Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Arkitektura
 
<< Previous thread | Next thread >>
Projekte te reja
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
::bud::
Wed Aug 12 2009, 12:14pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Teme e lire, Diskutime rrethe projekteve te reja ne Bote.

Projekte te reja gjigande ne Rivieren Shqiptare

1.000.000 shqiptare do te investojne 3000 euro secili
trokit ketu

Alb-Internacional Turizem Co. eshte e interesuar te investoje dhe ndertoje godina gjigande me apartamente dhe hotele ne rivieren shqiptare. Ata qe jane te interesuar te behen bashkepunetore ne keto projekte te reja duhet tee behen partnere me kompanine tone dhe investojne dhe blejne apartamente dhe dyqane qe do te ndertohen ne rivieren tone te bukur




[ Edited Fri Aug 14 2009, 04:10pm ]
Back to top
::bud::
Fri Aug 14 2009, 04:04pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Back to top
::bud::
Fri Aug 14 2009, 04:13pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Me ato qe shfaqin ne kyt websit nuk mund ti besoj me thane te drejten.
Per shum arsy.

trokit ketu
Back to top
lissandro
Fri Aug 14 2009, 04:31pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
te huajt besoj se kan me ra ne kurth ne ket projekt anderrash mbase pa na del naj firm me anonim emer gjadhica .......!

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
Al Bundy
Fri Aug 14 2009, 07:08pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Ky projekt ka mish dhijet brenda.Shume politike e parja nuk njef ngjyre partish.Dakord me tana qe thojne te ai siti por asnje detaj teknik nuk ka.
Edhe me pase diçka te vertete,prap fmite e ish-komunistave te konvertum ne kapitalista kan mi ba investimet.Kam pershtypjen se jane tu lujte me kyt projekt me aspirattat e atyne qe shpresojne kot se drejtesia ndaj te kalumes ne nivel ekonomik do te aplikohet ne Shqiperi.Utopi.

Mandej nqs asht puna per mi transformu ate pak plazh cilesor qe ka Shqipnia e sidomos jugu ne turizem masiv me godina te shemtume e pa asnje reflektim per pasojat e mundeshme katastrofike ndaj ekosistemit,une per vedi i tham;-'Jo faleminders'.

[ Edited Fri Aug 14 2009, 07:09pm ]



Back to top
L - N
Tue Mar 23 2010, 11:57am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Transporti publik, Tirana me tramvaj, pas viteve 2020

Vendosur: 19/03/2010 - 09:04


zirina llambro

Një masterplan që synon të zgjidhë problemet me trafikun e rënduar në kryeqytet. Zbatimi i tij pritet t’i japë prioritet transportit publik, duke shtuar korsitë e kalimit. Më ambicioz bëhet ky masterplan pas viteve 2020, kur parashikohet të ndërtohet edhe një linjë tramvaji, ku përfshihen 20 km binare në zonë urbane. I prezantuar dje, nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ai do të nisë zbatimin që këtë vit. “Kemi në dorë zgjidhjet në lidhje me lëvizjen, trafikun. Kemi në dorë zgjidhjet në lidhje me transportin publik, kemi në dorë zgjidhjet më të gjithë infrastrukturën dhe lëvizjen e transportit dhe lidhur me nevojën për inovacion dhe teknologji të reja të transportit drejt këtij zhvillimi të qëndrueshëm të tij, që sot është një domosdoshmëri”, tha Rama. Masterplani parashikohet të jetë afatgjatë, duke përfshirë ndërhyrje në rrjetin ekzistues të transportit publik dhe ndërtimin e linjave të reja unazore. Deri në vitin 2020 llogariten më shumë se 100 korsi të rezervuar për transportin publik dhe 88 km korsi, të rezervuara për autobusët që lëvizin me një drejtim. Korsitë e rezervuara për transportin publik do të ndikojnë në reduktimin e trafikut me mjete private, më shumë siguri, ulje të kostos së shërbimit, respektim të orareve të shërbimit dhe të frekuencës kohore. Gjithashtu në vijim do të modifikohen iteneraret e katër linjave ekzistuese të transporti publik deri në vitin 2011. Është parashikuar shtimi i dy linjave të reja po gjatë këtij harku kohor. Deri në vitin 2020, në vartësi dhe të infrastrukturës rrugore, do të shtohen ose modifikohen gjashtë linja duke shtuar linjat unazore në qytet dhe duke zgjatur linjta ekzistuese deri në ekstremet e mundshme ose orientuar shtrirjen e shërbimit në të ashtuquajturin modeli “derë më derë”. Kryqëzimet kryesore do të pajisen me Sistemin e prioritetit të stacioneve “BUS”, brenda vitit 2011. Kjo do të mundësojë dhënien e prioritetit të shërbimit publik ndaj trafikut privat. Do të rishikohen dhe ridizenjohen stacionet e autobusëve, për të mundësuar komfortin dhe sigurinë për qytetarët. Do të ndryshojë tërësisht flota e mjeteve të transportit, duke futur mjete me të gjitha kushtet e komoditetit. Sipas ekspertëve që kanë hartuar masterplanin, aktualisht Tirana, në krahasim me qytetet e tjera në vende të tjera, ka ende për fat të mirë, një shkallë të kënaqshme të përdorimit të transportit publik dhe një shkallë më të ulet motorizimi.


100 korsi
të rezervuar për transportin publik pritet të ndërtohen deri në vitin 2020. Ato do të ndikojnë në reduktimin e trafikut me mjete private, më shumë siguri dhe në ulje të kostos së shërbimit

2 linja
të reja të transportit publik, urban do të shtohen deri në vitin 2011 në kryeqytet. Gjithashtu në vijim do të modifikohen itineraret e katër linjave ekzistuese të transporti publik, duke zgjatur dhe bashkuar inteneraret.

6 linja
të reja të transportit publik do të shtohen deri në vitin 2020 shtuar linjat unazore në qytet dhe duke zgjatur linjta ekzistuese deri në ekstremet e mundshme ose orientuar shtrirjen e shërbimit në të ashtuquajturin modeli “derë më derë”



Qendra e menaxhimit të trafikut
Për të lehtësuar trafikun masterplani parashikon ngritjen e Qendrës së Menaxhimit dhe Kontrollit të Trafikut, e para e këtij lloji në Shqipëri. Me sistemet e reja IT, të menaxhimit të transportit publik, do t’i jepet prioritet transporti publik. Kjo qendër pritet të përfundojë në vitin 2010. Do të mundësohet gjithashtu Integrimi i rrjetit semaforik (vala jeshile) për 58 aparatura semaforike. Do të instalohen telekamera në 18 pika kryesore, të cilat do të japin informacion real, viziv mbi gjendjen e trafikut. Deri në vitin 2011 do të ndërhyhet për të përmirësuar infrastrukturën rrugore, në mënyrë për të rritur eksesin e lëvizjes së mjeteve. Në shërbim të qytetarëve pritet të vendosen mjete të reja për çdo linjë (pjesa më e madhe e investimeve do të kryhen gjatë këtij vitit dhe vitit që vjen.

Marre prej Gazeta Panorama Online
trokit ketu


[ Edited Tue Mar 23 2010, 11:59am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
lissandro
Tue Jul 05 2011, 07:49pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Sa heret pa u bakan Trmvajat mas 2020 L-)

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
SuperGirl
Fri Feb 03 2012, 03:28pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
A e din kush ku mund ta shofim projektin e velipojes`?



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Al Bundy
Fri Feb 03 2012, 07:51pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
T'shkrum n'uje ka than kryetari i komunes atje



Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.1729 sec, 0.0491 of that for queries. DB queries: 45. Memory Usage: 2,702kB