Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Rreth Shkodrës dhe për Shkodrën
 
<< Previous thread | Next thread >>
Permbytjet dhe rreziku i pembytjes te Shkodres !!!
Go to page  1 2 3 4 5 6 7 8 9
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
Guest2983928
Mon Dec 06 2010, 04:40pm
Registered Member #953
Joined: Tue Jul 24 2007, 03:47am

Posts: 3836
☼sunshine ka shkruar:

mirse i vjedhin po kur ku e si i kalojn smarr vesht a i shef kush...psssssss




Wow sunshine :o
Permytje ishte e keqe, por tesh kam iden se te kqia tjera kan me ardh..
-uji i pishem
-transporti
-infeksionet
-grabitjet
-mij e gjarpnij (me thanen qe kan pa)

Back to top
Holly
Mon Dec 06 2010, 04:46pm
E forte

Registered Member #552
Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pm

Posts: 9819
Dushja ka shkruar:

☼sunshine ka shkruar:

mirse i vjedhin po kur ku e si i kalojn smarr vesht a i shef kush...psssssss




Wow sunshine :o
Permytje ishte e keqe, por tesh kam iden se te kqia tjera kan me ardh..
-uji i pishem
-transporti
-infeksionet
-grabitjet
-mij e gjarpnij (me thanen qe kan pa)





WoW WoW Me te lujte mendja e kres!!!!

* Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress *
Back to top
MiCoLjA
Mon Dec 06 2010, 04:50pm


Registered Member #2543
Joined: Wed Jan 07 2009, 11:20am

Posts: 9792
u qyqja sa gjynah per zoten mewt tu mush syt me lot me pa shkodren ne kyt gjenje


Each year we spend togther
Each day that passes by
Our partnership grows stronger
Together forever You and I






Back to top
Holly
Mon Dec 06 2010, 04:53pm
E forte

Registered Member #552
Joined: Wed Feb 21 2007, 03:55pm

Posts: 9819
Special_One ka shkruar:

WORLD ka shkruar:

Kam qene gjate ketyne diteve i ataushuar prane shtabit te emergjencave me organizaten ku bej pjese. Situata eshte keq, por ma keq s'ka me u ba, te jeni te sigurte. Tash jena tu u marr me te personat qe jane te sistemuara neper kovikte ku shteti ju siguron vetem uje e buke ....Ka njerez qe kane vec nje pale tesha me vete... ketu po nderhyjme. Plus dhe ne aspektin sanitar me ilace dhe medikamente. Me femijet e familjeve po bejme ore animimi per t'ia "lehtesuar" sadopak situaten ...

Gjeja qe me vjen keq me e thane por ashte: Shkodraneve ju thojne ZATNI. me ka taku me i pa shkodranet e shperfyturuar... Njerezit qe vinin me varka per ne shkoder, ishin taksit qe i marrshin lek ne dore per me i leviz neper qytet.... Ashte turp per ne, turp per mu, qe kam keshtu "bashkqytetaresh" ...


World, ty tu bafte shnet puna jote.

Mandej,kja bote ashte prishe ne gjitha anet....ZATNI e BURRA ska ma kerkund :-)


Me vjen me qa. Pse i ranen Shkodranve tane keto halle e veshtirsina mbi supe. Boll ka duru e ka kalu aj popull i shkret, nuk ishte e nevojshme me i myt edhe me uje... ishalla Zoti ju man shendetin e ju jep force me ec perpara [-O<


* Spend life with who makes you happy, not with who you have to impress *
Back to top
Cen Durimadhi
Mon Dec 06 2010, 05:05pm
Marakli hesapi

Registered Member #4092
Joined: Mon Aug 02 2010, 08:37pm

Posts: 8730
mane maj gra vedin , se zbahet ishtu se njadhni keq

Po e pate baben fukara,dmth ke lind pa fat.
Po e pate vjerrin fukara,dmth qe je bedall

Back to top
guest
Mon Dec 06 2010, 06:58pm
Registered Member #1283
Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35am

Posts: 4466
WORLD ka shkruar:

Kam qene gjate ketyne diteve i ataushuar prane shtabit te emergjencave me organizaten ku bej pjese. Situata eshte keq, por ma keq s'ka me u ba, te jeni te sigurte. Tash jena tu u marr me te personat qe jane te sistemuara neper kovikte ku shteti ju siguron vetem uje e buke ....Ka njerez qe kane vec nje pale tesha me vete... ketu po nderhyjme. Plus dhe ne aspektin sanitar me ilace dhe medikamente. Me femijet e familjeve po bejme ore animimi per t'ia "lehtesuar" sadopak situaten ...

Gjeja qe me vjen keq me e thane por ashte: Shkodraneve ju thojne ZATNI. me ka taku me i pa shkodranet e shperfyturuar... Njerezit qe vinin me varka per ne shkoder, ishin taksit qe i marrshin lek ne dore per me i leviz neper qytet.... Ashte turp per ne, turp per mu, qe kam keshtu "bashkqytetaresh" ...


thjesht jam kurioz me te pyt se a te pagun ty ajo organizata ku ban pjese apo asht pune vullnetare kjo qe ban.

shkodrant jane zotni se i kan hap dyert per njerzit e aferm te tyre qe ne vende tjera ndodh rrall edhe hic, por nuk ka pyll a derra thot i fjale.


Back to top
LEONS
Mon Dec 06 2010, 07:16pm

Registered Member #2969
Joined: Sun May 10 2009, 04:23pm

Posts: 1887


a ju duket humor ky .
Na kena njerezit tane te afert qe ndodhen ne gjendje te keqe e kto e marrin me humor

[ Edited Mon Dec 06 2010, 07:17pm ]



Back to top
_GUINNESS_
Mon Dec 06 2010, 07:33pm
be allways happy enjoy life its to short

Registered Member #1037
Joined: Tue Aug 07 2007, 11:58pm

Posts: 2385
VARI TENEQET me pa top-chanal ata presin ku me gjet naj material me mush portokali e qa me pa tuj ba hardhek me situata humanitare marrina VARI TENEQET MUHABET SHQIPERIJET
Back to top
LEONS
Mon Dec 06 2010, 08:35pm

Registered Member #2969
Joined: Sun May 10 2009, 04:23pm

Posts: 1887
rastesisht e gjeta kyt video jo se e kam pa Portokalli se nuk ka naj gja te bukur ,por shkova ne youtube me pa video per shkodren e me dalin ta marrina qe tyneve ju duket bukur



Back to top
L - N
Tue Dec 07 2010, 12:44pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Berisha: Situata në Shkodër vijon të mbetet emergjente



Kryeministri Berisha ka deklaruar se situata nga përmbytjet në Shkodër ka përmirësim por ajo vazhdon të mbetet emergjente.

Duke folur në mbledhjen e shtabit të emergjencave në Shkodër shefi i qeverisë i bëri apel banorëve të zonave të izoluara në qarkun e Shkodrës të evakuohen nga banesat e tyre.

Gjithashtu kryeministri Berisha u premtoi banorëve të Shkodrës se qeveria do të realizojë investime të mëdha në këtë qark.

“Shpejt do nisë thellimi i Bunës faza e parë e marrëveshjes Shqipëri-Mali i Zi theksoi Berisha duke shtuar se ka përfunduar projekti për by pass-in e Shkodrës që do të shpëtojë këtë zonë nga dalja e liqenit

Gjithashtu kryeministri Berisha deklaroi se kjo është fatkeqësia më e madhe për Shqipërinë në shekullin e fundit.

“Është fatkeqësia më e madhe natyrore në 150 vitet e fundit për Shqipërinë. Falënderoj qytetarët e Shkodrës që ndihmuan për përballimin e situatës së rëndë.”, theksoi kryeministri.

© RTV ORA NEWS
trokit ketu


Megjithse jam i vetdishem se per me eleminue permytjet njihere e mire, nji shtetit varfanjak si Shqipnise i duhet me pague qimet e krese Sali Berisha, e nuk e di n'bote se ku doni me i marre njato lek.

E tuej u mshtet te munsia e te deshira e qeveris dhe klas politike Shqiptare, por edhe tuej u mshtet te investimet qi keni ba n'tkaluemen, menoj se vec koha ka me diftue t'verteten se me premtime s'bahet gja, e premtimet e shpresat qi krijojn kto premtime nuk munden kurre me kthye varfnin qi ka shkaktue kjo fatkeqsi, ne nji ngjarje qi ka me i perkit vec t'kaluemes me dhimjet e saje.

U baft mire, e faleminers me mirnjohje e rrespekt tanve atyne qi jane tuej ndihmue n'to koh te shtira krejt t'permytunit.



[ Edited Tue Dec 07 2010, 12:50pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Dec 07 2010, 01:09pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
WORLD ka shkruar:

Kam qene gjate ketyne diteve i ataushuar prane shtabit te emergjencave me organizaten ku bej pjese. Situata eshte keq, por ma keq s'ka me u ba, te jeni te sigurte. Tash jena tu u marr me te personat qe jane te sistemuara neper kovikte ku shteti ju siguron vetem uje e buke ....Ka njerez qe kane vec nje pale tesha me vete... ketu po nderhyjme. Plus dhe ne aspektin sanitar me ilace dhe medikamente. Me femijet e familjeve po bejme ore animimi per t'ia "lehtesuar" sadopak situaten ...

Gjeja qe me vjen keq me e thane por ashte: Shkodraneve ju thojne ZATNI. me ka taku me i pa shkodranet e shperfyturuar... Njerezit qe vinin me varka per ne shkoder, ishin taksit qe i marrshin lek ne dore per me i leviz neper qytet.... Ashte turp per ne, turp per mu, qe kam keshtu "bashkqytetaresh" ...



Tash world faleminers e t'lumt. Tu prift mare per ndihmen qi je tuej dhane, por s'ka shoqni perfekte kund ne bote, sidomos n'rast fatkeqsish. Gjithkuj ja don zemra me ken kjo bot perfekte por nuk asht kund ka gjithfar njerzish, njashtu si asht tuj ju taku njerzve mu perbadhue n'shkoder.
Gjithsesi n'pergjithsi por sot ma shum se kurr Shkodra bashk me njerzit e saje (qytetar/fshatare) asht tue diftue vedin si shemull fantastik i zemres t'mire e kulturs humane si shemull i ndims e mirsis njerzore.
Mos i nodht kuj kjo fatkeqsi se nuk asht kollaj me ruejt ment e krese n'kshi rrethanash, e Shkodra asht tue ja dale.

Me kyt rast faleneroj paperjashtim me tane zemer, tane ata Shqiptare qi kane ndihmue e qi jane tue ndihmue mrena munsive te tyne me kalue kyt fatkeqsi.



[ Edited Tue Dec 07 2010, 01:15pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
sunríse
Tue Dec 07 2010, 01:25pm

Registered Member #2659
Joined: Wed Feb 18 2009, 12:09pm

Posts: 11479
Desha me theksu i gja te vogel!! Me ka ba pershtypje nji Zotni si ka ba disa foto per SHOL ne lidhje me gjendjen ne Shkoder,plus dhe foto si ka te vetat ai,ku jane njerezit pjese e fotos gjithkun ju ka fsheh fytyren mas me i njofte kush.Kjo gja duhet vlersu,se askush nuk do ishte dakord me ken neper faqe interneti pa deshiren e tij.


Think happy thoughts!

Back to top
L - N
Wed Dec 08 2010, 03:31pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Kompania “Yldon” ofron ndihma për Shkodrën




Kompania “Yldon” dhe presidenti i saj Ylli Ndroqi solidarizohen me popullatën e dëmtuar nga përmbytja në zonën e Shkodrës.

Lidhur me këtë kanë mbërritur sot në qytetin verior 25 tonë ndihma në vlerën e 80 mijë eurove.

Ndihmat janë kryesisht në lëngje frutash, ujë, multivitamina, lëngje për fëmijë dhe gra shtatëzëna dhe të sëmurët anemikë.

Trajleri i kompanisë "Yldon" ka dorëzuar sot ndihmat në magazinat e ish-uzinës së telave në këtë qytet.

Në dorëzimin e ndihmave ka qënë i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Ilir Meta i cili i ka shprehur mirënjohejn presidentit të kompanisë “Yldon” Ylli Ndroqi për ndihmat e ofruara. Meta gjithashtu k a theksuar se ndihma e biznesit në këto ditë të vështira është mjaft e rëndësishme.

© RTV ORA NEWS
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Dec 08 2010, 03:34pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Deputetët e PD-së ofrojnë nga 500 mijë lekë për Shkodrën




Grupi parlamentar i Partisë Demokratike shpreh solidaritetin me banorët e prekur nga përmbytjet në Shkodër duke dhënë një pjesë të pagës së tyre.


Sipas një njoftimi publik të bërë thuhet se çdo deputet demokrat do të derdhë 500 mijë lekë nga paga e tij në fondin e ndihmave për zonat përmbytura.


Vendimi u mor sot në një mbledhje të kryesisë së grupit, për shkak se shumica e ministrave dhe deputetëve janë shpërndarë në zonën e Shkodrës dhe të rrethinave të saj, ku po ndjekin nga afër operacionet e ndihmës dhe shpëtimit.


Kjo është hera e dytë që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ndërmerr një nismë të tillë. Edhe në përmbytjet e janarit të këtij viti deputetët e mazhorancës dhanë një pjesë të pagës së tyre si ndihmë për banorët e prekur nga fatkeqësia.


Ndërkohë deputetët dhe drejtues të tjerë të Partisë Demokratike janë vënë në krye të një fushate sensibilizuese për mbledhjen e ndihmave të solidaritetit për Shkodrën edhe në rrethe dhe qytete të tjera të vendit.


© RTV ORA NEWS
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Dec 08 2010, 03:40pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Greqia ofron ndihmë për zonat e përmbytura



Tiranë – Edhe Greqia i është përgjigjur thirrjes së qeverisë shqiptare për ndihmë për zonat e përmbytura.
Ambasadori helen në Tiranë, Nikolaos Pazios i shoqeruar nga Atasheu Ushtarak kolonel Panajotis Farantatos vizitoi me një nga dy helikopterët e kërkim–shpëtimit Super Puma qe pala greke vuri ne dispozicion të palës shqiptare, zonat e përmbytura në pjesën veriore të Shqipërisë, bënë të ditur sot burime të Ambasadës së Greqisë në Tirane.

“Me këtë helikopter u transportuan ushqime për banorët e fshatit Pentare të rrethit të Shkodrës. Gjate vizitës Ambasadori u takua me komandantin e njësive së mbështetjes dhe koordinimit te operacionit ne ndihme te banoreve, gjeneral brigade Xhemal Gjunkshi, i cili e informoi për gjendjen ne terren dhe e falënderoi për ndihmën që ofroi pala greke”, thanë burime nga Ministria e Mbrojtjes.

“Ndihma që ofrohet në raste të tilla përben shprehje të qartë solidariteti për popullin mik shqiptar’, deklaroi Ambasadori grek.

2010-12-07 16:56

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Dec 08 2010, 03:43pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Grupi "Çalik", 50 mijë euro për banorët e përmbytur




Tiranë - Çalik Holding përmes tre kompanive që operojnë në Shqipëri ALBtelecom, BKT dhe Eagle Mobile mbështesin banorët e zonave të përmbytura në rrethin e Shkodrës.
Në mbështetje të banorëve të zonave të prekura nga përmbytjet ALBtelecom do të dhurojë rreth 25 mijë Euro ndihmë në llogarinë që është hapur nga Bashkia e Shkodrës në ndihmë të banorëve të përmbytur dhe po këtë shumë do ta derdhë edhe Banka Kombëtare Tregtare, (në total 50 mijë Euro nga Çalik Grup) për banorë e prekur nga fatkeqësia.

Eagle Mobile, kompania celulare e Grupit Çalik ka nisur një fushatë sensibilizimi me SMS, për mbledhjen e fondeve dhe kontributeve të qytetarëve shqiptarë në ndihmë të banorëve të rrethit të Shkodrës. Si pjesë të ndihmës, kompania Eagle Mobile ka vënë në dispozicion edhe një grup numrash falas për ekipin e shpëtimit të cilët kanë mbërritur nga Turqia dhe po operojnë aktualisht në zonat e dëmtuara në ndihmë të banorëve.

Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom, z. Sevket Acar (Shevket Axhar) vizitoi ditën e martë zonat e përmbytura në rrethin e Shkodrës për të ndjekur nga afër situatën e krijuar. Ai zhvilloi një takim dhe më Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, z. Lorenc Luka. Gjatë takimit Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e kompanisë që drejton si dhe të Grupit Çalik për banorët e prekur nga përmbytjet.

Acar gjithashtu shprehu mbështetjen e kompanisë ALBtelecom dhe kompanive të tjera të Grupit Çalik për pushtetin vendor në Shkodër. Ai tha se në një situatë kaq të vështirë, kompanitë e grupit Çalik nuk mund të qëndrojnë pa iu gjendur pranë banorëve të Shkodrës. “ne si ALBtelecom, pjesë e “Çalik Group” jemi të ndjeshëm ndaj situatave të tilla me pasoja sociale për një zonë kaq të gjerë. Situata në zonat e përmbytura është e rëndë, ndaj ne nuk mund të qëndrojmë dhe të mos shprehim mbështetjen dhe ndihmën tonë modeste për Shkodrën dhe qytetarët e saj. Shpresojmë që ndihma dhe kontributi ynë simbolik të ndikojë sadopak për të lehtësuar vuajtjen e banorë të prekur. Uroj që gjendja e rënduar e përmbytjeve të marrë fund sa më parë”, u shpreh Acar.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, z. Lorenc Luka nga ana e tij falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm të ALBtelecom për mbështetjen. Sipas tij, ndihmat dhe kontributet për banorët e zonës do të mbërrijnë shumë shpejt tek qytetarët dhe banorët në nevojë.

Më herët, menjëherë pas situatës së krijuar nga përmbytjet, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, z. Hasan Sevilir Aşan (Ashan) u bëri thirrje të gjitha bizneseve dhe kompanive turke, apo të zotëruara nga investitorë turq që të japin patjetër kontributin e tyre në ndihmë të banorëve të prekur nga fatkeqësia.

Një ekip prej rreth 22 personash të ekipeve të gjetjes dhe shpëtimit dhe 3 helikopterë dhe prej ditësh kanë mbërritur nga Turqia në mbështetje të ekipeve shqiptarë të ndihmës dhe aktualisht po operojnë në zonën e Shkodrës.

2010-12-07 17:13

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Dec 08 2010, 03:49pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
1 Milion Euro i dhuron Shkodres qeveria Shqiptare e Kosovs.
Thaçi bën thirrje për solidaritet me të vërshuarit në Shqipëri




Publikuar: E martë, më 07 dhjetor 2010

Prishtinë, 7 dhjetor - Duke ndarë shqetësimin me Shqipërinë pas përmbytjeve që kanë përfshirë Shkodrën me rrethinë, Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë një shumë prej 1 milion euro ndihmë për qytetarët e Shkodrës që ta përballojnë situatën emergjente. Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje edhe qytetarëve të Kosovës që të solidarizohen me qytetarët e Shqipërisë dhe të mbajnë dyert hapur për të krijuar strehë për ato familje që kanë pësuar nga vërshimet.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri në dorëheqje Hashim Thaçi ka ndarë po ashtu edhe 500 mijë euro për sanimin e dëmeve që kanë shkaktuar vërshimet në Kosovë, përderisa ka shtuar se vendimi tjetër do të vijë pas vlerësimit të dëmeve.
Kam vendosur që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për vëllezërit nga Shqipëria, nga Shkodra dhe rrethina, të ndajë 1 milion euro, ndërsa është në dispozicion i gjithë potenciali shtetëror dhe human për të lehtësuar pasojat e katastrofës natyrore që ka goditur ata. Sa i përket prezencës në terren, në Shkodër dhe rrethinë, tani kemi marrë masat dhe janë dërguar njerëzit tanë atje dhe unë kam ftuar gjithë qytetarët e Kosovës, gjithë autoritetet komunale që të tregojnë autoritetin e tyre shtetëror, por edhe human e qytetar në shërbim të solidaritetit të plotë me qytetarët në Shkodër dhe rrethinë. Ndërsa për Kosovën në këtë rrethanë që është krijuar kemi ndarë gjysmë milioni euro për ndihma në raste të rënda dhe emergjente, pastaj kur të ndodhë vlerësimi në çdo komunë do të marrim vendimet tjera, ka thënë Thaçi.
Ai ka ftuar edhe njëherë të gjithë qytetarët e Kosovës për solidaritet me qytetarët e Shqipërisë.
Thaçi ka thënë se edhe Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë është në Shkodër dhe sot do të vazhdojë dërgimi i trupave shtesë të FSK-së, por do të ketë ndihma edhe sa u përket aspekteve të tjera logjistike dhe infrastrukturore, por edhe ekipeve mjekësore nga Kosova.
Pavarësisht fushatës zgjedhore, kryeministri në dorëheqje Hashim Thaçi ka thënë se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë ta kryej punën me përgjegjësi të lartë, duke qenë në shërbim të qytetarëve, ndërkohë nuk ka saktësuar nëse mbledhja e sotme është e fundit për këtë mandate.
"Edhe mund të jetë e fundit, edhe mund të mos jetë e fundit, varësisht nëse ne i kryejmë obligimet tona shtetërore dhe jemi në shërbim të gjithë qytetarëve, pra varësisht nga situate ne do të mbajmë edhe mbledhje, por nuk do të jetë e fundit", ka thënë Thaçi.
Kabineti qeveritar ka miratuar edhe udhëzimin që Komisioni qendror për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, i cili përbëhet nga stafi civil, përfaqësues nga ICO dhe Komisioni Evropian, nga komuniteti serb dhe komunitetet tjera, nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe nga shoqëria civile, të vazhdojë punën e përshpejtuar për këtë proces.

Marre prej Gazeta KOHA NET
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
WORLD
Wed Dec 08 2010, 03:54pm
Just, SMILE

Registered Member #699
Joined: Fri Apr 20 2007, 07:20pm

Posts: 3824
guest ka shkruar:

WORLD ka shkruar:

Kam qene gjate ketyne diteve i ataushuar prane shtabit te emergjencave me organizaten ku bej pjese. Situata eshte keq, por ma keq s'ka me u ba, te jeni te sigurte. Tash jena tu u marr me te personat qe jane te sistemuara neper kovikte ku shteti ju siguron vetem uje e buke ....Ka njerez qe kane vec nje pale tesha me vete... ketu po nderhyjme. Plus dhe ne aspektin sanitar me ilace dhe medikamente. Me femijet e familjeve po bejme ore animimi per t'ia "lehtesuar" sadopak situaten ...

Gjeja qe me vjen keq me e thane por ashte: Shkodraneve ju thojne ZATNI. me ka taku me i pa shkodranet e shperfyturuar... Njerezit qe vinin me varka per ne shkoder, ishin taksit qe i marrshin lek ne dore per me i leviz neper qytet.... Ashte turp per ne, turp per mu, qe kam keshtu "bashkqytetaresh" ...


thjesht jam kurioz me te pyt se a te pagun ty ajo organizata ku ban pjese apo asht pune vullnetare kjo qe ban.

shkodrant jane zotni se i kan hap dyert per njerzit e aferm te tyre qe ne vende tjera ndodh rrall edhe hic, por nuk ka pyll a derra thot i fjale.



Ashte pune 100% vullentare per emergjenca. Mund te tham qe ne punen tjeter, qe baj ku paguhem , kam ken me leje .
Ndersa kur koordinoj projekte, te ndryshme, padyshim qe ka pagese, pasi si cdo projekt ka nje pagese...

MIND-OF-THE-WONDERFUL
"Info:fcb- Qendra e Këshillimit dhe Shërbimeve Psikologjike, Shkodër Shqipëri
Cel: +355 67 30 17 299; email: -email-

Back to top
:::ShkoderZemer
Wed Dec 08 2010, 05:57pm


Registered Member #1
Joined: Mon May 22 2006, 08:16pm

Posts: 1803
World, Zoti ta shperblefte ate qe po ban.


Lec , flm per lajmet.

http://www.shkodraonline.com/galeria
Back to top
L - N
Fri Dec 10 2010, 11:26am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Andis Harasani, deputet i PS ofron rrogen e 3 muajve per te permbyturit e Shkodres



Deputeti socialist, Andis Harasani ka ofruar rrogen e tre muajve per te permbyturit ne zonen e Shkodres. Ky fakt iu komunikua edhe kryetares se Kuvendit, e cila me pas eshte shprehur dhe ne menyre publike, duke e vleresuar shume kete akt. "Falenderoj deputetet, te cilet kane vene nje pjese te rroges se tyre. Natyrisht nuk mund te mos permend deputetin Andis Harasani, i cili ka vendosur tri rroga, ashtu sikurse dhe gjithe deputete demokrate, qe kane vene pjese te rendesishme te rroges se tyre",-tha Topalli. Kryeparlamentarja vleresoi dhe ndihmen qe kane dhene bizneset dhe drejtuesit e pushtetit vendor, si dhe vendet fqinje. Ajo ka theksuar se shteti po punon ne menyre intensive dhe se do te arrihet te perballohet nje prej situatave me te renda qe ka pare Shkodra. Nderkohe ajo eshte shprehur se projektet qe do te sjellin eliminimin e permbytjeve ne zonat e Shkodres do te nisin shume shpejt dhe fondet per ndertimin e tyre jane llogaritur ne buxhetin e shtetit. Kjo eshte deklarata qe ka bere dje kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjate vizites ne zonat e permbytura te Shkodres. "Une jam e kenaqur qe ne buxhetin qe kemi kaluar, keto projekte jane perfshire. Qe do te thote qe ne nje periudhe kohe jashtezakonisht te shkurter, do te fillojne menjehere zbatimi tyre",-tha dje Topalli. Ajo tha se nje pjese e projekteve ka nisur gjate ketij viti, ndersa me kryesori ka te beje me ndertimin e "by-passit" qe do te shmange ne menyre perfundimtare kercenimin e liqenit.

© 1991 - 2010 Koha Jone
trokit ketu


Kurrgja ma shum nuk du me thane vec se FALEMINERS SHUME zotni fort i nderuem ANDI HARASANI E Shkodra ta ktheft vec me gzime.


[ Edited Fri Dec 10 2010, 11:28am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Fri Dec 10 2010, 11:37am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shkodër, uji tërhiqet edhe nga 1 mijë hektarë




Shkodër – Ulja e ndjeshme e temperaturave si dhe pushimi i reshjeve të shiut ka bërë që të përmirësohet disi situata e përmbytjeve në zonat e Shkodrës.
Edhe 1 mijë hektarë të tjerë janë çliruar tashmë nga uji, ndërkohë që situata po përmirësohet edhe në lagjen “Xhabije” të qytetit të Shkodrës.

Nga ana tjetër, shkarkimet në hidrocentrale vazhdojnë. Korporata Energjetike Shqiptare ka bërë të ditur të dhënat më të fundit nga prurjet dhe shkarkimet në tre hidrocentralet më të mëdha në vend.
Të dhënat e orës 08:00 të ditës së sotme, paraqesin një rënie të lehtë të prurjeve dhe shkarkimeve.

Hidrocentrali i Fierzës është në kuotën 289.34 metra, prurjet 540 m3 /sek dhe shkarkimet 1100 m3/sek. Në HEC-in e Komanit, niveli i liqenit ka arritur 170,60 metra, prurjet 1200 m3/sek dhe shkarkimet 1260 m3/sek. Në HEC-in e Vaut të Dejës, niveli i ujit është 74,23 metra, prurjet 1400 m3/sek dhe shkarkimet 900 m3/sek.


2010-12-10 09:04

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Tue Dec 14 2010, 01:19pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Shkodër, firmoset pakti me Malin e Zi për thellimin e liqenit



Shkodër – Shqipëria dhe Mali i Zi kanë nënshkruar sot marrëveshjen e përbashkët për thellimin e liqenit të Shkodrës, çka do të minimizojë përmbytjet në të dyja vendet.

Marrëveshja u nënshkrua sot në qytetin e Shkodrës, nga ministrat përkatës të Mjedisit.



Ministri shqiptar, Fatmir Mediu tha se projekti është ambicioz dhe do të ulë ndjeshëm pasojat e përmbytjeve. Ai sqaroi më tej se projekti pritet të konkretizohet brenda muajit mars të vitit të ardhshëm, teksa shtoi se qeveria malazeze do të mbështesë në realizimin e këtij projekti.
2010-12-14 13:29

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Dec 15 2010, 12:47pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
KMSH dërgon 10 ton ndihma në Shkodër



Shkodër - Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (Myftinia Elbasan) ka dërguar dje një tjetër kontingjent ndihme në produkte ushqimore për zonat e prekura nga përmbytjet.
Dorëzimin e këtij kontingjenti në sasinë 10 ton pranë autoriteteve e kanë bërë nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në KMSH, Altin Shima dhe myftiu i Elbasanit, Agim Duka.

Përfaqësuesit e lartë të KMSH-së të shoqëruar nga myftiu i Shkodrës z. Muhamed Sytari kanë zhvilluar një vizitë në zyrën e Prefektit të Shkodrës, z. Maxhid Cungu, të cilit i kanë shprehur mobilizimin dhe angazhimin institucional në favor të banorëve të prekur nga përmbytjet. Në fjalën e tij, nënkryetari z. Spahiu ka theksuar se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është mobilizuar për të dhënë ndihmën e tij në këtë situatë.

“Sot, sollëm edhe 10 ton ndihma të tjera ushqimore në ndihmë të njerëzve në nevojë, së bashku me Myftininë e Elbasanit, që sikurse krejt myftinitë e Shqipërisë, është sensibilizuar me këtë që po kalon Shkodra”- ka thënë z. Spahiu. Ndërkohë, myftiu i Elbasanit, z. Agim Duka ka theksuar se detyra jonë si myslimanë është që të angazhohemi për të dhënë ndihmën tonë aty ku njerëzit kanë nevojë.

Prefekti i Shkodrës, z. Maxhid Cungu pasi ka falënderuar përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman, është shprehur se situata po përmirësohet dita-ditës dhe se roli kryesor i krejt faktorëve që ndihmuan dhe po ndihmojnë në këtë situatë është për t’u falënderuar. Fushata soliridarizuese e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në ndihmë të zonave të përmbytura do të vijojë deri në përmirësimin e situatës.

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Dec 15 2010, 01:02pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Ambasadori Arvizu vizitë në Shkodër




Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka vizituar sot Shkodrën pas përmbytjeve që përfshinë këtë qark ditë më parë.

Ai kryer takime në qendrën operacionale të forcave të armatosura dhe më pas do të takohet edhe me prefektin e Shkodrës Maxhid Cungu.

Gjithashtu ambasadori amerikan do të vizitojë edhe shtabin e emergjencave civile për t`u njohur me situatën nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës.

Ambasadori Arvizu ka shprehur mbështetjen dhe gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar në përballimin e situatës së vështirë, që po kalon vendi nga përmbytjet.

© RTV ORA NEWS
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
wise girl
Sun Dec 19 2010, 08:09am

Registered Member #4320
Joined: Fri Dec 17 2010, 02:37pm

Posts: 36
eshte vertet e tmerrshme kjo qe po ndodh me shkodren tone pasojat jane shume te medha si ne gjera materiale ashtu edhe per shendetin...
Back to top
Go to page  1 2 3 4 5 6 7 8 9  

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3578 sec, 0.0936 of that for queries. DB queries: 68. Memory Usage: 3,261kB