Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Shkodranët nëpër Botë dhe ne Trojet Shqiptare :: Trojet Shqipetare Kosove-Maqedoni-Mal të Zi Çamëri |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Arvanitasit |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
guest |
| ||
![]() Registered Member #1283 Joined: Fri Sep 28 2007, 12:35amPosts: 4466 | mendoj se nje teme duhet te egzistoje ne kete forum per Arvanitet. jeni te lutun qe te sillni informacion dhe video qe mund te hasni neper internet. flm | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Ku shtrihet Çamëria dhe kur u shpërngulën çamët? Shekulli | 01/11/2009 I nderuar lexues! Çamëria është pjesa më jugore e trevave të banuara me shqiptarë. Shtrihet përgjatë bregdetit të Jonit dhe zgjerohet në Lindje deri në vargun e maleve që e ndajnë nga Janina. Nga Veriu ka kufi lumin Pavëll, kurse në Jug, gjirin e Prevezës. Rripi i saj verior me qendër Konispolin bën pjesë në Republikën e Shqipërisë, pjesa tjetër me vendim të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913, i përket shtetit grek. Qendrat e banuara kryesore të Çamërisë janë Filati, Gumenica, Paramithia, Margëlliçi dhe Parga që gjenden jashtë kufijve tanë (brenda kufirit ndodhen 7 fshatra). Emri çam lidhet me emrin antik të lumit Thyamis (sot quhet Kalamas) që e përshkon. Në shekullin XV Çamëria ishte shesh lufte kundër vërshimit osman nën udhëheqjen e familjes Zenevisi. Njëri prej tyre, Simon Zenevisi, ishte bashkëluftëtar i Skënderbeut. Në shekullin XVIII në këtë zonë nisi islamizimi me dhunë i popullsisë. Një pjesë e banorëve të Sulit dhe të Pargës për t'i shpëtuar ndërrimit të fesë, emigroi dhe u vendos në brendësi të ishujve grekë. Më pas Çamëria ra nën sundimin e pashait të famshëm të Janinës, Ali Pashë Tepelenës. Në vitet 1820 - 1850 krahina u përfshi sërish në kryengritjet anti-osmane. Situata ka qenë e trazuar edhe në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XX. Gjatë Luftës Ballkanike 1912 - 1913 në Çamëri hynë trupat greke, të cilat u pritën me armë nga banorët. Qeveria e sapokrijuar e Vlorës, ende e paorganizuar mirë, dërgoi trupa ushtarake në krah të popullsisë vendase, por ndërkohë erdhi lajmi se Konferenca e Ambasadorëve ia kaloi Çamërinë shtetit grek. Më e keqja për krahinën erdhi pas Luftës së Parë Botërore. Qeveritë greke të pasluftës shpërngulën me forcë mijëra banorë të Çamërisë drejt Turqisë, me pretekstin se për shkak të fesë myslimane ishin turq. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, terrori kundër popullatës së Çamërisë, shtrëngoi rreth 25 mijë çamë myslimanë të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe të kërkonin strehim në territorin e Republikës së Shqipërisë. © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP Falemners per temen e te pershnes zotni guest sepse pa te drejt ka mungu kjo teme. Pamvarsisht munges un per vedi(flas gjithmone per vedi) do te baj cmosin kuptohet ne qoft se bi ne kontakt me shkrime rreth Arvanitasve si ktej si anej kufinit. [ Edited Tue Dec 29 2009, 03:26pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Ka baza thënia se Greqia u çlirua nga Shqiptarët? Shekulli Online | 08/11/2009 | Debat I nderuar lexues Ka pasur familje të zonës së Çamërisë që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në luftën e popullit grek kundër ish-Perandorisë Osmane. Xhavellajt psh, janë ndoshta familja më e rëndësishme e parisë së Sulit (krahinë shqiptare në Çamëri). Kjo familje luajti rol të rëndësishëm politik dhe ushtarak në ngjarjet e fund-shekullit XVIII dhe fillim-shekullit XIX. Ndër më të njohurit janë Llambro, Foto, Kiço dhe një grua, Mosko Xhavella. Pas Pavarësisë së Greqisë, kjo familje shqiptarësh çam të Sulit, mori poste të rëndësishme në shtetin grek. Llambro Xhavella (1745-1792): Prijës i fisit Xhavella. Ali Pashë Tepelena i mori peng djalin e madh, Foton. U plagos duke mbrojtur Sulin kundër forcave të Aliut (Suli është një krahinë shumë e veçantë gjeografikisht: Ndodhet mes malesh, me vetëm një rrugë hyrje). Në verën e vitit 1792, Llambro vdiq nga plagët. Foto Xhavella (1774 - 1811): Udhëheqës ushtarak i suliotëve kundër ushtrisë së vezirit të Janinës gjatë 1800-1803. Pas rënies së Sulit në 1803, me një grup bashkë-fshatarësh çau rrugën për në Pargë dhe nuk iu bind urdhërit të Ali Pashës për tu kthyer. Kiço Xhavella (1801 - 1855): I biri i Fotos. U bë një nga komandantët ushtarakë më të rëndësishëm të kryengritjes greke për çlirim nga turqit. Mosko Xhavella (1760 - vitvdekja nuk dihet): Suliotët kanë qenë luftëtarë të ashpër dhe shumë të organizuar. Merreni me mend, në forcat e tyre mbrojtëse luftarake, ishte edhe një "repart" prej 400 grash. Mosko ishte në krye të kësaj ushtrie grash, madje në 1792, fitoi një nga betejat suliote me Ali Pashë Tepelenën. © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP Pastrimi i politiks Greke prej Arvanitasve mas pamvarsis Greke QE NE 1821 DHE PER 20 VJET RRESHT NE PARLAMENTIN GREK QE MBUSHEJ SHUMICA NGA SHQIPTARE DHE ARVANITAS FLITEJ GJUHA SHQIPE SI GJUHE ZYRTARE DHE PROTOKOLLET EPARLAMENTIT JANE MBAJTUR NEGJUHEN SHQIPE POR TE SHKRUARA ME ALFABETIN GREK OSE SHQIP ME GERMA GREKE TE ANASTAS KULLURIOTIT.PER ME TEPER KUR ERDHI OTONI ,PRINCI GJERMAN SI MBRETI I GREQIAE KERKOJ QE TI MESONIN GJUHEN E PARLAMENTIT QE TE KUPTONTE SE CFARE FLITEJ,POR VAJTEN I MESUAN GREQISHTEN DUKE I THENE PO TE MESOJME GJUHEN E VENDIT.KUR E MESOJ SHKOJ NE PARLAMENT POR NUK KUPTOJ GJESENDI SE CFARE FLITEJ SEPSE ATJE FLITEJ SHQIP,ATHERE AI U THA :THASHE TE ME MESONI GJUHEN E VENDIT ATE QE FLOTET KETU NE KUVEND DHE JO KETE GJUHE.ATHERE GREKOFONET E KUPTUAN SE SA THELLE KISHIN HYRE SHQIPTARET QE E CLIRUAN GREQINE DHE BENE PLANE PER TI VRARE DHE ASGJESUAR KOMANDANTET DHE HEROJTE SULIOTE DHE GRADUALISHT NE 2-3 VJET E PASTRUAN PARLAMENTIN NGA SHQIPTARET HERONJ DUKE I HELMUAR ,BERE ATENTATE DHE VRARE ME PUSIRA DHE TRADHETI.DONI ME PER SHQIPTARET SE SI E CLIRUAN GREQINE?SHIKONI ENCIKLOPEDITE E VJETRA GREKE JO KETO TE RREJA SE KETO I TRANSFORMOJNE NGJARJET DHE TERE TE DITURIT SHQIPTARE TE KRISHTERE JU VIHET PRAPSHTESAT GREKE TEK MBIEMRAT DHE SHPALLEN VLERA TE GREQISE. © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP [ Edited Tue Dec 29 2009, 03:23pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Flijimi për nder i 100 grave çame; legjenda që çuditi Europën! Ekskluzive/ Në vazhdim, nga studiuesi Hajredin Isufi, jepen dëshmi e dokumente arkivore lidhur me lashtësinë e popullsisë çame në trojet e veta, heroizmin, bukurinë e rrallë dhe fisnikërinë e grave çame, si dhe ngjarjen-legjendë të 100 grave çame që për nder u vetëflijuan duke u hedhur nga shkëmbi. K.I. Marte, 08 Janar 2008 10:15:00 Ekskluzive/ Në vazhdim, nga studiuesi Hajredin Isufi, jepen dëshmi e dokumente arkivore lidhur me lashtësinë e popullsisë çame në trojet e veta, heroizmin, bukurinë e rrallë dhe fisnikërinë e grave çame, si dhe ngjarjen-legjendë të 100 grave çame që për nder u vetëflijuan duke u hedhur nga shkëmbi. Nga Hajredin Isufi Krahas bukurisë, si dhuratë e natyrës, trimëria e gruas çame ka qenë dhe ka zënë vend në kufijtë e legjendës. Rrëfimet e transmetuara brezave, gojëdhënat, këngët; por dhe dokumentet arkivore të kohës, e evidentojnë dendur këtë fakt. Por të gjitha që cituam më sipër, sipas dokumenteve arkivore e studiuesve (këtu të gjithë bashkohen në një pikë) nuk do të kishin vlerë, apo më saktë nuk do të ishin të plota pa përmendur suliotet çame. Shumë studiues, që i kanë pasur në qendër të studimit të tyre Çamërinë dhe çamët, e pasqyrojnë gruan çame të Sulit si luftëtare dhe bashkëshorte të aftë të burrit, si bartëse të ideve më të mira të kombit e pajisur me ndjenja të larta si një nënë e denjë për të rritur dhe edukuar fëmijët, si luftëtare e trimëreshë, si shtëpiake e përkryer dhe në punët jashtë shtëpisë, si dhe në mbrojtjen e trojeve, të fisit dhe të afërmve të saj. "Gratë suliote, tregon Sukoja, i pasuan burrat me dyfekun mbi supet, shpatën ngjeshur, koburen dhe gjerdanin; ato inkurajuan trimat dhe i shoqëruan në të gjitha ndeshjet...", (Aleksandër Soutzo, "Historie de la revolution Greque", Paris, MDCCCXIX, f.202). Vilhelm Müler i ka kushtuar gruas suliote një poezi të bukur të titulluar "SULIOTJA". (Vilhelm Myler, cituar nga K.Xoxi në : Lufta e popullit grek për pavarësi, vep.e përm., f.352). Gratë suliote, luftëtare si burrat Dëshmi interesante të trimërisë së grave çame sjell dhe Dora D'Istria: "Në rreziqet e mëdha s'ka pasur asnjëherë nën armë më shumë se 1500 luftëtarë. Gratë e tyre i shoqëronin ata në luftë, transportonin ushqime dhe municione dhe në rast nevoje rrëmbenin dhe pushkën dhe e përdornin atë me mjeshtëri, si burrat e djemtë e tyre. Sali Pasha, i biri i Aliut, që ishte poet, i ngre lart vlerat e grave suliote në një vjershë të tij, duke vënë në gojën e Ali Pashës vargjet: "...Shihni si qëndrojnë suliotët/ Trima burrat, burrëresha gratë...", (Dora d`Istria, vep.e përm., f.38). Shembulli dhe heroizmi i grave suliote u jepte kurajë jo vetëm luftëtarëve suliotë, por edhe indiferentëve dhe frikacakëve. Ato i ndiqnin hap pas hapi burrat dhe djemtë e tyre. Thuhet, se Moskoja, gruaja e kapedan Xhavellës, kur kishte arritur në kullën e Qafës në Sul, gjeti të shtrirë trupat e disa luftëtarëve suliotë. Koço Xhavella, nipi i saj, sapo kishte dhënë shpirt. Moskoja, sipas Dora D'Istrias, i bëri nderimet mortore të denja për luftëtarët..., hidhet mbi trupin e tij, e puth, e mbulon me përparësen e saj dhe i thotë: "Nip i shtrenjtë, unë arrita shumë vonë për të të shpëtuar, por unë do të vrapoj të të marr hakun". Dhe me shpejtësi, si një ortek, vihet në ndjekje...", (Dora D'Istria, po aty, f.39). Gratë çame, kur e shihnin armikun të sulmonte territoret e shtrenjta të tyre dhe t'u rrëmbente lirinë e t'i kthente në skllavëri, rrëmbenin armët. Sulmi i tyre mbi forcat armike ishte i befasishëm dhe i vrullshëm si stuhi. Flijimi për nder i 100 grave suljote Në një nga betejat e ashpra të vitit 1792, kur Suli u sulmua nga forca të shumta të Ali Pashës, disa gra suljote, duke parë rrezikun që i kërcënonte armiku i tyre, rrëmbyen armët. Ajo që i printe suliotët ishte Moskoja, gruaja e Kapedan Xhavellës. Gruaja suliote, ashtu si të gjitha gratë shqiptare, i jepnin rëndësi të madhe nocionit "nder". Në emër të tij, ato ishin gati të sakrifikonin edhe jetën e tyre. Këto veti të larta të gruas shqiptare, thotë studiuesi arvanitas, Aristidh Kola, "janë gjëra të panjohura për lindoret, prandaj edhe nuk i çmonin këto veti të larta të shqiptarëve", (A.Kola, vep.e përm., f.302.) Brigjet e Aspropotamit dhe shpatet e thepisura të humnerës së Zallongut, u bënë dëshmitarë të vetësakrificës. Gratë suliote preferuan vetëflijimin e tyre. Ato zgjodhën më mirë një vdekje të ndershme, që të shpëtonin nga një jetë prej skllave, që i priste, po të binin në duart e forcave të Ali Pashës. Është i njohur tashmë akti heroik i dramës së grave suliote në Zallong. Më shumë se 100 gra, nëna, duke shtrënguar në gji fëmijët e tyre e të pasuara nga vajzat e tyre, u hodhën në humnerën e thepisur të shkëmbinjve të Zallongut. Ato morën një vendim të shpejtë për t'u mbrojtur nga poshtërimi, turpi dhe tortura. U kapën dorë për dore dhe mbi sheshin e shkëmbit, ku ndodheshin, filluan të hedhin "vallen e vdekjes" së tyre, të cilën e frymëzonte një heroizëm i jashtëzakonshëm e i paparë, kurse tmerret e vdekjes tragjike të tyre përjetonin ritmin. Vallen e shoqëronte kënga patriotike, refrenin e të cilës patjetër e dëgjonte edhe qielli, e dëgjonin edhe shkrepat e Zallongut. Në fund të refrenit, të 100 gratë lëshuan një klithmë rrëqethëse e të gjatë, jehona e të cilës vazhdoi deri në fund të humnerës, ku përfunduan bashkë me krijesat e tyre, që e shtrëngonte fort në gjokset e përgjakura. Gratë çame, pajtuese të gjaqeve Një aspekt tjetër që spikat në veprimtarinë e gruas çame e që ka tërhequr vëmendjen e studiuesve, ishte roli i ndërmjetësit të paqtimit që luante ajo në situata të rënda, kur plasnin mosmarrëveshjet e luftimet midis fiseve për sinor e gjakmarrje. Gruaja çame, në këto raste, luante një rol jo të vogël në përfundimin e traktateve apo në luftime. Këtë mision fisnik të gruas çame e ka vërejtur edhe Pukëvili, por rilindësja çame, Elena Gjika, e shtrin edhe më tej shpjegimin e këtij fenomeni për veprimtarinë e grave në Shqipërinë e Poshtme në përgjithësi e të gruas çame në veçanti. Dora D'Istria për rolin që luan gruaja shqiptare për qetësimin e gjakrave, e krahason me gruan gale, që sipas Plutarkut, "galët kishin për zakon të këshilloheshin me gratë e tyre për paqen dhe luftën dhe t'i përdornin ato për të fashitur mosmarrëveshjet e tyre...", (Pouqueville, Voyage, vepër e përmb., Vol.1, faqe 29, Dora D'Istria, "Rinia e një shqiptareje", f.38). Gratë çame, bukuria e pashoqe Karakterin e moralin e lartë të shqiptares çame dhe shpirtin patriotik të tyre, studiuesit nuk e kanë veçuar për asnjë çast nga bukuria fizike e shpirtërore të saj. Për ta, bukuria e gruas çame është e pashoqe. A.Panajodis, historiani grek i shekullit XIX, i cilëson çamët të hijshëm e të paraqitshëm, "burra të bukur, me shtat të gjatë...", (A.Panasotides, "Çështje folklorike...Çamët", në "Dedona", Kalendar i ilustruar Epirot, Viti I, 1896, Athinë, 1895, f.75). Edhe kryekonsulli frëng në Janinë, Pukëvili, i ndodhur mes çamëve të Filatit, u befasua nga bukuria e femrave çame. Ai do t'i vlerësonte këto si "femrat më të bukura të Greqisë", (Pouqueville, Voyage..., vep.e përm., Vëll.I, kap.29). Një autor tjetër, Bartholdy, në veprën e vet "Udhëtimi im në Greqi" në shënimet e tij, bukuria e gruas shqiptare zë një vend të rëndësishëm. "Në Athinë, shkruan ai, edhe pse nën një qiell mjaft të pastër, femrat kanë qenë më pak të bukura, në krahasim me të tjerat... por nuk mund të thuhet kështu për shqiptaret e bukura, që banojnë në qytetin e Artës, sepse ato janë një racë krejt tjetër", (Bartholdy, vep.e përm., f.97). Kur bëhet fjalë për vlerësimet e autorëve të huaj rreth bukurisë së femrës shqiptare në Shqipërinë e Poshtme, nuk duhen lënë pa përmendur edhe konstatimet dhe vlerësimet e kronistit anglez, Çajrel. Ai vuri re tek shqiptarët e asaj krahine një bukuri të veçantë si tek burrat, ashtu edhe tek gratë. Ai në veprën e tij shkruan se suliotët, megjithëse u shpërndanë andej-këndej, në të katër anët e mbretërisë helenike dhe krijuan lidhje martesore të përziera me një racë tjetër, dhe kjo dukej e rrallë, prapëseprapë ata e ruajtën bukurinë e përsosur të shqiptarit dhe si burrat edhe gratë, kudo që ndodhen, janë pasues të denjë të gjyshërve të tyre: "Burra të gjatë dhe fizik të fortë, me fytyrë burrërore, mjekër leshatore, flokë të gjata, të lëshuara, zbukurojnë tiparet e tyre...", (Bartholdy, po aty). Gratë suljote, ose "Perëndeshat e bukurisë!" Autori anglez tek gruaja suliote vërejti se ajo megjithëse dukej si e plakur para kohe, nga vuajtjet dhe punët e rënda, prapëseprapë, bartte dëshmitë e një race të lashtë . Çajrël, duke u ndodhur në një dasmë suliote, pati rastin më të mirë që gruan suliote ta shihte në një ceremoni festive, të veshur me veshjen karakteristike, të zbukuruar hijshëm, që ndryshe nga paraqitja e saj e përditshme në punët e fushës, gjente rastin më të mirë të shprehte bukurinë dhe elegancën e saj. Përshtypjet që krijoi anglezi për dasmoret çame, ishin befasuese dhe nuk ngurroi t'i krahasonte gratë suliote me "Venusin e Miles" (Perëndeshën e Bukurisë). "Nusja suliote, dukej si një skulpturë e hijshme atleteje, me kyçet e duarve e të këmbëve delikate, me gjoksin e ngritur, me tipare klasike të fytyrës së saj ovale...", (Bartholdy, po aty). Edhe studiuesja e shquar Elena Gjika, nga Parga, në veprimtarinë e gjerë të saj studimore, nuk len pa përmendur bukurinë e simotrave të saj shqiptare të Shqipërisë së Poshtme, duke u ndalur tek bukuria fizike e përkryer e tyre. Mes të tjerave, ajo shkruan: "Gratë e kësaj pjese të Shqipërisë, mund të kishin shërbyer si modele të Fidias dhe Praksitelit...", (Dora d`Istria, vep.e përm., f.204). Për ta vazhduar më tej mendimin që trajtojmë, është me interes të përmend edhe dy vlerësime të autorëve të huaj për bukurinë e femrës çame. Së pari, është fjala për konsideratat që shpreh historiani biograf, Adam Volf. Ai përmend me admirim përshtypjet që pati nga një vizitë që i bëri iluministes shqiptare, Dora D'Istria. Gjëja kryesore që i tërhoqi vëmendjen, ishin sytë e saj të ndryshëm, buzëqeshja e ëmbël, qëndrimi i saj madhështor e i natyrshëm, fytyra fisnike që zbulonte energji, dinjitetin, shëndetin dhe zgjuarsinë, (Dora d`Istria, po aty). Së dyti, Ibrahim Mensur Efendiu për gruan e Ali Pashës, Vasiliqinë, nga Pleshovica e Filatit, thotë: "Ishte një grua e bukur, afro 35-vjeçare, kishte një elegancë të çuditshme". (Ibrahim Mensur Efendi, "Kujtime për Ali Pashën", Tiranë, 2003, f.237). Ndërsa Dora D'Istria e cilësonte Vasiliqinë një pëllumbeshë të bukur të rrëmbyer nga foleja... Këto tipare të gruas çame, ndoshta nuk do të krijonin një përfytyrim të saktë të hijeshisë së gruas shqiptare, që për Dora D'Istrian, "janë gratë më të bukura të gadishullit lindor… Mahnitesh me luginat e këndshme të Çamërisë, me bukuritë e virgjëneshave të saj me sy të zinj, flokët e mrekullueshme të të cilave, me ngjyrë të rreshkët në gështenjë, u rrëzohen gjer te thembra...", (Dora D'Istria, cituar më lart)… Rrëfimi: Pas një shekulli tek shkëmbi i 100 Heroinave Më 1 korrik të vitit 1990, familjarisht isha në Greqi. Prisja me padurim të gjeja rastin të shkoja në Zallong dhe në Sul. Këtë dëshirë për të shkuar në Zallong e më pas në Sul, ma plotësuan dy djem vendas, Pavllo dhe Vasili. Në një ditë të nxehtë të muajit korrik, u nisëm për në Zallong. Rrugën e bëmë kryesisht me makinë, por për të arritur në majën e Zallongut duhet të udhëtonim edhe me këmbë. Kur arritëm tek sheshi i vogël i Zallongut, majë malit, ku ngrihet lapidari madhështor që përjetëson heroizmin e grave suliote, më pushtoi një ndjenjë dhimbjeje dhe kënaqësie; dhimbje për fatin tragjik për viktimat e pafajshme në të gjitha kohërat, dhe një ndjenjë kënaqësie që ta njoh nga afër historinë e atij vendi të lavdishëm, që kanë habitur botën me qëndresën dhe shpirtin e lartë patriotik që kanë treguar. Ndërkohë iu afrova paksa buzës së humnerës, që të kallte tmerr e frikë. Ndjeva dhimbje dhe emocion. Më dukej se edhe pse kishin kaluar njëqind e ca vjet, jehona e këngës së grave suliote që ishin hedhur nga ai vend e që përcillte melodinë elegjiake të valles së vdekjes së heroinave të Sulit, vinin lehtë-lehtë nga shkrepat e honeve të humnerës në veshin tim dhe më zgjonin shumë kujtime e mbresa nga ato histori të shumta që kisha lexuar e dëgjuar për Sulin e suliotët. Në fund të humnerës, në këmbët e shpateve të saj, ngrihet një manastir i bukur, dykatësh e me anekse përreth. Më shtynte një dëshirë e brendshme ta vizitoja me atë rast edhe atë vend të shenjtë kulti dhe të ndizja një qiri me respekt e nderim, jo vetëm për të rënët e Sulit, por për të gjithë viktimat e pafajshme që humbën jetën nga politikat e mbrapshta të pushtuesve dhe të kriminelëve që u bënë veglat e tyre të verbra. Zbritëm nga mali i Zallongut dhe shkuam drejtë e në manastir. Fillimisht hymë në hyrjen e parë, që ishte një sallë e madhe dhe shumë besimtarë grekë zhvillonin ritet e tyre lutëse në qetësi të plotë e në një ambient të admirueshëm, që të impononte respekt të thellë për njerëzit dhe fenë. Pas pak na afrohet, si për të na shoqëruar, një prift i vjetër që i kishte kaluar të 80-vjetët. Ishte shumë komunikues dhe shprehte një mirësjellje të admirueshme. Fliste ngadalë e me shumë kulturë. - Jeni i huaj?- më thotë. - Po, vij për të parën herë këtu, iu përgjigja, plotësova një dëshirë të zemrës për të parë Zallongun historik të Epirit,- iu përgjigja. Vura re se priftit i pëlqente ta zgjaste bisedën dhe nisi të më pyeste se çfarë kisha lexuar për Sulin. I përmenda një sërë autorësh grekë e të huaj dhe së fundi i thashë që kisha lexuar dhe librin e Foti Ikonomit, një prift nga Paramithia. Priftit i shkëlqyen sytë e tij të vegjël, kur zura në gojë priftin e Paramithisë. - Bravo, bravo, më vjen mirë që keni lexuar një vepër të një prifti grek me shumë njohuri të thella e kulturë të gjerë në shumë fusha,- shtoi ai. - Po, ai libër më ka krijuar një kënaqësi të veçantë dhe këtë pohim ia bëra me bindje të plotë,- i them. Pas këtij dialogu të shkurtër, prifti nisi të rrëfejë ngjarje nga jeta e bëmat e suliotëve. Tregimet e tij ishin shumë interesante, por ngurroja të merrja ndonjë shënim, se kisha frikë se do t'i shkëpusja fillin e bisedës dhe do të ishte më i rezervuar për ato që kishte ndërmend të më tregonte. Prifti fliste rrjedhshëm dhe shumë qartë, që të jepte përshtypjen se kishe përpara një ciceron që shpjegonte historinë e Sulit e të suliotëve me shumë kompetencë. Nga ky bashkëbisedim spontan mësova shumë gjëra interesante, por më e veçanta që mësova nga ai, ishte kjo histori e shkurtër që lidhet me heroizmin e grave që u flijuan në shkëmbinjtë e Zallongut. Kur gratë me krijesat e tyre binin një nga një në humnerë duke kënduar e hedhur vallen e vdekjes, tha prifti, një fëmijë i vogël, djalë, shpëtoi pa u copëtuar nëpër shkëmbinj, duke ngecur në disa shkurre, pa iu shkaktuar asnjë plagë. Ai e gdhiu natën mes asaj shkretëtire shkëmbore, dhe të nesërmen, kur banorët vendas shkuan për të mbledhur trupat e copëtuar të grave dëgjuan një zë fëmije të ngjirur të ngecur në një gëmushë. Fshatarët e morën fëmijën dhe me përkujdesjet që treguan, djali u rrit. Gjetja e një fëmije të gjallë krijoi habi në të gjithë zonën e më tej. Asnjë nuk e besonte që të bjerë një qenie njerëzore nga një lartësi e tillë e të mbetet i gjallë. Rreth kësaj ngjarjeje që ishte e pabesueshme nisën të hapen fjalë në gojët e popullit e të besimtarëve, se në shpatet e malit të Zallongut ka një vend të shenjtë dhe njerëzit nisën ta frekuentojnë duke iu lutur Jezu Krishtit e Shën Mërisë t'u lehtësojnë vuajtjet e tyre. Më pas, në këtë vend të shenjtë u ngrit fillimisht një vend kulti për të krishterët e më pas u bë kjo ndërtesë e bukur kulti që frekuentohet shumë si nga besimtarët e krishterë ashtu edhe nga të tjerët, që kërkojnë mëshirën e shenjtorëve për t'ua lehtësuar vuajtjet. E falënderova priftin përzemërsisht për kohën që humbi duke qëndruar me mua si dhe për informacionet shumë interesante në fushën e historisë për Sulin e suliotët që më dha dhe u ndava shumë miqësisht. Ç'thotë frëngu për shqiptarët Jorida Pasku | 14/11/2009 Çfarë kanë shkruar për historinë, letërsinë, artin dhe kulturën shqiptare autorët francezë Montenji, Volteri, Shatobriani, Hygo, Duma, Flobert, Lamartini, Apolineri? Një pyetje që merr përgjigje në antologjinë (1332-2007) e përkthyesit Fotaq Andrea. Përkthyesi Fotaq Andrea prezantoi dje antologjinë "Pena të arta franceze për shqiptarët" (Gent Grafik, 2009) në një auditor me të pranishëm studentë, pedagogë, historianë, përkthyes në fakultetin e Histori-Filologjisë. Antologjia përmbledh shkrime për historinë, letërsinë, artin, kulturën, etnografinë të 140 autorëve francezë, të një harku kohor afro 7 shekuj. Vështirësia e punës kërkimore, 7-vjeçare, për autorin, nuk qëndron tek përkthimi i materialeve që autorë si: Montenji, Volteri, Hygoi, Floberi, Lamartini, Apolineri, e vite më vonë Kushneri, Boskeja, kanë shkruar për shqiptarët, por tek gjetja e tyre në arkivat e bibliotekave të: Tiranës, Strasburgut, Zvicrës, Austrisë etj. Në fund të kësaj pune, Andrea sjell për lexuesin shqiptar, një antologji voluminoze, (755 faqe), e ndarë në 4 pjesë "Skënderbejada", "Për shqiptarët dhe vendndodhjet e tyre", "Shkrime rreth veprës së Ismail Kadaresë" dhe "Shkrime rreth jetës dhe veprës së Jusuf Vrionit", përkthyesit, të cilit i dedikohet kjo vepër. Në këtë intervistë, përkthyesi na çon në një rrugëtim të shkurtër, në faqet e antologjisë, duke evidentuar aty figurat historike, të letërsisë, artit dhe kulturës, që kanë zënë vend në shkrimet franceze nga viti 1332 deri në 2007-n. Në cilat burime u mbështetët për të bërë këtë antologji? Në radhë të parë, do të veçoja si burim Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, që është shumë e pasur në fushën e albanologjisë të autorëve të huaj, për shqiptarët dhe veçanërisht për autorët francezë, gjithashtu edhe Arkivin e Shtetit, prej të cilit, janë marrë dorëshkrimet origjinale. Por, kam bërë kërkime edhe në Bibliotekën e Institutit të Historisë e Gjuhësisë, ose në bibliotekat lokale, si ajo e Beratit, gjithsej 20 burime. Veprat, që unë nuk munda t'i gjeja në biblioteka të tjera, i gjeta lehtë në Bibliotekën Kombëtare, sepse në këtë bibliotekë është bërë një punë e kujdesshme që në fillimet e saj, vitet '20, kur drejtor ka qenë Sotir Kolea. Ai është, jo vetëm drejtori i parë i BK, por do ta quaja edhe Rilindasi i Fundit. Është një personalitet, një filolog i shquar. Po jashtë Shqipërisë? Burim kryesor është Biblioteka Kombëtare e Francës, e Strasburgut, vendi ku unë banoj, po edhe biblioteka të tjera në Zvicër, Itali, Austri, Gjermani. Është një punë 7-vjeçare. Kam fotokopjuar rreth 8000 faqe, për ato që unë i quaj më të mirat shqiptare dhe tani më jepet mundësia të bëj edhe një vëllim të dytë, ose më saktë, ky është vëllimi i parë, sepse fillon me mitologjinë. Si e përshkruajnë francezët historinë shqiptare? Libri, është një pasqyrë historike e vendit tonë. Momenti kryesor është "Skënderbejada". Unë e quaj kështu epokën e Skënderbeut. Momentet kryesore historike janë luftërat për çlirim nga zgjedha otomane. Pasqyrohet qëndresa shqiptare, përgjatë pesë shekujsh, dhe momenti kulmor i saj, është padyshim "Lidhja Shqiptare e Prizrenit". Më pas, vjen puna voluminoze që kanë bërë rilindasit, e cila kulmon me Shpalljes e Pavarësisë. Cilët janë autorët? Të gjitha momentet kulmore, historike, të Shqipërisë, gjejnë jehonë në penën e francezëve. Volteri, ka dhënë një definicion të mahnitshëm për Skënderbeun: "Po të kishin qenë Skënderbej Perandorët Grekë, Perandoria e Orientit do ish ruajtur". Skënderbeu shfaqet, jo thjesht, një ushtar i Krishtit, por mbrojtësi i Pavarësisë Evropiane. Kështu thuhet tekstualisht nga autorët francezë dhe në të gjitha rastet figura e tij del e plotë. Në një gravurë që përfshihet në libër, Skënderbeu, paraqitet pa mjekër, dhe me fustanellë shqiptare. Fustanella, është një element shumë i rëndësishëm, që gjendet tek toskët dhe tek gegët. Po figura e Ali Pashës, ç'vend zë në antologji? Figura e Ali Pashës është diskutuar shumë në publikun shqiptar. Megjithëse, jetoj në Francë, jam pranë realitetit shqiptar, dhe mundohem që t'i shoh ngjarjet me objektivitet. Vë re se qoftë figurën e Skënderbeut, qoftë ajo e Ali Pashës, e Nënë Terezës, për të shkuar tek Ismail Kadare ka një prirje për t'i mitizuar, për t'i shkëputur nga realiteti i tyre dhe më pas dashur pa dashur, kërkohet që këto figura duhet t'i çmitizojmë. Në fakt këtu nuk ka asnjë problem, as problem identifikimi, as problem çmitizimi. Figurat janë reale, janë pasqyrë e realitetit dhe e historisë shqiptare në epoka të ndryshme. Mitizimi bëhet nga autorët shqiptarë? Mund të merret spunto edhe nga jashtë, por menjëherë këtu nga brenda del kjo dëshira për t'i mitizuar artificialisht këto figura dhe menjëherë për t'i çmitizuar. Po marr për shembull figurën e Ali Pashës. Çfarë konkretisht përfaqëson ai? Historiografia shqiptare i ka vënë mirë pikat mbi "i" kush është figura e tij komplekse, me të mirat dhe të këqijat e veta. Çka dhënë ai për "interesa personale", apo çka dhënë për pashallëkun e tij, qoftë edhe për interesat e Shqipërisë. Në fund të fundit, ishte një figurë tepër e denjë për kohën, që merrnin mundimin të shkruanin pena si Aleksandër Dyma. Ali Pashën e shohim t'i bëj ballë njeriut më të fuqishëm të kohës, që ishte Napoleon Bonaparti. Bonaparti, ekspeditën e tij e nisi në Egjipt, por fillimisht kishte planin për ta nisur nga Ballkani. Ai e dinte se në Ballkan ishte vezir Ali Pasha, po në Egjipt kush ishte vezir? Mehmet Aliu, po shqiptar. Këto janë figura që nuk mund të mitizohen, të çmitizohen, apo të thjeshtëzohen. Unë jam kundra këtij lloj artificialiteti dhe mungese objektiviteti në vlerësimin e figurave tona historike. Artin dhe letërsinë e lamë ta shijojmë në fund... Është pjesa më e bukur për mendimin tim, ndaj unë e nisa me këtë vëllim të dytë dhe jo me të parin. Penat franceze dallohen për këtë. Që në kopertinë, keni figurën e Bajronit, me kostum kombëtar, që ia ka dhuruar Ali Pasha. Bajroni është me Haidenë, vajzën e supozuar të Ali Pashës, një pikturë e Colin-it. Gjithashtu, kemi romantizimin e Viktor Hygoit që shkruan për Ali Pashën, për Marko Poçarin, për heronjtë arvanitas të revolucionit grek. Në libër është edhe figura e Aleksandër Dymasë, veshur me fustanellë shqiptare, keni figurën e Pierre Lotit veshur me tirqet shqiptare. Këtu, dua të theksoj ndihmën e Agim Janinës, një bashkëpunëtor të ngushtë në punën time, i cili është i apasionuar për vlerat artiske, historike të shqiptarëve, i njeh mirë gravurat e kohës. Në libër ka rreth 500 ilustrime. Në fushën figurative, ka kontribuar Dritan Muka, që merret me vlerat shqiptare, bashkautor në këtë libër. Për sa i përket letërsisë, në libër ka poezi, pjesë nga romane historikë si "Shqiptarka dhe urrejtja e saj". Me rëndësi, është figura e gruas shqiptare, që shfaqet historikisht e emancipuar. Në të gjitha drejtimet, libri paraqet ç'është më e mira shqiptare. Po për periudhën që ju keni qenë përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë në Francë do të shkruani ndonjëherë? U përpoqa të përballoj detyra të rëndësishme, me vështirësitë e kohës, gjatë periudhës 97-98 (periudha e trazirave), 99 (kriza e Kosovës). Janë dokumente, që në relacionet e mia të shumta, i kam pasqyruar në Ministrinë e punëve të jashtme. Nuk besoj se mund të jenë për një libër tjetër. Është shumë herët, dhe për momentin, jam duke mbaruar një libër, për arbëreshët nga autorët francezë, një libër pak a shumë si ky. © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP [ Edited Tue Dec 29 2009, 03:39pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Aleancat. Trimëria çame përballë dredhisë greke Ekskluzive/ Në vazhdim, jepen pjesë nga dëshmi e dokumente arkivore të studiuesit, Hajredin Isufi, lidhur me lashtësinë e popullsisë çame në trojet e veta, zakonet, mënyra e jetesës, traditat, shfarosja shoviniste, dënimi nga qarqe përparimtare greke i masakrës mbi popullsinë çame e deri tek kalvari i largimit të dhunshëm të banorëve nga tokat e tyre. Kujtim Borici Hene, 07 Janar 2008 16:52:00 Dokumenti Heronjtë çamë të Revolucionit Grek "Në përgjithësi dhe mbi të gjitha qenë heronjtë suliotë që iu ekspozuan sulmeve: Plaku, Noto Boçari, Kostandin Boçari, K.Xhavella, Jorgji Dhrako, Danglli, Llambro Vejko, Jani Suka, Dhimitër Maksimi, J.Vaja, Jani Gjeli, Joti Gjoni, Papa Dhimitri, A.Zerva, D.Zerva, Nikolla Zerva, Tushi Zerva...". (August Febre, "Historie du siège Messolunghi", Paris, 1827, f.209). Ekskluzive/ Në vazhdim, jepen pjesë nga dëshmi e dokumente arkivore të studiuesit, Hajredin Isufi, lidhur me lashtësinë e popullsisë çame në trojet e veta, zakonet, mënyra e jetesës, traditat, shfarosja shoviniste, dënimi nga qarqe përparimtare greke i masakrës mbi popullsinë çame e deri tek kalvari i largimit të dhunshëm të banorëve nga tokat e tyre. Aleancat. Trimëria çame përballë dredhisë greke Nga Hajredin Isufi Çamët kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve të huaj për trimërinë dhe guximin e tyre, brenda dhe jashtë vendit. Shumë autorë, në veprat e tyre, kanë shkruar faqe të tëra duke i paraqitur çamët si luftëtarë të zotë e të guximshëm. Shpirti i lartë i luftëtarit çam dhe guximi i tij, ka tërhequr në shekuj edhe lakminë e vendeve të ndryshme të Perëndimit e të Lindjes, për t'i pasur në radhët e forcave të tyre jo vetëm si luftëtarë, por edhe si drejtues të veprimeve luftarake. "Shqiptarët, shkruan Johallas, thërriteshin nga të huajt si luftëtarë dhe sidomos si kalorës të mirë", (Johallas, P.Titos, "Mbi emigrimin e shqiptarëve në Greqi", në: AIH, Dos.A - II - 56). Çamët, në radhët e forcave të huaja, i hasim që në dhjetëvjeçarin e parë të shek.XVI. Kështu historiani Giuseppe Valentini, autor i veprave shumë-vëllimshme, në njërën prej tyre ve në dukje se dy luftëtarë suliotë, njeri me emrin Gjokë dhe tjetri me emrin Lekë, i hasim si stratiotë që në vitin 1511, (Guseppe Valentini, "Il diretto delle comunita nella tradioline giuri Albanese", f.351). Pukëvili tregon se tre fshatrat e juridiksionit të Filatit: Janjari, Filati dhe Koska "kanë qenë fidanishtja prej nga përzgjidheshin luftëtarët që sulmonin Rumelinë. Përpara se Ali Pasha të bëhej zot i Çamërisë, këto trupa çame bënin inkursione në grykat e maleve të Maqedonisë dhe e drejtonin vështrimin e tyre deri në Egjipt", ( Pouqueville, Voyage, vep.e përm., Vëll.I, Kap.29). Në Konferencën Shkencore që u organizua nga Instituti i Studimeve për Çamërinë, më 26 qershor 2004 në Tiranë, në kuadrin e 60-vjetorit të shpërnguljes me dhunë të popullsisë shqiptare nga Çamëria, intelektuali dhe politikani i shquar i shqiptarëve të Maqedonisë, z.Arbën Xhaferri, në temën që trajtoi, solli të dhëna me vlerë rreth problemit që trajtojmë: "Në vitin 1806, deklaroi autori, Beogradi u çlirua nga turqit. Rol të rëndësishëm në këtë luftë luajti epiroti çam, Jani Kondo, apo siç e quanin serbët, Kondo Bimbashi, i cili bashkë me luftëtarët e tij, kryesisht çamë, hyri i pari në kala. Një tjetër luftëtar çam, Gjergj Olimpiasi, me 300 vullnetarë të tij shqiptarë luftoi për çlirimin e Serbisë, (Arbën Xhaferri, "Legalizimi i krimit", referat i mbajtur në Konferencën Shkencore të organizuar nga Instituti i Studimeve për Çamërinë, më 26 qershor 2004, në: "Çështja çame dhe integrimi evropian", Arbëria, 2005, f.98). Historia e re e Egjiptit ka në themelet e saj kontributin që kanë dhënë luftëtarët shqiptarë kundër krimit të organizuar, që kishte lindur në Egjipt, dhe përcaktoi në mënyrë përfundimtare karrierën e shqiptarit Mehmet Aliu dhe i hapi rrugë për të ndërmarrë reforma ekonomike dhe ushtarake. Në radhët e drejtuesve të forcave ushtarake të Perandorisë Osmane, burimet e kohës përmendin si drejtues të taboreve osmane Sulejman Çaparin, nga Luarati i Margëlliçit, në kryengritjen e Orllovit në More, përpjekjet mes forcave ruse dhe atyre turke, që përfunduan më 1769 me fitoren e forcave turke, (Sp.Mela, "To lintari...", vep.e përm., f.39). Këtë shpirt të shqiptarëve për t'u larguar nga vendi i tyre i pushtuar dhe për të kaluar në aventura e me prirje mercenare, Dora D'Istria e motivon vetëm e vetëm për të fituar para për të mbijetuar . Trimeria Came Asnjë rrëfim nuk do të ishte i plotë për vetitë luftarake të shqiptarëve çamë, pa përmendur luftërat heroike që kanë bërë suliotët në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të tyre. Mënyra më e mirë për të njohur heroizmin legjendar të çamëve, është t'u referohemi vlerësimeve që kanë bërë studiuesit e huaj në periudha të ndryshme historike. Pukëvili, duke qenë Kryekonsull i Francës në Janinë, më 1806 njohu nga afër cilësitë e çamëve, si dhe vetitë luftarake të tyre, që i dallonte ata. Francezi, në veprën e tij disavëllimëshe bëri vlerësime që meritojnë vëmendje. Suli dhe suliotët, Filati dhe filaqotët, Margëlliçi dhe margëlliçotët, u bënë epiqendra e vëzhgimeve të tij në qëndresën heroike të çamëve, të cilët "donin të jetonin të lirë si të parët e tyre", (Jurien de la Craviere, "La station de Lavarit", Paris, 1876, Vëll.II, f.89). Pukëvili, vuri re tek shqiptarët çamë disa veçori dalluese, si: luftëtarë të maleve, që lidhej me origjinën e tyre antike, trima, të cilët në veprimet luftarake zgjidhnin pozicione, zinin qafa për të kontrolluar lëvizjet e kundërshtarit. Pukëvili, në shënimet që ka lënë për çamët, shkruan me admirim për trimëritë e qëndresën e tyre për të mos rënë nën sundimin e Pashait të Janinës: "Filaqotët, shkruan Pukëvili, ndryshe nga korfiatët, shquheshin gjatë mbrojtjes për guximin e madh dhe këta ishin të pathyeshëm. Ali Pasha nuk ka qenë në gjendje të matej e të ndeshej seriozisht me ta", (Po aty, vep e përm., Vëll.I, Kap.29). Këto cilësi të larta të shqiptarëve çam bënë që Pukëvili, megjithëse nuk kishte qenë një dashamirës i shqiptarëve, të miqësohej me çamët dhe në ditë të vështira, kur në kazanë e Filatit më 1813 kishte rënë kolera dhe vdekja merrte qindra jetë njerëzish çdo ditë, ai ishte mes çamëve. Pukëvili nuk e fshihte atëherë admirimin për çamët, që i cilësonte: "Një popull të shquar për zotësinë e vet, një popull që s'mund ta gjesh më të mirë, më fisnikët e farës shqiptare, si për nga guximi, ashtu dhe shëndeti, që janë përkujdesjet e tij kryesore", (po aty). Kur flitet për vlerësimet që u bëjnë autorët e huaj cilësive luftarake të çamëve, nuk duhet lënë pa përmendur historiani anglez, Çajrël, për shënimet që ka lënë në veprën e tij. Ai, ndër të tjera shkruan: "…Natyra ka qenë një memece e rreptë për shqiptarët, por të paktën ajo iu pat dhënë zemër të qëndrueshme dhe muskuj penjëzor të fortë për të luftuar. Ali Pasha, megjithëse kishte ndërtuar një kështjellë madhështore për të vënë nën kontrollin e tij malësorët trima, kurrë nuk kishte arritur t'i nënshtronte plotësisht, (po aty, f.234). Çajrël qëndroi mes çamëve në kazanë e Margëlliçit me javë të tëra. Ai, kur flet për trimërinë e margëlliçiotëve, përmend edhe suliotët legjendarë, të cilët i karakterizon si "një racë të fortë shqiptare, të krishterët e malësive, të cilët me trimëri e mbajtën gjatë shekullin e XIX, supremacinë e padiskutueshme në këto kështjella dhe i detyruan kundërshtarët e tyre të thyheshin në terren malor, në fushë e në det, madje dhe në portat e Janinës, (po aty, f. 205-206). Në përshkrimin e luftëtarëve suliotë, Çajrel do të veçonte si tipar dallues të tyre në veprimet luftarake, shkathtësinë e tyre në ngjitjen nëpër male e shkrepa, nëpër monopate e shtigje, që viheshin kurdoherë nën kontrollin e tyre. Ndërsa Liku shkon edhe më tej, duke treguar se suliotët kishin një taktikë origjinale në veprimet e tyre luftarake: kur forcat armike ishin të shumta në numër, suliotët i sulmonin në befasi, ndërsa kur shihnin se forcat e kundërshtarit ishin të shumta e të pabarabarta me të tyret, synonin t'i zinin rob ose t'i asgjësonin plotësisht . Prijësit çamë në Revolucionin Grek Ndonëse pjesëmarrja e shqiptarëve (çamëve) për pavarësinë e Greqisë është e njohur gjerësisht, në burimet greke anashkalohet apo minimizohet ky kontribut. Ishin kapedanët shqiptarë të Çamërisë në shërbim të Ali Pashës, që i dhanë Greqisë së re trimat më të shquar në luftë për pavarësi: Noti Boçari, Kostandin Boçari, Marko Boçari, K.Xhavella, Jorgji Dhrako, Danglli, Llambro Vejko, Jani Gjeli, Tushi Zerva, (August Febre, "Historie du siège de Messolonghi", Paris, 1827, f.209). Fatkeqësisht, disa historianë e publicistë grekë ia atribuojnë vetëm helenëve Revolucionin Grek e nuk theksojnë që në atë revolucion shumë shqiptarë luftuan trimërisht për pavarësinë e Greqisë. Kjo nuk ishte një rastësi. Gjithmonë popullin shqiptar dhe atë grek i ka lidhur miqësia. Engelhardt-i, duke folur për kontributin e shqiptarëve në Kryengritjen Greke për pavarësi, shkruan se në Shqipërinë e Poshtme "lindi pavarësia greke, se Boçarët, Karaiskaqët, Miaulët (...) ishin shqiptarë", (Tarih-i, Lufti, CIS, 13; "Enciklopedie de Islam", Vëll.I, f.229-264). Në prag të Revolucionit Grek, kapedanët e Sulit, me forcat e tyre dhe bejlerët myslimanë të Çamërisë ishin në radhët e forcave osmane, të joshur nga premtimet që kishin marrë nga Porta e Lartë se suliotët, pas fitores së osmanëve mbi Ali Pashën, do të ktheheshin në vatrat e tyre në Sul dhe bejlerëve çamë do t'u ktheheshin çifligjet që u kishte grabitur Ali Pasha. Megjithëse të krishterët shqiptarë të Sulit, si dhe bejlerët myslimanë ishin skeptikë ndaj premtimeve me të cilat i joshte Porta e Lartë, ata i mbante një shpresë e vogël dhe kjo i bënte të luftonin përkrah forcave osmane, kundër forcave të Ali Pashës, armikut të tyre të vjetër, që ishte drejt një fundi tragjik. Ndërkohë, pabesia e Portës nxori krye. Kryegjenerali turk thërriti kapedanët e Sulit dhe u komunikoi se Porta e Lartë, pas fitores ishte e gatshme t'' kthente suliotët dhe familjet e tyre në fshatrat e Frarit, në çifligjet e bejlerëve të Margëlliçit e të Paramithisë dhe nuk do t'i lejonte kurrë të ktheheshin në Sulin e tyre të dashur, në vatrat e tyre, që e kishin braktisur që në dhjetor të vitit 1813, (Spiro Mela, "To lintari tis Ipirou Ali Pasias, qe Suoli...", Parames 21 Athinë, 1970, f.388). Kapedanët çamë braktisin Turqinë për Revolucionin Kjo deklaratë bombë e kryegjeneralit osman i dëshpëroi shumë kapedanët e Sulit, si dhe bejlerët myslimanë të Çamërisë. Ali Pasha, që njihej si një mjeshtër i përsosur për të shfrytëzuar lëkundjet e kundërshtarit, ndërhyri me anën e njerëzve të tij, për të njoftuar kapedanët e Sulit dhe bejlerët myslimanë të Çamërisë që të krijonin një aleancë kundër forcave turke, që përditë e më tepër po i afroheshin portave të Janinës. Pashai u ofronte aleatëve të rinj, jo vetëm premtimet që u kishte dhënë Porta, por luftëtarëve edhe rroga më të mira sesa ato që merrnin nga Turqia... Pas shumë hezitimesh, suliotët pranuan. Ata, më 3 dhjetor 1820, u larguan nga forcat sulltanike, duke braktisur pozicionet, dhe kaluan në anën e forcave të Ali Pashës. Suliotët, sapo kaluan në anën e Aliut, më 4 dhjetor, ndërmorën sulme të forta kundër forcave osmane duke u shkaktuar humbje të mëdha. Fitoret e suliotëve përkuan me shpërthimin e Revolucionit Grek, prandaj ato patën jehonë të gjerë në të gjithë Greqinë dhe u bënë burim frymëzimi i popullit helen për pavarësi. Ndërkohë, Ali Pasha urdhëroi që më 12 dhjetor 1820 të hynin në Sul. Ky lajm i gëzoi shumë suliotët dhe kthimi në vatrat e tyre pas 13 vjetësh, ishte një ngjarje e shënuar. Ata tashmë do të shkelnin pragjet e shtëpive të tyre, do të preknin me dorë çdo pëllëmbë toke, që e kishin larë me gjak. Ali Pashë Tepelena mashtron çamët e Sulit Për fat të keq, gëzimi dhe ndjenja e kënaqësisë që përjetuan suliotët në vatrat e tyre, nuk zgjati shumë. Koha tregoi se Aliu, si gjithmonë, nuk i mbajti premtimet që u kishte dhënë suliotëve, që tashmë ishin dhe aleatë të tij. Ai lejoi të futeshin ata në Sul, por pikat më të rëndësishme strategjike, siç ishte Kështjella e Qafës, nuk e lëshoi të vihej nën kontrollin e suliotëve, por u mbajt nga 60 forca të përzgjedhura të Ali Pashës . Në gjuhën e thjeshtë, kjo donte të thoshte se Ali Pasha i kishte mashtruar edhe këtë herë çamët e krishterë të Sulit. Tashmë suliotët, pas mashtrimeve të Portës së Lartë, provuan edhe një herë pabesinë e vezirit plak. Në këto rrethana suliotët, pa asnjë hezitim, u bashkuan me forcat kryengritëse greke, aleat i të cilave ishte edhe Ali Pasha, kundër Hurshit Pashës, që tashmë kishte ardhur në krye të forcave turke në Greqi. Çamët manifestonin ndjenja dashurie dhe solidariteti ndaj helenëve, ndërkohë që sundimi shekullor osman kishte kultivuar thellë tek shqiptarët çamër ndjenjën e pavarësisë. Në vigjiljen e Revolucionit Grek, kur Hurshid Pasha vazhdonte ta ngushtonte rrethimin e Janinës. Perovoji arriti në Sul, i cili në emër të Ipsilantit, kryetar i Revolucionit Grek, i ftonte suliotët të luftonin për liri dhe të ndikonin tek muhamedanët shqiptarë të kalonin në anën e Revolucionit Grek, se edhe Ali Pasha ishte mbështetës i revolucionit. (K.Biris, vep.e përm., f.345)... Në Revolucionin Grek Të besëlidhurit nisën veprimet e përbashkëta kundër forcave osmane. Ato, më 25 prill 1821, nisen për në Prevezë, ku forcat e të besëlidhurve bashkohen me çetën e Janaq Jorgjit. Me veprime të përbashkëta, suliotët dhe forcat e bejlerëve çamë vunë nën kontrollin e tyre shumë territore të Shqipërisë së Poshtme dhe pas këtij suksesi, suliotët kthehen në Sul . Dhimitër Ipsilanti mësoi sukseset e aleancës së suliotëve me muhamedanët çamë dhe u entuziazmua për fitoret e tyre. Për Ipsilantin kjo aleancë nuk ishte e mjaftueshme që çamët muhamedanë të bashkëpunonin me suliotët. Komandantit të Revolucionit Grek i interesonte që çamët, me forcat që kishin dhe trimërinë që i karakterizonte, dhe që përbënin një potencial të fuqishëm ushtarak, të bashkoheshin përkrah forcave kryengritëse greke, në luftë kundër forcave osmane. Ipsilanti vlerësonte jo vetëm bejlerët e Çamërisë për ta mbështetur Revolucionin Grek, por edhe krerët e krahinave të tjera të Shqipërisë së Jugut. Komandanti i Revolucionit Grek, ndjenjat e pastra për një aleancë me shqiptarët kundër armikut të përbashkët, i shpalosi hapur dhe pa hezitim në dy letra që u nisi krerëve shqiptarë, në të cilat i ftonte të luftonin përkrah grekëve. Letra e parë (nga tre të tilla) e Dhimitër Ipsilantit, që iu drejtua parisë së Çamërisë, mban datën 26 qershor 1821... Rrethimi i Tripolicës, në shtator të vitit 1821, gjendej në pikën më kritike. Qyteti ishte i rrethuar nga forcat e shumta osmane. Uria dhe sëmundjet po i sfilitnin të rrethuarit helenë. Forcat osmane synonin t'i detyronin të rrethuarit ose të dorëzoheshin, ose të vdisnin të gjithë nga uria. Në radhët e taborëve osmanë ishin edhe rreth 2000 ushtarë shqiptarë me rrogë dhe komandantët e tyre si, Jaho Demi, nga Filati i Çamërisë e Sali Çami, nga fshatrat e rrethinave të Gumenicës. Ata nuk pajtoheshin me vendimin që kishte marrë komandanti osman, që të rrethuarit të vdisnin nga uria e sëmundjet, që po kthehej në një epidemi të vërtetë masive. Komandantët e forcave shqiptare, nuk kishin asnjë lidhje kombëtare e solidaritet me forcat osmane, por ndjenin një dhembje të thellë për fatin tragjik që përjetonin helenët e rrethuar. Kjo situatë e rëndë bëri që komandantët e forcave shqiptare në radhët e forcave turke, të bien në kontakt me Kollokotronin e t'i deklaronin se ishin gati të braktisnin pozicionet, me kusht që forcat kryengritëse greke t'i linin të lirë të ktheheshin në atdheun e tyre. Kollokotroni e mirëpriti propozimin që iu bë dhe i mori në konsideratë të plotë kërkesat e palës shqiptare. Shtabi i komandës osmane në Tripolicë, kur pa se shqiptarët me komandantët e tyre, Jaho Demi, Sali Çami, Elmaz Meçi etj., braktisnin pozicionet ku ishin dislokuar, u dëshpëruan dhe u detyruan t'u propozojnë grekëve kryengritës armëpushim. Komandantët shqiptarë gjatë tërheqjes nxjerrin nga rrethimi gjithë klerikët grekë dhe parinë helene, që mbaheshin të izoluar në Tripolicë, dhe dolën bashkë me armët e tyre. Komandantët shqiptarë gjithashtu ishin marrë vesh me kryengritësit grekë, që kur të largoheshin forcat shqiptare, të bëhej një mësymje e fortë kundër pozicioneve osmane, ( N.Spiladou, "Kujtime", Vol.A, f.243; K.Biris, vep.e përm., f.350). Ja si i përshkruan shqiptarët që dolën nga Tripolica, francezi Vutie: "Ishte një pamje prekëse t`i shikoje këta ushtarë trima të dobësuar nga privacionet, por krenarë të kalonin përmes grekëve". Kollokotroni për t'u siguruar nga çdo incident gjatë udhëtimit të forcave shqiptare për në atdheun e tyre, caktoi 500 luftëtarë të zgjedhur kryengritësish grekë, që i drejtonte komandanti i shquar i Revolucionit Grek, Z.Pllapoutas. Në vendin e quajtur Mitika, Daljanenjtë, një fis i madh grek, kishin bërë një pritë të fortë për të sulmuar forcat shqiptare e t'i vrisnin të gjithë, në shenjë hakmarrje të vrasjes së vëllait të tyre, Theodhorit, nga forcat osmane, pak kohë më parë. Kollokotroni u njoftua nga njerëzit e tij për pritën që ishte përgatitur dhe menjëherë urdhëroi Daljanenjtë të tërhiqeshin nga planet që kishin stisur dhe të mos krijonin asnjë incident . Daljanenjtë u tërhoqën dhe kolona e shqiptarëve, më 30 shtator arriti në Egjio dhe prej andej do të vazhdonin udhën për në vendin e tyre. Egjio ishte edhe vendi ku forcat greke do të ndaheshin nga shqiptarët, të bindur se ndaj tyre nuk kishte më rrezik rrugës. Jaho Demi, Sali Çami dhe Elmaz Meçi i dorëzuan Pllapoutës një parashtresë falënderimi, në të cilën shprehnin mirënjohje për Kollokotronin si dhe komandantëve të trupës greke, që i shoqëruan në mbrojtjen e jetës së tyre. Peticioni nënshkruhej nga Jaho Demi, Sali Çami, Elmaz Meçi e Lalush Perpani, (N.Spiladou, "Kujtime", po aty). Në tetor të atij viti, çamët, suliotët e toskët, në bashkëpunim edhe me forcat kryengritëse helene, ndërmorën disa aksione të përbashkëta e të suksesshme kundër forcave osmane në Arahthit, si dhe në rrethimin e komandantit turk në Artë. Lidhja e aleancës së çamëve me luftëtarët grekë Forcat shqiptare në këto aksione, siç shkruan historiani grek, Dionis Kokinoi (Dionis Kokinou, "Revolucioni grek", Vëll.IV, f.68, 74; K.Biris, vep.e përm., f.346.), ishin rreth 1500 vetë. Veprimet e përbashkëta greko-shqiptare tregonin se në fakt aleanca ishte krijuar. Tanimë pritej vetëm akti formal për t'u zyrtarizuar aleanca nga pala greke. Me ndërhyrjen e suliotëve, edhe kjo pikë që kishte mbetur pezull, u zgjidh. Pala e udhëheqësve të kryengritjes greke ftoi krerët myslimanë shqiptarë në Peloponez, në vendin ku ishte caktuar për t'u zyrtarizuar aleanca. Palën shqiptare në atë takim e përfaqësonte Tahir Abazi. Ndërkohë forcat çame, nën drejtimin e Pronjos dhe Çaparit, ishin dislokuar në rrethinat e Artës dhe menjëherë pas nënshkrimit të aleancës, prisnin sinjalin për të kaluar në radhët e kryengritësve grekë, që ishin më të organizuar dhe më të përqendruar në veprimet luftarake… Tahir Abazi, i revoltuar nga djegia e fshatit, prishja e xhamive dhe e teqeve, si dhe i keqtrajtimeve të myslimanëve arvanitas, hoqi dorë nga vazhdimi i udhëtimit drejt Peloponezit dhe u kthye në Artë. Aty ai u bëri të njohur bejlerëve çamë dhe drejtuesve të tjerë shqiptarë të Shqipërisë së Poshtme, veprimet e dhunshme që kishin ndërmarrë kryengritësit grekë ndaj familjeve myslimane dhe institucioneve të kulteve fetare myslimane. Ky lajm i kobshëm, mjaftoi që krerët shqiptarë të hiqnin menjëherë dorë nga aleanca me kryengritjen greke e të bashkoheshin me Hrushit Pashën, (K.Biri, "Arvanites oi dories tou neotorou elenizmou", Athinë, 1961., f.346). Por vuajtjet çame në këtë betejë qëndrese e më pas, mbeten të pashoqe. Ja si shkruan Dora D'Istria: "Për fat të keq, asnjë pjesë e Shqipërisë nuk ka vuajtur aq sa Çamëria nga fanatizmi mysliman dhe ky është një konstatim mëse i drejtë, i cili herë pas here në momente kritike ka nxjerrë krye dhe është bërë pengesë serioze në progres, siç ishte rasti në mbrojtjen e alfabetit latin e shkollës shqipe", ( Dora d'Istria, vep.e përm.). Prishja e aleancës Hrushit Pasha, kryegjenerali turk, e shfrytëzoi pa humbur kohë konfliktin që kishte plasur mes drejtuesve të kryengritjes greke dhe bejlerëve myslimanë shqiptarë të Shqipërisë së Poshtme. Ai gjeti terren të favorshëm për t'u bërë thirrje myslimanëve shqiptarë të largoheshin përfundimisht nga aleanca, duke u thënë se kryengritja greke ishte vepër e Rusisë cariste dhe se ajo ishte drejtuar kundër myslimanëve dhe se do të ishte një dënim qiellor, po qe se myslimanët do të bëheshin me të krishterët. Propaganda e Hrushit Pashës synonte që bejlerët myslimanë çamë të bashkoheshin me forcat osmane. Të gjitha këto presione nga brenda e jashtë nuk mund të mos ndikonin në tronditjen nga themeli të aleancës dhe prishjen e saj. Jetëgjatësia e saj qe vetëm 12 muaj: Janar 1821- Dhjetor 1821, (Pouqueville, "Histoire de la rigeneration de la Grece", f.199-200). Prishja e aleancës dhe fushata e reprezaljeve që kishte nisur ndaj myslimanëve shqiptarë, i preku shumë suliotët dhe kreykapedanin e tyre, Marko Boçarin, edhe për faktin se kishte qenë Marko Boçari nismëtari për krijimin e aleancës mes bejlerëve të Çamërisë dhe kryengritjes greke. Madje, Marko Boçari shihte se ftohja e bejlerëve myslimanë të Shqipërisë së Poshtme ndaj kryengritjes greke, kishte nisur të ndjehej edhe tek shqiptarët e krishterë suliotë. Këto pasoja të paparashikuara nga krerët e kryengritjes, kishin krijuar tensione alarmi tek qeveria greke. © 1997 - 2008 shekulli.com.al Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Alvanitët e Pargës Enver Robelli | 21/08/2009 "Shih, këta flasin shkip": Në Pargë të Greqisë, mjafton të flasësh shqip dhe të gjitha dyert i ke të hapura. Këtu dielli i zemrës nuk perëndon kurrë Pika kufitare e Qafë-Botës ende nuk e meriton një emër të tillë. Disa kontejnerë dhe kioska të vendosur në fushë, tregojnë se këtu është kufiri i Shqipërisë me Greqinë. Qeveria e Tiranës ka ndarë 1.4 milionë euro për ndërtimin e godinës së doganës. Punimet tashmë kanë filluar dhe pritet që ato të përfundojnë në pranverë të vitit të ardhshëm. Në pjesën greke, pika kufitare quhet Sagiada (ose në shqip: Sajadha). Godina e doganës dhe e policisë kufitare është moderne dhe e ndërtuar së fundi. Edhe rruga duket e re dhe të shpie në drejtim të Igumenicës (ose Gumenicës, siç është emri shqip i këtij qyteti tani grek). Gumenica është porta e Greqisë veriore dhe veriperëndimore ndaj botës. Në portin e këtij qyteti, për çdo ditë hedhin çengelin anije nga Ankona, Brindizi, Bari dhe Venecia. Gjatë verës këtu zbarkojnë disa milionë turistë nga Evropa Perëndimore, të cilët vazhdojnë rrugëtimin drejt rivierës greke. Jo pak nga këta turistë ndalen në Parga (Pargë), rreth 50 kilometra larg Gumenicës. Qyteza e Pargës numëron jo më shumë se 2 500 banorë dhe gjendet në një gji idilik të Detit Jon, buzë maleve të Epirit. Nga çdo ciceron turistik përshkruhet si njëri ndër vendet më të bukura të Greqisë. Sidomos në muajin gusht, në Pargë pushojnë mijëra turistë nga Italia, Gjermania, Britania e Madhe, por edhe nga vendet e Ballkanit. Aty-këtu shihen autobusë me targa të Beogradit dhe qyteteve të tjera serbe, ndërsa maqedonasit kryesisht preferojnë të vijnë me veturë në Pargë. Për dallim nga Saranda, në Pargë pothuaj asnjë ndërtesë nuk është më e lartë se tre kate. Fasadat e shtëpive janë të lyera me ngjyra të ndezura dhe i japin qytetit një hijeshi të veçantë. Në portin e vogël të Pargës, i cili shërben vetëm për anije turistësh, gjenden me dhjetëra taverna. Para tyre kamerierët i joshin turistët me menynë e begatshme. Kur nuk ka vend në tavernë, ata shpejt u ofrojnë turistëve nga një gotë uzo. Kërkohet pak durim. Derisa turistët zbrazin gotat, kamerierët gjejnë vendin për t'u ulur. Këtu, kafesë turke i thonë kafe greke. Përndryshe, pothuaj gjithçka që ofrohet është nga kuzhina ballkanike, veçse më mirë e përgatitur. Djathë feta, ullinj, musaka, mish qengji me patate, pite. Dhe mbi të gjitha, peshk dhe gjallesa të tjera deti. Vend i ullinjve Kamerierët e Pargës janë poliglotë. Njerëzit këtu jetojnë nga turizmi, prandaj mësimi i gjuhëve të huaja është domosdoshmëri. Gjuhën shqipe, ndërkaq, banorët e Pargës nuk kanë pse ta mësojnë. Atë e dinë të gjithë. "Shih, këta flasin shkip", - thotë një kameriere, e cila duket se përnjëherë shënon porositë e të gjithë mysafirëve të lokalit. Pastaj afrohet pronari, një burrë rreth moshës 60-vjeçare. Pas tij vjen një vajzë e re, është nga Fieri. Punon këtu gjatë sezonit turistik. Bashkë me të atin, i cili fiton bukën si punëtor në plazhin Lichnos. Shumica e banorëve të Pargës janë arvanitë, domethënë vendas, autoktonë, shqiptarë, "alvanitë", siç thonë. Kanë qëndruar këtu përkundër stuhive të historisë. Për fat të keq, shumica janë asimiluar, deklarohen si grekë, por shqip flasin ende, sidomos gjenerata e mesme dhe e moshuar. "Edhe ne dhe ju - të gjithë jemi njerëz të mirë",- thotë Konstantini, i cili me entuziazëm e gjeti një apartament për ditët më të bukura të vitit. Qyteti i Pargës ka tri plazhe të mrekullueshme. Lichnos, Valtos dhe plazhin pranë portit. Turistët që flenë shumë e kanë vështirë që pas orës 11:00 të gjejnë vend buzë detit. Parga është vend i ullinjve. Të gjitha kodrinat janë të mbuluara nga druri i ullirit. Mesatarisht, prej çdo rrënje parganjotët vjelin deri në 300 kilogramë ullinj. Nëpër oborret e shtëpive dhe në kodrinat përreth, banorët vjelin edhe limona e portokaj. Falë zhvillimit të turizmit, shumë banorë të Pargës janë kthyer nga mërgimi, kryesisht nga Gjermania, ku kishin shkuar si punëtorë krahu në vitet '50-të dhe '60-të, kur Greqia ishte një vend i varfër. Ata në vendlindjen e tyre kanë hapur taverna dhe kanë ndërtuar shtëpi, të cilat i japin me qira gjatë sezonit turistik. Një shqiptar nga Mirdita, i cili punon si mbikëqyrës plazhi, tregon se ka ardhur këtu para 17 vjetësh, "atëherë kur pleqtë dhe plakat e Pargës më lehtë flisnin shqip se sa greqisht". Muzgu i bekuar Në Mesjetë, Parga kishte një rëndësi të madhe strategjike. Për këtë qytezë interesoheshin oborret mbretërore të Stambollit, Venedikut, Parisit dhe Londrës. Në vitin 1401 Parga ra nën mbrojtjen e Venedikut. Më 1452 e pushtuan turqit, por dy vite me vonë u çlirua nga venedikasit. Në vitin 1537 u plaçkit dhe shkatërrua nga pirati osman Hajredin Barbarosa, i njohur si zotërues i deteve. Në lagjen "Beshiktash" të Stambollit, gjendet një përmendore në kujtim të tij. Në pjesën e pasme të monumentit janë të shënuara këto vargje të poetit turk Jahja Kemal Bajatli: Nga po vjen gjëmimi i topave prej horizontit të detit? A mos është Hajredini duke u kthyer me flotën e tij nga udhëtimi? Nga ishujt? Nga Tunisi? Nga Algjeria? Dyqind anije lundrojnë në det të hapur Vijnë në drejtim të hënës që lind Çfarë muzgu të bekuar mëngjesi jeni duke lënë prapa? Nën mbrojtjen e Venedikut Parga u shndërrua në portin më të rëndësishëm të Epirit. Në vitet vijuese sundimtarët e Pargës u ndërruan disa herë. Në vitin 1819, Ali Pashë Tepelena vendosi ta blejë nga anglezët këtë qytet, i cili i krijonte telashe, sepse ishte territor i administruar nga të huajt në Pashallëkun e Janinës. Thuhet se pashai i ashpër kishte paguar 150 mijë lira. Thuhet po ashtu se anglezët ia shitën Pargën Ali Pashës për të dobësuar ndikimin rus në rajon. Mbi qytetin e Pargës, rreth katër kilometra larg qendrës, turistët mund të shikojnë edhe sot kalanë e Ali Pashës. Ajo vazhdon të jetë një atraksion jo vetëm për turistë. Gjuha shqipe nuk flitet vetëm në Pargë. Shumica e banorëve të fshatrave Agjia, Rrapëza, Shëndiella, Shenica, Livadhari, Arpica etj., gjuhën shqipe e kanë gjuhë amtare. Toponimet e këtyre katundeve janë greqizuar. Banorët shqiptarë të këtyre zonave, sidomos ata të përkatësisë fetare myslimane, janë dëbuar sistematikisht nga Greqia, pasi u caktuan kufijtë e rrudhur të Shqipërisë në Londër, në vitin 1913. Pas miratimit të Marrëveshjes së Lausanne-s (Lozanës) në vitin 1923, përzënia e shqiptarëve nga Greqia u intensifikua. Marrëveshja parashihte shkëmbimin e popullsive mes Turqisë dhe Greqisë. Domethënë grekët duhej të largoheshin nga Turqia, ndërsa pakicat myslimane në Greqi qenë të detyruara të gjenin strehim në Turqi. Llojet e shqiptarëve Me një dekret, Greqia përvetësoi pronat e shqiptarëve myslimanë dhe jozyrtarisht i trajtoi si popullsi shkëmbyese, ashtu siç e parashihte Marrëveshja e Lausanne-s për turqit e Greqisë. Kryeministri i atëhershëm grek, Theodors Pangalos, i kishte premtuar ambasadorit shqiptar në Athinë, Mit'hat Frashëri se popullsia arvanite dhe çame nuk do të prekej nga Marrëveshja e Lausanne-s dhe shqiptarët myslimanë nuk do të quheshin popullsi turke. Ky ishte një premtim bosh, sepse edhe në vitet në vijim vazhdoi shpronësimi i çamëve. Ministri i atëhershëm i punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, George N. Curzon, e kishte quajtur Marrëveshjen e Lausanne-s "një zgjidhje fund e krye të keqe dhe qëllimkeqe, për të cilën bota, gjatë njëqind vjetëve të ardhshme do të paguajë një tagër të lartë". Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një pjesë e popullsisë çame bashkëpunoi me pushtuesit gjermanë të Greqisë. Pas kapitullimit të gjermanëve, shteti grek i dënoi çamët kolektivisht, duke i dëbuar nga shtëpitë dhe duke ua marrë pronat shumicës së tyre. Historiani i Evropës Juglindore, Konrad Clewing, i ndan shqiptarët e Greqisë në tri grupe. Në grupin e parë ai i numëron arvanitët, të cilët nga shekulli 13-të deri në shekullin e 15-të, me ftesë të sundimtarëve lokalë u vendosën në më shumë se 300 vendbanime në Greqinë Jugore, siç janë Atika (rrethina e Athinës), ishujt e Egjeut (p.sh. Hidra) dhe në Peloponez. Banorët e këtyre zonave e quanin veten arbërorë, ndërsa gjuhën që flisnin - arbërisht. Me kalimin e shekujve ata kanë përvetësuar emërtimin grek arvanitka. Sipas Clewing-ut, numri i arvanitëve në Greqi, bazuar në kriterin e përdorimit të gjuhës dhe të vetëdijes, vlerësohet të jetë mes 150 mijë deri në 200 mijë. Derisa arvanitët e moshuar ende flasin gjuhën amtare, te të rinjtë dominon tendenca e njëgjuhësisë, domethënë ata flasin vetëm greqisht. Asimilimi gjuhësor i arvanitëve është intensifikuar sidomos me urbanizimin e Greqisë. Në qytete ata i janë përshtatur shumicës greke. Grupin e dytë të shqipfolësve në Greqi e përbëjnë banorët e disa lokaliteteve në zonën kufitare greko-bullgaro-turke. Clewing shkruan se këta shqiptarë janë pjesë e mbetur pas shkëmbimit të popullsive mes Greqisë dhe Turqisë në vitet 1922/'23, pra në prag dhe pas Marrëveshjes së Lausanne-s. Në grupin e tretë të shqipfolësve në Greqi hyjnë çamët (greqisht: tsamides), të cilët jetojnë në veri të Epirit, në kufi me Shqipërinë. Tirana pasive Në një artikull për shqiptarët e Greqisë, profesori Clewing shkruan: "Ndryshe nga dy grupet e tjera, çamët historikisht dhe gjuhësisht janë pjesë e hapësirës së përbashkët gjuhësore shqiptare dhe kanë vetëdije etnike shqiptare. Gjuhën e tyre ata e quajnë si në Shqipëri, pra, shqipja. Kur pas përcaktimit të kufijve, në vitin 1913, u krijua një pakicë (shqiptare, v.j.) gjysma myslimane dhe gjysma e krishterë ortodokse, pjesa myslimane zyrtarisht u përjashtua nga shkëmbimi i popullsisë mes Greqisë dhe Turqisë, por për hir të së vërtetës, pakica myslimane u diskriminua. Si pasojë e gjoja bashkëpunimit me trupat pushtuese italiane dhe gjermane dhe me administratën civile shqiptare të instaluar prej tyre në Luftën e Dytë Botërore, shqiptarët myslimanë të mbetur atje, rreth 20 mijë, në vitin 1944 u dëbuan kolektivisht në Shqipëri nga ana e trupave greke. Çamët e krishterë dhe të mbetur sipas interpretimit grek nuk ekzistojnë. Ata janë hulumtuar pak, por duket që ende kanë një vetëdije të veçantë dhe gjuhën e tyre dhe i nënshtrohen presionit të dukshëm zyrtar. Por, ata nuk artikulohen publikisht. Në përgjithësi, shteti grek nuk i ka stimuluar grupet shqipfolëse të popullsisë ose ka pranuar vetëm veçorinë e tyre kulturore. Në disa vendbanime myslimane çame, në vitet 1936-'39, me gjysmë zemre u bënë përpjekje për të ofruar mësim në gjuhën amtare. Deri më sot, Greqia me politikën e saj të gabuar ndaj pakicave, nuk ndikon në mirëkuptimin ndërkufitar në Evropën Juglindore". Për Greqinë zyrtare çështja çame nuk ekziston. Në nëntor të vitit 2005, Presidenti grek, Karolos Papoulias, kishte anuluar takimin e tij me Kryetarin e Shqipërisë, Alfred Moisiu, i cili ishte paraparë të mbahej në një hotel në Sarandë. Shkas për këtë veprim kishte qenë paralajmërimi i një proteste nga ana e komunitetit çam. Ata kërkonin që çamëve t'u kompensohej prona e konfiskuar nga shteti grek gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore dhe t'u kthehej shtetësia greke. Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, politika shqiptare ka qenë e rezervuar sa i përket aktualizimit të çështjes çame. Ky pasivitet është i shpjegueshëm: Në Greqi punojnë mbi gjysmë milioni shqiptarë, të cilët mbajnë familjet e tyre në Shqipëri dhe janë një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë ende të dobët shqiptare. Po ashtu, nuk duhet të nënçmohet ndikimi i Greqisë në Bashkimin Evropian. Të gjitha këto i kanë shtyrë qeveritë shqiptare të jenë të kujdesshme në këtë çështje. © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Mbi Çamërinë dhe çamët Intervistoi Mentor Nazarko | 17/12/2009 INTERVISTA E PLOTE / Profesor Niko Stillo është çam ortodoks që jeton në Gjermani. Ka lindur në një fshat të Prevezës (Greqi). Është larguar në moshën 20 vjeçare nga Greqia dhe ka shkuar në Itali, ku ka kryer studimet për statistikë. Më pas ka jetuar në Gjermani ku ka kryer studimet për Petagogji dhe Ekonomi. Ka "mbetur" në Gjermani ku është marrë me gjuhën e vjetër shqipe, me shkrimet e vjetra në shqip dhe me Etruskologjinë. Në këtë intervistë për gazetarin Mentor Nazarko (Emisioni "Antinomi"), profesor Stillo thotë se në Greqi ka 70 mijë shqiptarë , professor Stillo thotë se në Greqi ka 70 mijë shqiptarë çamë Profesor, cila është teza juaj kryesore në këto studime që keni bërë? Teza ime është se gjuha shqipe është nga të parat në mesdhe. Kjo ishte një nga gjuhët e para dhe të gjitha mbishkrimet e gjetura etruske ishin të shkruar në gjuhën shqipe. Pra ju mendoni se gjuha shqipe vjen nga gjuha etruske? Jo unë mendoj se etruskët ishin një pjesë e gjuhës shqipe. Po ta shohim sot një copë nga ai vend thonë Toskanë që janë etruskët. Toskë kemi dhe në shqipëri. Toskanë do të thotë anë e toskëve. Sot ka shumë studiues shqiptar si brenda ashtu edhe jashtë vendit që i japin shqipes një vend të rëndësishëm në Ballkan. A janë të mbështetura shkencërisht këto përfundime apo janë thjesht dëshira? Janë të mbështetura. Më lër të të them si e kam nisur unë. Unë jam lindur dhe rritur në Greqi. Ne protestonim për mungesën e shkollave në gjuhën shqipe dhe grekët na përgjigjeshin duke na thënë se :- "Çfarë shkollash doni, se ju nuk keni as shkrim, as këndim. Në moshën 23 vjeçare kam marrë për herë të parë në dorë një libër të arvanitasve shkruar në gjuhën shqipe me alfabet grek. Nga njëra anë ishte ajo propaganda greke dhe nga ana tjetër ishin studimet. Pastaj rashë në kontakt me librin e Thomopullit ,ai fliste për pellazgët dhe Pellazgologjinë. Këtu në Shqipëri nuk e di se si është përkthyer. Ajo ishte e shkruar në gjuhën greke dhe Thomopulli si shqiptar. Etruskollogët dhe pellazgollogët e sotëm mbështeten tek ky libër si referencë kryesore. Po ku mbështetet teza juaj? A ka konfirmime me natyrë shkencore tek autorë serioz që mbahen si pikë referimi për këtë fushë? Përfundimi juaj se shqipja është një nga gjuhët e para në Ballkan... Unë kam bërë një libër historia e Shën Arvanitasve të cilin e ka nxjerrë para disa viteve ministria e kulturës së Kosovës në Universitetin e Prishtinë. Ky libër ka një tekst nga një mumje që është sot në Zagreb e cila kishte brenda saj një tekst me 12 faqe i cili ishte i shkruar i gjithi në gjuhën shqipe. Kush kupton çamërisht e kupton perfekt pasi është gjuhë çame. Këtë drejtim të studimeve tuaja, për origjinën e shqipes e ka lëvruar dhe një figurë e rëndësishme arvanitase, Aristidh Kolia. Unë me Aristidh Kolian ishim miq. Ne ishim nga ai brez që mendonim se gjuha shqipe kishte ekzistuar dhe më parë. Ai ishte një shkrimtar me talent. Por nuk ishte studiues? Unë nuk mund të them se nuk ishte studiues, por nuk ishte glosollog. A i keni botuar studimet tuaja në ndonjë gjuhë tjetër, p.sh në greqisht? Kam botuar dhe në greqisht. Cili ka qenë reagimi i studiuesve grek për librat tuaj? Në fjalorin e Marko Boçarit që kam nxjerrë shumë fjalë i gjen në çamërisht , shumë fjalë në fjalorin e sotëm të gjuhës shqipe dhe shumë fjalë të tjera nga fjalorë të tjerë. Për këtë botim më ka shkruajtur dhe rektori i Universitetit të Athinës i cili më thoshte se "keni bërë shumë punë, por pa mend". Ky citim i tij më ka ardhur nëpërmjet një kartoline që më dërgonte. Këto lloj shprehjesh, thonë grekët për ato gjëra që nuk iu pëlqejnë. Pasi teza ime ishte kundër propagandës greke. P.sh. po t`iu themi se ne shqiptarët jemi më të vjetër se sa grekët nuk mund të kesh më diskutim me ta se nuk e pranojnë. Pra ky libër nuk mund të pranohej nga grekët Në dijeninë tuaj, a është e gjallë ndjenja ose identiteti shqiptar? Po është i gjallë, tek çamët. Po çfarë janë çamët, shqiptarë, grekë apo turq? Çamëria është një koncept gjeografik. Atje përveç banorëve të Epirit kishte grek, vlleh, hebrej por më të shumtë ishin banorët shqiptar. Shqiptarët çamë që ishin kristian nuk kishin probleme ndërsa ata që ishin musliman janë sot krejt të kthyer në Shqipëri. Pra ju thoni që ata që mbeten në greqi ishin çamët kristian, por ato nuk thonë se jemi shqiptarë apo jo? Nuk duan ta thonë një gjë të tillë. Ka shumë prej tyre që e thonë. Ndahen në dy lloj, në ata që janë të dhënë pas fesë kristiane dhe thonë atë që thotë prifti, të cilët nuk e thonë se jemi shqiptarë dhe pjesa tjetër që janë ateistë të cilët vënë në punë arsyen dhe e thonë pa ndrojtje se jemi shqiptarë. Sa veta mund të bëhen këta, sa frymë? Janë dy prefektura, ajo e Thesprotisë dhe ajo e Prevezës. Çamëria është më e madhe. Në Thesproti janë 35 mijë shqiptarë kristianë dhe muslimanë. Preveza ka 30 mijë shqiptarë. Në total përafërsisht 70 mijë shqiptar të Çamërisë. Po pse këta nuk duan ta thonë se janë shqiptar? A u bën presion shteti që të shprehin identitetin e tyre? Apo ju vjen turp që të thonë se janë shqiptarë? Disave ju vjen turp ta thonë, disa që punojnë në adiminstratën shtetërore kanë frikë. Po sikur t`u thonë atyre se duam t`iu hapim shkolla. A do ta pranonin ata hapjen e shkollave në shqip. A do t`i ndiqnin apo nuk ka kuriozitet? Për shkollat është një problem që nuk di t`iu them se si do të silleshin. Por unë kam thënë shumë herë që të futet gjuha shqipe në program mësimor ashtu siç hyn gjuha e huaj. Domosdoshmërisht në ato vende ku ka shqiptarë. Këtë gjë e thoni ju, por a ka njerëz të tjerë që mendojnë dhe shprehen si ju atje? Po ka shumë njerëz të tjerë që mendojnë si puna ime dhe që e shprehin. Po këta a kanë organizata , komitete? Jo nuk kanë. Po pse a kanë frikë të kenë organizata ? Mund të jetë frikë ,por mund të jetë interesi i tyre. Ka dhe disa që nuk e duan. Vijmë te pjesa e përzënies së çamëve të tjerë që ishin mysliman. Përse u përzunë këta, për fenë apo se ishin më të pasurit që t`iu merrnin tokat? Para dy muajsh isha në Prishtinë me temën e Çamërisë. Ne që jetojmë në Greqi i themi Eladha. Aty jetojnë grek, vlleh, shqiptarë , serbo-maqedonasit. Këtë Eladhën e vunë kristianët. Kush ishte krisitian ishte grek, kush nuk ishte kristian quhej turk. Dhe çamët i kanë quajtur turk alvani. Kjo është se çfarë i kanë quajtur. Por përse i përzunë ata? Që nga koha e Metaksasë ekzistonte parulla: -"Greqia, për grekët ortodoksë. Erdhi koha u bë lufta, erdhën gjermanët dhe pse ishin mysliman u përzunë. A kanë bashkëpunuar çamët me gjermanët? Po ka pasur disa që kanë bashkëpunuar. Po për grekët që kanë bashkëpunuar si të themi? Babai ka qenë spiun dhe ai le të dënohet për atë gjë dhe jo fëmijët,ata le të jetojnë normalisht. A po ndryshon ndopak mentaliteti në Greqi për këtë çështje. A po pranohet se ishte një gabim përzënia e tyre? Ka shumë njerëz që pranojnë se ishte gabim, por nga ana tjetër ka dhe shumë të tjerë që thonë ajo ishte një gjë e mirë që u bë dhe nuk kemi probleme të tilla. Po tek çamët ortodoks , a ka ndonjë ndjenjë faj që bashkëvëllezërit e tyre mysliman u përzunë? Unë kam folur me shumë çamë që kanë vajtur nga Shqipëria në Çamëri dhe kanë gjetur shumë njerëz që ishin mikpritës dhe shumë njerëz që kanë qarë. Kurse nga banorët e ardhur të atyre viseve nuk e kanë gjetur atë ndjenjën e miqësisë. Në fund të fundit përzënia e tyre erdhi edhe si pasojë e përçarjes që u fut mes çamëve mysliman dhe atyre ortodoksë... E vërtetë është kjo që përzënia e tyre erdhi dhe si pasojë e përçarjes. Edhe vetë Zerva ishte çam ortodoks apo jo? Unë nuk e di Zervën për çam, për ortodoks po . Nuk e di ku mbështetet një tezë e tillë. Çfarë mund të na thoni për presidentin e Papulias? A është edhe ai çam ortodoks apo jo? Papuliasi nuk është çam, por ishte nga Epiri dhe paraardhësit e tij ishin nga Shqipëria. Vjen nga pjesa e minoritetit grek këtu, ku mund të ketë dhe gjak shqiptar. Ai nuk e ka përmendur ndonjëherë këtë gjë. Nuk e ka përmendur dhe për mua nuk përbën ndonjë gjë të veçantë nëse është shqiptar apo jo. Si mendoni, cila është zgjidhja për problemin e shqiptarëve të shpërngulur nga Greqia? Ju e dini se ka pasur edhe shqiptarë të tjerë mysliman që janë shpërngulur nga zona e Selanikut të cilët janë vendosur në Korçë dhe Kolonjë. Po flas për një grup më të vogël që janë shpërngulur gjatë konfliktit civil 45`-48`. Ata ishin pak dhe më të shumtët nuk janë përzënë se ishin pjesë e ndonjë minoriteti por se ishin komunistë. Ata të cilët ishin komunistë ikën nga Greqia . Çamët vazhdojnë akoma të kërkojnë të kthehen. Cila mendoni ju do të ishte zgjidhja më e mire? Propaganda nga të dyja anët na ka bërë një mur, një kanal të madh dhe ka vënë dhe ujë brenda dhe kanë futur edhe krokodilin që mos ta kalojmë. Ne duhet të prishim këtë mur dhe të vijmë më afër kjo vlen për të dyja anët. Të vijmë më afër dhe të gjejmë gjuhën e komunikimit. Po nga pikëpamja shtetërore? Po të dojë shteti grek nuk do ta kishte problem t`u jepte çamëve të shpërngulur pasaportën greke. Po a është problem i pronave që e vështirëson një fakt të tillë, pasi çamët kanë qenë edhe të pasur apo jo? Jo të gjithë, por kanë qenë të pasur. Shteti grek mund t`i kompensojë. Por ama po të hapet problemi i kompensimit të çamëve, do të hapet dhe ai i maqedonasve dhe sllavëve, kjo është një gjë e komplikuar! Problemi i kompensimit të pronave është një problem që shtrihet më gjerë në të gjithë Evropën. Evropa e demokracisë nuk ndjen nga njëri vesh për problem të tilla. Faleminderit profesor © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | ![]() Teodor Kollokotroni, heroi arvanitas i pavarësisë së Greqisë Teodor Bythguri (mbiemri i Kolokotroni është përkthim në greqisht i emrit Bythguri, por mbiemri i tyre i lashtë është Çergjini, mbiemër arbrorë, që do të thot: çer= i meçur dhe gjin(gjinja)= njerëz, pra Njerëz të meçur do të ishte varianti ne standard. Fjala "gjin" në gjuhën shqipe, sidomos tek Arvanitika dhe tek Gegerishtja nënkupton njerëz, fjalë e cila perdoret edhe ne ditet e sotme) ishte udhëheqës i Revolucionit grek kundër perandorisë Osmane. Kolokotroni, ky “shqiptar” i quajtur arvanitas, lindi më 3 prill 1770 dhe vdiq më 15 shkurt 1843. Fliste arvanisht (arbërisht), paraardhëse e drejtpërdrejtë e shqipes së sotme. Me prejardhje arvanitase Greqia ka pasur 9 kryeministra, 1 president, dhe 1 diktator (Gjeneral Theodor Pangalo, 1878–1952). Kolokotroni u bashkua me kryengritësit e Moresë (Peloponez) që kur ishte 14 vjeç; një vit më vonë, ai bëhet “kapetanios” i çetës së tij. Pastaj, Kolokotroni shpallet në kërkim nga osmanët dhe ikën në ishujt e Jonit. Më 1809 i bashkohet këmbësorisë greke në ushtrinë britanike që luftonte kundër ushtrisë perandorake të Napoleonit në ishujt e detit Jon. Gjatë kësaj kohe, Kolokotroni ndikohet nga idetë e Revolucionit Francez dhe nga Napoleon Bonaparti. Në autobiografinë e tij Kolokotroni shkruan: “Sipas gjykimit tim, Revolucioni francez dhe veprat e Napoleonit i hapën sytë botës. Më parë, kombet nuk dinin asgjë për veten dhe njerëzit mendonin se mbretërit ishin perëndi mbi tokë dhe çdo gjë që ata bënin ishte e përkryer”. Dihet se arvanitasit në Greqi janë arbëreshë të zhvendosur në kohë të ndryshme mes shekujve 13–16 nga ajo që sot është Shqipëria e jugut. Arsyet për këtë migrim nuk janë krejtësisht të qarta dhe mund të jenë të shumëfishta. Në shumë raste arvanitasit ishin të ftuar nga sundimtarët bizantinë dhe latinë të kohës për punësim ose ripopullim të zonave të shkretuara nga luftërat, epidemitë, dhe arsye të tjera; ata punësoheshin kryesisht si ushtarë. Disa migrime të mëvonshme besohet të jenë motivuar për të shmangur islamizimin pas pushtimit osman. Valët kryesore të migrimit filluan rreth viteve 1300, arritën kulmin gjatë shekullit të 15-të (pas vdekjes së Skënderbeut), dhe përfunduan rreth viteve 1600. Arvanitasit e parë arritën në Thesali, pastaj Atikë, dhe më në fund në More a Peloponez. Poema greke “Thourios” (Thirrja) nga poeti i rilindjes greke të shekullit të 18-të – dhe hero kombëtar grek, Rigas Feraios lindur në Tërhallë më 1757 – 1798, përfshin një thirrje për arvanitasit që jetonin në atë kohë në mbarë Greqinë, për t’u bashkuar kundër sundimit Osman. Dhe arvanitasit iu përgjigjën “thourios”; në fakt, gjatë luftës greke për pavarësinë, arvanitasit luajtën rol të rëndësishëm – shumë prej tyre njihen sot si heronj kombëtarë grekë (Kundurioti, Xhavella, Kollokotroni, Boçarët, Bubulina, Miauli, etj.) Web [ Edited Sat Mar 04 2017, 04:35pm ] ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | FIGURAT ÇAME NË HISTORINË BOTËRORE - nga Rasim Bebo Në enciklopedinë Kamus Ul Alam, “Fjalori i Botës” të Sami Frashërit, shkruhet se “Raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetёm burra të pushkës, por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit, filozofë, ligjvënës, burra shteti, shkencëtarë, letrarë, dijetarë, poetë, artistë të mëdhenj. Numri i njerëzve të dëgjuar, që njihen si shqiptarë, duhet t’i shtohet edhe një numër tjetër shumë i madh të panjohurish, që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër, që ne nuk ua dimë emrat.” Ai thotë se çamёt janë më të zgjuarit e toskëve, i shquan për inteligjencën dhe mençurinë e tyre. Ndërsa Robert d’Angeli, në librin “Enigma”, duke shkruar për Epirin, e konsideron atë si djepi i burrave të mëdhenj në Bizant e më gjerë gjatë historisë. Çamëria, apo Epiri, ka nxjerrë personalitete të spikatura. Mbreti Kroni dhe mbretëresha Dhea (Dhemetra), kur lindën Zeusin ua dhanë shqiponjave, që ta dërgonin në Kretë në shpellën e Kuritëve. Zeusi kur u rrit mori shqipet e tij dhe erdhi në Shqipëri, në Dodonë, ku luftoi me Titanët dhe Gjigandët e Akrokeraunëve. Në këtë kohë Zeusi mbante shëngjetat e arta që e ndihmuan për të zërë fronin. (Dr. Kristo Floqi, “Histori…”,1937) Dodona. “Herodoti pohon se vendi i kultit apo vendi i shenjtë parahelen, më i lashti dhe i vetmi i njohur, ishte ai në Thesproti (Çamëri) i pellazgëve në Dodonë. Kjo është vërtetuar nga Homeri (Iliada XVI), i cili Zeusin e trajton jo vetëm si “pellazg” por ai e cileson për më tepër si “Dodonas”, (çam, në Çamërinë e sotme. (M. Arefi, “Mikenët – pellazgët”, f. 67.). Grekët, me manipulimet e tyre, Zeusin e quajnë grek, të marë nga pellazgët, bashkë me gjithë sistemin e perëndive Dodonase (Artemisin, Apollonin, Athenanë, Afërditën, Poseidonin, Dionizin, Panin etj. (Dh. Pilika, “Pellazgët”, f.177). Grekët kanë ardhur me mijëra vjet më pas Zeusit. Ndërsa romakët e quajnë Zeusin, Jupiter dhe e vendosën statujën e tij në një nga kodrat e Romës. Perandoria Pellazge me epiqendër Dodonën në Çamëri, ka luzmuar (lumturuar) në rajonet ballkano-danubiane, në pellgun e Mesdheut, në Azinë e Vogël, në gadishullin Apenin, në gadishullin Iberik, Kaukaz, Palestinë etj. “Shqiptaret rrjedhin nga Ilirët dhe këta nga Pellazgët që janë banorët e parë, para se të vinin semito-egjiptianët (grekë). Herodoti, (VIII,44). (M. Aref, “Shqiptaret”, f. 108) Akili dhe Odisea, këta luftëtarë të shquar të Luftës së Trojës (1250 p. k.) janë Thesprotas, nga Çamëria e sotme. Kjo ka qenë një luftë civile ndërmjet trojano-trojanëve. Midis Trojanëve të Mikenës dhe Trojanëve të Dardanisë, Priamit, Hektorit, Paridit etj., i së njëjtës kombësi. (E. Kocaqi, “Albanët”, bot 1998 f.98). Shoku i ngushtë i Akilit, Patrokli, u vra në dyluftim me Hektorin. Akili vendosi të mos ia jepte varrit kufomën e mikut të vet, përpara se të merrte kokën e Hektorit…Trojanët u mbyllën në qytet. Vetëm Hektori mbeti jashtë mureve. Priami plak e pa me frike Akilin, të veshur me mburojë vezulluese… Dyluftimi filloi. Të dy heronjtë hodhën në fillim shtizat. Me guximin e të dëshpëruarit, Hektori nxori shpatën dhe u turr mbi armikun. Akili lëshoi me tërë forcën një shigjetë tjetër, e cila e shpoi këtë herë Hektorin. Akili mori mburojën e të vdekurit dhe duke tërhequr trupin e Hektorit prapa koçisë. E zvarriti deri tek tenda e tij…. (Karl Grimberg “Historia ... , bot. 2003, f. 254). Odisea. Shumë historianë flasin si për një udhëzues, i cili shquhej për zotësinë e tij, pas 10 vjetëve të luftës së Ttrojës rreth viteve 1250 para Krishtit. Në kohën kur trojanët e Ballkanit nuk kishin arritur ende të pushtonin Trojën me forcën e armëve, Odisea mendoi një dredhi. Me këshillat e tij, u ndërtua një kalë gjigant prej druri, ku ai dhe shumë heronj të tjerë ballkanas, u fshehën në barkun e tij, kurse të tjerët bënë gjoja se po e braktisnin kështjellën dhe ngritën velat drejt vendit të tyre. Por ata u fshehën në ishullin e Tenedosit, jo larg Trojës. Trojanët, të lumtur prej fundit të luftës, dolën jashtë qytetit dhe soditën Kalin e fuqishëm; “Ta futim në qytet” tha dikush, dhe ta bëjmë një monument në kujtim të trimërisë sonë mbrojtëse” Kur e futën brenda, Prifti Laokoont e quajti tradhti dhe këshilloi ta digjnin Kalin, pastaj bërtiti: “Kush e di, atë që përbindëshi fsheh në barkun e vet!? Lermëni ta shoh!” dhe si tha këtë fjalë, zhyti një ushtë në ije të kalit. U dëgjua një zhurmë e dobët e armëve që përplaseshin. … (Karl Gimberg “Historia….” Bot 2003, f. 254). Aleksandri i Madh. Thesprotas çam nga e ëma, Olombia, rrjedh nga dera e Pirros. Strateg i madh ushtarak, Aleksandri i Maqedonisë marshoi me ushtrinë e tij deri në Indi. Ai mori me vete në fushatat e veta ushtarake edhe çamët. Ata ishin gjeneralët më të mirë të tij, si Lagosi, Ptolemeu e tj. Në kthim nga India, një pjesë e ushtrisë së tij, duke përfshirë edhe çamët, u vendosën në pllajat e Indokushit, në Afganistan, ku pasardhësit e tyre janë edhe sot dhe kanë ruajtur shqipen e lashtë. Pirrua i Epirit, pasardhës i Akilit, ky është nga Ledheza e Çamërisë dhe Odisea është nga ishulli i vogël i Çamërisë, Itaka. Pirrua gëzonte nam për fisnikërinë dhe trimërinë në beteja. Epirotët e quanin “shqiponjë”, ndërsa luftëtarët e tij i quanin “bijtë e shqiponjës. Pirroja i Epirit, me trupat e tij dhe elefantët u erdhi në ndihmë vëllezërve të vet ilirë të Tarantos në Itali dhe u kalli tmerrin romakëve. Ishte gjak çam nga Ledhea e Gumenisës, si mbarë dinastia e tij që sundoi për shekuj në Epir. (L. Bicaj, “Kontributi Çam…”, Giugno 2013). Ptolemejtë. Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, për gati 3 shekuj vazhdoi dinastia Çame e Ptolemejëve në Egjipt. Gjatë së cilës u krijua qyteti i Aleksandrisë me bibliotekën dhe akademinë e vet. Dhe për tre shekujt, para erës sonë, qysh në fillim të saj, lulëzuan, veç zhvillimit ekonomik edhe shkencat dhe dijet. Ky lulëzim vazhdoi edhe në sundimin romak për 3 - 4 shekuj të tjerë. Shkolla Aleksandrine, e famshme e dijes, ka në themel ndihmesën e kësaj dinastie Çame, për shqiptarësinë e së cilës, na sigurojnë dy eruditët tanë, Sami Frashëri dhe Faik Konica. Ptolemejtë ishin thjesht Çamë shqiptarë, shkruante Samiu. Nuk është rastësi, që një dijetar nga Aleksandria, si Klaud Ptolemeu, një pinjoll i derës çame të Ptolemejve, stërnip i tyre, do të përmendet për herë të parë në histori, te Albanët dhe në qytetin e tyre Albanopulis. (Marre nga interneti). Papa Shën Eleuteri. Çamëria i dha krishterimit në fillimet e tij, një Papë si Shën Eleuteri në shek. e dytë, i cili e shtriu krishterimin deri në Angli. Një shenjtor tjetër i Kristianizmit, është Shën Donati i (shek. të IV). Populli e përjetësoi duke i dhëne emrin e tij Paramithisë, “AJDONAT”. Çamëria është trualli që i dha Bizantit dhe Patrikanës së Stambollit shumë personalitete në shekuj dhe mijëvjeçarë. Ne po përmendim patrikun Atenagora, i cili vdiq në 1972 dhe ishte nga një fshat i Konicës, as dy hapa matanë kufirit shqiptar, përballë me Leskovikun. Në bashkëpunim me Papën Gjon Pali i Katërt, ai u përpoq për afrimin e Kishës Ortodokse me atë Katolike dhe kudo manifestoi shqiptarizimin e tij dhe faktin që ishte biri i Epirit të Çamërisë. (L. Bicaj “kontributi cham…”, guigno 2013). Mihal Artioti – Trivoli, i njohur në Rusi me emrin Maksim. Ky shenjtor i Kishës Ruse, është bir i Artës së Çamërisë. Ka plot 450 vjet që në manastirin e Troickut, në periferi të Moskës, ku është qendra e Kishës Ortodokse Ruse, digjet një qiri që nuk shuhet kurrë në një odë të tij. Në të, sipas dëshmitarëve okularë, ruhen reliktet e këtij humanistit shqiptar tё Rilindjes Evropiane me famё botёrore. Ky shenjtor i Kishёs Ruse, nga Arta e Çamёrisё, i ka dhёnё mbi 150 vepra, Kishёs dhe kulturёs Ruse si dhe asaj mbarёbotёrore. (Dr. L. Bica, Giugno, 2013). Figura tё Çamёrisё: Gjin bua Shpata dhe i vёllai, Zguro Shpata dhe mё vonё i biri Maurik Shpata, qёndruan nё krye tё shtetit Shqiptar (Despotatit Epirit tё Artёs) nga viti 1379 – 1418, për katёr dekada, si shtet i pavarur. Fan Noli shkruan: “Mё 1379, pikёrisht kur kryezoti gegë, Gjergj Balsha, ndihmonte boshnjakёt nё Banat, Kryezoti çam, Gjin Bua Shpata, shkatёrroi para Nartёs ushtritë e bashkuara tё serbёve, grekёve, napolitanёve dhe tё bizantёve, duke e siguruar despotatin e tij, deri nё vitin 1400. Mё 29 tetor 1399 vdiq Despoti Gjin Bua Shpata … “Me emrin e tij, ёshtё lidhur periudha mё e lulёzuar e historisё sё Despotatit shqiptar tё Artёs”. Pas një viti, i biri i tij, Maurik Shpata, pushtoi Janinёn dhe e mbajti deri nё vitin 1418. ( Fan Noli, Historia e Skënderbeut”, bot 1949, f. 6-22). Merkur Bua Shpata, me 400 kalorёs Çamë, ka qёndruar nё kështjellat e Evropës pёr mё se 60 vjet (1496-1560), nё kёshtjellat e Spanjёs, Francёs, Gjermanisё, Venedikut dhe Vatikanit tё Papёs. Nё kёto kёshtjella, kёta kalorёs, si luftёtarё mercenarё, kanё kёnduar, vajtuar, vallёzuar me kёngё dhe valle çame, dhe i kanё mbrojtur ato me besnikёri dhe trimëri. Nё historinё Evropiane, Mёrkur Bua, njihej si njё nga luftёtarёt mё tё famshёm, i cili mori gradёn “gjeneral” i kavalerisё franceze tё mbretit Ludovik XII. Nё dokumentat Venedikase, ai cilësohet “Magnifico conte Mercuri Bua”. Aristidh Kola citon kronistin Italian Marini Sanudo, i cili nё poemёn e tij e quan Mërkurin: “Pasardhёs i Pirros” “Kapedan” dhe e njёson me “Akil Ajadёn dhe Aleksandrin e Madh”. (A. Kola “Arvanitët” f. 241). Nё vitin 1502, Mërkur Bua, ndihmoi mbretin e francёs Ludovikin e XII, në luftën kundër spanjollёve dhe i dha fitoren. Monarku francez i dha titullin e kontit dhe gradёn e gjeneralit, e emёroi komandant tё kavalerisё franceze me 6000 kalorёs dhe i dha shumë dhurata. Në vitin 1506, ai shkoi pёr tё ndihmuar Papёn e Romёs, kundër Venedikut … Mёrkuri doli fitues. Papa e bekoi me dorёn e tij, i dhuroi brezin e artё dhe 1000 florinj. … Nё vitin 1509 ndihmoi perandorin e Gjermanisё, Maksimilian, i dha fitoren Perandorit, duke i shpartalluar dy kundёrshtarё tё mёdhenj. Ky i dha tituj, dhurata dhe feude dhe e shpalli gjeneral tё parë. Merkur Bua zhvilloi shume beteja dhe fitore, vdiq në Trevizio me 1560. Mehmet Esat Janinasi dhe Jani Koduni, të dy nga trojet e Epirit, Çamёrisё, i pari nё shek. e XVIII, Filozof dhe dijetar, pёrktheu nё osmanishte veprёn e Aristotelit, tё bёrё me kopetencё tё plotё nga humanisti i Rilindjes Europiane. Jani Koduni e pёrktheu atë edhe nё latinisht. Tё dy as mё shumё as mё pak, janё shqiptarё tё Epirit. nga Çamёria. Evgjen Bullgari, çami ortodoks, ёshtё njёri nga themeluesit e Akademis Ruse tё Shkencave, një pus dijesh, një nga mё tё diturit e kohёs sё vet. Veç shpreh keqardhjen, qё e njohim pak, madje shumё pak, pёr tё mos thёnё aspak! (Dr Laurant Bica, “Kontributi çam ne visarin …”Giugno 2013). Dionis filozofi, 1541-1611, është nga Paramithia e Çamёrisё. Murg i ri nё manastirin e Shёn Demetrios, Diohuni, nё veri tё Paramithisё. Shkoi pёr tё studjuar nё Padova të Italisë, ndoqi studimet pёr filozofi dhe mjekёsi. Nё kёto studime, ai ёshtё mbiquajtur “Filozofi” dhe pas pёrfundimit tё studimeve, shkoi nё Stamboll. Nё vitin 1591 u shugurua kryepeshkop nё Larissa. Kёtu ra nё kontakt me parinë lokale tё Pindit lindor dhe i bindi ata nё revoltë kundёr turqёve, duke pritur ndihma nga Perёndimi. Nё tё njёjtёn kohё, pushoi sё paguari taksat e Sulltanit. Lёvizja u shtyp direkt, me pasoja tё dhimbshme. Dionisi shkoi nё Perёndim, te Papa pёr ndihma. Rreth vitit 1609 u kthye nё vendlindje, Paramithi, u strehua nё manastirin e Diohunit. Kёtu krijoi një forcё prej 800 luftёtarё dhe marshoi kundër Janinёs, me forca turke tё drejtuara po nga Paramithioti Osman Pasha. Nё pёrpjekje me të, humbi fitoren dhe u arratis nё momentin e fundit. Dionisi u fsheh nё njё shpellё nё breg tё detit, por u kap. Para gjyqit tha; “Unё luftoj nё mёnyrë tё lire kundër turturave dhe tiranisë tuaj”. Dionisin e ropёn sё gjalli, lёkurёn e tij e mbushёn me kashtё dhe e parakaluan nёpёr qytet, e qortuan si “skylosophos” (filozof qen) dhe jo si “philosophos” nё shtator 1611 ekzekutohet. (Joseph von Hammer, “Geshihte des Osmanishe…”, f. 442). Abedin Dino lindi mё 5 prill 1843 nё Prevezë ose Nikopol. Preveza ёshtё ndёrtuar prej Piros dhe i vuri emrin e vjehrrёs së tij “Berenika”. Ushkatёrrua nga hordhite e Paul Emilit dhe u ndёrtua nga Oktavian Agusti. Në vitet 30 p. k. Abedini kreu shollёn Zosimea nё Janinё. Prej kёtu shkoi nё Stamboll, mbaroi shkollёn e lartё ushtarake dhe u caktua kajmekam nё Prevezё, nga ku kaloi nё shumё detyra tё larta. Mё 10 qershor 1880 u emërua Ministёr i P. J. tё perandorisё. Në këtë kohë, krijohet “Lidhja e Prizrenit” me figurat: Abdyl e Sami Frashёri, Ali pashё Gucia, Iljaz Pashё Dibra, Sheh Mustafa Tetova, Ymer Prizreni Abedin Dino etj., Ata i paraqitёn Qeverisë Osmane një memorandum, ku kёrkohej njohja e Shqipёrisё me katër vilajetet autonomi. Kongresi i Berlinit i bёri koncesione territoriale Greqisё, në kufirin turko-grek nё Epir dhe Thesali. Atёherë, Abedin Pash Dino, Abdyl Frashёri, Mehmet bej Vrioni, mblodhёn rreth 30.000 vullnetarё shqiptarё, pёr tё mbrojtur territoret e rrezikuara nga Greqia. Vilajeti i Janinёs nuk iu bashkua Greqisё deri nё vitin 1913. Abedin Dino, nё vitin 1905 vdiq papritur nё pallatin e kobshёm tё Jelldizit ne Stamboll. Emri i Prof. Hoxha Hasan Tahsinit nga fshati Ninat i Konispolit (Filatit) Çamёri, ёshtё i dёgjuar jo vetëm pёr auditorin shqiptar, por për veprёn e bёmat e tij tё nivelit botёror edhe nё Perandorinё Osmane e nё atё franceze. Njё personalitet, qё krijoi Universitetin e parё Osman, njё pёrfaqёsues i shtetit Osman nё Francё, qё njihej pёrsonalisht me Napolonin e III, me akademikёt e Francёs sё kohës, si Lavuazerin. Ai ishte njё kryemёsues i tёrё lёvizjes shqiptare. Njё korife i dijes, si Sokrati i lashtё, i tillë ishte Hasan Tahsini ynё. Shteti Francez i propozoi ta bёnte rektor të Universitetit tё Bordosё. Dora d’Istria, bashkohёsja dhe bashkёvendësja me rrёnjё, nga Parga e Çamёrisё, kaloi nga Lindja nё Perёndim dhe nё tёrё Evropёn Perёndimore dhe vdiq nё Firence tё Italisё. Ajo dha ndihmesё nё fushёn e letrave, jo vetёm pёr shqiptarёt, por pёr mbarё Ballkanin dhe pёr kombet e Evropёs. Kjo grua famoze, njihej me personalitetet mё tё shquara tё Evropёs Perёndimore e mё gjёrё. Akademike, shkrimtare, publiciste etj. ajo nё tё gjallё tё vetё, hyri nё enciklopeditё e Evropёs, pёr mё tepёr ishte grua shkencёtare. Çamёt me krenari mund tё thonё “ishte nga Epiri i Çamёrisë”. Xhaxhai i saj, apo Jon Gjika, ishte themeluesi i Akademisë Rumune tё Shkencave, pёrkrahёs dhe mbёshtetёs i pakursyer i shoqatave shqiptare nё Rumani, gjatё Rilindjes Kombёtare. (L. Bici 2013 Antiçita Kontributi çam). Legjendari Haxhi Mehmet Dalani, bir i Çamёrisё nga Konispoli – Heroi i Libanit dhe i Kretёs. Lindi nё Konispol mё 1775, ishte personalitet i shquar krahas Marko Boçarit dhe Ali Pashё Tepelenёs. Haxhiu ra duke luftuar mё 18 maj 1828 nё krye tё 800 luftёtarёve shqiptarё çamë, qё udhёhiqte nё luftё, nё ndihmё tё popullit grek pёr çlirimin e ishullit tё Kretёs nga pushtuesit osmanë. Shkrimtari i madh grek, Niko Kazanzaqi, i kushtoi kёtij heroi librin voluminoz “Ja vdekje ja liri”. Por autori si grek i shtirё nga ortodoksizmi, pas vdekjes sё tij, ia ndryshoi emrin nga Mehmet nё “Mihal”. Kёtu kemi njё manipulim tё hapur tё kishёs greke, tё regjistruar nё enciklopedin greke nё vitin 1931, si hero grek, nga Haxhi Mehmet Dalani, nё “Haxhi Mihal Dalani”. Po nga Konispoli, kemi figurёn e Muhamet Kuçukut, me veprёn e tij kryesore “Erveheja”. Dhe valltarin e madh Osman Taka, qё me kёtё emёr njihet edhe vallja e tij, e cila ёshtё nje perlё botërore. ( Kotini, “Tre gurёt e zez nё Prevezё”, bot. 2000, f. 591). Vëllezërit Zosimea. Nuk mund tё le pa pёrmendur vёllezёrit Zosimea, shqiptarё tё Janinёs, qё punuan, jetuan dhe vunё pasuri nё Rusi, nё Odesё. Ata ngriten vatrёn e kulturёs nё Janinё të quajtur “Zosimea” nga Çamёt, pёr çamёt shqiptarё. Aty u shkolluan njё pjesё e rilindasve tanë si: Jani Vreto, Ismail Qemali, vёllezёrit Frashёri, pёrfshi dhe Abedin Dinon, qё u bё ministrër i jashtem i Perandorisё Osmane dhe ishte njëkohёsisht edhe kryetar i lidhjes sё Prizerenit pёr Jugun e Shqipёrisё. Dallohen si diplomat Rasih Dino me tё bijёn, Lejlanё, që nё Konferencёn e Versajёs, bёnё tё pamundurёn pёr tё shpёtuar Çamёrinё. Por mё kot. Veshi i Evropёs ishte shurdh dhe oreksi i fqinjёve s’kishte kufi. Djali i Rasih Dinos, Ali Dino, piktor i shquar, do tё mbronte çёshtjen çame nga brenda parlamentit grek (si deputeti i tij). Nё Panteonin grek, ku shumica e figurave janё tё gjakut shqiptar, ka edhe shumё çamё si Marko Boçari i Sulit dhe Kostandin Kanari i Pargёs e tj. Marko Boçari lindi mё 1790-1823 nё Sul tё Çamёrisё. Nё moshёn 19 vjeçare, më 1494, shkroi njё fjalor, me fjalё shqip dhe me 1700 fjalё greqisht, me 119 faqe, nё ndihmё tё suljotёve tё shpёrngulur nё shtatë ishujt e Greqisё. Marko Boçari ishte njё udhёheqёs heroik, nё kryengritjen shqiptaro-greke pёr liri e pavarёsi. U caktua komandant ushtarak i Greqisë Perёndimore. Mbante fjalime tё zjarta nё gjuhёn shqipe, ra heroikisht nё gusht 1823. Adhurohej nga Viktor Hugoi, i cili e krahasoi atё, me heronjtë mё tё spikatur tё historisë. Lordi anglez Bajroni, mbajti njё fjalim prekёs dhe shumё emocional, duke e quajtur Marko Boçarin, legjenda e Çamёrisë. Kostandin Kanari, lindi, 1790-1887. U dallua veçanёrisht si detar dhe luftёtar i shquar në betejat kundёr flotёs turke. Vetё Kosta i ka vёnё zjarrin anijes sё admiralit tё flotёs turke, ku gjetёn vdekjen 2.300 marinarё turq. Ai ka hyrё nё histori si “Admiral”. Kanarёt e Pargёs, tё Çamёrisё, emigruan, njё pjesё nё Gjenovё dhe Korsikё nё shek XIV. Kanari u bё ministёr dhe kryeministёr i Greqisё. Vdiq nё Kipseli tё Athinёs, mё 3-9-18715. Mitrush Kuteli (Dhimitёr Pasko) rrjedh nga fisi shqiptar Kuteli, nga Arta e Çamёrisё. I ati Pandi, i biri Pasko Kutelit, u shpёrngul nё fillim tё shek 19 pёr nё Rumani, mё vonё erdhi nё Shqipёri, nё Pogradec. Kёtu lindi Mitrushi, mё 13 shtator 1907 – 4 maj dhe vdiq më 1967. Ai u shkollua nё Selanik e mё vonë nё Bukuresht, nё Akademinë e Shkencave tё Larta Ekonomike, ku mori titullin “Doktor i Shkencave Ekonomike, Bankare e Monetare”. Kjo degё i hapi perspektiva pёr njё karierё tё shkёlqyer, profesion tё cilin e ushtroi nё Rumani e nё Shqipёri. Krahas kësaj, ai pёrparoi shumё nё fushёn e letrave, duke u vlerёsuar si njё kapacitet intelektual i veçantё. Bashke me Ernest Koliqin, ai ёshtё themeluesi i prozёs moderne shqipe. Kolё Idromeno. I ati i tij, quhej Arsen Andre. Familja e tij ishte nga mё tё njohurat e Pargёs sё Çamёrisë, i vendosur nё Shkodёr, ku u martua me Roza Saraçin, nga njё familje qytetare shkodrane. Kola lindi me 15 gusht 1860 dhe vdiq më 12 dhjetor 1939. Kolё Idromeno ishte piktor, arkitetkt, urbanist, fotograf, skenograf, siparist, muzikant, kompozitor i kёngёve shkodrane. Gjithashtu ishte dhe nismëtari i shfaqjeve tё para kinematografike nё Shqipёri. Nё vitin 1875, filloi studimet pёr pikturё në Venecia tё Italisё. Mё 1878 iu bashkua lёvizjes patriotike tё “Lidhjes së Prizrenit”. (Shqiptaria.com 24 gusht 2013, nga A. Hado). Papa Kristo Negovani, lindi më 1875 dhe u vra barbarisht nga grekët mё 12 mars 1905. Eshtё nga Negovani i Follorinёs, Çamёri. Ky e ktheu shtёpinё e tij nё shkollё shqipe dhe kishёn nё meshё tё gjuhёs shqipe. Tё dilje në atë kohë aq i vendosur para shovinizmit tё tёrbuar grek, me flamurin e patriotizmit shqiptar nё dorё, si Papa Kristo, ishte njёsoj sikur tё hidheshe nё grykёn e mitralozit tё Armikut. Mё 10 shkurt 1905, erdhi vetё nё Negovan kryeagjenti i Patrikanёs, dhespoti i Kosturit, Karavangjeli, por Papa Kristo, si zakonisht e tha meshёn shqip edhe para dhespotit! I egёrsuar nga ajo qё i panё sytё, “njeriu i zotit” doli nga kisha duke mallkuar priftin: “Mos tё gjetë e nesërmja!”. Dhe urdhёroi fshehtas çetёn andarte tё Jan Bullatёs, qё mbrёnda 24 orёve tё vriste 25 veta. Mё 12 mars 1905, nё orёn 3 tё natёs ata vranë Papa Kriston dhe katёr tё tjerё, duke i copëtuar me sopatë. (R. Bebo “Ddona …”, bot 2008, f. 338). Sabri Preveza, është financuesi i gazetave qё botoheshin jashtё vendit, nё mbrojtje tё nteresave kombёtare si “Drita e Sofjes”, “Liria” e Selanikut etj. Kur u caktua mësues i gjimnazit turk nё Prevezё, ishte ndёr tё parёt qё dha mёsimin nё gjuhёn shqipe. Shkriu gjithë pasurinë pёr gjuhёn shqipe. Dhe vdiq nё mjerim tё madh, nё Sarandё më 1925. Spiro Xhakulla lindi nё fshatin Potam tё Paramithisё, me 1887-1944. Kreu studimet pёr drejtёsi nё Athinё. Filloi punёn si Avokat nё Paramithi. Njihej me figurat e kohёs si Ismail Qemalin, Fan Nolin, Hasan Prishtinёn etj., Nё kёshillin e pёrgjithshёm tё Camёrisё, në vitin 1943 u zgjodh anëtar pёr Drejtёsinё. U arrestua nga zervistët mё 27 qershor 1944. E nxorёn nё gjyq, ky refuzoi tё pёrgjigjej nё gjuhёn greke, pёr kёtё kёrkoi pёrkthyes. Trupi gjykues dhe prokurori po çmёndeshin nga zёmёrimi. I sollёn pёrkthyes pёr gjuhёn shqipe dhe filloi tё pёrgjigjej “Unё jam shqiptar dhe luftoj pёr Shqipёrinë” … Iu dha dёnimi: “I lidhёn tё dy kёmbёt me litar dhe njё kalorёs e tërhoqi xvarrё pёrgjatё kalldrёmit tё qytetit, duke e çuar te vendi i pushkatimit. Ky ёshtё shqiptari i madh Xhakulla. Asaf Ajdonat Çami. Veprimtar i shquar i arsimit shqiptar (1888 1965). Lindi ne Paramithi. Kreu studimet e larta për mjekësi (kirurgji). Ngriti klubin e Paramithise dhe Margëllëçit. Së bashku me patriotin Spiro Çhalluka, organizuan qёndresёn heroike nё shkallёn e Paramithisё, kundra forcave greke mё 1913. Pas pushtimit tё Çamёrisё nga Greqia, u vendos nё Konispol. Ku u shёrbeu si mjek i banorёve pa pagesё. Mё 23 qershor 1921 i dërgoi njё letёr sekretarit tё pёrgjithshёm tё Lidhjes sё Kombeve, pёr kёrkesёn e tё drejtave tё kryengritёsve tё Kosovёs, Shkodrёs, Çamёrisë e Maqedonisё. Kjo kërkeseë ishte e firmosur nga Asaf Çami, Bedri Pojani, Kol Batri etj. (Shoqata kulturore shqiptare “Migjeni”, Lubjanë 1990). Ai ishte shok i Dr. Omer Nishanit, Muharem Rushitit, Riza Cerovës, Salih Çekës. Qenan Musareja, nga Meçova e Grebenesё (Çamёri), ёshtё pёrfaqesuesi i Shqipёrisё nё Lidhjen e Kombeve. Marrëveshja e fshehtё greko-turke pёr kёmbimin e popullit çam në trojet e veta, me grekёt nga Azia e Vogёl, u zbulua nga Fan Noli dhe Faik Konica, tё cilёt pёr kёtё padrejtësi hartuan njё letёr të krerёve tё Çamёrisё dhe ia dhanë fshehtas Qenan Musaresё pёr të protestuar në Lidhjen e Kombeve. Ky forum dёrgoi njё komision qё drejtohej nga spanjolli Delon pёr tё verifikuar gjёndjen nё Çamёri. Ai u prit nё fshatin Grykohor nga paria e vendit prej Tehir Metes, Kadri Sadushit, Bido Dules etj. Deloni pyeti: “Pse disa thonё jemi turq dhe disa thonё jemi shqiptarë? “ E thonё qё jemi turq nga frika- i tha Kadri Sadushi, - nga trajtimi jashtёzakonisht i keq qё na bёn greku. Ata nuk u rezistojnё dot masakrave! Janё frikёsuar nga vrasjet. –Po pse, aq shumё ju rrezikon greku juve ?. –Ne kemi marrё parasysh edhe humbjen e jetёs sonё, vetёm kombёsinë shqiptare nuk e ndёrrojmё. Aq shumё rrezikojmё, saqё tani qё do tё dalim prej kёtej, nuk e dimё nёse do tё vemi gjallё nё shtepitё tona!..Qё tё bindeni ju zoti kryetar, Unё jam vetё i dytё vёlla. Mua mё thonё Kadri, jam shqiptar dhe e kam marrё parasysh vdekjen. Tjetrit ia thonё Shefik, ai ёshtё nga ata qё nuk rrezistojnë dot dhe thotë, jam turk. Merreni Shefikun dhe silleni kёtu, pyeteni se çfarё gjuhё di tjetёr nё botё, po dijti njё fjalё veç gjuhёs së nёnёs, jam dakord pёr çfarёdo vendimi qё tё merrni ju. Kjo provё do tё tregojё sa tё rreme janё kёrkesat greke. Nё fakt kur u pyeten nga Deloni, mjafte çamё tё krishterё dhe myslimanё aty, dinin vetёm shqip, dhe aty për aty marrёveshja greko-turke u prish. Por prap, terrori e dhuna vazhdoi deri nё vitin 1924. Meritё e madhe pёr kёtё ka Qenan Musareja. (A. Kotini, “Tre gurёt…” bot. 2001, f. 259, V. I). Muharem Rushiti. Duke filluar që nga Drenica e Epirit, deri në Çamёri, vendi ynë vuante varfërinë dhe dhimbjen krenare. Çeta e Muharem Rishitit, u ngrit në lëvizjen popullore të udhёhequr dhe drejtuar nga vetë Muharemi prej fshatit Koskё. Çeta e tij veproi nё vitet 1909 deri nё vitin 1920. Kryegritja nё jug, filloi pikërisht prej kёsaj çete mё 200 luftёtarё. (“Dielli”, dt. 31-8-1911). Ajo ndёrrmori njё udhёtim luftarak, nga Çamёria, deri nё Labёri. Bajo topulli nga Amerika i kёndonte:“Prite, prite, Kurvelesh / se tё vjen ndihmё Petriti. / Vjen mbi grekun shesh pёr shesh, / trimi Muharrem Rushiti.” (I. Hoxha, Q.I.C. f. 21). Çeta ka patur kёshilltar politik sekretarin e parë të shoqёrisё “Vllazёria” tё Filatit, Musa Hamit Demin. Mё 23-7-1911 mori pjesё nё luftime pranё fshatit Pronji dhe doli fitues. Mё 30 korrrik 1911, zhvilloi luftime me focat turke nё Sajadhё dhe nё fshatin Smartë tё cilat i shpartalloi. Njё seri luftimesh zhvilloi ndёrmjet lumit të Kalamait dhe lumit të Bistricёs gjatё viteve 1911-1914. Luftime tё ashpra zhvilloi me forcat greke nё Pleshavicё, nё Mallun dhe në Qeramicё, afёr Filatit. Nё Laberi zhvilloi luftime të ashpra nё luginёn e lumit tё Kardhiqit, në Qafёn e Skёrficёs dhe tё Livadhit, deri nё Rёzomё tё Delvinёs. Kur kryengritёsit esadistё pёrparonin drejt Vlorёs, Muharem Rushiti zuri buzёn e Vjosёs. Çeta me udhёheqёsin e saj mori pjesё nё luftёn e Vorёs nё vitin 1920. Fatkeqёsi, qё nuk pёrmёndet çetat e Çamёrisё me komandant Muharem Rushitin në “Luftën e Vlorës”. (I. Hoxha, “Enciklo.”, f. 547). Faik Konica. Rrjedh nga një familje feudale nga Konica e Çamёrisё. Studioi nё Shkodёr, në Kostandinopojё, në Francё dhe në SHBA. Mё 1912 u diplomua pёr letёrsi nё Universitetin e Harvardit nё SHBA, me medalje ari. Me themelimin e Federatёs “Vatra”, mё 1912, ai u zgjodh sekretar i pёrgjithshёm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli janё udhёheqёsit kryesor tё lёvizjes kombёtare shqiptare nё Amerikё. (“Agjensioni Floripress” shtator 2013). Musa Demi, lindi nё Filat, më 1876, nё njё familje me tradita patriotike. U lidh ngushtё me patriotёt Mehmet Zeqirjanё, Sabri Prevezёn, Namik Delvinёt e shumë atdhetarё tё tjerё. Historia e Çamёrisё, indetifikohet nga figura tё mёdha tё shekujve tё fundit prej: Dinejve, Pronjatёve, Çaparenjve, Dematёve Sejkatёve e tj. Pena e Musa Demit, Mehmet Haki Sejkos, Qamil Izetit etj. dhe pushka e Muharem Rushitit, bёnё tё dëgjohej zёri dhe tё krijoheshin lidhjet me Klubin e Manastirit, me Kristo Dakon nё Bukuresht, me Rasim Dinon nё Prevezё. Klubi i Filatit bёri tё pёrhapen klube nё tё gjithё Çamёrinё dhe u lidh me Klubet e Manastirit, Elbasanitt, Vlorёs, Gjirokastrёs. Krijuan lidhje me Kadri Gjetёn e Janinёs, Namik Delvinёn, Çerçiz Topullin. Morёn pjesё aktive nё mbrojtjen e Janinёs, ku gjithё treva e Çamёrisё luftonte kundër grekut, dhe fituan nё saje tё tradhёtisё sё komandantit armatёs qё mbronte Janinёn e Esat pashё Janinёs, Por Janina u pushtua mё 5 mars 1913. Kjo ështё humbja mё e madhe e vendit tone. Klubi i Filatit ndihmoi familjen e patriotit Papa Kristo Negovanit, të cilin greku e vrau nё vitin 1905. (R. Bebo “Dodona…”, bot. 2007, f. 355). Osman Taka (1848-1887). Vallja e Osman Takёs ёshtё njё nga mё tё bukurat dhe mё burrёroret e Çamёrisё. Ky patriot i kohёs, u kap dhe u burgos nё burgun e Janinёs, ku dhe u dёnua me varje. Para se ta varnin shprehu dёshirёn, për njё orkestёr tё luante vallen çame para litarit. Osman Taka nisi tё kёrcejё para valiut tё Janinёs dhe tё shoqes sё tij. Kur mbaroi vallja, e shoqia e valiut kёrkoi faljen e tij dhe atij iu fal jeta. Më vonë, do tё ishte Taip Madani ai, qё me kёrcimin e tij brillant nё Festivalin Folklorik tё Gjirokastrёs, nё tetor 1978, e bёri vallen e Osman Takёs njё nga vallet mё tё bukura dhe mё tё vlerёsuara tё atyre viteve. Alush Taka, u shqua si politikan dhe patriot, mori pjesё nё shpalljen e pavarёsisё. Me batalionin e tij mori pjesë në Luftën e Vlorës, si zv/komandant me Riza Bebon. U zgjodh deputet nё kohёn e Nolit dhe tё Zogut dhe vdiq si deputet me mandat, nё vitin 1936... Krerët e çetave kryengritëse bashkë me nga 4-5 delegatë të këtyre krahinave shkuan në ngritjen e flamurit në Vlorë, më 28 Nëntor 1912. Qeveria e Ismail Qemalit, vlerësoi ndihmesën e tyre dhe i ngarkoi me detyra: Alush Takën komandant, të garnizonit për mbrojtjen e qytetit të Vlorës dhe Namik Delvinën këshilltar për marrëdhëniet në ministrinë jashtme në Qeverinë e Vlorës. Por pas L.NÇl. Alush Taka u la nё harresё, tre nipërit e tij u dёnuan pёr agjitacion e propaganda me 54 vjet burgim njёri ndёr ta, ёshtё Skёnder Taka, partizan e mitralier trim, i batalionit Çamёria. Sali Çeka lindi mё 20 gusht 1882 nё Filat tё Çamёrisё, nё njё familje atdhetarёsh. Kreu arsimin e mesёm nё shkollёn Zosimea tё Janinёs. Shkollen e lartё e bёri nё Istitutin Pedagogjik tё Bezansonit nё Francё. Mё 1913 vihet nё dispozicion tё Qeverisё Kombёtare tё Vlorёs. Mё 27 shtator 1913 emёrohet mёsues nё Normalen e Elbasanit. Me 1922 drejtor i Normales sё Elbasanit. Mё 1923 ispektor i pёrgjithshёm nё Ministrinë e arsimit nё Tiranё. Ka qёnё antari i grupit politik “As i pashës as i beut”. Botoi disa libra arsimore pёr shkollat fillore dhe tё mesme. Mё 1 shkurt 1925, vritet nё fshatin Selvias nё krahinën e Sulovёs tё Elbasanit, nga reaksioni feudal dhe forcat obskurantiste tё kohёs. (H. Zane, “Çamëria”, shkurt 2-2005). Azis Çami, nga Filati i Çamёrisё shqiptare. U dёrgua nё akademinë ushtarake nё Torino tё Italisë, ku u diplomua si oficer artilerie. U kthye nё Shqipёri dhe u lidh me patriotët si: Ahmet Lepenica, Riza Cerova, Hysni Lepenica, Halim Xhelo etj. Nё vitin 1920 ai ishte 27 vjeç dhe nё pregatitjet pёr Luftёn e Vlorёs, u caktua Komandant i Artilerisё. Nё betejё u shqua pёr organizim dhe trimёri. Nё vitin 1923 e gjёjmё komandant tё zhandarmёrisё tё qarkut tё Vlorёs. Largohet me Fanolin pёr nё Vjenё, nё fund tё vitit 1924. Mё 1932, bashkё me Ndoc Gjeloshin, kryen antetat kundёr Zogut. Mё 1939, Azis Çami kthehet nё Shqipёri dhe merr pjesё nё forumin e Ballit Kombёtar. Mbas vrasjes së Hysni Lepenicёs, nё vendin e tij nё Vlorё caktojnё Azis Çamin. Mori pjesё nё Konferencёn e Pezёs mё 16 shtator 1942. Udhёhoqi me trimёri forcat nacionaliste tё Ballit Kombёtar bashkё me Skёnder Muçon, Ramazan Jaranin etj, deri nё ditën e antetatit mё 14-12-1943. Rexhep Çami e poetizon: “Ah! Moj Çamёri e mjerё! / Pate fat tё mallkuar! / Qё tё hodhi nё skёterrё, / te armiku i tёrbuar. / Shkabё e zezё me dy krerё, / sot u nis tё fluturojё. / Pёrmbi juve do tё bjerё. / Armikun ta copëtojё.” Rexhep Plaku, i biri i Aqifit dhe i Shuquranes, lindi mё 1898, nё Konispol, Rexho Plaku dhe Mustafa Qilimi gritën nё kёmbё gjithё pellgun e Delvinёs nё Lёvizjen Nac.Çl. Rexhua u caktua antari i shtabit tё Zonёs sё Parё Operative Vlorё-Gjirokastёr dhe komandues direkt i Pellgut tё Delvinёs, Nё kёtё Zonё u ngritën batalionet “Çamёria”, “Thans Ziko” dhe “Pandeli Boçari”. Nёn komandën e Rexho Plakut dhe të Komandantit tё batalionit “Çamёria” Haki Rushitit, u zhvillua lufta kundër gjermanёve nё Konispol, gjatë pёr 55 ditëve gusht - shtator 1943. Nё njё ditё maji tё vitit 1946, ai e pa veten të arrestuar nga Sigurimi i Shtetit Shqipёtar. Udhёheqёsi i krahinës, Rexho Plaku, patrioti me influencё tё padiskutueshme nё atё zonё, trimi me fletё, demokrati nacionalist, mbante nё jakёn e xhaketёs shqiponjёn. Kjo, do tё qe fajёsia e tij…Kёtu do tё fillonin ndjekjet, qё nё ditët e luftёs do ta shpinin nё arrestimin e befasishёm nё majin e vitit 1946, duke udhëtuar nga Konispoli pёr nё Delvinё, tek Ura e Bistricёs dhe pikёrisht nga oficeri i armёs sё zezё Gjolek Alia, pasi e ftoi të hypte nё veturёn e sigurimit. Afёrsisht, atje ku ai kishte pritur me armë në dore pushtuesit fashistё, atje do ta arrestonin me vendim tё Gjykatёs Ushtarake të Gjirokastrës Nr. 200 date 17.2.1946, me akuzën: “I prekur nga reformat, ka hapur parulla disfatiste ndёr elementёt e pakёnaqur nga reformat dhe nё bazë tё neneve 14,15,18, tё ligjёs Nr. 41 tё datёs 14.1.1945 dhe nenit 1 tё ligjit nr. 21 tё datёs 15.12.1944 u dënua me vdekje, humbjen e tё drejtave qytetare e politike, konfiskimin e pasurisё sё tundёshme e tё patundёshme... Me shkresё Nr. 539 te Dt.18.12.1946, denimi me vdekje i kthehet me 30 (tridhjetë) vjet burg. Trimi i Jugut vuajti 34 vjet burg, familja e tij nga viti 1961 deri nё vitin 1984 (24 vjet) jetoi nё internim. Sapo u lirua nga burgu, mё 1 Mars 1981, u dёrgua nё breg tё kёnetёs sё Karavastasë tё Lushnjes, nё vendin ku ndodhej e internuar e shoqja Merushe Plaku, i birit Agim Plaku dhe vajzat… Jetoi vetёm 3 muaj pas daljes nga burgu dhe shkoi nё amshim, i ngarkuar me shumё dhimbje e dёshpёrim... Është dekoruar nga Kuvendi Popullor i RPSH. me “Urdhёrin e Flamurit”. Kёshilli i Bashkisё sё Konispolit, i dha zotit Rexho Plaku (pas vdekjes) titullin “Mirёnjohja e Konispolit” me kёtё motivacion: ”Nё shёnjё mirënjohje pёr kontributin e paçmuar tё dhёnё gjatё Rezistencёs Frontale 55 ditore tё popullit tё Konispolit kundër pushtuesve gjermanё, si pjesё aktive e Luftёs Nacional Çlirimtare.” Haki Rushiti, lindi mё 13 maj 1905 nё Konispol. Bashkë me Hazis Çamin mbaruan shkollёn e oficerëve nё Itali ku u diplomua me gradёn toger pёr artileri. Ishte pёrkrahёs i Nolit dhe komandant i xhandarmёrisё nё Lushnjё. Kur erdhi Zogu nё fuqi, e pushoi nga puna. U bashkua me Barjam Curin, Luigj Gurakuqin, Fan Nolin, Qazim Koculin, Hasan Prishtinen etj. Mbas 10 vjeteve u kthye mori pjesё nё kryengritjen e Fierit më 1937. Dёnohet nga Zogu me 15 vjet burgim. Pushtimi fashist e gjeti nё Konispol. Mori pjesё nё Lёvizjen Nac. Çl. ku u caktua Komandant i batalionit “Çamёria”, me 2 shkurt 1943. Mori pjesё nё njё seri luftimesh dhe sidomos nё luftёn 55 ditore kundra gjermanёve, duke mbrojtur Konispolin dhe kufirin jugor, nga 5 gushti deri mё 30 shtator 1943. Kundёrshtoi urdhёrin e ndërimit tё emrit tё batalionit nga “Çamёria” nё “Thoma Lulo”. U thirr nё Zall tё Kuçit, nё Kurvelesh, nga “Shtabi i Zonёs Operative” Vlorё-Gjirokastёr prej Hysni Kapos dhe Dushan Mugoshёs. Haki Rushit shkoi me 15 trima çamё. Deklaroi hapur se nuk i zbatonte urdhёrat e veles sё Parisit. Sipas tё dhënave, delvinjoti Iljas Ahmeti (Personalitet i lёvizjes Nac. Çl.) i tha Hakiut: “Ik se do tё vrasin, kanё caktuar Habib Isufin tё të vrasi.” Atëherë Hakiu u aratis pёr nё Greqi dhe prej kёndej shkoi me familje nё Amerikё, mё 5 maj 1955. Kur sapo zbreti nga avioni e priste njё zonjё. “Ajo na pa - thotё Fiqiretja e shoqia e Hakiut,- dhe tha: Kush ёshtё Haki Rushiti nga ju! -Mё duket se jam unё, iu pёrgjigj Hakiu.- Unë jam e “Ballit Kombёtar” e Mit’hat Frashёrit, erdha t’ju shoqёroj juve! Nё testamentin dhe porosinё e lёnё nga Mit’hat Frashёri emri juaj figuron nё ata persona, qё duhet tё kujdesemi tepёr pёr ju”. Mё 25 maj 1965, Hakiu ndërroi jetё, nё Nju Jork SHBA. (R. Bebo “Dodona…”, bot. 2007, f. 591). Bilal Xhaferi (1936-1986) Atika, e motra e Bilalit rrёfen: ”Bilali nuk njohu kurrё as fёmijëri e as rini! Ne ishim pesё fёmije. Nёna na vdiq shumё e re, nё vitin 1943, Bilalin e la 8 vjeç. Pas dy vitesh na pushkatuan babanё! Na mori gjyshi nё shtёpinë e tij, tё na rriste. Unё isha mё e vogla. Babai mё la katёr vjeç. Gjyshi ishte plak dhe i verbuar nga sytё. Jetonim nё njё varfёri tё tmerrshme, plus edhe për shkak të luftës së klasave, nё fshat na pёrbuznin. Bilali, si vellai mё i madh, qё nё moshёn 10 vjeç, na u bё nёnё dhe babё. Pasi mbaroi katёr klase fillore, pёr dy vjet “gjezdiste” pёr tё punuar, qё tё na ushqente. Shkoi nё Sarandё, ishte 12 vjeç, filloi punё nё postёn e Sarandёs, duke shpёrdarё letrat dhe gazetat nё fshatrat e Vurgut, duke punuar 9-10 orё nё ditё… Bilali diskriminoi Ismail Kadarenё pёr librin “Dasma.” Pas kësaj, për t’i shpёtuar arrestimit dhe burgut u arratis nё Greqi, nё gusht tё vitit 1969, pёr tё shkuar nё SHBA. Dy vjet punoi nё gazetёn “Dielli” tё shqiptarёve tё Amerikёs. Nё Çikago themeloi gazetёn e Lidhjes Çame “Krahu i shqiponjёs”. Njerёz të panjohur e sulmuan me thikё nё Nju Jork. Sigurimi i shtetit komunist shqiptar kёrkonte vdekjen e tij dhe tё veprave që kishte shkruar. Iu dogj shtёpia dhe gjithё dorёshkrimet. Vdiq nё rrethana tё dyshimta, pas njё operacioni nё kokё mё 1987 nё Çhikago. Ja, si shkruante ai për emigrimin e çamëve te ndjekur nga zervistet grekë: “Na tregojnё drejtimin plumbat qё vёrshojnё nё errёsirё, Na ndriçojnё rrugёt flakёt qё gjithё tokёn kanё pёrpirё… dhe rrugёt zgjaten e zgjaten për në veri. Ne, popull muhazhir ecim nёpёr shi… Lamtumirё Çamёri!” (Forumi Shqiptar”, 24-4-2002) Qamil Buxheli, nga fshati Pandalejmon i krahinёs së Çamёrisë, nёnprefekturёs sё Konispolit. Poema pёr Çamёrinё është njё kryeveper e tij. “Çamёria Trime” O. Çamёria trime!/ O Çamёria trime! / O motra Çamёri! / Evropa t’la jetime, / por s’iu pёrule ti. /Me burra e gra suljote, / me djem qё tundin malet, / me vajza shtojzovalle. / Ti çave tramundanat. / E theve çdo pusi./O motёr Çamёri! / O trimja Çamёri! / Njё shekull zё e ngryset, / qёkur, si shqipe mali, / me zёmer tё zhuritur, / pёrmbi folen e prishur / qёndron dhe sot nё qiell. / Rikthimin duke pritur! / Ti mbahu, motёr, mbahu, / se dita shpejt do vijё. Nё tokёn e pa sosur. /Me gjak e djersё brumosur. Me varret e tё parёve. / Me gjuhёn e shqiptarёve. / Me gjuhёn prej bilbili. / Qё kёndoi Naimi / nё atё kohё plot manxuranё, / dafina dhe ullinj. / Do zbardhё dita motёr. / Pranvera do tё vijё! / A mёdёgjon moj motёr? / Do kthehesh pёrsёri. Qamil Buxheli, është njё ndёr penat mё tё spikatura tё humorit shqiptar. Ka ndёrruar jetё nё moshёn 82 vjeçare. Autor i njё sёre romanesh saterike, tregimesh, pamfletesh. Qamil Buxheli ishte intelektuali dhe shkrimtari qe i fali Shqipёrisë, humorin modern, qё diti ta trasformojё humorin nё tregime, skica, romane, artikuj ashtu dhe nё komeditё qё shkroi. Kryeredaktor i revistёs sё njohur “Ylli”, antar i kolegjumit tё revistёs “Hosteni”. Ai dinte tё pёrcillte edhe njё fenomen tё trishtuar tё shoqёrisё pёrmes humorit tё tij. Qamili nuk ishte njё intelektual i mbyllur, ai ishte njё njeri aktiv nё lёmin e letёrsisё, nё problemet shoqёrore dhe politike duke dhёnё mendime shumё tё vyera. Teme Sejko, lindi mё 25 gusht 1922 nё Konispol dhe mbaroi gjimnazin. Në dhjetor të vitit 1942, doli partizan vullnetar, nё Çetёn “Çamёria” Më 2 shkurt 1942 caktohet pёrgjegjës i rinisë sё çetës. Nga muaji prill 1943 kalon nё brigadёn e Parё. Mё 29 nёntor 1944 caktohet zv/komisar i brigadës XVII. Mё 1945-1948 dërgohet nё Akademin ushtarake “Frunxe”. Nga viti 1949-1955 bëhet drejtor i zbulimit nё ministrinë mbrojtjes dhe prej vitit 1955-1958 studion nё Akademinë Ushtarake “Voroshillov” nё Moskё. Nё verёn e vitit 1960, doli nё skenё “Komploti i grupit çam” me Teme Sejkon nё krye. Një skenim i pёrsosur pёr ti vёnё “kazmёn Çamёrisё”. Çfarё tё presёsh, kur strumbullari kryesor, i tё dhёnave pёr komplotin imagjinar tё vitit 1961 ishte vetё Kosta Fili, i futur si agjent grek (nё organet tona tё sigurimit.) Pas ekzekutimit, Teme Sejkos, i pushkatohet djai i madh, Sokoli, Shpresa e shoqia e Temes hidhet nga ballkoni dhe vdes, kurse djali tjetër, Mondi, burgoset. Figura tё tjera të Çamёrisё ekzekutohen si: Taho Sejko, Tahir Demi, Sami Murati, Ilmi Seiti, mё pёrpara Ali Demi etj, nga viti 1961, deri nё vitin 1991, periudhё e cila i shoqёroi çamët nё Shqipёri, me njё pёrbuzje dhe depersonalizim të paparë nё çdo kёnd tё Shqipёrisё. Niko Stillo lindi mё 19 prill 1946, Shqiptar nga Preveza, me banim nё Gjermani. Vepra e tij e fundit “Etruskishte-Toskёrishte”, ështё pritur dhe pёrcjellё me nderime nga Akademia e Shkencave dhe Arteve tё Kosovёs. Ka ligjёruar nё shumё konferenca shkencore. Argumenton shkencёrisht se nё themel tё mitologjisё greke, ёshtё mitologjia pellazgo-iliro-shqiptare. Niko Stillo, na tregon nё vitin 2011-2012 se “Etruskёt flasin shqip”. Nёpёrmjet toskёrishtes-çamёrishtes shpjegohen rreth 140 tabela me mbishkrime etruske tё gjetura nё Itali, Nikua i ka deshifruar ato tё gjitha. Zotёrues i katёr fakulteteve, Profesor Niko Stillua, ёshtё njё enciklopedist e erudit i shquar. Nga arkivat greke, ka nxjerrё nё dritё, tapinë e ishullit Hidra, e cila flet shqip. Ai i jep rёndёsi fjalorit tё Dhanil Voskopojarit dhe fjalorit tё Panajot Kupitorit, fjalorit greqisht-shqip të ishullit Hidra. Nikua shtё stёrnip i Marko Boçarit. Ai studio rilindasit e hershёm, si Angjelica Palin (kjo zhvilloi aktivitetin e saj nё Evropё njëlloj si Dora D’ Istria). Studioi figura të tjera, si Peshkopin e Paramithisё Anthin Caco, që erdhi mё vonё nё krye tё Patriakanes nё Stamboll. Ky dijetar çam botoi nё gjuhёn shqipe Ungjillin. Pёrmendim Anastas Kulluriotin qё kish mbaruar Universitetin e Harvardit nё shek. XIX. Gjuhëtarin akademik, arvanitasin Petro Furiqi, Antonio Bellushin, Jorgo Maruga folklorist, Vangjel Llapi, Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Jeru etj. Të cilët luftuan pёr tё drejtat e arvanitasve nё Greqi pёr një makrokomunitet disa milionesh dhe të qindra, mijёra çamёve ortodoks, qё jetojnё nga Preveza e Arta deri nё Filat. Niko stillo ёshtё brumi i rilindjes, dhe pёrfaqёsuesi i denjё i tyre.. (Forumi Shqiptar 6-11-2012). Ibrahim Hoxha, lindi mё 15 prill 1923 nё Konispol. Lufta Nac. Çl. e gjeti nё maturёn e pjekurisё. Partizan i parё nё çetёn Çamёria, mё vonё nё brigaden e VI dhe officer i shtabit të brigadёs. Filloi dhe mbaroi shkollёn pёr armёn e artillerisё. Pёr mendime antisovjetike, u arrestua nё vitin 1959. Mё vonё Ibrahimin e gjёjmё nё bankat e Universitetit tё Tiranës, në fakultetin “Histori Filiologji” të cilin e mbaroi shkёlqyeshёm, Ka botuar 12 libra me karakter historik nё pёrgjithёsi dhe nё vaçanti pёr Çamёrinё, duke shtjelluar 7 botime bashkëveprimi, kryesisht pёr Çamёrinё dhe rreth 900 punime historike. Ka marrë pjesë në mbi 85 emisione televizive, ka bërë mbi 40 kumtesa kryesisht historike, kushtuar mё shumё Çamёrisё, mbi 35 kёngё popullore çame nё radio Tirana. Kohёt e fundit nxori nё qarkullim “Fjalorin Encilopedik Shqiptar” me dy botime. Ibrahimi ёshtё i biri i Daut Hoxhёs, luftёtarit trim tё Çamёrisё. Pёr Dautin po citojmё disa vargje nga Fatos Mero Rapaj: “Daut Hoxhёn kush s’e njihte, / trim pёrmbi shumё trima, / dhrohomiti emёrmadh, / qё çante si vetёtima, / djaloshi qё zuri malet, / e me armё mbronte lirinë, / kundёr grekёve qё u derdhёn, / të grabisnin Çamёrinё./ …Tundej mali dridhej fusha, / digjej tёrё vendi flakё, / se luftonte Daut Hoxha, / ujqёrit ushtarё andartё.” ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
LUPEN |
| ||
![]() ![]() Registered Member #2813 Joined: Tue Mar 24 2009, 12:56amPosts: 10264 | ![]() MASAKRA NË ÇAMËRI NË DRITËN E DOKUMENTEVE DHE DËSHMIVE TË REJA "Masakra në Çamëri" një libër me përmbledhje dokumentesh i përgatitur nga Kastriot Dervishi, botoi Shtëpia botuese "55". Ky libër sjell dëshmi të të mbijetuarve dhe dokumente arkivore mbi masakrën çame në vitet 1944-1945. Duke shfrytëzuar arkivat e Ministrisë së Brendshme, të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Arkivit Qendror të Shtetit, autori Kastriot Dervishi na jep një përmbledhje prej 235 faqesh, të atyre materialeve, që na e japin qartazi se çfarë ka ndodhur në Çamëri. Ndonëse autori ofron informacion të përgjithshëm mbi krahinën e Çamërisë, pretendimet greke dhe fillimet e përndjekjeve në këtë krahinë, në faqet e këtij libri flitet kryesisht për ngjarjet e viteve 1944 - ’45. Ishin vitet kur kulmoi përndjekja ndaj popullsisë çame, me qindra vrasje dhe shpërnguljen me dhunë të popullsisë. Autori anashkalon çdo lloj komenti në lidhje me këto materiale, duke e lënë lexuesin të dalë vetë në përfundim. Spastrimi etnik në Çamëri!! Për të futur lexuesin në një rrjedhë normale të leximit, libri hapet me disa informacione enciklopedike rreth Çamërisë, të marra nga Fondi nr.200 (Instituti i Studimeve Shqiptare) i Arkivit Qendror të Shtetit. Në të ofrohet një informacion mbi vendndodhjen gjeografike, etimologjinë e emrit Çamëri dhe ngjarjet më kryesore që lidhen me këtë krahinë, që nga islamizimi, sundimi nga Ali Pashë Tepelena, përfshirja në pretendimet e “Megalo Idesë”, mbetja jashtë kufirit shqiptar, etj. më tej vijojnë pjesë studimesh nga autorë të ndryshëm për Çamërinë, duke përfshirë këtu pjesë nga Enciklopedia e Sami Frashërit, apo mendime të Lord Bajronit. E më tej vijojnë dokumente nga arkivat shqiptare që dëshmojnë për masakrat në Çamëri, duke nisur me vrasjet e para në qytetin e Paramithisë në 27 qershor 1944, për të vijuar me Filatin në muajin gusht e për të vijuar me kalvarin e emigrimit drejt Shqipërisë, ku shumë të mbijetuar vdiqën gjatë rrugës nga uria, të ftohtët e sëmundjet. “Sot populli çam paraqet një numër prej afro 18 mijë vetë. Pra një e pesta humbi nga masakrimet dhe vdekjet që u ndoqën në emigrim”, - shkruhet në dokumentet e Ministrisë së Brendshme. Me t’u vendosur në Shqipëri, e cila e sapodalë nga Lufta Antifashiste po kalonte një periudhë të vështirë ekonomike, përfaqësues të popullsisë çame nisën njëra pas tjetrës memorandume e letra drejtuar organizmave të huaja, si Konferencës së Ministrave të Jashtëm Aleatë në Londër, Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Sekretarit të Shtetit në Uashington DC, etj, ku kërkojnë riatdhesimin sa më të shpejtë, shpërblimin për humbjet, gëzimin e të gjitha të drejtave demokratike, si dhe gjykimin dhe dënimin e të gjithë përgjegjësve të kësaj ngjarjeje të dhimbshme. Por nuk mungojnë edhe raportet e pushtetit popullor shqiptar mbi gjendjen e popullsisë çame, që me gjithë fatkeqësinë e kësaj të fundit, nuk e shihnin dot jashtë ngjyrimeve politike. “Përsa i takon gjendjes politike mund të themi se ndër ta është bërë fare pak punë politike. Ata kanë kuptuar deri diku vijën e drejtë të Frontit tonë Popullor, por nuk janë në gjendje të rezistojnë para korrupsionit që mund të bien nga njëri çast në tjetrin. Koshienca revolucionare i mungon krejt. Janë shumë të shtypur. Tani në kohët e fundit klika e vjetër tradhtare ka lëshuar një shumicë parullash si p.sh: “Kur s’na mban dot Shqipëria le të na dërgojë në Turqi…” porsa i takon ngjarjeve të brendshme politike ata thonë, që çdo gjë është në interes të popullit, por neve nuk po shikojmë gjë. Simpatizojnë shumë Turqinë dhe e quajnë si një fuqi të madhe, ndërsa për bashkimin Sovjetik nuk kanë ndonjë simpati. Flasin mirë sidomos për amerikanët”. Kjo është një pjesë nga raportimet e kohës. Ndërsa në një procesverbal të mbledhjes së Byrosë Politike të PPSH-së në 25 mars të 1949 flitet për pastrimin e popullsisë çame nga elementi reaksionar. Në fjalën e vet Mehmet Shehu thotë se nuk e kanë nën kontroll masën çame dhe se është e nevojshme dërgimi mes tyre i njerëzve të partisë. “Këtu kuptohet se sa larg është partia jonë nga këto masa. E rëndësishme është të veprohet me këta armiq të reaksionit, pastaj të shihet cilët janë ata elementë anëtarë partie, që i kanë trajtuar kështu të dërguarit tanë. Këta të përjashtohen nga partia dhe të dërgohen në kamp”, - thotë Shehu. Më tej, gati gjysma e librit ofron dëshmi rrëqethëse të së mbijetuarve, që kanë parë me sytë e tyre t’u vriten të afërmit. Dëshmi për vrasje masive nëpër xhami, brenda shtëpive dhe përdhunime të grave dhe vajzave. Libri ofron statistika të së vrarëve, grabitjeve, dëmeve, si dhe lista e të gjithë fshatrave në krahinën çame, sipas përbërjes etnike. Më poshtë do të japim disa prej dëshmive të dokumentuara - botuar në këtë libër: Dëshmitë e të mbijetuarve Në shtatorin e 1944 çetat zerviste të komanduara nga kolonel Kranja, etj., rrethuan nga të gjitha anët Spatarin. Të premten pas dreke në orën 11:00 allaturka zervistët hynë në katund. Në mëngjesin e ditës tjetër grumbulluan të gjithë popullin tej xhamia e fshatit, nga ana tjetër ushtarët filluan të grabisin e të çnderojnë gratë, vajzat e plakat. P.C 50 vjeçe mbasi e çnderuan dhe i morën paratë, i prenë flokët, veshët, e vranë në bahçen e saj, tek guri i Muçes. Në shtëpinë time qe familja e Sako Banushit nga Skopiana. Mbasi çnderuan gratë, i shpuan me thikë dhe në fund i vranë. Burrat që i kishin mbledhur në xhami, i shpunë në shtëpinë e Kocanit në Filat, ku i vranë në një gropë në fushën e Filatit... Dervish Sulo nga Spatari ***** Më 18 shtator 1944 ikëm nga Filati dhe vajtëm në katundin Spatar, atje erdhën ushtarë zervista dhe më morën burrin pas tre ditë bashkë me gra të tjera shkuam në Filat për të parë burrat të cilët ndodheshin në burg . Në këtë kohë na vënë edhe neve burg ku na lanë një natë. Tjetrën ditë na morën dhe na shpunë në ikotrofie dhe burrat na i vranë në fushë të Filatit. Midis të tjerëve ishte edhe burri i jem Barjam Azemi vjet 48 edhe kunati tim Lahe Halil Azem. Në burgun tonë të grave zervistat zgjidhnin gratë që u pëlqenin dhe i ç’nderonin. Për këtë vrasje dhe ç’nderime kaq ç’njerëzore kërkojmë nga ai komision që të shkojë në vend dhe të hetojë përsa sipër. Shabane Azemi - Delvinë më 26 shkurt 1947 ***** Ushtarët zervista hynë në Paramithi më 28 qershor 1944 të Martën dhe të mërkurën, ushtari zervist Kiço Koma nga Paramithia mori burrin tim Velinë, vjeç 68 dhe ma theri me thikë. Të enjten ushtarët zervista erdhën të merrnin vajzën time Shuquranën por e shpëtova se ju dhashë të gjitha paratë që kisha afro tridhjetë miliona dhrahmi një unazë floriri dy gjysma lirash dhe një palë vathë floriri si edhe sende të tjera të çmuara. Zervisti Dhimo Pasko me djalin e tij Sotir Pasko nga Paramithija më morën djalin tim Abedinin vjeç 19 dhe ma vranë brenda në shtëpi. Një tufë lesh bashkë me lëkurën e kokës së tij e mbaj akoma në xhep për kujtim. Ushtarët zervista rrahën për vdekje djalin tim të vogël Prenjën para syve të mi dhe mbasi unë doja ta mbroja më rrahën barbarisht dhe mua. Kërkoj që komisioni të shkojë në vend për të hetuar rreth këtyre ngjarjeve të tmerrshme. Fatime Prenjo - Delvinë më 26 shkurt 1947 ***** Ne çamët e vendosur në Nënprefekturën e Sarandës të persekutuar nga repartet ushtarake të Napolon Zervës në qershor e shtator të vitit 1944 e shkurt mars të vitit 1945 mbasi lamë në Çamërinë tonë eshtrat e 100 vëllezërve motrave, baballarëve, nanave dhe çilimiqëve tanë, mbasi na u grabit e tërë pasuria tonë mbasi motrat dhe vajzat tona pësuan ç’nderimet më ç’njerëzore, emigruam në Shqipëri ku gjetëm përkrahjen më vëllazërore nga populli shqiptar. Vuajtjet tona nuk përshkruhen. Nenuk e meritonim këtë trajtim, sepse edhe ne u radhitëm krahas popujve përparimtarë antifashist për zhdukjen e murtajës naziste. Ne i dhamë kauzës së përbashkët të kombeve të bashkuara repartet tona partizane dhe dëshmorët tanë. Kërkojmë që komisioni për shqyrtimin e kaq pësimeve tona të shkojë në Çamërinë tonë për të konstatuar së afërmi tragjedinë e popullatës çame. Atje do të diktohen vendet ekzakte të masakrave barbare, atje do të vihet ekzaktësisht gishti ujkut fashist atje do të dalin në dritë kockat e viktimave, atje do të duket begatia e Çamërisë sonë larë me djersën tonë dhe shkatërrimet përfundimtare të vatrave tona nga njerëzit e autorizuar të barbarëve zervista. Komisioni: Ismail Halili, Dine Mani, Ferik Meço, Idriz Bajram, Mehlika Meti - Delvinë më 27 shkurt 1947 ***** Unë Melika Met Sali nga Filati i Çamërisë njoftoj se në shtator të 1944 kur hynë ushtarët e Zervës në Filat, na mblodhën të gjithë neve shqiptarët duke na ndarë gra e çiliminj veç ku përbëheshin prej 500 vetash dhe burrat veç, na burgosën në ikotrofio të Filatit ku nga uria vdiëq mëse 70 gra e çiliminj sepse racioni bukës që na jepesh ishte vetëm 50 gram në ditë. Këtu pashë me sytë e mi të torturoheshin pa mëshirë shumë gra nga zervistat dhe midis të tjerave gruan e Sherfi Sulejmanit 50 vjeçare e cila vdiq nga druri si dhe nanën e Hate Hallunit nga Filati. Mua më rrahën personalisht me kamxhik. E shoqja e Xhelo Rexhos nga Dovani u burgos me 7 fëmijë nën 12 vjeç dhe këtu i vdiqën 6 fëmijë një e quajtur Merushe nga Dovani u burgos me 3 çiliminj dhe doli vetëm. 50 ditë na mbajtën në ikotrofio dhe pastaj na përcollën për në Koske pasi na morën të gjitha plaçkat që kishim me vete. Në Koskë, ushtarë të Zerves ç’nderuan 10 gra, nuse dhe vajza nga konaku ku isha vetë. Nga këto e shoqja e Xhelo Galbaqit së bashku me mbesën dhe të reja të tjera nga Varfanji e Lopësi. Kërkoj që komisioni të shkojë në krahinat e Çamërisë dhe të hetojë rreth sa thash më sipër. Melika Met Sali - Sarandë më 27 shkurt 1947 ***** Unë Idriz Bajrami nga Karbunari Çamërisë vërtetoj se në shtator të 1944 trupat e Zervës të komanduara nga kolonel Kamara dhe nënkolonel Kranja hynë në fshatin tonë dhe vranë nanën time Luftie Bajrami vjeç 60 me 5 gra të tjera Mehani Isufi së bashku me nusen e djalit Saja (Gjylsim Vehipin) Kadrije Hamdinë dhe nanën e Simo Dodit nga Paramithia. Me këtë rast ushtarët zervista vranë 39 persona në fshatin tonë gra pleq dhe fëmijë, ndër të cilët Osman Pasha, Neime Rexhepi, Kadrie Metushime 3 vajzat dhe të vjehrrën Mine Jahja, Zeqir Duli, Hajrije Xhemo dhe të bijën Mate, Fatime Xhaferin me dy të bijat, Dul Mellija, Shaqire Abedini, Sherif Feimi, Ramadan Jasini, Haxhi Aliago, Isa Omer, Hamide Husnija, Hajredin Mane, Haneme Tahire, Hasije Alush, Zubo Shpata e të tjerë të ndjekur nga trupat e Zervës dhe që strehoheshin në Karbunarë. Janë vrarë 6 veta në Kardhiq: Xhafer Lushi së bashkume gruan dhe me djalin Tafil Isai, Hadër Bazi dhe Lako Kasemi. Për këto krime të shëmtuara të kryera ndër fshatare të pafajshëm kërkoj që komisioni të shkojë në vende të Çamërisë për të hetuar të vërtetën mbi barbarizmat e pa mëshirshme të kësaj ushtrie. Idriz Bajrami - Sarandë më 27 shkurt 1947 ***** Nji pasqyrë nga tragjedija e Çamërisë: Ç’na thotë nji imam nga qarku i Filatit - Ngjarjet e 1943-1945 Ishte ditë e hanë. Ndodheshim në sallën e Kryesisë së Komunitetit Musliman. Aty na erdhi nji hoxhë prej Çamrije, i quejtun Uzejr Dauti. Kishte qenë imam në nji nga katundet e Filatit. Kishte ardhur për të kërkuar punë dhe Kryesija e Komunitetit, pa humbë kohë, mori masat e duhura për me i bâ nji vend që kështu t’i pakësojë vuejtjen që kishte pësue. E pyetëm mandej se ç’e kishte shtye me e lanë vendin e vet dhe me ardhë në Shqipëri të lirë? - Na u përgjegj me buzë të dredhur dhe me sy të përlotur mbi gjithë ato masakra që kishte parë me syt e tijpërtej kufirit disa kohë më parë kundër popullatës së pafajshme myslimane shqipëtare. Ësht për të theksuar se edhe tiparët e fytyrës së tij tregonin kjartë vuejtjet dhe terrorin që kishte shijuar nga monarko-fashistët Grekë. Ai i shprehte hollësisht episodat aqë sa na la të habitur e të tmeruar dhe na bëri sikur me e pá me sytë t’onë tragjedinë e kobëshme që kishte ndodhë në ato vende: NË PARAMITHIË “Një dite kriminelët Grekë Monarko-Fashistë e Kuislingë mblodhën gjithë meshkujt myslimanë 15 vjeçë e lartë në Shkollë të Paramithisë. Shkuan mandej të kërkojnë Myftinë e vendit, Hasan Efendinë për t’a bashkuar me të tjerët dhe e morën. Por kur duelën jashtë në vend që t’a shpinin në Shkollë, e vranë te dera e shtëpisë tue e çpuar me thika. E shoqja, me të ndëgjuar zhurmën, duel tue uluritë, por edhe kjo pësoi të njajtin fat. Së fundi duel e bija, tue qarë e tue bërtitë për të jatin e për të amën, por edhe këtë e shtrinë barbarisht për dhé. Këta janë klikat reaksionare greke të Megalidhesë, të cilat as kanë zënë as do të zënë mënd kurrë me gjith grushtet që kanë ngrënë kohë mbas kohe nga fqinjët e tyre më të mbëdhenj. Politika e tyre shoveniste ka qenë gjithmonë kundër elementit mysliman shqipëtar të Çamërisë deri sa tashti në kohët e fundit një pjesë të atij elementi e çfarosën fare dhe pjesën tjetër e përzunë prej vatravet të tyre.” Imami i sipër përmendur vazhdon gjithënji tue dashtë me dhanë shpjegime më të gjëra: “Para se t’i mblidhnin myslimanët shqipëtarë në Shkollë, nxorrën një tellall, i cili lajmëronte se e tërë popullata myslimane duhet të mblidhet medoemos në até vend. Ata vunë edhe një tellall tjetër i cili do të thërriste tue porositë grekët e vendit që të mos mshefin asnji mysliman se për ndryshe do të pushkatohet çdo njeri që bën një vepër të tillë. Urdhëri ishte kategorik. Mbasi e kryen mbledhjen j’a filluan bastisjes, plaçkitjes dhe kontrollit në çdo shtëpi. Hynin e dilnin grumbuj grumbuj nëpër shtëpira myslimane. S’lanë asnjë burrë mysliman pa zënë, me përjashtim të çilimijve e të grave. Më në fund j’a filluan thertores: disa i pushkatuen dhe të tjerët i therën me thika e me bajoneta. Fëmijët e gratë mbenë për një-a-dy muaj në Paramithië. Këtyre j’u epesh vetëm 50 gram bukë në ditë për çdo frymë. Më në fund i nxorrën jashtë Çamërisë tue i sjellë në Shqipërië. Monarko-Fashistët e kuislingët i vunë mandej zjarrin shtëpijave e faltoreve myslimane të qytetit dhe të katundeve.” Kështu e shpjegon hoxha Thertoren e Paramithisë, tashti këthehet të na shpjegojë edhe mbi até të Filatit, e cila âsht edhe më fryksuese e tmerruese: NË FILAT “Një muaj mbas thertores së Paramithisë (vijon hoxha), filloi Thertorja e Filatit. Kur bisha Gjermane tërhiqej për në Gumenicë dhe prej këndej për në Filat e Konispol, një bishë tjetër monarko-Fashiste e kuislinge greke, pjellë e mësimeve të ndyra të Gestapo-s, po i vërsulej myslimanëve shqipëtarë, të cilët këtë herë, po i mbulonte kobi më i zi. Grekët e sipër përmendur përdorën edhe këtu sistemin e çfarosjes si në Paramithië. I mblodhën burrat myslimanë që të gjithë dhe i shpunë në Shtëpinë e Koçanit. Dy orë mbas akshamit i nxorrën prej andej dhe i shpunë te ura e Filatit, ku i pushkatuanë. Grave dhe fëmijëve, që i kishin mbledhë në shkollë të vendit, j’u caktuen 50 gramë bukë në ditë si atyre të Paramithisë. Pak më vonë i përzunë fare tue i nxjerrë jashtë kufirit për në Konispol.” “Mbas një mueji në Filat hyri Eami ( Forcat e armatosura komuniste greke) dhe nxorri një komunikatë me të cilën lajmëronte që kush të dëshironte nga familjet e ikura mund të këthehet në Filat se nuk e gjen gjë. Me të marrë vesht këtë lajm, shumë familje u-këthyenë në Filat, në Spatar, në Kalibaq e në Vërselë. Por ushtërija e Eam-it nuk qëndroi shumë aty, ajo mbas pak ditësh shkoi në Janinë, tue lënë vetëm disa roje në Filat. Mbas këtij largimi të Eam-it u-futën në qytet Zervistët , të cilët lajmëruan popullsin myslimane të mblidhet në Mejdanllik të pusevet të Filatit. Asqerët burracakë të Zervës e rrethuan popullatën e pa mbrojtje të mbledhur n’até vend, e grabitën dhe e xhveshën si mos ma keq: i hoqën teshat, i morën yshqimet e kafshët e gjithçka kishin me vehte. Ata j’u hoqën grave pa pikë turpi edhe shamitë e këpucët tue i lënë kështu zbathur e xhveshur në një gjendje të vajtuarshme.” “Disa tregëtarë grekë të Filatit i proponuan Zervës që t’j’a u dorëzonte atyre këta myslimanë Shqipëtarë për t’i shoqëruar deri sa t’i nxirrnin jasht kufirit. Por Zervistët e refuzuan kët proponim tue thënë se do t’i shpijshin vetë deri në kufi. Këtu fillon edhe një thertore tjetër që të bën me t’u-ngjethë mishi: Jashtë Filatit, në Vanër, Zervistët me shokë kishin zënë pusi në tre-a-katër vënde në të dy anët e një rruge të ngushtë tue lënë një distancë sa me kalue vetëm një person e jo dy për një herë. Myslimanët shqipëtarë filluen me kalue si kalojnë dhentë në shtrungë. Gjithë burrat u-kositën në sy të familjeve të tyre prej shpatës tradhëtare dhe se nuk shpëtuen veçse gratë e çilimijtë. Mbas kësaj vepre mizore, i vunë zjarrin xhamisë së famëshme të Filatit dhe shtëpive myslimane.” Kështu e mbaroi fjalën e tij hoxha, të cilit memzi i kujtoheshin nga tmerri ngjarjet tragjike mbi shpinën e një populli krejt të pafajshëm. Po. Kështu e zbatuen Grekët e Megalidhesë, Grekët Imperjalistë, planin e tyre çnjerëzor dhe tani në Çamërië nuk ekziston asnjë frymë frymë myslimani shqipëtar. Bijt e Shqipes kishin pasë fatin e zi të vuejnë në até vend prej sistemeve të një qeverimi nga më barbarët dhe më të egërit që ka eksistuar në kët shekull vetëm e vetëm pse ishin të Fesë Myslimane. Herë u çfarosën me mënyrat më terroristike, herë u përzunë prej vatravet të tyre dhe herë të tjera u këmbyen me Grekërit e Anadollit nën pretencën se ishin tyrq! Kjo luftë me metodë që j’u bëhej myslimanëve të atyre vendevet s’ka qenë tjetër veç luftës fetare sistematike që kanë ndjekur dhe që ndjekin edhe sot e kësaj dite regjimet greke antipopullore në Gadishullin Ballkanik. Po a u-ndal me kaqë agresioni grek kundër kundër shqipëtarëvet? Jo. Grekët shovinistë të Megalidhesë s’janë ngopur ende. Ata kanë zënë t’i bien një avazi tjetër tashti në kohët e fundit. Ata kërkojnë të zbatojnë një fazë tjetër të politikës së tyre të vjetër. Ata, me planet djallëzore që ngrehin, aspirojnë për të shkëputur pjesë të tjera nga Shqipërija. Duan të ashtu quajturin Vorio-Epir i cili, si dihet, përbëhet prej krahinavet thjesht shqiptare. Këto krahina që ata i quajnë Vorio-Epir janë Korça e Gjirokastra, bijt heronj të të cilavet, pa dallim feje, ishin të parët në luftën gjigante që u-bë për të rifituar lirin e grabitur prej okupatorëvet Fashistë e Nazistë. Korça e Gjirokastra janë pra djepi i Shqipërisë e Shqiptarizmës, burimi ku shpërtheu e rrufeshme lufta e së drejtës kundër së shtrembtës. Marrë nga Kultura Islame, maj-gusht 1945, fq. 73-75. Disa të dhëna mbi masakrat në Çamëri 1944-1945 Më 27 qershor 1944 masakrimi i qytetit të Paramithisë. Mëngjesin e së martës, 500 zervistë hynë në qytet duke premtuar qetësi, paqe dhe dashuri, por pas dreke filloi masakra. Popullsia që shpëtoi largohet për në Filat dhe Konispol. (të masakruar në Paramithi, Margëllëç e katunde 800 burra, 230 gra e fëmijë, Pargë 130 burra) Në gusht 1944, masakra në qytetin e Filatit dhe katundet. Popullsia largohet përfundimisht në shtator 1944, pas ngjarjeve të tmerrshme. (të masakruar në Filat e katunde 198 burra, 61 gra e fëmijë) Shkurt 1945, një pjesë e popullsisë çame kthehet pas marrjes së zonës nën kontroll nga ELAS-i. Më 13 shkurt 1945 bëhet marrëveshja e Varkizës midis EAM-it dhe qeverisë së Plastiras. ELAS-i në bazë të marrëveshjes dorëzon armët. Në mars 1945 krahina e Filatit bie në duar të organeve të gjeneral Plastiras (Ushtria Kombëtare Greke). Këto organe bëjnë masakrimin e tretë. (Të masakruar në Filat e katunde 142 burra, 59 gra e fëmijë) Të humbur burra, gra e fëmijë 230. Masakra në Çamëri, Kastriot Dervishi, 55, Tiranë, fq. 75, 104. pashtriku.org trokit ketu ![]() Edhe lumi ka kangen e vet. Nga një herë e zhurmshme dhe e vrullshme: kanga e randë e vajit. Mandej me një rrëmbim gazmor që kënaq çdo gja që natyra ka falun: kanga e hovshme e haresë. Lot e gaz. Si jeta e njerëzve... | ||
Back to top | | ||
Powered by e107 Forum System