Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Rreth Shkodrës dhe për Shkodrën |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Permbytjet dhe rreziku i pembytjes te Shkodres !!! |
Go to page 1 2 3 4 5 6 7 8 9 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Jo politizimit të përmbytjes, po gjendjes së jashtëzakonshme » Vendosur: 12/01/2010 - 08:47 • Zef Preçi* Fatkeqësia natyrore e përmbytjes nga ujërat e lumenjve Drin dhe Buna, në ultësirën perëndimore të Shkodrës dhe ditët e fundit edhe në lagjet periferike të këtij qyteti, kanë sjellë në vëmendjen e opinionit publik një sërë problemesh të natyrës teknike, juridike, politike, institucionale, etj E përbashkëta e këtyre problemeve mbetet një: shkalla e zbatimit të ligjit, si përgjegjësia kryesore e institucioneve ligj-zbatuese të shtetit shqiptar. Me këtë nuk dua të them se është koha të politizohet një fatkeqësi natyrore (siç edhe po ndodh për ditë, për fat të keq). Përkundrazi, mendoj se është momenti që të hidhet vështrimi në përmbajtjen e kësaj fatkeqësie, d.m.th të analizohet funksionimi i sistemit në tërësi dhe të evitohet përdorimi politik i pasojave te saj. Le t’i marrim disa nga problemet me radhë. Së pari, menaxhimi i ujërave të rezervuarave të hidro-centraleve që janë ndërtuar deri më sot mbi kaskadën e lumit Drin. Sipas mendimit tim, është e padobishme, e dëmshme, dhe djallëzore të hedhësh baltë mbi energjetikën-sektorin e vetëm të ekonomisë reale të trashëguar nga periudha socialiste që ka mundur të mbijetojë dhe po funksionon edhe sot e kësaj dite. Dhe kjo për shkak se investimet në energjetikën shqiptare janë realizuar kryesisht në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar dhe pavarësisht se mbas vitit 1990, shteti nuk ka mundur të investojë në vepra të reja, rehabilitimi dhe modernizimi i atyre ekzistuese ka thithur qindra milionë euro. D.m.th është kryer rinovimi elektro-mekanik i tyre dhe janë konkurruese edhe në ditët tona. Mbi të gjitha, energjetika është ndoshta sektori i vetëm që ka të punësuar me dhjetëra teknikë e inxhinierë, që në “biografinë” e tyre numërojnë dy a tri dekada pune pa ndërprerje në Koman, Fierzë, e Vau Dejes. Këtyre duhet t’u jemi mirënjohës për mirë-funksionimin e hidrocentraleve edhe në këto ditë me reshje të shumta dhe të zgjatura shiu, bore e breshëri në mbarë Evropën. Ndërsa paniku për rrezikun e çarjes së digave, besoj se është tejkaluar mbas sqarimeve të përgjegjshme të projektuesit të mirënjohur të digave F. Hoxha, ish-drejtuesit të respektuar të sektorit energjetik L. Pjetri, dhe të një numri ekspertësh të tjerë, të njohur në vend. Mund të thuhet pa mëdyshje se edhe gjatë dy-tre muajve të fundit të tre hidro-centralet e kaskadës së Drinit janë mbajtur në një regjim normal pune, të bazuar në rregullat teknike përkatëse dhe se çdo koment tjetër, të paktën në nivelin e sotëm të informacionit zyrtar dhe të analizës, nuk përbën gjë tjetër veçse një përpjekje për të nxjerrë përfitime politike nga pasojat e derdhjes së ujit si përmes shfrytëzimit të plotë në nivelin historik më të lartë të rendimentit të turbinave të këtyre hidro-centraleve, ashtu edhe shkarkimeve të paevitueshme të tepricave të ujit përtej limiteve të përcaktuara në atë rregullore. Pavarësisht kësaj, mendoj se duhet mbështetur dhe inkurajuar çfarëdo nisme e Prokurorisë së Republikës për hetimin e menaxhimit të rezervave ujore të vendit, ashtu sikurse edhe analizat e thelluara mbi menaxhimin nga KESH-i të burimeve hidrike në kaskadën e Drinit nga ana e Ministrisë së Ekonomisë, Energjetikës dhe Tregtisë. Komunikimi mediatik i kësaj ministrie gjatë gjithë kohës mendoj se ka qenë në nivelin e duhur institucional, duke mundësuar informimin transparent jo vetëm të publikut, por edhe të qarqeve politike të interesuara. Së dyti, situata e rëndë në komunat e përmbytura dhe në lagjet periferike të qytetit të Shkodrës sjell në vëmendjen e opinionit publik një numër problemesh që kanë të bëjnë me ndërtimet e shtëpive të banimit në zona të palejueshme nga fshatarët e këtyre zonave; me investimet publike për mirëmbajtjen e argjinaturave mbrojtëse dhe të rrjetit kullues përkatës; me zbatimin e investimeve për pengimin e erozionit në rajonet malore të vendit, me sistemimin dhe rehabilitimin e grykë-derdhjes së Bunës, etj. Nuk është vështirë për të konstatuar se procesi i legalizimit të ndërtimeve informale, për fat të keq, ka përshpejtuar okupimin prej tyre të zonave periferike të qytetit të Shkodrës, duke përfshirë edhe bregun e liqenit. Nuk është vështirë për të kuptuar se shumica e banesave të reja në fshatrat e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë janë ndërtuar në “tokën e bukës”, d.m.th atje ku deri dje, sa për shkak të kontrollit të rreptë të regjimit, por edhe për shkak të fatkeqësive natyrore si këto që po përballemi sot, ishte e ndaluar ndërtimi i tyre. Nuk është vështirë për të kuptuar se prej disa vitesh investimet publike në përmirësimin e rrjeteve kulluese, në forcimin e mbrojtjes nga erozioni, thellimin e shtratit të lumenjve dhe vërshimet e papritura të tyre, në mos janë në nivele modeste, janë ineficiente dhe në shpërndarjen e tyre ka mungesë transparence dhe korrupsion. Nuk është vështirë për të kuptuar se pushteti vendor, në kushtet e mungesës së kapaciteteve njerëzore, materiale e monetare dhe të mosnjohjes së detyrimeve të veta ligjore, në një situatë të tillë vazhdon të jetë pasiv dhe plotësisht i “eklipsuar” nga prania e gjerë e autoriteteve qendrore në menaxhimin e situatës së fatkeqësisë së përmbytjes aktuale në Shkodër. Kështu që në këtë këndvështrim mendoj se të gjitha institucionet ligj-zbatuese të vendit janë drejtpërdrejt ose tërthorazi bashkë-përgjegjëse për situatën e krijuar dhe nëse mbas kapërcimit të saj nuk do të kryhen analizat e duhura dhe marrja e përgjegjësive përkatëse, janë të gjitha gjasat që vendi të mbetet i ekspozuar përballë fatkeqësive të reja në të ardhmen. Gjithashtu, nuk është vështirë për të kuptuar se edhe moti është çrregulluar prej disa vjetësh dhe stinët e vitit nuk janë më qartësisht të dallueshme si dikur… Mjafton të ndjekësh lajmet që vijnë gjatë këtyre ditëve për fatkeqësi të ngjashme në Bosnjë apo mbi motin e keq në Evropë, Amerikë apo në kontinentet e tjerë. Së treti, për kapërcimin e situatës, mendoj se nuk është e mjaftueshme ç’vendosja e qeverisë dhe opozitës në zonat e përmbytura. Kjo mbasi përmasat e përmbytjes dhe paqartësitë mbi kohëzgjatjen e saj bëjnë të domosdoshme vendosjen edhe “de jure” të gjendjes së jashtëzakonshme në Prefekturën e Shkodrës, sikurse sugjeroi këto ditë ish-kryeministri socialist Pandeli Majko. Kjo jo thjesht në zbatim të kuadrit ligjor përkatës në fuqi, por edhe për një menaxhim më të mirë të burimeve në dispozicion, angazhimin më të drejtpërdrejtë të Kuvendit të Shqipërisë në rishikimin e buxhetit të shtetit për vitin 2010 dhe vënien në dispozicion të kësaj prefekture të fondeve përkatëse për ndihmën emergjente të banorëve të evakuar dhe për rehabilitimin e zonës mbas kapërcimit të fazës së emergjencës; për bashkë-rendimin më të mirë të punës për thithjen e fondeve dhe të mbështetjes materiale nga donatorët e huaj dhe organizatat e specializuara dhe ato humanitare; për mobilizimin e nevojshëm të mjeteve dhe makinerive në administrimin e përmbytjes dhe rehabilitimin e pasojave të saj, si dhe për rregullimin e funksionimit të marrëdhënieve të shtetit me operatorët e ndryshëm ekonomikë që ofrojnë energji elektrike, ujë, etj., për popullsinë. Mendoj se në këtë mënyrë procesi i evakuimit të popullsisë civile mund dhe duhet të bëhet i përgjithshëm, i detyruar dhe i organizuar. Për të mbrojtur nga vjedhjet dhe dëmtimi shtëpitë dhe pasuritë e fshatarëve të mbetura shkretë deri në rikthimin e pronarëve të tyre, mendoj se mund të përdoren forcat e ushtrisë, si dhe mund të rekrutohen me pagesë edhe një pjesë e fshatarëve të zonës. Nga ana tjetër, mendoj se mbas kapërcimit të kësaj fatkeqësie, rikthimi i banorëve mund dhe duhet të bëhet i organizuar dhe vetëm mbas dekontaminimit për të evituar rreziqet e epidemive, vlerësimit teknik dhe financiar të dëmeve të shkaktuara dhe gjendjes së rrjeteve të ujësjellësve, rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, etj. Së fundi, nisur nga problematika e situatës aktuale të përmbytjes së dhjetë ditëve të fundit në Shkodër dhe lidhjes së këtij fenomeni me menaxhimin e burimeve hidrike të vendit, mendoj se në të ardhmen institucionet përkatëse të shtetit duhet të rishikojnë rregulloren në fuqi, që përcakton regjimin hidrik të kaskadës së Drinit për ta përmirësuar këtë dokument. Disa nga drejtimet e këtij përmirësimi mund të jenë: lënia mënjanë si i kapërcyer në kohë i parimit të “mbështetjes në forcat e veta” si funksion i qëllimit të saj, harmonizimi i këtij regjimi me prognozat e motit dhe aspekte të tjera ambientale, etj. Në këtë mënyrë mendoj se do të evitohet edhe njëlloj “fetishizimi” i panevojshëm i këtij dokumenti, duke pasqyruar në të edhe ndryshimet e dy dekadave të fundit dhe përvojat më të mira botërore në fushën e menaxhimit të integruar të burimeve natyrore. *Ish-Ministër i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit |Marre prej Gazeta Panorama Online trokit ketu [ Edited Wed Jan 13 2010, 08:47am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | “Italianët, digë në Shkodër që në 1940” » Vendosur: 12/01/2010 - 08:46 Nertila Maho Hapja e portave të Drinit nga Maqedonia nuk përbën fakt për t’u shqetësuar. Vetë shteti fqinj ka dy diga betoni në Drin Globiçicën dhe Splienë ku duhet ruajtur siguria e tyre, duhet të kufizohen shkarkimet. Inxhinieri Egon Gjadri, një nga projektuesit kryesorë të Fierzës tregon se si kaskada e Drinit ka qenë problematike prej kohësh dhe se në vitet 1940, Italia donte të ndërtonte aty një pritë për të zvogëluar pasojat. Mbi ç’parametra u projektua Fierza dhe si janë parashikuar rezervat e sigurisë? Nëse Maqedonia hap portat e Drinit, a rrezikojmë që situata të përkeqësohet dhe a ka kapacitete të mjaftueshme tani për të përballuar një prurje tjetër të madhe? Këto ditë parashikohet që koha të ftohet dhe me siguri do të shoqërohet me borë. Nëse kjo më pas do të shoqërohet edhe me shi prurjet do të jenë të mëdha ashtu sikurse ndodhi ditë më parë. Nëse Maqedonia hap portat e Drinit do ta kemi më të vështirë por gjithsesi mendoj se kemi kapacitete dhe hapësira rezervimi për të përballuar. Nëse marrim pjesën e poshtme që është përmbytur me fryrjen e Bunës dhe Gjadrit, ndoshta ajo nuk tërheq shumë por gjithashtu ne nuk mund të krijojmë ndonjë ndikim shumë të madh duke ulur shkarkimet. Gjithsesi, edhe nëse Maqedonia i hap portat ka dy hidrocentrale të vetat në Gllobicicën dhe Spilenë dhe për këtë nuk do të bëjë prurje të mëdha për të ruajtur kushtet e sigurisë së digave të veta. I kemi propozuar atyre që në situatën që jemi të mbanin rezervë direkt në Liqenin e Ohrit, por nga situata ky liqen mund të jetë fryrë shumë. Atyre mund t’u duhet të shkarkojnë, por që ky shkarkim do jetë brenda parametrave normalë dhe nuk përbën element për t’u shqetësuar. Ju si një ndër projektuesit e këtyre digave çfarë mund të thoni për sigurinë e tyre? Digat në kaskadën e Drinit ndërtime me siguri “ekstra”. Me pak fjalë kanë një siguri të jashtëzakonshme. Sipas veprës janë dhe koeficientët e sigurisë. Këto vepra janë vepra të sigurisë “ekstra” jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vende të tjera në Evropë. Janë diga të larta dhe siguria e tyre duhet të jetë e jashtëzakonshme për sa i përket anës konstruktive, qëndrueshmërisë, ashtu edhe anës së përballimit të plotave. Ne kemi diga me materiale dheu, si Fierzën edhe Komanin dhe këto lloj digash duan një siguri shumë të madhe përsa i përket përballimit të plotave dhe kapaciteteve ujëmbledhëse sepse nuk lejojnë që të kalojë uji sipër. Është ndryshe një digë betoni. Prandaj mbajmë një rezervë mjaft të madhe nga niveli i ujit dhe kurora e digave. Këto mbajnë ujë deri tek kurora, sepse kjo e fundit është njëlloj si në rezervuare, por uji nuk duhet t’u kalojë sipër. Liqenet në kaskadën e Drinit e mbajnë ujin deri tek buza e kurorës. Fierza është projektuar që në nivelin 302 m të mbajë 3 miliard m3 ujë. Edhe diga është planifikuar që ta mbajë ujin deri në atë nivel për kushte të jashtëzakonshme. Nëse tani ne jemi 20 metra poshtë kësaj pike sepse në nivelin 312 m është kurora. Këto 20 metra janë rezervë dhe është parashikuar që kur të vijë ajo plota e madhe me përsëritje 1 herë në 10 mijë vjet kjo hapësirë të shërbejë për rezervë. Nëse presim këtë plotë dhe punojnë të dy tunelet plus shkarkimit nga turbina niveli i ujit është llogaritur 300 m, pra ngelen dhe 12 metra rezervë dhe këtu po flasim për plotën maksimale. Por mund t’ju them dhe diçka tjetër; projekti ka edhe një rezervë që e kemi menduar ne që në kohen e projektimit të tij. Kështu mund të qëllojë që të bllokohet njëri tunel dhe morëm si shembull 3-in në Fierzë, i cili është më poshtë. Atëherë me këtë projekt-kusht të dytë supozohet që tuneli 3 nuk punon fare dhe janë në punë 4-ra që shkarkon rreth 1000 m3/s ujë në sekondë, plus 500m3/s turbinat që shkojnë 1500m3/s ujë i shkarkuar nga këto dy objekte. Në këtë rast, nëse vjen plota maksimale dhe shkarkohet vetëm nga tuneli 4 dhe turbinat niveli i parashikuar i lejuar është 306.5 pra 6.5 metra më shumë por prap me 6 metra rezervë. Si modele për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve kujt i jeni referuar? Po përsa i përket parametrave? Këto projekte të hidrocentraleve janë individualë në përshtatje me vendin ku do të ngrihen. Në fillim ne kemi menduar që të ndërtonim një digë hark të madhe prej betoni në Kaskadën e Drinit pastaj në përshtatje me kushtet kemi kaluar në diga materiale dheu siç janë tani. Kemi ndryshuar veprat e shkarkimit disa herë, derisa kemi mbërritur në një variant të përshtatshëm me kushtet ku jemi. Normat e sigurisë ne i kemi marrë nga vende të ndryshme të mëdha dhe i kemi përshtatur me kushtet tona duke përcaktuar sigurinë e digës, tunelit e me rradhë. Një vepër e klasit të kësaj natyre, edhe në një shtet tjetër, ka përqindje sigurimi një herë në 10 mijë vjet. Këto vepra janë të kalibit ndërkombëtar. Kur rëndësia është me e vogël dhe nuk ka poshtë qytete, parametrat e sigurimit mund të tolerojnë sadopak në rezerva. Përmbytja e kësaj here është vlerësuar si ndër më të mëdhatë. Çfarë ka ndikuar që kjo e fundit të merrte të tilla përmasa? Është e qartë që kaskada e Drinit është në krye të një qyteti të madh. Pa bërë ndonjë shkarkim të madh dhe ka probleme me përmbytjet, jo me këtë situatë që ka koinciduar me fryrjen e Bunës, Drini, Liqenit të Shkodrës dhe me shkarkime. Të gjitha këto janë bashkuar duke dhënë këtë përmbytje që për nga madhësia qëndron e dyta pas asaj të 1962-it. Ndërtimi i digave në kaskadën e Drinit e ka përmirësuar jashtëzakonsiht jetën e banorëve që jetojnë poshtë saj sepse po të kishte qëlluar kjo tip përmbytje me këto prurje mbi 2000 m3/s dhe nëse nuk do ishin digat, përmbytja do të ishte e një kategorie më të rëndë. Në kohën e italianve në vitit 1940 si rezultat i përmytjeve që shkaktoheshin në zonë u ndërmor një projekt dhe u studiua kaskada e Drinit, jo në formën që e kemi studiuar ne por diskutohej që në Zadejë të ndërtohej një pritë për plotat e Drinit për të lehtësuar përmbytjet. Marre prej Gazeta Panorama trokit ketu [ Edited Wed Jan 13 2010, 09:02am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Shqiptaret dine te jene mirenjohes Nga Genc Mlloja* E Merkure, 13 Janar 2010 Ne situata te fatkeqesive natyrore, kur jeta e njerezve dhe pasurite e tyre vihen ne rrezik ekstrem, eshte e natyrshme qe krahas perpjekjeve te brendshme syte te hidhen edhe jashte vendit per mbeshtetje materiale dhe morale. Ne boten e sotme, ne situata te tilla kjo nuk mungon dhe Shqiperia po provon nje rast tjeter te kesaj natyre pas permbytjeve katastrofike ne Shkoder dhe Lezhe, ku doli ne plan te pare edhe presioni i forte psikologjik mbi banoret e atyre zonave dhe kedo ne fakt, nga rreziku i frikshem i carjes se digave ne kaskaden e lumit Drin. Nuk eshte se munguan sigurite e dhena brenda vendit, por lehtesimi i vertete se asgje nuk mund t'u ndodhte atyre ne rrethanat e tanishme, u ndje fort pas deklaratave te keshilltarit special per digat te kryeministrit italian Silvio Berluskoni, Roberto Guercio, i cili erdhi ne Shqiperi ne kulmim e situates kritike. Guercio nuk nguroi, qe me kompetence te plote te jepte siguri dhe garanci se nuk do te kishte probleme ne digat dhe se asgje e keqe nuk do t'u ndodhte atyre. Ai nuk nguroi te bente deklarata te tilla qetesuese bindese ne televizione, radio dhe media te shkruara te vendit, duke garantuar ne te njejten kohe ndihma te metejshme te Italise ne fushen e energjise dhe te sigurise. Konstatimet e tij te rendesishme publike ne ato dite te kulmit te gjendjes kritike u pasuan edhe me ndihma konkrete nga vendet fqinje, ata te Bashkimit Evropian e pertej, qe tashme jane ne terren edhe me eksperte, duke kontribuar ne perballimin e permbytjeve te medha dhe te veshtiresive te krijuara prej tyre, qe nuk jane te vogla. Trupi diplomatik ne Tirane ishte nder te paret qe u informua per gjendjen nga ministri i Jashtem, Ilir Meta, ai i Energjitikes, Dritan Prifti, zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni dhe nivele te tjera qeveritare. Nuk u hezitua por me argumente konkrete dhe transparente, iu kerkua ambasadoreve qe vendet e tyre te kontribuojne ne perballimin e situates brenda mundesive te tyre, gje qe sikurse po rezulton, u mireprit dhe po veprohet menjehere. Keto veprime, qofte per konsulence apo ndihma materiale ne drejtim te nderkombetareve ne keto situata teper te renda dhe dramatike, kur jeta e njeriut qendron ne krye te cdo gjeje, jane te natyrshme dhe duhen pershendetur dhe nxitur. Kam shume predispozicion ta theksoj kete, kur i druhem perpjekjeve publike aty-ketu per ta nenvleftesuar e madje ne ndonje rast edhe injoruar ndihmen e nderkombetareve dhe pervojen e tyre. Ne nje rrethane te tille nuk mund te mos kujtoj dicka nga nje pervoje e te kaluares. Me 8 janar te vitit 1988 Shqiperia, kryesisht zona te Tiranes dhe Dibres, u goditen nga nje termet i forte, i cili fatmiresisht nuk shkaktoi viktima ne njerez, por deme materiale pati. Rastisi qe ne ate kohe te isha ne Nju Jork si keshilltar i Misionit Shqiptar prane Kombeve te Bashkuara. Akoma kujtoj shqetesimin e madh kur ne ndonje televizion atje po thuhej se ishin care edhe digat ne kaskaden e Drinit. Por shpejt u sqarua cdo gje se asgje e asaj natyre nuk kishte ndodhur. Duke ndjekur shembullin e vendeve te tjera, ne raste te tilla fatkeqesish natyrore edhe ne si Mision iu drejtuam per ndihme humanitare zyres qendrore te Programit per Zhvillim te Kombeve te Bashkuara (UNDP) dhe konkretisht, zonjes Luin Miller, e cila ishte pergjegjese per projektet e kesaj organizate ne Shqiperi. Nje perpjekje te tille e ndermorem edhe sepse me kete zyrtare shembullore te UNDP-it, kishim vendosur raporte teper miqesore dhe ajo e njihte shume mire Shqiperine, ku kishte ardhur disa here. Duhet thene qe ne fillim se ishte e njohur politika e atehershme e regjimit komunist per te mos pranuar ndihma te huaja ne asnje situate, perfshi edhe fatkeqesite natyrore, por duke pasur parasysh nje fryme disi me liberalizuese te bashkepunimit me organizata nderkombetare si UNDP, nga fundi i viteve 1980 u pa e udhes nga ne ne Nju Jork te behej nje perpjekje. Perpjekja u be dhe pergjigja erdhi shpejt nga znj. Miller, per nje ndihme te menjehershme materiale per te demtuarit ne vleren e $50,000. Pa u zgjatur shume, ndihma u kundershtua nga Tirana zyrtare, e cila nderkohe na udhezonte se fondi pranohej por ne formen e pajisjeve teknike dhe specializimeve jashte... Keshtu u hoq dore nga ajo vlere ndihmash materiale per te demtuarit nga termeti edhe pse nuk eshte shume e larget ajo kohe dhe kujtesa eshte e fresket, per gjendjen tejet te veshtire ekonomike, qe kishte pllakosur vendin nga fundi i viteve 80. Shume ujera kane rrjedhur e gjerat kane ndryshuar dhe edhe ne rastin e tanishem po ndjehet fort mbeshtetja e organizuar nderkombetare. Dhe konkretisht ata qe po e ndjejne dhe do ta ndjejne me shume ate jane banoret e zonave te goditura nga permbytjet. Kesisoj deklarata te natyres se "gjendja ne Shkoder nuk ka nevoje per deklarata te eksperteve te huaj, por nderhyrje te shpejte" apo se ka mjaft specialiste vendas dhe jane te tepert te huajt te degjuara ditet e fundit aty-ketu ka mundesi te jene pasionante, te momentit apo te ngarkuara me "emocione" te politikes partiake te castit. E me kete ngarkese emocionale duhet te jene edhe ato deklarata qe jane degjuar shpesh ne lidhje me votimet e 28 qershorit te vitit te kaluar ne te cilat thuhet pak a shume se ne Shqiperi "jemi ne zot dhe jo te huajt" ne pergjigje te qendrimeve dashamirese te nderkombetareve, perfshire edhe te disa ambasadoreve ne Tirane, per te kapercyer konfliktin mazhorance-opozite per rezultatin e zgjedhjeve. Duhet permendur pak ketu e verteta se Kodi Elektoral ishte produkt i pazareve te rrufeshme, te fshehta para votimeve te z. Sali Berisha, qe eshte ne pushtet, dhe te z. Edi Rama, qe po lufton eger t'ia marre ate me cdo kusht. Sido qe te jete cdo perpjekje e bere ne Shqiperi nga cdo force politike e djathte apo e majte, ne pushtet apo ne opozite, per te shmangur apo perbuzur ndihmen konstruktive dhe pozitive te nderkombetareve, madje edhe ndermjetesine e tyre ndermjet forcave politike, nuk ka sjelle gjera te mira; e kunderta ka ndodhur, se ne fund te fundit shqiptaret atyre u jane drejtuar ne situatat e renda dhe shembujt jane te shumte, qe arriten kulmin me krizen e pergjakshme te vitit 1997. Shume pozitivisht duhen konsideruar edhe ndihmat frontale te tanishme, perfshi edhe viziten "flake per flake" dhe deklaratat lehtesuese te keshilltarit te Berluskonit se digat mbi lumin Drin, nuk do te shembeshin. Domosdo shume lehtesuese per banoret e zonave te permbytura dhe mbare popullin ishin edhe konstatimet e specialisteve shqiptare, nder te cilat ato te z. Farudin Hoxha, kryetar i Komitetit shqiptar te Digave te medha. Por shqiptaret e kane ne gjak e karakter, qe ta vleresojne lart ndihmen e te huajit, sidomos ne raste kritike, si ato qe po kalon Veriu i vendit, aq me pak ta nenvleftesojne. *Kryeredaktor i Albania Daily News, ish-diplomat ne Nju Jork © 1991 - 2009 Koha Jone trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Obot, aty ky mjeket "sherojne" me gomone E Merkure, 13 Janar 2010 Sonila Isaku Nje telefonate e detyron mjekun e qendres shendetesore te Oblikes, te lere punen dhe te kerkoje ndihmen e forcave te rendit, per te shkuar ne mes te ujit aty ku ka shtepi me banore. Nje grua e moshes 80-vjecare, ndodhet ne gjendje te rende shendetesore per shkak te nje astme te theksuar, por edhe te problemeve me hipertensionin. Rastin e Roza Gjocit, 80-vjecares nga Oboti, mjeku i qendres shendetesore Ilir Laci, e njihte shume mire, ndaj nuk nguroi per asnje moment te nisej drejt Obotit. Ndersa pershkoi nje pjese te rruges me makine, mjeku Laci i kerkoi ndihme forcave policore te cilet duhet te benin zhvendosjen e tij me gomone, per ne familjen Gjocaj ku ndodhej edhe pacientja e semure. Ndersa pershkon rrugen per ne fshatin Obot, gomonia e policise ka marre me vete edhe disa banore te fshatrave te tjera te komunes se Rrezes se Malit, te cilet kerkojne te shkojne prane banesave te tyre. Nderkohe mjeku tregon per gazeten "Koha Jone", se kjo rruge ndiqet gjithmone sa here qe paraqiten raste te cilat kane nevoje per mjekim. "Kete itinerar qe po ndjekim bashke, une e bej cdo moment, kur pacientet e mi me kerkojne ndihme. Disa prej banoreve te cilet jane ne zonat e permbytura, por qe uji ende nuk ka hyre ne shtepite e tyre, jane te semure kronike te cilet kerkojne ndihme mjekesore" ka pohuar mjeku i poliklinikes se Oblikes, Ilir Laci. Sipas tij, te semuret kronike per shkak te situates se krijuar nga permbytjet shpesh here harrojne te pine medikamentet dhe kjo iu sjell probleme shendetesore. E ndersa udhetojme me mjekun Ilir Laci drejt Obotit me nje gomone te policise, duket sikur je mbi det, vetem uje. Tet-tuk shikon ndonje peme, se ciles i kane mbetur ne ajer vetem majat e degeve, apo ndonje shtepi nga e cila mund te shquash catine dhe nje pjese te katit te pare. Banoret e zones tregojne se fshati Obot, duke qene nje nder zonat me te permbytura i ka banesat, apo katet e banuara mbi 1.5 meter nga toka. Banesat e ketij fshati jane ndertime te koheve te fundit, ndertime te cilat kane marre shume investime, ndersa sot... ndodhen te zhytura ne uje. Mjeku Laci tregon banesen ne te cilen ndodhet pacientja e tij, nje rrugice ne te cilen ne kohe normale mund te kalosh me makine, sot aty kalohet vetem me gomone. Edhe porta e shtepise se familjes Gjoci eshte pothuajse e mbuluar nga uji. "Kjo situate ndodhet ne te gjithe fshatin, por ata qe kane banesa te larta nuk jane evakuuar dhe kane mundur te krijojne kushte per te mbijetuar per keto dite", pohon drejtori i Drejtorise se ISKSH-se ne Shkoder, Millan Janko. Nderkohe, gomonia "parkohet" ne oborrin e shtepise, dhe nga aty mund te kalosh vetem ne ballkonin e baneses. Mjeku Laci merr te gjitha masat per banoren e semure, e cila paraqet nje gjendje te rende shendetesore per shkak te astmes. E ndersa le te gjitha porosite per familjaret se si duhet te behet mjekimi, dhenia e medikamenteve etj, mjeku Laci i hipen perseri gomones per te shkuar ne qendren shendetesore, per te pritur nje tjeter pacient, apo per te bere udhetimin e radhes, per te shpetuar nje jete ne mes te ujit. © 1991 - 2009 Koha Jone trokit ketu Hana: Libreza shendeti te perkohshme, per banoret e evakuuar E Merkure, 13 Janar 2010 Banoret te cilet jane evakuuar dhe jane strehuar ne konviktin e shkolles se mesme industriale ne qytetin e Shkodres, do te perfitojne sherbim shendetesor pavaresisht kushteve te tyre te pagesave per sigurimet shendetesore. Drejtoresha e Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, vizitoi dje vendqendrimet e banoreve te evakuuar nga zonat e permbytura ne zonen e Shkodres, si dhe disa qendra shendetesore te cilat prej ditesh, pas urdhrit te ISKSH-se, japin sherbim 24-ore. Drejtoresha e ISKSH-se, vizitoi banoret e vendosur ne shkollen industriale "Arben Broci" ne Shkoder, ku eshte vendosur edhe nje pike shendetesore ne te cilen sherbejne pa nderprerje mjeke dhe infermiere. Mjeket u shprehen se po u sherbejne banoreve me vizita dhe medikamente. Drejtoresha e ISKSH-se dha urdher per perdorimin e librezave te perkohshme te shendetit, ne menyre qe te perfitojne te gjithe banoret pa asnje pengese. "Do te sherbehet me cdo medikament te nevojshem per te gjithe te evokuarit dhe sherbimi do te vijoje te jete 24 ore", tha Hana. Nderkohe qe ka kerkuar nga drejtuesit e Sherbimit Shendetesor qe medikamentet te ofrohen per te gjithe pacientet qofshin keta te siguruar apo jo, por edhe nese kane libreza shendetesore. Nderkohe mjeket e vendosur ne ambientet e konviktit te qendres Shendetesore kane treguar se nje pjese e banoreve te evakuuar kane mundur te marrin librezat e tyre shendetesore, pavaresisht se u jane lagur. Ne shkollen industriale jane vendosur rreth 230 banore te evakuuar. Me pas, Hana vizitoi qendren shendetesore te Oblikes, e cila eshte po ashtu ne sherbim te panderprere per banoret. Mjeku i kesaj qendre u shpreh se ka pasur disa raste, ku ka kryer vizita dhe ka derguar medikamentet me rimbursim ne zonen e Oblikes. Kartelat Mjeket e vendosur ne ambientet e konviktit te qendres Shendetesore kane treguar se nje pjese e banoreve te evakuuar kane mundur te marrin librezat e tyre shendetesore, pavaresisht se u jane lagur. Ne shkollen industriale jane vendosur rreth 230 banore te evakuuar. © 1991 - 2009 Koha Jone trokit ketu [ Edited Wed Jan 13 2010, 09:18am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | OKB-ja: Ndihmë Shqipërisë nga “cunami” i ri në Europë 13/01/2010Nefail MaliqiOKB-ja: Ndihmë Shqipërisë nga “cunami” i ri në Europë Qeveria nis të mbledhë fonde për sigurinë e digave OSBE mbledh organizmat e huaja për situatën në Veri Posta dhe Telekomi dhurojnë 10 mijë euro Kombet e Bashkuara paralajmërojnë rrezikun e daljes jashtë kontrollit të katastrofës humanitare Kombet e Bashkuara po ndihmojnë Shqipërinë të përballojë përmbytjet në Veri të vendit, që kanë detyruar mijëra njerëz të lënë shtëpitë. Nga Kombet e Bashkuara, në terren janë të angazhuar OCHA, UNCTAD, UNICEF, PNUD dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar (ICRC) - të gjitha këto agjenci humanitare të OKB-së, si dhe shumë organizata nga Bashkimi Europian. Mbi 10 mijë persona sot në Shqipëri, kryesisht në rrethinat e Shkodrës me rrethinë, janë viktimë nga pasojat e vërshimeve. Ndërkaq 4025 persona të tjerë ose mbi 1000 familje janë evakuuar nga zonat e rrezikuara, ndërsa 2025 shtëpi janë shkatërruar nga përmbytjet e ditëve të fundit. Mbi 10 mijë hektarë tokë pjellore janë dëmtuar tërësisht. Ndërkaq 9.800 kokë kafshë shtëpiake janë në rrezik për zhdukje. Janë këto vetëm disa shifra alarmante nga zyrtarët e Kombeve të Bashkuara, që u dhanë gjatë konferencës së djeshme për shtyp në Gjenevë, duke iu përgjigjur edhe pyetjes për bilancin e pasojave të vërshimeve të fundit në Shqipëri, si dhe angazhimin e OKB-së në këto zhvillime shqetësuese. Elizabeth Byrs, përgjegjëse e Fondacionit të OKB-së për Ndihma, deklaroi për “Shqip” se “Shqipëria, fatkeqësisht sot është zhytur në një katastrofë humanitare të paprecedentë. Sipas zyrtarëve të OKB-së, për të parandaluar një ‘cunami’ të ri në Europë, që tani Kombet e Bashkuara dhe mbarë komuniteti ndërkombëtar, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, janë mobilizuar nëpërmjet një serë aktivitetesh, duke marrë masa parandaluese. Prandaj, për të penguar zgjerimin e kësaj katastrofe humanitare në Shqipëri, aktualisht në terren gjenden 1200 përfaqësues dhe ekspertë të ekipeve të shpëtimit vendor dhe ndërkombëtar. Shqipërisë i kanë ardhur në ndihmë edhe shumë shtete të tjera, si Kosova, Austria, Sllovenia, Franca etj.”. Ndihmat e ofruara vendit tonë nga vende të ndryshme të botës, sipas Byrs, kryesisht janë me ushqim, veshmbathje, batanije ose me ekipe shpëtimi ose ushtarë, si dhe me zjarrfikës ose me makina transporti, duke përfshirë këtu edhe helikopterë a barka të vogla. Kur është fjala për katastrofën humanitare në Shqipëri, qysh tash edhe shqiptarët në Zvicër e në diasporë kanë filluar të organizohen dhe të ofrojnë ndihma për të zvogëluar sadopak vuajtjet e viktimave të vërshimeve në vendin tonë. ©2009 Gzeta SHQIP trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Përmbytjet, një zgjedhje për kaskadën e Drinit » Vendosur: 13/01/2010 - 08:37 • Ing. Çesk Staka Në vitin 1978, para se të mbyllej diga e Fierzës, i kam dorëzuar z. Luigj Pjetri, atë kohë i emëruar drejtor i Shfrytëzimit të HEC-it në Fierzë në prezencë të Kontrollit të Shtetit dhe prokurorit Kupën e pastruar të Liqenit të Fierzës. Dhe a e dini pse në prezencën e tyre? Sepse urdhri i Kryeministrit të atëhershëm, Mehmet Shehu, ishte i prerë. Në qoftë se ditën që do të mbyllej diga e hidrocentralit të kaskadës së Drinit, edhe një gjethe po të ishte në liqen, do më pritej koka mua, kolegëve të Pukës dhe të Tropojës. Ditën e formimit të liqenit të Fierzës e kam përjetuar në Vasjar të Shën Mërisë të Kukësit, në prezencën e atyre personaliteteve që kishin në dorë kokën time. Po cilat janë shkaqet e dyta anësore që kanë sjellë këto përmbytje dhe që nuk do të ndalen asnjëherë pa marrë masat e duhura për t’i parandaluar në ato zona anësore të liqenit, për të cilat janë të panjohura ose të anashkaluara nga hidroteknikët më brilantë të Komitetit Kombëtar të Digave? Ekranet e televizioneve janë bërë strehë e “specialistëve” që nuk e njohin dhe as në ëndërr nuk mund ta shijojnë anën e errët të kaskadës së Drinit. Hartat, qofshin gjeografike apo hidroteknike të relievit të thyer malor, nuk të japin atë çfarë t’i kërkon, pa i shkelur me këmbë, pa i studiuar dhe hedhur në projekt. Bazeni i Fierzës që posedon Kukësi është mbi 5800 hektarë, por mbi bazën e tij është disa qindra herë më i madh dhe i mbushur me një gamë të madhe lumenjsh e përrenjsh me profile shumë të pjerrët, të cilët janë burim furnizimi hidroteknik për Fierzën, por njëkohësisht ajo çka nuk thuhet sot dhe burim i mbushjeve të ngurta të bazenit, çka i shkurtojnë jetëgjatësinë digës. Cilat janë gabimet: E para, projektimi i Hidrocentralit të Fierzës nuk është bërë i plotë nga ata që sot mbajnë peshën e Komitetit Kombëtar të Digave, për të cilat janë të nderuar edhe nga unë. Të quhesh i kënaqur me pastrim nga lënda drusore e kaskadës së Drinit deri në kuotën 300 metra mbi nivelin e detit është një e mijta e punës që duhej bërë, sepse është lënë në harresë me dashje apo pa dashje në kohën e diktaturës pjesa më vitale e mbrojtjes të këtij hidrocentrali, pra kuota mbi 300 metra deri në lartësitë e mëdha... Po çfarë duhej bërë atëherë dhe pas viteve ’90 dhe çfarë duhet bërë pas kalimit të emergjencës. Zotërinjtë e nderuar, profesorë e doktorë shkencash që në atë kohë duhej që me bashkëpunimin e tyre me Ministrinë e Bujqësisë nëpërmjet ish- Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe luftës kundër erozionit dhe prurjeve fatale të ujit nga lumenjtë e përrenjtë të kishin bërë studimin hidroteknik të gjithë zonës së mbikaskadës në një projekt unik me HEC-in e Fierzës dhe të fillohej që atëherë puna për zbatimin nga sektori i pyjeve sepse koha e gjatë e ndërtimit të HEC-it ishte e mjaftueshme për t’i paraprirë dhe përfunduar bashkë në një kohë. Patjetër që ndërtimi i pritave malore me strukturë betoni nga lart poshtë në përrenjtë e mëdhenj do të sillte jo vetëm krijimin e miniliqeneve të vegjël, të cilat kishin funksion jo vetëm rrjedhjen e detyruar të tyre me disiplinë drejt kaskadës, por dhe mbrojtjen e aluvioneve të ngurta në basenet e pritave. Po kështu, në përrenjtë e thatë me gërryerje jo të madhe të bëheshin prita të thata me gurë apo lëndë drusore. Në qoftë se do të bëhej dhe realizohej ky projekt i kombinuar, sot kaskada e Drinit do të ishte e disiplinuar, pa as më të voglën mëdyshje që Shkodra nuk do të përmbytej nga liqeni i Fierzës me këto përmasa, por ndikim do të kishin vetëm reshjet e shiut që bien në Shkodër e Lezhë. Patjetër që strukturat e pyjeve, faqet e bazeneve të këtyre pritave, duhej të pyllëzoheshin. Ky rekomandim, të cilin po e jap vlen edhe për Komanin dhe Vaun e Dejës, të Ulzës e Shkopetit dhe kudo që mund të ndërtojnë hidrocentrale të tjerë. Ky do të ishte shërbimi më i madh që do t’i bëhej Shkodrës, Matit dhe Lezhës. Justifikimi se në atë kohë ishte centralizimi i punës, nuk i heq përgjegjësitë, sepse të paktën për të hartuar studime dhe projekte të tilla nuk të ndalonte askush, pavarësisht nëse do të zhvilloheshin apo jo. Ky studim e më pas zbatim, të paktën kur nevojat për energji pas viteve ‘90 u rriten në masë drastike duhej bërë dhe ma merr mendja asnjë qeveri demokratike s’do t’i kishte ndaluar. Të pranosh se ka gabim njerëzor, nuk është zbatuar rregullorja e nivelit të ujit në diga është i drejtë, por duhet nxjerrë edhe faji mbi kë rëndon. Mos vallë qeveria ka këtë faj që sot trumbetohet në shtyp? Mos vallë duhet bërë kurban koka e Dritan Priftit, për t’ia çuar në tepsi Edi Ramës? Edhe pse kam qenë themelues i PS, pa qenë anëtar i PSSH, nuk jam dakord me gjuhën politike të Edi Ramës dhe “specialistëve” të tij partiakë. Nga ana tjetër, Sali Berisha nuk është specialist hidroteknik, ai është doktor i nderuar dhe me të vërtetë duhet të mbajë përgjegjësi që ushqen një kastë inxhinierësh të këtij profili që nuk japin asgjë dhe presin emergjenca të tilla për t’u shfaqur si VIP-a. Pas kalimit të kësaj emergjence, qeveria dhe Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, si dhe ajo e Mjedisit, duhet t’i vënë në punë këta parazitë të fshehur për të hartuar projektet e mbikuotës së liqenit te zona malore e kodrinore e tërë kaskadës së Drinit, për t’ia paraqitur urgjentisht qeverisë për miratim dhe po me urgjencë duhet filluar zbatimi. Në të kundërt, probleme emergjente do të kemi çdo vit, madje edhe më të rënda. Qeveria, nëpërmjet institucioneve vartëse, duhet të mbledhë në përbërje të atyre pak institucioneve që kanë ngelur specialistët më të mirë të luftës kundër erozionit dhe t’i vendosë në varësi të specialistëve hidroteknikë dhe Komitetit Kombëtar të Digave. Disiplinimi i kaskadës së Drinit në tërë zonën e Tropojës, Kukësit, Pukës dhe në kaskadat e Komanit, Vaut të Dejës, Ulzës e Shkopetit me ndërtimin e pritave malore nga lart poshtë dhe mbjellja e faqeve të këtyre burimeve të vogla me drurë pyjorë do të bënte të harronim një herë e mirë fjalën përmbytje nga HEC-et, por njëkohësisht dhe sigurinë kombëtare të digave Marre prej Gazeta Panorama Online trokit ketu [ Edited Thu Jan 14 2010, 07:48am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Dëmshpërblimi, Kuvendi pritet të ndryshojë buxhetin Emirjon Senja | 17/01/2010 Artan Hoxha: Është herët për të folur për dëmet. Jemi në fillim të vitit, është mirë që fondet për dëmshpërblimin e banorëve të cilësohen në buxhet si shpenzime operative TIRANË- Uji nuk është tërhequr totalisht nga zonat e përmbytura në Shkodër për të lejuar kryerjen e bilancit të plotë të dëmëve. Megjithatë, të dhënat paraprake flasin për humbje të konsiderushme të banorëve që prej ditësh ishin nën sundimin e ujit. Gjatë takimeve me banorët, vazhdimisht Kryeministri Berisha u ka thënë atyre se do të dëmshpërblehen për të gjitha dëmet e shkaktuara. Pavarësisht shumës që do të dalë nga kryerja e plotë e bilancit, duket se Kuvendi do të mblidhet edhe njëherë për të kryer ndryshime në buxhetin e vitit 2010 ku të parashikohen edhe këto shpenzime. Të gjitha qeveritë që kanë qënë në pushtet, krahas shpenzimeve dhe të ardhurave në buxhetet e çdo viti kanë veçuar mënjanë një shumë parash të cilësuar si fond kontigjence i cili parashikohet te përdoret për përballimin e situatave të paparashikueshme. Fondi i kontigjencës në buxhetin e vitit 2010 është 2.7 miliardë lekë. Në lidhje me këtë, eksperti i ekonomisë, Artan Hoxha, shpjegon se duhen pritur rezultatet e verifikimeve në terren për të pasur të dhëna të sakta në lidhje me dëmet në zonat e përmbytura. Por gjithsesi sipas tij, shpenzimet për dëshpërblimin e banorëve dhe rehabilitimin e zonës duhet të parashikohen në buxhet. "Është tepër herët për të folur për dëmet. Nëse ato janë më të mëdha se fondi i kontigjencës mendoj se Kuvendi do të miratojë ndryshime në buxhet", - tha ai. Ndryshimet në buxhetin e vitit 2010 duket se do të jenë të pashmangshme nisur edhe nga periudha kur ndodhën përmbytjet, pasi shpenzimi i fondit të kontigjencës që në janar mund të krijojë probleme në muajt e tjerë. Ndërhyrjet në buxhet cilësohen të domosdoshme edhe nëse fatura e dëmeve del më e vogël se fondi total që është parashikuar për përballimin e situatave të paparashikueshme. Sipas Hoxhës, kjo duhet bërë për faktin se jemi në fillim të vitit dhe zgjidhja më e mirë në këtë do të ishte ndryshimi i buxhetit të vitit 2010 dhe parashikimi i këtyre parave në zërin e shpenzimeve operative. "Jemi vetëm në ditët e para të vitit dhe s'mund të shpenzohen menjëhere paratë që janë destinuar për situata të paparashikueshme. Edhe shpenzimet që po bëhen tani janë duke u marrë nga fondi i kontigjencës. Mendoj se me një ndryshim në buxhet paratë për reabilitimin e zonës të përcaktohen si shpenzime operative. Nuk jemi më në situatë emergjente për të shpenzuar nga fondi i kontigjencës. Me përcaktimin e dëmeve nga përmbytjet, shpenzimet që do të kryhen atje duhet të parashikohen në buxhet", - vijoi Hoxha. Pas tërheqjes së ujërave nga zonat e përmbytura kryefjala e ditës do të jetë dëmshpërblimi i humbjeve të shkaktuara prej tyre. Sipas të dhënave paraprake, vërshimi i ujërave ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale tek banorët, si shkatërrim i të mbjellave, mbytje të gjësë së gjallë, dhe dalje jashtë përdorimit të orendive shtëpiake, pa llogaritur këto edhe amortizimin e banesave të cilat prej disa ditësh mbetën nën ujë. © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP trokit ketu Parate per te permbytyrit do i heqim nga investimet Emirjon Senja | 17/01/2010 TIRANË- Të gjitha ndërtesat që janë ngritur mbi kolektorët e ujërave digave, apo kanaleve të kullimit do të prishen. Për momentin nuk ka asnjë vendim apo nismë për realizimin e kësaj sipërmarrjeje por përmbytjet e shkaktuara së fundmi nga vërshimi ujërave nga hidrocentralet e mbi lumin Drin duket se do të jenë një mësim i mirë për administratën e vendit, e cila prej më shumë se 20 viteve nuk u ka thënë asnjë here "ndal" zaptimit të këtyre zonave. Gjatë përmbytjeve të fundit, furisë së ujërave që derdheshin nga portat e HEC-eve mbi Drin, i shtohej edhe pamundësia e largimit të tyre nga zonat e banuara për shkak të dëmtimit të infrastrukturës nga ndërtimet pa kriter pranë kolektorëve dhe kanaleve të kullimit. Specialistë të ndryshëm theksuan faktin se dëmtimi i argjinaturave dhe infrastrukturës kulluese ndikoi së tepërmi në rëndimin e situatës në zonat e përmbytura duke zgjatur qëndrimin e ujit në to. Për vite me radhë me miliona euro janë investuar në këto vepra për t'i mbajtur në gjendje funksionale por ngjarjet e fundit nxorën në pah edhe një fakt tjetër. Milionat e hedhura ndër vite për përmirësimin e argjinaturave të lumenjve por edhe në kanalet e kullimit kanë shkuar kot. Ministri i Bujqësisë, Genc Rulim theksoi dje gjithashtu se do t'i propozojë qeverisë gjetjen e një zgjidhjeje për zhvendosjen e familjeve që kanë ndërtuar afër digave dhe kolektorëve, të cilët kanë cenuar sigurinë kombëtare. Pritet që shtëpitë e ngritura pranë këtyre veprave të mos përfshihen në procesin e legalizimeve. Sipas tij, ndërtesat e ngritura në këto vende përbëjnë një rrezik të vazhdueshëm për jetët e njerëzve. "Shumë ndërtime janë bërë mbi kolektorë, pranë veprave të mëdha publike, anës shtratit të lumenjve, për të cilat nuk mund të ketë asnjëherë siguri për jetët e atyre banorëve. Pasi të kapërcehet situata e emergjencës do t'i propozoj qeverisë që të gjejë mundësitë që të kryhet shpërngulja e këtyre familjeve",- tha Ruli Mos legalizimi i shtëpive të ndërtuara pranë digave dhe kolektorëve është një zgjidhje për të ardhmen, ndërkohë që situata kërkon ardhjen në ndihmë të banorëve duke iu dëmshpërblyer humbjet nga përmbytjet. Në lidhje me këtë, ministri Ruli shpjegoi edhe mënyrën nga do të gjenden fondet me të cilat do të dëmshpërblehen të prekurit. Dëmet nga përmbytjet në Shkodër do të përballohen duke sakrifikuar paratë e investimeve të parashikuara për vitin 2010. Gjatë fjalës së tij, Ruli parashtroi disa nga hapat që pritet të hedhë së fundmi qeveria për gjetjen e parave që do t;u japë të dëmtuarve. Sipas tij, qeveria nuk mund të mjaftohet me fondet që vijnë në formë ndihme nga jashtë por duhet të gjenerojë vetë para për të përballuar situatën. Ashtu siç theksohet edhe nga ekspertët e ekonomisë, qeveria do të kryejë një rishpërndarje fondesh në buxhetin e vitit 2010 duke shtyrë për në 2011, një pjesë të investimeve që ishin parashikuara të realizoheshin këtë vit. "Nuk duhet të mjaftohemi me ndihmat që na sjellin nga jashtë, duhet që qeveria të gjejë vetë para nga buxheti për të përballuar dëmet e përmbytjeve", - tha Ruli. Me kalimin e situatës emergjente pritet të miratohen edhe ndryshimet në buxhet. Nga kjo do të shihen edhe se cilat projekte do të shtyhen për vitin e ardhshëm. © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP trokit ketu [ Edited Sun Jan 17 2010, 09:45am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Banka lajmeron: Permbytjet do te rrisin cmimet E Shtune, 30 Janar 2010 Demet qe do te sjelle ne prodhimin vendas permbytja ne qytetin e Shkodres, pritet te krijoje probleme ne prodhimin vendas e per rrjedhoje edhe ne inflacion. Banka e Shqiperise ne raportin e saj te fundit per zhvillimet ekonomike ne vend, cileson se permbytjet e kane demtuar prodhimin bujqesor, fenomen ky qe pritet te ndikoje ne uljen e ofertes per keto produkte ne treg, duke u bere shkak edhe per rritjen e cmimeve te ketyre produkteve. Tendenca rritese e inflacionit, i shfaqur qysh ne tremujorin e fundit te vitit 2009 ishte nje zhvillim i pritur nga Banka e Shqiperise. Autoriteti qendror bankar ka pohuar se ne masen me te madhe, faktoret jane me natyre kalimtare, te cilet nuk pritet te gjenerojne presione te qendrueshme inflacioniste. Ne vecanti, ky zhvillim eshte ndikuar nga rritja e cmimeve te produkteve ushqimore, te cilat reflektojne efektin e vonuar te nencmimit te kursit te kembimit, konjukturat e tregjeve nderkombetare dhe problemet strukturore te tregut shqiptar. "Keta faktore pritet te ushtrojne presione inflacioniste edhe gjate gjashtemujorit te pare te vitit 2010, duke u plotesuar ndoshta edhe nga reduktimi i pritshem i ofertes se produkteve bujqesore si pasoje e permbytjeve qe sapo kaluan" thekson banka ne parashikimin e saj per cmimet. Megjithate, prirja e qendrueshme e inflacionit baze dhe vlerat e uleta te inflacionit te mallrave te patregueshem, konfirmojne se presionet inflacioniste te ushtruara nga kerkesa e brendshme jane te moderuara. Por sipas Bankes se Shqiperise, ne mungese te goditjeve te tjera te ofertes, ecuria e ngadalte e kerkeses se brendshme, rritja e ulet e ofertes monetare dhe pritjet e ankoruara inflacioniste, jane premise per mbajtjen e inflacionit brenda kufijve te objektivit ne periudhen afatmesme. Banka e Shqiperise ka ndjekur nje politike monetare te kujdesshme gjate vitit 2009, duke krijuar nje ambient te pershtatshem per zhvillimin e ekuilibruar te ekonomise dhe per kontrollin e presioneve inflacioniste. Ne prani te renies se presioneve inflacioniste dhe te pritjeve te stabilizuara per te, sinjalet per ngadalesimin e kerkeses se brendshme ne periudhen e ardhshme, kane motivuar rritjen progresive te stimulit monetar gjate vitit 2009. Gjate kesaj periudhe, Banka e Shqiperise ka ulur me nje pike perqindjeje normen baze te interesit, duke e zbritur ate ne nivelin 5.25 per qind. © 1991 - 2009 Koha Jone trokit ketu Fermeret, zgjidhje per kredi jashte bankave E Shtune, 30 Janar 2010 Kreditimi i fermereve nepermjet rrjeteve te kursim-kredise, aktualisht eshte mundesia e vetme per te zhvilluar fshatin. Per kete arsye unioni Kursim- kredi po synon zgjerimin e tij te metejshem si dhe terheqjen e pervojes se huaj ne kreditim. Nje rast bashkepunimi eshte marredhenia e vendosur me skemen franceze "Credit Mytyell". "Unioni Kursim- Kredi parashikon qe te kete ritme shume me te larta se viti 2009. parashikohet qe te kemi nje rritje te numrit te anetareve me 5 mije anetare si dhe rritje te portofolit te kredise me rreth 20%" tha Behar Gjoni, drejtor zhvillimi i rrjetit Union SHKK. "Jemi ketu per te ridimensionuar bashkepunimin me Union SHKK. Ne kemi lidhje te hershme me kete skeme dhe duke pare zhvillimin e saj mendojme se ia vlen t'i zgjerojme dhe me tej marredheniet tona", tha Bernard D' Heilly, ekspert Credit Mutuel. "Jane te gjitha mundesite e nje bashkepunimi dhe asistence per Unionin kursim kredi. Ne nuk perjashtojme as mundesine e nje bashkepunimi financiar, por per te realizuar kete duhet nje studim perkates" tha Fransua D'Cangny, ekspert Credit Mutuel. Unioni i Shoqatave Kursim- Kredi eshte angazhuar gjithashtu per solidaritetin me zonat e permbytura. Kjo nisme eshte perkrahur nga te gjithe Shoqatat Kursim- Kredi te cilat ne baze te funksionimit te tyre kane pikerisht solidaritetin."Te gjitha shoqerite kursim-kredi kane shprehur nismen e tyre per te mbeshtetur zonat e permbytura. Nje nisme e tille u shfaq edhe kur ndodhi problemi ne zonen e Gerdecit dhe tani, kjo nisme eshte pershendetur nga te 106 Shoqerite Kursim- Kredi. I gjithe fondi i grumbulluar do te shkoje per te mbeshtetur zonat e permbytura ne Qarkun e Shkodres", tha Gjoni. Ne mbledhjen e Asamblese Rajonale qe u zhvillua ne periferi te kryeqytetit dhe ku kishte pjesemarres nga Tirana, Shkodra, Malesia e Madhe, Durresi dhe Kavaja, jane prezantuar arritjet e grupit Union SHKK per vitin 2009 dhe plan biznesi 2010 qe planifikon zgjerimin territorial te ketij grupi. © 1991 - 2009 Koha Jone trokit ketu [ Edited Sun Jan 31 2010, 09:52am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Mediu informon Komisionin parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese për pasojat e përmbytjeve Mjedisi, MMPAU monitoron në vijimësi situatën në Shkodër Pasojat mjedisore në zonën e Shkodrës, të shkaktuara nga përmbytjet në muajin janar, lidhen kryesisht me përzierjen e ujërave të lumenjve me ato të zeza të kanaleve dhe gropave septike, bëri të ditur dje ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu. Mediu informoi Komisionin parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin mbi pasojat mjedisore të shkaktuara në këtë zonë nga përmbytjet. Sipas tij, "në zonë ka ndotje nga mbetje të ngrurta urbane, por në mënyrë të veçantë sidomos mbetjeve plastike". Sa i takon tokave bujqësore, kullosore dhe pyjore, Mediu tha se, "ka probleme që lidhen me sistemin e kullimit të tyre, ndërsa mosfunksionimi i kanaleve kulluese në disa zona është shkak për moslargimin e ujërave në kohë". Ndikim tjetër potencial, sipas ministrit të Mjedisit, është dhe kontaminimi i tokave me kripëra dhe lëndë të tjera. "Rezultatet e analizave të ujit të këtyre lumenjve tregojnë se, nuk kryejnë probleme toksiciteti për bimët që kultivohen në këtë zonë", theksoi Mediu. Ndërkohë, probleme paraqiten në ato vende ku nga batica e detit, uji i kripur ka hyrë në laguna dhe tokat përreth tyre. Në këtë rast, sipas tij, ka një shtim të kripës dhe këto ekosisteme do të jenë në monitorim të vazhdueshëm nga MMPAU deri në përmirësim të tyre. Gjithashtu, ka pasur dëme në përrenj me probleme, të cilat kanë të bëjnë me inertet. Ministri Mediu nënvizoi në mënyrë të veçantë, problemet në lumin Buna nga shtimi i inerteve. "Ka pasur ngushtim, madje dhe ulje të thellësisë së lumit, duke e krahasuar shtratin me nivelin e sipërm të argjinaturës, probleme, të cilat ne i kemi konsideruar dhe i kemi parë sesi mund të punojmë në mënyrë të integruar me të gjithë ministritë e tjera", tha ai. Duke u ndalur në ndërhyrjet sa i takon pyllëzimeve në shtretërit e lumenjve dhe ndërtimit të argjinaturave, Mediu theksoi se, "së bashku me ministritë e tjera kemi planifikuar drejt sa i përket pyllëzimeve në të gjithë shtretërit e lumenjve për të shmangur erozionin". Eriola Çuko Gjana: Janë bërë disa herë përpjekje për të krijuar një bazë ligjore për të ngritur grupe dhe task force që të ndjekin situatën MMPAU propozon pezullimin e shfrytëzimit të shtretërve të lumenjve Shfrytëzimi i shtretërve të lumenjve për inerte, qoftë edhe nga firmat e licencuara, duhet të pezullohet për një periudhë kohe, ndërkohë që do të ndërmerret dhe një studim i gjerë për vlerësimin e situatës, bëri të ditur dje ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu, në Komisionin Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Mediu informoi anëtarët e Komisionit për problemet e menaxhimit të shtretërve të lumenjve, studimin dhe projektimin e investimeve për argjinimin e brigjeve të tyre, me qëllim disiplinimin e prurjeve të tyre dhe shmangien e përmbytjeve. Sipas tij, "shfrytëzimi i shtretërve të lumenjve për inerte duhet të bëhet në bazë të studimeve". Mediu tha se, MMPAU ka propozuar ndërkohë ndërmarrjen e tre studimeve për parandalimin e gërryerjeve të lumenjve, të detit, si dhe për lumenjtë Buna dhe Drin. Ministri Mediu informoi gjithashtu për ngritjen e një task-force nga MMPAU për kontrollin e veprimtarisë në shtretërit e lumenjve, por edhe mbi vendimin e marrë në janar 2010 për ndalimin e shfrytëzimit të shtretërve për inerte. Megjithëse gjatë vitit 2009 dhe deri tani MMPAU ka risjellë në vëmendje të kryetarëve të Baseneve marrjen e masave për zbatimin e ligjit dhe ndjekjen e problematikave që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e shtretërve të lumenjve, reagimi ka qenë i ngadalshëm. "Kemi një problem mjaft të madh që ka të bëjë me shfrytëzimin e inerteve në shtretërit e lumenjve, që lidhen me shfrytëzimin pa kriter të këtyre lumenjve edhe nga firmat e licencuara dhe shfrytëzim të paligjshëm, në kundërshtim me vendimin e Këshillit Kombëtar të Ujit, të konstatuar jo vetëm nga ne, por dhe media", nënvizoi ministri Mediu, duke e konsideruar këtë çështje si prioritare për dikasterin që drejton. Sipas tij, edhe pse ka vendim të qartë që nuk lejohet shfrytëzimi i inerteve nga periudha e nëntorit në një periudhë 6-mujore, në kundërshtim me këtë vendim, vazhdohet të shfrytëzohen inertet. Duke u ndalur në bazën ligjore për këtë problem, Mediu bëri me dije se, "lejet dhe autorizimet për shfrytëzimin për inerte të lumenjve, përrenjve dhe liqeneve me apo pa ujë, jepen nga autoritetet e ujit, Këshilli i Basenit të Ujit, që kryesohet nga Prefekti, ose nga Këshilli Kombëtar i ujit. Kryetari i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Jemin Gjana, tha se "jemi një vend që përshkohemi nga një numër i madh lumenjsh të rrëmbyer, që pasi zbresin dhe mbledhin nga malet sasi të mëdha ujërash, zbresin në Ultësirën Perëndimore, duke sjellë dëme të mëdha edhe në tokat bujqësore", sipas të cilit, pas viteve '90 ka dhe një fenomen tjetër të shtuar që është ndërhyrja në shtretërit e lumenjve për të shfrytëzuar lëndët inerte. "Janë bërë disa herë përpjekje për të krijuar një bazë ligjore për të ngritur grupe dhe task force që të ndjekin situatën, por duket se situata përsëri mbetet problematike", konstatoi Gjana. Eriola Çuko Koncert bamirësie për situatën e paspërmbytjes në Shkodër Nën tingujt e Mozartit dhe të Schubertit në Katedralen e Shën Palit do të luhet një Koncert nga Kuarteti i harqeve i Radiotelevizionit Shqiptar. Është një Koncert bamirësie për situatën e paspërmbytjes në Shkodër. Bashkëpunimi vjen nga Katedralja e Shën Palit sëbashku me Kuartetin e Harqeve nën patronazhin e Mons. Rrok Mirditës, Arqipeshkëv i Tiranë - Durrësit. Instrumentisët Aristidh Prosi violençelist, Blerta Jakova, violiniste, Jadvina Vani, violiniste dhe Albana Kola, me violë janë tashmë profesionistë të kualifikuar të orkestrës dhe prej vitesh punojnë bashkë dhe me përkushtim për muzikën. Kësisoj është menduar t'u vihet në ndihmë zonave të përmbytura, ndërsa nuk flitet më për ta. Tradita e koncerteve të bamirësisë në Katedralen e Shën Palit hapet me këtë koncert, duke shpresuar që të vijojë më pas edhe me përvoja të tjera. Muzika dhe bamirësia i shkojnë për shtat njëra-tjetrës dhe qëndrojnë mirë së bashku, pasi të dyja kanë të bëjnë me dashurinë, e cila është lajtmotivi i çdolloj inciative në ndihmë të atyre që kanë nevojë. Për koncertin janë prenotuar tashmë shumë persona dhe personalitete sidomos edhe të përfaqësive dipolmatike të pranishme në Tiranë. Koncerti do të jetë të Premten më datë 12 shkurt në orën 19.00. Meqenëse është një kocert bamirësie, bileta e hyrjes ka një çmim prej 1000 lekësh dhe të gjitha paratë e mbledhura do të shkojnë nëpërmjet Karitasit për zonat e përmbyrtura në Shkodër. © Copyright 2005 Rilindja Demokratike trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Ashta kujtoi se shpëtoi.... VIRTYT AVDYLI 26/02/2010 Një ditë në fshatin që në përmbytjen e fillim janarit ishte më “e privilegjuar” nga natyra Erozioni dhe gërryerjet e tokës po kërcënojnë qindra banorë, uji pak metra larg banesave SHKODER- Vërshimet e fundit të ujërave në zonën e Nënshkodrës kanë përkeqësuar së tepërmi situatën jo vetëm në fshatrat e përmbytur në javën e parë të janarit të këtij viti, por edhe të fshatrave të tjerë që e përjetuan disi më larg rrezikun e përmbytjeve. Një nga këto fshatra është ai i Ashtës së komunës Bushat të rrethit të Shkodrës. Specifikë e rrezikut që ka kanosur këtë fshat është erozioni i skajshëm i tokës që ka bërë rrjedha e furishme e lumit Drin. Në fshatin Ashtë Banorët e fshatit Ashtë që jetojnë në afërsi të Drinit, tashmë nuk ankohen se lumi u ka marrë sipërfaqe të mëdha toke, por ata jetojnë çdo natë në ankth, pasi uji gërryes u është afruar krejt afër banesave, duke rrezikuar dhe shembjen e tyre. Që në ditët e para të vërshimit të ujërave në këtë fshat, qeveria ka marrë masat për forcim argjinature me anë të mbetjeve inerte. Mjetet e ushtrisë, por edhe të firmave private punojnë ditë e natë për shkatërrimin e bunkerëve të mëdhenj të kohës së monizmit dhe hedhjen e betoneve të tyre në breg të lumit Drin, për të devijuar sado pak rrjedhën, jo vetëm për të shpëtuar shembjen e banesave të lagjes së parë të fshatit Ashtë, por edhe të asaj të poshtme, ku përplasen ujërat e lumit Drin. Banorët ndjehen disi të lehtësuar që shteti po u gjendet pranë, por e shohin se çdo ndërhyrje në lum duket si e shkuar dëm, pasi uji prej tre ditësh ka avancuar aq shumë saqë nga 100 metra që ishte larg më parë, tashmë është vetëm 5 metra larg banesave. Rreziku i shembjeve Rreziku i shembjes së 11 banesave është tepër i madh në fshatin Ashtë, pasi uji vijon të gërryejë pa ndërprerje poshtë bregut dhe nuk shihet. Sipas banorëve të këtij fshati, nëse gërryerja vazhdon edhe për dy-tre ditë të tjera, uji i Drinit do i marrë me vete të 11 banesat, çka do të thotë lënien pa strehë të rreth 100 banorëve. Pavarësisht se banorët e Ashtës janë të kënaqur nga interesimi i shtetit, me ndërhyrjen për krijim argjinaturash dhe dërgimin e çadrave, përsëri ata shprehen se tashmë këto prurje duhet të ndikojnë për një interesim më të madh për ta. Pas këtyre vërshimeve të ujit banorët e fshatit Ashtë shprehen se shteti duhet të mendojë që të ndërtojë banesa në kodra për banorët e 11 banesave, pasi tashmë nuk mund të jetojnë nën ujë. Lidhur me situatën, problemet e krijuara dhe ndihmën që po jepet nga shteti në këto ditë të vështira të vërshimit të lumit Drin janë shprehur vetë banorët e rrezikuar të fshatit Ashtë të komunës Bushat. Lekë Lukani, banor Gjendjen e shikoni dhe vetë uji është shtuar ditë për ditë. Uji ka ardhur 4-5 metër afër themeleve të shtëpisë. Ne nuk dimë si jetojmë nën ujë. Komuna është munduar të na ndihmojë duke kontaktuar me prefekturën, ushtrinë për me hedh beton në breg të lumit Drin, pasi uji ka gërryer e po gërryen pa ndërprerje tokat tona. Ne këtu e kemi tepër të vështirë të jetojmë. Me 4 metër afër ujit dhe nën gërryerje nuk mund të jetojmë më. Kemi shumë frikë se uji do na marrë shtëpitë, por për njerëzit jo se rrimë gjithë natën zgjuar dhe me radhë ruajmë ujin sa deri ku shkon. Ne e shohim se sa avancon uji po shpresojmë që nuk do na marrë përfundimisht. Gjyste Luigji, banore Ne nuk mund të jetojmë më në këtë shtëpi. Na duket si një tmerr si me qenë në luftë. Frika është e madhe pasi uji nuk po ndalet dhe ka ardhur vetëm 5 metër larg banesës. Shteti po merr masa, por duket krejt e pamundur. Tashmë shteti duhet të mendojë më gjatë për familjet e Ashtës që jetojnë buzë lumit. Shteti duhet patjetër me u përgjigj për dëmin që po na bëhet, banesat janë jashtë përdorimit e të na ndërtojë shtëpi të tjera në vende të sigurta. Këtë na e ka borxh shteti shqiptar, pasi i kemi ndërtu shtëpitë me thonj e me gjak që kur ishim në kooperativë e punonim për 30 lekë të vjetra në ditë. Pashuk Gjeçaj, kryetar i fshatit Në vendin ku ndodhemi situata është jashtëzakonisht e vështirë. Erozioni i lumit Drin ka bërë përparime drejt banesave çka duket me sy të lirë. Uji ka përparuar këto ditë drejt banesave rreth 100 metra. Tani uji ka arrit në rreth 4-5 metër larg banesave. Kjo është tokë e banorëve me ligjin 7501, pra është pronë e banorëve. Gjithsesi ndërhyrja që po bëhet me betone në bregun e Drinit pranë banesave që i është afruar uji, pritet të japë rezultat edhe në lagjen më poshtë, pasi uji nuk rrezikon vetëm një lagje, por edhe lagjen e poshtme të fshatit Ashtë të komunës Bushat. Sado Lukani, banor Jam 53 vjeç, kam lindur e jam rritur këtu dhe këtë ardhje uji në prag të derës nuk e kemi parë kurrë. Vetëm 50 centimetër larg derës së oborrit dhe 5 metër larg banesës uji jo vetëm ka ardhur, po ka gërryer tokën aq shumë saqë thellësia tashmë ka arritur në nivelin e mbi 7 metrave. Deri tani nuk i jemi përgjigjur thirrjes së kryetarit të fshatit, të komunës, e të ministrit Basha për evakuim, pasi kemi pasur shpresa se uji do ikë shpejt, por nata e kaluar na ka frikësuar aq shumë, saqë sot në mëngjes jemi zgjuar disi të qetë se ishim gjallë. Nata e mbrëmshme, me shumë ujë, oshtima ka bërë që të mendohemi më mirë e të largohemi sa më shpejt sa nuk jemi përmbytur me gjithë shtëpi. Marre prej Gazeta Metropol Online trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Vijon shkarkimi nga tre HEC-et në Veri ![]() 19/04/2010 Emergjencat Frika nga përmbytjet, fshatarët e Ashtës flenë jashtë Situata me shkarkimet e ujit në tre hidrocentralet kryesore në Veri të vendit vijon të jetë e njëjtë, ndërkaq nuk mungon monitorimi i vazhdueshëm nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës. Niveli i ujit në liqenin e Fierzës mbetet në kuotat e 286.3 metra, ose rreth 2 metra mbi kufirin e lejuar, ndërsa prurjet janë 750 metra kub në sekondë, kurse shkarkimet regjistrojnë masën e 300 metrave kub në sekondë. Të njëjtën situatë kritike regjistrojnë dy HEC-et e tjera, Koman dhe Vau i Dejës, nivelet e të cilave janë fare pranë pikës kritike, për pasojë shkarkimet dje kanë që në nivele 350 dhe 600 metër kub në sekondë. Për të menaxhuar më mirë situatën, ministri Prifti ka ngritur grupin e punës, kurse nga METE jepet konfirmimi i garancisë për shmangie të përmbytjeve. Ndërkaq situata me reshjet e shumta ka favorizuar KESH-in, i cili ka rritur prodhimin e energjisë elektrike afër rekordit të 30 milionë kilovatëve, ndërsa eksporti regjistron rreth 15 milionë kilovat. Sa i takon përmbytjeve, zona e Nënshkodrës është më e rrezikuara për të tretën herë. Në një pjesë të zonës së Nënshkodrës shihet qartë prezenca e ujit që ka nisur të mësyjë drejt tokave dhe oborreve të shtëpive, ndërsa Xhamia e Plumbit është e rrethuar nga uji. Në fshatin Ashtë të Komunës Bushat, që ndodhet buzë lumit Drin, situata duket me të vërtetë shqetësuese. Në këtë zonë, prurjet e lumit Drin, kanë mbuluar sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore, ndërsa aktualisht rreziku i është afruar banesave. Më konkretisht janë rreth 10 shtëpi, të cilave rrjedha e lumit po i afrohet nga çasti në çast. Në këto kushte banorët e zonës janë të detyruar të flenë nëpër çadra dhe gjatë gjithë natës rrinë zgjuar nga frika e përmbytjes. Një nga banorët e kësaj zone, Luigj Llukni, shprehet se situata është e vështirë. “Uji jo vetëm që ka përmbytur tokat bujqësore, por ka bërë të dalin jashtë rrënjët e pemëve, pasi uji po merr me vete pemë dhjetëra vjeçare. Rrjedha e fortë e Drinit për shkak të prurjeve po merr me vete gjithçka që i del përpara. Shtëpive u ka shkuar uji farë pranë oborreve, vetëm 4-5 metra larg, e nëse vazhdohet kështu banesat tona do t’i marrë rrjedha lumit. Aktualisht jemi duke fjetur në çadra, pasi kemi frikë të rrimë brenda. Gjatë gjithë natës kemi qëndruar zgjuar nga frika se mos uji po na merr me vete shtëpitë. Në këto kushte që jemi shteti duhet të shikojë mundësinë të na shpërngulë nga këtu, pasi nuk mund të jetohet me këtë frikë. Vetëm për dy ditë na janë zhdukur sipërfaqe të tëra toke, uji na ka marrë me vete dhe ushqimin e bagëtive”. Ndërkaq shkarkimet e ujërave nga hidrocentralet mbi kaskadën e lumit Drin në këtë mënyrë po provokojnë një përmbytje të tretë të Nënshkodrës. Zona e parë që po jep alarmin është fshati Ashtë. ©2010 Gazeta SHQIP trokit ketu [ Edited Mon Apr 19 2010, 11:57am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Zgjerohet harta e përmbytjeve, Basha: Po merren masa ![]() Tiranë – Nën drejtimin e ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha është mbledhur Shtabi i Emergjencave për situatën e krijuar në ultësirat e Shkodrës, pas shirave të shumtë dhe prurjeve të mëdha nga lumi Drin. Ministri Basha se situata është rënduar në mënyrë shumë të shpejtë gjatë orëve të fundit, ndërkohë që paralajmëruar se do të merren masa të shumta. Ai tha gjithashtu se situata në hidrocentrale është e rënduar. Sipas kreut të rendit, deri më tani nuk raportohen banesa nën ujë, ndërkohë që 1280 hektarë tokë janë përmbytura. “Për momentin nuk raportohen objekte banimi në ujë, por fshati Obot i komunës Ana e Malit është i izoluar. Po merren masa për zhbllokuar situatën. Dhjetë shtëpi të fshatit Ah të komunës Bushat kërcënohen për shkak të erozionit. Është evakuuar kjo pjesë e fshatit”, tha kreu i dikasterit të rendit para pak momentesh. Ai ka kërkuar nga Komisioni i Emergjencave Civile do të vërë në funksion planin e parë për evakuimin e banorëve në rast se përmbytjet do të shtohen dhe do të prekin banesat. Ndërkohë që në gatishmëri janë edhe drejtoritë tjera përkatëse. 2010-04-20 14:16 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Stojku: Shkarkimet nga HEC-et do të vazhdojnë ![]() Tiranë – Drejtori i Korporatës Energjetike Shqiptare, Muharrem Stojku ka bërë të ditur situatën më të fundit hidrike në kaskadën e Drinit. Sojku ka shpjeguar para medias, se shkarkimet do të vazhdojnë për sa kohë që do të ketë prurje të mëdha. Ai tregoi se prurjet në Fierzë janë 1360 metër kub për sekondë, duke e rritur nivelin e këtij liqeni me 1 cm në orë, ndërkohë që shkarkimet në këtë basen ujëmbledhës janë 710 metër kub në sekondë. “Shkarkimet do të vazhdojnë nëse situata do të jetë e njëjtë. Të dhënat tregojnë se koha do të përmirësohet pasi koha në verilindje është hapur dhe nuk ka më reshje”, tha Stojku para pak momentesh. Sipas KESH, nga Komani shkarkohet 1300 metër kub në sekondë. Stojku tha se në hidrocentralin e Vaut të Dejes prurjet janë 220 m3/s, shkarkimet llogariten 1450 m3/s nga porta dhe së bashku me shkarkimet nga turbina arrijnë në 2000 m3/s. Sipas tij, sipërfaqja e tokave të përmbytura, rezulton 500 hektarë. "Në zonën e Shkodrës ka dy rrugë të bllokuara në fshatin Bërdicë dhe Obot. Deri tani nuk ka asnjë shtëpi të përmbytur", u shpreh drejtori i KESH-it, Muharrem Stojku. "Prodhimi vijon të mbetet maksimal rreth 30 milionë kw/h energji elektrike. Po punohet me ngarkesën maksimale në të tre HEC-et mbi Drin", u shpreh Stojku. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, tha Stojku, duke kontrolluar çdo dëm që mund të shkaktohet nga derdhja e ujit në HEC-et e kaskadës së Drinit. "Nuk do të ketë për momentin rritje të kuotave të derdhjeve, pasi pritet të ketë përmirësime për shkak edhe të pushimit të reshjeve në zonat veriore", deklaroi kreu i KESH. 2010-04-20 11:39 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu [ Edited Tue Apr 20 2010, 12:45pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Special_One |
| ||
I'm number one![]() ![]() Registered Member #3944 Joined: Tue Apr 13 2010, 06:09amPosts: 1854 | Lec Neli ka shkruar: Ashta kujtoi se shpëtoi.... VIRTYT AVDYLI 26/02/2010 Një ditë në fshatin që në përmbytjen e fillim janarit ishte më “e privilegjuar” nga natyra Erozioni dhe gërryerjet e tokës po kërcënojnë qindra banorë, uji pak metra larg banesave SHKODER- Vërshimet e fundit të ujërave në zonën e Nënshkodrës kanë përkeqësuar së tepërmi situatën jo vetëm në fshatrat e përmbytur në javën e parë të janarit të këtij viti, por edhe të fshatrave të tjerë që e përjetuan disi më larg rrezikun e përmbytjeve. Një nga këto fshatra është ai i Ashtës së komunës Bushat të rrethit të Shkodrës. Specifikë e rrezikut që ka kanosur këtë fshat është erozioni i skajshëm i tokës që ka bërë rrjedha e furishme e lumit Drin. Në fshatin Ashtë Banorët e fshatit Ashtë që jetojnë në afërsi të Drinit, tashmë nuk ankohen se lumi u ka marrë sipërfaqe të mëdha toke, por ata jetojnë çdo natë në ankth, pasi uji gërryes u është afruar krejt afër banesave, duke rrezikuar dhe shembjen e tyre. Që në ditët e para të vërshimit të ujërave në këtë fshat, qeveria ka marrë masat për forcim argjinature me anë të mbetjeve inerte. Mjetet e ushtrisë, por edhe të firmave private punojnë ditë e natë për shkatërrimin e bunkerëve të mëdhenj të kohës së monizmit dhe hedhjen e betoneve të tyre në breg të lumit Drin, për të devijuar sado pak rrjedhën, jo vetëm për të shpëtuar shembjen e banesave të lagjes së parë të fshatit Ashtë, por edhe të asaj të poshtme, ku përplasen ujërat e lumit Drin. Banorët ndjehen disi të lehtësuar që shteti po u gjendet pranë, por e shohin se çdo ndërhyrje në lum duket si e shkuar dëm, pasi uji prej tre ditësh ka avancuar aq shumë saqë nga 100 metra që ishte larg më parë, tashmë është vetëm 5 metra larg banesave. Rreziku i shembjeve Rreziku i shembjes së 11 banesave është tepër i madh në fshatin Ashtë, pasi uji vijon të gërryejë pa ndërprerje poshtë bregut dhe nuk shihet. Sipas banorëve të këtij fshati, nëse gërryerja vazhdon edhe për dy-tre ditë të tjera, uji i Drinit do i marrë me vete të 11 banesat, çka do të thotë lënien pa strehë të rreth 100 banorëve. Pavarësisht se banorët e Ashtës janë të kënaqur nga interesimi i shtetit, me ndërhyrjen për krijim argjinaturash dhe dërgimin e çadrave, përsëri ata shprehen se tashmë këto prurje duhet të ndikojnë për një interesim më të madh për ta. Pas këtyre vërshimeve të ujit banorët e fshatit Ashtë shprehen se shteti duhet të mendojë që të ndërtojë banesa në kodra për banorët e 11 banesave, pasi tashmë nuk mund të jetojnë nën ujë. Lidhur me situatën, problemet e krijuara dhe ndihmën që po jepet nga shteti në këto ditë të vështira të vërshimit të lumit Drin janë shprehur vetë banorët e rrezikuar të fshatit Ashtë të komunës Bushat. Lekë Lukani, banor Gjendjen e shikoni dhe vetë uji është shtuar ditë për ditë. Uji ka ardhur 4-5 metër afër themeleve të shtëpisë. Ne nuk dimë si jetojmë nën ujë. Komuna është munduar të na ndihmojë duke kontaktuar me prefekturën, ushtrinë për me hedh beton në breg të lumit Drin, pasi uji ka gërryer e po gërryen pa ndërprerje tokat tona. Ne këtu e kemi tepër të vështirë të jetojmë. Me 4 metër afër ujit dhe nën gërryerje nuk mund të jetojmë më. Kemi shumë frikë se uji do na marrë shtëpitë, por për njerëzit jo se rrimë gjithë natën zgjuar dhe me radhë ruajmë ujin sa deri ku shkon. Ne e shohim se sa avancon uji po shpresojmë që nuk do na marrë përfundimisht. Gjyste Luigji, banore Ne nuk mund të jetojmë më në këtë shtëpi. Na duket si një tmerr si me qenë në luftë. Frika është e madhe pasi uji nuk po ndalet dhe ka ardhur vetëm 5 metër larg banesës. Shteti po merr masa, por duket krejt e pamundur. Tashmë shteti duhet të mendojë më gjatë për familjet e Ashtës që jetojnë buzë lumit. Shteti duhet patjetër me u përgjigj për dëmin që po na bëhet, banesat janë jashtë përdorimit e të na ndërtojë shtëpi të tjera në vende të sigurta. Këtë na e ka borxh shteti shqiptar, pasi i kemi ndërtu shtëpitë me thonj e me gjak që kur ishim në kooperativë e punonim për 30 lekë të vjetra në ditë. Pashuk Gjeçaj, kryetar i fshatit Në vendin ku ndodhemi situata është jashtëzakonisht e vështirë. Erozioni i lumit Drin ka bërë përparime drejt banesave çka duket me sy të lirë. Uji ka përparuar këto ditë drejt banesave rreth 100 metra. Tani uji ka arrit në rreth 4-5 metër larg banesave. Kjo është tokë e banorëve me ligjin 7501, pra është pronë e banorëve. Gjithsesi ndërhyrja që po bëhet me betone në bregun e Drinit pranë banesave që i është afruar uji, pritet të japë rezultat edhe në lagjen më poshtë, pasi uji nuk rrezikon vetëm një lagje, por edhe lagjen e poshtme të fshatit Ashtë të komunës Bushat. Sado Lukani, banor Jam 53 vjeç, kam lindur e jam rritur këtu dhe këtë ardhje uji në prag të derës nuk e kemi parë kurrë. Vetëm 50 centimetër larg derës së oborrit dhe 5 metër larg banesës uji jo vetëm ka ardhur, po ka gërryer tokën aq shumë saqë thellësia tashmë ka arritur në nivelin e mbi 7 metrave. Deri tani nuk i jemi përgjigjur thirrjes së kryetarit të fshatit, të komunës, e të ministrit Basha për evakuim, pasi kemi pasur shpresa se uji do ikë shpejt, por nata e kaluar na ka frikësuar aq shumë, saqë sot në mëngjes jemi zgjuar disi të qetë se ishim gjallë. Nata e mbrëmshme, me shumë ujë, oshtima ka bërë që të mendohemi më mirë e të largohemi sa më shpejt sa nuk jemi përmbytur me gjithë shtëpi. Marre prej Gazeta Metropol Online trokit ketu Une jam ken para nji javet ne Ashte... njikta persona qe kane fol ma nelt e kane ngusht sak...para 10 vjetme me mrrit te drini kena ba 15 minuta ne kam kurse tash ju ka ardhe te dera! Ishalla i nimon zoti se ne vazhdofte ishtu 7 ose 8 shpija nuk vanon e i merr me vedi! Prite punen pa u ba se kur te bahet... mos ban za!!! | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Special_One ka shkruar: Une jam ken para nji javet ne Ashte... njikta persona qe kane fol ma nelt e kane ngusht sak...para 10 vjetme me mrrit te drini kena ba 15 minuta ne kam kurse tash ju ka ardhe te dera! Ishalla i nimon zoti se ne vazhdofte ishtu 7 ose 8 shpija nuk vanon e i merr me vedi! Me vjen keq per fatkeqsine qi po ju ndodh ktyne njerzve, se nuk di ca me thane tjeter, vec se njato 50 milion Euro qi i kan fitu hidrocentralet, bajn mire me i kthy ne diga mrojtse per kto zona e jo me tall menere be...n ne tirane, e tuj premtu premtime t'pafunme. Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Zgjerohet harta e përmbytjeve, Basha: Po merren masa ![]() Tiranë – Nën drejtimin e ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha është mbledhur Shtabi i Emergjencave për situatën e krijuar në ultësirat e Shkodrës, pas shirave të shumtë dhe prurjeve të mëdha nga lumi Drin. Ministri Basha tha se situata është rënduar në mënyrë shumë të shpejtë gjatë orëve të fundit, ndërkohë që paralajmëruar se do të merren masa të shumta. Ai tha gjithashtu se situata në hidrocentrale është e rënduar. Sipas kreut të rendit, deri më tani nuk raportohen banesa nën ujë, ndërkohë që 1280 hektarë tokë janë të përmbytura. “Për momentin nuk raportohen objekte banimi në ujë, por fshati Obot i komunës Ana e Malit është i izoluar. Po merren masa për të zhbllokuar situatën. Dhjetë shtëpi të fshatit Ah të komunës Bushat kërcënohen për shkak të erozionit. Është evakuuar kjo pjesë e fshatit”, tha kreu i dikasterit të rendit para pak momentesh. Ai ka kërkuar nga Komisioni i Emergjencave Civile që të vihet në funksion planin e parë për evakuimin e banorëve në rast se përmbytjet do të shtohen dhe do të prekin banesat. Ndërkohë që në gatishmëri janë edhe drejtoritë tjera përkatëse. 2010-04-20 14:16 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Special_One |
| ||
I'm number one![]() ![]() Registered Member #3944 Joined: Tue Apr 13 2010, 06:09amPosts: 1854 | Lec Neli ka shkruar: Special_One ka shkruar: Une jam ken para nji javet ne Ashte... njikta persona qe kane fol ma nelt e kane ngusht sak...para 10 vjetme me mrrit te drini kena ba 15 minuta ne kam kurse tash ju ka ardhe te dera! Ishalla i nimon zoti se ne vazhdofte ishtu 7 ose 8 shpija nuk vanon e i merr me vedi! Me vjen keq per fatkeqsine qi po ju ndodh ktyne njerzve, se nuk di ca me thane tjeter, vec se njato 50 milion Euro qi i kan fitu hidrocentralet, bajn mire me i kthy ne diga mrojtse per kto zona e jo me tall menere be...n ne tirane, e tuj premtu premtime t'pafunme. hahaha Leni Lec shperblimet se po te tham disa fakte te permytjeve pak mujve ma pare.... kishin shku 30 persona si tip komisionit tu verifiku damet...sa kane provu se c'fare rakiet ka aja zone ja ken nis tu pi kafe e raki shpi per shpi... e ma ne fund prej gjith atij terror qe ka pas aja zone 80% te tyre i kane demshperbly me ka 50 mij lek te vjetra nje gja qesharake....kurse disa tjer qe as nuk i ka prek uji po qe jane ne gjendje fukaradheku per mendje te kres i kane shperbly me shuma domethanse nga 2 deri ne 4 miljon te vjetra....! Me pak fjal isha i pshton zoti e maron shpejt njaj hidrocentral i ri qe ma ne fund ka nis punimet. Prite punen pa u ba se kur te bahet... mos ban za!!! | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Special_One ka shkruar: Lec Neli ka shkruar: Special_One ka shkruar: Une jam ken para nji javet ne Ashte... njikta persona qe kane fol ma nelt e kane ngusht sak...para 10 vjetme me mrrit te drini kena ba 15 minuta ne kam kurse tash ju ka ardhe te dera! Ishalla i nimon zoti se ne vazhdofte ishtu 7 ose 8 shpija nuk vanon e i merr me vedi! Me vjen keq per fatkeqsine qi po ju ndodh ktyne njerzve, se nuk di ca me thane tjeter, vec se njato 50 milion Euro qi i kan fitu hidrocentralet, bajn mire me i kthy ne diga mrojtse per kto zona e jo me tall menere be...n ne tirane, e tuj premtu premtime t'pafunme. hahaha Leni Lec shperblimet se po te tham disa fakte te permytjeve pak mujve ma pare.... kishin shku 30 persona si tip komisionit tu verifiku damet...sa kane provu se c'fare rakiet ka aja zone ja ken nis tu pi kafe e raki shpi per shpi... e ma ne fund prej gjith atij terror qe ka pas aja zone 80% te tyre i kane demshperbly me ka 50 mij lek te vjetra nje gja qesharake....kurse disa tjer qe as nuk i ka prek uji po qe jane ne gjendje fukaradheku per mendje te kres i kane shperbly me shuma domethanse nga 2 deri ne 4 miljon te vjetra....! Me pak fjal isha i pshton zoti e maron shpejt njaj hidrocentral i ri qe ma ne fund ka nis punimet. Si duket tash po ju shkojn prap kta pijanecat e Tirans me ju provu rakine e mire, e me nxjerr kujin me 50 mij leksha te vjeter, e ne vend te rakise amanet t'ju qesin raki te perzime me alkol industrial t'poshtemenve. Kurse un s'mundem me gjete te drejt molare, e asnji lloj drejtsiet qi tuj shkatrru jeten e tan atyne njerzve prej permytjeve KESHI ao QEVERIA me fitu 50 milion Euro, te pakten gjysen e atyne lekve ti harxhojn me ba diga mrojtse anash drinit dhe te thellojn Bunen. Kurse meqa kam ndigju un per hidrocentralin e Ashts, ai ka me ken hidrocentral i vogel shum, e ne vend te digave ata kan me ndertu tuneli nen uje, teknologji e re por pa nertu diga e bazen te madh. Pra as Ashta s'ka me pase naj ndikim ne pshtimin e zonave buz drinit e buns. S'di ca me te thane vec se me vjen keq shume, per tana ata njerz qi jane tuj u sakatu, e qi kane mete pa kurrgja mas shpirtit. Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Special_One |
| ||
I'm number one![]() ![]() Registered Member #3944 Joined: Tue Apr 13 2010, 06:09amPosts: 1854 | Shkodër, i pëmbyturi blen karamele me paratë e dëmshpërblimit Monday, 26 April 2010 14:46 E-mail Print PDF Shkodër, i pëmbyturi blen karamele me paratë e dëmshpërblimit SHKODER -Një banor i zonës së NënShkodrës e cila u përmbyt nga uji në fillim të këtij viti, ka protestuar sot në mënyrë simbolike duke blerë karamele me paratë e marra nga dëmshpërblimi. Lush Ndoci, banor i zonave që u prekën nga përmbytjet në Shkodër tha se kishte marrë vetëm 5 mijë lekë të reja dëmshpërblim edhe pse për mëse 6 javë ka qëndruar në evakuim larg banesës së tij me gjithë familjen. Pasi ka marrë paratë e dhëna në formë dëmshpërblimi, Ndoci tha se kishte vendosur të blinte karamele e tua shpërndante fëmijëve nëpër shkolla në shenjë proteste për shumën e dëmshpërblimit. Më shumë se 2500 banesa dhe qindra mijëra hektarë tokë u përmbytën gjatë muajit janar në zonën e nënShkodrës si pasojë e rritjes së prurjeve në kaskadën e Drinit dhe shkarkimeve nga hidrocentralet. Disa banorë qëndruan për mëse një muaj të evakuar nga banesat e tyre të përmbytura dhe më pas, qeveria caktoi disa komisione për vlerësimin e dëmeve dhe caktimin e faturave të kompensimit. Prite punen pa u ba se kur te bahet... mos ban za!!! | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Special_One ka shkruar: Shkodër, i pëmbyturi blen karamele me paratë e dëmshpërblimit Monday, 26 April 2010 14:46 E-mail Print PDF Shkodër, i pëmbyturi blen karamele me paratë e dëmshpërblimit SHKODER -Një banor i zonës së NënShkodrës e cila u përmbyt nga uji në fillim të këtij viti, ka protestuar sot në mënyrë simbolike duke blerë karamele me paratë e marra nga dëmshpërblimi. Lush Ndoci, banor i zonave që u prekën nga përmbytjet në Shkodër tha se kishte marrë vetëm 5 mijë lekë të reja dëmshpërblim edhe pse për mëse 6 javë ka qëndruar në evakuim larg banesës së tij me gjithë familjen. Pasi ka marrë paratë e dhëna në formë dëmshpërblimi, Ndoci tha se kishte vendosur të blinte karamele e tua shpërndante fëmijëve nëpër shkolla në shenjë proteste për shumën e dëmshpërblimit. Më shumë se 2500 banesa dhe qindra mijëra hektarë tokë u përmbytën gjatë muajit janar në zonën e nënShkodrës si pasojë e rritjes së prurjeve në kaskadën e Drinit dhe shkarkimeve nga hidrocentralet. Disa banorë qëndruan për mëse një muaj të evakuar nga banesat e tyre të përmbytura dhe më pas, qeveria caktoi disa komisione për vlerësimin e dëmeve dhe caktimin e faturave të kompensimit. Sa gjynah e cfar fatkeqsiet. Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Nisin përmbytjet në Qarkun e Shkodrës ![]() Tiranë – Reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë 24 orëve të fundit, kanë shkaktuar edhe përmbytjet e para. Reshjet e shiut kanë shkaktuar një segment midis Shkodrës dhe Hanit të Hotit, duke sjellë bllokimin e rrugës dhe lidhjen me Malin e Zi në këtë zonë. Ndërkohë, përmbytje ka pasur edhe përreth lumit Kir, sasitë e mëdha të ujit të të cilit kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje. Hapësira të mëdha të toke janë përmbytur, por nuk ka ende një shifër zyrtare. Gjithsesi, situata nuk paraqitet ende problematike, gjithmonë nëse reshjet nuk vazhdojnë. 2010-10-06 15:00 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Uji po izolon edhe qytetin e Shkodrës ![]() Shkodër – Përmbytjet po pushtojnë edhe qytetin e Shkodrës, ndërsa niveli në fshatrat e tjera tashmë është duke iu rritur. Hyrje e qytetit të mëngjesin e sotëm është bllokuar nga vërshimet e mëdha të ujit që po vijnë nga Drini dhe nga Buna. Lagjja “Xhabie” është plotësisht nën ujë ndërsa makinat e vogla e kanë të pa mundur të kalojnë. Në një gjatësi prej 200 metrash, uji ka vërshuar mbi segmentin rrugor në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”, pjesë e aksit Shkodër- Tiranë. Nën ujë ndodhen edhe lagjet lagjet “Livade”, “Ajasëm”, Bahcallëk“Tophanë” dhe në rrugën “Pedonale”. E bllokuar gjithashtu është edhe zona e Shirokës dhe Zogaj, pasi ura lidhëse me pjesën tjetër tashmë është nën ujë. Gjithashtu të bllokuara janë edhe rrugët Shkodër-Tiranë, Shkodër-Velipojë, Shkodër-Obot, Shkodër-Dajç, Shkodër-Bërdicë, Bogë-Shalë, Breglumi-Theth, në rrethin e Pukës i bllokuar aksi Fushë Arrëz-Iballë, në rrethin e Malësisë e Madhe i bllokuar aksi Tamarë-Vukaj./S.Ll/start/ 2010-12-02 09:17 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Liqeni zgjeron shtratin mbi Shkodër ![]() Shkodër – Qyteti i Shkodrës mbase kurrë nuk ka qenë kaq i përmbytur, ndërsa njerëzit nëpër shumë lagje udhëtojnë me varka. Ky qytet duket tashmë si Venecia, por ndryshimi është që Shkodra po përmbytet dhunshëm nga lumenj të rrëmbyeshëm. Lagjja më e prekur është ajo Xhambia, e cila ndodhet në hyrje të qytetit dhe shumë pranë lumit Buna, i cili është tej mbushur duke kapërcyer të gjitha pengesat. Liqeni i Shkodrës tashmë është zgjeruar ndjeshëm duke përfshirë brenda tij edhe fshatra dhe lagje përreth qytetit. Edhe lagjja “Livadhia” është në të njëjtën situatë. Ndërkohë, gjatë gjithë ditës së sotme kanë vijuar përpjekjet e qeverisë për evakuimin e banorëve. Shtatë helikopterë, të sapombërritur sot në Shkodër, nisën menjëherë nga puna për evakuimin e banorëve të zonave të përmbytura në këtë qark, që dje u shpall nga qeveria si zonë në gjendje të fatkeqësisë natyrore. Helikopterët fillimisht evakuuan banorët me gjendje shëndetësore të rënduar në komunën e Dajçit, Anës së Malit, Velipojës, Bushatit dhe Berdicës, ku përveç fluturimeve, asnjëlloj qarkullimi nuk është i mundur. Në këto zona, banorët njoftojnë qendrën operacionale në Prefekturë për shqetësimet që kanë dhe ajo nis urgjentisht helikopterin në zonën përkatëse. /S.Ll/Start/ 2010-12-02 16:42 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
Special_One |
| ||
I'm number one![]() ![]() Registered Member #3944 Joined: Tue Apr 13 2010, 06:09amPosts: 1854 | Shkodër, 10 mijë HA tokë nën ujë, 7 helikopterë evakuojnë të sëmurët THURSDAY, 02 DECEMBER 2010 18:46 SHKODER – Lajmifundit - Vazhdon të jetë e rënduar situata në kaskadën e lumit Drin ku ndodhen tri digat e hidrocentraleve më të mdha në vend. KESH informoi në ora 18:00 se niveli aktual i HEC-it të Fierzës është 290.9, ndërsa shkarkimet janë 1100 m3ujë/sek. Ndërkohë niveli i HEC-it të Komanit është 174 metra kurse Vau i Dejës, është në kuotën e 74.93 metrave. Nga HEC-i i fundit në Vaun e Dejës, po shkarkohen 2935 metër kur ujë në sekondë. Ndërkohë, ditën e sotme, sipërfaqja e tokës së përmbytur në Shkodër arrin në 10 mijë hektarë. Ditën e sotme pas ngritjes së nivelit të ujit, për evakuimin e banorëve janë vendosur në dispozicion shtatë helikopterë pasi lëvizja nga toka është e vështirë edhe për mjetet e ushtrisë. Helikopterët vepruan duke larguar nga zona e rrezikut banorët në komunat e Dajçit, Anës së Malit, Velipojës, Bushatit dhe Berdicës. Të parët që janë evakuuar ishin disa persona me probleme shëndetësore që janë dërguar në spitalin e Shkodrës. Prite punen pa u ba se kur te bahet... mos ban za!!! | ||
Back to top | | ||
guest |
| ||
![]() Registered Member #1283 Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35amPosts: 4466 | me kaloj tan dita tu pa lajme rreth permytjes dhe ma bani pershtypje se ilir meta nuk ishte ba i gjalle ala deri tesh ne dark. edhe ket her nen drejtimin e lsi gjenja u ka dal jashte kontrollit dhe po nuk pushoj shiu ka me ik uji deri ne skenderbeg. mjere ai popull qe i jane permbyt shpijat dhe atyne qe do ju permbyten se damet kan me ken te pa llogaritshme dhe nuk ka me i kompensu kush. | ||
Back to top | | ||
OLIVE OYL |
| ||
Qukulina![]() ![]() ![]() Registered Member #4115 Joined: Mon Aug 23 2010, 01:29pmPosts: 17082 | guest ka shkruar: me kaloj tan dita tu pa lajme rreth permytjes dhe ma bani pershtypje se ilir meta nuk ishte ba i gjalle ala deri tesh ne dark. edhe ket her nen drejtimin e lsi gjenja u ka dal jashte kontrollit dhe po nuk pushoj shiu ka me ik uji deri ne skenderbeg. mjere ai popull qe i jane permbyt shpijat dhe atyne qe do ju permbyten se damet kan me ken te pa llogaritshme dhe nuk ka me i kompensu kush. tash na kan lajmru se edhe pak or ska me u pi ma uji i pijshem ne tan Shkodren ppppfffff Me kyt rast per ata qe jetojn ne Shkoder aktualisht legena shishe kusija kva ca te keni tham qe a mir me i mush me uj ![]() *** I once had a thousand desires, But in my one desire to know you all else melted away. trokit ketu | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 3 4 5 6 7 8 9 | |
Powered by e107 Forum System