Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Psikologji dhe Sociologji |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Xhelozia tek fëmija i parë pas lindjes së fëmijës tjetër. |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | [b]![]() Sic e dimë fëmija fiton shprehi e zakone pozitive dhe negative nga veprimet e prindërve dhe te afërmve të tij. Prindërit duhet ta dine se shtimi i disa zakoneve të reja e të dobishme, mbi disa zakone trashëgimtare formojnë, gradualisht, personalitetein e fëmijës e cila fillon që nga koha e lindjes e deri ne moshën e pjekurisë. Për xhelozinë tek fëmijët flet doktor Amir Harithi, i cili thotë: "Xhelozia është dicka e natyrshme, e cila shfaqet tek të gjithë fëmijët dhe në mënyra te ndryshme si p.sh. urinimi me dëshire ne gjumë, mbyllja e syve në mënyrë nervoze, goditja e tokës me këmbë, dëshira për të urinuar shpesh, kërkimi prej nënës se tij që ta mbajë në krah apo t'i japë të hajë me dorën e saj, dëshira për t'iu kthyer biberonit përsëri, të folurit sikur fëmijët e vegjël, negativiteti, refuzimi i ushqimit, shndërrimi në fëmije me naze dhe prishës i lodrave te tij. Këshillohet që nëna të tregohet e kujdesshme në vënien re të këtyre sjelljeve dhe në eleminimin e tyre." Doktor Harithi shton: "Që të trajtojmë xhelozinë, na duhet fillimisht të dimë se si vjen ajo, dhe të mundohemi ta parandalojmë atë. Ja si fillon e shfaqet xhelozia tek fëmijët. Ne momentin e afrimit të kohës së lindjes së fëmijës së dytë e largojmë femijen e pare për disa ditë nga nëna e tij derisa ajo të dalë nga spitali Kur del nga spitali ajo është akoma e lodhur dhe ka nevoje të pushojë.Fëmija mundohet të afrohet pranë nënës së tij pas mungesës së gjatë që ndodhi mes tyre, por nuk e gjen ashtu siç do ai. Pasi nëna stabilizohet, fillon të interesohet për beben e posalindur, duke i kushtuar gjithnjë e më pak kohë fëmijës së parë. Më pas fillojnë vizitat nga familja dhe të afërmit për të uruar ardhjen e foshnjës së vogël, të cilët flasin përgjithësisht për beben e vogël, duke theksuar tek fëmija i parë daljen nga fokusi i vëmendjes. Gradualisht fëmija i parë fillon të besojë se prindërit nuk e duan më, ose e duan pak. Me rritjen e moshës, fëmija i parë ndihet keq dhe bëhet xheloz edhe kur qortohet apo dënohet nga prindërit për gjëra të cilat i lejohen më të voglit. Xhelozia tek fëmija i vogël fillon atëherë kur i madhi shkon në shkollë, dhe e gjithë familja interesohet për të, ku njëri prej prindërve e merr për dore e dhe me gëzim e percjell për në shkollë. Doktor Harithe shton gjithashtu se "Eshtë shumë e vështirë ta pranohet nga fëmija dy-vjecar ardhja në familje e fëmijës së dytë. Zgjidhja më e përshtatshme për këtë problem është mos ndryshimi i orarit të përditshëm të fëmijës së madh mbas ardhjes së fëmijës së dytë, si dhe eleminimin e shkaqeve të xhelozizë, dhe korrigjimi i situatave që shkaktojnë keqkuptimin apo hatërmbetjen e fëmijës. Fëmija xheloz në përgjithësi është fëmijë jo i lumtur, dhe duhet që nëna të bëjë cështë e mundur që ta lumturojë atë me kujdesje, vëmendje, siguri, dhurata, lëvdata, etj. Duhet që nëna të minimizojë qortimin apo dënimin e fëmijës së madh, edhe sikur ai të dëmtojë fëmijën e vogël. Eshte e rëndësishme që të stimulohet tek fëmija i madh ndjesia e "partnerit" për fëmijën pasardhës, përkundër asaj të "rivalit. Ndër sjelljet e xhelozizë, gjithashtu janë edhe thithja e gishtit, urinimi me dëshirë dhe dëshira për prishjen e gjithckaje. Duhet të verifikojmë shkaqet që e kanë bërë fëmijën të ndiejë pasiguri, armiqësi, brengosje. Shkaqeve duhet tu kushtojme vëmendje dhe ti konsiderojmë me kujdes dhe maturi pa anashkaluar asnjë detaj, në mënyrë që trajtimi i tyre të jetë sa | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | Eshte shume e vertete,se tek femija i pare krijohet gjelozia kur lindt femija i dyte.Duhet nje kujdes shume i madh per ta shpjeguar apo bindur femijen qe mos te kaloje ne kete akt Gjelozije te theksume. Sonte eshte vone do te zgjatem nje dite tjeter.Teme shume e bukur komplimenta bud. Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
Gurabi |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1920 Joined: Thu May 29 2008, 09:10pmPosts: 6466 | hahahahahha........ kjo e forte te djali jem kurre se kam pase ate problem si ka interesu as tesh nuk ashte xheloz per vllane ...po kam mesen qe ala si ka le motra vogel e rrin tu e thirre gabelja vogel ♥ Give the girl the right shoes and she can conquer the world .!!!!!! ....... | ||
Back to top | | ||
MiCoLjA |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #2543 Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20amPosts: 9792 | mu sme ka ba vaki menoj se nji nga arsyet pse s ekam pas kyt problem ka ken fakti se vajza ishte shjum e vogel per me pas kyt lloj ndjenjet dhe tash qe asht pak ma e rritun dhe kupton asht djali ktu dhe vajza menon se djali asht ken gjithmon kaj her me ba me pa habiteni si lujn bashk ne fillim kishte pak xhelozi kur dosha me vu djalin ne baby chair u ulte vet po jo naj gja te theksume thnx god dhe gjaj ma e mir qe munet me ba nji prin per e e shmagn kyt xhelozi asht qe fmit mos me pas diferc te madhe pra ose fmija me ken i madh deri ne at mosh qe me e kuptu se ska pse mu ni xheloz per bebin ose me ken krejt e vogel qe mas me dit se qa ka noll me kujtu menoj un nuk e di sa e kam gabim ..... ![]() ![]() Each day that passes by Our partnership grows stronger Together forever You and I ![]() ![]() | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System