Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Rreth Shkodrës dhe per Shkodrën :: Shkodra - Tradita - Jeta sot
 
<< Previous thread | Next thread >>
Pjese prej jets te Shkodranve sot e mot.
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Sun Jan 17 2010, 11:38am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Familja Juka, Mes nderimeve dhe persekutimit









Anila Dushi | 29/03/2010

Pronarë tokash, përpunues mëndafshi dhe tregtarë, pjesëtarë të familjes Juka, kontribuan edhe financiarisht për luftën kundër fashizmit.

Megjithatë pas 1944-s ndëshkimi komunist do të binte mbi këtë familje edhe pse ajo kishte dhënë një bijë të saj në luftën kundër fashizmit dhe që ishte shpallur heroinë. U merren pronat dhe burgosen e persekutohen

Familja Juka është një ndër familjet më të njohura në Shkodër, edhe pse për shumë arsye pjesëtarët e saj janë të shpërndarë në Shqipëri e jashtë saj. Emra të nderuar të kësaj familjeje kanë lënë gjurmë në historinë e kombit shqiptar, brenda e jashtë tij, duke bërë që përmenden me respekt jo vetëm nga shkodranët.

Intelektualizmi dhe dashuria për atdhetun, krenaria për të qenit shqiptar duket se kanë karakterizuar figurat më të njohura të kësaj familjeje. Zamir Juka është një ndër pjesëtarët e kësaj familjeje që vazhdon të jetojë në Shkodër.

Duke folur për familjen e tij, referuar asaj që i kanë treguar paraardhësit, asaj që është e shkruar apo dhe materialeve të grumbulluara nga kushëriri i tij, Gëzim Juka, i cili është në proces të shkrimit të një libri për historinë e kësaj familjeje, Zamir Juka tregon se familja e tij ka ardhur në Shkodër nga zona e Dukagjinit, fshati Pecaj pas vitit 1600.

I pari i fisit ishte Pal Juca, i besimit katolik, dhe më pas pjesëtarët e kësaj familjeje janë kthyer në myslimanë, ku dhe mbiemri Juca kthehet në Juka. Kjo mësohet se ka ndodhur në kohën e ikjes së Venedikut dhe ripopullimit të zonave rreth kalasë së Shkodrës.

Historia e familjes

Njerëzit e familjes Juka janë vendosur në Shkodër në lagjen "Parrucë" dhe janë pronarë të mëdhenj ku krahas pronave, kanë ndërtuar dhe xhaminë e Parrucës, e cila u shemb nga komunizmi në vitin 1967, dhe që cilësohej si një ndër xhamitë më të bukura dhe më të njohura në të gjithë vendin.

Kjo familje përveç tokave, është pronare dhe e dy hoteleve, madje mendohet se dhe lagjja Parrucë ka marrë këtë emër nga i pari i këtij fisi, Pal Juca. Pas pushtimit turk, pjesëtarë të familjes Juka janë aktivë në jetën politike të qytetit.

Tahiragë Juka është udhëheqës i grupit të Tabakëve. Nelo Juka (Zenelagë Juka) është aktiv në luftën e Miletit të zhvilluar nga forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kontribues financiar i saj dhe një ndër firmëtarët e protestës së parisë së Shkodrës më 16 qershor 1878, kundër copëtimit të Shqipërisë. Historia e kësaj familjeje vazhdon me kontributet e pjesëtarëve të saj në jetën politike e administrative të Shkodrës e Shqipërisë, veçanërisht pas vitit 1912.

Krahas figurës së Musa Jukës, ka dhe të tjerë pjesëtarë të kësaj familjeje që shquhen, si: Hamza Juka, anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër, Man Juka dhe Asllan Juka, pjesëtarë në Luftën e Koplikut kundër serbëve në vitin 1920.

Pasardhësi i kësaj familjeje, Zamir Juka, tregon se pavarësisht bindjeve zogiste, familja e tij u rreshtua në luftë kundër fashizmit dhe shprehu tipare të qarta antifashiste dhe për këtë ndihet krenar.

Edhe Musa Juka, që ishte numri 2 i shtetit shqiptar para pushtimit italian, bazuar në dokumentet zyrtare të kohës, ishte kundër pushtimit italian. Kështu më 6 prill 1939 ai do të transmetonte një shkresë me urdhrin e Mbretit Zog për qëndresë me armë kundër fashizmit, dokument për Musa Jukën.

KONCEPT

MBRETNIJA SHQIPTARE Tiranë më 6-4-1939
Ministrija e P. Mbrëndëshme
Zyra Sekrete
Nr. Ekstra
Z. Kolonel Ali Riza
Vlonë


Simbas urdhënit Nalt Madhnis Tij Mbretit.

Ju njoftojmë se në rasë se trupat italiane fillojnë me zbarkue në tokën t'onë menjëherë të fillohet luftimi tuej i kundërshtue me armë.stop. Dy batalionat e nodhun në Tepelenë dhe nji Berat u urdhnuen me u nis për Vlonë dhe me u vue nen Komandën e Z, s'Uej për mbrojtjen e atdheut.stop. Ministri.

Internimi i familjes pas pushtimit fashist

Pushtimi fashist do të kishte pasoja për këtë familje ku disa pjesëtarë të saj u burgosën dhe u internuan. Kështu Hilmi Juka internohet në Gjirokastër 1 vit, Galip Juka internohet në Pesaro, Itali 2 vite, Xhemal Juka internohet në Peruxhia 1 vit, Elez Juka internohet në Zvërnec Vlorë dhe në Itali 3 vjet, Ali Juka internohet në Ventotene, Itali 3 vjet, Myfit Juka u burgos në Shkodër dhe u internua në kampin e Prishtinës në shtator 1944. Shaban Juka u aktivizua me lëvizjen studentore kundër pushtuesve.

Shejnazja, partizania e mitur shkrodrane

Në këtë periudhë bie në sy aktiviteti antifashist i një tjetër figurë të kësaj familjeje, Shejnaze Jukës. Ndërsa ishte me studime në Itali, ajo kthehet në Shqipëri dhe rreshtohet aktivisht në formacionet antifashiste e partizane, që në fillimet e saj, së bashku me kushëririn e saj nga nëna, Qemal Stafa.

Përjashtohet nga shkolla në Shqipëri dhe duke qenë se kërkohej nga fashistët, del në male si partizane. Shejnaze Juka vritet duke luftuar me fashistët në zonën e Çermenikës në dhjetor 1943, dhe pas çlirimit i jepet titulli "Hero i Popullit". Emrin e saj e mban prej vitesh ish-shkolla pedagogjike, sot shkolla e mesme e gjuhëve të huaja në qytetin e Shkodrës, në oborrin e së cilës ndodhet dhe busti i Shejnazes.

Ndëshkimi pas çlirimit

Pronarë tokash, përpunues mëndafshi dhe tregtarë, pjesëtarë të familjes Juka, kontribuan edhe financiarisht për luftën kundër fashizmit. Megjithatë pas 1944-s ndëshkimi komunist do të binte mbi këtë familje edhe pse ajo kishte dhënë një bijë të saj në luftën kundër fashizmit.

U merren pronat dhe burgosen e persekutohen. Xhemal Juka vdes në tortura në hetuesi së bashku me Qemal Dracinin dhe varret e tyre akoma nuk dihet ku janë. Hilmi Juka, Nuh Juka burgosen politikisht. Intelektualë nga kjo familje të shkolluar jashtë vendit, si Galip e Zyber Juka dërgohen me punë të rëndomta në zona si Myzeqeja, Rrësheni apo Maliqi.

Arsimimi i bijve të kësaj familjeje shkon paralelisht me atdhetarizmin e saj, ku pjesa që është jashtë vendit, siç është familja e Musa Jukës jo vetëm arsimohet, por dhe pse nuk komunikonin me të tjerët në Shqipëri, nuk e harrojnë atdheun e tyre.

Safete Juka, studiuesja e mirënjohur shqiptare

Safete (Sofija) Juka, vajza e Musa Jukës është padyshim një tjetër figurë me vlera e kësaj familjeje. Intelektuale, e formuar në shkollat më të njohura duke nisur me shkollën fillore në Tiranë, atë të mesme në Austri dhe universitetin në Francë në vitet 1950--1956, Juka punon si profesoreshë në Liceun Francez të Aleksandrisë, Egjipt.

Aty, meqë ishte e apasionuar pas artit, hap dy ekspozita pikture dhe u quajt "piktorja e luleve".

Në vitin 1957, një vit pas vdekjes në Aleksandri të Egjiptit të babait të saj Musa Juka, familja zhvendoset në Nju Jork të SHBA-së. Atje jep mësime në një shkollë private në frëngjisht dhe gjermanisht. Gjatë kësaj kohe mbron në Francë doktoraturën më 1969-n dhe pas kësaj punon në Universitetin e Pensilvanisë si profesoreshë e letërsisë frënge të shekullit XIX - XX, ku del në pension.

Merr pjesë në shumë seminare dhe konferenca për problemet filozofike të artit e letërsisë franceze në SHBA. Piktore, studiuse, kritike arti, eseiste, analiste e kulturës në përgjithësi dhe artit francez në veçanti, Safete Juka bashkëpunon me revistat "The French Revieë", "Revue de Mitaphysique ed morale", "Les Lettres Romanes", "Ecrits de Paris", "Realites", La Nouvelle", "Revue Francaise", "South Asian Revieë".

Problemi i saj kryesor ishte çështja shqiptare dhe veçanërisht Kosova. Ajo i dërgon dhuratë presidentit Bill Klinton, sekretarit Bob Doll dhe shumë kancelarive librin e saj "Kosova - The Albanians in Yugoslavia in light of Historical Document". Vend të rëndësishëm zë dhe libri i saj "Golgota".

E etiketuar si Dora D'Istria e dytë, Safete Juka është propozuar për çmimin "Nderi i Kombit". Safete Sofija Juka (kështu e kishte emrin e vet në SHBA) pas viteve 1990 erdhi në Shqipëri dhe mori pjesë edhe në seminarin "Shkodra në shekuj" me veprën "Shkodra në veprat e Mary Edith Durham", kjo në vitin 1993. Vdiq në Nëntor 2005 dhe, sipas amanetit të saj, varroset në Shkodër.

Dhurata 40 000-dollarëshe Bibliotekës Kombëtare

Një tjetër tregues i patriotizmit dhe atdhedashurisë së Safete Jukës, edhe pse ishte larguar nga Shqipëria vetëm 13 vjeçe, është dhe dhurata prej 40 000 dollarësh që i la pas vdekjes së saj Bibliotekës Kombëtare Shqiptare.

Këtë amanet e plotësoi motra e saj Lume Juka, murgeshë e urdhrit të Nënë Terezës, që i shkruan më 19 qershor 2009 nga Nju Jorku drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari.

Ajo i bën të ditur se motra e saj Safetja ka depozituar në një bankë të Nju Jorkut një shumë prej 40 000 dollarësh, që sipas amanetit të saj do t'i dhuroheshin Bibliotekës Kombëtare.

Lumnije Juka, motra e Safetes, ka një aktivitet sa bamirës, aq dhe atdhetar në Nju Jork, ku në vitin 1969 ajo bëhet nismëtare dhe mundësuese e takimit të parë të Nënë Terezës me Mbretëreshën Geraldinë.

Të tjerë pjesëtarë të familjes së Musa Jukës u arsimuan në universitetet e njohra të botës, si Berhani për drejtësi në Sorbonë, ndërsa Fiqireti për letërsi franceze në Strasburg dhe në Universitetin e Xhorxhias, SHBA për Shkenca Politike.

Ndonëse i larguar në moshë të re nga Shqipëria, Zamiri tregon se ai ka pasur dëshirë të vinte në Shqipëri dhe në pamundësi të kësaj, sipas amanetit të tij, Fiqeret Juka pas vdekjes në vitin 1992 varroset në Shkodër.

Dy anët e medaljes

E kundërta ndodhi për pjesëtarët e kësaj familjeje që jetonin në Shqipëri, të cilët deri më 1990-n i kishin të pakta mundësitë e shkollimit. Zamir Juka, i cili u privua nga shkolla e lartë për arsye politike, kujton atë që i tregonte babai i tij kur u erdhi lajmi i vdekjes së Musa Jukës në Egjipt.

"Nuk lejohej të nxirrej njoftim dhe të priteshin ngushëllime, aq më tepër që Musa Juka ishte i etiketuar nga komunistët si "armik". Në këto kushte, miq e të afërm që e morën vesh, vinin tinëz për ngushëllime në shtëpi, në orare të ndryshme dhe me kujdes që të mos diktoheshin dhe mbi ta të binte ndëshkimi. Komunistët nuk lejonin që të respektohej as i vdekuri.

Më kujtohet që babai dëgjonte fshehurazi stacionet e huaja dhe gjithmonë na porosiste që çfarë flitej apo dëgjohej në shtepi të mos e thonim jashtë saj", kujton Zamir Juka.

Ndërkohë, figurë e njohur e kësaj familjeje është dhe Xhelal Juka, sportist e trajner i njohur futbolli.

Ndonëse spikaste si talent futbolli, ai luajti 10 ndeshje ndërkombëtare futbolli me ekipin e Vllaznisë dhe atë kombëtar, por të gjitha brenda vendit, pasi nuk lejohej të dilte jashtë shtetit qoftë dhe për të luajtur futboll si pjesë e ekipeve ku luante.

Xhelal Juka është Mjeshtër i Merituar i Sportit; mbajtës i Urdhrit "Naim Frashëri" i klasit të Parë 1999; titullin "Palok Nika" dhënë nga Bashkia e Shkodrës 2000, Mirënjohja e Qytetit të Shkodrës 2009. Pas 1990-s, pjesëtarë të kësaj familjeje vazhdojnë të kontribojnë në fusha të ndryshme dhe të arsimohen jashtë vendit.

Genc Juka është deputet në vitet 1992-1996 dhe 2005-2009, ndërsa Amer Juka diplomohet me rezultate të larta për drejtësi në universitetin Panthéon-Assas - pasardhës i të famshmit Faculté de Droit de Paris Francë.

Në ceremoninë e organizuar, Armer Juka nderohet me çmimin Major si student i shkëlqyer që është renditur i pari në përfundim të studimeve master në degën e së drejtës evropiane të biznesit.

Ky çmim i është dhënë atij në vitin 2009 nga Eric Ëoerth, ministër i buxhetit dhe kontove publike nëpunësve publikë dhe reformës së shtetit në Francë, ndërsa të pranishëm kanë qenë dhe personalitete të tjera franceze, si: Vincent Lamanda, kryetar i Gjykatës së Lartë, Jean-Pierre Lecoq, deputet dhe kryetar i minibashkisë, Louis Vogel, President i Universitetit, Patrick Gérard, Rektor i Akademisë së Parisit.

Musa Juka, ministri, deputeti dhe kryebashkiaku i Shkodrës
Ndër njerëzit më me emër në këtë familje të madhe shkodrane spikat Musa Zyber Juka (1885-1955).

I arsimuar në kolegj në Stamboll, Musa Juka në vitet 1921-1924 vihet përkrah Ahmet Zogut.

Zgjidhet kryetar bashkie në Shkodër dy herë.

Në vitin 1917 është pjesëtar i delegacionit shqiptar në Vjenë në ceremoninë e hipjes në fron të Karlit të Parë.
Në fillim të dhjetorit 1924 emërohet zëvendësprefekt i Shkodrës dhe më 1 mars 1926 bëhet deputet.

Në qeverinë e Ahmet Zogut, Musa Juka është ministër i Punëve Botore dhe Bujqësisë në dhe më pas zëvendësministër i Brendshëm
Në vitin 1928 është ministër i Bujqësisë dhe Pyjeve.

Në vitin 1929 është ministër i Ekonomisë Kombëtare dhe në Asamblenë Kushtetuese të 1928-s është në grupin e asamblistave të Shkodrës që shpallën Monarkinë me Mbret Ahmet Zogun dhe në Parlament deri në 1932-shin është deputet i Shkodrës.

Po kështu, Musa Juka është deputet i Shkodrës në parlamentin e viteve 1932-1936, si dhe në Parlamentin e dalë nga zgjedhjet e janarit 1937 - 7 Prill 1939, ditë kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste dhe ai u largua nga Shqipëria.

Në qeverinë e Pandeli Evangjelit nga 6 mars 1930 - 11 Prill 1931 Musa Juka është ministër i Punëve të Brendshme, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë dhe në vitet 1932-1939, ndërsa gjatë kësaj periudhe ishte edhe zëvendësministër i Ekonomisë Kombëtare.

Gjatë viteve 1935-1937 Musa Juka ka qenë dhe drejtues i Entit Kombëtar të Turizmit.
Me krijimin e Federatës Sportive Shqiptare në Qershor të vitit 1932 u zgjodh kryetar i saj.

Ai është dekoruar nga Perandori i Austro-Hungarisë në kohën e Luftës së Parë Botërore kur ishte Kryetar i Bashkisë dhe sipas gazetës "Posta e Shqypnies" e Gjergj Fishtës në Nr. 28 Mars 1917, së cilës i referohen pasardhësit e familjes Juka, Musa Juka ka marrë "Kryqin e Kreshnikëve të Urdhrit të Franc Jozefit".

Me një dekoratë e tillë, së bashku me Musa Jukën janë nderuar dhe Ndre Mjeda, At Pal Çurçia, At Joakin Serreqi, At Pal Doda, Luigj Gurakuqi, Ahmet Bej Zogolli, At Shtjefën Gjeçovi etj, që përkrahën Austrinë.

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
trokit ketu


[ Edited Sun Oct 10 2010, 03:26am ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Aug 25 2010, 01:46pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Si e ruajtën Alibalët Mesharin e familjes Bojaxhi?


m.b | 25/08/2010



Familja Alibali ruan për 35 vite me radhë Mesharin e Kishës Katolike Romane (1776), një libër i vyer i Bibliotekës së familjes së Nënë Terezës. Besnik Alibali tregon historinë e peripecive për ruajtjen e librit

Rreth viteve 1967-1968, nëna dhe motra e Nënë Terezës, i lanë në dorëzim gruas shkodrane Hava Alibalit, një libër të vyer të Bibliotekës së tyre, Mesharin e Kishës Katolike Romake. Libri është botuar në qytetin e Venedikut më 1776 nga shtëpia botuese "EX TYPOGRAPHIA BALLEONIANA".

Familja Bojaxhi ia dorëzoi këtë thesar Havasë bashkë me amanetin: "Të ruhet, të mos griset dhe të mos digjet!". Një premtim që shkodrania e mbajti për 35 vjet.

Historinë e Mesharit e tregon sot i biri i gruas së mirë, Besnik Alibali, bashkë me historinë e peripecive që nëna e tij duhet të kalonte për të mbrojtur librin.

Kuptohet që nuk ishte e lehtë të ruhej ajo vepër në vitet më të egra të regjimit komunist, kur ndalohej çdo lloj botimi fetar.

Besniku tregon se nëna e tij ishte njohur me familjarët e humanistes shqiptare përmes një gruaje me origjinë kroate, Luiza Raskut.

"Ato vinin vinin të pinin kafe në shtëpinë e nënës sime", thotë Alibali për kohën kur familja e tij jetonte e qetë, pa ndonjë kontradiktë me regjimin e kohës.

Ai kujton edhe copëza bisedash mes nënës së tij dhe familjareve të Nënë Terezës.
"Ato i thoshin nënës se Nënë Tereza ishte bërë e famshme nëpër botë. Në një nga letrat ku ato i kërkonin një ndihmë ekonomike, bamirësja u përgjigjej: 'Ju duhet t'i njihni më mirë se askush vlerat shpirtërore të njerëzve të varfër'".

Kaq për kujtimet. Më tej Besniku shpjegon se si është kaluar Meshari dorë më dorë për tri dekada. Për vite me radhë libri është ruajtur nga nëna dhe motra e Nënë Terezës. Në vitet '70, të shtyra nga rrethanat, ato ia dorëzuan Havasë, që atë kohë jetonte në Tiranë dhe familja e saj gëzonte një reputacion të mirë për regjimin e kohës.

Kjo i siguroi dy gratë Bojaxhi që Libri i Shenjtë, do të ishte më i sigurt në shtëpinë e Havasë sësa në të tyren, ky kontrollonte hera-herës policia sekrete.

Po shpejt u prish qetësia edhe në shtëpinë e Alibalëve në Tiranë, që pësoi një goditje nga regjimi i kohës. Në këto kushte, Havaja u detyrua ta largonte librin nga shtëpia, që t'i shpëtonte djegies apo sekuestrimit nga shteti.

Ia dorëzoi së resë së saj, Ylvijes, gruas së Besnikut. Familja e re Alibali jetonte në Durrës dhe Besniku në atë kohë ishte veshur oficer.

Ylvija nuk jeton më qysh prej 2 vitesh. Libri ruhet pa tensionin e dikurshëm në Bibliotekën e Besnik Alibalit, tani me profesion gazetar dhe autor librash. Besniku informon se Meshari ndodhet në gjendje mjaft të mirë edhe pse kanë kaluar 234 vite që nga botimi i tij. Vetëm një pyetje nuk merr përgjigje në gjithë këtë histori. A është futur ky libër në biblotekën e familjes nga vetë Nënë Tereza, apo ka qënë i familjes?

Kur mori librin në dorëzim, Havaja mësoi vetëm që dy gratë Bojaxhi e ruanin atë si relikte të shenjtë, jo vetëm për vlerat fetare, por edhe për afrinë shpirtërore që u krijonte me Nënë Terezën, që kishin vite pa e parë.

© 1997-2008 SHEKULLI
trokit ketu


[ Edited Sun Sep 12 2010, 02:47pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Sep 12 2010, 03:21pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Niko Pepaj në videon e Selena Gomez



11/09/2010

Nëse ju duket sikur Niko Pepën e keni parë diku, keni më se të drejtë. Këto ditë, imazhi i tij është kudo nëpër qendrat tregtare e faqeve të revistave më të njohura, jo vetëm në Amerikë, por dhe në mbarë botën. Tre prej firmave më të njohura komerciale në Amerikën e veriut "Supercuts", "Sketchers" dhe "Pacsun" kanë për imazh pikërisht Nikon, i cili duket se nga dita në ditë po arrin një sukses të konsiderueshëm në fushën e modelimit.


Megjithatë, duket se kjo karrierë është disi e përkohshme, pasi Niko kohët e fundit po tenton të hyjë në botën e kinematografisë dhe fillimet duken premtuese. Javën që shkoi, këngëtarja e njohur Selena Gomez ka publikuar videoklipin e saj të ri "A Year Without Rain" (i cili brenda katër ditëve është vizituar rreth 2,5 milionë herë në YouTube), në të cilin Niko interpreton rolin e të dashurit të këngëtares.


Në videon e kësaj kënge, e cila tashmë është shndërruar në hit dhe mund të ndiqet në kanalet muzikore më të njohura botërore, Niko shfaqet rreth minutës së dytë e deri në fund. Për të ndjekur videon vizitoni trokit ketu


Niko Pepaj


Ditëlindja: 6 prill 1991
Origjina: Shkodran
Besimi: Katolik
Vendbanimi: Los Anxheles, ShBA
Heroi i preferuar: Skënderbeu
Sporti:Basketboll

Niko dhe Eva - motër e vëlla të suksesshëm në Amerikë


Një tjetër fakt interesant në lidhje me Nikon, ka të bëjë me familjen e tij. Ai është vëllai i një tjetër modeleje të njohur shqiptare, e cila prej vitesh aktivizohet suksesshëm në botën e modës, Eva Pepaj.







Ashtu si dhe Niko, Eva po tenton t'i futet rrugës së kinematografisë, ku dhe ka realizuar një film me metrazh të shkurtër interesant, i cili titullohet "The Hand Off" ku interpreton përkrah bashkëshortit Val Lauren.




trokit ketu


Ndërsa, për sa i përket modelimit, Eva së fundmi është shfaqur si imazhi i fushatës publicitare të një prej linjave më të njohura të veshjeve për femrat e reja në Amerikë, "Forever21".

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Sun Oct 10 2010, 03:24am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vëllaznit Sirdani

At Marin Sirdanin e kam njohë aty nga fundi i vitit 1959 ose fillimi i vitit 1960, kur doli nga burgu për të dytën herë. Jetonte tek Kuvendi i Arrës së Madhe, pranë mikut të tij, gjuhëtarit të shquem At Justin Rrota, udhëheqësit tim shiprtnor. Ishte i ndërgjegjëshëm se nuk do ta kishte të gjatë, sepse kishte dalë nga burgu i dërrmuem nga tuberkulozi

Daniel Gàzulli



At Marin Sirdanin e kam njohë aty nga fundi i vitit 1959 ose fillimi i vitit 1960, kur doli nga burgu për të dytën herë. Jetonte tek Kuvendi i Arrës së Madhe, pranë mikut të tij, gjuhëtarit të shquem At Justin Rrota, udhëheqësit tim shiprtnor. Ishte i ndërgjegjëshëm se nuk do ta kishte të gjatë, sepse kishte dalë nga burgu i dërrmuem nga tuberkulozi.

Ky historian i shquem, mbas daljes nga burgu nuk shkroi ma. Merrej me sistemimin e shkrimeve të vjetra dhe i linte ndonjë porosi At Justinit, me shpresë se ky do të jetonte gjatë, po vdiqen te dy në ma pak se dy vjet, më 1962 e 1964.

Kisha lexue atëherë studimin e tij “Për shka e fajsojnë Skenderbeun”, po isha shumë i ri e shumë gjana nuk isha në gjendje me i kuptue. Më kishte thanë At Justini: “Asht historiani ma i mirë që kemi”.

U deshten vite e vite që të kuptoja se At Marin Sirdani, ashtu si edhe vëllaj i tij Dom Aleksandër Sirdani, ishin ndër yjet ma të ndritshëm në qiellin shqiptar e se asnjë re e zezë apo e kuqe nuk do të mund të errësojë dritën e tyne ndër shekuj.

Marini ishte ma i madhi i vëllazënve. Kishte lindë më 1885 në Bogën e largët e me natyrë të ashpër, në një familje finike, e njohun edhe në treva të tjera të Veriut. Baba i tyne, Daka, e humbi heret të shoqen e mbet i vej, e dy vëllaznit jetimë: Marini ishte vetëm shtatë vjeç, Aleksandri dy vjet ma i vogël. I ati, që nuk desht të martohej ma, iu kushtue rritjes së fëmijëve. Boga e ashpër dhe e vorfën, konfliktet ballkanike që kishin shpërthye në të katër anët, e banë edhe ma të vështirë jetën e familjes Sirdani. Boga, e gjendun nën pushtimin osman e nën trysninë e Malit të Zi, që, i përkrahun nga Serbia e Rusia, kërkonte territore të reja në dam të fqijëve, i kishte kthye malësorët në atë gjendje, sa me të vështirë me mbijetue.

I gjendun në këto rrethana, Dakë Sirdanit iu desh ta linte fshatin e tij dhe u strehue në Guci, ku kishte miq e të afërm e ku, gjithësesi, jeta ishte pak ma e mirë.

Me ndihmin e meshtarit të atjeshëm e të afërmëve, arrijti t’i çonte djemtë në shkollë, në Shkodër, ku së bashku kryen shkollën fillore.
Mbas kësaj, dy vëllaznit morën drejtime të ndryshme, por rrugë të njejtë: ate të meshtarisë. Marini, si kreu edhe shkollën e mesme në Kolegjin Françeskan (apo Liceun e Fishtës, si i thonin shkodranët), zgjodhi Urdhnin e Shën Françeskut. Mbasi vijoi studimet e nalta në Gratz të Austrisë, në vitin 19416 kthehet në Atdhe dhe shugurohet meshtar.

Aleksandri, vëllaj i vogël, vijoj edhe ai Kolegjin në Shkodër, por atë të Severianëve, që ishte çelë e mbahej nga jezuitët. Studimet e nalta, ashtu si edhe i vëllaj, i vijoj në Austri, në Insbruk, qender e randësishme albanologjie, ku studjuen, ndër të tjerë edhe Eqrem Çabej, At Anton Harapi, Dom NikollëGàzulli, dhe po në të njejtin vit, pra me 1916, u shugurua edhe ai meshtar, por në Urdhnin e Jezuitëve.

Ishin kthye të etun t’i shërbenin Atdheut në të gjitha fushat ku ata kishin mundësi e përgatitje. Në atë periudhë (e pse jo edhe sot) edukimi fetar kishte një përparësi të veçantë, pse pesë shekuj robni osmane kishin damtue gjithçka në trojet e Kastriotit, veçanarisht besimin e krishtenë, joqë, si na e ka lanë Frang Bardhi, “ku shkel kamb’ e turkut, ary nuk mbin ma bar”.
Vitet e para të meshtarisë At Marini shërbeu në Mirditë e në Dukagjin, kohë e zona në të cilat ai do t’i shfrytëzonte për botimin pak vite ma vonë të veprës “Skenderbeu simbas gojëdhanave”.

Qysh në fillim ai dëshmoi një vullnet të rrallë e një horizont kulturor të pashoq, prandaj në vitin 1922 e thërrasin në Shkodër, pranë Kolegjit Françeskan, e ku bashkë me At Gjergj Fishten e Imzot Vinçenc Prendushi, e shumë intelektualë të shquem të Shkodrës, çelin të parin lice me cikël të plotë, i quejtun Liceu Klasik, që i dhanë emnin “Illyricum”. At Marini jepte aty Histori dhe Doktrinë të Krishtenë; në të njejten kohë u ba strumbullari i një rrethi intelektualësh të rijë shkodranë të fushave të ndryshme, që shpejt do të jepte një ndihmesë që i ka të rralla shoqet në historinë e kulturës kombëtare. Profesori i dijtun u emnue mbas pak Drejtor i Gjimnazit. Ndërkohë shkruen veprat “Për historinë kombëtare!, “Shqipnia e Shqiptarëve”, “Vepra kombëtare e Françeskanëve”, sidhe legjenda që sot janë në thesarin e kësaj lame në revistat “Hylli i Dritës” e “Leka”, ashtu edhe në shumë gazeta të kohës, pse ai kishte aftësinë e rrrallë të komunikonte me të gjitha shtresat, ashtu edhe me intelektualë të preardhjeve të ndryshme krahinore e fetare.
Në kohën kur u ba edhe Dekan i Kucendit të Françeskanëve të Lagjes Arra e Madhe në Shkodër, dëshmoi interesim të jashtëzakonshem e aftësi po të tilla në komunikimin me të rijtë tue tregue interesim e tue ba deri sakrifica, që ma se një herë i hapen edhe telashe, për arsimimin dhe edukimin e të rijëve. Tipizuese e rolit dhe e vlerave të tij si edukator do të mbesin fjalët e At Fishtës: “Rinia e Shkodrës nuk e di ende ç’personalitet i shquem gjendet në mes tyne”.

Asht thanë edhe nga të tjerë se At Marin Sirdani ka qenë një ndër historianët tanë ma të dijtun, sidomos një historian që ende nuk i ka ardhë këtij Vendi për paanësinë e analizës shkencore historike, një metodist që për fat të keq buk u muer shembull nga ata që ma vonë do ta zhbanin historinë. Por ende ndoshta janë të paktë ata që e dijnë rolin që luejti At Marin Sirdani në bisedimet e vështira, të pabesa, në mes Shtetit komunist dhe Kishës Katolike. Përgatitja e tij e gjithanëshme, vendosmënia dhe kthejeltësia se, sidoqoftë, duhej shpëtue Kisha Katolike Shqiptare, i vuni ma se një herë në vështirësi ata të Komisionit Qeveritar të kryesuem prej vetë Mehemt Shehut, aqsa, për të heqë qafe një bashkëbisedues të vështirë, e futen në burg për të dytën herë, me akuzën (e paprovueme as me fallsifikime në gjyq), se kishte ba përpjekje me u lidhë me Vatikanin.

Vëllaj ma i vogël, Dom Aleksandër Sirdani, që përshkoj gjysmën e Maleve tona si meshtar, iu përkushtue si pak kush mbledhjes së pasunisë shpirtnore kombëtare: legjendat, mitet, përrallat, fjalët e urta, traditat, deri tek bestytnitë e lashta që ndesheshin ende nëpër malësi. Bahskë me miqtë e tij, At Donad Kurti e Don Nikollë Gàzulli, ata, porsi bleta nektarin, mblodhën një pasuni shpirtnore të popullit tonë, që do të përbante një korpus të vërtetë etnografik, pavarësisht se, si shumë punë të tij, të të vëllajt, të At Justin Rrotës, të At Donad Kurtit, të Don Nikollë Gàzullit, do t’i shfrutëzonin pikërisht katilat e tyne për të marrë me to grada shkencore.
Megjithate, megjithë masakrimin, djegjen e humbjen e një pjese të mirë të dorëshkrimeve, vetëm me sa ka lanë të bottueme nëpër revistat e kohës, ai mbetet një prej etnografëve ma të mirë të vendit tonë.
Por ja që me datë 26 korirk 1948 Dom Leka, si e thërriste populli, i mbushun me mllef për çka po ndodhte, por edhe me një besim gati biblik, në meshën e së djelës, atje në Bogën e tij, u tha besimtarëve: “Vëllazën e motra, nji re e zezë na ka mbulue, por mos u trembni, sepse edhe ajo do të kalojë e një re e bardhë do të vijë përsëri e na do të dalim përsëri në dritë si gurët e lumit mbas shiut kur dielli i shkelqen”, tue huazue vargun e famëshëm nga Eposi ynë i artë i Kreshnikëve.
Fjalë profetike, por që për fatin e keq të këtij populli, u vërtetuen vetem mbas 43 vjetësh kalvari të pashembull. Ishin ato fjalë të dala nga goja e njenit që ishte i vetëdijshëm për rrjedhojat, por edhe i gatshëm për flijim, që banë të sulen drejt Bogës katilët e kohës.
Me 27 korrik 1948, tue gjetë si pretekst fjalët e predkut të një dite ma parë, e arrestuen, e tërhoqen rrëshanë mbas kalit prej Boge në Koplik, sa arrijti në burgun famëkeq të Koplikut pa këpucë e veladon që nuk dallohej çfarë ishte, ku filluen mbi te, ashtu siedhe mbi meshtarë të tjerë, torturat ma çnjerëzore.
Ja si e përshkruen Fritz Radovani vdekjen makaber te Dom Lekë Sirdanit e të Dom Pjetër Çunit:
” Në muejin korrik të vitit 1948, kur po vinte me një biçikletë për në Shkodër (asht fjala pë Dom Pjetër Çunin – DG), ndalohët në rrugë dhe përcillet në hetuesinë e Koplikut. Aty, siç më tregonte një ish-polic, S. N., gjen Don Aleksandrin dhe At Florian Berishën S.J., që masakrohen bashkë me shumë malësorë. Priftnit torturoheshin ma shumë se të tjerët, tregon ai. Nuk dinte pse, por jepej një urdhën: “Hyni në hu, edhe po ngordhën mos u frigoni!” Askush nuk e dinte shkakun dhe as nuk guxonte me e kërkue, mbasi nuk i kushtonte asgja Xhemal Selimit me të vra me të. Gropa e zezë ishte e hapun për cilindo!
Një ditë kishin shkue herët në Seksion (kështu quhej Policia e Kohës, Seksioni i Mbrendshëm - DG) Asllan Lici e Pal Mëlyshi. Xhemali po i priste në zyrë. Mbas një bisede të shkurtë, të tre bashkë kanë dalë e kanë dhanë urdhën me shkue tek birucat e Don Aleksandrit dhe Don Pjetrit, me i lidhë dhe me i nxjerrë mbas ndërtesës së Seksionit. Për fat ky nuk e kishte pasë atë rrezik me zbatue atë urdhën mbasi ishin caktue katër të tjerë. I kanë lidhë dhe i kanë nxjerrë nga një derë anësore. I kanë ba me ecë pak shpejtë edhe pse ishin mjaft të lodhun nga vuejtja. Xhemali ka hy në zyrë, ndërsa Asllani e Pali kanë urdhnue policët me shkue tek stallat e kuajve dhe me marrë dy cfurqe të rijë dhe të fortë. Urdhni do të zbatohej por me mend nuk mund të gjindej çka duan me ba xhullinjtë. I sollën edhe cfurqit. Ka dalë i pari topall në topall Asllani e mbas tij me kapadaillëk si gjithmonë Pali. Janë drejtue nga priftnit e lidhun tue u thanë: “Ecni, more këlysh të Papës, se tash do t’ju rregullojmë qejfin tuej, ju kujtoni se na mashtroni me ato zhgarravinat tueja...! Pse nuk tregoni me cilët kriminela jeni të lidhun dhe u keni çue bukë ndër male?” Nuk kanë pritë përgjigje por janë drejtue nga një gropë gjirizi të nevojtorës së Seksionit që ishte gjithmonë e hapun. Kanë urdhnue me afrue priftnit tek gropa. Këta që po shihnin nga dritarët po mendonin se po u bahej presion me tregue... por, papritmas Asllani i ka vue duert në gjoks Don Pjetrit dhe Pali, ka kapë përkrahut Don Aleksandrin dhe, tue ua sha Zotin me fjalët ma të flligta, veç kur u kanë dhanë të shtymen të dyve e, kanë ra mbrendë në gropën e zezë. Kur priftnit kanë marrë me u çue, xhelatët i kanë shty me cfurk për me i zhytë mbrenda, tue u thanë: “Hee... flisni... ku e keni ate Krishtin tuej... flisni... kështu do të jenë fundi i priftënve... A po e shihni kund Krishtin tuej, hee pisa pisash...?”
................................
Mbi brrakën e gropës së nevojtorës janë pa vetëm kindat e ndyme të dy veladonëve. Fëtyrat nuk i ka pa ma kush. Xhullinjtë vazhdonin me i shty me cfurk derisa u zhytën mbrendë edhe trupat e pajetë të tyne. Mbas pak minutash priftnit u mbytën... Ata mendonin se bashkë me trupat e pajetë do të zhdukët edhe vepra e tyne....
Shqipnia asht shumë e vogël për krime kaq të mëdha. Ka vende shumë ma të mëdha, që edhe ata kanë vuejt nën thundrën gjakatare komuniste, por krimet atje nuk janë kurrë në përmasat tona”.
Nuk due ta mundoj ma shumë lexuesin, edhe pse ka dëshmi të tjera edhe ma ngjethëse. Po edhe sa solla nga Fritz Radovani, mjaftojnë me pasqyrue shëmtimin e barbarinë e një sistemi, që shëmtoi gjithçka, aq sa sot e kësaj dite vazhdojmë të përjetojmë rrjedhojat e tij.

*****

Vëllaznit Sirdani janë kunora e bukur e kombit shqiptar.
Po çfarë po ngjet me këta figura të shqueme?
Harresë, harresë, harresë .... nga institucionet, nga mediat, nga të gjitha ata që i vranë (bijtë e tyne) e që kanë pushtetin dhe të gjitha mjetet informative në dorë.
Ja si vëren me shumë vend e ban një analizë të thellë shkrimtari Agron Tufa:
“Pas rënies së diktaturës ne përballemi me Kujtesën tonë kolektive. Më saktë se me përballje, kemi kundërvënien e kësaj Kujtese, luftën e njërës për të spostuar, margjinalizuar dhe sfumuar krejtësisht kujtesën Tjetër, atë që zhaurin nga dhimbja, klithmat, lotët dhe përndjekjet. Mendoj se Kujtesa zyrtare e ish-komunizmit ia ka dalë deri më tash me sukses ta spostojë kujtesën e Burgjeve, Internimeve, Persekutimit politik (evidentimimi imi – DG). Tashmë duket se e ka marrë në dorë shtypi dhe ekrani të vendosin, se çfarë kujtese duhet të kemi. Përrenjtë e zhultë të kujtimeve nuk kanë të sosur nëpër dossierë; faqet e gazetave të përditshme nuk ka ditë në këto 20 vitet e fundit, që të mos ringjallin bëmat, sagat, mitet e legjendat e diktatorit. Nuk ka gazetë që të mos hapet me një foto të diktatorit apo ministrave të tij. Një "epos" me kujtime e thashetheme të tipit: "Çfarë i tha Teme Sejko në vesh Enver Hoxhës tek Uji i Ftohtë", ndërsa nëntitulli sqaron: Dëshmon ish-bodigardi i Enver Hoxhës.
Krejt e kundërta ndodh me rrëfimet e familjeve të masakruara, të intelektualëve të pushkatuar, dënuar apo internuar. Ata nuk gjejnë vend nëpër dosierë me vazhdim. Në një mënyrë djallëzorë, shprazja e thesit të gërbulur me kujtimet e protagonistëve të diktaturës ka arritur të ngjallë një folklor të tërë ku pak e fije, nga pensionistët gjer tek shoferët e taksive shtohet përnjëmend respekti për vampirët azganë të diktaturës.
Memuaret e viktimave nuk ngjallin asfare interesi për mediat. Disa dhjetëra libra tronditës janë botuar mezi-mezi me shpenzimet e vetë autorëve, janë botuar, sipas takatit, kryesisht shkel-e-shko dhe kanë humbur qëkur nëpër qoshke librarishë, si diçka e padenjë për lexim. Dhe pikërisht e vetmja Kujtesë e denjë, që mban ndër dhëmbë kumtin e Madh, u gjend e shpërfillur, e privuar, në mungesë vëmendjeje”.
Me këto pak rradhë Tufa na sjell me ndershmëni intelektuale dhe sens atdhetari si po realizohet harresa e Burrava të Kombit.
Janë të pakta librat, edhe ato të botueme me shumë sakrifica, që përshkruejnë krimet e komunizimit e njihen nga shqiptarët, pse, si thamë, bahet gjithçka për t’i lanë në harresë. Me përjashtim të “Dosja e diktaturës” e Pjeter Pepes, dhe “Rrno per me tregue” e At Zef Pllumbit, vepra si “Çinarët” e At Kontrad Gjolajt, apo “Një monument nën dhé” e Fritz Radovanit pakkush i ka lexue, pse media i ka injorue krejtësisht, edhe pse janë nga dëshmitë ma ngjethëse të Kohës së Ferrit. Libra të tillë, themeli i letërsisë dokumentare mbi të cilat duhet të mbështetet historia nesër, “zengjinët e rijë” të Tiranës do t’i kishin djegë si në mesjetë, ndërkohë që reklamohen kujtimet e kriminelëve si Ramiz Alia etj.



Këto pak rradhë për vëllaznit Sirdani i shkrova që të mos harrojmë. Po harruem, në një formë apo një tjetër, tragjedia do të përsëritet.
Vallë, nuk mjafton kalvari që kaloi populli ynë?

© Copyright 2009 - Rrokum TV
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
belgium
Thu Oct 28 2010, 09:59pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Lec Neli ka shkruar:

Si e ruajtën Alibalët Mesharin e familjes Bojaxhi?


m.b | 25/08/2010



Familja Alibali ruan për 35 vite me radhë Mesharin e Kishës Katolike Romane (1776), një libër i vyer i Bibliotekës së familjes së Nënë Terezës. Besnik Alibali tregon historinë e peripecive për ruajtjen e librit

Rreth viteve 1967-1968, nëna dhe motra e Nënë Terezës, i lanë në dorëzim gruas shkodrane Hava Alibalit, një libër të vyer të Bibliotekës së tyre, Mesharin e Kishës Katolike Romake. Libri është botuar në qytetin e Venedikut më 1776 nga shtëpia botuese "EX TYPOGRAPHIA BALLEONIANA".

Familja Bojaxhi ia dorëzoi këtë thesar Havasë bashkë me amanetin: "Të ruhet, të mos griset dhe të mos digjet!". Një premtim që shkodrania e mbajti për 35 vjet.

Historinë e Mesharit e tregon sot i biri i gruas së mirë, Besnik Alibali, bashkë me historinë e peripecive që nëna e tij duhet të kalonte për të mbrojtur librin.

Kuptohet që nuk ishte e lehtë të ruhej ajo vepër në vitet më të egra të regjimit komunist, kur ndalohej çdo lloj botimi fetar.

Besniku tregon se nëna e tij ishte njohur me familjarët e humanistes shqiptare përmes një gruaje me origjinë kroate, Luiza Raskut.

"Ato vinin vinin të pinin kafe në shtëpinë e nënës sime", thotë Alibali për kohën kur familja e tij jetonte e qetë, pa ndonjë kontradiktë me regjimin e kohës.

Ai kujton edhe copëza bisedash mes nënës së tij dhe familjareve të Nënë Terezës.
"Ato i thoshin nënës se Nënë Tereza ishte bërë e famshme nëpër botë. Në një nga letrat ku ato i kërkonin një ndihmë ekonomike, bamirësja u përgjigjej: 'Ju duhet t'i njihni më mirë se askush vlerat shpirtërore të njerëzve të varfër'".

Kaq për kujtimet. Më tej Besniku shpjegon se si është kaluar Meshari dorë më dorë për tri dekada. Për vite me radhë libri është ruajtur nga nëna dhe motra e Nënë Terezës. Në vitet '70, të shtyra nga rrethanat, ato ia dorëzuan Havasë, që atë kohë jetonte në Tiranë dhe familja e saj gëzonte një reputacion të mirë për regjimin e kohës.

Kjo i siguroi dy gratë Bojaxhi që Libri i Shenjtë, do të ishte më i sigurt në shtëpinë e Havasë sësa në të tyren, ky kontrollonte hera-herës policia sekrete.

Po shpejt u prish qetësia edhe në shtëpinë e Alibalëve në Tiranë, që pësoi një goditje nga regjimi i kohës. Në këto kushte, Havaja u detyrua ta largonte librin nga shtëpia, që t'i shpëtonte djegies apo sekuestrimit nga shteti.

Ia dorëzoi së resë së saj, Ylvijes, gruas së Besnikut. Familja e re Alibali jetonte në Durrës dhe Besniku në atë kohë ishte veshur oficer.

Ylvija nuk jeton më qysh prej 2 vitesh. Libri ruhet pa tensionin e dikurshëm në Bibliotekën e Besnik Alibalit, tani me profesion gazetar dhe autor librash. Besniku informon se Meshari ndodhet në gjendje mjaft të mirë edhe pse kanë kaluar 234 vite që nga botimi i tij. Vetëm një pyetje nuk merr përgjigje në gjithë këtë histori. A është futur ky libër në biblotekën e familjes nga vetë Nënë Tereza, apo ka qënë i familjes?

Kur mori librin në dorëzim, Havaja mësoi vetëm që dy gratë Bojaxhi e ruanin atë si relikte të shenjtë, jo vetëm për vlerat fetare, por edhe për afrinë shpirtërore që u krijonte me Nënë Terezën, që kishin vite pa e parë.

© 1997-2008 SHEKULLI
trokit ketu




shum domethanse qe kjo familje ALIBALIQT paskan rujt kto relike me vlera per shqiptart edhe kush familje me origjin prej sarajevet ......nji kohe tuj pas familje te spikatuna puro shkodrane......


hall asht besa ......

[ Edited Thu Oct 28 2010, 10:01pm ]
Back to top
L - N
Wed Nov 03 2010, 10:14pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
belgium ka shkruar:


shum domethanse qe kjo familje ALIBALIQT paskan rujt kto relike me vlera per shqiptart edhe kush familje me origjin prej sarajevet ......nji kohe tuj pas familje te spikatuna puro shkodrane......


hall asht besa ......



O Belgium asht pak me randsi se prej ka vijne, e prej e ka e kane origjinen kur kane jetue me qindra vjet ne Shkoder/Shqipni apo jo, mandej ba mu nise vetem prej origjins nuk jane vetem Alibalt prej Bosjes, por jane bojagi do familje qi njifen si familje t'vjetra Shkodrane, qi njifen historikisht si sllav te muslimanizume e te ardhun ne Shkoder si Bajrajt, Halluni, Sheboja etj etj...... por edhe origjinen e Bushatlive e bajn me ? se me fjale do thojn vine prej Dukagjinit kurse do tjere mendojn se s'dihet se prej ka vine apo jo, se jane shume..., por kjo s'don me thane gja, per mue te pakten sepse:
Personalisht kam pas nji shoke shume te nderuem ne shkolle prej Alibalajve, mas parafabrikateve te Xhabijes kur shkon per te ish fabrika e vjeter e Miellit, po ashtu kam pa njoft nji djale teper te mire prej Hallunve se e kam pase kojshi, dhe jam rrite me shoqni familiare me Shebojt.
E di se kam lexu mas qi kam ike prej Shqipniet por per mue s'ka ndryshue asgja, se la ruej rrespekt per kto familje dhe i njof si Shkodrane e Shqiptare te nderuem pamvarsisht se prej ka kane origjinen.

Nejse Belgium Shkodra ka ken historikisht qytet qi asht popullue prej Shqiptarve dhe te ardhunve prej kater qosheve te bots per deri kur mundet me vertetue historia, ndoshta ky fenomen ka pa ndodh edhe ma shum gjat periudhave te maparshme sidomos asaj Rromake, por s'ka shume shkrime historike me provue kyt gja si ka per 400-500 vjet e fundit.
.


[ Edited Wed Nov 03 2010, 10:16pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Nov 03 2010, 10:25pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
At Justin Rrota, – një jetë përkushtue shqipes



Një familje e bukur shkodrane, joqë, një familje shqiptare, përkushtue deri në fund idealeve kombëtare.

Daniel Gàzulli:

At Justin Rrota,
– një jetë përkushtue shqipes

Më rastisi të kisha edukatorë dy vëllazën: Simon Rrotën, profesor të landës së vizatimit në shkollë; At Justin Rrotën, udhëheqës shpirtnor në jetë.

Dy vëllazën me artin e shkencën në gjak.

Kanë kalue pothuej pesëdhjet vjet qysh atëherë. Pesëdhjetë vjet që kur ndrruen jetë. Po ata i lanë, si thotë Fishta, një përmendore vetes me veprat e tyne përkushtim Atdhetarie, çka i ban të pavdekshëm.

At Justini (1889-1964)

Justini (emni i pagëzimit Ndoc) leu në Shkodër me 17 shkurt 1889. Ishte djali i tretë i Gjush Rrotës. Të gjithëve, ndonse në kushte të vështira e të randa të pushtimit turk, Gjushi u dha shkollë: Ma i madhi, Kola, u ba profesor në Katedrën e Gjuhës shqipe në Vjenë; i dyti, Simoni, një ndër piktorët ma të mëdhej shqiptarë të të gjithë kohëve; Justini u ba frat, por jeten ia kushtoi veçanarisht gjuhësisë shqiptare dhe studimit të autorëve të lashtë, arbëreshë e të Shqipnisë amë. Ai ka qenë (e do të jetë përgjithmonë) një ndër gjuhëtarët tanë ma të mirë, përkah Mjedës, Xhuvanit e Çabejt, sidhe një ndër studiuesit ma me vlerë në fushën e kulturës shqiptare në përgjithësi, asaj të historisë latrare e arsimore në veçanti.

Justini, shëndetpakë që në vegjëli, kreu shkollën fillore pranë Françeskanëve, kurse me 28 Gusht 1902 vijoi Kolegjin Françeskan, ku ishte drejtor At Fishta, e që për herë të parë në një shkollë fetare, të gjitha landët jepeshin në gjuhën shqipe. Në themel të mësimdhanjes u vu atdhetaria, ndonse nën pushtimin osman. Liria, dashunia për gjuhë e për Atdhe, ishin yll polar i atij Kolegji.

Më 1904 veshi zhgunin e rishtarit për frat në Rubik e qé me këtë rast që iu dha emni Justin.

Mbas një viti kaloi në Troshan ku studjoi teologi.

Po në Gusht, tashma në vitin 1907, shkon në Austri, në Klaghenfurt, gjithnjë për studime teologjike, por kthehet pa e mbushë motin për arësye shëndetësore dhe i kryen studimet në Shkodër nën drejtimin e At Gjergj Fishtës dhe At Ambroz Marlaskajt.

Shugurohet meshtar me 11 Gusht 1914 në Kishën e Fretënve, në Gjuhadol; predkun e rastit e mbajti Frati i Madh, At Gjergj Fishta.

Emnohet profesor i gjuhës dhe latinishten po në atë Kolegj ku kishte rritë shtatin e rysë mendjen edhe ai vetë. Mungonin librat, metodikat, mungonte një përvojë e mirëfilltë pedagogjike. E ai iu vu punës me i mbushë këto boshlleqe vetë: në pak vite (1914-1917) ai u ba një referim për landën e gjuhës jo vetëm për shkollat e kohës, por edhe për gjuhëtarët e mirëfilltë, si Mjeda, Logoraci, apo krijuesit ma në za si Fishta, Gurakuqi etj.
Më 1917 fratin e ri e emnuen në Plan të Dukagjinit. Atje, për herë të parë, ra në kontakt me gurrën e pashtjerrëshme popullore dhe u mahnit: Ishte një shqipe si e dalun prej shkambijsh graniti, legjenda e përralla mitike, një kangë që shungullonte malet, e mbi të gjitha atje njohu me themel atë shqiptarin e patjetërsuem, që sikur vinte prej kohësh të lashta pellazge e drejt e në shekullin XX. U mahnit, po nuk u shtang. Iu vu punës me mish e me shpirt në njohjen me themel të çdo elementi gjuhësor, të çdo tingulli e të çdo trajte morfologjike, që ndryshonte shumë nga ajo e Shkodrës ku ishte le e rritë ai.

Nësa vazhdonte edhe natën në dritën e kandilit të sendërtonte atë sistem gjuhësor të të folmes së Dukagjinit, që askush para tej nuk e kishte shtjellue, në mëngjes priste në qelë voglushët: pa asnjë mjet e mbështetje, ai hapi shkollën e parë në Plan e u ba mësues i dukagjinasve të vegjël.
Mbas dy vjetësh, tue njohë përgatitjen e tij të thellë, e transferojnë profesor në Kolegj të Troshanit, kurse më 1921 ishte, bashkë me Fishtën, Sirdanin, Logorecin nismëtar i themelimit të Liceut të Shkodrës, i pari i llojit e i atij niveli në Shqipni.

Studimet e tij gjuhësore filluen të mbushnin faqet e revistës zamadhe “Hylli i Dritës”, shpesh herë edhe në formë debati, e tue dëshmue me to se askush tjetër nuk i njihte si ai me themel si gegnishten, ashtu edhe tosknishten e deri tek arbërishtja e shqiptarëve të Italisë.

Njohës i mirë si i gjuhëve modrene, italishtes, frëngjishtes, gjermanishtes, sllavishtes, ishte njëherësh ndër studjuesit me themel e në ballafaqim me shqipen e lashtë të latinsihtes e të greqishtes së vjetër, ai përfitoj prej tyne shtjellimin metodik dhe iu vu punës për hartimin e teksteve, në fillim të atyne shkollorë, e në vijim edhe i atyne me karakter të thjeshtë shkencor, qoftë në lamë të gjuhësisë, ashtu edhe ate letrar, kryesisht tekste për shkollat e mesme.

Edhe pse në vitin 1925 ai u prek nga paraliza progrsive, jo vetëm nuk e ndërpreu punën e tij kërkimore, por e shtoi ate, e për 39 vjet, deri një javë para vdekjes, nuk e lëshoi makinen e shkrimit tue punue me vetmohim vetëm me dorën e majtë.

Ndër studimet e tij që çelën shtigje të reja e lanë gjutmë në shkencën shqiptare janë studimet për Gjon Buzukun e autorët të tjerë të vjetër si Lekë Matrënga. Ai edhe kishte sjellë për herë të parë prej bibliotekës së Vatikanit të fotokpojuem në katër kopje “Mesharin” e Buzukut, që pothuej 40 vjet ma vonë do ta transkriptonte miku i tij, Prof. Eqrem Çabej. Qysh më 1930, një vit mbasi e kishte sjellë nga Roma, ai botoi në librat shkollorë fragmente të komentueme të “Mesharit”, e solli shtjellime e ngriti probleme ende të pa trajtueme në mënyrë shtjerruese. Me vlerë asht edhe studimi i tij, botue më 1956, “Hulumtimi dhe shënjime mbi Gjon Buzukun” ku argumenton edhe preardhjen e autorit tonë ma të lashtë, prej Kraje, krahinë në përendim të liqenit të Shkodres.


Por rrezja e studimeve të tij përfshinë edhe autorët tanë të vjetër si Budi, Bogdani, Bardhi, randësia e Kuvendit të Arbënit etj.

Një vepër me vlera jo vetëm historike e gjuhësore asht studimi i tij, ma i thelli i llojit, “Për historinë e alfabetit të gjuhës shqipe” (1936), ku evidentohet roli i intelektualëve shkodranë në atë proçes të mundimshëm që çoi në Kongrsin e Manastirit, 1908, ku ndër 32 delegatët me të drejtë vote, pesë ishin prej Shkodre e me një rol vendimtar në atë Kongres, si At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi e Hilë Mosi. Studimi përfshin analizën e veprës së 23 autorëve e shoqnive, analiza ma e thellë e bame sistemit të alfabetëve deri më sot.

Po në këte periudhë ai solli edhe mendime me vlerë për gjuhën e përbashkët shqipe. Komisia e Letrare e Shqipes, Shkoder 1916-1917, kishte hedhë themelet e një shqipeje të njësueme me bazë të folmen e Elbasanit. Shkrimi i tij “Rreth problemit të gjuhës letrare” dëshmmonte një njohje të tillë të thellë filologjike të shqipes, që nuk ishte arrijtë nga autorët tjerë.

Trajtoj në atë shkrim edhe një temë shumë të ndjeshme edhe në ditë të sotme, ate të barabarizmave në shqip dhe faktorët ndikues në këtë proçes. Në debat me puristat, përgatitja e tij e thellë bani që ai të trajtojë për herë të parë në mënyrë bindëse ndërkombëtarizimet nga fjalët e hueja parazite e të panevojshme.

Sa i përket idesë së gjuhës së përbashkët, ai kambëngulë në pranimin e përdorimin e një gjuhe të përbashkët letrare, çka mund të arrihet vetëm nëpërmjet përafrimit të të folmeve e dialekteve, ide që do ta bante të veten ma vonë edhe Çabej, por që nuk u përfill më 1972.

Po puna e tij, ndonse tashma paraliza përparonte në mënyrë të dhimbëshme, nuk reshti me kaq. Ai trajtoj edhe probleme të morfologjisë, fonetikës e sintaksës si në studimet “Analizimi i rasave të emnit në zhvillimin historik të tyne”, deri tek “Sintaksa e shqipes (1942), studimi me i randësishëm për këte temë, qoftë nga ana shkencore, ashtu edhe metodike.

Por kryevepra e Justin Rrotës asht “Gjuha e shkrueme ose vërejtje gramatikore”, që ai e la në dorëshkrim e që autori i këtyne radhëve e ka njohë qysh kur ishte gjallë At Justini, nëse dorëshkrim mund të quhen mija faqe të shkrueme me një dorë në një mkainë të vjetër metalike “Olivetti”.
Kjo vepër asht padyshim ma e mira e llojit në gjuhën shqipe, por edhe ma tragjikja, pse qendroi ma se 40 vjet në Arkivat e Institutit të Gjuhësisë, pa e pa dritë e botimit, sepse autori ishte … frat.

Vetëm më 2006 (përsëri sa vonë!) ajo u botue e plotë në 612 faqe, nda në Brumi i shqipes (Leksikologji), Fjalia e shqipes (Sintaksë), Trajtat e shqipes (Morfologji), Të përbamit e fjalës (Etimologji), Lëvruesit e shqipes (Albanologji).

Studjuesi Kolec Çefa, që i qëndroi afër At Justinit në të gjallë, ka ruejtë edhe letërkëmbime apo kujtime të tjera me vlerë të madhe për njohjen e personalitit të At Justinit. Dëshiroj të sjell disa fragmente nga kujtimet e tij: Ja si i përshkruen Çefa:

Vizita e Çabejt e kënaqte në mënyrë të veçantë. Unë ishe i porositun, kur të vinte Profesori në Shkodër, në Institutin a në Universitetin e Shkodrës, ta përshëndetshe e ta ftojshe në emën të Pader Justinit. Kaq sa, kur më shihte Profesori që ishe përzie midis studentash, m’u afronte e më thonte: “Po, sot mbasdreke, do të vi te Justini. Përshëndete!”. (ose: “sot nuk mund të vij, do të nisem për Tiranë”).

Të dy e njihnin veprimtarinë shkencore të njeni-tjetrit, e çmonin dhe e donin njëni-tjetrin. Sidomos Buzuku i lidhte. “Shih, shih, më thonte sa herë, shih sa bukur e ka shkrue”.

Me rastin e pesëdhjetëvjetorit, më 1958, Justini i dërgon këtë urim:

“Në ditën e 5 korrikut
në të cilën
Doktori i nderuem i letrave tona
Zoti Ekrem Çabej
Lumnisht mbush vitin e pesëdhjetë
Miqtë, kolegët, bashkëqytetarët
Të mrekulluem me mprehtësinë e mendjes së tij
I urojnë me hare gjithë të mirat
Ty Perenditë e qiellit
Të të ruejnë për dashuninë e njerëzve të tu
Për shkelqimin e gjuhës sonë
Për vjet shumë e të lumtun
Që të vijosh të punosh
E të rrnosh gjatë e ma gjatë
Si shkrimet tueja do të mbetën përjetë
Përmendore të gjuhës shqipe!”

Tue e mendue të sigurtë botimin e veprës së vet “Gjuha e shkrueme shqipe...”, pader Justini pati përgatitë edhe disa kushtesa eventuale, kushtue personaliteteve të ndryshme. Justini ka qenë mjeshtër për hartimin e këtyne kushtesave, epigrameve etj. Po botoj për të parën herë kushtesën për prof. Ekrem Çabejt, Tiranë:

“Albanistit ma të madhit kombëtar
Profesor Doktor Ekrem Çabejt
Këto hulumtime linguistike nxanësish
Gjithë motin e jetës mirnjohtës
Për kontributin e vlefshëm dhe bujarisht të huajtun
Në favor të këtyne fletëve”
Autori

Por shprehjet e miqësisë, të dashamirësisë e të vlerësimit ishin të ndërsjellta. Për ilustrim, po xjerri disa fragmente nga letërkëmbimi i profesor Jupit me Pader Justinin, tue përjashtue këtu thaniet e vlerësimet gojore që sillte nga Tirana prof. Jupi. “Dr. Eqrem Çabej dhe Z. Xhuvani Ju falen me shëndet. I pari Ju ka dhurue edhe një kopje të dispensave të albanologjisë, të cilën ia kam pasë dhanë Kolecit” (autorit të këtyne kujtimeve, k.ç.).(letër e Prof. Jupit e vitit 1954). Xhuvani e Domi Ju nderojnë së tepërmi; Çabej thotë me të drejtë “Rrota asht shkencëtar”. Prof. Dr, Çabej: “… me një rradhë punimesh… ky studiues i gramatikës e i letërsisë së vjetër shqiptare ka ndihmuar shumë ndër ne”.
Nga një letër e datës 5.XII.1961: “Sa dëshirë kishte me ardhë në Shkodër A. Xhuvani së bashku me profesor Eqrem Çabejn dhe me u takue me Ju. Sa nderim kishte për Ju.”

Dy kujtime personale:
Jam rrëfye e kungue tek At Justini për katër vjet. Qysh herën e parë shtanga: Nuk më pyeti ç’mëkate kisha ba, e kështu nuk do të më pyeste kurrë, edhe pse, prej respektit të veçantë për të, shpesh here unë kambëngulja t’i tregoja ndonjë mbrapshti timen, por ai më thonte: “Eja tash e t’i lutemi Zotit të na i falë mëkatet që kemi ba”, sikur të ishte edhe ai bashkëautor i mëkateve të mia.

Njëherë e pyeta nëse mund të gjeja Analet e Raguzës të Appendinit, ku ndër të tjera fletej edhe për astronomin Gjon Gàzulli.

“Na i kanë marrë qysh më 1946” – më tha – Po ti shko te Profesor Bebeziqi. Thuej se të kam çue unë, e Izeti tash po ta gjen”.

Njihesha me biblotekarin legjendar të Shkodrës, i privuem nga e drejta e botimit dhe e mësimdhanjes edhe mbasi kishte mbarue shtatë vjet burg politik. Më trajtonte gjithmonë me dashamirësi, pse kishte qenë mik i Dom Nikollë Gàzullit, joqë me dashamirësi i trajtonte të gjithë ai burrë fisnik e me kulture të rrallë, njohës i 11 gjuhëve të hueja.

Shkova në bibliotekë e i trasmetova fjalët e At Justinit. Nuk u përmbajt. Lotët i rodhen e ai as mori mundimin me i fshi. Ndjehej fajtor që nuk shkonte dot me takue mikun e tij të paralizuem. Po si të shkonte ai, një ish i burgosun politik tek një frat?!

Asht në nderin e Shkodres, që ashtu si vëllaznit Justin e Simon Rrota, të kujtojë edhe Atdhetarin e shkëlqyeshëm, Profesor Izet Bebeziqi.

Dy fjalë për Profesori tim Simon Rrota (1887-1961)

Simon Rrota leu me 23 tetor 1887.
Filloren e kreu edhe ai te franceskanënët e ma tej në shkollën italiane të artizanatit, tue ndjekë ndërkohë edhe rrethin e pikturës të Kolë Idromenos. Punësohet si çirak tek Ndrek Mini deri sa thirret nën armë nga ushtria turke, së cilës i shmanget tue u hedhë në Mal të Zi prej nga gjen strehim si refugjat politik në Bari të Italisë. Regjistrohet në Akademinë e Breras të Milanos, të cilën e përfundon nën udhëheqjen e mjeshtrit Kampestrini. Gjatë studimeve lidh miqësi me piktorin Mario Karminatin, kunatin e tij të ardhshëm. Mbas studimeve viziton Francën dhe Austrinë, dhe më 1914 kthehet në Shqipni. Fillimisht punon në Lushnje si fotograf, mandej si dekorator në shoqnitë kulturore të Shkodrës. Më 1922 emënohet mësues i vizatimit në Gjimnazin Shtetnor prej nga shkëputet vetëm mbas 40 vjetëve. Gjatë kësaj periudhe merr pjesë në të gjitha ekspozitat e vendit si dhe në disa aktivitete ndërkombëtare.

Pë analizën artistike të veprës së Simon Rrotës më duhet me u mbështetë veçanarisht tek monografia e Vladimir Janit, botue pak mbas vdekjes së piktorit.

Si tek të gjithë rilindasit, ndjenjat patriotike, atdhedashunia ishin shtrati emocional i artit të tij. Simoni nuk i kërkoi kurrë majat e virtuozizmit dhe dukjen e sforcueme. Ai ishte një personalitet i thjeshtë me një dhunti natyrore për punë dhe krijimtari të pandërpreme me çka ngjallte ngado simpati dhe mirëkuptim. Ai jetoi dhe punoi në një kohë kur shoqnia dhe shteti shqiptar po hidhnin hapat e parë, në një kohë kur çdo gja me vlerë kërcënohej nga forca të egra fatale, nga terri i gjithëgjindshëm, në një kohë kur një ligësi absurde, e stisun nga njëqind duer të padukshme, e rrezikonin imazhin - pikturën shqiptare - po aq sa dhe fjalën shqipe.

Cilatdo qofshin preferencat personale të artdashësve të shumtë, në një pikë të gjithë bashkohen me kritikën, e cila nuk ndesh asnjë kundërthanie midis artit dhe personalitetit të tij si "...një qytetar i mirë, i pa të keq, i drejtë dhe gjithëherë i gëzueshëm. Shprehjet e tij vizuale gjenerojnë impulset e një shpirti të këthjelltë plot mirësi. "Ma i riu" i rilindasve, e përjetoi atë epokë me gjithë qenien, tue mbartë në shtratin e artit të dashun idealin kombëtar dhe mishërimin e tij - Gjergj Kastriotin. "Ndër ditët e sundimit të sulltan Hamitit - tregonte ai - ishte një periudhë kaq e vështirë për piktorët, sa mjaftonte me të pa kush në dorë një skicë njeriu për t'u krijue dyshimi se ishte fytyra e Skenderbeut. Dhe mjaftonte ky fakt për të dhanë rrugën e internimit ose burgun e përjetshëm". Këtij represioni, pak ma vonë, artisti do t’i përgjigjet me tabllonë "Beteja" ku paraqet Skenderbeun tue u përleshë me tërbim kundër turqve, sidhe me kompozimin e njohun "Skënderbeu në shtratin e vdekjes".

Gjatë jetës së vetë piktorit iu kushtue kryesisht pejsazhit dhe portretit, të cilat do të na i japë "... me ngjyra të gjalla e të forta dhe të bukura... tue trajtue tema etnografike paraqet edhe objekte të vjetra, shtëpia tipike të moçme, kostume kombëtare... të cilat kanë vlera artistike dhe historike". Narracioni i tij nuk asht i rastësishëm, por i qëllimtë. "Tabllotë e tij kanë karakter përshkrues... dhe po t’i mblidhnim të gjitha së bashku do të fitojnë ma shumë interes se plotësojnë njëna-tjetrën...". Dëshira e Simon Rrotës ka qenë që "... të japë të gjallë kohën e vet, t’iua tregojë brezave të ardhshëm se cila qe jetesa, cili qe shpirti, zakoni, zhvillimi, dhe dëshira e shqiptarit, kryesisht e shkodranit të shekullit të tij".

Romantizmin e shëndetshëm si dhe skenat e paqme bukolike Simoni do t’i mbajë nën kontrollin e profesionistit serioz. Në tabllonë "Ura e Mesit" autori nuk ka si qëllim të tregojë arkitekturën e një monumenti kulturor. Harku i madh dhe i randë jepet pjesërisht, aq sa me hijen e vet qarkon horizontin, ujnat, dritën dhe bagëtinë, tue lanë mënjanë bareshën të zhytun në një vetmi soditëse të një jete të braktisun.

Hijet e rrepta të rrugëve, dyert e mëdha prej guri të latuem me qemer, me pullaz të gjanë për strehë e me frëngji, artisti nuk do t’i shohë si dekore të thjeshta dhe kurioze; ai do të hulumtojë shpirtin që ato mbartin. Piktori e di mirë se rrugët e qyteteve kanë diçka nga fytyra e vërtetë e vendit. Psikologjia e gurtë e pejsazheve plotësohet me figura të rralla njerëzore; ma së shumti gra me veshje tipike lokale. Ato shkojnë dhe vinë tue paraqitë veshjet, etnografinë, natyrshëm, larg pozave dhe sforcimeve; me shami kumashi në krye, me japanxhat, xhybet, barnavekët dhe enteritë.
I drejtë dhe gjithëherë i gëzueshëm, por pa iu fshehë imazheve dramatike, ai kalonte e rridhte për të çue diku, drejt moteve që do të vinin, një mesazh fisnik dhe burrënor. Në mes të artit zyrtar ai nuk bije në sy. Tonet e nostalgjisë dhe një lloj brenge romantike e shoqnojnë ndonjëherë në ngujimin, në vetëflijimin e tij, tek një art me interes të theksuem etnografik.

Dy fjalë në fund edhe për djalin e tij, kompozitorin e talentuem, gjithmonë me brum të theksuem kombëtar në krijimtaari,Tonin Rrota. Një meritë të veçantë ka ai në përpunimin e muzikës dibrane dhe në përgatitjen e kangëtarëve e grupeve muzikore në Peshkpi që, vështirë ta harrojë “kompozitorin e tyne”, pse kështu e quenin dibranët: “Kompozitori ynë Tonin Rrota”.

Një familje e bukur shkodrane, joqë, një familje shqiptare, përkushtue deri në fund idealeve kombëtare.


© Copyright 2009 - Rrokum TV
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.3347 sec, 0.0842 of that for queries. DB queries: 40. Memory Usage: 2,853kB