Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Rreth Shkodrës dhe për Shkodrën |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Permbytjet dhe rreziku i pembytjes te Shkodres !!! |
Go to page 1 2 3 4 5 6 7 8 9 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Pershnetje zotni diokleciani. Pash nerin mor zotni pse je tu mu drejtu personalisht, dhe pse je tu e kthy nji menim t'thjesht ne diskutim personal, a s'ke me ca mu marr tjeter a???, apo je ne mision personal ???. Lene se nuk jam tu te kuptu, por s'maj as mend se t'jam drejtu ty personalisht najhere, po ashtu s'maj mend se i kam dhan najhere naj ngjyre politike ksaj permytje qi mu qove ne bisht, a thu se preka moralin e binjeve tuja. Permaje vedin mor zotni se s'besoj se te kam borxh kush huqet tuja, apo arrogancen per me plotsu egon tande politike, sepse nuk asht faji jem pse bjen shi apo bore, e as nuk asht faji jem se ca ban qeveria, njshtu si nuk asht faji jem se asht myt Shkodra e Lezha. Si thash masiper ne qoft se je n'mision me mrojt sezban binjet tuja e arsytimin tand shko gjej naj viktime tjeter qe ka me ta josh muhabetin, se un se kam nermen mu marr me zotnin tane se s'kam asnji arsy. Shko mor zotni e shfryj me ata qi ke problem e mos hajde me shfry te un, se nuk kam e as nuk du me pas koh per t'ramet tuja e as te tjera kuj. Kurse tuj ju kthy tems dhe permytjeve zotni diokleciani qi mos ta baj edhe un personal komentin tem, un rrefuzoj me ba si specialist i hidrocentraleve, sinoptiks, po ashtu rrefuzoj mu ba militant partish sepse nuk me interresojn as njana e as tjetra, mu me vjen keq per njata njerz qe ju jan myt shpijat e tokat tyne, shpresoj e uroj sinqerisht qe te pakten te mos kete humje jetsh se njajo me duket e ransishme itash. Kush e ka fajin dhe pse ka ndodh kjo permytje, du me ta lane ty me u marr me at pyne, e me ja gjet funit sepse zotni diokleciani un rrefuzoj me fut ne at valle sepse nuk jam specialist e as nuk jam politikan zotnia jote. Kastan te lutem mos u lodh me u marr me mu personalisht se sjam i vlefshem zotni. T'pershnes Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
sunríse |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2659 Joined: Wed Feb 18 2009, 12:09pmPosts: 11479 | Shkodra dhe Lezha me sytë nga qielliNga Tema Situata pritet që të përkeqësohet, pasi priten reshje të dendura shiu. Banorët nuk pranojnë që të evakuohen nga banesat e përmbytura, ndërsa edhe ata që janë evakuar, janë rikthyer sërish në banesa, për shkak të kushteve të këqija të jetesës që u kanë ofruar. Argjinaturat dhe e gjithë infrastruktura hidroteknike ishin në pikë kritike. Qeveria do vijojë të shkarkojë ujë drejt këtyre shtëpive Shirat e ditëve të fundit dhe hapja e kaskadave të Drinit kanë rezultuar më fatale se ç’priteshin, pasi tashmë Shkodra dhe Lezha gjenden nën ujë. Vetëm në rrethin e Shkodrës numërohen më shumë se 750 banesa të përmbytura, ndërsa 200 të tjera janë izoluar totalisht. Banorët e zonave të përmbytura nuk pranojnë të evakuohen, ndërsa kreu i Emergjencave Civile, Alfred Olli, u shpreh se një gjë e tillë do të ndodhë, edhe nëse duhet të përdoret forca. Situata pritet që të përkeqësohet, pasi në ditët në vijim priten reshje të dendura shiu. Situata Më shumë se 750 banesa janë përmbytur, ndërsa 200 të tjera gjenden të izoluara, Kjo është situata në rrethin e Shkodrës pas shirave të rëna gjatë ditëve të fundit. Sipas autoriteteve vendore, në këtë situatë të rëndë kanë ndikuar shirat e rrëmbyeshëm të rënë gjatë këtyre ditëve, të cilëve iu shtohet edhe hapja e kaskadave të Drinit. Situata më e rëndë dhe problematike paraqitet në Shirqi, Obot, Bahçallëk, Ajasem dhe Dajç. Në Obot mësohet se rreth 150 shtëpi janë të izoluara plotësisht, ndërsa në Ajasem janë bllokuar 30 shtëpi, në Bahçallëk 10 dhe në Dajç 30. Pavarësisht situatës së rëndë dhe përmbytjeve, mësohet se banorët e Obotit nuk pranojnë që të shpërngulen nga banesat e veta. Banorët nuk pranojnë të evakuohen, pasi nuk duan të braktisin bagëtitë dhe pronat. Por autoritetet iu kanë bërë thirrje atyre që të lënë shtëpitë, pasi situata mund të përkeqësohet në vijim. Emergjencat Civile, ushtria dhe policia janë të vetmet që hyjnë në fshatin Obot, ku tashmë kalohet vetëm me varka. Ata kanë dërguar ushqime dhe medikamente për banorët e këtyre zonave, që nuk pranojnë të braktisin banesat, edhe pse situata është mjaft e rrezikshme dhe e paparashikueshme. Autoritetet vendore thonë se janë rreth 420 banesa në zonën e Dajçit dhe fshatrat e tjera përreth, që ndodhen nën ujë, por vetëm 50 familje janë evakuuar. Sipas të dhënave të deritanishme, sipërfaqja e tokës së përmbytur gjatë ditëve të fundit në rrethin e Shkodrës është 3500 ha. Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dy ditë më parë, teksa tashmë janë vënë në gjendje gatishmërie forcat e ushtrisë e të policisë. Përveç rrethit të Shkodrës, përmbytje të mëdha ka pasur edhe në zonën e Lezhës. Kështu, dhjetëra banesa janë përmbytur në Ishull Shëngjin, Tale dhe Fushë-Kuqe. Shkaktar i këtyre përmbytjeve, përveç reshjeve të shiut, është bërë edhe vërshimi i ujit të detit. Autoritetet vendore thonë se shkak për vërshimin e ujërave të detit në zonën e Lezhës është bërë batica detare, ndërsa janë dëmtuar edhe pritat e ngritura përgjatë bregdetit për të parandaluar situata të ngjashme. Burime zyrtare të Drejtorisë së Emergjencave Civile bëjnë të ditur se nga ana e prefekturës janë marrë masat për normalizimin e situatës. Edhe në qarkun e Durrësit shumë banesa në zonën e plazhit janë përmbytur gjatë ditëve të fundit. Shkak është bërë bllokimi i një kolektori, ndërsa drejtuesit e prefekturës bënë të ditur se së shpejti do të ketë ndërhyrje në zonë duke prishur, sipas tyre, “ndërtime mbi kolektorin e ujërave, me qëllim stabilizimin e situatës”. Stojku: Sistemi energjitik, në gjendje të jashtëzakonshme “Sistemi energjetik ka kaluar në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të situatës mjaft të rënduar hidrike”. Kështu u shpreh drejtori i KESH, Muharrem Stojku, gjatë ditës së djeshme, duke dhënë alarmin për situatën aktuale. Ai është shprehur se niveli i ujit në hidrocentrale është ngritur në nivelet maksimale historike. “Prurjet rekord në rangun 1 mijë metra kub ujë për sekondë e kanë ngritur nivelin e ujit në hidrocentrale në maksimumet historike, duke kërcënuar me përmbytje”, - tha Stojku. Ky i fundit u shpreh se do të vazhdojnë shkarkimet e ujit, pasi nuk mund të përballohet kjo prurje uji. “Kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në KESH dhe OST. Nga Fierza po shkarkojmë 460 m/kub në sekondë, nga Komani 900 m/kub në sekondë dhe po e njëjta sasi nga Vau i Dejës. Jemi të detyruar të bëjmë shkarkimet e duhura për të mos rrezikuar gjithë vendin”, - tha Stojku. KESH njoftoi se të gjitha hidrocentralet janë duke punuar me kapacitetin maksimal, por kjo nuk mjafton për të përballuar nivelin e lartë të prurjeve. “Objektet po punojnë me fuqinë maksimale. Po eksportojmë 11.5 milionë kw/orë në ditë”, - përfundoi Stojku. Niveli i ujit në Fierzë ka arritur në 293.2 metra mbi nivelin e detit, nga 296 metra që është pika kritike. Për këtë arsye janë duke u bërë shkarkime të shumta uji, çka ka ndikuar edhe në përmbytjen e qindra banesave në rrethin e Shkodrës dhe Lezhës. Parashikimi, ditët në vijim, reshje të shumta Situata e zonës së Shkodrës dhe Lezhës duket se do të përkeqësohet. Sipas parashikimit, ditët në vijim do të shënojnë reshje të shumta shiu, çka do të ndikojë në përkeqësimin e situatës. Shërbimi Sinoptik ka paralajmëruar se reshjet do të vazhdojnë edhe këtë javë, çka do ta çonte situatën në një nivel shumë të lartë emergjence. Prej disa ditësh, qindra shtëpi janë bërë të pabanueshme dhe kanë nisur evakuimet. U evakuuan nga përmbytjet, kthehen në shtëpi për shkak të kushteve të këqija Më shumë se 130 banorë të një lagjeje rome në Bahçallëk të Shkodrës, të cilët u evakuuan dy ditë më parë për shkak të përmbytjeve të shtëpive, janë rikthyer dje në banesat e tyre që ndodhen nën ujë. Shkak për këtë, sipas tyre, janë bërë kushtet e vështira të jetesës në kapanonet e repartit ushtarak të Melgushës, ku edhe ishin strehuar nga Emergjencat Civile. Ata janë rikthyer në banesat e tyre vetëm pak pas një prononcimi të kreut të Emergjencave Civile, Alfred Olli, i cili tha se ata u akomoduan në kushte shumë të mira. “Dje pasdite 130 persona të komunitetit rom janë akomoduar në repartin ushtarak Melgushë, ku u është dhënë asistencë me ndihma në ushqime dhe ndihmë mjekësore. Sot për këto familje janë duke u dërguar nga Rezerva e Shtetit edhe 100 pako familjare me ushqime.tha Olli.. Think happy thoughts! ![]() | ||
Back to top | | ||
diokletianvs |
| ||
diokletianvs![]() ![]() Registered Member #2583 Joined: Mon Feb 02 2009, 02:11amPosts: 21 | Ha, hahahah Ha hahahah. Ma gjakftohte mor Lec, mos e merr me ngut se nuk shkova aq larg aq sa po e quan ti personale. Mandej ti je edhe "Admin" dhe duhet me e justifiku graden e "Kolonelit" qe ke marre ketu. Duhet me kene shembull per kete sit, tuj pa edhe formimin tand si njeri edukativ e kulturor pa permend ate artistik, na duhet me marr mesime prej tejet me sa duket dhe jo me prite me kene te joshun na vete nga ndokush tjeter prej komenteve qe bajme, dhe padyshim, sic thote kryeministri jone bersija salia, pra padyshim nuk kane vleren e komenteve tuaja, zatni Lec. (Pak e ngaterrume me u marr vesht apo jo????). Mandej tu drejtova ty se nuk deshta me te injoru, edhe kjo e ka njifare respekti dhe jo personale masi ka do kohe qe napim e shkrujme komente ne kete sit. Cdo njeri ka huqe te veta, bindjet ideale dhe ambicje se ndrysh do te quhej gja e cofun. Mendoj se ato te mijat jane DREJTESIA, NDERSHMENI,ATDHEU, SHQIPTARIA,mbrojtja e cdo te drejte deri tek ai qe ashte ma i dobet dhe pa perkrahje tuj kene realist dhe i gatshem per te ndihmu per cdo gjendje te kohes qe krijohet, tuj denu keq te shtrembten. Ato huqe dhe bindje nuk kane ngjyra apo emertime te rendeve duke u quar ne bisht sic thoni ju zatni Leci, sa here qe nderrohen qeverite, dhe me beso nuk ashte argetim per mu por e ndjej me reagu. Ky ashte edhe misioni jem personal per cilen jam i vetedijshem dhe e ka per detyre shume kush qe te flase e te debatoje ne demokraci per cdo gja kur shikon se cdo gja ashte gabim ne kete vend. Kur e drejta shtremberohet dhe thuhet ndrysh. Kur situates si ne kete fatkeqesi (pamjet flasin vete)nuk mund ti thuash "propagande e medias shqiptare" si nji komenti apo deklerate te nji specialisti te hidrocentraleve. Dhe ne mbydhje i dashtun Lec kur atehere nuk je specialist mos e hap temen dhe mos jep mendime per kete qeshtje thjesht jep keqardhje.... aq ma keq i dashtun, kur thu se nuk je i vlefshem per asnjisand, duke ja ule meritat vedit . Debatin une e quaj shoqnor dhe aspak personale me ju, mandej ti mundesh me ndenj tane kohen duke e emertu ndrysh.Kjo ashte pune per ty, une nuk kam ndonji gja personale as me ma te thjeshtin forumist ketu ne kete sit edhe pse disa here ndonji tjeter reagon harbutshe i paqytetnuar ne komente. Te uroj shendet. The banners Of a mournful melancholy Wave Throughout our land... Nor can it be said That here live a people Who are building Something new. | ||
Back to top | | ||
TOTO-R |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2326 Joined: Fri Sep 19 2008, 05:11pmPosts: 1780 | Shkoder, uje edhe ne shtepite e “Zukth Kashtes“ 08/01/2010 19:50 Shkoder, uje edhe ne shtepite e “Zukth Kashtes“ Pas fshatrave, uji po perfshin dale ngadale edhe lagjet periferike te qytetit te Shkodres, ato qe shtrihen pergjate bregut te liqenit. Nderprerja e rrjedhes se Bunes nga rryma e forte e drinit ka shtuar nivelin e ujit ne Liqenin e Shkodres. Nje prej lagjeve te permbytura te Shkodres per te cilen nuk eshte folur, eshte “Zukth Kashta“. Kjo eshte nje lagje e vjeter ne brendesi te Shkodres dhe sipas banoreve, ne dhjetra uji ka hyre prej 8 ditesh dhe niveli po rritet perdite e me shum. Lajme nga Top Channel trokit ketu ![]() Mia moglie ha perso la carta di credito. Non ho fatto denuncia perché ho scoperto che il ladro spende di meno. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Sinqerisht ju kerkoj falje tan forumistave per kyt koment rreplikuse e jasht temet. Pershnetje zotni diokleciani Ty personalisht simas asaj qe ke pohu masiper tu prift mare ne misionin tan per drejtsi. Tuj ju kthy diskutimit tone n'vazhdim zotni diokleciani po munohem me i ra shkurt dhe po munohem me shpreh sinqerisht si i shof e si e konsideroj un qenrimin tem ktu e komentet tuja gjithashtu kaqi ti je tu ken shkaku i ktij koment. Sa per gjakftoftsine mos u shqetso ti se un s'kam arsy me ba gjakxet zotni diokleciani se s'besoj se jena tu pajtu gjaqet e as nuk jena tu da tokat mor pamvarsisht se me duket se qenrimin tan e gjej shum ma misionare n'krahsim me tmenin. Per sa i perket rolit tem ktu apo gradave te kolonelit ose Admindhekut " ironia vazhdon " etj etj etj etj... shkurt s'kam koment sepse asht menimi joti por si rrolin dhe gradad sa me sqaru zotnin tane mi kan dhane pa me pyt hic, thjesht se kshtu ja ka marr menja te zotit te ksaj faqe, ca me ba i ka jeta kto gjana por se shof si gad e as si rol qi mos mem zan gjumi nats, kastan mos me te rrejt e me tu pri sinqerisht personalisht s'shof e s'dij naj ransi te madhe ne emen apo titull virtual, nejse mene mene kjo bote. Kastan si kam than te komenti i maparshem nuk e konsideroj dhe nuk shof kyt forum si mision personal per me nryshu boten e me ba gjykaten nerkomtare per te drejtat e njeriut zotnia jote, por thjesht me kalu kohen e me marr shoqni, simas munsive gjat ksaj kohe si ne jeten e perditshme, per rruge munohem me msu e nigju gjana qe me interresojn gjithmone individualisht e simas kapacitetit qi kena.. Per sa i perket ironizimit tan karshi hapjes te ksaj teme zotni diokleciani, se kam nermen me ta kthy me te njajten monedh "pra me ironizim" por du me shpreh at qi menoj un, sepse pervec ironizimit komentet tuja kane gjithmone pytje me shum pikpytse, nejse besoj se nuk kam pretendu najhere me ken specialist, politikan apo etj etj etj... dhe temat si tane forumistat tjere ktu hapen me qellime krejt te nryshme, dhe besoj se nryshimi i menimeve mes tan forumistave asht si universi por asht edhe teme tjeter. Nejse nji gja na bashkon ktu se shumica jone "FORUMISTAT" vime ktu me kalu kohen dhe per rrug simas momentit te caktum me nda menime apo informacione qe na bine ne sy, nepermjet shtypit. Komentet tuja te maparshme zotni diokleciani un personalish i gjej ner tjera shum ironik e shum imponus qellimisht prej zotnis tande, dhe per kyt arsy as nuk me pelqen, e as nuk i pranoj ironin e imponimin, jo vetem prej zotnis tane por prej askuj, sepse un s'shof arsytim me argumentu me ironi e impozim, per mu s'ja vlen e kastan s'kam kohe per kyt lloj diskutimit e argumentash gjithsesi u mundova per here te funit me te sqaru sado pak per pytjet e shumta me shum pikpytse por si gjithmone ironike qi i kthen ne personale ne komentet tuja. Si perfunim zotni te uroj shnet e marsi gjithashtu. [ Edited Sat Jan 09 2010, 10:00am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Zbulohet rregullorja e digave, hartuesi Spahiu: S’ka alarm, në qershor Fierza arriti 296 metra Vendosur: 08/01/10) Rregullorja e menaxhimit të ujit në kaskadën e Drinit flet qartë. Kur uji të kalojë kuotën e 285 metrave në Hidrocentralin e Fierzës, atëherë duhet të mblidhet Komisioni i Posaçëm për shkarkimin e ujit. Gazeta ka zbuluar një kopje të rregullores së vitit 1988, e cila përmban me shifra të sakta se çfarë duhet bërë në kaskadën e Drinit, në mënyrë që të mos arrihet në situata si kjo që po kalon aktualisht Shqipëria. Gazeta po boton sot pjesën e kësaj rregulloreje, që parashikon se çfarë duhet të bënin specialistët e KESH në momentin kur uji në Hidrocentralin e Fierzës të arrijë kuotën e 290 metrave. Pra, afërsisht në situatën aktuale. Në rregullore janë parashikuar edhe nivelet e liqenit të Fierzës, në periudhën e dimrit dhe të verës. Sipas specialistëve, më të mirë të kohës, që kanë hartuar edhe këtë dokument veprimi, për hapjen e portave bëhen llogaritje të vazhdueshme, në mënyrë që hapja e portave të Fierzës të jetë e koordinuar me nivelin e liqenit në Koman dhe Vaun e Dejës. Gazeta boton sot pjesën e rregullores, e cila parashikon shkarkimin e ujit në hidrocentrale në rastet kur niveli në Fierzë është në kuotën e 289 metrave. Aty parashikhet hapja e portave e të tre hidrocentraleve, sipas prurjeve dhe nivelit të secilit hidrocentral. Llogaritja është pak e vështirë të bëhet, pasi deri tani nuk ka informacion zyrtar për nivelin e liqeneve para fillimit të situatës së rëndë. Në rregullore jepen me shifra se si hapja e portave bëhet në mënyrë të tillë, që prurjet në liqenet e hidrocentralave poshtë Fierzës, të mos ndikojnë në shkarkime të mëdha. Kështu parashikohet që para hapjes së postave të Fierzës, bëhet hapja e portave të Komanit dhe kështu me radhë për të gjithë hidrocentralet e tjera, Vau i Dejës apo Shkopeti. Kjo llogaritje e specialistëve bën që derdhjet e ujit në fushën e Shkodrës, të mos krijojnë probleme për popullatën. Në këtë mënyrë, zbrazja e liqeneve nën Fierzë, i përgatisin ato për hapjen e portave të Fierzës. Sidoqoftë me të dhënat që dha dje Ministri i Energjetikës, duket se situata u agravua në momentet e fundit të dhjetor, kur prurjet ishin jashtë të gjitha parashikimeve. Prifti “Kam këtu edhe rregulloren e shkarkimit të plotave të hidrocentraleve Fierzë, Koman dhe Vaut të Dejës, e miratuar në janar të vitit 1988 dhe që është edhe sot në fuqi. Po u lexoj nenin 4 në faqen 2 të rregullores, që thotë: niveli i liqenit në periudhën 1 prill - 1 tetor është në kuotën 295 absolute, 296 relative. Për periudhën 1 tetor – 1 mars, për të cilën akuzohemi, niveli është në kuotën 289 metra absolute dhe 290 metra relative, me qëllim që përmbytjet në zonën e Shkodrës të bëhen më të rralla dhe më të vogla.” Të dhënat e treguara dje nga Prifti, flasin për një përkeqësim të situatës pas 26 dhjetorit të vitit të kaluar. Deri më datë 21 dhjetor, niveli i Fierzës ishte 285.2 metër, ndërsa më 26 dhjetor ishte 288.9 metër. “Këtu mund ta kuptoni se si ka precipituar situata. Datë 27 dhjetor niveli ishte 290.38. Në datën 31 dhjetor shkoi në 292.6 metër. Ka kaluar mbi 290 metër vetëm në tre ditët e fundit të muajit dhjetor, për shkak të reshjeve dhe prurjeve që kanë qenë mbi 1000-1500 metër kub ujë. Provat janë të dokumentuara të gjitha në ministri dhe në dispeçeri.” Rregullorja e hapjes se portave te hidrocentraleve II SHKARKIMI I PLOTAVE Shkarkimi i plotave në tre hidrocentralet e Drinit është i ndryshëm për periudhën tetor-shkurt, për muajin mars dhe për periudhën prill- maj. Përveç kësaj, për periudhën tetor-shkurt ka ndryshim ndërmjet rastit kur niveli i ujit në liqenin e Fierzës është nën kuotën 287 m absolute (288 m sipas sistemit të kuotave relative të Fierzës), rastit kur ai është ndërmjet kuotave 287 m dhe 289 m absolute (288 dhe 290 m relative) dhe rastit kur niveli ndodhet në kuotën 289 m absolute e lart (290 m relative), rastit kur ai ndodhet ndërmjet kuotave 289 dhe 291 m absolute (290 dhe 292 m relative) dhe rastit kur niveli ndodhet në kuotën 291 m absolute e lartë (292 m relative). Kur niveli në liqenin e Fierzës arrin kuotën 285.0 m absolute (286.0 relative), krijohet një komision i posaçëm, i cili përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Energjetikës, Ministrisë së Ndërtimit, Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Mbrojtjes Popullore (shërbimit sinoptik), Akademisë së Shkencave (Institutit Hidrometeorologjik), Komitetit të Digave të Mëdha, Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit të Shkodrës, si dhe nga specialistë të tjerë. Komisioni formohet nga Ministri i Energjetikës dhe kryesohet prej tij. Komisioni ka të drejtat dhe detyrat e mëposhtme: - të vendosë për ato çështje të veçanta që rregullorja shprehimisht i lë në kompetencë të tij; - të bëjë interpretim të rregullores në situata të veçanta, të cilat nuk janë parashikuar shprehimisht në rregullore; - të bëjë ndryshime në zbatimin e rregullores për çështje të ndryshme, kur të dhënat sinoptike janë të tilla, që japin garanci të plotë se këto ndryshime nuk kanë pasoja të rrezikshme ose të dëmshme. 3. PERIUDHA TETOR- SHKURT ME NIVEL TE LIQENI TË FIERZES NË KUOTËN 289 M ABSOLUTE (290 m RELATIVE) 3.1 Rasti i parë Kur prurja e Fierzës është më e vogël se 600 m3/sek, shkarkimi i prurjeve të tre hidrocentraleve bëhet si më poshtë: 3.1.1 Në Hidrocentralin e Fierzës: Niveli i liqenit mbahet në kuotën 289 m absolute (290 m relative) duke shkarkuar, po të jetë nevoja, prurjet e tepërta nëpër tunelin nr. 4 me hapje të pjesshme ose me intervale. Për të zvogëluar shkarkimet, centrali duhet të punojë me fuqi sa më të madhe, por jo më pak se me 300 m3/sek. 3.1.2 Në Hidrocentralin e Komanit: Niveli i liqenit mbahet në kuotën jo më të lartë se 170.0 m absolute. Për të mbajtur këtë nivel, po të jetë nevoja, hapet në fillim tuneli nr. 3 në masën e nevojshme dhe në qoftë se prurja është e madhe, edhe tuneli nr. 4 deri në hapje të plotë të tij. 3.1.3 Në Hidrocentralin e Vaut të Dejës: Niveli i liqenit mbahet në kuotë jo më të lartë se 74.0 m absolute. Për të mbajtur këtë nivel, po të jetë nevoja hapet në fillim shkarkuesi i Qyrsaqit në masën e nevojshme dhe në qoftë se prurja është më e madhe edhe shkarkuesi i Zadejës. 3.2 Rasti i dytë Që në çastin që prurja e Fierzës kalon vleftën 600 m3/sek, deri sa ajo të arrijë vleftën 1100 m3/sek ose që në çastin kur prurja kalon vleftën 600 m3/sek, deri sa të zbresë në 500 m3/ sek pa arritur vleftën 1100 m3/sek shkarkimi i prurjeve në të tre hidrocentralet bëhet si më poshtë: 3.2.1 Në hidrocentralin e Fierzës: Niveli i liqenit mbahet në kuotën 289.0 m absolute (290 m relative), duke shkarkuar prurjen e tepërt nëpër tunelin nr.4. për të zvogëluar sa të jetë e mundur shkarkimet nga tuneli, centrali duhet të punojë me fuqi sa më të madhe, por duke lëshuar jo më pak se 300 m3/sek, me përjashtim të rastit të parashikuar në paragrafin e parë të pikës 3.2.2. në qoftë se prurja e pellgut ndërmjet Fierzës- Koman është shumë e madhe dhe niveli i liqenit të Komanit nuk arrihet të ulet siç parashikohet në pikën 3.2.2, por përkundrazi rritet dhe kalon kuotën 171.0 m absolute, me qëllim që niveli në Koman mundësisht të mos ngrihet, tuneli nr. 4 i Fierzës kufizohet deri në mbyllje të plotë të tij dhe po të jetë nevoja edhe fuqia e centralit ulet në minimum, duke lëshuar një prurje jo më të madhe se 100 m3/sek. 3.2.2 Në Hidrocentralin e Komanit: Me të arritur prurja në Fierzë vleftën prej 600 m3/sek, niveli i liqenit të Komanit duhet të ulet mundësisht deri në kuotën 166.0 m absolute, duke hapur menjëherë tunelin nr. 3 plotësisht. Në këtë kohë fuqia e Hidrocentralit të Komanit duhet të jetë sa më e madhe që të jetë e mundur, duke ulur në minimum po të jetë e nevojshme, fuqinë e Hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe pastaj edhe fuqinë e Fierzës. E gjithë ajo pjesë e ujit që shkarkohet nga Komani, për të ulur nivelin e liqenit deri në kuotën 166.0 m absolute, duhet të mbahet në liqenin e Vaut të Dejës duke ngritur nivelin e tij nga kuota 74.0 m absolute në kuotën 76.0 m absolute, siç paraqitet në pikën 3.2.3. pasi të arrihet kuota 166.0 m absolute, kjo kuotë duhet të ruhet sa të jetë e mundur duke mbajtur shkarkuesit të hapur në masën e nevojshme, deri në hapjen e tyre të plotë. Në qoftë se prurjet janë të mëdha dhe me anën e tunelit nr. 3 dhe të centralit kuota nuk ulet, ashtu siç kërkohet në paragrafin e parë të kësaj pike, por përkundrazi ka tendencë të ngrihet, atëherë hapet edhe tuneli nr. 4 në masën e nevojshme, që kuota e arritur të ruhet sa të jetë e mundur. Në qoftë se niveli i liqenit të Vaut të Dejës arrin kuotën 76.0 m absolute, para se në Koman niveli të ketë zbritur në kuotën 166.0 m absolute, atëherë niveli në Koman nuk ulet më, por mbahet mundësisht në kuotën e arritur duke lëshuar tranzit nëpërmjet tuneleve dhe centralit të gjithë prurjen që vjen. 3.2.3 Në Hidrocentralin e Vaut të Dejës: Duhet të fillojë ngritja e nivelit të liqenit nga kuota 74.0 m absolute, po qe nevoja, deri në kuotën 76.0 m absolute, qysh në çastin që në hidrocentralin e Komanit fillon ulja e nivelit të liqenit siç parashikohet në paragrafin e parë të pikës 3.2.2. gjatë gjithë kohës që në Koman vazhdon ulja e nivelit të liqenit prurja që lëshon Hidrocentrali i Vaut të Dejës nëpërmjet shkarkueseve dhe centralit nuk duhet të kalojë prurjen natyrale që do të vinte në Vaun e Dejës, sikur hidrocentralet të mos ishin ndërtuar. Për këtë qëllim, shkarkuesit e Vaut të Dejës duhet të hapen në masë të tillë që për çdo ulje prej 20 cm të nivelit të liqenit të Komanit, t’i përgjigjet një ngritjeje prej 10 cm në liqenin e Vaut të Dejës. Në qoftë se niveli në liqenin e Komanit nuk është në ulje, për shkak të kushteve të paraqitura në paragrafin e tretë të pikës 3.2.2 edhe në liqenin e Vaut të Dejës, niveli nuk duhet të ngrihet, por të ruhet në kuotën e arritur, duke hapur në masën e nevojshme shkarkuesit. Në të gjitha rastet niveli i liqenit të Vaut të Dejës nuk duhet të ngrihet mbi kuotën 76.0 m absolute. Për këtë duhet hapur në fillim shkarkuesi i Qyrsaqit, deri në hapje të plotë dhe pastaj edhe shkarkuesi i Zadejës. 3.3 Rasti i tretë Që në çastin kur prurja në Hidrocentralin e Fierzës, pasi ka qenë mbi 600 m3/sek, por jo më shumë se 1100 m3 sek, zbret nën 500 m3/sek shkarkimi i prurjeve të tre hidrocentraleve bëhet si më poshtë: 3.3.1 Në Hidrocentralin e Fierzës: Niveli i liqenit mbahet në kuotën 289.0 m absolute (290.0 m relative), duke shkarkuar prurjen e tepërt nëpër tunelin nr.4. për të zvogëluar sa të jetë e mundur shkarkimet nga tuneli, centrali duhet të punojë me fuqi sa më të madhe. 3.3.2 Në Hidrocentralin e Komanit: Niveli i liqenit ngrihet deri në kuotën 170.0 m absolute. Shkarkuesit, deri sa të arrihen kuota 170.0 m absolute, janë të mbyllur, kurse centrali është mirë të punojë me fuqi sa më të vogël, duke rritur në maksimum fuqinë e Vaut të Dejës dhe atë të Fierzës. 3.3.3 Në Hidrocentralin e Vaut të Dejës: Niveli i liqenit ulet nga kuota 76.0 m absolute deri në kuotën 74.0 m absolute. Gjatë gjithë kohës prurjet që lëshon Vau i Dejës duhet të mos kalojnë prurjet natyrale që do të vinin po të mos ishin ndërtuar Hidrocentralet e Drinit. Për këtë arsye, shkarkuesit duhet të jenë të hapur në masë të tillë që për çdo 20 cm ngritje të nivelit të liqenit në Koman, niveli në liqenin e Vaut të Dejës të ulet me rreth 10 cm. 3.4 Rasti i katërt Që në çastin që prurja në Fierzë kalon vleftën 1100 m3/sek dhe deri sa niveli i Fierzës të arrijë kuotën 295.5 m absolute (296.5 m relative) ose deri sa prurja të zbresë në 500 m3/sek, pa e arritur kuotën 295.5 m absolute, shkarkimet e plotave në të tre hidrocentralet bëhen si më poshtë: 3.4.1 Në Hidrocentralin e Fierzës: 3.4.1.1 Në qoftë se niveli i liqenit të Komanit ndodhet nën kuotën 171.0 m absolute, tuneli nr. 4 i Fierzës duhet të hapet plotësisht. Centrali duhet të punojë me fuqi sa më të madhe, por të lëshojë jo më pak se 300 m3/sek, me përjashtim të rasteve që përmenden në pikën 3.4.2. Tuneli nr. 3 qëndron i mbyllur deri sa niveli i liqenit të arrijë kuotën 295.50 m absolute (296.5 m relative). Niveli i liqenit nuk duhet të ulet nën kuotën 289 m absolute. Për këtë qëllim po të jetë e nevojshme, tuneli nr.4 kufizohet në masën e duhur. 3.4.1.2. Në qoftë se në Hidrocentralin e Komanit ngrihet niveli i liqenit mbi kuotën 171.0 absolute, tuneli nr. 4 i Fierzës kufizohet në mënyrë të tillë që në Koman mundësisht të mos kalohet kuota 171.0 m absolute. Për këtë qëllim, po të jetë nevoja, tuneli nr. 4 mbyllet plotësisht dhe prurja që lëshohet nga centrali ulet në minimum, por jo më shumë se 100 m3/sek. 3.4.1.3 Kur prurjet në Fierzë janë në zbritje, mënyra e shkarkimit të tyre dhe e uljes së nivelit të liqenit deri në kuotën 289.0 m absolute (290.0 m relative) nëpërmjet shkarkueseve apo vetëm me anën e centralit, përcaktohet nga komisioni i posaçëm i cili për këtë merr parasysh gjendjen hidrologjike në pellgun e Drinit, nivelin e liqenit të Fierzës, nivelin e liqenit të Komanit, nivelin e liqenit të Shkodrës, gjendjen e përgjithshme sinoptike, etj. 3.4.2 Në Hidrocentralin e Komanit: 3.4.2.1 Me të arritur prurja në Fierzë 1100 m3/sek, në Koman fillon ulja e nivelit të liqenit mundësisht deri në kuotën 160.0 m absolute. Me qëllim që prurja që lëshon Hidrocentrali i Vaut të Dejës nëpërmjet shkarkuesve dhe centralit të jetë mjaft më e vogël se prurja natyrale që do të vinte në Vaun e Dejës, sikur hidrocentralet të mos ishin ndërtuar, shkarkimet në Koman duhet të bëhen në mënyrë të tillë që afërsisht për çdo 10 cm ngritje të nivelit në liqenin e Fierzës, niveli i Komanit të ulet rreth 40 cm. Për të arritur këto ritme, po të jetë nevoja dy tunelet e Komanit duhet të hapen plotësisht dhe centrali duhet të punojë me fuqi sa më të madhe, duke kufizuar fuqinë e Vaut të Dejës. 3.4.2.2 Në qoftë se niveli i ujit në liqenin e Komanit arrin kuotën 160 m absolute, tunelet e shkarkimit mbyllen në masë të tillë që të ruhet kjo kuotë. Në fillim mbyllet pjesërisht ose tërësisht tuneli nr. 4 dhe pastaj po të jetë nevoja edhe tuneli nr.3 në masën e nevojshme. Me rritjen ose uljen e prurjeve që vijnë në liqenin e hidrocentralit, shkarkuesit hapen ose mbyllen gradualisht në masë të tillë që të ruhet mundësisht kuota 160.0 m absolute e nivelit të liqenit. 3.4.2.3 Në qoftë se prurjet që vijnë në liqenin e Komanit nga pellgu ndërmjetës Fierzë- Koman dhe nga Hidrocentrali i Fierzës kalojnë aftësinë shkarkuese të Hidrocentralit të Komanit, si në rastin kur niveli i Komanit ndodhet në kuotën 160.0 m absolute, ashtu edhe në rastin kur kjo kuotë nuk është arritur, atëherë, dy tunelet e shkarkimit mbahen plotësisht të hapur dhe centrali duhet të punojë me fuqi sa më të madhe duke ulur deri në minimum fuqinë e hidrocentralit të Vaut të Dejës por pa ulur fuqinë e Hidrocentralit të Fierzës. Kur niveli i liqenit të Komanit arrin kuotën 170.0 m absolute, edhe fuqia e Hidrocentralit të Fierzës duhet të ulet po të jetë nevoja, në mënyrë që centrali i Komanit të lëshojë një prurje sa më të madhe, por jo më pak se 450 m3/sek. Kur me të gjitha masat e parashikuara më sipër niveli i liqenit të Komanit arrin në kuotën 171.0 m absolute, shkarkimet e Fierzës kufizohen siç paraqitet në pikën 3.4.1.2. 3.4.2.4 Në qoftë se niveli i liqenit të Komanit, si pasojë e kushteve të përmendura në pikën 3.4.2.3 ka kaluar kuotën 170.0 m absolute, edhe pasi prurjet që hyjnë në liqen të jenë ulur nën aftësinë shkarkuese të hidrocentralit, shkarkimet vazhdojnë me aftësi të plotë siç përmendet në pikën 3.4.2.3 deri sa niveli i liqenit të ulet në kuotën 170.0 m absolute. Në qoftë se prurjet në Fierzë janë në rritje ose afërisht konstante, shkarkimet në hidrocentralin e Komanit vazhdojnë me aftësi të plotë, deri sa niveli i liqenit të arrijë mundësisht deri në kuotën 160.0 m absolute. Në qoftë se prurjet e Fierzës janë në ulje të ndjeshme, mënyra e shkarkimit të plotave në Hidrocentralin e Komanit përcaktohet nga Komisioni i posaçëm, i cili për këtë merr parasysh përveç gjendjes hidrologjike në pellgun e Drinit edhe gjendjen e përgjithshme sinoptike. 3.4.3 në Hidrocentralin e Vaut të Dejës: 3.4.3.1 Prurjet që vijnë duhet të kalohen tranzit, me anën e shkarkueseve dhe të centralit për të ruajtur kuotën e nivelit të liqenit. 3.4.3.2 Kur prurjet e Fierzës janë në ulje të ndjeshme, mënyra e shkarkimit të plotave dhe e uljes së nivelit të liqenit deri në kuotën 74.0 m absolute, përcaktohet nga Komisioni i posaçëm. 3.5 Rasti i pestë Që në çastin kur niveli i liqenit të Fierzës arrin kuotën 295.5 m absolute (296.5 m relative) dhe deri sa prurja të zbresë nën 500 m3/sek, shkarkimet e plotave në të tre hidrocentralet bëhen si më poshtë: 3.5.1 në hidrocentralin e Fierzës: 3.5.1.1 në qoftë se niveli i liqenit të Komanit është nën kuotën 170.0 m absolute, në hidrocentralin e Fierzës si rregull i përgjithshëm duhet të hapet plotësisht edhe tuneli nr. 3 i shkarkimit, por për këtë duhet të merret mendimi i komisionit të posaçëm. Komisioni e shqyrton këtë çështje në kohën e duhur, përpara se niveli i liqenit të Fierzës t’i afrohet kuotës 295.50 m absolute (296.5 m relative). Komisioni mund të vendosë që tuneli nr. 3 të mos hapet duke u bazuar në situatën hidrologjike të Drinit dhe në situatën e përgjithshme sinoptike. 3.5.1.2 Në qoftë se niveli i liqenit të Komanit është mbi kuotën 170.0 m absolute, me qëllim që niveli pranë ndërtesës së centralit të Fierzës të mos kalojë kuotën 175.0 m absolute (176.0 m relative), po të jetë e nevojshme, shkarkimet në Fierzë duhet të kufizohen duke mbyllur në masën e duhur tunelin nr. 4 të shkarkimit. 3.5.1.3 Në qoftë se në Koman ka tendencë që niveli i liqenit të rritet mbi kuotën 172.0 m absolute, shkarkimet në Fierzë duhet të ulen deri më mbyllje të plotë të dy tuneleve dhe kufizim në minimum të fuqisë së centralit, në mënyrë të tillë që kuota 172.0 m absolute në liqenin e Komanit mundësisht të mos kalohet. Kur prurjet në Koman zvogëlohen dhe niveli i liqenit fillon të ulet nën kuotën 172.0 m absolute, si pasojë e veprimeve të përmendura në paragrafin e mësipërm, shkarkimet në Fierzë rriten në masën e nevojshme, në mënyrë që në Koman niveli i liqenit të ruhet në kuotën e arritur. 3.5.1.4 Pasi në Fierzë prurjet të zvogëlohen dhe niveli i liqenit të fillojë të ulet, mënyra e shkarkimit të prurjeve dhe e uljes së nivelit të liqenit deri në kuotën 289.0 absolute (290.0 m relative) përcaktohet nga Komisioni i Posaçëm, i cili për këtë merr parasysh gjendjen hidrologjike në pellgun e Drinit, nivelin e liqenit të Fierzës, të Komanit dhe të Shkodrës, gjendjen e përmbytjeve në zonën e Shkodrës dhe sidomos situatën e përgjithshme sinoptike. 3.5.2 Në Hidrocentralin e Komanit: 3.5.2.1 Të dy tunelet e shkarkimit mbahen plotësisht të hapur, derisa niveli i liqenit të jetë mbi kuotën 160.0 m absolute. Në qoftë se niveli i ulët në kuotën 160.0 m absolute, shkarkuesit mbyllen në masën e nevojshme në mënyrë që ky nivel të ruhet. 3.5.2.2 Pasi prurjet në Fierzë të jenë ulur, siç parashikohet në pikën 3.5.1.4 Komisioni i Posaçëm përcakton edhe mënyrën si duhet të ngrihet niveli i liqenit të Komanit deri në kuotën 170.0 m absolute. 3.5.3 Në Hidrocentralin e Vaut të Dejës: 3.5.3.1 Prurjet që vijnë duhet të kalohen tranzit me anën e shkarkueseve dhe të centralit, në mënyrë që të ruhet kuota 76.0 m absolute. 3.5.3.2 Kur prurjet e Fierzës janë në ulje të ndjeshme, mënyra e shkarkimit të plotave dhe e uljes së nivelit të liqenit deri në kuotën 74.0 m absolute, përcaktohet nga Komisioni i Posaçëm. “Në qershor Fierza arriti 296 metra, por u kalua në heshtje” Nertila Maho Shqipëria e ka kaluar këtë vit një situatë emergjente, por gjithçka është mbajtur sekret. Në qershor të këtij viti, gjatë periudhës së zgjedhjeve, uji në liqenin Fierzës arriti 296 metra, pra mbi pikën kritike. Në një intervistë të dhënë për gazetën, një ndër hartuesit e rregullores për hapjen e portave të hidrocentraleve, tregon për rastin e këtij viti. Sa janë kapacitetet e ujit që mbajnë digat, sa të sigurta janë ato dhe sa është mundësia e shkarkimit. “Nëse arrihet niveli maksimal, dhe ky nivel më pas kalohet diga shkatërrohet”. Sa të sigurta janë digat në Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës? Kam qenë një ndër hartuesit e Rregullores së këtyre digave dhe mund të them me siguri të plotë se këto diga janë vepra të ndërtuara me një siguri të lartë. Kështu ato të kaskadës së Drinit janë siguruar për një prurje të një niveli të tillë, e cila vjen një herë në 10 mijë vjet. Kanë një siguri ekstreme dhe janë projektuar për të përballuar një tërmet 9 ballë. Sa është sasia e ujit që mbajnë digat në liqenet e kaskadës së Drinit? Më e madhja është Fierza. Për nivelin 295 metra, ajo ka një vëllim 2.6 miliardë m3 ujë. Pjesa e liqenit që përpunohet është 2.2 miliardë m3 ujë kurse 400 milionë m3 ujë është vëllim i vdekur që nuk shfrytëzohet. Vëllimi i liqenit të Komanit është 500 milionë m3 ujë. Nga këto 60 milionë m3 është vëllimi i dobishëm, ndërkohë që Vau i Dejës ka një vëllim prej 580 milionë m3 ujë dhe të dobishme pra që shërbejnë në përpunim për prodhimin e energjisë janë 40 milionë m3 ujë. Sa porta shkarkimi ka në secilin hidrocentral? Sa ujë mund të derdhin secila nga këto porta? Të tre hidrocentralet e kaskadës së Drinit janë projektuar me kujdes dhe secili ka portat shkarkuese. Fierza ka dy porta, 3 dhe 4. Nga tuneli 4 mund të shkarkohen 900m3/s kurse nga tuneli 3 mund të shkarkohen 1800 m3/s. Komani gjithashtu ka dy porta shkarkimi, një me numër 3 dhe një me numër 4. Nga këto dy tunele, kapaciteti i shkarkimit është 3300 m3/s. Vau i Dejës i ka disa porta. Kështu tre prej tyre janë të vendosura në Qysaq, të cilat shkarkojnë 3900m3/s dhe dy në Zadejë, të cilat kanë kapacitetin e shkarkimit 3000 m3/s Sa ujë konsumon një turbinë dhe sa turbina ka secili nga hidrocentralet? Të ndara sipas të gjitha hidrocentraleve të kaskadës? Fierza ka katër turbina nga të cilat del 550m3 ujë në sekondë. Komani ka gjithashtu katër turbina, nga të cilat del afërsisht 700 m3 ujë në sekondë kurse nga Vau i Dejës, që ka pesë turbina, del rreth 500 m3 ujë në sekondë. Kush është pika më kritike dhe çfarë ndodh në rast se prurjet janë më të mëdha sesa shkarkimet? Prurje të mëdha si rezultat i shirave, shkrirja e dëborës nga malet dhe një tokë e ngopur me ujë. Këto quhen një pikë kritike për hidrocentralet, por që gjithsesi duke e njohur nga afër këtë projekt, ashtu siç ju thashë më parë, ato janë ndërtuar që të presin një prurje maksimale, që ndodh një herë në 10 mijë vjet. Për Fierzën prurja maksimale që mund të durojë është 9600 m3 ujë në sekondë, pra një shifër e lartë që tregon sigurinë. A rrezikohet shembja e digës në rast se uji e kalon pikën maksimale? Edhe pse këto vepra janë ndërtuar me parametra të lartë sigurie, duke pasur këtu parasysh parametrat ndërkombëtare, nuk mund të anashkalohet edhe fakti që nëse arrihet niveli maksimal dhe ky më pas kalohet, diga shkatërrohet. Por që të arrihet niveli maksimal duhet që prurjet të jenë jashtëzakonisht të mëdha, ndërkohë që hidrocentrali është i pajisur me portat shkarkuese, shkarkimin nga turbinat dhe sigurisht që një pjesë e ujit mblidhet edhe në liqen. A ka pasur më parë situata të tilla dhe çfarë ka ndodhur? Ka pasur por nuk i mbaj mend me detaje, por mund të flas për një rast të fundit i cili tregon më mirë se sa të sigurta janë digat. Në qershor të vitit 2009, Fierza arriti nivelin 296, që është niveli maksimal, por kjo gjë për të mos shqetësuar popullatën u kalua në heshtje. Në këtë pikë u mor parasysh situata dhe u mblodh Komisioni i Shkarkimit të Plotave, i cili dha zgjidhjen e duhur. Pra ky rast tregon se sa rezistente janë digat për të cilat po flasim dhe sa i rëndësishëm është mbledhja e Komisionit të Shkarkimit të Plotave. Çfarë thotë Rregullorja lidhur me kontrollin për mirëfunksionimin e këtyre veprave? Rregullorja citon se “Të gjitha mekanizmat, pajisjet e veprat e shkarkimit, duhet të kontrollohen një herë në vit para stinës së plotave, me përjashtim të tunelit 3 të Fierzës, për të cilin duhet të merret mendimi i Komisionit”. Në fakt me sa di unë një kontroll është bërë së fundmi. Në një bisedë me Drejtorin e KESH, Muharrem Stojku, më tha se kishte bërë një provë të portave në Fierzë dhe se gjithçka funksiononte. Edhe pse nuk u mor mendimi i komisionit, të paktën kontrolli është bërë dhe kjo na bën më të sigurt. Si mund të dilet nga kjo situatë? Unë jam kompetent për Rregulloren, si një nga hartuesit e saj, por për mendimin tim duhet të ngrihet Komisioni i Shkarkimit të Plotave. Vetëm ata njerëz që e njohin mirë Rregulloren mund të përcaktojnë me siguri situatën dhe të mos përhapet panik te qytetarët. Të thirren ata pak specialistë që janë marrë me këtë dokument rregullator të funksionimit të digave në kaskadën e Drinit. Personeli teknik duhet të ketë në përbërjen e tij specialistët më të kualifikuar dhe sigurisht edhe ministritë përkatëse, siç është ajo e Energjetikës, që është primare e Bujqësisë e me radhë. Hoxha apel politikës: Situatën në Drin lërjani në dorë ekspertëve Inxhinieri Farudin Hoxha, personi që ka projektuar Hidrocentralin e Fierzës në kaskadën e Drinit i bën apel politikës shqiptare që të mos ndërhyjnë në përballimin e kësaj situate, por t’ia lejnë në dorën ekspertëve. Në një intervistë dhënë për “News 24”, inxhinier Hoxha shprehet se “dua të them se situata në kaskadën e Drinit është nga më të rëndat që unë njoh deri më sot në Shqipëri. Prurjet janë të jashtëzakonshme”. “Unë si një ndër projektuesit e kësaj kaskave, kam besim të plotë se veprat e parashikuara në të, jo vetëm që do t’i rezistojnë këtyre plotave kaq të mëdha që po vijnë në Drin, por edhe mënyra e shkarkimit të tyre në anën e poshtme duhet të bëhet me mënyrën teknikisht më të mirë dhe më të zgjuar, me humbjet më të pakta që mund të jenë në këta rast. Unë do të bashkohesha me thirrjen e gjithë shqiptarëve pa përjashtim, që t’i binden urdhrit për t’u larguar nga vendbanimet e tyre, sepse e tashmja dihet, e ardhmja padyshim që nuk dihet, por ka një perceptim për të, i cili është shumë i zymtë. Dhe që kjo të mos realizohet, që ky perceptim të mos bëhet, të ikin, të largohen”, thekson Hoxha. Projektuesi i këtyre hidrocentraleve thekson se ndoshta mund të ketë pasur ndonjë devijim, por që nuk kanë ndikuar në këtë situatë aktuale. “Ndikimi i tyre nuk është kaq katastrofik, sa vërehet sot. Sot këto prurje kaq të jashtëzakonshme dhe kaq të mëdha, do të duhet të kalohen në asnjë mënyrë tjetër, përveçse në bazë të Rregullores që ka kaskada e Drinit, për shkarkimin e prurjeve të mëdha”. “Absolutisht s’bëhet fjalë për çarjen e digave. Çarja e tyre mund të bëhet vetëm në qoftë se kalohet uji mbi të. Në qoftë se respektohen këto që unë fola më sipër (Rregullorja) të jeni të sigurt dhe aty ku jeni dhe sot se nuk ju gjen gjë, do të jeni përjetë aty ku banoni dhe sot. Por mos ndërhyni. Hiqni dorë, largohuni nga këto, ndiqni punën e organizmave të tjera, që secili të bëjë detyrën e tij. Këtë detyrë e ka KESH-i dhe lërjani në dorë këtij institucioni”, thekson inxhinier Hoxha. Marre prej Gazeta Panorama Online trokit ketu [ Edited Mon Jan 11 2010, 08:54am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
diokletianvs |
| ||
diokletianvs![]() ![]() Registered Member #2583 Joined: Mon Feb 02 2009, 02:11amPosts: 21 | Zatni Lec. Tashti je diftu gjakftohte, tuj i kthy pytjeve me pikpytse pergjigje me vend dhe tane kuptim, shume sqarues je diftu megjithse nuk te pyeta se cili ashte misioni jot ketu. Mendova ndrysh se nuk je i vlefshem ashtu sic u shprehe vete edhe ti, po me ate repliken tande ma nalte ironia mban firmen tande i dashtun, dhe i ke ra gjate fort nderkohe kur kuptohesh ne dy rreshtat e pare dhe s`ka nevoje me u shpervjel me hy ma thelle. S`ka perse, per kurrgja zatnia juj te e fundit ironia ashte veti e te fortit ......Mene, mene ..... nejse une nuk du me kalu kohen as me xjerr kujin ketu (nuk ashte misioni jem) keshtu qe nuk kam kohe me u zgjat fort, sepse nuk kam as kapacitetin e duhun per te repliku nje "gjeneral-kolonel" me shume yje . Nuk harroj edhe une te uroj shnet e maresi. The banners Of a mournful melancholy Wave Throughout our land... Nor can it be said That here live a people Who are building Something new. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Farudin Hoxha: Shkupi të mbyllë urgjentisht portat e Drinit TIRANE- Në këtë katastrofë që po i ndodh Shqipërisë nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut, mund të ndihmojë edhe Maqedonia. Ajo duhet të lëshojë sa më pak ujë në lumin Drin nga liqeni i Ohrit tek diga mbi liqen, në qytetin e Strugës”. Kështu ka deklaruar dje profesor Farudin Hoxha, projektuesi i digave të hidrocentraleve në kaskadën e lumit Drin. I pyetur me telefon për "Gazeta Shqiptare", Hoxha pohoi se Maqedonia duhet që me urgjencë të ndihmojë Shqipërinë. Në Institutin e liqenit të Ohrit thonë se, me 15 m3 në sekondë, liqeni i Ohrit do të ngrihet vetëm 1 metër lartësi dhe do të pakësohen ujërat që vijnë nga Drini Zi mbi Fierzë me 35 milionë metra kub ujë. Derdhja e ujit në lumin Drini i Zi në qytetin e Strugës, thonë specialistët e Institutit të liqenit, shkon 7 m3 në sekondë, e cila është e barabartë me sasinë e ujit që hyn nga lumi Drin. Ndërkohë, Prof. Farudin Hoxha theksoi se, qeveria shqiptare duhet të mbledhë me urgjencë komitetin bilateral me shtetin maqedonas që të ndalojë derdhjen e ujërave nga liqeni i Ohrit në Drinin e Zi, i cili mbërrin në Fierzë. Është një marrëveshje dypalëshe midis dy shteteve që nga viti 1956 për disiplinimin dhe menaxhimin e ujërave. Edhe pse Shqipëria ndodhet para një situate dramatike, pala maqedonase çuditërisht nuk ka dhënë asnjë sinjal pozitiv. Nëse Maqedonia do realisht që të ndihmojë fqinjët e saj, duhet të mbyllë portat në Strugë që ujërat e Drinit të mos mbërrijnë në Fierzë. (s.g/balkanWeb) Copyright 2009 BalkanWeb.com trokit ketu Maqedonia: Nuk janë shtuar rrjedhjet nga Liqeni i Ohrit Shekulli Online | 09/01/2010 Autoritetet në Maqedoni thonë se rrjedhjet nga Liqeni i Ohrit në Lumin Drin i Zi nuk janë të shtuara, por qëndrojnë të gatshme të ndërmarrin masa nëse ka nevojë për një gjë tillë. Ministria e Bujqësisë, Pyjeve dhe Ujrave thotë gjithashtu se niveli i ujrave në lumin Drin mund të jetë shtuar nga shkrirja e dëborës. Zyrtarët në Shkup thonë nëse e kërkon nevoja dhe kjo është e mundur do të merren masat e nevojshme për të zvogëluar rrjedhjet e ujit. Lumi Drin i Zi i cili buron nga liqeni i Ohrit, më pas bashkohet me Drinin e Bardhë dhe formojnë lumin Drin para se të derdhet në Adriatik. Reagimet maqedonase erdhën pasi ministri i energjetikës i Shqipërisë, Dritan Prifti, i ka kërkuar autoriteteve që të kontrollohet prurja e Drinit të Zi nga autoritetet e Maqedonisë. Kjo masë sipas tij do të zvogëlonte derdhjen e lumit Drin, çka do të lehtësonte situata në të cilat është përfshirë veriu i Shqipërisë për shkak të vërshimeve të mëdha. © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
West**** |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2098 Joined: Mon Jul 14 2008, 12:46amPosts: 1827 | Babo, faleminderit per fotot qe ke vu, kur pash LOKALIN SHQIPONJA, tash e imagjinoj naltesin e ujit ne Bahqallek. Me te vertet me te arrdh keq, zoti i ndihmofte te tan. | ||
Back to top | | ||
:Oli-veR: |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2779 Joined: Mon Mar 16 2009, 10:14amPosts: 225 | Shkodra nen uje..NO COMENT!!!!!!!! Koha shëron të gjitha plagët... me përjashtim të një zemre të plagosur dhe te thyer si e imja !! | ||
Back to top | | ||
cherry-girl |
| ||
Qershi Shkodret![]() ![]() Registered Member #3130 Joined: Sun Jul 05 2009, 07:25pmPosts: 7264 | video qe te len pa fjal,,,bravo 100% shkodran ![]() | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Shkodra, dhe mungesa e strategjisë për mbrojtjen e saj Written by Gazeta SOT E Diele, 10 Janar 2010 00:00 Nga Besi BEKTESHI Nuk ka pasur testatë televizive apo edhe e shtypit të shkruar, që nuk është marrë me sigurinë e digave. Në këto polemika janë “përleshur” jo vetëm gazetarë që pak e njohin sistemin, por edhe teknicienë, projektues, inxhinierë dhe politikanë. Problemi...siguria e tyre. Në fakt nuk është aspak problem, po të zbatohen kriteret e sigurisë teknike të vendosura prej kohësh. Gjithashtu edhe sistemi i mirëmbajtjes në përgjithësi. Me një fjalë është një polemikë e kotë për tu bërë, por është përdorur, sepse nga dikush apo shumëkush që tenton të luajë...afrohet “siguria apo thyerja e digave” për të krijuar pasiguri njerëzore dhe kombëtare. Por ka edhe prej atyre që lartësojnë në qiell, veprat e dikurshme dhe patjetër u duhet dhënë respekti, megjithëse duhet thënë se janë ndërtuar me koncepte kineze apo lindore, sepse ashtu ka qenë edhe koha. Nuk ka dyshim se profesorët Petrit Radovicka dhe Farudin Hoxha janë gjenialitete të kohës dhe u duhet dhënë respekti i duhur. Por ku është problemi sot. Problemi qëndron në faktin e “zonës së përmbytjes që është Shkodra” dhe jo te siguria e digave në lumin Drin. Siguria e digave është maksimale megjithëse janë digat, jo më të avancuara teknikisht në Europë. Sot kur shtrohet problemi i digave po tentohet të harrohet dhe vazhdohet në harresë...Shkodra. Pse? Sepse asnjëherë as në fillimet e ndërtimit të H/C-ve mbi Drin, as në vazhdimin e ndërtimit të gjigandëve të tillë...dhe as këto 20 vite demokraci, nuk është projektuar strategjia e studiuar e mbrojtjes së Shkodrës, jo vetëm si qytet. Shkodra është e rrethuar në tre anë nga uji....dhe që në kohë të vjetra asaj gjithmonë i ka ndenjur sipër, mbytja nga uji. Kjo nuk është e re as për banorët, dhe as për specialistët. Por unë kam pasur fatin të bisedoj me dy nga specialistët më të devotshëm të hidroteknikës së janë të nderuarit Ali Hoxha dhe Karlo Kamsi. Patjetër që nga këto dy njerëz të lartë të sistemit hidro në Shkodër, që kanë kaluar në duart e tyre argjinatura, kanale dhe kullime të saj, por edhe studime dhe projekte të tillë....diçka dikush dhe dikush lart, duhet ti kishte dëgjuar. Me të vërtetë që në Shkodrën dhe nën Shkodrën, ka pasur kanalizime dhe dijeni për përmbytjen e saj. Një pjesë janë dhe një pjesë nuk janë më...sepse koha i prishi dhe njerëzit janë treguar të pa përgatitur për ndjeshmërinë ndaj përmbytjeve. Qyteti i madh i veriut nuk ka dyshim që në prurje të shumta do të rrezikohet...dhe kjo sepse këtë pozicion gjeografik ka....por ama, për të tillë qytet duhet dhe prej kohe duhej të funksiononte strategjia e ndërtimit të mbrojtjes, nga vërshimi i ujërave dhe hapjes së portave. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë në radhë të parë, disiplinimin e tre lumenjve që vijnë në Shkodër dhe dalin prej saj. Pra kontrollin mbi Drinin, Kirin ose lumin e “pa besë” dhe Bunën në daljen e saj nga shtrati. Diga dhe argjinatura të larta, kanale kullimi dhe komunikimi, ura dhe penda lëshimi apo edhe plan rregullimi në ndërtime. Nuk ka një plan të tillë. Për më tepër, janë lejuar ndërtime të reja këto 20-të vite në zona përmbytjeje. Si përreth liqenit të Shkodrës që janë mbi 1200 ndërtime, si dhe në anën e Kirit dhe jashtë vijës së mbrojtur, ose afërsisht të tillë, ku janë mbi 600 ndërtime, por edhe në Ajasëm. Nuk ka dyshim se e tillë është situata edhe në fushat e Shkodrës dhe anës Bunës....si nga zona Bërdicë, Trush e Dajç, por edhe nga zona e Anës së Malit e sidomos në Obot....ku edhe Venecia do të dukej....një ëmbëlsirë. Po pse kështu veprohet në botën ku duhet të shkojmë. Kështu veprohet në Tevere...në Romë, ose në Rajn në Gjemani, apo në Sena...etj etj. Kështu është vepruar me Tamizin...në Londër. Po Danubi...që kalon disa qytete? Jo...sepse ka mijëra e mijëra...diga, argjinatura, pengesa dhe kanalizime që bëjnë të mundur e të kontrolluar vërshimin e tyre. Sepse kjo është e sigurtë që do të ndodhë. Shkodra nuk ka as strategji dhe as ndërtime serioze të tilla, dhe nuk ka pasur një strategji të tillë as dikur, dhe as tani. Kjo nuk duhet të lejohet më. Çfarë kërkohet në fakt? Kërkohet që Shkodra dhe zonat e saj të përmbytjes të shpallen zona të “rrezikshmërisë së theksuar në përmbytje”...dhe në bazë të kësaj prerogative të vendosen edhe strategjitë në vazhdim. Strategjitë që nuk kanë vetëm thellimin e Bunës dhe lundrimin e saj, por edhe ndërtimin në miliona euro të mbrojtjes së qytetit dhe fushave të tij. Por ka edhe një aspekt tjetër. Qarku i Shkodrës dhe po ashtu edhe Fierza...janë prodhuesit më të lartë të energjisë elektrike. Kjo do të thotë se është zona më e rëndësishme e Shqipërisë...sepse sot Shqipëria të veten...më të shtrenjtën pasuri ka ...energjinë. Shkodra ka Komanin dhe Vaun e Dejës dhe Fierza liqenin e madh të saj....një pjesë në territorin e Shkodrës...dhe që të gjitha ujërat...derdhen pikërisht në Shkodër që ka liqenin e saj të madh. Kjo pasuri që i jep dritë të gjithë Shqipërisë...nuk është shoqëruar me investime në qytetin e madh. Teknikët duhet ta zgjidhin....por politika deri më tani nuk është kujtuar. Kjo është gabim...gabim që po të vazhdohet kthehet në faj të madh. Digat e Drinit janë të sigurta. Shkodra nuk është e sigurtë...sepse për mbrojtjen e saj kanë menduar shumë pak. Tani kjo gjë duhet të ndryshojë përfundimisht. Kësaj radhe mobilizmi dhe përballimi i përmbytjes së radhës ka qenë në një lartësi të madhe, më të madhen e deritanishme, por patjetër që do të ketë një përmbytje tjetër...kur uji të ketë arritur nivele të lartë. Shpëtimi është atëherë, kur strategjitë bëjnë që ai të rrjedhë në ato vende ku nuk ju bën dëme njerëzve. © 2008 Gazeta "Sot" Sikur ambasadori amerikan të kishte treguar për banorët e zonave të përmbytura një grimcë të shqetësimit që tregoi për gjyqtarët dhe prokurorët-vrasës juridikë të diktaturës komuniste Written by Gazeta SOT E Diele, 10 Janar 2010 00:00 Nga Kastriot MYFTARAJ Ata që panë angazhimin e madh të ambasadorit amerikan Withers para disa kohësh në mbrojtje të gjyqtarëve dhe prokurorëve të sotëm të cilët prekeshin nga ligji i lustracionit për shkak se në kohën e diktaturës kishin bërë procese politike, duhet të ketë pritur që kur ndodhën përmbytjet këtë vit, ambasadori amerikan të ishte ndër të parët që do të shkonte në zonat e përmbytura për të ofruar solidaritetin e tij, pse jo dhe për të dhënë ndihmë materiale, qoftë edhe simbolike. Ne kemi parë se si ambasadori amerikan Withers, kur i është dashur ka shkuar edhe në një kopësht fëmijësh, për të treguar një përrallë, ku bënte aluzion për ligjin e lustracionit (As Mustafa Nano, as Erion Kristo, të cilët kanë shkruar për përdorimin politik të fëmijëve, nuk reaguan në këtë rast), në fund të vitit 2008. Ne kemi parë se si ambasadori amerikan Withers doli edhe në emisionin humoristik “Portokalli” vitin e kaluar, për të bërë paralajmërime kërcënuese në vazhdim të fushatës së tij kundër ligjit të lustracionit. Duhej pritur pra që ambasadori amerikan Withers të nisej dhe të vizitonte banorët e zonave të përmbytura, duke afruar një ndihmë sado modeste materiale, ndonëse SHBA duhet të na kishin dhënë një ndihmë shumë të madhe materiale, në përpjestim me angazhimin politik në Shqipëri. Shqipëria është ndër vendet e fundit në listën e atyre që marrin ndihmë ekonomike dhe ushtarake amerikane, krejt në shpërpjestim me angazhimin politik të SHBA në Shqipëri, dhe kështu ka qenë gjatë gjithë këtyre 20 viteve. Shqipëria është shumë larg Armenisë (vendi që renditet i treti në listën e përfituesve të mëdhenj të ndihmës ekonomike amerikane, për frymë të popullsisë), edhe pse kjo është aleate e ngushtë e Rusisë. Kuptohet këtu është influenca e lobit armeno-amerikan, çka është një simptomë e politikës së jashtme amerikane. Megjithëse në Shqipëri ka përmbytje të mëdha prej rreth dy javësh, i vetmi reagim i ambasadës amerikane në Tiranë, ka qenë lëshimi në datën 7 janar 2010 i një njoftimi paralajmërues për qytetarët amerikanë që gjenden në Shqipëri, që të mos udhëtojnë në zonat e përmbytura. Me të vërtetë cinike në kulm! Të gjithë banorët e zonave të përmbytura, ose që rrezikohen prej përmbytjes, rreth gjysmë milioni njerëz, nuk paskan vlerë për ambasadën amerikane as sa një grusht kriminelësh të organeve të dhunës së diktaturës komuniste, në mbrojtje të të cilëve ambasada amerikane doli kur ata u rrezikun që të humbin çelësat e gjithë shkallëve të sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë në Shqipëri. Kjo nuk ka kuptim tjetër veç atij se dikush në ambasadën amerikane dhe pas të gjithë gjasave edhe në Washington, do të kënaqej shumë nëse do të shpërthenin digat e Drinit, çka do të sillte vdekjen e rreth 500 mijë shqiptarëve. Ç’ kuptim tjetër ka kur SHBA nuk na ofrojnë as asistencë për mbikqyrjen e rrjedhës së lumenjve me anë të satelitëve, gjë të cilën duhet ta sigurojnë nga Italia, kur dihet që SHBA kanë sistemin satelitor më të fuqishëm në botë? Amerikanët e dinë shumë mirë se Enver Hoxha e ndërtoi kaskadën e Drinit në një mënyrë të tillë që në rast lufte ta shkatërronte më lehtë dhe të asgjësonte me anë të përmbytjeve masive pjesën më të madhe të popullsisë së Veriut të Shqipërisë, të cilën ai e shikonte si joluaje ndaj regjimit të tij. Kjo është pika e dobët e sistemit të digave të kaskadës së Drinit, të cilën e dinë mirë ata specialistë që dalin në televizione dhe flasin për të. Prandaj sot duhet të qenë amerikanët të parët që do të ofronin asistencë teknike, se ata janë në gjendje ta kuptojnë problemin. Është kurioze, se ashtu siç ndodhi në rastin e ligjit të lustracionit, kur ambasadori amerikan dhe ambasadori britanik i kohës qenë më aktivët në mbrojtje të atyre që prekeshin nga ligji i lustracionit, edhe këtë herë, ambasadorja britanike, nuk është bërë e gjallë për këtë çështje. E pra, ambasadoren britanike para pak kohësh e kemi parë deri edhe të dalë në krah të Sami Nezës, kryeredaktorit të gazetës “Standard” në një konferencë për mediat, për një projekt që paska Samiu me ambasadën britanike! Unë në fillim kur e pashë këtë zonjë simpatike bionde në krah të Samiut, mendova se gazeta “Standard” paska sjellë në Shqipëri aktoren e madhe Gwyneth Paltrow, por pastaj na doli se kjo ishte ambasadorja britanike! Çudi e madhe! Nuk është bërë i gjallë as ambasadori holandez, vendi i të cilit mund të jepte një ndihmë mjaft të kualifikuar për përmbytjet, posaçërisht për përmbytjet nga deti, se Holanda është vendi që ka më së shumti eksperiencë në këtë çështje. Ne kemi parë një ambasador britanik të shkojë në Veri, në zonat që sot janë të përmbytura, dy vjetësh, por për të pompuar politikisht Erion Veliajn. Nëse Holanda donte të bënte seriozisht diçka të dobishme për Shqipërinë, ajo nuk duhej të kishte si investimin të saj kryesor në Shqipëri Erion Veliajn, por mbrojtjen e tokave nga deti. Por duket se interesi i Holandës në Shqipëri është dekonstruktiv dhe jo konstruktiv. Në kohën e fushatës së diplomacisë amerikane kundër ligjit të lustracionit, ambasadori Withers the se ne (SHBA) jemi duke folur shumë qartë. Këtë herë ambasadori Withers është duke folur shumë qartë me heshtjen e tij dhe po kështu dhe ata që qëndrojnë pas tij në Washington. Tashmë është shumë e qartë se ambasadori Withers, një linjë e fuqishme zyrtare në Washington, Soros, do të kënaqeshin shumë sikur në Shqipëri përmbytjet të shkaktonin një Holokaust të vërtetë. Këtë herë krahu antishqiptar në Washington i zbuloi më tepër se kurrë kartat, dhe e rëndoi llogarinë e tij me kombin shqiptar. Ky krah antishqiptar në Washington me këtë i vuri vetes në ballë stigmën e terroristit. kmyftaraj©yahoo.com This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it © 2008 Gazeta "Sot" [ Edited Mon Jan 11 2010, 07:55am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Engel |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2627 Joined: Mon Feb 09 2009, 07:09amPosts: 2846 | Pash edhe lajmet mbrame tek Shqipria.Nje fatkeqesi shme e madhe.Ndjeva nje keqardhje sa nuk di ta pershkruj.Zoti i paste ne dore.Ishalla permisohet situata. Dashuria esht buka engjejve, therrmiet shpresa njerzimit. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Specialistët bënë të ditur dje se, situata në zonat e përmbytura po shkon drejt normalitetit Shkodër, ulet niveli i ujit në tokat e përmbytura Situata e djeshme e përmbytjeve në rrethin e Shkodrës ka ndryshuar, me uljen në disa dhjetëra hektarë, bëri të ditur Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile në një komunikatë të orës 15:30. Gjatë ditës së djeshme është përmirësuar situata e tokave të përmbytura në të gjithë komunat dhe lagjet në Bashkinë Shkodër. Furnizimi me energji elektrike është 24 orë. "Në të gjithë rrethin e Shkodrës kanë qenë të përmbytura 10270 ha tokë bujqësore, por të shtunën situata ka ndryshuar me uljen në disa dhjetra hektarë", thuhet në komunikatën zyrtare. Sipas saj, gjatë operacioneve në terren janë evakuar edhe bagëti të imta dhe gjedhë, si dhe kuaj dhe shpendë. Ndërkohë, po kryhet furnizimi me ushqime për blegtorinë. Në urën e Fierzës që lidh Tropojën me pjesën tjetër të vendit, mëngjesin e djeshëm janë kryer punime dhe tashmë ajo është plotësisht në funksion dhe nuk paraqet asnjë problem për lëvizjen e automjeteve. Në të gjithë rrethin e Shkodrës kanë qenë të përmbytura 10270 ha tokë bujqësore, por sot situata ka ndryshuar me uljen në disa dhjetra hektarë. Forcat operacionale në terren Është punuar në argjinaturën e Çasit gjatë gjithë natës. Si rezultat i ngritjes së nivelit të ujit është ndërprerë puna për mbingritjen e argjinaturës së Casllit. Uji vazhdon të kalojë mbi argjinaturë, duke u futur në tokat që kullohen me hidrovorin e Casllit. Gjithashtu, edhe në zonën e Dajçit niveli i ujit ka mbetur konstant. Aktualisht nuk ka thyerje të argjinaturave. Është lejuar kalimi i lirë i ujit në argjinaturën e Daragjatit për të mbrojtur argjinaturën e Dajçit. Furnizimi dhe operacionet e ndryshme për Daragjatin kryhen nëpërmjet Bunës nga Muriqani. Sapo të bjerë niveli i ujërave strukturat e forcave të armatosura do të riaftësojnë plotësisht argjinaturat. Evakuimet Komuna Guri i Zi në fshatrat Kuç, Renc, të evakuar 46 shtetas, qyteti Shkodër në Ajasëm 18 shtetas, Bahçallëk, të evakuar 12 shtetas, në lagjen Salo Halili 21 shtetas, në lagjen Guerile (Livade) 50 shtetas. Komuna Bërdicë në fshatrat Trush, të evakuar 300 shtetas, Komuna Dajç fshatrat Shirq, Mushan, Belaj, Sukaj të Dajçit, Samrish i Vjetër, Samrish i Ri, Dajç, të evakuar 108 shtetas, Komuna Ana e Malit fshati Obot i Vjetër, të evakuar 43 shtetas, Komuna Bushat në fshatin Ashtë, të evakuar 120 shtetas. Gjithashtu nga Komunat e Qarkut Shkodër janë evakuar mbi 1365 bagëti të imta dhe të trasha. Shërbimet shëndetësore në zonat e përmbytura (sipas informacionit nga D.R.SH.P.) Komuna Dajç Vazhdon shërbimi 24 orësh, shërbim i cili mbështetet nga një mjek dhe një infermiere në QSH Dajç. Nuk ka rritje të sëmundshmërisë. Ka shkëputje komunikimi me rrugë tokësore, në mes Dajçit qendër dhe Pentarit, si dhe mes Dajçit qendër dhe Mushanit, për shkak të çarjes së argjinaturës dhe, për pasojë banorët e këtyre zonave janë të izoluar. Rruga që nga fshati Trush, Komuna Bërdicë, deri në Dajç është e pakalueshme me rrugë tokësore. Mjeku i ofron shërbim shëndetësor nga fshati në fshat me varka, megjithatë personeli i mesëm është i pranishëm në çdo fshat. Komuna Ana e Malit Vazhdon shërbimi 24 orë, në QSH Oblikë, sipas një grafiku ku janë angazhuar edhe mjekë të QSH të zonave të tjera. Nuk ka rritje të sëmundshmërisë. Komuna Gur i Zi Vazhdon shërbimi 24 orë. Nuk ka rritje të sëmundshmërisë. Komuna Bërdicë Vazhdon shërbimi 24 orësh në një ambient privat, pasi ambulancat janë të izoluara ose të përmbytura nga uji. Ka rritje të lehtë të sëmundshmërisë dhe kryesisht janë probleme të rrugëve respiratore. Komuna Velipojë Vazhdon shërbimi 24 orë në QSH Velipojë, sipas një grafiku. Nuk ka rritje të sëmundshmërisë. Është bërë e mundur gjatë ditës transporti për në spitalin e Shkodrës të një gruaje shtatzanë. Për dy lagjet që ndodhen buzë lumit Drin, përkatësisht lagjia Bahçallëk dhe Ajasëm, situata shëndetësore është nën kontroll. Përsa i përket masave të marra për pritjen dhe kujdesin shëndetësor të popullatës së evakuar: Funksionojnë të gjitha qendrat e pritjes. Është futur tashmë në eficencë shërbimi shëndetësor pranë këtyre qendrave sipas grafikut të parapërgatitur. Në konviktin e shkollës "Pedagogjike" janë të strehuar 5 persona të ardhur nga Komuna Bërdicë. Situata shëndetësore paraqitet e qetë. Në konviktin e shkollës "Industriale" janë të strehuar 226 persona të ardhur nga Komuna Gur i Zi dhe fshati Kuç. Janë hasur këto probleme shëndetësore: Një i rast me gastrit akut, dy raste me gjendje hipotensive. Situata shëndetësore është nën kontroll Në Hotel Turizmi Shkodër janë strehuar 58 persona, nuk ka probleme shëndetësore. Përsa i takon vaksinimit të fëmijëve romë, të strehuar pranë Repartit ushtarak Renc, gjatë ditës janë vaksinuar 41 fëmijë të moshes deri në 10-vjeç me pentavalentë. Janë magazinuar, sistemimuar dhe ka filluar shpërndarja e medikamenteve të ardhur me datë 07.01.2010 nga Ministria e Shëndetësisë. Mali i Zi do të lehtësojë derdhjet ujore në lumin Buna Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile (KNEC) zhvilloi dje, një takim me autoritetet malazeze ku u diskutua mbi mundësitë e lehtësimit të derdhjeve ujore në lumin Buna, me urdhër të Kryeministrit Sali Berisha. Për të njëjtën çështje, Komiteti Ndërministror ka kërkuar edhe ndihmën në ekspertizë dhe mjete të autoriteteve greke, bënë të ditur burimet zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Prej fillimit të këtij viti, disa zona në Qarkun e Shkodrës janë nën ujë për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që detyruan dhe hapjen e portave të hidrocentraleve. Forca të ushtrisë, policisë, pushtetit vendor, etj., janë angazhuar në operacione evakuimi të banorëve të rrezikuar, ndërsa ka nisur dhe shpërndarja e ndihmave ushqimore. Situata është ndjekur dhe vazhdon të ndiqet në terren nga autoritete të larta të shtetit. Situata shëndetësore është nën kontroll Situata shëndetësore në zonat e përmbytura në Qarkun e Shkodrës është nën kontroll dhe në të gjitha komunat funksionon shërbimi shëndetësor 24-orësh, njoftoi dje pasdite Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile (KNEC). Referuar të dhënave të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik, KNEC bën të ditur se, në Komunën Dajç vazhdon shërbimi shëndetësor 24 orësh, i cili mbështetet nga një mjek dhe një infermiere e Qendrës Shëndetësore, Dajç, ku ndërsa nuk ka rritje të sëmundshmërisë, ka shkëputje komunikimi me rrugë tokësore në mes të Dajçit qendër dhe Pentarit, si dhe mes Dajçit qendër dhe Mushanit, për shkak të çarjes së argjinaturës, për pasojë banorët e këtyre zonave janë të izoluar. Rruga që nga fshati Trush, Komuna Bërdicë deri në Dajç është e pakalueshme me rrugë tokësore. Mjeku i ofron shërbim shëndetësor nga fshati në fshat me varka, ndërsa personeli i mesëm është i pranishëm në çdo fshat, sikurse edhe në Komunën Ana e Malit ku funksionon shërbimi 24 orësh në qendrën shëndetësore Oblikë, ndërsa janë angazhuar edhe mjekë të qendrave shëndetësore të zonave të tjera. Edhe në këto zona nuk ka rritje të sëmundshmërisë. Shërbimi shëndetësor 24 orësh vazhdon dhe në Komunën Guri i Zi, ku nuk konstatohet rritje e sëmundshmërisë. Gjithashtu, në Komunën Bërdicë vazhdon shërbimi 24 orësh, në një ambient privat, pasi ambulancat janë të izoluara ose, të përmbytura nga uji. Ka një rritje të lehtë të sëmundshmërisë dhe kryesisht probleme të rrugëve respiratore. Edhe në Komunën Velipojë vazhdon shërbimi 24 orësh, ku nuk ka rritje të sëmundshmërisë, ndërsa është bërë e mundur gjatë ditës transportimi për në Spitalin e Shkodrës i një gruaje shtatzanë. Edhe në dy lagjet buzë lumit Drin në Shkodër, lagjet Bahçallëk dhe Ajasëm, situata shëndetësore është nën kontroll. Për pritjen dhe kujdesin shëndetësor të popullatës së evakuar, funksionojnë të gjitha qendrat e pritjes, ndërsa është futur në eficencë shërbimi shëndetësor pranë tyre sipas grafikut të parapërgatitur. Në konviktin e shkollës "Pedagogjike" janë strehuar 5 persona, në shkollën "Industriale" 226 persona dhe në hotel Turizmi Shkodër 58 persona. Situata shëndetësore në to është nën kontroll. Furnizimi me mallra ushqimore është bërë për të gjithë të prekurit. Energjia 24 orë pandërprerje Vetëm dje, 9 ton ushqime dhe ilaçe për banorët e prëmbytur Mbi 9 ton mallra ushqimore dhe ilaçe janë shpërndarë vetëm gjatë ditës së djeshme për banorët e zonave të përmbytura në Qarkun e Shkodrës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe hapjes së portave të shkarkimit të hidrocentraleve mbi kaskadën e lumit Drin. Sipas informacionit të bërë publik dje pasdite, nga Qendra Operacionale e Bashkuar e Emergjencave Civile mësohet se, gjatë këtyre ditëve janë shpërndarë 40 ton mallra ushqimore si vaj, sheqer, makarona, konserva, sapunë si dhe një sasi e konsiderueshme bidona me ujë të pijshëm. Kështu, në Bashkinë e Shkodrës janë shpërndarë 500 kg sheqer, në Bushat 1000 kg, në Dajç 2500 kg, në Komunën e Anës së Malit 2000 kg. Në Shkodër janë shpërndarë 450 litra vaj, në Bushat 900 litra, në Komunën e Dajçit 2250 litra dhe në atë të Anës së Malit 1800 litra, një total prej 5400 litra vaj. Në këto komuna janë shpërndarë 6 ton makarona, 1.5 ton konserva dhe 3 ton detergjentë. Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit ka dërguar në zonat e përmbytura të rrethit të Shkodrës 10 ton ndihma ushqimore, të cilat janë depozituar në vend-magazinimet e përcaktuara nga Komisioni i Emergjencave i Qarkut të Shkodrës dhe presin të shpërndahen në ditët e ardhshme. Reshjet dhe era që përfshinë rajonin e Shkodrës nga mesnata e kaluar kanë pushuar dje paradite, duke ndikuar dhe në stabilizimin e qarkullimit të mjeteve lundruese drejt fshatrave të përmbytur në Qarkun e Shkodrës, në veri të vendit. Sipas burimeve nga fshati Obot, një nga fshatrat më të dëmtuar nga përmbytja, situata paraqitej e stabilizuar dje paradite. Në orët e para të mëngjesit, reshjet e shiut, të shoqëruara me erë shirokë, krijuan valëzime në këtë zonë të përmbytur, duke vështirësuar qarkullimin e gomoneve dhe mjeteve të tjera lundruese të vëna në dispozicion të evakuimit të banorëve. Evakuimi i banorëve të përmbytur të fshatit Obot po kryhet përmes një operacioni të mirëorganizuar të forcave të ushtrisë dhe policisë, nga ura e Sagjicës, që në pjesën e saj të djathtë mbretërohet nga ujërat e Drinit dhe të Bunës. "Vala e ujit ka rënë tashmë", konfirmoi për ATSH-në kryekomisar Ridvan Bushati, duke shtuar se do të vazhdojë normalisht evakuimi i banorëve. Ai konfirmoi se 4 ton e gjysmë ndihma ushqimore janë nisur drejt fshatin Pentar në ndihmë të banorëve të këtyre zonave. Riparohet brënda parametrave të sigurisë argjinatura e Spatharit Argjinatura e Spatharit u vendos brënda parametrave të sigurisë, pasi punimet në të kanë përfunduar. Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile bëri të ditur mbrëmë se, drejtoria Rajonale e Rrugëve e Qarkut të Shkodrës, strukturat e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera janë angazhuar maksimalisht gjatë gjithë ditës për zbatimin e detyrave të dhëna dje paradite nga Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile. Gjatë rregullimit të urës së Spatharit, strukturat e DSHP dhe Drejtorisë së Spitaleve pasi monitoruan dhe ekzaminuan të gjithë zonat e përmbytura, konstatuan se gjendja shëndetësore e komunitetit është e mirë. Ministria e Bujqesisë po kontakton me kompani private për të ndërhyrë në argjinaturen e Dajçit për riparimin përfundimtar të saj. Ndërkaq, DBUMK e Shkodrës po bën kërkesat për plotësimin e nevojave aktuale të njësive vendore për bagëtitë. Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me strukturat e ushtrisë ka bërë të mundur sigurimin dhe garantimin e të gjithë nënstacioneve të depozitës së ujëmbledhësit Dobraq dhe N/St elektrike Nr 1 dhe 2. Pesë varka shpëtimi, me një kapacitet rreth 20 vende, janë vënë prej ditësh në dipozicion të banorëve, të cilët po evakuohen në ambientet e ofruara në qytetin e Shkodrës dhe në rrethinat e tij, si në hotel Turizimi, në repartin ushtarak të Rencit, por edhe tek të afërmit e tyre. Nga informacionet zyrtare mësohet se, në Obot janë të rrezikuara të paktën 130 banesa. Në grup i KESH-it inspektoi një ditë më parë të gjitha linjat elektrike dhe kabinat, në mënyrë që të parandalojë çdo rrezik. Sipas të gjitha informacioneve të marra, në fshatin Obot nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Ushtria, Policia dhe RENEA, në gatishmëri për evakuimin e banorëve Forcat e policisë, ushtrisë dhe RENEA-s ndodhen në gatishmëri të plotë në urën Sagjicës, aty ku prej disa ditësh priten banorët e evakuar nga fshati Obot në rrethin e Shkodrës, fshati i parë i përmbytur pas situatës së reshjeve në zonën veriore të vendit. Në të gdhirë të ditës së sotme, ora 01:00, sot në këtë zonë kanë rifilluar reshjet, të shoqëruar me erë. "Reshjet e shiut, të shoqëruara me erë shirokë, kanë krijuar valëzime në këtë zonë të përmbytur, duke vështirësuar qarkullimin e gomoneve dhe mjeteve të tjera lundruese të vëna në dispozicion të evakuimit të banorëve të kësaj zone të përmbytur", i tha ATSH-së kryekomisar Ridvan Bushati. Ende ka banorë në fshatin Obot, ndërsa janë marrë masat emergjente për dërgimin tek ta të ndihmave ushqimore. Një banor i fshatit u shpreh për ATSH-në se, nëse kjo lloj ere kthehet në murlan, atëherë situata do të shkojë drejt përmirësimit për vetë faktin se do të fillojë thithja e ujit nga deti (zbatica). Po desh deti të bëjë murlan, vijoi ai, atëherë me siguri i gjithë ky ujë shkon në det. Mbi urën e Sagjicës, që në pjesën e saj të djathtë mbretërohet nga ujërat e Drinit dhe të Bunës, prej ditësh ndajnë dhimbjen me banorët e këtij fshati, forcat e policisë, ushtrisë, dhe forcat e RENEA-s. Të premten nga ky fshat u evakuan më shumë se 10 familje dhe shumë krerë lopë. "Sa më shumë gjë e gjallë të kalojë këndej, aq më shumë njerëz do të vijnë nga fshati", thotë jo pa shaka një ushtar i forcave të RENEA-s, ndërsa informon se një tanker është vënë në dispozicion të evakuimit të gjësë së gjallë. Pesë varka shpëtimi, me një kapacitet rreth 20 vende, janë vënë prej ditësh në dispozicion të banorëve, të cilët po evakuohen në ambientet e ofruara në qytetin e Shkodrës dhe në rrethinat e tij, si në hotel Turizimi, në repartin ushtarak të Rencit, por edhe tek të afërmit e tyre. Nga informacionet zyrtare mësohet se, në Obot janë të rrezikuara të paktën 130 banesa. Banorët po evakuohen përmes Ura së Sagjicës që del më pas tek ura e Bunës, përmes një operacioni të mirëorganizuar të forcave të ushtrisë dhe policisë. Në grup i KESH-it inspektoi një ditë më parë të gjitha linjat elektrike dhe kabinat, në mënyrë që të parandalojë çdo rrezik. Sipas të gjitha informacioneve të marra, në fshatin Obot nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Sektori i Shendetësisë ka organizuar shërbimin 24 orësh sipas një grafiku, ka bërë furnizimin me medikamente me të domosdoshme dhe janë marrë masat në të gjitha pikat e pritjes, ku garantohet tashmë shërbim efiçent shëndetësor. Një rezervë medikamentesh është siguruar nga Ministria e Shëndetësisë, që u janë shpërndare të gjitha qëndrave shëndetësore për qytetin dhe fshatin. Organizata MALTEZER ka marrë përsipër ofrimin e shërbimit shëndetësor të qendrës ku janë të akomoduar personat e komuniteti rom në repartin Ushtarak në Rrenc. Normalizohet qarkullimi, harku i Bërdicës, i kalueshëm edhe për makinat e vogla Situata e qarkullimit rrugor në harkun e Bërdicës, 5 kilometra larg Shkodrës është normalizuar dje në mbrëmje. Ndërsa nga mesdita e djeshme është lejuar vetëm qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë. Sot në mbrëmje, në këtë aks rrugor janë lejuar të qarkullojnë dhe mjete të vogla. Mark Gjonmarkaj, shefi i Komisariatit të Shkodrës, i cili ndodhej në harkun e Bërdicës dje në mbrëmje, tha se situata është tashmë drejt normalizimit. "Kemi një ulje të nivelit të ujërave në zonën e Bërdicës dhe aktualisht mendohet se ky nivel arrin në 20 centimetra". Pavarësisht përmirësimit të situatës, në harkun e Bërdicës ndodhen forca të shumta të Policisë Rrugore dhe të ushtrisë, të cilat do të jenë në gatishmëri. Sot në mbrëmje, në harkun e Bërdicës ishte dhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, i cili pas inspektimit të situatës, deklaroi se gjendja po shkon drejt normalitetit. Nga mesdita e djeshme, në vendin e quajtur harku i Bërdicës, 5 km larg qytetit verior të Shkodrës, lejohej vetëm qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe makinat tip "Fuoristradë". Mjetet e vogla që vinin nga Tirana drejt Shkodrës dhe anasjelltas ndoqën itinerarin Kryebushat-Mjedë-Renc-Shkodër. Një punonjës policie i tha ATSH-së se, "kjo masë sigurie u mor dje në mesditë, atëherë kur prurjet e Drinit u rritën me të paktën 50 centimetra". Kjo ishte një masë për të mbrojtur automjetet e ulëta dhe njerëzit, pasi uji vinte me dallgë dhe në këto kushte mund të përbënte ndonjë rrezik. Nga informacionet e sotme rezulton, se është ulur niveli i ujërave të Drinit dhe është rritur niveli i ujërave të Bunës dhe Liqenit të Shkodrës. Prej fillimit të këtij viti, disa zona në Qarkun e Shkodrës janë nën ujë për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, që detyruan dhe hapjen e portave të hidrocentraleve. Forca të ushtrisë, policisë, pushtetit vendor, etj., janë angazhuar në operacione evakuimi të banorëve të rrezikuar, ndërsa ka nisur dhe shpërndarja e ndihmave ushqimore. Situata është ndjekur dhe vazhdon të ndiqet në terren edhe nga autoritete të larta të shtetit. © Copyright 2005 Rilindja Demokratike trokit ketu [ Edited Mon Jan 11 2010, 09:01am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Shkoder, rritet niveli i ujit ne Velipoje, dhe Bushat SHKODER- Rrethi i Shkodrës, lë pas ditën e 10 të përmbytjeve. Reshjet e shiut kanë vazhduar gjithë natën duke mos krijuar aspak favorizim për uljen e nivelit të ujit në zonat e përmbytura. Gazetarët e NEWS24 informojnë sot në mëngjes se në komunën e Bushatit dhe të Velipojës është rritur niveli i ujit. Nga një informacion i Ministrisë së Brendshme, të dhënë dje në këto dy komuna janë mbi 3700 ha tokë të përmbytura dhe mbi 200 banesa nën ujë. Forcat e ushtrisë kanë vazhduar evakuimin e banorëve si dhe shpërndarjen e ndihmave ushqimore për kryefamiljarët të cilët refuzojnë të lënë gjënë e gjallë dhe banesat dhe të largohen. Banorët, të cilët kanë vendosur që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre i realizojnë nevojat e përditshme nëpërmjet lëvizjes me lundra e varka Reshjet kanë shtuar dhe fryrjen e lumit Buna, i cili vetëm gjatë ditës së djeshme u rrit me 6 cm. Fryrja e lumit Buna gjatë ditës së djehsme solli dhe përmbytje të lagjeve periferike, Kiras, Ajasëm, Livadhe, ndërsa hyrja e Shkodrës, dhe zona përballë Urës së Bunës vazhdon të mbetet e përmbytur. Pavarëist kësaj lëvizja e makinave në urën e Bunës, që lidh Shkodrën me Muricanin e Shirokën vazhdon normalisht. Lagjja Bahcallëk vazhdon të mbetet e përmbytur. Sipas statistikave të publikuara mbrëmë në orën 18.00 nga Ministria e Brendshme Komuna Dajc renditet ndër më të prekurat nga vërshimi i ujrave. Rreth 2000 hektarë toke janë të permbytur plotësisht dhe 1187 shtëpi janë prekur vetëm në Dajc. Në Bashkinë e Shkodrës janë përmbytur në total 250 ha tokë, 330 shtëpi dhe 586 persona janë evakuuar. Sipas të dhënave zyrtare në total në gjithë qarkun e Shkodrës janë përmbytur 10.400 hektarë tokë, 4780 janë evakuuar dhe 2489 shtëpi janë përfshirë nga uji. (s.g/BalkanWeb) Copyright 2009 BalkanWeb.com trokit ketu Uji nuk e “lë” Shkodrën, reshje të shumta gjatë natës Shkodër – Shirat të shumtë të shoqëruar me breshër kanë përfshirë mëngjesin e sotëm Qarkun e Shkodrës. Kjo ka bërë që në disa zona të ketë sërish përmbytje. Situata më problematike paraqitet në lagjet periferike të Shkodrës dhe veçanërisht në lagjen Xhabiaj, në hyrje të qytetit, pasi ujërat e liqenit dhe lumit Bunë, që tashmë janë bërë një, kanë vërshuar në rrugë duke vështirësuar dhe qarkullimin e mjeteve në këtë zonë. Në Velipojë dhe Bushat, niveli u ujit është rritur sërish. Nga informacionet rezulton se ka një rënie të ndjeshme të nivelit të ujit në lumin Drin. Gjatë natës ka vazhduar shpërndarja e ndihmave dhe evakuimet në zonat e përmbytura në ultësirën e Shkodrës. Shtabi i emergjencës dhe disa ministra të kabinetit qeveritar janë duke ndjekur nga afër situatën e krijuar prej 10 ditësh në këtë rajon. Prej nisjes së operacionit të evakuimit në 3 janar nga zonat e përmbytura në Shkodër, raportohet se deri tani janë evakuar 4780 persona. Numri më i madh i të evakuarve është nga fshatrat e komunës së Dajçit të Bregut të Bunës prej 2000 vetësh, që rezulton edhe zona më e goditur nga përmbytjet, komuna e Bërdicës dhe ajo e Gurit të Zi me respektivisht 810 dhe 730 persona, e qytetit të Shkodrës me 586, etj. Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare sipërfaqje e tokës së përmbytur llogaritet në 10.400 ha. Sipërfaqet më të përmbytura rezultojnë në komunën e Dajçit të Bregut të Bunës dhe atë të Velipojës me nga 2000 ha secila, komuna e Bërdicës me 1900 ha, ajo e Bushatit me 1700 ha, e Anës së Malit me 1200 ha, bashkia e Shkodrës me 250 ha, etj. Numri i shtëpive të përmbytura ka arritur deri tani në 2489. Numri më i madh i tyre shënohet në komunën e Dajçit të Bregut të Bunës me 1187 shtepi, në komunën e Bërdicës 368, në Gurin e Zi 200 banesa, Anën e Malit 180 banesa, në Bushat 150 banesa, etj. 2010-01-11 10:22 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu KESH do të ulë shkarkimet në tre HEC-et mbi Drin Tiranë – Korporta Elektroenergjetike Shqiptare ka bërë të ditur sot të dhënat më të fundit nga prurjet dhe shkarkimet në tre hidrocentralet të ngritura mbi lumin Drin. Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës bëri të ditur sot se KESH-i do të ulë shkarkimet në të gjitha kaskadat mbi lumin Drin, duke theksuar se pritet përmirësimi i situatës. Sipas METE-s, shkarkimet do të ulet me rreth 200 metër kub në sekondë. Kështu, sipas të dhënave, në Fierzë prurjet gjatë ditës së sotme janë 500 metër kub për sekondë, ndërsa shkarkimet janë 450 metër kub për sekondë. Aktualisht niveli i Fierzës, është 291.13 metra, nga 196 metra që është niveli maksimal. Në Koman, prurjet janë 760 metër kub për sekondë, ndërsa derdhjet janë 1000 metër kub në sekondë. Edhe në hidrocentralin e Vaut të Dejës, prurjet janë 220 metër kub për sekondë, ndërsa shkarkimet janë 1000 metër kub për sekondë. Ndërkohë, Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se të tjerë ekspertë do të vijnë nga Italia, të cilët do të ndihmojnë për menaxhimin e kaskadave mbi lumin Drin, atje ku ndodhen edhe basenet më të mëdha ujore për prodhimin e energjisë elektrike në vend. 2010-01-11 10:43 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu [ Edited Mon Jan 11 2010, 09:58am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Bllokimi i vendimit për Skavicën më 1986-n solli vështirësitë dhe humbjen e energjisë në kaskadën e Drinit 11-01-2010 / Nga Prof.Dr. Edmond Pinguli Shkencëtarët shqiptarë të hidrocentraleve kishin parashikuar ndërtimin e Skavicës si një basen rregullator, i cili do të garantonte prodhim energjie edhe në vite thatësire, por qeveria komuniste e Ramiz Alisë u tregua dritëshkurtër. Me projektin e ri të hec-it, garantohet shfrytëzimi pa rreziqe i Fierzës, deri në nivelin 300 metra, çka do të sjellë bërjen të panevojshme të masave ekstreme për hapjen e portave të Kaskadës dhe do mundësojë rregullimin e sistemit të ujërave në Shkodër Armata e ndertuesve shqiptarë eshte krenare per punen e saj, qe ka kryer ne keto dhjetra vite (1945-2009) shume te veshtira por te lavdishme te ndryshimeve te medha dhe vjen me nje eksperience te pasur te te kaluares se saj dhe pikerisht te ndertimit te shume veprave, ku duhen veçuar ato hidroenergjitike, te cilat per nga rendesia dhe teknika shkencore jane te kalibrit nderkombetar. Ato do te mbeten gjithmone si nje histori monumentale e gjalle dhe e papërseritshme e potencialit energjitik te çliruar nga mendja e popullit tone. Njekohesisht kjo do te jete nje busull e sakte orientimi, per te gjithe ne sot dhe ne te ardhmen, ne aspektin se si duhet te ndertojme “Shqipërinë moderne”, e cila te qendroje me dinjitet ne “Familjen e madhe europiane”. Me keto vepra mund te mburret çdo shqiptar brenda dhe jashte kufijve te trevave shqiptare ne arenen nderkombetare. Une sot dua te kujtoj, te bej homazh dhe t’i perkulem me nderimin me te madh asaj pune shume te lavdishme dhe te paperseritshme rreth 40 vjeçare (1946-86) e cila do te mbetet e patjetërsueshme ne shekuj dhe qe permban ne vetvete vlera te padiskutueshme sa shkencore e teknike po aq ekonomiko-shoqerore si dhe historike. Konkretisht behet fjale per venien ne jete te programit me madheshtor, qe kombi yne ka mundur te realizoje gjate ekzistences se tij dhe pikerisht ate te : studimit, projektimit, zbatimit dhe shfrytezimit ne kohe dhe cilesi shembullore qe do ta kishin zili te gjithe ndertuesit e tjere ne kete fushe ne Europë, pikërisht te hidrocentraleve me diga ne lumenjte Drin, Mat dhe Bistricë. I kujtoj keto, se duhet te zgjohemi menjehere nga gjumi letargjik si dhe t’i kthehemi me shume perkushtim, krenari e ndjenje kombetare, rishikimit dhe implementimit te studimeve dhe projektimeve, per te vazhduar - pa humbur kohe - nga shfrytezimi i burimeve energjetike (kemi humbur 23 vjet, 1987-2009). Pa prodhim energjie nuk ka as jete, as zhvillim dhe as begati. Zoti na ka dhene burime ujore te bollshme, qe ne i kemi shfrytezuar vetem 30%. Jemi vendi i vetem ne Europë, qe i kemi keto burime ujore te pashfrytezuara. Gjej rastin të kujtoj, se jemi vend i privilegjuar si per prodhimin e energjise se paster, po ashtu edhe per shfrytezimin e kesaj pasurie per uje te pijshem te cilesise se larte (sot ne vuajme per piken e ujit, kur duhet te lahemi me uje) si dhe per vaditjen e tokave. Ndalem ketu per te pohuar me krenari e dinjitet, se nuk do te bejme ndonje pune me te madhe, se ç’kemi bere per kete qellim ne sistemin e kaluar, në të ciiln forcat e angazhuara në sistemin energjetik mund te mburren me krenari te ligjshme per ate pune shembullore e kembengulese qe kanë bere ne kete fushe. Elefantet jane ndertuar ne energjetike, tani do te ndertojme minj, desh dhe ndonje lope ne menyre sinjfikative. Vetem duke ecur ne kete rruge plotesisht te njohur nga ana jone si dhe me nje program te qarte afatgjate per ndertimin e ketyre objekteve energjetike ujore, si dhe te burimeve te tjera alternative si era, termocentralet, gjeotermike, dielli, etj, pse jo edhe centraleve atomike ne te ardhmen, mund të realizojmë objekte te nje rendesie jetike. Ne kete menyre, bota po u kthehet ndertimit te tyre pas nje moratoriumi 20-vjeçar. Ne kete menyre ne do te mund ta bindim Europën se jemi te denje per ta. Teknologjia e tyre eshte sofistikuar dhe permiresuar shume ne drejtim te sigurise. Mbi te gjitha ato do te ndertohen, shfrytezohen e sigurohen nga shoqeri investitore, qe punojne e kane eksperience te gjate ne kete fushe. Kujtoj se dëmi qe mund te shkaktoje hapja e diges se Fierzës eshte e pallogaritshme nga Tivari e deri ne Laç dhe efekti i saj nuk eshte me i paket sesa rrjedhja ne nje central atomik. Pra ata burra qe i vune shpatullat ndertimit dhe projektimit te kaskades se Drinit ne ate kohe, jane heronj, për nga barra qe moren përsipër. Nuk dalin heronjte vetem nga lufta, por dhe nga puna. Gjithashtu dua te theksoj, se te gjithe kete eksperience te pasur qe kemi ne kete fushe, e cila eshte nje pasuri me vlera te pallogaritshme, duhet ta veme ne sherbim te prodhimit dhe te te mirave materiale per veten tone. Pra duhet te çmojme te shkuaren me syte nga e ardhmja. Nga gjiri i ketij populli kane dale te gjithe inxhinieret, qe kontribuan per te bere real kete projekt gjigand, i cili i dha driten e syve Shqipërisë, si dhe rrezen e drites qe ne shijojme, pa ta cilen do te ishim tek Kandili. Une personalisht me krenari, respekt dhe nderim te thelle dua te permend disa prej tyre siç jane: Prof. Petrit Radovicka, Dr.Emin Musliu, Doc. Pandi Çezmaxhiu, prof.dr. Egon Gjadri, Doc.Anesti Lubonja, Prof.dr.Pandi Stratobërdha, Prof. Farudin Hoxha, Prof.dr. Enver Preza, Prof. dr. Bardhyl Shehu, Prof.dr. Mihal Jorgoni, Dr.Lili Dhame, Ing.Nuro Dhima, Ing. Birçe Korvafa, Dr.Nexhat Turkeshi, Ing. Iliaz Këllezi, Ing. Gëzim Struga, Ing. Mehmet Haderi, Ing. Stavri Peci, Ing. Nemira Gjeta, Ing. Gustav Nehvatal, Ing. Aleko Hido, Ing. Thoma Meksi, etj, etj, ne fushen e studim-projektimit. Ne fushen e ndertimit meritojne te permenden: Rahman Hanku, Dr.Emin Musliu, Ing.Muhedin Muço, Ing. Ismail Ahmeti, Ing. Leandro Zoto, Ing. Napoleon Qendro, Ing. Sokrat Kalivopulli, Ing. Doko Suli, Ing. Besnik Bekteshi, Ing. Engjëll Cici, Ing. Genc Ajazi, ing. Qesar Babameto, Ing. Frederik Mustafaraj, Ing. Xhorxhi Mita, Ing. Zak Lakatari, Ing. Vasillaq Spaho, Ing. Dhimitër Nesho, Ing.Vasil Laska, Ing.Rapush Zyka, Ing.Shpëtim Kalaja, Ing.Astrit Hana, Ing. Ylli Treska, Ing. Andrea Panazaqi, Ing.Todi Kokoveshi, Ing.Kujtim Bejtja, Ing.Fiqiret Dibra, Ing. Nebil Vadai, Ing. Lin Tari, ing.Lec Gjoni, Ing.Kristaq Thanasi, Ing. Bekim Kerçini, Ing. Jak Vuksani, Ing. Mevlan Balliu, Ing. Jani Peta, Ing.Vladimir Nase, Ing.Vladimir Zëra, Ing.Enver Kurti, Ing. Xhavit Djepaxhia, Ing.Anesti Stillo, Ing.Sotiraq Selenica, Ing. Gjergji Note, etj (te me falin gjithe te tjeret qe e meritojne te përmenden per kontributin e tyre). Njekohesisht dua te kujtoj ata mijëra specialiste ndertimi, mekanike dhe elektrike qe kontribuan në ndërtimin e digave. Te gjithe pa perjashtim per kontributin e dhene ne nje gjysem shekulli jane nje “Nder i Kombit” dhe nje “Krenari e Ligjshme” e tij, sepse perfaqesojne ate plejade njerezish, te cilet me ndershmerine, perkushtimin, vendosmerine, kompetencen profesionale dhe dashurine e pafundme per begatine, lumturine dhe mireqenien e popullit si dhe zhvillimin e atdheut, punuan dhe sakrifikuan per kete qellim fisnik. Jeta e njeriut i perket atdheut te tij dhe ajo ne çdo moment duhet te jete e dobishme per te. Per çdo njeri duhet te jete i shenjte trinomi: Detyra, Nderi, Atdheu. Gjate karrieres se tyre gjithmone ne ngritje keta luftetare te vendosur, te zbatimit te programit energjetik madheshtor te transformimit te vendit, arriten te bejne realitet te prekshem dhe te dobishem kete ide, duke merituar nderimin dhe vleresimin me te madh te “Armatës së lavdishme” te ndertimit ne veçanti, si dhe te te gjithe Shoqerise Shqiptare ne pergjithësi. Njeriu duhet te jete nje “Bir besnik” i atdheut te vet. Nëqoftëse ne te gjithe aspirojme me te drejte qe te hyjme ne Europë e shpreh me bindje dhe kenaqesi se ata jane prej kohesh me dinjitet ne te. Pavaresisht nga situatat teper te veshtira ekonomike ne te cilat ata u ndodhen, me ndërrimin e sistemit (mbas vitit 1992) ata me qendrimin e tyre dinjitoz qe kane mbajtur, kane treguar me se miri, se tek ata buron shpirti fisnik dhe krenar i Shqiptarit; qëndresa historike e luftetarëve; pastërtia e njerezve te ndershëm, te cilet dhane gjithçka qe ju kerkua dhe s’morën asgje; dashuria e pafundme per atdheun dhe punen si dhe emri dinjitoz i intelektualeve te mirefillte dhe te vertete. Por fatkeqesisht keta njerez te nderuar, per kontributin e çmuar qe kane dhene, nuk gezojne nje “Pension special”, sikurse me te drejte u eshte akorduar te tjereve njerez te nderuar ne fusha te ndryshme. Pra ata nuk ishin ndertues te popullit por ndertues per popullin. Krenaria e nje populli fillon tek kopshti i fëmijëve dhe përfundon tek azili i pleqve (A.Linkoln). Koha ka treguar se ne disponojme te gjitha aftesite tekniko-shkencore, per te bere çfaredo lloj veprash. Kjo shkolle e forte dhe me tradite te gjate e jetes, e punes, e sakrifices, e eksperiences dhe e teknikes eshte ngritur dhe drejtuar me aq dashuri, pasion si dhe perkushtim nga keta njerez me pamje te thjeshte dhe te heshtur, por me filozofine e tyre burrerore shume te thelle. Ajo u be nje vater e fuqishme e farkëtimit te idealeve dhe koncepteve te punes shkencore per te gjithe ndertuesit. Njekohesisht kjo eshte nje pervoje e madhe per te mbeshtetur ne çdo kohe dhe me kompetence te plote çdo lloj zhvillimi ekonomiko-shkencor te vendit. Dikush me te drejte ka shprehur sentencën: kush mohon te kaluaren nuk ka te ardhme, kush mohon traditen nuk ka histori dhe kush nuk ka histori nuk mund te quhet Popull. Ne të gjithe duhet te kujtojme me krenari dhe respekt te thelle keta “Heronj të heshtur” (ne asnje vend nuk eshte shkruar per ta), duke i marre si shembull ne te gjithe veprimtarine tone. Ata do te mbeten modelet e gjalla, tek te cilet te gjithe ne duhet te shohim me skepticizem veten ne pasqyre. Pra ne na intereson njeriu qe ben pune te dobishme dhe jo bindjet e paragjykimet e tij. Nderimi per punen dhe jeten e tyre eshte njekohesisht nderim per jeten dhe punen e secilit prej nesh, duke perbere keshtu gurin e çmuar te veprimtarise njerezore. Mirenjohja e thelle ndaj nje kujtimi permban ne vetvete obligimin me dinjitoz, qe shpreh ne veprimtarine e saj nje shoqeri e emancipuar. Historokisht ky popull ka nxjerre shume figura te shquara te cilet me veprat dhe punen e tyre kane treguar, se ky vend i lashte ka dhe do te kete gjithmone perfaqesues te denje per potencialin e tij mendor e shpirteror, te vlerësuar ne nivelet me te larta te prodhimit gjenerues te te races njerezore. Ata jane nje shembull klasik me permasa reale te veprimtarise se jetes se njeriut, te cilet i sherbyen me perkushtim ne periudha te ndryshme dhe te rendesishme zhvillimit historik, politik dhe ekonomik shoqerise tone. I shkruajta keto rreshta per t’u treguar te gjitheve se çfare pune e madhe, serioze dhe vetëmohuese eshte kryer ne dekada. Pothuaj se i gjithe populli hidrocentralet i kane degjuar ne radio, i kane pare ne televizion ose i kane lexuar ne gazeta. Por natyrisht nuk e kane idene, se çfare pune titanike rigoroze dhe disiplinore eshte bere per t’i ndertuar ato. Keto dite nje miku im me tregoi diçka shume interesante. Ne nje tavoline ne kafe po diskutohej per permbytjen dhe rezistencen e digave te Drinit. Nje person qe s’kishte lidhje me ndertimet nuk po fliste fare. Kur e pyeten se pse nuk po prononcohej ai u pergjigj ne menyren me interesante: keto hidrocentrale nuk jane bere me “Tender” prandaj nuk prishen kurre. Gjate ketyre diteve te pazakonta per prurjet e lumit Drin, si rezultat i anomalive natyrore, te cilat po shtohen ne te gjithe anet e botes, po degjojme mendime nga me te ndryshmet, te cilat nga permajtja jane politike por kurrsesi shkencore. Ne kohen qe jane ndertuar keto 3 diga te kaskades se Drinit, per te cilat u deshen 20 vjet dhe qe kane nje jetegjatesi 24-39 vjet, ato kane qene ne perputhje te plote me normat boterore te projektimit dhe zbatimit te tyre. Pra kontrolli teknik ne projektim dhe zbatim eshte ushtruar nga Ndermarrja e ndertimit te hidrocentraleve (e krijuar ne vitin 1949) nga Instituti i Projektimit te Hidrocentraleve si dhe nga grupi kinez. Mbas vitit 1978 kinezet u larguan dhe HC-i i Komanit eshte kontrolluar tërësisht nga pala shqiptare. Te mendosh se mund te jete bere edhe shkelja me e vogel teknike ne zbatimin e punimeve per ndertimin e tyre eshte thjesht utopi. Mendoj dhe jam plotesisht i bindur, se ndertimi i tyre eshte i sigurte per sot dhe te ardhmen e ketyre veprave. Me kete rast mbeshtes mikun dhe kolegun tim Profesor Gjadrin, i cili tregoi me dinjitet, thjeshtesi dhe kompetence te verteten e pamohueshme te vendosur ne projektin e HC-it te Fierzës per objektin e diges 30 vjet me pare ne intervisten e dhene per “Gazeten 55” te dates 9 janar 2010. Gjithashtu ai tregoi se eshte nje patriot i madh, bir i denje i nje babai shkencëtar i cili ka nderuar kombin tone me formulen e tij te famshme dhe te njohur ne artin e ndertimit per llogaritjen e urave. Konkretisht Profesor Gjadri ka thene tekstualisht sa me poshte: “Veprat jane te siguruara per kalimin e nje plote me perseritje nje here ne 10 mije vjet, pra per nje prurje shume te rralle. Kjo eshte me nje propabilitet perseritje nje here ne 10 mije vjet. Ne Fierzë kjo plotë është 9600 m3/sek uje. Duke qene kuota e kurores se diges 312 m ne Fierzë, aktualisht sasia e ujit atje eshte 292 m lartesi; atehere niveli i liqenit te Fierzës eshte rreth 20 m me poshte se kuota e kurores se diges. Kjo duhet te jete e qarte per te gjithe. Edhe neqoftese vjen kjo plotë e madhe qe thame, 9600 m3/sek, niveli i ujit ne liqen mberrin rreth kuotes 300 metra. Nga 290 m shkon ne 300m. Por ngelet gjithmone 12 m poshte kreut te diges. Nga ana tjeter, projekti ka parashikuar edhe nje rast rezervë. Qysh atehere e kemi ne pjesen e pare te rregullores, ne pershkrimin e veprave qe ne rast se per nje arsye ose per nje tjeter bllokohet tuneli numer 3 qe ka nje porte 7m me 7m, atehere porta e madhe e supozuar 9600 m3/sek kalon vetem me tunelin numer 4 qe pershkon edhe aktualisht maksimum 1000m3/sek, me 4 turbina qe pershkojne 500m3/sek me nivel uji maksimal 306.5m. Kjo eshte nje llogaritje maksimale nëse vjen plota 9600m3/sek nje here ne 10 mije vjet dhe jo me pastaj keto plota me 1500 m3/sek dhe 2000 m3/sek qe jane zbatuar ne projekt dhe jane zbatuar ne ndertim ne terren. Rregullorja duhet te zbatohet me elasticitet duke gjykuar rast pas rasti ne menyre qe edhe ana energjitike te plotesohet ne maksimum, pr ate prodhohet sa me shume, por pa cenuar sigurine e vepres”. Siç shihet nga analiza qe ben ne interviste Profesor Gjadri dalin qarte shume problem dhe konkretisht: Te shikohet niveli maksimal 290m ne dimer dhe 296 m ne verë. Kemi 22 m te rezervuarit bosh. Te shikohet ne pergjithësi rregullorja, e cila per mendimin e shume specialisteve duhet te ndryshoje, per t’ju pershtatur konditave reale te shfrytezimit te plotave dhe sigurise se digave. Une dua te analizoj disa momente qe duhet te kihen te qarta per te gjithe dhe te mos abuzohet me interpretime pa dashje ose keqdashese. Kaskada e lumit Drin eshte studiuar dhe ndertuar per shfrytezimin optimalisht te energjise ujore. Konkretisht jane ndertuar 3 hidrocentrale me fuqi te vendosur 1350 MW. Hidrocentrali i Ashtës eshte fituar me koncesion nga shoqeria austriake Verbund me fuqi 48MW, kur projekti i hartuar nga ne kishte nje kapacitet 80-100MW. Pritet te filloje ndertimi i tij. Hidrocentrali i Skavicës, i cili ishte ai qe do te furnizonte ritmikisht te gjithe kaskaden e Drinit per shume vjet, kishte te parashikuar nga studimi nje fuqi rreth 350MW dhe nje rezervuar me kapacitet rreth 6-6.5 miliard m3 uje per nje dige me lartesi 190-220 m. Megjithe perpjekjet tona ne vitin 1985 per te bindur Qeverinë e atëhershme per te filluar ndertimin e tij, investimet kaluan ne hekurudhen Milot-Klos. Kjo ishte edhe goditja e pariparueshme qe iu dha mosfunksionimit te studiuar shkencërisht kesaj kaskade. Pra rolin e furnizuesit te kaskades do ta kryente hidrocentrali i Fierzës, qe kishte nje rezerve ujore per rreth 1 vit. Mbas 23 vjeteve per hidrocentralin e Skavicës i jepet bonusi 10 pikesh treshes italiane me ne krye Geoteknica të Romës dhe behet gati per tender. Pata rastin te takohem me njerin nga pronaret dhe te diskutojme per kete hidrocentral. Projekti parashikonte nje dige 160 m te larte, salla e turbinave futej 30 m poshte, duke realizuar idene tone te pare me dige 190 m te larte. Ky variant mbyste 62 km2 tokë dhe spostonte 40 mijë banore. Pyetja ime ishte: a ishte dakort Qeveria me spostimin e banoreve? Pergjigja ishte qe sigurisht jo. Une iu pergjigja se e ka nje zgjidhje, e cila eshte vetem nëse kthehet sistemi i vjetër qe mbyti nje qytet si Kukësi. E shpjegova me detaje kete hidrocentral, sepse dëmi qe iu be kaskades ishte i pariparueshem. Tani ti kthehemi analizes, qe hidrocentrali i Fierzës duhet te jete rregullatori i gjithe kaskades se Drinit. Ne vitin 1977 nga pala kineze u hodh ideja e nje rreshqitjeje te nje kodre me emrin “Poravë”, e cila mund te binte ne liqen dhe te ngrinte nje dallge, qe mund te kalonte kuroren e diges, gje qe shkaktonte prishjen e saj. Debati ka qene shume i forte dhe pala jone, duhet pershendetur per qendrimin e drejte shkencor dhe konseguent ne drejtim te mbrojtjes se eksperiences ne fushen e gjeologjise inxhinierike kombetare dhe konkretisht specialistet Dr.Ing.Lili Dhame, Ing.Nuro Dhima, Ing. Birçe Korvafa, etj. Koha tregoi se grupi i gjeologeve studiues kishte te drejte. Kane kaluar 32 vjet dhe nuk ka asnje shenje. Por per nje ekuiliber diskutimesh me palen kineze (ishin momentet e fundit te prishjes me kinezet) u ra dakord qe te ngrihej diga ne nivelin e kurores 312 m. Siç analizuam me lart skema e projektuar u cungua me daljen nga loja te rolit determinues, qe duhet te luante Skavica dhe roli udheheqes i mbeti Fierzës. Del pyetja kaq te pasur jemi dhe kaq te papergjegjshem sa te leme pa mbushur basenin siç thote Profesor Gjadri dhe te gjithe ne, deri ne kuoten 300m ose 302 m. Dihet se mbi kuoten 293-295 m siperfaqja e basenit rrit volumin per çdo 1 m lartesi me shume se metri i meparshem si dhe energjia qe ne marrim per 1 m3 uje rritet. Mendoj se ka ardhur koha qe te vendosen kufij te rinj per nivelet maksimale, per te shfrytezuar optimalisht dhe racionalisht plotat, qe na i sjell Zoti peshqesh, duke mos dëmtuar ekonomine me derdhjet e kota të ujit. Investimi qe ne kemi bere per te pritur kur do te bjere Kodra e Poravës nuk po ka efektivitet. Liqeni rri bosh kur mund te mbushet dhe te luaje nje rol edhe me te madh akumulues. Si konkluzion del qarte se: Me qellimin e mire per te grumbulluar sa me shume uje nga reshjet, qe po binin dhe te krijonin nje rezerve per vitin 2010 si dhe ndryshimet e befta te kohes (bore dhe shi ne nje kohe qe nuk mbahet mend te kete ndodhur here tjeter si dhe luhatjet e temperatures ngrohu-ftohu), i kane vene ne veshtiresi specialistet e KESH-it. Megjithate kete presion ata e treguan veten se jane kompetente, patriote dhe te vendosur ne punen e veshtire qe ata bejne. Me arsyetimet e mesiperme tregohet qarte se keto plota nuk perbejne problem per basenin e diges se Fierzës, sepse ajo eshte llogaritur te presë plota akoma me te medha. Rregullorja qe na tregohet si tabu dhe kercenimi qe behet per te filluar proçesin e hetimit per KESH-in nuk qendron, per arsyen e thjeshte se kjo rregullore eshte bere pengese per shfrytezimin e plotave dhe te ujembledhesit realisht, meqenese ka patur mundesi. Eshte e domosdoshme te ngrihet nje grup pune per ndryshimet e kesaj rregulloreje, e cila do te jape frymemarrje dhe elasticitet ne zbatimin e saj, ne menyre qe te plotesohen nevojat per prodhimin maksimal te energjise, por pa cenuar sigurine. Te rikonstruktohen ku eshte e nevojshme sipas studimit objektet e hidrocentraleve dhe te behen remontet e vazhdueshme sipas planifikimit. Pajisjet qe sherbejne per monitorimin e parametrave te percaktuar te diges, duhet te plotesohen urgjentisht dhe me teknologji bashkekohore. Argjinaturat ne dalje te Vaut të Dejës e deri ne det duhet te rikonstruktohen per plota me te medha me nje projekt dhe investim rigoroz. Rruget dhe urat qe u bene pengese me nje plote 2500 m3/sek, duhet te studiohen teknikisht dhe te rikonstruktohen per nje plote me te madhe. Ne 40 vjet qe po punon kaskada e Drinit, asnjehere nuk eshte bere ndonje levizje masive provë e njerëzve, ne rast rreziku, mbi bazen e nje plani te detajuar operacional. Mendojme se ky rast ka vene ne levizje te gjitha Strukturat e Shtetit dhe ka nxjerre mesime te vlefshme, se si mund te veprohet ne rastet e emergjences, por qe te gjithe jemi te bindur dhe urojme te mos vijne kurre. Instituti i Hidrometereologjise duhet te jete me i kujdesshem dhe serioz, kur jep parashikimet e motit. Konkretisht ne fund te muajit Tetor, ai parashikonte, qe dy muajt nentor dhe dhjetor, si dhe fillimi i vitit 2010 do te jete i thate. Kjo nuk u vertetua, por qe ne fillim te nentorit dhe dhjetorit keta muaj ishin shume te lagësht. Me te drejte e ngre problemin Profesor Bardhyl Shehu nje ekspert i njohur i hidrologjise dhe bashkeautor i studimit te kaskades se Drinit, se duhet nje studim hidrologjik dhe hidraulik per lumin Buna. Gjithashtu sugjerimi i tij shume i vlefshem per studimet e karakterit hidrologjik dhe hidraulik, qe do t’u paraprijne projektimeve me cilesi te veprave te ndryshme te ekonomise ujore dhe ne rastin konkret te teresise ujore: Liqeni i Shkodrës – Lumi Buna – Lumi Drin, paraqesin nje rendesi te veçante, per zhvillimin shkencor-ekonomik te zones. Mendojme se Qeveria duhet tashmë me program te detajuar dhe fonde te mbeshtesi keto studime dhe projekte ne te ardhmen. Si perfundim mendojme, se nuk duhet te vazhdohet me tej derdhja e ujit, por duhet ruajtur ajo, sepse ky rast nuk do te perseritet me per shume kohe, aq me teper se mund te arrrihet ne fund te Qershorit. Sipas disa analisteve, te cilet mendojne se do te kemi ujin ne kuoten 296 m duhet harruar. Kjo mund te ndodhë nëse del parashikimi i “Majave” per vitin 2010. Gjithashtu sipas Global Disaster Albert and Coordination System (GFDS ) Shqiperia eshte ndeshur me nje nivel reshjesh dhe permbytjesh te shkalles se ashpersise 2. Ajo thekson ne faqen e saj te internetit se: Kjo qe ndodhi ne Shqipëri me permbytjen, klasifikohet sipas specialisteve dhe eksperteve te saj te jete nje rast ekstrem, me nje interval përseritjeje afërsisht një here ne 100 vjet. © Copyright Gazeta 55 Online trokit ketu [ Edited Tue Jan 12 2010, 08:58am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Dëmshpërblimi, Shkodra do kushtojë sa disa “Gërdecë” » Dërguar më: 11/01/2010 - 09:23 Genc Kondi Katastrofa e këtij fillim-viti duket se do të hapë sërish një "gropë të zezë" për financat e shtetit shqiptar, pikërisht atëherë kur duket se, të paktën nga sektori i energjetikës, do të vinin disa qindra milionë euro eksporte. "Eshtë ende herët për të dhënë një bilanc në këtë drejtim" tha për G.SH, ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Konsumatorit Genc Ruli. Ministri i Financave, Ritvan Bode shkoi dje në zonën e përmbytur dhe garantoi publikisht zhdëmtimin nga qeveria të dëmeve të shkaktuara banorëve. Asnjë institucion shtetëror nuk është në gjendje aktualisht të japë një shifër të përafërt të dëmit. Por ekspertë të bujqësisë dhe tregut imobiliar, të kontaktuar nga G.SH, kanë bërë një ekspoze të përafërt të shifrave dhe dëmeve, me të dhënat e deritanishme të ministrisë së Brendshme. Sipas këtij institucioni, në mbrëmjen e djeshme llogariteshin 10.400 ha tokë e përmbytur (një shifër e rritur kjo me 400 ha, po ta krahasosh me ditën e djeshme). Eshtë rritur gjithashtu edhe numri i shtëpive të përmbytura duke shkuar në 2489 ndërtesa. Edhe me këto të dhëna, shifra që jepet tregon për një "goditje" shumë herë më të madhe se sa ajo e Gërdecit, tragjedia e 15 marsit 2008, ku u shkatërruan 300 shtëpi plotësisht, me mijëra të tjera me dëmtime të pjesshme, dhe dhjetëra biznese të shkatërruara, dhe për më tepër, me humbjen e jetës së 26 personave, punëtorë të kësaj fabrike. Për dëmet e sipërpërmendura në Gërdec, shteti vlerësoi dëmshpërblimin në shumën e 20 milionë eurove. Ndërkohë që situata ndryshon nga llogaritja e vlerave në qarkun e Shkodrës. Ekspertët e vlerësimit të pasurive, të kontaktuar mbrëmë nga Gazeta Shqiptare, dhanë një llogaritje të përafërt, që mund të mbahet parasysh për të treguar përmasat e tragjedisë. Ata janë specialistë të fushave të ndryshme: të bujqësisë dhe të të patundshmeve. Bujqësia Sipas ekspertëve të bujqësisë, një hektar tokë në ultësirën e Shkodrës, që përdoret për qëllime bujqësore, sjell në një vit nga 1.500 deri në 5.000 euro fitim neto për fermerin. Në rast se merret një mesatare prej 2 mijë eurosh për hektar, dëmi total mund të shkojë mbi 20 milionë euro, vetëm nga humbja, e shkaktuar prej përmbytjes së tokës bujqësore. Ndërkohë që Genc Ruli dy ditë më parë tha se "vetëm 20% e tokave kanë qenë të mbjella", dhe nëse do të ishte kështu, kjo do të ulte dëmin financiar për tokat. Shtëpitë Dëmi për shtëpitë llogaritet në 5-8 mijë euro, në vartësi edhe të penetrimit të ujit brenda shtëpive. Shifra sipas ekspertëve imobiliarë mbahet e tillë duke pasur parasysh të gjitha orenditë elektroshtëpiake brenda këtyre shtëpive, por edhe dëmtimet e vetë mureve të shtëpive. Me një mesatare prej 6 mijë eurosh për shtëpi, dëmi i shkaktuar mund të llogaritej rreth 15 milionë euro të tjera deri tani. Por, dëmi total mund të llogaritet vetëm pasi të jenë larguar ujërat, kur pritet shumëfishimi i shifrave. Copyright 2007 Gazeta Shqiptare trokit ketu Berisha: Situata po përmirësohet, gati plani B Kryeministri zhveshi nga përgjegjësitë KESH-in për shkarkimet në hidrocentrale Autori i Lajmit: Redaksia Kryeministri Sali Berisha ka vizituar sërish sot zonat e përmbytura në Shkodër, nga ku ka theksuar edhe një herë se të gjitha dëmet materiale do të kompensohen. Gjatë inspektimit në fshatin Kuq të komunës Guri i Zi kreu i Qeverisë ka pohuar se situata po shkon drejt normalizimit ndërsa ka kërkuar që të jetë gati dhe plani B apo C. Ndërsa ka shtuar se ishte shmangur një katastrofë njerëzore, dhe po punohet për të shmangur atë që, deri më tani është katastrofë vetëm ekologjike. Në takimin me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, krerë dhe nënkryetarë të komunave e prefekturës, kryeministri falënderoi ata qindra burra dhe gra të komunave të përmbytura të Dajçit, Anës së Malit dhe Gurit të Zi që në bashkëpunim me autoritetet vendore e qendrore, në një përpjekje të jashtëzakonshme, bënë që në një betejë që po vazhdon për gati dy javë të mos kemi as edhe një jetë njeriu të humbur. Ndihma “Në këtë hark kohor të shkurtër janë evakuuar mbi 5 mijë qytetarë nga zonat e përmbytura dhe mijëra krerë gjë e gjallë”, - tha Kryeministri, duke vlerësuar në këtë operacion shpëtimi, si më të madhin në angazhimin dhe gatishmërinë e forcave të rendit, ushtrisë, etj. Sipas tij Shkodra njohu vërtetë ngjarjen më të rëndë ndoshta të 100 viteve të fundit, por Shkodra njohu dhe solidaritetin më të madh në tërë historinë e saj. Kreu i qeverisë theksoi se nën ujë qëndrojnë zona të tëra nga më pjelloret, që përbëjnë njëkohësisht edhe një nga zonat më të fuqishme të prodhimit bujqësor të vendit. “Qëndrojnë nën ujë territore të tëra nga më pjelloret në vend. Kjo ka qenë dhe është një nga zonat më të fuqishme të prodhimit bujqësor në vend”, - vuri në dukje Kryeministri. Ai kujtoi me këtë rast ndihmat e shumta nga vendet mike, si Kosova, Italia, Austria, Greqia, Franca, Maqedonia dhe një seri vendesh dhe organizmash të tjera ndërkombëtare që merren me fatkeqësi natyrore. “Solidariteti juaj, i komunave të Kosovës, qeverisë maqedonase kanë qenë dhe janë një mbështetje e madhe në kapërcimin e këtyre pasojave”, - vijoi Berisha, duke falënderuar dhe qeverinë e Malit të Zi e cila dërgoi përfaqësuesit e saj dhe u angazhua në një ndihmë shumë të çmuar. Mbështetja për KESH Kryeministri garantoi qytetarët e Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë se një punë jashtëzakonisht eficente ka bërë dhe KESH, Ministria e Energjetikës e cila me kompetencën më të madhe u përball me situatën më të jashtëzakonshme. Berisha zhveshi nga përgjegjësitë KESH-in për shkarkimet në hidrocentrale. “Siguroj se KESH ka zbatuar rregulloren për derdhjet. Projektet për HEC-et kanë qenë ruse nuk i hartuam e krijuam ne. Specialistët tanë janë vetëm zbatues të projekteve”, - justifikoi Berisha shkarkimet nga HEC-et që po bëhen ditët e fundit. Detyrat Kreu i Qeverisë tha se është e domosdoshme që përparësi të jetë evakuimi, identifikimi dhe ndihma emergjente, por krahas kësaj, duhet të ekzistojnë planet B. C. D e me radhë, deri në normalizimin total të zonës së përmbytur. Është jetike sipas tij, që Ministria e Punëve Publike, Ministria e Bujqësisë, të kenë të gatshme projektet për ndërhyrjet më energjike të rivendosjes së plotë të funksionimit të të gjithë sistemit të kanalizimeve dhe kullimit në zonë. “Është jetike që ndërmarrjet e kanalizimeve dhe ujësjellësve, kullimit dhe vaditjes të ministrisë së Punëve Publike, të Ministrisë së Bujqësisë, të kenë të gatshme projektet për ndërhyrjet më energjike të rivendosjes së plotë të funksionimit të të gjithë sistemit të kanalizimeve dhe të kullimit në zonë, në mënyrë që të përcaktohen pikat e ndërhyrjes për një drenim sa më të shpejtë të zonës, theksoi ai”, - tha ai. Berisha pohoi po ndërmerren masa edhe afatshkurta, por edhe afatmesme. Ne këtë kuadër ai tha se do të fillojë thellimi i Bunës Ky lajm është publikuar: 12/01/2010 2001-2004 Ballkan.com trokit ketu Shkodra në fokus të medias ndërkombëtare Autori i Lajmit: Redaksia Niveli i lartë i përmbytjeve në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Agjencia britanike e lajmeve Reuters, duke iu referuar të dhënave të Ministrisë së Brendshme, shkruan se rreth 5 000 persona janë evakuuar nga zonat e përmbytura të Shkodrës dhe evakuimi po vijon ende. Sipas kësaj agjencie, janë përmbytur 2 475 shtëpi ndërsa rreth 10 mijë hektarë tokë ndodhet nën ujë. Shumë vende i janë përgjigjur thirrjes se Shqipërisë për ndihmë. Italia ka dërguar dy helikopterë transporti për të ndihmuar në evakuimin e njerëzve, Greqia ka dërguar 25 zjarrfikës, Sllovenia ka kontribuar me gjeneratorë dhe ekip emergjence. Lajmi për përmbytjet në Shqipëri ka zënë vend edhe në televizionin informativ Euroneës, agjencinë kineze të lajmeve Hsinhua, Southeast Europen Times etj. Ky lajm është publikuar: 12/01/2010 2001-2004 Ballkan.com trokit ketu [ Edited Tue Jan 12 2010, 09:04am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Permbytjet, deri më 9 janar, dëmi 66 mln euro SHKODER- Humbjet e shkaktuara deri tani nga përmbytja në veri të vendit duket se kanë një faturë shumë më të lartë se ajo që parashikohej. Ekspertë të administratës shtetërore kanë llogaritur deri tani se dëmet në sektorë të ndryshëm të jetës së vendit kanë arritur në total në 66.1 milionë euro, ose 9.1 miliardë lekë të reja. Kjo shifër është shumë më e lartë se i gjithë fondi i parashikuar në Buxhetin e Shtetit për vitin në vazhdim (5.2 miliardë lekë) për Rezervën e qeverisë dhe fondin e kontingjencës. Sipas ligjit për Buxhetin e Shtetit të vitit 2010, të ardhurat buxhetore janë afro 278.3 miliardë lekë të reja. Në këtë mënyrë, dëmi i konstatuar përafërsisht është i barabartë me 3.3 për qind të të gjitha të ardhurave buxhetore të një viti të tërë. Vlerësimet e ekspertëve janë siguruar nga “Gazeta Shqiptare”, por nuk përbëjnë një dokument publik. Në llogaritjen e dëmit është marrë parasysh vlera e përafërt e humbjeve të familjeve të fermerëve, në prona të patundshme (shtëpi), bagëti, të mbjella, drufrutorë, orendi shtëpiake e pajisje elektroshtëpiake, të mbjella etj. Po kështu, është llogaritur edhe vlera e humbur e energjisë elektrike që del nga sasia e ujit të derdhur nga HEC-et e vendit. Në këtë analizë nuk mund të përfshihen ende humbjet që u janë shkaktuar bizneseve të zonës, infrastrukturës nacionale e vendore, si dhe nuk jepet ende një pasqyrë e kostos së operacionit të shpëtimit, që po kryhet nga repartet e përballimit të emergjencës të shtetit shqiptar. Për 10.400 ha tokë të përmbytur, që raportohet nga shtabi i emergjencës, kjo shifër duhet të jetë e barabartë me 15.1 milionë euro. Llogaritet në një nivel më të lartë dëmi ndaj pasurive të patundshme dhe bazës ushqimore të blegtorisë, theksojnë ekspertët që vlerësojnë humbjet për një familje rurale në masën mesatare 14 milionë lekë të vjetra, ose 1.4 milionë lekë të reja. Në 2.499 shtëpi të dëmtuara, kjo shifër duhej të jetë rreth 25.3 milionë euro. Në mbrëmjen e së hënës raportohej se lumi Buna vazhdonte të jetë i fryrë ndërsa niveli i ujit në lagjet periferike të qytetit verior arrinte në 1 metër e 70 cm. Buna ka vërshtuar në në hyrje të Shkodrës, duke hyrë deri në lagjen Xhabije. Edhe në anën tjetër të urës, që lidh Shkodrën me Shirokën e Zogajn vërshimi i ujit është pasuar me bllokimin e qarkullimit të automjeteve të vogla drejt këtyre dy fshatrave turistike. Vazhdon të jetë e rënduar situate në zonën e nënShkodrës. Uji ka izoluar tërësisht Komunën e Velipojës. Situata është alarmante dhe në komunën e Dajçit dhe atë të Bushatit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Emergjencave Civile pranë Ministrisë së Brendshme pohojnë se, janë zhytur nën ujë 10 mijë e 400 hektarë tokë dhe 2500 shtëpi banimi, ndërsa janë evakuuar 4800 persona.. Në operacionin më të madh humanitar ët bërë ndonjëherë janë angazhuar 800 forca ushtrie, 611 punonjës policie, 110 personel shëndetësor si dhe 115 forca nga Garda e Republikës. Në ndihmë të të përmbyturve kanë ardhur ndihma nga Italia, Mali i Zi, Austria, Greqia, Kosova, Maqedonia, Franca etj. (s.g/BalkanWeb) Copyright 2009 BalkanWeb. trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
belgium |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1142 Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19amPosts: 12123 | Rezulton se mas 100vjetsh ne shkoder ndolli ky fenomen record me shira te fucishem ..prandaj si thojn popullorshe ne shkoder jan punt e zotit kto.e ne kot lodhena me shkru e sterhollu ps ejo me dis informu e pergoju jo njenien parti ne pushtet apo tjetren qe na pretendon me hyp me ket rast.. them se solidariteti ne mes popullit shkodran asht evetmja menyr e arm ndaj cdo propagande qe po e shurdhon si shum shkodren ne keto caste dramatike. | ||
Back to top | | ||
babo |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #587 Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pmPosts: 11127 | trokit ketu Lumi Buna zgjeron shtrirjen brenda qytetit te Shkodres SHKODER-Qarku i Shkodrës lë pas ditën e 11 të përmbytjeve dhe situata vazhdon të mbetet kritike. Moti i keq me reshje shiu të cilat kanë vazhduar pa pushim gjithë natën vetëm sa kanë shtuar nivelin e lumit Buna, dhe uji tashmë sa vjen përpin gjithnjë e më shumë sipërfaqe toke brenda në qytet.Ekspertët kanë llogaritur se deri me 9 janar dëmet kanë arritur në 66.1 milionë euro, nderkohe qe harta e permbytjeve vazhdon te rritet. Janë zhytur nën ujë 10 mijë e 400 hektarë tokë dhe 2500 shtëpi banim. Ora 10: 17 Lumi Buna zgjeron shtrirje, hyn rreth 800 metra në Shkoder Moti i keq me reshje shiu të cilat kanë vazhduar pa pushim gjithë natën vetëm sa kanë shtuar nivelin e lumit Buna, dhe uji tashmë sa vjen përpin gjithnjë e më shumë sipërfaqe toke brenda në qytet. Gazetarët e NEWS24 informojnë se sot në mëngjes në lagjen Xhabije, në hyrje të Shkodrës, uji ka zgjeruar shtrirjen e tij duke hyrë gati 800 metra brenda në qytet. Po keshtu uji ka vershuar dhe drejt lagjes se Perashit. Ndërsa në hyrje të lagjes ku uji është prezent që prej tre ditësh, niveli është rritur me gati 10 cm. Në lagjen e Mushkonjës, e cila ndodhet pikërisht afër lumit Buna niveli i ujit ka arritur në 1. 70 cm. Situatë problematike dhe në lagjet periferike Kiras, Ajasëm, Bahcallëk, Livade ku niveli i ujit vazhdon të mbetet i lartë. Në të dy kahet e urës së Bunës uji vazhdon të zgjerojë territor duke e bërë gjithnjë e më të vështirë lëvizjen e mjeteve të vogla. Aksi Shkodër- Shirokë- Zogaj, përtej urës së Bunës që prej ditës së djeshme është i bllokuar qarkullimi për mjetet e vogla, ndërsa nuk paraqitet problem për lëvizjen në aksin Shkodër- Murican, (aksi në krah të majtë të urës së Bunës. Problematike dhe situata në zonën e nënShkodrës. Uji vazhdon të mbajë të izoluar komunën e Velipojës, Bushatit dhe Dajcit. Gazetarët informojnë se gjatë natës nuk ka pasur operacione të evakuimit, pasi banorët nuk pranojnë të largohen nga banesat e tyre, duke lënë në mëshirë të zotit, bagëtinë dhe gjithçka kanë. Prefekti i Shkodërs Mexhit Cungu informon se sot operacionet e shpërndarjes së ndihmave do të përqëndrohet në koncentratet për bagëtitë. Ora 08.00 Permbytjet, deri më 9 janar, dëmi 66 mln euro Humbjet e shkaktuara deri tani nga përmbytja në veri të vendit duket se kanë një faturë shumë më të lartë se ajo që parashikohej. Ekspertë të administratës shtetërore kanë llogaritur deri tani se dëmet në sektorë të ndryshëm të jetës së vendit kanë arritur në total në 66.1 milionë euro, ose 9.1 miliardë lekë të reja. Kjo shifër është shumë më e lartë se i gjithë fondi i parashikuar në Buxhetin e Shtetit për vitin në vazhdim (5.2 miliardë lekë) për Rezervën e qeverisë dhe fondin e kontingjencës. Sipas ligjit për Buxhetin e Shtetit të vitit 2010, të ardhurat buxhetore janë afro 278.3 miliardë lekë të reja. Në këtë mënyrë, dëmi i konstatuar përafërsisht është i barabartë me 3.3 për qind të të gjitha të ardhurave buxhetore të një viti të tërë. Vlerësimet e ekspertëve janë siguruar nga “Gazeta Shqiptare”, por nuk përbëjnë një dokument publik. Në llogaritjen e dëmit është marrë parasysh vlera e përafërt e humbjeve të familjeve të fermerëve, në prona të patundshme (shtëpi), bagëti, të mbjella, drufrutorë, orendi shtëpiake e pajisje elektroshtëpiake, të mbjella etj. Po kështu, është llogaritur edhe vlera e humbur e energjisë elektrike që del nga sasia e ujit të derdhur nga HEC-et e vendit. Në këtë analizë nuk mund të përfshihen ende humbjet që u janë shkaktuar bizneseve të zonës, infrastrukturës nacionale e vendore, si dhe nuk jepet ende një pasqyrë e kostos së operacionit të shpëtimit, që po kryhet nga repartet e përballimit të emergjencës të shtetit shqiptar. Për 10.400 ha tokë të përmbytur, që raportohet nga shtabi i emergjencës, kjo shifër duhet të jetë e barabartë me 15.1 milionë euro. Llogaritet në një nivel më të lartë dëmi ndaj pasurive të patundshme dhe bazës ushqimore të blegtorisë, theksojnë ekspertët që vlerësojnë humbjet për një familje rurale në masën mesatare 14 milionë lekë të vjetra, ose 1.4 milionë lekë të reja. Në 2.499 shtëpi të dëmtuara, kjo shifër duhej të jetë rreth 25.3 milionë euro. Në mbrëmjen e së hënës raportohej se lumi Buna vazhdonte të jetë i fryrë ndërsa niveli i ujit në lagjet periferike të qytetit verior arrinte në 1 metër e 70 cm. Buna ka vërshtuar në në hyrje të Shkodrës, duke hyrë deri në lagjen Xhabije. Edhe në anën tjetër të urës, që lidh Shkodrën me Shirokën e Zogajn vërshimi i ujit është pasuar me bllokimin e qarkullimit të automjeteve të vogla drejt këtyre dy fshatrave turistike. Vazhdon të jetë e rënduar situate në zonën e nënShkodrës. Uji ka izoluar tërësisht Komunën e Velipojës. Situata është alarmante dhe në komunën e Dajçit dhe atë të Bushatit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Emergjencave Civile pranë Ministrisë së Brendshme pohojnë se, janë zhytur nën ujë 10 mijë e 400 hektarë tokë dhe 2500 shtëpi banimi, ndërsa janë evakuuar 4800 persona.. Në operacionin më të madh humanitar ët bërë ndonjëherë janë angazhuar 800 forca ushtrie, 611 punonjës policie, 110 personel shëndetësor si dhe 115 forca nga Garda e Republikës. Në ndihmë të të përmbyturve kanë ardhur ndihma nga Italia, Mali i Zi, Austria, Greqia, Kosova, Maqedonia, Franca etj. ![]() Ja! Nje kitarre degjohet, e tingujt ndan si fllad, ngadale kjo vasha zgjohet t'degjoje at' serenate, e Shkodra ra n' pushim c'ka bahet rrugeve s'din trokit ketu | ||
Back to top | | ||
babo |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #587 Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pmPosts: 11127 | trokit ketu Katastrofa rrezikon 300 mije banore 12/01/2010 09:10 Katastrofa rrezikon 300 mije banore Digat e hidrocentraleve kryesore ne veri te vendit jane te pasigurta dhe ne nje te ardhme shume te afert mund te rrezikoje seriozisht jetet e banoreve. Ky eshte ne thelb raporti i pergatitur nga SECO (Sekretariati Zviceran i Shtetit per Çeshtjet Ekonomike), referuar situates ne vitet 2008-2009. Raporti i hartuar per llogari te qeverise shqiptare (KESH) dhe me kosto prej 1 milion e 500 mije franga, ve ne dukje problemet ne kaskadat Drin dhe Mat, mbi te cilet jane ndertuar hidrocentralet me te medha ne vend. Edhe pse i referohet inspektimit te kryer ne 2008, 2009-n, SECO parashikonte se ne te ardhmen, vendi do te rrezikohej seriozisht nga katastrofat. “Gjendja e tanishme e sigurise se digave eshte e pasigurt dhe nje fatkeqesi me permasa masive mund te konsiderohet e mundshme ne nje te ardhme jo te larget nese gjerat do te lihen te perkeqesohen me tej”, citon raporti. ![]() Ja! Nje kitarre degjohet, e tingujt ndan si fllad, ngadale kjo vasha zgjohet t'degjoje at' serenate, e Shkodra ra n' pushim c'ka bahet rrugeve s'din trokit ketu | ||
Back to top | | ||
babo |
| ||
![]() ![]() ![]() Registered Member #587 Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pmPosts: 11127 | trokit ketu Përmbytjet, Situatë problematike por e menaxhueshme Vijon të mbetet problematike situata e përmbytjeve në Qarkun e Shkodrës. Pavarësisht rreshjeve të rëna gjatë natës në veriperëndim të vendit, niveli i ujit nuk është rritur. Autoritetet lokale dhe ato të Shtabit të Emergjencës bëjnë fjalë për një situatë nën kontroll. Kështu në komunat Dajç dhe Obot që janë dhe zonat më të prekura, forcat e ushtrisë të ndihmuar edhe nga ekipet e huaja viojnë evakuimin e banorëve dhe shpërndarjen e ndihmave. Në Velipojë dhe disa zona të tjera po punohet për forcimin e argjinaturave. Në qytetin e Shkodrës situata sot është më e normalizuar se një ditë më parë. Kështu në lagjet Bahçallëk dhe Ajasëm ka një rënie të nivelit të ujërave, ndërsa në zonën e Livadhes uji mbetet në të njejtat kuota. Sipas Ministrisë së Brendshme deri tani në gjithë zonën e Nën Shkodrës rezultojnë të përmbytura 10 mijë e 400 hektarë tokë, 2489 shtëpi si dhe 4780 persona të evakuuar. ![]() Ja! Nje kitarre degjohet, e tingujt ndan si fllad, ngadale kjo vasha zgjohet t'degjoje at' serenate, e Shkodra ra n' pushim c'ka bahet rrugeve s'din trokit ketu | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | MB: Ja gjendja e rrugëve në zonat e përmbytura 13-01-2010 Ministria e Brendshme informoi dje se shumica e rrugëve në zonat e përmbytura janë të kalueshme. Sipas informacionit të dhënë nga kjo ministri, rruga nacionale Shkodër - Tiranë, tek Harku i Bërdicës është e kalueshme për të gjitha llojet e mjeteve. Në hyrje të Urës së Bunës është i vështirë kalimi nga automjetet e vogla (autoveturat). Komuna Dajç Rruga Shkodër - Dajç (tek Kthesa e Dajçit) kalohet me kamionë me vështirësi. Rruga Pentar - Velipojë është e pakalueshme. Rruga Dajç - Pentar është e kalueshme me vështirësi nga automjetet e larta (kamionë), pasi ka sasi të madhe uji në aksin rrugor Rrushkull-Shkallë Belaj. Komunikimi me fshatin Daragjat realizohet vetëm me mjete lundruese, pasi ka sasi të madhe uji. Rrugët nga qendra e komunës për në fshatrat Shirq, Samrish i Ri, Samrish i Vjetër e Rrushkull, kalohet me kamiona, ndërsa rrugët për në fshatrat e tjera të kësaj komune janë të kalueshme nga të gjitha mjetet. Furnizimet e banorëve të kësaj komune gjatë ditës janë bërë me tankerë dhe gomone, nga fshati Obot, (Komuna Ana e Malit), ndërsa sot në mëngjes ka shkuar edhe një autokolonë me ushqime nga rruga e Dajçit. Komuna Velipojë Ura e Gjolulit (aksi Shkodër - Velipojë) është i pakalueshëm. Rruga nga Mali i Jushit - Velipojë, (rruga e vjetër) nga Bendi kalohet me vështirësi me kamionë. Rruga e fshatit Luarëz është e pakalueshme nga automjetet. Furnizimet me ushqime e materiale të tjera të kësaj komune janë realizuar kryesisht me helikopter. Komuna Bërdicë Aksi rrugor Harku i Bërdicës - Bërdicë kalohet vetëm nga kamionë dhe fuoristrada. Qarkullimi i automjeteve për në Komunën Bushat realizohet kryesisht në aksin rrugor Beltojë - Mali Hebe - Bërdicë, e cila kalohet nga të gjithë automjetet. Fshatrat Bërdicë e Madhe, Bërdicë e Mesme, Bërdicë e Sipërme dhe Trush, janë pjesërisht të përmbytura, por në të gjitha këto fshatra rrugët janë të kalueshme nga automjetet e mëdha (kamionë dhe fuoristrada). Komuna Ana e Malit Në këtë komunë nuk ka problem në qarkullimin e automjeteve, por vetëm në Obot. Për këtë komunë është krijuar vështirësi për qarkullimin e autoveturave të vogla në hyrje të Urës së Bunës. Komuna Bushat Në këtë komunë janë përmbytur, fshatrat Mali Jushit, Hoten, Fshati i Ri dhe Trush i Vjetër. Komunikimi me këto fshatra realizohet vetëm me mjete lundruese. Zonat e tjera që janë në juridiksionin e kësaj komune nuk paraqesin problem nga përmbytja. Komuna Guri i Zi Në këtë komunë janë përmbytur, fshati Kuç dhe një pjesë e fshatit Rrenc. Me rënien e nivelit të ujit është bërë e mundur të realizohet qarkullimi me automjete në këto dy fshatra. Komuna Rrethina Zonat që janë në juridiksionin e kësaj komune nuk paraqesin problem nga përmbytja, vetëm tre katër shtëpi të ndërtuara kohët e fundit në breg të liqenit. Lagjet periferike të qytetit (Bahçallek, Ajasëm, Kiras, "S.Halili"). Në Bahçallëk nuk ka problem për qarkullimin e automjeteve. Në Ajasëm komunikimi me disa banesa që gjenden në pjesën e poshtme (afër bregut të lumit Drin), realizohet me mjete lundruese. Në lagjet Kiras e "S.Halili", janë të përmbytura disa shtëpi të ndërtuara në afërsi të Liqenit të Shkodrës, me të cilat komunikimi realizohet me mjete lundruese. Përmbytjet, monitorohen ujësjellësat dhe forcohen argjinaturat Nga Drejtoria e Ndërmarrjes së Ujësjellësit janë dërguar në Dobraç pompat e ardhura nga Maqedonia. Drejtoria e Shëndetit Publik me Drejtorinë e Ujësjellësit, qytet dhe fshat, njësitë e qeverisjes vendore në zbatim të urdhërit të KECQ kanë marrë masat e duhura për kontrollin, monitorimin, dhe dezinfektimin e ujit të pijshëm për të ruajtur parametrat e normave të lejueshme të përdorimit të tij nga konsumatorët. Vazhdon shërbimi 24 orësh për Komunën Dajç (QSH Dajç dhe Ambulanca Pentar), në Komunën Bërdicë (Ambulanca Bërdicë e madhe) për Komunën Ana e Malit (Ambulanca Oblikë) për Komunën Gur i Zi (QSh Gur i Zi dhe Ambulanca në Rrenc në bashkëpunim me Malteser) për Komunën Velipojë (Qsh Velipojë për Komunën Bushat (QSh Bushat dhe një ambulancë e improvizuar në Malin e Jushit sipas rekomandimit të ekipit të Ministrisë). Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, të mbështetura nga strukturat mbështetëse të Ministrisë së Brendshme janë kryer operacione në terren për ruajtjen dhe sigurimin e argjinaturave, akseve të rrugëve, urave, si dhe për shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe evakuimin e komunitetit nga zonat e përmbytura. Mbi 40 anëtarë të forcave ushtarake janë angazhuar dje në punimet për forcimin e argjinaturës për kontrollin e ujërave në zonën e Dajçit dhe Bërdicës në Shkodër. Burime zyrtare nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile bënë të ditur dje, se këto forca do të punojnë për forcimin e argjinaturës së Dajçit - Samrisht i Vjetër dhe kanalit ujitës të Trushit të Komunës Bërdicë nga segmenti Ura e Xanës-rruga e Dajçit. Gjithashtu, nga organet shtetërore do të punohet për ndërtimin e një pedane mbi urën e Bunës për kalimin e mjeteve të ulëta nga Drejtoria Rajonale e Rrugëve Shkodër. Ndërkohë, nga strukturat policore do të sigurohet shërbimi i pandërprerë për të mos lejuar futjen e personave brenda territorit të përmbytur. Po ashtu, mësohet se do të bëhet planifikimi i shpërndarjes së pompave dhe gjeneratorëve që janë ofruar nga Austria dhe Franca, respektivisht nga specialistët e ujësjellësit dhe KESH-it. Forcat e ushtrisë si dhe strukturat e tjera të angazhuara për përballimin e emergjencës në zonat e përmbytura në Qarkun e Shkodrës, në bazë të detyrave të përcaktuara në mbledhjen e mbrëmshme të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, të vendosur prej disa ditësh në qytetin e Shkodrës, po vazhdojnë intensivisht shpërndarjen e ndihmave ushqimore për banorët e këtyre zonave si dhe të bazës ushqimore për blegtorinë. Elbasan, siptali ndihmë monetare Rreth 670 punonjës të Qendrës Spitalore Universitare "Xhaferr Kongoli" në Elbasan do të kontribuojnë financiarisht në shenjë solidariteti me banorët e prekur nga përmbytja në zonën e Nën Shkodrës. Drejtori i Qendrës Spitalore, Pjerin Xhuvani, tha për ATSH-në se, "rreth 670 punonjës të qendrës ku përfshihen mjekë, infermierë, ekonomistë dhe sanitarë, do të lënë një ditë rrogë në muaj, e cila do t'u shkojë si ndihmë banorëve të përmbytur në Shkodër deri në normalizimin e situatës". Ai shtoi se, shpresojnë që situata të përmirësohet sa më shpejt të jetë e mundur. "Por, ne si drejtori do të kontribuojmë çdo muaj deri sa banorët të hyjnë sërish në banesat e tyre", u shpreh Xhuvani. Për banorët e zonave të përmbytura në Shkodër, kanë dhënë ndihma me vlera të konsiderueshme monetare edhe një sërë biznesesh në Qarkun e Elbasanit. Të gjitha kontributet financiare po derdhen në çdo bankë të qytetit në llogaritë me emërtimin "kontribut vullnetar për të shpërngulurit nga përmbytjet natyrore të Qarkut Shkodër". Korçë, Prefektura dhe këshilltarët e djathtë ndihmë financiarë për banorët e përmbytur Përfaqësues të pushtetit vendor në Qarkun e Korçës, kanë kontribuar dje financiarisht në ndihmë të familjeve të përmbytura në zonën e Shkodrës. "Punonjësit e Prefekturës kanë derdhur nga të ardhurat e tyre 45 mijë lekë në llogarinë bankare për familjet e përmbytura në veri të vendit", tha për ATSH-në Prefekti i Korçës, Koço Bello, duke i bërë thirrje institucioneve, OJF-ve dhe biznesit që të solidarizohen me familjet në nevojë të prekura nga përmbytjet në veri të vendit. Edhe grupi i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Korçës do të ndihmojnë financiarisht në ndihmë të banorëve të përmbytur në zonën e Shkodrës. Kryetarit i tij, Pëllumb Beqiri, tha se këshilltarët e djathtë kanë vendosur që të derdhin në llogarinë bankare për familjet e përmbytura pagën mujore që marrin në këtë këshill. Beqiri i bëri thirrje këshilltarëve të majtë, që të bashkohen me këtë solidarizim. Ata ftuan administratën e Bashkisë që të analizojë situatën financiare dhe të shikojë mundësinë e një kontributi për familjet e përmbytura në veri të vendit. Prej fillimit të vitit, disa zona në Qarkun e Shkodrës janë nën ujë për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që detyruan dhe hapjen e portave të hidrocentraleve. Forca të ushtrisë, policisë, pushtetit vendor, etj., janë angazhuar në operacione evakuimi të banorëve të rrezikuar, ndërsa ka nisur dhe shpërndarja e ndihmave ushqimore. Situata është ndjekur dhe vazhdon të ndiqet në terren nga autoritete të larta të shtetit. Vlorë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë çel dy numra llogarie për familjet e dëmtuara Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Qarkut të Vlorës, çeli dje dy numra llogarie për të kontribuar financiarisht për familjet e dëmtuara nga përmbytja në disa zona në Shkodër e Lezhë të shkaktuara prej fillimit të këtij viti në veri të vendit. Burime zyrtare nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Vlorë bënë sot të ditur për ATSH-në se, "numrat e llogarisë që janë çelur në Bankat "Intesa San Paolo" dhe "Tirana Bank", do t'u shërbejnë bizneseve dhe qytetarëve për të kontribuar financiarisht për familjet e përmbytura". Sipas burimeve, disa dhjetra biznese dhe qytetarë janë treguar të gatshëm për të ndihmuar me vlera të ndryshme monetare. Edhe Bashkitë e Himarës dhe Novoselës kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar zonat e përfshira nga përmbytjet, duke vënë në dispozicion të tyre vlera financiare, mjete dhe bazë ushqimore për blegtorinë. Kjo është konfirmuar dje në një konferencë për shtyp nga Prefekti Hasan Halili, i cili u shpreh se, mjaft qytetarë janë solidarizuar me familjet e përmbytura, duke ofruar vlera të ndryshme monetare. Halili shtoi gjithashtu se, për këtë qëllim do të çelen numra llogarie në të gjitha bankat e nivelit të dytë, që operojnë në qytetin e Vlorës © Copyright 2005 Rilindja Demokratike trokit ketu [ Edited Wed Jan 13 2010, 08:21am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Shkodranizimi i ministrave të qeverisë Berisha Written by Gazeta SOT E Marte, 12 Janar 2010 00:00 Nga Besi BEKTESHI Qyteti i madh i veriut të Shqipërisë është kryeqendra operative të qeverisë Berisha. Rruga nga fillimi i Parrucës dhe deri te godina e prefekturës së sotme është edhe vendi ku “komandohet”, i gjithë operacioni i përballimit të situatës dramatike të ujrave të Drinit. Në mënyrë permanente, Shkodra ka nga katër deri në gjashtë ministra që nuk qëndrojnë të gjithë në qytet, por kryesisht në zonën e përmbytur. Pothuaj të gjithë kanë mësuar të përshëndesin në shkodrançe....nuk thonë mirëmëngjes...por në shumë raste...”si keni ndie”...apo “nadja e mirë”. Po, dhe kjo nuk është pak. Po ndodh shkodranizimi i zyrtarëve të lartë të qeverisë Berisha. Sot përpara meje është shfaqur një nga pamjet më konkrete të dy ministrave të cilët janë sjellë sikur të ishin njerëz të zakonshëm, duke mos krijuar as interesin për kamerierin e lokalit. Ministri i Brendshëm, Basha dhe Ministri i Bujqësisë, Ruli rreth orës 10:00 të mëngjesit arrijnë të gjejnë një tavolinë në lokalin “Idromeno” dhe me telefon në vesh me sa duket duan të pijnë një kafe. Por...por asgjë...Basha nuk arrin të pijë kafe se nuk e le celulari, Ruli diçka i shpjegon, askush nuk e ka mendjen dhe zyrtarët e lartë dikur çohen, përsëri me hap të shpejtë për në situatë. Si Basha dhe Ruli janë sjellë si të ishin individë të thjeshtë...pa shpura zyrtarësh anash dhe pa rëndësinë e postit të lartë që kanë. Nuk janë kujtuar për rëndësinë që kanë si post...janë kujtuar për përgjegjësinë që kanë si ministra....po... pikërisht për këtë. Nuk janë vetëm ata që u nisën për në zonat e përmbytura. Ka disa ditë që Imami dhe forcat e ushtrisë lëvizin nga Velipoja në Dajç e anasjelltas. Ministri i Arsimit që lëviz edhe ai i shoqëruar nga të vetët në DAR-in e Shkodrës. Po ashtu ministri Olldashi dhe po ashtu një shpurë zëvendësministrash të ndryshëm apo drejtorë drejtorish të ndryshëm, në operativitet të plotë. Këto të gjitha pa përmendur lëvizjet e Kryeparlamentares Topalli, e cila në fakt duhet thënë se ka bërë dhjetra km në këmbë lagje në lagje, dhe fshat në fshat. Përveç mobilizimit ajo ka demonstruar edhe besimin se situata do të përballohet dhe njerëzit do të trajtohen të gjithë me kujdes. Nuk ka dyshim se vendorët e Shkodrës janë non stop...në lëvizje dhe veprim, duke filluar nga Lorenc Luka si më aktivi dhe të tjerët pas tij. Në takim me të i them: Po, ça po bani mor burrë apo lodheni...e ai si gjithmonë në humor...përgjigjet...jo, vetëm se jena lagë pak...dhe duke qeshur thotë...bien shi Bektesh, bien shi...prandaj “lene kafen” dhe dil në terren! Patjetër që edhe unë...atë kam ba. Janë qindra e mijëra foto, por dhe orë xhirimi që kam realizuar në këto ditë. Janë qindra automjete me targa Tirane dhe të ushtrisë që lëvizin kudo në Shkodër. Janë dhjetra televizione, që po ashtu, kanë veprimtarinë e tyre maksimale në Shkodër. Policia është në përforcim të plotë...dhe është për t’u habitur se mungojnë aksidentet dhe vjedhjet apo dhe ngjarjet kriminale. Është e hatashme me një mori të huajsh që kanë ardhur si me ndihma dhe vëzhgim...dhe Shkodra, vazhdon jetën e saj. Janë mbi 200 qeveritarë dhe zyrtarë nga Tirana, janë mbi 20 gazetarë nga Tirana dhe të huaj, dhe me ndoshta 30 nga Shkodra...që bëjnë një kompani i cila nganjëherë, më tepër ngatërron punë se ndreq, por që gjithsesi pasqyron realitetin. Janë mbi 800 forca ushtrie dhe diçka më pak policie me mbi 120 mjete. Janë disa dhjetra deputetë që kanë veshur çizmet dhe janë në terren, por që në fakt janë zbehur nga roli i madh i qeveritarëve në këtë drejtim. Të gjithë flasin ose mundohen të sillen si në Shkodër. Çdo qeveritar është zhveshur nga gjërat e luksit dhe sjelljet me cilësinë e “vip-it”...të gjithë janë shkrirë dhe sillen si të ...gjithë. Nuk ka mbetur qeveritar që nuk ka futur këmbët në ujë...dhe kjo ndodh për herë të parë në Shkodër...e pse jo edhe në Shqipëri. Situata është e rëndë, sepse uji nuk lëviz nga që deti është në lartësi të papara ndonjëherë, duke mos lejuar Bunën të rrjedhë lirshëm, që ta derdhi ujin e saj në Adriatik. Por ndihmat vazhdojnë me helikopter...varka dhe makina të larta ushtrie në Dajç, Anë të Malit, Bushat, Velipojë dhe Trush, por edhe vende të tjera përreth Shkodrës. Ka një “rrëmujë” interesante të projektuar...por që po funksionon në efikasitetin e procedimit antipërmbytje. Të gjithë flasin shkodrançe...dhe me sa duket po ju a ka “ënda”. Në takimet me banorë...patjetër që në veriorçe dhe në tentativë për shkodrançen e pastër, janë të gjithë ministrat...duke krijuar idenë e plotë të ditëve të gjata dhe orëve të gjata të qëndrimit me pikërisht shkodranët. Në batutat e tyre ka ... “po mor burrë” ose “mos u bani marak”...ose...a u lodhët...ose a keni hek keq...etj., etj. Zhargoni shkodran, i cilësisë më të mirë për të mos u ankuar, por për të përballur situatën, është dominues...ndoshta edhe aty ku janë seriozisht keq...shumë keq. Pa dyshim që shumë medie, kanë pasur qëllimin kryesor të gjetjes së ankesaxhinjëve dhe akuzuesve...dhe kanë gjetur, por ama ka pasur dhe prej atyre që kanë pranuar fatkeqësinë dhe kanë deklaruar se si policia dhe ushtria, pra shteti...janë përgjigjur. Ka pasur edhe prej atyre që kur ju është vënë përpara pjata e gjellës dhe buka e ngrohtësia e sigurtë...kanë deklaruar...“ja rritë dreqi nderën”...duke u penduar mbas 5 minutash për ngutjen e bërë publike në media. Ka pasur edhe pagesa nga televizione të çuditshëm...për natyrisht njerëz që si pasojë janë sjellë jo si shkodranë, por si tipa që mund të blihen. Në Shkodër...nuk është aspak në eter...bindja se qeveria ka lëshuar ujin...dhe Shkodra është mbytur. Në Shkodër pa asnjë dyshim mbizotëron mendimi se “është hera e parë që në përmbytje merren të tilla masa dhe ka një përgjigje të tillë nga shteti”. Janë dhjetra e ndoshta qindra fluturime të helikopterëve mbi Shkodër dhe janë dhjetra e qindra forcat, të cilat merren si me evakuimit të njerëzve dhe të kafshëve...apo ushqimit si për njerëzit dhe për kafshët. Shifrat e kësaj përpjekjeje janë të larta dhe ato dalin nga buletinet e ndryshme të ministrive. Njerëzit janë pa gjumë. Po duke filluar nga politikanët dhe vetë Topalli...por edhe ministrat dhe të gjithë të tjerët poshtë tyre. Në fakt askush nuk po thotë se ky është heroizëm...por në fakt po sillen si shkodranë. E kjo është më shumë se sa të marrin dekoratat e heronjve. Në Shkodër, zor se e “zen gjumi kojshinë” kur fqinji është në hall...dhe kështu që...shteti, përfaqësuesit e Shkodrës, as që bëhet fjalë se duhet dhe lëvizin..! Ka një diçka interesante...se ministrat dhe zyrtarët e qeverisë Berisha në Shkodër...janë të veshur si populli dhe po ashtu sillen. Ndoshta kjo është edhe bota e vërtetë. Ndoshta në një farë mënyre...kjo i ka detyruar të afrohen shumë me realitetin. Asgjë e keqe...u ka bërë shumë mirë. I kanë fytyrat e hequra...dikush-dikush, nuk ka pasur kohë as të heqë xhupin...sepse 12-14 orë punë...nuk të lejojnë të ndërrohesh. Por nuk ka gjë...më mirë kështu. Janë shkodranizuar, sepse përshëndesin këdo në rrugë...dhe nuk kalojnë rrugëve me eskorta që të çojnë nervat në kohë... “paqe”....ku uji nuk është në rend të parë të ditës. Patjetër që është Kryeministri Berisha që është në punë...në full time...sa edhe të tjerët mezi e ndjekin dhe kjo duket sërish në qytet, sepse kontakti i tij me qytetin dhe i qytetarëve vetë është një gjë e zakonshme. Gjithkush në Shkodër e di se janë mijëra familje që janë në hall, Janë mijëra që ju duhet dhënë ndihma. Prandaj...në punë, të gjithë në punë. Janë rreth 4800 të evakuuar dhe po ashtu vazhdojnë tentativat e kësaj natyre së bashku me shqiptarët...edhe sllovenë, grekë dhe italianë së fundmi...të gjithë si shkodranë. Të gjithë shkodranë. Por ka edhe disa që nuk do të bëhen kurrë shkodranë. Duke përjashtuar një pjesë origjine nga Shkodra për Ramën...më duhet të them...se shkodran në këto ditë, nuk mund të konsiderohet, sepse pas vetes kishte vetëm Vasilikën. Pandin dhe Erjonin...që Shkodrën nuk ka dyshim, e kanë lexuar, ndoshta dhe parë...por zor se e kanë kuptuar ndonjëherë. Shumë zor...vërtetë. Në Shkodër punojnë të gjithë për emergjencën, punon policia dhe ushtria, me ministrat dhe zëvendësministrat e tyre në krye, punojnë vullnetarë dhe qytetarë, por dhe fshatarë që i ka zënë uji, punojnë zyrtarë të të gjitha niveleve, ndihmojnë të huaj si grekë dhe sllovenë apo maqedonas dhe italianë, por ndihmojnë edhe kosovarë dhe sidomos gjakovarë me mjete dhe financa nga të gjitha drejtimet. Ndihmon UNO dhe po përgatiten projekte dhe financa të mëdha për ditët mbas emergjencës. Punojnë arsimtarë dhe mjekë e infermierë, punojnë dhe ndihmojnë disa shoqata dhe po ashtu edhe disa përfaqësi të huaja sidomos Konsullata Italiane e mobilizuar në ndihmë të plotë me në krye konsullin Stefano Margiuçio, i cili është në elementët e parë diplomatikë të interesit të madh që ka shteti mik italian për Shkodrën. Janë të gjithë forcat politike në Shkodër...që janë mobilizuar të ndihmojnë dhe bëjnë pjesën e kontributit të tyre në emergjencë...vetëm socialistët....vetëm ato...akuzojnë. Sidomos në Tiranë...dhe kërkojnë burgosje dhe vepra penale...duke mos bërë asgjë...asgjë fare, përveç se të inkriminojnë shtetin e sotëm. Afërsisht si dikur, kur e mbytnin Shkodrën nga hapja e portave pa paralajmërim edhe në qytet brenda me ujë...dhe i fiknin edhe dritat, pa i dhënë asnjë lloj ndihme. Në fakt vetëm këtë gjë dinë, me sa duket të bëjnë. Vetëm këtë...!?? Bëjnë vetëm politikë...politikë...asgjë më shumë, por edhe atë e kanë të lagur, por jo me ujin e Drinit, por me...!!?? © 2008 Gazeta "Sot" trokit ketu “Rrethimi i tretë” i Shkodrës! Written by Gazeta SOT E Marte, 12 Janar 2010 00:00 Nga Gjon BRUÇI (Reportazh i shkruar mbi gomonet e shpëtimit) Dy rrethimet e para të Shkodrës, ai i kohës së pas vdekjes së Skënderbeut dhe rrethimi i dytë gjatë Luftës së Parë Botërore, ishin rrethime të ushtrive të huaja pushtuese. Historinë e këtyre rrethimeve e kanë përshkruar kronikanët e kohës dhe e kanë studiuar e komentuar historianët e mëvonshëm. Ndërsa “rrethimi i tretë” i pllakosi Shkodrës këto ditë të para të 2010-tës, kronikën e së cilës po e përjetojnë jo vetëm shkodranët, por gjithë shqiptarët. Kësaj here, rrethimi nuk u bë prej të huajve dhe me armët konvencionale si ushtat, shpatat, topat apo mitralozat, por u bë prej barbarëve vendas dhe me armën e Ujit. Po, po, rrethim me ujë! Në realitet Shkodra, që në zanafillën e saj tremijë e ca vjeçare, e pati zgjedhur vetë pozicionin midis ujërave. Të parët që e themeluan këtë qytet, u vendosën me vetëdije e me dëshirë bri liqenit më të madh e më të bukur të rajonit. Për fatin e tyre të mirë, në pjesën jugperëndimore e juglindore të qytetit, kalonin e kalojnë dy lumenj të hatashëm, Buna e Drini, të cilët, dukje u bashkuar krijojnë një deltë të mrekullueshme bash në portat e qytetit. Si për t’ua zbukuruar më tej shkodranëve këtë pozicion të favorshëm, por edhe për t’ua balancuar peshën e volumin e ujrave të ëmbla të liqenit e lumenjve me ujra të kripura, në jo më shumë se 30 kilometra distancë prej qytetit, natyra bujare u blatoi edhe ujrat e Detit Adriatik me plazhin e famshëm të Velipojës. Të gjitha këto ujra e patën rrethuar Shkodrën jo me dallgë e valë kërcënuese, por me ujra të begatshëm për gjelbërim, për lundrim e për peshkim. Edhe një lumë kapriçioz malor si Kiri, që zbriste rrufeshëm nga Alpet Shqiptare, shkodranët duarartë e disiplinuan dhe e futën qetë, qetë në “familjen” e ujrave freskuese e gjelbëruese, që i rrinë Shkodrës përreth si një gjerdan kaltërosh ku reflektohen gjithë ngjyrat e ylberit. Zemërimi i ujrave Sapo kapërcyem pragun e vitit të ri, kur ende nuk e kishim “sosur” gjysmagjelin e qeverisë, e pamë vehten të rrethuar prej ujit. Drini plak, me volumin e vrullin e pazakontë, pasi “përlau” me vehte edhe Bunën, iu lëshua me tërbim fushave të Nënshkodrës, për t’a ndalur hovin në ujrat e Adriatikut. Nga ana tjetër, deti, që nuk i parapëlqen ngacmimet e të vegjëlve, kërleshi qimen dhe ia ktheu kundërshtarit me baticë. Liqeni i Shkodrës, kur pa se i zunë grykë-daljen, u fry dhe kapërceu sinoret e vjetra duke ia behur në qytet. Në jo më tepër se 5-6 orë, ujrat jo vetëm rrethuan qytetin e Shkodrës, por pushtuan e mbuluan gjithë ultësirën perëndimore të Nënshkodrës që nga Mjeda e Guri i Zi e gjer në derdhje të Bunës në Adriatik. Komunat Dajç, Ana e Malit, Velipojë, Bërdicë, Bushat, dhe ajo e Gurit të Zi si dhe katër lagje të qytetit Shkodër si Baçallëku, Ajasma, Livadhe, Shiroka dhe së fundi edhe Xhabije, u mbuluan me ujë. Nga raportimet zyrtare thuhet se janë përmbytur rreth 10 mijë hektarë tokë dhe 2400 shtëpi. Në këtë zonë të përmbytur prej rreth 20 mijë banorësh, gjer në ditën e nëntë të përmbytjes janë evakuuar vetëm rreth 4500 vetë (gjithnjë sipas raportimit të zyrtarëve), ndërsa nuk dihet se sa të tjerë gjenden të ngujuar midis ujrave. Pa llogaritur këtu mijëra gjedhe, bagëti të imta, shpendë shtëpiakë, dhe gjithë katandia e fshatarëve e cila po shkon drejt asgjësimit. Në zonat e bllokuara nga uji ka mundur të arrijë ndonjë telekronist i televizioneve lokalë e qendrore, të cilët na japin pamje të trishtueshme, pamje që paraqesin banorët duke u rrekur me mjete rrethanore si dërrasa e kamerdare makinash në përpjekje për të shpëtuar pasurinë e tyre të vënë me mund e me djersë. Pushtetarët aktualë, vendorë e qendrorë, me gjithë Komitetin Ndërministror që e ngritën si kofini pas të vjelit, arrijnë të çapiten gjer tek Harku i Bërdicës dhe me njërën këmbë në asfalt e tjetrën afër makinës, rreken para mikrofonëve të gazetarëve të na mbushin mendjen ne që gjendemi përpara televizorit se “gjithçka e kanë nën kontroll”. Po çfarë kontrolli? Kontroll nën ujë? Ku t’i kërkoj shkaqet e tua “Katastrofë”? Të mësuar me praninë e ujrave, qytetarët shkodranë dhe banorët e fshatrave në fjalë, në fillim nuk u alarmuan, por u gatitën si zakonisht të merrnin masat e zakonshme për kësi rastesh. Por pas disa minutash kur uji mori vrull, pyetën e morën vesh se nuk ishin reshjet e papritura, nuk ishte as “kuçedra” që kishte hapur derën e shpellës së ujit, por paskësh qenë bash Kryeministri i cili kishte urdhëruar hapjen e portave të Hidrocentraleve mbi Drin. Siç po thonë (dhe kjo duket një thashetheme i vërtetë), Kryeministri kishte marrë vetë në dorë atributet e specialistit e të drejtorit të KESH-it dhe kishte dhënë urdhër që basenet e hidrocentraleve të mbusheshin gjer në grykë. Sa më shumë ujë, sa më shumë energji. Për popull? Jo, jo, energji që të kthehej në euro e dollarë për arkën e boshatisur të qeverisë, që kryetari i saj e pat hovarda gjatë fushatës dhe në mitingjet madhështore si ai i 8 dhjetorit. Mirëpo, kur uji po arrinte buzët e sipërme të digave në hidrocentrale, e kuptoi gafën dhe urdhëroi hapjen e portave. Të nesërmen kur pa se kjo “hapje e menjëhershme e portave të H/C bëri hatanë, lëshoi piskamën: “O popull, jemi para katastrofës natyrore... Shirat e paparë ndonjëherë...ngrohja globale...eklipsi i fundit i hënës...na kanë vënë në shënjestër...Prandaj: O burrani, largohuni prej vendbanimeve, lini shtëpitë e katanditë se ua kompenson qindarkë për qindarkë qeveria ime (sigurisht me paret e tyre e jo të Kryeministrit), se ju mori...uji”. Shkurt hesapi, ikni të ikim. Të ikim, po ku të vemi? Si mund të ikë fshatari i Dajçit, i Velipojës, i Anës Malit etj., pa asnjë paralajmërim e pa asnjë mjet shpëtimi? Si mund të ikë fshatari e të lërë prapa pasurinë e tij, që e ka vënë me djersë e me mundë të pashoq? Ai nuk ka rrogë milionëshe si Kryeministri e shokët e tij, me të cilët të mund të jetojë hoteleve me pesë yje të Europës. Me pasurinë që ka krijuar aty ku lindi e trashëgoi, ai ka lidhur të tashmen e të ardhmen. Dhe këtë të tashme e këtë të ardhme po ia shkatërron Kryeministri dhe qeveria e tij gjynahqare. Katastrofë natyrore? A është vërtetë e tillë përmbytja e Shkodrës? Vetëm naivët mund t’a besojnë këtë gënjeshtër të trashë. Më të moshuarit tregojnë se përmbytja e fundit në ultësirën e Shkodrës, por kurrsesi në shkallën e tanishme, ka ndodhur në vitin 1963. Pas këtij viti e gjer në fund të viteve ‘90, liqeni, Buna, Drini dhe gjithë ujrat që “rrethonin” Shkodrën u vunë në “rresht” dhe nga ky “pozicion” ata sillnin për qytetin dhe gjithë zonën vetëm freski, gjelbërim e begati. Qindra e mijëra kilometra kanalizime përshkonin tejembanë fushën e Nënshkodrës; dhjetra e qindra prita e argjinatura disiplinonin në çdo kohë lumenjtë; dhjetra pompa e hidrovorë përcillnin ujin në det, pa shkaktuar “batica” kundërvepruese të tij. Me masat që mori pushteti i Popullit e i Socializmit i atyre viteve, fusha e Nënshkodrës, gjer atëherë një moçalishte e plot ferra, u kthye në një fushë të begatë, në një fushë të qëndisur si nga dora e piktorit. Dhe jo vetëm kaq. Mbi Drinin plak që çante furishëm malet e larta, ai sistem ngriti tre Hidrocentrale madhështorë të kalibrit Europian me të cilët jo vetëm disiplinoi e vuri në “zap” gërryesin e maleve, por edhe e ktheu atë në një gjerdan drite për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë. Nga ana tjetër, që ky “disiplinim” të ishte i shkallës absolute, krahas digave madhështore, të fuqishme e të rralla në Europë e më tej, në gjithë basenin ujëmbledhës të H/C, ashtu si në gjithë terrenet malore tej e mbanë Shqipërisë, u ngritën e mbaheshin në gatishmëri pritat malore, u ruajt e u shtue fondi pyjor, u administrua me rigorozitet gjithë pasuria që natyra na ka dhuruar bujarisht. Po sot ? Njëzet vjet të “mbretërimit” me djallëzi e poshtërsi të borgjezisë së vjetër e të re shqiptare, kanë qenë njëzet vjet shkatërrim e grabitje jo vetëm të asaj që patën ndërtuar njerëzit, por edhe pasuritë natyrale të tokës. Pangopësia e pushtetarëve të këtyre viteve, ashtu si në gjithë Shqipërinë, edhe në Shkodër gërreu pa mëshirë brigjet e lumenjve, shkatërroi e la në harresë kanalet kulluese e vaditëse të tokës bujqësore, prishi e shembi pritat e argjinaturat e lumenjve, pompat e hidrovorët, pyjet dhe kullotat malore; gjithçka të bukur e të domosdoshme për natyrën dhe për jetesën e njeriut. Dhe përse? Për fitim maksimal, për pasurim të shpejtë të një klani që e kanë shitur vehten dhe vendin te i huaji dhe te vetë djalli.. Pas Gërdecit, pas tunelit të Kalimashit dhe pas përmbytjes së Shkodrës, kush e ka radhën? Cila katastrofë na pret nga këta drejtues katastrofalë? Ja, këto janë shkaqet e vërteta të përmbytjes së tanishme e jo ato natyrore. Natyra na mban në gjirin e saj me kushtin që ta ruajmë e ta mirëmbajmë. Dhe këtë e bëjnë njerëzit normalë. Por ata që në vend të idealeve, në vend të shpirtit kanë vetëm fitimin dhe pushtetin, nuk janë normalë A duhen lënë akoma të na drejtojnë këta anormalë? Kur demagogjia dhe mashtrimi fundosen në ujë! Viti 2009, si vit elektoral, ishte një vit me ngjyra fosforeshente. Mitingje, manifestime e përurime të pashoqe mbizotëruan gjatë gjithë vitit, veçanërisht gjatë fushatës së zgjedhjeve të 28 qershorit. Për të vijuar me mitingun e madh të opozitës për votat e vjedhura, e për t’u mbyllur me mitingun festiv 500 mijë njerëzish, por edhe disa miliona eurosh të 8 dhjetorit “demokratikas”, i cili shënoi edhe kulmin e festimeve, por dhe kulmin e mashtrimeve. Festat e fundvitit, me gjallërinë e gëzimin që ato sjellin, e sfumuan paksa “gjysmagjelin” qesharak që na dhuroi Kryeministri. Por siç thamë edhe në krye, në ditën e dytë të fillim vitit, ende pa e “sosur” atë gjysmagjel të shkretë, ia behu uji i cili, nuk përmbyti vetëm tokën e Nënshkodrës e disa lagje të qytetit, por përmbyti e llangosi edhe propagandën mashtruese të pushtetarëve e qeveritarëve tanë për “rezultatet” që kanë arritur e po arrijnë drejt integrimit europian. Tullumbacja e propagandës së tyre plasi kaq keq sa nuk i mbeti as “rrëfanga” (pjesa e fundit ku fëmijët lidhin spangon për ta mbajtur tullumbacen në dorë). Disa pushtetarë qendrorë, madje sot (datë 11 janar) së bashku me Kryetarin e tyre, kanë mbërritur në Shkodër, në përpjekje për të menaxhuar situatën të cilën e “krijuan” vetë. Por asnjeri prej tyre nuk e ka kaluar Harkun e Bërdicës, apo cepin e asfaltit dhe që nga ky “pozicion” menaxhojnë me fjalë e me propagandë boshe situatën. Asnjeri nga këta pushtetarë qendrorë, por dhe të tjerë si ata e më poshtë, ndonëse prononcohen nëpër televizione, nuk thonë asgjë të saktë, sepse të dhënat ata i kanë me rrumbullakosje, ashtu siç i marrin nga ushtarët, ose nga ndonjë gazetar “ i krisur” që kuturis të shkojë me gomone apo syla (varka) metalike gjer tek të ngujuarit. Të vetmit që po punojnë me përkushtim maksimal në këtë situatë janë ushtarët. Por ata janë të paktë dhe për më tepër me mjete të pakta operacionale. Mjetet moderne për evakuim e shpëtim ende nuk u kanë ardhur nga NATO, ndonëse janë anëtar të devotshëm të saj. Krahas ushtarëve gjenden edhe mjaft gazetarë, sidomos ata që nuk ia përtojnë qeverisë, duke na dhënë pamje e intervista reale nga vendet dhe njerëzit e ngujuar, të cilët po kullandrisen me mjetet e tyre rrethanore, në pritje të ndihmës së Komitetit të famshëm Ndërministerial, që vetëm emrin ka në letër. Nga kronikat e gazetarëve marrim vesh se në shumë pika të bllokuara në Obot, në Dajç apo dhe në Bërdicë, gjer tani (dita e nëntë) nuk ka mbërritur askush nga autoritetet vendore apo qendrore, qoftë dhe për t’i përshëndetur e për t’u dhënë një gotë ujë, burimet e të cilëve janë nakatosur me ujët e përbaltur të përmbytjes. Pyetjes së gazetarëve se përse hezitojnë të evakuohen, të ngujuarit pranë shtëpive të tyre u përgjigjen: - Kujt t’ia lëmë shtëpitë dhe bagëtitë? Apo të na i vjedhin?! Kjo përgjigje e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë i nxjerr kallajin “menaxhimit perfekt” që qeveritarët reklamojnë se po realizojnë. Mjafton të kujtojmë se jemi në ditën e nëntë të përmbytjes dhe deri tani është realizuar vetëm evakuimi i gjysmës së popullsisë që duhet të evakuohet (gjithnjë sipas shifrave zyrtare). Po bagëtia, po pasuria, po orenditë shtëpiake, po mjetet e punës, po baza ushqimore etj., për të mos folur pastaj për të mbjellat që kanë shkuar e po shkojnë në det. Atëherë, për çfarë menaxhimi bëhet fjalë? Për menaxhim në fund të ujit? Një gjë po e realizojnë pushtetarët dhe opozitarët: gjoja luftën “pa kompromis” kundër njeri-tjetrit. Kjo luftë ka dalë tani në terren, madje ka ardhur këtu afër vendit të përmbytjes, ku të dy palët kanë ngritur shtabet e tyre paralele të emergjencës, për të vijuar...debatin parlamentar. Dhe në vend të veprimeve praktike për përballjen e situatës, të ngujuarit, të përmbyturit detyrohen të dëgjojnë replikat e politikanëve. Dhe kjo nëse kanë drita dhe u ka mbetur ndonjë televizor pa u kredhur në ujë. Ku po shkojmë?! Një gazetar analist, në një nga debatet televizive të këtyre ditëve, pyeti ministrat Basha e Ruli: “Si shpjegohet që qeverisë tuaj në një hark kohor jo të gjatë i ndodhin tri skandale: I shpërthen Gërdeci, i shembet tuneli dhe i përmbytet Shkodra”?! Ministrat në fjalë e kapërcyen pyetjen duke e konsideruar tendecioze. Por e vërteta është se ata, edhe po të duan, nuk mund t’i japin përgjigje asaj pyetje. Përgjigja e saj mund e duhet të jepet atje, në bangën ku të pyesin për emrin e mbiemrin. Por ajo bangë është larg për politikano-pushtetarët tanë. Ndonëse jo e paarritshme. Por përgjigja e pyetjes së mësipërme dihet. Siç kemi përmendur edhe më parë në këtë gazetë, në krye të punëve, në krye të pushtetit e të politikës sonë ka ardhur një klan, një klasë, apo një superklasë e cila, siç thotë sociologu amerikan Christofer Lasch: “....është një komunitet bashkëkohorësh, kredoja e të cilëve është konsumi i menjëhershëm i kohës, i natyrës, i kursimeve, i pasurisë sociale. Është një klasë e cila horizont të vetëm të papërgjegjshmërisë së saj ka vetëvrasjen”. (SUPERKLAN, Kush e komandon ekonominë botërore, faqe 33 ). Vetëvrasja e kësaj klase drejtuese, kopjen e së cilës e kemi midis nesh, është e pashmangshme në perspektivë. Por sot për sot, me veprimet e mosveprimet e tyre po na vrasin ne qytetarëve të thjeshtë. Për hir të fitimit maksimal dhe pasurimit të shpejtë, kjo superklasë e jona, e vënë edhe në shërbim të superklasës “veterane” të Europës e më gjerë, është gati të na pjekë e të na djegë, të na mbytë e të na përmbytë me gjithçka, jo vetëm ne qytetarëve, por edhe vetë vatanin ku jetojmë e trashëgojmë me mijëra vjet. Fatkeqësisht sot shumë shqiptarë, me sytë e mbyllur e veshët e taposur rendin pas liderëve karizmatikë si Berisha, Nano, Rama etj., me bindjen e verbër se ata janë njerëz të zot, se janë njerëz të aftë, se janë patriotë të devotshëm etj. Në aparencë kështu duket hesapi. Nëse marrim për bazë përbetimet për popullin dhe vendin, ata dalin automatikisht në majë të piramidës shoqërore e shtetërore. Por në gjykofshim nga “veprat”, që kanë realizuar në këto dy dekada, vendi i tyre nuk mund të jetë as në fundin e kësaj piramide. Dhe jo vetëm këta liderë kryesorë, por gjithë klani, klasa, apo superklasa politiko-shtetërore e sotme në vendin tonë, superklasë që me dredhi e poshtërsi ka mbërthyer në mënyrë mafioze gjithë frenat e vendit, karrocën e të cilit po e çojnë drejt humnerës. Nëse ka akoma qytetarë të ndershëm, që besojnë e mendojnë ndryshe nga këto që thamë, atëherë po e mbyll me një përrallë të vogël : “Një budalla i mençur, (krahinën nga ishte nuk po ia them ), u ul të flinte në mes të pyllit. Një ujk i uritur, që kaloi aty pranë, e pa njeriun tek flinte dhe pasi lëpiu buzët, nisi ta hante nga prapa. Budallait të mençur doemos i doli gjumi, e pa se ujku po e hante, por ngushëlloi vehten me fjalët: “Bane zot andërr”. Morali i përrallës nuk don koment. Përfundimi: A nuk na mjaftojnë tre skandale, tre krime qeveritare të shkallës sipërore si: Gërdeci i Vorës, Tuneli i Kalimashit dhe Përmbytja e Shkodrës, skandale e krime që rrodhën nga pangopësia për fitim e superklasës sonë drejtuese? Çfarë duhet të presim të ndodhë tjetër që të kuptojmë se ne qytetarët shqiptarë nuk kemi instaluar demokracinë, por me duart tona, me votën tonë, me qëndrimin tonë pasiv e në mjaft raste edhe mbështetës, kemi instaluar një shtet e pushtet mafioz i cili na ka vënë në pikëpyetje jetën dhe prosperitetin tonë si vend, si popull e si komb? E vetmja mënyrë e mundësi për të dalë nga ky udhëkryq ku na kanë futur, fatkeqësisht edhe me ndihmën tonë, është mobilizimi i qytetarisë së ndershme e patriote për t’i dalë ballas e thënë ndal së keqes, të cilën po e lamë të “lulëzojë” edhe më tej, do të na zhbëjë si popull e si komb. Duke imituar Rilindasin tonë të madh, A. Z. Çajupi, përkundrejt situatës që po përjetojmë sot, do mund të shkruanim: “Shqiptar, mos rri i heshtur, shqipëtar/ Nuk është koha për të fjetur, mor qyqar/ Fare hapur po të tallin, si jesmen / Pas kurrizit po t’a kallin, derdimen.../ Jetës tënde dili zot, me guxim/ Nga të tjerët mos prit kot, miku im/ Mos lejo me ty të tallen, të kam xhan/ Kush të tall, martoja Hallën, JE SOVRAN....”. © 2008 Gazeta "Sot" trokit ketu Përmbytjet, “fundosja” politike e Ramës » Vendosur: 12/01/2010 - 08:47 • Arben Vata Një nga të këqijat më të mëdha të politikës dhe medias gjatë viteve të tranzicionit në Shqipëri, është se përfaqësuesit e saj vrapojnë të drejtojnë gishtin mbi fajtorët dhe shkaktarët e tragjedive apo fatkeqësive të ndryshme natyrore, menjëherë sapo ato ndodhin. Kështu ndodhi për fat të keq edhe me përmbytjet masive të këtij fillimviti në ultësirën perëndimore të vendit, ku politikanë dhe gazetarë të mediave të ndryshme u rreshtuan në llogore për të sulmuar njëri–tjetrin. Sërish për fat të keq, duke krijuar një atmosferë dhe klimë të nderë dhe aspak të nevojshme për momentet delikate që po përjeton vendi. Por, duke qenë se nuk është as e para dhe as e fundit herë që ndodh, kjo nuk është se ka shumë ndikim në opinionin publik. I cili, mëse njëherë është “mësuar” që rezultatet e hetimit që duhet të dalin nga institucionet e specializuara, i sheh të shpallura si direktiva politike nga partitë apo grupimet mediatike, prej të cilave supertohen vazhdimisht. Pavarësisht përpjekjeve partizane të ndonjë gazetari apo media, apo edhe partive politike që historikisht kanë kërkuar të shtojnë kapitalet politike duke shfrytëzuar tragjeditë apo fatkeqësitë natyrore, me siguri që jo vetëm organet kompetente, por edhe qeveria do të bëjë analizën e kësaj situate dhe shkaktarët që çuan në këtë gjendje do të përgjigjen administrativisht ose edhe para ligjit. Krahas aspektit teknik, përmbytjet në ultësirën perëndimore të vendit, po nxjerrin në pah edhe zhvillime të tjera politike, të cilat edhe pse po stimulohen nga opozita ka shumë gjase që t’i kthehen asaj në boomerang. Pa dashur të pozicionohem në rolin e specialistit, kjo që ndodhi nuk mund të jetë përgjegjësi e ministrit Prifti (pasi shpjegimet dhe angazhimi i tij publik ka qenë i qartë dhe konkret). Ndaj dhe këmbëngulja e opozitës për të kërkuar që në krye të herës dorëheqjen e Priftit, realisht jo vetëm që nuk do të ketë rezultat, por përkundrazi, i shkakton të majtës një hendek tjetër të madh, më të madh ndoshta sesa hapësira e pafund me ujë e krijuar në ultësirën e nën Shkodrës. Nga ana tjetër, përpjekja e opozitës për të fshikulluar qeverinë në përpjekjet e saj për të përballuar situatën e krijuar, përkundër asaj që synon opozita, po krijon efektin e kundërt te qytetarët, jo vetëm në Shkodër e Lezhë, por në gjithë vendin. Së pari, duket qartë se sulmi i opozitës këtë herë nuk ka për shënjestër Berishën, por Ilir Metën dhe njerëzit e tij në qeveri. Përmbytjet janë sebepi që Edi Rama të hakmerret ndaj Ilir Metës, pse ky hyri në qeveri me Berishën, apo pse nuk iu përgjigj kërkesës së Ramës për të tentuar një qeveri të së majtës me vota të blera nga deputetët e PD. Një logjikë e qetë e pranon si të vërtetë atë që përjetuam të gjithë; që dhjetori në ditët e tij të fundit u shoqërua me një klimë të çuditshme; borë-shi dhe në limitet e fundit të vitit me një ngritje të papritur të temperaturave që shkaktuan shkrirje të menjëhershme të dëborës në Alpe. Kjo nuk zhvesh nga përgjegjësia askënd që mund të jetë fajtor, por nisur nga kjo dhe nga deklaratat zyrtare të Priftit për zbatim me rigorozitet të rregullores, të paktën për momentin përgjegjësia e tij nuk është e provuar. Ndaj dhe turra-vrapi i Ramës dhe njerëzve të tij për të drejtuar gishtin te Dritan Prifti, tregon realisht inatin e madh që PS dhe kryetari i saj kanë për Ilir Metën dhe LSI. Për të vërtetuar këtë mjafton të përmendim së paku tragjedinë e Gërdecit, e cila ishte një moment që mund të shfrytëzohej nga opozita e përçarë, për t’u rigrupuar kundër qeverisë. Një aksion në fakt që u inicua nga Ilir Meta, por nuk u përkrah nga Edi Rama, që priste koncensionet e Berishës për ligjin e ri elektoral, që u shkrua nga njerëzit e Ramës dhe synonte “fundosjen” politike të Metës, qysh në zgjedhjet e 28 qershorit. Parë në këtë prizëm, kjo përpjekje e Ramës jo vetëm që e distancon edhe më tepër PS me LSI, por forcon edhe më shumë nevojën për bashkëpunim të PD me LSI për zgjedhjet lokale të vitit 2011, por sigurisht në një afat të gjatë të lajmëruar nga liderët e dy partive qeverisëse. Kjo klimë, mesa duket po gjen pasqyrim jo vetëm në drejtimin e këtyre partive, por edhe në elektoratin e tyre, të cilat e shohin këtë ngjarje si mundësinë e një solidariteti më shumë për t’u bashkuar ndaj Edi Ramës dhe siguruar një qeverisje të qëndrueshme. Nga ana tjetër, me përshkallëzimin e klimës politike në këto ditë fatkeqësie kombëtare, Rama po i hedh ujë të ftohtë shpresave për kompromis me qeverinë dhe në vend të lëshimeve të shpresuara nga Berisha, me siguri prej tij mund të marrë përgjigjen standarde; qeveria dhe parlamenti nuk mund të dalin mbi gjykatat dhe të hapin kutitë e 28 qershorit. Së dyti, ajo që duket sheshit prej të gjithëve dhe që prej opozitës nuk është e moralshme të instrumentalizohet në sensin negativ, është angazhimi total dhe efikasiteti i qeverisë në trajtimin e kësaj fatkeqësie. Memoria e të gjithëve është ende e freskët edhe në lidhje me reagimin e shpejtë dhe të gjithanshëm të strukturave të qeverisë dhe të shtetit pas tragjedisë së 15 marsit në Gërdec. Po ashtu, edhe impenjimi qeveritar dhe shtetit në përgjithësi, me rastin e përmbytjeve është shembullor dhe kjo është një çështje për të cilën qeveria Berisha nuk mund të kritikohet prej askujt. Pavarësisht se dikujt mund t’i duket mediatikisht e bezdisur, dalja e pandërprerë e Kryeministrit dhe kabinetit, Presidentit, Kryetares së Kuvendit në zonat e përmbytura, është shenjë që tregon se strukturat e shtetit dhe qeverisë janë pranë njerëzve për t’i ndihmuar, dhe jo për t’u shfajësuar përpara tyre për atë që ndodhi. Edhe pse disa media kanë treguar kujdesin e pritur për të “qethur” apo “rregulluar” deklaratat e banorëve të përmbytur, askush prej tyre nuk e ka fshehur apo tjetërsuar të vërtetën, që njerëzit atje, pavarësisht bindjeve politike kanë pasur rastin që të provojnë se kjo është një qeveri e shërbesave. Edhe pse realisht “fati” nuk e ka ndihmuar fort kryeministrin Berisha në detyrën e tij që në vitin 2005 (kujtojmë thatësirën dhe krizën e dritave, Gërdecin, shembjen e tunelit të pahapur në Kalimash dhe së fundi përmbytjet), askush nuk mund ta kritikojë kryeministrin si të pa përgjegjshëm dhe anti-human, në fakt cilësi që janë vënë re në qeverisjet e mëparshme në vend. Edhe nëse qeveria e tij është fajtore për këtë situatë, prapëseprapë, shqiptari e ka zakon të solidarizohet dhe bashkojë forcat dhe energjitë për të kaluar situatën e rëndë dhe më pas kur gjërat të jenë qartësuar në terren, të përcaktohen sigurisht edhe shkaktarët. Por nëse nxitojmë menjëherë që t’u vëmë emrin atyre që në fillim, vetëm sa e paragjykojmë procesin e hetimit dhe analizën për këtë situatë, e cila është komplekse dhe nuk lidhet me një ditë të caktuar Marre prej Gazeta Panorama Online trokit ketu [ Edited Wed Jan 13 2010, 08:51am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Në Obot, ku banorët flejnë me lopët dhe refuzojnë evakuimin, rritet alarmi në qytet » Vendosur: 12/01/2010 - 08:39 Nga të dërguarit tanë, Ferdinand Dervishi, Ridvan Dibra Po të niset për në Obot, nga Ura e Goricës, 1 km pa shkuar në postën e kufirit të Muriqanit, një varke me motor të vogël i duhen më shumë se 20 minuta përpëlitje për të mbërritur. Sepse syprina e fryrë e Bunës duhet të çahet në drejtim të kundërt të rrjedhës. Një tjetër telash është të arrish të gjesh një mjet të tillë lundrues. Ushtarakët dhe policia, që nisen nga aty për të furnizuar me ushqime, apo për të bërë evakuimin e banorëve të zonës së përmbytur të Nënshkodrës, refuzojnë kategorikisht të na marrin përsipër, ndërsa privatët të heqin mënjanë e të bëjnë një pazar të kripur, ku oferta prej 1 mijë lekësh të rinj, të propozuar, të bën me turp teksa në fytyrën e barkaxhiut vëzhgon përvijimin e beftë të refuzimit kategorik. Duhen më shumë të holla. Por kur barka nis të çajë përpara me vështirësi rrjedhën e Bunës, mes erës e sqotës, një të ftohti që sikur dhjetëfishohet në njëqind metrat e para, kur një lëvizje e gabuar e trupit mund ta përmbysë atë e të lëshojë në brendësi të lumit brisk të ftohtë gjithë përmbajtjen e saj njerëzore drejt një shpëtimi të pasigurt nga vdekja, atëherë gjithçka bëhet më serioze dhe sasia e kërkuar dhe e paguar e të hollave duket krejt normale. Ndërsa mendimi më i parë, që të vjen në mend, pa sosur ende në Obot, ku prej më shumë se një jave, një pjesë e banorëve vazhdojnë të mos largohen nga shtëpitë e rrethuara nga uji, është: Nga ku dreqin vjen gjithë ky ujë paanë, pamat e pambarim në këtë kohë krize globale për ujin e ëmbël?! “S’ikim pa u futur uji në shtëpi” Shtëpia e parë ku barkaxhiu na çon duke manovruar mbi gati 1.5 metër ujë mes pemëve e gardheve të fshatit me qëllim që të mos dëmtojnë helikën e motorit, është ajo e 57-vjeçarit Fran Fati. Në oborr duket një barkë e njëjtë si ajo që po përdorimin, ndërsa ujit i duhet edhe një pëllëmbë të futet në brendësi të dhomave. Vetë Frani ka veshur një kostum plastik deri në gjoks, pasi duhet të shkarkojë dy thasë me misër kokërr për bagëtitë, që gjenden në brendësi të barkës tjetër. Gjithsesi e lë këtë punë dhe afrohet. “Nuk ka asnjë lidhje me mua kuptimi i mbiemrit që trashëgoj. Sepse nuk kam fat. Hapni sytë dhe më thoni se ku është...”, ishte përgjigja e Franit për pyetjen e parë të bërë. Shtëpia e tij, që e ndan me gruan dhe pesë anëtarë të tjerë të familjes, përbëhej nga dy dhoma dhe një kuzhinë. Njëra nga dhomat ishte boshatisur për të strehuar dy lopët, që përbënin pasurinë më të madhe të familjes. “Shtëpinë e kam nisur mbi një metër e gjysmë bazament, se kjo zonë gjithmonë përmbytet, por hauri i bagëtive është i ulët. Kështu që për t’u shpëtuar jetën i morëm në shtëpi”, rrëfen e shoqja, Shaqja, që ka vendosur të mos i ndahet Franit dhe të bashkohet me pjesën tjetër të familjes, tashmë të strehuar ndër miq. Familja e Fran Fatit e ka shpërnguljen e tretë në 30 vjet këtë të bërë pak ditë më parë. Sepse më 1979, pas tërmetit që rrafshoi Obotin dhe zonat përreth, ai ishte ngjitur të jetonte në kodër, në Oblikë, ku shteti kishte ndërtuar banesa të reja për të gjithë banorët e zonës që përmbytej nga Buna. Por pas vitit 1990 Frani dhe të tjerët kishin zbritur sërish në buzë të Bunës, në pronat e trashëguara të të parëve të tyre. “Zbritëm sepse këtu kishim tokat e trashëguara. Në Oblikë ishim ngushtë, shtëpitë ishin pranë e pranë, pastaj toka nuk ishte jona. Prishëm shtëpitë dhe me materialin e tyre ndërtuam të rejat pak a shumë aty ku i kishim pasur më 1979. I ngritëm mbi bazamente guri apo betoni, sepse kjo është një zonë që përmbytet. Unë mbaj mend njëzet ujëra në Obot, por si këtë radhë nuk na ka ndodhur”, rrëfen Frani. Sipas tij, i gjithë dëmi ka ndodhur sepse askush në fshat nuk e dinte se përmbytja do ishte e një kategorie të ngjashme. “Ishim mësuar me përmbytje. Edhe këtë radhë kur pamë ujin që doli përmbi rrugë atje tej, në Muriqan, ku ju u nisët me barkë, kujtuam se nuk do të kishte një ngritje të menjëhershme të nivelit. Prandaj nuk larguam asgjë. Mbetën edhe veturat (tregon me gisht një të fundosur, që i duket vetëm pjesa e sipërme) e traktorët. Sepse uji erdhi natën, papritur. Jemi përmbytur për 24 orë”, vazhdon rrëfimin banori i fshatit më ekstrem në Shqipëri. Ndërsa arsyet përse nuk evakuohen, si pjesa më e madhe e fshatit, janë të pabesueshme. “Nuk lëvizim që këtu nëse uji nuk do futet brenda. Na vjen keq për bagëtinë, sepse këtu kemi ushqimin e tyre. Ja sot na kanë sjellë misër. Por lopët nuk duan të hanë vetëm misër. Ah, po na u fut uji në shtëpi do lëvizim pastaj. Do marrim në telefon ushtrinë, apo miq e shokë, që do vijnë të na marrin me gjithë bagëtinë. Për shtëpinë pastaj, ç’fat të ketë...”, gjykon situatën Fran Fati duke na përcjellë e bërë gati të kalojë edhe një tjetër natë pa gjumë në shtëpinë që tashmë e ka ndarë me dy lopët, dy kafshët e uruara, që përbëjnë biznesin e vetëm të familjes edhe pse një litër qumësht e shesin për vetëm 30 lekë, një shifër shumë më e ulët se sa çmimi në treg i një litri ujë të ambalazhuar. Biznesi “i djegur” Jo më tepër se 50 metër më tej shtëpisë së Fran Fatit, në një tjetër banesë, që sërish uji e ka kursyer për 20 centimetra, shfaqet një familje më e plotë, burri, gruaja, dy fëmijë të mitur dhe si kudo, një barkë e parkuar në oborr, si të ishte autoveturë. Është pothuaj errësirë dhe barkaxhiu, duke na vënë nën urdhrat e veta, nuk ndalon. Shkon më tej, tek shtëpia e një tjetër banori të Obotit, për të cilin thotë se ka humbur dhjetëra-mijëra euro nga biznesi i vet. Në fakt i zoti i shtëpisë, tashmë me një pëllëmbë ujë mbi dysheme, gjendet në banesë. Quhet Florian Franaj, emigrant në Itali prej 12 vitesh. Barka e shtyn derën kryesore të shtëpisë së tij dhe e hap. Në të dyja anët, në oborr, por edhe në bahçe, duket qartë edhe lloji i biznesit të rrezikuar të Florianit. “Jam emigrant në Pistoia të Italisë prej 12 vitesh dhe zanati i vetëm që mësova, duke punuar fort, është ai i kultivimit të bimëve dekorative. Kam 6 vjet që investoj për të ndërtuar të njëjtin biznes këtu në Shkodër, por siç e shihni, ka të ngjarë që gjithçka të shkojë dëm nga përmbytja”, rrëfen emigranti duke treguar me dorë bimët dekorative të zhytura në ujë. Sipas rrëfimit të Florianit, ai kishte rreth 6 vjet që investohej në këtë biznes. “Siç e shikoni shtëpinë e kam të vjetër. Nuk e bëra të re sepse në Itali një njeri i mençur më tha që të ndërtoja në fillim një biznes, pastaj ky do më sillte shtëpinë e shumë të mira të tjera. Ndërsa e kundërta nuk do më sillte asgjë. E dëgjova dhe kam hedhur afërsisht 90 mijë euro në këtë biznes sepse kam sjellë nga Italia 120 mijë fidanë. Në dhjetor 2009, për Krishtlindje mora edhe familjen, pasi kisha vendosur që në fillim të këtij viti të merrja lejet e licencat e duhura dhe të nisja biznesin zyrtarisht. Lulet apo bimët e kanë mbyllur ciklin e vet, që është rreth 6 vjet, dhe janë gati për shitje. Por tani unë i rrezikoj që të gjitha. Sepse në Itali ndërkohë kam bërë edhe pak shkollë. Shkollë që thotë se këto bimë nuk mund të durojnë më shumë se një javë në ujë. Dhe nëse të gjitha do të shkatërrohen, atëherë unë do i them lamtumirë një fitimi prej afërsisht 380 mijë eurosh”, përmbyll gjykimin e vet emigranti që tentoi të ndërtonte biznes në fshatin e tij të lindjes. Në kthim errësira e bën më të frikshme syprinën e ujit. Tek tuk në ballkonet e shtëpive të Obotit shfaqen silueta të mbledhura nga të ftohtët. Janë familjarë apo vetëm rojet e tyre. Në portën e një banese ushtarët kanë varur një bukë që ende pret të zotin ta marrë, në një ballkon shquhet një qen leshator i bardhë ndërsa ca më tej një tjetër barkë duket të kthehet drejt tokës të fortë, sepse shtigjet mes pemëve e gjerdheve të Obotit nuk mund të çahen natën. Pas, një numër i pacaktuar njerëzish do të gdhihen pa energji elektrike e pa ngrohje, apo do flenë në këmbë, në krah të lopëve, me njërin sy të hapur për të vëzhguar se mos niveli u ujit papritur rritet. Psikologët e shkollave pranë të evakuuarve Ministria e Arsimit ka urdhëruar Drejtorinë Rajonale të Arsimit në Shkodër që të marrë masat e duhura për hartimin e programeve përkatëse për asistencën në qendrat e pritjes së komunitetit të evakuuar me psikologë të shkollave të mesme të këtij qyteti. Këta të fundit do të asistojnë me ndihmesën e tyre, kryesisht me fëmijët, por nëse do të jetë e nevojshme edhe me të rriturit. Aktualisht, fëmijët e strehuar në ambientet e siguruara nga Bashkia e Shkodrës do të frekuentojnë shkollat më të afërta për të mos mbetur pas në procesin arsimor. Pjesa më e madhe e familjeve janë sistemuar pranë konvikteve të shkollave industriale dhe në ambientet e hotel “Rozafës”. Lezhë, policia: Qarri vdiq ndërsa priste dru LEZHE – Policia e Lezhës reagoi dje për vdekjen e një 32-vjeçari në Kunë të Lezhës. Sipas njoftimit zyrtar të saj, Gëzim Qarri, nuk humbi jetën në këtë zonë duke larguar pemët e rëna nga përmbytja pak kohë më parë. Burimi citon se Qarri vdiq pas kontaktit me një përcjellës elektrik në kohën kur ai po tentonte të shkulte një pemë, për ta shfrytëzuar për dru zjarri. “Nga veprimet hetimore rezulton se viktima kishte dalë nga banesa e tij për të mbledhur dru zjarri kur papritur ka rënë në kontakt me një percjellës elektrik të zhveshur të linjës Kune–Shëngjin, i cili gjendej në tokë i këputur. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Lezhës si rast aksidental”. Marre prej Gazeta Panarama Online trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 3 4 5 6 7 8 9 | |
Powered by e107 Forum System