Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Turizmi në Shkodër
 
<< Previous thread | Next thread >>
TURIZMI NE VLORE
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Mon Jul 27 2009, 03:45pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vlora, çfarë ofron këtë verë perla bregdetare



ANILA PEÇI | 27/07/2009

Guidë turistike/ Vlora është një ndër qytetet që ka gjithmonë çfarë t'iu ofrojë pushuesve. Gjatësia e vijës bregdetare, bukuria e bregdetit dhe llojshmëria e tij, larmia e mënyrave të akomodimit, ushqimi i mirë dhe i freskët, mundësia për të shfyrtëzuar jo vetëm plazhet, por edhe jetën e mbrëmjes dhe të natës, turizëm jo vetëm në bregdet, por edhe në mal, e bën Vlorën të ketë një ofertë turistike mjaft tërheqëse. Është interesante për t'u vizituar, por edhe vendi i duhur ku mund të kalosh disa ditë të këndshme çlodhjeje.

Uji i Ftohtë



Është një nga pikat më të populluara në verë në qytetin e Vlorës. Aty mund të bësh plazh, shëtitjen e pasdites, të shijosh perëndimin e diellit mbi det, por edhe jetën e natës. Preferohet për nga afërsia që ka me zonën e bregdetit, por edhe me qytetin. Përgjatë rrugës kryesore që çon nga Skela, në Ujë të Ftohtë ka një mori lokalesh, bare, restorante, piceri, si dhe hotele. Këtu ka shumë njësi të ndryshme tregtare. Zona spikat edhe për turizmin familjar. Shumë prej banorëve të zonës kanë krijuar kushte për pushuesit në verë, nëpërmjet dhënies me qera të dhomave apo apartamenteve. Ka prej tyre që kanë sistemuar tip viletash, ku mund të sistemohen disa familje plazhistësh. Në këtë lloj turizmi ka apartamente të tilla që ofrojnë kushte të ngjashme me ato të shtëpisë. Hapësirat jepen kryesisht për 15 ditë ose për një muaj në varësi të rezervimit. Çmimet për kalimin e një 15-ditëshi variojnë mesatarisht 35 000 - 40 000 lekë për 15 ditë (te qytetarët që kanë shtëpi pranë zonave bregdetare). Nata në hotele është 2000 - 5000 lekë, në varësi të hotelit, çmime këto që në periudha të tjera i gjen më lirë. Ka shërbim mjekësor, si dhe shërbime të policisë. Zona zakonisht ka furnizim me energji 24 orë. Po 24 orë këtu është për pjesën më të madhe të zonës edhe furnizimi me ujë. Një pjesë e mirë e bareve e picerive ndodhen buzë detit, çka i shton qëndrimit kënaqësinë e të shijuarit të panoramës. Në Ujë të Ftohtë ndodhen tri disko verore, ku kryesisht në fundjavë janë të ftuar dixhej (DJ) e këngëtarë të njohur apo balerina. Përgjatë javës në këto disko hyrja është e lirë, ndërsa të premteve e të shtunave është me pagesë. Pagesa varion nga 200-400 lekë, kjo e kushtëzuar nga dixhejët e ftuar apo balerinat. Ndërkohë, pijet variojnë 200 - 700 lekë, duke nisur nga pijet freskuese tek koktejet. Restorantet në këtë zonë ofrojnë kryesisht kuzhinë shqiptare, italiane e greke. Në to gjen prodhime peshku e mishi, por kryesisht i preferuar është peshku. Ka një sërë restorantesh, ku nuk ka çmime fikse, por variojnë nga kuzhina, si dhe nga cilësia e peshkut. Ndër varietetet e peshkut, ndër më të preferuarit është koce i detit. Nga një sërë restorantesh ai mban të fiksuar çmimin koce i cilësisë së parë, 3400 lekë/kg, ndërsa koce i cilësisë së dytë 1800 lekë/kg.

Plazhet

Zbarkimin e parë e gjen pranë Akademisë së Marinës. Aty plazhistët janë më tepër të ardhur, pasi për vendasit ai nuk bën pjesë në hartën e plazheve të preferuar. Por të akomoduar pranë zonës, pushues kryesisht nga qytete të ndryshme preferojnë të vendosen aty. Aktualisht plazhimi këtu është pak i dyshimtë. Specialistët thonë se është një zonë ku ka ndotje pasi është fare pranë portit të Vlorës, si dhe bëhet derdhja në det e kanalizimeve. Statistikat në vite zakonisht e rendisin ndër plazhet ku normat e ndotjes janë mbi normalen, ndërkohë që specialistë të kapitenerisë së Vlorës pohojnë se këto lloj zonash detare në afërsi të portit nuk janë të favorshme për plazhim.
Zona më e preferuar në Ujin e Ftohtë është plazhi publik. "Vlora, të ndihesh nr 1" fton në të duke renditur edhe një sërë aksesorësh që mund të shfrytëzohen. Çadrat janë falas. Ka roje bregdetare, pika ku mund të gjesh pije freskuese, akullore deri te koktejet. Në këtë plazh ka dushe, si dhe tualete. Plazhi është me rërë dhe bregu i cekët, çka premton kushte shumë të mira plazhimi për familjarët. Po kështu në pika të veçanta të tij ka lojëra ku mund të luajnë fëmijët.



Teksa kalon tunelin, plazhi që pason njihet "Plazhi te Vilat". Këtu nuk ka rërë, por gurë dhe det i thellë. Përreth ka gjelbërim. Këtë vit ai është reduktuar në sipërfaqe, pasi pjesa më e madhe e plazhit është përjashtuar duke u rrethuar nga një mur, sipërfaqe kjo që i ka kaluar Rezidencës Qeveritare. Plazhi është privat. Një çadër me shezlon këtu kushton 200-400 lekë
Eksplorim Kalaja- Jonufër- Radhimë - Orikum



Është ndër zonat më të veçanta për plazhim. Pak a shumë panorama të kujton deri plazhe ekzotike. Det kristal, ndërthurje shkëmbinjsh, si dhe një zonë që favorizon më së miri shëtitjet me varka e mjete të tjera të ujit. Këto zona janë të preferuara kryesisht nga të rinjtë. Plazhet nuk janë ranorë, por me bregdet gurë të ndërthurur me zhavor të imtë. Kështu vijojnë plazhi te Kalaja, Zhiron, për të zbritur në Jonufër, ose ndryshe i njohur në Vlorë, tek Aksionierja. Plazhe të tjerë shkëmborë ka edhe në zonën e Radhimës. Ata të gjithë i veçon uji i pastër. Kryesisht bregdeti është i dominuar nga lokalet, hotele, restorante, fast food, të cilët administrojnë edhe plazhet. Për të kaluar një ditë plazhi këtu çadra me dy shezlona varion nga 300 deri në 400 lekë të reja. Për të marrë me qira një varkë apo një pedalone çmimet shkojnë në 400 lekë/ora, ndërsa për të marrë një kanoe është 200 lekë/ora. Për amatorët e motorëve të ujit çmimet variojnë në 2500 lekë për 30 minuta. Në zonën e Jonufrës dhe Radhimës denduria e shtëpive me qira apo edhe hoteleve është më e madhe. Përgjatë kësaj zone ka edhe komplekse turistike, por edhe banesa karakteristike të tipit fshat turistik. Ata dallohen pasi janë punime me dru. Në plazhet e Radhimës e Jonufër apartamentet jepen 25 - 30 euro nata, ndërsa në hotele çmimi varion 40 - 50 euro nata. Gjithsesi, në këtë zonë sipas kushteve, mund të gjesh dhoma me çmime më të lira, për të cilat jepen ofertat për 15 ditë 40 000 lekë. Edhe në verë çmimet variojnë sipas stinëve. Në qershor çmimet janë më të lira, rreth 20 apo 30%, çka bën edhe diferencën me korrikun dhe gushtin. Këto u referohen klientëve 10 apo 15-ditorë. Për klientë të qëndrueshëm, të cilët rezervojnë vit pas viti, ruhen çmime stabël. Lokalet e zonës ofrojnë llojshmërinë e prodhimeve të detit, por ka edhe të tillë që kanë karakteristikë mishin e pjekur në hell. Dreka për 4 persona me prodhime deti mund të variojë nga 4 000 lekë të reja e sipër. Rruga që çon në këto pika është tërësisht e asfaltuar dhe distanca që kanë me qytetet e Vlorës dhe Orikumit është e shkurtër. Në rastet kur nuk ke automjet, mund të lëvizësh me furgonë, çmimi i të cilëve nga qyteti në Orikum është 100 lekë.

Llogoraja



Vlora ofron edhe turizmin malor. Pas një dite plazhi, dreka ose edhe pasditja mund të kalohet në Llogora. Pikë e cila është shumë e frekuentuar në dimër për shkak të borës dhe bukurisë së zonës, është po kaq e këndshme dhe në verë. Larg vapës dhe nën freskinë e pishave, në krahasim me qytetin temperatura ulet disa gradë. Qendra turistike që ndodhet në parkun kombëtar ndodhet në lartësinë 1000 m mbi nivelin e detit. Kompleksit turistik me kabinat tipike i janë shtuar dhe hotele të tjera të tipit alpin. Në ditët e sotme fshati turistik është zgjeruar me hotelet, qendrën turistike, baret e restorantet e shumta. Mbërritja në Qafën e Llogarasë është dhe kontakti i mëpasshëm viziv me ujërat joniane, ku poshtë saj shtrihet deti Jon dhe rruga çon në bregdetin e Rivierës. Mjaft i veçantë është kompleksi turistik, brenda të cilit mund të shoqërohesh nga kaprollët, e të përfitosh të bësh foto me ta. Brenda tij apartamentet janë tërësisht me dru, duke iu përshtatur zonës pyjore ku edhe janë vendosur. Në hotele këtu duhet të paguash 3 500 - 5 000 lekë/nata. Ndërsa në apartamente 60 euro/nata. Në to ka komplekse sportive, pishina, suita. Në lokalet e zonës karakteristike është mishi i pjekur në hell ose brinjë të qengjit në skarë. Si gatim tradicional i krahinës serviret harapashi, që ka bazë të përbrendshmet e qengjit me miellin e misrit. Po kështu tipike, e cila në disa lokale serviret falas për klientët, është revania me mjaltë. Për të shkuar në Llogora duhet të kesh makinën tënde.

Zona e Bregut



Në Vlorë njihen si zona e Bregut. Përfshihen Palasë, Dhërmi, Ilias, Vuno, qyteti i Himarës, Pilur e Qeparo. Harta e tyre nis sa kalon qafën e Llogarasë. Duke zbritur drejt zonës bregdetare, teksa rruga zbret faqen e malit, plazhe të vegjël duken në vijën bregdetare që çon në zonat e Palasës dhe Dhërmiut. Kontaktet e para vizive me ujërat joniane, teksa kalon Llogaranë, janë plazhet te Rrugët e Bardha, zona tipike të plazheve të virgjëra, ku mund të futesh vetëm me makina të larta. Frekuentimet janë të pakta, për shkak të terrenit të vështirë që lidh me bregdetin. Rruga nacionale që lidh Llogaranë me Dhërmiun është e asfaltuar dhe vijon e tillë deri në Sarandë.

Dhërmiu



Është ndër më të frekuentuarit. Rruga nacionale e ndan fshatin nga plazhi. Plazhi i Dhërmiut është ndër më të mëdhenjtë e plazhit jonian. Në zonë ka shumë bare, restorante, apo edhe pika akomoduese. Bregdeti preferohet për pushime ditore dhe kryesisht qëndrim disaditor. Eksploratorët e botës nënujore apo të apasionuarit për të, mund të shijojnë zhytjet në ujin e pastër, ku thellësia joniane fillon që në breg.

Himara



Është një ndërthurje peisazhesh nga më interesantet. Rruga që çon në qytezë është tërësisht malore. Një pjesë e mirë e saj nuk ka asnjë kontakt me detin dhe sa afrohesh në Himarë rishfaqet sërish pamja e blusë së Jonit. Plazhet e Himarës janë një pikë ku mund të shijosh banjat e diellit në bregdetin e pastër, zhytjet në blunë e detit apo edhe shëtitjet me varka. Rezervimet për banesat nisin edhe një sezon më parë, kohë gjatë së cilës plazhistët, teksa shijojnë pushimet në këtë bregdet, bisedojnë me banorët edhe për një 10 ose 15 ditësh të dytë në sezonin e ardhshëm. Plazhet janë të preferuar për hapësirën e madhe që kanë. Janë me zhavor të imtë dhe gurë.
Në zonën e Himarës dhe Dhërmiut çmimet më të larta i kap muaji gusht. Në Himarë shumë prej dhomave që jepen në dispozicion janë të fiksuara te 40 - 45 mijë lekë për 15 ditë. Banorët sigurojnë kushte të mira fjetjeje, gatimi e tualete. Ka shtëpi që kanë krijuar edhe kushtet për ndenjien në qetësinë e një kopshti të gjelbëruar në oborret e tyre. Në Dhërmi banorët i japin ofertat duke iu referuar qëndrimit sipas netëve. Ambientet variojnë 35 - 55 euro nata. Në këto zona vera sjell dhe jetën e natës, ku ka disko në afërsi të bregdetit. E veçantë për zonat e bregdetit është se nëse ke planifikuar pushime për muajin gusht, duhet të rezervosh muaj më parë. Gushti është muaji që njeh fluksin më të madh.

Transportet në Vlorë

Urbani: Për të qarkulluar nëpër qytetin e Vlorës funksionon autobusi urban. Bileta kushton 30 lekë. Linja që ka më tepër ngarkesë, por edhe mjete të vendosura në dispozicion është ajo e Ujit të Ftohtë. Stacioni qendror është pranë hyrjes së qytetit, ndërkohë që pikë lidhëse për stacionet ende ka mbetur ai pranë xhamisë së qytetit. Linja të tjera janë ato që lidhin qendrën me Plazhin e Vjetër, linja e Unazës, Çole -Spital.
Furgonët: Për të shkuar në zonat e bregdetit tani në verë funksionojnë edhe furgonët. Duke qenë se stacioni i fundit i urbanit ndal këtë lloj transporti deri tek ish "Rrapi", furgonët marrin përsipër zgjatjen e itinerarit. Ata që s'kanë mjete në dispozicion mund të përdorin të tillë, ku me një vlerë prej 50 lekësh shkohet deri tek pika e parë në Jonufër dhe me 100 lekë deri në Orikum. Por, duke qenë se tarifat nuk janë fikse, mirë është që të diskutohet para se të shkohet në destinacion
Taksitë: Të përdorshme në sezonin veror janë edhe taksitë. Por të ardhurit që përdorin këtë shërbim nuk duhet të lënë pas dore kujdesin për tarifat. Mund të ndodhë që mosnjohja t'iu kushtojë shumë herë më tepër se vlera reale e një shërbimi të zakonshëm. Madje, taksitë përbëjnë edhe një nga zhgënjimet e pushuesve në Vlorë. Përcaktimi i çmimit përpara nisjes do të ishte një zgjidhje shumë e mirë për pushuesit e "druajtur". Trafiku mbetet një arsye shumë e fortë për drejtuesit për të përcaktuar tarifa shumë të larta. Në rastet e pajisjes me taksimetër, tarifat brenda qytetit janë 90 lekë/km dhe 60 lekë/km në zonat jashtë qytetit.
Automjetet me qira: Një mundësi tjetër për pushuesit janë edhe automjetet me qira. Vlera e tyre për përdorim ditor varion sipas markës së automjetit, duke filluar nga 35 euro në ditë.

Jeta artistike

Thuajse si një traditë në periudhën e verës në Vlorë zhvillohet festivali mesdhetar i isopolifonisë. Në këtë eveniment që zgjat disa ditë, pushuesit e ardhur në Vlorë kanë mundësinë që të shijojnë jo vetëm folkun, por edhe shumëllojshmërinë e ngjyrave që merr qyteti bregdetar, si dhe të përfshihen në atmosferën që pushton zona të veçanta ku janë festivalistët. Po në verë, trupa profesioniste e estradës së Vlorës planifikon shfaqje fundjavave. Po kështu kryesisht gjatë muajit gusht nga Bashkia e Vlorës mundësohen ardhje të grupeve e këngëtarëve të ndryshëm, të cilët interpretojnë në skena të hapura verore.

Diskot:

Hyrja me bileta është të premte të shtunë
Kur ka dixhej të njohur bileta kushton 300-400 lekë/person
Me dixhej vendas bileta kushton 200-300 lekë/person
Pijet variojnë nga 200 - 600,700 lekë (joalkoolike-kokteje)

Në plazhe private

Një shezlon kushton 200 lekë
Të marrësh një kanoe kushton 200 lekë/ora
Një Pedalone kushton 400 lekë/ora
Motorët e ujit kushtojnë rreth 5 000 lekë/ora

Uji i Ftohtë

Hapësirat jepen kryesisht për 15 ditë ose për një muaj në varësi të rezervimit.
Në apartamente 15-ditëshi varion 35 000 - 40 000 lekë për 15 ditë (te qytetarët që kanë shtëpi pranë zonave bregdetare).
Nata në hotele është 2000 - 5000 lekë, në varësi të hotelit
Shtëpitë me qira janë 40 euro/nata

Dhërmi-Himarë

Çmimet më të larta i kap muaji gusht.
Në Himarë dhomat që jepen në dispozicion janë të fiksuara te 40 - 45 mijë lekë për 15 ditë
Banorët sigurojnë kushte të mira fjetjeje, gatimi e tualete. Ka shtëpi që kanë krijuar edhe kushtet për ndenjien në qetësinë e një kopshti të gjelbëruar në oborret e tyre.
Në Dhërmi banorët i japin ofertat duke iu referuar qëndrimit sipas netëve. Ambientet variojnë 35 - 55 euro nata.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Wed Apr 21 2010, 10:25am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Jul 27 2009, 04:12pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Plazhi masiv prej mijëra kilometrash katrorë është një nga surprizat e bregdetit të Himarës

Një ditë në plazhin e mrekullueshëm të Palasës



Në veprën e tij "Lufta Civile", Jul Çezari përshkon mes të tjerash zbarkimin e trupave të tij "ndanë brigjeve Palaeste" në ndjekje të rivalit të tij, Pompeut. Konflikti mes dy personazheve të njohura në historinë e Romës së lashtë u zhvendos në brigjet shqiptare. Në vitin '48 para erës së re, Çezari arriti të triumfonte ndaj Pompeut, duke marrë qytetin e Jerikos. Palaesta. Vendi i zbarkimit të trupave të Çezarit është bregu i Palasës së sotme, në afërsi të Dhërmiut, rreth 50 km larg qytetit të Vlorës, ndërkohë që Jeriko përkon me Orikumin. Bregdeti i Palasës është përmendur shpesh nga të moshuarit e kësaj zone për historinë që ka si kulm konfliktin mes Çezarit dhe Pompeut. Sot, ky vend është një plazh i mrekullueshëm, shumë pranë deltës së lumit që mban emrin e fshatit, por që në pjesën më të madhe të vitit është krejt i thatë. Plazhi masiv prej mijëra kilometrash katrorë shtrihet në të dy krahët e deltës së derdhjes në det të lumit të Palasës, që zbret nga kreshtat e maleve, shumë pranë Çikës.

Zhavorri i imët, bregu shkëmbor dhe i thyer, krijojnë një peizazh të rrallë, që pothuajse nuk e ndesh askund në të gjithë bregdetin shqiptar. Uji i kthjellët i detit i bashkohet kësaj tabloje natyrore, ku gjithçka duket perfekte. Njeriu këtu ndihet ndryshe. Përjeton kthjelltësinë e qiellit, të detit, gjelbërimin e thellë. Një fjalë e urtë e banorëve të kësaj zone, thotë se nuk ke shijuar asgjë nga bregdeti i Himarës, nëse nuk përjeton qoftë edhe për pak çaste kënaqësinë që të sjell plazhi i Palasës, ose i Dhralesë, siç dhe emërtohet ndryshe në terminologjinë vendore.



Shkëmbinjtë e prerë si me thikë, që zbresin deri në ujë, alternohen me sipërfaqe pa fund të mbuluara nga zhavorri i imët. Ky plazh është një nga surprizat e bregdetit të Himarës, ashtu siç është e tillë dhe historia e lashtë e tij. Duke iu rikthyer Çezarit dhe librit të tij, veçojmë se ai përmend në të fisin kaon ilir të gërmimeve (Dhërmiut), që popullonte këtë zonë, duke sjellë një dëshmi tjetër të rëndësishme të paraardhësve të popullsisë së kësaj zone. Por, pikërisht kjo histori e shkruar, e bën edhe më tërheqëse këtë pjesë të bregdetit shqiptar të Himarës.

Të pushosh këtu, në këtë plazh plotësisht të virgjër, të duket se percepton në kujtesë ngjarjet e asaj historie të lashtë kur dy personazhet e famshme të Romës zgjodhën bregdetin e Ilirisë për të provuar forcat me njëri-tjetrin. Përveçse në libra, historia është e shkruar këtu në këta gurë dhe guralecë, në këta shkëmbinj, në këto pemë përherë të gjelbëruara që mbulojnë bregdetin.

Plazhi, dikur i privuar edhe për banorët e këtyre anëve, tashmë është një realitet tjetër. Ai spikat qartësisht sapo nis të zbresësh në kthesat e larta të Llogarasë. Shikimi prek një zonë të bardhë që vazhdon deri në brezin e ujit, ku nis e transformohet gradualisht në një ngjyrë të kaltër të thellë. Ky është ngacmimi i parë që merr kushdo që vjen këtu për herë të parë. Për të shkuar në këtë plazh duhet të kthesh rrugën djathtas, pa arritur në Urën e Palasës. Disa koshere bletësh, që prodhojnë një mjaltë si askund tjetër, të ftojnë të shijosh prodhimin e tyre përpara se të drejtohesh për në parajsën natyrore që ndodhet disa qindra metra më poshtë. Duket se bletërritësit nuk e kanë zgjedhur rastësisht këtë vend për të tregtuar prodhimin e tyre. Janë të shumtë ata pushues, qytetarë nga gjithë vendi dhe turistë të huaj, që kanë nisur t'i bashkohen këtij peizazhi shumëngjyrësh në pjesën më të madhe të muajve të vitit, por veçanërisht në verë.



Veçantitë e natyrës ofrojnë këtu dhe një mundësi tjetër, vendosjen e çadrave. Numri i atyre që zgjedhin këtë mënyrë për të shijuar plazhin e Palasës ka ardhur në rritje. Ata janë nga Vlora, Tirana, Fieri, Berati, Shkodra, madje edhe nga Kosova e Maqedonia. Fatosi, është një prej atyre që i pëlqen ta frekuentojë këtë pjesë të bregdetit, duke hapur një çadër që ai e ka blerë para dy vjetësh. Vjen këtu me bashkëshorten dhe me vajzën, pothuajse çdo të premte dhe largohet të dielën në mbrëmje. "Është një mrekulli ky vend. Ke detin dhe përkundruall tij edhe malin, që duket sikur të qëndron mbi kokë", thotë 44-vjeçari nga qyteti i Vlorës. Ai tregon se, në këtë vend shijon si askund tjetër edhe peshku, apo mishi i pjekur në zgarë, të shoqëruara me pak verë, apo birrë të ftohtë që mund të mbahet në një burim të fshehur, diku në shkurret e dendura. Për Fatosin, kjo është një parajsë tokësore, që të bën të ndihesh ndryshe.

Janë dhjetra pushues, që këtu përjetojnë veç të tjerash dhe dimensione të tjera njerëzore. Kalojnë ditë dhe netë të paharruara në shoqërinë e detit, ajrit të pastër, muzikës. Ata shtohen çdo javë, muaj e vit. Ja, këtë verë, numri i atyre që shijojnë plazhin e Palasës është shumë më i madh se vitin e kaluar. Por, ky vend ka shumë më tepër vend. Janë mijëra metra katrorë bregdet, që nuk preken nga njeriu dhe që përbëjnë një potencial të jashtëzakonshëm turistik për zonën. Parajsa tokësore është këtu në plazhin e Palasës, në këtë pjesë të mrekullueshme të bregdetit shqiptar.

Harilla Koçi

© Copyright 2005 Rilindja Demokratike


[ Edited Wed Apr 21 2010, 10:30am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Jul 29 2009, 03:55pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Mos i shkatërroni turizmin Vlorës



(Dërguar më: 29/07/09) Anila Basha

Javën e kaluar isha në Vlorë. Mes pushimeve tepër të kushtueshme, dhomave të hoteleve që kalojnë 60 euro nata e sigurisht mes kënaqësisë që të falte deti Jon, patëm kënaqësinë në grup miqsh edhe të kalojmë pranë klubeve të natës, një mbrëmje të gëzueshme. Pak a shumë, turizëm i kushtueshëm, por që kur nuk ke kohë, preferon ta kalosh fundjavën në Shqipëri, sesa jashtë saj.
Edhe pse i kushtueshëm, u kënaqëm pa masë, dhe vendosëm këtë fundjavë të shkojmë sërish buzë detit, në Vlorë. Por, një mik që andej thotë me një sms: ej, ju të Tiranës, mos u nisni.



Në Vlorë s’ka drita, por më e keqja është se nuk ka më as jetë nate! Pse? Ishte sms ku pritej një përgjigje. Mos vallë kanë falimentuar klubet e natës në Vlorë? Aty ku këtë sezon jemi duke pritur të paktën disa nga D.J më në zë që luajnë në Ballkan e në Evropë, e kur për më tepër, në datën 6 gusht, vjen edhe një prej njerëzve më të paguar në botë, Tiesto, ai që mbush diskotekat e gjithë botës, ai ku mbahet radhë për të gjetur një biletë për të dëgjuar performimin e tij, pra bregdeti ynë pse e ka mbyllur jetën e natës? E pse të mos niseshim në Vlorë edhe këtë fundjavë? Dhe përgjigja vjen shpejt: Jo, me një urdhër të drejtorit të policisë së qytetit të Vlorës nuk lejohen klubet e natës pas orës 24.00. Kjo është vërtet për të qeshur. Por ndërkohë për të qarë për turizmin shqiptar.
Po si është e mundur që një shef policie, kushdo qoftë ai, të ketë autoritetin të mbyllë një klub nate? Do të mirëkuptoja shumë mirë autoritetet policore që të mbyllnin çdo klub nate pa leje që operon brenda qytetit, që prish qetësinë publike, që shqetëson pushuesit me zhurmën e lartë dhe që është kthyer në një problem. Por sepse një shefi iu tek të mbyll një diskotekë të hapur verore buzë detit, duke nxjerrë prej krahu jashtë klubit të gjithë pushuesit, të rinj më së shumti, vendas e të huaj, duke ndërhyrë brutalisht pranë vendit të D.J, që vjen nga jashtë dhe nuk e ka idenë e realitetit shqiptar, kjo është skandaloze.
Askujt nuk i prishin punë atyre diskove verore që janë shtrirë nga Uji i Ftohtë në Vlorë duke dalë më pas drejt detit. Aq më tepër forcave policore për të prishur mbrëmjet e të rinjve. Nëse ka ende para për të shpenzuar ky popull i varfër, më mirë t’i shpenzojë në Shqipëri sesa jashtë saj. Nuk kemi parë e nuk kemi dëgjuar që në qytete të tjera turistike bregdetare në botë, jashtë vendit, të ketë qëndrime të tilla brutale të forcave të rendit. Nuk po themi që autoritetet lokale duhet të jenë kaq të përgatitura sa në çdo hotel të qyteteve bregdetare turistike të përgatisin guida ku të mirëinformojnë pushuesit për vendet piktoreske, plazhet e frekuentuara, restorantet tradicionale apo ajo që në botë konsiderohet “night life”. Por të paktën kur këto zbulohen vetë nga pushuesit, është tepër indinjuese që një polic me uniformë, që në fakt duhet të rregullojë trafikun e rrugës, e të mos lejojë aksidentet vdekjeprurëse, të merret me mbylljen apo hapjen e jetës së natës në një qytet bregdetar turistik. I pari që duhet të protestonte në fakt për këtë situatë absurde dhe për t’i dhënë zgjidhje duhet të ishte kryetari i bashkisë së qytetit të Vlorës. Përpara se të merret me ndeshjet e futbollit, duhet të garantojë një fluks të madh turistësh për qytetin e tij. Dhe nëse do të ketë nga struktura të tjera të shtetit vërejtje, duhet të jetë i pari që duhet të negociojë për t’i zgjidhur ato. Nuk jemi aspak të qartë se cili është argumenti ligjor që kanë përdorur autoritetet policore për të ushtruar një presion të tillë. Por sido që të jetë, nëse do të kishte pretendime për zbatimin e ligjit, duhet të kishin bërë një fushatë ndërgjegjësuese për të gjithë pronarët e atyre klubeve, dhe gjithë kjo fushatë dhune për jetën e natës, të ishte zgjidhur pa filluar ende sezoni veror.



Autoritetet lokale në Vlorë, por edhe ato qendrore në Tiranë, duhet të sqarojnë shqiptarët se pse duhet të shkojmë të pushojmë në qytetin e Vlorës? Mos ndoshta për çmimet e kripura të hoteleve? Apo për mungesën e shërbimit në hoteleri e restorante? Apo për mungesën e dritave që rrjedhimisht na çon në mungesën e ujit të pijshëm për shkak të mungesës së pompave. Nuk e dimë se cilat do të jenë argumentet për të na rikthyer në këtë qytet. Sido që të jetë, ka një të vërtetë të madhe: Që këtë vit qyteti i Vlorës po penalizohet për turizmin e vet. Dhe do të ishte një gjë e vogël nëse ky do të ishte një fenomen që bëhet për hir dhe hatër të konkurrencës, e në rastin më të keq, do të ishte një hakmarrje politike ndaj këtij qyteti që në zgjedhjet e 28 qershorit votoi në shumicë majtas. Por ky për çdo lloj qeveritari do të ishte një mendim shumë dritëshkurtër.
Atëherë zotërinjtë e qeverisë dhe të pushtetit vendor, duhet detyrimisht t’u japin zgjidhje këtyre problemeve të turizmit të qytetit bregdetar për të rikthyer jetën në këtë qytet.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


[ Edited Wed Apr 21 2010, 10:34am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
::bud::
Wed Jul 29 2009, 04:02pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Po na i qon turistat ne Vlore ma Lec?
Back to top
L - N
Wed Jul 29 2009, 04:05pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
::bud:: ka shkruar:

Po na i qon turistat ne Vlore ma Lec?


Po pse mar zotni ::bud:: ca ka te keqe ajo pun?
Ku me i cu ne Velipoj a'?


[ Edited Wed Jul 29 2009, 04:05pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
::bud::
Wed Jul 29 2009, 04:14pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
hahahaaa...... ne Ishull te Lezhes
Back to top
:IROLF:
Wed Jul 29 2009, 04:20pm


Registered Member #2138
Joined: Tue Jul 22 2008, 10:10am

Posts: 3284
Meqe kjo asht nji faqe per shkodren,un nuk do te isha kene dakord qe te bajme postime per qytetet e tjera.
Back to top
lissandro
Wed Jul 29 2009, 04:38pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
lec me fal qe po te nderhyj pa itu me qe jena te shkodraonline forum se besoj se asht e nevojshme me shkur per turizmin ne vlor ata kan forumin e vet dhe un shpesh e kam vizituar dhe ata kurr nuk shkruajn ne forumin e tyre per turizmin ne shkoder por vetem ne vlor kesaj i thon baj ven e pi uj .

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
L - N
Wed Jul 29 2009, 08:29pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
E kuptoj se asht forum e faqe Shkodrane, ju kuptoj po ashtu,se mire asht me i ba rreklame Velipojs, por mor zotni te nerum ::bud::, ::IROLF:: e lissandro, me rrejt kot se mu me duket asht marre, e asht si me ken tu i mashtru njerzit me i ba rreklame Velipojs, un menoj se na munem me i ba rreklame si natyre por asht e pamujtun me i ba rreklame Velipojs si plazh turistik sepse asht si me ken tu i ba rreklame naj fshatit ma te prapametun ne Afrike ose Azi. Por edhe me rrejt se pamvarsisht se kjo faqe asht Shkodrane, e pamvarsisht se mire asht me i ba rreklam Shkodres qe ka nevoje per turista, un e nij se Vlona nuk asht qytet i Greqise e as i Serbise por asht qytet Shqyptare edhe nuk asht funi bots por asht knaqsi qe flasim per turizmin e saj. Mu nuk me duket normale me lokalizu e me pa si problem turizmin e nji qyteti tjeter Shqyptare si per shemull ne kyt rast Vlonen. Mu poashtu nuk me duket normale e logjike mos me pa Vlonen si pjese e krenaris te turizmit komtare, nejse kuptohet qe asht normale me pas pikpamje te nryshme, po nuk e nij, e as nuk e shof si problem me pranu e as me shkru per pjest ma te bukra te turizmit komtare, kuptohet qe tetane jena krenare qe jena Shkodrane por jena po njaq krenar qe jena edhe Shqypatre, kastan un s'shof naj problem me shkru e me komentu per plazhed e pikat ma te bukura turistike ne trojet Shqyptare, perkunrazi e baj me krenari.

[ Edited Thu Jul 30 2009, 06:12am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
lissandro
Thu Jul 30 2009, 06:41pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
lec ne rregull je ti pa mas kij frig se nuk pa met vlora pa pas reklamat e veta ja mas u ban merak se e bajn per dit angjensit turistike te shqiperis prandaj shkruava ne ket menyr .

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
L - N
Fri Sep 04 2009, 03:33pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vlora, Vlora!

Ylli Polovina

Duhet të kalosh buzë Jonit për të kuptuar më mirë se si turizmi dhe zhvillimi i tij sa më i shpejtë janë - për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët - edhe ekonomi, edhe politikë, edhe diplomaci, edhe eurointegrim, edhe gjeostrategji. Jo sepse nuk është po kaq e barasvlershme e njëjta ndjesi, kur gjendesh pranë brigjeve të Adriatikut, në buzë të liqenit të Ohrit apo në bjeshkët mbi ujërat e Valbonës. Një qytet i madh historik si Shkodra, ura e madhe e lidhjeve tona të pandërprera me Perëndimin, për shkak të drejtimeve që po marrin boshtet kryesore të rrugëve ballkanike, rrezikon të mbesë mënjanë. Ndërkohë, në zhvillimin e madh të ardhshëm po humbëm Shkodrën kryeqendër, do ta ndjejmë dhimbjen në mot të moteve.

Por le të kthehemi përkohësisht te bregu i Jonit, të paktën prej aty ku ai nis shumë joshës për turizmin: qyteti i Vlorës. Madje, më saktësisht nga Tuneli i Ujit të Ftohtë e më tej. Gjersa takon kufirin e Greqisë, ky breg është një perlë për të gjithë ata që në stinët e ngrohta të vitit duan të pushojnë. Plazhet e "thërrmuara", për shkak të natyrës shkëmbore të brigjeve, të ndara si oaze prej njëri-tjetrit, të japin një çlodhje të vërtetë. Uji i pastër i detit, përreth dhe shumë afër relievi kodrinor e shpeshherë edhe thellësisht malor, e bëjnë këtë plazh mjaft stimulues për rigjenerimin e energjive. Një vend ka nevojë edhe për vendpushime të mëdha, masive e të potershme, plot klube apo diskoteka, sikurse kemi bregun e Durrësit. Atje pra, në Durrës, prej privatëve është investuar shumë, ndërkohë po ndërhyn edhe shteti. Metropoli i madh shqiptar i Tiranës e ka plazhin më të afërt dhe merr frymë me "mushkëritë" e këtij bregu. I favorizuar nga rrethana të tilla, plazhi i Durrësit është "dënuar" të zhvillohet, por duke guxuar më shumë që t‘i japë fund kaosit të tij, kulturës së betontë dhe një uji deti, që prej shumicës njerëzore pluskuese mbi të, do ta ketë përherë problem të ruajë parametrat normalë të pastërtisë. Sepse, tani për tani ne jemi ata që jemi, të aftë ta hedhim mbeturinën në një kosh dhe po aq të zotë ta lëshojmë në rërë, ta derdhim ujin e hollë atje ku e ka vendin dhe po aq lehtësisht të hyjmë në det, tamam për atë punë. Duke e shndërruar në politikë zhvillimi mbizgjerimin e kapacitetit të këtij bregu, gjer në qindra e qindra mijë pushues vjetorë, do të thotë që hë për hë, deti në atë breg të ndryshojë çehren e ujit.

Plazhi i Durrësit tashmë kërkon vetëpërmbajtje, investime me kthim të drejtimit të tyre nga sasia në cilësi. Ndryshe është me bregun e Jonit. Duke pasur disa privilegje natyrore për cilësinë e tij të mirë, ai ka nevojë ende për zgjerim kapacitetesh.

Brenda ligjeve dhe rregullave të rrepta urbane katet apo dhomat shtesë në shtëpitë private të banorëve të këtij bregu, atje ku është e mundur dhe e favorshme për shtimin e aftësisë turistike, nuk duhen kuptuar si një ide që lind e duhet të vdesë patjetër brenda ditës. Nuk është fjala se duke qenë dakord me zgjerimin e kapaciteteve pushuese në bregun tonë jonian nuk bëjmë gjë tjetër veçse i japim një shtysë agroturizmit, këtij turizmi të njohur në vendet e zhvilluara, ku mjediset e pushimit janë pranë shtëpisë private të pronarit dhe atje, duke mos munguar as pemët me fruta apo kopshti i mbjellë me zarzavate, kënga e gjelit në mëngjes dhe një degë mëni që shkund kokrrat, gjithçka është origjinale e mbresëlënëse.

Zgjerimi i kapaciteteve pushuese në bregun e Jonit nuk ka vetëm vlerë pushuese dhe rigjeneruese fizikisht për shqiptarët, por edhe mjaft rëndësi kombëtare. I vendosur shumë afër dy shteteve fqinje, Italisë dhe Greqisë, vende me struktura shumë aktive dhe moderne të turizmit, njëkohësisht edhe anëtarë me emër të Bashkimit Evropian, bregu ynë jonian shumë shpejt mund të bëhet shkëmbyes e konkurrues me ta. Tradita e thellë dhe e gjatë e emigracionit të banorëve vendas e bën më të kapërcyeshme distancën që na ndan prej standardeve të larta të Perëndimit. Bregu jonian, i vendosur shumë afër tyre, vetëm disa dhjetëra kilometra apo milje detare, do të bëjë që turistë nga e gjithë bota, për një drekë a ditë, për një mbrëmje apo tur të shkurtër, të kthehen masivisht në brigjet tona. Që prej këtij çasti nis favori ynë, jo thjesht vetëm në të ardhura monetare. As në ato të mendësisë dhe kulturës qytetare. Do të vijnë edhe favore politike, pse jo edhe gjeostrategjike në siguri të sovranitetit tonë. Të investosh në Himarë për një rrugë apo ujësjellës, në kushtet e agresivitetit të disa shovenëve akoma të paketuar, do të thotë ta mbrosh atë.

Bregu jonian ka një rezervë të madhe: ai mund të investojë për imazhin tonë, të vetë Shqipërisë. Prej këtyre anëve turistët e huaj do të përhapin nëpër botë pamjen e një vendi që nuk ka asgjë të ndryshme nga Evropa dhe qytetërimi i saj.

Në këtë trekëndësh kufijsh mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë nëpër shekuj janë pleksur e kacafytur interesa kundër nesh dhe në rezistencë me to hapësira e bregut jonian, gjeneratë pas gjenerate, ka mëkëmbur dhe formuar një mburojë të fortë dhe të paepur të identitetit kombëtar. Ky është një breg luftëtarësh të mëdhenj dhe po aq njerëzish të penës. Me një temperament mjaft karakteristik, vitalë e të shkathët, të lidhur fort me dëshirën për jetë dhe përparim e shumë të pasionuar pas protagonizmit pozitiv, shqiptarët e Jonit nuk ka gjë që nuk e arrijnë dot. Ata mund t‘i bëjnë tokat e tyre një "Eldorado".

Në të gjithë këtë gjerdan plazhesh me qyteza si Himara, Saranda, Dhërmiu, Borshi apo Orikumi e Radhima, një "portë" është Vlora. Të duhet të hysh e të kalosh nëpër të në rast se do të shkosh të pushosh gjatë bregut jonian. Vlora ka Otranton, "kyçin" e Adriatikut, por në duart e saj shtrëngon edhe "çelësin" e Jonit shqiptar. Investime në rrugët që të çojnë drejt saj po kryhen, por në të vërtetë deri sa të kapërcesh Tunelin e Ujit të Ftohtë të plas buza. Sheh se si gjenden aq shumë afër anti-imazhi me vetë imazhin. Natyrisht Shqipëria në rindërtim ka njëherësh mjaft përparësi, ndonjëherë para turizmit edhe nevoja urgjente, megjithatë në qytetin e Vlorës, brenda, të paktën, qeveritë mund të japin disa fonde më shumë.

Duhet të gjendesh për ca ditë në bregun jonian për të kuptuar se të gjithë ne, bashkë me vendin tonë, po ndryshojmë me shpejtësi. Edhe Vlora është një qytet që ka ndryshuar shumë. Ajo i ka dhënë fund skafizmit, periudhës dikur më të përfolur e më njollosëse për ne në mediat e huaja. Vlora ka lënë pas, për ta kujtuar sa më pak, atë që ndodhi në vitin 1997. Ky qytet ka kapërcyer përpara e madje nga hovi mund të na lerë pas. Vlonjatët kanë kuptuar se tani politika moderne janë zhvillimi ekonomik. Tre vite më parë, në verë, në faqet e maleve mbi det kishte me dhjetëra zjarre. U dënuan tre apo katër flakëvënës dhe më pas asnjë korije apo degë ulliri nuk u dogj më.

Kur ka zhvillim, bëhen bashkë shumë interesa për të ruajtur qetësinë e brendshme dhe maturinë kombëtare.

© Gazeta Shqip - 2006-2008


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun May 09 2010, 09:46am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Jugu i Shqipërisë çel sezonin turistik




Saranda, e gatshme për të pritur gjysmë milion turistë. Vlora, festivale dhe aktivitete argëtuese



09/05/2010

Jugu i Shqipërisë ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. E gjithë Saranda dje ka qenë në ditën më të veçantë të saj. Me pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve, të bizneseve dhe institucioneve, nga bashkia e qytetit është organizuar Festa e Detit, duke shënuar kështu çeljen zyrtare të sezonit të ri “Verë 2010”. Në cilësinë e qytetarit të parë të Sarandës, kryetari i bashkisë, zoti Edmond Gjoka, ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit në festën që e ka quajtur “Dita e Detit”. Gjoka tha se kjo verë do të jetë konfirmim i rritjes së fuqishme të flukseve të turistëve në Sarandë. Sipas Gjokës, Saranda çdo verë bëhet më tërheqëse për flukset turistike. Ai ka vlerësuar trendin e pandalshëm të shtimit numerik të turistëve të saj, që sivjet projektohet të jetë gjysmë milion, nga 412 mijë që ishin vitin e kaluar. Nga kryebashkiaku i Sarandës është vlerësuar se vërehet edhe një cilësi e re turistësh, ndërkohë që ka evidentuar faktin se Saranda është bërë qyteti më i preferuar nga kategoria e të rinjve. Ndërkaq, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Nikoll Lesi, ka pohuar se “e shpall Sarandën si bashkinë model në Shqipëri për përgatitjen e sezonit veror, në pikëpamje të punës dhe kulturës”. Ai ka folur edhe për një strategji të re të qeverisë, duke thënë se po bëhen të gjitha përpjekjet për të thithur këtë verë në Shqipëri turistë rusë e polakë, që pushojnë aktualisht në vendet fqinje. Lesi u shpreh se qeveria shqiptare destinon 3.7 milionë USD për Portin e Sarandës, ndërkohë që po negociohet për aeroportin e saj. Ndërkaq po dje, në zonën e Plazhit të Ri të Vlorës janë zhvilluar aktivitetet me rastin e ditës së çeljes së sezonit turistik.

Balona, elementë dekorativë me simbolikat e mirëseardhjes së sezonit, si dhe lojëra për fëmijë kanë veshur ambientet e plazhit publik. Ceremonia zyrtare është çelur nga nënkryetari i bashkisë, Edi Leka. Ai ka uruar për një sezon të mbarë, ndërkohë që ka rikonfirmuar këmbënguljen e bashkisë për përfundimin e projekteve të nisura në infrastrukturë. Më pas skena është mbushur nga artistët e “Aulona Festival”, në të cilin kanë marrë pjesë grupe shqiptare nga Kosova, Shkupi, por dhe nga Italia, Rumania, Bullgaria, Polonia, Kroacia etj., që kanë performuar me numrat e tyre më të mirë. Gjithë paraditja është shoqëruar edhe me hedhjet me parashuta të grupit të aeronautikës. Ndërkaq, shoqatat e ndryshme të motoristëve dhe të mjaft të pasionuarve të tjerë të tyre apo automjeteve, i dhanë Vlorës gjallëri, duke e nxjerrë atë nga monotonia e saj e përditshme. Aktivitet e çeljes së sezonit turistik do të zgjasin katër ditë dhe në disa pika të qytetit të Vlorës do të ngrihen podiume për grupet artistike, të cilët do të shfaqin vlerat e tyre dhe të vendeve që ata përfaqësojnë.



copyright ©2010 Gazeta SHQIP
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Al Bundy
Sun May 09 2010, 05:26pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Wow. Sapo lexova postimet dhe informacionin per Vlonen(ndonese 1 vit me vonese) dhe mundem me than :hallall se dijne si me ofru turizem. Foto joshese, çmime te detajume gati per gjithçka, keshilla ,udhezime etj etj. Ma ka ftof Velipojen. Une te kjo e fundit kam me shku simjet per lidhje sentimentale po vitin tjeter ama...Vlore,Himare e Dhermi: Me pritni se erdha!

P.S: Per mu z.Leci ka ba shume mire qe ka hap kyt teme dhe qe e ushqen. Bile kisha thane qe me hape edhe per zona te tjera turistike ne Shqiperi. Asht marre me thane qe njohim shtetet ku jemi ma mire se vendin tone. Mu tregu lokalist asht krejt demode.
Ishalla bahem nji dite mi ra Shqiperise ane e mbare per me mujt mi zbulu ne bukurine e saj.



Back to top
L - N
Mon Aug 30 2010, 12:14pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
QYTETI I PAMVARESISE – NE CIRILICE!



Shqiptaret e Kosoves ne bregun e detit te Shqipnise po shkojne si mbas nji andrre. Tuj u mundue me e pa e me e diktue – Atdheun.



Zakonisht kthehen te djegun e percelluem nga dielli i forte ‘shqiptar’ (jau mbajshin shtrejte cadrat!), pa la sepse s’kishte uje rregullisht neper ato apartamente ndertue ne zallin e plazhes, me ere urine neper trup e tesha nga deti ku Shqipnia derdh ujnat e zeza, nencmue nga kamarierat e paedukuem, paragjykue nga shqiptaret pernime (kosovaret jane shqiptare permahi – MK), hutue e turpnue qe nuk diten me e pa e as me e diktue kurkund – Atdheun. Maje tanave: edhe cirilica neper rruge edhe Ceca neper radiot e taksistave dhe restoraneve, i bane me ju gezue Kosoves, njashtu si i gezohet Odiseu Itakes.




Migjen Kelmendi

Ne Kosove, deri te shpallja e pamvaresise me 17 Fror 2008, Vlora, qytet n’Shqipni, e kishte kuptimin e ‘djepit’ te shtetit shqiptar, te historise dhe krenarise kombetare. Vlora ne syte e nji kosovari nacionalist zakonisht shkonte bashke me flamurin dhe gjuhen shqipe. Kosova i kendonte Vlores, nji gjenerate e tane e kishte te stampueme ne ‘likure’ emnin – Vlora. Vlora ishte krejt ajo qe i mungonte nji shqiptari prej Kosove – shteti.

Sot, shume dekada ma vone, kur edhe Kosova tashma u ba shtet, Vlora na u zbulue ne tane vertetesine e vet: vend bregdetar i cili atrakton - Turistin! Vlora na u cullakue tragjikisht ne syte e shqiptareve te Kosoves qe e kishin mitizue aq shume, si cdo vend tjeter i bregut te detit. Vlora, e pa se nuk jetohet nga miti dhe historia dhe ju kthye jetes. E jeta nuk flet vetem shqip! Prandaj, keto foto qe na i derguen ne adresen e redaksise se Rrokum.TV, ku ne cirilice miklohet, ftohet, lutet Turisti (me “T” te madhe), jane dokumente te ketij transformimi neper te cilin po kalon Shqipnia, bashke me bregun e saj. Bashke me Vloren. Sado te cuditshme per nji nacionalist prej Kosove qe mun i duket cirilica ne zemer te qytetit ‘mitik’ shqiptar.

Shqiptaret e Kosoves ne bregun e detit te Shqipnise po shkojne si mbas nji andrre. Tuj u mundue me e pa e me e diktue – Atdheun. Zakonisht kthehen te djegun e percelluem nga dielli i forte ‘shqiptar’ (jau mbajshin shtrejte cadrat!), pa la sepse s’kishte uje rregullisht neper ato apartamente ndertue ne zallin e plazhes, me ere urine neper trup e tesha nga deti ku Shqipnia derdh ujnat e zeza, nencmue nga kamarierat e paedukuem, paragjykue nga shqiptaret pernime (kosovaret jane shqiptare permahi – MK), hutue e turpnue qe nuk diten me e pa e as me e diktue kurkund – Atdheun.

Maje tanave: edhe cirilica neper rruge edhe Ceca neper radiot e taksistave dhe restoraneve, i bane me ju gezue Kosoves, njashtu si i gezohet Odiseu Itakes.

Me konstatue me tute, ashtu vet-me-veti, mos i po i ndigjojne nacional-komunistat:

KOSOVA ASHT SHQIPNIJA PERNIME!
NE SHQIPNI NUK BANON – SHQIPNIJA!



© Copyright 2009
trokit ketu


[ Edited Mon Aug 30 2010, 12:15pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
guest
Wed Sep 01 2010, 10:17pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
Lec Neli ka shkruar:

QYTETI I PAMVARESISE – NE CIRILICE!



Shqiptaret e Kosoves ne bregun e detit te Shqipnise po shkojne si mbas nji andrre. Tuj u mundue me e pa e me e diktue – Atdheun.



Zakonisht kthehen te djegun e percelluem nga dielli i forte ‘shqiptar’ (jau mbajshin shtrejte cadrat!), pa la sepse s’kishte uje rregullisht neper ato apartamente ndertue ne zallin e plazhes, me ere urine neper trup e tesha nga deti ku Shqipnia derdh ujnat e zeza, nencmue nga kamarierat e paedukuem, paragjykue nga shqiptaret pernime (kosovaret jane shqiptare permahi – MK), hutue e turpnue qe nuk diten me e pa e as me e diktue kurkund – Atdheun. Maje tanave: edhe cirilica neper rruge edhe Ceca neper radiot e taksistave dhe restoraneve, i bane me ju gezue Kosoves, njashtu si i gezohet Odiseu Itakes.




Migjen Kelmendi

Ne Kosove, deri te shpallja e pamvaresise me 17 Fror 2008, Vlora, qytet n’Shqipni, e kishte kuptimin e ‘djepit’ te shtetit shqiptar, te historise dhe krenarise kombetare. Vlora ne syte e nji kosovari nacionalist zakonisht shkonte bashke me flamurin dhe gjuhen shqipe. Kosova i kendonte Vlores, nji gjenerate e tane e kishte te stampueme ne ‘likure’ emnin – Vlora. Vlora ishte krejt ajo qe i mungonte nji shqiptari prej Kosove – shteti.

Sot, shume dekada ma vone, kur edhe Kosova tashma u ba shtet, Vlora na u zbulue ne tane vertetesine e vet: vend bregdetar i cili atrakton - Turistin! Vlora na u cullakue tragjikisht ne syte e shqiptareve te Kosoves qe e kishin mitizue aq shume, si cdo vend tjeter i bregut te detit. Vlora, e pa se nuk jetohet nga miti dhe historia dhe ju kthye jetes. E jeta nuk flet vetem shqip! Prandaj, keto foto qe na i derguen ne adresen e redaksise se Rrokum.TV, ku ne cirilice miklohet, ftohet, lutet Turisti (me “T” te madhe), jane dokumente te ketij transformimi neper te cilin po kalon Shqipnia, bashke me bregun e saj. Bashke me Vloren. Sado te cuditshme per nji nacionalist prej Kosove qe mun i duket cirilica ne zemer te qytetit ‘mitik’ shqiptar.

Shqiptaret e Kosoves ne bregun e detit te Shqipnise po shkojne si mbas nji andrre. Tuj u mundue me e pa e me e diktue – Atdheun. Zakonisht kthehen te djegun e percelluem nga dielli i forte ‘shqiptar’ (jau mbajshin shtrejte cadrat!), pa la sepse s’kishte uje rregullisht neper ato apartamente ndertue ne zallin e plazhes, me ere urine neper trup e tesha nga deti ku Shqipnia derdh ujnat e zeza, nencmue nga kamarierat e paedukuem, paragjykue nga shqiptaret pernime (kosovaret jane shqiptare permahi – MK), hutue e turpnue qe nuk diten me e pa e as me e diktue kurkund – Atdheun.

Maje tanave: edhe cirilica neper rruge edhe Ceca neper radiot e taksistave dhe restoraneve, i bane me ju gezue Kosoves, njashtu si i gezohet Odiseu Itakes.

Me konstatue me tute, ashtu vet-me-veti, mos i po i ndigjojne nacional-komunistat:

KOSOVA ASHT SHQIPNIJA PERNIME!
NE SHQIPNI NUK BANON – SHQIPNIJA!



© Copyright 2009
trokit ketu



jena popull pa ndergjegje komtare.


Back to top
Ultra-Shkodrane
Sun Sep 05 2010, 05:26pm
Registered Member #3169
Joined: Sat Jul 18 2009, 05:40pm

Posts: 106
Asht e vertet ajo qi thu ti guest, por kjo ndodh sepse jena popull injorant, s'kena ken najhere komb me zemer e vetdije,kastan menoj se ndodh kja gja, nji popull kur s'don njerzit e vet kthehet ne ky qi jena sot, komb pa komb. Komb farefisnore apo primitiv.
Edhe e keqja asht se kerkuj si bajm ma keq se vedit, Shqiptart e trojeve tjera jane shume ma te edukum, patriota e atdhetare se jena na, na shqiptart e shqipnise jo vetem jena t'prapametun por kena edhe menen e madhe per halabakdhekun qi kena.
Maje mend se Shqitart e Kosovs shume shpejt ka me kene shume ma e zhvillume se na, sepse Shqiptart e Kosovs besojn ne atdhedashuni, komb e patriotizem, kurse na besojm vetem ne injoranc, lek e dhune si dikure ne koh te enverit, vetem se tash jena te lire me kene injoranta e mos me na fut kush me fis neer burgje. Gjergj Fishta para 100 vjetve ka pa thane se s'ka komb pa trojet e Shqinise t'coptume, dhe kjo fjale asht mase e vertet sot fatkeqsisht.
Popull injorant, farefisnore e primitiv, demek jena ne europe.
Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3531 sec, 0.0880 of that for queries. DB queries: 54. Memory Usage: 3,045kB