Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Forumi i ShkodraOnline.com :: Ekonomia
 
<< Previous thread | Next thread >>
Mali i Zi. Rrugt e domosdoshme mes trevave Shqiptare.
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Wed Dec 23 2009, 12:27pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Dinosha: Rrugët, domosdoshmëri për zhvillimin e turizmit

Tuz - Ministri i Pakicave Kombëtare dhe i të Drejtave të Njeriut në Malin e Zi, Ferhat Dinosha deklaron se kauza tjetër e Tiranës zyrtare pas pavarësisë se Kosovës, duhet të jetë mbrojtja e interesave të shqiptarëve në Malin e Zi.

"Shqiptarët në Malin e Zi janë një faktor i pakapërcyeshëm kur flitet për proceset demokratike dhe definitivisht përbëjnë një shtyllë relevante të të gjitha fazave kyçe të shtetit të ri të Malit të Zi.

Pavarësia ishte një zhvillim i rëndësishëm, që përbën stadin e parë vital edhe për shqiptarët, pasi është hequr varësia nga Beogradi, i cili ishte pengesa e madhe e plotësimit të të drejtave tona.

Tani duhet një qasje tjetër dhe ne po punojmë në një kuadër të ndryshëm", deklaron ministri malazez, njëkohësisht kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Malin e Zi.

Sipas Dinoshës, Mali i Zi është vendi i parë ballkanik që ka një ministri për pakicat kombëtare, dikaster që ka rëndësi për të institucionalizuar kërkesat e minoriteteve.

"Megjithatë, - tha ai- mund të themi se ende nuk ia kemi dalë për të implementuar të gjitha standardet. Më e rëndësishmi nga këto standarde është përfaqësimi proporcional i minoriteteve në institucionet dhe administratën e Republikës së Malit të Zi.

Shqiptarët përbëjnë 7% të popullsisë së këtushme, ndërsa në institucionet republikane apo edhe organet e tjera të shtetit është përfaqësuar vetëm 2% e tyre".

"Ne kemi kontakte të vazhdueshme me autoritetet më të larta të Shqipërisë dhe këto kontakte ne do t‘i forcojmë edhe më shumë. Një moment i rëndësishëm është lidhja e terrenit shqiptar me projektet e reja infrastrukturore, që janë bërë dhe do të përgatiten nga Shqipëria.

Nisja e një rruge të re që lidh Plavën me Podgoricën, duke kaluar nëpër Shqipëri, nga Vermoshi, do ta kthejë këtë projekt infrastrukturor në një rrugë ndërshtetërore, që do të jetë një plus i madh jo vetëm për banorët e Plavës, por edhe për lidhjen me Kosovën”, deklaron Dinosha.

Sipas tij, një projekt tjetër do të ishte rruga që lidh Shëngjinin me Velipojën dhe më pas me Ulqinin, duke e forcuar më shumë aksin turistik të trevave shqiptare.


“Ne mendojmë se zhvillimi i zonës së Ulqinit, duke sjellë këtu investime të mëdha me kapitale të huaja, do ta kthejë këtë zonë me një potencial ekonomik, ku mund të punësohen edhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Shkodrës, kështu përfitimet janë të dyanshme", thekson ai.

2009-12-22 14:45

Copyright 2009 © GazetaStart.com


[ Edited Thu Apr 15 2010, 09:27am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Apr 15 2010, 09:29am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Mali i Zi synon të lidhë autostradën me Kosovën

Podgoricë – Mali i Zi synon që nëpërmjet autostradës së Adriatikut të ndërtojë edhe një aks të veçantë që do të bëjë të mundur lidhjen me Kosovën.
Ministri malazez i Transportit dhe Telekomunikacionit, Andrija Lompar deklaron se procedurat tenderuese nuk e përfshijnë një projekt të tillë, por ai shton se ky projekt mund të realizohet një ditë.

“Në një të ardhme sigurisht që do të bisedohet edhe për këtë projekt, pasi do të rrisë frekuentimin e trafikut nga Bari, nëpërmjet Malit të Zi”, ka thënë ministri Lompar, shkruan B-92.

Ministri Lompar deklaron se qeveria malazeze ka prioritet projektimin dhe ndërtimin e një pjesë të autostradës që lidh Detin Adriatik me Detin Jon, e cila kalon edhe nëpër Malin e Zi. Ky projekt ka shanse që të realizohet me partnerët kinez.

“Për t’u realizuar kjo, paraprakisht duhet nënshkruar një marrëveshje ndërshtetërore. Më 25 prill presim një delegacion kinez të nivelit të lartë, dhe njëra nga temat do të jetë autostrada”, ka thënë Lompar.
2010-04-15 11:13

Copyright 2009 © GazetaStart.com
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2729 sec, 0.0774 of that for queries. DB queries: 34. Memory Usage: 2,491kB