Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkodra dhe Politika
 
<< Previous thread | Next thread >>
Qeveria Berisha shtyn per aprovim legalizimin e martesave gay (homoseksuale).
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Thu Jul 30 2009, 12:55pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Berisha: Legalizim martesave gay

E Enjte, 30 Korrik 2009

Kryeministri Sali Berisha, deklaroi dje se ka marre nje draft per te luftuar diskriminimin e pakicave me corientim seksual dhe paralajmeroi se do te hedhe per miratim ne Kuvend, nje ligj qe perfshin edhe martesat brenda gjinise. Informacioni i publikuar nga Berisha, qe menjehere ngjalli debate, erdhi ne kundershtim me hartuesit e draftit. Elsa Ballauri, kryetare e Forumit per te Drejtat e Njeriut, i tha dje gazetes "Koha Jone", se ky projektligj i pergatitur prej tyre dhe diskutuar nga disa organizata te tjera, nuk e ka perfshire opsionin e martesave brenda gjinise. Edhe Aurela Anastasi, drejtore e Komitetit Shqiptar te Helsnikit, tha se ne draftin e shqyrtuar, nuk ekziston nje pike qe te sanksionoje me ligj, martesat gay.

Berisha

Kryeministri, ka prezantuar dje ne mbledhjen e Komitetit Nderministror per Integrimin plan veprimin per dialogun e liberalizimit te vizave, prej te cilit do te nxirret raporti perfundimtar mbi ceshtjet qe mbeten per t'u plotesuar nga Udherrefyesi qe permban kushtet qe duhet te plotesoje Shqiperia per liberalizimin e vizave. Ne fund te fjales se tij, Berisha tha se nje ligj tjeter eshte shume i rendesishem kunder diskriminimit. Ai lajmeroi se ky ligj eshte ofruar nga shoqeria civile dhe ka te beje me te drejtat e pakicave te qendrimeve te caktuara.

Kryeministri pranoi se ndonese "ky ligj i pergatitur nga shoqeria civile eshte ne Parlament", "duhet te shihet se cilat do te jene qendrimet dhe sa do te mund te favorizohen ato". Duke shprehur opinionin e tij lidhur me draftin, Berisha tha: "Une mendoj se pavaresisht nga debati qe mund te ngjalle ky ligj, diskriminimi eshte i papranueshem. Ky ligj ka te beje me te drejtat e martesave brenda gjinise dhe probleme te tjera te kesaj natyre. Kjo synon thjesht vendosjen mbi baza ligjore dhe jo diskriminuese, te nje te drejte tashme teresisht te ligjeruar ne vendet evropiane".

Ne kete pike, Berisha beri thirrje qe "ky ligj te shqyrtohet me seriozitetin me te madh, pasi eshte nje standard qe gjykoj se zhduk nje lloj diskriminimi". Kete, Berisha e justifikoi me faktin sipas tij, se "ketu nuk ka nje qendrim armiqesor ndaj ketyre pakicave" dhe perforcoi: "Fatmiresisht, nuk ka nje qendrim armiqesor mediatik dhe kjo eshte nje arritje e vertete. Ky eshte nje standard, i cili ka te beje qartesisht me te drejtat e njeriut dhe qe ka mbeshtetje ne konventat ne te cilat vendi aderon dhe eshte e detyruar t'i respektoje. Vertet qe ne nuk i ndalojme keto martesa, por keto nuk ndodhin sepse eshte opinioni. Me mire te veproje ligji, sic veprohet me te gjitha perkujdesjet per te zhdukur diskriminimin".

Ballauri-Anastasi

Reagimi i organizatave qe merren me te drejtat e njeriut, ka qene i menjehershem. Te pyetur nga "Koha Jone", ata jane shprehur se jane pro draftit qe parashikon shmangien e diskriminimit te nje kategorie pakicash ku futen dhe homoseksualet, por shtuan se nuk kane kerkuar martesat brenda gjinise. Elsa Ballauri, kryetare e Forumit per te Drejtat e Njeriut, i tha dje gazetes "Koha Jone", se projektligji eshte pergatitur prej kesaj organizate dhe eshte duke iu dhene dora e fundit. Duke cituar edhe drejtuesin e nje tjeter shoqate per te drejtat e njeriut, Altin Hazizaj, Ballauri tha se asnje prej tyre, nuk ka kerkuar ose perfshire ne projektligj, opsionin e marteses brenda gjinive. "Ne nuk e kemi te perfshire martesen brenda homoseksualeve si nen te mundshem te projektligjit", - tha Ballauri. Ajo shtoi se kjo nuk eshte bere se Forumi qe ajo drejton apo organizatat e tjera per mbrojtjen e te drejtave te njeriut, jane pro ose kunder martesave gay, por theksoi se "Shqiperia eshte ende e papergatitur per nje hap te tille".

Te njejten gje deklaroi edhe drejtorja e re e Komitetit Shqiptar te Helsinkit, Aurela Anastasi e cila vjen ne kete detyre, para pak muajsh, pasi ish-drejtorja Vasilika Hysi, kandidoi dhe fitoi si kandidate per deputete e Partise Socialiste. Hysi, ishte numri 1 i PS ne listen e kandidateve, perballe Sali Berishes nga PD. Duke folur mbreme me "Koha Jone", lidhur me draftin, Anastasi tha se gjate gjithe shqyrtimit te draftit, nuk kishte konstatuar ndonje nen qe te perfshinte martesat brenda gjinise.

Pervoja e BE

Tre vende nga 27 evropiane, Holanda, Belgjika dhe Norvegjia e kane te ligjeruar martesen homoseksuale. Nje perpjekje e njejte tek fqinji yne Italia ka ngjallur reagimin e forte te Vatikanit. Edhe ne Shqiperi ato qe ngjallin reagim te kundert jane padyshim institucionet fetare. Si Kurani dhe Bibla jane perdorur si argumente te forta kunder marteses homoseksuale ne bote.

Prezantimi i nismes, ministrat shperthejne ne gaz

Pervec debatit publik qe ka ngjallur projektligji per martesat mes homoseksualeve ne vendin tone, pa shperthyer ne te qeshura gjithsesi te permbajtura, nuk mund te qendronin dje, ndersa kryeministri proklamonte draftin, edhe ministrat aktuale, te pranishem ne mbledhjen e radhes se qeverise. Nuk mbeti pa e shoqeruar fjalen me nje buzeqeshje te lehte as vete kryetari i qeverise, prane te cilit mezi e mbanin te qeshuren, ministrat Lulzim Basha, Majlinda Bregu dhe Gazmend Oketa. Buzeqeshje e forte dallohej edhe te Genc Ruli e ministra te tjere. Mesa duket, edhe ata i ka surprizuar ky projektligj, qe ne njefare menyre, pervec shuarjes se nuancave te diskriminimit, kerkon edhe qasjen ne Bashkimin Evropian. Ca me teper, Bregu iu kthye dhe gazetareve duke qeshur lehte, disi e habitur nga "surpriza". Por toni serioz me te cilin foli Berisha, i frenoi ministrat qe te shperthenin ne gaz. "Pavaresisht nga debati qe mund te ngjalle, diskriminimi eshte i papranueshem", - u shpreh kryeministri, i cili kerkoi gjithashtu qe martesat mes personave te se njejtes gjini te mos paragjykohen.

Batutat e Berishes per Ramen:

"Fotot e Rames lakuriq, kane qarkulluar ne kater vende te botes. Nuk eshte Berisha kurre qe e ka fotografuar, as ka derguar ndonje ta beje. Ka qene minister kur ka dale nudo. Ai filloi orgjite kolektive, per gjashte muaj resht, vete i gjashti. Ia dine te gjithe njerezit e asaj kohe. Une nuk e kam filmuar, por dihen si ngjarje.

(Marre nga "Opinion")

© 1991 - 2009 Koha Jone


[ Edited Sun Jan 17 2010, 10:42am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jul 30 2009, 01:01pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Hartuesja e ligjit për martesat homoseksuale: Ka edhe politikanë gay

Shekulli Online | 30/07/2009

TIRANË - Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar dje se shumë shpejt do ta kthejë Shqipërinë në një vend ku do të lejohen me ligj martesat e homoseksualëve.
Elsa Ballauri, (kryetarja e Grupit Shqiptar të Lirive dhe të Drejtave të Njeriut), një ndër hartueset kryesore të këtij projektligji, shpjegon pse-të e këtij ligji dhe pranon se në politikën shqiptare ka homoseksualë, por më shumë homofobë.

Deklarata e Berishës është bërë gjatë mbledhjes së Këshillit Ndërministror të Integrimit dhe ka shkaktuar të qeshura të forta tek vetë vartësit e tij.

Për të justifikuar këtë vendim, Berisha ka thënë se është një standard evropian. Vitet e fundit disa shtete Europiane kanë ligjëruar martesat ndërmjet homoseksualëve por vetëm në Holandë, Belgjikë, Spanjë, Norvegji dhe Suedi çiftet homoseksuale kanë të drejta të njëjta me çiftet heteroseksuale.

Shtetet e tjera kanë preferuar që ti japin të drejta pothuajse të barabarta me heteroseksualët por duke e quajtur një lloj bashkëjetese ligjore por jo martesë. Në mentalitetin shqiptar, ku ende homoseksualët nuk kanë guximin që të dalin hapur dhe të pranojnë atë që janë, pritet të ketë reagime të forta.

Momentalisht, Shqipëria nuk e ka përcaktuar qartë në Kodin e Familjes çështjen e homoseksualëve. Neni gjashtë i Kodit thotë: "Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç".

Kjo fjali e ndërtuar me 15 fjalë, është i gjithë kuadri ligjor shqiptar për këtë çështje. Kjo do të thotë se homoseksualët nuk do të dënohen nga ligji për veprimet e tyre, por nga ana tjetër, nuk u lejohet që të ligjërojnë bashkimin në një familje të tipit grua-grua ose burrë-burrë.

"Një ligj tjetër është shumë i rëndësishëm kundër diskriminimit. Ky ligj është ofruar nga shoqëria civile dhe ka të bëjë me të drejtat e pakicave të qëndrimeve të caktuara. Këtë ligj e ka përgatitur shoqëria civile",- tha dje Kryeministri Berisha. Ai shpjegoi se me anë të këtij ligji do të shihen qartësisht qëndrimet që do të mbahen kundrejt homoseksualëve, si dhe mënyrat se si ata mund të favorizohen.

"Unë mendoj se, pavarësisht nga debati që mund të ngjallë ky ligj, diskriminimi është i papranueshëm. Ky ligj ka të bëjë me të drejtat e martesave brenda gjinisë dhe probleme të tjera të kësaj natyre",- tha dje Kryeministri Berisha, duke iu referuar ligjit për të drejtat e homoseksualëve.

Por, menjëherë kjo thënie është shoqëruar me të qeshurat e ministrave, të cilët ishin krejt të papërgatitur për këtë gjë. Edhe vetë ata e kishin të vështirë të besonin këtë projektligj të ri të Kryeministrit.

Për të justifikuar projektligjin, Berisha tha: "Kjo synon thjesht vendosjen mbi baza ligjore dhe jo diskriminuese, të një të drejte tashmë tërësisht të ligjëruar në vendet evropiane. Ky ligj është në Parlament dhe duhet të shqyrtohet me seriozitetin më të madh, pasi është një standard që gjykoj se zhduk një lloj diskriminimi".

Ndërkohë, ai shpjegoi se në këtë ligj nuk ka asnjë qëndrim armiqësor ndaj këtyre pakicave. "Fatmirësisht, nuk ka një qëndrim armiqësor mediatik dhe kjo është një arritje e vërtetë.

Ky është një standard, i cili ka të bëjë qartësisht me të drejtat e njeriut dhe që ka mbështetje në konventat, në të cilat aderon dhe është e detyruar t'i respektojë. Vërtet që ne nuk i ndalojmë këto martesa, por këto nuk ndodhin, sepse është opinioni.

Me mirë të veprojë ligji, siç veprohet me të gjitha përkujdesjet për të zhdukur diskriminimin",- përfundoi Berisha.
Ndërkohë, burime nga Kuvendi dhe Kryeministria pohuan se ligji i ri për homoseksualët nuk është ende gati.

Ai është në fazën finale dhe më pas do të kalojë tek juristët, të cilët do i japin dorën e fundit. Kjo pritet që të ndodhë gjatë javës së ardhshme.
Nga ana tjetër, pritet që për këtë ligj të ketë reagime të forta nga tre komunitetet fetare në vend.

Të kontaktuar nga "Shekulli", përfaqësuesit e komuniteteve fetare pohuan se ende nuk kanë marrë kontakt me projektligjin, por në parim janë kundër tij. "Ne do të shohim ligjin që po përgatitet dhe më pas do paraqesim objeksionet tona",- thanë komunitetet fetare.

Zgjidhja franceze

Shumë vende europiane kanë pasur presione të forta në lidhje me homoseksualët, martesën e tyre, por edhe kërkesën për të adoptuar një fëmijë. Një zgjidhje racionale është dhënë nga Franca.

Në këtë shtet, dy homoseksualë paraqiten në njësinë e qeverisjes vendore, bashkia ose komuna, dhe kërkojnë që të regjistrohen si homoseksualë. Ata pajisen me një dokument "Pacte Civil de Solidarité", që do të thotë se shoqëria i pranon për atë që janë, i njeh për atë që janë dhe i lejon që të bashkëjetojnë lirisht.

Kjo zgjidhje ka lënë të kënaqur komunitetin gay dhe pjesën tjetër të personave që ishin kundër martesave të homoseksualëve. Për, në vitin 2004, çifte gay thyen rregullat dhe u martuan. Që nga ajo kohë ka nisur një debat i ashpër ligjor ku gjykatat anulojnë martesat gay.

Britania

Edhe britanikët kanë gjetur një zgjidhje interesante për martesat gay. Termi që përdoret për çiftet gay që bashkëjetojnë është "Partnership civil". Kjo i jep çifteve gay të gjitha të drejtat e martesës por jo një martesë legale. Partia Jeshile kërkoi legalizimin e martesave gay por kryeministri Gordon Braun e rrëzoi këtë kërkesë.

Kodi i Familjes

Sipas juristëve, ligji pritet që të ketë një rrugë të vështirë deri në miratim. Kjo për faktin se, një ligj që lejon martesat e homoseksualëve, bie ndesh me Kodin e Familjes. Pra, ndryshimet duhet të nisin që nga Kodi i Familjes, i cili është një ligj i rëndësishëm që kërkon 84 vota dhe kjo është e vështirë për t'u arritur.

MARTESA
KREU I
KUSHTET THELBËSORE PËR LIDHJEN E MARTESËS
Mosha e lidhjes së martesës
Neni 7
Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë
mbushur moshën 18 vjeç.
Gjykata e vendit ku lidhet martesa, për shkaqe me rëndësi, mund
të lejojë martesën edhe përpara kësaj moshe.

Parajsa rajonale

Miratimi i një ligji të tillë do të kthente Shqipërinë në "parajsën" e homoseksualëve të rajonit, por edhe më gjerë. Ne do të bëheshim vendi i shtatë në Europë, pas Holandës, Belgjikës, Spanjës, Norvegjisë dhe Suedisë që u jep çifteve gay të njëjtat të drejta me çiftet hetero. Por, për shkak të pozicionit gjeografik, ne do të tërhiqnim numrin më të madh të homoseksualëve që ndodhen në vendet e rajonit apo edhe më gjerë.

Në disa raste, edhe gay shqiptarë kanë zgjedhur që të martohen dhe këtë gjë e kanë kryer në Holandë. Legalizimi i martesave gay në Shqipëri do të sillte një rritje të numrit të homoseksualëve që do të aplikonin për martesë në vendin tonë.

Kisha dhe gay-t

Italia është një nga vendet që ka tentuar të legalizojë martesat mes të njëjtit seks, por ka dështuar pas ndërhyrjes së menjëhershme dhe të fortë të Vatikanit.

Kisha ka pranuar të bëjë lëshime në lidhje me abortin apo përdorimin e prezervativëve, por ka qenë totalisht kundra martesës gay. Në këtë pikë, Italia është detyruar që të tërhiqet.

Një situatë e ngjashme është edhe në vendet e tjera të Europës, ku pushteti i kishës ndihet ende.

Lidhja më internet

Edhe pse të fshehur e të frikësuar, grupe të ndryshme homoseksualësh shqiptarë kanë arritur të organizohen në forma të ndryshme, ku më kryesorja është interneti. Momentalisht ekziston një numër i madh faqesh, ku meshkujt homoseksualë shqiptarë mund të takohen, por pothuajse asnjë për femrat.

Në to shihet një trafik i lartë takimesh dhe shkëmbime idesh. Në shumë raste ka publikime për botën gay, ndërkohë që mbështetja është e vazhdueshme nga grupet e tjera gay. Risia me emrin "FaceBook" po i jep një tjetër dimension komunikimit mes anëtarëve të këtij komuniteti.

Hartuesja e projektligjit për të drejtat e homoseksualëve: "Nëse ligji implementohet, homofobia do humbasë forcën"

Ballauri:

"Në politikën shqiptare ka homoseksualë"

TIRANË - Ligji për të drejtat e homoseksualëve është hartuar nga shoqëria civile, e cila më pas ia ka prezantuar Kryeministrit Berisha. Një ndër hartueset kryesore të këtij projektligji është Elsa Ballauri, kryetarja e Grupit Shqiptar të Lirive dhe të Drejtave të Njeriut. Zonja Ballauri ka shpjeguar në një intervistë për "Shekulli"-n të gjitha detajet e këtij ligji, por edhe arsyen përse duhet bërë.

"Homoseksualët janë një grup njerëzish që jetojnë një jetë të vështirë, të ndrydhur nga paragjykimet e familjarëve, të shoqërisë, të shtetit, madje shpesh edhe të vetes së tyre",- thotë ajo. Por, nga ana tjetër pranon edhe ekzistencën e homoseksualëve në jetën politike shqiptare, edhe pse deri më tani asnjë prej tyre nuk e ka pranuar këtë gjë.

Zonja Ballauri, ju keni punuar në hartimin e ligjit për homoseksualët. A mund të na shpjegoni në çfarë konsiston ky ligj?

Ne kemi punuar prej vitesh mbi përpilimin e ligjit Kundër Diskriminimit. Ky është një projekt i Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut që unë drejtoj, me një grup ekspertësh shqiptarë dhe të huaj dhe donator ka qenë Komiteti Suedez i Helsinkit.

Ligji Kundër Diskriminimit ekziston tashmë në shumë vende të botës, sidomos në vendet më të përparuara, ku diskriminimi është quajtur prej kohësh një problem i madh shoqëror që duhet zhdukur.

Ligji trajton kategoritë që mund të diskriminohen në Shqipëri si, p.sh., minoritetet etnike, grupet e margjinalizuara, ku mes tyre bëjnë pjesë edhe homoseksualët.

Pra, ky ligj i mbron këta njerëz nga dhuna e shtetit, e administratës së tij, apo nga veprimet jo ligjore të disa shtetasve ndaj shtetasve të tjerë. Ky ligj i mbron individët e këtyre grupimeve nga veprimet arbitrare. Mbrojtja behët duke paraqitur rastin në gjykatat e vendit.

Nëse një person largohet nga puna si homoseksual, ai mund të mbrohet nga ligji dhe të rikthehet në punë. Në fund të fundit, ligji krijon sjellje të reja shoqërore antidiskriminuese, vë në vend padrejtësitë dhe ndryshon psikologjinë diskriminuese të qytetarëve.

Përse është bërë ky ligj në këtë moment të caktuar? Kaq i madh është numri i homoseksualëve në Shqipëri, sa është i nevojshëm hartimi i një ligji?

Gjithmonë njerëzit i preokupon enigma. Realisht nuk ka një shifër, sepse shifra mund të ketë efekt në rastin e një studimi real dhe të çliruar nga paragjykimet.

Homoseksualët janë një grup njerëzish që jetojnë një jetë të vështirë, të ndrydhur nga paragjykimet e familjarëve, të shoqërisë, të shtetit, madje shpesh edhe të vetes së tyre. Si rrjedhim, ende nuk është koha e një shifre, po nuk është as koha e injorimit të tyre si një komunitet shumë i përhapur.

Ne, si mbrojtës të të drejtave të njeriut, nuk na bën përshtypje sasia, por ekzistenca. Për sa kohe ata ekzistojnë, atëherë duhen mbrojtur.
Sa për momentin, ai është gjithmonë oportun, natyrisht, tani më shumë se çdo herë tjetër, sepse ndodhemi në periudhën e dhënies së provimeve përpara Europës.

A nuk mendoni se është pak herët për një ligj të tillë, në një kohë kur shqiptarët njihen si një
popull homofob?

T'i vësh vetes emërtime të tilla, nuk më duket e drejtë. Shqiptarët janë aq homofobë sa ç'ka qenë dhe është çdo vend tjetër. Po të shohësh historinë e popujve të Europës, ata janë zhvilluar nëpërmjet një homofobie të egër. Shqiptarët kanë nevojë për një edukim ndryshe dhe ky ligj është një nga të parët mekanizma për t'i edukuar ata. Nëse ligji implementohet siç duhet, homofobia shqiptare do të humbasë forcën e saj.

Si arritët të bindni Kryeministrin Berisha për të pranuar një ligj të tillë?


Kur unë e kam takuar Berishën, ai ishte i bindur dhe plotësisht dakord me ligjin. Kjo më tregoi mua që kisha të bëja me një politikan të mençur dhe pragmatist.

Në momentin e tanishëm, me arritje të tilla dhe pikësynime të rëndësishme përpara, siç ka marrë përsipër Berisha të kryejë, miratimi nga ana e tij e një projektligji të tillë, është një sfidë interesante dhe e guximshme për realitetin kombëtar dhe një mbështetje e mirë atë ndërkombëtar.

A mendoni se ky ligj do të ketë mbështetjen e Parlamentit?

Besoj që po, ne kemi lobuar shumë për të, ndërsa Parlamenti i ri ka edhe shumë pjesëtarë mendjehapur që do të ndihmojnë aty brenda për miratimin e projekt ligjit.

A ka homoseksualë ose homofobë në politikën shqiptare?


Natyrisht që ka. Mendoj që ka shumë më tepër homofobë se sa homoseksualë.


Kryeministri Sali Berisha ka lëshuar sot një "bombë" të vërteta në një takim ndërministror për integrimin, duke deklaruar se Shqipëria do jetë një nga vendet ku do lejohen martesat gay.
Berisha tha se projektligji i përgatitur nga një organizatë joqeveritare në Tiranë ka mbështetjen e tij dhe do dërgohet nga qeveria në parlament.

Shtetet në botë të cilat lejojnë martesat gay numërohen me gishtat e dorës. Priten hollësi rreth këtij deklarimi per te kuptuar nese eshte nje nga gafat e zakonshme te kryeministrit, apo nje projekt serioz qe do perfundoje vertet ne Parlament.

"Ky ligj është i sponsorizuar nga shoqëria civile. Pavarësisht nga debatet që mund të ngjallë , diskriminimi është i papranueshëm. Kjo synon vendosjen mbi baza ligjore dhe jo diskriminuese e një të drejte tashmë tërësisht të ligjëruar në vendet europiane" - tha Berisha.

Ne fakt vetem nga 27 europiane, vetem Holanda, Belgjika dhe Norvegjia e lanë të ligjëruar martesën homoseksuale. Italia tentoi por pati kundershtime te ashpra të Vatikanit. Bibla dhe Kurani kanë argumente të forta kundër martesave homoseksuale.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Sun Jan 17 2010, 10:36am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jul 30 2009, 01:02pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Muca: Berisha eshte malesor, nuk eshte nisme e tij

E Premte, 31 Korrik 2009

"Kryeministri eshte malesor, nuk besoj te kete ide te tilla per homoseksualet. Kushedi se c'qellime kane ne qeveri, qe ngrene nisma te tilla". Keshtu u shpreh dje ne nje prononcim per "Koha Jone", kryetari i Komitetit te Myslimaneve Shqiptare, Selim Muca, sipas te cilit, praktika e martesave ne gjini, nuk duhet toleruar. Per z.Muca, duhet te kete ndonje prapavije qe ka lidhje me Bashkimin Evropian dhe integrimin ne te, pranimi i nje drafti te tille. Duke komentuar prezantimin nga Berisha te ketij drafti, Muca tha se komuniteti i besimtareve qe ai perfaqeson, eshte kryekeput kunder kesaj nisme. Gjithsesi ai nuk saktesoi ndermarrjen e ndonje reagimi protestues nese projektligji ne fjale merr perfundimisht "ok" ne Parlament. "Jo me kot Zoti i ka krijuar vec burrin e vec gruan, qe ata te bashkohen me njeri-tjetrin e jo me te njejtin lloj", komentoi me tej Muca, duke nenkuptuar se kjo do te binte ndesh me ligjet e Zotit. Sipas tij, edhe nese ligji miratohet, ai do te bjere gjithsesi ne kundershti me mentalitetin dhe kerkesat e popullit shqiptar.

© 1991 - 2009 Koha Jone


[ Edited Sun Jan 17 2010, 10:37am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Jul 30 2009, 01:22pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Mu me duket se Shqipnija po nryshon jashtzakonisht shum shpejt, prej shoqnise te bazume ne kanun e kodin e kanunit te Lek dukagjinit qe mashkullit Shqyptare i asht dasht me deke me pushk ne dore e si mmashkull maco te shoqnia ku shqipnija si duket ka mu ba shoqnia e destiniacionit ma te preferum te homoseksualve ne Europe, kaqi edhe asht veni ma i varfen e ma i lire ne europe. Ku ku ca na ka gjet me politiken shqyptare, deri tash kena ken ne gazep si popull se na asht dasht me ju pershtat politiks shqyptare me krime, hajni e mashtrime tash si duket duhet me fillu me msu me ju pershtat edhe politiks Shqyptare Homoseksuale.

Sa ektrimista me duken politikant Shqiptare e, prej ne diktaturen ma katile te europs e prej venit ma te varfen e ma te prapametun ne europe fille e ne vend i lire per martesa homoseksuale, kur vetem 3 vene ne europ e kan aprovu kyt ligj Holland-Norvegji-Belgjike


Ne qoft se politika shqyptare e shoqnia ka homoseksual qe kan nevoj mu martu njani me tjetrin e ne qoft se shpejt europa ka me na hek vizat kush po i nale kta homoseksualt shqyptare me shku ne venet qe lejohet martesa e te njajtit seks mu martu, apo ka hall qeveria e klasa politike se harxhohen shum e ka hall mos me i lan homoseksualt shqyptare me harxhu lekun jash shqipnise???

Shqipnija po nryshon biles ne mnyr ekstreme, edhe ikyt nryshim e kena pas mangut se tana punt tjera i kena pas per terezi, apo nuk jena na shqyptart shoqni me eksperienc demokratike e me toleranc demokratike, ku ku per ne ca na ka gjet me klasen politike qe zgjellim vete.


[ Edited Sun Jan 17 2010, 10:37am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
babo
Thu Jul 30 2009, 01:45pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
asht krejt e qarte se asht nji nder ato ligje qe aprovohen thjesht se dona me ken pjese e BE dhe se duhet mi pas para se me marre te drejten me hy ne BE

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
L - N
Thu Jul 30 2009, 01:55pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
babo ka shkruar:

asht krejt e qarte se asht nji nder ato ligje qe aprovohen thjesht se dona me ken pjese e BE dhe se duhet mi pas para se me marre te drejten me hy ne BE



O zotni babo tan europa Linore asht pjes e BE-se sot por asnji ven ne europen Linore se ka te miratum kyt ligje e asnji venit nuk i asht vu si kusht, pra edhe me pranu se Europa asht tu na detyru me zort mu me duket i palogjikshem, se pse me ne e jo me tjert, pse po na e dytyrokan ne kur s'ja kan detyru kerkuj tjeter, plus nuk ja kan detyru asnji prej veneve qe jan tu apliku.
Mu thjesht me duket ekstremizem i marre e tipik i qeveris shqyptare, e kurrgja tjeter, nuk munem me i gjet fill tjeter


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Al Bundy
Thu Jul 30 2009, 02:31pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Ne 95-en te kane fut 10 vjet n'burg nqs ke kene homo.Sot dalim ma katolik se Papa.
Edhe une jam kunder diskriminimit te ksaj kategorije po pse duhet me kene gjithmone vend i ekstremeve?



Back to top
L - N
Thu Jul 30 2009, 02:36pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Miri74 ka shkruar:

Ne 95-en te kane fut 10 vjet n'burg nqs ke kene homo.Sot dalim ma katolik se Papa.
Edhe une jam kunder diskriminimit te ksaj kategorije po pse duhet me kene gjithmone vend i ekstremeve?



Jam shum dakord me ty zotni Miri74 qe nuk duhet me diskriminu kerken, po mu me duket se pergjigjes tane se pse duhet me ken gjithmone vend i ekstremeve e vetmja gja qe po me vjen nermen me ju pergjigj ksaj pytje asht sepse noshta kaqi jena shqyptare, se s'munem me menu naj gja tjeter qe ka logjike

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Al Bundy
Thu Jul 30 2009, 02:41pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Z.Lec duke e pa videon e mbledhjes se keshillit te ministrave per kete rast,ku pjesa ma e madhe ishin tu kap pick vedin per mos me ja plas te qeshunit,shifet se me sa seriozitet e kane marre kyt vendim.

Une kam bindjen qe kjo bahet per me ngjall debate qe devijojne mendjen e njerezve nga problemet e verteta te tynet qe dihet tashma se kush jane.Pak divertimento prej qeverise se Sales ne keto dite te nxehta veret ne Shqipni.Asgja ma shume.



Back to top
L - N
Thu Jul 30 2009, 02:48pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Miri74 ka shkruar:

Z.Lec duke e pa videon e mbledhjes se keshillit te ministrave per kete rast,ku pjesa ma e madhe ishin tu kap pick vedin per mos me ja plas te qeshunit,shifet se me sa seriozitet e kane marre kyt vendim.

Une kam bindjen qe kjo bahet per me ngjall debate qe devijojne mendjen e njerezve nga problemet e verteta te tynet qe dihet tashma se kush jane.Pak divertimento prej qeverise se Sales ne keto dite te nxehta veret ne Shqipni.Asgja ma shume.



Nuk e perjashtoj at munsi qe je tu rreflektu ti zotni Miri74, por problemi qi m'shqetson mu asht se kaqi zgjelljet e lira kan ken kushti i funit per me plotsu per me liberalizu vizat, e dihet se ka rrezik qe opozita mos me njoft zgjelljet prej vjelljes t'votave, dyshoj pra vetem dyshoj (hamenje e jemja) se noshta qeveria e zotni Berishs asht tuj u munu me kalu kyt ligje me bind Europen me pretendimin se prejmen qeveria dhe shoqnia shqyptare jan tu ba cmosin mu ba shoqni liberal demokrate. Per mu ne qoft se qeveria e zotni Berishs lun kta gur ne kyt mnyre me marr liberalizimin, athere asht tu lujt me politik ekstreme qe sasht tu ja pas idene se ku asht tu e cu, jo se zotni Berisha nuk njifet per kshtu lvizjesh ekstreme politike, gjithmone tuj u bazu te historia dhe CV-ja e tij si politikan tash 19 vjet.

Gjithsesi un nuk besoj se duhet me fitu politika mi etiken edhe ma shum me levizje ekstreme, nejse noshta jam gabim


[ Edited Thu Jul 30 2009, 02:50pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Al Bundy
Thu Jul 30 2009, 03:02pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Sala te mundohet si konservator qe asht me lujt liberalin sa te mundet se nuk ka mi ec.Evropa metaman qe nuk i fut hundet ne punet tona por i ka 'syte ne balle' per me kuptu qe ne 2009-n hala kena probleme thelbsore me procesin e zgjedhjeve qe eshte çelesi i fillimit te aneterasimit.Sot lexova ne nje gazete belge ku u nenvizote ky faktor per mosmarrjen ne kosiderate te kerkeses qe ka ba qeverija jone ne Prill.
Evropa nuk ka i ka vu asnji shtetit kusht per me legalizu martesat e homove.Kusht asht vetem respektimi i te drejtave te njeriut.Pike.Vetem shqiptaret zbaviten e bajne gallate me vendimet e qeverise.E qeveria mundohet sa ma teper me servir ne kyt drejtim popullin.



Back to top
shkodrani ne mergim
Thu Jul 30 2009, 07:48pm
Registered Member #95
Joined: Sun Oct 22 2006, 03:07am

Posts: 237
Per mua kjo eshte qe populli te largohet nga problemet qe e kane mbyerthyer dhe te merren me kete gje.
Diskriminim?Ok por pse nuk merret me i kthye pronareve token e tyre por ia ka dhene tjeter kujt?A nuk asht kjo nje diskriminim dhe e drejte e tyre?
Te ishte per mua,pergjigjja ime do te ishte ne asnje menyre nuk eshte koha e momenti.
Nese duan ti ligjerojne ato ,ok le ti krijojne nje fshat apo qytet te tyren dhe tia bejne qejfin.
Edhe ketu ku jetoj une eshte i ligjeruar bile kemi dhe paraden e tyre per cdo vit,por si te thuash kane krijuar lagjen e tyre dhe dihet ajo zone si dhe ka ligje te forta qe i mbron ato megjithese shumica ketu nuk e miraton kete gje.
Por problemi qendron a mund te krahasohemi ne si shqiperi me kanadane,Hollanden etj etj ?
Niveli i ketyre shteteve asht shume me i nalte se i joni dhe kane demokraci me te zhvilluar si dhe ligje te reptasi dhe ligje te forta kundrejt atyre qe i shajne apo i ofendojne ne rruge apo ne pune homot.(asht ma i keq se ligji agjitacion e propogande qe ka pase dulla.)
Shqiperia ka probleme me teper te rendesishme,ka nevoje per ligje me te forta,dhe numri 1 per mua asht kthimi i denimit te vdekjes ;kemi nevoje per rregull,punesim etj etj.
Aty po vriten dhe po lirohen;aty po hiqen nga puna pa asnje motivacion ose pse je i PS ose i PD,pra cfare pret ti nese dikush rrah nje gay apo lesbian;apo e fyen ne rruge apo e largon nga puna?Mendoni se do te fitoje ai apo ajo?
Te mos harrojme se dhe Kodi i familjes duhet ndryshuar sepse bie ndesh me ate qe ka shprehe Saluku per miratimin e marteses ne mes te njejtit seks dhe po deshti le te vije ketu ne kanada dhe te marri pak eksperience se si jetojne keto njerez dhe cfare ligjesh kane si dhe te marre opinionin e disa njerezve se cfare mendojne per to apo per martesen e tyre.
Tjeter si do te pritet kjo gje ne shkollat tona?Sa edukuese do te jete kjo gje?si do ta ndihet nje femije kur dikush do ti thote :"ku ka baben gay apo nanen lesbian?si do ta ndij vehten ky nxenes?apo nese asht i adoptuar nga dy baba apody nana?
Ne qofte evropa po tallet me ne dhe keshtu po ndodh ka ardhe kohe ti thuhet :[shhttt] off dhe nuk asht shqiperia vend eksperimenti.Le te arrijme njehere standartet qe ka evropa pastaj le te mendojme per homot apo per te ndaluar cigaren.
Bukuri ato qe kane hyr ne burg per homo po na dalin sot te persekutuar dhe po na marrin shperblim(haha).
Mos Salukut i ka pelqyer bashkimi me Ilirin tash dhe ia ka lyp atij by... por Iliri i ka thene mirato ligjin se ti jap votat edhe une dhe keshtu jemi ne rregull apo mos ia ka kerkuar e bija ose djali se nuk ka si me kene tjeter kjo lajthitje e rradhes se Saliut?
Po Jozi,a e dini se si asht shprehur ,a din kush me me thane se ajo asht dhe fetare e madhe katolike?
Pritni tash kur Sala te dale dhe te thote le te martohen edhe me kafshe se mos te ndihente diskriminuar dhe ato.
Edhe dicka tjeter ,me kete ligj po na vika evropa tek ne,po kerkon strehim politik se ne vendet e tyre nuk ia njohin te drejten si dhe nuk po vijne ma ne ne kanada por po shkojne ne shqiperi tash,po e marrim vehten tash si shqiperi po i rritka numri i popullsise.........


[ Edited Thu Jul 30 2009, 07:54pm ]
Back to top
L - N
Wed Aug 05 2009, 08:50am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
ATDHEU BALLKANIK I HOMOSEKSUALEVE


Aleksandër Çipa

Shqipëria, pas projektligjit të miratuar nga mbledhja më e fundit e qeverisë së Kryeministrit Berisha, për martesat mes homoseksualëve, paralajmëron një prognostik të mbarë për komunitetin e tyre. Ky është një komunitet i pashfaqur dhe natyrisht i panumërueshëm në këtë vend. Ky është projektligji i fituar më lehtësisht nga sa mund të mendohej, nga një komunitet qytetarësh të panjohur dhe natyrisht të papërfaqësuar në këtë të drejtë, e cila, sipas Kryeministrit, është edhe një prej kushteve të BE-së për vendin tonë që pret statusin e kandidatit.

Por ky vendim është marrë në një rrethanë qesharake. Do të mbetet në mendje të publikut gjatë qeshja e përmbajtur e Kryeministrit Berisha, njërit prej politikanëve që sjelljen dhe komunikimin etik në jetën publike e ka pasur përgjithësisht një tabu. Një qeshje tradhtuese në të vërtetë, e cila iu injektua krejt kabinetit ministror, i cili e miratoi në një ditë vape këtë projektligj.

Shumëkush që njeh rrethanat dhe ndjek këtë skenë politike, e ka të lehtë të arsyetojë se një projektligj i tillë u përdor për një kontekst dhe natyrisht jo për një standard. Madje, shprehja "në këtë kontekst", është shndërruar një ndër më parazitarët prej Kryeministrit, i cili vijon turin e shiritprerjeve në periudhën postelektorale. Në një farë kuptimi, projektligji për legalizimin e martesave brenda gjinie mund të konsiderohet edhe një tjetër shirit standard për vendin tonë ballkanik, i cili gjatë gjithë këtij muaji për këtë shkak ka qenë i shumëpërmendur në mediat dhe mjediset jo vetëm mediatike të rajonit dhe kontinentit.

Qeveria "Berisha" e shndërron përmes këtij projektligji Shqipërinë në një vend favorizues për këtë komunitet njerëzor, të cilin shumica e botës e diskriminon për shkak të mentalitetit të trashëguar dhe së ashtuquajturës pastërti genetiko-morale. Cinikisht, një pjesë interpretuesish të nënzëshëm e vlerësojnë këtë fakt edhe si një mundësi të rritjes së ofertës dhe frekuentimit turistik të vendit, prej këtij komuniteti të përbotshëm. Zërat e këtij konteksti grotesk vijnë duke u rritur dhe hamendësimet gjithashtu.

Për shkak të kujdesit për mosrënie në pozita diskriminueseje apo edhe për të shmangur ndonjë paragjykim tjetër, opozita nuk u shpreh fare për këtë projektligj. Ndërkohë që të vetmit zëra që reaguan ishin përfaqësues të klerit miks shqiptar.

Në një vend tjetër të Ballkanit, guximi i qeverisë për futjen në axhendë të një projektligji të tillë do të përballej me reagime të stuhishme. Kohë më parë në një ishull të Greqisë, guximi i një bashkiaku lokal për të kurorëzuar një çift të tillë, e përballi me këmbënguljen e një prokurori, i cili në emër të ligjit e përcolli procesin deri në fund. Ballkani nuk e ka në asnjë prej shteteve të veta një projektligj të tillë. Ndoshta dikur mund ta ketë, por pse pikërisht Shqipëria të bëhet e para në këtë aspekt?!

Ky projektligj tradhton seriozitetin qeveritar. Qeshja e Kryeministrit Berisha, burrit me origjinë nga Bjeshkët e Nemuna, do të jetë e shpeshkujtuar, nëse ky projektligj do të fitojë votat e mjaftueshme në Parlamentin e ri të vendit. Eufemizmi politik që do të vijojë pas kësaj ka për të qenë pjesa më kreative e gjuhës opozitare. Natyrisht ky është problem i padëmshëm, por fakti që Shqipëria pa droje mund të emërtohet pas miratimit të këtij ligji një atdhe ballkanik për homoseksualët, ka për të na nxjerrë prej gjendjes së të qeshurit. Ligje të tillë të ardhur si për gallatë në një kohë vape nga një qeveri me pretendime serioze, të bëjnë të dyshosh në shumë aspekte të tjera.

Një pjesë e interpretuesve, nevojën e kalimit të këtij projektligji në ditët e fundit të mandatit të një qeverie, e cila ka fituar mundësinë për të qenë e gjysmëndryshuar në mandatin e dytë, e lidhin me një farë cinizëm të treguar ndaj kundërshtarëve politikë të humbur në zgjedhje. Nëse diçka e tillë është e faktueshme, atëherë duhet të themi pa frikë se kjo është një sjellje prepotente e paskrupullt qeveritare, që në një farë mënyre dhunon vullnetin dhe skrupujt etikë e moralë të shumicës së qytetarëve të këtij vendi. Në librin e tij të njohur, "Shqipëria një dhe një mijë", i papërsëritshmi Indro Montanelli, duke karakterizuar sjelljen dhe tabutë në trashëgimitë e familjes shqiptare, përmend edhe detaje e fakte që përbëjnë… "një pleonazëm të rëndomtë, imponuar prej skrupujsh legalitarë".

Qeveria e këtij vendi ka shumë e shumë argumente të tjera për t‘u sjellë me Shqipërinë e sotme si me vendin e "një kombi më shumë Adriatik se ballkanik". Cinizmi ndaj rendit të nevojave për përmirësime ligjore dhe për rregullime në Kushtetutën e këtij vendi, nuk mund të bëhet qëllim në vetvete vetëm për shkaqe dhe kontekste të politikës ditore me kundërshtarët. Qeshja e Kryeministrit dhe e kabinetit të tij në ditën e kalimit të këtij projektligji mund të pasohet prej kapitujsh të padëshirueshëm në të ardhmen e afërt. Kjo do të bëhet prezent atëherë kur komuniteti i kontestuar ndër breza njerëzorë i homoseksualëve që kemi ndër ne dhe të atyre që do të na vijnë nga vise të botës, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të na fusin në andrallat e qibrit të pretenduar kombëtar.

Në padëshirë të shumicës më të madhe të shqiptarëve, pas këtij ligji të qeverisë "Berisha", ky vend mund të quhet edhe si atdheu i homoseksualëve. Pas kësaj, krenarisë sonë për bashkëjetesë dhe mirëkuptueshmëri mes pakicash dhe religjionesh të ndryshme, ka për t‘u brumosur edhe krenaria për bashkëjetesën e monogjinorëve vendas e të huaj. Kjo zdragulinë e fundit politike i duhet vendit për të qeshur qeveria dhe pranohet se, tek e fundit, është edhe një kërkesë e BE-së!

Dikur në Gjirokastër, një poet nga Lazarati, pati shkruar: "Fundi i botës sonë do t‘i vijë nga b…".


© Gazeta Shqip - 2006-2008


[ Edited Sun Jan 17 2010, 10:38am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Aug 07 2009, 11:01am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Liberalizimi i vizave, Bernd Bochard: “Një nga kushtet e KE-së është dhe ligji i martesave të gay”
Ambasadori gjerman thirrje opozitës: “Bashkëpunoni me qeverinë”

Autori i Lajmit: red.
Vizat - Kushtet për Shqipërinë sipas ambasadorit gjerman

“Lypsen hapa të mëtejshme në fushën e sigurisë së dokumenteve, luftës kundër migrimit ilegal, sigurisë dhe rendit publik, e marrëdhënieve të jashtme dhe të drejtave themelore. Miratimi i një ligji kundër diskriminimit, i cili do të prezantohet së shpejti në Parlamentin e ri të Shqipërisë është pjesë e paketës. Një çështje tjetër e rëndësishme është lufta kundër krimit të organizuar, kundër trafikimit të qenieve njerëzore, strategjia antidrogë, lufta kundër korrupsionit dhe krimeve financiare, siç është pastrimi i parave”

Defektet në zgjedhjet e 28 Qershorit sipas Bernd Bochard

“Kemi qenë dëshmitarë të zhvillimeve, që janë për të ardhur keq. Ka pasur shumë deklarime për presionin e ushtruar ndaj nëpunësve të sektorit publik apo studentëve gjatë fushatës elektorale. Vëzhguesit mund të provojnë disa prej tyre. Ka pasur deklarime edhe për abuzimin me burime të administratës, disa prej të cilave janë konfirmuar. Shpresoj se kjo do të riparohet në të ardhmen, pasi është në kundërshtim me Dokumentin e Kopenhagenit ( të OSBE/së) mbi zgjedhjet. Gjatë procesit të numërimit vëzhguesit vlerësuan se numërimi ishte i keq, ose shumë i keq në 1/3 e qendrave të numërimit. Kjo ishte më keq se më 2007. Një çështje tjetër problematike janë raportimet për largimin nga puna në sektorin publik të militantëve, zyrtarëve dhe vëzhguesve zgjedhorë të Partisë Socialiste”.

Intervista

Ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Bochard, gjatë një interviste për Deutsche Welle”, ka deklaruar se është i bindur se qeveria dhe opozita mund të gjejnë zgjidhje kompromisi për shumë nga paketat e reformave e duhura. Sipas tij një pjesë e konsiderueshme e elektoratit nuk ka interes të ngadalësohet procesi i reformave në Shqipëri. Ambasadori ka komentuar gjithashtu edhe zgjedhjet e 28 Qershorit, duke thënë se është bërë një progres i dukshëm në regjistrimin e zgjedhësve, procesin e identifikimit me kartat e reja të identitetit dhe pasaportat. Ai nuk ka lënë pa prekur dhe defektet e këtyre zgjedhjeve, duke përmendur presionin e qeverisë në administratë, tek studentët dhe shkollat. Po ashtu ambasadori gjerman nënvizoi dhe faktin se gjatë procesit të numërimit vëzhguesit vlerësuan se numërimi ishte i keq, ose shumë i keq në 1/3 e qendrave të numërimit. Një çështje tjetër problematike, tha Bernd Bochard, janë raportimet për largimin nga puna në sektorin publik të militantëve, zyrtarëve dhe vëzhguesve zgjedhorë të Partisë Socialiste. Ambasadori gjerman ka shpjeguar dhe arsyet, sipas tij, që çuan në mosaprovimin nga BE dhe KE, të përfitimit të Shqipërisë nga liberalizimi i vizave me zonën Shengen , duke renditur dhe arsyet. Ai nënvizoi se një nga kushtet që Shqipëria të përfitojë nga heqja e vizave me BE-në është miratimi i një ligji kundër diskriminimit, ai i martesave brenda së njëjtës gjini, nismë e prezantuar nga kryeministri Berisha dhe që do të prezantohet së shpejti në Parlamentin e ri.

Me shpalljen nga KQZ, të rezultateve zyrtare përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit, përfundoi edhe procesi elektoral. Si e vlerësoni këtë proces? A i plotësuan këto zgjedhje standardet ndërkombëtare?

Më 28 qershor 2009 shumica e qytetarëve të Shqipërisë ushtruan në një mënyrë dinjitoze të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur një qeveri të re. Zgjedhësit treguan një nivel të lartë pjekurie dhe përgjegjësie. Do të doja të theksoja, gjithashtu se është bërë një progres i dukshëm në regjistrimin e zgjedhësve, procesin e identifikimit me kartat e reja të identitetit dhe pasaportat. Nga ana tjetër, kemi qenë dëshmitarë të zhvillimeve, që janë për të ardhur keq. Ka pasur shumë deklarime për presionin e ushtruar ndaj nëpunësve të sektorit publik apo studentëve gjatë fushatës elektorale. Vëzhguesit mund të provojnë disa prej tyre. Ka pasur deklarime edhe për abuzimin me burime të administratës, disa prej të cilave janë konfirmuar. Shpresoj se kjo do të riparohet në të ardhmen, pasi është në kundërshtim me Dokumentin e Kopenhagenit ( të OSBE/së) mbi zgjedhjet. Gjatë procesit të numërimit vëzhguesit vlerësuan se numërimi ishte i keq, ose shumë i keq në 1/3 e qendrave të numërimit. Kjo ishte më keq se më 2007, kur më pak se ¼ e qendrave të numërimit u kritikuan për këtë gjë. Një çështje tjetër problematike janë raportimet për largimin nga puna në sektorin publik të militantëve, zyrtarëve dhe vëzhguesve zgjedhorë të Partisë Socialiste. Për sa i përket një deklarate të përgjithshme mbi zgjedhjet, jemi në pritje të raportit përfundimtar të ODIHR-it, i cili do ta mbështesë vlerësimin e tij në një bazë të gjerë të vëzhgimeve të qindra vëzhguesve zgjedhorë.

A keni ndonjë mesazh për opozitën e majtë, duke pasur parasysh deklaratat e kreut të saj, Edi Rama, për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe pjesëmarrje në Parlament, për t i përgatitur këto zgjedhje?

Shumë nga reformat që Shqipëria ka përpara në rrugën e saj drejt integrimit në BE, kërkojnë një shumicë të cilësuar në Parlament. Prandaj shpresojmë që opozita do të zgjedhë të mbajë një qëndrim konstruktiv lidhur me reformat për legjislacionin. Opozita ka detyrën të përfaqësojë interesin e elektoratit të saj në këtë diskutim në Parlament. Nuk besoj se një pjesë e konsiderueshme e elektoratit ka interes për ngadalësimin e procesit të reformave në Shqipëri. Jam i bindur se qeveria dhe opozita mund të gjejnë zgjidhje kompromisi për shumë nga paketat e reformave të duhura.

Zoti ambasador, liberalizimi i vizave brenda vitit 2010 është një nga prioritetet e qeverisë së re Berisha – Meta. Gjermania po ndihmon Shqipërinë në përmbushjen e kushteve të kërkuara nga Komisioni Evropian përmes financimit të një projekti të Kombeve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, projekt që synon rezultate më të mira në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve ilegale, menaxhimit të integruar të kufijve. A mund të tregoni më me hollësi për mbështetjen e Gjermanisë që Shqipëria të përmbushë kushtet e KE dhe të meritojë liberalizimin e vizave brenda vitit të ardhshëm?

Në fillim të vitit 2008 shtetet anëtare të BE-së ngarkuan Komisionin Evropian të hartonte “Udhërrëfyesit e liberalizimit të vizave“ për vendet e Ballkanit Perëndimor. Këtë verë isha i lumtur kur dëgjova se liberalizimi i vizave do të fillojë me tri vendet e para, gjë që tregon se liberalizimi i vizave është një ofertë serioze. Po ashtu, Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria morën nga Komisioni i BE-së një informacion të detajuar, për sa u përket hapave që duhen të hedhin që edhe ato të gëzojnë liberalizimin e vizave. Që kjo të ndodhë, lypsen hapa të mëtejshëm në fushën e sigurisë së dokumenteve, luftës kundër migrimit ilegal, sigurisë dhe rendit publik, e marrëdhënieve të jashtme dhe të drejtave themelore. Miratimi i një ligji kundër diskriminimit, i cili do të prezantohet së shpejti në Parlamentin e ri të Shqipërisë, është pjesë e paketës. Një çështje tjetër e rëndësishme është lufta kundër krimit të organizuar, kundër trafikimit të qenieve njerëzore, strategjia antidrogë, lufta kundër korrupsionit dhe krimeve financiare, siç është pastrimi i parave. Shpresojmë që Komisioni Evropian do të informojë vendet anëtare lidhur me progresin e arritur nga Shqipëria dhe B–H, dhe më pas shtetet anëtare, me vendim shumice, mund të vendosin për heqjen e mundshme të regjimit të vizave, nëse Komisioni Evropian e propozon këtë mbi bazën e progresit të arritur. Duke marrë parasysh progresin e dukshëm të bërë deri tani nga Shqipëria, shpresoj që ajo do të jetë në gjendje t i arrijë së shpejti këta parametra të rëndësishëm. Gjermania këtë vit po bën një përpjekje thelbësore për të mbështetur Shqipërinë në këtë fushë. Ju përmendët programin rajonal. Ai ka një vlerë prej afro 1 milion euro dhe Shqipëria është pjesë e këtij programi. Edhe në nivel dypalësh ne sapo kemi hartuar një program të rëndësishëm me një vlerë prej rreth gjysmë milioni euro për të mbështetur Shqipërinë në fushën e kontrollit kufitar, luftën kundër trafiqeve ilegale dhe krimit të organizuar, që do të kontribuojë në arritjen e parametrave të përcaktuara nga BE-ja për liberalizimin e vizave. Gjermania, pa dyshim, do të mbështesë liberalizimin e vizave sapo të arrihen këto parametra.

A do të zgjerohen marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë në drejtime të reja gjatë mandatit 4-vjeçar të qeverisë Berisha-Meta apo do të thellohen në fushat e deritanishme: energji, infrastrukturë, furnizimin e popullsisë me ujë të pijshëm?

Unë jam shumë optimist për bashkëpunimin Gjermani-Shqipëri gjatë 4 viteve të ardhshme. Ne kemi bashkëpunuar ngushtë me qeverinë në pushtet të Partisë Demokratike përgjatë këtyre 4 viteve të fundit, ndërsa më parë kemi punuar me Qeverinë e Partisë Socialiste. Bashkëpunimi ynë me shumë bashki të drejtuara nga Partia Socialiste është gjithashtu i shkëlqyer. Nuk kam as dyshimin më të vogël që një bashkëpunim i shkëlqyer do të vazhdojë me koalicionin e ri qeverisës. Vitin e kaluar Gjermania vendosi të dyfishojë mbështetjen për Shqipërinë me afro 100 milionë euro për dy vjet. Qëllimi kryesor i Gjermanisë është të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Mendoj se do të vazhdojmë të përqendrohemi në furnizimin me energji, ujë dhe kanalizimin e ujërave të zeza. Në rajonin e Korçës po punojmë me autoritetet lokale mbi një koncept për heqjen e mbeturinave. Në gjithë këto fusha ne kemi grumbulluar shumë eksperiencë e megjithatë mbetet ende shumë për të bërë. Kryeministri Berisha ka bërë të ditur se furnizimi me ujë të pijshëm duhet të jetë në qendër të vëmendjes të qeverisë së ardhshme. Prandaj edhe objektivi ynë përputhet me interesin e qeverisë shqiptare.

Marrë nga Deutsche Welle


Ky lajm është publikuar: 07/08/2009

2001-2004 Ballkan.com


[ Edited Sun Jan 17 2010, 10:39am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Jan 17 2010, 10:41am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Martesat gay, tërhiqet maxhoranca

Vendosur: 16/01/2010 - 09:07

Qeveria tërhiqet nga miratimi i një ligji të posaçëm që lejon martesën e personave ndërmjet të njëjtit seks. Në Kuvend është depozituar një projektligj për mbrojtjen ndaj personave të diskriminuar, por që mbron edhe homoseksualët. Në mbledhjen e 29 korrikut të vitit të kaluar, kryeministri Berisha kishte deklaruar se qeveria do ta miratonte draftin që lejonte martesën brenda të njëjtit seks. Por pas më shumë se gjashtë muajsh kjo nismë nuk është paraqitur nga ana e Këshillit të Ministrave, por nga një grup deputetësh të maxhorancës. Gjashtë deputetë të Kuvendit depozitojnë ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimin”, duke i dhënë të drejtën homoseksualëve të marrin pjesë aktive dhe në politikë. Deputetët e maxhorancës, Mark Marku, Rajmonda Bulku, Paulin Stërkaj, Selami Xhepa, Viktor Gumi dhe Nasip Naço kanë depozituar projektligjin kundër diskriminimit, duke synuar kështu dhe plotësimin e standardit të vendosur si pjesë e direktivës së Komisionit Evropian. Në bazë të kësaj nismeje ndalohen të diskriminohen të gjitha ato persona që kanë edhe një orientim të caktuar seksual. “Ky ligj rregullon zbatimin dhe respektimin e parimit të barazisë në lidhje me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, besimet politike fetare ose filozofike, statusin ekonomik, arsimor ose shoqëror, shtatzaninë, përkatësinë prindërore, përgjegjësinë prindërore, moshën , gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, statusin shëndetësor, predispozicionet gjenetike, paaftësinë, përkatësinë në një grup të veçantë, ose me çdo shkak tjetër”, thuhet në nenin 1 të draftit. Mbi bazën e kësaj kategorie këta persona nuk duhet të diskriminohen në asnjë fushë të jetës, si punësimi, arsimi dhe çdo fushë tjetër të jetës. Në nenin 9 të këtij drafti është përcaktuar se “ndalohet diskriminimi në ushtrimin e së drejtës për të zgjedhur, për tu zgjedhur dhe për tu emëruar në një detyrë publike”, duke nënkuptuar dhe pjesëmarrjen në politikë.

Komisioneri

Në bazë të këtij drafti është parashikuar ngritja e një institucioni të veçantë, Komisioneri për Mbrojtjen e Barazisë, i cili do të shqyrtojë të gjitha ankesat që kanë të bëjnë me personat e veçantë, që lidhet me diskriminimin që parashikohen në nenin 1 të këtij projekti. Komisioneri do të ndihmohet nga të paktën një Zv. Komisioner si dhe tre ekspertë. Komisioneri zgjidhet nga Kuvendi me një shumicë të thjeshtë të deputetëve dhe ka një mandat pesë vjeçar. Në nenin 26 është përcaktuar se “komisioneri paraqet një raport të paktën një herë në vit përpara komisioneve të Kuvendit”. Në nenin 33 të projektligjit është përcaktuar dhe vendosja e gjobave në rast se konstatohet se ka raste që diskriminohen persona të ndryshëm. Në rast se diskriminimi ushtrohet nga zyrtarët e administratës shtetërore, gjoba maksimale e vendosjes është 1 milionë lekë të rinj. Ndërsa gjoba maksimale ndaj bizneseve dhe institucioneve jo qeveritare është 10 milionë lekë të rinj. Gjoba minimale është 20 mijë lekë të rinj. Vendimi për vënien e një mase ndëshkimore me gjobë, cakton gjithashtu dhe afatin e arsyeshëm brenda së cilës paguhet gjoba. “Si mjet i fundit, veçanërisht kur shkelësi nuk i përmbahet vendimit të Komisionerit ose nuk e paguan gjobën brenda tre muajve pas afatit të caktuar nga Komisioneri dhe sanksioni nuk është kundërshtuar në Gjykatë, Komisioneri mund t’u kërkojë autoriteteve kompetence heqjen apo pezullimin e lejes ose autorizimit të shkelësit për ta ushtruar veprimtarinë e tij. Shkelësi, ndaj të cilit merret masa ndëshkimore me gjobë ka të drejtë të ankohet në gjykatën kompetente sipas Kodit të Procedurës Civile”, thuhet në pikën 15 dhe 16 të nenit 33. Ndërsa gjoba pas arkëtimit derdhet në Thesarin e Shtetit.

Nenet e projektligjit

Neni 1
Objekti
Ky ligj rregullon zbatimin dhe respektimin e parimit të barazisë në lidhje me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, besimet politike fetare ose filozofike, statusin ekonomik, arsimor ose shoqëror, shtatzaninë, përkatësinë prindërore, përgjegjësinë prindërore, moshën, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, statusin shëndetësor, predispozicionet gjenetike, paaftësinë, përkatësinë në një grup të veçantë, ose me çdo shkak tjetër.

Neni 2
Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë të drejtën e çdo personi për:
a) Barazi përpara ligjit dhe mbrojtje të barabartë nga ligji;
b) Barazi të shanseve dhe mundësive për të ushtruar të drejtat, për të gëzuar liritë dhe për të marrë pjesë në jetën publike;
c) Mbrojtje efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formë tjetër sjelljeje që nxit diskriminimin

Neni 3
Përkufizimet


1. “Diskriminimi” është çdo dallim, përjashtim, kufizim ose preferencë, bazuar në cilindo arsye të përmendur në nenin 1 të këtij ligji, që ka si qëllim ose pasojë pengesën apo bërjen e pamundur të ushtrimit në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave e lirive themelore të njohura në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, me Aktet Ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë si dhe me ligjet në fuqi. Diskriminimi përfshin të gjitha format e diskriminimit të tilla si: diskriminim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, diskriminim për shkak të shoqërimit, diskriminim për më shumë se një arsye, ngacmimi, udhëzim për të diskriminuar, ose mohimi i një përshtatjeje të arsyeshme; bazuar në cilëndo arsye të përmendur në nenin 1 të këtij ligji, shprehja nëpërmjet fjalëve ose paraqitjes së përkatësisë në një grup të përmendur, ose supozimi që një person mund të bëjë pjesë në një grup të përmendur. Trajtimi i ndryshëm nuk përbën diskriminim, kurdoherë që justifikohet në bazën e kritereve të arsyeshme e objektive, pa cënuar thelbin e së drejtës dhe kur synon të arrijë një qëllim të ligjshëm për një interes publik ose për të mbrojtur të drejtat e të tjerëve, gjithmonë në përpjesëtim të drejtë me gjendjen që e ka shkaktuar atë.
2. “Diskriminim i drejtpërdrejtë” është ajo formë diskriminimi që ndodh kur një person apo grup personash trajtohen në mënyrë më pak të favorshme sesa një person tjetër apo një grup tjetër personash në një situatë të njëjtë a të ngjashme.
3. “Diskriminim i tërthortë” është ajo formë diskriminimi që ndodh kur një masë, kriter apo praktikë, e paanshme në dukje, do ta vinte një person apo një grup personash në kushte jo të favorshme në lidhje me arsyet e parashtruara në nenin 1 të këtij ligji, në raport me një tjetër person ose grup personash, si dhe kur ajo masë, kriter apo praktikë, nuk justifikohet objektivisht nga një synim i ligjshëm ose kur mjetet e arritjes së këtij synimi, ose nuk janë të përshtatshme, ose nuk janë të domosdoshme e në përpjesëtim të drejtë me gjendjen që e ka shkaktuar atë.
4. “ Diskriminim për shkak të shoqërimit” është ajo formë diskriminimi që ndodh kur ka një dallim, kufizim ose preferencë për arsye të shoqërimit me persona që u përkasin grupeve të përmendura në nenin 1 të këtij ligji, si dhe për arsye të supozimit për një shoqërim të tillë.
5. “ Ngacmim” është ajo formë e diskriminimit që ndodh në rastin e një sjelljeje të padëshiruar, kur lidhet me cilëndo nga arsyet e përmendura në nenin 1 të këtij ligji, që ka për qëllim ose efekt cënimin e dinjitetit të personit dhe krijimin e një mjedisi frikësues, armiqësor, përçmues, poshtërues a ofendues për atë person, si dhe në rastin e një trajtimi më pak të favorshëm, i kryer si rezultat i kundërshtimit ose i mosnënshtrimit nga ana e personit të cënuar ndaj një sjelljeje të tillë.
6. “ Udhëzim për të diskriminuar” është një udhëzim ose kërkesë, bazuar në marrëdhënie hierarkike, për të diskriminuar një ose më shumë persona , në bazë të arsyeve të përmendura në nenin 1 të këtij ligji.
7. “ Mohim i një përshtatjeje të arsyeshme” është ajo formë diskriminimi që ndodh kurdoherë kur ka një mohim ose kundërshtim për të kryer ndryshime ose rregullime të domosdoshme e të përshtatshme që nevojiten në një rast të veçantë dhe nuk imponojnë një barrë të tepruar, me qëllim që të sigurohet gëzimi dhe ushtrimi në baza të barabarta i të drejtave dhe lirive themelore për personat me paaftësi, ose të ndodhur në kushtet e tjera të përmendura në nenin 1 të këtij ligji.
8. “ Organizatat me interesa legjitime” janë ato organizata të cilat janë të rregjistruara në Republikën e Shqipërisë dhe kanë si objekt të deklaruar të veprimtarisë së tyre mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ose u ofrojnë ndihmë viktimave të diskriminimit.
9. “Viktimizimi” është trajtim i disfavorshëm apo pasojë negative, që vjen si reagim ndaj një ankimimi a një procedimi që synon zbatimin e parimit të barazisë.

Neni 8
Reklamat diskriminuese
Ndalohet diskriminimi i reklamave ose njoftimeve të ndryshme, nëse ato paraqesin, haptazi, apo në mënyrë të nënkuptuar, qëllim për të diskriminuar.

Neni 9
Pjesëmarrja në politikë
Ndalohet diskriminimi në ushtrimin e së drejtës për të zgjedhur, për tu zgjedhur dhe për tu emëruar në një detyrë publike.

Neni 33
13. Gjoba vendoset:
a) për një person fizik: nga 10.000 lekë deri në 1.000.000 lekë;
b) për një person juridik privat: nga 20.000 lekë deri në 10.000.000 lekë

14. Vendimi për vënien e një mase ndëshkimore me gjobë, cakton gjithashtu dhe afatin e arsyeshëm brenda së cilës paguhet gjoba.
15. Si mjet i fundit, veçanërisht kur shkelësi nuk i përmbahet vendimit të Komisionerit ose nuk e paguan gjobën brenda tre muajve pas afatit të caktuar nga Komisioneri dhe sanksioni nuk është kundërshtuar në Gjykatë, Komisioneri mund t’u kërkojë autoriteteve kompetence heqjen apo pezullimin e lejes ose autorizimit të shkelësit për ta ushtruar veprimtarinë e tij.
16. Shkelësi, ndaj cilit merret masa ndëshkimore me gjobë ka të drejtë të ankohet në gjykatën kompetente sipas Kodit të Procedurës Civile.
17. Gjoba derdhet në thesarin e shtetit.

Berisha:Do lejojmë martesat e homoseksualëve

Në mbledhjen e 29 korrikut të Komitetit Ndërministror të Integrimit, kryeministri Berisha u shpreh se është gati ligji për lejimin e martesës të personave të së njëjtit seks. “Këtë ligj e ka përgatitur Shoqëria Civile. Duhet të shihet se cilat do të jenë qëndrimet dhe sa do të mund të favorizohen ato. Unë mendoj se, pavarësisht nga debati që mund të ngjallë ky ligj, diskriminimi është i papranueshëm. Ky ligj ka të bëjë me të drejtat e martesave brenda gjinisë dhe probleme të tjera të kësaj natyre. Kjo synon thjesht vendosjen mbi baza ligjore dhe jo diskriminuese, të një të drejte tashmë tërësisht të ligjëruar në vendet evropiane”, u shpreh kreu i qeverisë.

Marre prej Gazeta Panorama Online
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
lissandro
Fri Mar 15 2013, 01:06am
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Te dalt letra ne shtyll ma Sal, trapi pa ti a pa ke pak pun tjera me rregullu pa marr me kavajs.

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3139 sec, 0.0954 of that for queries. DB queries: 52. Memory Usage: 3,073kB