Kurse mu do t'me kishte pelqy ifije ma shum me diskutu per arsyt qe bajn nji pjese te shoqnise tone me kry krime, dhe se pse kto fenomene jan kaq te shpeshta ne mesin e shoqnis, si mund te paranalohen si munena me ba te m,ujtun me fole hapun per kto gjana, ku munet njiri me kerku nim, si munet njiri me kontribu per mire, ashtu si thu edhe ti, mire asht me diskutu edhe per pasojat dhe ndikimet te shoqnia jone mrapa.

Nejse un per vedi kam qefe me msu naj gja per vedi kaqi s'ja kam idene psikologjise, ju qe tash studjoni per sociologji bani mire me shkri talentin tuj me ne se vetem per ner ja u dime.


[ Edited Tue Jul 28 2009, 04:07pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Aug 06 2009, 06:53pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Sherri për dritat, vëllai vret vëllanë

(Dërguar më: 06/08/09)

Krimi brenda familjes godet përsëri. Vëllai vret vëllanë pas një zënke për energjinë elektrike. Ngjarja e rëndë ndodhi tri ditë më parë në kryeqytet, kur Ahmet Vathi qëlloi me sende të forta vëllanë e tij Zyrdi Vathi, duke e lënë të plagosur rëndë. Për shkak të plagëve të rënda, Zyrdi Vathi ka gjetur vdekjen pak orë më vonë në spital dhe vetëm dje agjentët e seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit mundën të vinin në pranga të dyshuarin si autor të krimit të rëndë, Ahmet Vathi, 50 vjeç. Burime nga policia bënë të ditur se nga hetimet e para rezulton se dy vëllezërit që jetonin në një shtëpi, kanë nisur të grinden për shpenzimet e banesës, të cilat për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike nuk i përballonin dot. Por, hetimet e mëtejshme do të zbardhin dhe shkakun e vërtetë të krimit të rëndë.

Ngjarja

Dy vëllezërit, Ahmet e Zyrdi Vathi së bashku me familjet e tyre jetonin në një shtëpi private me dy dhoma, që ndodhej në rrugën “Qemal Stafa” në kryeqytet. Tri net më parë, dy vëllezërit kanë nisur të debatojnë me njëri-tjetrin për energjinë elektrike, pasi për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike nuk mund ta paguanin dot. Sherri mes tyre ka degraduar duke sjellë për pasojë dhe vdekjen e njërit prej tyre, ndërkohë që ndërhyrja e pjesëtarëve të familjes nuk ka vlejtur për asgjë. Ahmet Vathi e ka qëlluar me sende të forta vëllanë Zyrdi Vathi, 52 vjeç, i cili është përplasur më pas në dysheme duke u dëmtuar në pjesën e pasme të kokës. Pjesëtarët e familjes të cilët kanë qenë prezent, kanë shoqëruar menjëherë në spital të plagosurin, por për fat të keq ai nuk ka mbijetuar dot nga plagët.

Arrestimi

Mbrëmjen e djeshme, të vënë në dijeni për ngjarjen, forcat e policisë kanë vënë në pranga të dyshuarin si autor të krimit të rëndë. Ahmet Vathi është ndaluar nën akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje”, por nuk dihet nëse hetuesit do ta klasifikojnë ndryshe veprën penale, për shkak se i plagosuri ka ndërruar jetë. Gjatë hetimeve të para është mësuar se dy vëllezërit Vathi janë zënë për shpenzimet e shtëpisë së përbashkët në të cilën jetonin. Për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë, hetuesit kanë marrë në pyetje pjesëtarët e dy familjeve, të cilat kanë sqaruar mosmarrëveshjen mes dy vëllezërve, që mesa duket e ka burimin nga gjendja e rënduar ekonomike.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


[ Edited Tue Sep 08 2009, 06:39am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Aug 06 2009, 08:03pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Emigranti i "sharron" këmbët me plumba kryekomunarit

(Dërguar më: 06/08/09)

LEZHE -Një sherr banal me një 22-vjeçar nga fshati që kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur për pushime në vendlindje, për pak sa nuk i ka kushtuar jetën kryetarit të Komunës së Blinishtit në rrethin e Lezhës. Jak Zhuba (përfaqësues i Partisë Demokratike) është qëlluar me pistoletë nga i riu E.Sallaku dhe për pasojë është plagosur rëndë në të dyja këmbët. Ndërkohë është shpallur në kërkim autori i krimit, i cili akuzohet për "vrasje të mbetur në tentativë" si dhe për "armëmbajtje pa leje". Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës bëjnë me dije se ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 07:30 të ditës së djeshme.

NGJARJA

Mëngjesin e djeshëm, kryekomunari i Blinishtit ishte duke udhëtuar me automjetin tip "Shavrolet" me targa të huaja, në pronësi të tij, kur është përballur në rrugë me djalin e një prej bashkëfshatarëve të vet, E. Sallakun. Mësohet se emigranti ka qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të kreut të komunës, Jak Zhuba, i cili ka mbetur i plagosur në të dyja këmbët. Krismat e armës kanë alarmuar banorët, të cilët kanë sinjalizuar policinë për ngjarjen. Ndërkohë, i plagosuri është transportuar urgjentisht në spitalin rajonal të Lezhës, ku dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Sipas bluzave të bardha të këtij spitali, Zhuba ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

HETIMI

Forca të shumta policore kanë mbërritur shpejt në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. Fillimisht u deklarua se po hetohej në dy pista për plagosjen e kryekomunarit të Blinishtit; kreu i komunës mund të ishte plagosur pas një konflikti të çastit, ose për shkak të detyrës. Pas kryerjes së veprimeve hetimore, policia arriti të zbulojë motivin e krimit si dhe të identifikojë autorin. Burime pranë grupit hetimor sqarojnë se ngjarja mori shkas pas një sherri të ndodhur tri ditë më parë. Mësohet se 22-vjeçari Sallaku ishte duke u grindur me një të ri në qendër të fshatit. Krejt rastësisht, Jak Zhuba ishte duke kaluar aty pranë kur ka parë dy të rinjtë që po bënin sherr. Ai ka ndërhyrë për t'i ndarë, por ky veprim ka rebeluar Sallakun. Emigranti ka fyer kryekomunarin, i cili në gjaknxehtësi e sipër e ka qëlluar atë me shuplakë në fytyrë. Pëllëmba që ka marrë, e ka prekur në sedër E.Sallakun, i cili ka vendosur të marrë hak.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


[ Edited Tue Sep 08 2009, 06:40am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Aug 07 2009, 08:45am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
I fut lopen ne jonxhe dhe e vret

Xhemil Beharaj
E Premte, 07 Gusht 2009

Lushnje- I fut lopen ne aren me jonxhe dhe e ther pas sherrit. Ilir Leka, 33 vjec, eshte qelluar kater here me thike nga bashkefshatari i tij, i dyshuari Lutfi Sharka, ndersa ka vdekur gjate rruges per ne spital. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 09:30 te mengjesit te djeshem ne fshatin Hysgjokaj te Lushnjes. Policia tha se shpalli ne kerkim 35-vjecarin Sharka qe eshte arratisur pas kryerjes se krimit. Mes dy personave kishte pasur edhe me pare konflikte per motive banale, qe dje perfunduan me gjakderdhje.

Ngjarja

Dy bashkefshataret jane grindur me njeri-tjetrin mengjesin e djeshem. Ilir Leka ka shkuar nga banesa e tij ne aren qe kishte mbjelle me jonxhe per bagetite. Sapo ka shkuar aty ka pare perseri qe lopa e Luftar Sharkes ishte lidhur ne nje hu druri, ne aren me jonxhe ku po kulloste. Sipas banoreve te zones qe deshmuan per policine skenen e ngjarjes, 33-vjecari Leka e ka hequr lopen e bashkefshatarit te vete nga jonxha duke e nxjerre ne rruge. Ne keto momente ka mberritur edhe Luftar Sharka. I cili ka debatuar ashper duke perdorur edhe fyerje. Pas sharjeve te ndersjellta mesohet se ata kane perdorur edhe grushtet e shkelmat. Sharka ka reaguar duke nxjerre thiken qe mbante ne brez dhe e ka qelluar ne brinje e shpine Leken kater here. Pas krimit 35-vjecari eshte arratisur nga fshati, duke lene kundershtarin te pergjakur ne are.

Hetimet

Banoret e fshatit Hysgjokaj kane ndjekur sherrin mes dy personave dhe kane nderhyre per te derguar te plagosurin drejt spitalit te Lushnjes. Ilir Leka sipas familjareve mesohet se ka qene djale i vetem, i martuar dhe me dy femije. Megjithese 33-vjecarit i eshte dhene ndihma e menjehershme, mjeket thane se ai nuk ka mbijetuar dot si pasoje e hemorragjise se madhe, largesise se fshatit dhe plageve te renda. Ne trup i ndjeri ka pasur kater plage te shkaktuara me mjet te mprehte. Policia e Lushnjes shoqeroi familjaret e te dyshuarit dhe mori ne pyetje banoret dhe familjaret e te ndjerit. Nga hetimi i kryer ka rezultuar se motivet e krimit ishin banale. Banoret kane rrefyer per policine se i dyshuari Luftar Sharka njihej per temperamentin e tij dhe gjaknxehtesine qe e karakterizonte. Policia e shpalli ne kerkim 35-vjecarin per krimin e "vrasjes" dhe "mbajtjes pa leje te armeve te ftohta".

Deshmite e familjareve:"Luftari fuste perdite lopen ne jonxhe"

Viktima Ilir Leka kishte nje siperfaqe toke ne dale te fshatit Hysgjokaj, ne komunen me te njejtin emer. Ara ishte e mbjelle me jonxhe e foragjere te tjera per bagetine. Vjehrri i te ndjerit ka pohuar ne polici se nuk dinte asgje per ngjarjen e ndodhur dhe se kishte mesuar lajmin e vdekjes se dhendrit nga bashkeshortja qe bente pazar ne qender te fshatit. Gjithashtu ai ka deshmuar se mes dhendrit te tij dhe te dyshuarit ka pasur disa here debate per shkak se Luftar Sharka per disa dite me radhe fuste lopen e tij ne aren me jonxhe te mbjelle nga i ndjeri. Megjithese i ishte kerkuar qe te mos kryente kete veprim, 35-vjecari serish dje ka lidhur lopen ne aren me jonxhe te bashkefshatarit.

Kontrollet

Policia ka shpallur te dyshuarin Luftar Sharka ne kerkim, nderkohe qe uniformat blu jane shperndare ne te gjithe zonen, duke kontrolluar ne banesa, kanale dhe zonat e pyllezuara. Por deri dje ne mbremje nuk eshte bere i mundur arrestimi i 35-vjecarit.

© 1991 - 2009 Koha Jone


[ Edited Tue Sep 08 2009, 06:41am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Aug 07 2009, 09:03am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Emigranti flijohet me leter lamtumire

E Premte, 07 Gusht 2009

Shkoder- Flijohet pas kthimit nga Italia emigranti, shkaqet zbulohen tek letra e lamtumires qe ka lene per familjen. Babai i kater femijeve eshte gjetur i pajete i varur ne nje peme dekorative rrugen e lagjes ku banonte. Burime zyrtare te policise thane dje per "KJ" se viktima eshte 45-vjecari Mark Deda, nga Ashta e Bushatit dhe banues ne lagjen "Xhabije" te Shkodres. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 12:45 te pasdites se djeshme, kur familjaret vune re trupin e varur ne nje litar. Pas pak castesh ata kane gjetur edhe letren e lene nga Deda, ku kerkohej falje per aktin dhe shpjegohej se jeta e veshtire ishte shkak per flijimin.

Babai i kater femijeve eshte gjetur iu varur ne nje nga rruget kryesore te Shkodres. Sipas policise se Shkodres, te afermit kane deklaruar se 45-vjecari kishte shfaqur shenjat e nje depresioni te thelle prej disa ditesh, por ata nuk kishin mundur te mesonin kurre shkakun dhe aq me shume te parandalonin aktin fatal. Burime policore thane se prej disa ditesh Mark Deda ishte kthyer nga Italia ku gjendej si emigrant. Mesohet se trupi i emigrantit eshte hasur pak pas mesdites ne lagjen "Xhabije" te qytetit te Shkodres, pikerisht ne vendin e quajtur "Tregu tek shumica e re". Grupi hetimor qe shkoi ne vendngjarje konstatoi se akti ishte kryer me anen e nje litari te lidhur ne degen e pemes. Ekspertet deklaruan se trupi nuk kishte shenja te dhunes pervec hematomes ne pjesen e qafes, te shkaktuar nga shtrengimi prej litarit. Ngjarja eshte cilesuar si vetevrasje ne kushtet e tronditjes se thelle psikike.

"Nga veprimet e para hetimore te kryera ne vendngjarje, si dhe nga marrja ne pyetje e familjareve, rezultoi se i lartpermenduri jetonte emigrant ne Itali prej shume vitesh dhe sapo ishte kthyer", njoftoi policia vendore pas ngjarjes. I ndjeri mendohet te kete shfaqur shenja depresioni, por pa ndonje shkak konkret. Para se te kryente aktin fatal, Deda ka lene edhe nje leter te shkruar per familjaret e tij, ku u kerkonte ndjese per aktin qe po kryente, pasi nuk mundte te perballonte me jeten e veshtire. Nje nga shkaqet vleresohet edhe pamundesia ekonomike dhe veshtiresia e punesimit ne vendin fqinj, por hetimet nuk kane perfunduar ende. Per ngjarjen po investigon edhe prokuroria, me qellim zbardhjen e saj dhe rrethanave.

R. Llazari

© 1991 - 2009 Koha Jone


[ Edited Tue Sep 08 2009, 06:42am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
SuperGirl
Fri Aug 07 2009, 11:58am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Para dy ditesh, dy vete kane gjujt kamionin se i ka parakalu...kulmi, me pas frike me parakalu makinat!



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
L - N
Wed Aug 12 2009, 01:40pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Krim i rëndë në Athinë, dyshohet se u ka vënë jastëkun në fytyrë, mister motivet Emigrantja shqiptare mbyt dy fëmijët e saj, tenton vetëvrasjen ATHINË- Një ngjarje e rëndë tronditi dje gjithë opinioni

11/08/2009 Krim i rëndë në Athinë, dyshohet se u ka vënë jastëkun në fytyrë, mister motivet

ATHINË- Një ngjarje e rëndë tronditi dje gjithë opinionin publik grek e në veçanti komunitetin shqiptar që jeton atje, pasi një grua shqiptare mbyti dy fëmijët e saj. Mediet greke njoftuan dje se një grua e re shqiptare, emigrante prej vitesh në Greqi, ka mbytur dy fëmijët e saj dhe më pas tentoi të vetëflijohej. Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë në qytetin bregdetar Elefsinë pranë kryeqytetit, Athinë. Sakaq nga informacionet e publikuara në mediet helene u mësua se pa jetë brenda shtëpisë së tyre në Elefsinë u gjendën motër e vëlla, përkatësisht tetë dhe dhjetë vjeç. Ekspertiza paraprake nxjerr se dy fëmijët janë mbytur rreth mesditës së të hënës. Ndërkohë nëna 37-vjeçare e dy fëmijëve të vdekur tentoi të kryejë vetëvrasje duke u hedhur nën rrotat e një makine në rrugën “Iera” (“Iera Odho”). Në gjendje të rëndë për jetën, ajo është dërguar në spitalin shtetëror të Xhanios, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia tha se po heton të gjitha detajet që lidhen me ngjarjen dhe shkaqet e krimit. Ende nuk janë publikuar gjeneralitetet e nënës dhe fëmijëve, ndërkohë që nuk dihet me saktësi nëse ajo jetonte bashkë me të shoqin apo ishin ndarë. Policia ende nuk ka një motiv të qartë të këtij krimi kaq të rëndë, për të cilën janë marrë në pyetje fqinjët e emigrantes, që po japin të dhëna rreth saj dhe fëmijëve. Deri tani dihet vetëm fakti se 37-vjeçarja jetonte në Athinë e pajisur me dokumente të rregullta. Fëmijët e vdekur iu nënshtruan një ekspertize mjekoligjore, e cila përcaktoi qartë se kishin vdekur si pasojë e asfiksisë, pasi nëna u kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes. Policia dyshon se vrasja ka ndodhur me jastëk ose me duar, fakt ky i cili pritet të saktësohet nga vetë dëshmia e nënës, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital.


© 2004 METROPOL GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Aug 13 2009, 07:47am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Makina me targa greke përplaset me autobotin, 3 të vdekur

Shekulli Online | 12/08/2009

KAVAJË- Tre persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti ndodhur sot në oret e mesdites në Qerret të Kavajës.

Sipas të dhënave të para viktimë janë dy femra dhe një mashkull, të cilët udhëtonin me një automjet tip Golf me targa greke.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes janë identifikuar dy viktima, Çelik Dashi 31 vjeç dhe Fajtona Alliu, 27-vjeçe. E paidentifikuar ka mbetur një tjetër viktimë, që sipas policisë është një grua rreth të 50-ve. Ndërkohë në gjendje shumë të rëndë ka mbetur pasagjeri i katërt i automjetit me targa greke, i cili u dërgua në spital.

Policia, e mbërritur në vendin e ngjarjes ka sqaruar se automjeti me të cilën udhëtonin viktimat është përplasur me një autobot uji, por ende nuk ka detaje rreth shkakut të aksidentit.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Sep 08 2009, 06:36am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Tërmeti më i fuqishëm i 30 viteve të fundit trondit Dibrën, mbi 166 banesa të dëmtuara

Nga Tema

Banorët e Dibrës janë tmerruar orët e vona të mbrëmjes së të dielës, kur një tërmet i fuqishëm ka shkatërruar banesat e tyre, duke u vënë në rrezik jetën. Tërmeti, i cili është ndjerë në gjithë Shqipërinë Veriore dhe atë të Mesme, ka pasur si epiqendër komunën Gjoricë dhe sipas sizmologëve tërmeti ka qenë mbi 7 ballë. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, ndërsa numërohen mbi 166 banesa të shkatërruara. Sizmologët thonë se ky është tërmeti më i fuqishëm i ndodhur gjatë këtyre 30 viteve të fundit. Në Gjoricë ka shkuar edhe kryeministri Berisha, i cili ka siguruar banorët se qeveria do t’i ndihmojë për ri-ngritjen e shtëpive të shkatërruara. Menjëherë pas tërmetit është ngritur edhe Shtabi i Përgjithshëm i Emergjencës Civile, i cili ka shpërndarë ndihma për ushqim dhe strehim për banorët, të cilëve u janë shkatërruar shtëpitë. Tronditjet, sipas sizmologëve, pritet që të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, por ato do të jenë më të lehta.

Tërmeti

Ka qenë ora 23:49, kur fshatrat e komunës Gjoricë në Dibër janë tronditur nga një tërmet i fuqishëm. “Në orën 23:49, sipas orës lokale, është regjistruar një tërmet i fortë, me magnitudë 5,2 shkalla Rihter, me epiqendër në koordinatat 41.51 veri dhe 20.50 lindje, epiqendër e cila i takon zonës midis fshatrave Shupenzë dhe Gjoricë e Sipërme, të rrethit Bulqizë”, - bëri të ditur dje në një komunikatë për shtyp Ministria e Brendshme. Sipas specialistëve të Institutit të Sizmologjisë, tërmeti me epiqendër në Gjoricë, i cili u ndje në të gjithë vendin, ishte mbi 7 ballë, ndërsa thellësia e tij ishte 5 deri në 10 kilometra. Pas tërmetit të fuqishëm, si pasojë e të cilit qindra banesa janë shkatërruar, gjatë gjithë ditës së djeshme janë ndjerë edhe mbi 100 pasgoditje të tjera. Sizmologët thonë se tronditjet, edhe pse më të lehta, do të ndjehen edhe në ditët në vijim. “Rrjeti sizmologjik në orën 23:49 minuta të mbrëmjes së të dielës, ka regjistruar një tërmet me madhësi 5.4, sipas shkallës Rihter dhe intensitet në sipërfaqe rreth 7 ballë. Tërmeti ka shkaktuar dëmtime, siç edhe është njoftuar nga njësitë e emergjencës. Aktiviteti sizmik ka vazhduar, gjë që është normale për raste të ngjashme me madhësi të tillë. Deri tani kemi rreth 100 pasgoditje, pak prej të cilave janë të madhësisë mbi 4. Mendojmë që pasgoditjet do të vazhdojnë për një periudhë disaditore, derisa dukuria të shuhet. Tërmeti ka ndodhur në një zonë shumë të njohur sizmike. Është pak a shumë zona ku ka ndodhur tërmeti i Dibrës i 30 nëntorit të vitit 1966. Bëhet fjalë për thyerjen tektonike aktive për zonën sizmogjene Elbasan- Dibër, mjaft e njohur në të shkuarën për tërmete të madhësisë së tillë, por edhe më të mëdha”, - bënë të ditur specialistët e Institutit të Sizmologjisë. Fatmirësisht, pavarësisht se tërmeti është konsideruar si më i fuqishmi gjatë këtyre 30 viteve të fundit, nuk ka pasur viktima në njerëz, ndërsa mbi 166 banesa janë shkatërruar pothuajse totalisht.

Banorëve që u janë rrënuar shtëpitë nga tërmeti, por jo vetëm ata, e kanë kaluar natën në qiell të hapur, si pasojë e frikës. “Të dhënat paraprake deri më tani tregojnë për disa shtëpi të dëmtuara plotësisht në komunën Gjoricë dhe Ostren, si dhe disa banesa të tjera me dëmtime të rënda dhe të lehta në komunat Gjoricë, Shupenzë, Ostren dhe Trebisht”, - bëri të ditur Ministria e Brendshme.

Përveç Dibrës, që ka qenë edhe epiqendra e tërmetit, tronditjet e tij janë ndjerë edhe në Shqipërinë Veriore dhe atë të Mesme, edhe pse më të lehta. Tronditjet e tërmetit janë ndjerë gjithashtu edhe në Kosovë dhe Maqedoni. Divizioni i Sizmologjisë në Ministrinë e Energjitikës dhe Minierave ka regjistruar tërmetin që ka ndodhur mbrëmë në Shqipëri dhe ka njoftuar se dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në Kosovë. “Tërmeti është ndierë edhe në pjesën juglindore të territorit të Republikës së Kosovës”, - thuhet në njoftimin e Ministrisë së Energjitikës dhe Minierave. Lëkundjet e tërmetit që goditi fshatrat e Dibrës në Shqipëri janë ndjerë të forta edhe në Maqedoninë Perëndimore dhe Qendrore. Sipas Institutit të Sizmologjisë në Shkup, qendra e tërmetit ka qenë rreth 110 kilometra në jugperëndim të Shkupit që korrespondon me fshatin Gjoricë në Shqipëri.

Dëmet

Pas tërmetit të fuqishëm që tronditi komunën Gjoricë në Dibër, është ngritur edhe Shtabi i Përgjithshëm i Emergjencave Civile. Nga konstatimet e këtij të fundit, paraprakisht mësohet se janë dëmtuar rëndë dhe janë të pabanueshme 166 shtëpi, ndërkohë që janë dëmtuar edhe një qendër shëndetësore, tri shkolla dhe tri kabina elektrike. “Aktualisht është mbledhur Shtabi i Emergjencës Civile për prefekturën e Dibrës, në drejtimin e prefektit të këtij qarku, e cila në bashkëpunim me drejtuesit e pushtetit vendor po bën verifikimet e dëmeve të shkaktuara. Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale ka gati të gjithë ndihmën që do të nevojitet në materiale dhe ushqime për banorët e dëmtuar. Ministria e Brendshme ka vënë në dispozicion dy helikopterë për transportin e të gjitha ndihmave që do të nevojiten”, - bëri të ditur Ministria e Brendshme.

Prefekti i Dibrës, Xhafer Seiti, tha se, “tërmeti me magnitudë 7 ballë të shkallës Rihter, epiqendra e të cilit ishte në fshatin Gjoricë, rreth 19 km në juglindje të qytetit të Peshkopisë, ka shkaktuar dëme në banesa dhe objekte të tjera, por fatmirësisht nuk u regjistruan të lënduar në njerëz”. Sipas tij, pothuajse të gjithë banorët e fshatrave Gjoricë dhe Shupenzë, e kanë kaluar natën jashtë, nga frika e ndonjë tërmeti tjetër.

Në komunën e goditur nga tërmeti ka shkuar edhe vetë kryeministri Berisha, i cili ka siguruar të dëmtuarit se qeveria do t’i ndihmojë për të kaluar këtë situatë të vështirë. Berisha u tha banorëve se fillimisht do të ndihmohen për sigurimin e ushqimit dhe strehimit, ndërsa më pas, në bashkëpunim edhe me Shtabin e Emergjencave Civile, atyre do t’u riparohen dhe ndërtohen banesat e dëmtuara. Dibra njihet si një nga zonat më sizmike në Shqipëri. Specialistët thonë se zona Vlorë-Elbasan-Dibër, Korçë-Ohër-Peshkopi dhe zona jonike-adriatike, janë më të rrezikuarat nga tërmetet.

Shoqata e Ndërtuesve: Ndërtimet e reja, të sigurta

Shoqata e Ndërtuesve në Tiranë deklaron se ndërtimet në kryeqytet, por edhe në rrethe të tjera të vendit janë të sigurta për të përballuar tërmete me një fuqi si ai i pak para mesnatës së të dielës. Tërmete me një fuqi të tillë, sipas drejtuesve të kësaj shoqate, mund të përballojnë vetëm ato ndërtesa që janë ndërtuar nga kompani serioze në fushën e ndërtimit. Ndërsa, për sa i përket ndërtimeve informale, ato mbeten gjithmonë të rrezikuara. “Ndërtesat që bëhen nga kompani serioze, që kanë vite që zhvillojnë aktivitetin e tyre në treg, që projektohen nga arkitektë dhe konstruktorë seriozë, të cilët kanë një patentë të deklaruar, me një eksperiencë të gjatë në punë, i përmbahen të gjitha kushteve që kërkon zona sizmike për të ndërtuar, pra janë të sigurta. Problemi janë ndërtimet informale, të cilat janë pjesa më e pasigurt e të gjitha ndërtimeve që bëhen në Shqipëri, për shkak se merren njerëz pa eksperiencë, për shkak se merret 1 projekt që aplikohet në Tiranë dhe pastaj aplikohet në gjithë qytetet e Shqipërisë, ku ndryshon sizmologjia e zonës apo ka probleme të tjera”, - shprehet Ilir Hebovija, nëndrejtor i Shoqatës së Ndërtuesve.

ALSAT

© Copyright 2007 tema.al.



Ditë zjarresh, digjen 5 shtëpi, dhjetëra ha pyje nën flakë

Shekulli Online | 07/09/2009

Zjarre të fuqishme kanë djegur dhjetëra hektarë pyje dhe po rrezikojnë seriozisht jetën e banorëve në disa qytete e fshatra të vendit. Situata më alarmante paraqitet në Rubik (Mirditë), ku 16 banesa janë të rrezikuara nga një zjarr i rënë dje dhe që s'është shuar ende. Po kështu në Mjedë (Shkodër), ka marrë flakë vendi i quajtur kodër Sukat dhe ndërhyrja e zjarrëfikëseve është e vështirë. Në orët e pasdites në qytetin e Elbasanit regjistrohet një tjetër zjarr që po shkrumbon magazinat e tregut të romëve. Po sot defektet në rrjetin elektrik jane bere shkak per djegien e katër shtëpive në Thumanë dhe një tjerer në Tiranë.

Digjen 10 ha pyje, vazhdon furishëm zjarri

RUBIK- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pyjet artificialë të zonës së Rubikut duke sjellë një dëm të madh në pyje si dhe ndotje ekologjike për tërë luginën e Faint. Edhe pse u angazhuan forca që me shfaqjen e vartës, zjarri u shpërnda më shumë sot pas erërave të forta që po fryjnë. Janë në rrezik 16 banesa në një lagje përballë qytetit të Rubikut dhe në fshatin Arishte të Fangut. Forcat policore dhe ushtria janë në ndihme për ruajtjen e banesave. Vatra e parë u shfaq në pyjet sipër ish-uzinës së bakrit në Rubik,dhe më pastaj edhe në 6 vatra të tjera duke përfshirë gjithë kurorën përballë qytetit të Rubikut,ndërsa vonë në darkë ai është zgjatur në drejtim të Arishtës së fshatit Fang duke bërë shkrumb mbi 10 ha pisha të reja. Sipas kryetarit të Bashkisë Mark Ruci, ky është zjarri më i madh që ka rënë ndonjëherë në këtë zonë dhe që ka sjellë dëm shumë të madh si në pasurinë pyjore ashtu dhe në ekosistem të kësaj zone, pyje këto që shërbenin si mushkëritë e qytetit dhe tërë fshatrave rrëzë lumit Fan.

Në Kodër Sukat zjarrfikëset s'mund të nderhyjnë

SHKODËR - Sot pasdite rreth orës 17:00 forcat zjarrëfikëse janë njoftuar nga banorët për një zjarr të rënë në Kodër Sukat të Mjedës. Mësohet se flakët kanë përfshirë pemët dhe po përhapen me shpejtësi për shkak të erës. Gjendja bëhet më e rëndë për shkak të terrenit të vëshirë malor, ku është thuajse e pamundur hyrja e zjarrëfikëse. Banorët po përpiqen me mjete rrethanore të shuajnë flakët.

Zjarri në tregun e romëve, digjen magazinat

ELBASAN- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në tregun rom dhe në magazinat e veshjeve pasditen e sotme duke rrezikuar disa shtëpi përreth tregut. Gjithçka ka ndodhur rreth orës 18.30 kur është njoftuar ekipi zjarrfikës. Zjarri ka rënë në pjesën fundore të tregut rom. Më pas kanë marrë magazinat për të vazhduar me stendat e tregut. Për shkak se kanë qenë prej druri shpejtësia e përhapjes ka qenë e madhe dhe e frikshme. Banesa pranë tregut kanë qenë të rrezikuara dhe gjithçka është vështirësuar edhe me mungesën e ujit të njërit prej mjeteve zjarrfikës. Zjarri ka vazhduar për gati dy orë dhe dëmet llogariten të konsiderueshme në veshje dhe në stendat e tregut. Ndërkohë për këtë rast kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe autorëve të mundshëm.

Shkëndija elektrike djeg katër banesa

FUSHË-KRUJË - Një shkëndije elektrike që ka rënë nga kabllot e amortizuara të rrjetit elektrik te tavanit të një banese ka shkaktuar zjarr dhe ka bërë që të digjen plotësisht 4 banesa dhe te mbeten pa strehe rreth 25 banore te fshatit Thumanë të Fushe- Krujës.

Sipas informacionit të Policisë së Krujës, zjarri dogji plotësisht banesat që përkisnin shtetasve Hamdi Jangozi,Durim Haxhia, Pashk Deda dhe Fiqiri Kapo. Në ndihme te banoreve që rrezikoheshin kanë shkuar menjehere 2 zjarrfikëse nga qyteti i Krujes të ndihmuara nga një tjetër e qytetit te Lacit si dhe nje autobot i një firme private që operonte ne zonën ku ka rënë zjarri. Mjetet e shumta nuk kanë arritur që të shpetojne 4 banesat që u shkrumbuan, por kanë ndaluar avancimin e metejshëm te zjarrit drejt banesave te tjera që ndodheshin pranë.

Tjetër shtëpi, digjet në Tiranë

TIRANE - Një shtëpi dykatëshe në rrugën "Qemal Stafa" në Tiranë u përfshi sot nga flakët e zjarrit, por fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz. Forcat zjarrfikëse, mbështetur nga forcat e rendit, bënë evakuimin e banorëve të zonës dhe më pas izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve të zjarrit. Flakët e zjarrit mësohet se kanë shkrumbuar thuajse të gjithë ndërtesën dy katëshe, duke shkaktuar për disa çaste panik te banorët e zonës. Sipas Policisë së Tiranës, grupi hetimor ka nisur punën për zbulimin e shkaqeve të zjarrit, që për momentin mbeten të panjohura.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Wed Nov 18 2009, 02:01pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Nov 18 2009, 02:02pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kryeqyteti lëkundet nga tërmeti, nuk ka dëme

Shekulli Online | 18/11/2009

TIRANË- Tirana është lëkundur mëngjesin e sotëm nga një tërmet i fortë, që është regjistruar në orën 04.15 minuta.

Sipas të dhënave të institutit të Sizmiologjisë, tërmeti e ka pasur epiqendrën 13 kilometër në lindje të kryeqytetit, në fshatin Shkallë.

Tërmeti ka pasur magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, ndërsa në epiqendër lëkundja ka qenë me intensitet 5-6 ballë.

Për fat nuk ka pasur raportime për dëme apo të lënduar në njerëz. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Krujë, Burrel, Dibër, Durrës e Elbasan, me intensitet më të dobët.

Sipas specialistëve janë regjistruar edhe 7 pasgoditje të tjera, më të dobëta.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Engel
Thu Nov 19 2009, 08:51am

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
.

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
Engel
Thu Nov 19 2009, 09:00am

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
Nena e denuar per vrasje e burrit flet nga burgu(vazhdim i vidios me lart)


Nena e burgosur, e cila akuzohet per vrasjen e burrit te saj, Ali Ahmeti ne vitin 2006 nuk e ka pranuar vrasjen e tij, duke thene se ai u gjet i vdekur ne pyll.
“Ai iku per te bere dru ne pyll dhe nga ora 3-4 pasdite nuk erdhi. Lajmerova kunatin dhe dolen e kerkuan. E gjeten ne mes te pyllit te vdekur. E prune te shtepia, erdhi policia beri ekspertizen dhe me pas beme varrimin. Pas 40 ditesh m’u semur goca e madhe nga apandesiti dhe me kunatin e madh e cuam ne Kruje. Aty erdhi policia dhe tha: kush eshte Naile Ahmeti?. Shkova ne hetuesi. U thashe cfare dija dhe ne 2 te darkes me arrestuan. Me rrafen dhe me torturuan. Hodha nje firme qe nuk e dija se cfare ishte, por ata e bene sikur vrara burrin”, thote nena fatkeqe.

Me tej, ajo shprehet se ndien shume mungesen e 6 femijeve qe i ka lene vetem rrugeve. “Diten e kaloj shume mire, por kam stres per femijet qe i kam larg sepse nuk i kam pare me sy. Jam e plagosur. Te martohet goca dhe te mos marresh lajm se ku jane e ku s’jane eshte shume e veshtire. Forcen e kam gjetur tek shoqet se s’ka dite qe nuk mendoj per femijet. Femijet jane larg, kam 5 goca dhe nje cun qe tani mbush 12 vjec”, shton Nailja.

Ajo pranon se rrobat e zeza i mban per bashkeshortin e vrare. “Me burrin kam pas shkuar shume mire dhe me kuneterit me vjehrrin me vjehrren. Benim dru ne pyll per buken e gojes, ne vere benim pune tek shtepia. Me eshte martuar goca e dyte por nuk kam qene ne dasmen e saj. Femijet jane ne kushte te veshtira. Vec te kene shendet e jete dhe i dua shume dhe ata me duan shume, e di se me duan shume”, perfundon rrefimin e saj te dhimbshen Naile Ahmeti e denuar me 12 vjet heqje lirie.

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
Engel
Thu Nov 19 2009, 11:02am

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
Vritet me gurë 42-vjeçarja.

Korçë -Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrethin e Korçës, me protagonist bashkëshortët. Një burrë ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij. Defrim Tale ka goditur me gurë në kokë, gruan e tij, 42-vjeçaren Luljetën. Menjëherë pas krimit, burri është larguar nga vendi i ngjarjes.

Megjithatë, arratisja e tij, nuk ka zgjatur shumë, pasi është arrestuar nga policia. Pas arrestimit, burri ka deklaruar në polici, se kishte ndërmarrë vendimin për motive xhelozie.

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
L - N
Tue Dec 01 2009, 08:43am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Aksident tragjik në Fushë Krujë, 6 të vdekur

Fushë Krujë – Një aksident tragjik ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së shkuar në Fushë Krujë.
Gjashtë persona vdiqën nga aksidenti që ndodhi në afërsi të fshatit Derven në autostradën Fushë Krujë- Laç. Policia tha se ngjarja ndodhi kur një makinë me pesë të rinj në bord është përplasur me një ambulancë.

Për pasojë të gjithë personat kanë gjetur vdekjen. Viktimat janë Eri dhe Ilir Murati 17 dhe 15 vjeç, Artan Alushi 30 vjeç, Indrit Kaçi dhe Florian Muzhaqi nga 18 vjeç. Makina tip Benz me të cilën ata udhëtonin është përplasur me ambulancën, duke lënë të vdekur edhe shtetasin Vlash Suti, 48-vjeç.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes me patrulla të shumta, të ndihmuara edhe nga forcat e rendit. Nga hetimet e paraprake rezulton se shkak për aksidentin tragjik është bërë shpejtësia e lëvizjes mbi normat e lejuara nga të dyja automjetet.

2009-12-01 08:05


Copyright 2009 © GazetaStart.com


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
OCCULTSPIRIT
Tue Dec 22 2009, 06:30am

Registered Member #513
Joined: Thu Feb 15 2007, 07:31am

Posts: 151
PJESA ME E MADHE E KTYRE KRIMEVE JANE NGA VARFERIA DHE INJORANCA . NA RROFTE NATO DHE EUROPA

HATE ME
YOUR HATE MAKE ME STRONGER

Back to top
L - N
Wed Dec 23 2009, 09:03am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Tentoi seks me te mituren, pranga policit

E Merkure, 23 Dhjetor 2009


Tirane-Nje ngjarje ne permasat e nje skandali seksual, ka ndodhur ne qytetin e Kavajes. Nje efekt i komisariatit te ketij rrethi, eshte bere protagonist i abuzimit seksual me nje te mitur. Burime zyrtare te policise bene te ditur se ngjarja eshte shenuar te henen rreth ores 16.30 ne qytetin e Kavajes. Caush Saliasi 42 vjec, lindur ne Skrapar, efektiv i Patrulles se Pergjithshme te Komisariatit te Kavajes, pasi ka perfunduar sherbimin, dyshohet se ka marre me force ne makinen e tij, nje vajze 16-vjecare nga ky qytet dhe se bashku me te ka ndaluar ne nje hotel. Fillimisht mesohet se polici eshte ulur ne nje lokal ku ka qendruar per disa ore me te mituren. Me pas ai dyshohet se ka tentuar ta coje ate me force ne dhomat e nje hoteli, per te plotesuar deshirat e tij te shfrenuara seksuale. Burimet sqarojne se vajza ka kundershtuar veprimet e policit abuzues dhe te bertiturat e saj, jane degjuar edhe nga personeli i hotelit. Kane qene keta te fundit qe me ane te nje telefonate kane lajmeruar sherbimet e Policise se Komisariatit te Kavajes. Menjehere jane vene ne dijeni per ngjarjen edhe agjente te Policise se Tiranes dhe te Ministrise se Brendshme. Ata kane mberritur ne Kavaje dhe pasi kane marre edhe denoncimin e vajzes se mitur, kane kryer ndalimin e policit 42-vjecar. Burimet zyrtare bejne te ditur se ndalimi i tij eshte bere nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem, prane Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane. Efektivi i Kavajes, akuzohet per "marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur te moshes 14-18 vjec". E mitura eshte marre ne pyetje ne prani edhe te policit te vene ne pranga dhe ka treguar tentativen e dhunshme te 42-vjecarit. Ajo ka treguar se eshte marre me force ne makine nga polici dhe eshte mbajtur per disa ore nga ai, pa i treguar se cfare kishte nder mend te bente. Me pas agresori ka tentuar te kryeje me te marredhenie seksuale me dhune. Pas kesaj ngjarje te rende, drejtues te policise kane vendosur te pezullojne nga detyra efektivin e Komisariatit te Kavajes, deri ne sqarimin e plote te ngjarjes dhe te akuzes se ngritur ndaj tij.

© 1991 - 2009 Koha Jone


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
SuperGirl
Thu May 03 2012, 02:40pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Nuk merrem fort me lajme zakonisht, po m'doli para ikja e thash po e ve. Vec ishtu lajmesh ndin neper televizionet shqiptare.
Burimi: TopChannel


Tropojë, vrasje e dyfishtë


Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tropojën në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Një grua 31-vjeçare ka vrarë bashkëshortin dhe të dashurin e saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.45 pas mesnatës në lagjen “Partizani” të Tropojës. Manjola Dollapi ka vrarë të shoqin Eduart Dollapi dhe Kaçanik Gjuriqin me te cilin kishte nje lidhje intime. Shkak per kete ngjarje te rende mesohet se eshte bere tradhtia bashkeshortore.

31-vjeçarja është kapur në banesë nga i shoqi me Kacanik Gjuriqin. Pas nje konflikti mes te dyve mesohet se gruaja ka qelluar me arme kallashnikov te shoqin, duke e lene te vdekur ne vend. Me pas 31-vjeçarja ka qelluar edhe mbi te dashurin e saj duke i shkaktuar vdekjen edhe ketij te fundit.

Burime nga policia e Tropojes bejne te ditur se 31-vjeçarja Manjola Dollpai pak ore pas krimit eshte dorezuar ne polici duke pranuar edhe autorësinë.



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
MiCoLjA
Thu May 03 2012, 03:17pm


Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792
"Te dashurin" pak e fjal e but per nji gru te martume eeee

Zagare

Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I






Back to top
SuperGirl
Wed May 09 2012, 06:43pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
zagare se kisha ndi naj here iket fjale ne gjinine femnore.
Shshshshshtttttt maj se ke at zog n'bark, s'ban me sha se ndin qysh tesh



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
MiCoLjA
Wed May 09 2012, 07:32pm


Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792
ahhahahahaha

Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I






Back to top
Mbreteresha
Wed May 09 2012, 08:14pm
Love and Peace !!

Registered Member #2649
Joined: Sun Feb 15 2009, 09:55am

Posts: 8531
SuperGirl ka shkruar:

Nuk merrem fort me lajme zakonisht, po m'doli para ikja e thash po e ve. Vec ishtu lajmesh ndin neper televizionet shqiptare.
Burimi: TopChannel


Tropojë, vrasje e dyfishtë


Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tropojën në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Një grua 31-vjeçare ka vrarë bashkëshortin dhe të dashurin e saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.45 pas mesnatës në lagjen “Partizani” të Tropojës. Manjola Dollapi ka vrarë të shoqin Eduart Dollapi dhe Kaçanik Gjuriqin me te cilin kishte nje lidhje intime. Shkak per kete ngjarje te rende mesohet se eshte bere tradhtia bashkeshortore.

31-vjeçarja është kapur në banesë nga i shoqi me Kacanik Gjuriqin. Pas nje konflikti mes te dyve mesohet se gruaja ka qelluar me arme kallashnikov te shoqin, duke e lene te vdekur ne vend. Me pas 31-vjeçarja ka qelluar edhe mbi te dashurin e saj duke i shkaktuar vdekjen edhe ketij te fundit.

Burime nga policia e Tropojes bejne te ditur se 31-vjeçarja Manjola Dollpai pak ore pas krimit eshte dorezuar ne polici duke pranuar edhe autorësinë.


edhe mu em tregoj mamicia,,qe e kishte ndi ne lajme,,ktu po thoka ne mesnate,,pro anej ka shqipria kishin than qe diten,,ishte nis i shoqi per pune,,dhe kjo kishte telefonu dahsnorin,,mirpo i shoqi kishte harru nej vegel punet ne shpi,,ishte kthy me e marr,dhe i kishte gjet bashke ato te dy,,,
ky i shoqi e kishte kap thoj ne fyt ate dashnorine ksaj,,se e kane gjet te xime krejt qafen atij ...

sa mire e paska gjet kallashnikollin kjo aty per aty

kishte tentu me mbyt veten kjo gru me gershet,,por e kishin hetu policija dhe tani ruhet nga polic,,qe te vuje denimin dhe jo te vdesin !!

Nese veprimet e tua , motivojne te tjeret per te jetuar, per te mesuar, per te punuar... ti je nje LIDER !!
Back to top
Go to page  1 2  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2455 sec, 0.0286 of that for queries. DB queries: 62. Memory Usage: 3,217kB