Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Trupi - Shëndeti - Mjeksia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Niveli i mjeksise ne vendin tone
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
::bud::
Tue Aug 04 2009, 09:00AM



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 08:46AM

Posts: 10533
Vuan nga ftohja, farmacistja i jep ilaç të çmendurish
Ka trokitur te farmacistja me recetën e mjekut për të marrë medikamentet për ftohje për vajzën 14 muajshe por farmacistja i ka dhënë barna për të çmendur. Babai i vogëlushes, Albion Musaj deklaroi para pak ditësh se pasi ka vizituar vogëlushen në një klinike private, ai ka shkuar në farmaci për të marrë ilaçet, por farmacistja i ka ngatërruar medikamentin duke mos i dhënë vogëlushes mjekimin e nevojshëm, por një ilaç për të sëmuret mendore. Vogëlushja ka reaguar keq ndaj ilaçit dhe ka nisur të qajë e me pas është mpirë tërësisht. Prindërit të shqetësuar i janë drejtuar pediatrisë në QSUT. Pas kanë parë recetën dhe më pas ilacin që u ka shitur farmacistja, mjekët kanë konstatuar menjëherë se bëhet fjalë për ilacin e gabuar. Familja e vogëlushes i indinjuar kërkon në radhë të parë që fëmija të kurohet jashtë shtetit. Në këtë video po ndiçni ankesën e prindërve të cilët thekojnë se nuk është marrë asnjë ndëshkim ndaj përgjegjësve.

[ Edited Tue Aug 04 2009, 09:40AM ]
Back to top
::bud::
Tue Aug 04 2009, 09:02AM



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 08:46AM

Posts: 10533
Ankesa ndaj mjekeve për neglizhencë
"Ndihmoni nënën time të shpëtojë nga krizat. Mjekët kërkojnë vetëm para dhe më adresojnë drejt klinikave private por unë nuk kam mundësi t'i përballoj". Kjo është ankeksa e Lumturi Meruka, e cila thekson për gazetën 'Shekulli', se nëna e saj 74 vjeçare është e sëmurë rëndë, por mjekët e Qendrës Spitalore "Nënë Tereza" nuk po bëjnë asgjë. Në këtë video po ndiqni ankesën e Lumturi Merkuri në drejtorinë e QSUT-së.

[ Edited Tue Aug 04 2009, 09:49AM ]
Back to top
lissandro
Tue Aug 04 2009, 03:24PM
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 12:27PM

Posts: 4764
edi qe dikur i zishin vaksinat ne kusi

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
::bud::
Tue Aug 04 2009, 03:43PM



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 08:46AM

Posts: 10533
tesh duhet me shku te mjeku me kusin tande Lisso.

Mass harra merr legenin ahahahaaa...

[ Edited Fri Aug 07 2009, 11:08AM ]
Back to top
SuperGirl
Fri Aug 07 2009, 08:03AM
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 05:58AM

Posts: 36184
haha...ca nuk ndin ktu!

mjeksia ne shqipni? per faqe te zeze!

Lum atij qe ia ban Zoti rrisk me shku me ba kontrolle jashte shteti, se per ne shqiperi te lajn me vdek, ose ma mire me than te bajn me vdek!



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
L - N
Fri Aug 07 2009, 09:24AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
SuperGirl ka shkruar:

mjeksia ne shqipni? per faqe te zeze!

Lum atij qe ia ban Zoti rrisk me shku me ba kontrolle jashte shteti, se per ne shqiperi te lajn me vdek, ose ma mire me than te bajn me vdek!


.

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
::bud::
Fri Aug 07 2009, 11:11AM



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 08:46AM

Posts: 10533
Kur del Krueministri e thote qe mas u shqetsoni se gripi i derrave asht i nivelit modest nderkohe qe ne boten e jashtme eshte shum alarmante, merre me mend se ku asht sot niveli i mjeksise.

Kur shkon te doktori, nuk te thote se qfar ke edhe nga se eshte shkaktuar por pergjigja e tij asht. "po po je i semure"
Back to top
SuperGirl
Mon Aug 10 2009, 05:28AM
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 05:58AM

Posts: 36184
sa thote kryeministri kur del...ska rrezik gripi i derrave, ska krize ekonomike shqiperia, inaugurohen rruget nga 3-4 ehre, ska probleme arsimi, kena drita, kena uje...ba me ndi kryeministrin ne ia kalojme shteteve te bashkume per nivel ekonomik e social. fluturon qyqari!!



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Loris
Wed Aug 12 2009, 11:24PM
Veni-vidi-vici !!

Registered Member #2417
Joined: Thu Oct 30 2008, 08:28AM

Posts: 2261
Perfundimisht jam bind se asht funderrine.

Nder tana ato qe kam degju se ndodhin ne spital (mjeku qe i thot pacientit: cfare ilaqesh thu me te dhane? apo kirurgu kur harron ne trup te pacientitt copa pambuku etj etj) ajo qe me "pelqen" ma shume asht kjo:
-bashkeshorti i pacientit kirurgut: kjo asht ekoja grus, me thanen se duhet operu
kirurgu: ok, fute ne salle
-mjeku pas rreth 10 min: kush dreqin ta dha kete eko, ajo s'kishte kurgja...
bashkeshorti kirurgut... (grushta sa i ka bajt dora)

p.s.: per mendimin tem, kirurgu s'asht tregu i mecem, mos te kishte ba za... ose ta kishte qyre ekon kishte ba ma mire...

p.s.2: rastet ma nalt kane ndodh me te vertete ne Spitalin Rajonal Shkoder


Ne nuk jemi ajo qe themi, ne jemi ajo qe bejme!
Back to top
::bud::
Fri Aug 14 2009, 08:05AM



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 08:46AM

Posts: 10533
Na ecim kundra bote me minus (-) te madhe.

Bota alarmon per grip - Berisha thote nuk asht alarmant
Bota eshte ne kriz ekonomie - Berisha thote ska ranje ekonomike
Bota ndalon martesen gay -Berisha po e aprovon

Nuk me bahet qudi sikur edhe kalendarin dhe oren ta kthej mrapsht.

[ Edited Fri Aug 14 2009, 08:05AM ]
Back to top
L - N
Mon Oct 12 2009, 09:05AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Skandali, mbetjet spitalore në kazanët e plehrave

Organet, aget, mbeturinat e 800 klinikave private, në vendin ku zbrazin koshat edhe qytetarët

Mbetjet spitalore, në kundërshtim me ligjet dhe standardet europiane, hidhen ku të munden. "Fiks Fare" duke parë kazanët e plehrave me gazra, age dhe gjak, rreth spitaleve u interesua dhe pyeti se, ku i hedhin spitalet mbeturinat e tyre.

Gazetari i "Fiks Fare" intervistoi doktorin e shkencave, n/kolonel Nuredin Fejziun, specialist në Institutin e Kërkimeve Mjekësore, në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Dr.Fejziu tha se Spitali Ushtarak ka 230 shtretër dhe sipas përllogaritjeve dalin rreth 60-70 kg mbetje biologjike. Këto mbeturina deri më 2006-ën i digjnim, ndërsa tani i çojmë pjesërisht në QSUT me të cilën kemi lidhur kontratë. Mbetjet si (organet, garzat, aget) mblidhen çdo ditë dhe dërgohen të gjitha bashkë, pjesërisht këto materiale në qendrën spitalore "Nënë Tereza".

Ndërkohë, gazetari i "Fiks Fare" u interesua edhe në QSUT, dhe pyeti nëse pranë QSUT-së mbërrinin mbetje spitalore nga spitale apo klinika të tjera. Nëndrejtori i QSUT-së, Xheladin Draçini, tha se: "mbetjet spitalore vijnë jo nga spitalet, por nga institucione që janë edhe private, ku në bazë të ligjit u ofrojmë këtë shërbim duke përbërë dhe të ardhura dytësore për qendrën spitalore. Por sasia është shumë e vogël. Sasia e tyre nuk i kalon 10-15 kg në ditë gjithmonë dhe këta nuk i sjellin çdo ditë. Kuptohet se ato janë klinika të vogla që nuk kanë sasi të mëdha të këtyre mbetjeve". Kur nëndrejtori Draçini është pyetur: A ju vijnë mbetje spitalore nga Sanatoriumi apo Spitali Ushtarak? Draçini është përgjigjur se: "Me thënë të drejtën, jo".
Nga vëzhgimi i "Fiks Fare" në repartin e ORL, është vënë re që mbetjet spitalore si age, shishe uji bosh, janë hedhur në dy kazanë të vegjël. Ndërkohë, në repartin e gastro-hepatologjisë gjendja është shumë më e keqe, kazanët janë pa kapakë dhe vizitorët rrinë afër këtyre mbeturinave.

Për problemin e këtyre mbetjeve dhe mënyrën se si procedohet me to, "Fiks Fare" ka pyetur kryetarin e degës teknike, z. Bujar Struga, në spitalin pneumatologjik, "Shefqet Ndroqi". Z.Struga tha se mbetjet në këtë spital janë rreth 30-35 kg në ditë. Praktika e deritanishme është që, nëpërmjet një firme kontraktore mbetjet spitalore depozitohen në anën lindore të spitalit dhe aty transportohen nëpërmjet kësaj firme. Më pas, sipas njoftimeve, mbetjet spitalore çohen në Sharrë. Kjo praktikë ka vite që bëhet, nuk çohen në QSUT.

Ndërkohë, përveç spitaleve dhe klinikave mjekësore private vetëm në Tiranë janë rreth 500 klinika dentare dhe 280 klinika laboratorike. Ç‘bëhet me mbetjet e këtyre klinikave, si administrohen dhe ku hidhen ato?!

© Gazeta Shqip


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Oct 12 2009, 09:05AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
"Korrupsioni tek mjeket, faji i sistemit"

E Marte, 09 Qershor 2009

Korrupsioni ne shendetesi vjen per shkak te sistemit, i cili eshte aplikuar deri me tani. Kjo ka qene deklarata e bere dje nga Presidenti i Urdhrit te Mjekut, i cili shqyrton me se shumti rastet e denoncimeve qe behen nga pacientet, perkundrejt mjekeve. Sipas tij, per shkak te sistemit i cili ka ndryshuar shume pak gjate ketyre 19 viteve, ka ardhur edhe kjo situate ku mjeket cilesohen me te korruptuarit.

Korrupsioni

Presidenti i Urdhrit te Mjekut, Din Abazaj ka theksuar se sistemi i shendetesise eshte i korruptuar dhe ky sistem ka ngelur prapa, per shkak te keqqeverisjes gjate ketyre viteve.

Reformat te cilat jane ndermarre deri me tani nuk kane qene ato te duhurat per sistemin tone shendetesor. Ato ne pjesen me te madhe jane keqmenaxhuar, duke sjelle problemet te cilat i hasim sot ne shendetesi. Keto reforma kane qene gjysmake dhe asnjehere per te miren e sistemit", ka pohuar Presidenti i Urdhrit te Mjekut, Din Abazaj. Nga ana tjeter ai ka theksuar se vendimet e marra nga Urdhri i Mjekut jane zbatuar dhe kjo per shkak se jane te gjitha te bazuara ne fakte. Sipas tij, problemet mes mjekeve dhe pacienteve jane nje ceshtje e pazgjidhur ne sistemin shendetesor. Per kete arsye shpeshhere mjeket jane vene nen dhunen e pacienteve. Urdhri i Mjekut, nga vezhgimet apo ankimet e bera nga pacientet ka shpjeguar faktin se perse mjeket akuzohen. Sipas ketij institucioni, akuzat pergjithesisht vijne per shkak te korrupsionit te mjekeve te shprehur nepermjet mitmarrjes. Problem tjeter eshte konstatuar edhe trajtimi mjekesor i diferencuar, ose neglizhenca e mjekeve ndaj pacienteve. Po keshtu, nje nder arsyet e konflikteve te mjekeve dhe pacienteve, jane renditur edhe rastet e vdekjeve gjate kurimit ne spital, per te cilat pacientet kane fajesuar mjeket.

Studimi

Ne nje studim te kryer nga Urdhri i Mjekut ne vendin tone eshte verejtur se edhe vete mjeket jane te pambrojtur perballe pacienteve dhe kjo eshte pare ne ato raste kur mjeket jane dhunuar, deri edhe goditur e plagosur. "Mjeket jane te pamotivuar dhe te pambrojtur. Keto arsye qendrojne per shkak te pages se ulet, apo qe mjeket ndihen te pavleresuar dhe te pambrojtur ne shume drejtime. Mjeket shpeshhere kane kerkuar rritje te pages dhe mundesi me te medha te trajnimeve dhe specializimeve ne fushat perkatese", thuhet ne raportin e Urdhrit te Mjekeve. Sipas ketij te fundit pervec pages diskriminuese, mjekeve nuk iu merret parasysh e nuk vleresohen, se sa ata kane investuar e sakrifikuar shume nga jeta e tyre, per formimin dhe arritjen e aftesive profesionale.

Perkushtimi

Mjeket, pak minuta per pacientin


Sjelljet e mjekeve ne marredhenie dhe komunikim me publikun, ne konstatimet e Urdhrit te Mjekut, perbejne nje te mete jashtezakonisht serioze me pasoja dhe efekte negative, teper te rendesishme si per mjeket, ashtu edhe per te semuret. Mjeket, harxhojne shume pak nga koha e tyre per te komunikuar e per t'u marre me te semurin. Eshte detyrim etiko-profesional dhe ligjore per mjekun, qe te informohet deri ne detaje per te semurin dhe per semundjen e tij, si dhe te sqaroje e ta informoje deri ne bindje te plote e me detaje, vet te semurin dhe familjaret e tij rreth semundjes, perfitimeve dhe rreziqeve te mjekimit e deri te perspektiva e tij e afert dhe e larget. Mungesa e nje komunikimi te tille, vecanerisht kur i semuri nuk shkon mire apo vdes, lene shume pika te erreta mbi punen e mjekut. Kjo e ngarkon me faj mjekun, edhe nese ai ka qene korrekt me punen e tij.

© 1991 - 2009 Koha Jone



Prishet rezonanca magnetike, pacientët në radhë

Aparatura ka pësuar defekt, ka probleme me një pjesë të pajisjes. Të sëmurët, në pritje të riparimit

Rezonanca magnetike, një nga aparaturat "luksoze" në fondin e pajisjeve të qendrën spitalore "Nënë Tereza", prej rreth 10 ditësh nuk funksionon për realizimin e disa tipave ekzaminimesh.

Pacientët me probleme në krahë, shpatull apo këmbë nuk mund ta kryejnë ekzaminimin, pasi kësaj aparature i është prishur një pjesë e rëndësishme që vendos në punë mekanizmin e pajisjes.

Deri në rregullimin e saj, të sëmurët duhet të qëndrojnë në radhë "pritje" ose në të kundërt të largohen në spitalet private për ta kryer këtë analizë me pagesë, edhe atëherë kur derdhin sigurime dhe kanë një librezë shëndetësore. Të paktën deri ditën e hënë, pajisja do të vazhdojë të bëjë "pushim"...

Pas zgjidhjes së problemit që kishte kjo aparaturë me kontratën e servisit, e cila shërben për rregullimin e pajisjes për çdo rast defekti, mbetet për t‘u zgjidhur problemi i furnizimeve apo gjetjes së defektit.

Problemi dhe pajisja

Për këto kohë që rezonanca nuk ka punuar, pacientët qëndrojnë në radhë pritjeje, kanë marrë përgjigje të cunguara për problemet e tyre ose janë detyruar ta realizojnë kontrollin në privat.

Pacientët që vijnë jo vetëm nga kryeqyteti, por nga të gjitha rrethet dhe shpeshherë edhe nga Kosova, duhet të presin deri në riparim të defektit që ka pasur aparatura e rezonancës magnetike. Kjo aparaturë është një pajisje e cila ka "veti" për të qenë më e saktë dhe më e sofistikuar sa edhe vetë skaneri. Pajisja ndodhet në spitalin "Nënë Tereza" dhe një aparaturë e tillë ndodhet vetëm në disa prej spitaleve më të mira të Europës. Rezonanca përdoret për diagnostikimin e rasteve me komplikacione të "fshehura", të cilat nuk mund të evidentohen as nga skaneri. Problemet janë të lidhura me kockat, stomakun, kokën. Në zyrën e Institutit të Sigurimeve Shëndetësore vazhdojnë prenotimet për vizitën, për ata pacientë që janë të siguruar. Në spital, ekzaminimi i rezonancës kushton 1800 lekë të reja. Aparatura ka ardhur nga jashtë dhe është një nga të vetmet që ka një kontratë servisi. Në vendet e Ballkanit ndodhen 3 aparatura rezonance. Njëra është në vendin tonë, një tjetër është e instaluar në Greqi dhe në Maqedoni.

Ekzaminimi i rezonancës

Imazheria e rezonancës magnetike është një ekzaminim mjekësor jo invaziv, i padhembshëm që ndihmon mjekët në diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme kur metodat e tjera radiologjike janë të pamjaftueshme. Rezonanca magnetike përdor fushë të fuqishme magnetike, valë radioje dhe një kompjuter për të prodhuar pamje të detajuara të organeve, indeve të buta, kockave dhe virtualisht të gjitha strukturave të tjera të brendshme të trupit. RM nuk përdor rrezatim të jonizuar (rrezet x).

Imazhet e detajuara të RM i mundësojnë mjekut të vlerësojë më mirë pjesët e trupit dhe sëmundje të veçanta që nuk mund të përcaktohen në mënyrë të përshtatshme me metodat e tjera të imazherisë si rreze x, ultratingujt ose tomografinë e kompjuterizuar (e quajtur edhe CT ).

Aktualisht RM është ekzaminimi më i ndjeshëm i imazherisë së kokës (veçanërisht trurit) rutinë në praktikën mjekësore.

Rezonanca magnetike zakonisht është zgjidhja më e mirë për:

-Artikulacionet kryesore të trupit si gjuri, shpatulla, kyçi i dorës e i këmbës

-Shtyllën kurrizore për sëmundje të diskut

-Inde

© Gazeta Shqip


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Oct 12 2009, 09:06AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Shqipëria, vendi me sistemin shëndetësor më të keq në Evropë

Nga Tema

Raporti: Shqipëria është ndër vendet me kujdesin shëndetësor më të keq në të gjithë Evropën dhe thuajse të gjithë treguesit që ka vendi ynë, janë më të këqijtë nga të gjitha vendet. Në një raport të një agjencie të Bashkimit Evropian, EHCI, që mat treguesin e përdorimit të sistemit shëndetësor dhe të mënyrës se si ai iu përgjigjet njerëzve, Shqipëria renditet e 30 nga 34 vende. Raporti përdor si kritere për të mbërritur në këtë konkluzion gjashtë kategori të dhënash, të cilat janë: të drejtat e pacientit dhe informacioni, koha e pritjes për trajtimin mjekësor, shkalla e përftimit të shërbimit, përdorimi i informatikës në komunikim dhe në përmirësimin e shërbimit mjekësor dhe niveli i farmaceutikës, që nënkupton cilësinë e ilaçeve, llojshmërinë e tyre, kontrollin etj. Shqipëria zë vendin e parë vetëm në kohën e pritjes për trajtim mjekësor dhe në të gjitha të tjerat është ndër të fundit. Është e qartë se Shqipëria zë vendin e parë e parë në kohën e pritjes për trajtim mjekësor, pasi në këtë vend çdo pacient shkon te mjeku dhe ai menjëherë mund të trajtohet, të mjekohet, të operohet etj. Këtu askush, asnjëherë nuk lë takim me mjekun dhe askush nuk e kërkon këtë gjë. Te mjeku shkohet privatisht, pa asnjë dokument dhe vetëm me pará në xhep, pavarësisht se bëhet fjalë për shërbim që ofrohet nga një sistem publik. Në kategoritë e tjera Shqipëria është ndër vendet e fundit. Shqipëria, për shembull, thotë raporti, është vendi që shpenzon më pak në raport me prodhimin kombëtar për shëndetin. Shqipëria është vendi që ka numrin më të vogël të mjekëve për frymë etj. Shqipëria është në vend të 30 me 562 pikë nga 1000 pikë të mundshme dhe pa saj renditen vetëm tri shtete, Bullgaria, Rumania dhe Letonia. Vendin e parë e zë Holanda e më pas vijnë Danimarka, Gjermania, Suedia etj.

Shqipëria, thotë raporti, është një vend që ka burime shumë të kufizuara në kujdesin shëndetësor, ku përfshihen mjekë, klinika, mundësi financiare etj. Shqipëria do të ishte padyshim vendi i fundit në kujdesin shëndetësor dhe në ofrimin e tij, nëse ajo nuk do ishte vendi i parë në Evropë në kategorinë e kohës së pritjes për trajtim mjekësor. Dhe në fakt Shqipëria ka lënë mbrapa Bullgarinë, Rumaninë dhe Letoninë, vetëm se ato në treguesin e kohës së pritjes për trajtim mjekësor janë ndër vendet e mesit dhe Shqipëria e para. Pas Shqipërisë, koha e pritjes për kujdes shëndetësor është më e vogël në Danimarkë, Holandë etj. Është e qartë se Shqipëria këtë tregues e ka në fakt dëshmi të nivelit të ulët të shëndetësisë dhe jo tregues të një shërbimi të mirë si në Danimarkë. Nuk ka kuptim të kemi treguesit më të kë[shhttt] në çdo kategori dhe të jemi më të mirët në kohën e pritjes për trajtim mjekësor.

Korrupsioni, në pranga dy mjekë dhe tre infermierë

Nga Tema

Korrupsioni ka njollosur sërish bluzat e bardha. Policia e kryeqytetit bëri të ditur arrestimin e tre mjekëve dhe dy infermierëve të spitalit gjinekologjik, “Kiço Glozheni”, që akuzohen për mitmarrje. Të prangosurit janë Petrit Rexhepi, Dritan Xhangolli, Hyre Reçi, Nilka Perhati dhe Lefter Mano. Arrestimi i tyre është kryer pas hetimeve 8-mujore të kryera nga policia. Mjekët më pas janë lënë të lirë dhe do të procedohen penalisht nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Operacioni

Oficerët e policisë së kryeqytetit kanë arrestuar paraditen e djeshme tre mjekë dhe dy infermierë të spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Glozheni” të Tiranës. “Shtetasit e arrestuar janë shefi i klinikës obstetrike te “Koço Glozheni”, Petrit Rexhepi, 56 vjeç, lindur e banues në Tiranë, Dritan Xhangolli, 38 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i pa dënuar, me profesion dhe i punësuar mjek reanimator, Hyre Reçi, 54 vjeç, lindur në Pukë e banuese në Tiranë, me profesion dhe e punësuar infermiere-mami, Nilka Perhati, 57 vjeç, lindur e banuese në Tiranë, me profesion dhe e punësuar infermiere- mami, Lefter Mano, 53 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me profesion anestezist, të punësuar të gjithë në spitalin obstetrik-gjinekologjik “Koço Glozheni” të Tiranës”, - bëri të ditur policia e kryeqytetit. Arrestimi i këtyre të fundit është kryer në kuadër të operacionit të koduar me emrin “Trashëgimtari”. Sipas burimeve të policisë, mjekët e arrestuar akuzohen se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme shuma të konsiderueshme parash, kundrejt ofrimit të shërbimit mjekësor në lindje normale dhe lindje me operacion për disa shtetas. Kanë qenë këtë ta fundit që kanë bërë denoncimet në polici, gjë që më pas ka bërë edhe nisjen e hetimeve nga ana e uniformave blu. “Procedimi penal në ngarkim të tyre filloi mbi bazën e disa kallëzimeve të kryera nga disa paciente, të cilat kanë deklaruar se, stafi mjekësor i lartpërmendur ka përfituar prej tyre një shumë të konsiderueshme parash për ofrimin e shërbimeve mjekësore të mësipërme”, - thanë burime pranë policisë së kryeqytetit. Sipas këtyre të fundit, për arrestimin e të dyshuarve janë kryer më shumë se tetë muaj hetime, kohë në të cilën është bërë e mundur mbledhja e provave të nevojshme, të cilat vërtetojnë marrjen e ryshfetit nga ana e mjekëve dhe infermierëve të akuzuar. Të prangosurit do të akuzohen për veprat penale të “Mitmarrjes” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, ndërsa në bazë të vendimit të Gjykatës së Tiranës, ata do të procedohen nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Ky është operacioni i disatë që policia e kryeqytetit ka kryer ndaj bluzave të bardha, të akuzuar për korrupsion. Si pasojë e këtyre operacioneve, në prangat e policisë kanë përfunduar disa mjekë dhe infermierë, të cilët më pas janë lënë në gjendje të lirë.

© Copyright 2007 tema.al


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Oct 12 2009, 09:11AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Banorët, ‘derman’ te doktori i kafshëve


(Dërguar më: 17/06/09) Brikena Shllaku

SHKODËR T mjekohesh nga veterineri?! Kjo është alternativa e vetme për banorët e Vermoshit në Shkodër. Që prej shumë vitesh, 1200 banorë të kësaj zone janë të privuar nga shërbimi mjekësor. Mungesa e këtij shërbimi ka bërë që ata të kthejnë sytë nga veterineri, i cili mesa duket bën dy punë njëkohësisht; kujdeset për shëndetin e kafshëve por edhe për njerëzit. Ndërsa, mungojnë mjekët dhe infermierët, banorët trokasin tek veterineri. Ky i fundit tashmë është "trajnuar" e kthyer në mjek dhe infermier për gjithë zonën. Situata absurde e trashëguar prej më shumë se dhjetë vitesh i ka lodhur banorët. Kërkesat për rikthimin e shërbimit mjekësor e për shumë probleme të tjera kanë rënë në vesh të shurdhër, ndaj ata nuk rreken të trokasin më kot dyerve të institucioneve shtetërore, për më tepër tani që jemi në fushatë elektorale. Prek Vata, një banor i zonës tregon se para 10 vitesh është bërë rikonstruksioni i Qendrës Shëndetësore në Vermosh, por tashmë nga kjo godinë nuk ka mbetur asgjë. Ndërtesa është shkatërruar plotësisht, nuk i ka mbetur asgjë, veçse mure të rrënuara, çatia e rënë, nuk ka as dyer, as dritare. Fati i 1200 banorëve është në dorë të Zotit. Ata thjesht luten që të mos sëmuren. Në raste emergjente, shpëtimi i vetëm iu vjen nga Mali i Zi. Falë pikës kufitare të Bashkimit, banorët e Vermoshit mund të shkojnë për pak minuta në shërbimin mjekësor të zonës malazeze, aty ku nuk mungon mjeku dhe infermieri. "Në kohën e Partisë së Punës, këtu ka pasur edhe spital me 21 shtretër. Ajo kohë mos ardhtë kurrë, por ama shërbimi mjekësor ka qenë i garantuar", - shprehet njëri nga banorët e zonës. Nga ana tjetër, banorët shprehen optimistë se më në fund është ndezur drita jeshile për ndërhyrjen në rrugë. Rreth 40 milionë lekë është fondi i dhënë për rrugën Hot-Tamarë, që është rreth 30 kilometra e gjatë. Ky segment rrugor, pjesë e Komunës së Vermoshit, pritet të përfundojë brenda tre muajve. Sipas drejtuesve të Komunës së Shkrelit, mësohet se ky investim do të bëjë që rruga të shkurtohet rreth 7 kilometra. "Me përfundimin e këtij investimi, segmenti Hot-Tamarë do të jetë vetëm 23 kilometra dhe kjo për banorët e kësaj zone do të thotë shumë", - thotë kryetari i Komunës, Ndue Lelcaj. Mësohet se është hartuar dhe projekti për të gjithë aksin Hot-Vermosh, i cili kërkon një investim shumë të madh, aq më tepër që projekti ka parashikuar një rrugë dykalimshe, 8 metra të gjerë, të përshtatshme për zhvillimin e turizmit në këto zona. Sipas drejtuesve të Komunës, është parashikuar që investimi në të gjithë rrugën të përfundojë brenda 3 viteve.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare

Vermoshi pa ambulancë, mjekë nga Mali i Zi

16/06/2009 Një vizitë kushton 80 euro

SHKODER- Banorët e fshatit Vermosh, më të skajshmit verior të vendit, kërkojnë ndërhyrjen emergjente të qeverisë për rikonstruksionin e plotë të qendrës së tyre shëndetësore dhe njëkohësisht marrjen e masave për dërgimin e një personeli të kualifikuar mjekësor, i cili mungon prej vitesh. Kërkesë emergjente e banorëve të Vermoshit është dhe furnizimi me medikamente, pasi aty nuk ka asnjë farmaci. Sipas banorëve të Vermoshit, qendra shëndetësore e tyre u ndërtua e re para dhjetë vitesh, por cilësia e dobët e punimeve solli shkatërrimin e saj vetëm një vit më pas, si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës dhe stuhive. Tashmë kjo qendër shëndetësore ka dalë krejtësisht jashtë përdorimit ndaj duket një rikonstruksion i plotë i saj. Nga ana tjetër rreth 1500 banorë të këtij fshati të thellë malor nuk kanë mundësi të vizitohen, apo mjekohen në fshatin e tyre, pasi mungon si mjeku ashtu dhe infermieri. Vermoshasit janë të detyruar të gjejnë zgjidhje tek mjekët e Malit të Zi, meqë kufiri është afër tyre. Në rastet e vizitave të ndryshme banorët shkojnë vetë në Mal të Zi, por në sëmundje të rënda janë të detyruar të thërrasin mjekun malazez, i cili shkon në Vermosh kundrejt një pagesë tepër të rëndë për xhepat e banorëve të zonës në fjalë. Sipas tyre, mjeku malazez duhet të paguhet me 50 euro për vizitën dhe 25 euro për rrugën nga Mali i Zi në Vermosh. Kjo është një shumë e konsiderueshme, por fatmirësisht shumica e familjeve kanë fëmijë në emigracion që u paguan para.

© 2004 METROPOL GROUP



Mjeket, si do te testohen

E Merkure, 07 Tetor 2009

Sonila Isaku

Mjeket, stomatologet, farmacistet por edhe infermieret do te kalojne ne testim per te mbajtur vendin e tyre te punes. Ne rast se ata nuk do te plotesojne kushtet e kerkuara, do te kene zgjidhje te kontrates se punes. Ky ka qene vendimi qe ka marre ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, qe e ka bere publik dje gjate hapjes se qendres se pare te trajnimit te vazhdueshem ne Shqiperi. Sipas tij, mjeket nuk duhet te mjaftohen me ato qe kane mesuar ne shkolle, por kualifikimi dhe specializimi i tyre duhet te jete i vazhdueshem.

Testimi

Menyrat e testimi te mjekeve do te jene te ndryshme, por qe do te kene te njejten permbajtje, ate te rritjes profesionale te tyre. Fillimisht, ne janarin e vitit te ardhshem, mjeket do te paraqesin dosjet e tyre me kurset, trajnimet, botimet e tyre e te tjera aktivitete me te cilat duhet te plotesojne 150 kredite. Nese nuk i arrijne keto kredite atehere do t'i nenshtrohen 2 provimeve. Dhe ne rast se nuk i kalojne keto teste, atehere do te zgjidhin kontraten me Ministrine e Shendetesise. "Njerez te pakualifikuar dhe pa nivelin e duhur te dijeve per te ofruar nivelin shendetesor, sigurisht nuk do te kene me vend ne sistemin tone shendetesor. Ky kualifikim i detyrueshem, i vazhduar do te jete pjese e kontratave te punes ne menyre ligjore dhe te gjithe ata qe nuk do te plotesojne kete pjese, te certifikimit te dijeve te tyre ne nje periudhe kohe te caktuar sigurisht do te shkohet me tej, me nderprerjen e kontratave te tyre", ka pohuar ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Sipas tij, kjo do te sjelle edhe hapjen e vendeve te punes dhe sjelljen ne vend te te gjithe mjekeve te kualifikuar, te cilet ofrojne sherbim cilesor ndaj pacienteve.

Afatet

Testimi i mjekeve do te nise nga janari i vitit qe vjen dhe do te perseritet cdo 5 vjet. Nderkohe gjate pese vjeteve do te ndryshoje edhe menyra e testimit si dhe kreditet, te cilat duhet te arrihen. Mjeket me pervoje keto pike mund t'i sigurojne nga specializimet e kryera, trajnimet dhe vleresimet e punes te cilat do te konvertohen ne kredite. Te gjitha te dhenat per certifikimin e punonjesve te shendetesise, do te hidhen ne nje regjister elektronik qe do te ngrihet nga bordi i akreditimit ne Ministrine e Shendetesise."Ky certifikim do te behet nje here ne pese vjet dhe numri i krediteve do te vije duke ndryshuar. Do te vleresohen dijet e mjekeve, pjesemarrja ne aktivitetet e medha shkencore, ajo qe performojne ne menyre te perditshme. Ndryshe do te jene kerkesat per ata qe sherbejne ne sistemin primar dhe ndryshe per ata qe ofrojne sherbimin ne spitalet rajonale dhe ne ato qendrore",- tha kreu i Shendetesise shqiptare. Ky i fundit ka pranuar publikisht se nje pjese e bluzave te bardha jane te paafte, pasi nuk bejne asnje perpjekje per te marre te rejat e fundit te shkences por mjaftohen me librat e shkolles.

Qendra

Per kualifikimin e mjekeve apo matjen e dijeve te tyre, do te jete nje qender e vecante e cila eshte hapur dje. Kjo qender, me ane te dokumentit baze te miratuar do te beje certifikimin e bluzave te bardha ne vend. Kerkesat mbi kualifikimin dhe dijet e mjekeve do te jene te vecanta per cdo sistem, ate primar, ne spitalet rajonale dhe qendrore. "Pjese e kontrates do te jete dhe menyra sesi verifikohen dijet e tyre, nuk eshte thjesht dhe vetem ne nje provim ku do te vleresohen dijet e tyre. Pra eshte nje sistem vleresimi kompleks jo vetem me nje element, por qe ne fund na thote qarte qe ky mjek e ka kualitetin e duhur per te sherbyer apo nuk e ka", ka pohuar Vasili. Sipas tij, te paret qe do te testohen jane mjeket me pas infermieret, ne sektorin privat farmacistet dhe stomatologet te fundit.

© 1991 - 2009 Koha Jone



SuperGirl ka shkruar:

si testohet ndergjegjia? korrupsioni? shpirti i mire? njerzilleku???



Lec Neli ka shkruar:

SuperGirl ka shkruar:

si testohet ndergjegjia? korrupsioni? shpirti i mire? njerzilleku???



Cfar pytjesh te zorshme ban edhe ti Supergirl vec e'', nejse menoj se pergjigjja e pytjeve tuja "noshta" ka mu gjet te brezat e ardhshem, ne qofte se nryshon "???" per mire dija, kanveshtrimi dhe kultura e sotme e intelektualitetit te shoqnise t'ardhme kuptohet



SuperGirl ka shkruar:

Ishalla



Miri74 ka shkruar:

SuperGirl ka shkruar:

si testohet ndergjegjia? korrupsioni? shpirti i mire? njerzilleku???



Pytje shume interesante qe ven ne pikepytje disa perkufizime bindjesh/





Pacientët, 250 kilometra për një radiografi

Poliklinika e specialiteteve, pa aparaturat e nevojshme për kryerjen e ekzaminimeve


Poliklinika qendrore, e vetmja në rajonin e Beratit, ka vite që është e papajisur me aparaturat e domosdoshme.

Çdo ditë, qytetarët e rrethit të Beratit duhet të sorollaten vetëm për të bërë një ekzaminim shëndetësor. Shpeshherë është ndërhyrë për rikonstruksionin e saj. Dy vjet më parë, ish-ministri i Shëndetësisë, që ka bërë përurimin e poliklinikës së rrethit, ka theksuar mbi domosdoshmërinë e saj në këtë rreth, si dhe duke premtuar se së shpejti do të ketë dhe aparatura të reja në të.

Pavarësisht kësaj, edhe sot kjo poliklinikë e vuan mungesën e aparaturave të domosdoshme për popullatën, pasi ende nuk duket një dritë jeshile për vendosjen e këtyre aparaturave.

Dhe pse janë investuar shuma të konsiderueshme parash, për rikonstruksionin e kësaj godine poliklinika nuk i plotëson kushtet për t‘u shërbyer pacientëve. Drejtori i spitalit rajonal, nga e cila varet kjo poliklinikë, Shkëlqim Hysaj, pohon se mungon aparati i ekzaminimit të sëmundjeve në mushkëri, si aparatura e skanerit për ekzaminimin e të gjitha sëmundjeve.

Në këto kushte, qytetarët e shumtë, të cilët vijnë nga Kuçova, Skrapari dhe komunat përreth, janë të detyruar t‘i kryejnë këto ekzaminime pranë spitalit rajonal, por duke qenë se spitali është i vetmi që e ofron këtë shërbim, krijon shumë dyndje, ndaj shumë pacientë detyrohen të shkojnë në spitale të tjera, duke udhëtuar me kilometra të tëra.

"Kemi vite që kemi bërë kërkesën për plotësimin e kësaj poliklinike me këto aparatura, por ende jemi në pritje pa asnjë përgjigje konkrete", thotë drejtori Hysaj.

Mi.H.

© Gazeta Shqip - 2006-2008


[ Edited Mon Oct 12 2009, 09:17AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Gurabi
Mon Oct 12 2009, 05:36PM

Registered Member #1920
Joined: Thu May 29 2008, 05:10PM

Posts: 6454
sa gjynah per ata fmi qe bijne ne dore tyne..... gabime e ngaterrime ilacet ndoghin gjithkund e jo veq ne shqiperi s e ktu te une nij shume raste te tilla

po per fat keq kas pa smundesine me i provu me djale simjet lene s eme i ba me myt bahet njiri pa te vizitu mire nderriim klem kur kishim gadi 2 muj ne shkoder pffff ....... shume pak ka ma doktora ne shkoder qe bajne qa jane betu para shkolles o dikujt me ndihmu njerezit e jo me ju pa xhepin si e kan turppp

Give the girl the right shoes and she can conquer the world .!!!!!! .......
Back to top
L - N
Wed Oct 14 2009, 03:54AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Mjeku i familjes s'na jep barnat me rimbursim dhe na ofendon



Eglantina Bardhi | 12/10/2009

Ruzhdie Çota akuzon mjekun e familjes se nuk i jep recetën për vajzën invalide. Jam ankuar, por s'janë marrë masa

Denoncimi

Mjeku i familjes jo vetëm që nuk më jep recetën e barave të rimbursueshme, por më ofendon dhe rrallë i zbatoj oraret e punës. Ky është denoncimi që bën Ruzhdie Çota, banuese në lagjen nr. 6 në Kombinat, e cila thekson për gazetën "Shekulli" se ka vajzën invalite dhe jeton në varfëri.

Sipas saj, mjekët specialsitë të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" i japin rekomandimin për barna të rimburuehsme, pasi vajza e saj 14-të vjeçare, Ilda Çoto, vuan nga një sëmundje rëndë në mushkëri, por mjeku i fmailjes nuk e zbaton recetën që i japin mjekët specialistë, duke e detyruar atë që t'i marrë barnat me lekë, ndonëse i takojnë falas.

Ndërkohë edhe mjekët e QSUT-së pohojnë se pacientes i bëhen sorollatje të kota nga mjku i familjes dhe se ky nuk është rasti i vetëm, pasi mjekët e parësorit nuk tregohen korrektë me rekondimet që japin mjekët specialsitë.

Ankesa

Sëmundje të rënda mbi kurriz dhe papërgjegjshmëria e disa bluzave të bardha për t'u shërbyer pacientëve. E ndonëse, në bazë të ligjit u takon që të marrin barna të rimbursueshme edhe pse e zbatojnë sistemin e referencës, pacientët sorrollaten, duke mos u dhënë atë që u takon.

"Vajza ime është e sëmurë kronike, madje është invalide. Mjeku i familjes rri pothujse gjithë kohës në kafe dhe kur është në punë, jo vetëm që nuk na pret, por edhe na ofendon", - pohon Ruzhdie Çoto, e cila është përpalsur në dyert e QSUT-së për të marrë rekomandimin e mjekut specialist. Sipas saj, mjeku i familjes nuk e zbaton rekomandimin e mjekëve specialsitë të Pediatrisë së QSUT-së.

"Më takojnë për t'i marrë edhe banat me rimbursim, por kam dy vjet që nuk i marr, pasi mjeku i familjes nuk e zbaton recetën që hedhin mjekët e QSUT-së, ndonse e ka për detyrë ta zbatojë.

Nuk kam zgjidhje tjetër dhe po m'i sjellin të afërmit barnat nga Greqia, pasi ato më kushtojnë më shumë se 40 mijë lekë në muaj dhe nuk mundem t'i ble. Tani duhet të ble 80 mijë lekë një pompë avulli për vajzën dhe nuk e ble dot se nuk kam të ardhura ta përballoj", - pohon nëna e pacientes.

Ndërkohë, ajo thekson se për mjekun e lagjes është ankuar te shefi i Poliklinikës, por nuk është bërë asgjë. Ndërkohë, ajo pohon se do të ankohet edhe në Minsitrinë e Shëndetësisë për të nxjerrë të drejtën për vajzën e saj.

Sëmundja

"Vajza më ka lindur me sëmundje dhe gjithë jetës i është dashur të marrë mjekim." - Kështu u shpreh Ruzhdie Çoto, e cila pohoi se kjo nuk është e vetmja tragjdi e familjes së saj, pasi edhe një fëmijë i ka vdekur nga e njëjta smëundje si e Ildës. "Më ka humbur një fëmijë, po nga sëmundja e rëndë e mushkërive.

Për vajzën do të luftoj që të mos i mungojë asnjë mjekim sepse i takojnë", - pohon Ruzhdie Çoto, duke theksuar se edhe dy vajzat e tjera i ka me probleme shëndetësore. Ndërkohë, ajo thekson se nuk ka të ardhura për të përballaur të gjitha shpenzimet që i duhen për mjekim, ndaj bën apel që stukturat përgjegjëse ta ndihmojnë, të paktën me ato mjekime që i takojnë me rimbursim.

Mjekët e QSUT-së: Mjekët e familjes të zbatojnë rekomandimet

Kur mjeku specialist i spitali jep rekomandim për mjekimin e pacientëve, mjekët e familjes duhet ta zbatojnë atë, por kjo nuk ndodh gjithmonë. Kështu shprehen mjekët specialistë të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", duke theksuar se hallkat e sistemit të referimit janë të parët që i shkelin mjekët e familjes.

"Nuk është hera e parë që përballemi me sorollatje të pacientëve. Mjekët e familjes jo gjithmonë i zbatojnë rekomandimet tona, ndonëse e kanë të detyrueshme.

Edhe pacientes në fjalë, Ilda Çoto, i takojnë barnat e rimbursueshëm, por mjeku i familjes nuk e zbaton rekomandimin tonë",- pohojnë mjekët e QSUT-së. Sipas tyre, për të zbatuar sistemin e referencës duhet të funksionojnë të gjitha hallkat duke filluar nga mjeku i familjes e deri te mjeku specialist në spitale.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Tue Sep 28 2010, 01:42AM ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
::bud::
Tue Nov 03 2009, 02:21PM



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 08:46AM

Posts: 10533
Mungojnë dhuruesit, spitali më i madh i veriut mbetet pa gjak
ShkoderZemer
Gazeta Shqip - Shkodër Rastet emergjente zgjidhen vetëm falë ndihmës së familjarëve të pacientëve Prej disa ditësh, spitali rajonal i Shkodrës, që është më i madhi në veri të Shqipërisë, nuk ka gjak për të sëmurët dhe për rastet emergjente.


Kjo situatë ka bërë që spitali të ndodhet në një situatë të vështirë, duke mos mundur t‘u përgjigjet kërkesave të qytetarëve. Përveç të sëmurëve të përditshëm, të cilët kanë nevojë për gjak, në raste emergjence mjekët e kanë të vështirë të kurojnë pacientët, të cilët paraqiten në spital për të marrë gjak në raste aksidentesh. Leze Kapaj, infermiere në spitalin e Shkodrës, thotë se rezervat e gjakut janë tepër të vogla. Ajo thekson se nevojat urgjente për pacientët mbulohen nga familjarët e tyre. Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve shkodranë që të dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare, pasi rezervat e gjakut nuk u përgjigjen kërkesave të pacientëve. Në këto kushte, kur dikush paraqitet në spital për ndihmë duhet të marrë me vete edhe një grup familjarësh, të cilët duhet të japin gjak, pasi spitali e ka të pamundur ta kryejë këtë shërbim. Shifrat flasin qartë, se vetëm falë familjarëve është mundur të përballohet mungesa e gjakut. Kështu, për këtë vit numri i familjarëve që kanë dhuruar gjak për të afërmit ka qenë 567. Ndërkohë që dhurues vullnetarë janë 49. Ndërsa 39 persona janë dhurues me pagesë, të cilët në raste emergjente njoftohen nga mjekët për t‘u paraqitur dhe për të dhuruar gjak. Dhuruesit me pagesë, për 400 gramë gjak paguhen me 3400 lekë të rinj dhe nuk mund të dhurojnë më shumë se një herë në tre muaj. Gjatë vitit 2008, numri i dhuruesve familjarë ishte 594, i dhuruesve me pagesë 73, ndërsa i vullnetarëve 64. Mjekët tregojnë se nga të katër grupet e gjakut, grupi 0 negativ është më i kërkuari nga pacientët. Grupi që gjendet më lehtë është 0 pozitiv, ndërkohë që më të favorizuarit janë personat të cilët kanë grup gjaku AB, pasi ky lloj grupi është marrës universal. Spitali rajonal i Shkodrës është spitali më i madh dhe më me rëndësi në veri të Shqipërisë, ku paraqiten për ndihmë mjekësore dhe në veçanti kanë nevojë për gjak rreth dhjetë persona në ditë.

A.Hoti
Back to top
::bud::
Tue Nov 03 2009, 02:25PM



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 08:46AM

Posts: 10533
Nuk mungojne dhuruesat, por spitali vete duhet te kete njerz te caktuar qe te bajn fushata neper vende publike dhe ti nxisin dhuruesit, ashtu siq ben e gjith bota.

Kush shkon ne spital vetem me dhuru gjak, pa e nxitur askush?
Back to top
**Rusjane**
Thu Jan 21 2010, 12:52PM
" It is not Life that is wrongly made, it is humans that don't live right ! "

Registered Member #404
Joined: Tue Jan 23 2007, 08:33PM

Posts: 1615
Keq shume keq zoti e baft mire Isha vjet ne shkoder mu semur djali, motra shkoj me ble ilacin, kur e shof i skadum, po ashtu edhe ushqimet kur blesha me ka ndodh me i pa te skadume. Qysh athere motra i shikon datat ufffff shume keq:(:(:(

Ka shku puna deri ne nje pike qe me te myt per pare:(
Back to top
L - N
Sat Sep 25 2010, 09:25AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Mafia e ilaçeve, Dashi dhe mjekët fshehin listën e ilaçeve që mungojnë në QSUT



Shkelet urdhri për afishimin e listës së ilaçeve që mungojnë në pavijone

Mafia e ilaçeve në QSUT, vazhdon të sundojë jo vetëm në korrupsionin e drejtëpërdrejtë me pacientët, por edhe në afera korruptive që bëhen me ilaçet që mungojnë në të gjitha pavijonet e QSUT-së. Burime konfidenciale nga drejtoria e Qendrës Spitalore

Universitare thanë dje për gazetën “SOT” se që prej më shumë se tre muajsh megjithëse është dhënë urdhër nga Ministria e Shëndetësisë që në çdo pavijon të afishohen listat me ilaçet e barnat që mungojnë. Por edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj nga urdhri i dhënë prej ministrit Vasili, sërish nga ana e shefave të shërbimit nuk janë bërë publike listat me emrat e përcaktimet e ilaçeve që mungojnë. Sipas vëzhgimeve nga gazeta në asnjë prej pavijoneve, apo spitalet e QSUT-së nuk është afishuar asnjë listë që tregon emrat e ilaçeve që mungojnë. Burimet e QSUT-së theksojnë se edhe pse në drejtori është marrë një direktivë për kontroll ndaj shefave të shërbimit nuk është dhënë nga drejtori Dashi. Në këtë aspekt vetë drejtori Dashi vazhdon të jetë pjesë e aferave me ilaçet që mungojnë në QSUT, të cilat nuk afishohen për të vetmen arsye, sepse nëse këto ilaçe afishohen atëherë edhe vetë pacientët do të kërkojnë nga drejtoria që tu gjenden këto ilaçe. Kështu nëpërmjet mos afishimit të listës së ilaçeve që mungojnë në QSUT, vetë drejtori Dashi, kërkon të fshehë aferën abuzive m ilaçet dhe kërkon të mbulojë edhe korrupsionin nga vetë shefat e shërbimit të cilët në shumicën e rasteve bëjnë pazare me ilaçet duke i shitur ato në farmaci e duk bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me pronarët e farmacive private, por edhe atyre shtetërore.




Aferat
Mungesa e theksuar e ilaçeve në të gjitha pavijonet e QSUT-së është kthyer tashmë jo vetëm në problem, por në mollë sherri midis pacientëve, infermiereve dhe mjekëve. Kohët e fundit skema e re e përfitimit nga vetë shefat e pavijonit por në disa raste edhe nga kryeinfermierët është edhe “pazari” i këtyre të fundit i kryer në mënyrë tejet të fshehtë. Këtë gjë e deklarojnë vetë pacientët të cilët më shumë se kushdo tjetër e vuajnë tmerrësisht mungesën e ilaçeve në pavijone. Dritani një prej të afërmve të një prej pacientëve në pavijonin e hematologjisë deklaron për gazetën “SOT” se në vend që mjekimet, e ilaçet ti marrin e ti përfitojnë falas në spital pacientët duhet ti blejnë në farmaci. Sipas këtij qytetari i cili udhëton çdo muaj me babain e tij të sëmurë me leucemi të rëndë, të gjitha ilaçet e shtrenjta që ka blerë në farmaci gjatë gjithë këtyre muajve kanë qenë pa etiketa çmimi, çka do të thotë se këto ilaçe janë të destinuara për në spital por përfundojnë në farmacitë e kryeqytetit duke u shitur me para.


Premtimet boshe
Tenderimet për ilaçet duhet të kishin përfunduar rreth 6 muaj më parë ndërkohë që mungesat e medikamenteve në spitalin më të madh në vend janë kthyer tashmë në një makth pa fund si për pacientët e për të afërmit e tyre por edhe për stafin mjekësor që shpesh herë ngrenë supet për mungesat banale të ilaçeve duke përfshirë këtu edhe mungesën e serumeve apo edhe më keq se kaq të aspirinave apo antibiotikëve në të gjitha pavijonet e spitalit. Sipas premtimeve boshe të vetë drejtorit Dashi drejtoria e QSUT-së ka paur objektiv që në fundin e verës të përfundojë çdo tender. Por edhe pse karvani zhgënjyes i mashtrimeve për ilaçet ende nuk ka marrë fund, drejtori i QSUT-së nuk ka dhënë asnjë grimë llogarit për të gjitha premtimet boshe që ka deklaruar.

Ilaçet që mungojnë në QSUT
Ja lista me medikamentet që mungojnë në QSUT


Anti-Infektive të përgjithshëm dhe faktorët e koagulimit
të gjakut
1- Gentamycin,
2- Ciprofloxacine,
3- Cefazoline sodium,
4- Amikacine sulphate
5- Trimethropim + Sufamethoxazole,
6- Levofloxacine,
7- Fluconazol,
8- Cefepime
Medikamente për anestezi reanimacion
9- Insuline Glulisine,
10- Metoclopramid
11- Hydrochloride
12- Ranitidine
13- Hydrochloride,
14- Papaverin
15- Pantoprasole
16- Hyaluronidase
17- Amiodaron
18- Propafenon
19- Atenolol
20- Dipyridamole
21- Clopidogrel
22- Enoxaparinum sodium
23- Enalapril, Furosemide,
24- Torasemide
25- Calcium chloride
26- Calcium gluconate
27- Magnesium sulfate
Blerje Citostatike për Onkologjinë
28- Capecitabin
29- Gemcitabin
30- Fluorouracil
31- Mitocantron Docetaxel.
32- Docetaxel
33- Doksorubicine
34- Cisplatin
35- Epirubicine
36- Paclitaxel
37- Carboplatin




Arta AGOLLI

© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Sep 25 2010, 09:30AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
Spitalet private dhe shtetërore të pa akredituara, nuk plotësojnë kushtet e cilësisë





Mbi 71 institucione shëndetësore shtetërore në vend dhe rreth 100 klinika private në kryeqytet, të panjohur nga MSH

Klinikat dhe spitalet shtetërore dhe ato private në vend nuk gëzojnë akreditimin, kusht themelor ky për tu konsideruar si qendra shëndetësore të përshtatshme për trajtimin e pacientëve. 71 spitale shtetërore në të gjithë vendin dhe rreth 100 spitale e klinika private të cilat janë hapur vetëm në kryeqytet, nuk janë të akredituara nga Ministria e Shëndetësisë.

Kjo do të thotë, se të gjitha këto spitale, klinika e qendra shëndetësore nuk plotësojnë ende 2 kriteret thelbësore që janë efektshmwria klinike dhe siguria që i ofrohet pacientit si dhe përgjegjësia e stafit ndaj pacientit. Ky është një problem serioz për shëndetësinë në Shqipëri pasi kjo do të thotë që këto institucione nuk i kanë përmbushur standardet zyrtare të cilësisë. Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë vazhdon të jetë indiferente dhe të mos i kushtojë rëndësinë e duhur ndërkohë që asnjë klinikë apo spital qoftë ajo private apo shtetërore, nuk është në rregull me përgjegjësitë ligjore dhe nuk kanë shlyer detyrimet e tyre për të pasur të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë mjekësore. Sipas ligjit të procedurave për akreditimin, ky rregull duhet të zbatohet nga të gjitha strukturat shëndetësore dhe dispozitat e tij janë të detyrueshme për strukturat përkatëse në institucionet shëndetësore private dhe ato shtetërore. Mungesa e akreditimit për të gjitha institucionet shtetërore duket se është një fakt konkret që tregon se asnjë prej tyre nuk i përmbush plotësisht kushtet e kërkuara për funksionimin e tyre. Megjithatë, nëse krahasojmë kushtet e spitaleve dhe klinikave shtetërore me ato private, mund të themi me plot gojën se këto të fundit qëndrojnë shumë herë më lart se ato shtetërore. Ndërkohë që pacientët vazhdojnë të ankohen për kushtet në spitalet shtetërore duke filluar që nga kushtet higjienike e deri tek shërbimi i spitalit, çmimet vazhdojnë t` ju afrohen atyre të klinikave private. Kjo është një nga arsyet pse pacientët preferojnë më shumë të trajtohen në klinika dhe spitale private pa marrë parasysh çmimet e larta.

© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Sep 28 2010, 01:38AM
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 06:00AM

Posts: 10623
TIA: Shëndetësia shqiptare si në kohën e komunizmit



Tiranë – Transparency International Albania, duke reaguar për gjendjen në shëndetësinë shqiptare, thekson se prej vitesh në këtë sektor nuk është ndërmarrë asnjë reformë dhe për këtë organizatë situata është si në kohën e komunizmit.
Një shqetësim tjetër serioz për TIA, është edhe mungesa e transparencës në sistemin e shëndetësisë. “Qytetarët nuk njohin shërbimet në spitale. Mungesa e informacionit çon në korrupsion”, thuhet në reagimin e TIA-s.

Më tej, kjo organizatë thekson se QSUT djeg mbetjet pranë zonave të banuara, çka përbën rrezik për ambientin dhe për banorët.


2010-09-27 09:16

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System


Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Eurodita Live - Trokit




Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube

Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3765 sec, 0.0199 of that for queries. DB queries: 63. Memory Usage: 2,961kB