Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Ambjenti |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Na ishte një herë Shiroka |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
::bud:: |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #1092 Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pmPosts: 10533 | Rruga buzë liqenit nga ura e Bunës drejt Shirokës nuk ngjason më me atë udhën e paqme, anës së cilës syri të mbushet me kaltërsinë e liqenit dhe shpirti të kënaqet nga cicërimet e zogjve Mungesa e infrastrukturës dhe ndotja e ambientit largon pushuesit në një ndër zonat më të frekuentuara të Shkodrës. Bizneset, përpjekje për të ringjallur kohët e arta në gjiret e liqenit Shkodër- Rruga buzë liqenit nga ura e Bunës drejt Shirokës nuk ngjason më me atë udhën e paqme, anës së cilës syri të mbushet me kaltërsinë e liqenit dhe shpirti të kënaqet nga cicërimet e zogjve. Bashkudhëtarë me rrugën tënde prej 8 kilometrash nuk janë më qindra shkodranë, të cilët frymën e mbanin pikërisht në gjiret e liqenit për të kaluar fundjavat e tyre. Rruga është krejt e shkretë. Mjafton kaq për të kuptuar që Shiroka ka humbur privilegjin e të qenurit zona më e preferuar e Shkodrës. Prej vitesh, plazhi í i Shirokës, lagje periferike e qytetit të Shkodrës nuk i tërheq më shkodranët. Vitet kur këtyre anëve gëlonte jeta, kanë perënduar. Mesi i viteve ‘70 kujtohet si koha më e artë e frekuentimit të plazheve të Shirokës dhe Zogajt. Asokohe njerëzit shfrytëzonin çdo mundësi udhëtimi duke filluar që nga autobusët, motobarkat që niseshin nga ura e Bunës e deri tek biçikletat për të kaluar pushimet në brigjet e liqenit. Vlerat turistike të liqenit ku në një mënyrë të përkryer harmonizohen terreni malor, fushor e ujor e shndërruan zonën ndër vende të rralla mjaft relaksuese për pushuesit. Por përveç pamjes piktoreske plazhet janë të njohura për klimën mjaft të mirë dhe vlerat kurative për disa sëmundje. E megjithëse kushtet klimatike janë të njëjta, zona tashmë është krejtësisht e harruar. Për shkak të ndotjes së liqenit, plazhi i Shirokës shfrytëzohet gjithnjë e më pak. Një hotel dhe disa kabina private që jepen me qira për 15.000 lekë të reja në 15 ditë, janë të vetmet ambiente që lënë të kuptosh që kemi të bëjmë me një zonë turistike. Madje mund të thuhet se në Shirokë as nuk ke ku të bësh plazh. Nëse dikur tek plepat, të cilët nuk janë më, ishte kampi i pionierëve dhe vendet ndaheshin në rrasa të mëdha gurí, tashmë gjen vetëm shkurre dhe mbeturina të përhapura kudo. Si gjatë bregut po ashtu edhe në ujërat e liqenit duket si të jesh pranë një kënete. Vendin e ambienteve të dikurshme që mbusheshin nga pushuesit e kanë zënë lokalet e ndryshme, ndërsa mozaikët e ndërtuar gjatë rrugës nga ndërmarrjet e dikurshme shtetërore të para 90-ës, tashmë thuajse janë zhdukur. Kohët e funditvihet re një shtim i numrit të ndërtimeve private nga ana e qytetarëve shkodranë në Shirokë, por kjo jo për plazh, por siç shprehen ato që kanë ndërtuar aty, për shkak të klimës së mrekullueshme, ajrit të pastër dhe largimit nga zhurma e qytetit. Në Shirokë ka mjaft lokale luksoze dhe cilësore, pasi kjo pikë pranë liqenit frekuentohet gjatë gjithë vitit nga turistë ditorë, vendas dhe të huaj. Por ndotja e ujit të liqenit i ka larguar shkodranët nga ky plazh. Liqeni i Shkodrës gëzon statusin e zonës së mbrojtur dhe bën pjesë në konventën e Ramsar-it. Për këtë liqen janë dhënë e vazhdojnë të jepen mjaft donacione, duke qenë liqeni më i madh i Ballkanit që lag dy shtete, Shqipërinë e Malin e Zi. Megjithëse organizmat ndërkombëtarë janë të ndjeshëm ndaj ekologjisë në këtë zonë turizmi duket se po shkon drejt zhdukjes. Sipas koordinatores së Rec në Shkodër, Djana Bejko, në 8 vitet e fundit në këtë liqen ka patur rreth 500 mijë euro investime. Megjithëse Ministria e Mjedisit ka dhënë urdhër disa herë për ndalimin e guroreve, ato vazhdojnë të jenë të pranishme duke shkaktuar ndotje të ajrit. Përveç kësaj, mbetjet urbane hidhen direkt në liqen, dhe këto jo vetëm që prishin peizazhin aq të bukur që ka ky liqen, por krijojnë probleme me ndotjet. “Ne me aktivitetin tonë jemi pjesë përbërëse e politikave, jemi pjesë nxitëse, jemi pjesë e adresimit të problemeve, jemi pjesë e ndërgjegjësimit të komunitetit dhe jemi pjesë e zbutjes së problemeve, por asnjëherë e zgjidhjes së tyre. Ne vërejmë mungesë të një koordinimi të aktiviteteve, të objektivave dhe të investimeve që bëjnë donatorë të ndryshëm dhe jo rrallë kemi përsëritje të të njëjtin aktivitet, kemi hartimin e një plani dhe sipër tij një plan tjetër, apo dhe shpeshherë ndodh që ato hartohen po mbeten në sirtar. Ndërsa drejtori i Agjencisë Rajonale të Mjedisit, Liljan Idrizi, të thotë se është punuar në drejtim të pakësimit të ndotjeve në liqenin e Shkodrës. “Duhet pranuar se institucionet kompetente duhet të kishin bërë më shumë dhe rezultatet do të ishin pozitive. Investimet e shoqatave të ndryshme nuk kanë qenë të lidhura drejtpërdrejt me liqenin dhe turizmin në Shirokë e Zogaj. Kanë qenë kryesisht seminare, takime, panaire, aktivitete sensibilizuese, të cilat kanë rëndësinë e tyre, por nuk janë themelore. Ne kemi bllokuar guroret në malin e Taraboshit, por ka që ushtrojnë aktivitet ilegalisht e pa licencë. Për zhvillimin e turizmit duhet të bashkërendohen aktivitet e shumë institucioneve”,- të thotë drejtori i Agjencisë. Lidhur me situatën në zonat turistike të Shirokës e Zogajt, kryetari i bashkisë Shkoder, Lorena Luka shprehet se në viti 2009, pritet që këtu të ndryshojë gjithçka pasi një pjesë e madhe e investimeve të bashkisë do të përqendrohet në këto zona. Ndërsa deri tani investimet kanë qenë të përqendruara në infrastrukturën rrugore të qytetit, përparësi do të ketë dhe përmirësimi i infrastrukturës në këto dy perla turistike. Do të ketë hartim të një plani rregullues në funksion të turizmit shoqëruar dhe me investime në ujësjellës, ndriçim etj. Shiroka e Zogaj, i kanë të gjitha mundësitë të rikthehen në kohërat e dikurshme, por për këtë duhet që pushteti vendor e qendror të jenë ato që të merren seriozisht me një pasuri të tillë natyrore që i shërben të gjithëve dhe është një potencial ekonomik për banorët që jetojnë atje. Statusi i Liqenit Liqeni i Shkodrës gëzon statusin e zonës së mbrojtur dhe bën pjesë në konventën e Ramsar-it. Për këtë liqen janë dhënë e vazhdojnë të jepen mjaft donacione, duke qenë liqeni më i madh i Ballkanit që lag dy shtete, Shqipërinë e Malin e Zi. Megjithëse organizmat ndërkombëtarë janë të ndjeshëm ndaj ekologjisë në këtë zonë turizmi duket se po shkon drejt zhdukjes. Sipas koordinatores së Rec në Shkodër, Djana Bejko, në 8 vitet e fundit në këtë liqen ka patur rreth 500 mijë euro investime. Megjithëse Ministria e Mjedisit ka dhënë urdhër disa herë për ndalimin e guroreve, ato vazhdojnë të jenë të pranishme duke shkaktuar ndotje të ajrit. Përveç kësaj, mbetjet urbane hidhen direkt në liqen, dhe këto jo vetëm që prishin peizazhin aq të bukur që ka ky liqen, por krijojnë probleme me ndotjet. “Ne me aktivitetin tonë jemi pjesë përbërëse e politikave, jemi pjesë nxitëse, jemi pjesë e adresimit të problemeve, jemi pjesë e ndërgjegjësimit të komunitetit dhe jemi pjesë e zbutjes së problemeve, por asnjëherë e zgjidhjes së tyre. Ne vërejmë mungesë të një koordinimi të aktiviteteve, të objektivave dhe të investimeve që bëjnë donatorë të ndryshëm dhe jo rrallë kemi përsëritje të të njëjtin aktivitet, kemi hartimin e një plani dhe sipër tij një plan tjetër, apo dhe shpeshherë ndodh që ato hartohen po mbeten në sirtar. ----------------------------------------------- Ish-zona e ndaluar nuk shkelet më për shkak të mungesë së investimeve. Megjithëse ekziston një plazh i mrekullueshëm, pushuesit prej kohësh kanë përjashtuar zonën nga destinacioni i tyre turistik Zogaj, destinacioni “i humbur” turistik Një ndër plazhet e preferuara jo vetëm për shkodranët është dhe ai i Zogajt. Vetëm 12 km larg qendrës së qytetit të Shkodrës, Zogaj ka një plazh të mrekullueshëm që laget nga uji i liqenit të Shkodrës. Relievi i ulët kodrinor, prania e mjaft gjireve të vegjël shkëmbor, plazhetme zhavorr e gjelbërim, klima shumë e shëndetshme e ndikuar nga prania e liqenit dhe malit, e bëjnë Zogajn një plazh të pëlqyeshëm. Plazhi i Zogajt ka filluar të frekuentohet pas viteve ‘90, pasi më përpara aty ishte zone kufitare dhe ishte e ndaluar. Plazhi i Zogajt, duke qenë më pak i shfrytëzuar, afron mjedise deri diku të virgjëra dhe të pëlqyeshme. Në dispozicion të pushuesve janë shtëpitë e banorëve, që janë banesa tipike me shkallë të gurta, oborr të rrethuar dhe kryesisht me dy kate. Por problemi i ndotjes së ujit të liqenit, dhe pse në këtë zonë është më i dukshëm, por dhe infrastruktura e munguar duket se po vazhdon t’i largojë pushuesit këtej. Numri i pushuesve në Zogaj shkon 300-500 vetë, që pushojnë në periudha dy javore, ndërsa ka dhe mjaft pushues ditorë. Çmimet e dhomave në banesat private shkojnë deri 15.000 lekë për dy javë, ndërsa në hotelin e vetëm që ndodhet këtu çmimet janë 18.000- 23.000 lekë në dy javë dhe dhomat i kanë pajisjet e kushtet e nevojshme. Lagjet Shirokë e Zogaj, pjesë e qytetit të Shkodrës dhe zona turistike, kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Me investime të buxhetit të shtetit prej 70 milionë lekësh ka nisur ndërtimi i dy ujësjellsave për këto dy lagje, por ato akoma nuk kanë përfunduar dhe kjo nuk do ndodhë as brenda këtij sezoni turistik. Banorët që jetojnë këtu gjatë gjithë vitit, tregojnë se mbeturinat urbane si ato në lokalet e shumta, i hedhin në liqen, pasi nuk ka kosha për grumbullimin e tyre pa folur për tërheqjen e mbeturinave, që nuk ndodh thuajse asnjëherë. Skënder Balani banor i lagjes Zogaj shprehet se edhe vetë komuniteti që jeton këtu ka gabime pasi i hedh mbeturinat në liqen, ndërsa shton se kjo zonë turistike ka mjaft vlera, por është lënë në harresë. “Shteti duhet të na japë kredi afatgjata për të investuar në turizëm, pasi ky duhet të jetë burimi kryesor i jetesës këtu tek ne. Përveç kësaj, mjaft pushues janë larguar, pasi mali i Taraboshit ku shtrihen shtëpitë po zhvishet çdo ditë nga mbledhja pa kriter e sherbelës. Unë kam kthyer disa familje që kërkonin ambiente për të pushuar pasi nuk kisha, ndërsa për t’i sistemuar ato duhen para.” Një tjetër banor i Zogajve, Xhemal Turista, me profesion peshkatar shprehet se peshkimi është aktiviteti kryesor i tyre dhe pse turizmi duhej të ishte më fitimprurës. Por dhe peshkimi ka mjaft probleme pasi gjuetia pa kriter dhe me jete shfarosëse në liqen e ka pakësuar ndjeshëm peshkun. A.Dushi 300-350 Vetë shkon numri i pushuesve në Zogaj, që pushojnë në periudha dy javore, ndërsa ka dhe mjaft pushues ditorë. Lagjet Shirokë e Zogaj, pjesë e qytetit të Shkodrës dhe zona turistike, kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm 15 mijë lekë Çmimet e dhomave në banesat private shkojnë deri 15.000 lekë për dy javë, ndërsa në hotelin e vetëm që ndodhet këtu çmimet janë 18.000- 23.000 lekë në dy javë dhe dhomat i kanë pajisjet e kushtet e nevojshme. | ||
Back to top | | ||
AXHA-ASHIK |
| ||
AXHA-ASHIK![]() Registered Member #3443 Joined: Fri Oct 30 2009, 09:27pmPosts: 38 | na ishte iher shiroka edhe 2 vet tjer asinjeri ma..hihihiih! Qesh rini qesh se bota asht e jotja. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Ndotja 20-vjeçare e liqenit, "përplasen" krerët vendorë Dërguar më: 17/06/2010 - 13:37 Brikena Shllaku SHKODER -Ndotja e madhe e Liqenit të Shkodrës dhe i zonës së Shirokës "përplas" drejtuesit vendorë. Bashkia, Qarku dhe Prefektura, hedhin "topin" e përgjegjësisë sa në njërën portë në tjetrën pa mundur të zgjidhin problemin, i cili që prej dy dekadash është kthyer në një makth për banorët e Shkodrës. "Bëhen shumë studime, shumë konferenca e dhjetëra shoqata apo OJQ të ndryshme merren me Liqenin e Shkodrës dhe Shirokën. Tashmë është folur mjaft. Ka ardhur koha për të vepruar në terren. Tani është koha që të veprohet mbi bazën e një plani konkret". Kështu ka deklaruar kryetari i Këshillit të Qarkut të Shkodrës, Gjovalin Kolombi. Sipas tij, situata aktuale në Liqenin e Shkodrës dhe në zonën e Shirokës përgjatë gjithë bregut të liqenit është e pashpresë. Prej vitesh, sipërfaqe të tëra të liqenit janë kthyer në kënetë, ndërsa gjatë gjithë bregut ka grumbuj plehrash. Panorama që të afron realiteti vazhdon me ndërtimet pa leje, të bëra gjatë gjithë gjatësisë së rrugës. ![]() Ndërtimet janë bërë si në shpatin e malit të Taraboshit, ashtu dhe përgjatë bregut të liqenit. Lokalet e shumta janë kthyer në burim ndotjeje për liqenin. Kjo për faktin se këto ndërtime janë bërë pa një studim dhe pa plotësuar kushtet minimale të higjienës. Nga ana tjetër, mali Tarabosh në shumë vite është shpyllëzuar duke sjellë probleme ekologjike. Sipas specialistëve, lloje të ndryshme peshqish janë drejt zhdukjes. Ky realitet aspak optimist ka qenë dhe shkaku që kryetari i Këshillit të Qarkut ka bërë një thirrje për të gjitha institucionet dhe organizatat e ndryshme, qofshin këto lokale, kombëtare apo ndërkombëtare, që të ndërhyjnë për të zgjidhur situatën. "Zgjidhja e problemeve nuk bëhet në salla të mbyllura, në takime disapalëshe dhe me disa intervista. ![]() Duhet të kalohet në terren", - është shprehur numri një i Qarkut. Sipas Kolombit, Bashkia e Shkodrës është kompetente për të prishur ndërtimet pa leje në këtë zonë, pasi Shiroka dhe Zogaj janë tashmë pjesë e Bashkisë së Shkodrës. "Bashkia e Shkodrës duhet të ndërhyjë që të çlirojë Shirokën nga ndërtimet pa leje", - ka deklaruar Gjovalin Kolombi. Ndërkaq, drejtues të Bashkisë së Shkodrës kanë kundërshtuar kreun e Këshillit të Qarkut. "Bashkia e Shkodrës nuk mund të ndërhyjë në zonën e Shirokës dhe në Zogaj. Është Prefektura ajo që duhet të përgjigjet për ndërtimet pa leje në këtë zonë", - kanë pohuar përfaqësues të Bashkisë së Shkodrës. Keqmenaxhimi dhe abuzimet me Liqenin e Shkodrës për 20 vite ka bërë që gradualisht ai të tjetërsohet. Dikur, për shkodranët Shiroka ka qenë vendi më i pëlqyer për të bërë plazh. Tani Shiroka është braktisur, pasi ndotja e ujit të liqenit është në masë të madhe dhe pushuesit marrin infeksione nga më të ndryshmet. Copyright 2007 Gazeta Shqiptare trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Ultra-Shkodrane |
| ||
![]() Registered Member #3169 Joined: Sat Jul 18 2009, 05:40pmPosts: 106 | jam shum dakord se ka kene njihere perpara n'krahasim me sot, se sot shiroka ka perfundu ne gjendje shum t'mjerueshme prej ndertimeve t'shemtume qi jan leju | ||
Back to top | | ||
L€OÑ |
| ||
![]() ![]() Registered Member #3349 Joined: Sat Sep 26 2009, 09:03pmPosts: 4104 | me vjen shum keq qe shiroka ka perfundu ne kyt gjendje. asht normale qe duhen investime edhe mbirmbajtje duhet jo vetem nga komuna por edhe nga vet populli. nese ka shum gjana duhet mi vu ne fije tek ne por pri ka me fillu :-? | ||
Back to top | | ||
Cen_Durimadhi |
| ||
Guest | o sbahet shqiptari kurr njiri joooooooooo , un vet i pari pritoj me shku me e hell i leter ne kosh tu ken se e shloj njaty ntok si bagla lopen . Me vjen shum keq qe shiroka ka perfundu ne at gjendje . Populli e ka ne dor ket pun + bashkija e shkodres . | ||
Back to top | | ||
WORLD |
| ||
Just, SMILE![]() ![]() Registered Member #699 Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pmPosts: 3824 | Dhe dicka dua te shtoj asaj qe the Cen_Durimadhi: Ka shume persona ne qytetin e shkodres, pedagoge, qe kane marr me qindra projekte per mbrojtjen e flores dhe faunes ne kete liqen dhe kur vjen pune... vetem lek per vedi.... Sot Shiroka nga krenaria e shkodres, eshte kthy "turpi" i shkodres.... Nje pjese te madh te fajit e ke NA-SHKODRANET "qytetar" MIND-OF-THE-WONDERFUL "Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri Cel: +355 67 30 17 299; email: -email- | ||
Back to top | | ||
babo |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #587 Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pmPosts: 11127 | asht me taman fatkeqesi. kam kalu dje andej, ishte me te marre vaji. mire rruga qe ishte shkaterru prej ujit dhe me ca u dukte e kishin marre me terezi riparimin e saj, por mbeturinat qe ishin mbledh prej ujit, buze rruges ishin ne mase dhe absolutisht nuk ishin pastru dhe me ca duket ashtu kane me mbet. jam dakord qe ka probleme te tjera ma madhore mu zgjidh prej permbytjeve, por edhe kjo pjese ka rendesine e vet Ja! Nje kitarre degjohet, e tingujt ndan si fllad, ngadale kjo vasha zgjohet t'degjoje at' serenate, e Shkodra ra n' pushim c'ka bahet rrugeve s'din trokit ketu | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | Edhe mu m'ka ba pershtypje babo, sidosmos mbeturinat. liqeni i ka nxjerr taman n'pah, dhe tregon se sa te papergjegjshem jena. tan lokalet qe jane rruges, i hedhin mbeturinat ne breg te liqenit :-S Gjithsesi degjova qe doshin me e ba shetitore (pedonale) qendren e shirokes. se di sakte se kur :-? Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
Cen Durimadhi |
| ||
Marakli hesapi ![]() ![]() ![]() Registered Member #4092 Joined: Mon Aug 02 2010, 08:37pmPosts: 8730 | une e kam pa projektin, aj projekt ka ken me u ba ne vitin 2012 si u banen kta pedonalet tjera ne shkoder, pa mduket nuk asht ba? Po e pate baben fukara,dmth ke lind pa fat. Po e pate vjerrin fukara,dmth qe je bedall ![]() | ||
Back to top | | ||
Cen Durimadhi |
| ||
Marakli hesapi ![]() ![]() ![]() Registered Member #4092 Joined: Mon Aug 02 2010, 08:37pmPosts: 8730 | Po e pate baben fukara,dmth ke lind pa fat. Po e pate vjerrin fukara,dmth qe je bedall ![]() | ||
Back to top | | ||
Cen Durimadhi |
| ||
Marakli hesapi ![]() ![]() ![]() Registered Member #4092 Joined: Mon Aug 02 2010, 08:37pmPosts: 8730 | Po e pate baben fukara,dmth ke lind pa fat. Po e pate vjerrin fukara,dmth qe je bedall ![]() | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System