Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Temat Shoqërore - Shkencat :: Psikologji dhe Sociologji
 
<< Previous thread | Next thread >>
Fëmija kërkon të fle me ju?
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Engel
Thu Nov 19 2009, 10:02am

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846


Fëmijët që mbushin 3 vjeç dhe vazhdojnë ende të flenë me prindërit, në të shumtën e rasteve paraqesin shenja frike se mos humbasin nënën. Kjo situatë shfaqet më shumë tek ata fëmijë të cilët që në moshë të vogël rriten nën kujdesin e dadove. Ky problem, duhet të zgjidhet patjetër para se fëmija të mbushë 6 vjeç, pasi në këtë moshë nisin edhe problemet me shkollën. Qëndrimi për një kohë të gjatë larg nënës, mund të shkaktojë tek ai problem të ndryshme.


Çfarë mund të bëjmë?

- Nëse fëmija vjen i frikësuar në krevatin tuaj nga një ëndërr që mund të ketë parë, nuk duhet në asnjë mënyrë që ti kundërpërgjigjesh me tone të larta të llojit “Prapë erdhe ti? Pse u çove?, Përsëri u trembe? etj”. Hapi i parë që nëna apo babai duhet të hedh në këtë moment, është të përqafoj fëmijën dhe të përpiqet ta qetësojë atë. Mos e detyroni fëmijën që të flejë i vetëm në një moment të tillë. Ju mund të shkoni dhe të flini bashkë me të në krevatin e tij. Një metodë e mirë është ajo e tregimit të përrallave deri kur fëmijën ta zërë gjumi. Ju mund ti përkëdhelni kokën, mund ta mbani pranë vetes deri sa të flejë. Një pikë e rëndësishme që vlen të theksohet, është se kur ai trembet, në asnjë mënyrë nuk duhet ta merrni në krevatin tuaj, por duhet të shkoni ju në krevatin e tij.

- Nëse fëmija juaj ka ndonjë lodër apo veshje që i pëlqen shumë, lëreni të flejë së bashku me të. Kjo gjë do ta bëjë atë më të qetë.

- Përpiquni ti krijoni kushte komode në dhomën e tij. Një dhomë me temperaturë nga 17-24 gradë, pa zhurmë, etj do të ishte ideale për të.

- Nëse vendosni të blini ndonjë gjë për dhomën e fëmijës, merreni me vete edhe vetë atë. Në këtë mënyrë, fëmija do të ambientohet më shpejt me dhomën e vet.

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
Xhulio8
Thu Nov 19 2009, 10:06am
รђк๏๔гค^๏ภlเภє.ς๏๓

Registered Member #3289
Joined: Sun Sep 06 2009, 03:55pm

Posts: 5265
Engel na trego edhe naj gja per kur te bana baballare ???
Back to top
Engel
Thu Nov 19 2009, 10:17am

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
Shkodran-Xh ka shkruar:

Engel na trego edhe naj gja per kur te bana baballare ???



pikereshit duhet me i dite para se te bahesh naqe.ahahhaahha.resp.

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
Holly
Thu Feb 25 2010, 01:51pm
E forte

Registered Member #552
Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pm

Posts: 9819
Engel ka shkruar:



Fëmijët që mbushin 3 vjeç dhe vazhdojnë ende të flenë me prindërit, në të shumtën e rasteve paraqesin shenja frike se mos humbasin nënën. Kjo situatë shfaqet më shumë tek ata fëmijë të cilët që në moshë të vogël rriten nën kujdesin e dadove. Ky problem, duhet të zgjidhet patjetër para se fëmija të mbushë 6 vjeç, pasi në këtë moshë nisin edhe problemet me shkollën. Qëndrimi për një kohë të gjatë larg nënës, mund të shkaktojë tek ai problem të ndryshme.


Çfarë mund të bëjmë?

- Nëse fëmija vjen i frikësuar në krevatin tuaj nga një ëndërr që mund të ketë parë, nuk duhet në asnjë mënyrë që ti kundërpërgjigjesh me tone të larta të llojit “Prapë erdhe ti? Pse u çove?, Përsëri u trembe? etj”. Hapi i parë që nëna apo babai duhet të hedh në këtë moment, është të përqafoj fëmijën dhe të përpiqet ta qetësojë atë. Mos e detyroni fëmijën që të flejë i vetëm në një moment të tillë. Ju mund të shkoni dhe të flini bashkë me të në krevatin e tij. Një metodë e mirë është ajo e tregimit të përrallave deri kur fëmijën ta zërë gjumi. Ju mund ti përkëdhelni kokën, mund ta mbani pranë vetes deri sa të flejë. Një pikë e rëndësishme që vlen të theksohet, është se kur ai trembet, në asnjë mënyrë nuk duhet ta merrni në krevatin tuaj, por duhet të shkoni ju në krevatin e tij.

- Nëse fëmija juaj ka ndonjë lodër apo veshje që i pëlqen shumë, lëreni të flejë së bashku me të. Kjo gjë do ta bëjë atë më të qetë.

- Përpiquni ti krijoni kushte komode në dhomën e tij. Një dhomë me temperaturë nga 17-24 gradë, pa zhurmë, etj do të ishte ideale për të.

- Nëse vendosni të blini ndonjë gjë për dhomën e fëmijës, merreni me vete edhe vetë atë. Në këtë mënyrë, fëmija do të ambientohet më shpejt me dhomën e vet.




Te lumte Engel, informacion i rendesishem per familjet e reja.

Flas per veten qe 6 muajsh femit e mi kan fjet ne dhomen e tyre. Kur filluan me ec u dilte gjumi heret nadjesh e vishish ne krevat te na
Tesh ashte ba normale shkojne e flejne ne dhome te tyre ,kur ju del gjumi vin ne shtrat tone e flej edhe nja dy ore aty. hahahhahahah
Ndoshta nuk ashte mir qe kjo te vazhdojne por une kam vendos mos ti ndaloj. Kenaqen ato edhe na .... ka me ardhe nje dite qe tapo i dojme aty afer krevatit e kan me ken burra e s'kan me dashte ma me ardhe vete....
Qdo nadje na e bajne zgjimin por kjo ashte e bukura per momentin. :x

[ Edited Thu Feb 25 2010, 01:52pm ]

* Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress *
Back to top
Engel
Fri Feb 26 2010, 10:16pm

Registered Member #2627
Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09am

Posts: 2846
Holly!Flm.per pjesmarrjen ne kete teme.Megjithese femijte e mije jane shume te rritur por akoma vijne ndonjehere edhe ato te krevati jone.Dhe eshte e vertete ajo ngohtesi dhe zgjimi i mengjezit me engjuj ne krah nuk besoj se mundt te kete kenaqesi me te madhe.
P.S:I paq me jete e me fat naqe.

Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit.


Back to top
Gurabi
Fri Mar 05 2010, 08:38pm

Registered Member #1920
Joined: Thu May 29 2008, 09:10pm

Posts: 6466
lol ................... ai kerkon une ja leshoj ....pse sme ja prish qefin don me fjet me babin

Give the girl the right shoes and she can conquer the world .!!!!!! .......
Back to top
MiCoLjA
Fri May 28 2010, 10:31am


Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792
vajza jeme ne krevat me ne flen e kam provu me vu krevat t vet po nuk flen qan, kshuqe mir se te vin se te knaq shpirtin njashtu si ka than holly kan mu rrit me u ba burra e vajza te mdhaja e skan me dasht ma me fjet me ne kshuqe me shiju

Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I






Back to top
Gurabi
Fri May 28 2010, 10:14pm

Registered Member #1920
Joined: Thu May 29 2008, 09:10pm

Posts: 6466
tek a cift kush merr kenin me fjet dije se ske vu gjume n"sy prej shkjelmave

Give the girl the right shoes and she can conquer the world .!!!!!! .......
Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2159 sec, 0.0798 of that for queries. DB queries: 44. Memory Usage: 2,683kB