Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Histori
 
<< Previous thread | Next thread >>
Ç’ shqiptarizimi i Shkodrës: 8 mijë serbë kërkojnë nuse
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Vargmali
Tue Oct 20 2009, 09:21pm
Vargmali
Registered Member #3093
Joined: Wed Jun 24 2009, 12:19pm

Posts: 20
http://www.tokajone.com/?p=955

Prej dy vitesh, 86 vajza shqiptare janë martuar me djem nga Serbia, dhe aktualisht ka tetëmijë djem që janë vënë në radhë për t‘u martuar me vajza shqiptare.

Në lagjen “Rus”, në periferi të qytetit të Shkodrës, ndodhet shoqata “Moraça Rozafa”, e cila përfaqëson pakicat serbo-malazeze në Shqipëri. Pranë zyrave të kësaj shoqate ushtron aktivitetin e saj edhe një kompani private “Maruel 2008″, e licencuar për konsulencë familjare dhe që në bashkëpunim me kompaninë serbe “Novi Varosh” kanë marrë përsipër të bashkojnë në martesë djemtë serbë me vajzat shqiptare.

Çdo ditë, pranë shoqatës “Moraça Rozafa” të zë syri makina të shumta me targa të Beogradit. Janë të rinj nga Serbia të cilët kanë ardhur në Shkodër vetëm për një arsye: të gjejnë nuse.
Kompania serbe është ajo që gjen djemtë, ndërsa kompania shqiptare merr përsipër të gjejë vajza dhe pasi djali me vajzën shihen dhe njihen, vendosin nëse duan të martohen. Kërkesat e djemve serbë për t‘u martuar me vajza shqiptare kanë kaluar çdo parashikim edhe të vetë dy kompanive që kanë marrë përsipër të martojnë djemtë serbë me vajzat shqiptare.

Procedurat nuk janë aspak burokratike dhe tepër praktike, madje ka raste kur fejesat ndodhin dhe brenda një dite, mjafton që djali dhe vajza të pëlqehen dhe nëse vendosin të fejohen duhet të bëjnë dhe një pagesë te kompanitë private që mundësuan njohjen.
Një tjetër anë pozitive është fakti se njerëzit e dy kombësive nuk shohin as përkatësinë fetare, as etnike dhe as të kaluarën, duke treguar një emancipim të brezave.

Një nga kandidatët për t‘u bërë dhëndër në Shqipëri është Vidan Mitroviç nga qyteti i Uzhlicës, 40 kilometra larg Beogradit. Atë e gjetëm duke u interesuar pranë shoqatës “Moraça Rozafa” ku ndodhet edhe kompania “Maurel 2008″.

Vidan Mitroviç duket me fat, sepse për të kompania propozon një vajzë në fshatin Grudë të Shkodrës. Kandidati për dhëndër së bashku me drejtues të kompanisë niset për në fshatin Grudë, ku e pret familja e Kanto Isufit, për t‘u njohur me vajzën e shtëpisë.
Pasi prezantohen, djali me vajzën pëlqehen dhe siç i takon zakonit të shqiptarit, fjala jepet nga i zoti i shtëpisë. Me lot në sy, Kanto Isufi jep fjalën e burrit se është dakord të krijojë miqësinë e re.

Vidan Mitroviçi është shumë i gëzuar. Në Serbi ka qenë e vështirë të gjejë nuse, sepse siç thotë ai, vajzat serbe po largohen drejt Perëndimit. Vidani thotë se u interesua për nuse nga Shqipëria pasi disa shokë të tij të martuar me vajza shqiptare kishin krijuar familje të lumtura.

“Mua nuk më intereson e kaluara, as çështjet etnike, as ato fetare. Më intereson që të gjej një njeri të mirë”, thotë Vidani, i cili sqaron më tej se në Beograd, shqiptaret kanë namin për vajza të thjeshta, të ndershme dhe punëtore.

Ndërsa nusja shqiptare që do shkojë në Serbi, Diana Isufi, pas fjalës së dhënë nga babai thotë se është e kënaqur që do të shkojë nuse në Serbi. Ajo pohon se do vazhdojë të ruajë traditat dhe zakonet e familjes dhe vendit, pa harruar më kryesoren, që nesër fëmijët e saj përveç serbishtes do të flasin dhe gjuhën e nënës, shqipen.

Rreth katërmijë djem nga lagjja me nam e Beogradit presin “radhën” për nuse shqiptare

Presidenti i kompanisë serbe “Novi Varosh”, Vuk Zeçeviç, është më shumë se i kënaqur nga biznesi i tij me Shqipërinë. Kërkesat janë shumë më të larta nga sa e kishte parashikuar, ndërkohë që praktika po tregon se mes shqiptarëve dhe serbëve nuk ekzistojnë paragjykime.

“Në Serbi, shqiptarët e Shqipërisë respektohen shumë. Kemi shumë kërkesa nga djemtë serbë që duan nuse shqiptare. Janë mbi tetëmijë djem që duan të marrin nuse në Shqipëri. Kjo është një gjë tepër pozitive që flet se mes nesh nuk ka urrejtje, por dashuri”, thotë Zeçeviç.

Ndërsa presidenti kompanisë shqiptare, që mundëson gjetjen e nuseve, Gëzim Gjoka, thotë për gazetën “Shqip” se “kërkesat janë të shumta që të çojmë nuse në Serbi. Vetëm nga lagjja “Zemun” në Beograd, që është një lagje elite dhe me tepër emër në gjithë Ballkanin, janë rreth katërmijë djem të regjistruar, në radhë për të gjetur nuse në Shqipëri”.

Sipas tij, vajzat shqiptare pëlqehen shumë në Serbi, pasi janë të rregullta dhe familjare. “Nga 86 martesa që kemi bërë ne si kompani, asnjëra nuk ka pasur probleme. Të gjitha martesat vazhdojë normalisht dhe çiftet janë shumë të kënaqura nga lidhja që kanë krijuar”, thotë Gjoka.

Martesat që po bëhen mes serbëve dhe shqiptareve komentohen dhe janë pritur mjaft mirë dhe nga pushtetarë serbë. Këshilltari i ministrit të Diasporës, Simon Gjureviç, në një prononcim dhënë për gazetën “Shqip”, thotë se “lidhjet tona me Shqipërinë janë të hershme dhe dëshirojmë që ato të forcohen më tej. Në qendër të Beogradit ne kemi një rrugë me emrin ‘Skaderlija‘ (Shkodra) dhe një pallat me emrin “Albania”. Këto tregojnë se ne i kemi parë dhe pranuar shqiptarët si miq. Kohët e fundit vihet re se djemtë serbë po martohen me vajza shqiptare dhe ne e përshëndesim dhe urojmë që kjo të vazhdojë, pasi forcon dhe vazhdon miqësinë mes dy vendeve”.

Koment Përfundimtar:
Disa harruan heronjt Kombëtarë që dhanë gjak e shpirt për këto troje por ne KURRË nuk harrojmë. Disa harruan përdhunimet e masakrat nga serbët kundër Shqiptarëve në Dardani, por ne KURRË nuk harrojmë. Disa harruan vëllezërit e motrat tona në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoç por ne KURRË nuk harrojmë. Dhe nga ne që nuk harrojmë do vi një ditë dënimi i meritiushëm dhe i shënjtëruar nga gjaku i Dëshmorëve të Kombit për ata që pa pikë turpi shesin, e tradhtojnë Atdheun…



Back to top
lissandro
Tue Oct 20 2009, 09:31pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Sebesoj se ja vlen me u marr me ket postim, duke marr parasysh se jetojm ne shekullin e njizetenjit e Gjith bota esht drejt globalizimit. keshtu qe edhe shqiperia nuk ka se nga shkon hapitem pse i vini re keto ngjarje kur mashkujt shqiptar martohen me te huaja, apo tek ne gjithmon ekziston qe te shprehemi mos ban qa baj un por cfar te thom un, pa martohen me grek e me turq me italjan e anglez, te martohen me ke te ken qef deri saqe jetojn dhe pranojn qe jan nen nje shtet demokratik do thot te kesh liri veprimi individual e jo duke marr pelqimin e sa mijrave shtetasve te tjer per jeten tende private.
Besoj se do na duhen edhe 50 vjet te tjera qe te kuptojm dhe ta respektojm jeten private te atij tjetrit qe tek ne shqiptart nuk ekziston as 10%.

[ Edited Tue Oct 20 2009, 09:38pm ]

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
Vargmali
Wed Oct 21 2009, 06:45am
Vargmali
Registered Member #3093
Joined: Wed Jun 24 2009, 12:19pm

Posts: 20
lissandro ka shkruar:

Sebesoj se ja vlen me u marr me ket postim, duke marr parasysh se jetojm ne shekullin e njizetenjit e Gjith bota esht drejt globalizimit. keshtu qe edhe shqiperia nuk ka se nga shkon hapitem pse i vini re keto ngjarje kur mashkujt shqiptar martohen me te huaja, apo tek ne gjithmon ekziston qe te shprehemi mos ban qa baj un por cfar te thom un, pa martohen me grek e me turq me italjan e anglez, te martohen me ke te ken qef deri saqe jetojn dhe pranojn qe jan nen nje shtet demokratik do thot te kesh liri veprimi individual e jo duke marr pelqimin e sa mijrave shtetasve te tjer per jeten tende private.
Besoj se do na duhen edhe 50 vjet te tjera qe te kuptojm dhe ta respektojm jeten private te atij tjetrit qe tek ne shqiptart nuk ekziston as 10%.


z.Lissandro gaboni. Kjo nuk asht nje ceshtje e "jetes private", dhe zgjidhjes te lirshme. Kjo asht nje ceshtje "tregu" nga agjensi serbe, te cilat blejn vajza shqiptare dhe i martojn me serbe.


Back to top
lissandro
Fri Oct 23 2009, 06:10pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Z vargmali te gjitha ato femra qe thu ti nuk jan te trasha as nuk jan pa familje asnje gje nga keto nuk esht tu ndoll ne menyr te fsheht te gjitha familjet e tyre jan ne dijeni se cfar ndoll pastaj ajo angjensi qe thu ti ajo esht e perhapur ne te gjirha vendet e botes kush ka qef qe te nifet dhe te martohet me qe nuk kan mundesi apo fat me mir te thuash qe te martohen vet ather keta njerz shkojn ne angjensi edhe nepermjet saj martohen ata nuk i paguajn pare femres por angjensis qe i ben te mujshme njoftimet.

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
L - N
Sat Nov 07 2009, 11:58am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Asht dica normale me ra ne dashni njiri e me marr me deshir te vet, un s'besoj se ka hapsine per paragjykime apo per gjykim t'bazum ne rrac, pamvarsisht se jam krenar e nuk shof asnji problem me rrespektu e me dasht ne maksimum rracen teme, por edhe ne te njajten kohe s'menoj se ka hapsine me fut kush hunt ne deshira dhe zgjelljet personale te individid.

Gjithsesi ca nuk kuptoj, e ca nuk pelqej, asht se si asht e mujtun, e si pranohet prej atyne prinve dhe shoqnis tone shitja e femnave mes Shqiptarve apo me te hujt, si me ken bagti. Menoj se koha e mesjets me i dhan vajzat e grate per martese si bagtit ka skadu e s'ka kuptim se jena njerz e gzojm njenja baraziet t'pashmangshme.

Po ashtu edhe trafikun e femnave te varfna dhe beqaresha nen trysnin e varfnise, kodit moral se pranoj as si pshtim e as si zgillje, perkunrazi per vedi e gjej si veprim krejt te prapametun e t'pashpres per tana palt por mi tana hum femna qi tregtohet me te nen presion te familjeve, tregtarve "Agjensive" apo nen presion te shoqonis me te than menja se jan psikopate e rrezik per shoqnin tana beqareshat qi ju kalon koha qi shofin te arsyushme fisi, kojshija e shoqnija e varrosun ne injoranc.

Kurse per vargmalin ci ka hap emen C'shqiptarizmi i Shkodres nuk besoj se asht c'Shqiptarizu Shkodra vetem per kto 8 000 femna qi ja u ka cu peshqesh ne Serbi Serbve, Shkodra bashk me tan Shqipnin asht pa c'Shqiptarizu qysh se mahet men tuj ja fillu me Rrom, Turqi, Komunizem e po vazhdon edhe sot.

SA SOT PERSONALISHT besoj se ke ma shum ish GJAK Shqiptare qi jan asimilu ne Turq-Grek-Arab e Italian se ka krejt popullsi autoktone sot ne territoret e Ballkanit ne territore ku jetojn Shqiptare, qi i thrrasin vedit ala Shqiptare sot.

Shqipari asht pa C'shqiptarizu jo se ash martu me te hujt por ma shum prej pares, fese e si rrezultat emigrimit qysh se mahet men.

Harron zotnia jote por ner shekuj si Shkodran e si Shqiptar jena martu me te huja si princ si te varfen me kojshi e me pushtus e me armiq biles ne koh te lufts.

Nejse c'Shqiptarizmi ma i madh per ne sot ka ken ai i mas vitit 1990 ku Shqiptari furrnizovi rrugt e Europs me prostituta Shqiptare pa perjashtim te cdo rrangu me motra, gra, fmi etj etj.

Nejse duhet me pranu se fenomeni i trafikut njerzor pa deshiren e mirfillt te femnes shqiptare por nen presion te zakoneve te epoks te bronxit prej fmiljes, fisit e shoqnise asht krim qi bahet femnes sot ma shum se cShqiptarizem. S'flas e s'kam te drejt me fole per deshira t'mirfillta te njerzve kushdo qoshin ata kur bahet fjale per zgjelljet e tyne sepse s'kam te drejt hic.




[ Edited Sat Nov 07 2009, 12:02pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
cherry-girl
Sat Nov 07 2009, 12:06pm
Qershi Shkodret

Registered Member #3130
Joined: Sun Jul 05 2009, 07:25pm

Posts: 7264
Vargmali ka shkruar:

lissandro ka shkruar:

Sebesoj se ja vlen me u marr me ket postim, duke marr parasysh se jetojm ne shekullin e njizetenjit e Gjith bota esht drejt globalizimit. keshtu qe edhe shqiperia nuk ka se nga shkon hapitem pse i vini re keto ngjarje kur mashkujt shqiptar martohen me te huaja, apo tek ne gjithmon ekziston qe te shprehemi mos ban qa baj un por cfar te thom un, pa martohen me grek e me turq me italjan e anglez, te martohen me ke te ken qef deri saqe jetojn dhe pranojn qe jan nen nje shtet demokratik do thot te kesh liri veprimi individual e jo duke marr pelqimin e sa mijrave shtetasve te tjer per jeten tende private.
Besoj se do na duhen edhe 50 vjet te tjera qe te kuptojm dhe ta respektojm jeten private te atij tjetrit qe tek ne shqiptart nuk ekziston as 10%.


z.Lissandro gaboni. Kjo nuk asht nje ceshtje e "jetes private", dhe zgjidhjes te lirshme. Kjo asht nje ceshtje "tregu" nga agjensi serbe, te cilat blejn vajza shqiptare dhe i martojn me serbe.


un jam me mendimin tan vargmali,,biles me ban shum pershtypje si kerkojn ato nuse shqiptare ne nje koh qe i urrejn shqiptart ne kulm,,,ndrysh asht nqse ato bijn ne dashni por kjo menyr sinqerisht qe me len me dyshu,,ndoshta skam arsye ,,por nuk e di pse.



Back to top
Ultra-Shkodrane
Sun Apr 25 2010, 10:45am
Registered Member #3169
Joined: Sat Jul 18 2009, 05:40pm

Posts: 106
M'jen marre kur e lexaj ja ma kur mendaj se sa poshte kane ra Shqiptart ne injoranc.
Back to top
::bud::
Sun Apr 25 2010, 11:01am



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Ultra-Shkodrane ka shkruar:

M'jen marre kur e lexaj ja ma kur mendaj se sa poshte kane ra Shqiptart ne injoranc.



Ultra-Shkodrane kur rame posht na? Na aty kena kene gjithmone?
Back to top
Ultra-Shkodrane
Sun Apr 25 2010, 11:14am
Registered Member #3169
Joined: Sat Jul 18 2009, 05:40pm

Posts: 106
::bud:: ka shkruar:

Ultra-Shkodrane ka shkruar:

M'jen marre kur e lexaj ja ma kur mendaj se sa poshte kane ra Shqiptart ne injoranc.



Ultra-Shkodrane kur rame posht na? Na aty kena kene gjithmone?



Ja mar kaq posht sasht ndi najhere, nuk e mohaj se shum jane asimilu edhe perpara par me dhan vajzen e shpirtit te serbi, kja saht pa ndajhere perpara. Edhe sat qi Serbt deshtne me na shi prej hartet ne Kosove, marre e turpi zatit
Back to top
::bud::
Sun Apr 25 2010, 11:18am



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
A dona me hi ne evrope Ultra-Shkodrane?
Back to top
belgium
Thu Jul 15 2010, 09:34am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Ultra-Shkodrane ka shkruar:

::bud:: ka shkruar:

Ultra-Shkodrane ka shkruar:

M'jen marre kur e lexaj ja ma kur mendaj se sa poshte kane ra Shqiptart ne injoranc.



Ultra-Shkodrane kur rame posht na? Na aty kena kene gjithmone?



Ja mar kaq posht sasht ndi najhere, nuk e mohaj se shum jane asimilu edhe perpara par me dhan vajzen e shpirtit te serbi, kja saht pa ndajhere perpara. Edhe sat qi Serbt deshtne me na shi prej hartet ne Kosove, marre e turpi zatit


sa vjece je ti maj 95 aaa???qe po thu s asht ndi noj he r..po asht ndi dhe asht perjetu bashkim ciftesh mes shkodranve/neve serbve, malazezve edhe ne kohen ehershme dhe ps ejo edhe gjat diktaturs ka pas raste..po tash qe pe rhir te intersave te emigrantve po martohen peper evrop ps ejo edhe m eplaka dhe bullic ame moshe deri ne 10-15vjet grat ma te mdhaja se meshkujt per ca?/vetem me perfitu nji cop leje qendrimi ne belgjik, itali, gjermani, ectr e ctraaa..
e ne gjendjen civile shkoder figurojn me qindra kompozime nderetnike ku kan mbet te pa ndryshume..e ju shikjoni nji seriozitet ku keto agjenci po bashkojn pe rme hap jet normale ejo interesa sic ka ne fenomene evropiane ku shkodrani eshkodranja po humb kohen deri ne 5vjet kur arrin finalen me u dhan nji leje qendrimi ..e ju them leni rehat bashkimet e ketyre njerezve ne pun te vet se sju pyt ju kush ....
keni ne shkoder me qindra familje podgoricane q ekajn marr vajzat ma te mir ae dyrv ema te vjetr ate shkodres ku keto familje fisnike ekajn edhe sot pe rnder e ma sjepni komente injorance se vetem uren ebunes deri dje keni njoft e sot keni fillu me hap syt fal fatkeqsis komtare atij emigrim(mos pasje buk n bark)s e kush prej qefit se la shkodren..
e keto lidhje jan origjinale ma shum s einteresat tuja atje ku ju jeni sot..
Back to top
guest
Sun Jul 18 2010, 09:52pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
::bud:: ka shkruar:

Ultra-Shkodrane ka shkruar:

M'jen marre kur e lexaj ja ma kur mendaj se sa poshte kane ra Shqiptart ne injoranc.



Ultra-Shkodrane kur rame posht na? Na aty kena kene gjithmone?


jo tan shqiptart por disa. psh kta martesat jane nga halli qe ka lidhje me injorancen e dy paleve. kta shqiptaret se jane te shkollume me 8 klas shkolle e te emancipume dhe shkojn e martohen me serb edhe ndrrojn emna e punojn token si kafshe, po ka edhe shqiptare tjera qe jane shkollu mir dhe qe e respektojn vedin edhe kan arrit me ken dikush ne jete qe nuk varen nga familja me i martu sa me i hjek prej shpijet. martesat ne baze te interesit ekonomik jane fatkeqsi per kedo qe e ban, ma mir fukara e vetem tan jeten se me u ba sllav... ashtu skllav edhe me ba fmi me nje qe te sheh si prone.


Back to top
guest
Sun Jul 18 2010, 09:54pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
gjithmone kta tema kan me nxit debat dhe ma mir asht me i fshi se kan me kalu ne ofendime direkte mes antarve.



[ Edited Sun Jul 18 2010, 09:58pm ]


Back to top
lissandro
Sun Jul 18 2010, 09:56pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
HAHAHAHAH OPA EC PERPARAN SHQIPTARIZEM Globalizem

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
guest
Sun Jul 18 2010, 10:01pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
edhe na do t'i kalojm kta qe ka kalu dhe po kalojn kta vendet e zhvillume. ktu ata femna qe jane kqija me u pa dhe nga familje te shthuruna martohen me te huj nga te gjitha rracat e ngjyrat. cdo shoqni ka shtresa te ndryshme.


Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2546 sec, 0.0913 of that for queries. DB queries: 54. Memory Usage: 2,896kB