Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Rreth Shkodrës dhe për Shkodrën |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Permbytjet dhe rreziku i pembytjes te Shkodres !!! |
Go to page 1 2 3 4 5 6 7 8 9 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Cunami vjen nga Veriu Nga Lorenc Vangjeli Me ujin, me zjarrin dhe me qeverinë mos luaj, uji të mbyt, zjarri të djeg, qeveria të merr shpirtin. Kjo aksiomë fataliste ngjan si një profeci ogurzezë që edhe mund të ndodhë. Të paktën kur bie fjala për ujin. Të paktën për ujin që ndodhet në hidrocentralet e kaskadës së Drinit. Aty ku dhe prodhohet shumica dërmuese e energjisë së nevojshme për vendin. “Portat e punës së remont-avarisë në Koman kanë mbi 20 vjet që nuk janë përdorur. Në Fierzë, edhe më shumë vjet, kurse në Vaun e Dejës, rrjedhja e tyre dallohet dhe me sy të lirë mbi digë Teknikisht këto porta duhet të vihen në funksionim një herë në gjashtë muaj për provë e për t´i mbajtur në gatishmëri, ndryshe, dalja e tyre jashtë funksionit, mund të shkaktojë tragjedi të paimagjinueshme. Ajo që ndodhi me portat shkarkuese të liqenit të Tiranës, përballë asaj që mund të ndodhë me hidrocentralet e Drinit, do të ishte vetëm një inskenim banal studioje filmike. Sepse portat e mbyllura mund t´i hapin derën fatkeqësisë”! Alarmi i jashtëzakonshëm vjen nga inxhinier Dhimitër Cico, njeriu që plot 21 vjet më parë ishte një nga autorët e projektimit dhe montimit të këtyre portave në hidrocentralin e Komanit. Një punë e vështirësisë së epërme, nga e cila i ka mbetur si kujtim një çmim Republike, një nga dekoratat më të larta që jepte dikur regjimi komunist. Sot profesionist i lirë, Cico shtyhet dhe më tej, kur thotë se një situatë e ngjashme është dhe në dy hidrocentralet e tjera, në Fierzë dhe në Vaun e Dejës, ku portat e punës së remont-avarisë, me siguri, janë jashtë funksionit. “Skenari më i keq i mundshëm është ai që, kur portat duhet të vihen në përdorim, të mos jenë funksionale; uji i liqenit të Fierzës të dëmtojë digën e saj dhe pastaj, me reaksion zinxhir e njëjta gjë të ndodhë në Koman dhe në Vaun e Dejës. Pastaj, nuk do të ketë më as Shkodër dhe as Lezhë, së paku”, - thotë inxhinier Cico. Ai pohon se e ka shprehur shqetësimin e tij ku ka mundur, por askush nuk i ka kthyer përgjigje. E ka ndarë me kolegët e tij, me zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar, por i është përgjigjur vetëm heshtja. Dhe, i dëshpëruar, mendon t´i drejtohet publikut duke e paralajmëruar direkt për rrezikun, në mënyrë që kush e ka për detyrë dhe përgjegjësi për ta shmangur atë, të marrë masa. “Asnjë qeveri nuk e ka menduar një gjë të tillë. E majtë dhe e djathtë. Këtu nuk është e rëndësishme të gjendet se kush është fajtori, e rëndësishme është që faji i shtresëzuar në gjithë këto vite, të mos sjellë nesër një tragjedi të jashtëzakonshme njerëzore”, - thotë me dëshpërim inxhinieri Cico. Në një intervistë për revistën “Mapo” ai flet për të shkuarën, për vitet kur hidrocentralet ndërtoheshin nga njerëz që punonin si skllevër dhe ushqeheshin si skllevër me çaj, djathë dhe fasule, me njerëzit e ish-Sigurimit të Shtetit që vigjilonin për “sabotime” të mundshme dhe me tekat e projekteve të tilla gjigante që sot i japin energji gjithë Shqipërisë. Kush është inxhinieri Dhimitër Cico? E kam të vështirë, si çdokush tjetër, besoj, që të flas për veten. Në kohën tonë, CV-të, siç i quajmë sot, na i bënin të tjerët. Mund t´ju them që kam kaluar tërë jetën time nëpër kantiere ndërtimi, kryesisht në hidrocentralet e veriut. Kam punuar si projektues dhe ndjekës i cilësisë së punimeve në hidrocentralet e Vaut të Dejës, Fierzës, Komanit, Banjës, në ujëmbledhësin e Bovillës e të tjerë. Kam pasur fatin e pakrahasueshëm të punoj me profesorët e mëdhenj të ndërtimit në Shqipëri, me Farudin Hoxhën, specialistin e digave, Egon Gjadrin, specialistin e tuneleve, Petrit Radovickën, projektuesin e kaskadës, Thoma Meksin e papërsëritshëm apo dhe me mjeshtrin e turbinave Mihal Jorgoni. Nuk dua të bëj lista, sepse pastaj do të më duhet të përmend emër për emër të gjitha ata individë pa emër e pothuaj anonimë, kryesisht nga zonat e veriut, që kanë punuar në këto vepra me çmimin e sakrificës së epërme, që kanë punuar vërtet si skllevër, por plot nder, në kushte të paimagjinueshme. Në vitin 1985, në kushtet e izolimit të plotë të vendit dhe në krizën ekonomike ku kishte hyrë regjimi, së bashku me një grup projektuesish, morëm përsipër të prodhonim në vend portat e remont-avarisë në Koman. Sot, kur Shqipëria nuk prodhon pothuaj asgjë, fjalë të tilla ngjajnë të çuditshme. Me çmimet e kohës, nga importi ato kushtonin mbi 8 milionë dollarë - sot disa fish më shumë - por ne mundëm t´i prodhojmë ato në vend për vetëm gjysmë milioni. Çfarë janë këto porta? Është e pamundur të shpjegohet me fjalë të thjeshta se çfarë janë ato dhe çfarë roli luajnë në hidrocentral. Teknikisht ato janë disa mekanizma gjigantë, me peshë totale 60 tonë dhe mekanizma ngritës me fuqi ngritëse 260 tonë. Në Koman janë 12 të tilla. Portat shërbejnë për devijimin e lumit, që të krijohen kushtet për ndërtimin e digës dhe veprave të tjera në kompleksin e një hidrocentrali dhe po ashtu, për shfrytëzimin dhe shkarkimin e plotave (prurjeve) të ujit në rastet e kalimit të niveleve maksimale në kupën e liqenit. Portat nevojiten për të bërë shkarkimin e ujit, në mënyrë që niveli i liqenit të mos kalojë mbi digë, sepse, në rast të kundërt, nuk do të kishte më digë e pasojat, pastaj, vetëm mund të merren me mend. Për funksionimin e këtyre portave ka një rregullore rigoroze, të miratuar që në ato kohë. Në dijeninë tuaj, a është zbatuar rregullorja? Mendoj që jo. Nga përvoja ime, por dhe nga kontaktet me kolegë të Akademisë së Shkencave që janë marrë me digat e larta, këto rregullore të shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes, jo vetëm që nuk janë zbatuar, por ato me siguri i ka zënë dhe myku në sirtarët e arkivave. Unë po ju sjell për botim rregulloren origjinale të kohës për hidrocentralin e Komanit, që saktëson se si duhet të sillemi teknikisht me këto vepra. Por, nëse rregulloret them se i ka zënë myku, si specialist po ju them se portat e punës së remont-avarisë në këto hidrocentrale i ka zënë ndryshku. I ka salduar plotësisht ndryshku. Që do të thotë, nëse troket ora e ligë, kur të kërkohet që ato të vihen në punë, fatkeqësisht nuk do të funksionojnë e do të jemi përpara një katastrofe që, përballë saj, gjithçka e ligë ka ndodhur me këtë vend ndonjëherë, do të ngjante si ëndërr vere. Cili do të ishte ky skenar i keq apo dhe më i keqi i mundshëm që mund të ndodhte në një rast të tillë? Shpesh ne shqiptarët bëhemi trima pas lufte dhe të mençur pas kuvendit. Keni parë në filma se çfarë është cunami? Po, po! Pa asnjë ekzagjerim, Shqipëria do të goditej ndoshta në mënyrë të pariparueshme dhe me një kosto të paimagjinueshme nga një cunam i vërtetë uji e balte. Do të zhdukej ndoshta edhe Shkodra e Lezha, kurse viktimat në njerëz do të ishin si bilanci i shumë e shumë luftërave të marra së bashku. Po ju bëj vetëm një krahasim. Po ju kujtoj përmbytjen e disa lagjeve në Tiranë nga mosfunksionimi i portës së shkarkimit në liqenin artificial të Tiranës. Një portë e përmasave fare të vogla, diçka më shumë se një metër katror. Ajo që ndodhi në Tiranë, është vetëm miniatura e asaj që mund të ndodhë, nëse shpërthejnë digat e veriut në rast të mosfunksionimit të portave të hidrocentralit, kur të jetë nevoja. Është një reaksion zinxhir, që do të niste me shkatërrimin e digës së dheut në Fierzë e më pas me radhë, me digën e Komanit dhe të Vaut të Dejës. Dua të paralajmëroj për këtë rrezik maksimal që sot mund të duket i tepruar dhe i largët për të ndërhyrë sa jemi në kohë. Ndryshe, asnjë mendje njerëzore nuk mund të llogarisë fatkeqësitë që do të na bien të gjithëve në kokë. E bëj këtë alarm si shqiptar, si qytetar, si inxhinier, me shpresë e besim se dikush do të kujtohet që “lopët e arta” që na japin dritë nga veriu, nga pakujdesia kriminale njerëzore, mund të shndërrohen në dema të tërbuar që do të na shkatërrojnë. Kjo që thoni ngjan si një skenar apokaliptik. Keni paralajmëruar më parë për një gjë të tillë? Shpeshherë e kemi ngritur këtë shqetësim me kolegët dhe me ta kemi ngritur e pranuar të njëjtin shqetësim maksimal. Sot ka pak vend për zërin e shkencëtarëve dhe për ta, njëlloj si me doktorët, shoqëria kujtohet vetëm në momentin e fundit, ndoshta edhe atëherë kur e keqja ka ndodhur. Personalisht i jam drejtuar me shkrim Ministrisë së Energjitikës, por nuk kam pasur asnjë përgjigje. Asnjë reagim. Vendosa t´i përgjigjem pyetjeve tuaja, me shpresë, jo për të pasur një përgjigje vetjake, por për të gjetur një mundësi transmetimi të këtij paralajmërimi, jo për të folur për të shpëtuar shpirtin tim siç thoshin latinët e vjetër, por për të parë një reagim konkret përballë një rreziku që është konkret në çdo kohë. Nesër, dhe askush nuk mund ta thotë me siguri se kur mund të jetë kjo nesër, do të jetë vonë. Dhe atëherë nuk do të ketë kohë për të pyetur se cilët ishin fajtorët dhe pse ndodhi. Atëherë, lum kush të shpëtojë! “Mapo” © Copyright 2007 tema.al [ Edited Mon Apr 19 2010, 11:54am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Drini pranë shpërthimit, prurjet në kulm Fushat e Shkodrës dhe Lezhës rrezikojnë përmbytje gjatë ditëve të ardhshme Gjergj Erebara Ministria e Ekonomisë paralajmëroi dje situata emergjence dhe përmbytje të mundshme në ultësirën veriore të Shqipërisë si pasojë e prurjeve të stërmëdha të ujit në lumenjtë Drin dhe Mat, si dhe rritjes së jashtëzakonshme të niveleve të ujit në liqenet e hidrocentraleve. Moti i pazakontë i ngrohtë në zonat e larta të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë ka sjellë shkrirjen e dëborës. Shoqëruar kjo me reshjet e shumta të shiut gjatë ditëve të fundit, prurjet në kaskadën e Fierzës kanë qenë 1350 metra kub për sekondë, shifër kjo që ndodh shumë rrallë. "Prurjet e ujërave në kaskadën e Drinit kanë pësuar rritje të jashtëzakonshme gjatë gjithë natës së datës 26 dhjetor, duke vazhduar ditën e datës 27, për shkak të shirave të vazhdueshëm dhe shkrirjes së dëborës në zonat malore", deklaroi dje ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti. "Për shkak të rritjes së nivelit pranë kufijve të lejuar dhe shmangien e katastrofave, në përputhje me rregulloren mbi shkarkimin, në mëngjesin e datës 27, në orën 09.10, janë hapur portat e shkarkimit në HEC Koman dhe më pas, në orën 11.20 janë hapur edhe portat e shkarkimit në HEC Vau i Dejës, prej të cilave po shkarkohen rreth 400m3/s", vijoi Prifti. Fierza pushim Prurjet anësore në hidrocentralin e Komanit, i cili mbledh ujërat e shiut në alpet shqiptare, janë aktualisht 1220 metra kub në sekondë, ndërsa hidrocentrali nuk është në gjendje ta shpenzojë të gjithë këtë sasi për prodhim. Duke qenë se niveli i ujit në këtë liqen është aktualisht 174.5 metra mbi nivelin e detit nga 175 metra që lejohet, Fierza është mbajtur e mbyllur. Por, edhe Fierza ka mbërritur në pikën e ngopjes dhe ministria thotë se është çështje orësh para se ky hidrocentral të vihet në punë. Por, në çastin që Fierza vihet në punë, prurjet në Koman e më tej në Vaun e Dejës, rriten, duke shtuar rrezikun e çarjes së digave mbrojtëse në ultësirat e Lezhës e Shkodrës. "Megjithëse shkarkimi i ujërave të tepërta është duke u kryer në mënyrën më graduale të mundshme, duke përdorur në maksimum prodhimin vendas, ngritja e temperaturave, reshjet e shumta në rajon, parashikimi për vazhdimin e tyre në ditët e ardhshme dhe futja në punë e HEC Fierzë, mund të sjellë rritje të konsiderueshme të derdhjeve në pjesën fundore të kaskadës së Drinit", tha Prifti në një konferencë urgjente për shtyp. Në ditët e ardhshme pritet që prurjet në pjesën e poshtme të Drinit të mbërrijnë në 3-4 mijë metra kub ujë në sekondë, sasi kjo që mund të shkaktojë përmbytje të konsiderueshme. Prodhimi Shqipëria mund të prodhojë energji elektrike më shumë nga sa ka nevojë të konsumojë, në rast se edhe hidrocentrali i Fierzës vihet në punë. Për këtë arsye, ministria i ka sugjeruar Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes të ndërpresë importet. "Për shkak të rritjes së nivelit në HEC Fierzë, gjatë orëve të ardhshme do të duhet të vihen në funksionim agregatet e tjera në këtë hidrocentral, duke marrë kapacitetin e plotë prej tij", njoftoi Ministria e Ekonomisë. "Janë marrë masa për koordinimin me OSSH-në për uljen e importit të energjisë, e cila do të kompensohet nga prodhimi vendas", vijon deklarata. Situatë emergjence Sipas ministrit, është ngritur grupi i punës për menaxhimin e emergjencave civile që mund të krijohen nga kjo situatë gjatë ditëve të ardhshme. "Për përballimin e situatës janë njoftuar kabineti i Kryeministrit, Ministria e Brendshme, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve, Ministria e Bujqësisë e Ushqimit, si edhe organet e pushtetit vendor për marrjen e masave nëse situata do sjellë fryrje të mëtejshme të lumit Drin, gjë që mund të sjellë edhe dalje të Drinit nga shtrati", tha Prifti. Thellimi i Drinit në provë Qeveria shqiptare investoi katër vite më parë për thellimin e shtratit të lumit Drin, në mënyrë që të shmangte përmbytjet e tokave në Tomorricë e breg të Matit, të cilat qenë përmbytur rregullisht pothuajse çdo vit, duke rikthyer në kënetë një nga zonat më pjellore të Shqipërisë. Investimi mbaroi në vitin 2006 dhe shmangu përmbytjet masive për disa vjet rresht. Por në nëntor të këtij viti, përmbytjet në Lezhë u rikthyen ndërsa investimet e qeverisë dhe Bankës Botërore për kanale kullimi në këtë zonë pritet të vihen në provë gjatë ditëve të ardhshme. © Gazeta Shqip Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Fierza në pikë kritike, dyfishohen prurjet Kukës – Prurjet në liqenin e Fierzës janë dyfishuar sot, çka ka bërë që të shtohet alarmi për përmbytje të tjera në zonat që shtrihen në vijim të lumit Drin. Nga prurjet e shumta, niveli i këtij liqeni ka arritur në 292 metra, çka do të thotë se ka kaluar 2 metra mbi pikën kritike. Shkak i shtimit të prurjeve është bërë shkrirja e borës në zonat verilindore të Kukësit dhe të Dibrës. Korporta Elektroenergjetike Shqiptare bëri të ditur se aktualisht prurjet në Fierzë janë dyfishuar krahasuar me një ditë më parë, duke arritur në 800 metër kub ujë në sekondë. Për këtë arsye, KESH ka hapur sërish portat e shkarkimit në këtë basenë ujëmbledhës, duke derdhur 400 metra kub/ujë në sekondë. Megjithëse prodhimi i energjisë është në nivele maksimale, kjo nuk jep shumë shpresa për uljen graduale të nivelit të ujit. Gjatë ditës së sotme, tre hidrocentralet mbi lumin Drin kanë prodhuar 28 milionë kilovat orë. I ndodhur përballë kësaj situate, KESH-i është i detyruar të derdhë sasi të mëdha uji, por nga ana tjetër do të shkaktojë më shumë përmbytje në zonat e ultësirës së Shkodrës. KESH: Shkarkimet në Fierzë vijojnë normalisht Tiranë – Nuk ka asnjë rrezik për shpërthimin e digave të hidrocentralit të Fierzës. Siguria është dhënë nga Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare, e cila ka bërë të ditur se shkarkimet në këtë basen ujëmbledhës vazhdojnë normalisht dhe nuk paraqitet asnjë rrezik për dëmtimin apo shpërthimin e digave. “Në Fierzë shkarkojmë 400 metra kub në sekondë me tunelin numër katër, që ka fuqi 800 metër kub në sekondë. Aftësia shkarkuese e jona shkon në 1350 metër kub për sekondë. Deri tani Drini nuk i ka regjistruar. Kemi edhe tunelin 3 përmes të cilit mund të shkarkojmë 1500 metër kub në sekondë”, tha për mediat Gani Gjini, drejtor i departamentit të mirëmbajtjes pranë KESH-it. Ai ka shtuar se gjatë këtyre ditëve pryrjet në Fierzë dhe Koman janë shtuar ndjeshëm në 900 metra kub në sekondë në ujëmbledhësin e parë dhe në rreth 1 mijë metër kub në të dytin. 2010-01-07 08:48 Copyright 2009 © GazetaStart.com Rritet niveli i ujit pas hapjes së portave të HEC, ushtria ndalon hyrjen në fshatin Dajç ANILA DUSHI | 06/01/2010 UPDATE - Në hyrje të komunës Dajç, policia ka ngritur një postbllok dhe nuk lejon hyrjen e banorëve drejt banesave të tyre. Pak kohë pas hapjes së portave të hidrocentralit situata në Dajç është rënduar së tepërmi. Sipas burimeve nga terreni, niveli i ujit është rritur së paku me 30 centimetër. Ushtria dhe Policia, duke parë gjendjen shumë kritike ka ndaluar në mënyrë të prerë hyrjen në këtë komunë. Asnjë automjet nuk lejohet të futet në zonë, ndërkohë që vazhdon apeli për evakuimin e shpejtë të banorëve. Në hyrje të komunës Dajç, policia ka ngritur një postbllok dhe nuk lejon hyrjen e banorëve drejt banesave të tyre. Sipas drejtorit të Policisë së qarkut Shkodër kjo është një nga masat e marra në kuadër të shmangies së rrezikut për jetën e banorëve të zonës. Ai thekson se në këto prë të mbrëmjes ëhstë rritur ndjeshëm numri i evakuimeve. Paralelisht me këtë, forcat e policisë dhe ushtrisë që ndodhen në zonë, po bindin banorët që të lënë shtëpitë dhe të largohen. Banorët po transportohen me mjetet e policisë nga komuna Dajc drejt Shkodrës, në të afërm të tyre, apo në vendet e përcaktuara për akomodim. KESH hap portat e HEC, situatë alarmante në zonën e Shkodrës Tre hidrocentralet vendosur mbi Drin po shkarkojnë me mijëra metër kub ujë. Situata është jashtëzakonisht e rëndë, ndaj KESH vendosi sot në mesditë të hapë portat në Fierzë, e cila aktualisht po shkarkon 413 metër kub ujë në sekond. Po sipas burimeve zyrtare, mësojmë se në Koman po shkarkohet 1100 metër kubë ujë në sekond nga 300 që ishte dje. Ndërsa në Vaun e Dejës po shkarkohet 1200 metër kub ujë në sekond nga 600 që ishte dje sasia e shkarkimit. Këto shkarkime masive kanë filluar para një ore (15:00), për shkak të reshjeve të shiut dhe shkrirjes së dëborës që kanë çuar edhe në rritjen e kapacitetit të ujit në diga. Sipas të dhënave më të fundit në të tre hidrocentralet prodhimi i energjise elektrike ka arritur koten maksimale historike ditore mbi 28 milione kilovat ore por sërish kjo sasi prodhimi nuk mund sjelle shpresa per ulje te nivelit të liqeneve. Situata ne kaskaden e Drinit mbetet alarmante, sepse me kete nivel prurjesh edhe pse hidrocentralet punojne me gjithe fuqine e tyre, niveli i Fierzes po vazhdon te rritet. Ne kete pike KESH nuk ka zgjidhje tjeter, perveçse te hape portat e hidrocentraleve per te derdhur sasi te medha uji, duke sjelle ne menyre te pashmangshme te tjera permbytje ne zonen e Shkodres dhe Lezhes. © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
babo |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #587 Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pmPosts: 11127 | ja mora nji shokut keto foto![]() ![]() ![]() Ja! Nje kitarre degjohet, e tingujt ndan si fllad, ngadale kjo vasha zgjohet t'degjoje at' serenate, e Shkodra ra n' pushim c'ka bahet rrugeve s'din trokit ketu | ||
Back to top | | ||
babo |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #587 Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pmPosts: 11127 | .![]() ![]() ![]() Ja! Nje kitarre degjohet, e tingujt ndan si fllad, ngadale kjo vasha zgjohet t'degjoje at' serenate, e Shkodra ra n' pushim c'ka bahet rrugeve s'din trokit ketu | ||
Back to top | | ||
Holly |
| ||
E forte ![]() ![]() ![]() Registered Member #552 Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pmPosts: 9819 | wooow sa keq per zoten! te shkretita ato qe jetojne ne ato zona ![]() * Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress * | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Zhduket 23-vjeçari, dyshohet të jetë mbytur në Buna Shkodër – Një 23-vjeçar është zhdukur sot në fshatin Daragjat, fare pranë lumit Buna. Denoncimi është bërë nga familjarët, të cilët kanë deklaruar se i riu ka humbur kontaktet në momentin që po lundronte me një lundër me motorr. 23-vjeçari po transportonte bagëtitë nga zonat e përmbytura. Ai u ka deklaruar familjes së tij, se lundra kishte një defekt dhe që prej atij momenti nuk ka folur më me ta. Nuk dihet ende fati i të riu, i cili dyshohet se është zhdukur në lumin Buna. Policia është lajmëruar për ngjarjen dhe ka nisur kërkimet. Copyright 2009 © GazetaStart.com Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Holly |
| ||
E forte ![]() ![]() ![]() Registered Member #552 Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pmPosts: 9819 | trokit ketu * Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress * | ||
Back to top | | ||
Holly |
| ||
E forte ![]() ![]() ![]() Registered Member #552 Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pmPosts: 9819 | fola me baben tem e me thote: Nuk ka ra shi aq shum mar babe por se di pse u permbytme ishtu! ka ra ma shum viteve te tjerta e nuk kena pas permbytje te tilla. Ata ishin e qet e se ala nuk ka ardhe uji andej pari.... ishalla nuk keqesohet gjendja o Zot. * Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress * | ||
Back to top | | ||
shkodra |
| ||
![]() ![]() Registered Member #237 Joined: Mon Dec 18 2006, 05:05pmPosts: 13849 | holly naq ka 2 jave qe nuk pushon shiu ne veri....masnej bore ka ra shum shiu e shkrin e dyfishohen prurjet.... me than zot ruje.... no comment...... | ||
Back to top | | ||
TOTO-R |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2326 Joined: Fri Sep 19 2008, 05:11pmPosts: 1780 | Baba jem tha itesh hypa ne teavan lool por gjendja shum e ekqe edhe pak centimtra me hi ner shpija ne fshatin ASHT Lagja Bregu i Drinit Mia moglie ha perso la carta di credito. Non ho fatto denuncia perché ho scoperto che il ladro spende di meno. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | TOTO-R ka shkruar: Baba jem tha itesh hypa ne teavan lool por gjendja shum e ekqe edhe pak centimtra me hi ner shpija ne fshatin ASHT Lagja Bregu i Drinit Po me vjen keq me nigju keq por s'di ca me than tjeter pervec se, si familje te perballum me kyt situat ishalla daheni pa dame, e ishalla keni shneten se tjerave ju bahet dermani TOTO-R. Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
babo |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #587 Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pmPosts: 11127 | puna asht mas me ra shi ne male, jo ne qytet [ Edited Fri Jan 08 2010, 08:10am ] Ja! Nje kitarre degjohet, e tingujt ndan si fllad, ngadale kjo vasha zgjohet t'degjoje at' serenate, e Shkodra ra n' pushim c'ka bahet rrugeve s'din trokit ketu | ||
Back to top | | ||
babo |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #587 Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pmPosts: 11127 | Lec Neli ka shkruar: Cunami vjen nga Veriu Nga Lorenc Vangjeli Me ujin, me zjarrin dhe me qeverinë mos luaj, uji të mbyt, zjarri të djeg, qeveria të merr shpirtin. Kjo aksiomë fataliste ngjan si një profeci ogurzezë që edhe mund të ndodhë. Të paktën kur bie fjala për ujin. Të paktën për ujin që ndodhet në hidrocentralet e kaskadës së Drinit. Aty ku dhe prodhohet shumica dërmuese e energjisë së nevojshme për vendin. “Portat e punës së remont-avarisë në Koman kanë mbi 20 vjet që nuk janë përdorur. Në Fierzë, edhe më shumë vjet, kurse në Vaun e Dejës, rrjedhja e tyre dallohet dhe me sy të lirë mbi digë Teknikisht këto porta duhet të vihen në funksionim një herë në gjashtë muaj për provë e për t´i mbajtur në gatishmëri, ndryshe, dalja e tyre jashtë funksionit, mund të shkaktojë tragjedi të paimagjinueshme. Ajo që ndodhi me portat shkarkuese të liqenit të Tiranës, përballë asaj që mund të ndodhë me hidrocentralet e Drinit, do të ishte vetëm një inskenim banal studioje filmike. Sepse portat e mbyllura mund t´i hapin derën fatkeqësisë”! Alarmi i jashtëzakonshëm vjen nga inxhinier Dhimitër Cico, njeriu që plot 21 vjet më parë ishte një nga autorët e projektimit dhe montimit të këtyre portave në hidrocentralin e Komanit. Një punë e vështirësisë së epërme, nga e cila i ka mbetur si kujtim një çmim Republike, një nga dekoratat më të larta që jepte dikur regjimi komunist. Sot profesionist i lirë, Cico shtyhet dhe më tej, kur thotë se një situatë e ngjashme është dhe në dy hidrocentralet e tjera, në Fierzë dhe në Vaun e Dejës, ku portat e punës së remont-avarisë, me siguri, janë jashtë funksionit. “Skenari më i keq i mundshëm është ai që, kur portat duhet të vihen në përdorim, të mos jenë funksionale; uji i liqenit të Fierzës të dëmtojë digën e saj dhe pastaj, me reaksion zinxhir e njëjta gjë të ndodhë në Koman dhe në Vaun e Dejës. Pastaj, nuk do të ketë më as Shkodër dhe as Lezhë, së paku”, - thotë inxhinier Cico. Ai pohon se e ka shprehur shqetësimin e tij ku ka mundur, por askush nuk i ka kthyer përgjigje. E ka ndarë me kolegët e tij, me zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar, por i është përgjigjur vetëm heshtja. Dhe, i dëshpëruar, mendon t´i drejtohet publikut duke e paralajmëruar direkt për rrezikun, në mënyrë që kush e ka për detyrë dhe përgjegjësi për ta shmangur atë, të marrë masa. “Asnjë qeveri nuk e ka menduar një gjë të tillë. E majtë dhe e djathtë. Këtu nuk është e rëndësishme të gjendet se kush është fajtori, e rëndësishme është që faji i shtresëzuar në gjithë këto vite, të mos sjellë nesër një tragjedi të jashtëzakonshme njerëzore”, - thotë me dëshpërim inxhinieri Cico. Në një intervistë për revistën “Mapo” ai flet për të shkuarën, për vitet kur hidrocentralet ndërtoheshin nga njerëz që punonin si skllevër dhe ushqeheshin si skllevër me çaj, djathë dhe fasule, me njerëzit e ish-Sigurimit të Shtetit që vigjilonin për “sabotime” të mundshme dhe me tekat e projekteve të tilla gjigante që sot i japin energji gjithë Shqipërisë. Kush është inxhinieri Dhimitër Cico? E kam të vështirë, si çdokush tjetër, besoj, që të flas për veten. Në kohën tonë, CV-të, siç i quajmë sot, na i bënin të tjerët. Mund t´ju them që kam kaluar tërë jetën time nëpër kantiere ndërtimi, kryesisht në hidrocentralet e veriut. Kam punuar si projektues dhe ndjekës i cilësisë së punimeve në hidrocentralet e Vaut të Dejës, Fierzës, Komanit, Banjës, në ujëmbledhësin e Bovillës e të tjerë. Kam pasur fatin e pakrahasueshëm të punoj me profesorët e mëdhenj të ndërtimit në Shqipëri, me Farudin Hoxhën, specialistin e digave, Egon Gjadrin, specialistin e tuneleve, Petrit Radovickën, projektuesin e kaskadës, Thoma Meksin e papërsëritshëm apo dhe me mjeshtrin e turbinave Mihal Jorgoni. Nuk dua të bëj lista, sepse pastaj do të më duhet të përmend emër për emër të gjitha ata individë pa emër e pothuaj anonimë, kryesisht nga zonat e veriut, që kanë punuar në këto vepra me çmimin e sakrificës së epërme, që kanë punuar vërtet si skllevër, por plot nder, në kushte të paimagjinueshme. Në vitin 1985, në kushtet e izolimit të plotë të vendit dhe në krizën ekonomike ku kishte hyrë regjimi, së bashku me një grup projektuesish, morëm përsipër të prodhonim në vend portat e remont-avarisë në Koman. Sot, kur Shqipëria nuk prodhon pothuaj asgjë, fjalë të tilla ngjajnë të çuditshme. Me çmimet e kohës, nga importi ato kushtonin mbi 8 milionë dollarë - sot disa fish më shumë - por ne mundëm t´i prodhojmë ato në vend për vetëm gjysmë milioni. Çfarë janë këto porta? Është e pamundur të shpjegohet me fjalë të thjeshta se çfarë janë ato dhe çfarë roli luajnë në hidrocentral. Teknikisht ato janë disa mekanizma gjigantë, me peshë totale 60 tonë dhe mekanizma ngritës me fuqi ngritëse 260 tonë. Në Koman janë 12 të tilla. Portat shërbejnë për devijimin e lumit, që të krijohen kushtet për ndërtimin e digës dhe veprave të tjera në kompleksin e një hidrocentrali dhe po ashtu, për shfrytëzimin dhe shkarkimin e plotave (prurjeve) të ujit në rastet e kalimit të niveleve maksimale në kupën e liqenit. Portat nevojiten për të bërë shkarkimin e ujit, në mënyrë që niveli i liqenit të mos kalojë mbi digë, sepse, në rast të kundërt, nuk do të kishte më digë e pasojat, pastaj, vetëm mund të merren me mend. Për funksionimin e këtyre portave ka një rregullore rigoroze, të miratuar që në ato kohë. Në dijeninë tuaj, a është zbatuar rregullorja? Mendoj që jo. Nga përvoja ime, por dhe nga kontaktet me kolegë të Akademisë së Shkencave që janë marrë me digat e larta, këto rregullore të shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes, jo vetëm që nuk janë zbatuar, por ato me siguri i ka zënë dhe myku në sirtarët e arkivave. Unë po ju sjell për botim rregulloren origjinale të kohës për hidrocentralin e Komanit, që saktëson se si duhet të sillemi teknikisht me këto vepra. Por, nëse rregulloret them se i ka zënë myku, si specialist po ju them se portat e punës së remont-avarisë në këto hidrocentrale i ka zënë ndryshku. I ka salduar plotësisht ndryshku. Që do të thotë, nëse troket ora e ligë, kur të kërkohet që ato të vihen në punë, fatkeqësisht nuk do të funksionojnë e do të jemi përpara një katastrofe që, përballë saj, gjithçka e ligë ka ndodhur me këtë vend ndonjëherë, do të ngjante si ëndërr vere. Cili do të ishte ky skenar i keq apo dhe më i keqi i mundshëm që mund të ndodhte në një rast të tillë? Shpesh ne shqiptarët bëhemi trima pas lufte dhe të mençur pas kuvendit. Keni parë në filma se çfarë është cunami? Po, po! Pa asnjë ekzagjerim, Shqipëria do të goditej ndoshta në mënyrë të pariparueshme dhe me një kosto të paimagjinueshme nga një cunam i vërtetë uji e balte. Do të zhdukej ndoshta edhe Shkodra e Lezha, kurse viktimat në njerëz do të ishin si bilanci i shumë e shumë luftërave të marra së bashku. Po ju bëj vetëm një krahasim. Po ju kujtoj përmbytjen e disa lagjeve në Tiranë nga mosfunksionimi i portës së shkarkimit në liqenin artificial të Tiranës. Një portë e përmasave fare të vogla, diçka më shumë se një metër katror. Ajo që ndodhi në Tiranë, është vetëm miniatura e asaj që mund të ndodhë, nëse shpërthejnë digat e veriut në rast të mosfunksionimit të portave të hidrocentralit, kur të jetë nevoja. Është një reaksion zinxhir, që do të niste me shkatërrimin e digës së dheut në Fierzë e më pas me radhë, me digën e Komanit dhe të Vaut të Dejës. Dua të paralajmëroj për këtë rrezik maksimal që sot mund të duket i tepruar dhe i largët për të ndërhyrë sa jemi në kohë. Ndryshe, asnjë mendje njerëzore nuk mund të llogarisë fatkeqësitë që do të na bien të gjithëve në kokë. E bëj këtë alarm si shqiptar, si qytetar, si inxhinier, me shpresë e besim se dikush do të kujtohet që “lopët e arta” që na japin dritë nga veriu, nga pakujdesia kriminale njerëzore, mund të shndërrohen në dema të tërbuar që do të na shkatërrojnë. Kjo që thoni ngjan si një skenar apokaliptik. Keni paralajmëruar më parë për një gjë të tillë? Shpeshherë e kemi ngritur këtë shqetësim me kolegët dhe me ta kemi ngritur e pranuar të njëjtin shqetësim maksimal. Sot ka pak vend për zërin e shkencëtarëve dhe për ta, njëlloj si me doktorët, shoqëria kujtohet vetëm në momentin e fundit, ndoshta edhe atëherë kur e keqja ka ndodhur. Personalisht i jam drejtuar me shkrim Ministrisë së Energjitikës, por nuk kam pasur asnjë përgjigje. Asnjë reagim. Vendosa t´i përgjigjem pyetjeve tuaja, me shpresë, jo për të pasur një përgjigje vetjake, por për të gjetur një mundësi transmetimi të këtij paralajmërimi, jo për të folur për të shpëtuar shpirtin tim siç thoshin latinët e vjetër, por për të parë një reagim konkret përballë një rreziku që është konkret në çdo kohë. Nesër, dhe askush nuk mund ta thotë me siguri se kur mund të jetë kjo nesër, do të jetë vonë. Dhe atëherë nuk do të ketë kohë për të pyetur se cilët ishin fajtorët dhe pse ndodhi. Atëherë, lum kush të shpëtojë! “Mapo” © Copyright 2007 tema.al ket tipin e nigjova mram ne tv... te vjen keq qe ka hala njerez te tille qe i thojne vedit edhe gazetar, me ta shpif qellimi i tij ishte vetem politik dhe as nuk e kishte problem hic qe po perhapte panik te njerezit Ja! Nje kitarre degjohet, e tingujt ndan si fllad, ngadale kjo vasha zgjohet t'degjoje at' serenate, e Shkodra ra n' pushim c'ka bahet rrugeve s'din trokit ketu | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Po tash dihet se ka tipa tipa dhe sidomos ne Shqipni sot jane te ndam me thike edhe ata qi i thojn vedit specialista, dikush lidh gjithcka me partit, shkurtimet, perkatsin etje etj, kastansmunesh me lexu shtypin e Tirans sepse te neveritet me qenrime e me opinjone ekstreme, qe dikush shpreh mllefin e dikush tjeter munohet me imponu ose me perfitu politikisht prej situats. Gjithsesi jam dakord me konkluzionin tan babo sepse u vertetu e kunerta e panikut qe perhapi ky zotni Vangjeli per bllokim kaskadash e plasje digash. Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
babo |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #587 Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pmPosts: 11127 | po pra Lec ky asht problemi, kerkon njeriu me pa ne tv ose me lexu nji gazete me marre vesht dicka per gjendjen dhe per ata qe po hekun realisht keq, e nuk din se ke vetem 2 pale ata qe mbrojne menaxhimin e mire dhe ata qe shajne qeverine... po populli???!!! ne uje dhe nuk i plas kujt Ja! Nje kitarre degjohet, e tingujt ndan si fllad, ngadale kjo vasha zgjohet t'degjoje at' serenate, e Shkodra ra n' pushim c'ka bahet rrugeve s'din trokit ketu | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | babo ka shkruar: puna asht mas me ra shi ne male, jo ne qytet Ba me ra vetem shi ne male kishte me ken mire, por masanej ne Alpe e male kto gjana jane te paparishikushme e t'pa kontrollushme, por me ca thojn ihere bjen bore e njihere bjen shi, si perfunim reshjet kan kriju prumje ujit te jashtzakonshem, qi mahet mend najhere. Nejse pa justifiku qeverin uroj e shpresoj qi mos te ket viktima ihere se njajo ka ransi, masanej uroj e shpresoj qi t'pakten t'msojn dica prej kti rasti ekstrem, e te marrin masa me paranalu sado pak e mrena munsive kyt permytje masive. Uroj e shpresoj qi kjo qevri e qeverit mas saj mos ta harrojn kyt katastrofe fill sa te ikun uji, or te planifikojn paranlimin e krijimin e digave apo thellimin e drinit e buns qi me mrojt jeten dhe pasunin e shkodranve qi po i sakaton kjo katastrofe. Pervec urimeve e shpres t'mire s'munem me than gja tjeter sepse sasht as koha e as e drejt sot per sot se nuk jam kompetent me fole per kto gjana Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
babo |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #587 Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pmPosts: 11127 | Lec ba me ra shi ne male ose alpe nuk ka si me ken mire se tan njaj uje mbush hidrocentralet mandej e jan te detyrum me vazhdu shkarkimin se jane afer pikes kritike. ose te pakten keshtu e kuptoj une Ja! Nje kitarre degjohet, e tingujt ndan si fllad, ngadale kjo vasha zgjohet t'degjoje at' serenate, e Shkodra ra n' pushim c'ka bahet rrugeve s'din trokit ketu | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | babo ka shkruar: po pra Lec ky asht problemi, kerkon njeriu me pa ne tv ose me lexu nji gazete me marre vesht dicka per gjendjen dhe per ata qe po hekun realisht keq, e nuk din se ke vetem 2 pale ata qe mbrojne menaxhimin e mire dhe ata qe shajne qeverine... po populli???!!! ne uje dhe nuk i plas kujt E vertet shum ajo qi thu mor Babo, as lajmet s'te bahet me i nigju e as me i lexu, ja ma komentet e tyne te ndikume prej lajmeve, metaman qi jan nda ne 2 grupe e te dyja grupet jan tu ba ma shum polemika per me perfitu politikisht ose tash ose ma mrapa. Nejse fatkesisht media Shqiptare asht produkt kam e kry e politiks dhe si rrezultat anojn ka bosat e tyne ne politike. Fatjkeqsisht mediat e tirans me kyt rast per mu personalisht kan pasqyru vedin se jane te rradha ato media t'pamvaruna e liberale qe bazohen vetem n'lajme t'shpejta e t'sakta, me plot kuptimin e fjals. Nejse tuj ju kthy tems ishalla s'ka me pas humje jetsh se tjerave ju bahet derman e ishalla klasa e acarume politike mson naj msim prej ksaj pune per me i paranalu kto gjana e jo me perdor kyt katastrofe me perfitu politikisht e me ju la trunin njerzve me demagoxhi ekstreme si asht tu ba sot. Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Holly |
| ||
E forte ![]() ![]() ![]() Registered Member #552 Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pmPosts: 9819 | Specialistët: Digat e Drinit janë të sigurta: Në një kohë niveli i rreshjeve gjatë ditëve të fundit ka tejlakuar çdo parashikim të metereologëve, specialistët e energjetikës thonë se nuk ka vend për panik, përsa i përket sigurisë së hidrocentraleve mbi Drin. Luigj Pjetri, specialist me një përvojë 40–vjeçare në fushën e energjetikës garanton sigurinë e digave, vepra madhore këto të ndërtuara para viteve '90, që sipas tij në projektim janë të llogaritura për një koefiçent të lartë sigurie në mbajtjen e ngarkesës së ujit në 3 kaskadat e Drinit, sikundër i rezistojnë tha ai dhe lëkundjeve sizmike mbi 9 ballë. Luigj Pjetri “Digat janë të projektuara dhe ndërtuara me profesionalizëm. Ato janë të llogaritura me koefiçent sigurie në mbajtjen e ngarkesës së ujit deri në 4 miliard m2 ujë në tre kaskadat e Drinit, por dhe për sizmiologji mbi 9 ballë. Veprat janë të sigurta, por ato duan mirëmenaxhim të situatës që të parandalojnë çdo pasojë." Sipas Pjetrit zbatimi i rregullores së hidrocentraleve i ngarkon drejtuesit e këtyre veprave që të mos tejkalojnë nivelin e ujit. Ndaj, thekson ai, shkarkimi i ujit është një mekanizëm i praktikuar dhe më parë. Por përsa u përket përmbytjeve të shtëpive, Pjetri thotë se në zonat që preken nga këto shkarkime, pushteti lokal nuk duhet të kishte lejuar ndërtimet. Pjetri “Që në projektimin e hidrocentraleve, ku dhe unë jam bashkëautor janë marrë parasysh dhe janë bërë shpronësimet e të gjitha zonave nën diga me qëllim që për çdo pasojë ato të jenë të zbrazta, por fatkeqësisht ato zona nuk janë mbajtur të virgjëra sipas projeteve. Pushteti vendor ka detyrë për të kontrolluara dhe për të thënë se përse i ka lejuar ato ndërtime. Pasi në projektet e këtyre veprave, puna e parë ka qenë shpronësimet, lirimi i zonave meqënëse do të ketë probleme të tilla për t'u hapur digat”. Për Pjetrin, administrimi i kaskadës së Drinit është tepër i rëndësishëm dhe delikat dhe kërkon angazhimin e të gjitha strukturave e specialistëve më të njohur në fushen e energjetikës. Tv.klan.online * Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress * | ||
Back to top | | ||
babo |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #587 Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pmPosts: 11127 | inshallah asht e vertete holly, se tesh digave duhet me ja pas friken se permbytja e vogel u ba Ja! Nje kitarre degjohet, e tingujt ndan si fllad, ngadale kjo vasha zgjohet t'degjoje at' serenate, e Shkodra ra n' pushim c'ka bahet rrugeve s'din trokit ketu | ||
Back to top | | ||
belgium |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1142 Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19amPosts: 12123 | mas u tremni ma ju nelt se kur jan pas ndertu ato diga parja ose ndrysh leku ska pas vler dhe asht ndertu pa hile dhe ato diga nuk lozin vendit edhe me ardh apokalipsi... | ||
Back to top | | ||
babo |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #587 Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pmPosts: 11127 | belgium ka shkruar: mas u tremni ma ju nelt se kur jan pas ndertu ato diga parja ose ndrysh leku ska pas vler dhe asht ndertu pa hile dhe ato diga nuk lozin vendit edhe me ardh apokalipsi... po kjo te siguron ifije ma belgium se ndryshe vaj hallin Ja! Nje kitarre degjohet, e tingujt ndan si fllad, ngadale kjo vasha zgjohet t'degjoje at' serenate, e Shkodra ra n' pushim c'ka bahet rrugeve s'din trokit ketu | ||
Back to top | | ||
babo |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #587 Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pmPosts: 11127 | .![]() Ja! Nje kitarre degjohet, e tingujt ndan si fllad, ngadale kjo vasha zgjohet t'degjoje at' serenate, e Shkodra ra n' pushim c'ka bahet rrugeve s'din trokit ketu | ||
Back to top | | ||
diokletianvs |
| ||
diokletianvs![]() ![]() Registered Member #2583 Joined: Mon Feb 02 2009, 02:11amPosts: 21 | Ashte dashte me u hap nje teme si kjo per diskutim per vete gjendjen jo te mire por edhe ndoshta katastrofike dhe nuk po e tham per me perhap panik apo per propogande sic permendet ne disa komente ma nalte. Ti Zatni Lec flet bukur me te pase zili edhe kur shkrun ( deshta me dite ate mesuesen tande kujdestare ne klase fillore se kush ashte kene mor burre). Po i referohem ne shume te tjera edhe asaj thanies tande mor zatni te masiperme qe me ra shi ne alpe e male na qenka ma mire se ne fushe !!!!!!! Sepse ai uji ne male nuk po e kuptoj tash kah shkon dhe derdhet ????? (Gjeografia ashte landa qe bahet ne 8-vjecare dhe thellohet ne shkolle te mesme). Nejse mene mene vene vene kia bote mos u merzite hyq. A mundesh me me diftu ndonji gja per kete Dhimiter "Tipin" Cico panik perhapesin, a mos ashte kene edhe ky me fatos nanon apo e ka shti edi rama ?????..... se tane media e shqipnis ashte gabim, na ne shkoder e kena median e forte. Une nuk e njoh dhe s`po du me i dal zot atij dreqi ja marte gojen nqs ka shpif. Por me duket se ashte ajo mania e jona shkodrane qe tane bota ashte gabim dhe na jena me te drejten te sigurte... Si ajo thania "...per cdo gja fatos nano me klik`n e tij ...." ************* Cfare po tham ma poshte nuk po bazohem ne lajme apo edhe komente qe shkruhen dhe thuhen nga njerez qe edhe mund te bajne propagande sepse keshtu jane udhezu si njihere e dikur ai rrjeti i merimanges ekziston edhe sot. Gazetare te Klanit si Reis Cici apo edhe ndonji simpatizante blu apo te rozes japin lajme si te "vijne mire per shtat" padroneve te tyne duke i dhanun nuanca politike (sahanlepiresit nuk i kane mungu ketij vend). Por si ashte situata ne fakt ??? Filmimet, apo edhe fotot qe kam pa tregojne se gjendja nuk ashte e mire por pamje te nje diluvi ne ardhje. Gja qe e thote vete edhe sali bersija. Uji u ashte fut njerezve nder shpi dhe oborre apo tash kah fundi edhe ne rruge te rrethinave ne Shkoder. Si me i thane kesaj ??? Marshalla ?? Propagande ?? Panik ??? Inxhinieri Dhimiter Cico qe i ka projektu portat ashte specialiste ne ate fushe dhe nuk ishte tuj propogandu por po lajmeronte dicka qe mund te parandalohej ma perpara. Ai nuk tha ne emer te selise mafiaroze apo te korruptuarve blu, nuk tha rrofte enveri apo ppsh, por deklaroi ate qe ishte dhe populli nuk duhet me i besu lulit te bashajve apo topallit apo bersijes sali per gjendjen e krijume se asnji prej ketyne kllouneve nuk i njeh per specialista madje as per njerez te ndihmes ne rast rrezikut por si fitil ndezes te se keqes. Ata nuk dojme me kriju opinion te keq karshi Evropes meqe jemi te hapun sot tek bota ne cdo lajm.....dhe kjo ashte propagande e tyne dhe jo e pjeses tjeter te popullit. Reshje, shira lumenj qe kane permbytur katunde (Obotin gjithmone) zatni Lec ne rast se je le e rrite ne zone te Shkodres ( shpresoj se te mos kesh lind fjete) ka pase gjithmone dhe lumenjt e shqipnise jane po ato qe jane kene edhe ma perpara me prurje te rrembyshme ne periudhen e dimrit.Kjo dihet per tane ata qe kane ba pak gjeografi te shqipnise. Por me sa duket te mungon pak njohuri e marrun ne shkolle te mesme per Gjeografine. Keshtu qe nuk metet gja tjeter vec me ju drejtu qeverise (pa ngjyra polemike politike) sepse ajo drejton dhe supozohet te jap garanci per popullin, se ka na erdhi atehere kjo permbytje totale ???? Me tregoni qofte edhe nji vit te vetem qe nuk ka ra shi i madh ( shiroku i famshem ) ne Shkodren tone gjate tane dimrit ( biles aq shi sa u permbytshin rruget) . Panikun dhe propaganden e bajne salistat e bersive blu. Gjendja duhet konsideru kritike dhe jo propagande se nuk po bahet fjale per dy presh qe i vollen katundarit ne zdrale dhe ta fajesojme demokracine. Atehere simbas llogjikes berishjane ne qofte se po perhapet panik per situaten atehere pse po i shperngul njerezit nga shtepijat kur gjendjen e ke nen kontroll. Atehere edhe ekonomia e shqipnise pra ashte rrite nen udheheqjen blu tash 20-vjet dhe mos me flisni keq per bersijen sali sepse po perhapni propaganden e anmikut..... Atehere kjo gjendeje ashte kriju prej pakujdesise dhe paaftesise se tyne Patjeter sepse qeveria nuk mund te dalin tashti me thane se na gabuam qe nuk treguam pak kujdes ne mirembajtjen e veprave qe populli yne i ndertoj me sakrifice ( me Caj e djathe e presh). Uroj qe Zoti te mos kete programu nji fatkeqesi per Shqipnin dhe Shkodren ne vecanti. Faleminderit per durimin forumista. Ju uroj sincerisht te tanve nje vit te mbare kudo qe te jeni. Paqe dhe miresi . The banners Of a mournful melancholy Wave Throughout our land... Nor can it be said That here live a people Who are building Something new. | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 3 4 5 6 7 8 9 | |
Powered by e107 Forum System