Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Rreth Shkodrës dhe për Shkodrën |
|
<< Previous thread | Next thread >> |
Lajmet e Dites, lajmi i fundit, lajmet e reja, |
Go to page 1 2 3 4 | |
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
|
Author | Post | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Mbi 10 mijë ha tokë dhe mbi 2400 shtëpi nën ujë Shkodër – Nga të dhënat më të fundit të nga Shkodra, bëhet e ditur se deri më tani janë të përmbytur 10.000 hektarë tokë. Ndërkohë që nën ujë janë edhe 2405 shtëpi. Ministria e Brendshme tha se janë evakuuar 4177 persona nga zonat problematike. “Po merren masa konkrete për trajtimin e personave të evakuuar me ushqime dhe asistencë mjekësore. Janë ngarkuar me detyra kryetarët e njësive vendore në bashkëpunim me strukturat e policisë dhe ushtrisë për të verifikuar konkretisht familjet e evakuara pranë të afërmve të tyre, identifikimin e tyre me qellim që ndihmat të shkojnë në destinacionin e duhur”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja. Ai bëri të ditur se “me urdhër të Kryeministrit Sali Berisha, Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile ka zhvilluar një takim me autoritetet malazeze ku është diskutuar mbi mundësitë e lehtësimit të derdhjeve ujore në lumin Buna”. Konja tha më tej, se në të gjitha zonat, shërbimi shëndetësor është i pranishëm gjatë 24 orëve. Për sa i përket kushteve atmosferike, MB-ja bëri të ditur se gjatë së dielës do të ketë reshje të dendura shiu në të gjithë vendin. E njëjta situatë do të jetë edhe për ditët në vazhdim. 2010-01-09 16:41 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu METE: Situata në kaskadën e Drinit po përmirësohet Tiranë – Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës bëri të ditur sot se në kaskadën mbi lumin Drin prurjet janë drejt rënies dhe situata po stabilizohet, pavarësisht reshjeve të shiut në zonat verilindore të vendit Drejtori i kabinetit në METE, Ilir Ciko deklaroi të shtunën se është duke u stabilizuar situata dhe se ka tendencë në zvogëlim të prurjeve në kaskadën e lumit Drin. Sipas tij, tashmë strukturat e METE-s ndodhen në terren për të ndihmuar me mjetet e nevojshme financiare banorët e prekur nga përmbytjet në Shkodër, ndërsa shtoi se në këtë drejtim një kontribut të madh po jep edhe biznesi. Ciko tha gjithashtu se në Hidrocentralin e Vaut të Dejes shkarkimet kanë rënë nën 2000 m3/sek, aktualisht janë 1900 m3/sek, ndërsa prurjet në hidrocentralin e Fierzës maten rreth 650 m3/sek që do të thotë se kanë tendencë rënie. "Ne kemi vënë në dispozicion të zonave të përmbytura edhe repartin e inspektim shpëtim të minierave që është një strukturë e specializuar për ndërhyrje në raste të tilla", deklaroi Ciko, ndërsa ftoi biznesin për t'i ardhur më tepër në ndihmë banorëve të këtyre zonave. 2010-01-09 14:36 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Ministri Ruli: Porta tre e Fierzës s’do hapet TIRANE- Ministri i Bujqësisë Genc Ruli i pranishëm në Shkdër deklaron se situata nuk është e tillë sa të hapet porta tre e Hidrocentralit të Fierzës. Në një prononcim për NEWS24 ministri Ruli deklaron: “Porta tre hapet vetëm në ditën e qametit. Vetëm kur situata është e jashtëzakonshme dhe kemi prurje të jashtëzakonshme. Nuk jemi aspak afër atij rreziku dhe paralajmërimi” Sipas ministrit të Bujqësisë, ish ministër i Energjetikës në qeverinë e mëparshme, Fierza është mbajtur nën kontroll dhe është zbatuar rregullorja e miradministrimit të saj. “Fierza nuk mund të mbahej bosh. Vetëm nëse do të mbahej 20- 30 metra poshtë nivelit të tanishëm, atëherë nuk do të kishte ndodhur hapja e portave. Fierza është brenda parametrave, ka qenë natyra e reshjeve, reshje të mëdha dhe të befasishme bore të cilat u shkrinë brenda pak ditësh”- vazhdoi më tej Ruli. Ministri shton se situata në kaskadën e Drinit është ekuilibruar dhe janë pakësuar prurjet në Fierzë, Koman e Vau të Dejës dhe nëse do të vazhdohet me këtë ritëm Atëherë situata mund të përmirësohet brenda 3 ditësh. Ruli thotë se zhvillimet gjatë ditës së sotme janë të ndryshme në zona të ndryshme. Ai informon se janë ulur derdhjet në kaskadën e Drinit cka tregon se ka filluar dhe rënia e nivelit të ujit në lagjen Bahcallëk në hyrje të Shkodrës si dhe harku i Bërdicës, tashmë është i kalueshëm. “Kemi një ulje të nivelit të ujërave në komunën e Dajcit dhe një rritje të nivelit të ujërave në Bushat dhe në Velipojë, ku mund të kalohet vetëm me mjete të larta. Problem në Velipojë është shkaktuar nga dëmtimi i një argjinatura e cila ka sjellë dhe përmbytjen e rreth 1000 ha tokë në këtë zonë”- deklaroi më tej Ruli duke shtuar se me procedura të përshpejtuara po punohet për të ndërhyrë në këtë argjinaturë. Sipas ministrit të Bujqësisë Fierza është mbajtur nën kontroll. (s.g/BalkanWeb) Copyright 2009 BalkanWeb.com trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Uji nuk e “lë” Shkodrën, reshje të shumta gjatë natës Shkodër – Shirat të shumtë të shoqëruar me breshër kanë përfshirë mëngjesin e sotëm Qarkun e Shkodrës. Kjo ka bërë që në disa zona të ketë sërish përmbytje. Situata më problematike paraqitet në lagjet periferike të Shkodrës dhe veçanërisht në lagjen Xhabiaj, në hyrje të qytetit, pasi ujërat e liqenit dhe lumit Bunë, që tashmë janë bërë një, kanë vërshuar në rrugë duke vështirësuar dhe qarkullimin e mjeteve në këtë zonë. Në Velipojë dhe Bushat, niveli u ujit është rritur sërish. Nga informacionet rezulton se ka një rënie të ndjeshme të nivelit të ujit në lumin Drin. Gjatë natës ka vazhduar shpërndarja e ndihmave dhe evakuimet në zonat e përmbytura në ultësirën e Shkodrës. Shtabi i emergjencës dhe disa ministra të kabinetit qeveritar janë duke ndjekur nga afër situatën e krijuar prej 10 ditësh në këtë rajon. Prej nisjes së operacionit të evakuimit në 3 janar nga zonat e përmbytura në Shkodër, raportohet se deri tani janë evakuar 4780 persona. Numri më i madh i të evakuarve është nga fshatrat e komunës së Dajçit të Bregut të Bunës prej 2000 vetësh, që rezulton edhe zona më e goditur nga përmbytjet, komuna e Bërdicës dhe ajo e Gurit të Zi me respektivisht 810 dhe 730 persona, e qytetit të Shkodrës me 586, etj. Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare sipërfaqje e tokës së përmbytur llogaritet në 10.400 ha. Sipërfaqet më të përmbytura rezultojnë në komunën e Dajçit të Bregut të Bunës dhe atë të Velipojës me nga 2000 ha secila, komuna e Bërdicës me 1900 ha, ajo e Bushatit me 1700 ha, e Anës së Malit me 1200 ha, bashkia e Shkodrës me 250 ha, etj. Numri i shtëpive të përmbytura ka arritur deri tani në 2489. Numri më i madh i tyre shënohet në komunën e Dajçit të Bregut të Bunës me 1187 shtepi, në komunën e Bërdicës 368, në Gurin e Zi 200 banesa, Anën e Malit 180 banesa, në Bushat 150 banesa, etj. 2010-01-11 10:22 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu KESH do të ulë shkarkimet në tre HEC-et mbi Drin Tiranë – Korporta Elektroenergjetike Shqiptare ka bërë të ditur sot të dhënat më të fundit nga prurjet dhe shkarkimet në tre hidrocentralet të ngritura mbi lumin Drin. Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës bëri të ditur sot se KESH-i do të ulë shkarkimet në të gjitha kaskadat mbi lumin Drin, duke theksuar se pritet përmirësimi i situatës. Sipas METE-s, shkarkimet do të ulet me rreth 200 metër kub në sekondë. Kështu, sipas të dhënave, në Fierzë prurjet gjatë ditës së sotme janë 500 metër kub për sekondë, ndërsa shkarkimet janë 450 metër kub për sekondë. Aktualisht niveli i Fierzës, është 291.13 metra, nga 196 metra që është niveli maksimal. Në Koman, prurjet janë 760 metër kub për sekondë, ndërsa derdhjet janë 1000 metër kub në sekondë. Edhe në hidrocentralin e Vaut të Dejës, prurjet janë 220 metër kub për sekondë, ndërsa shkarkimet janë 1000 metër kub për sekondë. Ndërkohë, Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se të tjerë ekspertë do të vijnë nga Italia, të cilët do të ndihmojnë për menaxhimin e kaskadave mbi lumin Drin, atje ku ndodhen edhe basenet më të mëdha ujore për prodhimin e energjisë elektrike në vend. 2010-01-11 10:43 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | OKB ose Organizata e Kombeve te Bushkume ndihmon Shqipërinë, akordon fond për familjet e përmbytura | 11/01/2010 UPDATE- Në vijim të asistencës dhe ndihmës së huaj për vendin tonë, në këtë situatë përmbytjesh, OKB ka deklaruar sot se i bashkohet përpjekjes për të tejkaluar këtë kohë të vështirë. Mësohet se Kombet e Bashkuara kanë akorduar një shumë prej 270 mijë dollarësh, kontribut para kesh si grant emergjent për familjet e prekura nga përmbytjet. Krahas kësaj, një anëtar i kombeve për vlerësimin dhe koordinimin e situatave ka mbërritur në Tiranë dhe një ekspert i dytë do të jetë në dispozicion të Ministrisë së Brendshme për asistencë. Dje u stacionuan ekipet greke dhe sllovene që mbërritën në ndihmë të zonave të përmbytura në Shkodër. Sipas burimeve zyrtare bëhet e ditur se dy ekipet greke të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit me 35 efektivë, që mbërritën dy dite me pare në Shqipëri, aktualisht janë stacionuar në Vaun e Dejës. Ekipet greke kanë në dispozicion për të kryer operacionet e tyre 4 makina, 2 varka me motor dhe 7 pompa të fuqishme. Ato do të fillojnë që sot veprimet operacionale sipas udhëzimeve të Komitetit Ndërministror. Mëngjesin e sotëm erdhi në Shqipëri nga Pika e Kalimit Kufitar e Hanit të Hotit, ekipi slloven i ndihmës për emergjencën në zonat e prekura nga përmbytja. Ndihma nga NATO erdhi pas apelit që ka lëshuar Qeveria shqiptare pranë Qendrës së Emergjencave të NATO-s. Nga Italia janë vënë në dispozicion një helikopter dhe 37 automjete të tonazhit të lartë. Austria, Franca e Sllovenia kanë ofruar për popullatën ne rajonet problematike gjeneratorë dhe pompa uji. Ndërkohë, nga Greqia fqinje janë vënë në dispozicion dy ekipe zjarrëfikësish me personel të specializuar dhe të përeshtatshëm dhe për operacione në territore të përmbytura. Ministria e Brendshme njoftoi sot pasdite se autoritetet zyrtare shqiptare kanë zhvilluar takime pune me homologët fqinjë të Malit të Zi. Në qendër të diskutimit është mundësia e lehëtsimit të derdhjeve ujore në lumin Bunë. Shtabi qendror i emergjencave ka konfirmuar po sot pasdite se në bashkinë e Shkodrës dhe në rrethina është bërë i mundur furnizimi 24 orë me energji elektrike. Autoritetet zyrtare po përsërisin apele për nevojën e evakuimit të popullatës nga rajonet e përmbytura deri në normalizimin e situatës. Politika shqiptare nderkohe vazhdon te jete ne dy opinione te ndryshme persa i perket ngjarjes se rende. Opozita thote se hapja e portave dhe permbytja ka ardhur si pasoje e keqmenaxhimit te situates se HEC-eve, kurse qeveria kemengul se problemi edhte natyror dhe ka te beje me rreshjet e pazakonte te ketij viti. Presidenti i Republikës ka qenë dy dite me pare në zonën më të goditur nga përmbytjet, në Dajç të Shkodrës. Kreu i shtetit u shpreh se kjo nuk është një fatkeqësi natyrore "Kjo është një situatë që ndodh, por nuk është në dorë të fatit por në dorë të njeriut, - deklaroi Presidenti i Republikës, i pashoqëruar nga asnjë deputet i Shkodrës, dhe as nga Prefekti që është edhe shef i shtabit të emergjencave. KM Berisha dy ditë më parë në Dajç u shpreh se kjo është fatkeqësi natyrore. © 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Të dhënat më të fundit nga përmbytjet në Shkodër Tiranë – Ministria e Brendshme ka publikuar të dhënat më të fundit nga zonat e përmbytura. Sipas të dhënave, uji ka mbuluar 10.400 hektarë tokë në të gjithë Qarkun e Shkodrës, si dhe janë të përmbytura 2499 shtëpi. Gjithashtu, nga këto zona janë evakuuar rreth 4780 persona. Nga personat e evakuuar vetëm 594 prej tyre janë strehuar në qendrat e ofruara nga ana e qeverisë. Gjatë ditës së sotme, forcat e ushtrisë kanë dërguar edhe tre tonë (koncentrate ushqimore blegtorale në komunat Guri i Zi dhe në Bërdicë. Gjithashtu, Ministria e Brendshme bëri të ditur se nga Strukturat e ushtrisë po kryhen konkretisht operacionet e dërgimit të ndihmave ushqimore të Rezervave të Shtetit në Komunen Dajç, Velipojë, Guri i Zi, Berdicë, Ana Malit, Bushat dhe Bashkinë Shkodër mbi bazën e urdhërit të dalë nga KECQ për këtë qellim. “Strukturat e huaja të ardhura nga Kosova, Maqedonia, Sllovenia, Greqia, Italia, të akomoduar pranë repartit Vau Dejës kanë marrë detyrat konkrete për të ndërhyre në zonat e përmbytura”, thekson deklarata. 2010-01-11 14:47 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Përmbytjet, Italia dërgon ndihma me vlerë 250 mijë euro Romë – Edhe Italia do të dërgojë ndihma për banorët e zonave të përmbytura në Qarkun e Shkodrës. Ministria e Punëve të Jashtme e vendit fqinj, ka bërë të ditur se do të dërgojë ndihma humanitare me vlerë 250 mijë euro. Sipas deklaratës së kësaj ministri, natën e 13 janarit do të niset nga porti i Barit një kamion me ndihma, për të mbërritur më pas në zonat e përmbytura. Sasia e ndihmave prej 40 tonësh, do të ketë në përmbërje çadra, enë kuzhine, mbajtëse uji, gjeneratorë elektrikë, gomone, të mjaftueshme për 3500 të evakuar. filimisht ngarkesën do të marrë në dorëzim ambasada italiane në Tiranë dhe më pas ajo do t’ua dorëzojë autoriteteve shqiptare. 2010-01-11 15:13 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu [ Edited Mon Jan 11 2010, 02:58pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Gjashte lagje te qytetit, nen "pushtetin" e Bunes E Marte, 12 Janar 2010 SHKODER- Qyteti i Shkodres ka hyre sot ne diten e 11 te permbytjeve nga ujerat e lumenjve Drin dhe Buna. Madje me problematik ka qene lumi qe kalon afer zones urbane, pasi niveli eshte rritur nga dita ne dite si pasoje e fryrjes nga prurjet e shumta. Dje raportohej se ne lagjet periferike te permbytura niveli i thellesise ishte mbi 170 cm dhe shkak eshte bere njekohesisht uji i liqenit. Madje per shkak te bllokimit te kanalizimeve, uji ka hyre deri afer qendres se qytetit, kurse lagjet periferike, "Ajasem", "Salo Halili", "Kiras", "Bahcallek", "Livadhe", afer ures se Bunes apo "Xhabije", jane teresisht nen pushtetin e ujerave. Problematike mbetet gjendja edhe ne komunen e Velipojes, Bushat, Dajc, Berdice, Obot, Mali Jushit, Guri Zi etj. Pasditen e djeshme, nje familje ka kerkuar ndihmen e forcave operacionale ne zonen e Dajcit, fshati Suke, pasi niveli i ujit ishte rritur se tepermi. Menjehere ne gatishmeri u vu nje trupe sherbimi, qe evakuoi nga zona e rrezikut familjen e Nik Roses, me dy varka shpetimi. Cifti i bashkeshorteve, sipas Shtabit te Emergjencave, se bashku me tre femijet e tyre, nuk kishin pranuar te evakuohen ne ditet e meparshme, pavaresisht apelit nga ana e forcave te ushtrise, kurse uji arriti deri ne 2 metra thellesi. Kryeministri Sali Berisha premtoi dje edhe nje here ndihme ndaj familjeve te demtuara dhe kompensim te plote, ndersa pas inspektimit e cilesoi ngjarjen si katastrofe natyrore. Ne terren kane qene edhe ministrat Lulzim Basha, Sokol Olldashi dhe Arben Imami, qe kane ndjekur nga afer operacionet e trupave te emergjences. Por lumi Buna vazhdon te jete i fryre dhe uji ka vershuar ne hyrje te Shkodres, ne lagjet "Xhabije", "Kiras", "Salo Halili" dhe "Ajasem". Ne hyrje te qytetit, aty ku ndodhet dhe ura e Bunes, uji vazhdon te jete prezent ne te dy anet. Problem mbetet qarkullimi ne aksin Shkoder-Shiroke-Zogaj. Per te hipur ne ure, makinat kalojne me pare nje pellg te madh me uje, ndersa lumi eshte fryre aq sa niveli i tij ka arritur gati rrafsh me uren. Shetitorja perballe lumit Buna vazhdon te jete e permbytur, dhe uji ka vershuar deri ne lagjen "Xhabije". Pertej ures se Bunes, policia vendosi ndalimin e qarkullimit te mjeteve te vogla ne drejtim te Shirokes dhe Zogajt, pasi uji ka vershuar ne aks dhe per mjetet e vogla ka rrezik qe t'u shuhen motoret. © 1991 - 2009 Koha Jone trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Kolegjet Turke ndihmojnë me ushqime 250 familje në Kuç Kolegjet Turke dhe Qendra Kulturore “Horizontet e Reja” dhanë ndihmë ushqimore për 250 familje të Fshatit Kuç të Gurit të Zi të goditur nga përmbytjet. Në bashkëpunim me autoritet e Prefekturës së Shkodrës, përfaqësues të Kolegjeve Turke në Shqipëri dhe të Qendrës Kulturore “Horizontet e Reja” shkuan në fshatin Kuç të Gurit të Zi dhe u ofruan ndihmë ushqimore në masën 2.5 ton 250 familjeve të këtij fshati. 2010-01-11 19:19 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Përmbytjet, Turqia do të ofrojë ndihmë për Shqipërinë Tiranë – Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Hasan S. Ashan ka deklaruar se vendi i tij do të ndihmojë Shqipërinë për kapërcimin e pasojave të përmbytjeve të ndodhura disa ditë më parë në Qarkun e Shkodrës dhe Lezhës. I pranishëm në ceremoninë e përurimit të një spitali privat në kryqytet, ambasadori Ashan shprehu keqardhjen për problemet me të cilat po përballen banorët gjatë këtyre ditëve në zonat e përmbytura. "Fatkeqësitë natyrore nuk janë në dorën tonë, por është detyrë e gjithë ne për të shuar shenjat negative që lënë këto fatkeqësi natyrore", tha Ambasadori turk, duke garantuar se "ashtu si shtetet fqinjë, edhe Turqia do t’i japë kontributin e saj Shqipërisë në lidhje me këtë fatkeqësi". Duke u ndalur në marrëdhëniet miqësore midis Turqisë dhe Shqipërisë, Ambasadori Ashan tha se "marrëdhënia jonë vazhdon në të njëjtin intensitet pozitiv gjatë gjithë kohës. 2010-01-11 17:26 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Mujota do të vizitojë zonat e përmbytura në Shkodër Prishtinë - Një delegacioni i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), me në krye ministrin Fehmi Mujota, është nisur drejt Republikës së Shqipërisë që të vizitoj njësitë e Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, si dhe për t'u informuar nga afër me autoritet e shtetit shqiptar lidhur me situatën në zonat e përfshira nga përmbytjet. Ministria kosovare bën të ditur se për në Republikën e Shqipërisë janë nisur ministri i FSK-së, Fehmi Mujota, në krye të delegacionit, i shoqëruar nga komandanti i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, gjeneral Rrahman Rama, Inspektori i FSK-së gjeneral Bashkim Jashari, sekretari Shkelzen Syla dhe disa zyrtarë të tjerë. 2010-01-11 17:08 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Drejtuesit e Çalik Holding vizituan zonat e përmbytura Shkodër – Drejtuesit e Çalik Holding dhe Eagle Mobile vizituan sot zonën e prekur nga përmbytjet në Shkodër Orhan Xhoshkun (Orhan Coskun), President i Çalik Holding për Evropën Juglindore dhe Ballkanin dhe Ali Taskin, Drejtor i Përgjithshëm i Eagle Mobile, vizituan banorët dhe biseduan me ta lidhur me gjendjen e tyre. Ata theksuan se do të bëjnë më të mirën e mundshme për të përshpejtuar shpërndarjen e ndihmave. Po ashtu. Xhoshkun dhe Taskin vizituan shtabin e emergjencës ngritur në Prefekturën e Shkodrës. Ata u takuan me ministrat, Basha, Olldashi, Imami, Vasili si dhe deputetin e zonës së Dajçit Uldedaj, duke shprehur mbështetjen për kapërcimin sa më të shpejtë të kësaj situate. “Është në themel të parimeve të Çalik Holding të ndihmojmë njerëzit në nevojë sidomos në fatkeqësi natyrore siç janë përmbytjet. Ne erdhëm këtu, takuam njerëzit dhe autoritetet dhe ndoqëm nga afër situatën dhe e pamë vetë që banorët janë në një situatë shumë të vështirë. Ne e shohim si detyrë t’i ndihmojmë ata dhe mendojmë se është edhe puna jonë të jemi pranë tyre. Janë 150 mijë euro në total për këta qytetarë, 120 mijë Euro që do jepen “cash” në llogarinë e hapur për ta, pra në të holla, ndërsa 30 mijë euro të tjera do të jepen në formë ushqimesh për zonat e prekura, për ata që kanë nevojë”, deklaroi Orhan Xhoshkun (Orhan Coşkun), President i Çalik Holding për Ballkanin dhe Evropën Juglindore. Nga ana e tij, Ali Taskin, Drejtor i Përgjithshëm i Eagle Mobile deklaroi se me gjithë problemet në këtë zonë, Eagle ka dhënë shërbim të vazhdueshëm te telefonisë. “Ne si Eagle Mobile, krahas ndihmës së dhënë, i japim një rëndësi të veçantë shërbimit në këtë zonë. Me gjithë ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike ne kemi vajuar të japim shërbimet tona pas asnjë ndërprerje duke mbuluar më sinjal të gjithë zonat e prekura. Po punojmë që banorët e prekur, me gjithë këtë situatë të vështirë të paktën të mos kenë pengesë në komunikimin me njëri tjetrin”, theksoi Taksin. Tre kompanitë e Çalik Holding në Shqipëri, Albtelecom, BKT dhe Eagle Mobile dhuruan 150 mijë euro. Gjatë ditës së sotme (e hënë) tre kompanitë do të depozitojë 120 mijë euro sot në “cash” në llogarinë e çelur për të prekurit, ndërsa po gjatë ditës do të dërgohen në Shkodër ndihmat në ushqime me vlerë 30 mijë euro. 2010-01-11 16:5 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Bashkimi Evropian akordon ndihmë të posaçme për përmbytjet në veri-perëndim të Shqipërisë 11-01-2010 / Gazeta 55 Brukseli i bën thirrje vendeve anëtare që të asistojnë në ndihma për zonat e përmbytura në Shqipëri Bashkimi Evropian është treguar i gatshëm për të asistuar me ndihma ndaj Shqipërisë, në minimizimin e dëmeve të shkaktuara në veri të vendit si pasojë e përmbytjeve të mëdha disa ditore. Brukseli i ka premtuar autoriteteve shqiptare ndërhyrje të menjëhershme, duke kontribuar fillimisht me ndihma në materiale, ekspertizë dhe më vonë edhe në financiare, nëse situata do të vijojë të përkeqësohet, çka mund të çojë në dëme kolosale, përjashto ato njerëzore të cilat nuk kanë as 1% mundësi për të ndodhur. Në vendin tonë mbërritën gjatë fundjavës ndihmat e para nga vendet e Bashkimit Evropian, të cilat iu përgjigjën thirrjes së qeverisë shqiptare për situatën emergjente në veri të vendit, kryesisht në dy qarqe, Shkodër dhe Lezhë. BE ka shprehur një angazhim të plotë solidariteti për të asistuar në zonat e përmbytura prej 10 ditësh. Tashmë kanë mbërritur ndihmat e para në gjeneratorë, anije shpëtimi dhe helikopterë emergjencash. Gjatë një konference për shtyp në mesditë, zëdhënësja e BE, Barbara Helfferich ka deklaruar, se Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion që prej ditës së enjte mekanizmin civil evropian që koordinon ndihmën jo vetëm për vendet anëtare po edhe të treta, që ndodhen në situatë të vështirë. “Ky mekanizëm i mbrojtjes civile është vënë në lëvizje shumë shpejt për të ndihmuar Shqipërinë kundër efekteve të përmbytjeve të mijëra banesave dhe hektarëve në veri të Shqipërisë. Kushtet e asistencës janë pranuar nga vende anëtare si Sllovenia dhe Austria, që ka dhënë kontributin e tyre me gjeneratorë dhe grupe elektrogjene, që duhet të arrijnë sot në Shqipëri. Greqia ka propozuar ndihmën e saj me 29 zjarrfikës, që janë tashmë në Shqipëri, ku po ashtu janë dërguar edhe makina, varka me motor, pompa dhe grupet elektrogjene. Italia dhe Franca kanë parashikuar që të dërgojnë pompa dhe ilaçe. Ne falenderojmë vendet anëtare që janë treguar të gatshme për këtë ndihmë”, është shprehur zëdhënësja Helfferich, duke thënë se kontribute të tjera janë të mirëpritura. Në përfundim, BE u bën me dije vendeve anëtare se pas ditëve të tëra shirash dhe shkrirjes së dëborës në veri të Shqipërisë, është krijuar një situatë emergjente përmbytjesh, ndërkohë që 2000 objekte janë përmbytur dhe mbi 4000 njerëz janë evakuuar nga zonat e prekura. © Copyright Gazeta 55 Online Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Shkodër, fryhet Buna, uji në periferi 1 metër e 70 cm SHKODER-Rrethi i Shkodrës, lë pas ditën e 10 të përmbytjeve. Lumi Buna vazhdon të jetë i fryrë, dhe niveli i ujit në lagjet periferike të qytetit shkon deri në 1 metër e 70 cm. Komuna e Velipojës është e izoluar nga uji. Vazhdon shpërndarja e ndihmave me helikopter në Velipojë, Bushat e Dajc. Ora 23:00- Vazhdojnë të jenë të bllokuara disa akse Sipas të dhënave të fundit nga ministria e Brendshme vazhdojnë të jenë të përmbytura rreth 10.400 ha tokë dhe 2499, ndërsa janë evakuuar nga shtëpitë e tyre rreth 4780 persona. Ndërsa gjëndja e rrugëve në zonat e përmbytura paraqitet problematike në disa akse dhe disa të tjera janë të pakalueshme. Rruga nacionale Shkodër – Tiranë, tek Harku i Berdicës, është e kalueshme për të gjitha llojet e mjeteve. Në hyrje të Urës së Bunës eshte i veshtirë kalimi nga automjetet e vogla. Në komunën Dajç, rruga Shkodër – Dajç kalohet me kamionë me vështirësi, ndërsa rruga Pentar – Velipojë është e pakalueshme.Rruga Dajç – Pentar është e kalueshme me veshtirësi nga automjetet e larta (kamione), pasi ka sasi të madhe uji në në aksin rrugore Rrushkull-Shkallë Belaj. Komunikimi me fshatin Darragjat realizohet vetëm me mjete lundruese, pasi ka sasi të madhe uji. Rrugët nga qendra e komunës për në fshatrat Shirq, Samrish i Ri, Samrish i Vjetër e Rrushkull kalohet me kamiona, ndërsa rrugët për në fshatrat e tjera të kësaj komune janë të kalueshme nga të gjitha mjetet. Furnizimet e banorëve të kësaj komune gjatë ditës janë bërë me tankerë dhe gomone, nga fshati Obot, ndërsa sot në mengjes ka shkuar edhe një autokolonë me ushqime nga rruga e Dajçit. Në komunën e Velipojës në vendin e quajtur Ura e Gjolulit, aksi Shkodër – Velipojë) eshte i pakalueshëm. Rruga nga Mali i Jushit – Velipojë kalohet me vështirësi me kamionë.Rruga e fshatit Luarëz është e pakalueshme nga automjetet. Furnizimet me ushqime e materiale të tjera të kësaj komune janë realizuar kryesisht me helikopter. Në komunën Bërdicë, aksi rrugor Harku i Bërdicës – Bërdicë kalohet vetëm nga kamionë dhe fuoristrada. Qarkullimi i automjeteve për në Komunën Bushat realizohet kryesisht në aksin rrugor Beltojë – Mali Hebe – Bërdicë, e cila kalohet nga të gjithë automjetet. Fshatrat Bërdicë e Madhe, Bërdicë e Mesme, Bërdicë e Sipërme dhe Trush janë pjesërisht të përmbytura, por në të gjitha këto fshatra rrugët janë të kalueshme nga automjetet e mëdha. Komuna Ana e Malit nuk ka problem në qarkullimin e automjeteve, përvecse në Obot. Për këtë komunë është krijuar vështirësi për qarkullimin e autoveturave të vogla në hyrje të Urës së Bunës. Lagjet periferike të Shkodrës. Në Bahçallëk nuk ka problem për qarkullimin e automjeteve.Në Ajasëm komunikimi me disa banesa që gjenden në pjesen e poshtme, afër bregut të lumit Drin, realizohet me mjete lundruese. Në lagjet Kiras e “S.Halili”, janë të përmbytura disa shtëpi të ndërtuara në afërsi të liqenit të Shkodrës me të cilat komunikimi realizohet me mjete lundruese. . Ora: 19:37- Vijojnë operacionet për shpërndarjen e ndihmave ushqimore Është ngritur në Gjadër baza për shpërndarjen e ndihmave ushqimore drejt zonave të përmbytura. Në ndihmë të këtij operacioni kanë ardhur helikopterët italianë që pasi kanë shpërndarë ndihma në Velipojë, Dajc dhe Guri i Zi janë rikthyer në Farkë për furnizim. Duke folur për operacionin, komandanti i komandës mbështetëse, Gjeneral Xhemal Gjunkshi bëri të ditur se kanë mbërritur 74 ton ndihma nga Tirana në rajonin e Gjadrit. “Nga forcat e armatosura, nga komanda mbështetëse me të gjitha strukturat e saj, në bashkëpunim dhe me Gardën e Republikës u bë e mundur transportimi i 74 ton ndihma nga Tirana për në rajonin e Gjadrit për tu bërë gati e për tu shpërndarë sipas komunave” theksoi Gjunkshi. Gjatë një takimi me ekspertët italianë të mbrojtjes civile, ministri i Mbrojtjes Arben Imami u shpreh se operacionet në këtë zonë janë shumë të vështira për shkak të rrugëve të bllokuara. Për të inspektuar procesin e shpërndarjes së ushqimeve të ujit të pijshëm dhe medikamenteve, Ministri Basha ka qenë në komunën Dajc, e cila konsiderohet më e prekura nga përmbytjet. Ministri Basha është shprehur i prerë në qëndrimin e tij se asnjë banor i evakuuar nuk do të kthehet në zonë pa u normalizuar situata. Nga policia e Shkodrës dhe nga strukturat mbështetëse të Ministrisë së Brendshme po ndërmerren konkretisht operacionet në terren për ruajtjen dhe sigurimin e argjinaturave, akseve të rrugëve , ujrave si dhe po bashkëpunohet me strukturat e tjera të ushtrisë për shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe evakuuimin e komunitetit në zonat e përmbytura. Nderkaq vijojnë operacionet për shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe evakuimin e banorëve në zonat e përmbytura në Shkodër. Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile bën të ditur se dëri në orët e mbrëmjes janë furnizuar me ujë e bukë fshat Obot dhe komuna e Dajcit, ndërsa nga Gjadri u transportua ujë për komunën Guri i Zi. Mësohet se helikopterët CH-47 kryen sot gjithsej 6 misione për shpërndarjen e ndihmave si, 16.5 ton ushqime dhe 16,1 ton ujë në rajonin Velipojë, Dajç dhe Guri i Zi. Komanda Mbeshtetese me 17 makina transportojnë ujë të pijshëm në komunën e Dajçit. Ora15:45- Të dhënat e fundit deri në orën 13:00 Sipas të dhënave të fundit të ministrisë së Brendshme deri në orën 13:00 janë përmbytur 10400 ha tokë dhe 2499 banesa. Në qarkun e Shkodrës janë evakuuar në total 4780 vetë. Ndërsa KESH njofton se deri në orën 13:00 në hidrocentralin e Fierzës niveli është 291.01 m nga kapacitetit i lejuar 296 metër. Prurjet në Fierzë janë 440 metër kub në sekondë ndërsa derdhjet shkojnë deri në 900 metër kub në sekondë. Niveli i ujit të hidrocentralin e Komanit është 170.25 metra kundrejt kapacitetit të lejuar prej 175 metrave. Prurjet në Koman janë rreth 270 metër kub për sekondë, ndërsa derdhjet shkojnë deri në 1200 metër kub në sekondë. Në hidrocentralin e Vaut të Dejës niveli i ujit është 74.47 metër ndërsa kapaciteti i lejuar deri në 76 metër. Kështu në të tre hidrocentralet niveli i ujit është pashtë kutos maksimale të lejaur. Prurjet në Fierzë arrijnë deri në 250 metër kub në sekondë, ndërsa derdhjet deri në 1550 metër kub në sekondë. Ndërsa në hidrocentralin e Ulëz Shkopetit niveli i ujit është 128.35 metër nga 128.80 metër. Ndërkaq bëhet e ditur se vazhdojnë operacionet në terren për ruajtjen dhe sigurimin e argjinaturave, akseve të rrugëve, urave si dhe po bashkëpunojnë me strukturat e tjera të ushtrisë për shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe evakuimin e komunitetit nga zonat e përmbytura. Strukturat e ushtrisë po kryjne operacionet e dërgimit të ndihmave ushqimore të Rezervave të Shtetit në Komunen Dajç, Velipojë, Guri i Zi, Berdicë, Ana Malit, Bushat dhe Bashkinë Shkodër. Ora 14. 17 Dy varka drejt fshatit Suke per evakuimin e familjes Rosa Menjëherë pas apelit të familjes bërë në tv NEWS24 dy varka të ushtrisë janë nisur drejt fshat Sukë të Dajcit për të bërë evakuimin e familjes së përbërë prej 5 anëtarësh. Lajmi u konfirmua nga përfaqësuesi i Shtabit të Emergjencës Civile Ridvan Dibra. Burrë e grua dhe tre fëmijët e tyre nuk kanë pranur të evakuohen në ditët e mëparshme pavarësisht apelit nga ana e forcave të ushtrisë. Në një komunikim telefonik, kryefamiljari Nik Rosa tregoi se niveli i ujit në banesën e tyre tashmë kishte vajtur në 2 metra dhe se kërkonin ndihmën urgjente për evakuimin e tyre. Ora 13.00 Familja nga fshati Suke i Dajcit: Na ndihmoni te evakuohemi, po rritet niveli i ujit Një familje prej 5 anëtarësh nga fshati Sukë i komunës së Dajcit bën apel për evakuimin nga banesa. Në një lidhje telefonike në tv NEWS24, rreth orës 12. 41 minuta Nikë Rosa kryefamiljari ka bërë apel për evakuimin e familjes së tij pasi niveli i ujit sa vjen e rritet. Ai tregon se niveli i ujit është rritur gjatë ditës së djeshme dhe uji ka hyrë në katin e parë të banesës. “Na kanë ardhur për të na kërkuar të evakuohemi por nuk pranuam pasi nuk menduam se niveli i ujit do rritej kaq shumë. Na kanë ndihmuar me baza ushqimore, por tani na intereson jeta. Ju lutem na ndihmoni. Niveli i ujit ka arritur ne dy meter ” është apeli i zotit Rosa, i cili së bashku me bashkëshorten e tij dhe tre djemtë qëndron në banesën e izoluar nga të gjitha anët nga uji Ora 12:00-Berisha nga Shkodra e përmbytur: Një katastrofë ekologjike Kreu i qeverisë pasi inspeketoi sot zonat e përbytura në Shkodër ka theksuar se operacioni i shpëtimit i komanduar nga shteti nuk ka lejuar të humbet asnjë jetë njerëzish. “Në këtë hark kohor të shkurtër janë evakuar mbi 5 mijë qytetarë nga zonat e përmbytura dhe mijëra krerë gjë e gjallë”, tha Kryeministri, duke vlerësuar në këtë operacion shpëtimi, si më të madhin në angazhimin dhe gadishmërinë e forcave të rendit, ushtrisë, etj. “Shkodra, -siç u shpreh Kryeministri,- njohu vërtetë ngjarjen më të rëndë ndoshta të 100 viteve të fundit, por Shkodra njohu dhe solidaritetin më të madh në tërë historinë e saj. Kreu i qeverisë theksoi se nën ujë qëndrojnë zona të tëra nga më pjelloret, që përbëjnë njëkohësisht edhe një nga zonat më të fuqishme të prodhimit ne vend. Ora 11:30-Përmbytjet në Shkodër, OKB fond ndihmë për të dëmtuarit OKB vendos të ndihmoje zonat e pëmbytura me një fond prej 270 mijë dollarë. Në një njoftim për shtyp të zyrës së Kombeve të Bashkuara thuhet se kjo organizate është shumë e shqetësuar për popullatën e prekur. Gulden Turkoz-Cosslett, Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka deklaruar se : “Kemi parë frymën e solidaritetit me të cilën qeveria dhe institucione të tjera po i përgjigjen kësaj situate, përfshi mbështetjen e dhënë në kohë nga komuniteti ndërkombëtar. Kombet e Bashkuara i bashkohen përpjekjes mbarëkombëtare për të tejkaluar këtë kohë të vështirë. Pas konsultimeve të ngushta me qeverinë dhe anëtarë të tjerë të komunitetit ndërkombëtar, Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë vendosur të kontribuojnë 270,000 dollarë në mbështetje të përpjekjeve të qeverisë për t’iu përgjigjur kësaj emergjence. Ky kontribut do të jetë i disponueshëm në formën e parave cash si grant emergjent, për familjet e prekura nga përmbytjet si dhe do të mbështesë përpjekjet e qeverisë për të koordinuar operacionet e emergjencës në ditët dhe javët në vijim. Veç kësaj, një anëtar i ekipit të Kombeve të Bashkuara për Vlerësimin dhe Koordinimin e Katastrofave ka mbërritur në Tiranë si pjesë e misionit të BE-së për Monitorim dhe Informim, në mbështetje të nevojave urgjente të qeverisë për koordinim dhe vlerësim. Një ekspert i dytë, anëtar i UNDAC, do të jetë në dispozicion të Ministrisë së Brendshme për një periudhë tre javore, për të lehtësuar koordinimin kombëtar të asistencës ndërkombëtare prane Departamentit të Emergjencave Civile Ndërkohë në vend po bëhet gjithmonë dhe me prezente prania e të huajve. Struktura ushtarake grekë janë aktivizuar dje në largimin e ujërave me pompa pranë stacionit të pompave neë Dracin. Nderkohë qe te tjera struktura te ardhura nga Maqedonia,Sllovenia,Greqia dhe Italia jane akomoduar prane repartit te Vaut te Dejes ku po iu pergjigjen detyrave nga zyra operacionale. Nga Italia kane mberritur dy helikoptere emergjencash te cilet mund te transportojne deri ne 30 persona dhe do ndihmojne gjithashtu ne shperndarjen e ndihmave nga ajri. Gjate dites se djeshme kane qene te pranishem ne zone edhe atasheu ushtarak amerikan dhe drejtoresha e USAID te cilat u inofmruan per situaten ne rajonin e njesive vendore te permbytura. Ora 10. 28 Fryhet Buna, ndalohet qarkullimi i mjeteve te vogla drejt Shirokes Lumi Buna vazhdon të jetë i fryrë dhe uji ka vërshuar në hyrje të Shkodrës, në lagjen Xhabije dhe lagjet periferike të Kirasit, Ajasëm. Në Hyrje të Shkodrës, aty ku ndodhet dhe ura e Bunës, uji vazhdon të jetë prezent në të dy anët e urës. Si nga ana e Shkodrës, ashtu dhe ana tjetër e urës që të con për në Shirokë e Zogaj. Për të hipur në urë, makinat kalojnë më parë një pellg të madh me ujë, ndërsa lumi është fryrë aq sa niveli i tij ka arritur gati rrafsh me urën. Shëtitorja përballë lumit Buna vazhdon të jetë e përmbytur, dhe uji ka vërshuar deri në lagjen Xhabije. Përtej urës së Bunës, policia vendosi ndalimin e qarkullimit të mjeteve të vogla në drejtim të Shirokës dhe Zogajt pasi uji ka vërshuar në aks, dhe për mjetet e vogla ka rrezik tu shuhen motorat. Nga një informacion i gazetarëve të NEWS24 të dhënë rreth orës 10.00 situatë problematike është në komunën e Velipojës, ku nuk mund të hyhet as me mjete ushtarake. Forcat e ushtrisë kanë angazhuar helikopterë për shpërndarjen e ndihmave në këtë komunë. Ndërkohë shpërndarja e ndihmave ka vazhduar dhe në komunat Dajc, kryesisht në fshatrat Shirgj, Daragjat, e Obot. Ora 08:20 Shkoder, rritet niveli i ujit ne Velipoje, dhe Bushat Gazetarët e NEWS24 informojnë sot në mëngjes se në komunën e Bushatit dhe të Velipojës është rritur niveli i ujit. Nga një informacion i Ministrisë së Brendshme, të dhënë dje në këto dy komuna janë mbi 3700 ha tokë të përmbytura dhe mbi 200 banesa nën ujë. Forcat e ushtrisë kanë vazhduar evakuimin e banorëve si dhe shpërndarjen e ndihmave ushqimore për kryefamiljarët të cilët refuzojnë të lënë gjënë e gjallë dhe banesat dhe të largohen. Banorët, të cilët kanë vendosur që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre i realizojnë nevojat e përditshme nëpërmjet lëvizjes me lundra e varka Reshjet kanë shtuar dhe fryrjen e lumit Buna, i cili vetëm gjatë ditës së djeshme u rrit me 6 cm. Fryrja e lumit Buna gjatë ditës së djehsme solli dhe përmbytje të lagjeve periferike, Kiras, Ajasëm, Livadhe, ndërsa hyrja e Shkodrës, dhe zona përballë Urës së Bunës vazhdon të mbetet e përmbytur. Pavarëist kësaj lëvizja e makinave në urën e Bunës, që lidh Shkodrën me Muricanin e Shirokën vazhdon normalisht. Lagjja Bahcallëk vazhdon të mbetet e përmbytur. Sipas statistikave të publikuara mbrëmë në orën 18.00 nga Ministria e Brendshme Komuna Dajc renditet ndër më të prekurat nga vërshimi i ujrave. Rreth 2000 hektarë toke janë të permbytur plotësisht dhe 1187 shtëpi janë prekur vetëm në Dajc. Në Bashkinë e Shkodrës janë përmbytur në total 250 ha tokë, 330 shtëpi dhe 586 persona janë evakuuar. Sipas të dhënave zyrtare në total në gjithë qarkun e Shkodrës janë përmbytur 10.400 hektarë tokë, 4780 janë evakuuar dhe 2489 shtëpi janë përfshirë nga uji. (s.g/d.b/m.a/e.n/BalkanWeb) Copyright 2009 BalkanWeb.com trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Bizneset kosovare mbledhin 100 mijë € për Shkodrën Nga Express më 12.01.2010 në ora 15:02 Një delegacion i Odës Ekonomike te Kosovës (OEK) dhe përfaqësues të biznesit, të kryesuar nga kryetari i OEK-ut, Besim Beqaj, udhëtuan sot drejt Tiranës për të dërguar ndihmën financiare prej më shumë se 100 mijë euro, për banorët e prekur nga vërshimet. Oda Ekonomike e Kosovës dhe përfaqësuesit e biznesit kanë vendosur ditë më parë që me qellim të ndihmës për tejkalimin e pasojave të përmbytjeve në Shqipëri të mbledhin ndihma vullnetare, thuhet në një komunikatë të OKE-së. “Ftesës së OEK-ut i janë përgjigjur numër i madh i bizneseve, të cilat kanë dhënë ndihmën në shumën prej mbi 100 mijë eurosh”. Ndihma do t’i dorëzohet udhëheqësit të komisionit ndërministror, ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Lulzim Basha. Marre prej Gazeta Express trokit ketu IPKO, numër për ndihmë Shkodrës Nga Express më 12.01.2010 në ora 12:11 Kompania telekomunikuese IPKO i është bashkëngjitur iniciativës humane, për t’iu dalë në ndihmë familjeve shkodrane, të cilat janë vërshuar nga ujërat, duke hapur kështu kodin 56666, përmes të cilit qytetarët mund të japin kontributin e tyre prej 1 euro, me dërgimin e SMS-ve nga Kosova. Të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile IPKO tani kanë mundësinë për të kontribuar me së paku me 1 euro, për familjet e përmbytura nga uji i cili e ka kapluar qytetin dhe rrethinën e Shkodrës. Telefonia mobile IPKO ka krijuar kod identik me atë të operatorëve mobilë në Shqipëri për të lehtësuar mënyrën e dërgimit të SMS-ve, në numrin i cili tashmë është bërë i njohur në Shqipëri. Kodi i shkurtër për dërgimin e një SMS-i nga Kosova është 56666, me tekst “ndihma ime” dhe çdo përdorues i telefonisë mobile IPKO do të ngarkohet me 1 euro, për dërgimin e një SMS-i. “Sikur të gjithë qytetarët e Kosovës, edhe ne jemi të përkushtuar që t’i dalim në ndihmë të qytetarëve të Shkodrës, të cilët janë prekur rëndë nga kjo fatkeqësi”, ka thënë drejtori komercial në IPKO, Shpend Jakupi. IPKO është duke shqyrtuar edhe mundësi të tjera të rritjes së kontributit të saj për banorët e dëmtuar, duke bashkëpunuar edhe me partnerët e saj strategjikë në Shqipëri, kompanitë shqiptare: DigitAlb, SuperSport dhe kompaninë simotër - Primo. Marre prej Gazeta Express trokit ketu Kryqi i Kuq i Kosovës apelon të ndihmohet Shqipëria Prishtinë, 12 janar 2010 - Me rastin e përmbytjeve në Shqipëri Kryqi i Kuq i Kosovës nga data 12 der më 19 janër shpall aksionin e solidaritetit për ndihmë popullatës së dëmtuar. Aksioni do të zhvillohet në të gjitha komunat e Kosovës. Popullata mund të ofrojë ndihma në të gjitha zyrat e degëve të Kryqit të Kuq të Kosovës. Sipas një njoftimi, ndihmat mund të jenë në ushqime të paketuara (si vaj, miell, sheqer, pasta, konserva etj.), mjete higjienike, veshmbathje dhe batanije. Kryqi i Kuq i Kosovës apelon te të gjithë qytetarët dhe bizneset që të ndihmojnë popullatën e dëmtuar nga përmbytjet në Shqipëri. © Copyright 2007-2009 Bota Sot trokit ketu [ Edited Tue Jan 12 2010, 02:36pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Niveli i Ohrit në kuotat maksimale SHKUP- Niveli i Liqenit të Ohrit në Maqedoni është në kuotat maksimale dhe hidrologët sugjerojnë që duhet të ketë më shumë derdhje për të ndaluar fryrjen, "Niveli i ujit vazhdon të jetë në atë kuotë maksimale, ndërkohë që derdhjet janë minimale. Mbase do të duhet të ketë më shumë derdhje që mos të ketë rritje më të madhe", sqaron hidrologu Josif Milevski. Për momentin, derdhjet në lumin Drin janë minimale. Përgjatë lumit Drin i Zi në territorin e Maqedonisë ka hidrocentrale, çka bën që uji të kontrollohet edhe për nevojat e prodhimit të energjisë elektrike. Por siç thonë ekspertët, nëse nivelet e ujërave rriten dhe në periudhën e kaluar kjo ka ndodhur edhe për faktin se shkrirja e dëborës shkarkonte ujërat nga mali direkt në lum, atëherë mund të rritet sasia e shkarkimit të ujërave. Sipas tyre, moti i keq dhe i ndryshueshëm kësaj here mund të jetë përparësi. "Për fat këto ditë, parashikohet reshje të pakta, edhe nëse ka reshje do të jetë dëborë. Ky parashikim është për ditët në vijim. Kjo gjë ka sjellë qetësimin e prurjeve të ujërave, dhe nëse mbahet kjo tendencë do të jetë mirë. Maqedonia për momentin është anashkaluar nga reshjet e mëdha, siç i shohim në vendet fqinje", tha Josif Milevski, hidrolog pranë Entit Meteorologjik. Autoritetet në Shkup thonë se janë në komunikim të vazhdueshëm me ata në Shqipëri për të koordinuar situatat. Ndërkohë që të martën mbi 40 vullnetarë janë dërguar në zonat e prekura nga përmbytjet. Ndihma e Maqedonisë konsiston edhe në anije, pompa për thithjen e ujit dhe tenda. //bb// © Copyright 2007-2009 Bota Sot Ka vërshuar edhe Shkumbini, bllokohet qarkullimi hekurudhor Ujërat e mëdha në lumin Shkumbin kanë bllokuar qarkullimin hekurudhor në linjen Tiranë-Pogradec. Mediat nga Tirana njoftojnë se shembja e hekurudhës në zonën e quajtur Mirakaj, 7 kilometra ne hyrje te qytetit te Librazhdit, ka bllokuar lëvizjen e trenit të linjes Tirane-Pogradec. Treni i nisur mëngjesin e së martë është ndaluar përballë zonës së shembur me kohë, duke shmangur aksidentin. Në momentin e qarkullimit, në trenin ishin 80 udhëtarë. Shembja është shkaktuar nga ujërat e lumit Shkumbin, që kanë gërryer tokën dhe bazamentin e hekurudhës. © Copyright 2007-2009 Bota Sot trokit ketu Një pjesë të Shkodrës vërshimet e bëjnë të lundrueshme Jonuz Hallaçi Ujrat e Lumit Buna kanë kapërcyer portat e qytetit të Shkodrës dhe po përparojnë drejt lagjeve Xhabije, Kiras, Livade dhe më parë Ajasëm, duke përmbytur mbi 330 shtëpi banimi. Lëvizjet nëpër këto lagje bëhen me mjete ujore nga vetë banorët, por edhe nga strukturat e policisë dhe ushtrisë, që evakuojnë banorët nga rreziku. Një pjesë e mirë e qytetit tashmë është e lundrueshme dhe varkat me rrema apo me motor janë të vetmet mjete lëvizëse që kanë zëvendësuar automjetet. Nga thellësitë e lagjeve dhe shtëpitë private nxirren edhe një çift të moshuarish të sëmurë që nuk kanë patur mundësi të lëvizin vetë. Ata thonë se kanë ditë në harresë. “Ka shtatë ditë e shtatë netë që jam izoluar. Askush nuk ka ardhë të më ndihmojë, përveç kishës që më ka sjellë njëherë ushqime”, thotë i moshuari, ndërkohë që bashkëshortja e tij apelon për ndihmë që nga buka e deri tek ilaçet që duhet t’i marrë edhe për burrin e saj. Jo vetëm strukturat lokale dhe shtetërore po strehojnë familjet në nevojë, por edhe familjarë të Shkodrës të cilët në këtë kohë të pazakontë u bëjnë strehë të përmbyturve. “I kam njerëzit e mi, do t’i strehoj e t’i ushqej derisa të lirohet shtëpia e tyre dhe shteti t’i ndihmojë. Unë edhe burrin e kam pa punë, por nuk mund t’i lë pa strehuar”, thotë Xhemize Vulaj, që ka strehuar të afërmit e saj në shtëpinë që nuk i është përmbytur. Mjaft i vështirë në këto kushte është dhe qarkullimi i automjeteve. Kujtimi, shoferi me të cilin udhëton korrespondenti i BBC-së, thotë se ai po lundron me makinën e tij dhe nuk po ecën si gjithmonë në tokë. “Kam 40 vjet që eci me makinë, por kështu nuk ka ndodhur kurrë. Edhe herë të tjera është rritur Buna, por jo kaq shumë dhe nuk ka qëndruar kaq gjatë në këto nivele. Është e pamundur të ecësh me makinë, duket sikur po lundrojmë dhe jo ecim mbi tokë.” Vërshimi i ujrave drejt thellësisë së qytetit ka shqetësuar autoritetet. Diku në një pikë kritike korrespondenti i BBC-së thotë se sheh dhe Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, të cilin e pyeti filimisht se çfarë po bëhet për të ndihmuar banorët e qytetit. “Kemi marrë të gjitha masat për t’i evakuar banorët e lagjeve që rrezikohen. Buna është rritur me 2 cm lartësi, por situata është nën kontroll. Po analizojmë dhe ujin e pijshmëm, nuk ka probleme të shëndetit. Gjithë strukturat janë në gatishmëri. Falenderojmë bujarinë shkodrane për humanizmin e treguar në strehimin e të përmbyturve, por dhe qeverinë dhe shoqatën e kryetarëve të qarqeve dhe bashkive të vendit të cilët na kanë ndihmuar konkretisht dhe në këtë ndihmë po e kanalizojmë aty ku ka nevojë për të”, thotë Lorenc Luka, Kryetar i Bashkisë në Shkodër. Në ditën e 11 të përmbytjeve të mëdha në Shkodër, Shtabi e Emergjencave ka njoftuar se deri tani është përmbytur një sipërfaqe toke prej 10 mijë e 400 hektarë, janë evakuar 4 mijë e 780 persona dhe 2 mijë e 500 shtëpi banimi. © Copyright 2007-2009 Bota Sot. RSS Feed trokit ketu Tri agjenci të OKB-së do të ndihmonë Shqipërinë dhe viktimat e përmbytjeve Kombet e Bashkuara po ndihmojnë Shqipërinë të përballojë përmbytjet në veri të vendit që kanë detyruar mijëra njerëz të lënë shtepitë e tyre.Tre agjenci të Kombeve të Bashkuara po përgatiten për të ndihmuar me para familjet që u janë përmbytur shtepitë për të blerë ushqime dhe plotësuar nevojat themelore. Disa vende të Bashkimit Evropian përfshi Greqinë, Italinë, Francën, Austrinë dhe Slloveninë kanë dërguar grupe të shpetimit në Shqipëri po ashtu edhe varka dhe pompja për thithjen e ujit. E hena ishte dita e 11 e përmbytjeve masive në Shkodër, të shkaktuara nga rreshjet dhe shkarkimet e mëdha nga tre hidrocentralet e kaskadës së Lumit Drin. Sot, sipërfaqja e përmbytur është rritur duke arritur në rreth 10,400 hektarë, ndërkohë që janë evakuar rreth 5,000 banorë, një pjesë e të cilëve janë vendosur në qendrat e pritjes në qytetin e Shkodrës. Autoritetet vazhdojnë t'i bëjnë thirrje popullatës që të pranojnë të evakuohen nga zonat e rrezikshme. Po sot, Kryeministri Berisha u takua në Shkodër më të zgjedhur vendor nga shumë rrethe të vendit, të cilët kanë shprehur solidaritetin e tyre për të ndihmuat banorët e zonave të përmbytura. © Copyright 2007-2009 Bota Sot trokit ketu [ Edited Tue Jan 12 2010, 02:45pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
SuperGirl |
| ||
Miss.Felicity!![]() ![]() ![]() Registered Member #514 Joined: Thu Feb 15 2007, 10:58amPosts: 36201 | gjithkund lamsh, ca asht kjo pune kshtu! Bre mâ zi kem' pun't tue shkue Se kto mend vijn' tue u pakue ka vijn' krenat tue u shtue...(Gj.F.) | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Keq boll por ishalla dahna pa viktima itash per itash SuperGirl Buna përmbyt edhe Ulqinin TUESDAY, 12 JANUARY 2010 13:10 Prurjet e reja të lumit Buna kanë përmbytur shumë sipërfaqe të tokës, oborre të shtëpive, restoranteve dhe objekte banimi. Autoritetet e komunës se Ulqinit pohojnë se sipërfaqet nën ujë vazhdojnë të rriten në të gjitha zonat përgjatë Bunes, sidomos në fshatin Bor në Anë të Malit, kur rreth 20 familje janë plotësisht të izoluara nga përmbytjet. Kryetari i Ulqinit, Gëzim Hajdinaga deklaroi megjithatë se gjendja është e qëndrueshme dhe nën kontroll Copyright © 2009 KLAN trokit ketu Përmbytjet, komunat e Gjirokastrës japin rreth 20 mln lek Gjirokastër – Nevoja për ndihma për banorët e përmbytur në Shkodër, ka nxitur disa komuna të Qarkut Gjirokastër, që në shenjë solidariteti me banorët e shpërngulur të japin një kontribut financiar. Konkretisht, Komuna Lazarat dhe Komuna Cepo nga 4 milion lekë të vjetra, Komuna Lunxhëri 3 mijë euro, Komuna Odrie, Komuna Pogon dhe Komuna Dropull i Sipërm nga 2 mijë euro. Kontributi i Komunës Lazarat do të shtohet edhe me një pagë mujore të kreut të komunës dhe nga 5 mijë lekë nga çdo i punësuar dhe çdo këshilltar. Po kështu në këtë komunë është krijuar edhe një komision për të nxitur kontributin e komunitetit. 2010-01-12 14:44 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu [ Edited Tue Jan 12 2010, 03:04pm ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Kom. e Gostivarit dhuron 10 mijë € për zonat e përmbytura Gostivar - Komuna e Gostivarit siguroi 10 000 euro për të ndihmuar qytetin e Shkodrës, i goditur nga përmbytjet që përfshinë Shqipërinë e Veriut. Kryetari i komunës së Gostivarit ka marrë vendim për ndihmë financiare për zbutjen e e pasojave nga përmbytjet. Sipas kryetarit të komunës, Rufi Osmani, një gjest i tillë është shfaqje e solidaritetit të qytetarëve të komunës së Gostivarit me qytetarët shkodranë. "Ky është kontribut simbolik që të zbuten pasojat nga katastrofa natyrore. Numër i madh i qytetarëve dhe shoqatave nga Gostivari shfaqën gatishmëri të ofrojnë ndihmë për popullatën nga rajonet e përmbytura në Shqipëri", deklaroi Osmani. 2010-01-12 16:47 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Turqia ofron ndihmë për zonat e përmbytura Tiranë – Turqia po planifikon t’i vijë në ndihmë Shqipërisë për eliminimin e pasojave nga përmbytjet e ndodhura në veri të vendit. Fondi i Emergjencave pranë Kryeministrisë së Republikës së Turqisë, ka vendosur që për të dëmtuarit nga përmbytjet të dërgojë nesër në Tiranë një avion të posaçëm me medikamente, pajisje mjekësore, ushqime, bashkë me 5 mjekë dhe 5 punonjës të shëndetësisë. Njoftimi është dhënë sot nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë, ku shtohet se edhe shoqëritë turke që veprojnë në Shqipëri parashikojnë që në mënyrë të koordinuar të japin ndihma për popullin shqiptar. 2010-01-12 16:50 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Greqia sjell edhe 29 zjarrëfikës në zonat e përmbytura Tiranë – Greqia do të dërgojë të tjera forca për të ndihmuar Shqipërinë në zonat e përmbytura në pjesë veriperëndimore të vendit. Ambasada greke në Tiranë, njoftoi sot se një grup prej 29 zjarrëfikësish do të vijë në Shqipëri për të ndihmuar në shpërndarjen e ndihmave në zonat problemtaike. Grupi do të vijë me katër makina speciale, në të cilat do të transportohen edhe mjete speciale. Përveç forcave, shteti helen do të ndihmojë edhe me ushqime banorët e përmbytur. 2010-01-12 16:36 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Lumi Buna vërshon në qytet, izolohet Velipoja SHKODER-Qarku i Shkodrës lë pas ditën e 11 të përmbytjeve dhe situata vazhdon të mbetet kritike. Moti i keq me reshje shiu të cilat kanë vazhduar pa pushim gjithë natën vetëm sa kanë shtuar nivelin e lumit Buna, dhe uji tashmë sa vjen përpin gjithnjë e më shumë sipërfaqe toke brenda në qytet.Ekspertët kanë llogaritur se deri me 9 janar dëmet kanë arritur në 66.1 milionë euro, nderkohe qe harta e permbytjeve vazhdon te rritet. Janë zhytur nën ujë 10 mijë e 400 hektarë tokë dhe 2500 shtëpi banim. Ora: 16:45- Vërshimi i Bunës izolon Velipojën Komuna e Velipojës mbetet e izoluar për shkak të vërshimit të ujrave të lumit Buna ndërsa është i bllokuar dhe kalimi për në lagjet periferike të Shkodrës si Shirokë dhe Zogaj. Kjo situatë ka krijuar mjaft probleme për banorët e këtyre zonave që ende nuk janë evakuuar nga banesat e tyre, madje disa prej tyre të sëmurë kanë mbetur edhe pa ilace. Raste të tilla janë bërë prezente sot në televizionin News24 dhe menjëherë pas apelit ka reaguar dhe Shtabi i Emergjencës. Ora 16:10- Greqia ndihmë për banorët e zonave të përmbytura Në një bisedë me minstrin e Jashtëm Ilir Meta, minstri i Jashtëm plotësues grek ka deklaruar se Greqia do të dërgojë një grup ndihme për banorët e zonave të përmbytura. Lajmi konfirmohet nga ambasada greke në Tiranë. Grupi grek i ndihmës përbëhet prej 29 vetësh, 4 makinash e mjete të tjera speciale. Grupi grek ndihmon në zonat e përmbytura për shpërndarjen e ndihmave. Mësohet se Greqia do të ofrojë ndihmën e saj edhe me ushqime e ilace Ora 14. 40 Arkeologu: Uji po dëmton godinat me vlerë historike Arkeologu i vjeter shkodran Zamir Tafilica i ftuar ne nje bisede ne studion e NEËS 24 ne Shkoder u shpreh i shqetesuar se krahas demeve njerezore permbytjet e fundit ne Shkoder po shkaterrojne dhe te pakta objekte arkoelogjike e historike qe i kane mbetur qytetit te vjeter verior. Sipas Tafilices nen uje ndodhet Shkodra e vjeter pikerisht ajo pjese e qytetit ku jane përqendruar të gjithe vlerat e tij Ora 12. 32 Shkodër, ekipi nga Kosova tërheqin ujin me pompa Në Shkodër në lagjen Shtëpia e Mushkonjës uji mbisundon kudo. Uji, niveli i të cilit arrin nga 50- 1.70 cm ka hyrë në katet e para të banesave duke shkaktuar mjaft dëme. Një grup i ndihmës së shpejtë nga Kosova po bëjnë tërheqjen me pompa të ujit në këtë lagje. Para portave, në vend të makinave, tani mund të gjesh të parkuar një varkë. Ky është i vetmi mjet me të cilën banorët të cilët nuk kanë pranuar të evakuohen mund të lëvizin për të plotësuar nevojat e përditshme. Shtëpia e Mushkonjës është përmbytur nga fryrja e lumit Buna. Ora 10: 17 Lumi Buna zgjeron shtrirje, hyn rreth 800 metra në Shkoder Moti i keq me reshje shiu të cilat kanë vazhduar pa pushim gjithë natën vetëm sa kanë shtuar nivelin e lumit Buna, dhe uji tashmë sa vjen përpin gjithnjë e më shumë sipërfaqe toke brenda në qytet. Gazetarët e NEWS24 informojnë se sot në mëngjes në lagjen Xhabije, në hyrje të Shkodrës, uji ka zgjeruar shtrirjen e tij duke hyrë gati 800 metra brenda në qytet. Po keshtu uji ka vershuar dhe drejt lagjes se Perashit. Ndërsa në hyrje të lagjes ku uji është prezent që prej tre ditësh, niveli është rritur me gati 10 cm. Në lagjen e Mushkonjës, e cila ndodhet pikërisht afër lumit Buna niveli i ujit ka arritur në 1. 70 cm. Situatë problematike dhe në lagjet periferike Kiras, Ajasëm, Bahcallëk, Livade ku niveli i ujit vazhdon të mbetet i lartë. Në të dy kahet e urës së Bunës uji vazhdon të zgjerojë territor duke e bërë gjithnjë e më të vështirë lëvizjen e mjeteve të vogla. Aksi Shkodër- Shirokë- Zogaj, përtej urës së Bunës që prej ditës së djeshme është i bllokuar qarkullimi për mjetet e vogla, ndërsa nuk paraqitet problem për lëvizjen në aksin Shkodër- Murican, (aksi në krah të majtë të urës së Bunës. Problematike dhe situata në zonën e nënShkodrës. Uji vazhdon të mbajë të izoluar komunën e Velipojës, Bushatit dhe Dajcit. Gazetarët informojnë se gjatë natës nuk ka pasur operacione të evakuimit, pasi banorët nuk pranojnë të largohen nga banesat e tyre, duke lënë në mëshirë të zotit, bagëtinë dhe gjithçka kanë. Prefekti i Shkodërs Mexhit Cungu informon se sot operacionet e shpërndarjes së ndihmave do të përqëndrohet në koncentratet për bagëtitë. Ora 08.00 Permbytjet, deri më 9 janar, dëmi 66 mln euro Humbjet e shkaktuara deri tani nga përmbytja në veri të vendit duket se kanë një faturë shumë më të lartë se ajo që parashikohej. Ekspertë të administratës shtetërore kanë llogaritur deri tani se dëmet në sektorë të ndryshëm të jetës së vendit kanë arritur në total në 66.1 milionë euro, ose 9.1 miliardë lekë të reja. Kjo shifër është shumë më e lartë se i gjithë fondi i parashikuar në Buxhetin e Shtetit për vitin në vazhdim (5.2 miliardë lekë) për Rezervën e qeverisë dhe fondin e kontingjencës. Sipas ligjit për Buxhetin e Shtetit të vitit 2010, të ardhurat buxhetore janë afro 278.3 miliardë lekë të reja. Në këtë mënyrë, dëmi i konstatuar përafërsisht është i barabartë me 3.3 për qind të të gjitha të ardhurave buxhetore të një viti të tërë. Vlerësimet e ekspertëve janë siguruar nga “Gazeta Shqiptare”, por nuk përbëjnë një dokument publik. Në llogaritjen e dëmit është marrë parasysh vlera e përafërt e humbjeve të familjeve të fermerëve, në prona të patundshme (shtëpi), bagëti, të mbjella, drufrutorë, orendi shtëpiake e pajisje elektroshtëpiake, të mbjella etj. Po kështu, është llogaritur edhe vlera e humbur e energjisë elektrike që del nga sasia e ujit të derdhur nga HEC-et e vendit. Në këtë analizë nuk mund të përfshihen ende humbjet që u janë shkaktuar bizneseve të zonës, infrastrukturës nacionale e vendore, si dhe nuk jepet ende një pasqyrë e kostos së operacionit të shpëtimit, që po kryhet nga repartet e përballimit të emergjencës të shtetit shqiptar. Për 10.400 ha tokë të përmbytur, që raportohet nga shtabi i emergjencës, kjo shifër duhet të jetë e barabartë me 15.1 milionë euro. Llogaritet në një nivel më të lartë dëmi ndaj pasurive të patundshme dhe bazës ushqimore të blegtorisë, theksojnë ekspertët që vlerësojnë humbjet për një familje rurale në masën mesatare 14 milionë lekë të vjetra, ose 1.4 milionë lekë të reja. Në 2.499 shtëpi të dëmtuara, kjo shifër duhej të jetë rreth 25.3 milionë euro. Në mbrëmjen e së hënës raportohej se lumi Buna vazhdonte të jetë i fryrë ndërsa niveli i ujit në lagjet periferike të qytetit verior arrinte në 1 metër e 70 cm. Buna ka vërshtuar në në hyrje të Shkodrës, duke hyrë deri në lagjen Xhabije. Edhe në anën tjetër të urës, që lidh Shkodrën me Shirokën e Zogajn vërshimi i ujit është pasuar me bllokimin e qarkullimit të automjeteve të vogla drejt këtyre dy fshatrave turistike. Vazhdon të jetë e rënduar situate në zonën e nënShkodrës. Uji ka izoluar tërësisht Komunën e Velipojës. Situata është alarmante dhe në komunën e Dajçit dhe atë të Bushatit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Emergjencave Civile pranë Ministrisë së Brendshme pohojnë se, janë zhytur nën ujë 10 mijë e 400 hektarë tokë dhe 2500 shtëpi banimi, ndërsa janë evakuuar 4800 persona.. Në operacionin më të madh humanitar ët bërë ndonjëherë janë angazhuar 800 forca ushtrie, 611 punonjës policie, 110 personel shëndetësor si dhe 115 forca nga Garda e Republikës. Në ndihmë të të përmbyturve kanë ardhur ndihma nga Italia, Mali i Zi, Austria, Greqia, Kosova, Maqedonia, Franca etj. (s.g/e.n/BalkanWeb) Copyright 2009 BalkanWeb.com trokit ketu MB: Ja gjendja e rrugëve në zonat e përmbytura 13-01-2010 Ministria e Brendshme informoi dje se shumica e rrugëve në zonat e përmbytura janë të kalueshme. Sipas informacionit të dhënë nga kjo ministri, rruga nacionale Shkodër - Tiranë, tek Harku i Bërdicës është e kalueshme për të gjitha llojet e mjeteve. Në hyrje të Urës së Bunës është i vështirë kalimi nga automjetet e vogla (autoveturat). Komuna Dajç Rruga Shkodër - Dajç (tek Kthesa e Dajçit) kalohet me kamionë me vështirësi. Rruga Pentar - Velipojë është e pakalueshme. Rruga Dajç - Pentar është e kalueshme me vështirësi nga automjetet e larta (kamionë), pasi ka sasi të madhe uji në aksin rrugor Rrushkull-Shkallë Belaj. Komunikimi me fshatin Daragjat realizohet vetëm me mjete lundruese, pasi ka sasi të madhe uji. Rrugët nga qendra e komunës për në fshatrat Shirq, Samrish i Ri, Samrish i Vjetër e Rrushkull, kalohet me kamiona, ndërsa rrugët për në fshatrat e tjera të kësaj komune janë të kalueshme nga të gjitha mjetet. Furnizimet e banorëve të kësaj komune gjatë ditës janë bërë me tankerë dhe gomone, nga fshati Obot, (Komuna Ana e Malit), ndërsa sot në mëngjes ka shkuar edhe një autokolonë me ushqime nga rruga e Dajçit. Komuna Velipojë Ura e Gjolulit (aksi Shkodër - Velipojë) është i pakalueshëm. Rruga nga Mali i Jushit - Velipojë, (rruga e vjetër) nga Bendi kalohet me vështirësi me kamionë. Rruga e fshatit Luarëz është e pakalueshme nga automjetet. Furnizimet me ushqime e materiale të tjera të kësaj komune janë realizuar kryesisht me helikopter. Komuna Bërdicë Aksi rrugor Harku i Bërdicës - Bërdicë kalohet vetëm nga kamionë dhe fuoristrada. Qarkullimi i automjeteve për në Komunën Bushat realizohet kryesisht në aksin rrugor Beltojë - Mali Hebe - Bërdicë, e cila kalohet nga të gjithë automjetet. Fshatrat Bërdicë e Madhe, Bërdicë e Mesme, Bërdicë e Sipërme dhe Trush, janë pjesërisht të përmbytura, por në të gjitha këto fshatra rrugët janë të kalueshme nga automjetet e mëdha (kamionë dhe fuoristrada). Komuna Ana e Malit Në këtë komunë nuk ka problem në qarkullimin e automjeteve, por vetëm në Obot. Për këtë komunë është krijuar vështirësi për qarkullimin e autoveturave të vogla në hyrje të Urës së Bunës. Komuna Bushat Në këtë komunë janë përmbytur, fshatrat Mali Jushit, Hoten, Fshati i Ri dhe Trush i Vjetër. Komunikimi me këto fshatra realizohet vetëm me mjete lundruese. Zonat e tjera që janë në juridiksionin e kësaj komune nuk paraqesin problem nga përmbytja. Komuna Guri i Zi Në këtë komunë janë përmbytur, fshati Kuç dhe një pjesë e fshatit Rrenc. Me rënien e nivelit të ujit është bërë e mundur të realizohet qarkullimi me automjete në këto dy fshatra. Komuna Rrethina Zonat që janë në juridiksionin e kësaj komune nuk paraqesin problem nga përmbytja, vetëm tre katër shtëpi të ndërtuara kohët e fundit në breg të liqenit. Lagjet periferike të qytetit (Bahçallek, Ajasëm, Kiras, "S.Halili"). Në Bahçallëk nuk ka problem për qarkullimin e automjeteve. Në Ajasëm komunikimi me disa banesa që gjenden në pjesën e poshtme (afër bregut të lumit Drin), realizohet me mjete lundruese. Në lagjet Kiras e "S.Halili", janë të përmbytura disa shtëpi të ndërtuara në afërsi të Liqenit të Shkodrës, me të cilat komunikimi realizohet me mjete lundruese. Përmbytjet, monitorohen ujësjellësat dhe forcohen argjinaturat Nga Drejtoria e Ndërmarrjes së Ujësjellësit janë dërguar në Dobraç pompat e ardhura nga Maqedonia. Drejtoria e Shëndetit Publik me Drejtorinë e Ujësjellësit, qytet dhe fshat, njësitë e qeverisjes vendore në zbatim të urdhërit të KECQ kanë marrë masat e duhura për kontrollin, monitorimin, dhe dezinfektimin e ujit të pijshëm për të ruajtur parametrat e normave të lejueshme të përdorimit të tij nga konsumatorët. Vazhdon shërbimi 24 orësh për Komunën Dajç (QSH Dajç dhe Ambulanca Pentar), në Komunën Bërdicë (Ambulanca Bërdicë e madhe) për Komunën Ana e Malit (Ambulanca Oblikë) për Komunën Gur i Zi (QSh Gur i Zi dhe Ambulanca në Rrenc në bashkëpunim me Malteser) për Komunën Velipojë (Qsh Velipojë për Komunën Bushat (QSh Bushat dhe një ambulancë e improvizuar në Malin e Jushit sipas rekomandimit të ekipit të Ministrisë). Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, të mbështetura nga strukturat mbështetëse të Ministrisë së Brendshme janë kryer operacione në terren për ruajtjen dhe sigurimin e argjinaturave, akseve të rrugëve, urave, si dhe për shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe evakuimin e komunitetit nga zonat e përmbytura. Mbi 40 anëtarë të forcave ushtarake janë angazhuar dje në punimet për forcimin e argjinaturës për kontrollin e ujërave në zonën e Dajçit dhe Bërdicës në Shkodër. Burime zyrtare nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile bënë të ditur dje, se këto forca do të punojnë për forcimin e argjinaturës së Dajçit - Samrisht i Vjetër dhe kanalit ujitës të Trushit të Komunës Bërdicë nga segmenti Ura e Xanës-rruga e Dajçit. Gjithashtu, nga organet shtetërore do të punohet për ndërtimin e një pedane mbi urën e Bunës për kalimin e mjeteve të ulëta nga Drejtoria Rajonale e Rrugëve Shkodër. Ndërkohë, nga strukturat policore do të sigurohet shërbimi i pandërprerë për të mos lejuar futjen e personave brenda territorit të përmbytur. Po ashtu, mësohet se do të bëhet planifikimi i shpërndarjes së pompave dhe gjeneratorëve që janë ofruar nga Austria dhe Franca, respektivisht nga specialistët e ujësjellësit dhe KESH-it. Forcat e ushtrisë si dhe strukturat e tjera të angazhuara për përballimin e emergjencës në zonat e përmbytura në Qarkun e Shkodrës, në bazë të detyrave të përcaktuara në mbledhjen e mbrëmshme të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, të vendosur prej disa ditësh në qytetin e Shkodrës, po vazhdojnë intensivisht shpërndarjen e ndihmave ushqimore për banorët e këtyre zonave si dhe të bazës ushqimore për blegtorinë. Elbasan, siptali ndihmë monetare Rreth 670 punonjës të Qendrës Spitalore Universitare "Xhaferr Kongoli" në Elbasan do të kontribuojnë financiarisht në shenjë solidariteti me banorët e prekur nga përmbytja në zonën e Nën Shkodrës. Drejtori i Qendrës Spitalore, Pjerin Xhuvani, tha për ATSH-në se, "rreth 670 punonjës të qendrës ku përfshihen mjekë, infermierë, ekonomistë dhe sanitarë, do të lënë një ditë rrogë në muaj, e cila do t'u shkojë si ndihmë banorëve të përmbytur në Shkodër deri në normalizimin e situatës". Ai shtoi se, shpresojnë që situata të përmirësohet sa më shpejt të jetë e mundur. "Por, ne si drejtori do të kontribuojmë çdo muaj deri sa banorët të hyjnë sërish në banesat e tyre", u shpreh Xhuvani. Për banorët e zonave të përmbytura në Shkodër, kanë dhënë ndihma me vlera të konsiderueshme monetare edhe një sërë biznesesh në Qarkun e Elbasanit. Të gjitha kontributet financiare po derdhen në çdo bankë të qytetit në llogaritë me emërtimin "kontribut vullnetar për të shpërngulurit nga përmbytjet natyrore të Qarkut Shkodër". Korçë, Prefektura dhe këshilltarët e djathtë ndihmë financiarë për banorët e përmbytur Përfaqësues të pushtetit vendor në Qarkun e Korçës, kanë kontribuar dje financiarisht në ndihmë të familjeve të përmbytura në zonën e Shkodrës. "Punonjësit e Prefekturës kanë derdhur nga të ardhurat e tyre 45 mijë lekë në llogarinë bankare për familjet e përmbytura në veri të vendit", tha për ATSH-në Prefekti i Korçës, Koço Bello, duke i bërë thirrje institucioneve, OJF-ve dhe biznesit që të solidarizohen me familjet në nevojë të prekura nga përmbytjet në veri të vendit. Edhe grupi i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Korçës do të ndihmojnë financiarisht në ndihmë të banorëve të përmbytur në zonën e Shkodrës. Kryetarit i tij, Pëllumb Beqiri, tha se këshilltarët e djathtë kanë vendosur që të derdhin në llogarinë bankare për familjet e përmbytura pagën mujore që marrin në këtë këshill. Beqiri i bëri thirrje këshilltarëve të majtë, që të bashkohen me këtë solidarizim. Ata ftuan administratën e Bashkisë që të analizojë situatën financiare dhe të shikojë mundësinë e një kontributi për familjet e përmbytura në veri të vendit. Prej fillimit të vitit, disa zona në Qarkun e Shkodrës janë nën ujë për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që detyruan dhe hapjen e portave të hidrocentraleve. Forca të ushtrisë, policisë, pushtetit vendor, etj., janë angazhuar në operacione evakuimi të banorëve të rrezikuar, ndërsa ka nisur dhe shpërndarja e ndihmave ushqimore. Situata është ndjekur dhe vazhdon të ndiqet në terren nga autoritete të larta të shtetit. Vlorë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë çel dy numra llogarie për familjet e dëmtuara Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Qarkut të Vlorës, çeli dje dy numra llogarie për të kontribuar financiarisht për familjet e dëmtuara nga përmbytja në disa zona në Shkodër e Lezhë të shkaktuara prej fillimit të këtij viti në veri të vendit. Burime zyrtare nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Vlorë bënë sot të ditur për ATSH-në se, "numrat e llogarisë që janë çelur në Bankat "Intesa San Paolo" dhe "Tirana Bank", do t'u shërbejnë bizneseve dhe qytetarëve për të kontribuar financiarisht për familjet e përmbytura". Sipas burimeve, disa dhjetra biznese dhe qytetarë janë treguar të gatshëm për të ndihmuar me vlera të ndryshme monetare. Edhe Bashkitë e Himarës dhe Novoselës kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar zonat e përfshira nga përmbytjet, duke vënë në dispozicion të tyre vlera financiare, mjete dhe bazë ushqimore për blegtorinë. Kjo është konfirmuar dje në një konferencë për shtyp nga Prefekti Hasan Halili, i cili u shpreh se, mjaft qytetarë janë solidarizuar me familjet e përmbytura, duke ofruar vlera të ndryshme monetare. Halili shtoi gjithashtu se, për këtë qëllim do të çelen numra llogarie në të gjitha bankat e nivelit të dytë, që operojnë në qytetin e Vlorës © Copyright 2005 Rilindja Demokratike trokit ketu [ Edited Wed Jan 13 2010, 08:20am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Austria dhe Franca dërgojnë ndihma për përmbytjet në Shkodër » Vendosur: 12/01/2010 - 08:47 Austria dhe Franca kanë dërguar dje ndihma për përmbytjet në Shkodër. Ambasadori i Austrisë, Florian Raunig, dhe Ambasadorja e Francës, Maryse Daviet ishin mbrëmë të pranishme në aeroportin e Rinasit ku mbërritën ndihmat. I pranishëm ishte gjithashtu edhe Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadori Helmuth Lohan. “Austria do të dhurojë 8 gjeneratorë, 5 pompa të kapacitetit të lartë dhe Franca do të dhurojë 11 pompa të kapacitetit të lartë. Skuadra e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile e dërguar në Shqipëri të premten që shkoi me një kërkesë të qeverisë shqiptare, do të jetë njësia menaxhuese dhe gjithashtu do të ndihmojë autoritetet shqiptare në pritjen e ndihmës nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin për shtyp të zyrës së Komisionit Evropian. Qendra e Monitorimit dhe Informacionit (MIC) drejtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Mjedisit e Komisionit Evropian. Ajo është zemra që vë në funksionim Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Komunitetit. Ajo shërben 24 orë në ditë dhe iu krijon vendeve mundësinë e shfrytëzimit të platformës së mbrojtjes civile të komunitetit. Çdo vend që përballet me fatkeqësi madhore – brenda apo jashtë Bashkimit Evropian-mund të bëjë një kërkesë për ndihmë nëpërmjet Qendrës së Monitorimit dhe Informacionit. Disa prej vendeve të BE-së dhe të rajonit kanë ofruar ndihmat e tyre për t’i ardhur banorëve në zonat e përmbytura. Marre prej Gazeta Panorama Online trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Ambasada greke informon mbi ndihmen qe po jep per zonat e permbytura E Merkure, 13 Janar 2010 Greqia fqinje po jep ndihma konkrete ne dobi te zonave te permbytura ne Veriun e Shqiperise dhe per banoret e demtuar. Qe ne momentet e para qe u bene te dukshme permasat e problemeve te shkaktuara nga permbytjet ne zonen e Shkodres, qeveria greke ofroi dhe do te vazhdoje te ofroje ne praktike, ndihmen e saj per banoret e zonave te permbytura ne Shqiperi. Kete theksoi edhe ministri i Jashtem Plotesues i Greqise z. Dhimitrios Dhrucas, gjate nje komunikimi telefonik qe pati me zevendeskryetarin e Keshillit te Ministrave dhe njeheresh Minister i Jashtem i Shqiperise z. Ilir Meta. Me konkretisht, Greqia ka derguar tashme nje grup prej 29 personash te Trupes se Zjarrfikesve me kater makina dhe pajisje speciale, dy varka, 19 pompa me benzine dhe 5 pompa elektrike. Ky grup po ndihmon ne shperndarjen e ndihmave, per banoret e zonave te permbytura ne rajonin e Shkodres. Nderkohe mesohet se gjate diteve ne vijim, pritet te mberrije ne Shqiperi, ne koordinim me Sherbimin e Bashkepunimit Zhvillimor Nderkombetar te Ministrise se Jashtme (Hellenic Aid), ndihme humanitare qe do te perbehet, mes te tjerave nga 3.6 tone ushqime, 1 ton ilace si dhe pajisje per perballimin e permbytjeve (gjeneratore dhe pompa uji). Autoritetet kompetente greke behet e ditur se jane ne bisedime me Kryqin e Kuq grek, per dergimin e nje ndihme shtese prej 1.2 tone ushqimesh. © 1991 - 2009 Koha Jone trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Biznesi i Kosoves dhe Shqiperise, ndihma ne Shkoder E Merkure, 13 Janar 2010 Biznesi i Kosoves i bashkohet biznesit te Tiranes ne dhenien e ndihmave per banoret e zonave te permbytura ne veri te vendit. Kryetari i Odes Ekonomike te Kosoves, Besim Beqaj vjen ne Shqiperi me nje grup biznesi per te dhene kontributin e tyre financiar. Thirrjes se Dhomes se Tregtise dhe industrise Tirane per tu solidarizuar ne dhenien e ndihmave per zonat e permbytura biznesi i ka dhene pergjigje pozitive. Keshtu sot kompanite private te kryesuara nga Kryetari i Dhomes se Tregtise Nikolin Jaka kane nisur dje drejt Shkodres ndihmat e para konkrete ne nevojat me emergjente. Ne drejtim te Shkodres eshte nisur kamioni i pare me karburant nga Kastrati. Kompania Miell SHPK me perfaqesues Roland Hysa ka nisur nje kamion me miell. Agna Group me perfaqesues Vasil Naci ka vene ne dispozicion shumen 2.5 milion leke te reja qe do te shkojne ne vleren e produkteve te kesaj kompania, kryesisht ne uje te pijshem. Po keshtu Ferlut ka derguar per zonat e permbytura kamione me qumesht. Ndihma keto qe po shtohen ne cdo moment dhe nga biznese te tjera. Pjese e rendesishme e takimit me shtabin e emergjencave civile ishin perfaqesuesit e biznesit te Kosoves te cilet kane ardhur sot ne Shqiperi per tu solidarizuar dhe per te dhene ndihmen e tyre konkrete. Ne emer te ketij biznesi, kryetari i Odes Ekonomike te Kosoves, Besim Beqaj i cili shoqerohej dhe nga dhjete sipermarres kosovare, deklaroi kontributin e tyre ne vlere 120 mije euro. © 1991 - 2009 Koha Jone trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Basha: Situata në Shkodër ende problematike Shkodër –Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha deklaroi dje se situata në Shkodër paraqitet ende problematike, me gjithë përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar situatën Edhe një herë tjetër, Bashka u ka bërë thirrje banorëve që të lënë shtëpitë e tyre, për të mos rrezikuar. "Njolla e përmbytjes nuk është zvogluar, niveli i ujit vazhdon të mbetet i lartë. Ne kemi një shkallë jashtëzakonisht të lartë ndjeshmërie përgatitje operacionale për të vazhduar evakuimin, ndaj kërkoj nga popullsia vendase, të cilën edhe një herë dëshiroj ta përgëzoj për bashkëpunimin e deritanishëm, për kurajon e lartë që ka treguar, por kërkoj edhe një herë bashkëpunimin e tyre që të vazhdojë evakuimi me çdo kusht në të gjithë zonën e përmbytjes”, u shpreh minstri Basha. Për sa i përket rritjes së nivelit të liqenit të Fierzës, Basha u shpreh se po kontaktojnë me autoritetet malazeze dhe me ato greke, të cilët kanë bërë matjet e duhura në liqen. “Me porosi të kryeministrit Berisha, prej katër ditësh janë kontaktuar autoritetet malazeze dhe greke, në bashkëpunim me flotën detare dhe institutin e hidrografis, të cilat kanë bërë matjet përkatëse në liqen, kanë filluar ndërhyrjet e para. Duhet të jemi të qartë se këto ndërhyrje do të japin efektin e tyre, por jo të menjëhershëm. Prurjet në Liqenin e Shkodrës, të padëshmuara më përpara historikisht, janë nga një numër i madhë përrenjsh dhe lumenjsh, të cilët e furnizojnë atë kryesisht nga territori i Malit të Zi”, vijoi numri një i Ministrisë së Brendshme, i cili qëndron prej ditësh në Shkodër, në krye të Shtabit të Emergjencës Civile. 2010-01-13 08:46 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Fierza bie me 14 cm, ulet niveli i shkarkimeve Tiranë - Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të ulë shkarkimet në kaskadën e Drinit, tashmë kur reshjet kanë pushuar. Kjo do të thotë se do të shkojë më pak ujë në lumin Drin në zonat e përmbytura të Shkodrës, çka rritën shpresat se situata mund të përmirësohet. Sipas të dhënave të orës 08:00, Fierza ndodhet në kuotën e 290. Ky liqen bie me 14 centimetra, duke arritur tashmë në pika të zakonshme të grumbullimit të ujit. Sipas të dhënave të ofruara prurjet në liqenin e Fierzës, janë 430 metra kub për sekondë, ndërkohë që derdhjet janë 600 metër kub në sekondë. Ndërsa liqeni i Komanit gjendet në kuotën e 170.27 metra, nga 175 metra që është pika maksimale. Aktualisht niveli në këtë liqen bi me 7 centimetra. Ujëmbledhësi i Komanit grumbullon 170 m kub ujë në sekondë, ndërsa shkarkon 700 metër kub ujë në sekondë. Edhe në liqenin e Vaut të Dejës vihet re një ulje e ndjeshme e prurjeve. Niveli i ujit në këtë liqen ndodhet në kuotën e 74. 2 metra nga 76 metra që është kapaciteti maksimal. KESH njofton se prurjet në këtë ujëmbledhës për energjinë janë 140 metër kub për sekondë, ndërkohë që derdhjet 950 metër kub për sekondë. 2010-01-13 09:02 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu [ Edited Wed Jan 13 2010, 09:27am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Terhiqet Buna, Berisha mbledh ministrat sot ne Shkoder SHKODER-Qarku i Shkodrës lë pas ditën e 12 të përmbytjeve. E ndërsa vihet re një përmirësim të situatës nëpër lagjet e qytetit, në zonat e Nënshkodrës situata mbetet kritike. Gazetarët e NEWS24 informojnë sot në mëngjes se niveli i ujit në lagjet Xhabije, Tophanë, në hyrje të Shkodrës, Ajasëm, Kiras dhe bregu i liqenit është ulur në krahasim me një ditë më parë. Në këto lagje ka vende ku niveli arrin në 30 cm. Situata u përmirësua falë ndërhyrjeve që janë bërë gjatë ditës së djeshme në shtratin e lumit Buna. Gjithashtu dhe moti pa reshje ka ndikuar pozitivisht që lumi Buna të mos vazhdojë të fryhet. Ndërkohë grupe specialistësh kanë punuar gjatë gjithë ditës së djeshme për të tërhequr ujin nëpër lagje nëpërmjet pompave. Në zonën e Nënshkodrës situata vazhdon kritike. Niveli i ujit mbetet konstat dhe i lartë, ndërsa komuna Velipojë hyn tashmë në ditën e tretë të izolimit. Me ndihmën e helikopterëve është bërë e mundur shpërndarja e ndihmave ushqimore, veshmbathje, dhe koncentrat për bagëtitë në këtë komunë. E vështirë situata dhe në komunën e Dajcit, Bushatit. Kryeministri Berisha dhe të gjithë ministrat do të udhëtojnë sot drejt Shkodrës për të zhvilluar atje mbledhjen e qeverisë. Sipas njoftimit te zyres se shtypit pranë Kryeministrisë, mbledhja e qeverisë do të zhvillohet në orën 13:00, në ambientet e bashkisë së Shkodrës dhe tema kryesore është menaxhimi i situatës së përmbytjeve në zonën veriperëndimore, që prej fillimit të këtij viti po vuan pasojat e përmbytjes nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut që detyruan dhe hapjen e portave të hidrocentraleve. Përgjatë gjithë këtyre ditëve të situatës së emergjencës në Shkodër, të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar kanë qenë në terren duke ndjekur nga afër operacionit e evakuimit të banorëve, të dërgimit të tyre në qendrat e pritjes, të shpërndarjes së ndihmave etj. Vizita të njëpasnjëshme në zonat e përmbytura ka zhvilluar dhe Kryeministri Sali Berisha. Nga përllogaritjet e deritanishme në qarkun e Shkodrës rezulton të jenë përmbytur të paktën 10 mije e 400 ha tokë dhe 2485 shtëpi, ndërsa janë evakuar mbi 5 mijë qytetarë dhe mijëra krerë gjë e gjallë. Më të dëmtuara renditen të jenë komuna Dajc. Velipojë, Bregu i Bunës, Ana e Malit, Bushat, lagjet periferike të bashkisë së Shkodrës, etj. Mbi 800 anëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, 110 të tjerë personel shëndetësor, 115 punonjës të Gardës së Republikës, qindra e qindra të tjerë përfaqësues të qeverisë qëndrore, drejtues të komunave, bashkive, etj janë angazhuar në operacionet e evakuimit të banorëve të përmbytur, kujdesin e tyre në qendrat e pritjes dhe shpërndarjen e ndihmave ushqimore. Apelit të qeverisë shqiptare për ndihma ushqimore dhe materiale për banorët e dëmtuar iu përgjigjën vendet anëtare të NATO-s (s.g/BalkanWeb) Copyright 2009 BalkanWeb.com trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Shkodër, zgjerohet harta e tokave të përmbytura Shkodër – Harta e tokave të përmbytura është zgjeruar edhe më në Shkodër. Nga të dhënat më të fundit të Ministrisë së Brendshme, bëhet e ditur se aktualisht ndodhen nën ujë 11400 hektarë tokë. Ndërkohë, të përmbytura janë edhe 2649 banesa si dhe janë evakuuar 5148 persona. Komuna më e prekur nga përmbytjet është ajo e Bushatit, me 2500 ha tokë, e ndjekur nga Bërdica me 2100 ha tokë. Komuna të tjera të prekura nga vërshimi i ujërave janë edhe ato Komuna, Rrethina, Guri Zi, Ana Malit, Velipojë, Dajç. Vlen të theksohet se brenda Shkodrës, ka arritur në 250 hektarë tokë dhe 330 shtëpi të përmbytura. Ministri i Brendshëm Lulzim Basha inspekton kryerjen e operacioneve në Dajç dhe Velipojë, ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi inspekton Bushatin ndërsa ministri i Bujqësisë Genc Ruli inspekton në Komunën Gur i Zi. Shpërndarja e ndihmave dhe operacionet e tjera po kryhen sipas planit të parashikuar në mbledhjen e mbrëmshme të Komitetit Ndërministror të Emergjencës Civile. 2010-01-13 14:54 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Shkodër, rritet niveli i ujit në fshatin Stërbeq Shkodër - Niveli i ujit në fshatin Stërbeq të Malësisë se Madhe në qarkun e Shkodrës, është rritur gjatë natës së kaluar. Nënprefekti i Malësisë së Mashe, Sytki Ndreca, tha se "rritja e nivelit të ujit në këtë fshat dhe disa zona buzë liqenit të Shkodrës, ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së nivelit të ujit në këtë liqen". Sipas tij, përballë kësaj situate, kanë reaguar menjëherë strukturat shtetërore, të cilat kanë bërë të mundur marrjen e masave të menjëhershme për evakuimin e banorëve të rrezikuar. “Forca të policisë, të drejtuara nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj kanë bërë të mundur evakuimin e disa banorëve që kanë qënë më të kërcënuar nga vërshimi i ujit”, u shpreh Ndreca, duke falënderuar njëherazi dhe biznesin e Malësisë së Madhe, i cili ka vënë në dispozicion të përmirësimit të gjendjes të gjitha mjetet që disponojnë. 2010-01-13 11:17 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu KMSH dhuron 10 mijë euro për zonat e përmbytura Tiranë – Komuniteti Musliman i Shqipërisë ka dhuruar 10 mijë euro për banorët e zonave të përmbytura. Edhe pse ky komunitet ka financime të pakta, iu është gjendur pranë banorëve në këtë fatkeqësi të shkaktuara nga përmbytjet. Kryetari i Komunitetit Mysliman Selim Muça i ka telefonuar sot ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, ku i ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e plotë për përballimin e situatës së emergjencës në zonat e prekura nga përmbytja në Qarkun e Shkodrës. Muça bëri të ditur se Komuniteti Musliman Shqiptar do të japë një ndihmesë prej 10 mijë euro në ndihmë të banorëve të shpërngulur nga përmbytja. Kontribut për situatën e emergjencës kanë dhënë edhe biznese të ndryshme në vend. Ministria e Brendshme bëri të ditur se ndihmë kanë dhënë edhe 10 qarqe, 83 komuna dhe bashkitë e para filluan mbështetjen për zonat e përmbytura. Këshillat e Qarqeve kanë depozituar deri më tani 60 mijë euro. Ndërkohë, Qarqet Vlorë, Fier e Gjirokastër kanë nisur edhe dy trailer me ushqim për bagëtinë, dy maune me miell dhe dy maune me ushqime. Bashkia e Kavajës kontribuon me 1.25 milion leke dhe 4 kamionë me ndihma, Bashkia e Kamzës me 1 milion lekë, plus makineri dhe punonjës të specializuar, si dhe Bashkia Kukës me 3000 euro. 2010-01-13 11:48 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Prizreni dërgon mbi 50 mijë euro ndihma në Shkodër Shkodër - Prizreni nisi sot në mëngjes drejt Shkodrës e rajoneve tjera që po përballen me përmbytjet në Shqipëri ndihma me vlerë më tepër se 50 000 euro, të mbledhura nga komuna së bashku me komitetin e biznesit dhe qytetarët Kontigjenti i ndihmave përbëhet kryesisht nga produktet ushqimore dhe higjeno-sanitare, veshmbathjet, mbulesat dhe tendat. Aksioni "Vëllazëria nuk njeh kufij" nisi fundjavën e kaluar në bashkëpunim me Dhomën rajonale ekonomike dhe qytetarët, me komunitetin fetar, përfshirë Bashkësinë Islame dhe Kishën Katolike në Prizren. Komuna e Prizrenit fillimisht vendosi të japë një ndihmë prej 15 000 eurosh. "Kjo është një ndihmesë simbolike për vëllezërit tanë", deklaroi kryetari i komunës, Ramadan Muja, i cili përkujtoi kohën e luftës kur e gjithë Shqipëria hapi dyert dhe zemrat për të pritur prizrenasit dhe të gjithë kosovarët e dëbuar. 2010-01-13 15:26 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Turqia dërgon ndihma ushqimore për zonat e përmbytura Tiranë – Turqia ka dërguar sot ndihma për Shqipërinë, të cilat kanë mbërritur me avion në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Ministria e Brendshme bëri të ditur se kanë ardhur në vendin tonë 7, 2 tonë ushqime nga Gjysmëhëna e Kuqe për banorët e zonave të përmbytura, ndërkohë që kanë ardhur edhe medikamente dhe pajisje të ndryshme mjekësore. Vlera e ushqimeve dhe medikamenteve të ardhura për ndihmë nga Gjysmëhëna e Kuqe llogaritet në 13 672 dollarë.Me të njëjtin avion nga Turqia erdhën si ndihmë për strukturat e emergjencës edhe 20 elektropompa. 2010-01-13 16:20 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Ferizaj, 12 mijë euro për Shkodrën Nga Express më 13.01.2010 në ora 11:31 Qeveria komunale e Ferizajt në mbledhjen e saj të parë pas konstituimit, ka vendosur të hënën të ndajë nga buxheti komunal, një shumë prej 12000 eurove, për zonat e prekura nga vërshimet në Shqipëri. Në një njoftim për media nga zyra e kryetarit, Bajrush Xhemajli, thuhet se kjo ndihmë simbolike shprehë solidarizimin e qytetarëve të komunës së Ferizajt me popullatën e atyre zonave të prekura. Përmbytjet që po vazhdojnë të kërcënojnë banorë të zonave të tëra të Shqipërisë, edhe në qytetin e Ferizajt janë duke u ndjekur me shqetësime. Një iniciativë qytetare është formuar së fundi, për të ndihmuar qytetarët e qyteteve shqiptare të përmbytura nga uji. Kjo iniciative kanë ftuar afaristët e bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha si dhe gjithë qytetarët që të shprehin solidaritetin me bashkëkombësit tanë, të cilat po përballen me një situatë të rëndë. Komuna e Ferizajt që nga viti 2004 është e binjakëzuar me qytetin e Shkodrës. Kjo është ndihma e dytë nga komunat e Kosovës që shkon për Shqipërinë pas Gjakovës e cila ndau para disa ditësh 10 mijë euro për zonat e përmbytura. Kjo ndihmë e Komunës së Ferizajt pason atë të Qeverisë së Kosovës e cila ndau 200 mijë euro për zonat e përmbytura. Ka më shumë se dy javë që ka filluar përmbytja në zonat e Shkodrës në Shqipëri për shkak të reshjeve të shumta atmosferike dhe fyerjes së liqenit dhe lumenjve të cilët janë derdhur në zonat përreth duke bërë që më shumë se 10 mijë hektarë tokë të zhytët nën ujë. Marre prej Gazeta Express trokit ketu BIK ndihmon Veriun e Shqipërisë Nga Express më 13.01.2010 në ora 11:48 Bashkësia Islame më 15 janar tubon ndihma në të gjitha xhamitë e Kosovës, për popullatën e prekur nga vërshimet në veri të Shqipërisë, dhe ka hapur edhe llogari rrjedhëse në NLB lidhur me këtë qëllim. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me vëmendje dhe e shqetësuar po përcjell gjendjen në veriun e Shqipërisë, ku përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatbardhësisht jo edhe viktima në njerëz. Kryesia, duke parë gjendej e rënd me të cilin po përballet popullate e atakuar nga përmbytjet, këtyre ditëve ka vendosur që të premten më 15 janar 2010, në të gjitha xhamitë e Kosovës të organizoj aksion për grumbullimin e mjeteve financiare me destinim ndihmë zonave të përmbytura. Aksioni do të zhvillohet pas namazit të xhumasë në gjitha xhamitë e Kosovës. Ndërsa për të sensibilizuar xhematin, Kryesia ka udhëzuar imamët që hytben e xhumasë t'i kushtojnë solidaritetit dhe ndihmës me njerëzit në rast të fatkeqësive. Kryesia e BIK për këtë aksion, përmes një qarkoreje ka njoftuar të gjithë Këshillat vendor që të bëjnë përgatitjet e duhura, në mënyrë që aksioni të jetë sa më masiv, porse ka kërkuar nga Këshillat vendor një mobilizim të posaçëm. Kryesia e BIK apelon tek xhematlinjt dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, e që kanë mundësi materiale të kontribuojnë me pasurinë e tyre që sado pak t'ua lehtësojmë vështirësitë vëllezërve tanë që këto ditë po kalojnë në një situatë të rënd. Për këtë qëllim Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka hapur në NLB Prishtina një xhirollogari bankare ku të gjithë të interesuar mund të japin kontributet e tyre: Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, për ndihmë Shkodrës, NLB Prishtina 17080009000003687. Marre prej Gazeta Express trokit ketu KOSTT-i ndihmon Shkodrën me 5 mijë euro Nga Express më 13.01.2010 në ora 17:57 Institucione dhe kompani kosovare vazhdojnë të ndihmojnë popullatën e prekur nga vërshimet në veri të Shqipërisë. Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) njoftoi se ka ndarë një ndihmë solidare prej 5000 euro në mbështetje të Republikës së Shqipërisë për të tejkaluar sa më lehtë pasojat nga përmbytjet e ditëve të fundit. “Pas kësaj situate të jashtëzakonshme të krijuar, dëshiroj të shprehë keqardhjen time të sinqertë dhe të ndajë me ju dhimbjen për fatkeqësinë që ka kapluar Shqipërinë duke shkaktuar vërshime nga uji të shumë sipërfaqeve të tokës dhe të shtëpive të banimit”, thuhet në letrën që kryeshefi i KOSTT-it, Fadil Ismajli, i ka dërguar ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. Marre prej Gazeta Express trokit ketu Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | Shkodra ngrohet ne diell, iken uji E Enjte, 14 Janar 2010 Nga Shkodra, Rozeta Rapushi Nje dite me diell ne qytetin e Shkodres. Per shumekend nje fjali e tille mund te duket e cuditshme, sa here mund te dale dielli ne nje vit? Cfare ka, per kaq te vecante ne kete fenomen te shpeshte natyror. Por per qytetin e Shkodres, nga fillimi i ketij viti e deri me sot, dalja e diellit pa diskutim eshte dicka e vecante. Jehona e permbytjeve ne zonen e Nenshkodres, qindra banore te fshatrave te permbytura te strehuar ne kete qytet, si dhe perjetimi i daljes se Bunes ne rruget hyrese te qytetit, dalja e diellit pas rreth dy javesh shi e permbytje, eshte sigurisht nje lajm i mire. Per te mos e ekzagjeruar aspak, eshte lajmi me i mire per kete vit qe trokiti me shi e permbytje. Shpresa duket qarte edhe tek te evokuarit e zonave te permbytura. I tere fshati Guri i Zi, rreth 250 persona, te strehuar ne ambientet e konviktit te shkolles industriale "Arben Broci" jane optimist, se nese koha vazhdon keshtu, ashtu sic shprehen edhe ata "dashte Zoti", ne fillim te javes se ardhshme do te rikthehen ne shtepite e tyre. Ne nje kohe kur dukej tejet e veshtire te mendohej se banoret e kesaj zone, shtepite e te cileve jane pothuajse totalisht nen uje, te mund te kene energjine dhe buzeqeshjen, se neser do te jete me mire. Solidariteti i gjithe shqiptareve, ndihma e gjithsecilit, iu ka dhene kurajen ketyre njerezve qe te perballojne situaten e krijuar dhe per me teper te mos kene as ankesen me te vogel, ndaj kushteve te jeteses ne kete shkolle. Familjet e ketij fshati, grate te cilat munden te gjenim diten e djeshme ne ambientet e konviktit te shkolles, pasi burrat (kryefamiljaret) po ndihmonin forcat e ushtrise ne shpetimin e shtepive te tyre dhe gjese se gjalle, u shprehen se nuk ankohen aspak as nga kushtet, as nga ushqimi dhe aq me pak nga trajtimi ne konviktin e shkolles ku jane akomoduar. Perkundrazi, sipas te gjithe banoreve dhe sic permenda me siper, jane jo pak por 250 te tille, kushtet jane te mira dhe ushqim kane boll!. Ne fakt ashtu sic mund te konceptohet nje konvikt, nje dhome ishte e pajisur me kater shtreter, ku mund te qendronte fare mire nje familje me nje numer jo te larte anetaresh. Luksi nuk mund te pretendohej, si nje televizor, frigorifer apo pajisje te tjera. E zgjidhur ishte vetem ceshtje e ngrohjes, ku per cdo dhome, kishte dy kalorifere qe punonin me gaz. "Per cdo familje ka ne dite ushqime te mjaftueshme. Konserva mishi, 6 shishe uji, 3 kg fasule, sheqer, kripe dhe makarona", tha per gazeten "Koha Jone", nendrejtori i shkolles Angjelin Voci. Kushte per te cilat banoret "part-time" ishin teper te kenaqur. Ndonese me mendjen tek shtypi dhe orendite e tyre, optimizmi dukej kudo dhe me falenderimin e madh se pervec qeverise, i tere populli eshte solidarizuar me ta. © 1991 - 2009 Koha Jone trokit ketu Terhiqet uji nga Shkodra, qetesohet Buna E Enjte, 14 Janar 2010 Ulet ndjeshem niveli i ujit, i mbi mbushjes se Bunes ne rruget e qytetit te Shkodres. Deri ne dhjete centimetra llogaritej niveli i ujit ne hyrje te ketij qyteti ne mesditen e djeshme. Nderkohe qe ne rruget e tjera te tij, pothuajse gjithcka ishte thare. Ne sy te binte vetem hyrja ne Shkoder. Dy te krahet e rruges kryesore, nacionale anes Bunes, ishin te mbushura me uje, deri tek trotuaret. Por gjithcka mbaronte per pak metra. Ashtu sic e kane edhe ne tradite, shkodranet thuajse e kishin kaluar edhe kete situate, me levizjet e tyre te perditshme me bicikleta. Pa pasur aspak nevojen e cizmeve te llastikut, apo rrobave rezistente ndaj ujit, kalimi me biciklete, i shpetonte teresisht pa u lagur. Situata nuk mund ti shpetonte peshkatareve. Pa u lodhur aspak, kete here, peshkataret por edhe ata qe peshkimin e kane pasion, nuk kishin rezistuar, pa qendruar fare prane trotuareve te rruges, duke hedhur grepin per peshq ne Bune. Me te prekurit ishin bizneset dhe pallatet ne ndertim ne anen e Bunes dhe fare prane shtratit te saj, te cilet vijonin qe qendronin ndonese pak centimetra, por nen uje. Ajo cka eshte e rendesishme, rruget drejt veriut te vendit ishin te kalueshme. Pa qene nevoja per makina te larta apo te ushtrise. Per pasoje edhe qyteti duket se i ishte kthyer teresisht normalitetit. Niveli ujit ishte ulur edhe nga lumi Drin dhe koha e djeshme, duket se ndihmoi ne uljen e nivelit te permbytjeve dhe rritjen e shpreses qe kjo situate te marre fund sa me shpejt. © 1991 - 2009 Koha Jone trokit ketu Drini i rikthehet normalitetit,ulen prurjet e shkarkimet Tiranë – Të dhënat më të fundit, ato të orës 08:00 të ditës së sotme nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bëjnë të ditur se prurjet në kaskadën e Drinit tashmë janë të normalizuara. Liqeni i Fierzës bie me 9 centimetra, ndërsa prurjet në të janë 400 metra kub për sekondë, nga 430 metra kub që ishin një ditë më parë. Duke qenë se niveli i prurjeve ka rënë, edhe shkarkimet janë ulur gjithashtu. E njëjta situatë vihet re edhe në hidrecentralin e Komanit, i cili ndodhet në kuotat e 170 metrave e 40 centimetrave. Për sa i përket Vaut të Dejës, situata edhe në këtë HEC është drejt përmirësimit të plotë. Nga ky basenë ujëmbledhës shkarkohen 810 metër kub për sekondë, ndërkohë që një ditë më parë, derdhjet ishin 950 metër kub për sekondë, çka do të thotë se janë ulur shkarkimet. 2010-01-14 08:53 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Bie niveli i ujit ne qytet, Buna "pushton" fshatrat E Enjte, 14 Janar 2010 Shkoder- Bie niveli i ujit ne lagjet periferike te Shkodres, rriten siperfaqet dhe shtepite e permbytura ne komunat perreth qytetit. Me te demtuara jane zonat e Bushatit dhe Berdices, ku siperfaqet e tokes jane shtuar me 1 mije hektare dhe po keshtu numri i banesave me mbi 100. Komiteti Nderministror ka vijuar dy ditet e fundit evakuimet e banoreve ne keto rajone, duke cuar numrin e te larguarve nga zona e rrezikut ne mbi 5 mije persona. Ne qytet niveli i ujit ka rene ne 30 centimetra ne lagjet "Xhabije", "Bahcallek", "Tophane", "Ajasem", ndersa ka ende probleme ne lagjet "Salo Halili" dhe "Livadhe", qe jane buze Bunes dhe Liqenit. Lumi Buna ka nisur terheqjen edhe si pasoje e nderhyrjeve me pompa shkarkimi, riparim argjinaturash dhe zgjerim te shtratit. Gjithsej numerohen 11400 ha toke te permbytura, 2649 shtepi te demtuara dhe 5148 persona te evakuuar. Ministrat, anetare te Komitetit Nderministror ndjekin sot perseri ne terren ecurine e operacioneve per evakuimin, shperndarjen e ndihmave dhe veprimet e tjera per normalizimin e situates. Ministri i Brendshem Lulzim Basha, inspekton kryerjen e operacioneve ne Dajc dhe Velipoje, ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi, inspekton Bushatin, ndersa ministri i Bujqesise, Genc Ruli, inspekton ne komunen Gurii Zi. Ka vijuar shperndarja e ndihmave me helikopter, tankersa apo gomone, ndersa funksionojne normalisht qendrat e pritjes. Vemendje po u kushtohet argjinaturave dhe zgjerimit te shtratit te lumenjve Buna dhe Drin. Ministri Lulzim Basha deklaroi se gjendja eshte ende emergjente dhe po behen perpjekje per te normalizuar situaten sa me pare dhe ndihmuar banoret e prekur nga permbytjet. Aktualisht punohet me elektropompat qe kane sjelle si ndihma shtete te huaja si Maqedonia apo Turqia, me qellim shkarkimin e ujit ne qytet. Me te njejtin avion nga Turqia erdhen si ndihme per strukturat e emergjences edhe 20 elektropompa. Pas dy ditesh gjendje e stabilizuar ne qytet dhe ne komuna, dje uji ka nisur te "pushtoje" siperfaqe te tjera me toke. Bashkia e Shkodres ka shenuar 250 ha nen uje me 330 banesa te demtuara dhe 616 persona te evakuuar, 100 me teper nga dy dite me pare. Zona te tjera te prekura nga ky perparim i ujit jane Ana e Malit me 100 ha toke, pasi ka shkuar ne 1200 hektare, Berdica me 2100 hektare, Bushati me 2500 hektare nen uje. Ne komunat e tjera, Dajci ka 2 mije ha nen uje, Velipoja me 2 mije ha, Guri i Zi me 1 mije ha dhe Rrethina me 300 ha. Persa i perket personave te evakuar, dje jane regjistruar 5148 banore, ose rreth 200 vete me shume nga dy dite me pare dhe 2649 shtepi, 150 me teper nga dita e hene. Ekspertet italiane inspektojne argjinaturat Nje grup ekspertesh te Mbrojtjes Civile Italiane, te mberritur gjate dites se marte ne Shqiperi me porosi te keshilltarit te kryeministrit Silvio Berluskoni, inspektuan dje argjinaturat pergjate lumenjve Drin, Bune dhe Kir. "Ekspertet italiane, te shoqeruar dhe nga eksperte shqiptare, inspektuan argjinaturat ne Rec, Gur i Zi, Vau i Dejes, Dobrac, Cas dhe Ana e Malit", njoftoi mbreme Ministria e Brendshme. Inspektimi eshte kryer me qellim shqyrtimin e mundesive te nderhyrjes per perforcimin e argjinaturave pergjate lumenjve ne zonen e Shkodres. © 1991 - 2009 Koha Jone trokit ketu Fillon mbeshtetja, 10 qarqe, 83 komuna dhe 4 bashkite e para, japin ndihmat E Enjte, 14 Janar 2010 Te mbledhur sebashku te zgjedhurit vendore vendosen te behen pjese e rrjetit te solidaritetit ne zonat e prekura nga permbytja. "Shoqata e Bashkive, Komunave dhe e Qarqeve vlereson dhe inkurajon punen dhe angazhimin e Qeverise, strukturave lokale, administrates se komunave dhe bashkive si dhe sakrificen e forcave ushtarake, te policise dhe te emergjencave civile. Ne vijme sot, me qendrimin e perbashket, per te ofruar mbeshtetjen dhe ndihmen tone ne mjete dhe makineri, ndihma ushqimore, materiale dhe financiare. Njekohesisht u bejme thirrje gjithe bizneseve lokale dhe individeve te vecante qe te japin kontributin e tyre per perballimin e kesaj fatkeqesie", thuhet ne deklarate. Pas ketij takimi dhjetera perfaqesues te njesive vendore shkuan ne zonat e permbytura ku moren kontakt me homologet e tyre dhe me popullaten. Ata preken nga afer nevojat, kerkesat dhe mundesite per ndihma qe banoret e kesaj zone kishin per ushqime per popullaten dhe blegtorine, veshmbathje, barna materiale logjistik etj. Gjithashtu, kreret vendore te pothuajse te gjithe Shqiperise moren pjese ne takimin e Komitetit Nderdikasterial te kryesuar ate dite prej vete Kryeministrit Berisha, ku publikisht deklaruan mbeshtetjen dhe solidaritetin e tyre per perpjekjet e Qeverise dhe pushtetit lokal te Shkodres per tejkalimin e situates. Lidhur me kete iniciative te krereve vendore, Kryeministri pershendeti nismat e ndihmave te shteteve miq, si angazhimin e shoqatave te te zgjedhurve vendore te Kosoves, Maqedonise , Malit te Zi etj. Pas vizites ne Shkoder, takimit me homologet e tyre te zonave te permbytura, verifikimit te nevojave dhe premtimit per solidaritet, para Kryeministrit Berisha kreret e qarqeve, bashkive e komunave te organizuar sipas shoqatave perkatese filluan te dergojne sot mbeshtetjen e tyre financiare, materiale dhe njerezore. Deri ne diten e djeshme 10 Keshillat e qarqeve te vendit, 83 komuna dhe 4 bashkite e para kane njoftuar konkretizimin e kesaj ndihme. Keshillat e Qarqeve Mbi 60 mije euro eshte shuma qe Keshillat e Qarqeve kane depozituar. Nderkohe Qarqet Vlore, Fier e Gjirokaster kane nisur dhe 2 trailer me ushqim per bagetine, 2 maune me miell dhe 2 maune me ushqime. Komunat 186 milione leke eshte shuma e deklaruar nga 84 komunat e para Bashkite Deri me tani kane kontribuar Bashkia e Kavajes 12.5 milion leke dhe 4 kamion me ndihma, bashkia e Kamzes 10 milione leke plus makineri dhe punonjes te specializuar, si dhe bashkia Kukes me 3000 euro. Me poshte eshte listuar kontributi i pare i komunave te vendit dhe ne ditet ne vijim priten reagime nga njesi te tjera vendore. © 1991 - 2009 Koha Jone trokit ketu [ Edited Thu Jan 14 2010, 08:17am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
L - N |
| ||
![]() Registered Member #1228 Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00amPosts: 10623 | "Mbreterite" e ujit lirojne Shkodren E Premte, 15 Janar 2010 Shkoder- "Mbreterite" e ujit po humbasin dale nga dale pushtetin mbi Shkodren. Reniet e prurjeve ne Fierze dhe shkarkimeve, kane permiresuar ndjeshem situaten ne zonen e qytetit dhe te Nenshkodres. Ministria e Brendshme raportoi dje, se ne zonen urbane uji ka humbur terren deri ne nje meter, duke liruar 50 ha toke dhe 30 banesa, kurse ne zonat rurale ka renie te ndjeshme te nivelit dhe permiresim te situates. Megjithese numri i te evokuarve nuk ka levizur, siperfaqet e tokes te zbrazura nga uji kane shkuar ne 2060 ha dhe 480 shtepi qe tashme jane te lira. Ndryshime nuk ka pasur ne komunat Dajc, Velipoje, Ana e Malit dhe Rrethina, kurse ne Gurin e Zi rrjedha e ujit nuk ekziston me dhe zona eshte fshire nga harta e permbytjeve diten e djeshme. Po keshtu dhe liqeni i Shkodres eshte terhequr nga qyteti, por eshte rritur numri i te evokuarve me 25 persona me shume, kryesisht ne komunat ku niveli i ujit nuk ka rene ende. Ndryshimet Komiteti Nderministror per Emergjencat Civile ka kryer verifikime ne terren, diten e djeshme me grupet e punes. Deri ne oret e pasdites jane konstatuar ulje te ndjeshme te nivelit te ujit dhe terheqje te liqenit nga qyteti i Shkodres. Per pasoje jane liruar mbi 2 mije ha toke dhe rreth 500 shtepi, qe jane hequr nga harta e permbytjeve, ndersa eshte vene re nje zbutje e prurjeve te lumit Buna qe ka qene tejet i fryre deri diten e merkure. Ministria e Brendshme raportoi dje se ne Shkoder jane liruar 50 ha toke dhe 30 shtepi, ndersa eshte permiresuar gjendja ne lagjet "Ajasem", "Kiras", "Salo Halili", "Xhabije", "Livadhe", "Bahcallek" dhe "Tophane". Po keshtu permiresimi me i ndjeshem diten e djeshme ka qene ne Gurin e Zi, ku jane liruar nga uji 1 mije ha dhe 210 shtepi, po aq sa figuronin edhe ne harten e permbytjeve. Specialistet e konsideruan kete komune te liruar plotesisht. Nje tjeter komune ku ka pasur permiresime ka qene ajo e Berdices, me 500 ha toke dhe 188 shtepi, Bushati, me 500 ha dhe 50 banesa dhe ne fund komuna Qender e Malesise se Madhe, me 10 ha dhe 2 banesa. Ne total siperfaqja e liruar eshte 2.060 ha toke dhe 480 shtepi. Problemet Por diten e djeshme nuk ka pasur renie te siperfaqeve te permbytura ne komunat Velipoje, Dajc, Ana e Malit dhe Rrethina. Uji ende ka mbajtur te "pushtuara" siperfaqe te tera dhe shtepi. Ministria e Brendshme deklaroi se dje, ishin te permbytura ne total 9.340 ha toke, 2169 shtepi, ndersa ishin evakuuar 5173 persona. Gjate dites se merkure shifrat ne total kane qene 11400 ha toke, 2649 banesa dhe te evakuuar 5148 banore. Dje jane evakuuar edhe 25 persona te tjere nga zonat me problematike te permbytura, si Dajci apo Velipoja. Ndryshimet: Shkoder, 50 ha dhe 30 banesa te liruara nga permbytjet Berdice, 500 ha dhe 188 shtepi te liruara nga uji Guri i Zi, 1 mije ha dhe 210 banesa te liruara Bushat, 500 ha dhe 50 banesa te liruara Qender, 10 ha dhe 2 banesa te liruara Dajc, Rrethina, Velipoje dhe Ana e Malit, nuk kane ndryshime Gjithsej, 2060 ha dhe 480 banesa te liruara nga uji © 1991 - 2009 Koha Jone trokit ketu Shkodra ngrohet ne diell, iken uji E Enjte, 14 Janar 2010 Nga Shkodra, Rozeta Rapushi Nje dite me diell ne qytetin e Shkodres. Per shumekend nje fjali e tille mund te duket e cuditshme, sa here mund te dale dielli ne nje vit? Cfare ka, per kaq te vecante ne kete fenomen te shpeshte natyror. Por per qytetin e Shkodres, nga fillimi i ketij viti e deri me sot, dalja e diellit pa diskutim eshte dicka e vecante. Jehona e permbytjeve ne zonen e Nenshkodres, qindra banore te fshatrave te permbytura te strehuar ne kete qytet, si dhe perjetimi i daljes se Bunes ne rruget hyrese te qytetit, dalja e diellit pas rreth dy javesh shi e permbytje, eshte sigurisht nje lajm i mire. Per te mos e ekzagjeruar aspak, eshte lajmi me i mire per kete vit qe trokiti me shi e permbytje. Shpresa duket qarte edhe tek te evokuarit e zonave te permbytura. I tere fshati Guri i Zi, rreth 250 persona, te strehuar ne ambientet e konviktit te shkolles industriale "Arben Broci" jane optimist, se nese koha vazhdon keshtu, ashtu sic shprehen edhe ata "dashte Zoti", ne fillim te javes se ardhshme do te rikthehen ne shtepite e tyre. Ne nje kohe kur dukej tejet e veshtire te mendohej se banoret e kesaj zone, shtepite e te cileve jane pothuajse totalisht nen uje, te mund te kene energjine dhe buzeqeshjen, se neser do te jete me mire. Solidariteti i gjithe shqiptareve, ndihma e gjithsecilit, iu ka dhene kurajen ketyre njerezve qe te perballojne situaten e krijuar dhe per me teper te mos kene as ankesen me te vogel, ndaj kushteve te jeteses ne kete shkolle. Familjet e ketij fshati, grate te cilat munden te gjenim diten e djeshme ne ambientet e konviktit te shkolles, pasi burrat (kryefamiljaret) po ndihmonin forcat e ushtrise ne shpetimin e shtepive te tyre dhe gjese se gjalle, u shprehen se nuk ankohen aspak as nga kushtet, as nga ushqimi dhe aq me pak nga trajtimi ne konviktin e shkolles ku jane akomoduar. Perkundrazi, sipas te gjithe banoreve dhe sic permenda me siper, jane jo pak por 250 te tille, kushtet jane te mira dhe ushqim kane boll!. Ne fakt ashtu sic mund te konceptohet nje konvikt, nje dhome ishte e pajisur me kater shtreter, ku mund te qendronte fare mire nje familje me nje numer jo te larte anetaresh. Luksi nuk mund te pretendohej, si nje televizor, frigorifer apo pajisje te tjera. E zgjidhur ishte vetem ceshtje e ngrohjes, ku per cdo dhome, kishte dy kalorifere qe punonin me gaz. "Per cdo familje ka ne dite ushqime te mjaftueshme. Konserva mishi, 6 shishe uji, 3 kg fasule, sheqer, kripe dhe makarona", tha per gazeten "Koha Jone", nendrejtori i shkolles Angjelin Voci. Kushte per te cilat banoret "part-time" ishin teper te kenaqur. Ndonese me mendjen tek shtypi dhe orendite e tyre, optimizmi dukej kudo dhe me falenderimin e madh se pervec qeverise, i tere populli eshte solidarizuar me ta. © 1991 - 2009 Koha Jone trokit ketu Shkodra “çlirohet” nga uji, po i kthehet normalitetit Shkodër - Situata e përmbytjeve në rrethin e Shkodrës paraqitet më e përmirësuar sot në mëngjes, pasi prej mëse 72 orë reshjet e shiut kanë pushuar në rajonin veriperëndimor të vendit dhe mbizotëron moti i thatë dhe me diell. Prefekti i Shkodrës, Maxhid Cungu dhe kryetar i Komisionit të Emergjencës Civile të qarkut tha se “përmirësimi i kushteve të motit ka favorizuar zbatimin e planeve operacionale të Komitetit Ndërministror dhe Shtabit të Emergjencave, që po veprojnë sipas grafikut në zonat e përmbytura”. Sipas Cungut, niveli i ujit në këto zona ka filluar të bjerë duke liruar një pjese të mirë të sipërfaqeve të tokës së përmbytur. "Por niveli i ujit ka rënë edhe në shumë banesa, ç'ka po i jep mundësi një pjese të banorëve që të rikthehen në banesat e tyre", sqaron ai. Përmirësim i ndjeshëm vihet re edhe në disa akse rrugore, që u bënë problematike për qarkullimin e automjeteve. Prefekti i Shkodrës tha se "lëvizja në vendin e quajtur "Harku i Bërdicës" në aksin rrugor nacional Shkodër-Tiranë, është krejt e normalizuar". Sipas tij, edhe në lagjen Xhabiaj në hyrje të qytetit të Shkodrës pas tre ditë punë intensive të kompanisë së specializuar maqedonase, uji është larguar tërësisht nga rruga, ndërsa përmirësime të ndjeshme vihen re dhe në akset rrugore ndërlidhëse të disa prej komunave, përfshirë dhe komunën problematike të Dajçit. Prefekti Cungu thotë se “forca të specializuara po intensifikojnë punën e tyre në përforcimin e argjinaturave të lumit Buna dhe Drin". Në Qarkun e Shkodrës rezultojnë të përmbytura deri tani 9340 ha tokë dhe 2169 shtëpi, ndërsa janë evakuar gjithsej 5173 persona. Më të dëmtuara nga përmbytja renditen komuna Dajc, Bregu i Bunës, Ana e Malit, Bushat, Velipojë, lagjet periferike të bashkisë së Shkodrës etj. Edhe gjatë ditës së sotme vijon operacioni për shpërndarjen e ndihmave ushqimore për banorët e zonës së dëmtuar nga përmbytjet, sipas planit të përcaktuar nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile. 2010-01-15 11:26 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu Aksident në Shkodër, vdes 12-vjeçari Shkodër – Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një 12-vjeçari në rrethin e Shkodrës. Ngjarja e rëpndë ndodhi mbrëmjen e shkuar rreth orës 21:00 në vendin e quajtuar kryqëzimi i Dajçit në Shkodër. Një makinë tip Fiat, drejtuar nga Gjovalin Daka, 19-vjeç, është përplasur me forcë me një pemë. Për pasojë, nga goditjet ka humbur jetën 12-vjeçari R. Hoti, i cili po udhëtonte së bashku me 19-vjeçarin. Fëmija ka ndërruar jetë teksa po shkonte në drejtim të spitalit të Shkodrës. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime të lehta dhe gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton më gjerësisht për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes. 2010-01-15 08:40 Copyright 2009 © GazetaStart.com trokit ketu [ Edited Fri Jan 15 2010, 10:58am ] Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te ... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi. | ||
Back to top | | ||
belgium |
| ||
![]() ![]() Registered Member #1142 Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19amPosts: 12123 | Banka Boterore kerkoi dje ndjese zyrtare, per projektin e menaxhimit te integruar te zones bregdetare. Zevendespresidenti i Bankes Boterore, Philipe Le Houerou tha dje, teksa ka marre pjese ne mbledhjen e Komitetit te Planifikimit te Strategjive, se ashtu sic ndodh me te gjitha marredheniet, ka raste kur gjerat nuk shkojne mire. Duke folur ketu konkretisht per ndodhite dhe debatet e zhvilluara nje vit me pare, per projektin e menaxhimit te zones bregdetare, ku u hodhen akuza te shumta per prishjen e ndertimeve pa leje ne Jale dhe akuzat per perfshirjen abuzive te qeverise. "Ne mendojme se ky eshte nje tregues qe marredhenia midis Bankes Boterore, popullit shqiptar dhe qeverive te ndryshme shqiptare, ka qene pergjithesisht nje partneritet shume i suksesshem. Megjithate, ashtu sic ndodh me te gjitha marredheniet, ka raste kur gjerat nuk shkojne mire. Ne kete pike, do te doja te flisja pak per ndodhite e vitit te kaluar, ne lidhje me projektin e menaxhimit te integruar te zones bregdetare", ka hapur tiparin ndjese publike numri dy i Bankes Boterore, perballe ministrave dhe te kryeministrit Berisha. "Bankes Boterore i vjen keq qe ne nje inspektim qe kishte per qellim te shikonte nese Banka u ishte permbajtur apo jo politikave te saj, dolen deklarata te pabazuara kunder veprimeve te qeverise me kete projekt. Procesi i panelit te inspektimit nuk heton ne asnje menyre veprimet e klienteve tane dhe ne asnje menyre nuk duhet te interpretohet si i tille. Per me teper, nuk pati asnje prove per korrupsion, ne menyre qe Departamenti per Integritetin Institucional te Bankes, te kryente hetime te metejshme. Pra, perfundimisht, duhet te pranojme qe banka ka bere gabime ne kete projekt", theksoi Le Houerou. Sipas tij, po punohet ne menyre qe te sigurohet sekjo nuk do te ndodhe me ne te ardhmen, qofte ketu, apo ne ndonje vend tjeter. I pranishem ne mbledhje, kryeministri Sali Berisha, sqaroi se keto probleme jane qartesuar perfundimisht dhe nuk mbetet as edhe nje ceshtje lidhur me kete projekt qeveria ka zbatuar me luajalitet marreveshjen me Banken Boterore. Nga ana tjeter, Le Houerou, vleresoi faktin se sot Shqiperia duhet te ndihet krenare, per zhvillimin e arritur. Sipas Le Houerou, qe nga viti 1991, te ardhurat reale jane trefishuar, ndersa varferia eshte pergjysmuar gjate 6 viteve te shkuara. "Tani qe Shqiperia e ka fituar statusin e nje vendi me nje nivel mesatar te ardhurash, Banka Boterore tashme ka kenaqesine ta kaloje Shqiperine ne grupin e vendeve qe perfitojne financime nga BERZH", u shpreh ai. Kryeministri Sali Berisha, i pranishem ne kete mbledhje garantoi se qeveria e tij mbetet jashtezakonisht e interesuar per bashkepunimin. 70 Projekte Ka financuar nga viti 1991 e deri me sot Banka Boterore. Keto projekte kane pasur nje vlere totale me mbi 1 miliarde dollare dhe kryesisht jane rikonstruksione, rehabilitime, deri ne zhvillimin institucional pothuajse ne te gjitha fushat. 1 Strategji E re partneriteti me Shqiperine, po perpilohet nga Banka Boterore, per vitet 2010-2013. Ky institucion pret nje bashkepunim me te fuqishem me vendin tone, ne nje kohe qe vlereson perparimin drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Vleresimi Zevendespresidenti i Bankes Boterore, Philipe Le Houerou, tha dje se Shqiperia e ka fituar statusin e nje vendi me nje nivel mesatar te ardhurash, BB tashme ka kenaqesine ta kaloje Shqiperine ne grupin e vendeve qe perfitojne financime nga Banka Nderkombetare per Rindertim e Zhvillim. Banka Boterore, solidaritet dhe mbeshtetje per familjet e permbytura Banka Boterore u shprehu solidaritetin, te gjithe familjeve qe jane prekur nga permbytjet e medha ne Qarkun e Shkodres. "Banka Boterore, eshte duke e mbeshtetur qeverine shqiptare, permes nje paneli nderkombetar ekspertesh, te cilet po ndihmojne KESH-in dhe institucionet e tjera analoge qe te monitorojne funksionimin e digave", siguroi zevendespresidenti i BB, Philipe Le Houerou. Ai shprehu gjithashtu gatishmerine per te ndihmuar ne rehabilitimin e rindertimin e zonave te demtuara ne Shkoder, nga ngjarja e te ciles jane prekur jetet e kaq shume njerezve. Malltezi: Keqinterpretim per qellime politike "shqiptarce" Koordinatori shqiptar i projektit te Bankes Boterore, Jamarber Malltezi, ne nje interviste dhene per radion BBC 19 shkurtin e kaluar, kishte deklaruar se ceshtja ishte problem i brendshem i Bankes Boterore, per zbatimin e politikave te brendshme te saj dhe nuk kishte te bente me qeverine pasi cdo qeveri eshte sovrane dhe zbaton legjislacionin vendas. Dhe dje, Banka Boterore kerkoi ndjese zyrtarisht per keqinterpretimin per qellime politike "shqiptarce" te ceshtjeve te brendshme te politikave te saj. Ne fakt, eshte e papritur dhe e paprecedente, qe BB te kerkoje ndjese e ca me pak, per nje vend te vogel sic eshte Shqiperia. Ekspertet vleresojne se e paprecedente eshte edhe qe personeli vendas brenda BB ne Tirane, me lidhje te qarta familjare me opoziten, te nxjerrin raporte konfidenciale, te brendshme dhe joperfundimtare te BB dhe t'i keqperdorin ato per qellime ngushtesisht politike. Analistet mendojne se ky veprim synoi qe BB te perfshihej ne luften politike vendore, duke cenuar rende pavaresine dhe paanshmerine e BB. Kjo gje, ishte e rende pasi zhvendosi ceshtjen nga diskutim i brendshem i politikave te vete BB, ne lufte politike mes paleve ne proces zgjedhor. | ||
Back to top | | ||
Go to page 1 2 3 4 | |
Powered by e107 Forum System