Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: VLLAZNIA JONE
 
<< Previous thread | Next thread >>
Lajmet e vllanzis ne kampionat
Go to page  1 2 3 4 5 6 7
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
:.A*S*R.: 1927
Sat Feb 13 2010, 12:00pm
ѕнкσ∂яαиι 4€νєя

Registered Member #2808
Joined: Mon Mar 23 2009, 03:54pm

Posts: 3819
Vllaznia - Skenderbeu
Sod ne oren 13

[ Edited Sat Feb 13 2010, 01:09pm ]

E kam nje gjak

E kam nje emer

Shqiptar me shpirt

E Shkodran me zemer


Back to top
babo
Sat Feb 13 2010, 02:04pm


Registered Member #587
Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

Posts: 11127
Java 21, Vllaznia 3-2 Skenderbeu (Belisha/Haxhibuliç/Shtupina)autoret e golave per Vllaznine

Ja! Nje kitarre degjohet,
e tingujt ndan si fllad,
ngadale kjo vasha zgjohet
t'degjoje at' serenate,
e Shkodra ra n' pushim
c'ka bahet rrugeve s'din

trokit ketu

Back to top
:.A*S*R.: 1927
Sat Feb 13 2010, 08:21pm
ѕнкσ∂яαиι 4€νєя

Registered Member #2808
Joined: Mon Mar 23 2009, 03:54pm

Posts: 3819
Vllaznia fiton 3-2

Vllaznia e Shkodrës ka fituar një ndeshje me gola dhe emocione të shumta, ndaj Skënderbeut, me rezultatin 3-2. Të parët kanë kaluar në epërsi miqtë nga Korca, që në minutën e 7-të, me anë të Malindit, ndërkohë që “flakë për flakë”, në minutën e 8-të, ka barazuar Belisha për vendasit. Dy gola të shpejtë, që kanë parathënë një ndeshje me plot emocione dhe luftë të fortë sportive. Dhe kështu ka rezultuar, sepse golit të dytë të Vllaznisë, të shënuar nga Haxhibulic në minutën e 54-t, i është kundërpërgjigjur menjëherë, pas katër minutash, Roshi, që ka barazuar përkohësisht shifrat në 2-2. Minuta e 62-të ka vendosur fatin e 90 minutave të ndeshjes së “Loro Boricit”, teksa Shtubina ka shënuar golin e tretë dhe të fitores për Vllazninë. Në fakt, skuadra shkodrane, pas asaj fitoreje të çmuar me Tiranën, javën e shkuar, e ka kërkuar me ngulm suksesin e dytë radhazi, si e vetmja mënyrë për t’iu larguar fundit të klasifikimit. Dhe e ka arritur, jo pa vështirësi, duke triumfuar me Skënderbeun e vendit të fundit, por që ka bërë lëvizje të konsiderueshme për të mbijetuar. Mjafton të kujtojmë se për të dalë me 3 pikët nga “Loro Borici”, presidenti Zeqo kishte vënë në dispozicion të lojtarëve të tij plot 15 milionë lekë të vjetra, për të kuptuar karikimin e Skënderbeut. Pavarësisht kësaj, fitorja u ka buzëqeshur kuqebluve, që tashmë kanë filluar të marrin pak frymë më lirisht.


[ Edited Sat Feb 13 2010, 08:24pm ]

E kam nje gjak

E kam nje emer

Shqiptar me shpirt

E Shkodran me zemer


Back to top
Mir-Shkodrani
Sun Feb 14 2010, 07:07am
Djal llokum

Registered Member #657
Joined: Tue Apr 10 2007, 07:01pm

Posts: 281
si gjate te gjithe kampionatit po i marrim fitoret me zemer ne dore duke rrezikuar deri ne sek te fundit po kshtu ndodhi edhe ndeshja me skenderbeun,vllaznia beri loje shume te bukur por nuk arriti te fitoj me nje rrezultat te pastert ku ne min te fundit ju afruan 2 her barazimit nje gje qe do ishte skandal per ne.
uroj nje fitore ne gramoz javen e ardhshme.

Shkoder locja gjithmone ne zemrat tona:

Back to top
:.A*S*R.: 1927
Mon Feb 22 2010, 02:15pm
ѕнкσ∂яαиι 4€νєя

Registered Member #2808
Joined: Mon Mar 23 2009, 03:54pm

Posts: 3819
Gramozi 1 - 1 Vllaznia

38' Osja (VL) 52' Sadiku (GR)



E kam nje gjak

E kam nje emer

Shqiptar me shpirt

E Shkodran me zemer


Back to top
Mir-Shkodrani
Tue Mar 02 2010, 03:10pm
Djal llokum

Registered Member #657
Joined: Tue Apr 10 2007, 07:01pm

Posts: 281
Hillet shorti per fazen e trete:
Java 23) Shkumbini - Vllaznia
Java 24) Vllaznia - Laci
Java 25) Tirana - Vllaznia
Java 26) Vllaznia - Besa
Java 27) Dinamo - Vllaznia
Java 28) Vllaznia - Skenderbeu
Java 29) Kastrioti - Vllaznia
Java 30) Vllaznia - Flamurtari
Java 31) Gramozi - Vllaznia
Java 32) Apolonia - Vllaznia
Java 33) Vllaznia - Teuta

Shkoder locja gjithmone ne zemrat tona:

Back to top
LEONS
Sat Mar 06 2010, 04:28pm

Registered Member #2969
Joined: Sun May 10 2009, 04:23pm

Posts: 1887
Anullohet ndeshja Shkumbini-Vllaznia per shkak te terrenit



Back to top
LEONS
Sat Mar 06 2010, 04:36pm

Registered Member #2969
Joined: Sun May 10 2009, 04:23pm

Posts: 1887
ndeshja eshte shtyre nje dite me vone



Back to top
LEONS
Sat Mar 06 2010, 04:47pm

Registered Member #2969
Joined: Sun May 10 2009, 04:23pm

Posts: 1887
Dinamo dhe Vllaznia jane klubet me te mira shqiptare. Nje gje e tille eshte konfirmuar pikerisht dje pas botimit zyrtar te renditjes (se rinovuar çdo 6 muaj) nga Instituti Nderkombetar per Historine e Futbollit dhe Statistikat (IFFHS).
Jane marre ne konsiderate rendimentet e klubeve boterore (ndeshje zyrtare te zhvilluara, te vleresuara me nje koeficient veshtiresie, i cili varion sipas kombeve), ne nje periudhe kohore prej 1 Marsit 2009 deri me 28 Shkurt 2010.
Te dy klubet e mesiperme jane te vetmet qe perfaqesojne Shqiperine ne nje liste me 355 klubet me te mira te botes. Por bie ne sy se te dy ekipet tona kane pesuar nje renie ne krahasim me renditjen e tyre vetem gjashte muaj me pare.
Dinamo, e cila ne muajin Shtator pozicionohej ne vendin e 332-te, tashme e shikon veten te 351-n me 66,0 pike. Nderkohe qe Vllaznia, e cila para gjashte muajsh ishte e 333-ta, ne renditjen e fundit shfaqet menjehere pas Dinamos ne te 352-te dhe ne te njejten kuote pikesh, 66,0 pike.
Vetem tri eshte numri i skuadrave, te cilat, edhe pse me pike te barabarta (66,0 pike), jane lene pas nga klubet shqiptare: Al-Arabi Kuvait-Siti (Kuvajt), KSV Zulte Varegem (Belgjike) e Borusia Mynshengladbah (Gjermani). Nderkohe qe per sa i perket renditjes se fundit, ajo vazhdon te kryesohet nga Barcelona, si skuadra me e mire ne bote.



Back to top
LEONS
Sat Mar 06 2010, 04:52pm

Registered Member #2969
Joined: Sun May 10 2009, 04:23pm

Posts: 1887
Sulmuesi shkodran, Xhevahir Sukaj, firmosi gjatë merkatos dimërore një kontratë “faraonike” me klubin elitar egjiptian, Al-Ismaili, aktualisht në vendin e tretë në kampiontin e këtij vendi (32 pikë pas 18 ndeshjesh).

Ish-lojtari i Vllaznisë luajti fazën e parë me Ordusporin, skuadër turke e Kategorisë së Dytë, por e prishi kontratën për shkaqe tërësisht financiare dhe që lidhen me situatën jo të mirë të klubit turk. Shkodrani 22-vjeçar luajti 10 ndeshje me Ordusporin, duke shënuar 2 gola. Më parë Sukaj ka luajtur në Turqi edhe me Hacettepe.

Transferimi, që kap vlerën e 1.1 milionë eurove, është bërë i mundur falë ndërhyrjes së një prej menaxherëve më të njohur aziatik dhe gjithashtu ish-futbollistit të Vllaznisë, Uliks Kotrri. Në bazë të saj, sulmuesi shkodran do të marrë një shumë prej 366 mijë eurosh në sezon.

Në fakt, Sukaj, i cili është i huaji i dytë në skuadër, së bashku edhe me sulmuesin tunizian, Mohamed Selliti, ende nuk e ka bërë ndeshjen e tij të parë zyrtare me klubin egjiptian, pasi sipas tij, ende ka disa probleme të pa mbyllura me klubin turk.

“Besoj se këto ditë mbyllen dhe do të jem i gatshëm në dispozicion të trajnerit nga java tjetër. Nuk kam humbur shumë takime, pasi janë zhvilluar gjatë këtij viti vetëm 3 javë, pasi Egjipti shkoi deri në finale të Kupës së Afrikës”.

Egjipti është një eksperiencë e re për ish-sulmuesin e Shpresave. “Tani jam ambientuar pothuajse plotësisht. Në fillim e pata pak të vështirë. Është një vend krejt ndryshe nga ato Europiane, përfshirë dhe Shqipërinë. Jam tepër i lumtur që jam pjesë e këtij ekipi. Ka emër të madh, strukturë të përkryer klubi dhe besoj se do të më ndihmojë në karrierë”.

Në lidhje me nivelin e futbollit egjiptian, Sukaj shton: “Me thënë të drejtën futbolli këtu është shumë i fortë dhe shumë teknik. Egjipti fitoi Kampiontin Afrikan ne Angola kete vit. Egjipti ka stadiume të mëdhenj dhe me kushte të shkëlqyera, gjë që të bëjnë të ndihesh një futbollist profesionist. Të bësh karrierë në këtë kampionat është një vitrinë e madh drejt Europës”.

Gjuha egjiptiane, e sidomos e shkruara e saj është një problem tjetër për Sukajn. “Është shumë e vështirë ta mësosh. Shkrimi të duket në pamje të parë i pakuptimtë. Gjithsesi, disa shprehje të jetës së përditshme, por dhe të folurës sportive i di. Zor se e mësoj arabishten. Klubi më ofroi edhe kurse të posaçme për të mësuar gjuhën, por të them të drejtën jam përqendruar te futbolli. Për fat të mirë komunikoj anglisht. Në Turqi kalova një vit e gjysmë dhe e mësova atë. Piramidat? Të jetosh në Kajro dhe të mos i vizitosh ato është krim. Kam qenë tri herë. Mrekullohesh”, - përfundon sulmuesi shkodran Xhevair Sukaj.





Back to top
:.A*S*R.: 1927
Wed Mar 10 2010, 04:53pm
ѕнкσ∂яαиι 4€νєя

Registered Member #2808
Joined: Mon Mar 23 2009, 03:54pm

Posts: 3819
Shkumbini 0 - 0 Vllaznia

E kam nje gjak

E kam nje emer

Shqiptar me shpirt

E Shkodran me zemer


Back to top
LEONS
Sat Mar 13 2010, 12:57pm

Registered Member #2969
Joined: Sun May 10 2009, 04:23pm

Posts: 1887
Vllaznia çon ne Disipline çeshtjen e Mustafarajt

Drejtuesit e klubit shkodran vazhdojne te pretendojne se kane te drejte ne pretendimin e tyre per marrjen e tre pikeve te ndeshjes me Shkumbinin ne tavoline. Aktivizimin e Mustafarajt ata e konsiderojne te padrejte dhe per kete arsye kane bere edhe ankimimin perkates ne Federate. Kjo çeshtje, ndonese ne parim duket e humbur per kuqeblute, gjithsesi do shkoje ne mbledhjen e rradhes te Komisionit te Disiplines per t’u marre ne shqyrtim.
Diten e sotme, sekretari i klubit Agim medja, i shoqeruar edhe nga drejtori organizativ Kujtim Shaba, kane udhetuar drejt Tiranes per te dorezuar shkresen perkatese ku ishte e shkruar qarte pretendimi i klubit Vllaznia. Nga sa behet e ditur, drejtues te FSHF-se u kane shpjeguar Medjes dhe Shabes edhe vendimin qarkullues qe ka dale nga Komiteti Ekzekutiv pikerisht me date 4 mars, çka bente te mundur faljen e ketij futbollisti dhe prandaj ai eshte aktivizuar nga peqinasit. Shkodranet vazhdojne te kembengulin se e drejta eshte ne anen e tyre sepse ne rradhe te pare, nuk ka patur asnje informacion ne media a diku tjeter per kete vendim te marre nga Komiteti Ekzekutiv. Perpos kesaj, edhe vete organi me i larte i futbollit shqiptar, ne parim nuk ka te drejte te marre vendime te tilla, aq me teper ne nje periudhe njemujore nga data e zgjedhjeve sepse mbaron misionin e tij. Ne Shqiperi duket se gjithçka behet ndryshe nga vendet e tjera. Ketu jemi e vetmja
federate qe nuk njohim vendimet e komisioneve juridike te saj por me nje vendim te veçante te KE-se, gjithçka bie poshte. Perpos kesaj, ka shume pasaktesi dhe mungese informacioni ne lidhje me vendimet qe merren. Shkodranet kane dashur ta shfrytezojne kete gje dhe prandaj kane kerkuar fitoren ne tavoline ngaqe kane menduar se Mustafaraj eshte aktivizuar jashte çdo rregulli kur ai ka qene i pezulluar per pese jave dhe falet pas ndeshjes se dyte te munguar. Kerkesa e tyre eshte shume legjitime dhe ata premtojne se do ta çojne deri ne fund kete çeshtje. Presidenti Valter Fushaj eshte dukur shume i vendosur per kete çeshtje teksa nuk e ka konsideruar te mireqene dhe te bazuar ne rregullore edhe vendimin qarkullues qe mund te kete dale nga kreret e FSHF-se. se çfare do ndodhe, kjo mbetet per t’u pare por e rendesishme eshte qe ata do ta kerkojne te drejten e tyre. drejtuesit e Vllaznise kane dhene prova se dine t’i lexojne mire rregulloret e
aktiviteteve dhe prandaj kaen kerkuar te fitojne te drejten e tyre edhe ne kete rast teksa mendojne se Shkumbini ka gabuar. Me apo pa dijenine e Federates, kjo mbetet per t’u pare por e rendesishme per ta eshte qe falja e ketij sportisti ka qene e padrejte dhe e papublikuar.




Back to top
LEONS
Sun Mar 14 2010, 07:36am

Registered Member #2969
Joined: Sun May 10 2009, 04:23pm

Posts: 1887
KOMUNIKATE PER SHTYP

Klubi i futbollit Vllaznia vendosi të dalë në një komunikatë për mediat për të sqaruar përfundimisht pozicionin e tij në lidhje me ngjarjet e ndodhura në ndeshjen e fundit me Shkumbinin. Si numri 1 i këtij klubi kam vendosur të jap qëndrimin tim përfundimtar në lidhje me këto çështje, tashmë pas disa ditësh, teksa është sqaruar çdo gjë dhe mund të flasim të qetë.
Si rrjedhojë:
1. Ngjarja e ndodhur me autobuzin e ekipit tonë në kthim nga Peqini, nuk prish kurrsesi marëdhëniet shumë të mira që kemi patur dhe vazhdojmë të kemi me drejtuesit e Shkumbinit. Fakti që shefi i këtij klubi ka qëndruar gjatë gjithë kohës me ekipin tonë, tregon se ata janë solidarizuar me aktin e ndodhur teksa u thyen disa nga xhamat e autobuzit tonë. Duke qenë kështu, e përsëris që kjo gjë nuk i prish marëdhëniet as me dashamirësit e sportit peqinas. Policia ka marrë masat e saj duke ndaluar edhe disa persona dhe unë do t’i bëja thirrje, gjithnjë nëse merret mendimi im, që t’i lirojë ato, qoftë edhe duke paguar ndonjë gjobë të vogël meqë janë minorenë. Përfundimisht, e konsideroj aktin e ndodhur thjesht një incident sporadik me të cilin nuk duhet të merremi më.
2. Sa i takon çështjes “Mustafaj”, dua të them se klubi jonë pati informacionin e duhur se ky lojtar nuk kishte pasë të drejtën për të luajtur, nisur nga vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës dhe ai i Apelit. Vendimi qarkullues i marrë nga ana e Komitetit Ekzekutiv më datë 4 mars, nuk ka qenë i publikuar në sitin zyrtar të FSHF-së dhe as në media ngaqë vetë Federata ka qenë e angazhuar me periudhën parazgjedhore dhe prandaj pati një keqkuptim në këtë mes. Pas vizitës së drejtuesve të klubit tonë në këtë institucion ditën e premte, është konstatuar se gjithçka ka qenë konform rregullave dhe prandaj në këto kushte, pavarësisht se klubi Vllaznia e ka dërguar çështjen në Komisionin e Disiplinës, mendoj se një çështje e tillë nuk ka nevojë të merret në shqyrtim pasi për ne është tashmë e mbyllur sepse kemi hequr dorë nga pretendimi ynë për një fitore në tavolinë
Ju faleminderit për mirëkuptimin


Me respekt
Presidenti i Klubit të futbollit “Vllaznia”
Valter Fushaj





Back to top
LEONS
Mon Mar 15 2010, 07:33pm

Registered Member #2969
Joined: Sun May 10 2009, 04:23pm

Posts: 1887
te marten me date 16/03/10 ne oren 13:30 luhet ndeshja e kthimit e kupes se shqiperise mes Vllaznis dhe Skenderbeut te korçes ,ne korçe ndeshja perfundoj 0-0 hyrja ne stadium falas



Back to top
LEONS
Tue Mar 16 2010, 07:11pm

Registered Member #2969
Joined: Sun May 10 2009, 04:23pm

Posts: 1887
Vllaznia-Skenderbeu 4-0 ( 2 Bala ,Shtupina,Kraja )



Back to top
LEONS
Thu Mar 18 2010, 07:45pm

Registered Member #2969
Joined: Sun May 10 2009, 04:23pm

Posts: 1887
Gjashtë rezultate pozitive rresht dhe kalimi në gjysmëfinale të Kupës i japin besim ekipit shkodran


Shkodranët kanë bërë detyrën të mërkurën ndaj Skënderbeut. Në ndryshim nga ndeshja e kampionatit e pak javëve më parë, këtë herë ka qenë një “melodi” krejt ndryshe. Mbase vetë korçarët u munduan të rezistojnë deri në momentin e pësimit të golit të parë, apo dhe të dytë dhe vetëm kaq, pasi më pas në fushë është dëgjuar vetëm “simfonia” e Vllaznisë.

Katër gola të shënuar dhe disa raste të tjera të humbura, kanë sjellë fitoren e pastër të saj, njëkohësisht edhe kualifikimin për në gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Trajneri Edi Martini, duke folur në lidhje me këtë ndeshje, është shprehur: “Ne e kishim vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, sepse donim t’i ruheshim ndonjë të papriture të pakëndshme.

E pamë forcën e Skënderbeut në ndeshjen e kampionatit të para pak javëve, teksa e mundëm me shumë vështirësi dhe për të mos na ndodhur sërish kështu, morëm masa që kualifikimin të mos e vinim asnjëherë në dyshim. Ishim të karikuar për ta fituar këtë ndeshje dhe ia arritëm. Kemi zhvilluar një ndeshje të mirë dhe këtë e tregon edhe rezultati i thellë 4 0 i fiksuar në fund të 90 minutave.

Sulmi ka qenë në një ditë shumë të mirë, si Bala e Haxhibuliç, kanë qenë ndër më të mirët në fushën e lojës.” Me këtë fitore, Vllaznia arrin objektivin e saj të radhës për të kaluar një tjetër tur në Kupën e Shqipërisë. Tashmë ajo është në gjysmëfinale, por edhe ky stacion nuk pretendohet të jetë përfundimtari, pasi ata duan t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni.

Numri 1 i pankinës kuqeblu, duke folur në lidhje me momentin që po kalon skuadra e tij, ka deklaruar: “Pavarësisht ndërprerjeve të kampionatit, ekipi i Vllaznisë mund të them se ka fituar siguri në vetvete. Po i bëjmë gjërat mirë, por nuk duhet të kënaqemi me këtë çfarë kemi arritur dhe duhet të mendojmë për të bërë sërish më shumë sesa kaq. Për këtë arsye, duhet të qëndrojmë me në tokë.”

Shkodranët janë duke bërë një ecuri vërtet të mirë së fundi. Kjo shihet në ecurinë e këtyre javëve të fundit, teksa ai ka arritur të martën rezultatin e gjashtë radhazi pozitiv. Janë tri fitore dhe tri barazime të arritura, ndërkohë që humbja tashmë duket se është harruar. Nesër ndërkohë hidhet shorti i turit gjysmëfinal të kupës dhe për Edi Martinin duket se nuk ka ndonjë preferencë për momentin.

“E rëndësishme është që u kualifikuam dhe për momentin nuk kam ndonjë preferencë për kundërshtarin në gjysmëfinale. Ajo çfarë më intereson është që skuadra të vazhdojë të ruajë këtë ritëm dhe prandaj mendoj se mund t’ia dalim për të arritur objektivat tona,” ka shtuar më tej trajneri i Vllaznisë. Por përveç kupës, vëmendje e madhe është e përqendruar edhe te kampionati.




Back to top
LEONS
Thu Mar 18 2010, 07:46pm

Registered Member #2969
Joined: Sun May 10 2009, 04:23pm

Posts: 1887
Bala, shënuesi më i mirë i sezonit me 15 gola

Vazhdon të shënojë dhe kjo është risia e Vllaznisë së këtij sezoni. Në kampionat ka shënuar deri tani 8 gola, ndërsa me golat e shënuar ndaj Skënderbeut në Kupën e Shqipërisë, e ka çuar në 7 numrin e tyre në këtë kompeticion. Gjithsej janë 15 të tillë të shënuar deri më tani. Më shumë se çdokush tjetër në këtë sezon në futbollin shqiptar. Ka arritur të lërë prapa edhe sulmues të tillë, si Bakaj, Xhafaj, Nora etj. Sulmuesi i Vllaznisë është kësisoj në vend të parë, i shkëputur nga Bakaj e Xhafaj, që kanë shënuar nga 12 gola.

Në këtë mënyrë, Bekim Bala vazhdon të mbetet kësisoj zbulimi i vërtetë i Vllaznisë, por edhe i kampionatit shqiptar me performancën që ka treguar në fushën e lojës. Shifra e 15 golave të shënuar deri tani, mund të rritet edhe më shumë në të ardhmen, kur ke parasysh se janë për t’u luajtur edhe 10 ndeshje në kampionat dhe të paktën 2 në Kupë.




Back to top
LEONS
Thu Mar 18 2010, 07:47pm

Registered Member #2969
Joined: Sun May 10 2009, 04:23pm

Posts: 1887
Sfida me Laçin vlerësohet shumë nga kuqeblutë

Të dielën Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” skuadrën e Laçit. Një ndeshje e rëndësishme për të ardhmen e të dy këtyre ekipeve në kampionat, teksa shkodranët duan t’i ikin njëherë e mirë fundit të renditjes, ndërsa laçianët të synojnë deri në fund vendin e tretë. Por më shumë sesa kaq, kjo ndeshje është vlerësuar në kampin kuqeblu edhe për faktin se ata duan t’u japin një mësim të mirë fqinjëve të tyre, ngaqë i kanë mundur dy herë në këtë sezon dhe madje kanë deklaruar se do të vijnë në Shkodër për të fituar edhe këtë herë. Trajneri Martini e ka të qartë këtë gjë dhe prandaj është duke e bërë skuadrën gati.




Back to top
LEONS
Sat Mar 20 2010, 01:52pm

Registered Member #2969
Joined: Sun May 10 2009, 04:23pm

Posts: 1887
te dielen me date 21/03/10 ne oren 13:00 luhet ndeshja per kampionat

Vllaznia-Laçi



Back to top
:.A*S*R.: 1927
Sun Mar 21 2010, 01:46pm
ѕнкσ∂яαиι 4€νєя

Registered Member #2808
Joined: Mon Mar 23 2009, 03:54pm

Posts: 3819
Vllaznia-Laçi 1 - 0

16' Haxhibulic

E kam nje gjak

E kam nje emer

Shqiptar me shpirt

E Shkodran me zemer


Back to top
belgium
Mon Mar 22 2010, 10:25am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123


Vllaznia nuk njeh gabime ne fund te kampionatit
Vllaznia e Shkodres eshte distancuar nga zona e ftohte, duke lene pas ne renditje kater ekipe te tjera te Kategorise Superiore. Me fitoren e djeshme, 1-0 qe siguroi ndaj Lacit,h ekipi i Edi Martinit eshte ngjitur mbi Kastriotin, skuadra qe ndodhet ne zonen e ndeshjeve "play-out", cka do te thote se ne baze te klasifikimit te momentit, kjo skuader bashke me Flamurtarin do te diskutoje qendrimin, me ekipin e vendit te trete dhe te vendit te katert ne Kategorine e pare. Por, pas kater fitoreve radhazi te Skenderbeut dhe fitores se Gramozit, gara ne fund te klasifikimit eshte ashpersuar ndjeshem. Tete javet e fundit te kampionatit do te jene vendimtare per ekipet qe do te zbresin ne nje kategori me poshte, si dhe per ato qe do te luajne ndeshje "play-out'. Edhe vendi i trete do te percaktoje ne pjesen e mbetur te gares se ketij edicioni, se cila skuader do te luaje ne Evrop
Back to top
LEONS
Mon Mar 22 2010, 07:23pm

Registered Member #2969
Joined: Sun May 10 2009, 04:23pm

Posts: 1887
Goli i Krajës i jep tri pikë Vllaznisë, ndërkohë që ka tension në pankinën e Laçit dhe mes tifozerive


Vllaznia Laçi 1 0
Shënues: Kraja 16′
Vllaznia: Grima, Smajli, Kraja, Rajoviç, Mrvaljeviç, Shtubina (Sykaj 74′), Nallbani (Feniks 54′), Belisha, Osja, Haxhibuliç (Doçi 86′), Bala. Trajner: E.Martini
Laçi: Llani, Nino, Brahja, Çela (Marashi 82′), Kaja, Vucaj, Veliaj, Nimani, Mustafaraj (Kastrati 77′), Tanushi (Shazivari 52′), Nora. Trajner: S.Nica
Gjyqtarë: E.Jorgji, R.Preçaj, A.Mahmuti (Elbasan)
Karton të verdhë: Kraja, Smajli, Feniks \ Vucaj, Nora


“Radiografia”

3′- Kraja pranë portës gjuan lehtë me kokë dhe pret Llani.
11′- Bala shmang portierin Llani dhe teksa i drejtohet portës së boshatisur, pengohet nga “gardiani” i miqve, por gjyqtari Jorgji nuk jep 11 metërsh.
16′- Goditje dënimi për Vllazninë në krahun e djathtë të sulmit të saj. Osja kroson në zonë dhe aty shtatlarti Kraja godet saktë me kokë, duke e dërguar topin në rrjetë, 1 0.
25′- Nallbani gjuan fort nga jashtë zone, por topi nuk gjen dot portën e Laçit.
30′- Haxhibuliç, nga e djathta, vepron shumë bukur, fut një top qendër të zonës ku është Bala, por përpara tij ndërhyn Llani, që zgjatet dhe e largon topin. Ai shkon tek Osja që brenda zone gjuan në mënyrë të gabuar mbi traversë, duke humbur një rast të mirë.
40′- Pas një goditjeje këndi të miqve, topi del jashtë zone, goditet fort nga Vucaj, por jashtë.
47′- Shtubina brenda zonës gjuan mbi traversë.
64′- Pas një goditjeje këndi të Belishës, është Kraja brenda zonës që vë në shënjestër portën mike, por topi devijohet nga një mbrojtës laçjan dhe sërish rivënie fundore për Vllazninë.
68′- Veliaj ekzekuton një goditje dënimi, gjuan direkt e në portë, dhe Grima e grushton paksa topin, që më pas godet traversën, futet në lojë dhe aty largohet nga një mbrojtës shkodran.
77′- Goditje këndi për miqtë. Topi kalon gjithë “pasqyrën” e zonës shkodrane dhe për fatin e mirë të vendasve, asnjë nga lojtarët miq të ndodhur aty nuk e shtyn “sferën” në rrjetë.
82′- Osja gjuan nga jashtë zone, por në mënyrë të gabuar.

Komenti

Dy fqinjet, Vllaznia dhe Laçi, kanë dhuruar një derbi të vërtetë dje në fushë. Lojë e fortë, në momente të veçanta edhe e tensionuar, ku nuk munguan edhe problemet në shkallët e stadiumit dhe jashtë tij në fund të ndeshjes.

I ka pasur të gjitha brenda takimi i djeshëm, që në fund ka lënë të kënaqur vetëm vendasit, të cilët arrijnë një tjetër rezultat pozitiv. Vllaznia qysh në minutat e para të ndeshjes u duk qartë se kishte hyrë në fushë me synimin e vetëm për ta fituar ndeshjen.

E nis lojën në sulm dhe në minutën e 13 të loja merr “zjarr”. Bala shmang edhe portierin Llani dhe më pas, kur po i drejtohej portës mike, pengohet prej “gardianit”, por gjyqtari nuk jep 11 metërsh. Loja më pas acarohet, por Vllaznia do ta gjejë shpejt golin e avantazhit me anë të Krajës në të 16-tën minutë. Në stadium ka tension.

Tajneri i portierëve të Laçit, Rama, largohet nga pankina nga gjyqtari Jorgji dhe më pas edhe nga stadiumi nga forcat e rendit, çka sjell panik në “Loro Boriçi”. Pas golit të parë vendasit e kontrollojnë lojën, madje duan të shënojnë edhe gola të tjerë dhe rastet nuk mungojnë. Minutat kalojnë dhe loja merr rrjedhën e duhur.

Vllaznia kërkon të shohë më tepër drejt portës së Llanit, ndërkohë që laçjanët vetëm në 5 minutat e fundit të pjesës së parë zgjohen dhe fitojnë dy tri goditje standarde, me të cilat kërkojnë të rrezikojnë, pse jo edhe të barazojnë rezultatin, por nuk ia arrijnë dot. Pjesa e dytë nis me të njëjtën mënyrë loje si fundi i pjesës së parë. Janë miqtë ata që fitojnë terren, zotërojnë mesfushën dhe fillojnë t’i afrohen më shpesh portës së Grimës.

Trajneri Martini, duke nuhatur rrezikun që i kanoset, ndryshon diçka në mesfushë, teksa largon Nallbanin, që duket i lodhur, dhe në vend të tij sposton Osjen, ndërkohë që në fushë është Feniks. Për momentin gjërat përmirësohen, por kjo nuk mjafton. Trajneri shkodran largon më pas edhe Shtubinën dhe fut në lojë një lojtar me tipare mbrojtëse, si i riu Sykaj.

Laçi, ndërkohë, mund të kishte barazuar në minutën e 68 të kur gjuajtja e Veliajt përfundon në traversë. Minutat e fundit flasin disi për Vllazninë e tëra në sulm, sheh minutat që kalojnë dhe natyrisht i kënaqet në fund tripikëshit të marrë ndaj një ekipi simpatik. Një fitore që vlen shumë, ndërkohë që Laçi kësaj radhe ka dalë duarbosh dhe i dëshpëruar që nuk mori të paktën një barazim në “Loro Boriçi”.

Deklarojnë…

Edi Martini, trajner i Vllaznisë: “E kishim parashikuar të vështirë këtë ndeshje, sepse Laçi luan mirë futboll dhe ashtu na rezultoi. Për ne, e rëndësishme ishte që lojtarët nuk dolën nga detyrat, megjithëse në disa momente m’u duk se po përsëritej ndeshja e para disa javëve po me këtë skuadër, ku humbëm në Shkodër në momentin kur gjyqtari nuk akordoi një 11 metërsh për ne.

Për fat, nuk ndodhi kështu dhe duhet t’i gëzohemi kësaj fitoreje, sepse kampionati po bëhet shumë i vështirë me këto “telenovela” që po ndodhin. Nuk dua të mendoj për momentin për ndeshjen e radhës në kampionat me Tiranën, pasi tani në plan të parë kemi ndeshjen e Kupës me Teutën në mesjavë.”

Stavri Nica, trajner i Laçit: Nuk preferoi të paraqitej në konferencën e shtypit pas ndeshjes.

Të veçanta

- Në tribunën “VIP” të “Loro Boriçit”, krahas dy presidentëve Valter Fushaj dhe Pashk Laska, kanë qenë të pranishëm edhe mjeshtri i futbollit shkodran Ramazan Rragami dhe kompozitori i njohur, tifozi i Vllaznisë Osman Mula.

- Mosdhënia e një 11 metërshi nga gjyqtari Enea Jorgji në minutën e 13-të ka sjellë një reagim të të gjithë futbollistëve të Vllaznisë, por edhe të pankinës së saj. Të gjithë tifozët në stadium kanë qenë tepër të irrituar me gjyqtarin, sepse Bala u pa qartë që u pengua dukshëm nga portieri Llani.

- Në minutën e 18 të të ndeshjes pati një incident në stadium. Trajneri i portierëve të Laçit, Rama, shkon dhe reagon keq ndaj gjyqtarit anësor dhe më pas vazhdon të replikojë edhe nga pankina dhe kryesori Jorgji e largon prej andej.

Në momentin e largimit nga fusha, ai kërkon të bëjë të njëjtën gjë edhe me vëzhguesin e ndeshjes dhe delegatin e FSHF së. Këtu ndërhyjnë forcat e rendit të cilat e nxjerrin nga stadiumi dhe në këtë rrëmujë të krijuar, përfshihet edhe drejtori teknik i Laçit, Zani. Situata qetësohet shpejt nga ndërhyrja e uniformave blu. Tensioni ka vazhduar pak edhe në fund të ndeshjes, ku ka pasur edhe një acarim mes tifozëve vendas dhe atyre laçianë, që kishin ardhur për të ndjekur skuadrën e tyre.




Back to top
LEONS
Mon Mar 22 2010, 07:43pm

Registered Member #2969
Joined: Sun May 10 2009, 04:23pm

Posts: 1887
klassifikimi i superliges shqiptare

1. DINAMO 57 pike
2. BESA 40 pike
3. TIRANA 35 pike
4. LACI 34 pike
5. SHKUMBINI 32 pike
6. TEUTA 31 pike
7. APOLONIA 31 pike
8. VLLAZNIA 30 pike
9. KASTRIOTI 29 pike
10. SKENDERBEU 27 pike
11. FLAMURTARI 27 pike
12. GRAMOZI 22 pike




Back to top
LEONS
Mon Mar 22 2010, 07:43pm

Registered Member #2969
Joined: Sun May 10 2009, 04:23pm

Posts: 1887
Renditja e Kategorisë së Parë pas javës së 22-të



1. Bylis 57 pike
2. Elbasani 43 pike
3. Lushnja 43 pike
4. Ada 38 pike
5. Kamza 38 pike
6. Partizani (-1) 36 pike
7. Pogradeci 36 pike
8. Luftetari 29 pike
9. Bilisht Sport (-2) 27 pike
10. Gramshi 24 pike
11. Burreli (-2) 22 pike
12. Beselidhja 21 pike
13. Turbina 19 pike
14. Memaliaj 17 pike
15. Skrapari (-1) 17 pike
16. Sopoti (-1) 11 pike




Back to top
LEONS
Tue Mar 23 2010, 07:28pm

Registered Member #2969
Joined: Sun May 10 2009, 04:23pm

Posts: 1887
Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, shpreh keqardhjen që në disa takime të tjera lëshohet shumë


Në ndeshjen ndaj Laçit ka ndjerë jo pak ankth, njëkohësisht edhe emocione. Ka qenë një 90 minutësh i luajtur fort nga të dy ekipet dhe për rrjedhojë në fund të tij ka kënaqur vetëm shkodranët. Këta të fundit kanë arritur të fitojnë vetëm një betejë dhe asgjë më shumë, sepse kampionati po vjen e bëhet gjithnjë e më i vështirë. Skuadrat që ndodhen në vendet e fundit të renditjes, çuditërisht po fitojnë të gjitha dhe gara duket e prishur. Pikërisht për të gjitha këto, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, nuk ngurron ta quajë atë kampionat telenovelash.

Pikërisht duke parë atë çfarë po ndodh gjatë javëve të fundit. “Fitorja me Laçin nuk mjafton, sepse na duhen edhe fitore të tjera për të siguruar një pozicion të rehatshëm. Them kështu, ngaqë po ndodhin shumë telenovela në këtë kampionat dhe prandaj duhet t’i ruhemi shumë, sepse një hap i gabuar, mund të ketë pasoja të rënda për ne,” ka thënë numri një i pankinës shkodrane.

Në pjesën e dytë skuadra shkodrane vërtetë humbi terren, duke i dhënë mundësi kundërshtarit të kontrollonte mesfushën, por vetëm kaq, pasi ai nuk ka pasur thuajse asnjë rast të pastër për ta barazuar rezultatin. Për trajnerin Martini, e rëndësishme ishte që futbollistët e tij nuk dolën nga detyrat taktike. “Mendoj se skuadra ime ka zhvilluar një ndeshje të mirë.

Edhe në pjesën e dytë vërtetë lëshuam pak terren, por e rëndësishme ishte që futbollistët nuk dolën nga detyrat. Ka qenë një fitore e vështirë, megjithatë është e rëndësishme, sepse na jep tri pikë, që do të na vlejnë shumë për të ardhmen.

Kampionati po bëhet shumë më i vështirë dhe prandaj duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë për të qenë në një pozicion komod në renditje,” - shton Martini. Java e ardhshme ndërkohë rezervon një ndeshje shumë të vështirë për Vllazninë.

Ajo do të udhëtojë drejt kryeqytetit për t’u ndeshur me Tiranën dhe për rrjedhojë gjërat duken jo pak të vështira. Trajneri Martini në fakt deri të mërkurën në darkë nuk e ka shumë mendjen te ky ballafaqim, sepse përpara ka një takim tjetër shumë të rëndësishëm, atë për kupë me Teutën.

“Ndeshjet do t’i marrim një e nga një dhe prandaj, para se të mendoj për Tiranën, jemi të përqendruar maksimalisht te takimi gjysmëfinal i kupës që do të luajmë në Durrës. Edhe ky është një trofe po aq i rëndësishëm, madje këtu kemi shumë shanse për ta fituar këtë trofe, por nuk do ta veçoj nga kampionati, që siç e thashë, ka shumë vlerë për ne,” shton më tutje Martini, i cili ka marrë një tjetër fitore, duke pasur rezultatin e shtatë pozitiv radhazi.




Back to top
Go to page  1 2 3 4 5 6 7  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3854 sec, 0.1027 of that for queries. DB queries: 61. Memory Usage: 3,156kB