Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Letersia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Kush ishte Simon Gjoni, autori i kenges "Lule bore", qe u kthye ne himn
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
:::ShkoderZemer
Mon Oct 30 2006, 07:41pm


Registered Member #1
Joined: Mon May 22 2006, 08:16pm

Posts: 1803

15 vjet nga lamtumira e kompozitorit te njohur shkodran
"Lule bore" eshte nje kenge qe kendohet nga jugu ne veri por pakkush e di se kush eshte autori i saj. Jetegjatesia e pakundershtueshme artistike e ka shpallur pa zyrtarizma burokratike, Himn te muzikes lirike shqiptare.

Ështe kenga "Lule bore"...(!) Po te pyesesh, njerez, se cili eshte kompozitori i saj, shume syresh, tkurrin supet per te thene: "see dime, por ajo eshte e te gjitheve", te tjere te thone se, "eshte nje kenge e popullit...". Ne morine e pergjigjeve per autoresine e kesaj kenge, qendron pikerisht fshehtesia e magjise dhe e notes se paarritshme qe ajo ka te ngjeshur brenda saj dhe qe lidhet vetem me nje emer; kompozitorin dhe dirigjentin e mirenjohur Simon Gjoni.


Lindi ne Shkoder

Talenti i Simon Gjonit spikati qe kur ishte i ri dhe kur kontribuoi si drejtues i shume formacioneve te ndryshme orkestrale dhe vokale te qytetit te Shkodres. Me nje sensibilitet dhe origjinalitet te dukshem ne kompozicion ai krijoi ne vitet 1946-1947 nje seri kengesh te paharruara qe shquhen sa per ndjeshmerine e tyre sa poetike aq edhe te sinqerta, te figurshme dhe fisnike si, "Lule bore", "Sy larushes", "Syte e tu si drita", "Fyelli i cobanit", "Nena dhe cika" etj. Ishin pikerisht keto kenge te cilat e cuan me tej traditen qytetare te lirikes shkodrane ndersa u perhapen me shpejtesine e drites ne Shqiperi.

Sa me lart vetiu, te vjen ne mendje se vlera e muzikes dhe e kenges nuk qendron tek jurite, por vetem tek cmimi qe populli e dekoron me jetegjatesine e saj. Ne Moske, ne vitin 1956 trio Mula, Athanas, Tukici, korri sukses te jashtezakonshem me kengen Lule bore, ne Vjene ne vitin 1961 festivali i rinise u cel me introduksionin e Lule Bore. E, sot, ajo kendohet se bashku me publikun dhe ne Nju Jork, ku koncertet perfundojne me himnin e kenges shqiptare "Lule-bore".



U kendua ne Rusi

Ne ish- Bashkimin Sovjetik, "Lule bore", ishte kaq e perhapur sa qe shqiptareve iu drejtoheshin: "a..., ju jeni nga vendi i Lule bore", kujton kengetari Avni Mula, nje nga interpretuesit me pikante te kesaj kenge ne ate kohe, por qe nuk e ka harruar pa nje interpretim lirik te mirefillte ne disa koncerte edhe vajza e tij, sopranoja Inva Mula. I mirenjohuri cesk Zadeja e konsideronte "nje model te paperseritshem ne liriken shqiptare". Sipas familjareve te tij, trashegimtare te vepres, Simon Gjoni ka dhe mbi 50 kenge te te njejtit stil si Lule bore, botuar se fundmi nen kujdesin e bashkeshortes se tij Hermira Gjoni ne nje album te vecante.



Festivali

Pak vite me pare, ne nje Festival kenge ne Radio-Televizion, kur dueti i arrire artistikisht, Vikena Kamenica dhe Kastriot Tusha, interpretoi kengen "Vajze e vogel", e interpretuar vetem nje here nga Lluke Kacaj, u duk se publiku e harroi konkurimin e kengeve-shkak i organizmit te festivalit te fund-vitit. Salla ishte ngritur e gjitha ne kembe ne duartrokitje... Ne fakt cmimi i ishte dhene kenges pershendetese, sepse kenga qe eshte kenge, ja qe di t'i rezistoje kohes, sistemeve, doktrinave, mentaliteteve, snobizmit...! Ështe pikerisht kjo kenge qe aktualisht eshte nje kenge hit ne Kosove dhe ne diasporen shqiptare.



Biografi



Legjenda e heshtur e sinfonise



Simon Gjoni studimet e larta i kreu ne Akademine e Larte muzikore te Prages, ne klasen e dirizhimit sinfonik me profesoret V. Smetacek, R. Brook, A. Klima. Ne vitin 1954, ai ishte pjesemarres si kompozitor ne Festivalin Nderkombetar te Muzikes, se bashku me koloset boterore si Shoporin, Janson, Rihter, Fisher, Fournet etj. Ne vitin 1956 ne sallen "Mestska Knihovna" dirigjon Shubert "Rosamunda" dhe Grieg "Perr Gynt". Po ne kete kohe dirigjon vepren "Pygmalion" te kompozitorit Jiri Benda. Ne vitin 1957 ne sallen "Dum Umelco" ai drejtoi "Simfonine orkestrale per violine e kontrabas" te K. Dittersdorf.

Suksesi i ketij koncerti pasohet nga ai i pjeses simfonike te Franc Listzi-it "Les Preludes". Simon Gjoni, eshte nje nder dirigjentet e pare te orkestrave tona simfonike te Teatrit te Operas dhe Baletit dhe te Radio-Televizionit. Ne vitin 1958, kur u emerua dirigjent ne TOB, shume vepra te shquara e gjeten interpretimin e "pare" tek dirigjenti i ri, i cili i interpretoi ato duke zbuluar ngarkesen emocionale te tyre me nje ndjeshmeri te larte. Permendet baleti "Lola", "Laurencia", operat "Don Paskuale", "Berberi i Seviljes", "Paliacot", "Franceska da Rimini", "Pranvera"etj.

Vepra

Per here te pare nen kujdesin e tij incizoi krijimtarine e deriatehershme te kompozitoreve shqiptare Zadeja, Gaci, Nova, Grimci, opereten "Lejlaja" te T.Daise, opereten "Agimi" te K.Konos, Koncertin nr.1 per violine te Zoraqit, Rapsodine per piano dhe orkester te T.Harapit, gjithashtu edhe muziken e disa filmave shqiptare. Nga autoret boterore ekzekutoi per here te pare ne Shqiperi Beethoven "Simfoni nr.8", Mendelson "Uverture", Beethoven "Eleonora", Uverture K.M. Veber "Gjuetari Magjik", Liszt "Prelude", Dvorzhak "Valle simfonike". Krijimtaria e tij ka kaluar thuajse te gjitha gjinite; nga kenga, romanca, kantata, suita, poemat, veprat instrumentale e deri tek veprat e medha orkestrale si 11 valle simfonike, vepra keto ku ndihet atmosfera e kohes, besimi i kompozitorit ndaj popullit te tij prezenca e te cilit eshte e pashmangshme me te gjitha dukurite ne keto vepra.

Kompozimet

Ne maj te vitit 1960 kompozoi oden lirike "Pranvera jone", me tekst te Ismail Kadare, dhe nje suite simfonike me kater kohe. Nje vit me pas kompozoi "Poema e rapsodit" per bas-celo-piano. Balada "Lufton shqipja" u kendua menjehere nga basi i paperseritshem Lluke Kacaj. Ne 1962 ai kompozoi vallen e pare simfonike shqiptare, e pasuar me pas me 10 valle simfonike te tjera qe paraqesin nje gershetim te mrekullueshem te muzikes se kultivuar me muziken popullore. Secila nga vallet eshte nje veper me vete krejt e vecante dhe e ndryshme nga te tjerat. Si pedagog Simon Gjoni, dha nje kontribut te cmuar deri ne castet e fundit te jetes, kur pergatiti me dhjetera studente.

Ai ishte nje nder pedagoget e pare ne themelimin e Konservatorit Shteteror te Tiranes se bashku me cesk Zadene, T.Guraziun, Y.Skenderin. Shume muzikante e cilesojne Simon Gjonin si nje shembull te rralle ku gjeneratat mund te mesojne per kerkesat sistematike, kembenguljen dhe disiplinen e larte artistike. U nda nga jeta ne 31 Tetor 1991. Emri i Simon Gjonit sic e ka cilesuar Zadeja i madh ,"do te mbetet i skalitur ne pentagramin e muzikes shqiptare, se ciles i sherbeu me dashuri dhe respekt".







http://www.shkodraonline.com/galeria
Back to top
Guest2983928
Tue Jul 31 2007, 04:10am
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
"L U L E B O R A"
Simon Gjoni, kompozitori i ri pas viteve te clirimit, jepte mesim ne shkollen e mesme te qytetit. Plot te rinj e te reja i degjonin me vemendje ligjeratat e tij per krijuest e medhenj te muzikes boterore. Ne kishim pak vepra te muzikes se kultivuar, edhe ato pak te njohura. Por kishim nje pasuri te madhe te krijimtarise popullore dhe Simoni fliste shpesh per keto vlera te cmuara...
Nje dite dimri. Debora e bardhe kishte mbuluar te gjithe qytetin dhe malet perreth. Ai po rrinte ne sallen e mesuesve, sepse ate ore nuk kishte mesim. Po kundronte nga dritarja gjimnazistet qe po luanin me topa bore. Ne mes tyre edhe "ajo", lulja e bukur. I lindi aty per aty mendimi dhe deshira qe te shkonte edhe ai mes tyre, por nuk duhej. Ai ishte mesuesi i tyre. Syte i mbante gjithnje tek njera, tek vajza e gjalle, e shkathet, me syte e kalter si deti i thelle, me ato floket e gjata e te mbledhura ne nje gershet te trashe, me ato pantallonat, qe e para nder shoqet i kishte veshur e qe ia shtonin hijeshine e trupit, vecanarisht kur lidhte ate shallin e bukur mbi koke. Ishte me te vertete nje lule e kendshme ne mes lulesh tjera... Gjithe qenia e saj iu shnderrua na formen e nje "lulebore", bile edhe topat e debores qe ajo ia drejtonte shokeve e shoqeve, i dukeshin si lulebore... Dhe u detyrua te priste jo vetem shkrirjen e debores e ikjen e dimrit, por edhe mbarimin e shkolles e marrjen e matures. Por gjithe asaj kohe, mendjen e kishte vetem tek ajo, tek "Lulebora".
- Zef, ti e di, une dua nje vajze, - i tha nje dite Simoni poetit Zef Pali, sapo doli nga shkolla. Zefi e njihte mire dhe ia dinte ndjenjat e dashurise per maturanten e gjimnazit. Ate dite ndenjen shume kohe bashke. Biseduan gjere e gjate. Mbas disa ditesh, Zefi i dha nje tekst. Simoni e mori dhe, duke e mbajtur ne duart qe i dridheshin, plot emocion i tha:
- Bukur, shume bukur, ashtu sic kam dashur vete...
Shkoi menjehere ne shtepi, nuk ishte i qete. Sillej neper dhome e nuk dinte c'te bente. Ne koke i vlonin motive te ndryshme melodish. E lexoi tekstin disa here, deri sa e mesoi permendsh. E pastaj:
"Tuj kerkue n`ar e n`koder
Tuj prek lulet t`gjith me dor`
Vec n`nji kopsht te vogel n`Shkoder
Ty te gjeta lulebore...."

Shume entuziast, vazhdoi:

Je e vogel, por je e plot
Ty t`kerkoj une tash sa mot
Tash sa mot un`ty t`kerkoj
N`gezim me ty jeten ta shkoj.
Eja, eja lulebor`
Une me ty do thur kunor`..."

Dhe kenga "Lule bore" mori dhene. Ajo u be si te thuash simbol i nje drejtimi te ri, me bashkohor, qe mori kenga jone per vite te tera. U perhap ne te gjithe vendin. Studentat tane qe studionin jashte shtetit e moren me vete. Dhe nuk lane rast pa e kenduar. Ne mbremjet e vallezimit, ne darka e ne gosti. Kudo. Edhe ne koncerte te ndryshme...
Back to top
SuperGirl
Tue Jul 31 2007, 12:23pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
waaaaaw, sinqerisht m'u rrenqeth trupi duke e lexuar, nuk e dija historine e kenges lulebore gjithmone e kam pase fiksim, por tani me pelqen edhe me shume, sa bukur t'i kushtosh dikujt nje kenge, qe te mos vdese kurre, sebashku me kujtimin e atij personi.........



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
LUPEN
Tue Feb 21 2017, 10:08pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264



Pianistja Hermina Fico Gjoni





Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2005 sec, 0.0666 of that for queries. DB queries: 39. Memory Usage: 2,612kB