Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkodra dhe Politika
 
<< Previous thread | Next thread >>
Ku po e con vendin kjo klase politike?
Go to page  1 2 3 4
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
guest
Thu Nov 26 2009, 11:41pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
une per vedi per momentin nuk di cfare te them ne lidhje me ket teme, por do te me pelqente te lexoja komente nga antart e ndryshem.


Back to top
S~erenity
Thu Nov 26 2009, 11:59pm
~Joy of Life~

Registered Member #2891
Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41am

Posts: 5994
nqs bahet fjale per politikanet tone te famshem ne Shqiperi..me keqardhje.. po e con drejt zhgenjimit..
Back to top
guest
Fri Nov 27 2009, 12:44am
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
te zhgenjym me duket se jena ken tan kohen, por ita kohet e fundit po kam frik se po shkojm drejt anarkis.


Back to top
S~erenity
Fri Nov 27 2009, 12:46am
~Joy of Life~

Registered Member #2891
Joined: Sun Apr 19 2009, 10:41am

Posts: 5994
well said guest
Back to top
L - N
Mon Nov 30 2009, 10:24am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Taman tem e goditun zotni guest.

Pytjes se ku po na con kjo klase politike un per vedi se di?

Por me ca kuptoj e me ca marr vesh politika Shqiptare vazhdon me kene pasqyra e vet kulturs dhe shoqnis intelektuale Shqiptare. Si kena politiken jena vete se vete e zgjellim, gjithsesi fatkesisht kshtu e kena pas gjithmone sepse edhe vete kshtu kena ken.

Jam shum i pashpres kur menoj e shof politiken shqiptare ashtu si kur analizoj e rreflektoj vete shoqnine dhe klasen intektuale shqiptare.
Pervec dhuns, padijes e tribalizmit mu me duket se si vete shoqnia klasa politike asht tuj vujt prej mosnjerzillekut te indoktrinum prej t'kalumes qe asht ba pjes e kulturs Shqiptare, zhvatjes dhe arroganc qe lustrohet ose me lufte prej forc kunershtare ose me servilizem prej vete shoqnise tone qe don me perfitu prej momentit.

Shkurt s'shof naj te ardhme t'bukur as per shtetin shqiptare e as per kombin Shqiptare. Mem fale per mosshpresen (pesimizmin tem) qe uroj te jete jetshkurt, por me zemer uroj tana te mirat e mujtshme kombit tem pamvarsisht se me duket vetem urim se faktet i gjej te kunert.


[ Edited Mon Nov 30 2009, 10:26am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
::bud::
Mon Nov 30 2009, 01:40pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Ku po e qon? Kerkund aty ku ka kene gjithmon.
Back to top
shkodra
Mon Nov 30 2009, 06:10pm

Registered Member #237
Joined: Mon Dec 18 2006, 05:05pm

Posts: 13849
po me pelcen teme e po me pelcen pergj qe ka dhan bud...

no comment......
Back to top
_GUINNESS_
Mon Nov 30 2009, 06:13pm
be allways happy enjoy life its to short

Registered Member #1037
Joined: Tue Aug 07 2007, 11:58pm

Posts: 2385
po e qon vendin drejt fukarallekut e degjenerimit e korrupsionit
Back to top
shkodra
Mon Nov 30 2009, 07:02pm

Registered Member #237
Joined: Mon Dec 18 2006, 05:05pm

Posts: 13849
ku ka me na qu kjo parti ose shteti shqiptar ku asht shteti ma servil ne bote...vjen turku tan urra turku vjen arabi po njashtu vjen italiani po asht vjen amerikani po ashtu..cfare shteti jena na?

no comment......
Back to top
L - N
Fri Dec 04 2009, 12:42pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Opozita protesta, Berisha aksion Antimafie

Kryeministri krijon Këshillin ligjor Antimafie dhe premton dekrete të posaçme


Këshilli ligjor për luftën kundër mafies në vend. Kjo është struktura e ngritur pranë Kryeministrit dhe qeverisë në kuadër të luftës antimafie. Një ditë pasi "tundi" dosjet për opozitën, shefi i ekzekutivit njoftoi në mbledhjen e qeverisë krijimin e kësaj njësie, teksa këmbënguli se lufta kundër mafies është emergjente dhe qeveria do të përdorë të gjithë forcën e ekzekutivit në këtë luftë. Kryeministri bëri të ditur se ky këshill do të ketë ekspertët më të mirë ligjorë të vendit dhe si qëllim do të ketë sugjerimin e hapave ligjorë në luftën kundër mafies. "Gjatë këtyre ditëve e kam theksuar se, në rast se në mandatin e parë ne çmontuam një nga një bandat që bënin ligjin në qytete, rrethet dhe portet e këtij vendi, Nehat Kullat, Aldo Baret, Lul Berishat etj., tani kanë ngelur nehatët e kollarisur, kanë ngelur bosët e mafies", theksoi Berisha. Në këtë luftë dhe në këtë përpjekje, vijoi ai, në mënyrë kategorike nuk do të ketë ngjyra, se ngjyra e krimit ekonomik është ngjyra më e shëmtuar, do ketë qëndrim rigoroz ligjor. "Në mënyrë absolute nuk do të ketë forcë që të pengojë këtë ekzekutiv pa ushtruar vullnetin e popullit shqiptar në luftën kundër mafies. Ajo që unë deklarova mbrëmë, ju garantoj se është një dhe vetëm një pjesë, sepse tentakulat e saj të tmerrshme shtrihen në mbarë vendin. E dini këngën që këndohet në Himarë: Himarës ç‘i zunë sytë... rreshtin tjetër nuk po e them se e bën mbledhjen më politike se ç‘duhet. Por Himarës ia zunë sytë. Mjafton të shkoni në Himarë. Bukuritë natyrore të Himarës mafia i vuri perde dhe aq sa e sheh detin nga Tropoja, aq mund ta shohësh mbrapa perdes së Himarës. Ky është një aspekt", nënvizoi Berisha. Duke iu drejtuar ministrave të tij në mbledhjen e qeverisë, Berisha tha se "agjencitë tuaja kanë detyrimin e parë madhor betejën me zero tolerancë me mafien". Kjo betejë, tha ai, ka nisur dhe do të vazhdojë me metodat më rigoroze e më serioze. "Secila agjenci të shqyrtojë bazën ligjore që ka në luftën kundër mafies dhe në rast se ka nevojë, të ndërmarrë hapat për përmirësimin e saj. Departamenti i luftës kundër korrupsionit do të jetë departamenti kundër mafies. Sikundër një këshill ligjor për të ndihmuar Kryeministrin dhe ekzekutivin në këtë luftë, me ekspertët më të mirë ligjorë të vendit është i domosdoshëm të funksionojë. Koha është e ligjit, ligjit dhe vetëm ligjit. Ashtu si bëmë ligjin për bandat, që në shumë raste ata absolutisht ishin vetëm ushtarë të tyre. Kjo do t‘i japë një zhvillim të fuqishëm këtij vendi", këmbënguli Berisha. Zoti ministër i Punëve Publike dhe zotërinj ministra, tha ai, si ka mundësi që në Shqipëri bëhen të gjitha llojet e investimeve, por asnjë i huaj nuk mund kurrën e kurrës të ndërtojë një pallat në Tiranë. "Brenda Bashkisë së Tiranës nuk ka ndonjë investim të huaj. Ndërkohë që kemi zona të tëra në Farkë, në Kashar, në Dajt, për të huajt kjo është e ndaluar në Tiranë dhe sepse të huajt nuk do të pranojnë të krijojnë kartelin e çmimeve të ndërtimit. Nuk i lënë, pasi vetë marrin nga 150 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi. Situata është emergjente", u shpreh Berisha. Qeveria, deklaroi Kryeministri, do të përdorë të gjithë forcën e ekzekutivit. "Ajo nuk do të ngurrojë të përdorë dekretin. Lufta kundër mafies është emergjente. Ndaj këshilli ligjor që do të ngrihet, një nga detyrat do të ketë sugjerimin e dekreteve të Këshillit të Ministrave për të shpartalluar mafien me forcën e ligjit", tha ai.

© Gazeta Shqip - 2006-2008

Opozita nis sot serinë e protestave: Hap kutitë e votimit, ose largohu!

Shekulli Online | 04/12/2009

TIRANË- Ndërkohë që opozita ka njoftuar sot nisjen e protestave, duke filluar me një tubim para TVSH-së, ku do të kërkohet shkarkimi i drejtorit e më pas protesta përditë me moton "hap kutitë ose largohu", kryeministri Sali Berisha ka deklaruar prerë se mazhoranca nuk do t'i hapë kutitë e votimit, çfarëdo çmimi që mund të sjellë ky qëndrim, për vendin.

Sipas Berishës, lideri i opozitës, Edi Rama, ka zgjedhur një kërkesë që është kategorikisht e papranueshme. Në një intervistë për emisionin "Opinion", Kryeministri i vendit, theksoi qartë qëndrimin e mazhorancës, që ai drejton se, nuk do të pranojë në asnjë mënyrë kërkesën e opozitës për të hapur kutitë e votimit edhe pse opozita ka vendosur që të përshkallëzojë protestat.

Sipas tij, Rama e ka ndërmarrë këtë nismë jo në emër të votuesve, por në emër të klaneve siç i quajti ai. "Kutitë nuk hapen në mënyrë absolute. Kjo është e vlefshme për çdo çmim. Rama me kupolën që drejton ka përzgjedhur një kërkesë, që është kategorikisht e papranueshme. Rama ka bërë zgjidhje jo në interes të votuesve, por në interes të klaneve mafioze", - tha dje Berisha.

Lideri i së djathtës ka përsëritur justifikimin se kutitë nuk mund të hapen pasi një veprim i tillë prek vendimet e gjykatave. "Absolutisht, kurrë nuk i hap kutitë. Nuk mund të shkel mbi vendimet e gjykatave. Kupola do të thyejë gjykatën. Ta provojë nëse na rrëzon me protesta. Po të protestojë e qetë ka respektin më të madh.

Nëse bëhet e dhunshme, ka vetëm një njeri përgjegjës në Shqipëri dhe asnjë njeri tjetër. Kush mendon se një qeveri e vullnetit të lirë të shqiptarëve mund ta rrëzojë me mjete revolucionare, atëherë forca e ligjit do të bjerë mbi të dhe përgjegjësi do të jetë vetëm Rama", - u shpreh më tej Berisha.

Dje aletatët u mblodhën për të diskutuar strategjinë e re që do të ndjekë opozita tashmë që afati për hapjen e kutive ka përfunduar me përgjigje negative nga Kryeministri dhe koalicioni qeverisës që drejton.

Kryetarët e partive të majta dhe të qendrës, janë shprehur të vendosur në rrugën e nisur për të bërë të mundur transparencën e zgjedhjeve. Sipas tyre, tashmë që kjo qeveri nuk pati mundësi të ballafaqohej do të kërkohet ngritja e një qeverire teknike që do të bëjë të mundur hapjen e kutive dhe zbardhjen e zgjedhjeve. Ndërkohë ata janë shprehur se do të ketë protesta paqësore në gjithë vendin. Protesta jo vetëm me ngjyrë politike por edhe protesta popullore, si për çmimin e energjisë, etj.

Kanë folur disa nga drejtuesit e partive që ishin në takim, ndërsa kreu i PS-së, forcës më të madhe politike në vend që ka inciuar këtë lëvizje popullore për hapjen e kutive nuk ka dashur të prononcohet, me sa duket edhe për faktin se ai ka folur gjatë në mesditë gjatë takimit me deputetët e PS-së dhe drejtuesit vendorë.

Më poshtë janë deklaratat e kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetarit të PDK-së, Nard Ndoka dhe kryetarit te G99, Erjon Veliaj, fill pas takimit të aletaëve në 'Hotel Tirana International' rreth orës 19:00:

Dule: Opozita në mënyrë të civilizuar do të organizojë protesta mbarë popullore me dimensioneve të paprecedenta. Do të ketë një zgjim ndaj kërkesave të opozitës që pozita iu përgjigj me gjuhën e karshillëkut. Ne jemi më të bashkuar se kurrë, me kërkesa të qarta, me kërkesa të ditura për transparancën zgjedhore si një domosdoshmëri për fatet e demokracisë. Tani që qeveria dështoi, pasi skadoi afati, kërkesa për hapjen e kutive duhet të realizohet nga një qeveri e re gjithëpërfshirëse. Kjo qeveri do të na çojë drejt zgjedhjeve të parakohshme

Veliaj: Ne do ti shkojmë deri në fund me në valë protestash në gjithë vendin, ku do të përfshihen edhe grupet e interesit. Ne drejtohemi nga një person që vetë thotë se Shqipëria drejtohet nga mafia, kjo është dëshmi e turpshme përballë ndërkombëtarëve. Protesta jonë e parë, që starton nesër do të jetë para TVSH, kundër drejtorit të përgjithshëm të saj dhe kundër drejtorit të informacionit. Gjithashtu do ti kërkojmë Gjykatës Kushtetuese ngritjen e një komisioni për të kontrolluar shëndetin mendor të Kryeministrit.

Ndoka: Më vjen keq që Berisha tashmë është kthyer në shpifës ordiner. Kuptohet pse është në një gjendje të tillë, sepse është ballafaquar me protestën më të madhe të këtyre 20 viteve. Ne sot i kërkojmë transparencë. Protestat paqësore s'do të merren me kolltukun e Berishës që e ka merak. S'do merret askush as me muret e Kryeministrisë. Ne tashmë jemi të vendosur të protestojmë për të drejtën tonë si opozitë si dhe i bëj thirrje Prokurorisë të hetojë ndaj denoncimit të PDK sepse ne i kemi paraqitur faktet e vjedhjes së votave.

Mblidhet grupi dhe vendorët e PS


Hap kutitë ose largohu do të jetë kryefjala e protestës së opozitës që do shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Vendimi është bërë publik pak më parë, nga kreu i PS-së, i cili mblodhi sot grupin parlamentar te Partisë Socialiste së bashku me sekretarët rajonalë në rrethe dhe kryetarët e degëve të PS në të gjithë vendin.

"Kjo qeveri e kapur mat humbet të drejtën të qëndrojë. Hap kutitë ose largohu do të jetë kryefjala e protestës sonë që do shtrihet në të gjithë Shqipërinë"- tha Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit kuvendor të PS dhe të zgjedhurve socialist, njëherësh si një mesazh drejtuar gjithë shqiptarëve.

"Publikisht u kërkoj që ta padisni Berishën në gjykatë pa iu ndarë për asnjë shpifje një për një. Nuk bën vaki që një qeveri të përgojojë sipërmarrës e t'i shpallë kriminelë që meritojnë fundin e vrasësve seriale. Ne jetojmë në llumokraci"- tha më tej ai.

Sipas Ramës, protestat do të peshohen me rëndësinë e çështjes së çdo shqiptari në nevojë dhe jo me numrin e protestuesve. "Ne nuk hyjmë në parlament pa u çmontuar 28 qershori si precedent i suksesit të rrezikshëm të korrupsionit elektoral, pa u rishprehur vullneti i qartë për të ringritur shtetin e së drejtës"- tha ai.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP


[ Edited Fri Dec 04 2009, 12:44pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Dec 04 2009, 12:49pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
"E majta evropiane mbeshtet oferten tone per Ramen"

E Premte, 04 Dhjetor 2009


INTERVISTA Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje ne mbremje ne "Opinion" se perfundimisht nuk ka asnje mundesi ligjore qe te plotesohet kerkesa e Edi Rames per hapje kutish. Pohon se Kushtetuta do te zbatohet nese socialistet nuk futen brenda afatit ligjor ne Kuvend dhe deklaron se Parlamenti mund te funksionoje normalisht edhe me 74 deputete dhe kjo mund te vazhdoje per legjislatura te tera

Konstatohet se situata politike eshte e tensionuar madje se fundi jane rritur tonet?

Eshte nje dhjetor i mrekullueshem. Por mbeturina te regjimit te vjeter ne vitin 2009, po sillen ne menyre identike sic silleshin ne vitin 1990. Nuk ka deshmi me flagrante te deshmise dhe botekuptimit stalinist, te mos njohjes se rezultatit te zgjedhjeve te certifikuar nga 20 e ca mije komisionere socialiste. Ketu eshte thelbi i mentalitetit stalinist. Nje vote e certifikuar nga e tere media shqiptare. Nese ka media te specializuara ne Evrope me shume se media shqiptare, nuk besoj. Ishte nje vote e certifikuar nga vezhguesit nderkombetare, nga kryetaret e qeverive te mbare botes, nga 27 Ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian. Qe te gjithe e dine se per nje kauze mafioze te vertete behet e gjithe kjo, jo per demokracine. Keta deputete po i mban peng Edi Rama dhe kupola e tij. Kemi te bejme me nje kerkese qe e kthen Shqiperine ne koherat me te zeza, vitin 1950, ku per ekzekutimin e intelektualeve, firmosej ne Byrone Politike, dhe gjyqi behej te nesermen.

C'lidhje ka kjo?

Ka lidhje, se ka nje vendim gjykate.

Ka te drejte qytetari ta shohe voten e tij?

Une jam gati neser ta votoje qe ta shohin qytetaret, po duhet te sanksionohet ne ligj. Gjykata ka vendosur tashme. Rinumerim do te kete vetem kur ka kundershti gjate rinumerimit. Keshtu e kerkoi vete Rama. Tani ai kerkon te kunderten.

Pse s'i hapni kutite, sa per te pare voten?


Nuk ka rendesi rezultati, ka urdheruar gjykatesi. Nuk mund te rinumerohen votat. Percaktohet ne ligj se kur dhe si mund te behet rinumerimi. Nese nje komisioner i PD apo i PS, thote se nuk eshte dakord me rinumerimin dhe ka pakicen, procesverbali vjen ne KQZ. Ketu nese shihet se numerimi eshte kundershtuar, realizohet rinumerimi.

Cila eshte menyra per te realizuar rinumerimin?

Nuk ka menyre per t'u rinumeruar votat. Kane dhene vendim gjykatat.

Si do te zgjidhet situata atehere?

Nese dikush nderton qendrimin e tij mbi nje kauze mafioze, nuk ka zgjidhje. Deri me sot nuk ekziston asnje institucion nderkombetar, i as edhe nje qeverie te vetme ne Evrope qe te thote po per hapjen e kutive. Nese nje grup mafiozesh, duan ta perdorin kete kauze si te keqen e vendit, eshte zgjidhja e tyre. Nuk ka dhe s'do te kete destabilizim. E keqja kete vend nuk do te mund ta marre kurre perpara. Jemi vend anetar i NATO-s, dhe opozita mund te protestoje sa here te doje.

Nuk mund te kthehet kriza si ne vitin 1997?

Ata qe e enderrojne '97-en, ta harrojne. Kriza e 97 ishte nje krize e bazuar ne krizen financiare. Sot jemi nje vend anetar ne NATO. Po ndermerren vendime historike, si pranimi i kerkeses se Shqiperise per marrjen e statusit te Bashkimit Evropian. Opozita nuk ka asnje motiv pervec nje kauze te vogel, aleances punisto-mafioze.

Ka pasur presion nga nderkombetaret per te gjetur nje zgjidhje ?

Zero presion. Nuk ka pasur sepse eshte thene nga te gjithe se nuk mund te behet fjale per hapje te kutive te votimit.

Perfshire edhe Papandreun?


Absolutisht po, asnje nuk eshte per hapjen e kutive. Oferta e qeverise per Ramen eshte e ndershme, e ligjshme.

Cila eshte zgjidhja?

Kutite nuk hapen ne menyre absolute dhe kjo eshte e vlefshme per cdo cmim.

Nje deputet i opozites me tha Berisha keshtu ben, thote jo por do t'i hape kutite?

Absolutisht gabohen rende. Rama me kupolen qe drejton ka perzgjedhur nje kerkese e cila eshte kategorikisht e papranueshme. E ka bere qellimisht qe te mbaje deputetet jashte parlamentit. Kete zgjidhje beri, jo ne interes te votuesve, por te klanit mafioz.

A ka pasur negociatore per zgjidhjen e konfliktit, vendas apo te huaj?

Nuk ka pasur as edhe nje perfaqesues te vetem te nje institucioni nderkombetar apo vendi mik, qe nuk thote se kutite nuk mund te hapen. Do te kisha nje deshire, te ndihmojne dhe kontribuojne shume, por Rama i ka paralizuar me kerkesen e tij per rishikimin e vendimit te gjykates. Ka pasur nje negociator ne vitin 2006, qe i thoshte Rama marrezira, i thoshte se do te vriste veten. E kam edhe me shkrim kete. Ai ma thoshte mua. I thashe ta leme te qete, te mos behemi pjese ne nje vetevrasje. Rama ka dashur me cdo kusht te beje bashkeqeverisje.

Rama e ka refuzuar publikisht kete...

Per fat te mire kam disa mesazhe qe vijne vete nga Rama. Ka bere perpjekje serioze per kete, edhe tani Rama e ben se kerkon qeveri me baze te gjere. Ai do te ishte i gatshem dhe i kenaqur t'i jepja edhe dy ministri e do t'i mjaftonin. Kete ta harroje. Ai kerkon pushtetin, por duhet ta marre me vote te lire. Cdo opozite qe do ta marre jashte votave, merr persiper nje barre shume te rende. Pra nuk e njeh vullnetin e popullit, nuk e pranon voten e lire.

Kerkon ta shohe voten e lire?

Nuk e pa voten e lire kupola, por komisioneret e PS-se. Madje jo vetem komisioneret socialiste, por edhe te gjithe kureshtaret qe pane ne menyre direkte voten e lire. Rama s'e kupton dot kete per vete mendesine e tij staliniste.

Si do te shkoje me tej, PS paralajmeron mitingje?

Te protestoje sa te doje. Jam teresisht i paprekur nga kjo histori. Une gjate protestave te PS-se, kam vijuar pune si cdo dite tjeter. Protestuesit nuk jane armiq.

Si do ta zgjidhni nese opozita rri tre muaj poshte zyres suaj me protesta?

Tre vjet le te rrijne. Nuk e cenojme ne asnje menyre te drejten e opozites per protesta. Ne nuk na prekin. E pate ne seance plenare, ne votuam dy ligje shume te rendesishme ne Kuvend. Keto muaj jane realizuar reforma te medha. Komisionet parlamentare, nuk e kane nderprere nje minute punen e tyre. Parlamenti punon cdo dite. Kjo qeveri ka miratuar reforma nga me te rendesishmet tere keto muaj. Jemi me shpejtesine e duhur dhe nuk kemi devijuar aspak punen tone.

Ju duhen 84 vota per ligje te rendesishme, ku do t'i gjeni?


Ne kemi 18 vjet qe miratojme ligje. Nuk ka asnje vakuum ligjor. Opozita mund te jete ne Parlament dhe ka qene dhe ka refuzuar te votoje shume ligje, si ai per Gjykaten Administrative, Policine Gjyqesore etj. Ka votuar disa ligje. Nese opozita vjen ne Parlament dhe vendos te mos votoje, sic edhe ka bere per nisma te rendesishme ne procesin e integrimit, nuk e imponojme dot. Ne nuk kemi vakuum ligjor, kjo eshte e rendesishme. Parlamenti me 74 deputete, apo edhe me 72 deputete, mund te funksionoje per 4, 8 apo edhe 12 vjet. Kjo nuk ka diskutim, ketu dhe ne Evrope. Kushtetutat anembane, percaktojne shumicen 50 plus 1. Me kete nuk them se opozita nuk eshte e rendesishme, por ne nuk imponohemi.

A eshte e pergatitur mazhoranca, qe te lini jashte parlamentit 64 deputete qe nuk hyjne ne Kuvend edhe pse kalojne 6 muaj?

Nuk eshte pergjegjesi e jona. Gramoz Ruci dhe Skender Gjinushi, jane dy ish ministra puniste. Keto dhe Edi Rama, qe vjen si deshendent i nje prej persekutoreve me te medhenj, Spiro Koleka. Meqe Edi Rames i rrahu gjoksin shqiptareve, si Kristaq Rama, anetar i Presidiumit te Kuvendit Popullor. Me te njejtin mekanizem po do t'i mohoje. I ati i tij ka firmosur per varjen e njerezve. Asnje shqiptar nuk pushkatohej pa firmen e presidiumit.

Keni internuar ju?

Kurre ne jeten time. Si mjek kam trajtuar me te njejtat ndjenja si ate qe ishte i internuar ne kampet me gjemba, apo anetaret e Byrose Politike. Rama ka keto rrethana, ndaj nuk njeh voten e shqiptareve.

A kane perfituar femijet tuaj ne menyre te paligjshme, si bijte e kryeministrit ?

Ne menyre absolute kategorike. Te dy femijet e mi, do te kishin nje aktivitet me intensiv, nese i ati i tyre nuk do te ishte kryeminister. Atyre u jane ndaluar per kete fakt, fusha te tera angazhimesh. Ata asnjehere nuk mund te trajtojne ceshtje te taksave dhe tatimeve me klienteve. Nese ka nje rast, le ta nxjerrin. Ata nuk mund te perfitojne, kur babai i ndalon per shume gjera, ndersa koleget e tyre, perfitojne. Standardi i femijeve te mi, ishte i pari i deklarimit te pasurive, edhe kur nuk kishte ligj. Qe kur erdha ne pushtet, u kerkova te dyve te deklarojne pasurine. U kthye vajza ime nga Kosova, qe kishte nje shperblim shume te mire dhe u kthye se misioni i Kombeve te Bashkuara u shkri. Kur vajza u kthye, qellimi i Rames ishte qe te merrej 6 muaj rresht me rrogen e saj. Por ju siguroj se nuk ka nje ceshtje te vetme, ku te kapen femijet e mi.

A eshte i perfshire djali juaj ne historine e Gerdecit?

Absolutisht jo. Jane bere 3 600 faqe hetim per kete. Ka vetem nje faks i falsifikuar ne menyre me te ulet, per djalin tim. Nuk eshte e vertete. E perdoren kete argument kater muaj rresht.

A nderhyjne ata ne aktivitetin tuaj politik?

Ne teresi jo. Ne nje pike po. Me kane ndihmuar shume ne fushate elektorale.

Ju keshillojne ne vendime te Keshillit te Ministrave?

Jo. Familja eshte private. Femijet e mi kane ndjekur nje kod rigoroz, qe ka bere qe ata pavaresisht nga 1 milion akuza te Edi Rames, per te cilin vlerat e familjes jane zero, nuk kane mundur te paraqesin qofte dhe faktin me te vogel. U detyruan t'i kaperdijne te gjitha.

Prokuroria permendet se ka presion nga ju?

Mazhoranca i ka dhene asaj ndihmen me te madhe. Nese ajo zonja nuk do te kishte pasur apo ndjekur interesat e te tjereve, mendoj se do ta kishte kompletuar ate ceshtje.

A keni menduar per perfshirjen e femijeve tuaj ne politike?

Ata jane aktive ne te gjitha situatat, si cdo familje politike. Kane investimin e tyre ne politike dhe PD-ne. Deren e kane te hapur, kur te duan mund te marrin pjese, sipas te gjitha rregullave, pa asnje favor. Ata kane qene ne politik, por zgjodhen jeten e tyre private.

I inkurajoni te jene ne politike?

Te drejten te them, nuk duhet te inkurajohen, duhet te perzgjedhin vete. Nese do t'i inkurajoja, do te krijoja pershtypjen se do te jepja mbeshtetjen. Ata duhet te ecin vete, po te duan te hyjne, jo me mbeshtetjen e te atit.

Pra mund te hyjne ne politike?

Si te duan. Qe neser po te duan, por ne baze te rregullave te PD-se. Une as nuk i inkurajoj, por as nuk i pengoj.

Pra mund te jete nje eveniment i ardhshem?

Jo nuk mund te them. Kane qene nje mbeshtetje per mua ne fushate, me lehtesuan.

Ju mendoni qe mandatet e deputeteve do te skadojne ne diten e afatit ligjor?

Nuk e bej une, e ka kushtetuta.

Nese ata qe jane ne liste, nuk pranojne te hyjne prape si do t'ia beni?

Do te zbatohet kushtetuta.

Do te vijoni te mos i jepni rroga, nje pjese e tyre jane me kontribute?

Disa prej tyre jane miliardere. Madje u japin te tjereve nga dy milione leke cdo muaj.

Por ka prej tyre qe nuk kane asnje te ardhur tjeter vec rroges se deputetit qe nuk po e marrin?

Une rrogen time nuk mund t'ia u jap. Ata duhet te kishin bere betimin, po ta benin mund ta merrnin. Po keshtu mund te deklaronin qe s'jane me deputete dhe te merrnin statusin e ish-deputetit. Situata eshte shume e vecante. Nje grup i vogel, nje kupole qe vetme ne Tirane ne troje ndertimi, publike dhe grabitje te tokave, kane krijuar nje monopol.

Rama tha se lejet jepen nga KRT, ku Rama ka nje pjese dhe ju po ashtu dhe jane dhene unanim?

Eshte qesharake. T'u thuash shqiptareve se kreu i bashkise nuk jep lejet e ndertimit, do te thote te tallesh. Lejet e ndertimit i pergatit drejtoria e urbanistikes, qe emerohet nga kreu i bashkise. KRT-ja nese dosja i shkon e falsifikuar nuk eshte institucion i verifikimit te dosjeve. Ajo vepron mbi dosjen qe i dergohet. KRT-se i kane marre, i kane imponuar nje vendim te gabuar. Por te pretendosh se lejet e ndertimit nuk i ka ne dore Rama, do te thote te tallesh tere diten.

Por per se mos t'u jape leje, ndertues jane, madje kane lulezuar kur PD ka qene ne pushtet?


Nuk bejme dallime nga perkatesia ne. Por nese jep leje ndertimi ne 500 mije metra katrore ne qender te Tiranes, kur eshte toke publike, nuk eshte normale. Jane me shume se 500 mije m2. Une i kam kapur dosjet me falsifikime. Eshte e papranueshme. 70% te lejeve te ndertimit nuk mund t'i marrin vetem 2 studio dhe 400 studio te tjera te marrin 30% tjeter. Ky eshte monopoli me i papranueshem. Tirana eshte e ndaluar sipas Rames dhe per te huajt per te ndertuar. Ndaj do te jene te gjitha objekt i nje hetimi. Nuk akuzoj pse i kane marre, por se i kane marre me falsifikime.

Nese i kane marre me falsifikime, pse dalin tani dhe jo gjate pranveres se mjaltit qe patet me Ramen kohe me pare?

Une t'i kem thene Rames se zhvillon mafies dhe monopolit, une kam bere punen. Por ka pasur nje raport unik ne karrieren time politike, raporti me Ramen per zgjedhjet. Ky zoteri ne menyre me te papritur, ne janar 2006, kerkon shtyrjen e zgjedhjeve lokale. I them je ne vete, si kerkon shtyrjen. Jo tha te shtyhen. Aty e kuptova se ky zoteri, do te beje gjithcka, do te perdore zgjedhjet si presionin me te madh ndaj meje. Une e kisha nje problem madhor te karrieres sime politike, fjalen e lire dhe vota e lire. Dy lendimet e medha te mia ishin fjala e lire, ai qe nuk ka lirine e fjales, nuk ka dinjitet. Ai qe nuk voton i lire dhe ai nuk ka asgje. Ne vitin 1996 une bera fushaten me te bukur, bera perpjekje per zgjedhjet me te mira. Ruci me nje skenar antishqiptar, dy ore para zgjedhjeve, u kerkoi komisionereve te terhiqen. Akt te cilin e denoi Fatos Nano. Fakti qe opozita u largua 2 ore para votimeve, i plagosi rende zgjedhjet. Theu nje nga idealet e mia me te mira. Ne tetor pata fatin t'i faktoj botes, zgjedhjet e mira lokale. Zgjedhjet me vone shkuan ne zhvillimet me tragjike, une qendrova vetem avokat i votes. Erdha ne 2005 me nje betim te brendshem, se do te bej cdo gje qe shqiptaret te votojne te lire. Ne 2007 dola serish i fituar, kjo per mua ishte inkurajuese se u vleresuan, pavaresisht se nuk u arriten standardet. Por Rama deshmoi se do te beje cdo gje qe te me mposhte me problemin zgjedhor, deri tek bojkoti. Kam bere nje beteje nga me te bukurat e historise sime politike. I dhashe lapsin, urdhero shkruaj kodin zgjedhor dhe sistemin. Erdhi ceshtja e listave, dixhitalizuam 14 mije regjistra te gjendjes civile, filloi ceshtja e kartave, nisen ata jo taksa e votes, etj. etj. E tolerova Ramen me milimetra ne kerkesa.

Por kutite nuk do te mund t'i hap absolutisht kurre, se nuk shkel dot ne ate cka besoj. Numerimi eshte bere, por kupola kerkon te dale mbi gjykaten.

Mos do ta beje me protesta?

Ta provoje. Po u be e dhunshme ka nje pergjegjes te vetem ne Shqiperi, do ta mbaje ai pergjegjesine Rama. nuk eshte ne menyre kategorike kercenim. Nje nga fitoret e mia me te medha politike eshte procesi i zgjedhjeve te 28 qershorit, jo se fitova, por sepse arrita zgjedhjet e lira dhe te ndershme. Ne rast se ndonje mendon se nje qeveri e vullnetit te lire, nje vote e certifikuar nga te gjithe, nje qeveri, nese kundervihet, forca e ligjit do te jete e fuqishme mbi cilin do.

Dosjet do t'i coni ne Prokurori?

Pa diskutim qe po. Pasi te behen te gjitha veprimet e duhura. Nese mendohet se luften kunder mafias do ta beje vetem prokuroria apo policia, jo, do te behet ne bashkerendim. Dosjet qe thashe, jane vetem nje pjese, se nuk jane pak. Nuk dua ti jap vetes te drejte, por ne kete rast, qendrimi im ne luften ndaj mafies, apo perpjekja ta fus Ramen ne zgjedhje, i ka sherbyer me shume zgjedhja se sa lufta.

Rama thote se ju nuk jeni perballe asnjehere me akuzat per shpifje ne gjykate qe jane bere per ju?

Se nuk kam shpifur kurre.

A mendoni se me keto akuza cenoni biznesin dhe disa njerez?

Jo absolutisht. Keto nuk jane akuza, jane dosje. Nese nje bos, merr 54 mije m2 ne Tirane, toke publike, cdo bejme ne, do te rime duarkryq. A nuk doli Bashkia e Tiranes e mbrojti nje muaj rresht. Ftoj opoziten bashke te luftojme mafien. Ka deri me sot nga administrata ime rreth 160 zyrtare te denuar, imunitete te hequra, asgje nuk eshte futur ne kembet e opozites. Ka rreth 400 dosje per ta. Nuk mund te hetohet njera ane, e tjetra jo. Kompromisi i bere per hir te zgjedhjeve, nuk vazhdon me. Por ne ato 4 vite, cmontuam bandat me te rrezikshme. Tani do te merremi me mafien dhe me te do merret prokuroria, sherbimet inteligjente, autoritetet tatimore, doganore. Pse duhet te shqetesohet kush nga kjo.

Po gjuha juaj e perdorur ndaj Edi Rames cila ka qene. Gjuhe kryeministri eshte ajo. Eshte etike te hysh ne jeten private dhe sic thote Rama, te shpifesh?

Kundershtari im politik 2 vitet e fundit e ka cituar familjen time 2 milione here. I ka akuzuar ata ne menyren me monstruoze, cdo dite me spote televizive, me gazeta me cdo gje. Nuk kurseu femijet, bashkeshorten, asnje. Ne menyre absolute me nderoi, se familja eshte krenaria ime. Pa mbeshtetjen e familjes sime, nuk e di se do te mund te kisha performuar. Ndaj nuk kam asnje keqardhje se i citon cdo dite. Akuza per korrupsion, pa as faktin me te vogel. Formuloi akuza false te cilat nuk ju pergjigja ne teresi. Por reagova sepse, ky eshte qendrimi i tij ndaj familjes si vlere. Ai ka nje urrejtje ndaj familjes. I thashe te vertetat me te hidhura me te papranueshme. Jane te verteta, fotografi qe qarkullojne ne tere boten, ku ne plazh publik ka nxjerre gruan e botes. Nese ne themi se me bashkeshorten mund te sillesh si te duash, jo, ka nje kod. Nuk u ndala dot ne keto probleme ne keto probleme. une bera fushate pozitive, por kur shoh kete njeri me urrejtjen per familjen nuk rri dot. Nuk eshte personal plazhi publik. Ka plazhe private ku te zhvishen. I ka shperndare vete ai. Kemi pasur nje ngjarje 8 muaj me pare, ajo e Pangos nuk ishte private. Asnje fjale nuk i kam thene te stisur.

Ka ardhur dita qe shoqeria te qetesohet nga kjo gjuhe?

Ai ka vite qe shpif cdo dite e si kam thene asgje tjeter, pervec asaj qe qendron ne dokumente publike. nuk i kam botuar une fotot e tij, i ka bere vete. Nuk eshte ceshtje personale ajo. Jeta e politikanit eshte sa publike dhe aq private. Dosjen gjyqesore ja ka botuar ndihmesi i tij kryesor sot.

Keshtu thate edhe per zgjedhjet lokale nuk i shtyni dhe i shtyte, kam pershtypjen se do te toleroni edhe per kutite?

Absolutisht jo. Pse nje politikan qe rreh te shoqen dhe shkon ne qeli dhe ky jo. Keto jane te pakaperdishme. Nuk ka vend ne bote qe t'i quaj private keto. Private eshte dhoma e gjumit, shtepia, jo plazhi publik dhe piaca. Se ndryshe hajde te krijojme lidere pa te mbathura, e te themi a jo, eshte jete private kjo. Keto cojne ne ato vrasjet ne familje, etj.

Ka nje akuze direkte nga Rama qe po nderhyni ne punet e brendshme te pushtetit lokal. Po frenoni investimet si te sheshi "Skenderbej" dhe unazen e vogel?

Sheshi "Skenderbej" eshte nje mashtrim. Ai nuk nis ndertimet se nuk e lejon Kocua. Unazen qe neser ta filloje Rama. segmentin qe ka brenda vijes, ta nise qe neser. Ai thote, kredine ta marre qeveria dhe shpronesimet, ne bejme ndertimin. Per pjesen e qytetit ne jemi te gatshem ta marrim. Por t'i thote qeverise edhe shpronesim dhe kredi, nuk mundemi.

© 1991 - 2009 Koha Jone


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Dec 23 2009, 07:59am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Në kërkim të krizës për të siguruar zgjidhjen

Gazeta Panorama Online URL: trokit ketu

(Vendosur: 22/12/09) Ylli Asllani*

Opozitës i duhet patjetër dhe po kërkon me ngulm një alibi për të dalë nga spiralja pakuptim e krizës që ka krijuar vetë dhe ku tenton të na përfshijë të gjithëve. Pra, të shpikë një problem që t’i japim zgjidhje me dialog. Me një fjalë, edhe pse është improvizim duhet të pranojmë se ka një krizë, e cila do të na ule së bashku dhe në mënyrë të kulturuar të arrijmë një kompromis.
Një version i tillë i të bërit politikë kontroversale ngjan anormal për një shoqëri, e cila po rikthehet me dinjitet pas qindra vjetësh në gjirin e kombeve të civilizuar. Me sa kuptohet, pavarësisht stilit grotesk, lidershipi i majtë për muaj me radhë po stërmundohet ta paraqesë Shqipërinë para Evropës “si një barrë dhe jo si një shtesë pozitive”. Ai po kërkon ta çojë vendin në këtë stacion të ri të demokracisë moderne të turpëruar e pa dinjitet si për të provuar para botës, alibinë e etërve të tij, se ka qenë populli shqiptar që nuk e ka merituar integrimin perëndimor dhe jo gracka që ata ngritën. Miqtë perëndimorë që na kanë çelur dyert e anëtarësimit dhe po monitorojnë procesin shqiptar nuk kanë pasur parasysh “anët e errëta të realitetit shqiptar, por individët që përfaqësojnë anët më të mira dhe të ardhmen e begatë të kombit”. Në këtë sens ka gjasa që fillimisht kërkesën e opozitës për hapjen e kutive elektorale dhe bojkotin e Parlamentit e morën si një gjest frustrimi të brendshëm. Sepse ndofta kështu ndodh ndonjëherë me humbësit kur duan të rikompaktësojnë forcën e tyre politike gjithsesi të demoralizuar pas zgjedhjeve. Pavarësisht kësaj, nisur nga realiteti i prekshëm i ecurisë së demokratizimit të shoqërisë shqiptare dhe në zbatim të politikave dashamirëse ndaj përpjekjes së qeverisë dhe vokacionit perëndimor të 94% të shqiptarëve ata po vazhdojnë të vendosur të inkurajojnë çdo hap të mirë në udhërrëfyesin e liberalizimit të vizave dhe atë të Bashkimit me Evropën.
Paralelisht ata po shfletojnë në arshivat e tyre modele për zgjidhjen e konflikteve e ndofta për të gjetur ndonjë rast të ngjashëm të sjelljes së opozitës sonë, e cila si argument paraqet defekte dhe kriza imagjinare. Të çarmatosur nga pamundësia për të verifikuar një rast analog ata po informojnë rreth pasojave të veprimeve të papërgjegjshme dhe ofrojnë në këtë linjë një model universal dialogu konstruktiv pa cenuar parimet e demokracisë, parlamentarizmit dhe shtetit ligjor.
Po çfarë po bën opozita?
Kur nuk e di se nga do të shkosh, nuk ka rëndësi drejtimi që merr. Pikërisht këtë çorientim ajo ka muaj që po e paraqet si një projekt politik. Pra, tenton në mënyrë të organizuar të realizojë anarki dhe destabilitet të shoqërisë në prag të ngjarjeve të shumëpritura prej vitesh për çdo qytetar shqiptar. Zelli i saj për të shpallur vendin në krizë po i kalon dhe kufijtë klinikë. Deri më tash ka koleksionuar një seri “krizash” që për koincidencë kanë rezultuar sipas monitoruesve ndërkombëtarë dhe si pikat më të forta të kësaj qeverisje. Në harkun e dy viteve opozita ka dështuar, për të mirën e vendit duhet thënë, në:
Shpalljen e krizës së besimit për të hyrë në NATO dhe për të formuluar kërkesën për hyrjen në BE. Në përpjekjet për të involvuar Shqipërinë në krizën financiare botërore. Për të paraqitur të manipuluara Zgjedhjet Parlamentare. Për të penguar pranimin e kërkesës për anëtarësimin e vendit në BE dhe përfshirjen e Shqipërisë në liberalizimin e vizave. Për të shpallur si faliment rritjen ekonomike të vendit, të pagave dhe pensioneve, si dhe uljen e taksave, ndërtimin e infrastrukturës moderne dhe strategjike. Fuqizimin e pushtetit vendor dhe decentralizimin e tij, përmirësimet në sistemin energjetik dhe rritjen e investimeve të huaja.
Lista e betejave të humbura është e gjatë dhe vazhdimisht po shtohet, por po ashtu dhe këmbëngulja e opozitës për të zbuluar patjetër krizën është impresionuese për të mos thënë deziluzonuese. Të gjithë në selinë rozë janë vënë në garë për të gjetur apo prodhuar një krizë që nuk ekziston. Është një shpurë e tërë e pasuar nga analistë mediatik, politologë gazetash, shoqata, aktivistë terreni, e shumë si këto që fitojnë hapësira “jetike” nga lideri në këmbim të krizës së gjetur. Por janë edhe komisionarë zgjedhjesh që kanë firmosur rezultatet dhe honorarët, të cilët duan të rifitojnë besimin e lëkundur të liderit të tyre të lëkundshëm. Po tregohet kujdes në përdorimin e ish-nomenklaturës së lartë të diktaturës. Në vend të personazheve të atrofizuar nga koha po hidhen në betejë bijtë e tyre. Pra, kontingjente të ‘freskët’ që rrjedhin nga ish-Byroja Politike, ish-Komiteti Qendror, ish-blloku, ish-Sigurimi i Shtetit e levat e tyre. Pak a shumë të gjithë ata që kanë qenë dikur më të paepurit kundër hapjes perëndimore të vendit. Të pasugjestionuar nga ky tallaz në gotë kanë mbetur pakica aktive e intelektualëve të majtë dhe socialistët cilësore që humbjen e kryetarit e përjetojnë në mënyrë statusore, si dështim të tij dhe jo të kauzës së të majtës moderne. Po maxhoranca, ç’po bën? Për ironi sikur të kishte ‘gabuar’ pak në qeverisje apo aleancat e saj, do të ishte më ‘mire’, sepse kështu mund ti jepte një shans opozitës për të gjetur ‘zgjidhjen e problemit’. Kështu do të ‘dialogonte’ jo me njeriun në krizë dhe jo për një krizë që nuk ekziston….!! Për qeverinë mund të shprehemi thjeshtë se ajo po i plotëson detyrat e saj dhe po merr në konsideratë çdo sugjerim që synon përsosjen e demokracisë. Plotësimin e Pyetësorit për Bashkimin Evropian e konsideron si verifikim të vetvetes, por dhe si një ftesë të diskutimit të tij me opozitën. E vetmja kërkesë e maxhorancës qeverisëse është që ky dialog, qoftë dhe me debat, të kryhet në parlament dhe në institucionet e demokracisë, pa shkallmuar themelet kushtetuese të godinës ku të gjithë së bashku jemi të përfshirë. Me shpresën se tradicionalisht fundviti sjell mbarësi e paqe për të gjithë, le ta trajtojmë trajektoren e ngjarjeve politike në kampin e majtë si një komedi shpotitëse, e cila të trishton me epilogun e saj por, që për hir të interesave madhore të këtij vendi duhet përjetuar si shija e ndarjes me ato momente të hidhura, të cilat ikin me vitin që lëmë pas e që nuk duhet të rikthehen më.
*Këshilltar i Kryeministrit për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin

© Gazeta Panorama


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
~*Christel*~
Sat Jun 19 2010, 09:37am


Registered Member #1665
Joined: Wed Feb 20 2008, 12:26am

Posts: 9278
Kjo eshte Shqiperia? trokit ketu
Back to top
guest
Sun Jun 20 2010, 10:50pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
kta te top-channel edhe gjithe media shqiptare etiken e kan shum te ulet. nuk e kam per ish ministrin e kultures, por per raste tjera kur lexon neper website te tyne qe zbulojn identitete fmijesh dhe viktimash vetem per me ba lajm, dhe nuk e njohin privacin per asnje gja qe mendojn se ju intereson atyne. me ket rastin e gjobes jan t'u marr shembull median angleze dhe dojn me ba paralelizem, por tregojn vetem standard te dyfisht. top channel edhe mendiat tjera shqiptare duhet me i hedh ne gjyq te gjithe ata qe ju asht shkel privacia qe nuk jan ken persona publik dhe ateher te fillojn edhe te marrin shembull mendiat angleze.


Back to top
L - N
Sun Oct 10 2010, 02:13am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Tregtia e votave




Zgjedhjet nuk janë të lira, për sa kohë vlera e votës varet jo nga vullneti i votuesit, por nga çmimi i imponuar i varfërisë që sjell pushteti politik.

Nga Ylli Manjani më 05 tetor 2010 në ora 12:11
Asnjëherë nuk është bërë një analizë e thellë dhe e plotë e zgjedhjeve dhe e sjelljes së votuesit në Shqipëri. Politika gjithmonë nxiton të mbulojë me hi produktin e vet që realizon në çdo proces zgjedhor. Duke qenë përgjegjëse për administrimin e zgjedhjeve, ajo ka mësuar mjaft mirë ta fshehë çdo pisllëk që bën në proceset zgjedhore. Sfida e krahëve politikë është që këto pisllëqe t’ia fshehin njëri-tjetrit, sepse publikut të gjerë ia fshehin fare kollaj.

Me kalimin viteve, nga njëri proces zgjedhor në tjetrin, format e mbulimit të maskarallëkut elektoral janë përsosur. Sa më shumë më flet për zgjedhjet politika, aq më i madh është problemi që kërkon të fshehë. Në fund, asgjë nga ato që thuhen nuk ndodh. Gjithmonë duhet një konsensus për të ndryshuar ligjin elektoral, në bazë të rekomandimit të OSBE-ODIHR. Gjithmonë bihet dakord për të ndarë numrin e komisionerëve.

Gjithmonë bëhen të njëjtat gabime e po gjithmonë të njëjtat debate paszgjedhore. Fituesit thotë që ishin zgjedhjet më të mira të bëra ndonjëherë, ndërsa humbësi nuk njeh rezultatin që është i manipuluar. Asnjëherë nuk bëhet një analizë serioze se çfarë realisht ndodh në zgjedhje dhe se si manipulohet vota.

Në çdo proces zgjedhor të 20 viteve të fundit në Shqipëri, mesatarisht votojnë 1.4 milionë votues. Nëse analizojmë strukturën sociale të këtyre votuesve, vëmë re se vota në Shqipëri më shumë sesa e manipuluar, në radhë të parë nuk është e Lirë. Në 1.4 milionë votues, rreth 250.000 trajtohen nga shteti me ndihmë ekonomike. Mjafton një manovër e vogël financiare e tipit “abrakadabra”, si p.sh., vonesa në pagesë ose paradhënia, që e tremb ose e “kënaq” këtë kategori votuesish, dhe kjo votë është lehtësisht e bleshme nga ana e pagatorit. Në këtë rast, ai grup politik që ka në dorë shtetin është edhe përfituesi i këtyre votave (ose të paktën i 80 për qind prej tyre). Pjesa më e madhe e këtyre votuesve jetojnë në fshat, ku leku ka vite që është bërë mjet shumë i rrallë shkëmbimi. Jetesa në këto kushte nuk ka asnjë lidhje me debatin apo rreshtimin politik të majtë apo të djathtë (as në qytet kjo nuk ka kuptim), por thjesht me faktin që në këmbim të marrjes së ndihmës ekonomike, jepet vota e gjithë familjes, e në ndonjë rast, e gjithë fisit.

Varfëria nuk mbaron me 250.000 votuesit që blihen nga ndihma ekonomike. Ushtria e të papunëve, rreth 40 për qind e forcës aktive për punë (sipas shtetit nga 1.8 milionë, vetëm 900.000 punojnë) është kontingjenti i dytë më i tregtueshëm elektoral. Në këmbim të një vendi pune në të ardhmen, shumëkush (me përjashtim të ndonjë militanti të thekur) e jep votën e tij/saj dhe të gjithë familjes. Zakonisht, shumica e të papunëve priren të rreshtohen në favor të atij grupimi që ka diçka në dorë. Si rregull, ky grup është ai që qeveris. Meqë në Shqipëri qeverisja ndahet në përqindje aksionesh ndërmjet pozitës dhe opozitës (80% Qeveria dhe 20% opozita), me shumë gjasë edhe ushtria e të papunëve të ndahet sipas kësaj përqindjeje. Dhe kjo është logjike, sepse pushteti lokal nuk ka shumë kapacitete punësimi sa Qeveria qendrore. Kjo logjikë çon natyrshëm në ndërtimin e një pushteti militant e klientelist, si dhe të shtetit politik.

Të punësuarit janë përgjithësisht vota të paracaktuara. Nga 900.000 të punësuar, rreth 100.000 janë të punësuar në shtet. Shumica e të punësuarve në shtet (për çudi edhe këtu del 80 për qind) i takojnë Qeverisë qendrore dhe pjesa tjetër (pra, 20 për qind) i takon opozitës së sotme, ose pushtetit lokal. Kjo kategori duhet shumëzuar me minimalisht 2 (të paktën edhe një njeri të familjes ata janë të detyruar ta bindin) dhe ajo që del u shpërndahet pushteteve sipas përqindjes së momentit (sot është 80 për qind – 20 për qind). Pjesa tjetër e të punësuarve (rreth 800.000 sipas shtetit) varen jorrallëherë nga ndërhyrja e politikës në to. Biznesi tashmë gjithnjë e më shumë po rreshtohet nga pushteti që e mban atë me punë në formë lejesh, koncesionesh apo përfitimesh të tjera. Nuk mund të konkludohet saktësisht se sa ndikon presioni politik mbi këtë kategori të punësuarish, por në mënyrë indirekte ka të dhëna që politika gjuan për vota edhe në këtë kategori votuesish. Duhet pranuar se pjesa e dytë më e madhe e abstenuesve në zgjedhje, pas emigrantëve, janë nga kategoria e të punësuarve në tregun privat. Nganjëherë edhe abstenimi është në favor të një grupimi të caktuar politik.

Tregtia e votave vijon më tej me grupet sociale të margjinalizuara si pronarët e vjetër dhe poseduesit e shtëpive pa leje (këto të fundit janë strehuar në rreth 300.000 banesa pa leje). Është paradoks që pronarët të barazohen me të varfrit, por në kuptimin elektoral rreshtimi i tyre në anën e gabuar i barazon ata me çdo votë që vjen nga varfëria. Si ish-pronarët e vjetër, ashtu edhe pronarët e rinj, janë të lëndueshëm para çdo pushteti dhe si të tillë edhe ata janë plaçkë e negociueshme në tregun elektoral të votave. Rregulli është i thjeshtë: në këmbim të votës premtohet toka e gjyshit, ose legalizimi i shtëpisë pa leje. E parë në logjikën e ligjit, ky rregull quhet Korrupsion. Ndërsa e parë në logjikën e politikës shqiptare, shpeshherë ky rregull përfundon në zhgënjim për shkak të mashtrimit të përdorur. Megjithatë, këto grupe sociale nuk kanë asnjë rrugë tjetër veçse të mbajnë shpresat e tyre të gjalla, duke pranuar çdo mashtrim elektoral.

Me të gjitha këto kategori (anëtarët e partive janë të përjashtuar nga kjo analizë), politika luan në mënyrë të drejtpërdrejt ose të tërthortë. Varfëria është pjesa më ndikuese e çdo rezultati zgjedhor. Një vend në listën e ndihmës ekonomike, ose një thes miell (0.4 gramë miell në ditë i takon çdo përfituesi), është origjina e çdo pushteti politik në Shqipëri. Ndihma ekonomike dhe thesi i miellit janë në fakt shkaku përse pushteti sillet harbutçe. Nga ana tjetër, legalizimi i pronave të zëna pronarëve legjitimë në mënyrë masive nuk na lejon as ta mendojmë (jo më ta ndërtojmë) shtetin e së drejtës. Fjala më e pakuptimtë që përdoret nga politika në këto kushte është fjala: “Reformë”. Natyrshëm, kjo fjalë realisht nuk kumton asgjë në elektoral, për sa kohë mandatet politike të reformuesve vijnë nga tregu i votave. Kjo shpjegon edhe paradokset logjike që ndodhin në vend, si p.sh., legalizimi, funksionimi normal i institucioneve, bërja e punëve publike, apo edhe pajisja me pasaporta - të quhen reforma. Ndërkohë që kjo situatë shpjegon se përse nuk kryhen dot reformat e vërteta, të tipit zgjidhje e çështjes së pronësisë, depolitizimi i shtetit, funksionimi i shëndetësisë apo edukimi i fëmijëve.

E parë në këtë këndvështrim, zgjedhjet në Shqipëri mund t’i quash të drejta, për sa kohë që zbatohen disa rregulla që diktohen më shumë nga të huajt. Mund t’i quash edhe demokratike, për sa kohë që marrin pjesë parti dhe ka konkurrentë politikë. Mund t’i quash edhe të ndershme, për sa kohë që vota blihet në treg dhe blerësi i shërben shitësit me besnikëri (ku pjesë e shërbimi është edhe korrupsioni). Zgjedhjet në Shqipëri mund t’i quash edhe të pranueshme, siç rëndom bën komuniteti ndërkombëtar. Por, në asnjë rast ato nuk janë të lira, për sa kohë vlera e votës varet jo nga vullneti i votuesit, por nga çmimi i imponuar i varfërisë që sjell pushteti politik.

Marre prej trokit ketu
trokit ketu


[ Edited Sun Oct 10 2010, 02:14am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
belgium
Mon Oct 11 2010, 09:32am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
"Klasa jonë politike e ka humbur dinjitetin dhe pavarësinë"

Sa i perket fatit te Shqiperisë etnike, me e keqja eshtë se rinia dhe populli kanë nisur te topiten. Nuk janë si dikur te gatshem per sakrifica. Këtë, hasmi shumë mirë e ka nuhatur dhe tallet me ne pameshirshem

Timonin tonë dikush tjeter po e drejton. Përse u shkatërruan te gjitha fabrikat ne Shqiperi dhe importohet çdo gjë, edhe ato më elementaret? Nuk ka asgjë të rastësishme në ato që kanë ndodhur dhe po ndodhin. Janë me qellime te caktuara afatgjata per ta lënë një popull në varësi, vetem me ndonje ndryshim kozmetik pak ma modern. Te shohim ne kohërat që vijnë çka do ndodhe. Perndryshe, keshtu nuk do ecet me. Klasa politike e shqiptarëve e ka humbur dinjitetin. Janë një tufë njerëzish që funksionojnë vetëm me para, mercenarizem apo me diktim. Secili nga ne mund ta shohe ne secilin seksion se sa mbrapa bote jemi, duke filluar nga secili aspekt.

[ Edited Mon Oct 11 2010, 09:34am ]
Back to top
Al Bundy
Wed Dec 08 2010, 10:19pm
Al Bundy


Registered Member #1833
Joined: Tue Apr 22 2008, 10:08pm

Posts: 25133
Sapo pashe ne televizor te plote takimin e Ramiz Alise me studentat me 8 dhjetor 1990.

Skender Gjinushi ishte ne krahun e majte te Ramiz Alise. Ne nji moment ky i fundit permend qe kishte nji raport nga Sali Berisha se askush nuk ishte demtu nga policia ne protesta. Pashe edhe ftyra studentash qe me plot kurajo me ndryshu faqen e historise ngriten zanin ndaj nji presidenti komunist qe mundohej ku me kercenime e ku me lajka mi mbajt nen kontroll. Ftyra studentash qe une si kam njofte kurre mbrapa. Nji prej tyne , Arben Lika qe foli aty, u vra 4 muaj ma vone.

Konluzioni. Sali Berisha, Skender Gjinushi, Gramoz Uruçi & Co jane tu na drejtu me porosi tesh 20 vjet nderkohe qe popullin shqiptar e ka kap Alzaimeri qysh ne 1990-n.

Nuk paska pas popull ma te manipulushem se populli shqiptar.



Back to top
Mrikalem
Fri Dec 31 2010, 07:16am
mreeya

Registered Member #4269
Joined: Thu Nov 25 2010, 12:30am

Posts: 295
N'humnere......! Por s'ka faj klasa politike. Faj ka populli!

See my lips tremble, and my eye-balls roll; Suck my last breath, and catch my flying soul! -A.Pope

Back to top
belgium
Fri Jan 07 2011, 11:21pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Mrikalem ka shkruar:

N'humnere......! Por s'ka faj klasa politike. Faj ka populli!


plotsisht dacord me ty.
kena nji popull frigacak, qe vec falcitetin ka ne gjak.
Back to top
Cen Durimadhi
Sat Jan 08 2011, 03:54pm
Marakli hesapi

Registered Member #4092
Joined: Mon Aug 02 2010, 08:37pm

Posts: 8730
belgium ka shkruar:

Mrikalem ka shkruar:

N'humnere......! Por s'ka faj klasa politike. Faj ka populli!


plotsisht dacord me ty.
kena nji popull frigacak, qe vec falcitetin ka ne gjak.



Si ka than Zef Deda Na kena lind fallco , na jetojm fallco , na desim fallco , na martona fallco e tjer e tjer
Deshta me dal te shkrimi i belgiumit ku thet se populli asht frigacak , po i njejti popull asht mar si helli diktaturen komoniste posht Pse nuk pa bahen me e hell prap po ec se ishtu ju pelqen gati 60% popullats shqiptare .

Po e pate baben fukara,dmth ke lind pa fat.
Po e pate vjerrin fukara,dmth qe je bedall

Back to top
guest
Sun Jan 09 2011, 08:09pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
:-"

kta shkrimet e fundit ne ket temen shume bindese. nqs asht gjithe populli si ju ma siper ateher me te vertet e meritoni ket klase politike sepse tjer ma te afte nuk kan ka dalin.

[ Edited Sun Jan 09 2011, 08:13pm ]


Back to top
Special_One
Sat Jan 15 2011, 10:10am
I'm number one

Registered Member #3944
Joined: Tue Apr 13 2010, 06:09am

Posts: 1854
Shifne politiken tonè....megjithse kja gja ndodhè ne gjith boten por vetem te na dalin vidiot e tilla :-)

trokit ketu

Prite punen pa u ba
se kur te bahet...
mos ban za!!!

Back to top
shkodrani ne mergim
Sat Jan 15 2011, 06:09pm
Registered Member #95
Joined: Sun Oct 22 2006, 03:07am

Posts: 237
Per mua ka ardhe kohe me reagu.Durimit i ka ardhur fundi ne shqiperi dhe per me teper ne shkoder.Skandale mbas skandalesh,vjedhje mbas vjedhjesh,mbytje mbas mbytjesh etj etj dhe ai popull hesht,behet me fukara per cdo dite.
Hesht edhe me shprehjet prej injorance te "panteres te zese apo Nexhmija e dyte"shoqes Jozefina,qe tallet me shkodren kur thot :"Sot, Shkodra më duket më e bukur se kurrë, me stilin e vet venecian".
Shyqyr zotit qe nuk kam qene ne shkoder se do ta kisha share ,do ta kisha prishe pak gojen me ate shtrige,apo edhe prefektin e te tjere qe u tallen dhe po tallen me ate popull.Me vjen keq per disa ne shkoder qe jane ne poste si puna e Maxhidit apo etj qe nuk distancohen apo nuk reagojne por te gjithe kqyrin xhepin e tyre,privilegjet qe mund te perfitojne.Prandaj atij popull per mua mire ti behet dhe pak e ka.As nuk kam bere dhe as nuk kam nder mend te bej donation atje,sepse e para nuk e meritojne dhe e dyta nuk kam bese ku perfundojne keto pare.Me kete qeveri dhe politikane shume shpejt shqiperia do te jete ose per shitje ose do te behemi vend per plehra,ose do te coptohemi etj etj dhe pastaj rrofte emri shqiptar qe ne krenohemi neper bote kur themi jemi shqiptare,te beses,trima,mikeprites etj

[ Edited Sat Jan 15 2011, 06:14pm ]
Back to top
Cen Durimadhi
Wed Jan 19 2011, 08:31pm
Marakli hesapi

Registered Member #4092
Joined: Mon Aug 02 2010, 08:37pm

Posts: 8730
21 janari, dita e demonstratës popullore .
Demonstrata e PS-së, nis lajmërimi derë më derë në Tiranë: Sali dorëzo bllokun ......

Me Rrespekt Ceni , ish drejtori i komunales


Po e pate baben fukara,dmth ke lind pa fat.
Po e pate vjerrin fukara,dmth qe je bedall

Back to top
guest
Fri Jan 21 2011, 08:54pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
e pabesushme cfare arrijn me ba komunistat edhe klysht e komunistave per pushtet. ne 1992, 1997 dhe 2011 te njejtin aktor politike qe dojn me ardhe ne pushtet me dhune edhe gjak edhe 1 pjese e popullit u shkon mrapa si bagtia.



Back to top
Go to page  1 2 3 4  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2877 sec, 0.0385 of that for queries. DB queries: 69. Memory Usage: 3,320kB