Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Shkodranët nëpër Botë dhe ne Trojet Shqiptare :: Arbreshet
 
<< Previous thread | Next thread >>
Arbnesht Arbresht
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Mon Oct 19 2009, 01:44pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Arbneshi i Zares, fshati i shqiptarëve të Kroacisë, ku jetohet si në 1400




(Dërguar më: 19/10/09) Dr. Musa Ahmeti

Ngado që të futesh në qytetin e Zarës, qoftë në rrugë detare, automobilistike apo hekurudhore, do s’do, duhet të kalosh nëpër Arbnesh. Jo vetëm pastërtia dhe rregulli, por sidomos arkitektura karakteristike e këtij qyteti i tërheqin vëmendjen çdo kalimtari.

Kisha e re me mure guri e me këmbanare të lartë ngrihet lart mbi të gjitha godinat e tjera. Rrugët e ngushta, të shtruara me kalldrëm: Mbretëresha Teuta, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Gjergj Fishta, Josip Rela etj, janë ciceroni më i mirë për këtë vendbanim që nuk dëshiron të largohet nga e kaluara.

Arbneshasit, mikpritës, bujarë dhe dashamirës, të ftojnë brenda sapo marrin vesh se je shqiptar: dikush të fton për kafe, një tjetër për një raki, e një i tretë që të bisedojë e të çmallet me gjakun e tij. Biseda fillon shtruar, ashtu valë-valë, si uji i detit që përplaset në Vaun e Joviqit /Gjonit/ e ashtu pa u ndjerë, mblidhen pleq e të rinj kureshtarë për të dëgjuar fjalën shqipe, gjuhën e gjyshërve të tyre, për të rikujtuar të kaluarën e tyre sa tragjike, aq edhe të mjerë.

“Ne banorët e Arbneshit jena prush i ndezur dhe kena gjak arben”, - thotë Bruno. “Sa herë ndjejmë mirë për Arbninë, zemra na rref më shumë, kurse gjaku na valon në trup”, - ia pret Xhani flokëthinjur. “Brigjet e Dalmacisë nuk kanë qenë të huaja për shqiptarët e Shqipërisë etnike”, - rrëfen Pino Gjergja, dhe vazhdon:

“Këto troje janë të fisit të Dalmatëve të Ilirisë, e këtu në Zarë gjithmonë ka pasur shqiptarë.

Në vitin 1437 kemi disa familje bujare shqiptare, por edhe në vitet e mëvonshme, e sidomos në vitin 1602 kemi 200 banorë shqiptarë si dhe familje bujare, në krye me guvernatorin shqiptarin, Pal Gjinin. Pra ne këtu, që kur jemi vendosur, kemi vazhduar një traditë të moçme të të parëve tanë”.

E zonja e shtëpisë, Ana Peroviqi, me një zë melodik, kumbues dhe tepër të këndshëm, pas bisedës së parë njohëse ia fillon një kënge arbëreshe, e si në kor të gjithë e përcjellin. Ky është nderi më i madh që i bëhet mysafirit. Kënga tregon fatin e arbneshasve:



“Nër mal mi Liqen të Shkodrës,
Në Brisk Shestan ele Livarje,
Të veta shpijat i lishoven,
Po ul u gjetën me familje.
Mendimet t’jona po frutulojn,
Të randa vjeteve të parve ton,
Ata kur kejshin të dëbuom,
Për fen krshten - katolike jon”.
Arbneshi dhe lidhja me atdheun...



Arbneshi ka jetuar gjithmonë me ngjarjet që ka kaluar Shqipëria. Me rastin e shpalljes së pavarësisë, një delegacion i përbërë nga burrat më të njohur të Arbneshit, vizitoi Shqipërinë dhe qeverinë e Ismail Qemalit.

Ngjarjet e bujshme që shoqëruan shpalljen e pavarësisë së shtetit shqiptar, si dhe lufta për përkrahje ndërkombëtare të shtetit të ri, që shqiptarët u detyruan të zhvillojnë në muajt e parë të pavarësisë, sollën nevojën e thirrjes së kongresit të shqiptarëve në Trieste, në të cilin morën pjesë jo vetëm shqiptarët e Shqipërisë, por edhe ata të diasporës.

Kongresi me pjesëmarrjen e afro 200 delegatëve i zhvilloi punimet prej 1 deri më 4 mars 1913 dhe në të mori pjesë edhe një delegacion nga Arbneshi, i kryesuar nga Pal Gergji. Pali mbajti një referat shumë interesant në gjuhën shqipe me titull: “Ballkani dhe popujt e Ballkanit”, ku nuk harroi të përmendë diasporën shqiptare dhe rolin që ka luajtur dhe që do të luajë në të ardhmen për shtetin amë!


Kontribut të veçantë dhanë arbneshasit edhe gjatë luftës së fundit të kosovarëve, kur këta u detyruan të lëshojnë vatrat e tyre të ndjekur nga okupatori serb. Ndihmat humanitare dhe format e tjera, si dhe pranimi dhe strehimi i disa dhjetëra familjeve refugjate, ishte një kontribut modest, i cili në fakt, siç e pohojnë edhe vetë arbneshasit, u kujtoi atyre fatin e hidhur që kishin pësuar edhe ata vetë para 280 vjetëve.

Arbneshin e kanë vizituar personalitete politike dhe kulturore si Fan Noli, Faik Konica, Simon Ferizi, at Gjergj Fishta, Nikollë Ivanaj, at Shtjefën Gjeçovi etj, dhe një pjesë e mirë e intelektualëve tanë, si Fishta, Prendushi, Gjeçovi etj, i kanë botuar veprat e tyre në Zarë.

Shpërngulja e shqiptarëve...

Problemi i diasporës shqiptare, si pjesë përbërëse dhe shumë e dhimbshme kombëtare është gjithnjë e më aktual në rrethet shkencore e politike, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. E kaluara e Arbneshit si koloni shqiptare, jeta shoqërore, politike, ekonomike dhe kulturore, gjatë shekujve XVIII-XX ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve vendës e të huaj, të fushave të ndryshme, të shkencave filologjike dhe shoqërore.

Studimet e shumta dhe të llojllojshme linguistike, etnografike, arkeologjike, sociologjike, ekonomike, politike, në të cilat në mënyrë krahasuese është tentuar të studiohet dhe të paraqitet gjendja e tashme e ruajtjes së elementeve gjuhësore, traditës, etnografisë, zejtarisë, përkatësisë kombëtare, e posaçërisht përshtatja e rrethanave të reja shoqërore, politike dhe kulturore në një ambient të ri me ndryshime të konsiderueshme në karakter dhe mentalitet, nuk na kanë dhënë një sintezë apo studim të kompletuar, duke krijuar kështu një boshllëk, të cilën shpresojmë se së shpejti do ta e tejkalojmë, me një studim të plotë, të mbështetur, në hulumtime dhe kërkime disavjeçare, ku janë përfshirë momentet që nga shpërngulja e parë e deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore.

Kolonitë shqiptare në brigjet lindore të Adriatikut janë mjaft karakteristike. Në to pasqyrohen shumë elemente të veçantë dhe mjaft të rrallë, të cilat nuk i hasim në diasporën shqiptare.

Numri i këtyre kolonive nuk është i vogël: disa u kanë përballuar rrebesheve të kohës, e disa janë asimiluar dhe për to dihet vetëm se kanë ekzistuar.

Arbneshi i Zarës - Borgo Erizzo është njëra nga këto koloni që veçohet më së shumti dhe ka diçka të veçantë. Përveç këtij emri, të themi zyrtar, sipas dokumenteve që ruhen në arkivin historik të Zarës, kjo lagje fillimisht u njoh me emrin Eriçin Varosh /Ericovo selo/ nga popullsia kroate, e më vonë edhe Arbanasi; dhe Arbnesh, nga vetë banorët shqiptarë.

Në vitin 1726 u shpërngulën 32 familje shqiptare me 227 frymë nga fshatrat rreth Liqenit të Shkodrës, Brisk, Shestan Ljajre, dhe u vendosën në paralagjen e Zarës, që u quajt Borgo Erizzo, sipas providurit gjeneral për Dalmacinë e Shqipërinë, Nikola Erizzo.

Shkaqet e shpërnguljes duhen parë në prizmin e ngjarjeve të kohës dhe rrethanave politiko-shoqërore. Luftërat e shumta, sëmundjet, plaçkitjet, rekrutimi i të rinjve shqiptarë në ushtrinë turke, kushtet e rënda ekonomike, varfëria e madhe, trysnia e ushtruar nga ana e Perandorisë, për të ndërruar fenë si dhe pazarllëqet e dëmshme në kurriz të shqiptarëve për interesa të caktuara në mes të Venedikut, sllavëve dhe disa personaliteteve kishtare janë shkaqe që studiues të ndryshëm i trajtojnë në mënyrë të ndryshme, shpeshherë edhe kontradiktore, varësisht nga pikëpamjet, orientimet, analizat dhe shqyrtimet e materialit arkivor.

Iniciator kryesor për këtë shpërngulje ishte kryeipeshkvi i Zarës, Vinçenc Zmajeviqi.

Është mjaft indikative marrëveshja sekrete e vitit 1713 në mes Zmajeviqit dhe përfaqësuesve sllavë e Venedikut, në të cilën vendoset që të shpërngulen shqiptarët e rreth Liqenit të Shkodrës dhe të Shqipërisë Veriore.

Tokat e të shpërngulurve do t’u ndaheshin serbëve, ndërsa shqiptarët do të vendoseshin në Zarë, në afërsi të Pulës dhe të qyteteve të tjera bregdetare dalmatinase.

Deri diku ky plan u realizua, por për fat të mirë jo në tërësi.

Në këtë kuadër duhet parë edhe shpërngulja e kelmendasve në vitin 1737, në Srem.

Përveç shpërnguljes së vitit 1726 kemi edhe dy shpërngulje të tjera të rëndësishme të shqiptarëve në Arbnesh, dhe në Zemunik dhe Plloqe në vitet 1727 dhe 1733. Përveç këtyre shpërnguljeve kemi edhe disa të tjera, por që janë më të vogla. Janë me qindra familjet e shpërngulura, dhe me mijëra frymët.


Në të gjitha shpërnguljet, të shpërngulurit ishin shqiptarë, edhe pse disa studiues kanë tentuar që disa familje t’i nxjerrin me origjinë sllave, duke u mbështetur në prapashtesat me -iq dhe -viq.

Të shpërngulurit...

Pas vendosjes në Arbnesh, Zemunik dhe Plloqe, arbneshasit u dalluan në bujqësi, blegtori, zejtari, tregti dhe një pjesë e vogël edhe në peshkim. U shquan sidomos për prodhime bujqësore me të cilat furnizonin gjithë qytetin e Zarës.

U ruajt e drejta zakonore: kryeplaku ose në arbnishte “shkopi i katundit” kishte fjalën kryesore në mosmarrëveshje të ndryshme dhe konflikte. Ai zëvendësonte institucionin e gjykatës.

Në Arbnesh janë ruajtur shumë toponime, mikrotoponime dhe antroponime shqiptare si Karma, Fusha e Vorreve, Fusha e Arbneshit, Bregdeti, Vani i Joviqit, Vilat, Grapa, Shkambat, Kisha, Kulla, etj, si dhe mbiemra krejt shqiptarë si: Kalmeta, Gjergji, Petani, Nikpali, Marshani, Deshpali, Marseni, Çoba, Luka, Vuka, Ndreka, Gjoni, Marku, Gjini, Stani, Nika, Duka etj.

Që kur u vendosën në Arbnesh, kryeipeshkvi Zmajeviq, kishte vendosur që çdo vit, një i ri nga Arbneshi, të ndiqte mësimet në Seminarin Ilirik të Glagolicës në Zarë. Kështu kemi edhe një numër të madh priftërinjsh. Duhet cekur se arbneshasit janë besimtarë të mëdhenj. Shkojnë rregullisht në kishë.

Shkolla shqipe në Arbnesh është hapur në vitin 1901, dhe ka vazhduar deri në vitin 1918, fillimisht si Shkollë Normale me ushtrimoren e saj, e pastaj edhe si shkolla fillore të femrave. Mësuesit të cilët kanë punuar në Arbnesh janë at Pashk Bardhi dhe at Shtjefën Gjeçovi, dr. Gjergj Koleci, prof. Anton Paluca, prof. Shtjefën Rrota dhe prof. Pal Gjergji.

Arbneshi si vatër e kulturës dhe e shkollës ka nxjerrë personalitete që kanë shërbyer në vende të ndryshme duke dhënë mësim në gjuhën shqipe si Josip Vlladoviq - Relja në Vuthaj; Tomë Moroviqi në Plavë; Budimir Peroviqi në Pejë; Zef Duka në Gjakovë, Pal Gjergji në Prizren, etj.

Lidhjet me kolonitë e tjera...

Në fund të shekullit XIX, Arbneshët e Zarës vunë lidhjet e para me kolonitë e tjera shqiptare si në Itali, Rumani, Egjipt, etj. ngaqë ata i bashkonte ideja kombëtare shqiptare dhe dëshira për shtetin e tyre të pavarur.

Me arbëreshët e Italisë vunë kontakte përmes revistës “La Nazione albanese” në vitin 1897, e cila botohej në Romë. Nuk është rastësi që po këtë vit, d.m.th, më 1897-ën, kur filloi të botohet edhe e famshmja “Albania” e Faik Konicës, arbëreshët bënë përgatitjet e para për botimin e gazetës së tyre në gjuhën arbneshe me emrin “Zani i Shqyptarit”, e cila duhej të dilte dy herë në muaj, por për shkaqe politike nuk e pa kurrë dritën e botimit.

Kompaktësia territoriale, lidhjet e ngushta në mes të gjithë anëtarëve të këtij oazi, në fund të shekullit XIX dhe fillim të atij XX, luajtën një rol vendimtar në zhvillimin kulturor, intelektual, ekonomik dhe politik të arbneshëve në Dalmaci.

Ky grusht arbneshësh do të shënonte suksese të jashtëzakonshme në fusha të ndryshme të shkencës, fesë, politikës, ekonomisë, diplomatikës, universiteteve, muzikës e sportit, duke e bërë të njohur atë edhe jashtë kufijve të Kroacisë.

Gazeta Shqiptare Online
Copyright 2007 Gazeta Shqiptare


[ Edited Fri Jul 30 2010, 02:37pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Jul 30 2010, 02:41pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Konferenca në Greçi



Përgatiti Merita Sauku Bruci | 29/07/2010


Riti bizantin në katundin e emigrantëve të hershëm arbëreshë


Me rastin e festimeve për 300-vjetorin e themelimit të Kishës Mëmë të Greçit, kushtuar Shën Bartolomeut apostull (1710-2010), u organizua së fundmi në qyetin arbëresh të Komunës së Avelinos, një konferencë për ritin bizantin. Është një rit i praktikuar në Greçi, ashtu si edhe në të gjitha ngulimet arbëreshe, gjatë të dy shekujve të parë të emigrimit nga Shqipëria.


Prof. Don Antonio Porpora, i Fakultetit Teologjik të Italisë Jugore në Napoli në kumtesën e tij kushtuar historisë dhe strukturës së ritit bizantin u përpoq të theksojë se kisha katolike nuk mund tё njejtёsohet me kishën latine, siç ndodh shpesh, pasi kisha katolike përfshin edhe kishat lindore të ritit bizantin, kopt, etiopian, sirian, armen, maronit.


Tendenca për njejtësim të kishës katolike me atë latine është fryt i procesit të latinizimit të ndërmarrë nga kisha e Romës e të mbështetur nga një numër masash e vendimesh, që u frymëzuan nga koncepti i praestantia latini ritus (superioriteti i ritit latin mbi të tjerët).
U desh të mblidhej Koncili II i Vatikanit, për të pohuar se edhe kishat e ritit bizantin katolik "gëzojnë të njëjtin dinjitet".

Prof. Porpora u ndal në konceptin sipas të cilit ritet nuk janë një shumësi ceremonish të shenjta, por "shprehja e një kulture, e një teologjie, e një vizioni të jetës shpirtërore, janë shprehja e një komuniteti, e historisë së tij; janë pra shprehja e një kishe, e spiritualitetit liturgjik të saj". Parë në këtë perspektivë mund të kuptohet më mirë larushia e riteve: nga ai latin tek ai kopt, siro-perëndimor e siro-lindor, nga riti armen tek ai bizantin.

Kumtuesi bëri një paraqitje të karakteristikave të strukturës së kishave nga pikëpamja arkitektonike, duke u ndalur tek linjat e kishave greke (Selanik), që janë frymëzuar nga Bazilika e Kostandinopojës, tek kishat ruse, me strukturën e brendshme dhe nënvizoi vlerën simbolike të ngjyrave me të cilën janë veshur së jashtmi kupolat: e artë kur kisha i dedikohet Krishtit, e kaltër kur i dedikohet Shën Mërisë, e gjelbër në rastin kur i kushtohet Trinisë së Shenjtë dhe e kuqe kur i kushtohet shenjtorëve.

Prof. Porpora foli edhe për liturgjinë, për vendin që zë në tërë rrugëtimin shpirtëror gjatë të gjithë cikleve të vitit. Traditat e formimit të teksteve liturgjike janë të ndryshme, aktualisht kufizohen në tri: Liturgjia e Sh. Japkut, e vetmja që celebrohet jashtë ikonostasit, liturgjia e Sh. Vasilit, më e gjata, dhe ajo e Sh. Janj Krizostomit, më e përdorura gjatë gjithë ciklit të vitit. Eucologji, ose libri i lutjeve liturgjike, gjatë shekujve ka ndjekur zhvillimin e shumë traditave: atë të Kostandinopojës, atë të murgjëve të Malit Sinai, të Italisë së Jugut e atë të Malit Athos.

Prof. Italo Costante Fortino foli për latinizimin e pjesës më të madhe të komuniteteve arbëreshe.


Greçi, katund i formuar nga emigrantë të hershëm arbëreshë, mbi bazën e një komuniteti ekzistues të ritit bizantin, kaloi në ritin latin në gjysmën e dytë të shekullit XVII.

2/3 e komuniteteve arbëreshe të ritit bizantin, ashtu si Greçi kaluan në ritin latin në të njëjtën periudhë: Portocannone, Montecilfone, Campomarino, Ururi, Casalvecchio, Casalnuovo, Chieuti, Barile, Ginestra, Maschito, Cerzeto, Cavallerizzo, Cervicati, S. Martino di Finita, S. Giacomo di Cerzeto, Mongrassano, Rota Greca, S. Caterina Albanese, Falconara Albanese, S. Lorenzo del Vallo, Spezzano Albanese, Amato, Andali, Caraffa, Gizzeria, Marcedusa etj. etj. Në total komunitetet e kaluara në ritin latin janë 65, kurse ato që rezistuan dhe ende sot ruajnë ritin bizantin janë 26.

Prof. Fortino kujtoi se arbëreshët kur u vendosën në Mbretërinë e Napolit (shek. XV-XVI) praktikonin ritin bizantin dhe ishin në harmoni të plotë me kishën latine të Romës, edhe për faktin se Koncili i Firences (1439) kishte vendosur bashkimin e Kishës Katolike dhe ortodokse.

Të gjitha komunitetet arbëreshe të Italisë nga pikëpamja kanonike, me marrëveshjen e Patriarkut të Kostandinopojës dhe të Papës së Romës, vareshin nga Patrikana e Ohrit (Maqedoni) që emëronte një metropolit me seli në Agrixhento (Siçili), dhe me juridiksion mbi shqiptarët e grekët e ritit bizantin të vendosur në Itali.

Por disa dekada më pas, me vendimet kufizuese të Koncilit të Trentit (1563), riti bizantin u shkatërrua: Papa Piu IV me dokumentin Romanus Pontifex (1564) anuloi të drejtën që ju njoh Ohrit dhe Kostandinopojës dhe ia nënshtroi komunitetet arbëreshe të ritit bizantin peshkopëve latinë, nisur nga "vullneti për të hequr, ose të paktën për të favorizuar shuarjen e ritit grek në Itali për shkak shterimi" ashtu siç shkruhet nga pasuesi Papa Piu V në dokumentin papnor Providentia Romani Pontificis (1566).

Vendimet e Koncilit të Trentit, të zbatuara nga të dy Papët e cituar më lart, krijuan një çarje që solli me kohë latinizimin e 2/3 të komuniteteve arbëreshe të Italisë së Jugut. Konçilet krahinore të mëvonshëm, - mjafton të citojmë vetëm atë të Beneventos (1567) dhe atë të Biznjanit (1571) -, duke interpretuar me dyshim praktikat rituale bizantine, favorizuan edhe forma të latinizimit në brendësi të vetë ritit.

Më pas, në 1742, Papa Benedeto XIV doli hapur me tezën e superioritetit të ritit latin mbi gjithë të tjerët, me dokumentin Etsi pastoralis duke e vendosur ritin bizantin në një pozitë inferiore në raport me atë latin. Vendimet e sipërcituara synuan të fshinin konceptin e kishës katolike bizantine dhe ta reduktonin vetëm në forma ritualesh bizantine.

Edhe pasi pёsuan këtë dimension të ri komunitetet arbëreshe të ritit bizantin, kisha katolike latine e Romës, megjithatё, vazhdoi të merrte masa në favor të atyre që i rezistuan latinizimit: Papa Gregori XIII themeloi në 1577 Kolegjin Grek të Romës, ku kishte selinë një peshkop urdhërues edhe për klerin arbëresh; po kështu në 1732, me nxitjen e eksponenteve të familjes Rodotà, Papa Klementi XII themeloi në Sh. Benedikt Ulan Kolegjin "Korsini" dhe mё në fund në 1919 Papa Bendedikti XV krijoi Eparkinë e Ungrës (Lungro) dhe në 1937 Piu IX do të krijonte atë të Horës së Arbëreshёve (Piana degli Albanesi).

Sinodi i dytë ndëreparkial - Ungra, Hora e Arbëreshve dhe Manastiri i Grotaferratës, që u mbajt para pak vitesh (2005-2006), vuri themelet për një konfigurim më autentik të kishës katolike bizantine në Itali sipas të Drejtës Kanonike të Kishave Katolike Lindore.


© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
guest
Fri Jul 30 2010, 10:26pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
Lec Neli ka shkruar:

Arbneshi i Zares, fshati i shqiptarëve të Kroacisë, ku jetohet si në 1400




(Dërguar më: 19/10/09) Dr. Musa Ahmeti

Ngado që të futesh në qytetin e Zarës, qoftë në rrugë detare, automobilistike apo hekurudhore, do s’do, duhet të kalosh nëpër Arbnesh. Jo vetëm pastërtia dhe rregulli, por sidomos arkitektura karakteristike e këtij qyteti i tërheqin vëmendjen çdo kalimtari.

Kisha e re me mure guri e me këmbanare të lartë ngrihet lart mbi të gjitha godinat e tjera. Rrugët e ngushta, të shtruara me kalldrëm: Mbretëresha Teuta, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Gjergj Fishta, Josip Rela etj, janë ciceroni më i mirë për këtë vendbanim që nuk dëshiron të largohet nga e kaluara.

Arbneshasit, mikpritës, bujarë dhe dashamirës, të ftojnë brenda sapo marrin vesh se je shqiptar: dikush të fton për kafe, një tjetër për një raki, e një i tretë që të bisedojë e të çmallet me gjakun e tij. Biseda fillon shtruar, ashtu valë-valë, si uji i detit që përplaset në Vaun e Joviqit /Gjonit/ e ashtu pa u ndjerë, mblidhen pleq e të rinj kureshtarë për të dëgjuar fjalën shqipe, gjuhën e gjyshërve të tyre, për të rikujtuar të kaluarën e tyre sa tragjike, aq edhe të mjerë.

“Ne banorët e Arbneshit jena prush i ndezur dhe kena gjak arben”, - thotë Bruno. “Sa herë ndjejmë mirë për Arbninë, zemra na rref më shumë, kurse gjaku na valon në trup”, - ia pret Xhani flokëthinjur. “Brigjet e Dalmacisë nuk kanë qenë të huaja për shqiptarët e Shqipërisë etnike”, - rrëfen Pino Gjergja, dhe vazhdon:

“Këto troje janë të fisit të Dalmatëve të Ilirisë, e këtu në Zarë gjithmonë ka pasur shqiptarë.

Në vitin 1437 kemi disa familje bujare shqiptare, por edhe në vitet e mëvonshme, e sidomos në vitin 1602 kemi 200 banorë shqiptarë si dhe familje bujare, në krye me guvernatorin shqiptarin, Pal Gjinin. Pra ne këtu, që kur jemi vendosur, kemi vazhduar një traditë të moçme të të parëve tanë”.

E zonja e shtëpisë, Ana Peroviqi, me një zë melodik, kumbues dhe tepër të këndshëm, pas bisedës së parë njohëse ia fillon një kënge arbëreshe, e si në kor të gjithë e përcjellin. Ky është nderi më i madh që i bëhet mysafirit. Kënga tregon fatin e arbneshasve:



“Nër mal mi Liqen të Shkodrës,
Në Brisk Shestan ele Livarje,
Të veta shpijat i lishoven,
Po ul u gjetën me familje.
Mendimet t’jona po frutulojn,
Të randa vjeteve të parve ton,
Ata kur kejshin të dëbuom,
Për fen krshten - katolike jon”.
Arbneshi dhe lidhja me atdheun...



Arbneshi ka jetuar gjithmonë me ngjarjet që ka kaluar Shqipëria. Me rastin e shpalljes së pavarësisë, një delegacion i përbërë nga burrat më të njohur të Arbneshit, vizitoi Shqipërinë dhe qeverinë e Ismail Qemalit.

Ngjarjet e bujshme që shoqëruan shpalljen e pavarësisë së shtetit shqiptar, si dhe lufta për përkrahje ndërkombëtare të shtetit të ri, që shqiptarët u detyruan të zhvillojnë në muajt e parë të pavarësisë, sollën nevojën e thirrjes së kongresit të shqiptarëve në Trieste, në të cilin morën pjesë jo vetëm shqiptarët e Shqipërisë, por edhe ata të diasporës.

Kongresi me pjesëmarrjen e afro 200 delegatëve i zhvilloi punimet prej 1 deri më 4 mars 1913 dhe në të mori pjesë edhe një delegacion nga Arbneshi, i kryesuar nga Pal Gergji. Pali mbajti një referat shumë interesant në gjuhën shqipe me titull: “Ballkani dhe popujt e Ballkanit”, ku nuk harroi të përmendë diasporën shqiptare dhe rolin që ka luajtur dhe që do të luajë në të ardhmen për shtetin amë!


Kontribut të veçantë dhanë arbneshasit edhe gjatë luftës së fundit të kosovarëve, kur këta u detyruan të lëshojnë vatrat e tyre të ndjekur nga okupatori serb. Ndihmat humanitare dhe format e tjera, si dhe pranimi dhe strehimi i disa dhjetëra familjeve refugjate, ishte një kontribut modest, i cili në fakt, siç e pohojnë edhe vetë arbneshasit, u kujtoi atyre fatin e hidhur që kishin pësuar edhe ata vetë para 280 vjetëve.

Arbneshin e kanë vizituar personalitete politike dhe kulturore si Fan Noli, Faik Konica, Simon Ferizi, at Gjergj Fishta, Nikollë Ivanaj, at Shtjefën Gjeçovi etj, dhe një pjesë e mirë e intelektualëve tanë, si Fishta, Prendushi, Gjeçovi etj, i kanë botuar veprat e tyre në Zarë.

Shpërngulja e shqiptarëve...

Problemi i diasporës shqiptare, si pjesë përbërëse dhe shumë e dhimbshme kombëtare është gjithnjë e më aktual në rrethet shkencore e politike, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. E kaluara e Arbneshit si koloni shqiptare, jeta shoqërore, politike, ekonomike dhe kulturore, gjatë shekujve XVIII-XX ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve vendës e të huaj, të fushave të ndryshme, të shkencave filologjike dhe shoqërore.

Studimet e shumta dhe të llojllojshme linguistike, etnografike, arkeologjike, sociologjike, ekonomike, politike, në të cilat në mënyrë krahasuese është tentuar të studiohet dhe të paraqitet gjendja e tashme e ruajtjes së elementeve gjuhësore, traditës, etnografisë, zejtarisë, përkatësisë kombëtare, e posaçërisht përshtatja e rrethanave të reja shoqërore, politike dhe kulturore në një ambient të ri me ndryshime të konsiderueshme në karakter dhe mentalitet, nuk na kanë dhënë një sintezë apo studim të kompletuar, duke krijuar kështu një boshllëk, të cilën shpresojmë se së shpejti do ta e tejkalojmë, me një studim të plotë, të mbështetur, në hulumtime dhe kërkime disavjeçare, ku janë përfshirë momentet që nga shpërngulja e parë e deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore.

Kolonitë shqiptare në brigjet lindore të Adriatikut janë mjaft karakteristike. Në to pasqyrohen shumë elemente të veçantë dhe mjaft të rrallë, të cilat nuk i hasim në diasporën shqiptare.

Numri i këtyre kolonive nuk është i vogël: disa u kanë përballuar rrebesheve të kohës, e disa janë asimiluar dhe për to dihet vetëm se kanë ekzistuar.

Arbneshi i Zarës - Borgo Erizzo është njëra nga këto koloni që veçohet më së shumti dhe ka diçka të veçantë. Përveç këtij emri, të themi zyrtar, sipas dokumenteve që ruhen në arkivin historik të Zarës, kjo lagje fillimisht u njoh me emrin Eriçin Varosh /Ericovo selo/ nga popullsia kroate, e më vonë edhe Arbanasi; dhe Arbnesh, nga vetë banorët shqiptarë.

Në vitin 1726 u shpërngulën 32 familje shqiptare me 227 frymë nga fshatrat rreth Liqenit të Shkodrës, Brisk, Shestan Ljajre, dhe u vendosën në paralagjen e Zarës, që u quajt Borgo Erizzo, sipas providurit gjeneral për Dalmacinë e Shqipërinë, Nikola Erizzo.

Shkaqet e shpërnguljes duhen parë në prizmin e ngjarjeve të kohës dhe rrethanave politiko-shoqërore. Luftërat e shumta, sëmundjet, plaçkitjet, rekrutimi i të rinjve shqiptarë në ushtrinë turke, kushtet e rënda ekonomike, varfëria e madhe, trysnia e ushtruar nga ana e Perandorisë, për të ndërruar fenë si dhe pazarllëqet e dëmshme në kurriz të shqiptarëve për interesa të caktuara në mes të Venedikut, sllavëve dhe disa personaliteteve kishtare janë shkaqe që studiues të ndryshëm i trajtojnë në mënyrë të ndryshme, shpeshherë edhe kontradiktore, varësisht nga pikëpamjet, orientimet, analizat dhe shqyrtimet e materialit arkivor.

Iniciator kryesor për këtë shpërngulje ishte kryeipeshkvi i Zarës, Vinçenc Zmajeviqi.

Është mjaft indikative marrëveshja sekrete e vitit 1713 në mes Zmajeviqit dhe përfaqësuesve sllavë e Venedikut, në të cilën vendoset që të shpërngulen shqiptarët e rreth Liqenit të Shkodrës dhe të Shqipërisë Veriore.

Tokat e të shpërngulurve do t’u ndaheshin serbëve, ndërsa shqiptarët do të vendoseshin në Zarë, në afërsi të Pulës dhe të qyteteve të tjera bregdetare dalmatinase.

Deri diku ky plan u realizua, por për fat të mirë jo në tërësi.

Në këtë kuadër duhet parë edhe shpërngulja e kelmendasve në vitin 1737, në Srem.

Përveç shpërnguljes së vitit 1726 kemi edhe dy shpërngulje të tjera të rëndësishme të shqiptarëve në Arbnesh, dhe në Zemunik dhe Plloqe në vitet 1727 dhe 1733. Përveç këtyre shpërnguljeve kemi edhe disa të tjera, por që janë më të vogla. Janë me qindra familjet e shpërngulura, dhe me mijëra frymët.


Në të gjitha shpërnguljet, të shpërngulurit ishin shqiptarë, edhe pse disa studiues kanë tentuar që disa familje t’i nxjerrin me origjinë sllave, duke u mbështetur në prapashtesat me -iq dhe -viq.

Të shpërngulurit...

Pas vendosjes në Arbnesh, Zemunik dhe Plloqe, arbneshasit u dalluan në bujqësi, blegtori, zejtari, tregti dhe një pjesë e vogël edhe në peshkim. U shquan sidomos për prodhime bujqësore me të cilat furnizonin gjithë qytetin e Zarës.

U ruajt e drejta zakonore: kryeplaku ose në arbnishte “shkopi i katundit” kishte fjalën kryesore në mosmarrëveshje të ndryshme dhe konflikte. Ai zëvendësonte institucionin e gjykatës.

Në Arbnesh janë ruajtur shumë toponime, mikrotoponime dhe antroponime shqiptare si Karma, Fusha e Vorreve, Fusha e Arbneshit, Bregdeti, Vani i Joviqit, Vilat, Grapa, Shkambat, Kisha, Kulla, etj, si dhe mbiemra krejt shqiptarë si: Kalmeta, Gjergji, Petani, Nikpali, Marshani, Deshpali, Marseni, Çoba, Luka, Vuka, Ndreka, Gjoni, Marku, Gjini, Stani, Nika, Duka etj.

Që kur u vendosën në Arbnesh, kryeipeshkvi Zmajeviq, kishte vendosur që çdo vit, një i ri nga Arbneshi, të ndiqte mësimet në Seminarin Ilirik të Glagolicës në Zarë. Kështu kemi edhe një numër të madh priftërinjsh. Duhet cekur se arbneshasit janë besimtarë të mëdhenj. Shkojnë rregullisht në kishë.

Shkolla shqipe në Arbnesh është hapur në vitin 1901, dhe ka vazhduar deri në vitin 1918, fillimisht si Shkollë Normale me ushtrimoren e saj, e pastaj edhe si shkolla fillore të femrave. Mësuesit të cilët kanë punuar në Arbnesh janë at Pashk Bardhi dhe at Shtjefën Gjeçovi, dr. Gjergj Koleci, prof. Anton Paluca, prof. Shtjefën Rrota dhe prof. Pal Gjergji.

Arbneshi si vatër e kulturës dhe e shkollës ka nxjerrë personalitete që kanë shërbyer në vende të ndryshme duke dhënë mësim në gjuhën shqipe si Josip Vlladoviq - Relja në Vuthaj; Tomë Moroviqi në Plavë; Budimir Peroviqi në Pejë; Zef Duka në Gjakovë, Pal Gjergji në Prizren, etj.

Lidhjet me kolonitë e tjera...

Në fund të shekullit XIX, Arbneshët e Zarës vunë lidhjet e para me kolonitë e tjera shqiptare si në Itali, Rumani, Egjipt, etj. ngaqë ata i bashkonte ideja kombëtare shqiptare dhe dëshira për shtetin e tyre të pavarur.

Me arbëreshët e Italisë vunë kontakte përmes revistës “La Nazione albanese” në vitin 1897, e cila botohej në Romë. Nuk është rastësi që po këtë vit, d.m.th, më 1897-ën, kur filloi të botohet edhe e famshmja “Albania” e Faik Konicës, arbëreshët bënë përgatitjet e para për botimin e gazetës së tyre në gjuhën arbneshe me emrin “Zani i Shqyptarit”, e cila duhej të dilte dy herë në muaj, por për shkaqe politike nuk e pa kurrë dritën e botimit.

Kompaktësia territoriale, lidhjet e ngushta në mes të gjithë anëtarëve të këtij oazi, në fund të shekullit XIX dhe fillim të atij XX, luajtën një rol vendimtar në zhvillimin kulturor, intelektual, ekonomik dhe politik të arbneshëve në Dalmaci.

Ky grusht arbneshësh do të shënonte suksese të jashtëzakonshme në fusha të ndryshme të shkencës, fesë, politikës, ekonomisë, diplomatikës, universiteteve, muzikës e sportit, duke e bërë të njohur atë edhe jashtë kufijve të Kroacisë.

Gazeta Shqiptare Online
Copyright 2007 Gazeta Shqiptare



ne kjosha shnosh e gjalle nuk do te rri pa e vizitu ket vend. shume flm z. lec qe e ke hap ket tem edhe qe bjen artikuj ktu.


Back to top
L - N
Fri Sep 17 2010, 05:17pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Sikur vjen nga Shiroka!



Ardian Ndreca | 16/09/2010
Shënime udhtimi te arbëreshët, nji mrekulli e historisë së fisit tonë. Ata na tregojnë sot, se si ndoshta do të kishin qenë shqiptarët po të mos kishin pasë fatin e keq me ra në robnín shekullore.

Për ketë gja ndiejm të gjithë dashuní për arbëreshët: ata mbesin ndërgjegja jonë mâ e pastër, e De Rada âsht zâni mâ i kthjellët e kësaj ndërgjegje.

Kujt i shkon ndër mend se vetëm tue bâ pesëqind kilometra udhë, njeriu mundet me u kthye pesëqind vjet mbrapa në historí, tue realizue kështu nji andërr të gjithmonshme të natyrës njerëzore: me rijetue të kaluemen.

Kisha ndie e lexue mjaft gjana për arbëreshët, më kishin tërheqë shënimet erudite të Kolë Kamsit, isha mahnitë prej përshkrimeve dashamirëse të Ernest Koliqit e prej hulumtimeve shkencore të Martin Camajt, gjithnji tue përfytyrue se si mund të ishte ajo botë që ka lindë kangët e De Radës e të Gavril Darës, të Serembes e të Sqiroit. Por asnjiherë nuk kishe pasë rasën me i pa me sytë e mijë ata njerëz e vende - të dashtuna e të panjohtuna njiherit për mue.

E kështu shkapërceva kufijt e kësaj legjende të kahmotshme, në nji kohë që Arbëria e dikurshme âsht shekullarizue ndër rrudhat e nji prozaizmi topitës, tue u kthye në nji vend ku "legjendat" e andrrat tashma janë bjerrë përgjithmonë. Ishte natë vjeshtet kur i rashë mes për mes rrugëve të ngushta të Frasnitës, ku njerëzit ndër pragje shtëpijash e tregtoresh, me nji shqipe të shpalosun sa krenisht aq edhe vetvetijshëm, vazhdojshin bisedat e lanuna përgjysë tue e kthye qenjen e tyne të ndryshme prej "ltijve" (italianëve) në nji mur të pashkapërcyeshëm.

Frasnita e Ejanina për mue janë nji gja e vetme, dy katunde që shtrihen njeni mbas tjetrit në shpatet e gërryeme të Bulinit (Pollino) me shikimin sa kah fusha e largët e Sibarit sa kah katundet e tjera arbëreshe që i bajnë kunorë tanë asaj hapsine të mbjellun me agrume e me ullinj qindravjeçar.

Kah vija e horizontit duket deti Jon, e aty, çdo ditë që "dielli lambariset" - mbi katundet arbëreshe, rektin andrra, siç më thotë me nji zâ të këndellun prej kujtimesh t'largta miku jem arbëresh.
E ndiej me vemendje zanin e tij, mbasi nuk âsht nji zâ dosido e prej fjalëve të tija mundesh me mësue shumë gjana.

Âsht Papas Emanuil Jordani, shkrimtar e leksikolog i përmendun, klerik e njohtës i pashoq i muzikës bizantine, e ndonëse i ka mbushë të nandëdhjetat mendjen e ka akull e nuk pranë së cituemi vargje popullore që ai ka nxjerrë prej gjumit të harresës, e këndon me nji zâ të intonuem kangët arbëreshe, - aq sa mahnitem prej tanë asaj gjallnije.

Papas Jordani âsht studjues i mirëfillte, e kjo gja ndihet sapo kalon pragun e bibliotekës së tij e gjindesh para faqesh të tana murit plot me lëpiza të stërvjetra, prej ku shtërngueshëm rrijnë e të shohin autorë të lashtë e të rinj të historisë, gjuhës, folklorit e të racës shqiptare.

Në nji kând tjetër lëpiza edhe mâ të vjetra, me libra edhe mâ të moçëm: - janë librat e stërlalës sim, Binard Bilotës, më shpjegon ai, tue shqiptue emnin e këtij dishepulli e bashkëpunëtori të palodhshëm të De Radës, atëherë kur plaku i Maqit botonte «Fjamurin e Arbrit».

Papas Jordani ka lindë në Ejaninë në vjetin 1920, e tue përjashtue vjetët që ka kalue si student në monastirin italo-shqiptar të Grottaferrata-ës e në Kolegjin grek të Romës, gjithë jetën e vet e ka kalue në atë kishë të shekullit XVIII, nën nji shkrep të naltë të cilin Koliqi, më tregon ai, i cili ishte i dashunuem mbas asaj bote, e kishte pagzue: mali i Krujës.

Koliqin e mbaj mend këndej pari, qysh prej vjetëve '50, më thotë famullitari plak. Erdhi këtu e na zgjoi, mbasi dëshira e tij ishte me vazhdue traditën e me kultivue gjuhën tonë. I pari që e ndoqi ishte nji avokat nga Shën Bendhiti i Ullanëve, Albino Greco, i cili bashkë me nji grup dashamirësh të kulturës arbëreshe themeloi revistën «Zgjimi».

Rradhët u shtuen pak nga pak, mbasi të rinj e të reja arbëreshe lauroheshin vjetë për vjetë në Institutin e Studimeve Shqiptare në Romë, e kështu që kultura e gjuha u ripërtrinë. Mbas «Zgjimit» erdhën edhe revista të tjera, si: Zëri i arbëreshvet, Zjarri, Vatra jonë, Camastra, Katyndi Ynë etj.

Aradha e re e studjuesve dhe e dashamirëve të kulturës arbëreshe njeh emnat e Josif Ferrari-it, Françesk Solano-s, Lluka Perrone-s, Lino Bellizzi-it, Anton Bellusci-it, Josif Catapano-s, Vasil Blaiotta-ës, Vinçenc Selvaggi-it, Agostin Giordano-s (Buzëdhelpri) e shumë të tjerëve jo mâ pak të vlertë...

I rritun nën hijen e kujtimit të stërlalës së tij, Binard Bilotës, të cilit i ka botue në vitin 1967 në Tiranë veprën «Shpata Skanderbekut ndë Dibrët poshtë», Papas Emanuili ka ruejt nji dashuní të çuditshme për gjuhën shqipe, aq sa qysh në vitet '50 ka fillue me përkthye e me përdorë edhe në liturgjí gjuhën shqipe e jo atë greke. Kjo gja e ka shty me kthye shqip: himne, tropare, antifonare, lexime, lutje, kangë e me ja mësue me durim popullit arbëresh.

Ai, edhe sot e kësaj dite kur sheh në kishat arbëreshe ikona të reja që janë të shkrueme në gjuhën greke, e kqyr shtrembët priftin e vendit tue i "kërkue llogarí" pse nuk përdorë gjuhën shqipe, mbasi shqipja âsht po aq e denjë sa greqishtja për me shpreh realitetin hyjnor.

Edhe puna e meshtarëve të thjeshtë si Papas Emanuili ka ndihmue në futjen e gjuhës shqipe si gjuhë liturgjijet ndër arbëresh - gja që âsht bâ prej imzot Stamatit në vitin 1968....

Në faqet e revistës që ka mbajt e ushqye për dhetë vjet rresht (1972-1982), «Zërit të Arbëreshvet», ai âsht bâ jehona e traditave mâ të mira qytetare e fetare arbëreshe. Mund të themi se âsht nji kënaqësí e veçantë me e ndie tue folë shqip, tue të tregue për malin e tij, për prroin e Korbit e prroin e Krivit, për kroin e Pelave e për personazhet e dikurshme të jetës të asaj Frasnitës që nuk âsht mâ.

M'tregojnë se ishte nji herë këtu nji dashamirës i Bakut, që i kishte vu buteve të venës emna shumë kuptimplotë, njenin e kishte quejt: «pim(ë) - pim(ë)» kurse tjetrin: «tru merr», edhe pse me sa duket nuk kishte frikë prej vetmisë, t'paktën sa ti kishte butet plot. Në të vërtetë ai e kishte zakon me thanë: «për sa butja ish pjotë, nganjë më thoj: mirë ditë, o zot, kur pra butja m'u shterpua, mosnjari më falnej mua!».

Tue më mbushë edhe mue gotën me venë - prej asaj që rrjedh prej butit "pimë - pimë", Buzëdhelpri, dishepulli i dikurshëm i Koliqit në Universitetin e Romës dhe poet i njohtun arbëresh më thotë tue qeshë: - Po ti sikur vjen nga Shiroka!

E më shpjegon se kjo shprehje ka zanë vend në imagjinatën popullore për me tregue nji vend shumë të largët, ndoshta nji vend që dikur stërgjyshat e tyne kanë braktis dikur.

Ndërkaq Papas Jordani më flet për zakonet, gjuhën, historinë, e ndiej se kanë aq shumë flakë mallit e dashunijet fjalët e tija, sa që të len përshtypjen se ky njeri ka jetue gjithmonë larg Ejaninës, e jo mâ se s'ka mujtë me u largue as edhe dhjetë kilometra mâ andej.

Poshtë qelës, tue u avit kah pushimtarja (kështu e quejnë vorrezën këtu) më tregon «kroin e Zijaudinit», aty ku ndalej për me pi ujë prof. Zijaudin Kodra, kur gjatë verës shkonte me hulumtue jetën arbëreshe.

Kujtojnë kësaj ane edhe vizitat e studiuesve të tjerë që vijshin prej Tiranet (fatkeqsisht, jo të gjithë kishin sqimtín e prof. Kodrës), e priteshin si vëllazën prej arbëreshëve, edhe pse jo rrallë kur ktheheshin në atdhe shkruenin për vendet arbëreshe sikur ishin shumë të lanuna mbas doret e shumë të vorfëna në krahasim me përparimin që kishte bâ atdheu socialist...

I ngjitena malit për me shkue ndër bjeshkët e Frasnitës. Këndej natyra nuk âsht tregue shumë zemërgjanë me njerëzit, aq sa banorët e këtyne anave thonë se malesh s'ka gja tjetër veçse: "gur e kalocidhe" (nji bimë helmuese).

Megjithatë katundi i Çiftit (it. Civita), i cili quhet kështu mbasi âsht i ndërtuem mes dy shkambijsh masivë, âsht vend turistik e i begatë. Nalt mbi 1000 metra, ndër bjeshkë, ka fillue me bâ ftohtë, era fryn me dy bulshij e mbas pak ka me ra edhe bora e parë.

Papas Jordani më reciton disa vargje popullore:
"Atje lart n'atë mal, atje është një shesh i madh,
teku bredhën zarazit (zânat), zarazit dhe dreqëzit,
bëjen lig po më se mirë (bâjnë mâ shumë keq sesa mirë)".

Para nesh shfaqet mali i Bulinit (Pollino), poshtë kemi lanë qupat (plepat), shelqet, dhafrat (dafinat), gërxumbulat (zerdelijat) e mindulen e egër (mendren), kurse tashti shpalosen shpate të mveshuna me ilnje, lisa e aha, me qarra e me dëllënja, me bredha e me pjokë (pisha).

Miqtë që më shoqnojnë s'lanë pa mbledhë nji ré kërpurdhash të bardha që shfaqet papritmas në mes të blerimit, por mbledhin edhe pak nga bari i Shën Mërisë, mbasi âsht bimë mjeksore e para se dimni ta thajnë âsht mirë me e pasë në shtëpi. Ma tutje mrajat erëmira i lëshojnë vendin kurpnave (kulpna) që këtu i gatuejnë në nji mënyrë të bindshme tue i regjë në ufuth e në voj ullinit.

Ngjyrat e malit në vjeshtë janë të ndezta aty ku ahi ka përflakë gjethet, të verdheme ku frashni ende s'i ka lëshue përtokë, të bruzta te pjoku i patundun prej stinash e të errëta te shkambijtë që qesin krenat nalt e poshtë tue mshehë njolla të bardha qingjash tashma të majun mire e dhishë që kcejnë andej - këndej, të ruejtuna prej nji qeni të madh që sillet pritueshëm.

Prej kësollës së bariut çohet nji fjollë tymi që tregon se âsht tue vlue qumshtin me të cilin në këto ana bâjnë nji djathë të shijshëm e nji gjalpë të freskët që mëlmen ushqimet ende të paprekuna prej mënyrave moderne të prodhimit...

Banorët e Frasnitë janë vendosë këtu rreth vjetëve 1478-80, mbas vdekjes së Skënderbeut, aq sa B. Bilota - tue ndjekë dëshmitë e mbledhuna prej historianit De Rubeis (shek. XVII) na përcjell ndër të tjera: "giunti i Gheghi presso la decimata gente italiana...", gja që tregon deri diku jo vetëm prejardhjen e këtyne fiseve arbëreshe por edhe gjendjen e randë të luftave mes anzhuinëve e aragonezëve n'atë periudhë.

Në vitin 1534 edhe në Frasnitë erdhën grupe familjesh shqiptare e greke prej Moresë, për me i shpëtue plojës (kërdisë) që Turqit bâjshin ndër 'ta. Ndër mbiemnat mâ karakteristikë shohim: De Biase, Groppa, Gramisci, Marchiano', Masci, Musacchio, Placco, Scuracchio, Scutari.

Âsht interesante me vërejt edhe epitetet që përdoreshim këndej pari për njerëzit: Bleti, Buzavogli, Buzëshqerra, Buzëqulli, Baballuku, Capacapi, Dosi (derri), Gajdhuri (gomari), Hundëxharrota, Markuviqi, Marruka, Zotilalë etj.

Ndoshta kishte me shërbye me kuptue diçka për prejardhjen e arbëreshëve mâ të parë që u vendosën në Frasnitë, me pru si shembull disa fjalë që ndigjova prej gojës së tyne: kam u (kam uri), na (emnorja e shumësit: ne), shkulqi (shkuesi), lalë, duqe, dlir (pastroj), kshet (gërshet), (ndërsa në Vakaric përdorin paskajoren: për me bënë, pra, nji formë as sintetike e as analitike), mômë, gjaku etj. Këtu nuk ka hi as kalku i marrun prej turqishtes "me pi duhan", por thonë ende "bëj kapnua" (prej gr. kapnos - tym).

Aq fort e duen gjuhën shqipe këta arbëreshët e thjeshtë, të cilët syni i ndokujt âsht mësue me i pa me nji farë shpërfilljet, sa kafshëve i flasin edhe sot e kësaj dite në italisht, mbasi arbërishtja për 'ta âsht aq gjuhë fisnike sa që nuk mund të përdoret me kafshët.

Nji proverb arbëresh tingllon kështu: "i thonë jëmat bilve të tyre, mirre arbëreshe jo lëtire" (u thonë nanat bijve të tyne, merre arbëreshe e mos e merr italiane).
Tregojnë edhe nji anekdotë të kandshme:

Këtu posë gjuhës âsht e gjallë edhe kujtesa historike, ketë e tregon edhe rapsodia e mrekullueshme që Pjetër Kamodeka i Koronejve ka botue në vjetin 1903. Rapsodia kujton ikjen e Koronejve prej Morejet në kohën e Karlit V, atëherë kur 200 anije të prime prej admiralit Andrea Doria zbarkuen në Italín jugore:

"Petkat e të mirat tona/ na i lamë te Korona;/ Krishtin na kemi me ne!/ Oj e bukura Moré! (...)
E mâ andej:
- Qeti! : shihni jetë të ré/ na tha Dorja Zoti Ndré!"
Kurse nji rapsodí tjetër kujton:

"Po treqindmijë trima/ iktin çajtin detin/ se të mbajën besën".
Mbi Frasnitë mes shkrepash âsht edhe nji shenjtore që frashnjotët e quejnë "Shën Mëria ktje lart", së cilës plakat ende i këndojnë:


"Ti Shën Mëria ktje lart/ bënmë mua të begatë,/ të begatë e jo më gjërë,/ se un vdes e ty të lerë".


Plaka që ma këndon sjell kryet kah mali, tue pa me thekuní nji pikëz të bardhë, ku tash - e randueme prej motesh - nuk mundet mâ mâ me u ngjitë, e flet si me vete: "jemi kravelje hua" (jemi si nji bukë e dhanun uha).

E vërtetë, kështu jemi, por kena ruejt në njimijë mënyra atë "shijen e bukës së mbrume" në magjë - siç shkruen Koqili, që na bân me qenë gjithnji nji popull i çuditshëm. Kthej kryet me përshëndet edhe nji herë miqtë e mi, tue i premtue vetes që kam me u kthye rishtas te "gjaku ynë i shprishur".

Te shtëpija e Jeronim De Radës

Me i pyet pleqt e Maqit, edhe sot e kësaj dite, kush ka qenë De Rada, ata të përgjegjen menjihere: një plak me dhikoniqe. «Dhikoniqe»? Bâhet fjalë për nji lloj shkopit që përdoret me u mbajt në pleqní (lat. baculus), por që në fund ka nji degëzim në formë brenash për me e rrit ekuilibrin e atij që e përdorë.

De Rada "nji plak me dhikoniqe"? Ai që ka qenë vetë «dhikoniqja» e mbarë nji kombi të shprishun prej shekujve!

Kemi kalue Strigarin (S. Cosmo Albanese), vendlindjen e Serembes, Vakaricin e jemi drejtue së pari mu te Kolegji i Shën Adrianit. Kolegji me Abacinë, pranë së cilës âsht ndërtue jeta e kësaj krahine për shekuj me rradhë, ruejnë peshën e hijeshinë e moteve të shkueme.

Âsht dita e Shën Demetrit e të gjithë janë në katund tue festue, mbretnon nji qetësí e pazakontë. Mbas dyerve të mbylluna me "alëza" (zingjir) duket klostri me portokalle i abacisë, mâ andej përmes oborrit, tej rreshtave të qiparisave shtrihet lugina e butë dhe e rrethueme me kunorën e katundeve arbëreshe: prej Shën Vasilit e deri te Çifti në maje të malit.

Kolegji ka mbetë ashtu siç e kanë përshkrue në fillim të shekullit të njizetë. Të duket se sillen ende mes atyne muresh të verdheme: De Rada e Luigj Gurakuqi, ky i fundit nxanës i atij kolegji.

Por ka pasë edhe figura tjera të lidhuna me historinë kolegjit, për shembull: A. Xhuvani si mësues, Sh. Vërlaci si nxanës.

Tue marrë rrugën për në Maqi përmes kodrave me "botë" (dhé) të kuqe, mes ciklaminave që rrethojnë ullinjt - plym prej kokrrash "vajmira" që gargujt qukrrojnë me shije, mes maresh e shqemesh, habitesh se si ka mujtë me e bâ tanë ketë rrugë "plaku me dhikoniqe". Në të vërtetë, kah fundi i jetës De Rada shkonte mbi gajdhur deri në Kolegj e në fund krejt banonte aty.

Përpara shtëpisë së De Radës gjindet ende sot guri që ai përdorte me i hyp gomarit për me shkue në Kolegj. Në ballë të shtëpisë e tij, ku na shoqnon miqsisht nji vendalí, shohim stemën e familjes De Rada, kalojmë hajatin e gjindena para shkallëve ku të bjen në sy nji gur i madh mullinit që ka të gdhendun përsipër "Radovani". Shtëpija âsht e vogël, e thjeshtë, ndër shkalla ka lulemullaga e drandofille. Mbrendë nuk ka mbetë mâ kurrgja, as libra, as orendí.


Prej dritares, kah ana e lindjes, shikimi tretë kah deti Jon. Sa herë âsht përmallue shpirti romantik i poetit tue pa detin, përtej ullishtave:
"Ljis jeta kishë ndërruar/ uj të rí ndë dejtit/ kaljthëruar te dit' e ré: /po lumbardhë e Anakreontit/ rronej Tempë e moçëme".

De Rada mbetë gjithmonë nji fenomen i mrekullueshëm i zgjimit të shpirtit shqiptar. Por, të gjithë arbëreshët janë nji mrekulli e mirëfilltë e historisë së fisit tonë. Ata na tregojnë sot, se si ndoshta do të kishin qenë shqiptarët po të mos kishin pasë fatin e keq me ra në robnín shekullore. Për ketë gja ndiejm të gjithë dashuní për arbëreshët: ata mbesin ndërgjegja jonë mâ e pastër, e De Rada âsht zâni mâ i kthjellët e kësaj ndërgjegje.


© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2600 sec, 0.0874 of that for queries. DB queries: 37. Memory Usage: 2,726kB