Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Figuara të Ndritura Kombetare
 
<< Previous thread | Next thread >>
Faik Konica
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Fri Nov 13 2009, 01:36pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Faik Konica





Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, F.Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike. I lindur në Konicë, më 15 mars 1875 në një familje të vjetër feudale mësimet e para ai i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën "Albania", kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë. Më 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SH.B.A. ku drejton gazetën "Dielli" edhe më pas gazetën "Trumpeta e Krujës". Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në SH.B.A., do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë. Në 1921 u kthye në SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatës "Vatra", po ndërkaq në vitet 20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikës". Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SH.B.A. Vdiq në Uashington në 14 dhjetor 1942.


Marre nga : trokit ketu
trokit ketu

GREKËT DHE ÇAMËT SIPAS FAIK KONICËS

Autori i Lajmit: Nga Faik Konica

Prej disa kohësh ndërmjet Italisë e Greqisë po zhvillohet për Shqipërinë një përleshje paraprake me fjalë, që mund të jetë pragu i një konflikti të armatosur. Italia ngre çështjen se Greqia mbante një pjesë të madhe territori që i përket Shqiperise, ndërsa Greqia e mohon me zë të larte këtë pretendim. Shume amerikanëve u është dukur e çuditëshme që, ndërsa zëri i italianëve dhe grekëve dëgjohej, nuk ndihej zëri i pavarur i Shqipërise. Porse a nuk ka thëne njëherë nje autor anglez se një nga karakteristikat e shqiptarëve është se ata jane të "paartikuluar" ?

Kërkesave të përsëritura une iu jam përgjigjur se nuk e kisha gjë për te thene, ndersa atyre miqve amerikane, të cilëve ndjenjat e tyre dashamirëse u japin të drejtën të më pyesin përse ashtu, u jam përgjigjur se më kishte ardhur gjithcka në majë të hundës dhe se kisha vendosur që këtej e tutje të mbetesha një spektator i thjeshtë i tragjedive dhe i farsave të botës. Por tani është një grup atdhetarësh shqiptarë që më kerkon të bëj një deklaratë. Këta miq shqiptarë dinë për mua disa gjëra që miqtë e mi amerikanë nuk i dinë. Ata e dinë se une kam lindur në zonën kufitare shqiptaro-greke që bën pjesë në krahinen e vënë në diskutim, kështu që trojet ku unë kam luajtur si fëmijë janë fushat e betejave të ardhshme; ata mendojnë se askush tjetër më mirë se unë nuk e njeh historinë e kësaj krahine dhe ata më permendin vazhdimisht se si drejtues i rinisë, unë njëherë e një kohë kam qenë mbrojtës i palodhur i tërësisë tokësore të Shqipërisë. Prandaj ndonëse me lëkundje, vendosa të thyej heshtjen dhe ti paraqes popullit amerikan disa fakte të kontrollueshme rreth sfondit historik të konfliktit që po vjen rrotull.

Sic dihet nga të gjithë, në periudhën e lashtë shqiptarët quheshin ilirë. Rajoni i diskutueshëm në lashtësi njihej si Iliria e jugut dhe më vonë është quajtur Shqipëria e Jugut, ndërsa grekërit kanë vendosur ta quajnë Epir, një emër që do të thotë "kontinent" dhe ne zanafillë përdorej për këtë rajon nga banorët e ishujve të vegjël përtej bregut të Shqipërisë, po ashtu si peshkatarët e ishujve Bahamas do ta quanin Floridën "kontinenti" , me një emër që nuk ka asnjë lidhje me kombësinë e popujve që banojnë në kontinentin në fjalë. Ky rajon gjatë afër pesë shekujve të sundimit turk përbënte vilajetin ose provincen e Janinës, me qytetin e Janinës si kryeqendër.

Jo vetëm që ky rajon ka qenë gjithmonë shqiptar nga gjuha edhe kombësia, por kufinjtë e fiseve ilire shkonin shumë larg përtej. Madje, edhe ishujt Jonianë kanë qenë kryesisht ilire. Në një libër të famshëm që e njohin mirë studiuesit, "Fjalor i antikiteteve klasike" të Lybkerit, tek artikulli për Kërkyrën (Korfuzin) vihet në dukje se ai ishull "në zanafillë banohej nga ilirët". Kurse ata që do të marrin mundimin të lexojnë veprën e studiuesit të njohur suedez, Martin P. Nilson, botuar ne Lund me 1909 me titullin "Studime mbi historinë e Epirit të Lashtë", do të shërohen nga prirje për të menduar se Epiri ka qenë ndonjëherë grek. Ky rajon e ka ruajtur natyrën e vet ilire të pandryshuar. Deri dhe kaq vonë sa i bie në shekullin e dhjetë të erës sonë, perandori i Bizantit Leoni i Mencuri, në një nga librat e tij përmend faktin që "banorët e Epirit janë shqiptarë". Pak nga pak depërtimet greke nisën të ndiheshin në disa pjesë të këtij rajoni. Se si u bënë të mundshme këto depërtime, ne e dimë nga disa autoritete të dorës së parë.

(II)

Në gjysmën e dytë të shekullit të katërmbëdhjetë, Janinën e qeveriste një princ bizantin (ose një despot, sic e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Këtij Thanasi i hipi në kokë ideja e bukur për të vrarë gjithë shqiptarët. Ju mund të dyshoni se mos këto ngjarje janë nxjerrë nga ndonjë legjendë shqiptare e shtrembëruar ose nga ndonjë fletushkë propagandistike italiane. Aspak. Autoriteti që na e njofton këtë mizori është nje grek besimtar dhe i ndershëm, Mihail Dukas, pjesëtar i Shtëpisë perandorake bizantine me po atë emër, kronika e të cilit përfshihet në koleksionin e madh të historianëve bizantinë, që ndodhet në Bon dhe mund ta studiojë çdo studiues. Me neveri dhe mosmiratim Dukasi njofton të gjitha egërsitë dhe vrasjet që ka bërë Thanasi kundër popullsisë shqiptare të Janinës. Sic thotë Dukasi, një nga lojrat e tyre të parapëlqyera ishte tu priste hundët ose pjesë të tjera shqiptarëve dhe ti linte të vdisnin në agoni. Disa krerë feudalë shqiptarë e kërcënuan Thanasin me një ekspeditë ndëshkimore, nëse ai nuk do ti ndërpriste krimet kundër shqiptarëve. Thanasi u përmbajt një farë kohe dhe martoi vajzën e vet me princin më të fuqishëm të asaj kohe, me Gjin Shpatën. Pas njëfarë periudhe, Thanasi i nisi përsëri përndjekjet, madje edhe më të egra se më pare. Sic shkruan Mihail Dukasi, ndersa Gjin Shpata mblodhi nje ushtri dhe e rrethoi Janinën, kryeqytetin e vjehrrit të vet, Thanasi çdo ditë nën flamurin e armëpushimit i dërgonte Shpatës një shportë me sy të nxjerrë nga kokat e shqiptarëve fatkeqë dhe kjo dhuratë e kobshme vazhdoi derisa u hoq rrethimi.

Sic e thotë historiani, ambicja e Thanasit ishte të fitonte nofkën e Albanoktonos që do të thote Shqiptarovrasës. Dukasi shton se despotit i pëlqenin shumë të huajt dhe të jashtmit, prandaj pati sjellë shume prej tyre në qytet. Së fundi thuhet me marifet se Thanasi ia doli mbanë "të zbrazte" Janinën nga banorët e rrënjës. Natyrisht zor se mund të shpikte një metode më të efektshme për të ndryshuar përberjen etnike të një vendi, porse "të drejta" të krijuara në këtë mënyrë, ta themi në folmen më të butë, janë të një cilësie të dyshimtë. Krimet e përshkruara nga Mihail Dukasi kanë ndodhur më 1380 dhe në pak vite më parë.

Pas pesedhjetë vjetësh, më sakte më 1431, një ushtri e fortë osmane erdhi me gjemime te portat e Janinës, e cila ndërkaq ishte ripopulluar me të ardhur, dhe me një sulm qyteti u pushtua. Eshtë për tu shënuar fakti se, pasi i bënë një mbikqyrje krahinës, turqit e klasifikuan atë si pjesë të Shqipërisë. Por ka edhe dicka më domethënëse dhe krejt të pakundërshtueshme. Turqit bënë një regjistrim të kujdesshëm të qyteteve e të fshatrave dhe emrat e këtyre vendeve kanë dalë më pas në botimet zyrtare në trajtat e tyre shqip e jo greke. Për shembull, le të marrim rastësisht dy emra, dy qendrat e quajtura shqip Delvina dhe Grevena. Ato janë regjistruar përkatesisht Dhelvinon dhe Grebene. Turqit e hershëm kanë qenë të përpiktë me hollësi të madhe për shënimin e emrave të vendeve, duke parapëlqyer gjithmonë trajtat e mirëfillta popullore. Për shembull, pas rrethimit të parë të Vjenës, turqit nisën ta shkruanin Wian me një A të gjatë, që është trajta e vërtetë popullore dhe sa kohë zgjati Perandoria Osmane, ata iu përmbajtën kësaj trajte, duke flakur trajtën artificiale Wien. Në traktatin e Ajzenburgut të nënshkruar me 1664 ndërmjet Turqisë dhe Perandorisë Romake të Shenjtë e të hartuar turqisht e latinisht, kur numërohen titujt e perandorit Habsburg, teksti latin e quan atë mbret të Bohemisë, porse në tekstin turqisht turqit kanë ngulur këmbë për ta thënë mbreti i çekëve.

(III)

Pushtimi turk solli një ndryshim të rëndësishëm në jetën e Shqipërisë. Për arsye që janë tepër të gjata për ti shtjelluar këtu, shumë shqiptarë e lanë krishtërimin dhe u bënë muslimane, e kjo lëvizje vijoi për dy shekuj, derisa rreth 65 % e popullsisë u bë muslimane, pjesa tjeter mbeti e krishterë, në veri si besimtarë të kishës Perendimore e ne Jug të asaj Lindore, që shpesh quhet gabimisht kisha greke. Meqë në kishën e dytë shërbesat bëhen greqisht dhe kleri është në pjesën më të madhe grek, u krijua mundesia për grekërit që të shkombëtarizonin shqiptarët duke e persosur kishën si mjet të propagandës.

Një faktor tjetër ka qenë ardhja tinzare e banorëve që flisnin greqisht, shpesh të favorizuar me budallallëk nga pronarët shqiptarë, të cilët kishin nevojë për bujq për të zëvendësuar shqiptarët që iknin në luftërat e pafund të Perandorisë Osmane. Ngritja e Greqisë si shtet i pavarur i dha një shtysë të fuqishme propagandës greke. Tashmë grekërit nisën haptas të shpallnin se çdo besimtar i kishës Lindore, pavarësisht nga gjuha dhe kombësia, ishte grek.

Një nga marifetet më të padëgjuara të grekërve ka qenë dhënia e ryshfeteve zyrtarëve të lartë në Stamboll për të nxjerrë një ferman që të ndalonte qarkullimin apo mbajtjen e librave shqip. U quajt një veprim i dënueshëm, madje edhe po të mbaje libra kaq të padëmshëm si gramatika ose aritmetika, po të ishin shkruar shqip. Grekërit ranë madje edhe më poshtë, nuk e kishin për gjë të kallzonin atdhetarët shqiptarë të ndershëm si rebelë dhe bënin që ata ti degdisnin në burgje të largëta.

(IV)

Pas luftërave ballkanike Turqia Evropjane u copëtua dhe Fuqitë e Mëdha nuk mund ta injoronin ekzistencën e kombësisë më të lashtë të gadishullit. Shqipëria u bë shtet, por u rrëgjua në një të katërtën e madhësisë së vet natyrore. Dikush mund ta mendonte se pas kësaj do të ishin të kënaqur dhe do të rrinin urtë, se do të përpiqeshin po të ishte e mundur të zhvillonin marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me pjesën që mbetej të Shqipërisë. Mirëpo ndodhi e kundërta. Duke përfituar nga fakti që Turqia një vit më parë i kishte çarmatosur plotësisht shqiptarët, një ushtri me grekër e organizuar e maskuar si njerez civilë, vërshoi mbi gjithë Shqipërinë dhe nisi të djegë e të vrasë gjithçka i dilte përpara. Në Shqipëri në atë kohë kanë qenë në qendër të këtyre krimeve të organizuara dy dëshmitarë të huaj: autorja e njohur angleze Meri Edit Durham dhe një korrespondent gjerman. Të dy ata u tmerruan dhe u morën vesh qe tia bënin të njohur të gjithë botës çdo gjë që ta e quanin si një nga krimet më të mëdha të organizuara të të gjithë kohërave. Për fat të keq, plasi Lufta Botërore dhe e tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Por me 1920, me titullin "Njëzet vjet ngatërresa ballkanike" Mis Durham botoi një libër, ku një kapitull i plotë u kushtohet njoftimeve për këto masakra. Kushdo që deshiron ta kuptojë konfliktin e sotëm nuk mund të bëjë pa e parë këtë libër.

Pas Luftës Botërore, Greqia ua ndaloi shqiptarëve të kishin shkollat e tyre në Greqi dhe vijoi punën e saj për të eleminuar elementin shqiptar me çfarëdo mjeti. Një rast i rrallë iu paraqit grekërve nga Traktati i Lozanës, i cili nxiti shkëmbimin e familjeve turke me ato greke. Siç e kam thënë më sipër, një shumicë shqiptarësh disa shekuj më parë e lanë krishtërimin dhe u bënë muslimanë, por ata i ruajtën gjuhën dhe traditat kombëtare dhe kurrë nuk kane mësuar turqishten. Mashtrimi i grekërve kishte për qëllim që ti paraqiste si turq shumë muslimanë shqiptarë dhe ti dërgonte me anije në thellësinë e Azisë së Vogël, duke i bërë objekt shkëmbimi. Kjo është njësoj sikur të syrgjynosësh, irlandezët në Poloni, duke u nisur nga fakti se edhe irlandezët edhe polakët jane katolikë edhe prandaj qenkan të një kombësie. Komisioni Ndërkombëtar për shkëmbimin e popullsisë e zbuloi mashtrimin në pak raste dhe e ndaloi, por shumë herë të tjera atij ia hodhën me mjeshtëri.

Po të shqyrtohen dëshmitë e vjetra për gjendjen e kombësisë në viset e ndryshme të rajonit të diskutuar, habitesh me ndryshimet që janë bërë nëpërmjet dredhive dhe mashtrimeve të organizura. Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë një anëtar i kishës së Anglisë me emrin Stjuart Hjuz, ka bërë një udhëtim nëpër Shqipëri dhe ka lënë shënime për vëzhgimet e veta, ka vizituar dhe qytetin tim të lindjes Konicën, një vend i lashtë i cili mendohet nga disa studjues si Pukëvili se ka qenë në mesjetën e hershme kryeqyteti i Ilirisë Jugore. (Emri i vendit tingëllon në mënyrë të çuditshme si prusjan, por kjo vjen ngaqë po ai ndikim sllav mbi toponiminë ka vepruar në Prusi, ashtu edhe në Shqipëri). Hjuzi ka shënuar se Konica kishte 800 shtëpi, nga të cilat 600 ishin shqiptare dhe 200 greke. Ku jane këta 75 % shqiptarë sot?

Megjithatë, në rajonin e diskutuar ka një krahinë të gjerë, qëndresa e pa trembur e së cilës i ka kapërcyer të gjitha format e organizuara të vrasjeve, mashtrimeve dhe grabitjeve. Kjo është camëria, të cilen grekërit e shtrembërojnë në Camuria. (Nuk u ve faj grekërve për këtë shtrembërim që vjen nga paaftësia e alfabetit grek për të riprodhuar gjithe tingujt e gjuhës shqipe dhe të shumë gjuhëve të tjera për këtë çështje). I ndjeri senator Kabot Loxh (Cabot Lodge) në shtypin grek dilte gjithmonë me emrin Kampot Lone. Popullsia e Çamërise tani vonë në 1913 ka qenë 96 % shqiptare. Ky perpjestim tani është ulur me akte dhune dhe une mund të sjell si shembull shumë punëtorë, që derdhin djersën në fabrikat e Amerikës, të cilët i kanë pasur prindërit pronarë të lulëzuar në Çamëri më pak se një vit më parë. E megjithatë, në kundërshtim me gjithë këtë përndjekje ende shqiptarët përbëjnë 80 % të popullsisë së Çamërisë.

(V)

Ndërsa tani Italia është gati të ndërhyjë duke na shpallur si qëllim se kërkon të vërë në vend demet qe i janë shkaktuar kombit shqiptar dhe të rivendosëe kufinjtë natyrore e historikë të Shqipërisë. Eshtë e arsyeshme që të presësh nga çdo shqiptar i vërtetë se do të jetë i pakënaqur nga ky veprim. Por ndonje mund të kundershtojë se megjithë metodat e dënueshme të përdorura nga grekerit ata kane arritur që ta përmbysin gjendjen e kombësive në shume vise të rajonit të diskutuar, kështu që të ndreqet një padrejtësi e vjetër me një padrejtësi të re nuk tingellon aq mire. Për këtë une do të përgjigjesha se nuk mund të ketë një akt ligjor që të përligjë krimet e organizuara e të vazhdueshme.
Por, ka dhe më. Shumë larg nga Shqipëria historike, në Greqine e brendshme ka pothuaj një milion shqiptarë, gati gjysma e të cilëve ende e flet gjuhen e vet të lashtë. Këta njerëz kanë nje mall ideal për Shqipërinë dhe në të kaluarën kanë nxjerrë deshmorë të cështjes shqiptare. Ata mund të shkëmbeheshin me grekërit e rajonit të diskutuar dhe më së fundi të gjithë do të ishin të kënaqur. Porse siç pohojne grekërit, Italia kërkon të arrijë qëllimet e veta duke zgjeruar kufijtë e Shqipërisë. Une pajtohem me këtë plotësisht, por me duhet të shtoj se ky pohim nuk ka peshë dhe është thjesht një përpjekje për ti bërë bisht çështjes. çështja është qe një herë dhe a ka qenë gjithmonë pjesë përbërëse e Shqipërisë ish-krahina turke e Janinës? Në qoftë se kjo është e vërtetë, a mund të bjerë poshtë automatikisht kjo e vërtetë vetëm e vetëm sepse e thonë edhe italianët? Fakti është i qartë, se Italia ka këtu një perligje të mirë e të fortë, sepse rastis që kërkesat e saj përputhen me një akt të vonuar drejtësie kundër Shqipërisë. Po ndodh që një herë perënditë hakmarrëse janë në anën e legjioneve të Cezarit.

New York Times, Gusht 1940



Ky lajm është publikuar: 13/11/2009

2001-2004 Ballkan.com


[ Edited Mon Dec 20 2010, 05:05pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Mar 16 2010, 09:57am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Përkujtohet 135-vjetori i lindjes së publicistit, kritikut letrar dhe veprimtarit të shquar politik

Konica, përfaqësues i shquar i lëvizjes politike e kulturore

Faik Konica, në 135-vjetorin e lindjes së tij (15 Mars 1875) përkujtohet si një nga përfaqësuesit më të shquar të lëvizjes politike dhe kulturore shqiptare. Publicist, kritik letrar dhe veprimtar politik, ai gjatë të gjithë veprimtarisë së tij, la gjurmë të gjithanshme e të thella në lëvizjen kombëtare, politike, ideore dhe kulturore shqiptare. Njohja e veprës shumëplanëshe të Konicës, i ngjan një aisbergu, të cilit mund t'i shohim vetëm majën, pa ditur se çfarë fshihet nën ujë. Gjatë viteve 1925-1939, Konica shpalosi një publicistikë pjellore dhe ekspresive, duke iu kushtuar kryesisht kritikës politike dhe shoqërore. Me veprimtarinë e tij, ai iu përkushtua sa lëvizjes kombëtare po aq dhe lëvizjes demokratike për një qytetërim perëndimor të Shqipërisë. Si i tillë, Konica mund të kuptohej dhe interpretohej drejt vetëm në klimën e një shoqërie pluraliste. Eshtë edhe kjo një nga arsyet e interesimit të thellë që ka ngjallur vepra e Konicës në ditët e sotme.

Idetë dhe veprimtaria e Konicës

Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit të vitit 1924, ku Faik Konica dha kontributin e tij, ai do të paraqiste një alternativë të caktuar të zhvillimeve të ardhshme demokratike në vend. Kështu, Konica rrugën e zhvillimit demokratik e pa në alternativën e shndërrimeve, të reformave të njëpasnjëshme, në kuadrin e rritjes së pjekurisë politike të popullit shqiptar dhe të klasës drejtuese të tij. Ai ishte i bindur se, reformat duhej të ishin në kufirin e liberalizmës, se i vetmi shpëtim i kombit tonë ishte zhvillimi i tij "për më tepër kuptim politik, më tepër dashuri për punë e rregull, më tepër butësi e bashkim". Duke shpalosur domosdoshmërinë e shkëmbimeve të mendimeve midis palëve kundërshtare, Konica lëshoi thirrjen "Janë ca raste historike kur zëri i partive dhe i kundërshtimeve duhet të pushojë përpara një interesi më të larte". Konica si ministër i shtetit shqiptar në SHBA ruajti autoritetin e këtij shteti, por asnjëherë nuk hoqi dorë nga shikimi kritik i realitetit të vendit të viteve 1925-1939. Ai goditi metodat për vendosjen e kontrollit të regjimit zogist në vend, burokracinë aq të dukshme, spekullimet e nëpunësve, gazetarët dhe redaktorët që i shërbenin parasë dhe jo idealeve demokratike. Një kritikë e tillë gjen vend në shkrimin "Shqipëria si m'u duk" botuar tek "Dielli" 1929.

Veprimtaria e Konicës


Roli i Konicës duhet parë edhe si pasurues i kulturës kombëtare, si publicist, si gjuhëtar e letrar, si historian, etnograf etj. Si historian, ai do të sillte ndihmesa të reja në pasurimin e tezave të autoktonisë së shqiptarëve, të trashëgimisë ilire të popullit tonë, të traditës së tij shtetformuese, të rolit të epopesë skënderbejane etj. Si "princi i gjuhës shqipe", ai do të jepte ndihmesë të madhe edhe në formimin e gjuhës letrare shqipe. Por është pikërisht problemi kombëtar, që ndikoi në parashtrimin prej tij të alternativave të veçanta për ecurinë dhe rrugët e zhvillimeve demokratike në Shqipëri në këto vite. Duke qenë shtet i gjymtuar përsa i përket tërësisë territoriale, Konica besonte se shqiptarët nuk e kishin atë liri që të provonin, që të bënin ndryshime për shkak të rrezikut të madh të jashtëm.

Në vitet 1925-1939, ai do i kushtonte përsëri vëmendje çështjes së feve dhe klerit në Shqipëri, raporteve të tyre me shtetin dhe rolin e tyre si fe dhe jo si "axhensi politike". Me vlerë të posaçme është vlerësimi që i bën ai rolit të shqiptarëve katolikë në lëvizjen kombëtare shqiptare. Bashkëkohësit e Konicës, miq dhe kundërshtarë, do ta vlerësonin lart personalitetin për potencialin dhe rrezatimin e tij në kulturën shqiptare. Në lëmin e krijmtarisë së mirëfilltë letrare penës së Faik Konicës i përkasin disa proza poetike, të cilat karakterizohen nga kulti i formës së kulluar artistike. Por vepra letrare artistike më e rëndësishme është novela ,"Doktor Gjilpëra që zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit" botuar si nënfletë në gazetën "Dielli". Në të kritikoi prapambetjen e jetës shoqërore dhe shpirtërore të vendit. Faik Konica ishte gjithashtu një nga nismëtarët e kritikës letrare. Ai vuri në dukje përparimin e poezisë shqiptare në veprën e Naimit dhe të De Radës, çmoi Asdrenin, Çajupin etj. Faik Konica la edhe përkthime mes të cilave disa përralla nga "Njëmijë e një netë", që u botuan në librin "Nën hijen e hurmave".

© Copyright 2005 Rilindja Demokratike
trokit ketu


[ Edited Tue Mar 16 2010, 09:57am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Apr 11 2010, 12:49pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ditet e fundit te Konices, zbulohen dokumentet e reja ne arkivat amerikane

(Dërguar më: 11/04/10) Agron Alibali

Mbrëmjen e 15 dhjetorit 1942, në ora 19:30, në zyrën e shefit të FBI-së, z. J.Edgar Hoover në Washington DC, mbërriti një telefonatë krejt e papritur. Thirrësi, një individ me shumë tituj, identiteti i të cilit mbahet ende i fshehtë në arkivat amerikane, informonte se Faik Konica atë ditë ishte gjendur i vdekur në banesën e vet në kryeqytetin amerikan. Informatori, më tej deklaronte se "kishte marrë informacion se disa persona të panjohur po largonin sende personale të Konicës nga shtëpia pa kryer formalitetet e duhura". Ai tha se ishte munduar të kontaktonte Departamentin e Shtetit, por përpjekjet e tij "nuk kishin pasur sukses". Për këtë arsye, ai kërkonte nga FBI-ja që "të ndërhynte për të ndaluar këto veprime". Zyrtari që priti telefonatën dhe mbajti shënim kërkesën e veçantë, u përgjigj me mirësjellje se "Byroja nuk kishte juridiksion në çështje të tilla ". Ishte mbyllur mbrëmjen e 14 dhjetorit ose mëngjesin e 15 dhjetorit 1942 jeta e Faik Konicës, e njërit prej rilindësve të kombit e themeluesve të shtetit modern shqiptar, e një personaliteti me dije dhe kulturë të jashtëzakonshme, e gjuhëtarit dhe letrarit të rrallë, e njërit ndër diplomatët më të shquar që patën punuar ndonjëherë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e njërit prej udhëheqësve më të mëdhenj të diasporave shqiptare në Evropë e SHBA - themelues i VATRA-s dhe kryeredaktor i "Diellit", e botuesit dhe redaktorit të revistës së famshme "Albania" etj. Vdekja e Faik Konicës ndodhte pikërisht 4 ditë pas deklaratës historike të 10 dhjetorit 1942 të Sekretarit amerikan të Shtetit, Cordel Hull, në mbështetje të pavarësisë dhe integritetit të Shqipërisë së çliruar. Sikurse do të rrëfehet nga dokumentet e paraqitura më poshtë, një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë deklaratë do të jepnin vetë Fan Noli dhe Faik Konica, të cilët kishin qenë në kontakte të vazhdueshme dhe bashkëpunim të ngushtë me qeverinë amerikane në lidhje me çështjet shqiptare. Mirëpo, sikurse do të shpjegohet një herë tjetër, vdekja e Faikut do të shënonte edhe mbylljen e dosjes hetimore ndaj tij të hapur rreth dy vjet më parë nga një krah tjetër i administratës amerikane, më saktë nga FBI-ja. Nga kjo dosje, edhe pse e hollë, mësojmë të dhëna të tjera për dy vitet e fundit të jetës së burrit të shtetit dhe diplomatit të shquar shqiptar. Dhe së fundi, vdekja e papritur e Konicës do të hapte një plagë ende sot të pambyllur të trashëgimisë historike e kulturore të kombit shqiptar - atë të amanetit të papërmbushur të Faik Konicës, që biblioteka dhe letrat e tij t'i mbeteshin në trashëgim e ruajtje Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.

Konica u largua kur çështja shqiptare ndodhej midis njërit prej udhëkryqeve të veta më të vështira. E pushtuar nga Italia fashiste, Shqipëria kishte humbur sovranitetin dhe personalitetin e vet juridik si subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Lufta italo-greke papritmas e kishte vënë edhe më shumë në rrezik tërësinë tokësore të vendit, duke ringjallur pretendimet absurde territoriale të fqinjëve, të mbështetura edhe nga Anglia. Ditët e fundit të jetës së Konicës ishin kësisoj ditë me intensitet të jashtëzakonshëm.

Me një energji, këmbëngulje dhe qartësi të rrallë, Konica me Nolin po luftonin sërish, si dikur në Boston më 1912-ën kur themeluan VATREN, për të shpëtuar atdheun në rrezik. Sipas tyre (i) Shqipëria ishte sërish në rrezik copëtimi për shkak të intrigave të fqinjëve të saj, ku kësaj radhe po përfshihej edhe Londra; (ii) rreziku shtohej nga mungesa e përfaqësimit dhe nga përçarja midis vedit; dhe (iii) sikurse më 1919-ën në kohën e Presidentit Wilson shqiptarët, kudo ku ishin, shpresën e mbanin tek qëndrimi i Shteteve të Bashkuara. Në kushte tejet të koklavitura të fundit të vitit 1942, kur gjendja në Shqipëri ishte krejt e paqartë, patriotët shqiptarë - përfshirë Nolin dhe Konicën - panë shpresën tek mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kurse në lidhje me vazhdimësinë juridike të shtetit shqiptar, tek personaliteti dhe figura e Mbretit Zog. Ata kësisoj u bashkuan pa ngurrim pas Zogut pavarësisht nga rezervat, kontradiktat dhe përplasjet e jashtëzakonshme që kishin pasur me të më përpara. Mirëpo qëndrimi i pjekur i këtyre dy hommes d'etat, të cilët vinin mbi gjithçka interesat e Shqipërisë, ishte ballafaquar me kundërshtarë të rreptë të Mbretit Zog, në krye të të cilëve ishte vënë Kostandin Çekrezi, dikur mik dhe bashkëpunëtor i Nolit dhe Konicës, i cili, sikurse edhe ata, kishte studiuar në Universitetin e Harvardit dhe më 1942-in ishte kryetar i shoqatës së porsa-formuar në Amerikë "Shqipëria e Lirë". Shtetet e Bashkuara hynë zyrtarisht në Luftën e Dytë Botërore pas sulmit të Pearl Harbor-it më 7 dhjetor 1941. Kjo solli ndryshime të mëdha në administratën amerikane. Një prej tyre ishte ngritja e Zyrës së Shërbimeve Strategjike (OSS), pararendëse e CIA-s, e cila pati dy qëllime kryesore: (i) mbledhjen e informacionit të saktë; dhe (ii) nxitjen e lëvizjeve çlirimtare klandestine në Evropën e pushtuar, ku përfshihej angazhimi i amerikanëve me prejardhje nga ato vende. Ndërkohë që ngjarjet në Evropë po rrokulliseshin me shpejtësi, qeveria amerikane ndiqte me vëmendje zhvillimet në të gjitha teatrot e luftës, përfshirë Ballkanin me Shqipërinë.

Një ndër zhvillimet më interesante lidhur me Shqipërinë ishte përpjekja e OSS për të bashkuar diasporën shqiptare dhe për t'i dhënë mbështetje morale e ndihmë ushtarake forcave guerilase në terren. Kështu, "me 18 nëntor 1942 OSS ftoi përfaqësuesit e Vatra-s dhe Çekrezin për të diskutuar mënyrat për konsolidimin e aktivitetit të grupeve rivale në një këshill të përbashkët. "

Edhe 27 ditë

Në fakt, takimi u krye me 19 nëntor 1942 - d.m.th. njëzeteshtatë dit para vdekjes së Faikut - midis Faik Konicës e Fan Nolit nga një anë dhe Earl Brennan-it nga ana tjetër. Për Brennan nuk dihet shumë, përveçse ai, bashkë me njëfarë Philip Adams, ishin ndër zyrtarët e parë që u morën me çështje shqiptare tek OSS-it. Hollësitë e takimit na i jep vetë Konica në një letër dërguar Sekretarit Hull.

Shkruan Faiku:
1530 Sixteenth Street
Washington, D.C.
21 Nëntor 1943

Zotëri:
Peshkop Noli nga Bostoni, dikur kryetar i qeverisë së Shqipërisë, dhe unë u ftuam nga z. Earl Brennan i Zyrës së Shërbimeve Strategjike për një shkëmbim pikëpamjesh për gjendjen në Shqipëri. Në fund ne i dorëzuam z. Brennan një deklaratë, dy kopje të së cilës ndodhen bashkëngjitur për dijeninë tuaj.
Përfitoj nga rasti, Zotëri, t'ju përsëris siguritë e konsideratës time më të lartë.

Nënshkruar
Faik Konitza
Ish-Ministër i Shqipërisë
Shumë të përndershmit Cordell Hull
Sekretar i Shtetit i Shteteve të Bashkuara
Letra e Konicës, edhe pse e shkurtër, është model i komunikimit diplomatik. Aty ndjehet pesha e momentit historik, fryma e autoritetit - e shprehur nga citimi i funksioneve shtetërore të Nolit dhe të atij vetë; nevoja e unitetit: Konica e kishte kritikuar pafund qeverisjen e Nolit më 1924 dhe shpesh atë të Zogut më pas; e pra, tash, kur atdheu ishte në rrezik, ai ishte bashkuar sërish me mikun dhe bashkëluftëtarin e vet të kohës së Harvardit dhe të Vatrës, si dhe me vetë Ahmet Zogun, të cilin e njihte mjaft mirë.

Në këtë linjë është edhe Deklarata Noli-Konica, bashkëngjitur:

"Ne, të nënshkruarit, u ftuam prej njërës nga zyrat e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara në Washington për shkëmbim pikëpamjesh lidhur me mënyrën më të mirë për organizimin e një qeverie shqiptare në mërgim.

Gjatë bisedës ne theksuam këto pika:

1) Vetëm një front i bashkuar shqiptar që do të përfshinte të gjitha personalitetet e mundshme shqiptare do të kishte shans që të tërhiqte nga pas të gjithë popullin shqiptar dhe të ishte i dobishëm për Kombet e Bashkuara;
2) Mbreti Zog mbetet personaliteti shqiptar më i shquar që është gjallë (the foremost living Albanian personality), dhe përjashtimi i tij do t'a xhvishte lëvizjen e propozuar nga fuqia e saj;
3) Asnjë pjestar i këtij fronti të bashkuar nuk duhet të detyrohet të heqë dorë nga ideologjia e vet politike, por do të bashkëpunojë derisa integriteti territorial dhe pavarësia e Shqipërisë të sigurohen në Konferencën e Paqes; paskëtaj secili do të rifitojë lirinë e vet të veprimit;
4) "Qeveri të përkohëshme" si ajo e propozuar nga z. Çekrezi dhe shokët e tij do të ishin jo vetëm të padobishme, por edhe të dëmshme (ëorse than useless); ato nuk do të ndihmonin as Shqipërinë dhe as Kombet e Bashkuara, madje do të nxisnin më tej planet e atyre fqinjve që kanë deklaruar zyrtarisht se duan copëtimin e Shqipërisë; dhe
5) Ne mbetemi të gatshëm të bashkëpunojmë me gjithë zemër dhe në çdo kohë me qeverinë e Shteteve të Bashkuara.
Faik Konitza
† F. S. Noli
Washington, 19 nëntor 1942.

Ky dokument i rrallë tregon edhe njëherë thelbin e botëkuptimit politik të të dy gjigantëve të Rilindjes së kombit dhe shtetit shqiptar: Për ta, pavarësia e Shqipërisë, ruajtja e integritetit të saj territorial dhe mirëqenia e kombit ishin mbi gjithçka. Deri tash nuk e kemi në dorë raportin e Brennanit për takimin e 19 nëntorit. Gjithsesi, kontaktin me të Konica nuk e la me aq. Më 28 nëntor 1942, Sekretari i Shtetit, Cordell Hull bëri komentin e parë për Shqipërinë në një konferencë të zakonshme shtypi. Duke iu referuar "disa miqve të Shqipërisë në SHBA, që ishin të shqetësuar për të ardhmen e vendit", një gazetar e pyeti Sekretarin e Shtetit nëse kishte ndonjë koment për të bërë dhe sidomos, "nëse ai e konsideronte Shqipërinë si një ndër vendet që do të çliroheshin nga forcat aleate". Në një përgjigje të shpejtë (offhand), Sekretari tha se "të gjithë e mbajmë mend se si populli i pafajshëm dhe paqësor (non-offending) i Shqipërisë u pushtua dhe u zu (seized) nga ushtritë italiane në befasi dhe pa pretekstin më të vogël (remotest) dhe se njëfarë qeverie u vendos aty nga autoritetet italiane. Në këto rrethana mbetet detyra e lartë e çdo shqiptari dhe çdo qytetari tjetër të ndershëm që të qëllojë (shoot at sight) kundër çdo ushtari Italian që do të hasë në vendin e vet dhe që i mohon atij populli të drejtat dhe liritë që meriton (just rights an liberties) ".

Sigurisht Konica ishte mjaft i njohur në qarqet diplomatike dhe gazetareske të Washington-it, ku kishte shërbyer kaq vjet dhe ku kishte lidhur aleanca e miqësira të vërteta. Nuk e dimë nëse pyetja ishte deridiku e porositur, por ajo çka mund të themi me siguri ishte se ai dhe Noli nuk mbetën krejt të kënaqur nga deklarata e Sekretarit Hull.

Edhe 18 ditë

Me të vërtetë, po atë ditë, më 28 nëntor 1942, d.m.th tetëmbëdhjetë ditë para vdekjes, Konica i shkruajti Earl Brennanit dhe i kërkoi që Shtetet e Bashkuara "të denonconin njohjen e dominimit italian, të pranuar heshturazi (implicitly) me politikën e "qëndrimit të butë" [appeasement], dhe ta njihnin Mbretin Zog si kreun e ligjshëm të vendit", pasi "si pasojë e rrjedhjes së detyruar të ngjarjeve, [Ahmet Zogu] ishte kthyer në simbol të pavarësisë së Shqipërisë - dhe kësisoj ai duhet ruajtur me çdo kusht nëse e kaluara dhe e tashmja duhen mbajtur të pandërprera" . Kuptohet se Noli dhe Konica, si dy burra shteti, diplomatë e dijetarë të rrallë, e kishin të qartë se rrethanat e krijuara pas pushtimit nga Italia kishin cenuar vazhdimësinë e shtetit shqiptar si subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Gjendja e paqartë në terren dhe mosnjohja e një qeverie në mërgim nga Anglia vinte në rrezik vetë ekzistencën e Shqipërisë. Letrën e Konicës për Brennain nuk e kemi të plotë, por me siguri ai do t'i ketë kërkuar edhe një deklarim më të qartë prej Shteteve të Bashkuara për pavarësinë dhe integritetin territorial të Shqipërisë pas lufte, sipas qëndrimit të përbashkët me Nolin të 19 nëntorit 1942. Sigurisht, në kuadër të nxitjes së qëndresës ndaj pushtuesit italian vetë OSS kishte objektivat e veta strategjike në Shqipëri. Përputhja e tyre me synimet Nolit dhe Konicës mund të ketë qenë faktor që përpjekjet e dy burrave të urtë të mos mbeteshin pa efekt.

Edhe 16 ditë

Me të vërtetë, më 30 nëntor 1942, ose gjashtëmbëdhjetë ditë para vdekjes së Faikut, OSS do të vinte në lëvizje vetë Departamentin e Shtetit për të bërë një deklaratë tjetër për Shqipërinë. Ngjarja përshkruhet në një dokument të Adolf. A. Berle. Jr., Ndihmës/Sekretar i Shtetit i Departamentit të Shtetit:
* * *
30 Nëntor 1942
Eu - Z. Atherton
PA M - Z. Murray
Frank Sayre ndaloi këtu dhe shpjegoi se Zyra e Shërbimeve Strategjike po bënte plane për [nxitjen] e lëvizjes së armatosur politike [political warfare] në Shqipëri. Z. Brannon (sic), i asaj zyre, ka hartuar një projekt letër, të cilën ai shpreson se OSS do t'ia përcjellë Sekretarit të Shtetit. Kopja është bashkëngjitur.

Shkurtimisht, thelbi është se ai është gati të kërkojë një deklarate prej Shteteve të Bashkuara që të shpallë se Shqipëria e pavarur do të ringrihet pas luftës, çka do të ndihmojë nxitjen e luftës guerilase atje.
Brannon, si dhe Frank Sayre, janë të bindur se, të paktën ekziston një mundësi që Britania e Madhe të jetë përfshirë në bisedime jo-zyrtare edhe me Jugosllavinë, edhe me Greqinë, me qëllim ndarjen e Shqipërisë midis tyre.
Unë do të jem mjaft i lumtur të kem mendimin tuaj sa më sipër.
A.A.B. Jr.

Me të vërtetë Brennan i paraqiti Departamentit të Shtetit një propozimi prej dy pikash, i cili në thelb, përputhej me pikëpamjen e Nolit dhe Konicës.

Në pikën e parë ai "kërkonte, shpalljen e një deklarate të hershme të autoritetshme në mbështetje të kauzës së një Shqipërie të pavarur." Kjo, vazhdon më tej ai, "do të lehtësojë bashkëpunimin ushtarak me udhëheqësit guerilas që po luftojnë kundër italianëve" dhe do të përbëjë "mbështetje morale 100% për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit".

Në pikën e dytë, Brennan "shpresonte se Departamenti (i Shtetit) mund ta mendojë të përshtatshme njohjen si entitet simbolik të njëfarë grupi që të përfaqësojë aspiratat e shqiptarëve, qoftë thjesht si komitet përfaqësues shqiptar ose si qeveri në mërgim." Brennan theksonte se grupi duhet të jetë "rreptësisht jo-partiak" dhe "të angazhohet se çështja e Qeverisë (legjitime) duhet të presë deri në fund të luftës". Brennan, më tej, shprehet kundër drejtimit të këtij grupi nga Ahmet Zogu duke kundërshtuar argumentin se Zogu ende mund të "pretendojë ekzistencën e një të drejte mbretërimi të cilës de jure nuk i ka përfunduar afati. "

Edhe 12 ditë

Më 3 dhjetor 1942, kur Faikut i kishin mbetur më pak se dy javë jetë, Drejtoria e Çështjeve Evropiane në Departamentin e Shtetit i përcillte Sekretarit të Shtetit "sugjerimin" për një deklaratë në mbështetje të Shqipërisë, duke mbështetur kësisoj "rekomandimin e pare dhe kryesor" të OSS-it. Lidhur me kërkesën e dytë, ajo mendonte se "nuk ishte edhe aq urgjente", se shqiptarët e diasporës mbeteshin të përçarë dhe se "ne nuk jemi të bindur se njohja e një Komiteti shqiptar do të ishte e dobishme" . Po atë ditë, Drejtori J. W. Jones do t'i paraqiste Sekretarit të Shtetit propozimin përfundimtar të Drejtorisë së Çështjeve Evropiane për Deklaratën për Shqipërinë, bashkë me projekt-tekstin përkatës.

Edhe 4 ditë

Më 10 dhjetor 1942, d.m.th. kur Faik Konicës i kishin mbetur edhe katër ditë jetë, Sekretari i Shtetit Cordell Hull lexoi dhe shpërndau para shtypit të akredituar në Departamentin e Shtetit Deklaratën historike në mbështetje të aspiratave të popullit shqiptar për liri, pavarësi dhe integritet territorial. Teksti i përpiluar dhe i propozuar nga Drejtoria e Çështjeve Evropiane sipas ideve të OSS ishte miratuar pa asnjë ndryshim. "Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk e ka harruar (is not unmindful) qëndresën e vazhdueshme të popullit shqiptar kundër pushtuesve italianë", do të deklaronte Z. Hull. "Ne i admirojmë dhe i çmojmë përpjekjet e grupeve të ndryshme guerilase që luftojnë kundër armikut të përbashkët në Shqipëri. Qeveria dhe populli i Shteteve të Bashkuara e presin me padurim ditën kur këtyre burrave trima të mund t'u japim të gjithë ndihmën efektive ushtarake që të çlirojnë vendin e tyre nga pushtuesi". "Në përputhje me politikën e qartë dhe të pandryshuar për mosnjohjen e asnjë pushtimi të arritur me forcë, Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk e ka njohur kurrë aneksimin e Shqipërisë prej kurorës italiane. Deklarata e Përbashkët e Presidentit [Amerikan] dhe Kryeministrit Britanik, e 14 gushtit 1941, e njohur si "Karta e Atlantikut", thekson sa vijon:
'E treta, ata respektojnë të drejtën e të gjithë popujve që të zgjedhin formën e qeverisjes nën të cilën duan të jetojnë; dhe ata dëshirojnë që të shikojnë rivendosjen e të drejtave sovrane dhe të vetë-qeverisjes për ata [popuj] të cilëve ato u janë mohuar me forcë." Edhe rivendosja e një Shqipërie të lirë parashihet në atë deklaratë parimore. " Deklarata u prit jashtëzakonisht ngrohtë nga mbarë populli shqiptar, nën pushtim apo në diasporë. Si rrallëherë ishte kurorëzuar kësisoj me sukses të plotë një ndër veprimtaritë diplomatike më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë.

Mirëpo pesha e moshës, shtrëngesat dhe stresi i jetës së përditshme, dhe sidomos hallet e Shqipërisë po rëndonin si pa ndjerë mbi shëndetin e Faikut të madh. "E takova rrugës rreth një javë para se të ndërronte jetë", do të shkruante Harry Gratan Doyle, shoku i tij i kursit në Universitetin e Harvardit. "M'u duk i plakur, i lodhur, dhe jo shumë optimist", - vazhdon më tej ai. "Zhdukja e përkohshme e vendit të tij si komb i pavarur, qe një goditje shumë e rëndë për të"… Por, vdekja e tij ishte e papritur dhe tronditëse. Ai kishte aq shumë miq këtu" .

Edhe dita e mbrame

14 dhjetori 1942 ishte ditë e Hënë. Nuk e dimë nëse Faiku qëndroi atë ditë në shtëpi apo u mor me ndonjë punë në qytetin ku kishte shërbyer për aq vjet. Pak para orës 17:00 Konica do të goditej nga një hemorragji cerebrale. Rreth orës 17:30 mbërriti atje sekretarja e tij, Charlotte Graham. Faiku i kërkoi asaj që të thërriste mjekun dhe mikun e tij të ngushtë Dr. Robert Oden, i cili mbërriti pa vonesë. Pasi e vizitoi ai konfirmoi sekretares se "Konica ishte në gjendje tejet të rëndë". Në pritje të ndihmës mjekësore dhe të shtrimit në spital, ai do të ndërronte jetë në orët e para të mëngjesit në apartamentin e tij në Washington, D.C. . Si dëshmitarë të heshtur të jetës së Faik Konicës në kryeqytetin amerikan, muret e apartamentit të tij të hijshëm zbukuroheshin nga rafte të mbushura plot me libra të rrallë, si dhe nga piktura e sende të tjera të vyera. Në atë ditë të mesit të dhjetori biblioteka e çmuar e Faik Konicës, e përbërë prej më se 2500 blenjsh, do të humbiste zotin e saj përgjithmonë. Dhe më vonë do të humbiste edhe vetë. Në dhomën e pritjes të apartamentit një portreti i mrekullueshëm i Faikut, vepër e piktorit të njohur amerikan me prejardhje polake, Joseph Sigall, do të mbetej për miqtë e tij të shumtë pamja më e gjallë dhe e prekshme e Faikut të madh tashmë të humbur.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Mon Dec 20 2010, 04:59pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Faik Konica më 1911-1912 Vitet e Harvardit dhe të “Vatrës”




Agron Alibali
Dërguar më: 19/12/2010 - 15:55

I. Hyrje
Për jetën e Konicës gjatë periudhën studimore në Harvard gjatë viteve 1911-1912 nuk është ditur shumë. Arkivat e Universitetit të Harvard, të shfrytëzuara për herë të parë nga studiuesi Efthim Dodona, si dhe arkiva e tij private, japin informacion të vyer për jetën dhe veprimtarinë e Faikut gjatë studimeve në Harvard dhe më tej. Dihet se Faik Konica shkeli në Boston për herë të parë më 9 tetor 1909 me anijen Ivernia. Ai i shkruante Fan S. Nolit se “do të mbërrinte në Boston i veshur me kostum popullor shqiptar”. Madje edhe vetë veprimi i zbritjes në tokën amerikane i veshur me fustanellë do të kishte kuptim të madh simbolik mbasi, sipas fjalëve të Nolit, synimi ishte që “ta botonte foton e vet në gazetë për ta përdorur për propagandimin e çështjes së kombit shqiptar, që mbeti edhe pasioni i tij gjatë gjithë jetës””.
Menjëherë Fan Noli i dorëzoi Faikut drejtimin e Diellit, por ai u largua nga pozicioni i Kryeredaktorit pas disa mosmarrëveshjesh me punonjësit. Fill paskëtaj ne e gjejmë Faikun disa mijë kilometra larg, në qytetin St. Louis të shtetit Missouri në vitin 1911, ku ai botoi për pak kohë një fletore rivale, “Trumpetën e Krujës” para se të kthehesh në Boston mbas një ndalimi të shkurtër në Michigan dhe Chicago.

II. Periudha studimore e Konicës në Harvard

Arkiva e Harvardit jep informacione të tjera të rëndësishme për jetën dhe arësimin e Konicës. Çdo student i atij universiteti pajiset me një dosje e cila mbledh të gjitha informacionet themelore për jetën profesionale të studentit deri në vdekje. Dosja e Konicës pëmban kartën e studentit, korrespondenca të ndryshme, formularin apo kërkesën e pranimit, një kopje të nekrologjisë, etj.
Pas kthimit në Boston, më 10 Gusht 1911 Konica bëri kërkesë për të studiuar për gradën shkencore Master of Arts [A.M.] në Familjen e Gjuhëve të buruara nga Latinishtja (Romance Languages) në Shkollën Pasuniversitare të Arteve dhe Shkencave në Universitetin e Harvardit. Vendimi i pranimit u mor vetëm dy ditë më pas, me 12 gusht 1911, me kusht që ai të provonte aftësitë e tij në gjuhën gjermane. Konica u regjistrua zyrtarisht në shkollë me 25 shtator 1911. Të nesërmen, me datë 26 shtator, Konicën e mori në intervistë personalisht Prof. J. Ford, i cili deklaroi më pas se Faiku “nuk kishte kurrfarë vështirësie për të punuar me libra në gjuhën gjermane.” Prof. Ford shkruajti më tej në raportin e vet se Faiku “kishte lexuar jo pak traktate në gjermanishte që lidheshin me punën e ti studimore në shqipe, dhe ai njeh mjaft mirë Grundriss-in e Grüber-it. Unë nuk do ta detyroja atë që të merrte kursin e gjermanishtes.” Kësisoj, parakushti u hoq pa patur nevojë që Konica t’i nënshtrohej provimit.
Faiku kërkoi që të regjistrohej në amzën e Harvardit me emrin Faïk Konitza, ose, Faïk Bey Konitza, “nëse - siç shkruante vetë – nuk ndalohen titujt e fisnikërisë”. Sikurse do të shpjegohet më poshtë, Faiku hoqi dorë nga përdorimi i dy emrave të mesëm që, sikurse pranon ai, “i kishte vënë vetë në rininë më të hershme”.
Synimi ambicioz i Faikut ishte marrja e diplomës brenda vitit. Edhe Harvardi e miratoi në parim objektivin e Konicës, duke theksuar se “nëse ju do të kryeni studime të avancuara, të miratuara nga katedra për notë të lartë dhe këto do t’i kryeni me vlerësime maksimale, kjo pa dyshim do t’ju sigurojë marrjen e diplomës brenda vitit”.
Gjatë vitit studimor në Harvard Konica studioi në kurs të rregullt lëndët e Letërsisë së Krahasuar, Frëngjishten I dhe II. Ai mori edhe kurse të pjesshme në Letërsi të Krahasuar II, Frëngjishte III, dhe Filologji të Gjuhëve të buruara nga Latinishtja (Romance Languages). Në të gjitha këto lëndë Faiku mori notën maksimale. Kësisoj ai ia arriti pikësynimit për t’i përfunduar studimet pasuniversitare brenda vitit dhe u diplomua në vitin 1912.
Në kursin pasuniversitar të Letërsisë së vjetër Frënge, të Prof. Edëard S. Sheldon, Konica zuri miqësi me Henry Grattan Doyle, i diplomuar në Kolegjin e Harvardit më 1911. Ata ishin të vetmit studentë në kurs. Miqësia e tyre zgjati për shumë vite, madje edhe gjatë kohës kur Faiku shërbente si Ministër Fuqiplotë në Shtetet e Bashkuara. Doyle e përshkruante Konicën si “një xhentëllmen e studiues, si dhe diplomat dhe mik i vërtetë i Shteteve të Bashkuara” i cili “kishte shumë miq këtu”. Duke iu referuar pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste më 1939, Doyle shkruan se “zhdukja e përkohëshme e vendit të tij nga familja e vendeve të pavarura ishte një grusht i rëndë” për të”.
Në korrespondencën e vet me Harvardin, Doyle përfshiu edhe nekrologjinë e Konicës, ndofta të botuar në gazetën The Ëashington Post. Kurse e fundmja adresë e banimit të Faikut jepej 1530, Sixteenth St., N.Ë., Ëashington, D.C. Nekrologjia e shkurtër përmendte se përveç shqipes, Konica “mund të lexonte edhe në italisht, spanjisht, rumanisht, portugalisht, turqisht, gjermanisht, greqisht, hebraisht, arabisht, frengjisht dhe anglisht”. Biografia përmend edhe se Konica “u dënua me vdekje nga autoritetet otomane për veprimtarinë e tij në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, dhe se ndikimi i tij ishte vendimtar për të bindur Mbretin Zog që të adoptonte një reformë të gjerë agrare në vend”.

a. Karta e studentit

Çdo student i Universitetit të Harvardit ka një kartë ku përfshihen të dhënat themelore biografike të jetës së studentit. Sipas saj, studenti Faik Konica u lind në mars 1876 në qytetin e Konicës, i biri i Shahin Beut dhe i Zoña Lalia (Delvina) Konica, dhe vdiq në 15 dhjetor 1942 në Ëashington, DC. Me interes është fakti se, më vonë Konica e jep ditëlindjen e vet vetëm si për muajin prill. Kjo ndofta lidhet me ndryshimet në kalendaret e zbatuara në atë kohë dhe më pas. Vendlindja e tij tek karta e studentit jepet Konica, Turqia e Europës.. Karta tregon se Konica i plotësoi studimet pasuniversitare më 1911-1912, se ishte i punësuar me qeverinë shqiptare si Ministër në SHBA dhe se adresa e tij e fundit e njohur zyrtare ishte The Mayfloëer Hotel, Ëashington, D.C. Bashkëngjitur me kartën është edhe nekrologjia e shkurtër nga një fletore e Bostonit, ku jepen edhe informatet për varrimin si dhe shërbimet përkatëse.

b. Kërkesa apo Formulari i Pranimit


Një tjetër dokument i rëndësishëm arkivor është formluari i pranimit të Konicës në Universitetin e Harvardit i datës 4 gusht 1911. E veçanta e këtij dokumenti është se informatat personale janë dhënë prej vetë Faikut. Kështu për shembull, Konica e shkruan emrin e vet në trajtën frënge Faïk Konitza, trajtë që e ruajti gjatë gjithë jetës së vet duke e përdorur edhe në të gjitha dokumentet zyrtare, shkrimet, letrat dhe korrespondencën e tij.

Emri dhe Vendlindja

Emri i plotë i Konicës në diplomën frënge dhe vendlindja e tij janë: “Sieur Schich’go Konitza, Faïk, Suavi, né à Konitze, (Albanie-Turquie) le Mars 1876, Ka mendime se trajta “Schich’go” lidhet me fjalën shqipe “shishko”. Nuk është e qartë nëse ky ishte mbiemër i familjes ose i referohej thjesht një fëmije të shëndetshëm. Mirëpo Konica deklaron se përdori emrin e mesëm ekstravagant dhe të çuditshëm [“fanciful”] Schisch’go si kompozitë e emrit të shkrimtarëve Schiller dhe Hugo. Ja se si e shpjegon vetë Faiku këtë gjë në shënimin përkatës të Formularit të Pranimit në Harvard:

Në Shqipëri ka një rrëmujë të madhe sa u takon emrave të përveçëm, pasi turqit nuk kanë mbajtur regjistra zyrtarë të gjendjes civile deri kohët e fundit. Kur mbusha formularin për provimin tim të parë bëra një çilimillëk: pranova përdorimin e dy emrave të çudtshëm të mesit, që afroheshin fonetikisht me emrat e Schiller-it dhe Hugo-it, dy poetëve që unë i admiroja më shumë. Sigurisht, sot unë nuk do të doja që kjo shaka të përjetësohej.”

Po ashtu, Faiku e shënon vendlindjen e vet si “Konitza (Albania)”, natyrisht duke i qëndruar besnik gjeografisë politike dhe etnike të asaj kohe. Kurse Regjistri i Studentëve të Diplomuar të Harvardit i vitit 1913 jep për Faikun këto të dhëna: Konitza, Faïk [g. 1911-1912 A. M.; B. ES. LETTRES, Univ. Dijon (France) 1895.] Janina, Albania, Turkey- in-Europe. Kuptimi i të dhënave lakonike të Regjistrit është se studenti Faik Konica ndoqi Shkollën Pasuniversitare të Arteve dhe Shkencave gjatë viteve 1911-1912; u diplomua me gradën shkencore Master of Arts; ka qenë i diplomar me diplomë të nivelit universitar në Letërsi në Universitetin e Dijon-it në Francë më 1895; tash jeton në Janinë, Shqipëri, Turqia Evropiane.

Arsimi

Arkiva e Harvardit jep të dhëna të tjera interesante për formimin arësimor të Faikut, të paraqitura prej vetë atij në Formularin e Pranimit. Duke iu referuar etapave të hershme të arësimit të vet, Konica shkruan se ai “kishte nxënë nga mësues privatë,” pa identifikuar gjithsesi shkollat e ndryshme që kishte ndjekur, të cilat përmenden tjetërkund.
Aty konfirmojmë se Konica i filloi studimet universitare më 1890 në Collège de Lisieux, (Normandie); më 1893 ai shkoi në Lycée de Carcassonne (jugu i Francës) ku studioi deri më 1894, duke u përqëndruar në studimet klasike, letërsi dhe filozofi. Më 1893, gjatë “Année du Rhétorique” doli studenti i parë i kursit në lëndën e Kompozicionit në Frengjisht dhe në Përkthimet Latine.

Konica i përfundoi studimet universitare me diplomën of Bachelier de l’Enseignement Secondaire Classique (Lettres – Philosophie) në Fakultetin e Letërsisë të Dizhonit (Université de France) në 16 Nëntor 1895, pikërisht 115 vjet më pare. Sprova e tij “Për Shoqërizimin e Ideve” u vlerësua në provim prej Prof. Charles Adam si “eseja më e mirë”.

Interesat studimore të Konicës ishin shumë të gjera dhe përfshinin Historinë, Filozofinë, Arsimin, Artet e Bukura, Astronominë, Fizikën, Kiminë, Botanikën, Zoologjinë, Gjeologjinë, Stilistikën ose Artin e të Shkruarit të Eseve. Sikurse u përmend më sipër, Konica kishte talent të veçantë për gjuhët e huaja. Ai kishte kryer studime të avancuara në greqishte (7 vjet), latinishte (nëntë vjet), frengjisht (12 vjet), anglisht lLetërsi dhe kompozicion), italisht, si dhe kishte studiuar për dy vjet privatisht gjuhën dhelLetërsinë gjermane.

Në vitin 1895-1896 Konica filloi studimet pas-universitare tek Collège de France në Paris, duke u përqëndruar në “letërsinë mesjetare frënge, dhe letërsi romake”, lëndë që jepeshin nga Profesorët Gaston Pâris and Gaston Boissier.

Të dhëna të tjera tek Formulari i Pranimit

Në rubrikën “Punësimi i Tashëm” të formularit Konica deklaronte se ishte “pedagog dhe redaktor letrar” [“Lecturer and Literary Editor].” Ndërsa pyetjes 13, se “në cilën fushë do të dëshironit të shqyrtoheshit si kandidat për diplomim? Shpjegoni me hollësi përvojën tuaj të përpashme në lidhje me temën”, Konica jep informacionin e më poshtëm biografiko-arsimor, të riprodhuar të plotë:

“Frengjisht (me pjesëmarrje të rëndësishme në Anglisht)
Kam marrë me sukses provimet e letërsisë të kërkuara prej ligjës frënge për diplomën universitare (Bachelor); më pas, kam ndjekur për disa vjet si student i lirë kurse në Frëngjishten e Vjetër në Collège de France, dhe Letërsi Frënge në Sorbonne. Kam shkruar edhe punë origjinale në fushë, siç dëshmohet prej sprovës “Ese për gjuhët natyrore dhe artificiale”, (“Essai sur les Langues naturelles et les langues artificielle”) botuar preje meje në Bruksel me 1904 nën pseudonimin Pyrrhus Bardyl”i.”

Kjo vepër prej 147 faqesh e Konicës u botua nga shtëpia Kiessling et Cie më 1904. Gjindet, ndër të tjera, në Bibliotekën Ëidener të Harvardit, në Bibliothèque Royale de Belgique në Bruksel, si dhe në shërbimin e internetit Google Books. Vepra duket se u zbulua për herë të parë për botën e letrave shqipe prej studiuesit Luan Starova dhe më pas u analizua edhe prej studiuesit Artan Puto. Mund të shtojmë, pra, se pretendimi se Konica nuk ka lënë deri më sot anjë vepër të plotë nuk qëndron.
Natyrisht, bagazhi veçanërisht i gjerë dhe i fortë arsimor i Konicës ia hapi me lehtësi atij dyert për në Universitetin e Harvardit.

c. Kërkesa apo Formulari i Punësimit

Tjetër dokument i rëndësishëm i cili nuk gjindet në arkivën e Universitetit, por u zbulua në arkivën private të Konicës me 13 mars 2006 është Kërkesa për Punësim, e paraqitur pranë Zyrës së Emërimeve të Universitetit të Harvardit. Konica u regjistrua tek kjo zyrë me 14 mars 1912, d.m.th gjatë semestrit të dytë të vitit shkollor.

Këtu Konica na jep të dhëna të tjera të rëndësishme për jetën dhe synimet e tij për të ardhmen. Ai donte të punësohej si “pedagog në kolegj, shkollë normale ose shkollë tetëvjeçare; në lëndët: gjuhë romanse, kryesisht frengjisht dhe italisht”. Pyetjes se në cilat pjesë të SH.B.A. dëshironte të punonte ai iu përgjigj: “Më 1912-1913, në rrethinat e Cambridge-it; në vitet e mëpasme kudo”. Synimi i tij për të mos u larguar nga Bostoni në një periudhë kritike të lëvizjes shqiptare në Amerikë përkon edhe me veprimtarinë e ethshme të Konicës e Nolit gjatë këtyre dy vieteve në kuadrin e organizatës VATRA. Sa i takon nivelit të pagesës, Konica shënon se do të parapëlqente të ardhura “në masën $1000-$1500 dollarë”. Natyrisht që bëhej fjalë për pagë vjetore, që në me vleftën e sotme do të vërtitej rreth 22,000-33,000 dollarë.
Në listën e e botimeve të tij, Konica shënon këto periodikë, libra dhe artikuj:
(1) periodiku “Albania”, 11 blenj “ku kam shkruar mëse 1500 shtylla me artikuj në frengjisht, si p.sh. “Relations entre la France et l’Albanie, d’apres des Manuscripts inedits per connu”;
(2) Essai sur la Langue naturelles et les Langues artificielles, …e komentuar me shumë lëvdata për stilin e autorit tek “Mercuri di France”, tek “Revu des Idees”, etj.”
Faiku jep të dhëna të tjera biografike për veten. Ai thotë se në1897 shkoi në Bruksel për të themeluar “një revistë letrare periodike të quajtur “Albania” e cila ishte shkruar pjesërisht në shqipe dhe pjesërisht në frengjisht. Synimi i kësaj pune ishte studimi dhe kultivimi i njërës prej degëve më të vështira të familjes Indo-Gjermanike të gjuhëve, dhe mund të them se në këtë drejtim ia arrita qëllimit sikurse mund të dëftej prej dëshmive të përsëritura të studiueseve të shquar si Prof. Holger Pedersen i Universitetit të Kopenhagen, Prof. Albert Thumb i Universitetit të Strasburgut, etj.”
Vazhdon më tej ai: “Më 1903 u largova nga Brukseli dhe shkova të jetoj në Londër, ku mora lejë të punoj në Departamentin e Dorëshkrimeve të Muzeumit Britanik. Atje studiova dokumentet shtetërore veneciane që lidheshin me Shqipërinë si dhe me dorëshkrime të tjera, disa prej të cilave i kam botuar në “Albania”. Në 1909 m’u ofrua pozicioni i kryetarit të N. Sch. të Shqipërisë por nuk e pranova për arësye të ndërhyrjes shtetërore në atë [e palexueshme]. Në të njëjtin vit u ftova prej shqiptaro-amerikanëve që të vija dhe të jepja një varg leksionesh në Sh.B.A., çka bëra në vitet 1909-1911. Pas kësaj kërkese …[frazë e palexueshme].
Degët ku kishte sudiuar Konica ishin: Astronomia; Botanika; Anglishtja, kompozicioni, letërsia; Gjermanishtja; Matematika; Fizika; Fiziologjia; Sanskritishtja; Gjuha Semite; Spanishtja.
Dega ku Konica kishte punuar në nivel kolegji dhe ku e ndjente veten kompetent për të dhënë mësim ishin: Greqishtja; Histora e Lashtë, Amerikane, Evropiane; Latinishtja; Logjika; Metafizika; Filozofia; Psikologjia; Filologjia e Gjuhëve Romanse.
Degë të specializuara ku pat punuar në nivel të paktën të barabartë me kurset e Harvardit për studentë universitarë dhe pasuniversitarë përmendeshin: Letërsia e Krahasuar, Frengjishtja dhe Italishtja.

ç. Profesorët dhe Miqtë e Faikut

Pyetjes se me cilët pedagogë të Harvardit kishte qenë më afër, Konica iu përgjigj duke përmendur këta profesorë: “Sheldon, Ford, Babbitt, Ëright, Grandgent”, që ishin te gjithë ndër emrat më të shquar në fushën e interesit të Konicës dhe me të cilët Faiku kishte krijuar lidhje të shëndosha akademike.
Prof. Sheldon duhet të ketë qenë Edëard Stevens Sheldon, i diplomuar në Harvard më 1872 (A.B.), që në atë kohë ishte Profesor i Filologjisë Romance.
Prof. Ford duhet të ketë qenë Jeremiah Denis Matthias Ford, i diplomuar në Harvard më 1894 (A.B.), i cili nga viti 1907 e vijim ishte Prof. i Katedrës sê Nderit Smith për Gjuhët dhe Letërsinë Frënge dhe Spanjolle.
Prof. Babbitt, duhet të ketë qenë Irving Babbitt, i diplomuar në Harvard me 1889 (A.B), i cili më 1911 ishte Asistent Profesor i Frengjishtes, kurse më 1912 u bë Prof. i Letërsisë Frënge.
Prof. Ëright duhet të ketë qenë Charles Henry Conrad Ëright, i diplomuar në Harvard me 1891 (A.B.) i cili në atë kohë ishte Asistent Profesor i Frengjishtes dhe më pas u bë Prof, i Gjuhës dhe Letërsisë Frënge.
Prof. Grandgent duhet të ketë qenë Charles Hall Grandgent, i diplomuar në Harvard me 1883 (A.B.) që në atë kohë ishte Profesor i Gjuhëve Romance.
Sa i takon kërkesës për të dhënë një listë personash që e njihnin (reference), Konica përmend këta të katërt: Prof. G. Cadicamo, At F. Noli, Z. Miran Sévasly, avokat dhe Canon Mitton.
Nuk bëjmë gabim të themi se ky është rrethi më i ngushtë i miqve që Konica kishte në atë kohë në Amerikë, tek të cilët ai shfaqte besimin për t’u përdorur si reference nëse universiteti dëshironte të mësonte më tej për Faikun. I dyti në listë jepet natyrisht Noli ynë, bashkëluftëtari dhe bashkëpunëtori i madh i Konicës. Duhet theksuar se Faiku e paraqet Fan Nolin me titullin e vet kishtar, çka nënkupton sërish respektin por edhe mbështetjen e tij ndaj luftës së Nolit për themelimin e Kishës Ortodokse Vetanake Shqiptare.
Sa i takon të parit, ai pa dyshim duhet të ketë qenë Prof. Giuseppe Cadicamo. Nuk kemi të dhëna të drejtpërdrejta për lidhjet e tij me Faikun. Cadicamo është autori i një botimi me vlerë të letërsisë arbëreshe të titulluar “Legjenda Shqiptare”. Nekrologjia e tij e dhjetorit 1921 na sjell informata prej nga mund të përfundojmë se lidhja e Faikut me Cadicamo-n ishte e ngushtë dhe e thellë, dhe se ajo mbështetej jo vetëm në prejardhjen e përbashkët nga gjaku “i shprishur”, por edhe tek interesat e përbashkëta akademike. Prof. Cadicamo del si një ndër intelektualët më të shquar (fieri) italo-arbëreshë në të dy anët e Atlantikut, dhe si “ajka e bashkësisë italiane në Nju Jork”. I lindur në Shënmitër Korone, Cadicamo studioi për letërsi në Universitetin e Napolit, mori pjesë sëbashku me Garibaldin në lëvizjen për bashkimin e Italisë, dhe dha mësim në Kolegjin e Shënmitrit. Më 1877 emigroi në Amerikë, ku katër vjet më vonë themeloi në Astoria kolegjin “Dante Alighieri”. Përveç shqipes, ai ishte edhe professor i Italishtes dhe njohës i thellë i latinishtes. Botoi disa vepra dhe la në dorëshkrim një histori të Shteteve të Bashkuara.
Konica duhet të ketë patur njohje të hershme me Cadicamo-n, ndofta qysh prej kohës së Revistës Albania, tek e cila botoi mjaft këngë dhe pjesëza të tjera folklorike nga tradita e Shqipërisë dhe e viseve të arbëreshëve. Mund të përmendim se Cadicamo del sëbashku me De Radën, si një ndër bashkëpunëtorët e Librit të Dashurisë, Poezi Italiane dhe të Huaja të mbledhura nga Marco Antonio Canini.
As për lidhjet e Faikut me Miran Sévasly nuk dihet shumë. Ata duket se kanë patur interesa të afërta dhe rrugët e tyre mund të jenë kryqëzuar mëse njëherë, pasi mund të kenë jetuar në të njejtën kohë dhe në njëjtat vende. Kështu, nga nekrologjia e tij e botuar në gazetën The Neë York Times më 22 qershor 1935, del se Sévasly ishte armen nga Izmiri, se kishte studiuar drejtësi në Universitetin e Aix në Francë në fund the shekullit XIX, kishte nxjerrë një botim të përmuajshëm në gjuhën armene në Londër dhe mandej kishte emigruar në SHBA. Më 1912, kur Konica studionte në Harvard, ai ishte avokat në Boston dhe më pas, u bë kryetar i Bashkimit Armen në SHBA. Ndërsa për personazhin e katërt, Canon Mitton, nuk kemi gjetur asnjë të dhënë deri më sot.

d. Të dhëna të tjera personale

Në formular Konica u përgjigjet edhe disa pyetjeve me karakter privat. Mësojmë, për shembull se ai nuk ishte i martuar, nuk pinte duhan ose alkool, ishte në gjendje “të mirë” fizike, ndërsa veprimtaritë e tij më të dashura sportive ishin “të ecurit dhe noti”. Ai deklaron se nuk ishte anëtar i ndonjë klubi apo shoqërie, dhe as merrte pjesë në ndonjë skuadër atletike të kolegjit. Me interes të veçantë është edhe pohimi se besimi i tij fetar është “Katolik Shqiptar” (Albanian Catholic), ndërsa kisha ku ai shkonte ishte “Katolike Romane ose Anglikane”.
Ky pohim i drejtpërdrejtë ka rëndësi për arësye se, së pari, Faiku e vendos përkatësinë kombëtare si përcaktor themelor të besimit të tij fetar, dhe së dyti, fakti që Faiku përmend se shkon edhe në kishën anglikane nënkupton një qasje tejet liberale e pragmatiste të botëkuptimit të tij fetar. Nënvizojmë gjithashtu, edhe faktin kokëfortë se Faiku nuk e përmend kurrsesi emrin e mesit “Domenik” në dokumentet arkivore të Harvardit, etj, emër i cili pretendohet se ka qenë marrë prej tij në Francë më 1895. Po ashtu, gjatë viteve të shërbimit të tij diplomatik në Ëashington Konica lëvdohej shpesh prej shtypit amerikan dhe vazhdimisht cilësohej si “mohamedan”. Nuk ka asnjë të dhënë se Konica e përgënjeshtroi këtë cilësim, gjë që nuk përtonte ta bënte kur ia lypte nevoja.
Fakti që formulari i punësimit është gjetur në arkivën private të Faikut, dhe jo në Arkivën e Universitetit tregon se Konica nuk e dorëzoi atë tek zyra përkatëse. Sipas Prof. Kastratit, Konicës iu ofrua në fund të studimeve një vend pune si pedagog i Anglishtes në Universitin e Pekinit në Kinë, por nuk jemi të sigurtë se kjo ofertë i erdhi nga Harvardi. Gjithsesi, ai e refuzoi ofertën sepse, me sa duket, kishte plane të tjera në kokë.

Adresat e Konicës para dhe pas studimeve

Ishte praktikë e zakonshme e Universitetit të mbante lidhje me ish-studentët e vet. Të dhënat për adresat e përparshme dhe të mëpastajme të Konicës gjinden në dosjen e Faikut në Arkivën e Universitetit. Adresa e përhershme e Konicës para studimeve në Harvard ishte 2, Saint Botolph St. Boston, Massachusetts, ndërtesë e cila sot ia ka lënë vendin hotelit Marriot, por jepej edhe kutia postare Box 2125. Gjatë studimeve në Harvard, Konica banoi fare pranë shkollës, në 19, Irving Street, Cambridge, Massachusetts, një banesë dykatëshe, pronë e Znj. Emma J. Arnold. Pas mbarimit të studimeve ai u vendos tek shtëpia e mikut të tij, John Konda në 85 Ëaltham Street, por jepte si adresë postare edhe Kutinë Nr. 91, Sta. A. in Boston.
Konica lidhi miqësi me znj. Arnold, qiradhënësen e tij për shumë vite. Në letrën drejtuar Universitetit të Harvardit me 14 korrik 1915, ajo përmend vizitën e lamtumirës që Konica i bëri asaj me të mbaruar studimet. Ajo shton se, një ditë Konica “solli me vete një ekstrakt nga një gazetë e Bostonit që fliste për Faikun si kandidat për t’u bërë udhëheqës i Shqipërisë”. Gjithsesi, Konica i theksoi asaj se “ai nuk ishte trashëgimtari i ligjshëm i fronit” dhe se “do të mund të kthehej në Shqipëri [vetëm] për t’u bërë këshilltar i Fuqive të Mëdha sunduese (ruling Poëers)”.
Pas Luftërave Ballkanike dhe ndryshimeve gjeopolitike që sollën ato, e gjithë korrespondenca që universiteti i dërgonte Konicës kthehej e pashpërndarë në Harvard. Në një letër të 19 korrikut 1915 drejtuar Harvardit, z. Konda përcjell si adresë të Faikut thjesht Lugano, Sëitzerland, Poste Restante, çka e konfirmon vetë Konica me letrën e 15 shtator 1915 drejtuar Universitetit. Ai deklaron se në atë kohë punonte si “gazetar dhe lektor”. “Një revolucion në vendin tim, i pasuar nga Lufta Evropiane më penguan që të mbaja lidhje me Universiteti.,.” sqaron ai. Sigurisht ai kishte ndërmend rrëzimin e Princ Ëied-it si pasojë e kryengritjes të ashtuquajtur “vorioepirote” që në fakt ishte e nxitur dhe financuar nga qeveria greke në Jugë, si dhe nga kryengritja qamiliste në Shqipërinë e Mesme më 1914.

III. Veprimtaria politike e Faik Konicës gjatë studimeve në Harvard


Sikurse përmendëm më herët, pasi mbërriti në Boston Konica shëtiti nëpër rrugët e qytetit përreth një javë i veshur me kostumin kombëtar shqiptar për t’i treguar botës bukurinë e foustanellës si dhe për të reklamuar Shqipërinë në Botën e Re. Ky veprim interesant synonte të ndërgjegjësonte opinionin publik ndërkombëtar për çështjen e kombit të vet ndërkohë që sundimi otoman po i afrohej fundit dhe lëvizja kombëtare për pavarësinë e Shqipërisë po zgjerohej me shpejtësi në katër vilajetet shqiptare.
Në Boston Konica u lidh menjëherë me shumë atdhetarë dhe veprimtarë shqiptarë të zonës. Pa humbur kohë, ai filloi të marrë pjesë në jetën e bashkësisë shqiptare në Anglinë e Re dhe me 22 tetor 1909 mori në dorëzim prej Fan Nolit redaksinë e gazetës Dielli (The Sun), që ishte botim javor i Shoqërisë Besa-Besë. Konica punoi si kryeredaktor i Diellit deri më 18 mars 1910, për t’u kthyer sërish me 6 maj deri me 1 korrik 1910, dhe mandej prej 1 gushtit 1912 deri më 8 korrik1913.
Si ish-kryeredaktor i revistës Albania, Konica e njihte mjaft mirë gjendjen e diasporës shqiptare në Evropë, konkretisht në Rumani, Turqi, Egjipt, Itali, me të gjitha arritjet dhe problemet e tyre.
Në Amerikë Konica pa se mundësitë ishin më të mira për rolin që mund të luante një diasporë e forte dhe e organizuar në përpjekjet për pavarësinë e Shqipërisë, ruajtjes së tërësisë tokësore, nxitjen e arsimit dhe mbrothësinë ekonomike. Siç dihet, e para shoqatë shqiptare në Amerikë ishte themeluar qysh më 1905 në Jamestoën, NY. Më 9 qershor 1906 Sotir Peci themeloi gazetën KOMBI, të parën fletore shqiptare në Amerikë. Më 6 janar 1907 u themelua në Boston Shoqëria Besa Besë. Dhe më së fundi, me 8 mars 1908 Fan S. Noli u dorëzua prifti i parë shqiptar i Kishës Ortodokse kurse më 22 mars 1908 ai mbajti Liturgjinë e parë në gjuhën shqipe tek Salla e Kalorësve të Nderit, në Boston, MA.
Edhe pse më e larguar prej Mëmëdheut sesa bashkësitë simotra në Evropë, Diaspora shqiptare në Amerikë ishte po aq e lidhur me të. Nga ana tjetër, ajo gëzonte më shumë liri, ishte më e bashkuar, më e gjallë dhe më pak e politizuar në krahasim me Evropën. Ajo çka mungonte ishte një organizatë e bashkuar që do të përfaqësonte të gjitha shoqatat e veçanta dhe që do të fliste me një zë të vetëm. Puna e madhe e personaliteteve pararendëse si Sotir Peci, Petro Nini Luarasi, At Fan S. Noli dhe shumë të tjerë ishte tjetër fakor i gjendjes relativisht të gjallë (vibrante) të Diasporës kur Konica mbërriti në Shtetet e Bashkuara.
Disa javë pas mbërritjes Konica mori pjesë në mbledhjen e shoqatës Besa-Besë, ku propozoi që organizatat shqiptaro-amerikane nuk duheshin shkrirë në një, por të bashkoheshin nën ombrellën e një federate.
Kuptohet se, edhe gjatë periudhës së shkollimit në Harvard, Konica nuk u mjaftua vetëm me punë studimore. Ai nuk mund të rrinte indiferent kur Shqipëria ndodhej në një moment të tillë kritik. Kësisoj, ai u angazhua seriozisht në lëvizjen politike të Diasporës Shqiptare në Amerikë.
Mbledhja e parë ku u diskutua shkrirja e organizatave shqiptare në SH.B.A. u mbajt në prag të Krishtlindjeve të vitit 1911, pikërisht me datën 24 dhjetor. Mbledhja kryesohej nga Kristo Floqi, avokat dhe drejtues i Shoqatës Besa-Besë. Stina e provimeve në universitet kishte mbaruar dhe Faiku natyrisht ishte i pranishëm në mbledhje, ku merrnin pjesë edhe Fan Noli, dhe Paskal Aleksi. Aty Faiku u caktuar anëtar u Komisionit për Bashkimin e organizatave shqiptare në SH.B.A.
Komisioni Bashkues e mbajti mbledhjen e parë me date 13 shkurt 1912 dhe zgjodhi Fan Nolin sekretar. Për ndjekjen dhe përfundimin me sukses të procesit Komisioni përcaktoi një procedurë demokratike dhe transparente. Komisioni do të mblidhej rregullisht çdo javë. Bashkë me Nolin dhe e patriotët e tjerë, Konica luajti rol themelor në themelimin e organizatës së re. Sikurse përmendëm më lart, Faiku u regjistrua tek zyra e punësimit e Harvardit me 14 mars 1912, kur i kishin mbetur më pak se dy muaj deri në diplomim. Periudha deri në fund të vitit 1912 e më tej do të ishte ndër më të rëndësisishmet, më të ngarkuarat për Faikun, Nolin dhe atdhetarët shqiptarë në Amerikë.
Ndërkohë mbarë Evropa osmane, sidomos trojet shqiptare, po zienin. Më 24 mars 1912 Konica me Kristo Floqin u ngarkuan të pajtonin një avokat të shquar në Boston he për të hartuar Statutin e organizatës së re. Projekt-Staatuti u diskutua dhe u miratua në dy mbledhjet e mëpasme, me 9 prill dhe 14 prill 1912.
Përpjekjet e mbarë patriotëve shqiptare, përfshirë Konicën, arritën kulmin me themelimin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, The Hearth, me 28 prill 1912. Mbledhja e themelimit u zhvilluar në Kishën e Shën Gjergjit që atëhere ndodhej në 227 Tremont Street, Boston. VATRA bashkoi shoqëritë Besa-Besën, Flamuri i Krujës, Kombëtare dhe Dallëndyshja, dhe do të luante rol shumë të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Një Pleqësi e përkohëshme u zgjodh për të drejtuar organizatën e re. Sekretar i saj u zgjodh Fan Noli. Konica dhe Floqi u ngarkuan me ngritjen e degëve të reja të organizatës në Masaçusets dhe shtete të tjera.
Pas përfundimit të stinës së provimeve për Faikun nuk do të kishte më asnjë ditë pushimi të lirë. Përreth një muaj rrjesht, nga 19 maj 1912 deri në 16 qershor 1912 Konica do të udhëtonte pa rreshtur në mbarë Anglinë e Re duke ngritur dhe organizuar degë të reja të Vatrës në Ëorcester, MA, Lynn, MA, Manchester, N.H., Central Falls, R.I. and Southbridge, MA.
Më 13 qershor 1912, Vatra u regjistrua zyrtarisht në shtetin e Masaçusetsit dhe mori Kartën zyrtare me firmën e Sekretarit të Shtetit Albert P. Langley. Dokumenti historik i Kartës së Themelimit mban nënshkrimet e mëposhtme: “Faik bey Konitza, Llambi Chikozi, Fan S. Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere, Kosta Kotta”.
Një javë më vonë, me 20 qershor 1912 Faik Konica mori zyrtarisht Diplomën Master in Arts, ose Magistri in Artibus në ceremoninë e zhvilluar në oborrin kryesor të Universitetit (Harvard Yard).
Tre javë më pas, me 14 korrik 1912, u mbajt Kuvendi i parë i Vatrës, Mbledhja u zhvillua në Laërence Hall, 724 Ëashington, Street, Boston, ku Faik Konica u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm. Konica deklaron se ai hartoi Kanunoren e Vatrës, e cila “s’ishte gjë tjetër veç një plan për të stërvitur shpirtin edhe’ karakterin e popullit” me synimin për ta bërë organizatën “një shkollë qytetërimi e lartësimi…”

IV. Shqipëria në rrezik

Kryengritja shqiptare kundër xhonturqve dha rezultatet e para shumë të rëndësishme në shtator 1912. Për herë të parë qeveria otomane njohu autonominë e gjerë për mbarë trojet shqiptare. Ajo përfshinte të drejtën e arsimit në gjuhën shqipe, të vetëqeverisjes sipas “ligjeve vendase”, e drejta për kryerjen e shërbimit ushtarak brenda vendit përveç rasteve të luftës, dhe mbi të gjitha, njohja e shtrirjes tokësore së Shqipërisë në katër vilajetet “si delimitimi i parë zyrtar i kufinjve të Shqipërisë”.
Lëvizja kombëtare shqiptare i alarmoi në kulm shtetet fqinje ballkanike, të cilët në fillim të tetorit 1912 filluan Luftën Ballkanike, që solli copëtimin e trojeve shqiptare në jugë e veri. Tashmë para shqiptarëve autonomia ishte e kapërcyer si objektiv. Shqipërinë do ta shpëtonte vetëm Pavarësia, që u njëmendësua prej Ismail Qemalit dhe patriotëve të tjerë shqiptarë me 28 nëntor në Vlorë.
Natyrisht Vatra i ndiqte me vëmendje e shqetësim të madh ngjarjet në atdhe. Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Vatrës i 8 dhjetorit 1912 vendosi të dërgonte Konicën delegat në Evropë dhe Shqipëri që “të shtrojnë përpara Mbledhjes së Kombit dhe njerësve politikë ca mendime për të zgjedhurit e një dere mbretërore për Fronin e Shqipërisë dhe për të themeluarit e Konstitucjes.” Konica me Nolin mbërritën në Londër pas disa ditësh, duke përfaqësuar përkatësisht Federatën VATRA dhe “Kishën Shqipe të ‘Shën Gjergjit’”. Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Vatrës i 16 shkurtit 1913 vendosi të dërgonte Faik Konicën si delegat në Kongresin of Triestes. Kongresi filloi me 1 mars 1913 nën kryesinë e Faik Konicës. Ai zgjati tri ditë dhe më të moren pjesë përfaqësues nga të gjitha kolonitë shqiptare, të cilët moren vendime të rëndësishme dhe miratuan një rezolutë në mbështetje të Qeverisë së Përkohshme dhe kundër përpjekjeve për copëtimin e Shqipërisë.
Pak më vonë Konica u kthye në atdheun e vrarë dhe të coptuar. Atë e gjejmë fillimisht në Vlorë dhe më pas në Durrës. Kishte ardhur momenti për të zbatuar në terren ato qëllime dhe ideale të larta atdhetare për të cilat ai kishte luftuar me penë në Harvard si dhe me VATREN. Tashembrapa lufta për të shpëtuar atdheun në rrezik do të kthehej në përpjekjen konstante, më të e madhe e më të vështirë dhe për Faikun dhe Mehmet Konicën, vëllain e tij po aq të shquar. Por për këtë do të flasim njëherë tjetër.

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
- Stella -
Fri Jan 24 2014, 05:53pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501

Ne faqen e Konices gjendet iky shkrim e thash po e ve itu:

T. S. Hughes ka këto shënime për shqiptarët: “Nga temperamenti janë pak grindavecë dhe rrallë ta falin goditjen; pa asnjë dyshim nuk u mungon talenti e mprehtësia dhe është një fakt i shënuar që tre burrat më të mëdhenj që ka nxjerrë Turqia në këtë shekull , që të gjithë e kanë prejardhjen nga Shqipëria.”

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
LUPEN
Sun Apr 17 2016, 04:44pm

Registered Member #2813
Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56am

Posts: 10264
.




Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë.
Lot e gaz. Si jeta e njerëzve...

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3679 sec, 0.0815 of that for queries. DB queries: 40. Memory Usage: 2,950kB