Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Rreth Shkodrës dhe për Shkodrën
 
<< Previous thread | Next thread >>
Rruga Shkoder-Han i Hotit ???
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Tue Aug 25 2009, 02:43pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
"Autostrada" ose ma mire Rruga, Hipoteka "përzë" banorët




» Dërguar më: 25/08/2009 - 14:02

Brikena Shllaku

SHKODER Nëse nuk gjendet një zgjidhje ligjore për ndarjen e tokave në Malësi të Madhe, superstrada Shkodër-Hani i Hotit do të mbetet thjesht një projekt në letër. Zyrat e Regjistrimit të Pasurive në Shkodër dhe në Malësinë e Madhe nuk pranojnë të bëjnë regjistrimet e tokave që ndodhen në zonat ku do të kalojë rruga. Shkak është mënyra në të cilën është ndarë toka. Banorët e zonës që preken nga projekti i superstradës, pasi kanë mësuar se tokat e tyre do të shpronësohen, kanë shkuar të bëjnë regjistrimet, por janë kthyer pas nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive. "Nuk mund të bëjmë asnjë regjistrim toke nëse nuk është zbatuar ligji 7501". Kjo ka qenë përgjigja e kësaj zyre për banorët që presin të shpronësohen. Tashmë problemi ka mbetur pezull. Në Malësinë e Madhe, në zonat nga do të kalojë rruga, toka që në fillim të viteve 1990 është ndarë sipas kufijve të vjetër. "Ne i kemi ndarë tokat sipas kufijve të vjetër. Kemi qenë të gjithë dakord për këtë ndarje, pasi secili prej nesh donte të merret tokën e të parëve të vet. Ka qenë kjo arsyeja që nuk kemi pasur konflikte për tokën e ndarë. Secili ishte i ndërgjegjshëm për tokën që i takonte. Vetëm kështu mund ta gëzonim tokën. Edhe komisionet e ngritura për ndarjen e tokës kanë qenë dakord. Ndërsa tani pas 18 vitesh, nuk na pranohet regjistrimi", - thotë Kadriu, njëri nga banorët e zonës.

PRONAT

Banorë të tjerë pohojnë se mosregjistrimi i pronave do të shkaktojë një problem akoma më të madh, pasi mbi këto toka janë ngritur shtëpi dhe dyqane. Madje janë bërë dhe shitje të tyre duke besuar se toka është e pronarëve të vjetër. Banorët, të shqetësuar në lidhje me këtë fakt, kërkojnë që fajin t'ua hedhin strukturave të shtetit, të cilat në kohën kur është ndarë toka kanë qenë dakord me kufijtë e vjetër dhe tani është po shteti që nuk e njeh këtë ndarje. Problemi i regjistrimit të tokave ka dalë në plan të parë tani që ka nisur puna për shpronësimet për rrugën e re, tepër të rëndësishme për të gjithë zonën; superstradën Shkodër-Hani i Hotit. Ligjërisht, nëse pronat nuk janë të regjistruara në Hipotekë, atëherë shteti nuk mund të bëjë asnjë shpronësim. Nga ana tjetër, zyrat e hipotekave nuk mund të bëjnë regjistrime në këtë gjendje. Sipas juristëve të këtyre zyrave, duhet që të dalë një vendim i ri i qeverisë për të njohur ndarjen e tokës sipas kufijve të vjetër. Në të kundërt, asgjë nuk mund të bëhet. Ky problem nuk është i ri për zonën e Malësisë së Madhe. Drejtuesit vendorë të Koplikut dhe të komunave kanë kërkuar që qeveria të marrë parasysh këtë problem. Mësohet se kërkesa është bërë që prej 3 vitesh, por deri tani nuk është marrë asnjë përgjigje.

AUTOSTRADA

Investimi më i rëndësishëm në zonën e Shkodrës, superstrada Shkodër-Hani i Hotit po shoqërohet me shumë probleme. Më problematiket duket se janë mungesa totale e titujve të pronësisë në dy fshatra nga ku do të kalojë superstrada, rishikimi i çmimit të tokës, si dhe rritja në rreth 3 herë e numrit të pronarëve që do të shpronësohen. Ishte parashikuar që numri i pronarëve për shpronësim të jetë 390, ndërkohë që pas verifikimeve në terren kanë dalë 950 pronarë që do të shpronësohen. Inaugurimi i fillimit të punimeve të kësaj superstrade u bë në qershor nga kryeministri Sali Berisha. Por problemat e shumta që po dalin çdo ditë, duket se do ta vonojnë shumë nisjen reale të rrugës. Superstrada Shkodër-Hani i Hotit parashikohet të përfundojë në vitin 2011 dhe ka një vlerë prej 30 milionë eurosh.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


Vazhdon s'terzgjatja e bastardhume, qi as qeveria e as qarku Shkodran s'duket se jane ne gjenje me i dale zot perfunimit te ksaj rruge te veteme te nertume prej ksaj qeverie ne rrethin e Shkodres tash 4 vjet qeverisje Demokratike, pamvarsisht se fondet per kyt rruge jan dhane prej qeveris Italiane tash plot 8 vjet, e pamvarsisht se ka ken premtim elektoral i zotni Berishs dhe partis Demokratike para 5 vjetve dhe simjet ala s'ka nise e si duket s'dashka mu nis kurr.

Nejsi si tana investimet tjera tash 4 vjet ne shkoder edhe kjo rruge si duket ka mu rujt mu shfrytsu edhe gjat elektoratit tjeter t'arshem, si premtim elektoral ashti si asht ba tash 8 vjet, tash po ruhet mu ripersrit si premtim elektoral prej PD-se sepse asnji autostrade (ARTERIE) apo rruge e ransishme nuk asht nertu ne qarkun e shkodres qe me lidh Shkodren me qytetet tjera ne trojet Shqiptare apo joshqiptare tash 4 vjet qeverisje Demokratike, ashtu si asht ba me tana investimet e shumpremtume te ksaj qeverie ne Shkoder, do te ripersriten vetem gjat periudhave elektorale te arshme se vetem athere ju bjen nermen per Shkodren.

Shqipnija po nryshon por fatkesisht Shkodra po rrin ven numro si gjithmone tash 64 vjet



[ Edited Thu Aug 05 2010, 05:47am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Sep 10 2009, 12:16pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Per mu kjo rruge asht kthy ne mashtrimin e radhs numer 1 dhe.

[ Edited Thu Sep 10 2009, 12:17pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Dec 04 2009, 04:08pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Përurohet fillimi i punimeve te rrugs Shkoder Han i Hotit, por punimet nuk fillojnë



ARLINDA GJYPI Shekulli - SHKODËR - HANI I HOTIT/ Kryeministri përuroi dhjetë ditë para zgjedhjeve nisjen e punimeve të autostradës. Gjashtë muaj më pas, asgjë nuk ka ndodhur në këtë aks. SHKODËR - Edhe pse punimet për autostradën Shkodër - Han i Hotit kanë filluar zyrtarisht më 18 qershor të këtij viti, asnjë metër

e këtij aksi rrugor kombëtar nuk është bërë. Madje, po të bësh një krahasim mes fotove të shkrepura ditën kur kryeministri Sali Berisha preu shiritin e fillimit të këtyre punimeve, dhe atyre të sotmeve, i vetmi dallim mes tyre janë prania e përuruesve dhe makinerive.

Rruga Shkodër - Han i Hotit, 40 km e gjatë dhe 10,5 metra e gjerë, do të ndërtohet si bashkëfinancim i qeverisë italiane dhe asaj shqiptare me vlerë 40 milionë euro. Nga këta, 30 milionë euro janë financim i shtetit italian dhe 10 milionë euro i qeverisë shqiptare.

Më 18 qershor të këtij viti, vetëm 10 ditë para zgjedhjeve, në mitingun e zhvilluar në lagjen "Skënderbej" të qytetit të Shkodrës (ku dhe fillon ndërtimi i kësaj rruge, pasi do të ndërtohet ajo që qytetarët e njohin me emrin unaza lindore e qytetit), u premtua se ndërtimi i tërë aksit rrugor do të përfundonte për 20 muaj.

Tabela përkatëse e vendosur ditën e fillimit të punimeve e tregonte këtë (edhe pse aktualisht tek kjo tabelë është dëmtuar apo e thënë më qartë, është shqyer pjesa ku shkruhej afati i përfundimit të saj).

Në të vërtetë, pas 18 qershorit, ditës ku Berisha së bashku me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryebashkiakun e Shkodrës, Lorenc Luka, dhe përfaqësuesin e firmës italiane që do të kryente ndërtimin e autostradës prenë shiritin e fillimit të punimeve, as në unazën lindore dhe as në ndonjë pjesë tjetër të këtij aksi nuk është punuar. Mjetet e sjella atë ditë duket se vetëm kanë bërë sheshimin e rrugës plot gropa dhe kanë shërbyer që në to të hipte Kryeministri, pasi më vonë nuk kanë punuar.

Burime pranë Bashkisë së Shkodrës bëjnë të ditur se pjesa shqiptare e financimit të këtij projekti është përfshirë në buxhetin e vitit 2010 dhe përfshin segmentin që kalon nëpër qytet së bashku me shpronësimet përkatëse, ndërsa pjesa tjetër i përket qeverisë italiane

Kryeministri Berisha në ditën e përurimit të fillimit të punimeve të kësaj autostrade deklaroi: "Sot përuruam fillimin e punimeve të autostradës Shkodër-Hani i Hotit, ngjarje kjo me rëndësi të madhe për vendin në tërësi dhe Shkodrën në veçanti.

Me këtë rast, dua t'i shpreh mirënjohjen më të thellë qeverisë italiane për këtë ndihmë bujare që i jep Shqipërisë dhe Shkodrës, financimin prej 30 milionë eurosh të kësaj autostrade, e cila ka një kosto prej 40 milionë eurosh, dhe pjesa tjetër mbulohet nga buxheti i shtetit. Ndërtimi i lidhjeve rrugore ndërkombëtare të Shqipërisë është një nga përparësitë më madhore. Me ndërtimin e kësaj autostrade Shqipëria ka një trafik të ri me vendin mik, Malin e Zi.

Së shpejti, fillon projekti i autostradës tjetër që lidh Velipojën me Ulqinin. Në këtë mënyrë ne intensifikojmë lidhjet me Malin e Zi. Autostrada do të ndërtohet nga një prej kompanive më të njohura në Itali "Matarresse", e cila merr përsipër një ndër punimet më cilësore dhe sjell këtu teknologjinë më të mirë të ndërtimit të rrugëve.

Dua ta përgëzoj këtë kompani dhe t'i shpreh vlerësimin tim të madh se autostradën do t'ia dhurojë Shkodrës, Shqipërisë, por edhe Malit të Zi në një kohë shumë më të shkurtër, sesa është parashikuar.

Mikut tim, Presidentit të kompanisë, Matarresse, i rikujtoj se Shqipëria, së paku në dy sezone, është shumë e përshtatshme për të punuar me tre turne dhe, në fakt, ka shumë nevojë për këtë, sepse çdo ditë e fituar në këtë rrugë të re është një e ardhur shumë e madhe për ekonominë e Shkodrës dhe ekonominë shqiptare në tërësi".

Qytetarët shkodranë kanë shpresuar se autostrada e përfolur prej shumë vitesh që do të lidhte Shkodrën me Hanin e Hotit dhe Malin e Zi, tashmë do të bëhej realitet. Por ata shprehen të zhgënjyer, pasi dhe pse këtë herë u pre shirit dhe u bë ceremoni madhështore, asnjë metër prej këtij ndërtimi nuk është bërë dhe askush nuk thotë se kur do fillojë të bëhet.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Thu Aug 05 2010, 05:47am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
West****
Fri Dec 04 2009, 06:31pm

Registered Member #2098
Joined: Mon Jul 14 2008, 12:46am

Posts: 1827
Nuk kan si me fillu sepse keshtu i intereson kaloresit ne fuqi. Tan e dime se per ke voton ajo ane, e keshtu kan me i lan me andrra ne beze. TURP SE DHE ME RRUGE MATEN pushtetare e sotem.
Back to top
L - N
Fri Mar 26 2010, 12:07pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
"Superstrada" ose "super rrangalla" e Hanit të Hotit, takim për shpronësimet




25/03/2010 Certifikata e pronësisë kusht për përfitim

SHKODER- Nënprefekti i Malësisë së Madhe dhe kreu i komunës Kastrat Gjovalin Vneshtaj kanë organizuar një takim me drejtuesit e fshatrave të kësaj komune. Në këtë takim është diskutuar për gjetjen e një gjuhe të përbashkët për zgjidhjen e problemeve që kanë dalë me shpronësimit e trojeve dhe tokave nga ku do të kalojë superstrada Shkodër –Hani i Hotit. Gjithë diskutimet kanë çuar në një pikë kryesore atë të zgjidhjes së problemit të dëmshpërblimit, pasi është rruga e vetme e zbatimit normal dhe të qetë të projektit të kësaj rruge tejet të rëndësishme nacionale. Nga ana e tyre edhe përfaqësuesit e firmës ndërtuese “Sigma” që kanë fituar tenderin për ndërtimin e rrugës janë shprehur se banorët duhet të paraqesin certifikatat e pronësisë për të vërtetuar se janë pronarë dhe të përfitojnë kompensimin në vlera monetare. Por, ndërkohë banorët e komunës së Kastratit nuk kanë asnjë certifikatë pronësie për trojet, apo tokat e tyre bujqësore. I vetmi dokument pronësie i tyre është ai i firmosur nga kryetarët e fshatrave dhe komuna, por që nuk vlejnë për të përfituar kompensimin e pasurive të paluajtshme ku ata banojnë. Banorët shprehen se nuk është thjesht faji i tyre për mosregjistrimin e pronave, por edhe i sorollatjeve, burokracive dhe vështirësive që kanë hasur për vite të tëra në zyrat përkatëse të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Kryetarët e fshatrave të Kastratit, të pranishëm në takim janë shprehur se janë dakord për ndërtimin e superstradës, por në asnjëherë me çmimet e caktuara për kompensimin e trojeve dhe tokave bujqësore, në vendimin e Këshillit të Ministrave. Problem është dhe numri i pronarëve të regjistruar për kompensim. Komuna Kastrat ka verifikuar në terren 136 pronarë, ndërsa në Fletoren Zyrtare janë shpallur vetëm 36 familje, çka ka irrituar së tepërmi banorët.



marre prej Gazeta Metropol Online
trokit ketu


[ Edited Thu Aug 05 2010, 05:48am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sat Mar 27 2010, 10:08am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shkodër-Hani i Hotit, ngec shpronësimi




Dërguar më: 26/03/2010 - 13:27

Brikena Shllaku

SHKODER -Ndonëse ka përfunduar afati i përcaktuar nga Këshilli i Ministrave për shpronësimet në zonën ku do të ndërtohet autostrada Shkodër-Hani i Hotit, realisht ky proces nuk ka nisur ende. Me vendim të qeverisë, procesi i shpronësimeve ka nisur që me datën 15 dhjetor të vitit 2009, ndërsa afati i përfundimit ka qenë përcaktuar data 15 mars e këtij viti. Megjithëse jemi në fund të marsit, duhet të kalojnë edhe shumë muaj të tjerë derisa të realizohet ky proces, që është përcaktues për ecurinë e një prej projekteve më të rëndësishëm në rajonin e Shkodrës. Drejtues të Malësisë së Madhe, deklaruan të bindur në fillim të vitit se, procesi i shpronësimit do të ecte normalisht dhe se në fund të marsit do të përfundonte. Në rreth 40 km rrugë në të cilën do të kalojë autostrada Shkodër-Hani i Hotit, shteti ka llogaritur vetëm 332 pronarë. Për të gjithë këtë grup, vlera e shpronësimit kap vlerën 40 milionë lekëve të reja. Ndërkohë që realisht janë rreth 1 mijë pronarë. Mësohet se 30 për qind e pronarëve nuk figurojnë në listën e shpronësimit. Por, ky nuk është problemi i vetëm. Edhe për familjet që janë në listën e shpronësimit nuk ka nisur ende puna për shpronësimet. Nisur nga ky fakt, Prefektura e Shkodrës ka kërkuar një relacion të saktë mbi situatën në të cilën ndodhet ky proces, që po bllokon investimin më të madh në Shkodër e që do të realizohet nga qeveria italiane. Ndërsa pala italiane ka filluar punën, duke sjellë firmën e ndërtimit, makineritë dhe punonjësit, pala shqiptare nuk ka përmbushur ende detyrimin e saj. Kjo është dhe arsyeja që po kërkohet patjetër një përgjegjës për situatën e krijuar. Ende nuk ka fajtorë, ndërkohë që firma italiane e ardhur prej disa ditësh, po bën sehir. Aktualisht, rruga Shkodër-Hani i Hotit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, është e amortizuar plotësisht duke e bërë të pamundur udhëtimin. Burime pranë Prefekturës së Shkodrës bëjnë të ditur se, procesi i shpronësimeve nuk ka nisur akoma në shkallë të gjerë, për shkak të problemeve me dokumentet ligjore të pronësisë. Mësohet se në shumë zona ku kalon autostrada mungojnë vërtetimet e pronësisë mbi tokën. Shumë nga banorët nuk kanë pasur asnjëherë vërtetim pronësie, pasi në '90-ën tokat janë ndarë herë fshatçe, e herë sipas ligjit dhe asnjëherë nuk është bërë regjistrimi i saktë i këtyre tokave. Kurse problemi tjetër është se për të njëjtën sipërfaqe toke, ka një ose dy pronarë.

Marre prej Gazeta Shqiptare Online
trokit ketu


[ Edited Thu Aug 05 2010, 05:49am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Apr 16 2010, 08:03am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Superstrada me Hanin e Hotit, pengesë vetë firma





14/04/2010 Në konferencë krerët vendorë: Banorët nuk do e pengojnë ndërtimin, firma nuk ka filluar punimet

SHKODER- Vonesat në fillimin e punimeve për ndërtimin e superstradës nacionale Shkodër -Hani i Hotit kanë sjellë tashmë edhe reagimin e drejtuesve të Këshillit të Qarkut të Shkodrës, si dhe drejtues të njësive vendore të rrethit Malësi e Madhe nga ku dhe do kalojë kjo rrugë.

“Ankesat”

Për të shprehur reagimin e tyre kanë dalë dje në një konferencë për shtyp kreu i Këshillit të Qarkut Gjovalin Kolombi, kreu i Bashkisë së Koplikut Ramadan Lika, si dhe kreu i komunës së Kastratit, Gjovalin Vreshtaj.

Në këtë konferencë të përbashkët shtypi është deklaruar se është kanë dalë në një konferencë për shtyp ku kanë theksuar se vonesa në fillimin e punimeve të superstradës që lidh vendin tonë me Malin e Zi nuk po shkaktohet më nga problemet dhe pretendimet e banorëve për vlerat dhe kohën e shpronësimeve, por nga vetë firma italiane që ka fituar tenderin.

Sipas drejtuesve të njësive vendore dhe kreut të qarku Shkodër, Kolombi, firma nuk ka qenë e përgatitur për të filluar punimet. “Ne kërkojmë rrugën, qytetarët kërkojnë rrugën. Qytetarët e Shkodrës, Malësisë së Madhe, por edhe të Shqipërisë e Malit të Zi kërkojnë rrugën dhe askush nuk mund të bëhet pengesë për ndërtimin e saj.

Problemet e tjera do zgjidhen dalëngadalë, sepse rruga nuk zhduket. Rruga është në hartë dhe është e vijëzuar. Pretendimet për pronësinë mund të bëhen edhe më vonë. Ato zgjidhen.

Rruga duhet dhe do bëhet. Nuk mundet askush si me ndërgjegje, si pa ndërgjegje, si me interes personal, si me interesa të tjera, të bëhet pengesë për ndërtimin e këtij aksi të rëndësishëm nacional madhor, që ka të paktën 5 vite që përflitet”, theksoi në konferencën e djeshme për shtyp kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Gjovalin Kolombi.

Nga ana e tyre kryetari i Bashkisë së Koplikut, Ramadan Lika, si dhe kreu i komunës Kastrat Gjovalin Vneshtaj kanë theksuar se nuk e dinë akoma pse firma nuk ka filluar punimet dhe as nuk sjell mjetet. Sipas tyre, nuk ka asnjë pengesë as ligjore dhe as nga ana e banorëve për fillimin e punimeve. Kreu i Bashkisë Koplik, Lika, ka theksuar se disa herë i ka bërë thirrje firmës ndërtuese për të filluar punimet, madje dhe duke e garantuar atë se të paktën në 20 kilometërshin që kalon në Koplik nuk ka asnjë pengesë, por përsëri nuk kanë sjellë as mjetet.

Po ndërsa kreu i Këshillit të Qarkut Shkodër, Kolombi dhe drejtuesit e njësive vendore Koplik e Kastrat, Lika e Vneshtaj kanë garantuar mospengesë në fillimin e punimeve, banorët e Koplikut të mbështetur dhe nga deputetët socialistë kanë dalë dje në rrugë duke protestuar për masën e kompensimit dhe vonesat për marrjen e tyre.

Deputetët socialistë të Shkodrës janë shprehur se banorët e Koplikut do të mbështeten në protestat e tyre kundër qeverisë Berisha që po premton kompensime qesharake dhe madje dhe ato nuk po i realizon.


© 2004 METROPOL GROUP
trokit ketu


[ Edited Thu Aug 05 2010, 05:50am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Ultra-Shkodrane
Sat Apr 17 2010, 08:26pm
Registered Member #3169
Joined: Sat Jul 18 2009, 05:40pm

Posts: 106
Metaman e kane qelb me ikyt rruge, e vetem vedit diftajn, par edhe ja ulin vlerat vedit se sat Shkodrant si hajn ma rrenat vetem pse jane te partis demokratike
Back to top
::bud::
Sat Apr 17 2010, 09:32pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Lec Neli ka shkruar:

Per mu kjo rruge asht kthy ne mashtrimin e radhs numer 1 dhe.



E ke fjelen per projektin thu ti se rruga nuk asht kund
Back to top
SuperGirl
Mon Sep 27 2010, 12:15pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Lajm i mire: kane fillu punimet



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
lissandro
Wed Aug 31 2011, 05:55pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Ikja tem ka met shum mas doret, na shkruani sa Km ja ba deri tash

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
shkodra
Sun Feb 17 2013, 08:53pm

Registered Member #237
Joined: Mon Dec 18 2006, 05:05pm

Posts: 13849
gjithca asht vetem rrug jo...aty ke rreth rrutullim pa drita e pa senjalisitk...tek nje ur asht kanali sa gazepi i mall ce me ran mren prite zot...rruga pa tambela.....po per shkodranet asht e mir boll se deri dje ska paS ASFALT ANDEJ TESH KA ASFALT E JU DUKET MREKULLI..

no comment......
Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2325 sec, 0.0841 of that for queries. DB queries: 50. Memory Usage: 2,841kB