Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Ambjenti
 
<< Previous thread | Next thread >>
Ambjentit dhe ekosistemi kombtar
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Thu Aug 20 2009, 08:50am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Televizioni ZDF, i dyti për nga rëndësia në Gjermani, i ka kushtuar një film dokumentar resurseve të veçanta që ofron natyra në Shqipëri




Resurset e natyrës shqiptare në një dokumentar gjerman

Televizioni ZDF, i dyti për nga rëndësia në Gjermani, i ka kushtuar një film dokumentar resurseve të veçanta që ofron natyra në Shqipëri dhe problematikës për ruajtjen e mjedisit dhe kërkimin shkencor. Filmi dokumentar "Natyra Shqiptare", i realizuar nga dy kineastë gjermanë, është transmetuar ditët e fundit në ekranin e televizionit ZDF, duke u bërë jehonë peizazheve më të bukura të natyrës shqiptare, nga delta e Bunës, Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanice e deri tek parku Kombëtar i Prespës. Me regji të Michael Ëiedemann dhe skenar të Volker Angres, drejtor i ZDF, dokumentari "Natyra shqiptare" është mbështetur nga Shoqata për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA). Kujtim Mersini, përfaqësues i PPNEA dhe një nga asistentët teknik të grupit, shpjegon për ATSH-në se, qëllimi kryesor i këtij dokumentari ishte promovimi i bukurisë natyrore dhe vlerave kulturore të Shqipërisë. Ideja për realizimin e tij, thotë z. Mersini, u konkretizua gjatë një vizite që një grup gazetarësh gjermanë zhvilluan në Shqipëri, në muajin qershor të këtij viti. Grupi i gazetarëve gjermanë, sipas tij, vizitoi zona të ndryshme të Shqipërisë si dhe u njoh me aktivitetet që organizojnë institucionet dhe shoqatat e ndryshme për ruajtjen e mjedisit në Shqipëri. Një muaj më vonë grupi gjerman i xhirimit filloi nga puna duke nisur nga Shqipëria Veriore në Deltën e Bunës. Si suport teknik shërbeu ornitologu gjerman Martin Jacoby dhe xhirimet kryesisht u ndërmorrën në dy anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi. Njëkohësisht, një grup i dytë xhirimi filloi punën në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanice dhe Parkun Kombëtar të Prespës. Xhirimet u kryen përgjatë dy javëve, nën vëzhgimin dhe kujdesin e ekspertëve shqiptarë dhe të huaj. Për realizimin e këtij produksioni ka ndihmuar dhe shërbimi pyjor i rrethit të Librazhdit si dhe banorë të fshatit Dorëz, të cilët ofruan kostumet popullore të zonës, me qëllim realizimin e një tablloje të plotë të vlerave natyrore, historike dhe traditës shqiptare.

Ekosistemi natyror i Bunës, një nga më të veçantët në Shqipëri



Ekosistemi natyror i Lumit Buna në Shkodër vlerësohet si një nga më të veçantët në Shqipëri, por edhe në mbarë rajonin dhe dallohet për pasurinë e florës dhe faunës, llojet e gjallesave dhe si një nga tre rrugët kryesore të migrimit të shpendëve në Evropë.

Lumi Buna ndodhet në kufirin shtetëror shqiptaro-malazez, me një gjatësi 44 km. Nga fshati shqiptar i Samrishit e deri në Detin Adriatik, Buna ndahet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Cilësohet si një pikë strategjike për Shkodrën si dhe një pasuri me vlera të mëdha natyrore, duke mbartur gjithashtu dhe një histori të lashtë. Lumi Buna konsiderohet ndër lumenjtë kryesorë të Mesdheut përsa i përket prurjeve ujore. Ashtu si dhe ekosistemet e tjera natyrore në vend, Lumi Buna po përballet vitet e fundit me probleme të ndryshme që lidhen me ndotjen e mjedisit, shfrytëzimin pa kriter të burimeve të tij, peshkimin, gjuetinë e paligjshme, etj

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë është një nga 14 parqet kombëtare të Shqipërisë, me një sipërfaqe prej 33 927 ha që shtrihet në 6 komuna të rrethit të Librazhdit. Zona natyrore pyjore Shebenik-Jabllanicë u shpall Park Kombëtar në shtator të vitit 2008, me një vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave. Kjo zonë shquhet për vlera të larta biologjike, për habitatet dhe peizazhet e larmishme, për vlera të larta historike, kulturore e turistike. Me shpalljen Park Kombëtar, zonës Shebenik-Jabllanicë i janë hapur rrugët e mundësive për hartimin dhe zbatimin e planeve të menaxhimit të zonës, ndërsa po krijohen mundësi për financimin e projekteve mjedisore.

Parku Kombëtar i Prespës

Rajoni i Prespës shrihet në kufirin midis Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë. Parku Kombëtar Prespa u formua në Shqipëri në vitin 1999 me synim rehabilitimin dhe ruajtjen e qëndrueshme të ekosistemeve ujore dhe tokësore të rajonit të Liqeneve Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël. Prespa është e mirënjohur për bukuritë e natyrës, ndryshueshmërinë e lartë biologjike, popullatat e shpendëve të rrallë ujorë, duke përfshirë këtu koloninë më të madhe në botë të pelikanit Dalmatin. Prespa spikat dhe për vlera kulturore, duke përfshirë këtu monumente bizantine dhe të një arkitekture tradicionale.

E.Xhajanka

© Copyright 2005 Rilindja Demokratike


[ Edited Wed Apr 21 2010, 07:46am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Oct 14 2009, 07:36am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Zaptohet Pylli i Sodës, masakër natën pishave

» Vendosur: 13/10/2009 - 08:11

VLORE/ QEMAL BIRAKU

Zaptohet zona e Pyllit të Sodës deri në afërsi të Petroliferës. Fenomeni denoncohet nga Drejtoria Pyjore, e cila i bën apel Policisë e Prokurorisë të nisin hetimet. Prej disa ditësh persona të paidentifikuar kanë zaptuar sipërfaqe të tëra pishash, duke i lyer ato me bojë të ngjyrave të ndryshme, sipas zonave dhe personave që i kanë “privatizuar” ato. Disa prej tyre kanë shkruar në pisha apo në tabela “është e zënë”, madje në to kanë lënë dhe numra telefoni. Por nuk mbetet me kaq. Njëri prej “pronarëve”, mbasi ka shënuar pishat me bojë të kuqe, ka prerë 30 prej tyre me sharrë, duke i lënë më pas në vend. Po në këtë zonë kanë filluar të ndërtohen lokale me blloqe dhe dërrasa duke dëmtuar rëndë pishat. Nga ana tjetër, tonazhet e rënda vazhdojnë të hedhin inerte dhe industriale në të gjithë zonën pyjore, duke shkatërruar gjithçka. Shefi i policisë pyjore, Xhorxhi Hoxharaj u shpreh se fenomeni i zaptimit të pyllit, prerjes së pishave dhe hedhjes së mbeturinave në të gjithë zonën e Pyllit të Sodës, është bërë shqetësim tepër i madh. Natën po priten pishat, ndërsa dyshohet se kjo bëhet me qëllim që në vendin e tyre të ndërtohen lokale. “Ne si drejtori dhe si polici pyjore jemi në kuadrin e konstatimit, mbajtjes së procesverbale, dhe dhënien për ndjekje penale në prokurori të rasteve apo individëve. Policia pyjore nuk mund të ndalojë këtë fenomen sepse gjithçka bëhet natën”, u shpreh Hoxharaj. E gjithë zona, duke përfshirë Vlorën, Llogaranë, Pishporo, Kaninë dhe Pylli i Sodës, kontrollohet vetëm nga një inspektor policie. Mungesa e mjeteve dhe e forcave ka bërë që të mos kapen personat në momentin e kryerjes së krimit pyjor. Edhe kur ka raste të kapjes në flagrancë, inspektori fyhet dhe kërcënohet. “Një masakër e tillë ka nisur edhe në parkun kombëtar të Llogorasë”, shprehet Hoxharaj. Kohët e fundit kanë filluar të ndërtohen dy lokale, si dhe janë kryer disa sheshime apo hapur disa rrugë, duke ndërhyrë në parkun kombëtar pa asnjë leje ndërtimi. Të gjitha rastet, policia pyjore ia ka kaluar Prokurorisë së Vlorës për hetime, madje disa edhe me autorë konkretë. Por deri tani nuk është vënë askush para përgjegjësisë. Për parandalimin e këtyre fenomeneve duhet bashkëpunim midis institucioneve lokale të zonave, të policisë dhe prokurorisë, bashkëpunim që deri më tani ka munguar. Policia pyjore nuk është mbështetur prej tyre, për t’i dhënë zgjidhje masakrës që po ndodh në pyje.

© Gazeta Panorama


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Nov 09 2009, 12:39pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Mirëmbajtja, 5260 hektarë me pyje marrin statusin e Parkut Kombëtar




(Dërguar më: 09/11/09)

ELBASAN – Kalimi i masiveve pyjore në pronësi komunale dhe investimet për mbrojtjen e kësaj pasurie, kanë bërë që masivet pyjore të Fushë-Studnës, në komunën e Steblevës në Qarkun e Elbasanit të jenë ndër masivet më të mbrojtura të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Sipas Pëllumb Gjinit, kryetar i Këshillit të Komunës e njëkohësisht drejtues i shoqatës mjedisore “Aurora”, tradita e banorëve të zonës për ruajtjen e pyjeve ishte një nga shkaqet që masivi pyjor i Steblevës u përfshi në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, i cili përfshin territore e komunitete në dy anët e kufirit me Maqedoninë. Mësohet se kësaj zone, statusi i Parkut Kombëtar i është dhënë me VKM nr. 640, datë 21.05.2008. “Aktualisht, në pronësi të komunës është një sipërfaqe pyjore prej 5260 hektarësh e një sipërfaqe kullote prej 3770 hektarësh, e cila ruhet e mbrohet nga komuniteti në përputhje me kriteret e statusit të Parkut”, - shton Gjini për “Gazeta Shqiptare”. Në këtë kuadër, për ruajtjen e shtimin e pasurisë pyjore (përfshi bimët medicinale e faunën), strukturave lokale u janë bashkangjitur dhe institucionet shtetërore, organizata e shoqata mjedisore si dhe faktorë të tjerë. Për banorët e kësaj zone, tradicionalisht pyjet kanë qenë dhe mbeten burimi kryesor i jetesës. Masat e deritanishme për ruajtjen e kësaj pasurie kombëtare si dhe projektet konkrete në proces, kanë bërë që kjo zonë të tërheqë dhe interesin e biznesit vendas e të huaj në fushën e turizmit. “Me financimin e Këshillit të Qarkut Elbasan u hartua dhe plani urbanistik i fshatit turistik Fushë-Studën, faza e parë e të cilit u diskutua këto ditë me pjesëmarrjen e specialistëve, biznesmenëve dhe përfaqësuesve të komunitetit”, - shton Gjini. fa.po.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


[ Edited Wed Apr 21 2010, 07:46am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Dec 24 2009, 11:15am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Autoveturat elektrike mund të montohen dhe përdoren lehtë në Shqipëri

Written by Gazeta SOT
E Enjte, 24 Dhjetor 2009 00:00
Nga Dr.Ing. Orhan ZARSHATI

Lëndët djegëse me origjinë fosile, më të përdorshme aktualisht, janë: qymyrguri, nafta dhe gazi natyral. Rezervat e tyre në një të ardhme jo fort të largët do të pakësohen ndjeshëm dhe do të shkojnë drejt shterimit. Si lëndë djegëse ato nuk paraqesin një teknologji tepër të kushtueshme; por kur digjen prodhojnë kimikate, të cilat ndotin mjedisin dhe ndryshojnë klimën. Lëndët djegëse me origjinë fosile, për të cilat janë dashur miliona vjet të formohen nën koren e tokës,efektivisht nuk janë të rinovueshme; siç janë psh energjia hidrike, e erës, gjeotermike, diellore dhe ajo e biokarburanteve; burime energjie këto, që rigjenerohen në mënyrë të vazhdueshme.

Në kohën e sotme qytetet e mëdha të Shqipërisë dhe veçanërisht kryeqyteti,Tirana, po ndoten gjithnjë e më shumë nga “smogu” i shkaktuar nga gazrat, që çlirohen në mjedisin rrethues, si rezultat i djegies së lëndëve djegëse (karburanteve) me origjinë fosile, si nafta, benzina dhe gazi, në motorët me djegieje të brendshme të automjeteve; kryesisht të autoveturave, që qarkullojnë më së shumti në rrugët urbane.

Përsa i përket masave të mbrojtjes nga gazrat që ndotin mjedisin, helmojnë njerëzit dhe ndihmojnë për të shkaktuar “efektin serë”, Shqipëria padyshim renditet e fundit nga shtetet europiane.

Deri më sot, Shqipëria nuk e ka disiplinuar importimin e autoveturave me një ligj, që do të pengonte, fjala vjen, futjen në vend të atyre me moshë mbi 10 vjet. Gjithashtu Shqipëria nuk ka një ligj rigoroz, i cili të detyrojë në mënyrë të prerë futjen në vend të autoveturave të papajisura me filtër para skapamentit të shkarkimit në atmosferë të gazrave të djegies. Prandaj treguesit e ndotjes së ajrit, që thithin banorët e qyteteve, janë të gjithë jashtë standardeve europiane.

Në mungesë të legjislacionit të plotë për mbrojtjen e mjedisit nga gazrat, si produkte të djegies në motorët e automjeteve dhe autoveturave, siç janë mono dhe bioksidi i karbonit dhe oksidet e elementëve të tjerë kimikë (azoti, squfuri etj.), si dhe në kushtet kur nuk merren masa për mënjanimin e tyre me zbatim të rreptë të ligjit; në qytetet e mëdha të Shqipërisë, njerëzve po u përkeqësohet shëndeti. Ata po rrezikohen nga përhapja e sëmundjeve të pashërueshme; të tilla si sëmundjet e traktit të frymëmarrjes, ato të aparatit të tretjes, të gjakut etj; kjo për shkak të agjentëve kancerogjenë, që çlirohen në atmosferë nga gazrat e djegies kryesisht në motorët e autoveturave.

Në prodhimin e energjisë, kohët e fundit po bëhen vazhdimisht përparime në drejtim të përdorimit të burimeve të rinovueshme energjetike; që u përmendën më lart. Natyrisht për autoveturat nuk mund të përdoret energjia hidrike dhe ajo e erës; kurse energjia diellore ka perspektivë të largët zbatimi, ndërkaq biokarburantet, si metanoli përdoren në formën e lëndëve shtesë (aditivë) ndaj lëndëve djegëse të lëngëta me origjinë fosile, kryesisht ndaj benzinës. Më me perspektivë për kohën e sotme pranohet përdorimi i energjisë elektrike të akumuluar për motorët elektrikë, që vejnë në lëvizje autoveturat e quajtura elektrike. Autoveturat elektrike kohët e fundit kanë dalë nga faza eksperimentale. Ato sot nuk kanë resurs (orë pune) dhe shpejtësi lëvizjeje të kufizuar. Sot autoveturat janë bërë kompetitive kundrejt atyre që punojnë me lëndë djegëse me origjinë fosile (siç janë nënproduktet e rafinuara të krekingut të thellë të naftës, si dhe nga gazi natyral i rafinuar dhe i lëngështuar).

Deri më tani prodhimi dhe përdorimi në shkallë të gjerë i autoveturave elektrike është penguar fuqishëm nga megakompanitë shumëkombëshe që kanë monopolin e prodhimit dhe përdorimit të naftës, si dhe nga megakompanitë shumëkombëshe që kanë monopolin e prodhimit të automobilëve me motorë me djegie të brendshme. Janë penguar kërkimet tekniko-shkencore për përsosjen e konstruksionit dhe të teknologjisë së prodhimit të autoveturave elektrike.

Por sot kërkesat e mëdha dhe masat që po merren në shkallë të përbotshme për mbrojtjen e mjedisit dhe mënjanimin e rrezikut të madh të ngrohjes globale si rrjedhim i “efektit serë”, të shkaktuar kryesisht nga çlirimi në atmosferë i bioksidit të karbonit, i kanë hapur dritën jeshile prodhimit dhe përdorimit të autoveturave elektrike. Tanimë, prodhimi, përdorimi dhe ngritja e infrastrukturës së nevojshme, siç është rrjeti i stacioneve të karikimit elektrik të baterive akumulatore të autoveturave elektrike, janë kërkesa imperative për kalimin në këtë teknologji të re dhe të “pastër”, të transportit në qendrat urbane dhe interurbane.
Shqipëria ka përvojë dhe kuadro të niveleve të ndryshme në fushën e prodhimit të pjesëve të ndërrimit dhe të vetë automjeteve. Kështu mund të kujtojmë: Uzinën “Traktori”dhe Kombinatin e Autotraktorëve për pjesë ndërrimi; NSHRAK-un e Durrësit për kamionë dhe NSHRAK-un e Shkodrës për autobusë; madje dhe UMB-Durrës për sistemin lëvizës të autokombajnave. Përvoja shumë e çmuar, që ishte fituar nga personeli inxhinjero-teknik dhe punëtorët me kualifikim të lartë të njësive prodhuese të lartpërmendura; është mëkat të lejohet të humbasë krejtësisht në harresën dhe mugëtirën e viteve të tranzicionit të tejzgjatur (gati njëzet vite) dhe që injoroi pathosin për punë krijuese të punonjësve të ish industrisë mekanike të vendit tonë.

Por Shqipëria ka energji krijuese, ajo mund të gjejë rrugët për rigjallërimin e përvojës,që ende rron në mendjet dhe zemrat e specialistëve të mekanikës shqiptare. Në Shqipëri me ndihmën dhe organizimin e biznesmenëve vendas dhe të huaj, mund të gjenden burime investimi, kryesisht të huaja, për ngritjen dhe krijimin e njësive, ku të realizohet montimi i autoveturave elektrike me anë të pjesëve të gatshme të sjella nga jashtë dhe prodhimit të disa pjesëve në vend, kryesisht të karrocerisë. Ne do të donim të ndalemi vetëm në montimin e autoveturave elektrike, si mjeti më i leverdisshëm i transportit, i pranueshëm për mjedisin, i pastër dhe pa zhurma shoqëruese (nuk do të flasim për tramvajët, trolejbusët, vinçat pirun elektrikë, elektrokarrot etj.).

Montimi pjesërisht në vend i autoveturave elektrike, nuk mund të quhet në asnjë mënyrë kthim në mentalitetin autarkik të periudhës së ekonomisë së planifikuar e të përqendruar socialiste; përkundrazi është një hap për të mos mbetur në nivelin e një ekonomie që nuk prodhon “asgjë”. Montim veturash, madje me motorë me djegie të brendshme, bëjnë edhe shtete të tjera të vogla si ç’është Shqipëria. Në Shqipëri veç të tjerash mund të përfitohet edhe nga krahu relativisht i lirë i punës dhe nga gjallërimi i përvojës që fle dhe nga kualifikimi i shumë të rinjve e të rejave entuziastë për të realizuar në vend një prodhim të çmuar e bashkëkohor, nëpërmjet kooperimit.

Si shembull po i referohemi synimit të Turqisë, e cila ka parashikuar dhe po planifikon të inkurajojë përdorimin e autoveturave elektrike; Turqia do të stimulojë hartimin e një rregullative, lidhur me prodhimin dhe përdorimin e autoveturave elektrike deri në vitin 2011.

Uzinat e automobilave Oyak Renault (Ojak Reno), në qytetin Bursa të Turqisë, do të fillojnë prodhimin e autoveturave elektrike. Turqia, do të ulë deri në një nivel minimal taksat për përdorimin e autoveturave elektrike; çka do të nxisë njerëzit, që të preferojnë të përdorin autoveturat elektrike në vend të autoveturave konvencionale. Në Turqi është folur për disa incentiva të nevojshme për ngritjen e rrjetit të stacioneve të karikimit elektrik të baterive të akumulatorëve të autoveturave elektrike. Atje parashikohet të përfshihen edhe disa ministri, veçanërisht Ministria e Financave, për nxitjen e përdorimit të autoveturave elektrike; mbasi në Turqi, si edhe në vende të tjera, sipas të gjitha gjasave, autoveturat elektrike do të jenë mjeti, që do t’i përgjigjet transportit ekologjik.

Shqipëria, si vend me demokraci doemos në zhvillim dhe me ekonomi tregu që po zhvillohet, me nevoja të ngutshme për mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e treguesve të punësimit; nuk duhet t’a shikojë si utopi përdorimin dhe prodhimin mbi bazë montimi elementesh të autoveturave elektrike.


© 2008 Gazeta "Sot"


[ Edited Thu Dec 24 2009, 11:17am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
TOTO-R
Sat Dec 26 2009, 09:48am

Registered Member #2326
Joined: Fri Sep 19 2008, 05:11pm

Posts: 1780
Papa sulmohet ne meshen e Krishtlindjeve.
Nje grua zvicerane u hodh mbi Benediktin XVI, i cili po i afrohej altarit te Shen Pjetrit. Papa u rrezua pertoke, por u ngre pas pak sekondash.
Ai u duk vetem pak i tronditur ne fillim te meshes, por çdo gje vazhdoi normalisht...
Vetem disa momente frike dhe disa pamje qe bene menjehere xhiron e botes..




    Mia moglie ha perso la carta di credito. Non ho fatto denuncia perché ho scoperto che il ladro spende di meno.

    Back to top
    L - N
    Fri Jan 29 2010, 11:34am
    Registered Member #1228
    Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

    Posts: 10623
    British geographers find uncharted glaciers in Albania



    Russell Jenkins
    From The Times January 29, 2010

    A team of British geographers has discovered a group of previously uncharted glaciers in an inhospitable European mountain range.

    The academics from Manchester University found the four glaciers in the Prokletije or “cursed” mountains of Albania. They have formed at an altitude of 2,000 metres, relatively low for such a southerly latitude. Other glaciers at this latitude survive only on higher mountains further north.



    The Prokletije mountains extend from Northern Albania and Kosovo to Eastern Montenegro in the Western Balkans. The glaciers, the largest of which is the size of six football pitches, vary in size every year according to the amount of winter snowfall and temperatures during the summer.

    Geographers believe that the glaciers were able to form at such a low altitude because there are sufficient quantities of wind-blown snow.

    Philip Hughes, a lecturer in Manchester University’s School of Environment and Development, said: “The fact that the mountains were until only recently surrounded by war and lawlessness might explain why they have proved so elusive.”

    The finds will be charted in a research paper to be published later this year.

    Copyright 2010 Times Newspapers Ltd.

    trokit ketu

    Tan ju qe s'kuptoni Anglisht mem fale qi artikulli asht Anglisht dhe qi s'munem me perkthy


    [ Edited Wed Apr 21 2010, 07:44am ]

    Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
    ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

    Back to top
    L - N
    Tue Mar 23 2010, 01:17pm
    Registered Member #1228
    Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

    Posts: 10623
    Shqipëria e 23-ta në botë për indeksin e performancës mjedisore



    Publikuar: Sot, më 23 mars 2010

    Washington, 23 mars - Shqipëria renditet në vendin e 23-të midis 163 vendeve të botës për Indeksin e Performancës Mjedisore (Environmental Performance Index, EPI) për vitin 2010.
    Ky klasifikim është bërë në bazë të të dhënave të raportuara nga një sërë institucionesh prestigjoze ndërkombëtare, të cilat përmblidhen në një raport të përbashkët nga Universitetet e Yale dhe Kolumbias të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga Qendra Ndërkombëtare e Davosit (Zvicër) dhe nga Qendra për Kërkime Mjedisore e Komisionit Evropian në Ispra (Itali).
    Në këtë klasifikim për Indeksin e Performancës Mjedisore në botë për vitin 2010 (EPI) Shqipëria, e cila në vitin 2006 renditej në vendin e 57-të, në katër vite ka arritur të renditet në vendin e 23-të.
    Ajo ka lënë pas kështu, 14 vende të Bashkimit Evropian si Holanda, Danimarka, Spanja, Sllovenia, Luksemburgu, Lituania, ka lënë pas të gjitha vendet e Rajonit të Ballkanit, por Shqipëria ka lënë pas edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadanë dhe Australinë

    Marre prej Gazeta Koha Ditore Online
    trokit ketu


    [ Edited Wed Apr 21 2010, 07:47am ]

    Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
    ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

    Back to top
    L - N
    Wed Apr 21 2010, 07:18am
    Registered Member #1228
    Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

    Posts: 10623
    Shfaqen njolla nafte në Liqenin e Ohrit



    Ohër – Sasi të konsiderueshme hidrokarburesh janë derdhur në Liqenin e Ohrit duke tejkaluar të gjitha parametrat, aq sa mund të konsiderohet si një lloj katastrofe ekologjike.



    Me kalimin e kohës, njollat e vogla të derivateve të naftës janë shndërruar në një njollë të madhe. Autoritetet maqedonase janë duke bërë verifikimin e pusetave për të konstatuar prej nga vjen kjo sasi e naftës në Liqenin e Ohrit.

    Dyshimet e para hidhen te reshjet e shumta të shiut që kanë rënë ditët e fundit, të cilat mund të jenë bërë shkak për daljen e naftes nga depozitat nëntokësore

    Copyright 2009 © GazetaStart.com
    trokit ketu


    [ Edited Wed Apr 21 2010, 07:50am ]

    Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
    ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

    Back to top
    L - N
    Wed May 26 2010, 04:56pm
    Registered Member #1228
    Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

    Posts: 10623
    Ndotja në Tiranë, 30% mbi normat e lejuara




    Tiranë – Tirana është kryeqyteti më i ndotur në Evropë, ndërsa sasia e tymit në ajër është 20-30 % më e lartë se normat e lejuara nga vendet e BE-së.
    Rezultate të tilla kanë ardhur nga monitorimet e aparaturave pranë ISHP-së në kryeqytet. Burimet e ndotjes, kryesisht janë djegiet e ndryshme, si mbeturinat në zona të hapur apo shkarkimet e gazrave të makinave, kryesisht të vjetra.

    Por, për të bërë një monitorim sa më të mirë, është inauguruar sot në Tiranë laboratori i monitorimit të ajrit në Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë, një financim i qeverisë gjermane. "Shpresoj që të dhënat që do të sigurohen prej këtyre stacioneve të monitorimit do të inkurajojnë qeverinë për të ndërmarrë hapa që ndihmojnë përmirësimin e cilësisë së ajrit ", tha ambasadori gjerman Bernd Borchardt.

    Ai solli në vëmendje faktin se javën e kaluar qeveria gjermane vuri në dispozicion edhe 78 milionë euro për bashkëpunim me Shqipërinë, duke e çuar shumën totale të të gjithë kontributeve në rreth 1 miliardë euro, pjesë e të cilës është edhe ky laborator.

    Dy aparaturat e monitorimit të ajrit, të vendosura pranë ISHP dhe tjetra pranë Poliklinikës Qendrore në Tiranë, do ndihmojnë për të identifikuar nivelet e ndotjes së ajrit në Tiranë.

    Këto aparatura, sipas ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, barazojnë nivelin e ekspertizës sanitare në këtë institut me atë të institutive më të mira homologe në Europë. "Tashmë, vlerësimi ynë lidhur me cilësinë e ajrit, me faktorët dëmtues e ndotësit e tij, do të jetë me nivele më të larta", tha ai.


    2010-05-26 14:06

    Copyright 2009 © GazetaStart.com
    trokit ketu


    Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
    ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

    Back to top
    L - N
    Sat Sep 04 2010, 02:32pm
    Registered Member #1228
    Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

    Posts: 10623
    Një vend mbytet në plehra



    Ardian Klosi | 04/09/2010

    Ky ishte titulli i referatit të motrës Maria-Kristina Färber në kongresin "Me përgjegjësinë për Krijimin. Sfida ekologjike në Europën Qendrore dhe Lindore" që po zhvillohet këto ditë në Freising të Gjermanisë.

    Ai organizohet nga Renovabis, qendra e ndihmës dhe bashkëpunimit të kishës katolike gjermane për Europën Qendrore dhe Lindore. Vendi që po mbytet në plehra është Shqipëria, referati në fjalë është i pari në sallën e madhe të kongresit, pasi janë dëgjuar fjalët përshëndetëse të organizatorëve, kryetarit të bashkisë së Freisingut, arqipeshkvit Schick.

    Ka ikur koha kur na digjnin veshët tek dëgjonim vlerësime të tilla për atdheun në forume të rëndësishme ndërkombëtare. Nuk ndihemi më përgjegjës për këtë vend dhe e dimë që nuk mund të ndryshojmë gjë, as dhe në mendjen e të pranishmëve, sidomos kur ato që dëgjon janë të vërteta.

    Heqja e përgjegjësisë (virtuale) nga vetja ka ardhur paralelisht me heqjen e shpresës për të dhënë ndonjë kontribut individual kundër së keqes, ajo nuk përbën ndonjë lehtësim, është thjesht dorëzim i armëve dhe mbyllje e njeriut edhe më shumë në guaskën e tij.

    Sidoqoftë, pak u gëlltita kur motra Maria-Kristina e çeli bisedën e saj me pohimin që, sikurse e dinë të pranishmit "Shqipëria është rreth 100 vjet prapa pjesës tjetër të Europës".

    Në qoftë se ti nga njëra anë s'e ndjen më veten përgjegjës për gjendjen e vendit tënd, nga ana tjetër je përsëri pjesëtar i tij dhe, kushedi, në mendjen e kolegëve ose interlokutorëve në forume të tilla automatikisht edhe përfaqësuesit nga ky vend duhet të jenë në mënyrë proporcionale 100, 50, 30 vjet prapa tyre.

    Është ndoshta mendim absurd, por i vërtetë, si pasojë automatike e identifikimit tënd me kombin.

    Duke harruar proceset psikologjike (virtuale) që t'i vë në lëvizje një kongres i tillë, ndoqa me shumë vëmendje ato që po tregonte murgesha.

    Ajo punon në Shkodër për urdhrin "Udhërrëfyes shpirtërorë" me organizimin e ndihmës për të varfrit, fëmijët, të sëmurët prej vitit 1991. Është bërë shumë e njohur këtu "Varka e Noes", një qendër edukimi e arsimimi për fëmijë.

    Tregimi filloi me përshkrimin e plazhit të Velipojës në qershor të vitit 2010, ku kishin shkuar së bashku me motra të tjera për t'u larë.



    Ishte e pamundur të gjeje një vend të pastër. Kudo mbeturina, qese dhe shishe plastike, vaj makinash, pampers të përdorur etj.

    Pranë derdhjes së Bunës plehrat shumoheshin edhe për shkak të prurjeve të mëdha të lumit në ato ditë. Në një kanal aty pranë, lopë që ushqeheshin me plehra, qen të ngordhur të mbytur me sa dukej nga qese, një erë e padurueshme kërme kudo rrotull. Njerëzit hedhin në plazh gjithçka, copa xhami, mbeturina plastike etj. Të ikim që këtej një orë e më parë.



    Velipoja, thotë motra, edhe para 10 vjetësh ka qenë një nga plazhet më të pastra e më natyrore të Shqipërisë. E pakuptueshme ajo që ndodhi në një kohë të shkurtër. E pakuptueshme ajo që ndodh me plehrat në Shkodër e rrethina.


    Aty ku banojmë shpesh nuk e mbajmë dot dritaren hapur prej tymit të plehrave që digjen nën qiell të hapur. Varrezat myslimane janë kthyer në një vendgrumbullim plehrash, po kështu varrezat e dëshmorëve. (Kjo është edhe politike, mendova me vete, si i djathtë që është qyteti).



    E pabesueshme është gjendja edhe në spitalin e qytetit, ku infermieret hedhin pa asnjë vështirësi nga dritarja age e shiringa të përdorura, fasha e lloj-lloj mbeturinash të tjera spitalore. Oborri i pasmë i spitalit është kthyer në një depozitë plehrash.
    Tabloja vjen e plotësohet me detaje të tjera.

    Një shoqe e saj murgeshë shpëtoi për fije të perit nga një aksident automobilistik kur iu përplas pas xhamit të parmë të makinës një kuti e shqyer kartoni që bridhte mbi asfalt. Kurse ajo vetë kishte gjetur një ditë në një supermarket të Shkodrës një kavanoz me reçel kajsie gjerman.

    Tepër e gëzuar për këtë mall nga shtëpia që i mungonte prej kaq kohësh, e kishte hapur dhe kishte lyer bukën me të - për të kafshuar një gjësend me shije të tmerrshme. Kishte parë pastaj mbi kavanoz datën e skadimit të mallit, 9 vjet më parë.

    Po përse njerëzit e lënë veten të mbyten në plehra? Edhe njeriu që po mbytet bërtet për ndihmë, vëren Marie-Kristina.

    Ata nuk i njohin mirë pasojat e të jetuarit me plehrat, ata nuk e dinë ç'do të thotë të thithësh përditë dioksinën që vjen nga djegia e tyre, ata nuk e dinë më se si është e bukura, një peizazh ose një qytet pa plehra, ata janë të mësuar me të keqen. Ose e kuptojnë dhe janë depresivë, letargjikë.




    Një djalë 25-vjeçar më thotë: kot mundohesh. Ne nuk do të ndryshojmë asnjëherë, ne nuk kemi kulturë. Ose marrin një qëndrim fatalist: dikur do të ndryshojë, d.m.th., e nënkuptuar dikush do vijë dhe do ta ndryshojë, por jo ne.


    Ndërsa dëgjon problemet ekologjike që kanë vende të tjera të Lindjes: Hungaria, Rumania, Ukraina, Bjellorusia, vëren se një pjesë janë të ngjashme me ato që ka Shqipëria.

    Pas një shfrytëzimi optimist dhe të paskrupullt të rezervave natyrore në frymën e ideologjisë komuniste që thotë se njeriu është zot i natyrës, ka zbritur një kapitalizëm liberal po aq optimist për përfituesit, me moton e rritjes ekonomike dhe GDP-së, por me pasoja tepër të rrezikshme për mjedisin dhe ruajtjen e bazave të jetës. E veçanta e Shqipërisë nuk është thjesht që vendi po mbytet në plehra, jo, kjo është tek e fundit një pasojë e jashtme e një qëndrimi të brendshëm.

    Plehrat një ditë do të zhduken dhe nga rrugët, brigjet, plazhet rreth Shkodrës, sikurse po zhduken nga rrugët e Tiranës. E veçanta e Shqipërisë, ajo më e rënda mendoj, është mungesa e mendimit dhe veprimit në bashkësi te shqiptarët. Në rrethinat e Tiranës, ku banoj, plehrat ka disa kohë që po hiqen.


    Por, ndërkaq, me shpejtësi të frikshme grabitja e peizazhit, që dikur përbënte kurorën e gjelbër të Tiranës. Janë shtuar vara-vingot e kamionëve të rëndë që bartin dhe hedhin ku të mundin dheun e gërmuar të kodrave, në radhë të parë rreth e përqark liqenit Artificial.


    Ekskavatorët po u ngjiten ullishtave të fundit te zona e njohur si e lapidarit dhe po i shkulin rrënjët shekullore nganjëherë me dhjetëra në ditë. Përmes rrugës kryesore të Saukut vrapon një përrua me ujëra të zeza, prej muajsh, banorët anash mesa duket janë të mësuar me të. Kohët e fundit ka ardhur këtu një grup punëtorësh të ujësjellësit të Tiranës, sepse disa banorë kishin hapur tubacionin kryesor dhe duke e këputur për veten e tyre kishin lënë gjysmën e fshatit pa ujë.


    Nga këto pak të dhëna kupton se banorët tanë janë të pambrojtur jo vetëm nga pushteti qendror, që nuk është në gjendje të zbatojë asnjë nga masterplanet e tij apo vendimet e KRTSH (për mbrojtjen e kurorës së gjelbër ka vendime të qarta), por as nga vetja. Banorë të pambrojtur nga vetja do të thotë banorë që nuk jetojnë në bashkësi.


    Shqiptarët kanë një kundërshtim gati natyror ndaj bashkësisë. Ata përgjithësisht duan familjen, farefisin, por jo fqinjin. Këtu sundon mosbesimi, dyshimi se fqinji po ia hedh dhe po përfiton në kurriz të tij, çka edhe ndodh shpesh, me sa duket ngaqë pritet medoemos.


    Te ne banorët vërtet kanë zgjedhur një kryetar dhe një kryesi komune, kryetari, urbanisti, kryeplaku dhe të tjerët e kuptojnë veten veç si shushunja që pinë gjakun e komunës, si shitblerës lejesh ndërtimi, me një fjalë ingranazhe të atij sistemi që po na merr frymën dhe që ka të vetmin parim: tokës mund t'i marrësh gjithçka dhe nuk duhet t'i kthesh asgjë, përveç jashtëqitjeve.


    Mungesa e mendimit bashkësinor dhe komunal bashkë me veprimin në bazë të tij, është sot e keqja më e madhe e Shqipërisë. Ne tregojmë nga politikanët si e keqja jonë më e madhe, por këtë e bëjmë vetëm për të qetësuar ndërgjegjen e keqe që nuk bëjmë asgjë me njëri-tjetrin, nuk mbrojmë dot as rrugën ose hyrjen ku banojmë.


    Shembulli më i parë dhe klasik janë ata që bërtasin më fort, analistët tanë bie fjala, sepse dhe ata janë krejt të paaftë të krijojnë me njëri-tjetrin ndonjë shoqëri civile. Kjo, natyrisht, u krijon kushte qeveritarëve dhe gjithë njerëzve të tjerë me pushtet të bëjnë qejf me pasuritë e Shqipërisë, t'i tregtojnë e koncesionojnë ato si t'u dojë e bardha zemër.


    Ja këto mendime më ngjalli referati i motrës Marie-Kristina për vendin që po mbytet në plehra, në vazhdim të përshkrimit që i bëri ajo letargjisë dhe fatalizmit të banorëve. Në mbyllje, murgesha zvicerane tregoi se si e kishte arritur një organizimin e vogël të heqjes së plehrave nga shkolla Varka e Noes që drejton.


    Më së pari i ka bërë të vetëdijshëm fëmijët për domosdoshmërinë e ruajtjes së mjedisit. Ata jo vetëm te kjo shkollë po as në vende të tjera nuk munden më të hedhin plehra në rrugë.


    Më tej ka organizuar heqjen e plehrave me një karrocë dhe një kalë, pas një fondi që i erdhi nga Gjermani për këtë punë.



    Karrocierin e parë e pushuan nga puna se gjetën që i zbrazte plehrat në breg të Liqenit të Shkodrës, por tjetri qëlloi punëtor i ndershëm dhe kështu të paktën ai mjedis i vogël në mes të qytetit sot është i pastër.



    Por, pyetja mbetet, nëse duhet ta importojmë edhe mendimin dhe nëse ka rrugë të tjera për të ndrequr sadopak kokat në bashkësitë e vogla dhe të mëdha ku jetojmë.

    Freising, shtator 2010

    © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
    trokit ketu


    [ Edited Sat Sep 04 2010, 02:53pm ]

    Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
    ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

    Back to top
    alem
    Wed Mar 30 2011, 04:19pm
    alem

    Registered Member #4458
    Joined: Sat Mar 26 2011, 08:02pm

    Posts: 501

    Pajtimi mes Ekonomise dhe Ekologjise eshte atehere kur oxhaku te nxjer tym por jo thirr.Ne Ballkanasit jemi shume large.Kjo toke eshte shume e vlefshme ta shperdorojme ne kete menyre.

    Wer sichere Schritte tun will, muss sie langsam tun.Goethe
    Back to top
     

    Jump:     Back to top

    Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
    Powered by e107 Forum System
    Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
    Custom Search
    Mire se Vini
    Emri i Identifikimit:

    Fjalkalimi:




    Me Kujto

    [ ]
    [ ]
    Muzik Shkodrane - Sagllam


     
    Chat Box
    You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

    Shkodra ne Youtube
    Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
    Theme created by Free-Source.net
    Render time: 0.4261 sec, 0.0812 of that for queries. DB queries: 45. Memory Usage: 2,853kB