Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Psikologji dhe Sociologji
 
<< Previous thread | Next thread >>
Shqisa e gjashtë - Telepatia
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Engel
Thu Nov 19 2009, 09:15am

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
Habia nuk eshte ndjenja e vetme qe ka njeriu kur para tij qendron personi qe ka aftesi mbinatyrore, edhe pse nga kjo mund te fillojme kerkimin e shqises se gjashte.

Sa me shume zbulime qe behen per trurin e njeriut, thuaja po aq pyetje lindin per kete materie. Eshte zbuluar se: Truri I njeriut eshte shume me I madh ne krahasim me mesataren e jetes qe ai e jeton, nga 60-80 vite. Nga kapaciteti I madh I trurit, ne, net ere ato 60-80 vite, nuk perdorim me shum se 10%. Shume pjese te trurit mbesin te paprekura, te pashpenzuara dhe per to nuk dime asgje.

Truri ka aftesi te prodhoje me se 1000 simbole ne minute dhe nga gjithe kjo, ne kemi aftesi vetem te lexojme, te shkruajme dhe te themi disa fjale brenda nje minute. Ne krahasim me kapacitetin tone mendor, gjuha qe perdorim eshte shume e thjeshte. Ky konklusion na ben te shtrojme disa pyetje dhe te konstatojme disa gjera interesante: Si mund ta kemi trurin aq te madh, per kohe aq te shkurter jete?

Pse perdorim aq pak nga truri? Pse natyra, nga gjenerata ne gjenerate, do te bente kete organ te perdoret aq pak, perveq nese ky organ(truri), vertet, do te kishte nje qellim?(te braktisur nga ne) Pse komunikimi yne gjuhesor eshte aq I ngadalesuar dhe elementar, kur aftesit mendore I kemi ne nivel aq te larte? Me kalimin e viteve, expertet e parapsikologjise, lidhur me kapacitetin e trurit, kane arritur ne perfundime dramatike:

-Njeriu nuk eshte I destinuar dhe as qe ka qene, te jetoj 60-80 vite. Destinacioni I tij primar eshte 800-1000 vite, qe eshte logjike, nese merret parasysh kapaciteti I trurit.

-Ne tani shfrytezojme aq pak aftesi te trurit, per ate se vdesim ende pa u pjekur, pa patur ende mundesi te shfytezojme me shum nga tere ajo qe na ofron truri.

-Gjuha nuk eshte menyra origjinale e komunikimit mes njerezve, se paku nuk ka qene. Ka dallim te madh mes gjuhes qe ne perdorim dhe aftesis se trurit. Ne realitet, gjuha dhe fuqit e saj artificiale ngadalsojne punen dhe zhvillimin e aftesive mendore.

-Komunikimi gjuhesor(te folurit, leximi, shkrimi), thene ne menyre subtile, eshte arritje e vonshme e histories se njerezimit. Te themi se eshte e vjeter, nga 10.000 deri 12.000 vite, eshte e improvizuar dhe e krijuar nga humbja e menyres sone te vertet te komunikimit.

Komunikimi me mendime dhe telepati

Expertet, nga keto konkluzione formulojne edhe teorine e pare per shqisen e gjashte dhe zhdukjen e saj. Te paret tane ishin qenie extra-inteligjente, qenie qe kan jetuar deri 1000 vite. Kane komunikuar me telepati. Kane patur teknike dhe dije shkencore qe jane larg nga civilizimi I sotem.

Me pastaj planeti Toke eshte goditur nga forca termo-nukleare nga gjithesia. Nga kjo, toka eshte rrotulluar rreth bushtit te saj dhe ka rene ne sistemin diellor, me q’rast jane bere shume ndryshime ne Toke. Civilizimi eshte shkaterruar, kurse banoret e tokes kane vdekur nga vershimet dhe rrezet termonukleare.

Shume pak nga ata kane mbijetuar. Keto zbulime te experteve, te deshmuara me studime dhe pune shumevjeqare na bejne te kuptojme se tek secili nga ne ekziston shqisa e gjashte, vetem duhet ditur menyren e zgjimit te kesaj aftesie..

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
First Lady
Sun Jan 10 2010, 06:12pm

Registered Member #3336
Joined: Wed Sep 23 2009, 03:22pm

Posts: 41
Telepatia ose biokmunikimi është njëri nga fenomenet shumë të njohura të lëmit të parapsikologjisë ose psikotronikës. Fjala “telepati” rrjedh nga gjuha e vjetër greke dhe do të thotë: “tele” - largësi dhe “pathe” - ndjeshmëri. Si themelues i saj njihet Fredrick Meiers, që është edhe njëri ndër themeluesit e Shoqatës britanike për kërkime psikike, qysh në vitin 1882.
Ç’është në të vërtet telepatia? Telepatia mund të definohet si një manifestim psikotronik, gjatë të cilit vrojtohen mendimet, fotografitë psikike, dërgesa sensibël e një personi, respektivisht e dërguesit, nga ana e një personi tjetër, që në këtë rast është pranuesi. Këto mendime, kjo dërgesë sensibël, që emitohet vetëdijshëm apo pavetëdijshëm nga dërguesi, është e “shpërndarë” në hapësirë, ashtu që me pesë shqisat normale të komunikimit, të cilat ne si qenie njerëzore i posedojmë, nuk është e mundur të pranohen dhe me to të komunikojmë. Pra, mund të thuhet se telepatia është komunikim valorë i dy qenieve pa kontakt fizik, pa fjalë, por vetëm me anë të mendimit, pavarësisht largësisë së tyre.
Aftësi të komunikimit telepatik kanë të gjitha qeniet e gjalla, por ato që e kanë më të zhvilluar aftësinë e emetimit të “neuro-rrezeve”, e kanë më të theksuar këtë dukuri. Vetë jeta është e mbushur plot me raste telepatike, të cilat paraqiten në mënyrë spontane, midis personave që janë të lidhur ngushtë emocionalisht siç është rasti i nënës dhe fëmijës, motrës e vëllait, burrit e gruas etj.
Komunikimi telepatik, emetimi dhe pranimi i rrezeve, paraqet fundamentin në formimin e marrëdhënieve midis prindërit dhe fëmijës. Dashuria në mes nënës dhe fëmijës është e formuar kryesisht në parimet telepatike. Komunikimet telepatike ekzistojnë më së shpeshti në vitin e parë të jetës, kur fëmija nuk mund të flasë e dashuria në mes të nënës dhe fëmijës nuk është e “vetëdijshme” ose funksion i dëshiruar. Ky është një fenomen, po e quaj “jashtëshqisor”, i cili mund të shpjegohet vetëm si lidhje telepatike. Pa këso lidhjesh nuk do të ekzistonte as dashuria e vërtetë.
Gjatë luftës së dytë botërore kemi rastin e në nëne të një luftëtari në front, e cila papritur ndien dhembje në gjoks dhe bërtet: “Biro, të vrau armiku!” Lajmin për vdekjen e të birit, të cilin e mori më vonë, përputhej plotësisht me atë ditë dhe atë moment kur edhe ju kishte lajmëruar dhembja në gjoks. Rasti i mësipërm është vetëm një, nga shumë raste të ngjashëm që na ndodhin në përditshmërinë tonë (siç i ka ndodhur edhe Laura72), por që ne i interpretojmë, varësisht prej bindjeve dhe këndvështrimeve tona...
Gati në të gjitha vdekjet, të afërmit e familjes, në çastin kur ndërron jetë i dashuri i tyre, në mënyra të ndryshme e ndjejnë këtë. Këtë fenomene sqaron edhe psikologu i njohur K. Jungu në teorinë e tij të sinkronicitetit, por edhe populli ynë i njeh shumë mirë kotë shenja, që zakonisht quhen “isharete” (arab, isara - shenjë).
Kërkimet e ndryshme për, për sqarimin e telepatisë në mënyrë shkencore, kanë filluar që nga koha e Mesmerit, Pjer Zhana-s, Sharl Rishe-es e vazhdojnë dhe në ditët tona. Tentativa e parë fillon me Mesmerin. Edhe telepatinë, sikurse të gjitha fenomenet e parapsikologjisë, ai e shpjegon si dërgim të informacioneve nëpërmjet energjisë magnetike universale, e cila i lidhë të gjitha qeniet e gjalla. Telepatia e tërhiqte vëmendjen e Mesmerit sepse edhe ajo, si shumë dukuri jashtshqisore, paraqitej shpesh gjatë gjendjes hipnotike. Mesmeri edhe mendonte se telepatia paraqitet vetëm gjatë gjendjes hipnotike.
Më vonë, Sharl Rishe, shkencëtar francez, fitues i Çmimit Nobel për fiziologji, vërtetoi në mënyrë eksperimentale se telepatia është e ndarë nga hipnoza, por në gjendje hipnotike ajo është më e theksuar dhe veprimi i saj është më i suksesshëm.
Bashkëkohësi i tij, O. Zhana, gjatë eksperimenteve mjaftë interesante arriti që të provokojë hipnozë në largësi, nëpërmjet sinjaleve telepatike. Për fat të keq, Zhane nuk tentoi që t’i komentoj këto eksperimente,sepse frikësohej se do të rrezikonte autoritetin e shkencëtarit serioz. Eksperimente të ngjashme bëri edhe Henri Didwick. I hipnotizuari i vizualizonte numrat e zgjedhur dyshifror dhe në mënyrë telepatike ia dërgonte subjektit tjetër. Deklarata e tij për këtë eksperiment
hyri në histori të parapsikologjisë si deklaratë e parë shkencore e këtij lloji.

Upton Sinkler

Libri i Sinklerit “Radioja mentale”

Eksperimente intensive në fillim të viteve 30-ta zhvilloi edhe shkrimtari, Upton Sikler me të shoqen, Meri K. Sinkler. Uptoni vizatonte figura të ndryshme, ndërsa e shoqja mundohej që t’i pranonte në mënyrë telepatike dhe t’i reprodukonte. Në serinë prej 290 provave, arriti në 23% të rasteve rezultate të sakta; 53% rezultate të pjesërishme dhe 24% të gabuara. Eksperimente e Sinkler-it bëheshin në kontroll të plotë. Në disa raste përputhja e vizatimeve ishte plotësisht e saktë, ashtu që edhe gjeniu Albert Ajnshtajn, që ishte prezent në disa eksperimente, u magjeps aq shumë, sa që ia shkroi edhe parathënien e librit të Sinklerit, “Radioja Mentale”, në të cilën janë paraqitur të gjitha rezultatet e eksperimenteve.
Uejtili Kerington, mik i afërt i Frojdit, përdori një metodë tjetër të eksperimentimit. Ai merrej vesh me disa pranues të valëve, të shpërndarë nëpër vende të ndryshme të Britanisë së Madhe, që në kohë të caktuar t’i pranojnë në mënyrë telepatike mesazhet e tij. Në kohën e caktuar e hapte fjalorin dhe e zgjedhte një fjalë, e cila mund të paraqitej edhe në mënyrë figurative. E vizatonte në një letër dhe pastaj me orvatje shpirtërore mundohej t’ua emetonte pranuesve. Rezultatet i vlerësonte duke i shikonte të gjitha përgjigjet dhe secilës ia jepte vlerën e vet. Në çoftë se objekti i vizatuar ishte “molla”, atëherë “dardha”, si përgjigje, kishte vlerë më të madhe se sa “rrushi”, ndërsa “rrushi” vlerën më të madhe se sa ndonjë objekt statik etj.
Mungesë e eksperimentit të tij ishte se personi i njëjtë. D.m.th. vetë Keringtoni ishte eksperimentuesi dhe vlerësuesi i përgjigjeve, sepse subjektet shpesh nuk kontaktonin në kohën e njëjtë dhe ai nuk mund t’i kontrollonte.
Këtë mungesë, si dhe shumë të tjera, i plotësoi Rajni. Ai i mbante nën kontroll të gjithë variabilët e rëndësishëm. Rajni i pari i përdori me të madhe të ashtuquajturat “letrat e Zenerit”. Ky është një komplet i përbërë nga 25 letra, të cilat ndahen në 5 pjesë, dhe secila nga këto pjesë përmban nga një simbol grafik. Në qoftë se gjatë eksperimentimit subjekti i qëllon letrat, në bazë të rastësisë eventuale pa pjesëmarrje të telepatisë, atëherë probabiliteti do të jetë 1:5 ose 20%. Secila e qëlluar tjetër, mbi këtë mesatare, është e rëndësishme.
Duke komentuar punën dhe rezultatet e prof. Rajnit dhe të bashkëpunëtorëve të tij, si dhe të Tajerit, të Kringtonit e shumë të tjerëve, dr. Taules arriti në përfundim de këto eksperimente “kanë larguar çdo dyshim mbi ekzistencën e telepatisë dhe kanë mundësuar që ajo të paraqitet me metoda eksperimentale”...

Rasti Mesing

Një ndër telepatët më në zë ishte Vulfu Gligorevic Mesing (1899 - 1971). Aftësitë e tij telepatike i zbuloi rastësisht, në moshën 11 vjeçare, kur pa dashje largohet nga prindërit dhe hipë në trenin që udhëtonte në relacionin, Varshavë - Berlin. Pasi nuk kishte biletë udhëtimi, futet nën karrige, por kontrollori e kap dhe i kërkon biletën. Mesingu i vogël e sheh në dysheme një copë letër të thjeshtë, e kap atë dhe ia jep kontrollorit, duke u koncentruar në atë letër me bindje të thellë se ajo është biletë. Kontrollori e merr letrën, e shikon dhe i thotë: “Pse rri nën karrige pasi e ke biletën?”.
Në Berlin, Mesingu bie në kontakt me prof. Abelin, psikiatër i njohur i cili i vëren aftësitë e tij dhe së bashku me kolegun e tij, prof. Shmitin, e marrin nën mbikëqyrje. Më vonë, Mesingu filon punë në një cirk të quajtur “BUSH” dhe kështu fillon turnet e tij nëpër Evropë. Gjatë një manifestimi në Vjenë, për Mesingun u interesua edhe Ajshtajni, të cilin e dërgoi tek S, Frojdi. Te dy këta shkencëtarë punuan mjaft me të. Me Frojdin mesingu qëndroi disa vite në shoqëri, i cili ia mësoi metodat e koncentrimit dhe autohipnozën. Ja, një eksperiment interesant që e bënë Frojdi dhe Ajnshtajni me Mesingun: Frojdi e urdhëroi në mënyrë telepatike: “Shko në banjë, merre pincetën dhe shkulja tri qime nga mustaqet Ajnshtajnit!”. Mesingu u mendua pak, pastaj shkoi në banjë, mori pincetën dhe iu afrua Ajnshtajnit duke i thënë: “Më falni, por duhet ta zbatoj urdhrin”, ndërsa te dy shkencëtarët ja plasën të qeshurit, duke admiruar aftësitë e tij. Pastaj pason urdhri tjetër i Frojdit me mendime: “Merre violinën dhe jepja Ajnshtajnit që t’i bie”. Edhe këtë urdhër Mesingu e zbatoi më përpikëri. Kur po largohej nga Berlini, Ajnshtajni i thotë: “Në qoftë se gjendesh në situata të palakmueshme, mu lajmëro lirisht”.

Një libër për Mesingun i shkruar nga T. Kupers.

Më 1923, Mesingu takohet me M. Gandin. Edhe Gandi mbetet i kënaqur me detyrën që ia parashtroi: që ta merrte fyellin dhe t’ia jepte indianit që gjendej aty afër. Mesingu ia jep fyellin,pastaj indiani fillon t’i bjerë, ndërsa nga një gyp aty afër fillon të dalë një gjarpër, i cili lëvizte sipas melodisë.
Një nga eksperimentet mjaft interesante është ai i vozitjes së automobilit me sy mbyllur, por, afër tij qëndronte një vozitës profesional, i cili e kishte për detyrë që t’ia tregonte rrugën me anë të mendimeve. E gjithë kjo u bë nën kontroll të caktuar. Mesingu kishte vozitur pa problem, edhe pse vozitjen e njihte shumë pak.
Pas agresionit gjerman mbi Poloninë, Mesingu kaloi në Rusi. Atje qëndroi deri në fund të jetës. Një ditë, me rastin e një manifestimi, Mesingun e marrin dy vetë dhe e dërgojnë tek Stalini. Disa herë takohet me Stalinin. Stalini eksperimentoi me aftësitë e tij, nën kontroll të policisë. Njëra ndër detyrat ishte edhe plaçkitja e bankës (100.000 rubla) përmes një letre të thjeshtë. Mesingu e merr një copë letre nga një fletore e thjeshtë dhe i afrohet arkëtarit, duke u koncentruar. Me mendimi i sugjeron se kjo letër është çek më vlerë prej 100.000 rublash dhe ai duhet t’ia jepte. Kur u krye gjithë ceremonia, në prani të dëshmitarëve, Mesingu kthehet tek arkëtari me të hollat dhe i shpjegon se çfarë kishte ndodhur. Arkëtari e shikon me dyshim, por kur i kontrollon çeqet, shef se në mes tyre gjendet me të vërtet një copë letër e thjesht dhe kur sheh të hollat e paluara në çantën e Mesingut, i bie të fikët.
Testi tjetër ishte edhe më i rëndë. Ai duhej që pa leje të hynte në vilën e një personaliteti të lartë sovjetik, e cila ishte e ruajtur nga rojet. Mesingu afrohet tek vila, koncentrohet duke ju sugjeruar rojeve: “Unë jam Berija, unë jam Berija, më lëshoni të hyjë!”(Berija ishte udhëheqës në zë i NKVD-së). Dhe vërtet, rojtarët e lejojnë pa fjalë që të hynte brenda në vilë.
Këto eksperimente në Moskë Mesingut i sjellin famë të posaçme dhe qeveria i jep leje për manifestime të lira nëpër gjithë territorin e Bashkimit Sovjetik.
Ky ishte vetëm një ndër rastet e shumta të kësaj dukurie.

Disa shpjegime shtesë mbi telepatinë

Problemi teorik themelor është se si telepatia mund të funksionoj, ndonëse ka barriera hapësinore e materiale, të cilat pengojnë format tjera të komunikimit. Shumica e kërkimeve sjellin si përfundim se për telepatinë nuk ka pengesa! Kontaktet telepatike mund të vendosen me subjekt edhe në nëndetëse, në thellësi deri në 3000 metra, si dhe në largësi nga dërguesi disa mijëra kilometra.
Numri më i madh i shkencëtarëve paraqesin teorinë se esenca e telepatisë është në bartjen e energjisë nga njëri sistem nervor në tjetrin, siç behet bartja në mes dy radiostacioneve. Duke pasur parasysh se kërkimet elektroencofalografike kanë treguar se masa e trurit emeton valë më frekuenca të ndryshme, supozohet se mendimet e caktuara kanë valë të caktuara me karakteristika ende të pazbuluara dhe që mesazhet barten me anë të këtyre valëve dhe në trupi pranues deshifrohen.
Një variant i kësaj teorie është hipoteza e Kozinskit, sipas së cilës themelore në telepati është elektroinduksioni, në të cilin valët elektromagnetike indukojnë gjendjen e dëshiruar në trurin pranues.
Këtë teori e demanton plotësisht me eksperimentet e tij Leonid Vasiljev, më 1963. Vasiljev i hipnotizonte subjektet dhe i fuste në kafazin e Faradeit, i cili eliminon plotësisht bartjen e valëve elektromagnetike. Kjo situatë nuk ndikonte fare në sugjestionet telepatike, kështu që sot teoria elektromagnetike mbi telepatinë konsiderohet si e pavlerë.
Roli, më 1966, në veprën e tij “Perceptimet jashtëshqisore dhe të mbajturit mend” jep teorinë e fushës psikike. Sipas asaj teorie secili objekt dhe secila qenie e gjallë e ka fushën psikike, ngjashëm me gravitacionin (fusha gravituese ndikon pa marrë parasysh pengesat dhe izolimet). Ajo çfarë ndodh në një fushë psikike, dyfishohet në fushën tjetër. Dobësia e vetme e kësaj teorie qëndron në atë se njëra dukuri - telepatia, shpjegohet me dukurinë tjetër - gravitacionin, i cili edhe sot e kësaj dite nuk është i sqaruar plotësisht.
Zbulimi i një numri të madh të grimcave elementare në fizikën atomike kishte rëndësi edhe për psikotronikën. Kështu, Artur Kestler në veprën, “Rrënjët e koincidencës” solli mendimin e disa fizikanëve se ekziston grimca elementare e posaçme e quajtur PSITRON, e cila është bartëse e informatave në territorin e perceptimeve jashtëshqisore. Me gjithë arritjet e fizikës moderne atomike, kjo hipotezë nuk na afron drejt sqarimit derisa të mos zbulohet ajo grimcë.
Gardner Marfi, në sqarimin e telepatisë, thekson rëndësinë e marrëdhënieve personale mes dërguesit dhe pranuesit të valëve telepatike. Gjendja e ndryshuar psikike zvogëlon vetëdijen dhe i afron qeniet njerëzore njërën pranë tjetrës më shumë se që është e mundur gjatë gjendjes sonë “normale”. Marfi posaçërisht thekson se dërguesi dhe pranuesi, respektivisht vetë mundësia e manifestimit të telepatisë, paraqet një fazë më të thellë të organizmit të përgjithshëm të vetëdijeve tona si dhe nivelin e ndikimit intim në shtresat më të thella, në të cilat fenomenet paranormale ndodhin. Duke u thelluar në shtresat e thella, të vetat, individi largohet nga e vetëdijshmja, me ç’rastë shfaqen horizonte e përmasa të reja, të mjaftueshme për arritjen e kontaktit me dukuri reale, të cilat e tejkalojnë kohën dhe hapësirën.

K. G. Jung

Sipas Teorisë së Sinkronicitetit, të cilën e formuloi C. G. Jungu, përveç arsyes së lidhjeve kauzale në mes të paraqitjeve në natyrë, ekzistojnë edhe lidhje sinkronike akauzale, të cilat i lidhin dy dukuri me përmbajtje të njëjtë të kuptimit. Sipas Jungut, i cili në formulimin e kësaj teorie u frymëzua nga sistemi i vjetër kinez “JI-Xhing”, gjithçka që ndodh në një moment të caktuar, përmban karakteristikat e pandara të atij momenti. Fenomene sinkronike paraqiten në gjendje të ulët të vetëdijes dje janë të ngarkuara me emocione, siç janë: ëndrrat, gjendjet meditative, sëmundjet shpirtërore e të ngjashme. Në ato raste përmbajtja e vetëdijes së emetuesit dha pranuesit në telepati janë të njëjta për nga kuptimi, sepse përmbajtja e njëjtë ose e ngjashme paraqitet në momentin e njëjtë tek te dy. Teoria e sinkronicitetit sqaron edhe shumë dukuri tjera nga jeta, p.sh.: lindja e ideve njëkohësisht te dy persona ose dukuria e njohur kur dikush na merr “fjalën nga goja”, etj. Edhe pse kjo teori në këtë periudhë është njëra nga më të pranuarat në kuadrin e teorive tjera, prapëseprapë është larg sqarimit të plotë të fenomenit të quajtur telepati.
Si përfundim mund të thuhet se shumica e eksperimenteve të psikotronikës, tregojnë se perceptimet jashtëshqisore janë procese të komunikimit të materieve të gjalla e jo vetëm të qenieve njerëzore. Kjo na bie deri te supozimi se telepatia është proces themelorë i interaksionit tonë me rrethin, eventualisht më i vjetër se sa komunikimi verbal, përmes të cilit komunikojmë ne sot. Kjo dukuri gradualisht u zhduk me zhvillimin e funksioneve, të cilat e zëvendësuan dhe e lanë të shtyrë në prapavijë, sepse organet shqisore dhe funksioni i të folurit janë më të përshtatshëm për komunikim dhe veprim në rreth. Megjithëkëtë, perceptimet jashtëshqisore nuk u zhdukën, por vetëm u mënjanuan dhe, në gjendje kur humbet kontrolli i qendrave të larat të vetëdijes, siç janë rastet e rreziqeve për jetë, tronditjet e thella shpirtërore etj, këto funksione dhe mekanizma jashtëshqisore, të lënë anash, aktivizohen.

Sabir Krasniqi

Jeta me ka mesuar qe mos ti kushtoj shume vemendje FJALEVE te njerezve, por ti dalloj NJEREZIT ne baze te fjaleve qe ata thone....


Back to top
Al Bundy
Sun Jan 10 2010, 06:22pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Naaah.Telepatia asht e vertete njaq sa asht horoskopi.Kurrgja shkencore.

First Lady flm per postimin por opinioni dhe bindja jeme personale jane qe telepatia e pamja e filgjanit te kafes psh bajne pjese ne te njejten kategori.



Back to top
SuperGirl
Mon Jan 11 2010, 01:22am
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
As une se kuptoj si funksionon telepatia. asht e cuditshme por shqisa e gjashte te habit kajhere, sidomos ne femnat, se ju meshkujt s'ia keni haberin hic

them se ka te bajne me informacionet qe ka njeriu dhe sa arrin me i perpunu ato. nuk i lexova ato shkrimet siper se shume te gjata, ndoshta neser. telepatia ekziston, nuk asht si horoskopi mor Mir. pse kaq skeptik



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Al Bundy
Mon Jan 11 2010, 04:36pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
SuperGirl ka shkruar:

As une se kuptoj si funksionon telepatia. asht e cuditshme por shqisa e gjashte te habit kajhere, sidomos ne femnat, se ju meshkujt s'ia keni haberin hic


S'pa ke nevoje ti SG se na syte ne balle i kena e po e dina ate pune:D

[/quote1263227384] them se ka te bajne me informacionet qe ka njeriu dhe sa arrin me i perpunu ato. nuk i lexova ato shkrimet siper se shume te gjata, ndoshta neser. telepatia ekziston, nuk asht si horoskopi mor Mir. pse kaq skeptik
[/quote1263227384]

Horoskopi ka mundesi qe bela e ka ndonje rrene te vertete( tu ja fut kot po hajt), po telepatia? Edhe falli i filgjanit asht ma i besushem

Sensi i gjashte i femnave,par contre, mund ta ket nji te vertete ne te.Nuk e kuptoj se si po e besoj si fenomen privilezh qe mund ta ken nji numer i vogel i tyne;)






Back to top
SuperGirl
Fri Jan 15 2010, 12:11pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
ahahaha horoskopi asht sheknce n'vedi, te lutem shume. edhe ajo don fantazi qe me shkru perdite tan ato marrina, e nje numer i madh njerezish me te besu. duhet me i ba lapidar atyne qe e bajne

sesto senso asht cool, vec se shumica ne pergjithesi e kuptojne vec masi ndodhin gjanat...dhe thojne ah po, ma kishte ndi lageshtinen
aftesia asht qe me i dal puneve perpara tu e fut ne pune shqisen e gjashte.

Gjithsesi ju meshkujt jeni ma rehat se nuk e keni hic



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
First Lady
Fri Jan 15 2010, 02:32pm

Registered Member #3336
Joined: Wed Sep 23 2009, 03:22pm

Posts: 41
Plotesisht dakord me ju SuperGirl, horoskopi asht marri e as qe ka lidhje me shkencen se te pakten shkenca ka dicka ekzakte, kurse horoskopi asht trillim i nje njeriut qe i thote mendja se din gjithca per gjithkend.

Kurse ne lidhje me sesto senson mesa di une i bie te jete intuita, nese s'gabohem qe eshte ndryshe nga telepatia. Une e di qe telepatia eshte kur dy persona ne te njejten kohe mendojne te njejten gje. Se di edhe mund ta kem gabim. Ndersa e ashtuquajtura intuite ose sesto senso eshte aftesi per t'i nuhat gjerat keshtu ne ajer e sic e thate ju eshte aftesi e jona.


Jeta me ka mesuar qe mos ti kushtoj shume vemendje FJALEVE te njerezve, por ti dalloj NJEREZIT ne baze te fjaleve qe ata thone....


Back to top
SuperGirl
Fri Jan 15 2010, 03:23pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Ke te drejte. ashtu asht. per telepatine kam dyshime shume...ekzistojne rastesite, por telepatia nuk ma mbush mendjen


[ Edited Fri Jan 15 2010, 03:23pm ]



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Sun Jan 24 2010, 02:06pm


Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24799
Telepatia asht konicidence e disa momenteve ose copezave te jetes qe te bajen me mendu se ke telepati...thjesht koincidence...asgja ma shume se imagjinate interresante dhe e pasun nga personi ne person fola une hahahahaha...

I care and I wish well!

Back to top
lissandro
Fri Feb 05 2010, 07:24pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
Kot i hodha nje sy pak ketu dhe lexova pak neper te per sa i perket Telepatis .

Telepatia esht nje dhurate qe i perket nje shqise te vecante qe quhet telepati tek disa njerz esht shum e zhvilluar dhe tek disa me pak
por esht shum me shum se koncidens

telepati esht nje parandjenje qe e ndjen nje gje me or ose dit pa te ndollur
keshtu qe edhe ne studimin mjekoshkencor flitet shum per te
dhe esht shum e komplikuar ta kuptosh...........


[ Edited Fri Feb 05 2010, 07:31pm ]

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
Engel
Fri Feb 26 2010, 10:23pm

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
lissandro ka shkruar:

Kot i hodha nje sy pak ketu dhe lexova pak neper te per sa i perket Telepatis .

Telepatia esht nje dhurate qe i perket nje shqise te vecante qe quhet telepati tek disa njerz esht shum e zhvilluar dhe tek disa me pak
por esht shum me shum se koncidens

telepati esht nje parandjenje qe e ndjen nje gje me or ose dit pa te ndollur
keshtu qe edhe ne studimin mjekoshkencor flitet shum per te
dhe esht shum e komplikuar ta kuptosh...........





Jam shume dakorte me lissandron dhe me shkrimet me lart.Kur kemmi mesuar ne shkolle e kam pyetur profesorin se si ndodh qe njeriu ndjen dicka qe eshte ne te ardhem dhe mbi te gjitha eshte i sigurte per ate gje.
Ai mu pergjigjj shkrut me keto fjale.Cdo njeriu ka nje prirje,pra ka te zhvilluar dikur ndigjimin,ndokush shikimin....etj...pra ka edhe nga ato njerez qe e kane te zhvilluar kete shqise dhe e ndjen.Por nga ana shkencore akoma vazhdojne sdudimet dhe nuk eshte dhene asnje pergjigjje e sakte.

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
SuperGirl
Tue Apr 02 2013, 03:40pm
Miss.Felicity!


Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Un kisha me than qe si shqise te gjashte me fillu me konsideru sensin e humorit. Disa njerz duhet me e vu n'pune ifije ma shpesh.



Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Al Bundy
Tue Apr 02 2013, 03:53pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
SuperGirl ka shkruar:

Un kisha me than qe si shqise te gjashte me fillu me konsideru sensin e humorit. Disa njerz duhet me e vu n'pune ifije ma shpesh.









Back to top
- Stella -
Tue Apr 02 2013, 04:10pm

Registered Member #3337
Joined: Wed Sep 23 2009, 05:25pm

Posts: 5501
SuperGirl ka shkruar:

Un kisha me than qe si shqise te gjashte me fillu me konsideru sensin e humorit. Disa njerz duhet me e vu n'pune ifije ma shpesh.



Ah t'marrsha t'keqen! Fjale me vend!

Taman shqisa e gjashte qe da njerz s'dijn se ka bjen me shpi. S'guxan njiri me than gja se ta marrin per keq e varin turinjt. Ma e keqja asht se ti pershemull ja thu naj gja me t'qeshun,edhe e marrin at batut edhe e transformojn si ti bijn per shtat si e si me te qit me t'keq. Ose thojn m'gjujti me kunja.

Ca kam maraz.

Sogno felicità piccole e occhi grandi per vederle




Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2153 sec, 0.0342 of that for queries. DB queries: 52. Memory Usage: 2,911kB