Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Rreth Shkodrës dhe për Shkodrën
 
<< Previous thread | Next thread >>
Lajmet e Dites, lajmi i fundit, lajmet e reja,
Go to page  1 2 3 4
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
:::ShkoderZemer
Thu Jan 07 2010, 06:36pm


Registered Member #1
Joined: Mon May 22 2006, 08:16pm

Posts: 1803
Ketu shkruani lajmet e fundit qe degjoni dhe shikoni

http://www.shkodraonline.com/galeria
Back to top
**Rusjane**
Thu Jan 07 2010, 06:47pm
" It is not Life that is wrongly made, it is humans that don't live right ! "

Registered Member #404
Joined: Wed Jan 24 2007, 01:33am

Posts: 1615
Hmmm ne qe jemi larg shkodres vec presim qa po na thoni ju qe jeni ne shkoder:(:(
Back to top
TOTO-R
Thu Jan 07 2010, 06:50pm

Registered Member #2326
Joined: Fri Sep 19 2008, 05:11pm

Posts: 1780
Uji vershon ne kthesen e Velipojes
07/01/2010 15:05

Uji vershon ne kthesen e Velipojes
Arkiv
Uji ka vershuar duke mbuluar shpejt gjithcka dhe duke bllokuar rrugen nacionale dhe te gjitha rruget qe te cojne ne zonat e permbytura.

Permbytjet kane izoluar Shkodren dhe kane nderprere qarkullimin mes kesaj zone dhe pjeses tjeter te vendit.

Ne kthesen e Velipojes permes pamjeve te ofruara nga Top Channel duket qarte se ne rruge nacionale vetem makinat e larta mund te kalojne me veshtiresi, ndersa automjetet e vogla do te mbeteshin nen uje pa mundur te levizin.






    Mia moglie ha perso la carta di credito. Non ho fatto denuncia perché ho scoperto che il ladro spende di meno.

    Back to top
    TOTO-R
    Thu Jan 07 2010, 06:58pm

    Registered Member #2326
    Joined: Fri Sep 19 2008, 05:11pm

    Posts: 1780
    Fierza ne alarm, po rritet niveli
    07/01/2010 15:35

    Fierza ne alarm, po rritet niveli
    Situata ne kaskaden e Drinit po perkeqesohet per shkak te prurjeve te larta, te cilat jane sot dy here me te larta se dje duke arritur ne 1500 meter kub ne sekonde.

    Per pasoje niveli i liqenin ne hidrocentralin e Fierzes ka arritur ne 292.48 metra, ose 2.48 meter mbi kutotat e sigurise qe percakton rregullorja per shkarkimin e ujerave nga portat e hidrocentraleve.

    “Fierza tani rritet me 2 centimetra ne ore”, thote kreu i KESH, Muharrem Stojku.

    Sipas Stojkut te tre hidrocentralet po punojne me kapacitet maksimal dhe nga te tre po shkarkohen sasi te medha uji.

    Ne Fierze po shkarkohet 650 meter kub uje ne sekonde. Ne Fierze 1700 meter kub, ndersa ne Vaun e Dejes 2380 meter kub uje ne sekonde. Korporata shpreson qe prurjet te vijne duke u ulur.

    “Nese kthehet serish situata ne ditet e ardhshme une mendoj se mund te rriten shkarkimet, por per momentin theksoj qe Debora qe ishte neper male pjesa me e madhe duhet te kete shkrire”, thote Stojku.





      Mia moglie ha perso la carta di credito. Non ho fatto denuncia perché ho scoperto che il ladro spende di meno.

      Back to top
      TOTO-R
      Thu Jan 07 2010, 07:01pm

      Registered Member #2326
      Joined: Fri Sep 19 2008, 05:11pm

      Posts: 1780
      Berisha: Te behet evakuimi ne Dajc, Bushat e Ane e Malit
      07/01/2010 12:25

      Berisha: Te behet evakuimi ne Dajc, Bushat e Ane e Malit
      Kryeministri Sali Berisha kerkoi nga banoret e komunes se Dajcit, Bushatit dhe Ana e Malit qe te lene shtepite e tyre dhe te evakuohen ne nje zone me te sigurte.

      Shefi i qeverise, ne nje konference per shtyp, theksoi se ne situaten e krijuar kur prurjet jane dyfishuar e kur reshjet duket se do te vijojne, nuk ka gje me te cmuar se jeta e qytetareve, nderkohe shtoi se shkarkimet do te jene me intensive.

      Duke premtuar demshperblim per banoret e prekur, deri ne qindarken e fundit, Berisha theksoi se jemi ne 'buze te gjendjes se jashtezakonshme'.

      "Nuk mund te shmangen derdhjet, shkarkimet e liqeneve; autoriteti i mbikeqyrjes se digave eshte i detyruar te zbatoje me perpikmeri rregulloren dhe aty vepron ne menyre teresisht te bazuar ne rregulloren dhe menaxhimin e digave", theksoi Berisha.

      Shefi i qeverise beri te ditur se per situaten e krijuar eshte njoftuar NATO, nderkohe Italia ka sjelle ekspertin per digat e Austria, Kosova, Maqedonia jane te gatshme per ndihme.

      "Nuk ka vend per panik sepse kete situate do ta kalojme. Sot eshte momenti per te mencuri ne perballimin e gjendjes", theksoi Berisha.

      Shefi i qeverise ka mbrojtur edhe veprimet e KESH, duke theksuar se Korporata ka zbatuar per perpikmeri ate qe shkruhet ne rregulloren e vitit 1998.




        Mia moglie ha perso la carta di credito. Non ho fatto denuncia perché ho scoperto che il ladro spende di meno.

        Back to top
        TOTO-R
        Thu Jan 07 2010, 07:04pm

        Registered Member #2326
        Joined: Fri Sep 19 2008, 05:11pm

        Posts: 1780
        Bllokohet rruga, izolohet Shkodra
        07/01/2010 19:40

        Bllokohet rruga, izolohet Shkodra
        Ujerat e lumit Drin kane kaluar te gjitha barrierat duke hipur edhe ne shtratin e rruges nacionale qe lidh Shkodren me pjesen tjeter te vendit.

        Pikerisht ne vendin e quajtur Harku i Berdices, uji ka hipur mbi ure duke arritur nje thellesi te konsiderueshme dhe duke e bere rrugen te pakalueshme per mjetet e vogla.

        Ne rruge eshte vendosur nje buldozer qe ka sherbyer per te terhequr te gjitha mjetet qe mbeteshin ne mes te ujit.

        Levizja ne kete segment ka vijuar me shume veshtiresi dhe vetem kamionet dhe mjetet e ushtrise mund te leviznin.

        Ndersa rruga ne drejtim te Dajcit dhe fshatrave te tjera eshte pothuajse e pamundur te kalohet per shkak se thellesia e ujit ne disa zona eshte rreth 1 meter e me shume.

        Nga kalaja e Rozafes duket se si e gjithe ultesira e Shkodres eshte shnderruar ne nje liqen te madh.

        Lagjet Ajasem, Bachallek, Berdice, si dhe zonat e Djacit, Trushit dhe Velipojes i ngjajne tashme te gjitha se bashku nje kenete te madhe ku dalin ne siperfaqe vetem catite e shtepive dhe majat e pemeve.




          Mia moglie ha perso la carta di credito. Non ho fatto denuncia perché ho scoperto che il ladro spende di meno.

          Back to top
          TOTO-R
          Thu Jan 07 2010, 07:10pm

          Registered Member #2326
          Joined: Fri Sep 19 2008, 05:11pm

          Posts: 1780

          Rama: Gjendja e krijuar, nga keqqeverisja
          07/01/2010 17:45

          Rama: Gjendja e krijuar, nga keqqeverisja
          Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama deklaroi se gjendja e krijuar ne Shkoder eshte si pasoje e keqqeverisjes, nderkohe theksoi se sot nuk eshte ora e luftes politike, por e bashkimit per shpetimin e jetes se njerezve.

          Ne nje konference per shtyp, Rama kerkoi largim sa me te shpejte te njerezve nga zonat e rrezikut, ndersa kerkoi nga qeveria transparence dhe vendimmarrje per levrimin e shumave te para per banoret e prekur.

          "Berisha duhet te therrase Keshillin e Sigurise Kombetare per te diskutuar per cfare ka ndodhur si pasoje e keqqeverisjes dhe jo nga fatkeqesia natyrore", u shpreh Rama.

          Rama njoftoi se Partia Socialiste ka hapur dy llogari bankare ku cdo anetar a simpatizant duhet te jape kontributin e tij.

          "Cdo para e derdhur do te behet transparente ne momentin e duhur", u shpreh Ram




            Mia moglie ha perso la carta di credito. Non ho fatto denuncia perché ho scoperto che il ladro spende di meno.

            Back to top
            :::ShkoderZemer
            Thu Jan 07 2010, 07:11pm


            Registered Member #1
            Joined: Mon May 22 2006, 08:16pm

            Posts: 1803
            Flm per
            lajmet por mos harro me vu burimin e lajmit edhe linkun ku eshte marre fl


            http://www.shkodraonline.com/galeria
            Back to top
            **Rusjane**
            Thu Jan 07 2010, 07:14pm
            " It is not Life that is wrongly made, it is humans that don't live right ! "

            Registered Member #404
            Joined: Wed Jan 24 2007, 01:33am

            Posts: 1615
            trokit ketu

            Uje ne rruge, probleme ne aksin Shkoder-Tirane

            [ Edited Thu Jan 07 2010, 07:21pm ]
            Back to top
            **Rusjane**
            Thu Jan 07 2010, 07:15pm
            " It is not Life that is wrongly made, it is humans that don't live right ! "

            Registered Member #404
            Joined: Wed Jan 24 2007, 01:33am

            Posts: 1615
            trokit ketu
            Back to top
            TOTO-R
            Thu Jan 07 2010, 07:24pm

            Registered Member #2326
            Joined: Fri Sep 19 2008, 05:11pm

            Posts: 1780
            :::ShkoderZemer ka shkruar:

            Flm per
            lajmet por mos harro me vu burimin e lajmit edhe linkun ku eshte marre fl



            ShkodraZemer me fal se rradha par qe hodha nje lajm till nuk jam edhe shum praktik por ngaqe isha tu lexu keto lajme thac po i helli edhe ketu por si link esht ky i top chenal trokit ketu

            [ Edited Thu Jan 07 2010, 10:20pm ]




              Mia moglie ha perso la carta di credito. Non ho fatto denuncia perché ho scoperto che il ladro spende di meno.

              Back to top
              TOTO-R
              Thu Jan 07 2010, 10:26pm

              Registered Member #2326
              Joined: Fri Sep 19 2008, 05:11pm

              Posts: 1780
              Daragjat, zhduket 23-vjecari
              07/01/2010 12:05

              Lajme nga Top trokit ketu


              Daragjat, zhduket 23-vjecari
              Nje 23-vjecar nga fshati Daragjat ne buze te lumit Buna rezulton i zhdukur prej disa oresh.

              Familjaret e tij dhe banoret e zones thone per Top Channel se paraditen e sotme ai humbi lidhjet ndersa ndodhej ne nje lunder me motorr me te cilen po transportonte bagetite per t’i nxjerre nga zona e permbytur ku niveli i ujit po rritet ndjeshem.

              Heren e fundit 23-vjecari ka komunikuar me telefon duke ju thene te afermve se lundra e tij kishte pesuar defekt.

              Familjaret dyshojne se pas defektit lundra e 23-vjecarit do jete rrembyer nga uji i lumit Buna. Me pas eshte lajmeruar edhe policia per te kerkuar personin e zhdukur





                Mia moglie ha perso la carta di credito. Non ho fatto denuncia perché ho scoperto che il ladro spende di meno.

                Back to top
                TOTO-R
                Thu Jan 07 2010, 10:41pm

                Registered Member #2326
                Joined: Fri Sep 19 2008, 05:11pm

                Posts: 1780
                Lajme nga Top Channel trokit ketu

                Cico: Qeveria nuk ka kontrolluar portat
                07/01/2010 22:25

                Cico: Qeveria nuk ka kontrolluar portat
                Inxhinieri Dhimiter Cico ka bere pergjegjese strukturat shteterore per situaten e krijuar ne qarkun e Shkodres, ku uji ka permbytur rreth 10 mije hektare.

                Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Cico ka deklaruar se institucionet shteterore nuk kane kontrolluar portat gjate gjithe ketyre viteve, gje qe sipas tij do te kete pasoja te renda.

                “Me portat nuk eshte bere asnje lloj prove dhe per tunelin numer 3 nuk dihet ku jane portat. Dhe po nuk u hap ky tunel uji kalon mbi dige dhe katastrofa eshte si ajo e nje tsunami”, ka pohuar Cico. Ai ka shtuar me tej se kjo situate ka ardhur si pasoje e drejtimit te institucioneve shteterore nga persona te paafte.




                  Mia moglie ha perso la carta di credito. Non ho fatto denuncia perché ho scoperto che il ladro spende di meno.

                  Back to top
                  L - N
                  Fri Jan 08 2010, 08:09am
                  Registered Member #1228
                  Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

                  Posts: 10623
                  Drini “pushtet” mbi Shkodër, bllokohet rruga kryesore

                  Shkodër – Lumi Drin tashmë duket se ka vendosur “pushtetin” e tij në Shkodër.
                  hektarëve tokë dhe rreth 2 mijë shtëpive nën ujë, Shkodrës i mungon edhe lidhja me pjesën tjetër të vendit.

                  Rruga kryesore nacionale që e lidh këtë qytet me Tiranën vazhdon të jetë e bllokuar që prej ditës së djeshme. Pikërisht tek kthesa Harku i Berdicës, sasia e ujit mbi rrugë është rreth një metër, çka nuk lejon kalimin e automjeteve të vogla. Në këtë aks, kalojnë vetëm mjetet e ushtrisë dhe makinat e mëdha. Policia dhe mjetet e ushtrisë kanë vënë postbllok në këtë aks edhe sot në mëngjes.

                  Edhe pjesa tjetër e fshatrave të përmbytur vazhdon të jenë në të njëjtën situatë. Mëngjesi i kësaj të premteje, nuk ka sjellë asgjë të re për banorët, ndërsa ujërat kanë shndërruar fusha të tëra në moçale. Atje, lëvizin edhe dallgë, duke i ngjasuar një liqeni të madh. Ndërkohë që reshjet vazhdojnë të bien, situata nuk është aspak premtuese për ditët në vijim.


                  2010-01-08 08:15

                  trokit ketu


                  Berisha: Të përmbyturit do kompensohen qindark më qindark

                  Tiranë - Kryeministri Sali Berisha në analizën që bëri gjatë mbledhjes së qeverisë dje pasdite, gjendjes më të fundit të krijuar nga përmbytjet në zonën verilindore të vendit, u shpreh se situata është tërësisht e menaxhueshme dhe nuk ka vend për panik.
                  Kryeministri garantoi qytetarët e Shkodrës se sistemi i digave të vendit është në sigurinë më të plotë dhe se sistemi i zbrazjes së tyre është plotësisht i sigurt.

                  Duke risjellë në vëmendje përmbytjet më të fundit në këtë zonë, të vitit 2004, Kryeministri tha se shkarkimet kulmore të deritanishme nuk janë as gjysma e shkarkimeve më kulmoreve të vitit 2004. “Në tërësi qytetarët kanë pranuar evakuimin, por, krahas kësaj, ka pasur edhe të pafytyrë e të pamoralë, që janë përpjekur të shqetësojnë qytetin dhe që, sipas të gjitha të dhënave, për qëllime të ulëta politike,” u shpreh kreu i qeverisë.

                  Ai i kërkoi Komitetit Ndërministror të Emergjencës Civile që krahas përqëndrimit në evakuim, si përparësia më absolute, po kaq rëndësi t’i kushtojë post evakuimit. “Dua t’u deklaroj edhe njëherë, ndonëse ata më besojnë mua, qytetarëve të Dajçit, Obotit, Bushatit se do të kompensohen qindarkë për qindarkë për çdo humbje dhe nuk do të kenë kurrë fatin e qytetarëve të Tiranës, që i lau dhe shpëlau diga dhe nuk u dha kush një qindarkë. Kjo nuk mund të ndodhë. Qeveria ime ka mbështetur dhe do të mbështesë", tha kryeministri i vendit.

                  Duke shprehur mirënjohjen ndaj qytetarëve, biznesmenëve, drejtuesve dhe qeveritarëve vendorë, të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre për të kontribuar në mbështetje të banorëve të zonave të përmbytura, Kryeministri Berisha tha se ky solidaritet dhe kjo mbështetje është jashtëzakonisht e çmuar. Kryeministri ftoi Komitetin Ndërministror të hapë një numër llogarie, në të cilën do të vendoset edhe një pagë e Kryeministrit si kontribut modest për këto zona.

                  2010-01-08 08:45

                  trokit ketu


                  Copyright 2009 © GazetaStart.com


                  [ Edited Fri Jan 08 2010, 08:12am ]

                  Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
                  ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

                  Back to top
                  L - N
                  Fri Jan 08 2010, 08:09am
                  Registered Member #1228
                  Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

                  Posts: 10623
                  Ekspertë italianë për mbrojtjen e digave

                  Tiranë – Gjatë ditës së djeshme kanë mbërritur në Tiranë, ekspertë italianë për mbrojtjen e digave
                  Gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin Ilir Meta dhe ministrin e Energjetikës Dritan Prifti, profesor Inxhinier, Roberto Guercio nga Universiteti i ‘’La Sapienza’’, u shpreh se nuk ka asnjë rrezik për shpërthimin e digave.

                  “Ekzistojnë disa probleme kryesisht të lidhura me menaxhimin e shkarkimeve. Ky menaxhim që bëhet sipas rregullave të kodifikuara mund të përmirësohet me ndihmën e mjeteve teknologjike që krerët e mbrojtjes civile italiane mund t’ua ofrojnë menjëherë”, u shpreh Guercio.

                  Sipas tij, Shqipëria ndodhet në një situatë kritike por jo dramatike dhe se situata do të shkojë drejt përmirësimit. Ai ka premtuar se do të krijohen plane afatgjate me ekspertë vendas dhe të huaj, për sigurinë e digave.


                  2010-01-08 08:37

                  trokit ketu

                  Copyright 2009 © GazetaStart.com


                  [ Edited Fri Jan 08 2010, 08:13am ]

                  Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
                  ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

                  Back to top
                  babo
                  Fri Jan 08 2010, 08:16am


                  Registered Member #587
                  Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

                  Posts: 11127
                  Permbytjet, aksi Shkoder- Triane i bllokuar prej gati 20 oresh
                  SHKODER- Zona e nënShkodrës vazhdon të mbetet në një situatë kritike. Për më shumë se 20 orë, aksi nacional Shkodër- Tiranë është pothuajse i pakalueshëm në vendin e quajtur harku i Bërdivës, ku dhe uji ka vërshtuar mbi rrugë.

                  Niveli i ujit gjatë natës ka pasur një rritje të paktë, (gjatë ditës së djeshme ishte 50 cm) por sërish në këtë aks lëvizja me mjete të vogla është e pamundur. Mund të kalojnë vetëm automjetet e tonazhit të rëndë dhe furositrada.

                  Fatmirësisht gjatë natës nuk ka pasur reshje shiu, ndërsa forcat e ushtrisë dhe policia kanë vazhduar evakuimin e banorëve nga zonat e përmbytura me gomone, varka dhe makina të ushtrisë . Gazetarja e NEËS24 informon për një këmbëngulje të kryefamiljarëve për të mos u larguar nga banesat. Ata pranojnë të evakuojnë pjesëtarët e familjes, ndërsa këmbëngulin të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të ruajtur gjënë e gjallë.

                  Deri në orën 19:00 të mbrëmjes së të enjtes ishin evakuar gjithsej 3407 persona, 2000 prej të cilëve banorë të komunës Dajc, ndër më të prekurat nga vërshimi i ujrave.

                  Ndërkohë Ministria e Brendshme informoi mbrëmë se sipërfaqja e tokës së përmbytur ka vazhduar të rritet duke kapur shifrën e 9150 hektarëve , ndërsa 2080 banesa ndodhen nën ujë.

                  Kryeministri Berisha nuk mori mbërmë vendim për të shpallur gëjndjen e jashtëzakonshme por siguroi banorët e qarkut të Shkodrës se nuk ka problem me digat e tre hidrocentraleve që e rrethojnë këtë zonë, dhe akuzoi disa “të pafytyrë” që kanë dashur të “shqetësojnë qytetin” me përhapjen e lajmit për shpërthim të tyre.

                  Deri në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme janë evakuar gjithsej 3407 persona, 2000 prej të cilëve banorë të komunës Dajc, ndër më të prekurat nga vërshimi i ujrave.

                  Ndërkohë Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër njofton të gjitha institucionet e ndryshme, shoqatat dhe individët që dëshirojnë të kontribuojnë për të ndihmuar në zonat e përmbytura në Shkodër, se në degën e BKT-së Shkodër është çelur llogaria bankare me numër: 410328492.

                  Njësia vendore Tokë e përmbytur Persona të evakuar Shtëpi të përmbytura
                  Bashkia Shkodër 230 ha 83 320
                  Komuna Dajç 2000 ha 2000 1187
                  Komuna Ana Malit 1170 ha 200 170
                  Komuna Velipojë 2000 ha 25 50
                  Komuna Bërdicë 1700 ha 350 65
                  Komuna Guri Zi 250 ha 689 200
                  Komuna Bushat 1300 ha 50 80
                  Komuna Qendër, M.Madhe 500 ha 10 8




                  Ja! Nje kitarre degjohet,
                  e tingujt ndan si fllad,
                  ngadale kjo vasha zgjohet
                  t'degjoje at' serenate,
                  e Shkodra ra n' pushim
                  c'ka bahet rrugeve s'din

                  trokit ketu

                  Back to top
                  babo
                  Fri Jan 08 2010, 08:20am


                  Registered Member #587
                  Joined: Sat Mar 10 2007, 07:01pm

                  Posts: 11127
                  mora vesht qe kalimi per Tirane e anasjelltas bahet nga rruga e vjeter qe kalon nga jubani mandej ne mjede

                  Ja! Nje kitarre degjohet,
                  e tingujt ndan si fllad,
                  ngadale kjo vasha zgjohet
                  t'degjoje at' serenate,
                  e Shkodra ra n' pushim
                  c'ka bahet rrugeve s'din

                  trokit ketu

                  Back to top
                  L - N
                  Fri Jan 08 2010, 09:01am
                  Registered Member #1228
                  Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

                  Posts: 10623
                  Përmbytjet, Meta mbledh ambasadorët; Italia ndihmë

                  Tiranë – Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, së bashku me Ministrin e Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti dhe Zv/ministrin e Brendshëm, Ferdinand Poni, zhvilloi dje një takim informativ dhe konsultativ me përfaqësues të Trupit Diplomatik në lidhje me gjendjen e rënduar në zonat e përmbytura në veri të vendit.
                  Meta informoi ambasadorët e pranishëm mbi situatën në terren dhe mbi masat e marra nga Qeveria për përballimin dhe kapërcimin me dëme sa më minimale të situatës së krijuar.

                  Gjithashtu, në emër të Qeverisë shqiptare, Meta u kërkoi Ambasadorëve kontributin e vendeve të tyre për menaxhimin sa më efikas të emergjencës si dhe u garantoi atyre një komunikim të vazhdueshëm dhe transparent, duke i siguruar njëkohësisht për koordinimin e asistencës që pritet të vihet në dispozicion.

                  Po dje, Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Franko Fratini mbi situatën e rënduar në zonat e përmbytura. Gjatë bisedës, është diskutuar mbi situatën e rënduar në veri të vendit, mbi problematikat e shkaktuara si pasojë e reshjeve të dendura të shiut si dhe mbi asistencën e nevojshme në terren për familjet e prekura nga përmbytjet.

                  Fratini shprehu solidaritetin e Qeverisë italiane duke theksuar se ajo gjendet pranë Qeverisë dhe popullit shqiptar në këto momente të vështira. Gjithashtu, Fratini shprehu gatishmërinë e Qeverisë së tij për të ofruar çdo ndihmë të nevojshme për kapërcimin sa më të shpejtë të kësaj situate.

                  2010-01-08 09:27

                  trokit ketu


                  Rama: Të bashkuar në ndihmë të banorëve

                  Tiranë – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka bërë thirrje që në këtë momente të vështira për banorët e nën Shkodrës, të gjithë duhet të jenë të bashkuar për të shpëtuar çdo jetë njeriu.
                  “Nuk është ora e luftës politike për nxjerrjen e përgjegjësive për këtë dramë të jashtëzakonshme, e cila s’ka të bëjë as me ngrohjen globale as me zemërimin e Zotit, po fatkeqësisht thjesht dhe drejtpërdrejt me keqqeverisjen”, u shpreh Rama mbrëmë gjatë një konference shtypi.

                  Ai shtoi se është ora e marrjes së përgjegjësisë qytetare e patriotike, nga çdo parti, nga çdo përfaqësues i popullit, në nivelin vendor apo qendror, nga veriu në jug, në të gjithë Shqipërinë. Edhe Partia Socialiste, paralajmëroi Rama-ka hapur dje dy llogari bankare, në dy banka të ndryshme, për të mbledhur ndihma financiare për familjet e përmbytura.

                  Shefi i opozitës u ka bërë thirrje banorëve të zonave të përmbtytura që të largohen sa më parë nga banesat e tyre, për të mos rrezikuar jetën. “Është ora për të mos ndenjur në mes të rrezikut nga frika e moskompensimit, po për të dalë nga zona e rrezikut, sepse humbja e jetës është e vetmja humbje e pariparueshme. Është ora që qeveria t’i lerë justifikimet e kota përpara realitetit sa të dhimbshëm aq edhe të qartë të asaj që po ndodh dhe të garantojë transparencë të plotë, për gjithçka. Për çdo të dhënë në terren, për çdo lëvizje të planifikuar në kërkim të daljes nga situata, për çdo vendim të studiuar nga specialistët”, tha më tej ai.

                  2010-01-08 08:30

                  trokit ketu

                  Copyright 2009 © GazetaStart.com


                  [ Edited Fri Jan 08 2010, 09:02am ]

                  Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
                  ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

                  Back to top
                  TOTO-R
                  Fri Jan 08 2010, 09:06pm

                  Registered Member #2326
                  Joined: Fri Sep 19 2008, 05:11pm

                  Posts: 1780
                  Numra telefoni dhe llogari bankare per te permbyturit
                  08/01/2010 19:55

                  Numra telefoni dhe llogari bankare per te permbyturit
                  Per t’u ardhur ne ndihme banoreve te zonave te permbytura, Bashkia e Shkodres ka vene ne dispozicion te qytetareve keta numra telefonike; 02 24 23 83/02 24 23 93/02 24 37 83.

                  Ndersa qarku i Shkodres ka vene ne dispozicion keta dy numra te tjere, 02 24 84 09/02 24 23 73. Sipas Ministrise se Brendshme, sherbimi prane ketyre numrave eshte 24 oresh. Operatoret marrin informata nga qytetaret ne lidhje me problemet qe mund te kene per shkak te situates se permbytjeve.


                  Kurse numri i telefonit te qendres se bashkuar operacionale eshte 02 24 23 83. Si mund te jepen dhuratat ne vlera monetare? Per kete qeveria nuk ka hapur nje llogari te posacme. Por mjafton paraqitja ne nje banke dhe berja e ditur se shuma qe po derdhet eshte per viktimat e permbytjes. Ky argument do te pasqyrohet ne mandat-arketimin qe personeli i bankes do te leshoje per kete veprim. Ne mbledhjen e fundit te qeverise u be e ditur se Kryeministri Berisha ka ofruar nderkaq nje page te tijen mujore.

                  Kurse Partia Socialiste ka hapur dy llogari te posacme. Po ashtu, kryetari i Partise Socialiste ka njoftuar ngritjen e nje shtabi emergjence te opozites, i cili do te bashkerendohet me nje zyre lokale ne Shkoder dhe me te gjitha berthamat qe sipas tij opozita do te krijoje me shpejtesi ne Shqiperi. Ne shperndarjen e ndihmave me ushqime dhe sidomos ato monetare, Rama ka premtuar transparence te plote. Burime nga opozita konfirmojne se shtabi i opozites do te funksionoje paralelisht me shtabin e qeverise dhe se marredheniet mes tyre do te jene vetem marredhenie nderlidhjeje dhe shkembim informacioni.

                  Qytetaret qe do te solidarizohen me viktimat e permbytjeve jane te lire t'ua besojne dhuratat e tyre monetare ose qeverise ose opozites. Deri diku kjo ndodh edhe ne perendim; qytetaret kane mundesi te zgjedhin shoqatat te cilave do t'u besojne donacionet e tyre. Por administrimi i ndihmes ne raste katastrofash eshte nje kokecarje me vete. Ndaj ne perendim, shperndarja e ndihmave ne raste katastrofash, preferohet te behet e centralizuar, nepermjet emergjencave civile, per te evituar dublimet dhe nje shperndarje te pabarabarte.
                  Lajme nga Top Channel . trokit ketu





                    Mia moglie ha perso la carta di credito. Non ho fatto denuncia perché ho scoperto che il ladro spende di meno.

                    Back to top
                    TOTO-R
                    Fri Jan 08 2010, 09:15pm

                    Registered Member #2326
                    Joined: Fri Sep 19 2008, 05:11pm

                    Posts: 1780

                    Botuar: E premte, 08 janar 2010 - 10:47 CET


                    trokit ketu
                    Ende e rëndë situata në rrethin e Shkodrës

                    Jonuz Hallaçi
                    BBC, Shkodër



                    Lumi Bunë
                    Niveli i ujërave gati po mbulon urën e Bunës
                    Edhe gjatë ditës së premte, ndonëse nuk ka patur reshje, sërish situata në rajonet e përmbytura të Shkodrës, ka qenë e rëndë.

                    Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë ditës duke arritur në mbi 3500, ndërkohë që rruga nacionale që lidh Shkodrën me pjesën tjetër të vendit ka qenë e pakalueshme, përveç atutomjeteve të ushtrisë dhe policisë.

                    Sipas të dhënave zyrtare sipërfaqja e përmbytur e tokës është rreth 10 mijë ha.

                    Edhe nga hidroçentralet në veri të vendit kanë vijuar shkarkimet e ujërave dhe autoritetet e kanë konsideruar situatën nën kontroll.

                    Qeveria tha se do të ketë shkarkime nga digat për efekt të sigurisë kombëtare,duke garantuar se qyteti i Shkodrës nuk rrezikohet në asnjë rast nga digat e hidroçentraleve.

                    Thuajse në të njëjtën kohë zonat e përmbytura i kanë vizituar kryministri Sali Berisha dhe kryetari i opozitës Edi Rama.

                    Berisha ka ripërsëritur dhe një herë kërkesën e tij për gjithë banorët e rrezikuar, që ata të evakuohen.

                    "Qeveria, tha Berisha, do të kompensojë të gjithë dëmet për banorët."

                    Duke u ndalur tek vlerësimi i opozitës për situatën dhe menaxhimin e saj, kryeminsitri Berisha veçoi.

                    “Unë mendoj se situata po menaxhohet në maksimumin e mundësive. Është respektuar dhe po respektohet rregullorja e digave, ka një menaxhim efiçent, kompetent të situatës. Ka nga autoritetet vendore që punojnë deri në dy pas mesnate, “tha kryeministri Sali Berisha.

                    Ndërsa kryetari i opozitës, Edi Rama tha se kjo nuk është një katastrofë natyrore, por një katastrofë e krijuar nga neglizhenca e strukturave shtetërore.

                    Rama më pas tha se opozita do të këmbëngulë deri në dëmshpërblimin e të gjithë të dëmtuarve.

                    Ndërsa në vlerësimin e tij për menaxhimin e situatës kryetari i opozitës dha këtë prononcim.

                    “Për aq sa mund të pranojmë se ka shtet, për aq mund të flasim dhe për masa. Unë e ripërsëris se u jemi mirënjohës të gjithë atyre që në kuadër të forcave të ndryshme, si bij nënash dhe si shqiptarë, në nivelin e punës në terren kanë bërë dhe bëjnë sa munden. Por kjo që ndodh ka përgjegjësinë shtetërore si përgjegjësi themelore,”ka thënë kryetari i opozitës, Edi Rama.

                    Rajoni i Shkodrës dhe pjesërisht i Lezhës, prej një javë, janë përfshirë nga përmbytje të mëdha, të cilat kanë rrezikuar edhe jetën e banorëve, sidomos në komunat Dajç, Ana e Malit dhe Guri i Zi.

                    Vazhdon evakuimi

                    Hapja e portave të hidrocentraleve mbi lumin Drin ka shtuar ndjeshëm rritjen e sipërfaqes së përmbytur në rrethin e Shkodrës.

                    Trupat e ushtrisë dhe emergjencave civile po vazhdojnë me shpejtësi evakuimin e banorëve.

                    Nata e së enjtes ka qenë një tjetër natë e vështirë për banorët e zonës së përmbytur në rrethin e Shkodrës.

                    Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Brendshme, sipërfaqja e ujit është shtrirë më tej duke arritur në rreth 10 mijë ha tokë dhe duke përmbytur afro 2100 shtëpi.

                    Trupat e ushtrisë dhe emergjencave civile po vazhdojnë me shpejtësi evakuimin e banorëve të cilët, duke parë përkeqësimin e situatës, kanë lënë mënjanë kundërshtimet dhe po largohen.

                    Në operacion janë përfshirë mbi 1100 trupa me rreth 150 mjete dhe tre helikopterë, të cilët deri tani kanë evakuar mbi 3200 banorë.

                    Ndërpritet energjia

                    Njëra nga rrugët kryesore të hyrje-daljes në qytet ka qëndruar për një kohë të gjatë e bllokuar duke shkaktuar vështirësi qarkullimi.

                    ”Kemi marrë gomone për raste urgjente, mund të na duhet me tej, të jemi të sigurtë të paktën,” i tha BBC-së një banor i zonës.

                    Komiteti ndërministrior që ndjek nga afër situatën ka urdhëruar ndërprerjen e energjisë elektrike për gjithë zonat e përmbytura.

                    Kjo është bërë për të shmangur problemet e mundshme që mund të ndodhin nga rrjeti elektrik, probleme që favorizohen dhe nga lagështira e tepërt dhe dëmtimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë.

                    Gjithashtu të gjitha hyrje-daljet në zonat e rrezikuara do të bëhen vetëm me leje të autoriteteve.

                    Sipas ministrit të Brendshëm Lulëzim Basha, “për momentin evakuimi kryhet pa asnjë formë presioni të detyruar”.

                    Ujërat afër Shkodrës

                    Por ujërat i janë afruar edhe qytetit të Shkodrës, duke rritur ndjenjën e frikës tek disa banorë.

                    Një inxhiniere ndërtimi thotë se vazhdimisht e ka menduar frikën e këtyre përmbytjeve.

                    “Kam jetuar me këtë frikë për shkak të pakujdesisë njerëzore,“ thotë ajo.

                    Ndërkaq autoritetet lokale që në këto momente ndodhen pranë banorëve, japin garanci se dëmet do të dëmshpërblehen.

                    Lorenc Luka, kryetar i Bashkisë së Shkodrës thotë se për të gjithë ata që do të lëvizen nga shtëpitë e tyre, shpenzimet do të mbulohen nga shteti.

                    Polemika politike

                    Situata e krijuar nga përmbytjet është bërë objekt i polemikave të politikës.

                    Përkundër deklaratave të qeverisë se gjithshka ka ndodhur për shkaqe natyrore, opozita mendon se përgjegjësja është ajo.

                    Por kreu i qeverisë, Sali Berisha tha se Korporata Elektroenergjitike ka zbatuar me përpikmëri rregulloret.

                    ”Të gjitha të tjerat janë mashtrime amorale,” tha zoti Berisha.

                    Nga ana e tij kreu i opozitës, Edi Rama është bashkuar me thirrjet drejtuar popullatës për të evakuar zonat e përmbytura, por i ka bërë thirrje prokurorisë që të nisi hetimet.

                    "Hetimet duhet të fillojnë urgjentisht, ndërkohë që politika duhet të mos ngatërrojë radhën e punëve. Në fillim jetët e njerëzve. Pastaj përgjegjësitë e pushtetarëve. Një për një. Deri në fund.” tha Rama.




                      Mia moglie ha perso la carta di credito. Non ho fatto denuncia perché ho scoperto che il ladro spende di meno.

                      Back to top
                      L - N
                      Sat Jan 09 2010, 10:42am
                      Registered Member #1228
                      Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

                      Posts: 10623

                      NATO dërgon mjete në zonat e përmbytura në Shkodër

                      Tiranë – NATO-ja i është përgjigjur ftesës së Shqipërisë për ndihmë për shkak të përmbytjeve.
                      Rreth 40 mjete të NATO-s po hyjnë nga pika kufitare e Kakavijës në juglindje të vendit, në drejtim të zona të përmbytura.

                      NATO-ja do ta ndihmojë Shqipërinë me mjete për evakuimin e banorëve, si ndihma ushqimore. Mijëra hektarë tokë në zonat e nën Shkodrës, gjenden nën ujë për më shumë se një javë.

                      Ministria e Brendshme bëri të ditur se Italia ka dërguar Helikopter tip ACH 47 me kapacitet transporti 37 trupa. Sllovenia ka nisur në drejtim të vendit tonë 13 Gjeneratorë (GNR) Austria 8 Gjeneratorë (GNR), Greqia 2 ekipe zjarrfikësish me një personel prej 29 vetë, 4 makina, se bashku me pajisjet, 2 varka me motor, 7 poma të fuqishme. Italia ka dërgua 12 Autobote, pompa, Varka, Tenda, Gjeneratorë, Ushqime, medikamente dhe veshje. Franca 12 pompa dhe 8 Gjeneratore. Moldavia ka dërguar ushqime dhe medikamente mjekësore.

                      Copyright 2009 © GazetaStart.com

                      trokit ketu


                      Policia dhe ushtria në gatishmëri në zonat e përmbytura

                      Shkodër - Forcat e policisë, ushtrisë dhe RENEA-s ndodhen në gatishmëri të plotë në urën Sagjicës, aty ku prej disa ditësh priten banorët e evakuar nga fshati Obot në rrethin e Shkodrës, fshati i parë i përmbytur pas situatës së reshjeve në zonën veriore të vendit.
                      Në të gdhirë të ditës së sotme, ora 01:00, në këtë zonë kanë rifilluar reshjet, të shoqëruar me erë. “Reshjet e shiut, të shoqëruara me erë shirokë, kanë krijuar valëzime në këtë zonë të përmbytur duke vështirësuar qarkullimin e gomoneve dhe mjeteve të tjera lundruese të vëna në dispozicion të evakuimit të banorëve të kësaj zone të përmbytur”, i tha kryekomisar Ridvan Bushati.

                      Mbi urën e Sagjicës, që në pjesën e saj të djathtë mbretërohet nga ujërat e Drinit dhe të Bunës, prej ditësh ndajnë dhimbjen me banorët e këtij fshati, forcat e policisë, ushtrisë, dhe forcat e RENEA-s. Dje nga ky fshat u evakuan më shumë se 10 familje dhe shumë krerë lopë.

                      Pesë varka shpëtimi, me një kapacitet rreth 20 vende, janë vënë prej ditësh në dipozicion të banorëve, të cilët po evakuohen në ambientet e ofruara në qytetin e Shkodrës dhe në rrethinat e tij, si në hotel Turizimi, në repartin ushtarak të Renxit, por edhe tek të afërmit e tyre. Nga informacionet zyrtare mësohet se në Obot janë të rrezikuara të paktën 130 banesa.

                      Banorët po evakuohen përmes Ura së Sagjicës që del më pas tek ura e Bunës, përmes një operacioni të mirëorganizuar të forcave të ushtrisë dhe policisë. Në grup i KESH-it inspektoi një ditë më parë të gjitha linjat elektrike dhe kabinat, në mënyrë që të parandalojë çdo rrezik. Sipas të gjitha informacioneve të marra, në fshatin Obot nuk ka pasur ndërpreje të energjisë elektrike.
                      2010-01-09 10:47

                      Copyright 2009 © GazetaStart.com

                      trokit ketu


                      [ Edited Sat Jan 09 2010, 10:51am ]

                      Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
                      ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

                      Back to top
                      L - N
                      Sat Jan 09 2010, 10:45am
                      Registered Member #1228
                      Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

                      Posts: 10623
                      KESH: Të dhënat për tre HEC-et deri në orën 10:00

                      Kukës – Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka bërë të ditur pryrjet në kaskadat e liqeve mbi Drin deri në orën 10:00 të ditës së sotme.
                      Sipas të dhënave nga KESH, prurjet në liqenin e Fierzës janë 650 m3/sek, ndërkohë që prej andej shkarkohen 1120 m3/sek nga portat e Shkarkimit dhe turbinat. Në HEC-in e Komanit, prurjet janë 440 m3/sek, ndërsa shkarkimet 1800 m3/sek.

                      Për sa i përket liqenit të Vaut të Dejës, prurjet janë 240 m3/sek dhe prej andej derdhen 1900 m3/sek. Sipas të dhënave të grumbulluara vihet re se prurjet janë zvogëluar në të tre liqenet. Ndërkohë, niveli i Fierzës ditën e sotme është 292.14 metra, nga 296 metra që është pika maksimale.

                      Niveli në liqenin e Komanit është 171. 52 metra, ndërkohë që pika maksimale është 175 metra. Për sa i përket Vaut të Dejës, niveli ditën e sotme është 74.27, më pak se dy metra nga pika maksimale, që është 76 metra.

                      Copyright 2009 © GazetaStart.com

                      trokit ketu


                      Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
                      ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

                      Back to top
                      L - N
                      Sat Jan 09 2010, 10:49am
                      Registered Member #1228
                      Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

                      Posts: 10623
                      Mjegullohen shpresat për përmbytjet,rinis shiu në Shkodër

                      Shkodër – Reshjet e dendura të shiut kanë rinisur sërish në Qarkun e Shkodrës por edhe në zona të tjera të vendit.
                      Kjo situatë mjegullon shpresat se përmbytjet mund të pakësohen, përkundrazi! Reshjet kanë nisur fuqishëm, ndërkohë që janë të shoqëruara edhe me erëra të forta.

                      Megjithatë , Buna është tërhequr në shtratin e saj pas përmbytjes së disa lagjeve dje në qytetin e Shkodrës. Edhe në lagjen Bahçallëk, niveli i ujit ka pësuar rënie me rreth 45 centimetra gjatë natës, megjithëse ka ende sasi të mëdha uji.

                      Edhe aksi Shkodër- Tiranë, në vendin e quajtur harku i Bërdicës, është “çliruar” tashmë nga uji, duke u bërë i kalueshëm për të gjitha automjetet.

                      Komunat Ana e Malit, Bërdica, Velipoja dhe Dajçi vazhdojnë të jenë nën pushtetin e ujit. Në këto zona ka më shumë se 10 mijë hektarë tokë dhe mbi dy mijë shtëpi të përmbytura.
                      2010-01-09 08:56

                      Copyright 2009 © GazetaStart.com

                      trokit ketu


                      Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
                      ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

                      Back to top
                      L - N
                      Sat Jan 09 2010, 11:42am
                      Registered Member #1228
                      Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

                      Posts: 10623
                      Përmbytjet, Gjakova hap dyert për shkodranët

                      GJAKOVE- Me nismën e një grupi të qytetarëve të Gjakovës, ky qytet ka ofruar mikpritje për 200 familje të prekura nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës.

                      Lajmin e ka konfirmuar kryetari i komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, i cili ka thënë se grupi i qytetarëve që ndërmori këtë nismë, por edhe i gjithë qyteti, është i gatshëm për të ofruar gjithë ndihmën e mundshme për rajonet e goditura në veri të Shqipërisë.

                      Dje, komuna e Gjakovës kontribuoi me 10 mijë euro për të goditurit nga përmbytjet në Shkodër.
                      (e.n/BalkanWeb)

                      Copyright 2009 BalkanWeb.com

                      trokit ketu

                      Kosova 200 mijë euro ndihmë Shqipërisë

                      Prishtinë- Qeveria e Kosovës akordon një ndihmë prej 200.000 euro për Shqipërinë për përballimin e sitautës së përmbytjes. Vendimi është votuar unanimisht në mbledhjen e sotme të qeverisë në Prishitinë.
                      "Jemi duke ndjekur me vëmendje dhe shqetësim situatën e përmbytjeve që kanë ndodhur në Shqipëri. Kemi shprehur dhe shprehim edhe sot gatishmërinë si gjithmonë për ndihmë dhe solidaritet", deklaroi në fillim të mbledhjes kryeministri Thaçi.
                      (BallkanWeb)

                      Copyright 2009 BalkanWeb.com

                      trokit ketu


                      Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
                      ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

                      Back to top
                      L - N
                      Sat Jan 09 2010, 02:13pm
                      Registered Member #1228
                      Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

                      Posts: 10623
                      Përmbytjet, situatë e njëjtë në Shkodër, vazhdojnë evakuimet

                      ANILA DUSHI

                      UPDATE- Shiu dhe era kanë pushuar sot në mëngjes, duke iu lënë dorë forcave të ushtrisë të evakuojnë banorët e përmbytur në dhjetëra fshatra të Shkodrës. Uji vazhdon në mbetet në nivele të lartë, pa ndonjë ndryshim nga dita e djeshme.


                      Sot pritet të evakuohen 200 persona në lagjen Livade të qytetit Shkodër. Kështu të paktën raporton Ministria e Brendshme. Do të evakuohen gjithashtu 35 personave në fshatin Luarzë të komunës Velipojë. Po gjatë ditës së sotme pritet të evakuohen gjithë banorët e fshatit Mali i Jushit pranë Komuës Bushat. Numri i persona të evakuar deri më tani është gjithsej 4200.


                      Ndërkohë shtabi emergjencave ka bërë gati pakot me ndihma për banorët që vazhdojnë të qendrojnë në komunën e Dajçit dhe Velipojës. Po bëhet planifikimi për shpërndarjen e vazhdueshme të ndihmave ushqimore në komunat Velipojë, Bërdicë, Bushat, Dajç, Ana e Malit, Gur i Zi, sipas kërkesave të këtyre komunave.


                      Nga Drejtoria Rajonale e Rrugëve do të vazhdojnë punimet për përfundimin e përforcimit të argjinaturës së Spathait. Gjatë ditës së djeshme është punuar intensivisht dhe brenda ditës së sotme vazhdojnë punimet për riparimin përfundimtar të kësaj argjinature.

                      © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP

                      trokit ketu


                      Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
                      ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

                      Back to top
                      Go to page  1 2 3 4  

                      Jump:     Back to top

                      Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
                      Powered by e107 Forum System
                      Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
                      Custom Search
                      Mire se Vini
                      Emri i Identifikimit:

                      Fjalkalimi:




                      Me Kujto

                      [ ]
                      [ ]
                      Muzik Shkodrane - Sagllam


                       
                      Chat Box
                      You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

                      Shkodra ne Youtube
                      Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
                      Theme created by Free-Source.net
                      Render time: 0.4608 sec, 0.1022 of that for queries. DB queries: 61. Memory Usage: 3,173kB