Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Rreth Shkodrës dhe për Shkodrën
 
<< Previous thread | Next thread >>
Cfare mendojn shkodranet e vendit per shkodranet jasht vendit dhe e kunderta?
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
::bud::
Mon Oct 08 2007, 01:03pm

Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
E krijova kete teme sepse natyrisht ne temat e ndryshme te Forumit te dyja palet (si ato mrenda ashtu dhe ato jasht vandit) kan opinione te ndryshme.

Si i konsideroni ju shkodrane qe jetoni ne shkoder ato qe jan jasht?. A i keni zili? A i konsideroni njesoj si ju? Ndoshta thoni qe hapen kot? I rrespektoni? etj etj

dhe e kunderta

Si i konsideroni ju shkodranet jasht shtetit, ato qe jetonje ne shkoder?. A i keni zili? A i konsideroni njesoj si ju? Ndoshta thoni qe hapen kot? I rrespektoni? A do te doshit te ishit jashte? etj etj

Tema eshte teper gjenerale pra nos hesitoni te hedhni idete tuaja.

[ Edited Tue Mar 12 2013, 09:56pm ]
Back to top
L - N
Tue Oct 09 2007, 05:00pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Me rrespekt ::bud:: une monoj se pamvarsisht se ca menojne te dyja palt (Shkodrant e Shkodres dhe emigrantat) e verteta asht se sot ma shume se kurre si Shkodrant ne Shkoder ashtu si edhe emigrant kane nevoj per njani tjetrin se tetan na jena te Shkodres, dhe Shkodra eshte e jone dhe kjo lidhje asht shum ma e thedhe se duket sepse asht pjese e idenditetit tone, kujtimeve dhe anrrave tona te perbashkta.
Falemners
Lec Neli
Vetem njohuria, eksperienca dhe hapsina s'kane kufi, dhe vetem ura e njohuris dhe eksperiences te con te inteligjenca dhe menquria e karakterit.

[ Edited Tue Oct 09 2007, 05:04pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
::bud::
Wed Oct 10 2007, 12:52pm

Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Plotsisht dakort me ty Lec. Edhe un mendoj se mbesim gjitmon nji dhe nuk mendoj te ket nji mosperputhje midis te dyja palve.
Shpresoj qe te kete nji bashkpunim me te dyja palet ne menure qe te ecim perpara.
Siq e the dhe ti na kena nevoj per njeni tjetrin dhe shpresoj te mbetet keshtu.
Back to top
ⓐ-ⓒⓐⓣ
Fri Oct 12 2007, 03:53am

Registered Member #670
Joined: Sun Apr 15 2007, 12:09am

Posts: 24799
Une jam jashte keshtu qe i pergjigjem pyetjes se dyte:
-Kam shume rrespekt qe jane aty dhe punojne me ndertu e ndryshu per te mire ate vend.
-Me vjen keq qe nuk kane mundesite qe kam une.
-Jam xheloze se e shohin per dite ate vend dhe ndiejne aromen e zhurmat e jetes shkodrane.
-Mendoj se i japin shume rendesi anes siperfaqsore(shumica) ajo nuk me mungon..
-Kisha dashte me ndrru vend me SuperGirl ka nji here ne muaj hahaha me jetu per nji dite aty se me than malli..
-Jane me fat qe nuk e kane provu ndjenjen qe kena ne jashte... Sado asht strofa jone tash...kurre nuk e ndiej vedin australiane...jam midis dy vendesh....Me kene nji loje ku luajne kto dy skuadra, per Shkodren kisha kene tifoze..hahaha..
Ndiej krenari si perfundim dhe uroj te rrine aty se ata jane e ardhmja... e ndiej vedin pak si hipokrite se kam ike po he ca me ba... dikush duhet me vujte e me punu ne ate vend...kiss taneve qe jetojne atje.. shume rrespekt kam per ta dhe jeten qe bajne...
Perparim dhe sukses per Shkodren dhe te tane banoret e saj... !heart

I care and I wish well!

Back to top
L - N
Fri Oct 12 2007, 04:34pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
a-cat
Falemners per deshirat pozitive tuja per Shkodren, dhe te lumt goja ta marsha se ska ku me shku Shkodra dhe Shkodrant pa u ba mir.
Lec Neli
Vetem njohuria, eksperienca dhe hapsina s'kane kufi, dhe vetem ura e njohuris dhe eksperiences te con te inteligjenca dhe menquria e karakterit.

[ Edited Fri Oct 12 2007, 04:34pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
::bud::
Fri Oct 12 2007, 04:39pm

Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
a-cat
sic e tha edhe leci do te uroja edhe un Te lumt goja (ose gishtat ne kyt rast)

Back to top
belgium
Mon Nov 12 2007, 03:52am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
BUD.......realitetin po e kena para sysh,ku kena me gjet shkodren ma shpejt,se sa ne shkodraonline,ne qe jena lerg shkoders?nuk egziston opinion mes shkodranve ta qujm mes 2 palve se realisht vec nji shkoder ka,se na qe jena lerg nuk jena te huj e as pale.se kena lan nane e babe,motra e vllezen e nuk kena 100vjet jasht qe te arrijm,deri ne at grade te hapim nji liber pershtypjesh per ne sa her vijm ne shkoder.ka prej atyne qe heken ska ma kan kap qiellin me dore,e arrijne deri ne ate grade qe pak miljona,qe i kan ba,e shohin shkodren si te marume,po ka ma te marum jasht shkodret qe deri dje shumica kan hanger,neper kampe karitase e cu po di une,e nji gja asht shume ma e ransishme,se e kena acuzu shum shkodren tuj e perfytyru para dyrve te azileve te evrops si nji gja qe vec kec ban......se tan shqiptart-shkodrant,kan ken politikanta,e shteti na kerkonte,gjithmon flas ne koh te demokracis,un kam punu pak koh ma par ne bruksel,e kam perkthy,ne shqip nje pjese te mire te bashkqytetarve te mije,e kur u prezantoshin,nuk dinin ca me fole........e masi qe kalojn disa vite,marrin guximin e me fol si ju pershtatet interesi,vetem nji gja nuk me pelqen te ne se kena mendjemadhesine,dhe po harrojme me kthy kryt mbrapa,se ku ishim e ku jena....SHKODRA asht mjalt.
Back to top
L - N
Fri Nov 16 2007, 01:02pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Une menoj se shumica e Shkodranve ne Shkoder dhe jasht saj vine nga nji familje kshtu qe s'ka hapsin dhe as logjike me pas dallim tjeter perveq madhit dhe dashnis se nalume mes familjes, kuptohet injoranta ka gjithkun qe jetojn vetem me paragjyku, urry dhe diskriminu gjithken po mujtne pervec vedit te tyne qi ju duket se jane perfektat (kur dihet si jane)
Falemners
Lec Neli
Vetem njohuria, eksperienca dhe hapsina s'kane kufi, dhe vetem ura e njohuris dhe eksperiences te con te inteligjenca dhe menquria e karakterit

[ Edited Wed Nov 21 2007, 11:24am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Cen Durimadhi
Tue Mar 12 2013, 09:45pm
Marakli hesapi

Registered Member #4092
Joined: Mon Aug 02 2010, 08:37pm

Posts: 8730
Une i kam shkodrant e shkodres pak zili veq per qefin si bajn edhe per gjuhen si flasin gjat dits.

Po e pate baben fukara,dmth ke lind pa fat.
Po e pate vjerrin fukara,dmth qe je bedall

Back to top
SuperGirl
Tue Mar 12 2013, 11:20pm
Miss.Felicity!

Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
ⓐ-ⓒⓐⓣ ka shkruar:

Une jam jashte keshtu qe i pergjigjem pyetjes se dyte:
-Kam shume rrespekt qe jane aty dhe punojne me ndertu e ndryshu per te mire ate vend.
-Me vjen keq qe nuk kane mundesite qe kam une.
-Jam xheloze se e shohin per dite ate vend dhe ndiejne aromen e zhurmat e jetes shkodrane.
-Mendoj se i japin shume rendesi anes siperfaqsore(shumica) ajo nuk me mungon..
-Kisha dashte me ndrru vend me SuperGirl ka nji here ne muaj hahaha me jetu per nji dite aty se me than malli..
-Jane me fat qe nuk e kane provu ndjenjen qe kena ne jashte... Sado asht strofa jone tash...kurre nuk e ndiej vedin australiane...jam midis dy vendesh....Me kene nji loje ku luajne kto dy skuadra, per Shkodren kisha kene tifoze..hahaha..
Ndiej krenari si perfundim dhe uroj te rrine aty se ata jane e ardhmja... e ndiej vedin pak si hipokrite se kam ike po he ca me ba... dikush duhet me vujte e me punu ne ate vend...kiss taneve qe jetojne atje.. shume rrespekt kam per ta dhe jeten qe bajne...
Perparim dhe sukses per Shkodren dhe te tane banoret e saj... !heart

A-cat sa shkrim i sinqerte
Ndrrojme vende kur te dush, nese ske insekte rrotull vi un per naj dite

Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
SuperGirl
Tue Mar 12 2013, 11:28pm
Miss.Felicity!

Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
Teshi un s'mund te them se jam jasht, as se jam mrend. haha

Gjithsesi, sa kam jetu full time ne shqipni, nuk kam ken naj here xheloze per jeten qe bajne shqiptaret jashte shtetit. Nuk me ka mungu naj here gja, kam pas vlleznit jashte e me kane pru gjithmone rraqet qe shifsha ne tv, sa kam mujt kam dal e kam pa vete, kshtuqe nuk e kam dishru kurr me jetu jasht shtetit. Si vajz qe kam ken, edhe kur ka ken naj rast per fejese jashte (si n'shkoder maaa qe vijne t'i gersasin deres ) kurr nuk e kam marr parasysh se nuk me ka terhek. I kam admiru gjithmone shoqnine teme qe kane shku jashte me studiu, e gjithmone kam ken kurioze si asht tu i ec, e i kam mbeshtet sa kam mujt se ma ka marr mendja sa veshtire asht.

Mandej erdhi koha qe edhe un me ba eksperiencat e mia jashte, marr maksimumin prej tyne e shijoj cdo moment, si gjuhet qe flas, si kulturen, si njerzit qe njof..e nuk e maj mendjen fort te shqipnia. Kjo ndoshta per faktin qe shkoj shpesh (pak a shum kry mujit) e ndoshta per faktin qe tesh per tesh se kam ne plan me jetu pergjithmone jashte - pra kam ne plan me u kthy. Zili per gja nuk i kam me than te drejten, vec e shof pak te veshtire pershtatjen teme atje kur te rikthehem, tu e dit si funksionojne gjanat...

Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Al Bundy
Wed Mar 13 2013, 10:43am
Al Bundy

Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
SuperGirl ka shkruar:

Asht ifje anash temet po deshta mi lidh me ca ka shkru Super ma nalt.

Sot ka fillu nji tendence e forte e shqiptareve, per shume arsye, mu kthy ne atdhé mbas shume e shume vitesh sakrificash ne emigracion. Nuk po flas per vetem per emigrantat e Greqise e t'Italise po edhe ata qe jane ne USA.
Arsyet jane te ndryshme me sa kuptoj une. Emigrantat qe jane ne Greqi dhe Itali konsiderojne kthimin per arsye ma teper te perkeqesimit ekonomik ne vendet ku jane. Ne ratin ma te mire shperngulen drejt Gjermanise ose Belgjikes per me vazhdu nji jete ma te mire.
Emigrantat ne Amerike kane probleme te tjera. Nga ana ekonomike kan fitu shume pa fol qe kan fitu edhe shtetesine amerikane. Nji pjese qe kan punu mbi 10 vjet kan edhe te drejte pensionit. Problemi asht qe jeten me sakrifica atje e kane konsomu. Ma keq, distanca me Shqiperine ja rrit lodhjen mendore e disi edhe ekonomike. Kjo ka ba qe me lind edhe nji tendence per me pa mundesinat e kthimit pa humb privilegjet qe kan fitu.
Nuk asht rregull i pergjithshem kuptohet po tan kena njerez familjare atje dhe na tregojn pak a shume te njejten gja.

Me ju kthy fillit edhe nji here.

Ka shume arsye qe bajn me marr nji vendim me ngul ose jo rranje ne nji vend (mbas vitesh shkolle ose pune). Ne radhe te pare jane e ardhmja profesionale, karriera dhe perspektiva ekonomike.
Ekuacioni asht relativisht i thjeshte kur je single. Mundte bahet ma i komplikum kur je vet i dyte ne vende te ndryshme. Bahet teper i komplikum kur ke edhe femi bjen fjala. Ky rasti i fundit me duket bile teper i rande sepse kerkon marrjen e nji vendimit qe lidhet me te ardhmen e femijve, gjuhen e tyne, lidhjen me rranjet e rrezikun e absorbimit te tyne duke jetu ne nji vend te huj.

Back to top
Cen Durimadhi
Wed Mar 13 2013, 12:52pm
Marakli hesapi

Registered Member #4092
Joined: Mon Aug 02 2010, 08:37pm

Posts: 8730
Pa mpelqen ca paske shkru Mir.
Une nuk e kuptaj si marrin guximin me u kthy.
Sot per sot jam t'njejten pozit edhe ma zi me than, kta zatnin si ka permend Miri jan me letra e me tana tmira. I kashat buk e kena hanger si njerz edhe nshkoder. Mu me m'ardh puna mu kthy nshkoder (larg qoft) isha kthy veq pa me mi myll kta tana rrugt, pa se pa kthehem si kta qe jan tu u kthy prej italijet e prej greqijet as nuk mshkan mendja.
Kena ba tan ata sakrifica dmth i lame tana ca patme nshkoder e vazhdume ktu prej zeros e tesh me u kthy edhe i her nshkoder me vazhdu prep prej zeros. Nccncnc

Po e pate baben fukara,dmth ke lind pa fat.
Po e pate vjerrin fukara,dmth qe je bedall

Back to top
SuperGirl
Wed Mar 13 2013, 01:00pm
Miss.Felicity!

Registered Member #514
Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58am

Posts: 36201
A din si asht puna cen, kajhere varet si te prihet.
Un psh po te jap rastin e nji ciftit qe kena shoqni te ngushte familjare. Ai ka ken ne itali ka punu ma shum se 10 vjet. kurse ajo ka ba shkollen ne france, me master e tan ato specializime, mandej shkoi ne itali te i shoqi tu ba prap praktika e gjana, e kurr nuk arriti me gjet pune ne profesion. iu dote me punu ne bar per vite me radhe. Erdhi nji moment qe tha, prit iher, un me tan ket shkolle meta tu punu banakiere, ma mire po shkoj ne shqipni e po punoj pedagoge. kshtuqe tesh ka dy vjet qe jane kthy ne shkoder e kja punon ne profesion te vet e asht tu i ec shum mire, e ai biznes privat. kshtuqe jetojne si zotni.

Ka njerz te tjere qe i prihet boll mbare neper amerike e kudi un neper europe, po i met kryt gjithmone mrapa te prindt e te shqipnia. rrin tu i qa zemra se i merr malli. mund te thush qe jane njerz qe nuk rahatohen kurr, po un per vedi sa me nejt me pishmanllek tan jeten, preferoj me shku ne vend temin e me m'ra shpirti rahat.

Njiri i ban da llogarina ne jete. Ca t'ofrohet prej vendit tand, e ca t'ofrohet prej vendit te huj. Nese un them qe ne shqipni mundem me jetu si zoje, atehere preferoj me nejt aty, edhe pse kushtet nuk jane maksimale ne tana aspektet. Un ktu i kam tana mundesinat me dasht me vazhdu post-doktoraturen e me nejt ne universitet, edhe i fejumi ka eksperience nderkombtare e mundet me ardh me punu ktej ne profesion te tij, por kena vendos qe per da vjet me u kthy me e provu shqipnine iher (tesh per tesh ky asht plani, ndoshta ndryshojme mendim nderkohe). Mandej kur te vijne puna me vleresu se ku du me i lind e rrit fmit (ajo qe thote Miri ma siper) atehere duhen ba edhe da llogarina tjera. tesh per tesh jena te hapun per tana opsionet, edhe me shku me jetu ne cadra neper Afrike

Bre mâ zi kem' pun't tue shkue
Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.)

Back to top
Al Bundy
Wed Mar 13 2013, 01:08pm
Al Bundy

Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
SuperGirl ka shkruar:

...

Njiri i ban da llogarina ne jete. Ca t'ofrohet prej vendit tand, e ca t'ofrohet prej vendit te huj. ...

Shume sakte. Sipas njasaj 'oferte' , qe duhet thane mundet me ken shume personale, gjithsecili vlereson opsionet per te ardhmen.

Back to top
 
Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:

Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam

Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3146 sec, 0.0775 of that for queries. DB queries: 53. Memory Usage: 2,877kB