Forums
Shkodra -Lajme - Forum - Chat - Muzik - Radio -Video - TV :: Forums :: Arti - Kultura - Tradita - Fotografia - Video :: Arkitektura
 
<< Previous thread | Next thread >>
Arkitektura kombtare
Moderators: :::ShkoderZemer, SuperGirl, babo, ⓐ-ⓒⓐⓣ, Edmond-Cela, ::bud::, ~*Christel*~, Al Bundy, :IROLF:, ::albweb::, OLIVE OYL
Author Post
L - N
Thu Jan 21 2010, 12:14pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Rreziku që i kanoset banesës qytetare

Emin Riza 21/01/2010

Akademiku i kushton një botim të plotë studimit të banesës qytetare në hapësirën shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës
Rreziku që i kanoset banesës qytetare


Pas rreth 40 vitesh studim të banesës qytetare shqiptare, profesor Emin Riza, tashmë edhe akademik i kushton një botim të plotë duke përfshirë edhe hapësirën kosovare. “Qyteti dhe banesa qytetare shqiptare shek XV-XIX” promovohet sot në ambientet e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Duke e tipizuar dhe i dhënë një vend parësor në Ballkan për kohën kur është krijuar, Riza shprehet se me zhvillimet e sotme ekonomike banesa qytetare shqiptare është mjaft e rrezikuar. Kërcënimit i shtohet edhe moszbatimi i legjislacionit ekzistues.

Pas rreth 20 vjetësh i riktheheni studimit të banesës shqiptare. Me çfarë elementesh është pasuruar ky botim?

Në vitin 1991 unë pata botuar monografinë “Qyteti dhe banesa shqiptare të Mesjetës së vonë”, duke konsideruar me Mesjetë të vonë periudhën e shekujve 15-19 kur praktikisht Shqipëria ishte e përfshirë në suazën e Perandorisë Otomane.

Që prej vitit 1991 deri më sot njohja e realitetit të banesës qytetare shqiptare është rritur dhe zgjeruar sidomos me mundësinë që unë pata gjatë vitit 2004-2005 për t’u njohur me trashëgiminë e banesës qytetare kosovare. Gjatë kësaj kohe punova si këshilltar i Ministrisë së Kulturës së Kosovës për probleme të trashëgimisë kulturore. Në fund të qëndrimit tim në Kosovë me atë material që arrita të mbledh hartova monografinë “Banesa qytetare kosovare e shekujve 18-19”, vizatimet e të cilës i pati përpunuar kolegu im, Njazi Haliti, fatkeqësisht i ndarë nga jeta. E gjeta të arsyeshme që këto materiale t’i rishkruaj tërësisht duke përfshirë këtu hapësirën e Shqipërisë politike dhe atë të Republikës së Kosovës.

Më vjen keq që nuk pata rastin të përfshij në këtë punim banesën shqiptare të hapësirës politike të Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Greqisë, por mbase do të kem kohë ta plotësoj.

A ka dallime tipologjike mes banesës qytetare shqiptare dhe asaj kosovare?

Banesa kosovare përfshihet natyrshëm në banesën qytetare shqiptare për shkak të kushteve të njëjta ekonomiko-shoqërore, por edhe tipologjikisht. Por duke qenë se gjatë periudhës së shekullit 15-19 njësimi ekonomiko-shoqëror i trojeve shqiptare ashtu si edhe i popujve të tjerë ballkanikë për arsye historiko-kulturore kishte diversitet, në këto rrethana edhe banesa qytetare ashtu si ajo fshatare nuk ka një njësi të dalluar, por duke pasur tipare thelbësore të përbashkëta, tipologjia e banesës është e ndryshme në hapësirën shqiptare.

Përgjithësisht në tipat tradicionalë të banesës qytetare shqiptare si banesës me hajat dhe çardak që janë tipat më të lashtë, gjejmë të njëjta dukuri me variacione jo të karakterit kompozicional, por të tjera dytësore(kam parasysh trajtimin e hajatit apo çardakut në bazë të klimës).

Për shkak të këtij copëzimi kryesisht ekonomik të shoqërisë shqiptare të kohës, ka tipologji që kanë shpërndarje rajonale në qytete të ndryshme dhe tipologji relativisht shumë të lashta ose të reja janë të përhapura në një ose disa qytete. Nëse marrim shembuj banesa me zjarr qendre nuk haset në Kosovë, por vetëm në Tiranë, Kavajë dhe në disa fshatra rreth tyre. Po ashtu banesa gjirokastrite nuk haset në Kosovë dhe e kundërta kulla qytetare që është e përhapur në Kosovë nuk haset në Shqipëri. Tipin e banesës me qosh që e kam quajtur dikur banesa korçare e kam gjetur në Kosovë, veçanërisht në Gjakovë, por edhe qytete të tjera.

Me zhvillimet e reja ekonomike sa e kërcënuar është tipi i banesës qytetare?

Për shkak të arsyeve të karakterit politik, banesa qytetare kosovare nuk ka zënë vendin e duhur në trashëgiminë kulturore të Kosovës.

Ajo është përdorur si pjesë e synimit antihistorik për të treguar se Kosova gjasme qenka vatra e serbizimit, mashtrime që i ndeshim vazhdimisht.

Ndërsa te ne, për t’u thënë të vërtetat, për shkak të ndërtimeve të reja gjinia e banesës popullore ndër monumentet e arkitekturës është më e kërcënuara.


Kjo valë e re zhvillimesh është pozitive, sepse kërkohet të ndërtohet sipas kritereve bashkëkohore, por nga ana tjetër tepër negative, sepse ruajtja e këtyre banesave ka vlera të padiskutueshme dhe të patjetërsueshme të dokumentimit historik.

Janë fort të kërcënuara dhe me gjithë që legjislacioni ekziston, janë nën mbrojtjen e shtetit, zbatimi i kësaj ligjshmërie çalon rëndë.

Gjirokastra dhe Berati janë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s për tipologjinë e banesave. A mund ta meritonte ndonjë qytet kosovar këtë mbrojtje?

Nga përvoja e hartimit të dosjes së Beratit dhe Gjirokastrës di se nuk është e lehtë të bëhesh pjesë e pasurisë botërore.

Në kontekstin se si trajtohen këto nga UNESCO vështirësohet eventualiteti i paraqitjes në këtë fushë të një qyteti p.sh. si Prizreni që për mua mund të ishte. Por për arsyen praktike se në një hapësirë relativisht të vogël të shpallen tri qytete pasuri botërore ku edhe tipologjia është pothuajse e njëjtë, për të qenë realisht e quaj të vështirë. Mjaft të përmendësh që në hapësirën ballkanike vetëm Dubrovniku është shpallur si pasuri botërore dhe një qytet në Turqinë Aziatike. Për mendimin tim, por mund të ketë kategori të tjera monumentesh të arkitekturës shqiptare të hapësirës së Kosovës që mund të paraqiten për mbrojtje në UNESCO.

©2009 Gzeta SHQIP
trokit ketu


[ Edited Thu Feb 11 2010, 12:55pm ]

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Paal Syshkaba
Thu Jan 21 2010, 01:07pm

Registered Member #3598
Joined: Tue Dec 22 2009, 07:49pm

Posts: 595
oh shum interresante zotni Lec! do m'pelqete shum me ja hjedh nji sy ktij studim, por them se asht shum heret per me'e gjet online... n'fakt s'do t'kete dale ala neper dugaje n'te cilat shiten libra, e jo ma n'interrnet... 8-|

grazie Lec!

[ Edited Thu Jan 21 2010, 01:08pm ]




I don't want any of you boys thinking, that you're gonna score. You don't score, until you *score*!

Back to top
L - N
Thu Jan 21 2010, 01:30pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Paal Syshkaba ka shkruar:

oh shum interresante zotni Lec! do m'pelqete shum me ja hjedh nji sy ktij studim, por them se asht shum heret per me'e gjet online... n'fakt s'do t'kete dale ala neper dugaje n'te cilat shiten libra, e jo ma n'interrnet... 8-|

grazie Lec!



Ti me ner qosh Paal Syshkaba, ishalla e gjen e ishalla ka me te pelqy zotni.

Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Paal Syshkaba
Mon Jan 25 2010, 02:19pm

Registered Member #3598
Joined: Tue Dec 22 2009, 07:49pm

Posts: 595
Lec Neli ka shkruar:

Paal Syshkaba ka shkruar:

oh shum interresante zotni Lec! do m'pelqete shum me ja hjedh nji sy ktij studim, por them se asht shum heret per me'e gjet online... n'fakt s'do t'kete dale ala neper dugaje n'te cilat shiten libra, e jo ma n'interrnet... 8-|

grazie Lec!



Ti me ner qosh Paal Syshkaba, ishalla e gjen e ishalla ka me te pelqy zotni.


hahaha dje a pardje qi po basha i videocall me ata nshkoder... i thashe babit me ma kerku neper librari... e kur i thashe qi s'po mu lypte per shkolle, por kot per me'e i hjedh i sy, e pashe qi u shtremnu ifije por nuk tha gja hahaha... e mrapa mbasi i nisa linkun e ktij shkrimit, dhe e lexoj, mtha: " mire mor babe... tesh shof, mas ndoj javet, se sdo tket dale ala neper shkoder... se kto botimet vijne me vonese kndej ka na, sot nuk i interresojn ma njerzve kto gjana... e nqs s'ka ktu, tesh i thom ndoj shokut me'e marr n'tirane... por n'fillim tesh i hjedhi vete i sy, ater do ta nisi..." e ater tuj qeshe i thashe: " ec ma bab, mos e caj kryte... lexoje ti e msoje per mendsh, se na jena t'ri e kena jeten para... randsi ka qi me ma nise para dhetorit 2012..." e mami qi ishte aty ndhodhe, por nuk disha gja se spo e shifsha kund, filloj " qyyyqjaaa moj maaam... ca thu maar bire?? prap kti me kta marrina...?" e shkreta tan naten sdo t'ket fjete... ahahahahahaha

eh si spo liberalizohen kurr kto viza mor zot...





I don't want any of you boys thinking, that you're gonna score. You don't score, until you *score*!

Back to top
L - N
Thu Feb 04 2010, 11:51am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Struktura urbane dhe arkitektonike, një vepër arti në “Maket”
Artistët e rinj hapin ekspozitën e parë për këtë vit në FAP


Një ekspozitë me punimet e studentëve të arteve pamore do të hapet në datën 9 shkurt në galerinë FAP në Akademinë e Arteve,e cila këtë herë vjen me një titull dhe koncept interesant. “Maket” titullohet koncepti kuratorial i këtij edicioni i ideuar nga bashkëkuratorët Najada Hamza dhe Ardian Isufi dhe i koordinuar nga Genc Përmeti, profesorë dhe pedagogë në Akademinë e Arteve. Kjo është eksperienca e dytë e këtij ekipi organizativ, ku vlen për tu përmendur

ekspozitën “Trego një Ngjarje” e realizuar një vit më parë me sukses të jashtëzakonshëm për atmosferën artistike të krijuar dhe për impaktin e drejtpërdrejtë që pati ky event për publikun artdashës dhe më gjerë. “Maket” ka si target studentët e Akademisë së Arteve-Atelie Grafika/ Mode e Tekstil/ Multimedia / Pikturë, që njëkohësisht janë dhe artistë të rinj për ti krijuar shanset e përpunimit artistik mbi një temë urbane dhe arkitektonike për një realitet të caktuar dhe të përcaktuar prej tyre. E gjitha kjo vjen si një dëshmi artistike, gjithashtu është një eksperiencë e re dhe e vyer për studentët, të cilët përballen dhe ballafaqohen me ide të ndryshme nëpërmjet procesit të konkurrimit. “Maket” do të përqendrohet në realizimin e objekteve tre dimensionale të inspiruara nga projekte arkitektonike dhe struktura urbane, ku do të shtrihen ndërhyrjet artistike për të stacionuar konstatime të një shoqërie tranzitore me kontraste dhe diferenca të jashtëzakonshme. Ky diskutim do të ketë jo vetëm karakter pamor, por edhe të debatit në formën e tryezës së rrumbullakët me individë apo grupe të interesuara për të mësuar më shumë rreth kësaj infrastrukture të rrëmujshme, ku individi e sheh veten si në një teatër të mbyllur, të cilin e kufizon një bulevard periferik “Baudrillard”, por edhe si arsyetim mobil se qenia humane është një objekt-subjekt i lëvizshëm si fizik po ashtu dhe i qëndrueshëm. Ekspozita do të zhvillohet në galeria FAP në Akademinë e Arteve nga data 9 deri më 20 shkurt. “Maket”mund të jetë modeli i një vepre arti, i një ndërtese a grupi ndërtesash, i një makine, i një vegle etj, i zvogëluar ose në madhësi natyrore. Kemi maket i ndërtesës i urës, maket i një fshati, qyteti, maketi i skenës.

Koncepti “Maket”
Aty krijohet objekti arkitekturor i pastër, ai që u shpëton arkitektëve, që e mohon prerazi qytetin dhe zakonet e tij, mohon interesin e kolektivitetit dhe të individëve, këmbëngul në delirin e vet dhe nuk ka të barazvlefshëm tjetër përveç krenarisë së qyteteve të Rilindjes...Jo nuk duhet humanizuar arkitektura. Antiarkitektura, ajo e vërteta, jo njerëzorja, ajo që kapërcen njeriun...pa respektuar vëllimin, mirëqenien ose ekologjinë ideale. Ajo ka luajtur me teknologjitë e forta, i ka tepruar të gjitha përmasat, ka vënë bast mbi qiellin dhe mbi ferrin. Qytetet nuk kanë mjaft hapësirë- apo më mirë e tëra ajo shpallet si publike, është e tejmbushur me të gjitha shenjat e skenës publike, ajo të ndalon ta përshkosh, apo të ngjitesh si një shkretëtirë, ose hapësire indiferente. Ndofta rruga, nuk i njeh çastet historike, por ajo është gjithmonë e zahamallishme, vitale, kinetike dhe kinematografike, në pajtim me imazhin e vendit të vet, ku thjesht skena historike dhe politike vihen pak në kandar, po ku rrezikshmëria e ndryshimit, të cilin e kanë mëkuar përmes teknologjisë, mediave, është i madh: është vetë dhuna e mënyrës së jetesës. Në krizën e tashme të vlerave, përmes një force teatraliteti, që të gjithë kthehen drejt kulturës, që ka guxuar t'i materializojë pa pritur gjatë këto gjëra... O ditë të bukura! Këtë mëngjes një zog ka ardhur të vdesë mbi ballkon dhe e kam fotografuar- "Jean Baudrillard". Psikofizika urbane dhe arkitektonike, si ne i përjetojmë ato, si ne situatojmë me hapësirën publike ku ndodhet shtëpia jonë e vogël dhe e madhe, që do të thotë të reagosh, pickosh publikun me reflektime artistike si libër i hartuar në dorë të parë, që qarkullon përkohësisht e i shtrohet diskutimit para se të marrë trajtën përfundimtare, pra diskutimi i maketit si projekt artistik sensibilizues.

Nga Julia Vrapi

© 2008 Gazeta "Sot"
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Feb 04 2010, 01:59pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Vlorë, plani i përgjithshëm rregullues i qytetit bregdetar, një proces i nisur 90 vjet më parë

Në vitet '20, hidhen themelet e Vlorës moderne

Planit i Ri i Përgjithshëm Rregullues i qyteti të Vlorës, aktualisht në proces hartimi, përbën një nga sfidat kryesore në përpjekje për të përcaktuar shinat e zhvillimit ekonomik e social të këtij qyteti bregdetar dhe perspektivën e tij të dekadave të ardhshme. Realizimi i këtij projekti në fakt nuk është përpjekja e parë dhe me siguri as e fundit në këtë drejtim. Në një radhë të thjeshtë kronologjike ai pason atë të vitit 1996. Ndërkohë, në një dimension shumë më të gjerë, ai përbën një hallkë të rëndësishme në përpjekjet për ta shndërruar qytetin e Vlorës, në një qendër të rëndësishme të zhvillimit urban dhe ekonomik në jug të vendit.

Shdërrimi i Vlorës në një qendër urbane moderne e me perspektivë

Në vitet '20-të të shekullit të kaluar nisën përpjekjet e para të shndërrimit të Vlorës, në një qendër urbane moderne e me perspektivë. Paria e asaj kohe, mes të cilëve emra të tillë të njohur si Ali Asllani, një nga kryetarët më të suksesshëm të Bashkisë së Vlorës në periudhën 1912-1939, konkretizuan përpjekjet e para me disa ndërtime mjaft ambicioze për kohën, madje edhe për ditët e sotme. Godina e merkatos, së kullës së sahatit, ajo e Bashkisë (Muzeu Historik i sotëm), godina e Bankës (Sot, Banka Kombëtare Tregtare), godina e Konsullatës italiane (sot, Bashkia dhe Këshilli i Qarkut), e një sërë ndërtimesh të tjera, shënuan fillesat e Vlorës moderne. Këto godina, edhe sot janë pjesë e trashëgimisë në ndërtim dhe e kulturës në këtë qytet. Një moment të rëndësishëm shënon në këtë periudhë, ndërtimi i Lulishtes së Flamurit, e cila u konkretizua në vitin 1925.

Ajo zëvendësoi sarajet e famshme të familjes Vlora, pinjollët e të cilës e dhuruan truallin për këtë projekt ambicioz, që përbën sot simbolin e qytetit dhe të mjaft ngjarjeve me rëndësi mbarëkombëtare. Po ashtu, me radhë u ndërtuan shatërvani i Sheshit të "Flamurit", ndërkohë që vetë ky shesh, sipas arkitektit Arben Meksi, nisi dalëngadalë të shndërrohej në bërthamën e urbanistikës dhe arkitekturës së Vlorës. Krahas kësaj, arkitektë italianë, emrat e të cilëve mbeten të panjohur, hodhën profilin e Vlorës së ardhshme, duke iniciuar hartimin e një studimi urbanistik, gjithsesi të pjesshëm.

Në këndvështrimin e kohës, në vitet 1930-të, aksi kryesor mbetej rruga Vlorë-Skelë dhe pjesa lindore e ajo veriore e qytetit, e përshkuar nga disa akse rrugore paralele. Krahas me këtë, nisi të ndërtohej sistemi i kanalizimeve dhe ujësjellësi i qytetit, që përfunduan pothuajse në të njëjtën kohë, në fund të viteve '30-të dhe fillim i viteve '40-të.

Edhe sot, këto dy elemente thelbësorë për një qendër urbane, vazhdojnë të jenë pothuajse të pandryshuara dhe po aq të rëndësishme për Vlorën.

Sipas arkitektit, Arben Meksi, studimet e pjesshme mbetën themeli i zhvillimit urban dhe ekonomik të Vlorës. Një tjetër përpjekje e realizuar në fund të viteve 1970-të dhe fillimi i viteve 1980-të, mbeti gjithsesi e tillë, pa u konkretizuar në dimensionet e një Plani të Përgjithshëm Rregullues. Për pasojë edhe ndërtimet e realizuara në atë kohë, mes të cilave, Pallati i Sportit në Skelë, godina e ish-Komitetit të Partisë së Punës (sot, Universiteti "Ismail Qemali"), rikonceptimi i Bulevardit Vlorë-Skelë etj., ishin pjesë e këtij vizioni.

Plani i Përgjithshëm Rregullues, për herë të parë në vitin 1996

Plani i Përgjithshëm Rregullues i Vlorës, u realizua për herë të parë në vitin 1996. Ai ishte produkt i përpjekjeve dhe punës së specialistëve urbanistë, arkitektëve dhe Bashkisë së asaj kohe. Ky plan, bazohej tek zhvillimi i deriatëhershëm i qytetit të Vlorës, dhe hidhte bazat e zhvillimit të tij për dekadat në vazhdim. Në të përcaktoheshin disa akse, si drejtime kryesore të zhvillimit, ku përfshiheshin Rruga "Transballkanike" (Projekti i të cilës, u konkretizua në fillim të vitit 2009), Shëtitorja "Skelë-Uji i Ftohtë", aksi nga Lagjia "Çentrale", deri në afërsi të ish-Kampit të Pionierëve etj.

Por, intensiteti i zhvillimit sipas arkitektëve dhe urbanistëve vlonjatë, kërkon azhornimin e vazhdueshëm të studimeve përkatëse. Në këto kushte, Plani i Përgjithshëm Rregullues, i cili po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit, Punëve Publike dhe Telekomunikacionit dhe projektin "Idea", financuar nga Banka Botërore, përgatit vizionin dhe strategjinë e zhvillimit të qytetit të Vlorës, për 20 vitet e ardhshme. Drejtori i Drejtorisë së Urbanistikës, pranë Bashkisë së Vlorës, Odise Zoto, thotë se "ky projekt, nuk është thjesht dhe vetëm një plan i orientuar në zhvillimin e urbanistikës". "Ai është shumë më tepër se kaq.

Plani i Përgjithshëm Rregullues, Vlora e dekadave të ardhshme

Është një plan që i paraprin dinamikës së zhvillimit ekonomik e social, për periudhën e pas vitit 2020. Në të përcaktohen jo vetëm zonat e reja për ndërtim, por edhe ato për investime në fushën e prodhimit, të shërbimeve etj. Drafti i Planit të Përgjithshëm Rregullues, po diskutohet nga specialistët vlonjatë, në takime të ndryshme që po zhvillohen me këtë rast. Në këtë kontekst, specialistë urbanistë, arkitektë, sipërmarrës etj., në funksion të plotësimit të Planit të Përgjithshëm Rregullues shtrojnë nevojën e përcaktimit të disa detajeve që lidhen me orientimin e zhvillimit të qytetit në perspektivën e të paktën 20 viteve të ardhshme, duke u ndalur veçanërisht në saktësimin e zonës industriale. Arkitekti Piro Stefa thotë se, ajo nuk duhet të vendoset në kufi me Komunën Qendër, sikurse është përcaktuar, por ndoshta në një hapësirë mes qyteteve Vlorë e Fier, sipas një modeli të ngjashëm me atë të hapësirës mes Tiranës e Durrësit. Po ashtu, ai sugjeron evidentimin e zonës së ish-Fushës së Aviacionit, e cila mund të shndërrohet në një mjedis ndërtimesh cilësore e të administratës lokale, në raport dhe funksion me ndërtimet e kryera pranë saj gjatë 20 viteve të fundit, që janë kaotike e pa asnjë studim. Në draftin e mësipërm, ende nuk është përcaktuar me saktësi, profili që do të ketë Vlora e vitit 2020-të, apo elementë të tillë si ai i intensitetit të ndërtimeve dhe sipërfaqja e okupuar e Vlorës, nga këto ndërtime, për të cilat nuk ka të dhëna të sakta.

Qyteti i Vlorës përfshihet mes qyteteve me intensitet të lartë ndërtimesh në vend dhe me cilësi mjaft të lartë të realizimit të tyre. Në këtë kontekst, Stefa shtron nevojën e respektimit të traditës së viteve '20-'40 të shekullit të kaluar, kur Vlora përjetoi një "boom" zhvillimi ekonomik.

© Copyright 2005 Rilindja Demokratike. WebMaster Eugene Kryez.

trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Thu Feb 11 2010, 12:10pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Emin Riza: Banesën shqiptare të shekujve XV-XIX


(Dërguar më: 10/02/10) Ali Muka

Monografia "Qyteti dhe banesa shqiptare e shekujve XV-XIX" ( 470 faqe ), e cila doli nga shtypi nga fundi i vitit që kaloi, është një ndihmesë tjetër e vlertë në fushën e studimeve albanologjike të përgjithësi dhe të trashëgimisë arkitektonike në veçanti. Prof. Dr. Emin Riza (akademik), autor i kësaj monografie, ka thuajse pesë dekada që merret me gjurmimin, dokumentimin, studimin, mbrojtjen dhe restaurimin e trashëgimisë sonë arkitektonike në përgjithësi, dhe me qytetin në banesën qytetare në veçanti. Ai i përket asaj plejade studiuesish vendas që vazhdon të sjellë kontribute të ndjeshme në vlerësimin dhe në ndriçimin e krijimtarisë sonë popullore, veçmas për arkitekturën e urbanistikën e qytetit. Është puna dhe përkushtimi i tij qytetar që vazhdon të lërë gjurmë të gjalla e përherë të vlerta në krijimin e arkivave, ku është depozituar me kritere shkencore materiali i pasur grafik, fotografik e përshkrimor. Ritheksoj, se bëhet fjalë për dekada aktivitet intensiv në gjurmim, dokumentim, studim, botim e restaurimin e monumenteve të arkitekturës tradicionale që trashëgojmë nga e kaluara. Ky realitet kompleks për nga natyra përbën atë sfond domethënës që lexuesi, edhe i kësaj monografie të re, do ta vërejë në mënyrë krejt të natyrshme. Është ky realitet, i cili përbën një bazë sa solide, aq dhe të domosdoshme për vazhdimin e punës më tej, nga brezat aktualë e nga ata që do të vijnë pas tyre.
Libri
Libri, përveç dy Hyrjeve ( nga të cilat njëra është e botimit të parë, realizuar në vitin 1991, ndërsa tjetra e këtij botimi që kemi në dorë, dhe Bibliografisë së konsultuar, strukturohet në dy pjesë themelore. Pjesa e parë është organizuar në katër kapituj, në të cilët vihen në fokus: Qyteti dhe banesa gjatë shek V - XIV; Zhvillimi dhe karakteri i qytetit, Tiparet urbanistike të tij dhe Zhvillimi urbanistik i disa qendrave qytetare të shekujve XV - XIX. Pa mohuar vlerat e domethënien e tre kapitujve të tjerë, vëmendjen në këtë pjesë ta tërheq kap. IV, i cili sjell informacion krahasimisht analitik për tetë qytetet, dhe konkretisht për Beratin, Gjirokastrën, Shkodrën, Elbasanin, Prizrenin, Gjakovën, Tiranën e Korçën. Po ashtu, me përjashtim të kap. II-të, në tre kapitujt e tjerë sillen 18 tabela me paraqitje grafike dhe 63 fotografi, të gjitha në rolin e dokumentit autentik të vjelë, kryesisht, për të mos thënë tërësisht në terren. Pjesa e Dytë, duke zënë mbi 2/3-tat e vëllimit të përgjithshëm të monografisë, është organizuar në 7 kapituj, në të cilët trajtohen: Veçantitë e banesës si kategori ndërtimore; Tipologjia e banesës; Ndërtimet në oborrin e banesës dhe njësitë funksionale e arkitektonike të saj; Banesa në periudhën e lindjes e të zhvillimit të marrëdhënieve kapitaliste; Raportet banesë qytetare - banesë fshatare; Karakteri dhe tiparet e banesës dhe mbrojtja e restaurimi i qendrave historike dhe i banesës. Ndër kapituj e kësaj pjese, vëllimin më të madh e zë i dyti ( 165 faqe), në të cilin shqyrtohen me kompetencë profesionale - shkencore, 6 tipa banesash, pa lënë pas dore grupin e banesave që autori me të drejtë i quan zgjidhje të veçanta. Po ashtu, vëmendjen ta tërheq edhe kapitulli i tretë i kësaj Pjese, në të cilin vihen në fokus ndërtimet ndihmëse e shtëpia e miqve në oborrin e banesës; 12 njësi kompozicionale e 12 elementë funksionalë të vetë banesës si ndërtimi kryesor në këtë oborr. Vëmendje u kushtohet në këtë kapitull gjithashtu materialeve, teknikave e strukturave të ndërtimit, duke u ndalur në mbyllje të tij, te mjeshtrit ndërtues, roli dhe vendi i tyre në këtë krijimtari plot vlera. Kjo pjesë e monografisë, më e rëndësishmja në të gjitha kuptimet e domethëniet që bart termi, shoqërohet me 88 fotografi dhe 77 tabela me paraqitje grafike në rolin e dokumentit autentik.
Vlera
Vlera domethënëse, sidomos për lexuesin e kualifikuar, bart edhe Bibliografia e Konsultuar, në të cilën sillen 170 citime të rendit shkencor, ku mbizotërojnë libra të natyrës së monografive. Lexuesi gjen aty 80 autorë, nga të cilët mbi 30 janë të huaj. Pa folur për faktin që mjaft autorëve u citohet më shumë se një botim. Pjesa e kësaj tabloje të shkurtër do të quaja dhe ato çfarë shënohen në dy palosjet e brendshme të dy faqeve të kopertinës. Në të parën sillet një CV e shkurtër e autorit, ku mësojmë se që nga viti 1962 ai është angazhar në fushën e gjurmimit, dokumentimit, studimit, restaurimit dhe botimit të arritjeve arkitektoniko- urbanistike të qytetit shqiptar. Në një vështrim tërësor mund të thuhet se në fokus të monografisë vihen të paktën katër dukuri apo aspekte si më domethënësit, që janë: qyteti shqiptar në rrugën e zhvillimit të tij historiko-urbanistik (e para), banesa qytetare tradicionale shqiptare në rrugën e zhvillimit të tij morfologjik dhe tipologjia (e dyta), ruajtja, restaurimi dhe vlerësimi i kësaj trashëgimie ( e treta), shqetësime të kohës që jetojmë, qoftë brenda kufijve aktualë të trojeve tona, ashtu dhe më tej, me nota të theksuara për Kosovën (e katërta). Dhe, më kryesorja, autori e dëshmon veten njohës i mirë jo vetëm i së djeshmes në fushën ku është angazhuar, por edhe i së sotmes apo i asaj që dikton e ardhmja. Ky realitet e bën monografinë që kemi në dorë të mos e shohim si një përsëritje disi mekanike të asaj çfarë është thënë më parë, por vepër të një autori përherë në kërkim të asaj që është bindëse dhe që i reziston natyrshëm realitetit që po jetojmë. E shoh të arsyeshme të ritheksoj se ndihmesa e këtij autori në fushën e botimeve të rendit shkencor, mbetet sa e vlertë aq dhe e pandërprerë. Kujtoj se autori ka publikuar mjaft shkrime, artikuj e monografi lidhur me qytetin dhe banesën qytetare (të para si një binom i pandarë), duke filluar me trajtesa për qytete të veçanta (në ballë të të cilave qëndrojnë Gjirokastra dhe Berati), dhe në vështrime tërësore të tyre. Kjo vepër ka si bashkautor dhe një koleg të nderuar, arkitekt Njazi Haliti, i cili ndërroi jetë vitet e fundit. Me monografinë për Kosovën Emini rivlerësoi me sens të lartë jo vetëm shkencor, por dhe patriotik e qytetar, jo vetëm pasurimin e trashëgimisë sonë me vlera të reja, por deri dhe aspekte të tipologjisë së banesës sonë qytetare, duke na sjellë një tablo më të plotë e më të saktë të saj, çka dhe duhet se ka luajtur rol jo të vogël në shqyrtimet e kësaj problematike te monografia që kemi në dorë. Dhe, jo vetëm kaq. Përfshirja në analizë, veçanërisht e trashëgimisë për qytetin dhe banesat qytetare kosovare, i jep veprës natyrë gjithëpërfshirëse brenda trojeve etnike e aktuale të banuara nga shqiptarë, detyrim tanimë jo vetëm shkencor, por dhe moral e qytetar. Moment me mjaft domethënie në monografi shënon analiza e qëndrimi i autorit për këtë trashëgimi në nivel ballkanik e më gjerë. Ndër të tjera, të tërheq vëmendjen ballafaqimi me botime ku kanë gjetur pasqyrim pikëpamje anti- shkencore, kryesisht të ndonjë autori nga vendet fqinje, çka përbën një prej kontributeve të vyera të kësaj monografie. Në sfondin e kësaj analize është kërkesa fisnike e kohës.
Etnia
Kundruar kështu, dalja në qarkullim e kësaj monografie ofron mesazhe me domethënie historike, por po aq, në mos më shumë, me domethënie aktuale. Duke përjashtuar me argumente të rendit shkencor bashkëkohor çdo lloj mendësie të ndonjë purizmi etnik, në rastin tonë për qytetin dhe banesën qytetare shqiptare, autori vë në balancë raportet origjinalitet - huazim a ndikim. Ai arrin në përfundimin logjik se kjo etni, ky komb e ky popull, ka jetuar në mënyrë aktive nën çdo perandori shumëkombëshe, duke mos njohur ekzaltime fanatike vetëmbyllëse. Përmes shqyrtimit të një materiali të pasur dokumentar, del mirë në dukje se etnosi ynë, i ngulitur në trojet e vendbanimet e veta, ka pasur vijueshmëri lidhjjee përparësore me banesën e vet, madje të asaj shkalle, saqë mund të flitet pa asnjë mëdyshje, për KULTIN E BANESËS ndër shqiptarë. Autoktonë që prej muzgut të historisë në këto troje, intuitivisht ata kanë kërkuar të lidhen me to, duke ngulur aty banesën si një dëshmitar natyror e organik dhe si një prej qëllimeve kryesore të jetës së tyre. Libri që kemi në dorë mendoj se në kushtet e aspiratave për globalizimin, bën thirrje për të ruajtur nota të individualitetit e të identitetit si etni, si popull e si komb. Ai sikur kërkon të na ushqejë KUJTESËN për këtë identitet e individualitet, në vend të HARRESËS të cilën nuk po ngurroj ta quaj ashtu siç është në të vërtet: OGURZEZË.
E thënë shkurt dhe qartë, koha dikton nevojën e angazhimeve në vazhdimësi të punës tonë, të fillimit dekada më parë, por dhe angazhimin me natyrë gjithëpërfshirëse, në kuadër etnik e kombëtar dhe më gjerë, duke qenë kjo një thirrje e mesazh që lexohet qartë në faqet e kësaj monografie. Dhe si pjesë të këtij mesazhi qëndron shpresa në zgjerimin në të ardhmen të gjurmimeve e studimeve edhe në hapësirat e banuara nga shqiptarët autoktonë në Maqedoni, Malit të Zi e Greqi, në trojet ku jetuan, ndërtuan, shqiptarët. Në këto kuptime, kam bindjen se kjo monografi do të mirëpritet jo vetëm nga specialistët (studiues, restauratorë të monumenteve, historianë të arkitekturës e etnologë) të fushës, por dhe nga studentë të degëve që kanë në programe të tyre etnokulturën tonë e më gjerë. Në mbyllje të këtyre shënimeve, dua të ndalem edhe te një dukuri që cilitdo lexues do t'i bjerë me siguri në sy. Kolegu ia kushton këtë monografi babës së vet, njëherazi shkencëtarit të shquar shqiptar, Prof. Selman Riza. Vështruar në këtë kontekst, dedikimi, ku del në pah ndjekja e shembullit fisnik të të atit në metodën e punës lidhur me parashtrimin sa më besnik të cilësdo dukuri që merret përsipër, do ta kishte të tepërt cilido koment. *Etnolog

Copyright 2007 Gazeta Shqiptare
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
belgium
Tue Mar 16 2010, 12:04pm

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Iher shkoders mas me i than ma shkoder jena ba....
i prishen tana shpijat evjetra 100-300vjecare epo ndertojn apartamente kot pa lidhje e shkodra neser ta po del si qyteti i ri i kukesit dikur ne koh t ennver hoxhes..
krim i madh asht ndaj cdo investitori qe po ban ne shkoder sot.nje shtepi 200vjecare mas teatrit migjeni u shit me 250milion lek dhe u prish pe rnji dit te vetme ne oren 01 te nates deri ne oren 05 mengjezit as tjegllat sja pash ma..e jam trondit shum e shum...
Back to top
L - N
Tue Mar 23 2010, 11:51am
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
Arkitektura,damka e shëmtuar shqiptare e 20 viteve

Vendosur: 22/03/2010 - 09:14

Fatmir Musaj*

Arkitektura dhe ndërtimet kanë treguar gjithmonë zhvillimin e një vendi dhe kanë qenë tregues të qartë, politikë të një sistemi. Shpenzimet në ndërtim janë pjesë e një ringjalljeje të cikleve ekonomike të një shteti. Një nga detyrat më elementare të politikave të arkitekturës është: qëllimi, jo vetëm të mbrojë kundër fatkeqësive të natyrës, por të siguroje për njerëzit, që institucionet dhe banesat, të kenë luksin e normalitetin e jetës brenda dhe jashtë ndërtesës. Kjo është e një rëndësie sa profesionale e politike. Kthehemi me dhimbje dhe neveri, të zhulosur dhe me zgjyrë, me ulërimë dhe urtësi, me patetizëm e qetësi, për të analizuar artin dhe arkitekturën në Shqipëri; marrëdhëniet e shoqërisë, që janë pasqyruar nëpërmjet monumenteve dhe artit, i cili është krijuar nga marrëdhëniet e vetë artit në vetvete, shtetit, politikës, shoqërisë dhe artit. Të vonuar, mbas 500 vjet robëri, ku bota provonte shijen e të gjithë “izmave” të rrymave artistike, ku shëtiste me transoqeanik dhe Parisi ndërtonte kullën “Eifel”, ku Budapesti kishte metronë e parë në Evropë, ne ishim akoma te qerpiçi dhe me një infrastrukturë feudale. Ashtu siç është e vërteta shtëpitë qytetare që ishin ornamentalizëm, të ndërtuara plot estetikë, po ishin model i një kohe të perënduar. Trashëguam qytete dhe objekte kulti me karakteristika të veçanta, një kulturë, e cila pasqyrohet në zbulimet arkeologjike, si dhe ne mbetjet fizike të monumenteve, në amfiteatër, kështjella etj., të cilat kanë nevojë për restaurim. Por qëllimi i shkrimit tim është arti dhe arkitektura, si pjesë e jetës sonë, si tregues i qytetërimit, i shkallës së civilizimit dhe i politikave të shtetit të shek. XX e XXI. Tirana, kryeqyteti ynë, kartëvizita e arkitekturës së kryeqytetit tonë, është Ansambli Arkitektonik i Ministrive në Sheshin “Skënderbej”, pra bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri te Korpusi i universitetit. Ky është sot antikuari dhe relikja më me vlerë e kryeqytetit tonë. Në të gjithë Shqipërinë nuk gjen më gjurmë nga e kaluara, nga arkitektura qytetare, jo vetëm nga funksionaliteti, po kemi edhe një degradim dhe rrallim të objekteve muzeale me vlera kombëtare. Mirësevini në Shqipëri! Ju po vini në Perandorinë e Arkitekturës së Ferrit. Ju po vini në necropolis-in shqiptar, kjo është një britmë që më merr energjinë, ky është një patetizëm që duhet ta nxjerr, kjo është një shurdhëri që po më helmon, kjo është një grisje dhe shqyerje shpirtërore që nxirret me ulërimë dhe dua që ajo të dëgjohet nga veshët e mediokritetit se mjaft kam heshtur dhe ju ftoj të gjithëve të mbani qëndrim qytetar, dhe t’i bëheni barrikadë të keqes, necropolis-it, kësaj varreze ogurzeze, jo butaforike, po të gjallë e monumentale, që rrethon jetën tonë. T’i bëheni barrikadë dhe të trimëroheni për t’i thënë mjaft politikës së papërgjegjshme, për t’i thënë mjaft korrupsionit, për t’i thënë “ok” guximit qytetar, kurajës civile dhe interesave kombëtare. Shikojmë Shqipërinë nga ajri: Një horror e katrahurë arkitektonike, një thatësirë artistike, një mjegullnajë djallëzore, që mbulon qytetet tona. Një shqyerje biblike, përmbytje kilometrike nga ujërat, një krijesë arkitektonike e djallit, një përçudnim i parajsës gjeografike, që e ka bërë politika bashkë me arkitektët e ferrit. Mirësevini ne Aeroportin “Nënë Tereza” dhe sapo të dilni do të prezantoheni me monumentin “Nënë Tereza”, punë e skulptorit Luan Mulliqi. Ja çfarë thotë Luani: “Ndihem i kënaqur që fitova të drejtën e realizimit të kësaj shtatoreje për një personalitet si Nënë Tereza, pasi monumentet e heronjve kombëtarë deri tani janë realizuar nga artistë shqiptarë dhe kryesisht në bazë të modeleve socio-realiste. Shtatorja ngjan sikur humanistja shqiptare po bën një lutje universale. Dhe duart janë vendosur në mënyrë të atillë, sikur Nëna Tereza po kryen një lutje universale dhe gjithashtu sikur po u uron mirëseardhjen atyre që shkelin në aeroportin e Rinasit”. Dhe vazhdon: “Pjesën e poshtme të përmendores e kam modeluar në formën e një drapri të lehtë, për të vazhduar në lartësi përmes një forme elegante që e arrin monumentalitetin e saj përmes bashkimit të duarve. Ka një formë anti gravitacionale, që del nga toka, apo që mbin si një lule dhe që hapet për të paraqitur gjithë veprimtarinë e Nënë Terezës, dhe pastaj merr formën e një shigjete që priret nga qielli, nga përjetësia...”. Pallavra, pallavra, pallavra. Kjo nuk është “Nënë Tereza”! Kjo është një kolonadë dy tonësh prej bronzi, 6 metra e lartë, si një kolonadë varreze që del nga toka dhe bën prezantimin e frikshëm të mirëseardhjes në atdheun e “ferrit” artistik e arkitekturor. Kjo është si një porosi për skenat e makabritetit të fantazisë së Stefan King. Kjo është një vepër 100% socio-realiste si të gjithë monumentet e diktaturës, ku sidomos femrat janë modeluar si “Herkule” me nofulla të hekurta e muskuloze. Të lutesh, do të thotë të kesh dhimbje, të lutesh do të thotë të bësh kompromis. Po a ka dhimbje në punën tuaj? Jo! Po a ka kompromis në punën tuaj? Jo! Po a është Nene Tereza kjo? Jo! Kjo “vepër” është një “Sui generis” në artin monumental shqiptar, për të mos thënë një plagjiaturë që të kujton Jezusin monumental mbi Corvovado në Rio de Janeiro, që është në Brazil vepër e projektuar nga inxhinieri Heitor da Silva Kosta dhe e punuar nga skulptori Francez Paul Landowski. Një herë thoni është si një lule, pastaj lulja kthehet në shigjetë që pritet nga qielli!!! Monumenti është një vepër artistike, një lloj krijimtarie, që duhet të paraqesë në mënyrë eksplicite për të përkujtuar një person, apo një ngjarje të rëndësishme, apo që është bërë e tillë nga shoqëria, si pjesë e përkujtimit të tyre dhe që ndihmojnë jo vetëm në kujtesën e shoqërisë, po dhe në administrimin e hapësirave publike të qytetit. Qëllimi i monumenteve dhe vetë fjala monument ka lidhje me një madhësi mbi natyrale për të bërë përshtypje nga gjetja artistike dhe përmasat e figurës. Rrjedh nga latinishtja “Monere” që do të thotë “të kujtojmë”. Po çfarë t’i kujtojmë kësaj figure emblematike shqiptare: sa shqiptare, aq dhe planetare, më shumë tokësore se qiellore, kësaj legjende të gjallë, këtij miti të pavdekshëm të humanizmit e mirësisë, qe ka fytyrën e Nënë Terezës. Çfarë i mbetet shikuesit dhe mua si artist, për tu përgjigjur në perceptimet, reagimet e gjendjen e veçantë emocionale, që vijnë nga një skulpturë e tillë, nëpërmjet këtij monumenti. Në bazë të këtyre ndjesive mund t’ju them që keni krijuar nj “Zombie” Nënë Terezë! Unë i referohem, funksionit të skulpturës si një masë 2 tonëshe, prej bronzi që nuk ka të bëjë fare me shenjtoren dhe më duket si një riprodhim e interpretim imagjinar i një Motre/priftëreshe anonime, që ose nuk ka ekzistuar, ose ka ekzistuar në vitin x dhe jo virgjëreshës Gonxhe Bojaxhiu, kësaj shenjtoreje të mirësisë tokësore. Kjo materie e pa vdekshme e moralit njerëzor. Dimensialiteti i objektit nuk e bën objektin monumental. Monumental e bën gjetja, zgjidhja, kompozimi, epshi i pashuar artistik, që quhet muzë, dashuria dhe shpirti, që derdh autori në veprën e tij, identiteti e simbolika, rrezatimi dhe mesazhi artistik e estetik që përcjell te shikuesi. Vazhdojmë rrugëtimin e arkitekturës dhe artit në Shqipëri. Arkitektura ka pasur si funksion një normë mbizotëruese: “Forma ndjek funksionin”. Mjafton të shohim ndërtimet e kullave të Malësisë së Veriut, të bunkerizuara me frëngji dhe të varfra në ornamentalizëm dhe e kuptojmë se çfarë jete sociale është jetuar në to, si brenda dhe jashtë kullës. Mjafton të shohim shtëpinë qytetare shkodrane, tiranase, elbasanase e të qyteteve të Shqipërisë së Mesme, shtëpinë me çardak, hajat, kopshte e oborr të mbyllur, apo kompleksin unikal të ndërtimit të qyteteve të jugut si Berati, Gjirokastra, etj, të mbushur plot ornamente arkitektonike, që ka të bëjë dhe këtu me traditën dhe marrëdhëniet sociale të shoqërisë.
Pra arti dhe arkitektura shërben si një libër i hapur për të përcjellë informacione social-politike të shoqërisë. I referohemi diktaturës: Uniformiteti pa shpirt i parafabrikateve, pallate të ndërtuar nga të burgosur dhe qindra, mijëra bunkerë që nga rëra, ku lag dallga e detit, e deri në majë të malit, sheshe të stërmëdha e jo funksionale të qendrave të qyteteve, fabrika e kombinate të ndërtuara në zemrën e qyteteve! Monumentet e klonuara të diktatorëve të diktaturës, infrastrukturë mizerabël, etj. Forma ndjek funksionin! Po cila formë dhe cili funksion? Anarki, kaos, katrahurë arkitektonike. Anarki si vetë jeta jonë, si vetë marrëdhëniet tona sociale. Infrastrukturë me funksionin më vdekjeprurës i superstradave. Fakt janë statistikat e vdekjeve. Arkitektura quhet procesi dhe produkti i planifikimit, projektimit dhe ndërtimit, që pasqyron hapësirë funksionale, sociale dhe konsideratat estetike. Qytetërimet historike janë identifikuar shpesh me arritjet e tyre arkitektonike. Në fund të shek. XX një koncept i ri i arkitekturës është qëndrueshmëria, dobishmëria/funksionaliteti dhe bukuria/forma/estetika. Me arkitekturën moderne, dimensioni estetik shkon përtej aspekteve funksionale dhe ka të përbashkët zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Identifikimi i shoqërisë shqiptare në arkitekturën që kemi “projektuar” dhe ekzekutuar. Njëzet vjet demokraci, 20 vjet lëvizje të pa kontrolluara demografike, ku shteti dështoi në bërjen e projekteve bashkëkohore dhe qytetërimi ka lënë gjurmë në arkitekturën tonë si: zona informale si Bathorja dhe periferitë urbane në të gjitha qytetet e Shqipërisë, e gjithë vija bregdetare, etj. Dyzet kilometra vijë bregdetare, që nga Durrësi deri në Spille. Dyzet km horror betoni, ku mbajmë përgjegjësi të gjithë, po sidomos shteti/politika dhe arkitektët/zyrat e projektimit. Rrugëton nga Rinasi në drejtim të Kavajës dhe do të shikosh peizazhe të përçudnuara, natyra të shkatërruara e të shqyera frikshëm, nga ndërtime të shëmtuara jo funksionale. Nuk janë ferma, nuk janë stalla, nuk janë pulari, po janë shtëpi pa infrastrukturë, pa planimetri, po të miratuara nga zyrat e projektimit dhe janë aty ku toka është më pjellore, në zemër të fushës dhe jo në kodra. Njëzet metra larg detit, detin nuk e shikon nga betonimet e pallateve, deri në 20 kate të ngritura në plazh. Kush i ka miratuar! Kush i ka projektuar! Ku janë funksionaliteti, forma estetika? Ku do të shkojnë mbetjet organike, ku do të shkojnë mbetjet fizike, ku janë sheshet e parkimit dhe ku janë sheshet e pushimit, dëfrimit?! Kush i ka projektuar? Kush i ka lejuar? A funksionon zyra e projektimit? A ka një plan urbanistik e arkitektonik? Në Kavajë, në qendër të pret Obelisku i Demokracisë, të cilin nuk e firmosa në vitin 1995, si anëtar komisionit të asaj kohe. Nuk e firmosa se ishte punë e dobët, se nuk u bë me konkurs, se nuk ishte pozicioni i gjetur. Isha i vetmi që nuk e firmosa. Dhe koha po e nxjerr jashtë funksionit si obelisk, ku më shume ka funksionin e mitingbërjes, ku mblidhen militantët. Kush është i kultivuar dhe qytetar nuk mund të pranojë më arkitekturë dhe statuja të tilla banale dhe konservative, apo plagjiatura të shpifura. Ne jetojmë në mijëvjeçarin e tretë dhe mos i gënjejë mendja mediokrit se artin e kuptojnë vetëm artistet! Në ditët e sotme arti mbahet, vlerësohet nga kritika, që për të keqen tonë, në Shqipëri është një fatalitet, ku ndjehet mungesa e mendimit profesional. Edhe pse i zhgënjyer e i neveritur nga gërryerja morale e gjithanshme, edhe pse kanë kaluar njëzet vjet, që u ndamë nga diktatura dhe pse simbolet e saj janë në mes tonë, në afro 80% të veprave që janë në Shqipëri, edhe pse arti është çliruar nga dara etatiste ideologjike, artistët dhe intelektualët, (kam parasysh dhe arkitektët), po dhe zyrat e projektimit të bashkive, kanë pjesën e tyre në këtë kompozim të rrapëllimës kaotike të hapësirave urbane dhe ç’është më e rëndësishmja: të realizimit të monumenteve dhe pozicionimit të tyre. Në të gjitha qytetet e Shqipërisë, zyrat e projektimit që ka çdo bashki, drejtohen jo nga artistë, jo nga mediokër, po nga njerëz të paaftë që vetëm intelektualë nuk mund te quhen, ose më saktë njerëz të pa përgjegjshëm, topografë bunkeresh të diktaturës. Arkitektura mund të stimulojë dhe në ndikimin e jetës sociale dhe mund të promovojë zhvillimin shoqëror, prandaj mos harroni kurrë o topografë bunkerësh dhe ju o arkitektë mediokër, peshën e përgjegjësisë para shoqërisë dhe historisë.
(*Piktor)

Marre prej Gazeta Panorama Online
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
L - N
Wed Mar 24 2010, 01:19pm
Registered Member #1228
Joined: Wed Sep 12 2007, 10:00am

Posts: 10623
U promovua monografia studimore “Arkitektura vernakulare e Kosovës”

Në ambientet e Muzeut të Kosovës u bë promovimi i monografísë studimore “Arkitektura vernakulare e Kosovës” si dhe hapja e ekspozitës “Restaurimi i kullës së Rrafshit të Dukagjinit” të autorit Dr. Sc. Flamur Doli.Në këtë promovim mori pjesë znj. Lirije Kajtazi, Zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Neritan Ceka, Këshilltar për Kulturë i Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë.Në fjalën e saj të rastit, Zëvendësministrja Lirije Kajtazi,tha se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit trashëgiminë arkitektonike e konsideron si një nga dimensionet dhe vlerat më të veçanta të trashëgimisë sonë kulturore.Sipas saj, një vend të rëndësishëm në kuadër të kësaj trashëgimie, e zë edhe rrjeti i gjerë i kullave në Rrafshin e Dukagjinit.Në këtë kontekst, shtoi Zëvendësministrja Kajtazi, përveç investimeve për restaurimin, ruajten dhe mbrojtjen e kësaj trashëgimie, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes mbështetjes për botimin e librit “Arkitektura vernakulare e Kosovës” dhe hapjes së kësaj ekspozite, e shpreh angazhimin dhe përkushtimin e saj në paraqitjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë sonë kulturore.Kajtazi tha se librat e kësaj natyre janë të paktë në fushën e botimeve profesionale dhe të specializuara tek ne, prandaj botimi dhe promovimi i tyre është edhe një shërbim në funksion të evidentimit, të studimit dhe të promovimit të trashëgimisë arkitektonike dhe kulturore të Kosovës, e cila, me vlerat e saj të rralla, përveç mbështetjes institucionale vendore, do të duhej të ishte tërheqëse edhe për vëmendjen, interesimin dhe mbështetjen e UNESCO-s dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare.Duke e përgëzuar autorin e këtij libri dhe të kësaj ekspozite për punën e tij të jashtëzakonshme profesionale, Zëvendësministrja Lirije Kajtazi, gjithashtu, shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetje të mëtutjeshme të nismave, ideve dhe projekteve të tjera të kësaj natyre, të cilat janë dëshmi e traditës, e qytetërimit, e lashtësisë dhe e origjinalitetit të vendit dhe të kombit tonë.Botimi dhe promovimi i monografisë “Arkitektura vernakulare e Kosovës” si dhe hapja e ekspozitës “Restaurimi i kullës së Rrafshit të Dukagjinit”, u mbështet financiarisht nga MKRS.

Marre prej Bota Sot Online
trokit ketu


Ju pershnes tanve. Ju falemnders per shoqnin tuej, e ju prift e mara tanve pa perjashtim. Kam ndryshue shpin, e kam shkue me shpi te
... Me vjen keq po s'kam mundsi me u dukt ma ktej parit. Ju pershnes me mirnjohje e dashamirsi.

Back to top
Paal Syshkaba
Fri Jun 11 2010, 08:48am

Registered Member #3598
Joined: Tue Dec 22 2009, 07:49pm

Posts: 595
belgium ka shkruar:

Iher shkoders mas me i than ma shkoder jena ba....
i prishen tana shpijat evjetra 100-300vjecare epo ndertojn apartamente kot pa lidhje e shkodra neser ta po del si qyteti i ri i kukesit dikur ne koh t ennver hoxhes..
krim i madh asht ndaj cdo investitori qe po ban ne shkoder sot.nje shtepi 200vjecare mas teatrit migjeni u shit me 250milion lek dhe u prish pe rnji dit te vetme ne oren 01 te nates deri ne oren 05 mengjezit as tjegllat sja pash ma..e jam trondit shum e shum...


ke shum t'drejt belgium per me u trondit... por investitori, investon per me fitu... fajin se ka investitori, por ai qi e len me ndertu aty... tan ndertusit neper bote kane vazhdimisht probleme me popullsine e zonave ku ndertojne, pak randsi ka a asht nji grattaciele apo nji qender tregtare, ajo qi do ndertohet, e cila teorikisht duhet mu prit mire nga qytetart... por shkodrant jane shum indiferenta... vetem po shkove me ju prek shpin e tyne apo oborrin, ndoshta do te munden me than ndoj fjale "kundershtimit", edhe ater nuk jam krejt i sigurt...





I don't want any of you boys thinking, that you're gonna score. You don't score, until you *score*!

Back to top
belgium
Thu Jul 15 2010, 09:23am

Registered Member #1142
Joined: Fri Aug 24 2007, 10:19am

Posts: 12123
Paal Syshkaba ka shkruar:

belgium ka shkruar:

Iher shkoders mas me i than ma shkoder jena ba....
i prishen tana shpijat evjetra 100-300vjecare epo ndertojn apartamente kot pa lidhje e shkodra neser ta po del si qyteti i ri i kukesit dikur ne koh t ennver hoxhes..
krim i madh asht ndaj cdo investitori qe po ban ne shkoder sot.nje shtepi 200vjecare mas teatrit migjeni u shit me 250milion lek dhe u prish pe rnji dit te vetme ne oren 01 te nates deri ne oren 05 mengjezit as tjegllat sja pash ma..e jam trondit shum e shum...


ke shum t'drejt belgium per me u trondit... por investitori, investon per me fitu... fajin se ka investitori, por ai qi e len me ndertu aty... tan ndertusit neper bote kane vazhdimisht probleme me popullsine e zonave ku ndertojne, pak randsi ka a asht nji grattaciele apo nji qender tregtare, ajo qi do ndertohet, e cila teorikisht duhet mu prit mire nga qytetart... por shkodrant jane shum indiferenta... vetem po shkove me ju prek shpin e tyne apo oborrin, ndoshta do te munden me than ndoj fjale "kundershtimit", edhe ater nuk jam krejt i sigurt...



cili investitor m azotni?/ kujt i thu ti investitor ne shkoder?/mafias bashkiake me company aaa???ato vet jan tuj ba ket krim ,qe edhe 10pallate te ndertohen ne shkoder ma shkoder skena pse me i than ma ....
asht tuj ik vjetersia per dit.edhe njajo pedonale krejt fallco per mu asht ......ska aspak natyralitetin edikurshem kur exsistonte rruga ne mes e me ket arkitekturen ere KOL IDROMENOS ja kajn hek meriten komplet ne ket rruge..
qohe tjozefina topalli me krahasu rrugen e ish bankes me ato sheshe italiane gja qe ja ka hek origjinalitetin komplet..shkodra ka fillu me falimentu si identitet ponuk vunen dore edhe 5vjet hkodra ka me dal laracik..dikur enver hoxha e shkatrroi me ngjyren gri 9zymt0e tash nji pallat kuq, portokall, e jeshil, nji ndertes nuk i pershtatet tjetres ne krah ....
Back to top
::bud::
Mon Nov 15 2010, 12:22pm



Registered Member #1092
Joined: Wed Aug 15 2007, 12:46pm

Posts: 10533
Gabimin ma te madh e ban bashkia qe jep leje ndertimi.
e dyta asht qe shqipria akoma nuk ka standarde ndertimi. (i ka po sa per sy e faqe te kopjume nga British Standards (BS) qe nuk ka asnje lidhje me ndertimet shquptare.
Back to top
lissandro
Mon Feb 21 2011, 07:48pm
The pursuit of Happyness

Registered Member #1963
Joined: Sat Jun 07 2008, 04:27pm

Posts: 4764
hahahahah ne kena arkitekturen ton Bud elbasanllinje arkitekture

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend
Back to top
 

Jump:     Back to top

Syndicate this thread: rss 0.92 Syndicate this thread: rss 2.0 Syndicate this thread: RDF
Powered by e107 Forum System
Kerko ne Google dhe ShkodraOnline.Com
Custom Search
Mire se Vini
Emri i Identifikimit:

Fjalkalimi:




Me Kujto

[ ]
[ ]
Muzik Shkodrane - Sagllam


 
Chat Box
You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup

Shkodra ne Youtube
Any use of the name and content of this website without the explicit written consent of the owners is strictly prohibited and it is protected under law. Email:webmaster@shkodraonline.com Per cdo ankese ju lutem mos hezitoni te na shkruani Flm. info@shkodraonline.com
Theme created by Free-Source.net
Render time: 0.2611 sec, 0.0577 of that for queries. DB queries: 50. Memory Usage: 2,989kB