Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkollat - Arsimi - Edukimi
 
<< Previous thread | Next thread >>
Universitet Kombtare
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Sun Sep 27 2009, 06:56am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Koha për një universitet shqiptar në Shkup

Nga Skënder Hasani

Periudha e shekullit të XIX dhe XX për popullin shqiptar ishte tragjike, si në aspektin politik, por edhe në atë arsimor dhe në përgjithësi në zhvillimin kombëtar. Popujt fqinj (serbët, bullgarët dhe grekët), në fillim të shek. XIX kishin krijuar akademitë e tyre kombëtare, të cilat u bënë promotoret kryesore për të krijuar projektet e tyre të mëdha, ku si synim kishin okupimin e tokave shqiptare, derisa rilindësve tanë iu desh që me ngut të organizohen dhe të përshpejtojnë, në njërën anë për t’u mbrojtur nga apetitet e shteteve fqinje dhe nga ana tjetër për të organizuar Rilindjen Kombëtare Shqiptare. Parulla e Rilindjes Kombëtare Shqiptare ishte se pa arsimimin e popullit nuk mund të kalohet në fazën e kapitalizmit të synimeve të parashtruara për të jetësuar amanetin e shumë gjeneratave për bashkimin e kombit. Kjo luftë e rilindësve nuk ishte e lehtë, ngase iu desh që të përballohet me vështirësi të jashtëzakonshme presioni i projekteve vandale të popujve fqinj kundrejt popullit shqiptar. Këto projekte jo-civilizuese u vunë në veprim në shekullin XIX dhe vazhduan me ashpërsinë e tyre edhe në periudhën e parë të shekullit të XX me hapjen e shkollave në gjuhën serbe dhe greke në trojet etnike shqiptare. Me këtë dëshirohej që pjesa jugore dhe verilindore e Shqipërisë të asimilohej. Për këto që përmendëm më lart, rilindësit kombëtarë përshpejtuan mbajtjen e Kongresit të Manastirit (nëntor 1908), ku u soll vendim për unifikimin e alfabetit kombëtar si mjeti kryesor për t’iu kundërvënë propagandës asimiluese të popujve fqinj dhe nga ana tjetër një shtet kombëtar nuk mund të krijohet pa patur një alfabet e gjuhë të unifikuar. Si reflektim i vendimeve të këtij Kongresi në trojet etnike shqiptare filloi procesi i hapjes së shkollave shqipe dhe për një kohë të shkurtër zëvendësuan ato serbe, greke dhe osmane. Vendimet e Kongresit të Manastirit shqetësuan tej mase autoritetet serbe, greke dhe osmane dhe për të eliminuar zbatimin e këtyre vendimeve në praktikë ndërmorën hapa konkrete me thirrjen e një Kongresi të ri, i cili do t’i rrëzonte vendimet e marra në Kongresin e Manastirit. Ky Kongres u thirr që të mbahet kongresi në Dibër (korrik 1909) me synim kryesor parandalimin e hovit që kishte marrë hapja e shkollave shqipe dhe përdorimi i alfabetit të unifikuar shqiptar. Por rilindësit kombëtarë e hetuan këtë hile që i përgatitej nga xhonturqit në bashkëpunim me serbët dhe grekët, rilindësit tanë u mobilizuan për t’i parapenguar këto synime të parashtruara për t’u jetësuar në këtë Kongres.

Faza e rëndësishme për rrugëtimin e arsimit shqip ishin vendimet e Kongresit të Elbasanit (shtator 1909), vendime të cilat u miratuan e që ishin në shërbim për të jetësuar vazhdimësinë e vendimeve të kongreseve dhe kuvendeve të mëparshme për të avancuar arsimimin në gjuhën amtare. Nga Kuvendi i Elbasanit doli vendimi historik për hapjen me shpejtësi të Normales së Elbasanit. Nëpërmjet këtij vendimi synohej që mungesën e kuadrit arsimor ta sigurojë që mos të ndërpresë hovin e çeljes së shkollave shqipe. Pas vendimeve historike për arsimin në gjuhën shqipe në Kongresin e Manastirit dhe Elbasanit, imperativ kohe ishte që arsimimi shqip të ngrihet në nivelin më të lartë, në atë universitar. Presioni i qeverisë osmane ndaj shkollës shqipe kishte vazhduar me një ashpërsi edhe më të madhe në pjesën e parë të vitit 1910, që para Lëvizjes Kombëtare Shqiptare u shtrua si detyrë e ngutshme mbajtja e një kongresi të ri në Manastir. Kongresi i Manastirit filloi punimet më 2 prill 1910, ndër çështjet kryesore që u diskutuan në këtë kongres ishte edhe zhvillimi i mëtejmë i lëvizjes arsimore. Rexhep Mitrovica propozoi hapjen e normales, (arsimimi i lartë për kualifikim të stafit arsimor S. A) në Shkup dhe nxjerrjen e një gazete në gjuhën shqipe. Ndaj këtij propozimi, Dervish Hima do të deklarojë se hapja e normales në Shkup do të përmbushte nevojën e domosdoshme për ngritjen e vetëdijes kombëtare në vilajetin e Kosovës për t’u kundërvënë propagandës aq të rrezikshme serbe për Kosovën dhe njëkohësisht do të përmbushte nevojën e madhe për arsimtarë në shkollat shqipe që duhej të hapeshin në këtë vilajet. Këto vendime iu ngarkuan për të jetësuar klubin “Bashkimi” nga Shkupi, i cili ishte edhe klub qendror arsimor për vilajetin e Kosovës për t’i jetësuar këto vendime. Kryetar i klubit “Bashkimi” ishte Emin bej Kumbara, i cili njëherësh kishte qenë edhe delegat i Kongresit të Manastirit më vitin 1908 në mbrojtje të gjuhës e alfabetit kombëtar. Sipas vendimeve të Kongresit të Dytë të Manastirit në Shkup, gjatë viteve 1911-1912, doli gazeta kombëtare “Shkupi”, ndërsa për shkak të zhvillimit të hovshëm të ngjarjeve hapja e normales nuk mundi që të jetësohet dhe ideja për këtë projekt të parashtruar nga Lëvizja Arsimore mbeti obligim për periudhat e mëvonshme që të jetësohen. Në prag të 100-vjetorit me disperzimin e dy fakulteteve nga Universiteti Kombëtar i Tetovës, po i hapet rruga që të jetësohet vendimi i Kongresit të dytë të Manastirit për hapjen e Universitetit në kryeqendrën e Dardanisë dhe vilajetin e Kosovës në Shkup, i cili kishte mbetur pezull plot 100 vite. Ky akt aq sa është kombëtar, njëherësh hap shtigje që shqiptarët përfundimisht të përballen me tregun e dijes që i mundëson kryeqendra e Maqedonisë, Shkupi. Duhet theksuar se në kremtimin e 100-vjetorit, Shkupi duhet të ketë plotësuar këtë vendim që na e la amanet lëvizja arsimore.

© Copyright 2007 tema.al.


[ Edited Mon Oct 12 2009, 12:52pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Oct 12 2009, 12:53pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Mbi 1 mijë studentë të rinj në Shkodër

Universiteti "Luigj Gurakuqi"


Rreth 11 mijë studentë do të nisin sot vitin e ri akademik 2009-2010 në Universitetin "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës.

Pjesë e komunitetit studentor do të jenë edhe studentët nga trevat Shqiptare në Mal të Zi. Këtë vit akademik, nga drejtuesit e Universitetit të Shkodrës është menduar që të sigurohen më shumë kushte për studentët. Kështu, është duke u përgatitur studio për degën e Gazetarisë dhe një laborator i ri për fizikën. Në vazhdën e këtyre zhvillimeve, në Universitetin e Shkodrës risi është fakti se shumë shpejt do të nisë puna për ndërtimin e korpusit universitar. Ky korpus, që mendohet të jetë në dalje të Shkodrës, është parashikuar që të përfshijë të gjitha godinat ku do të bëhet mësim dhe konviktet, duke krijuar kështu një qytezë universitare bashkëkohore për veriun e Shqipërisë. "Luigj Gurakuqi" këtë vit ka rreth një mijë studentë më shumë se një vit më parë të regjistruar në këtë universitet.

Ar.Ho.

© Gazeta Shqip - 2006-2008


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Feb 12 2010, 11:55am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
UT, shpallen 81 fituesit e masterit

E Premte, 12 Shkurt 2010


Universiteti i Tiranes ka shpallur dje fituesit e programit Master i Nivelit te Dyte per Studime Evropiane ne Institutin e Studimeve Evropiane te Universitetit te Tiranes. Sipas ketij universiteti, personat e shpallur fitues nga Komisioni i posacem vleresues do te duhet te regjistrohen deri me date 15 shkurt ne mjediset e Institutit te Studimeve Evropiane. Ne listen ve gjenden emra te njohur te politikes, gazetarise dhe fushave te tjera. Aplikimet nisen ne 10-diteshin e dyte te dhjetorit, sipas nje sere kritereve. Keshtu, te interesuarit duhej te kishin perfunduar universitetin dhe te zoteronin nje diplome te nivelit te dyte ose te integruar ne fushat e shkences sociale, jurisprudence, ekonomi, histori, filologji. Nderkohe qe kjo diplome duhet te ishte perfunduar me nje mesatare jo me pak se nota 8 nderkohe qe gjuha angleze duhet te ishte e mbrojtur me diplome. Nder kriteret e rendesishem ishte edhe marrja e rekomandimit nga dy persona, te cilet njihnin aftesite dhe kandidatit i cili konkurron per Masterat e Nivelit te dyte ne Studime Evropiane. Njeri nga rekomanduesit duhet te zoteronte nje titull ose grade shkencore te nje institucioni te arsimit te larte. Por edhe vendi i punes, ku kandidati eshte i punesuar ka luajtur nje rol te rendesishem ne kete "gare", pasi duhet te lejoje levizjen e personit duke dhene leje per te kryer keto studime. Dosja e aplikimit eshte dorezuar prane Institutit te studimeve Evropiane deri ne daten 9 janar 2010, prane fakultetit te Histori filologjise, kundrejt nje pagese prej 2500 lekesh.

Nr. Emri Mbiemri Totali i vleresimeve


1 Orsiola Kurti 87

2 Klodian Kurushi 86

3 Elsa Ballauri 86

4 Denada Zhegu 83

5 Brunilda Minarolli 81

6 Blerina Shkurti 80

7 Arben Kraja 80

8 Alba Gerdeci 79

9 Gledina Mecka 79

10 Ortensia Kondi 77

11 Lindita Luzo 76

12 Dhurata Skenderi 76

13 Edlira Cota 75

14 Sonja Mati 74

15 Kozeta Kurti 73

16 Elira Dani 73

17 Enis Fita 72

18 Mikela Kakeli 71

19 Valbona Kosova 71

20 Eva Pula (Bicja) 70

21 Diana Caro 70

22 Julinda Mansaku 70

23 Marsida Cela 70

24 Lira Burgija 70

25 Julian Vezi 70

26 Edit Llazani 69

27 Blerina Kazaferi 69

28 Mentor Beqa 69

29 Rudina Abdiu 69

30 Ermelinda Shehaj 69

31 Ermira Kazhani 69

32 Lorina Mixha 68

33 Matilda Tyli 68

34 Albana Kraja 67

35 Erjona Zekaj 67

36 Elda Bylyku 67

37 Elona Krashi 67

38 Anjeza Malaj 67

39 Albin Gega 66

40 Anisa Doda 66

41 Dorian Koci 66

42 Endri Kotherja 66

43 Erjona Laho 66

44 Entiola Lazri 66

45 Gladiola Dilka 66

46 Orgita Milo 66

47 Eglon Metalia 66

48 Dritan Delia 66

Nr. Emri Mbiemri Totali i vleresimeve

49 Enertila Bekteshi (Beqiri) 65

50 Juljan Myftari 65

51 Altin Maci 65

52 Ertrit Sofroni 65

53 Alma Troshani 65

54 Gerta Shaqe 65

55 Ada Haxhi 65

56 Anisa Xhafa 64

57 Eni Vasili 64

58 Elda Zotaj 63

59 Besmir Alushi 62

60 Altin Shano 62

61 Jonida Mehmetaj 62

62 Milena Merjemaj 62

63 Suela Ruseti 62

64 Vjollca Frasheri 61

65 Ermjona Sotiri (Ago) 61

66 Anila Gjonaj 60

67 Arlinda Balla 60

68 Blerina Bulica 60

69 Jonida Zeqiri 59

70 Ergys Petriti 59

71 Genti Cule 59

72 Eliona Haxhiaj (Kocaj) 59

73 Lorena Bako 58

74 Marjana Bulku 57

75 Olsi Isufaj 57

76 Dana Capo 56

77 Jonida Dragoti 55

78 Suela Ulta 54

79 Merita Bala 50

80 Doina Goga 49

81 Hidajet Gurabardhi 49



Komisioni i Vleresimit;



Dr. Artan Hoxha (Kryetar)

Prof. Asoc. Dr. Aljula Jubani (Anetar)

Prof. Asoc. Dr. Albana Harshova (Anetar)

Prof. Dr. Edmond Rapti (Anetar)

© 1991 - 2009 Koha Jone
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Feb 15 2010, 08:48am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Universiteti i Vlorës, “kundër” Maturës Shtetërore

14/02/2010

Vendos kriteret e pranimit të studentëve të rinj, ndryshe nga sistemi i MASH-it
Të pranohesh si student në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, këtë vit nuk do të jetë edhe aq e thjeshtë. Kjo të paktën për ata që nuk kanë mundur të sigurojnë një mesatare mbi notën gjashtë të katër viteve të gjimnazit. Po kështu, ata që duan të studiojnë në Fakultetin e Shkencave të Teknikës, duhet që me matematikën t’i kenë punët shumë mirë dhe të jenë jo më poshtë se nxënës të notës shtatë. Ata do të duhet që t’i nënshtrohen edhe një testimi kualifikues për dijet e tyre në këtë fushë. Pra, për ata nxënës që gjatë gjimnazit nuk i janë përkushtuar studimit, dyert e këtij universiteti do të jenë të mbyllura. Të paktën kjo lihet të kuptohet nga kriteret për pranimet e studentëve të rinj të vitit akademik 2010-2011 në këtë universitet.

Drejtuesit e këtij institucioni kanë vendosur disa kushte për të rinjtë që do të aplikojnë për studime në qytetin bregdetar. Një ndër to është edhe kushti për mesataren e pranimit jo më poshtë se sa nota gjashtë. Kjo bëhet në një kohë kur Ministria e Arsimit, shpërndarjen e të rinjve në universitete e mbështet mbi bazë të sistemit Meritë dhe Preferencë, ndryshe e standardizuar me procesin e Maturës Shtetërore.

Në faqen e internetit të Universitetit të Vlorës të bie menjëherë në sy njoftimi për kriteret e pranimit në UT për vitin 2010-2011. Aty thuhet se “për pranimet e reja në universitetin ‘Ismail Qemali’ të Vlorës do të aplikohen kriteret dhe procedurat e mëposhtme: Kandidatët duhet të kenë mesataren e përgjithshme të paktën 6 (gjashtë); Kandidatët që aplikojnë për pranim në degët e Fakultetit të Shkencave Teknike duhet të kenë mesataren e Matematikës të paktën 7 (shtatë); Kandidatët i nënshtrohen një provimi matematike që vlerësohet me pikë. Nëse studenti merr më pak se 50 pikë në 100 të mundshme, ai duhet të frekuentojë dhe të kalojë kursin e Pre-Kalkulus para se të fillojë studimet me lëndët e programit. Kursi i Pre-Kalkulus është një kurs matematike që zgjat 1 (një) semestër dhe programi i tij përcaktohet nga Departamenti i Matematikës me miratimin e zv/rektorit akademik të universitetit. Ky është një kurs me kredite, por nuk llogaritet për diplomimin e studentit”.
Të gjitha këto kushte të përcaktuara në mënyrë të detajuar në faqen zyrtare të Universitetit të Vlorës në internet e bëjnë atë krejtësisht të dallueshëm nga të gjitha institucionet e tjera të arsimit të lartë publik në vend. Por, drejtuesit e Universitetit të Vlorës, nisur edhe nga Ligji për Arsimin e Lartë, i miratuar në shtator 2007, i referohen autonomisë universitare të garantuar nga ky kuadër ligjor. Ata që mbeten keq nga një vendim i tillë, duket se janë vetëm përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit.
Që prej katër vitesh, tanimë MASH ka aplikuar sistemin e Maturës Shtetërore mbështetur mbi parimin Meritë Preferencë, ku çdo maturant në Formularin A2 kërkon dhjetë degë studimi në përputhje me dëshirat, por edhe mundësitë e tij të klasifikimit në një universitet publik. Pas dhënies së katër provimeve, dy të detyruar dhe dy të lëndëve me zgjedhje përmes një formule matematikore, ku llogaritet mesatarja, si dhe koeficientët e shkollës së mesme dhe të lëndëve me zgjedhje secili merr rezultatin final. Në bazë të tij, bëhet edhe shpërndarja e të rinjve nëpër dhjetë degët e preferuara.

Pesha e mesatares së gjithsecilit në totalin e pikëve është vetëm 20 për qind dhe këtë vit kjo do të mbetet e pandryshuar, sipas ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj. Por ndryshe ndodh me kërkesat e Universitetit të Vlorës. Tashmë, fjala i mbetet Ministrisë së Arsimit, e cila edhe një vit më parë u përplas me drejtuesit e këtij universiteti që refuzuan të regjistronin të rinjtë me mesatare nën gjashtë të përzgjedhur nga sistemi i Maturës Shtetërore 2009.

©2009 Gzeta SHQIP
trokit ketu



I lumt Universitetit te Vlons, sepse gjaja ma e mrekullushme per jetgjatsine dhe zhvillimin e shoqnise/kulturs Shqiptare asht standarti i nalt i arsimit te nalt. Uroj e shpresoj qi edhe Universitet tjera neper trevat Shqiptare te nergjegjsohen per domosdoshmeine e rritjes t'standartit si ne matura ashtu edhe ne Universitete, se jena s'mure si shoqni tu prodhu maturanta/universitar fallco, me lek e me miq qysh se mahet mend, qi ne fun te funit krejt shoqnia dhe zhvillimi mare Shqiptare ka me i pagu sherbimet e nji kuadri fallco t'pecializum nepermjet korrupsionit Maturant/Universitarm, vetem si rrezultat i korrupsionit ne arsim.



[ Edited Mon Feb 15 2010, 08:50am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Mar 16 2010, 09:27am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vizat pengojnë lëvizjen e studentëve dhe pedagogëve shqiptarë.

Shqipëria, bashkëkryesuese e procesit të Bolonjës për këto gjashtë muaj
Lëvizja dhe komunikimi i studentëve dhe pedagogëve shqiptarë me ata europianë, në kuadër të Procesit të Bolonjës, është e vështirë për shkak të problemeve që krijohen për pajisjen e tyre me viza. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, i cili mori pjesë në takimin ministror për Procesin e Bolonjës, mbajtur në Vjenë të Austrisë, e ngriti këtë shqetësim. “Mobiliteti i studentëve zhvillohet kryesisht në kuadër të programit TEMPUS dhe Erasmus Mundus, por ai është i pamjaftueshëm”, u shpreh ministri Tafaj. Ai theksoi më tej se “regjimi i vizave është një pengesë nganjëherë serioze për mobilitetin e studentëve dhe pedagogëve. Ky është një argument më shumë për liberalizimin e vizave, aq më tepër që Shqipëria ka bërë një progres evident në përmbushjen e kritereve të kërkuara”.

Në vizitën e tij dyditore në Austri, ministri Tafaj u takua edhe me studentët shqiptarë që studiojnë në universitetet austriake. Ata kërkuan nga ministri i Arsimit që të mos hasin në pengesa për sa i përket njohjes dhe konvertimit të diplomave të tyre, një problem shumë i madh ky për ata që studiojnë jashtë vendit në përballje me këtë institucion. Në bisedën e tij me studentët shqiptarë, Tafaj siguroi se konvertimi i diplomave do të jetë një proces që do t’i përmbushë të gjitha afatet kohore të kërkuara prej tyre. Më pas, duke iu përgjigjur shqetësimeve të studentëve për mundësitë e kthimit dhe integrimit të tyre në stafet akademike shqiptare, ministri i Arsimit dhe Shkencës u shpreh se institucioni që ai drejton do të bëjë të mundur një transparencë të plotë të të gjitha procedurave të rektorateve në procesin e rekrutimit të të diplomuarve në stafet e tyre.

Në takimin dyditor të mbajtur fillimisht në Budapest dhe më pas në Vjenë, 46 ministrat e Arsimit të vendeve që aderojnë në Procesin e Bolonjës kanë diskutuar mbi përparësitë e këtij procesi. Në këtë takim Tafaj vlerësoi se arsimi parauniversitar dhe ai i lartë në Shqipëri në këto vite ka kryer një sërë reformash. “Në këto vite është rritur ndjeshëm numri i studentëve, është zgjeruar arsimi privat cilësor, janë shpallur strategji afatgjata për rritjen e investimit total, publik dhe privat, është shtrirë interneti në çdo shkollë e universitet e janë hartuar strategjitë e arsimit të lartë e kërkimit shkencor, teknologjisë e inovacionit sipas tendencave europiane”, tha Tafaj. Ai shtoi se Shqipëria ka bërë përpjekje sistematike për reformimin e kurrikulës dhe strukturës së studimeve të arsimit të lartë në përputhje më parimet e Procesit të Bolonjës dhe universitetet shqiptare kanë një bashkëpunim intensiv me rajonin e më gjerë, në kuadër të programeve të BE-së. Duke u ndalur në mënyrë të veçantë në sfidën kryesore afatgjatë të rritjes së cilësisë në arsimin shqiptar, Tafaj vlerësoi se objektivi kryesor në arsimin e lartë është arritja e standardeve europiane jo vetëm në akses, por edhe në cilësinë e studimeve. Shqipëria dhe Belgjika do të jenë në 6 muajt e ardhshëm bashkëkryesuese të Procesit të Bolonjës. Procesi i Bolonjës ka nisur 10 vite më parë, ndërsa Shqipëria ka aderuar në Kartën e Bolonjës në vitin 2003. Studentë të vendeve të Europës Perëndimore kanë kërkuar kryerjen e shumë ndryshimeve të Kartës së Bolonjës. E tillë ishte edhe protesta e zhvilluar në Gjermani nga studentët e këtij vendi, që kërkuan reformim të këtij sistemi universitar.

©2010 Gazeta SHQIP
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Mar 16 2010, 09:30am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kosova të bëhet pjesë e procesit të Bolonjës.

Kërkesa
Në fjalën e tij, ministri shqiptar i Arsimit dhe Shkencës, duke përshëndetur aderimin e Kazakistanit si vendi i 47 i Procesit të Bolonjës, kërkoi gjithashtu edhe pranimin e Kosovës në të.

“Republika e Kosovës ka ndërtuar politikat e arsimit të lartë mbështetur në principet e Bolonjës. Për sa kohë ministri i Arsimit të Kosovës nuk do të ftohet në këtë tavolinë, studentët dhe profesorët e këtij vendi të pavarur do ta lexojnë këtë mesazh si barrierë për mobilitetin e tyre dhe bashkëpunimin me homologët në Europë. Ne mendojmë se duhet gjetur rruga më adekuate për t’i krijuar Republikës së Kosovës dhe vendeve të tjera aspiruese mundësinë e aderimit në Procesin e Bolonjës”, përfundoi Tafaj.

©2010 Gazeta SHQIP

trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2466 sec, 0.0696 of that for queries. DB queries: 38. Memory Usage: 2,644kB